2019-03-05

Sakrifica e Familjes Jashari do të përmbushet tërësisht, kur ky shtet e ky komb do të forcohen për të qenë sërish zotër të Ballkanit

Jahja Lluka



“S’kemi ku me shku na, ktu do ta bajm deken,ktu ku t’paret ton kanë jetue n’shekuj,prej ilirëve e pëllazgëve,ktu edhe ne do ta bajm dekën,kurr nuk do ta lshojmë ktu,do t’i përgjigjemi me aq sa kem mundësi,kem sopatat e druve,s’kem ku shkojmë,i shifni sa fmitë i kem ktu,ku me i que kta,edhe Evropa t’i hap dyert për ne,ne nuk do ta lshojmë.”- Hamëz Jashari

Ishin fjalët këto fjalët e Hamëz Jasharit, në një intervistë të rrallë, që paralajmëruan një profeci, e që më vonë qendresa e Familjes Jashari, do i jap zemër çdo shqiptari, për ta mbrojtur atdheun nga armiku shekullor.
Në rrethana thuajse të pamundura, Familja Jashari iu kundërvy forcave të armatosura serbo-sllave për tri ditë rresht.
Që nga foshnjet deri tek pleqtë, dhanë jetën e tyre, për të mos vdekur kurrë, për t’i treguar botës, se jeta në skllavëri nuk është për shqiptarët, se shqiptarët nuk duan asgjë më shumë veçse të frymojnë lirshëm në atdheun e tyre.
Rënia heroike e komandantëve Adem dhe Hamëz Jashari të cilët nuk ikën por qëndruan burrërisht deri në frymën e fundit, tregon sa dashuria për atdheun e gjuhën shqipe nuk ka çmim.
Bota riktheu sytë kah betejat të cilat, ato do i kanë mësuar në historitë e luftërave me spartakët, por nuk do e kishim menduar që në shekullim XX, do rishfaqej një heroizëm i tillë, i këtyre përmasave hyjnore.
Andaj sot, respekti dhe admirimi për këtë familje nuk shterret, por rritet dita ditës, një brez i pasluftës u rrit duke admiruar sakficën dhe qendresën e kësaj familje.Sot frymojmë të lirë dhe kemi shtetin tone falë, luftës me penë dhe me pushkë, të gjeneratave të tëra, që derdhën oqeane gjaku vetëm që ky komb i lashtë ta shoh dritën përsëri, që ky komb t’i ketë shtëpitë e veta, shkollat e veta, spitalet e veta, rrugët e veta, varret e veta dhe jo të mbesin nomad duke bredhur nëpër botë pa varre e pa atdhe.
Sakrifica e Familjes Jashari do të përmbushet tërësisht, kur ky shtet e ky komb do të forcohen për të qenë sërish zotër të Ballkanit, kësaj toke të lashtë e cila njohu shpatën dhe pushkën, e që me shekuj familjet shqiptare u deshën ta mbrojnë pragun e derës së vet, nga pushtuesit gjakprishur.

2019-03-04

Askush nuk mund ta mashtrojë më popullin e Kosovës !...





Nga FLORI BRUQI



Imazh i ngjashëm


 Askush nuk mund ta mashtrojë
më popullin e Kosovës !...

Kryeministri i Shtetit më të Ri në botë zt.Ramush Haradinaj, në ceremoni ka folur edhe për serbët Kosovës.

“Serbët si në jug si ne vëri janë njerëz të këtij vendi. Ata një ditë kanë me shërbyer në këtë ushtri”, tha Haradinaj. I ftojmë në partneritet për paqe të gjitha ushtritë e rajonit. Dëshirojmë të kemi paqe edhe me Serbinë”, tha ndër të tjera Haradinaj.

Në ceremoni ka folur edhe Presidenti  ynë zt.Hashim Thaçi, e kryeparlamentari i Kosovës zt.Kadri Veseli  Veseli.

Hashim Thaçi ka uruar ushtrinë çdo pjesëtari të FSK-së, çdo qytetari të Kosovës, derisa ka shprehur nderimet më të thella për çdo dëshmor që ka dhënë jetën që ne të gëzojmë edhe këtë ditë.


Rezultate imazhesh për ramush haradinaj


Ndërkaq, Kyeparlamentari i Kosovës ,Gjenerali Kadri Veseli ka thënë se sot është dita të cilën brezat që do të vijnë do ta kujtojnë me respekt e krenari.

“Kjo ngjarje shënon edhe një ditëlindje tjetër të madhe në vargun e ditëlindjeve të mëdha të popullit tonë, Ditëlindjen e Ushtrisë së Kosovës”, tha ndër të tjera  zt.Kadri Veseli.



M.e dt.2 mars 2019 Kryeministri i vendit   zt.Ramush Haradinaj  në Kuvendin Zgjedhor të partisë së tij, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan, i bëri thirrje presidentit Hashim Thaçi, siç u shpreh ai “mashtrojë” Kosovën me idenë për korrigjim të lehtë të kufirit me Serbinë dhe tha:

“Vija kufitare me Serbinë, nëse do të jetë korrigjim i lehtë, mundet të mos jetë aq i lehtë. I bëj thirrje presidentit tonë, Hashim Thaçi që të mos mendojë se mund ta mashtrojë më Kosovën, as me korrigjim të lehtë. Shënjimi i kufirit mes dy shteteve është proces që vjen pas njohjes. Kufiri ynë ekziston, policia jonë e patrullon. Pra, nuk ka korrigjim, e në emër të korrigjimit të na e luajnë lojën, siç na e kanë luajtur lojën me Malin e Zi”, tha  gjenerali Ramush e luftës dhe Heroi i Paqës zt.Ramush Haradinaj.






zt.Ramush Haradinaj po ashtu tha se Kosova do të ruajë kufijtë ekzistues të shtetit.

“Sa do vështirë që do të jetë, që t’i ruajmë kufijtë e Kosovës, të 17 shkurtit, ju siguroj se nuk ka kush që i prek, nuk mundet askush t’i prek”, tha Haradinaj.

Rezultate imazhesh për ramush haradinajPresidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka proklamuar idenë e tij të ndryshimit të kufirit me Serbinë, apo siç e quan ai “korrigjim” të tij, duke thënë se komuna e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit do t’i bashkohen territorit të Kosovës.
Imazh i ngjashëm
Kundër idesë së ndryshimit të kufirit me Serbinë janë shprehur edhe partitë opozitare. Kryeministri  zt.Ramush Haradinaj në të kaluarën ka deklaruar se kufijtë e një shteti ndryshohen vetëm me luftë.

49 ditë më parë Gjenerali i luftës-Heroi i Paqës, zrt.Ramush Haradinaj tha :  “Jemi bërë rresht në ushtritë e botës, por në rreshtin tonë po mbërrijmë të fundit. Ne nuk sjellim asnjë turp për veten dhe kombin tonë. Ushtarët tanë sot janë shumë të gëzuar. Besoni, sot janë gëzuar edhe varret edhe të gjallët. Sot janë gëzuar edhe ushtarët e Ibrahim Rugovës por edhe ushtarët e Adem Jasharit”, tha Haradinaj.“Paqen e kemi fitu me shumë dhimbje, jemi të fundit që kemi arritur në paqe e të fundit kemi me e lënë atë. Kush e prin këtij rreshti, i prin Amerika edhe ne e kemi për nder me u rreshtuar edhe si popull dhe si ushtri pas Amerikës. Ushtria jonë do të jetë besnike e miqve tonë. Nuk ka armik më të mirë se FSK-në, por nuk ka as armik më të keq”, theksoi Haradinaj.




Kriminelet serb dëshirojnë më dhunë të kthehën në vendin e krimit ? 


Deklarata e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, i cili tha se FSK-ja nuk ka pse ta sulmojë Veriun, pasi që sipas tij edhe ajo pjesë i përket Kosovës, ka ngjallur reagime të shumta në Serbi.
Ai ka thënë se nëse rrezikohet territori i vendit, Ushtria e Kosovës do të jetë aty.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, i cili sot ka paralajmëruan kryeministrin Haradinaj se përpjekjet e tij eventual për të hyrë me ushtrinë në veri të Kosovës mund të përfundoj me dështim, raporton Tanjug

“Haradinaj dëshiron të përsërisë krimet për të cilat nuk është dënuar. Ai e di se president i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk ka frikë prej tij, pasi ai e di se përpjekja e tij për të hyrë në ushtrinë në veri të Kosovës do të përfundonte me ikje dhe shpërbërje”, tha Vulin tha në një deklaratë për media.

