2019-03-06

DOSJA 1167: JA KUSH ISHTE PROF. ARSHI PIPA...


Fritz Radovani 


Shumë pak Shtete të vogla si Shqipnia kanë nxjerrë Personalitete të Mëdha sa né!

Mund të jetë kenë muej korrik ose gusht i vitit 1990, kur e kam degjue në radio “Zëri i Amerikës” tue porositë Popullin Shqiptar, pra plot 24 vjet maparë Prof. Arshi Pipa tha: “Pa u hjekë nga Sheshi Skënderbe shtatoria e diktatorit Enver Hoxha, kurrë Populli Shqiptar nuk mund të vendosin demokracinë...” E degjova, po mu duk e pamujtun!

Prof. Petro Fundo shpesh persëriste mbas vitit 1985: “Diktator si ay, vazhdojnë per të sunduar edhe persëvdekuri.” Edhe këte kur e kishe degjue më dukej e pamujtun!

Me thanë të vertetën, mbas muejt janar 1990, kur u pat ba protesta e heshtun në Shkoder per heqjen e bustit Stalinit, dhe revolta e Burrave të Malësisë në korrik, me arkivolin e Djalit të rij Pllumb Pllumbaj, para komitetit partisë me thirrjet “poshtë Ramiz Alia!”, “Poshtë Nexhmije kurva!” etj... thirrje plot duf e urrejtje per vrasësit diktatorë, na dukej vetja se jemi tue jetue “dikund”...por, gënjejmë me dashtë me percaktue se ku?

Data 11 Nandor 1990 në Rrëmaji, vazhdonte me na u dukë një “anderr”... Edhe pse Don Simon Jubani, i këputi njëherë e pergjithmonë prangat e robnisë komuniste.

Na dukej një “vegim” ardhja e Tij nga burgu i shfarosjes së Burrelit, dhe ecja e Tij Burrnore drejtë Fitores per Ringjalljen e Fesë, kur shpresat tona ishin vyshkë...

Kush mund të besonte se pasuesi i diktatorit Enver Hoxha, anadollaku Ramiz Alia, strukej si qen i zgjebosun nga frika e një Don Simon Jubani, që e kishte mbajtë të pranguem mbi 26 vjet nder birucat e akullta e të pashpresë me pa me sy Lirinë?!

Popullit Shqiptar i kishte ikë frika, Ai po shihte Driten e Lirisë së dishrueme!

U zgjuen studentët...U zgjue Kavaja...U zgjue Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna të Shqipnisë...Shkodra edhe njëherë bastjon i Demokracisë...13 Dhjetori 1990 shembi perjetsisht diktaturen ma barbare që kanë kalue Shkodranët e Rozafes Heroike...Ata të parët e shkrryen perdhé surratin e pasardhësit të sulltan Mehmetit II, që zbatoi porosinë se: “Nuk duhet të mbesin i gjallë asnjë Shkodranë!” A ju kujtohet çka ngjau mbi bust?

Edhe pse këto ngjarje sollën Demokracinë në Shqipni...Po mundohen me u “harrue” dhe me kenë e mujtun me u “fshi” nga Historia e Lavdishme Shqiptare.

E nuk zgjati...U zgjuen minatorët e Valiasit...U zgjuen puntorët e fshatarët e të gjitha krahinave të Shqipnisë... E ky ishte fundi i diktaturës komuniste edhe në Shqipni!

E fundi i diktaturës komuniste kerkonte shpagimin nga vetë diktatori...

20 Shkurti 1991, ishte dhe mbetet në Historinë e Popullit Shqiptar “Dita e Fitores” mbi rrenojat 47 vjeçare të komunizmit gjakatarë e shperftyrues, Dita e Fitores mbi diktaturen komuniste që sundoi në Shqipninë Martire të Gjergj Kastriotit!

Asht Dita e Fitores kur as armët e diktatorëve nuk mujtën me ndalue hovin dhe guximin e minatorëve të Valiasit, që e terhoqen zvarrë bishen e ngordhun e të qelbun per të gjatë të Kryeqytetit të fundit...që shembi komunizmin, Tiranës Heroike.

Ndoshta, them ndoshta, se shpesh kujtoj humnerat neper të cilat kemi kalue tash 70 vjet, e në fund çoj mendjen tek të Parët tanë që më thonin: “Ju jeni të rijë e me siguri, një ditë keni me pa Ditët e Lirisë!..” Ishte Besimi i Tyne i vendosun tek permbysja e asaj ideologjije shkatrruese marksiste – leniniste që kishte plandosë miljona njerëz në Botë!

Po edhe né u plakem...dhe po ua trashigojmë disa kujtime Brezave ma të rij, mbasi me kohen po fshihen shumë fakte e ngjarje nga Historia e Shqipnisë.