Kujtojmë se ndaj deklaratës së Haradinajt, gjatë ditës së djeshme kanë reaguar dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, si dhe ministri i Brendshëm serb.


DRECUN O GAZIVODAMA: Provokacija, Srbija odgovorila na pravi način!



Kryetari i të ashtuquajturit komision parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun ka thënë se bashkësia ndërkombëtare dhe KFOR-i janë të obliguar që të parandalojnë hyrjen e mundshme të forcave të sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës.

Sipas tij, Beogradi do të ndërhynte në veri vetëm nëse shqiptarët sulmojnë serbët dhe KFOR-i nuk i mbron ata.


Imazh i ngjashëm

Kjo deklaratë e tij erdhi pas asaj të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se nëse rrezikohet territori dhe kufijtë e Kosovës, atëherë ushtria do të jetë aty.

“Nuk e sulmojmë Veriun, as jugun e vendit tonë. Por, kush i prek kufijtë e Kosovës, na gjen në kufi. Duhet të jemi të sinqertë”.


Drecun thotë se zyrtarët serbë parashikojnë në mënyrë parandaluese se nëse dhuna masive ndaj popullit serb në veri, dhe KFOR-i nuk e ndal atë, Beogradi do të duhet të reagojë.



Rezultate imazhesh për vuk drashkoviq


Kryetari i Lëvizjes për Ringjalljen Serbe (SPO), Vuk Drashkoviq, nuk mbështet pikëpamjet e opozitës serbe që janë kundër marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë, sepse vlerëson që janë kundër interesave jetike të Serbisë dhe popullit të saj.


Nacionalisti serb,Vuk Drshkoviq i njohur për deklaratat e tij antishqiptare, i ka thënë “TV Pink” se sa më parë duhet arritur një marrëveshje ligjërisht obligative në mes Kosovës dhe Serbisë.


“Nuk kemi çfarë të presim. Konflikti i ngrirë është ngrirje e agonisë dhe shkatërrimit të Serbisë. Ky problem duhet të zgjidhet”, vlerëson Drashkoviq.



Imazh i ngjashëm


Ai vuri në dukje se ekziston një propozim nga BE-ja se në çfarë mënyrë të zgjidhet kjo çështje dhe të respektohet qëndrimi i Serbisë të mos e njoh pavarësinë e Kosovës, por njëkohësisht kjo të zgjidhet sipas modelit të dy Gjermanive, të cilat nuk e kanë njohur njëra-tjetrën, por kanë mbajtur marrëdhënie të gjithanshme dhe të dyja ishin në organizatat ndërkombëtare.

“Së pari duhet të heqim dorë nga përdorimi nga tregimi se nuk mund të bëjmë demarkimin me vetveten. Kjo tingëllon mirë për vesh, por është larg realitetit”, tha ai.



Ai theksoi se nuk mund të mbështesë qëndrimet e opozitës serbe që në asnjë rrethanë, kurrë, dhe me asnjë kusht të mos vijë deri te marrëveshja ligjërisht obligative në mes Serbisë dhe Kosovës.


“Kjo është kundër interesave jetike të këtij vendi dhe popullit tonë. Mendoj se për shumë gjëra mund të arrihet shumë shpejt marrëveshje”, tha Drashkoviq.


Sipas tij, nëse nesër shpërthen në Kosovë, kjo mund të ndikojë në Bosnjë dhe Maqedoninë, dhe ekziston vetëm një forcë që mund të shuajë flakën, dhe kjo është NATO.


Drashkoviq angazhohet që Serbia të anëtarësohet në NATO-n dhe paralajmëron se shumica e qytetarëve nuk e dinë se rreziku më i madh për sigurinë biologjike dhe zhvillimore të Serbisë është injorimi i realitetit gjeopolitik.


“Serbia është sot një ishull i vogël në oqeanin e BE-së dhe NATO-s dhe Serbia nuk ka krahë për të fluturuar deri në Rusi dhe të inkuadrohet në aleancë ekonomike dhe ushtarake me Rusinë”, tha Drashkoviq, duke vlerësuar se qytetarët janë fuqimisht kundër NATO-s kryesisht për shkak të mosdijes dhe për shkak të inatit dhe urrejtjes.




Imazh i ngjashëm

Ndërsa çetniku  i paramilitarëve serb  ,tash Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë një konference i ka dhënë dy lajme të këqija për Serbinë.

Aleksandar Vuçiqi ka thënë se vizita e presidentit të Francës në Serbi, Emanuel Macron është anuluar dhe se zyrtarët e institucioneve të Kosovës kanë thënë se nuk do ta heqin taksën derisa Serbia ta njohë Kosovën.


“Autoritetet shqiptare nuk duan të dëgjojnë për heqjen e tarifave, pas takimit me komisonerin Johannes Hahn ata kanë thënë se taksa do të vazhdojë derisa Serbia ta njohë Kosovën”, ka deklaruar Vuçiq.



Lajm tjetër të keq, për presidentin serb Aleksandar Vuçiqi është   formimin e ushtrisë së Kosovës, i cili u be  më 14 dhjetor 2018.


“Ata formuan një ushtri kundër Kushtetutës. Kjo është një lëvizje e papërgjegjshme e Prishtinës dhe sjellë rrezik të madh në Ballkan”, ka thënë Vuçiqi.

Më tutje,Aleksandar  Vuçiqi ka theksuar se Serbia nuk do ta njohë Kosovën dhe se kjo nuk është mënyra më e mirë për të negociuar.

Sa i takon krijimit të ushtrisë unë do të bisedojë me zyrtarë të Rusisë dhe Kinës dhe të shohë nëse do të mund të mbahet një seancë e Këshillit të Sigurimit për këtë çështje”, ka thënë ai.

ëetniku i Sllobodan Millosheviqit,Vuçiçi ,  ka thënë se" nuk do ta lejojë askënd që ta poshtërojë Serbinë".

Kujtojmë se gjatë vizitës së tij në Kosovë, komisoneri Johannes Hahn, ka kërkuar heqjen e taksës prej 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, ndërsa nga ana tjetër, kryeministri i vendit, zt.Ramush Haradinaj deklaroi se taksa nuk do të hiqet dersia Serbia ta njoh Kosovën si shtet.

****



Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Slloba i Vogël- Ivica Daçiq, ka deklaruar se "Serbisë i është ofruar mundësia historike që të fitojë diçka për popullin dhe qytetarët e saj në Kosovë, raportojnë mediat serbe".

“Bëhet fjalë për atë nëse dëshirojmë të fitojmë diçka apo t’i humbim të gjitha”, ka deklaruar Daçiq, duke shtuar se një mundësi e tillë edhe mund të refuzohet, por që nuk duhet të shtiren kinse e gjithë Kosova të mbetet brenda kufijve të Serbisë.

Shefi i diplomacisë është i bindur se përmes dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit do të vijnë deri te një zgjidhje.

 Ndërkaq i pyetur nga gazetarët nëse janë në dijeni se çfarë kanë deklaruar presidenti amerikan Donald Trump dhe kancelarja gjermane Angela Merkel duke iu referuar Ballkanit Perëndimor, Daçiq është shprehur se "...rrallë ndodh që të diskutohet për Ballkanin Perëndimor e të mos përmendet Kosova"....


“Është një temë për të cilën vazhdimisht diskutohet dhe është dëshmia më e mirë se sa kemi arritur ta ndryshojmë pozicionin e betonuar të vendeve perëndimore, pasi për këtë temë nuk është diskutuar në të kaluarën për shkak se vendet perëndimore e konsideronin si çështje të kryer”, ka shtuar Daçiq.

Sa për rikujtim të  Serbisë, BE-së dhe OKB-së theksomë sa vijon: 

Image


Presidenti i ynë ,zt. Hashim Thaçi, ia ka bërë me dije Serbisë se nuk do të ketë rishkrim të historisë dhe se Beogradi zyrtar duhet të pranojë realitetin.

Ai gjatë fjalimit të tij  të fundit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka dalë me shifra të masakrave serbe gjatë luftës në Kosovë, duke thënë se asnjë nga kryesit e këtyre vrasjeve, serb, nuk janë dënuar dhe akuzuar.