***

Një Mik i nderuem nga ShBA, (VD, të cilit i mora leje per publikim), më shkruen:

“Jeta e Shqiptarve nuk vlen aqsa jeta e Jahudijve! Pse? Asnji Jahudi nuk e levdon Hitlerin? Gjysa e Shqiptarëve (e ndoshta ma shumë) vazhdon edhe sot me e levdue dhe me e vajtue "shokun" Enver. Sikurse Enver Hoxha, do t’u konsideronte nji agjent serbo-rus, (ashtu si ishte) i vumë në pushtet per me shkatrrue elementin Etnik Shqiptar në Ballkan, atëherë, ndoshta, të gjithë Shqiptarët do ta urrejshin. Pra, duhet të identifikohet “figura” e Enverit me ata të Rankoviçit e Stalinit, me Çausheskun e Rumanisë, per me krijue në gjeneratat e reja urrejtjen që meriton. Gjeneratat e vjetra janë pertej mundësisë së shpetimit. Nuk e kuptojnë endè se të gjithë Shqiptarët janë persekutue prej Enverit. Pushkatimet dhe dënimet që janë ba prej tij, kishin per qellim me i shtij friken në palcin e çdo Shqiptari. Kooperativat e bunkerat kishin per qellim me e vorfnue gjithë popullin. Shkollat kishin per qellim me e mashtrue popullin që në fëmini. Interrnimi nder kampe ishte nji institucion skllavizimi që furnizonte krahë pune per me ushqye dhe me pasunue Bllokun e Tiranës dhe kryesisht familjen e Enverit. Fushat e Tepelenës e Lushnjës, Myzeqeja dhe minjerat e qymyrit, kromit dhe bakrit janë shfrytzue me skllavët që janë plakë në kampe pune per me i sherbye Enverit falas, por zyrtarisht, gjoja pse ishin “anmiqë të popullit”. Familja e Enverit asht pasune aq sa Shqipnia ka kenë e vorfën, pse Enveri, ka shitë edhe gjakun e Popullit Shqiptar.

Duhet të përmblidhen statistika mbi sa vetë janë vra e pushkatue, sa u burgosën dhe ia shtetizuen shtëpijat e pasuninë e tyne dhe kush e çfrytzoi até, tue fillue nga Blloku i “udhëheqsave”? Sa kjenë interrnue, si dhe ku punojshin, në çfarë konditash dhe sa e çka prodhojshin, sa u paguejshin ata?

Bota interesohet per fakte të dokumentueme me statistika, me pershkrime të kjarta e të sakta. Edhe pa u hapë dosjet mund të krijohet nji pershkrim i hatashem në kjoftëse çdo kush prej nesh, bahet dishmitar tue dokumentue informatat që ka.

Jo Shqiptarët, po, edhe mbarë bota do të kerkonin hapjen e dosjeve, po kje se vehet në dritë në formë masive barbarizmi i diktatorit Enver.

Me respekt, VD...” (Botohet pa asnjë ndryshim prej origjinalit. FR. 2014).

***

E perballë opiumit që po i jepet perditë Popullit Shqiptar, asht e domosdoshme që në çdo shtëpi Shqiptarët sot, duhet të mbajnë një Liber!

E ky Liber asht Libri i “Kujtesës së Historisë”!

Titulli i Librit asht: “TYRANTS” nga NIGEL CAWTHORNE.

Në librin “TIRANËT”, Historitë e 100 Despotëve dhe Diktatorëve, botue në vitin 2004, for Lifetime Distributors Pty Ltd Building G, 2 Hudson Avenue Castle Hill, 2154 Australia, kam gjetë në faqe 172 të shkrueme me shkronja të mëdha: “Enver Hoxha”.

Aty autori i Nderuem, ka paraqitë të vërtetën e pashkrueme deri tashti për Shqipninë dhe Shqiptarët. Bota e njeh E. Hoxhen, po Shqiptarët, vazhdojnë gjumin...


****




PROF. ARSHI PIPA, vjeç 27, lindur në Shkodër (nga Libohova), banues në Durrës, profesor, në gjendje ekonomike të mirë, i dënuar nga Gjykata Usht. Tiranë me dy vjet privim lirie, për vëprimtari kundër Pushtetit Popullor, u muar sot më 5 dhjetor 1947 në pyetje nga Prokurori Publik i Prefekturës së Durrësit, Sotir Qiriaqi:

■ I pandehuri ka patur të proçeduar për veprimtari antipushtet vëllain e tij Muzafer Pipa, i vdekur në burgun e Shkodrës...”

■Në rreshtin e parë fillon gënjeshtra! Duhej shkrue: “...Avokat Muzafer Pipa, i vdekur në tortura në Sigurimin e Shtetit në Shkodër... i padënuar...” Ja e verteta:

■Avokat Muzafer Pipën e kanë mbytë në torturë Zoi Themeli e Vaskë Koleci. Mbasi e kanë lidhë për karrigë të palëvizëshme me duer mbrapa, tue dashtë me i futë ndër muskujt e krahve një hekur të skuqun, i kanë prekë me hekur shtyllën kurrizore, tue i shkaktue vdekjen në çast. Mandej, kanë çue Elez Mesin me ble një pulë, e kanë therë pulën dhe kanë shpërnda gjakun e sajë nëpër oborr. Kanë fillue me shtijë me armë, gjoja se u vra Muzaferi tue dashtë me ikë nga hetuesia. Ma sakt e din Aranit Çela që i premtoi Muzaferit “gjysmën e lekut”, kur u takuen tek dera e Bar “Impero” (Kafja e Hardallit), kohë në të cilën Muzaferi, mbronte At Gjon Shllakun në gjyq.