“I pëlqen dikujt apo jo, shteti i Serbisë në konfliktin e Kosovës ka vrarë 13.500 civilë shqiptarë. Aparati shtetëror i tyre kanë dhunuar rreth 20 mijë femra shqiptare. Për 13.500 civilë shqiptarë të vrarë asnjë i akuzuar dhe as i dënuar. Një milion shqiptarë të dëbuar me dhunë nga shteti i Serbisë. 40 për qind e infrastrukturës në Kosovë u dëmtua. 400 maskara kundër shqiptarëve, asnjë i akuzuar apo i dënuar. Vetëm në Izbicë 160 të vrarë, pleq, gra, fëmijë. Në Krushë 250 civilë të vrarë. Askush i akuzuar dhe i dënuar. Në Mejë 860 njerëz të vrarë, asnjë i akuzuar dhe i akuzuar. Në Studime 116 të vrarë. Vazhdojmë me Reçak, Rezallë e Obri e masakra të tjera. Në Serbi asnjë serb nuk është dënuar për masakrat në Kosovë”, ka thënë presidenti Thaçi.




“Edhe pse ishim viktimë, e theksoj se disa prej luftëtarëve të Kosovës, kanë kaluar nëpër procedurat e drejtësisë, të NUMK-ut, Hagës, EULEX-it. Kosova duke dashur të besoj në drejtësi dhe në të vërtetën, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, e ka themeluar vet Dhomat e Specializuara”, tha Thaçi.

“Sot në Kosovë më shumë shqiptarë ka të dënuar për krime lufte se sa serb, ndërsa në Serbi asnjë nuk është dënuar për spastrimin etnik dhe masakrat e kryera në Kosovë”, tha presidenti Thaçi në fjalën përmbyllëse në Këshillin e Sigurisë.

***

Presidenti Thaçi para liderëve botëror ia ka numëruar Serbisë disa krimet e luftës.

“Meqë u përmendën gjërat jo të qendrueshe, atëherë dua t`I numëroj disa fakte. I pëlqen dikuj apo jo shteti i Serbisë në konflikitn e Kosovës ka vrarë 13 mijë e 500 civil shqiptarë të vrarë. Për 20 mijë femra shqiptare të dhunuara asnjë i akuzuar dhe asnjë i dënuar. 400 masakara kundër shqiptarëve, asnjë i akuzuar e lëre më i dënuar. Vetëm në fshatin Izbicë 160 të vrarë. Në Krushë 150 civilë të vrarë gra pleq fëmijë, 60 të pagjetur asnjë i dënuar as i hetuar dhe askush i dënuar. Vazhdojmë në Reqak, Rezall, Obri e fshatra tjera“, ka thënë Thaçi.


***

Ripërtrihet klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë


NGA: TAHIR BEZHANI 

Image


Pas një amullie që dominoi kohë të gjatë në Klubin letrar “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës, nga data një mars të këtij viti, të gjithë dashamirët e fjalës së shkruar do të ndihen mirë me lajmin se brenda këtij klubi, u bë një riorganizim i brendshëm, me krijues potencial, që janë të gatshëm që të bëjnë më të mirën për klubin dhe Mitingun e Poezisë famëmadh në trojet shqiptare, për Gjakovën si djep i kulturës në përgjithësi, e asaj letrare në vecanti.

Për këtë arsye, mbrëmë, rreth orës 18-të, në sallën e Bibliotekës “Ibrahim Rugova” në Gjakovë, u mblodh Kuvendi i Klubit letrar, ”Gjon Nikollë Kazazi”, me të cilin rast u formua kryesia e punës nga anëtarët më të vjetër, si z. Masar Kupa, pjesëmarrës në themelimin e Klubit dhe të Mitingut në vitet 60-ta, Agim Byci dhe Engjëll Berisha, si pasues të këtij aktivitetit shumëvjeçar.

Image
Zoti Masar Kupa, foli për historikun e Klubit dhe vështirësitë që përjetoi gjatë okupimit klasik nga pushteti serb, por edhe për ecjen krenare e krenarinë që lanë poetët e mëdhenj, si Ali Podrimja, Din Mehmeti, Besim Bokshi, Teki Dervishi etj. Agim Byci, nga kryesia e punës, fjalën ia kaloi z. Engjëll Berisha, i cili raportoi me ndjesi për periudhën e kaluar mes dy mandateve, ku pati mjaft vështirësi të natyrave të ndryshme, por, megjithatë, një kontinuitet u mbajt për të mbijetuar, falë njerëzve entuziast të fjalës së shkruar dhe vullnetit të mirë.
 
Pas raportimit të pikës së parë të mbledhjes, raportit nga z. Engjëll Berisha, kryesia e punës kaloi në pikën e dytë, plotësimi i Kryesisë së Klubit Letrar me dy anëtarë të rij dhe zgjedhja e kryetarit të Klubit “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës. Për këtë qëllim, duke u bazuar në Statutin e punës, zgjedhja u bë e fshehtë për dy anëtarë të Kryesisë së Klubit.


Duke aplikuar plotësisht Statutin e Klubit, pas votimit të fshehtë, Kryesisë së Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës, iu bashkëngjiten dy zonja të merituara, të dëshmuara me punën e deritanishme në fushën e letërsisë dhe aktiviteteve të tjera. Pra, z. Migena Arllati dhe z. Vjollca Kuqi, fituan besimin të jenë anëtare të Kryesisë së Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës. Pas formimit të kryesisë, Kuvendi dhe Kryesia, së bashku, u pajtuan që të zgjedhet edhe kryetari i këtij Klubit Letrar. Me propozimin e z. Muharrem Kurtit për kryetar të letrarëve të Gjakovës, pa asnjë mëdyshje, anëtarësia e gjerë e Kuvendit dhe Kryesia e këtij Klubi, dhanë votën e tyre, duke përshëndetur me aklamacion.


Z. Muharrem Kurti, tani e dyzetë vite është pjesëtar aktiv i klubit, kryetar, antar i Kryesisë në shumë mandate, poet e prozator i shquar, njeri me prestigj dhe përkrahje të qytetarëve, profesor i Gjuhës e letërsisë shqipe në Gjakove, është personi më adekuat për ta udhëhequr kulturën letrare të një qyteti, si është Gjakova.

Vlen të ceket se z. Kurti, para ca ditësh, pati dhënë dorëheqje nga Kryesia e Klubit dhe vet Klubi Letrar, si protestë për mos kënaqësinë e asaj amullie që ishte prezent disa vite me radhë. Por Kryesia e Klubit dhe strukturat tjera, duke vlerësuar punën e tërësishme të zotit Kurti, nuk ia aprovuan dorëheqjen e ofruar.

Poeti Muharrem Kurti, është vlerësuar edhe jashtë vendit tonë. Pos që është i përkthyer në disa gjuhë, ai, para dy vitesh, nga Greqia solli dy mirënjohje ndërkombëtare me vlera të jashtëzakonshme, për të cilat është i njoftuar i gjithë opinioni artdashës.

Kryesisë së re të Klubit letrar, “Gjon Nikllë Kazazi” në Gjakovë, i urojmë punë të mbarë dhe suksese të reja, rikthim në dimensionet e famës së mëparshme, sepse është dhe mbetët si porosi e poetëve të mëdhenj të Gjakovës e kombit tonë, që tani më janë në amshim.

Gogoli nga jeta reale në roman




Prof.dr.Ilir Muharremi


Shijet e shikuesve janë të ndryshme, por kur flitet për skena horror, atëherë shijet janë të neveritshme dhe ky roman është shumë rrëqethës dhe nga fakti që personazhi kryesor vret femra dhe meshkuj shfaq diçka të keqe dhe kjo e keqe faqe pas faqe pritet të ndodh, ajo ndodh. Gjatë leximit të romanit “Psycho” të Ilir Muharremit krijohet një ndjenjë e parashikimit dhe vrasja është diçka e lehtë e zakonshme, dhe ai njeri që vret vjen nga realiteti. Cili realitet? Realiteti kosovar në të cilin kemi shumë gogol, vetëm se këtu ai ndriçohet.