■Vazhdon ma poshtë Prof. Pipa:

“1. Për akuzat e reja që m’atribuohën si rrjellim çka ka dalë nga proçesi i Gjyqit të Tiranës, kundër grupëve të organizueme kundërshtare, unë jam krejt në padijeni të tyne dhe nuk asht aspak e vërtetë që kam qenë bashkëveprues me të dënuemit, ose të pandehurit e grupëve të Durrësit të kësaj organizatë. Unë shtoj, se edhe dënimi em i maparshëm, me akuzat që mu banë në atë gjykim kanë qenë disa akuza të pavërteta, të disa të rijve çiliminjë që kanë intërpretue disa fjalë të mija.

- Mbi akuzat tjera që më përmendën, unë i mohoj, e kam deklarue edhe para gjyqit që më asht ba se me të dënuemit Is-han Podgorica, se mardhanjet e mija shoqnore nuk kanë kalue cakun e marrdhanjëve profesionale për shkëmbim mendimesh për çështje letërsie, dhe kurr ndonjëherë nuk kemi bisedue ose shtrue çështje për vëprimtari kundër Pushtetit. Me Hysen Çelën nuk kam as njohje, vetëm e njoh kështu si ftyrë, kështu që vetvetiu edhe akuza që më bahët në lidhje me té asht e pavend. Po kështu nuk njoh aspak as edhe si ftyrë Skënder Çelën.

- Akuzat që po me bahën tash unë i kam marrë vesht me anën e fletorës “Bashkimi”, dhe nga zhvillimi i gjyqit të Tiranës, ku i dënuemi Beqir Çela, ka pohue se unë paskam qenë i ndërlikuem me I. Podgoricën, dhe ky direkt me Beqir Çelën ishin në këtë organizatë që u zbulue. Këto pohime të Beqir Çelës i mohoj plotësisht mbasi as kam pasë dijeni, as pjesë në organizata që ekzistonin këtu në Durrës.

- Unë mohoj gjithashtu pohimët që kanë ba para hetuësisë dhe para Gjyqit të Tiranës, të dënuemit anëtarë të Komitetit të Qarkut të Durrësit, ...për që unë të kemi qenë antar i kësaj organizate me pjesmarrje në grupin Social-Demokrat. Unë mohoj, se këta i kanë ba këta pohime tue dijtë se unë kam qenë një përson që nuk e simpatizoj Pushtetin Popullor, sikurse e kam pohue edhe ma parë në gjyqin e maparshëm. Kështu më kanë kallur këtë akuzë, siç kundër u a kanë kallur edhe të tjerve. Me të burgosunin H. Ballhysi nuk kam patur asnjë mardhanje për aktivitet kundërshtar, kështu që edhe emni i tij që përmendët si pjestar i grupit social-demokrat për mue asht i pavend.

- Unë duke mohue edhe njëherë akuzat e sipërme ju shtoj përfundimisht, se veprimtaria e eme kundër Pushtetit detërminohet mbi sa kam thanë në gjykimin e parë.

Ma vonë shtoj, se detërminohet e shpreha me qëllim me thanë: kufizohet.

- Unë sikurse thashë, jo vetëm që nuk kam pasë mardhanje e marrë pjesë në këto grupe që u zbuluen, porse edhe absolutisht nuk kam pasë dijeni që të kenë ekzistue një organizatë e tillë kundërshtare.

■Mbasi nuk kam gjë tjetër për të shtuar sëpse i pandehuri i përgjigjet me mohim ju dha fund pyetjes së tij, të cilat si ju kënduan i vërtetoi me nënshkrimin e tij.”

■I pandehuri ( Arshi Pipa) d.v.

Prokurori Publik i Prefekturës (SotirQiriaqi)d.v.

■Proçes-verbal i Seksionit të Sigurimit Durrës, Nr. Regj.66,

Simbas shkresës përcjellëse nr.3053 dt. 02. 12. 1947, i dënuari ARSHI PIPA, me fakultet Filozofije në Firencë, nga Libohova, lindur në Shkodër në vitin 1920 ti vazhdohën pyetjet.

Prokurori Publik i Prefekturës: S. Qiriaqi d.v.

■“Mbasi nuk mbetët gjë për të shtuar, sëpse i pandehuri përgjigjet me mohim. Dërgohet për gjykim në Tiranë, si dhunues i dispozitave të sipërme...

Prokurori...firma.

■Fletë-akuzë: I pandehuri Arshi Pipa ka qenë armik i popullit... Për të gjitha këto që përmenda më sipër, neve propozojmë që i pandehuri Arshi Pipa të gjykohet edhe njëherë nga ajo Gjykatë Ushtarake, mbasi dënimi i parë i është dhënë i pakët sëpse mungonin edhe faktët. Me qenë se veprimtaria e të pandehurit ka qenë e vazhdueshme kundër Pushtetit Popullor dhe se parimet e tija kundërshtare nuk pajtohën kurrë me vijën e Pushtetit Popullor, propozoj, që të marrin dënimin më të rëndë.

Veprimtaria armiqsore e të pandehurit Arshi Pipa faktohet edhe më tepër në proçeset e armiqve të popullit, si më poshtë vijon...

Ka punuar kundër Pushtetit në mënyrë sistematike me elemente të pakënaqur nga reformat... Duhët ridënuar...” Prokurori ...firma.

■“Mbasi nuk mbetët gjë për të shtuar, sëpse i pandehuri përgjigjet me mohim. Dërgohet për gjykim në Tiranë, si dhunues i dispozitave të sipërme...Prokurori...firma.

■Ishin të mjaftueshme këto akuza me përcjellë edhe Prof. Prenkë Kaçinarin bashkë me Arshi Pipën, Hysen Ballhysin e Pashko Gjeçin, përpara Trupit Gjykues të Gjykatës Ushtarake të Durrsit, që përbahej nga: Kryetar, Major Gjon Banushi, antarë, Major Gjule Çiraku, Kap. I Halil Ramohito, prokuror, Kap. Petrit Hakani dhe sekretar Arqile Mihali.

■Me datën 18 dhetor 1947 Prof. ARSHI PIPA deklaron para Trupit Gjykues:

“Përsa i përket akuzës që unë të jemë antar i organizatës trathtare nuk asht e vërtetë, dhe s’e pranoj...Unë artikujt në kohën e Italisë i kam shkrue në revistën “Kritika”.

Kam shkrue mbi Fan Nolin etj. Is-han Podgorica asht profesor...

Pushtetin Popullor nuk e kam pa me sy të mirë.

Me Is-han Podgoricën nuk kam bisedue gja për situatën dhe çështje politike.

Proçesi i em i bamë në Prokurori tregon se nuk kam rrejtë, por jam mundue me thanë të vërtetën. Gjithë faji i em asht se nuk jam dënue njëherë e mirë, dhe tash më sjellin prap në gjyq për të më akuzue për organizatën që u zbulue, por unë nuk kam marrë pjesë në té. Me I. Podgoricën kam bisedue çështje letrare por çështje politike nuk kam bisedue, mbasi nuk kam qenë marrë me politikë por kam ndejë tue studjue gjithmonë.

Me Is-han Podgoricën nuk kam bisedue gja. Me ata që më kanë akuzue mue, unë kërkoj të ballafaqohëm. Me Hysen Ballhysin nuk kam bisedue gja, me të jam takue disa herë por në shtëpinë e tij nuk kam qenë asnjëherë. Bisedoja se si je, por kurr çështje politike. Skënder Çelën unë nuk e njoh, por mundet që ai më ka ndigjue emnin tim si profesor që unë ishe. Unë në shtëpia të shokve të mijë nuk kam shkue ndonjëherë.

Pashko Gjeçin e kam njoftë dhe që të kem bisedue gjana letrare po, por, jo, gja politike.

Përsa i përket akuzave që më bajnë dy të rinjë, unë këtyne i jepnja mësim privat dhe nuk kanë kuptue mirë fjalët e mija. Nxanësit nuk kishin ndonjë simpati karrshi meje, unë u jepja mësim privat se më paguejshin edhe ata kishin interes me mësue. Me R. Tabakun jam takue në kafe por nuk kam bisedue kundër Pushtetit, dëshroj të ballafaqohem!

Në kohën e fashizmit më kanë propozue të bahem kryetar i një reviste italiane që do të delte në Shqipni, por nuk kam pranue!”

■Pyeten dëshmitarët Pashko Gjeçi, H. Ballhysi, I. Podgorica, dhe deponojnë ato akuza që kanë deklarue...

■ “I pandehuri Arshi Pipa mohon thënjet e tyre, nuk janë të vërteta!”.

Për secilin përsëritë thanjet e bame para Trupit Gjykues.

■Me datën 24 dhjetor 1947 Kryetari i Gjykatës Ushtarake Durrës, major Gjon Banushi, jep vendimin nr. 704 themel. Si mbas zhvillimit të gjyqit nga dt. 18 dhetor 1947:

“... Në emër të Popullit Shqiptar”:

■“... Arshi Pipa, Prenkë Kaçinari, Hysen Ballhysa, Pashko Gjeçi kanë qenë antarë të organizatës së gjerë agjento-sabotatore, dhe antarë të grupit social-demokrat, për të rrëzuar me dhunë Pushtetin Popullor duke pritur një zbarkim nga jashtë.

I pandehuri Arshi Pipa gjatë kohës së fashizmit ka drejtuar revista me ideologji fashiste për të mashtruar popullin dhe për të maskuar okupacionin e fashizmit në vendin tonë. Mbas çlirimit të Shqipërisë, duke qenë profesor në liceun e Tiranës, lidhet me grupin e social-demokratës dhe zhvillon një aktivitet të gjerë në favor të kësaj organizatë.

I pandehuri, vazhdon aktivitetin e tij ndër studenta dhe ndër elementa të pakënaqur duke predikuar mbi demokracinë perëndimore dhe me tjera pallavra, të gjitha këto i bënte me qëllim për të treguar se në vendin tonë nuk kishte liri demokratike dhe e konsideronte Pushtetin si një Pushtet terrorist. Aktiviteti i të pandehurit u provua plotsisht nga atribuimet në gjyqin e Tiranës, proçes-verbalet e tyre para hetuesisë dhe nga gjithë përmbajtja e dosjes.