Një femër e cila tenton të vetvritet nga problemet e brendshme, secilen herë i shpëton masakrës të cilën tenton ta bëj personazhi kryesor. Gjatë dhunës e cila shfaq dhimbje ekstreme, personazhi kryesor bën seks me viktimën, ai kërkon nga ajo ta godet ngadalë me thikë, dhe dhimbjen e shijon si kënaqësi. Në vazhdim po ju sjellim një pjesë:


“Vazhdoja nga mëngjesi deri në darkë ta rrihja, derisa rrëzohej nga dhimbjet. E pranoj, isha xheloz. Mjaftonin dyshimet dhe ajo e pësonte sikur të ishin të vërteta. Këto ligjërime që i bëja këto ditë nuk ishin të kota zonja bushtër, nuk do të zgjidh ende jo. Dikur flisja shumë sepse nuk thosha asgjë. Tash çdo diskutim e ka edhe orientimin e saktë. Atëherë kur heshtin gënjeshtrat dhe të qeshurat, i bindur jam se nuk ka shpëtim, e as ti nuk ke shpëtim. Ora jote e fundit është sot, duhet të përshëndetësh nga kjo botë mizore. Vetë jeta nuk është e mëshirshme. Në botë nuk ka më dënime, mjaft me to, ka vetëm shpërblime dhe kënaqësi. Shfrenimi më pëlqen shumë. Pra, duhet hequr dënimin të gjithëve pa dallim, për të jetuar mirë...”
(Ilir Muharremi u lind më 1983 në Pejë. Është shkrimtar dhe veprimtarinë e tij krijuese e zhvillon midis Prishtinës, Italisë dhe Ballkanit. Është Fitues i çmimit “Shkrimtari i vitit 2018” me romanin “Psycho” nga Shoqata e shkrimtarëve të Pejës. Është autor i disa dramave për teatër dhe i librave: “Djalli në qytetin tim” (1996), “Dera e fundit e çmendurisë” (2003), “Van Goghu kosovar”, (2010) , “Drama” (Unë me veten, Kafeneja, 2013), “Moskuptimet”, (2016 ) dhe “Psycho”, (2017).

Floripress

Milazim F. Kadriu “ Tri shkronja ” ( poezi për fëmijë )


                                  NGA: AHMET AHMETI 





Poezi ngjyrimeshe poetike



Milazim Kadriu si poet nuancash të larmishme me një intuitë të theksuar poetike për lakmi mos të themi për admirim kam pas rast të lexoi shkrimet e tij dhe pas leximit përshtypja ka qenë mbresëlënëse dhe më lindën shqetësime që s'të lënë të qetë mos ta marrësh lapsin dhe të qes në letër ca fjalë për veprat e lexuara të këtij autori. Së fundi lexova poezitë për fëmijë "Tri shkronja".

Në shikim të parë s'të zgjon emocione se përmbajtja e librit zbulohet enigma në ballinë të librit.


Qëllimi i autorit mes këtyre poezive fëmijët të i njoh me historinë tonë më të re me luftën titanike që bënë të rinjtë tanë kundër Serbisë fashizoide në vitet e fundit të shekullit XX krahas aktiviteteve ushtarake në lëvizjen e UÇK meritë ka edhe organizimi paqësor i organizuar dhe udhëhequr nga SHSHK shumë vite më parë me rezistencë aktive paqësore.

Libri është i strukturuar mes kapitujve "Eja pranverë", "Tri shkronja", "Shqiponjat në Albanik" dhe kapitulli i fundit "Vijnë lejlekët dhe dallëndyshet".


Një renditje paksa e analizuar mirë. Pranvera zgjon asociacione ringjallë natyrën në këtë ringjallje vjen te organizimi ushtarak i Ushtrisë Çlirimtare, ushtria kryen misionin e vet historik tani prapë autori sinjëfikon ardhjen e shpendëve shtegtar në atdheun e lirë renditje e mirë kronologjike edhe pse fundi se di ndoshta i ngatërruar.

Vlen me potencua se kapitulli "Shqiponjat në Albanik" janë poezi të sintetizuara dhe të thurura mirë të shkruara jo nga mendja por nga shpirti e kjo është arsyeja pse këto poezi kanë dalë subtile. Pranverë pas lirie kështu autori e ka perceptua ndoshta edhe ka kuptim, poezitë kanë përmbajtje të thjeshtë, të kuptueshme për moshën e nxënësve të të cilëve u është dedikua ndoshta disa sosh pak edhe të ngarkuara por sido që të jetë poezitë kanë vlerë arti kanë humor dhe nxënësit ndjejnë kënaqësi sa të i lexojnë dhe mbesin gjatë në kujtesën e nxënësve.

Sikur autorët e teksteve shkollore mund të gjejnë poezi që kanë personazhe të cartër dhe mund të inkuadrohen në plan programet mësimore. Ka poezi që qojnë mesazh të qartë të nxënit veçanërisht poezitë e kapitullit "Shqiponjat në Albanik" por jo vetëm këto poezi të realizuara edhe në kapitujt tjerë. Këtu assesi s'mund ta anashkalojmë poezinë e fundit "Fjala liri".

Lumit ia besova një fjalë/ që thellë ta ruante në valë/Atë fjalë ia besova edhe pëllumbit në fluturim/ shpërndaje i thash anekënd atdheut tim...

Përfundimi i poezisë i shkëlqyeshëm me rimë dhe ritëm të qëlluar lenë shumë për të dëshiruar kjo poezi dhe ca sosh të këtij kapitulli meritojnë të lexohen më shumë herë sepse pas çdo leximi gjen diçka të re dhe veçantë që të ngazëllen me gradacion poetik.

Përfundimi i poezisë:

Lumi hareshëm gurgulloi / Pëllumbi shpejt fluturoi

Bilbili këngën filloi / Kosova lirinë e fitoi

Çka të bie në sy gjatë leximit të kësaj tufe të poezive vërehet një poezi me një formë dhe stil të veçantë është poezia "Kosova" që e shtytë imagjinatën e nxënësve me u ndal dhe me e zbërthye por lipset angazhim dhe perceptim maksimal, pos veçorive të përmendura paraqet një surprizë atraktive s'duhet lënë anash as përmbajtjen e poezisë.

Po si mos ta përmendem poezinë "Edhe ti" që zgjon emocione letrareske lojë me fjalë. Fjala është sinonim i poezisë.

Vargje të poezisë "Edhe ti je"

Edhe ti je/ dhe i kësaj toke/ të vuajtur me shekuj/ nga thundra e huaj/ je filiz/ e lisit plak/ që i lanë hije/ tokës së larë me gjak.

Poezia qartëson se kjo tokë, ky dhe ky ajër, këto male me lisa janë pjesë e qenies sonë kombëtare që ka vuajtur me shekuj ka vuajtur i nëpërkëmbur nga thundra e huaj. Sa natyrshëm lehtë autori e shtreson ritmikisht melodike duke e ngritur në lartësi gradacioni.

Poezi që posa ta lexosh të bënë për vete me botën e saj imagjinatave reale që vetëm një pendë e vëmendshme mund ta shtresoj kaq rrjedhshëm me përmbajtje të kënaqshme, nis me vetën e dytë njëjës e përfundon me tri fjalë të zgjedhura, pak vargje por kuptim plotë sillen në rreth vicioz pa dalë jashtë kontekstit të temës shumë të kapshme të themi aromatike. Kësaj radhe veçova tri poezi më të zëshme dhe me subtile s'do thotë se poezitë tjera janë më pak të rëndësishme.

Rruga e nisur e autorit s'përfundon këtu ka poezi që duhet analizua s'mund të anashkalohem.

Dy-tri fjalë edhe për temën e kapitujve "Erdh pranvera" dhe "Vijnë lejlekët dhe dallëndyshet". Me ardhjen e pranverës autori aludon me ardhjen e lirisë që ngjallë natyrën dhe jetën në përgjithësi. Poezi të lehta të kapshme për lexuesin që zgjojnë narracionin te të vegjlit të cilëve edhe autori ua ka dedikua, poezitë që përkojnë me natyrën e moshën së nxënësve të lehta, joshëse, tërheqëse që zgjojnë kërshërinë e me të vegjëlve dhe mbesin të lexueshme dhe tërheqëse për një kohë të gjatë sepse autori e njeh mirë psikologjinë dhe mentalitetin e atyre që ua ka dedikua poezitë. Themi se të vegjlit kanë në duar një tufë të lezetshme poezish.

Autori edhe gjatë cikleve s'mund tu ikë dëshirës që ndien për liri e këtë e më së miri e shpreh në poezinë "Xixëllonja" që ka këshillë shumë domethënëse : liria na ikë nga duart nëse nuk e ruajmë dhe çmojmë ashtu si duhet, ajo fluturon dhe ikë edhe pse vrapojmë pas saj. Liria është e shenjtë e çmueshme është fitua me gjak, duhet ruajtur si sytë.

Kjo është aksioma që autori apelon dhe thërret përmes poezive. Besoj se këtu autori më së se fuqishëm e ka shpreh dëshirën e tij të përcjell te fëmijët kjo është edhe misioni i autorit përmes poezive që themi se ia ka arritur qëllimit dhe ka krye misionin e vet si poet mjaft mirë dhe me sukses.