I pandehuri ka bërë mbledhje të rregullta me Prenkë Kaçinarin, Stavro Frashërin, Is-han Podgoricën, Simon Dedën, Hysen Ballhysin, Sabri Ticin e Rifat Dërvishin, dhe këto mbledhje janë bërë në liceun e qytetit.

Prandaj: ... Për të gjitha këto, bashkërisht dhe pjesërisht në kundërshtim me prokurorin, në bazë të ligjes së sipërme vëndosi:

Të katër të pandehurit humbin të drejtat civile dhe politike për tre vjet, dhe vuajtja e ndëshkimit fillon nga data e arrestimit.

Durrës 24 dhjetor 1947. Sekretari d.v. Antar d.v. Antar d.v. Kryetari d.v. (vetëm firmat)

■Në dosjen nr. 1167 ruhët kjo kërkesë e bame nga Prof. Arshi Pipa, të cilën po e botoj pa asnjë ndryshim nga origjinali:

■“V.F.L.P.

Me anën e Drejtorisë Burgut A.P. Durrsit:

Gjykatës së Naltë Ushtarake Tiranë

I nënshkruemi Arshi Pipa kam nderin T’i paraqes asaj së Nalte Gjykatë, kërkesën time apelimore, si vijon:

I arrestuem që më 27 prill 1946, jam dënue prej Gjykatës së Garnizonit Tiranë, me 2 (dy) vjet privim lirije, për veprimtari kundër Pushtetit.

Më 20 dhetuer 1947 jam dënue rishtas nga Gjykata me 20 (njizet) vjetë privim lirije, i akuzuem në grupun social-demokrat në lidhje me organizatën e deputetëve. Përsa i përket kësaj akuze, marr lejën të baj vetëm nji vrejtje: Përsonat që më akuzojnë, disa i njof vetëm për fëtyrë, e disa nuk i njof fare. Prej akteve që e Nalta Gjykatë do të marrë në shqyrtim kam shpresë, do të dalë qartë se unë nuk jam nji njeri i politikës por nji njeri i librave, i studimëve; nuk kam marrë pjesë në jetën politike para Çlirimit, nuk kam qenë as me Ballin as me Legalitetin. Me ndjenja kam qenë kundërshtar i fashizmit, gja kjo që provohet ndërmjet tjerash, nga nji dokument që ndodhet n’aktet e mija të gjykimit të parë. Rrjedhi nga nji shtresë e mesme qytetare. Nuk jam i prekun nga Reformat mbasi as unë as prindët e mij nuk kanë të paktën asnji shtëpi banimi tonën.

Përveç të masipërmëve lutem të merren parasyshë edhe këto dy gjana: a. Gjendja ime familjare: tue qenë unë i vetmi mashkull përveç babës që asht tetëdhetë vjeçar e paralitik - në familjen time të përbame nga nana, katër motra - prej të cilave njena e sëmurë tuberkuloze - dhe dy jetime. b. Gjendja ime shndetsore: tue qenë unë që prej shumë kohe me nji infiltracion të mushkërive.

Tue shpresue se apelimi im do të gjejë konsideratë pranë asaj së Nalte Gjykatë, kërkoj lehtësimin e dënimit dhe shpreh bindjen time në verdiktin e sajë të drejtë.

Durrës 27 dhetuer 1947

Arshi Pipa d.v.

I burgosun në Burgun A.P. të Durrësit” V.O. Burgu A.P. (Armiqve të Popullit), shën.FR.

■Seksioni i Mbrendshëm i Durrësit përcjell dosjen në Gjykatën e Naltë tue shtue këtë dokument: “Komunikatë: Me datën 24 shkurt 1948 Prokuroria vë ré se:

Nga shqyrtimi i aktëve të të pandehurve Arshi Pipa, Pashko Gjeçi, Prenkë Kaçinari dhe Hysen Ballhysa, rezulton se kanë qenë antarë të organizatës agjento-sabotatore duke bërë pjesë në grupin e quajtur social-demokrat, që kryesohej nga Gjergj Kokoshi e Suat Asllani. Organizata është shtrirë në elementët e pakënaqur nga Pushteti e Reformat. Kanë organizuar grupe në shkolla si profesorë dhe kanë bërë mbledhje të rregullta.

Kanë marrë vëndime për zgjerimin e organizatës dhe kanë propaganduar kundër të gjithë Reformave të Pushtetit. Kanë sabotuar në sektorët e tyre, kanë agjituar për të prëgatitur terrenin për ndërhyrjen e Anglo-Amerikanve.

Qëllimi i të pandehurve ka qenë rrëzimi i Pushtetit me forcë dhe me anë të një kryengritje në lidhje me forcat e huaja.

Vepra e tyre është tradhëti ndaj Pushtetit Popullor dhe Atdheut.