Poeti me plot dinjitet poetik dhe njerëzor qëndron mirë në nivel të mentalitetit e prirjeve për poezi e veçanërisht poezi për fëmijë.

Poezia jonë për fëmijë ka nevojë për krijime dhe vepra të këtilla vetëm vlerat e nivelit artistik të poetit M. Kadriut mund tu besojmë se do pa pasurojmë thesarin e kulturës sonë letrare, është pasuri që e fisnikëron shpirtin e njeriut. Kjo tufë poezish vazhdon të ketë konsideratën e lexuesit. Autori i kësaj tufe poezish nuk mund të mos jetë dhe çmohet si krijues i çmueshëm.

Poeti M. Kadriu me këtë tufë poezish dhe shkrimeve të më parme që s'janë të pakta ka treguar se ka sens të hollë për shkrime ku te lexuesit është pritur mirë dhe veprat e tij lexohen me kërshëri të veçantë, poezitë e librit "Tri shkronja" është prit mirë dhe ka freskua mendjen e fëmijëve që është e etshme për dije dhe mendje të ndritshme.

S'kishte me qenë befasi sikur të na ofronte edhe ndonjë sihariq si ky që e trajtuam me kualitete artistike

2019-03-03

Glacimi i korbave...

SI GLACOJNE KORBAT E RILINDJES MBI SYTE E LIRISE SE DIASPORES
ZEF PERGEGA
   “…Asnje nga 250 organiztat e diaspores se Amerikes nuk mori pjese ne Samitin e Diaspores mbajtur ne Tirane nga 28 shkrurti -2 mars ne Tirane…Nuk Merr pjese “Vatra” “Rrenjet shqiptare” “Malesia Madhe” Detroit. Asgje nga New-Yorku, metropolis i shqiptareve, organiztat me te medha ne boten e lire.
     Madje edhe Ameti qe ra dakort qe nje maqedonas te jete president dhe kurresesi shqiptar, tregoi sa te larte e ka patriotizmin dhe seriozitetin e partise se tij. Po ashtu me parzmore Kastrioti pame per here te pare se sa te forta i ka brinjet dhe shtyllen korrizore Thaci sa nuk ka c’ka i ben tanku serb edhe sikur te tentoje te kaloje mbi trupin e tij do ti thyej zinxhiret….!”

        Nje tmerr qe vazhdon qe nga Lufta e Dyre Boterore…
        Shumica e emigraciont shqiptar pas Luftes se Dyte Boterore emigroi ne fillim ne Itali, Belgjike… dhe me pas perfundoi ne Amerike. Pothuajse te gjitha partite politike nacionaliste e kane patur qendren ne Amerike. Partia komuniste e luftoi me te gjitha mjetet nacionalizmin dhe sidos kishen katolike. Kjo histori eshte nje histori e lemeritshme, gjaku e sakrifica, madje edhe flijime. Nuk eshte shkruar me realitet dhe plotesisht. Komunistet e Tiranes arriten te infiltronin me ane te spiunazhit dhe te trupit diplomatic ne jeten e organizimeve nacionaliste dhe te kishave katolike. Nacionalizmi u lodh, u plak dhe nuk pati fuqi me te jetonte me mundesite e veta, ndonese ishin ata qe e lartesuan enderren shpitare per liri ne institucionet me te larta te shtetit Amerikan. Nacionalizmi kishte nje parim qe ne krye kishte njerez te mencu,r ndersa komunizmi turmat e cmendura idelogjikisht. Si perfundim edhe per kushtet historike, komunizmi shqitar doli triumfues. Ai ehte fitimtar kudo dhe sebashku me udebene serbe ka fuqi mbi organizimet shqiptare dhe mbi kishat katolike, prej nga merr finacime per mjetet e tij te propogandes. Fondi 66 milion nuk do te mbesi ne Tirane, por nje shume do te vije ne Amerike per te mbajtur gjalle organizatat e partise se Rilindjes….
    Zani i diaspores nuk eshte artpolant i cjerre i politikes….
    Kur doli lajmi i mbrapsht dhe kobzi se do te mbahej samiti i dyte i diaspores, sepaku duhej te mbidheshin organet drejtuese te 250 organizatave kulturre dhe atdhetare ne Amerike. Ne vend te tyre u mblodhen 85 drejtuesit e organiztave komuniste ne Amerike bashke me drejtuesit e mediave dhe celulasit e propogandes, duke futur ne thes edhe disa meshtare ne Detroit. Ata te cilet hartuan lista dhe programin si perfaqesues pa mandate te disapores pasi moren miratimin e nendheshem te nje nacionalisti qe ka intresa biznesi ne Tirane, qe per to shet e blene cdo interes kombetar.
      Sepaku ku ka ngulmime shqitare mund te behej nje thirje per nje takim te hapur mbi formulimin e disa kerkesave shqiptareve ne boten e lire, por keto mbledhje i ngjanin katakombeve te Romes se lashte. Te diskutohej se perse Shqiperia per 30 vjet nuk e ka zbatar kushtetuten e vendit qe percakton detyrimet e shtetit per diasporen 20 milioneshe qe jeton jashte. Te kerkonte logari se perse fondet per te zhvilluar gjuhen dhe traditen kane shkuar per financimin e grupeve komuniste ne diaspore. Ne kohen e komunizmit nje patriot ose nje agjent i inerferuar ne organizimet nacionaliste merrte rrogen tremije dollare ne muja kur dihej se paga me e madhe e nje punetori ishte dikun tek pese dollare ne ore.    Zani i diaspores nuk eshte artpolant i cjerre i politikes….Ky ze po keqperdoret!

     Raul Markot pershendeten Samitin….
     Duke e pare zhvillimin mediatik te Samitit, i cili u drejtua maksimalisht ne te keqen e mundeshme, pershendetesit te ngjanin si ne kongreset e partise se punes kur vinin perfaqesuesit e partive politike komuniste  ne boten kapitaliste te financuara ne Enveri, tu beni fresk ideologjise marksiste leniniste te ideologeve te saj ne Tirane. Madje edhe Ameti qe ra dakor qe nje maqedonas te jete president ne Maqedonine e veriut dhe kurresesi shqiptar, tregoi sa te larte e ka patriotizmin dhe seriozitetin e partise se tij. Po ashtu me parzmore Katrioti pame per here te pare se sa te forta i ka brinjet dhe shtyllen korrizore Thaci sa nuk ka c’ka i ben tanku serb edhe sikur te tentoje te kaloje mbi trupin e tij do ti thyej ziingjiret. Me vjen keq per nje gje per mikun e shqiptareve dhe po ashtu edhe per mikun tim Mark Gjonaj. Kam shkruar per te edhe ne librin tim te fundit dhe nuk pendohem. Sa e forte eshte propaganda e Rilindjes sa arriti ta sfrytezoje mallin dhe perkushtimin e tij per Kosoeve e Sqiperine, per Malesi te Mark Gjonajt?!. Por kjo nuk do te vazhdoje gjate . Ai i ka aftesite intelektuale dhe praktiken amerikane qe ta flake oferten e Rilindjes qe eshte nje glacim korbash mbi syte e lirise se diaspores….
Reagime te shpra nga organizta dhe biznezmene per samitin
     Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA”, zemra e diasporës shqiptare që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore, ka bojkotuar Samitin e Diasporës që po kryen punimet në Tiranë. Në një artikull të kryeredaktorit të gazetës "Dielli" në New York, Dalip Greca, jepen të gjitha arsyet pse "Vatra" e Nolit, Konicës dhe shumë burrave të mëdhenj të kombit i thanë "JO" asaj që ata e quajnë farsa e rradhës e kryeministrit Rama."Përse Vatra" i tha Jo Samitit të Edi Ramës? Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA”, në respekt të qytetarëve shqiptarë, nuk do të jetë e përfaqësuar në atë paradë paraelektorale të kryeministrit, që nuk ka bërë asgjë për diasporën në tre vitet e keqqeverisjes, që i ka lënë shqiptarët e Amerikës pa konsullatë, (tash e ka bashkuar në një zgëq, gjoja zyrë, por vetëm zyra nuk mund të jenë, një hapësirë ku të zihet fryma nga ngushtësia)… Dhe kjo ndodh ne SHBA, ku jetojnë së paku gjysmë milion shqiptarë. Vendimi i Federatës “VATRA” për të mos marrë pjesë në Samitin e Ramës u mor nga strukturat e saj. Fillimisht ishte kryesia që e diskutoi pjesëmarrjen ose jo në këtë Samit ndërshqiptar të diasporës, siç e quan kryeministri. Me vota të hapura u vendos që “VATRA” të mos bëhej pjesë e një farse paraelektorale të Kryeministrit me argumentin, se pjesëmarrja dekorative në atë Samit nuk i shërben diasporës, nuk i shërben qytetarëve shqiptarë, por vetëm partisë së Kryeministrit. Edhe Këshilli Drejtues i “VATRËS”, i mbledhur, më 1 Tetor 2016, e la në fuqi vendimin e Kryesisë për mospjesëmarrje në Samitin e nëntorit, që po propagandon me aq zhurmë Edi Rama dhe instrumentet e tij këtu në Diasporë. Natyrisht që ka dhe vatranë, siç kishte dhe anëtarë të Kryesisë dhe të Këshillit Drejtues, që mendojnë se “VATRA” duhet të marrë pjesë në Samitin e Ramës, me qëllim që ajo të mos “vetizolohej” apo “vetëpërjashtohej” nga samiti. Argumenti i atyre që votuan “pro” shkuarjes ishte që “VATRA” të ishte pjesëmarrëse dhe t’ia thoshte në sy kryeministrit se ky Samit është thjeshtë një farsë dhe asgjë më shumë, se ai nuk mund dhe nuk duhet ta manipulojë e as ta politizojë diasporën, të mos e përçajë atë, se ai në tre vitet e qeverisjes nuk ka bërë asgjë për diasporën, jo vetëm kaq, por ia hoqi edhe zyrën konsullore në metropolin e Nju Jork-ut, kur kjo zyrë ka qenë e pranishme që në vitet ’20 të shekullit të shkuar (Edi Rama e mbylli ashtu siç kishte bërë diktatori Enver Hoxha), se ai s’ka bërë asgjë për të tërhequr investitorë nga diaspora, përkundrazi dhe ato pak biznesmenë që gjeti ua ka prurë në majë të hundës me vështirësitë fiskale dhe pasigurinë për të vazhduar punën normalisht.) E vërteta është se ne emigrantët duhet t’ia bëjmë të ditur Ramës dhe gjithë shqiptarëve se nuk duam Shqipëri të mbytur nga krimi dhe mafia, një Shqipëri, të mbuluar nga droga, një Parlament, ku strehohen kriminelët etj.,… etj. Por ku dhe si t’ia thoshe Ramës të gjitha këto në një 5 minutsh, që ai ka vënë në dispozicion si për një individ, që plotëson formularin e tij, apo për një organizatë krahine apo fshati, po aq edhe për organizatat historike, siç është “VATRA” me 104 vite jetë në SHBA? Çfarë t’i thuash më parë Edi Ramës për 5 minuta në një Samit, që nuk është për Diasporën, por reklamë për atë vetë? A nuk qe i atillë takimi me mjekët e diasporës në vitin 2013? Përveç fotografisë me kryeministrin, çfarë mbeti nga ajo paradë? Në ç’gjendje është sot shëndetësia shqiptare? Ku shkuan idetë që dhanë mjekët nga diaspora? Nga ky samit kanë për të mbetur pas: Fotografitë e Ramë (edhe në Fb), shëtitjet e planifikuara në qytetet turistike, dhe fjalimet e Ramës dhe të ministrave të tij…
   ….Në mbyllje të këtij editoriali dhe një pyetje për Kryeministrin: Përse nuk e organizoi këtë biçim samiti në fillim të mandatit, por në fund të tij? Çfarë do të bëjë për diasporën në këta pak muaj që i kanë mbetur të qeverisë? Asgjë, veç do ta kthejë këtë Samit në një paradë paraelektorale, ku ai dhe ministrat e tij do të bëjnë paradën e mos-sukseseve (jo të drogës, jo të krimit, jo të pasigurisë, jo të korrupsionit, jo të largimit masiv të shqiptarëve, që shtojën radhët e diasporës dhe pakësojnë popullsinë në vend, nuk do të flasë as për mungesën e konsullatës së shtetit shqiptar në SHBA, as për mungesën e një Ministrie të Diasporës, kur gjysma e popullsisë është realisht në diasporë etj…Ia pafsh hairin këtij Samiti farsë, i nderuar Kryeministër!
      Federata e Shoqatave Shqiptar në Greqi e cila përbëhet nga dhjetra shoqata shqiptare të ligjëruar në shtetin helen, njofton bojkotin e Samitit nga emigrantët shqiptarë që punojnë e jetojnë atje. Në një njoftim të Federatës shqiptare, publikohen edhe arsyet e bojkotit, ku e kanë quajtur samitin si parodia e radhës. Gjithashtu i janë drejtuar drejtpërdrejt edhe Kryeministrit të Shqipërisë, duke i dërguar ultimatum se ka ikur koha ku mund të falet e shitet Shqipëria, ndër të tjera shprehen se, komuniteti shqiptar në Greqi, aspak neglizhues ndaj detyrimeve apo thirrjes së vendit amë, i bashkohet zërit protestues brenda dhe jashtë Shqipërisë…“Nuk falet, as shitet Shqipëria zoti Edi Rama”!
     Edhe Soqata e Korihnthit, ka kundërshtuar qëndrimet dhe veprimet e qeverisë në lidhje me përzgjedhjen e përfaqësuesve në Këshillin Kordinues të Diasporës. ku sipas tyre janë caktuar katër përfaqësues të Partisë Socialiste të cilët veç aktivitetit politik, partiak nuk kanë asnjë lidhje me komunitetitn. Përmes faqes zyrtare të saj në Facebook, drejtuesit e shoqatës shprehen se do të reagojmë me çdo të drejtë ligjore që përfaqësimi dhe përcaktimi i kritereve të zbatohet sipas ligjit dhe vendimit të këshillit të ministrave. Me gjithe se Samiti i diaspores eshte nje nisme historike ku pas shume vitesh Shqiperia ruan vlerat dhe perfaqesohet ne nje forum nga bashkekombas te shquar nga e gjithe bota, po nxjerr ne pah simpatite partiake qe largon qellimin nga vlerat e verteta. Greqia nuk ka pak emigrante ne territorin e saj e cila perfaqesohet ne Keshillin kordinues te Diaspores vetem me kater persona antare te partise Socialiste. Eshte turp dhe e padrjejte nje vendim i tille nga njerez qe nuk kane pergjegjesi morale dhe politike. Do reagojme me cdo te drejte ligjore qe perfaqesimi dhe percaktimi i kritereve te zbatohet sipas ligjit dhe vendimit te keshillit te ministrave. Të bashkuar dhe pa asnjë hezitim do të ngremë zërin për të informuar gjithë shqiptarët/shqipfolësit rreth padrejtësive dhe injorimit të thellë që i bëhet sërish diasporës-realisht emigrantëve shqiptarë nëpër botë! Ndërkohë që nuk do të stepemi aspak, por do përballemi me qeverinë shqiptare, në dijeni të plotë se lufta me politikën e korruptuar apo politikanët e shitur nuk fitohet lehtë, por betejat e drejta dhe të bazuara në principet e demokracisë dhe moralit të lartë, PO. Samiti i dytë i Diasporës troket në prag pranvere, 28 shkurt-2 mars 2019! Sa hare dhe shpresë ngjalli ky lajm, akoma pa u konfirmuar mirë! Ndjenja respekti dhe mirënjohjeje përshkruan jo vetëm komunitetin tonë, por mbarë shqiptarët jashtë atdheut. Megjithëse inisiativë e përsëritur, pas eksperiencës zhgënjyese të 2016-ës, fakti që ftesa erdhi nga një dikaster shtetëror apostafat për diasporën – pavarësisht dobësive të shumta të konstatuara tashmë- ngjalli eufori e interesim! E pranojmë, komuniteti i shqiptarëve në Greqi, ishte më i përgatituri për shuplakën e radhës! Vështirë se fshihen njollat e errëta nga vizita Pandeli Majko në Athinë më 27 Janar 2018, nga fjala epike në selinë e diplomacisë, me prapashtesat me aromë raciste për kryesinë e Forumit Grek të Emigrantëve, apo snobizmin e papërshkruar kundrejt të pranishmëve. Video qarkullon akoma, për sa e vënë në dyshim. Megjithatë, për të justifikuar sadopak ministrin, përgjegjësia e madhe bie në supet e “informatorëve” që u kujdesën me përkushtim të keqinformojnë qeverinë e gatshme historikisht për të ironizuar nivelin e shqiptarëve të këtushëm, me çdo lloj epiteti të turpshëm, thua se nuk janë shumica pjesë e jona, apo thua se janë më të ditur, më të shkolluar a më të suksesshëm! Fatkeqësi jo për ne, aspak për familjen e nderuar emigrante, as që e cënon rininë tonë të adhurueshme!
   Bëhet fjalë për të njëjtët politikanë që na e rrëmbejnë votën me mani të paparë, ashtu si turren të babëzitur pas mitingjeve me militantët nëpër tavernat greke me pronarë shqiptarë, ku shpalosen talentet e oratorisë bindëse dhe shitblerjes së posteve për pretenduesit e verbuar megalomanë. Kemi qenë edhe ne diku aty si neutralë, altruistë, dëshmitarë…Kushtet dhe mënyra e zgjedhjes së përfaqësuesve përcaktohet hollësisht në vendimin e qeverisë me nr 340 të datës 6 qershor 2018, ku konkretisht parashikohet se “Numri i kandidatëve duhet të jetë jo më pak se dyfishi i numrit të përfaqësimit, duke i’u referuar rendit të përcaktuar në pikën 2, të nenit 20, të ligjit nr 16/2018 “Për diasporën”. Në vendimarrjen dhe transparencën për Samitin, tabela e pjesëmarrësve e ditëve më parë, pasi nuk është mbyllur akoma aplikimi, referohet në 100 individë nga Greqia, ku sipas të dhënave zyrtare të ministrisë së brendshme greke, ndodhen mbi 600.000 disponues lejesh qëndrimi, në kategori të ndryshme legalizimi. Kandidatët për Këshillin Koordinues të Diasporës nga Greqia janë vetëm katër (4)! Bëhet fjalë për: Eda Gemi, Rodolf Xhillari, Artur Bibe, Aqif Bozhiqi.
Gjithashtu, theksohet se kandidaturat erdhën sipas procedurës ligjore paraprakisht të propozuara nga ambasadat e akredituara jashtë vendit.
     Nazar Mehmdedi, kryetar i Rrjetit Global të bizneseve shqiptare në funksion të bashkëpunimit dhe bashkimit do të organizojë një takim në fund të muajit prill në Dallas të SHBA-ve. Mehmdi i cili udhëheq me Rrjetin Global për katër vite ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në Samitin e Diasporës që do të mbahet në fund të muajit në Tiranë.
      Përse Organizata Albanian Roots - Rrënjët Shqiptare nuk merr pjesë në "Samitin e Diaspores".
     Organizata Rrënjët Shqiptare - Albanian Roots është një nga organizatat më vitale të komunitetit shqiptaro – amerikan e cila prej vitesh organizon të vetmen paradë shqiptare në Nju Jork, kushtuar traditës, kulturës dhe vlerave tona kombëtare. Natyrisht ne jemi të interesuar të komunikojmë me qeveritë shqiptare, pasi mendojmë se bashkëpunime të tilla ndihmojnë në përmbushjen e qëllimeve të përbashkëta. Për këtë arsye në vitin 2018, me rastin e organizmit të paradës vjetore të rradhës I bëmë ftesë Ministrit të Diasporës z. Pandeli Majko të merrte pjesë në paradën tonë, e cila i kushtohej atë vit UCK-së dhe dëshmorëve të rënë dhe për arsyen se z. Majko ka qenë kryeministër gjatë periudhës së luftës së Kosovës. Ndonëse Ministri kishte shëtitur më përpara në SHBA dhe ishte takuar me shumë shoqata të tjera, por jo me Rrënjët Shqiptare, sërish u nisëm nga dëshira e mirë që ta prezantonim me punën tonë dhe me dëshirën e komunitetit për të fuqizuar sa më shumë paradën shqiptare. Pas kontakteve me zyrën e Ministrit mësuam se ai ndodhej jashtë Shqipërisë dhe se do të njihej me ftesën tonë pas kthimit të tij. Z. Majko u njoh me ftesën dhe e pranoi atë, si edhe në kërkoi përmbledhjen e aktivitetit që ta postonte në rrjetet sociale, gjë të cilën ne ia dërguam menjëherë. Ndërkohë na u k…