Për këto arësye dhe për ato që do të shtroj, kërkoj modifikimin e dënimit Prenkë Kaçinarit, ndërsa Arshi Pipa, Pashko Gjeçi, dhe Hysen Ballhysa të lehën si ishin.

24 shkurt 1948

Prokurori Ushtarak i U.K. Shqiptare Kapiten I. Nevzat Haznedari d.v.

■Gjykata e Naltë Tiranë me nr. 96 të vëndimit, nr. Regj. 61, e mbledhur me datën 29 shkurt 1948, me kryetar major Niko Çeta, antarë, kap. I Veladin Zejneli dhe kap. I Nexhat Hysejni, prokuror kap. I Nevzat Haznedari dhe kryesekretar, Thoma Rino, mbasi shqyrtoi dokumentacionin e të pandehurve, vëndosi:

1. PRENKË VLASH KAÇINARI, me 20 vjet privim lirije.

2. ARSHI MUSTAFA PIPA, me 20 vjet privim lirije.

3. HYSEN NAMIK BALLHYSA, me 15 vjet privim lirije.

4. PASHKO VASË GJEÇI, me 5 vjet privim lirije.

Kryesekretari d.v. Antar d.v. Antar d. v. Kryetari d.v. (vetëm firmat). “

■Këtu mbyllet vetëm dosja...

***

●Profesorët Arshi Pipa dhe Prenkë Kaçinari të dy ishin të burgosun në vitin 1947.

Të dy “armiqë të popullit”, të dy të sëmurë në Sigurim me t.b.c., të dy të masakruem ndër tortura, të dy t’uritun, të dy të “pa marrun vesht”, të dy të humbun ndër birucat e burgjëve të Durrësit, të dy “agjenta” se kanë mbarue shkollat e nalta, të dy direkt ose indirekt të simpatizuem nga intelektualët e mbarë Shqipnisë, të dy të respektuem dhe të nderuem nga të gjitha gjeneratat që kanë ndigjue mësim nga kata vigaj të kulturës sonë Shqiptare, të dy me një hap marrshi drejt majave të vështira, por që vezullonin si zafire për me ndritë me dijën e tyne rrugën e brezave të ardhëshme drejt Evropës. Prandej, dënimi i dhanun nuk asht i mjaftueshëm... duhën ridënue... Ashtu u veprue!

●Jeta me të vërtetë duket se vazhdoi... por, askush nuk mund të parashikonte si u erdhi fundi këtyne njerëzve, ndoshta, edhe ata vetë në vitin 1947-48, fundin e kanë mendue në Beden, Maliq, Burrel, ose Tepelenë, por kurrë, se mund të jenë një ditë... në Romë,... Washington... ose, ma mirë me thanë se mund të jenë ndonjëherë të lirë.

Fjala liri kishte përëndue bashkë me andrrat e shpresat e tyne.

Prof. Arshi Pipa pat fatin me e provue Lirinë, ndersa Prof. Kaçinari provoi vetvrasjen...

Jeta dhe veprat e Tyne duhet të jenë objekt studimi per brezat e rijë, mbasi vetem nder veprat e Atyne kolosëve të Popullit Shqiptar mund të lexohet dhe studjohet e verteta e Historisë së mohueme 70 vjeçare e Shqipnisë Europjane.

Cikël poetik nga Anila Kruti


Anila Kruti u lind në qytetin e Përmetit. Eshtë diplomuar për Gjuhë dhe Letërsi shqipe. Në vitin 2006 boton vëllimin e parë poetik “Përtej skajeve me ëndrrën”. Gjatë kësaj kohe është aktivizuar me shkrimet e saj dhe prezantime letrare në gazetën “Shqip”, revistën ''Obelisk” etj.“Psherëtima e gjethes” është vëllimi i dytë poetik...






Sipas psalmit :
”…ty kam vendosur të të mbaj gjatë!”
E di
Jam grua ajri.
Rrëshqas nëpër gishta.

Mbështjell fushat e arta me grurë.
Fëshfërij nëpër zabel.
Diell, shfaqem mbi çarçafin e qiellit
Bie ylber mbi pemë pas një stuhie gri.
Këndoj balada në muzg.
Fle në strehën e pyllit.
Unë që kam jetuar me diellin dhe erën
fushat dhe stinët. Eci me sandale shiu.
Befas,
zbrita mbi balli tënd
Preka një flokë bore nga kryet e tua
dhe pëshpërita:
“Dua të zbardhemi bashkë…!”

Dhe të vdes në përqafimin tënd…”
Rezultate imazhesh për poezi nga anila kruti


                                        Ku të të gjej?!

Të gjitha dashuritë
i kam të lidhura me pemën .
Të gjyshes.
Të mëmës .
Timen …
Unë jam një pemë !
Kështu kam qenë që në vogëlinë time.
Puthja diellin dhe vishja vjeshtë .
Po,ja erdhe ti,
zgjate krahët gjithë lule dhe më bëjë hije .
Befas të ra në krahë një dimër i tërë
dhe të thau.
Ku të të gjej?!
Tani,
shpirtin e mbjell me pemë ,
të të ngjajnë ty.

Imazh i ngjashëm
Mos ,më bëj për të qarë!

Është ftohtë.
Hëna e plagosur
dergjet gjithë dhimbje.
Verdhon, midis brinjëve të malit.
O zot, mbuloje me duart e bardha.
Mos ,më bëj për të qarë!


Imazh i ngjashëm
Stina ime

Lashë fijen e mendimit nëpër mjegull tjerrur hollë mbi mollët e fjetura .
Mjegull u bëra në ikjen time.
Një dimër i tërë më ra në krahë.
Zhveshi lëkurën time të vjetër.
Një hënë vjeshte vdiq në pyllin e drerëve .
Vajtuan zogjtë e mi të ikur.
Këngët e ujshme të shiut
zgjuan pyllin.
Ja ,kështu e vetme u zgjova edhe Unë një ditë dimri.
Unë që gjithnjë kam dimëruar me zogjtë
këtë herë zgjodha të eci vetëm në pyllin e drerëve.
Kundrova fushat e bardha me pisha të heshtura.
Ujërat që ngrohnin gojën e dheut.
Zbathur,
mbërrita në pragun e dimrit.
Aty ,midis ullinjve rashë në krahët e tu .
Tani, hënë e gjallë
dimëroj
Aty…
Rezultate imazhesh për poezi nga anila kruti

Kemishe drite

Mbaja veshur gjithnje nje kemishe drite.
Ne krahe rrisja foshnjat e vogla endrra.
Kendoja ninulla neper pyje.
Frutat e pjekura i ruaja per ty.
Cdo nate lusja nje psalme bible.
E nesermja
me arratiste me zogjte.
Dhe o Zot…!
Krejt ,pa kemishe
te mbuloja ty..

Rezultate imazhesh për poezi nga anila kruti

Kam mall për shtëpinë time!

Bie gjurmë dielli në pyllin me gështenja. Avujt e tokës zgjasin gishtat nëpër ajër.
Unë bëhem ditë.
Bëhem ajër..
U zgjuan të parat fluturat e verdha .
Në buzën e përroit simfonia e gjetheve ka kohë që mbështjell pyllin.
Kokën varur në krahët e shtatorit.

Unë kam mall për shtëpinë time !

Atje tej në vresht marrin udhën kuajt ngarkuar me rrush.
Ca gra me shami të bardhë hedhin grurë në erë.
Udhtëtoj nëpër stinë me shpirtin udhë
e udhë bëhem
e fjalë bëhem…

Çatia nën krahët e mollës ngre sytë e më sheh,
poshtë saj kukullat e mia të vogla diç më thonë.

Unë kam mall për shtëpinë time.
E frymë bëhem.
E lotë bëhem
nëpër faqet e çatisë.
Rritur poshtë një molle…

Imazh i ngjashëm

Vjeshtë me gjethe të kuqe

Jam
çasti
që deh
në dritaret e diellit.
Mëngjesi
që zgjon
mërmërimën e kroit.
Sy i kulluar shiu.
Bie lehtë në krahët e shtatorit.
Vjeshtë me gjethe të kuqe.
Shtat i hedhur në burimin e kaltër.
Jam
pemë
që shtrij krahët e gjelbër.
E dritare bëhem
të puth gjelbërimin…

Rezultate imazhesh për poezi nga anila kruti


Shkroi vjeshta një baladë shiu

Shkroi vjeshta një baladë shiu.
Një lirikë të ëmbël kënduan gjethet e kuqe në ajër .
Majë gishtash zbritën Perënditë me këmbë zjarri.
Lanë të ndezur mbi duart e mia
një varg…





Kumbulla ime, vashë

Kumbulla ime
dikur me krahët në qiell
sot po qan.
Në kohën e gjyshes të qeshte fytyra.
Të strukej dielli midis degëve.
Era të vallëzonte mbi krye.
Qeshin rrugicat.
Vashë e bukur je veshur me të bardha.
Sytë e djemve kanë rritur ëndrrat.
Po ty,
Pabesisht
krahët t’i prenë.
Lulet t’i dogjën.
Të hodhën në rrugën e madhe.
E veç trungu
Trungu të
mbeti në shpirtin tim.
Libër ,
të qajnë poezitë…

L'immagine può contenere: Anila Kruti, con sorriso, spazio al chiuso
Zoti është tjetri

U ndez fjala në duart Hestias .
Orakulli i stinëve shkroi udhën tënde .
Hapat të sollën tek unë.
I miri im …
Zjarri të dridhej në duar.
Gjaku nën lëkurë .
Mua buza nën mall.
Trupi nën zjarr.
Mendueshem shtrive shpirtin në qiell.
Dhe pikove prej qiellit në fatin tim.
Ardhjes tënde ia dua gjurmën .
Duarve të tua mbushjen me dritë .
Heshtjes tënde i mësova leximin.
Prekjes së duarve muzikën e mallit.
Pastaj, të dëgjova burimet e shpirtit që rridhinin në emrin tim.
dhe qetë shtriva krahët e mi në parajsen prej uji.
Të pashë të luteshe në emër të dashurisë tek këndova një psalm prej biblës së buzës:E bukura ime !
Të përqafova në lindjen e një dite të re…
M’u ule në gjunjë
dhe qave si burrë …





Të gjitha dashuritë



i kam të lidhura me pemën .
Të gjyshes.
Të mëmës .
Timen …
Unë jam një pemë !
Kështu kam qenë që në vogëlinë time.
Puthja diellin dhe vishja vjeshtë .
Po,ja erdhe ti,
zgjate krahët gjithë lule dhe më bëjë hije .
Befas të ra në krahë një dimër i tërë
dhe të thau.
Ku të të gjej?!
Tani,
shpirtin e mbjell me pemë ,
të të ngjajnë ty.