2019-03-02

LSHK : Akademia letrare-artistike ORA E LIRISË - në kuadër të "Epopesë së UÇK-së"


Fotografia e profilit të Lidhjae Shkrimtareve e Kosoves

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës

Fotografia e Lidhjae Shkrimtareve e Kosoves



NJOFTIM

Akademia letrare-artistike ORA E LIRISË - në kuadër të "Epopesë së UÇK-së"

E martë, 5 MARS 2019, ora 12:00

Biblioteka kombëtare e Kosovës "Pjetër Bogdani", Prishtinë.


Rezultate imazhesh për adem zejnullahuRezultate imazhesh për shefkije islamaj


Juria letrare* 

Juria letrare (Prof. dr. Shefkije Islamaj, Prof. dr. Fadil Grajçevci dhe Prof. dr. Adem Zejnullahu) tashmë ka bërë punën e saj, ka përzgjedhur 30 punime letrare të konkursit dhe, ndër to, tri për çmime letrare. Punimet janë vlerësuar pa emra të autorëve (anonimë për jurinë).


Fotografia e Lidhjae Shkrimtareve e Kosoves


Pjesëmarrësit jashtë Kosovës do të njoftohen personalisht nëse janë përzgjedhur për të lexuar dhe do të akomodohen një natë në hotelin "Grand" të Prishtinës më 05.03.2019 dhe do të kenë dhe një drekë, kurse konkurruesit nga Kosova do të ftohen të marrin pjesë në akademinë letrare-artistike "Ora e Lirisë", ku disa prej tyre do të paraqiten me punimet e veta.


Në akademinë letrare-artistike "Ora e Lirisë" mund të marrin pjesë të gjithë dashamirët e artit letrar.



Më 5, 6 dhe 7 Mars 2019, organizohet manifestimi gjithë-popullor në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Me rastin e 21 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, Qeveria e Republikës së Kosovës, me 5, 6 dhe 7 Mars 2019, organizon manifestimin gjithë-popullor në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në kujtim të Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri dhe pavarësinë e vendit dhe popullit tonë.

Programi i manifestimit:

1. Me dt.5 Mars 2019


• Në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë e mësimit i kushtohet ,,Epopesë së UÇK-së’’, rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes JASHARI dhe të gjithë të rënëve të tjerë për LIRI.


• Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, në ora 11:00 do të mbahet ceremoni ushtarake e FSK-së.


2. Me dt. 6 Mars 2019


• Nga ora 10:00, do të bëhen homazhe pran varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe varrezave të familjes Jashari, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Komunës së Skenderajt.


• Nga ora 12:00, të behën homazhe në të gjitha Komplekset Memoriale të Dëshmorëve të UÇK-së në Republikën e Kosovës.


• Nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në ora 15:30, realizohet Seanca Solemne e cila do ti kushtohet ,”Epopesë së UÇK-së’”, rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes JASHARI dhe të gjithë të rënëve të tjerë për LIRI.


• Në ora 18:00, në Teatrin Kombëtarë do të mbahet “Akademi Përkujtimore” kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.


3. Me dt.7 Mars 2019


• Nga ora 17:45, në Komunën e Skenderajt do të mbahet Manifestimi ,”Nata e Zjarreve”, ku fillimisht në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, do të ndezën flakadanët dhe me pas ne Sheshin “Adem Jashari’’do te mbahet një program kulturor-artistik.





******
Prof.dr. Shefkije Islamaj lindi më 25.10.1953 në Likovc të Skënderajt. Shkollën fillore e kreu në Skënderaj më 1968, Shkollën Normale në Mitrovicë më 1972, kurse studimet për gjuhë dhe letërsi i mbaroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës më 1977. Po në këtë fakultet kreu studimet pasdiplomike më 1980. Më 1982 mbrojti temën e magjistraturës me titullin Sinonimet në gjuhën shqipe, kurse më 1999 tezën e disertacionit me titullin Veçoritë leksiko-semantike dhe stilistike të gjuhës së veprës letrare të Jakov Xoxës.

Gjatë studimeve ka punuar në shkollën fillore “Liria” në Isniq dhe në shkollën e mesme “Vëllezërit Frashëri” në Deçan. Me të mbaruar studimet më 1977 u pranuafilloi punën në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në Degën e Gjuhës, fillimisht si asistente, më pas si hulumtuese e pavarur, bashkëpunëtore shkencore, bashkëpunëtore e lartë shkencore, ndërsa në vitin 2002 është zgjedhur këshilltare shkencore. Një kohë (2001-2004) ka qenë ligjëruese në Fakultetin e Arteve Dramatike.

Gjatë viteve 1992-2002 ka qenë udhëheqëse e Degës së Gjuhës në Institut.

Që nga viti 2006 është kryeredaktore e rev.shkencore “Gjurmime albanologjike”, SF dhe anëtare e redaksisë së rev. “Gjuha shqipe” të Institutit Albanologjik, që nga themelimi i saj më 1982; është anëtare e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën dhe kryetare e Grupit të Kosovës për Çështje të Leksikut në kuadër të këtij këshilli, që prej themelimit të tij më 2004; është nënkryetare e Shoqatës së Gjuhës Shqipe të Kosovës që nga themelimi i saj më 2002; është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës; është anëtare e grupit redaksional të Fjalorit Enciklopedikë të QSA-së të Tiranës (në hartim e sipër).

Ka redaktuar e recensuar shumë botime shkencore e leksikografike të Institutit e jashtë tij, ndër to: Fjalori suedisht-shqip (S. Zendeli), EZhAS, Stokholm 2004; Fjalori shqip-suedisht (S.Zendeli), Stokholm 2012; Fjalori kroatisht-shqip (M.Ndreca), “Školska knjiga” Zagreb 2010; Fjalori shqip-serbokroatisht (M.Ndreca) Prishtinë 1988; Glosar. Fjalorth i detarisë i së folmes së Ulqinit (H.Ulqinaku), IA, Prishtinë 2003, etj.; është redaktore gjuhësore e mbi 100 veprave gjuhësore, letrare, historike, mjekësore, etj.; redaktore gjuhësore e kompletit të veprave të Rexhep Qosjes – 29 vepra, IA, Prishtinë 2010; hartuese e disa zërave enciklopedikë në Fjalorin enciklopedik shqiptar, ASHSH, Tiranë 2009.

Ka marrë pjesë në mbi 40 konferenca shkencore në Kosovë e jashtë saj; ka qenë organizuese, si kryetares a si anëtare e këshillit organizues të disa konferencave e sesioneve shkencore.; ka marrë pjesë në shumë ekspedita gjuhësore, organizuar nga IA (Prishtinë) dhe IGjL (Tiranë).

Është autore e mbi 200 njësive bibliografike – studime, trajtesa, artikuj, recensione të botuara në revistat shkencore të Kosovës, Shqipërisë e më gjerë dhe autore e këtyre veprave:

1.Çështje të sinonimeve në gjuhën shqipe. Monografi. IA, Prishtinë 1985.

2.Gjuha e Jakov Xoxës. Monografi. IA, Prishtinë 2000.

3.Gjergj Fishta – Gjuha dhe stili, I, II. Monografi. IA, Prishtinë 2012.

4.Kultura gjuhësore dhe përdorimi estetik i gjuhës, ”Toena”, Tiranë 2002.

5.Gjuha, ligjërimi dhe fjala, IA, Prishtinë 2004.

6. Gjuha dhe identiteti, ”Toena”, Tiranë 2008.

7. Fjalor i fjalëve të huaja (bashkautore), IA, Prishtinë 1987.

8.Mos më thuaj se më ke parë ëndërr. Roman. ”Toena”, Tiranë 2004.

9.Gjuha shqipe 1-3. Tekst mësimor për diasporën. MASHT, Prishtinë 2010.

10.Gjuha shqipe 4-6. Tekst mësimor për diasporën. MASHT, Prishtinë 2011.

11.Gjuha shqipe 7-9. Tekst mësimor për diasporën. MASHT, Prishtinë 2012.


*****
Fadil Grajçevci ka lindur më 10. 7. 1963 në Prishtinë, ku e kreu shkollën fillore më 1977, shkollën e mesme më 1981 (vitin e parë dhe të dytë në gjimnazin “Xhevdet Doda”, kurse vitin e tretë dhe të katërt në “Qendrën Kulturologjike”, drejtimi: Gazetar – bashkëpunëtor). Ka mbaruar studimet në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, në Degën Letërsi dhe Gjuhë Shqipe më 1986. Gjatë studimeve ka qenë bursist i Universitetit, ndërsa për suksesin e treguar është shpërblyer me diplomën “Student i dalluar”. Studimet pasuniversitare i ndoqi në të njëjtin fakultet, gjatë viteve 1987-89. Në shkurt të vitit 1998 mbrojti temën e magjistraturës “Historia e Skënderbeut” e Marin Barletit dhe kultura shqiptare në shekullin XV”. Që nga viti 1988 punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në Degën e Letërsisë, në fillim si asistent, pastaj si hulumtues shkencor, kurse nga viti 1998 si hulumtues i pavarur shkencor. Në vitet 1999-2006 ishte anëtar i redaksisë së revistës shkencore “Gjurmime albanologjike – seria e shkencave filologjike” njëherësh edhe sekretar i asaj redaksie. Deri më tash disa herë ka qenë anëtar dhe sekretar i këshillave organizues të disa sesioneve shkencore të organizuara nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, duke kontribuar pastaj edhe në përgatitjen dhe botimin e materialeve të atyre sesioneve, si: “Letërsia shqipe dhe mërgimi” (1991), “Faik Konica –jeta dhe vepra” (1997), “Frang Bardhi – 400 vjetori i lindjes” (2006), “Letërsia në shkolla dhe në fakultete” (2007).

5. Ka botuar librin, studim monografik, “Historia e Skënderbeut” e Marin Barletit dhe kultura shqiptare në shekullin XV” (IAP, Prishtinë 1998), me kumtesa është paraqitur në disa sesione e konferenca shkencore të organizuara nga Instituti Albanologjik, nga Universiteti i Prishtinës, ai i Shkodrës, i Tetovës etj. dhe ka botuar disa studime, artikuj, trajtesa e vështrime në revista të ndryshme shkencore dhe në përmbledhje me materiale nga aktivitete të ndryshme.

******

Adem Zejnullahu lindi, më 13. 10. 945 në Banjë (Banjskë), Komuna e Vushtrrisë. Shkollën fillore e kreu në Smrekonicë dhe në Vushtrri, ndërsa Shkollën Normale në Mitrovicë, më 1967.

Studimet në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës i mbaroi më 1972.

Magjistroi më 1979, kurse më 1986 mbrojti tezën e doktoratës nga fusha e shkencave filologjike.

Deri më 1982 punoi mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkolla të ndryshme në Prishtinë e në Mitrovicë. Prej vitit 1982 deri më 2010, punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ku ishte këshilltar shkencor në Degën e Folklorit dhe përgjegjës i kësaj dege.

Është autor i më shumë se 300 njësive bibliografike-studimeve, trajtesave, artikujve, recensioneve për probleme të ndryshme nga fusha e folklorit dhe letërsia e shkruar.

Është pjesëmarrës i shumë kongreseve, konferencave , simpoziumeve e tryezave shkencore, kombëtare dhe ndërkombëtare, të mbajtura nëpër qendra të ndryshme të rajonit dhe Evropës.

Është autor dhe kautor i më shumë se 25 veprave shkencore dhe letrare. Fitues i shumë shpërblimeve letrare për poezi. Në Festivalin Ndërkombëtar, Drini Poetik, 2014, mori çmimin “ Metafora I ”.

Një numër i konsiderueshëm nga opusi letrar dhe studimeve nga letërsia i janë përkthyer në gjuhë të huaja.



Përmbledhje me poezi

- Kur zgjohen ernat, Rilindja, Prishtinë, 1969;

- Përshëndetje Ditës së Kthjelltë,( bashkautor), Mitrovicë, 1970;

- Mote Hiri, Rilindja, Prishtinë, 2000;

- Zogu i Stuhive, (poezi për fëmijë, Prishtinë, 2001;

- I Vetëm me ëndrrën, Faik Konica, Prishtinë, 2007;

- E di vetëtima, Faik Konica, Prishtinë, 2009;

- Erërat e mbarsura me mjegull, SHSHM, “Jakup Ceraja”, Mitrovicë, 2011;

- Dhembje shiu, SHSHM” Jakup Ceraja”, Mitrovicë, 2012;

- Me ty çel trëndafili ( poezi për fëmijë e të rritur), SHSHM, Mitrovicë, 2014.

Etj

Përgatiti: Flori Bruqi

Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...