Përgatiti:F.B

CIKËL POETIK NGA RAMIJE UKAJ


Fotografia e profilit të Ramije Ukaj

AKROSTIK PËR IBRAHIM RUGOVËN

I ringjallur si Konstandini nga balada
Besnikërisht na lidhe besa besë
Ra kushtrimi i dasmës së madhe
Atdhetarisht t`i biem hasmit me pushkë e kmesë
Honeve të shpirtit frymoi liria
I gjallë e i vdekur na bashkove urtësisht
Mbi qiellin tonë të valoi pavarësia

Radhë më radhë tash të vijnë në Velani
U jep buzëqeshje engjëllore
Gatiten para teje si fëmijë
Oshtinë zëri yt i urtësisë hyjnore
Vizion i qëndisur në flamur Dardanie
Arkitekt i atdheut me pamje pavdekësie

AJO KOHË

Të lidhur me fije floku
Në duet i këndonim dashurisë
Si zogj shtegtarë fluturonim
Nëpër shtigjet e lumturisë

Ashtu me krah ere vallëzonim
Si valët e ujëvarës në Korishë
Të etur për një të nesërme
I kam rritur dy drita sysh.

VENDLINDJA

Ah vendlindja ime
Sa kam mall për ty
Si ujëvarë e shpirtit
Në zemër më ke hy

Atje e kam fëmijërinë
Dhe gërshetat e vajzërisë
Atje i kam lënë ëndrrat
Dhe lotët e nusërisë

Koha vjen dhe shkon
Si dallëndyshet në pranverë
Askund si në vendlindjen time
Lulet nuk kanë erë

Ah vendlindja ime
Sa shumë ti më mungon
Kur të kthehem tek ti
Kush i pari më përqafon.

RRUGËT E FATIT
Drejt rrugëve të fatit nisesha
E ato më qonin tjetërkund
Në një rrugë tjetër më kthenin
Fatin tim nuk e gjeja askund

Me heshtje i matja hapat e mi
Dhe netët i lodhja me pritje
Shpesh ëndrrat i leja pa gjumë
Duke folur me hijen time

As sonte nuk gjej qetësi
Se mu kujtua fati i munguar
Kur me lot shprese i ujisja lulet
Në rrugë të fatit duke besuar

E përvuajtur jetoja pa fat
Duke pritur atë t`më buzëqesh
Koha vinte dhe shkonte kot
Po fat askund s`kishte mes nesh.



STINËT E VETMISË


E humbur mes mendimesh
Edhe sonte përgjoj vetminë
Nën strehën e pritjes që pikon
Numëroj gjethet e ftoit që bien

Lagur prej lotëve të vjeshtës
Një puhizë m`i shprish flokët
Aq është mallëngjyer për mua
Me zemër më përqafon ngrohët

Kjo erë e vjeshtës me shi
Stinët e vetmisë m`i kujton
Në dritaren e vetme të hapur
Një zog i vonuar cicëron.


VARKA E JETËS

Me një varkë të vjetër
Brigjet e jetës i kërkoja
Si valë e detit të pa fund
Me dy zogj lundroja

Në breg të dritës prisja
Rrezen e diellit të agoi
Me fije floku e lidhja
Plagën e zemrës që lotoi

Mes detit të trazuar
Me shami thërrisja shpëtim
Asnjë zë pos pulëbardhave
Nuk më dha ngushëllim

Tani varkë e jetës sime
Lundron valëve të lumturisë
Një dritë qiellore më prinë
Drejt bregut të ardhmërisë.


SI NË ËNDËRR

Ora e gjumit ngadalë po bie
Dhe kujtimet i bëj palë
Në albumin e jetës pa ngjyra
Aty hapi më është ndalë

Aty shpirti më është këputur
Sikur rrënja e qershisë
E gjithë jeta u kthye mbrapsht
Dhe u vyshken gjethet e dashurisë

Herë me do herë s`të dua
Luhej loja me ëndrrën time
Këngë e lot i bëja bashkë
Të mos mbetem në mjerime

Nuk jetohej zemërplasur
Sikur zogu kur s`ka fole
Tani flokët m`i merr era
Hedhim valle me jetën e re.


KUJTIM I LARGËT

Kur befas nata të pret udhën
Dhe hëna e re i mbyllë sytë
Atje një kujtim i largët
Kokëvarur është duke pritë

Përmallshëm me shiun që bie
Rigojnë dhe sytë e mi
Për atë kujtim të tretur
Që iku pa zë në fëmijëri

Si të nisem në këtë shtrëngatë
Zemërthyer me buzë në vaj
Flokëshprishur në mesnatë
Frymën e tij me shpirt e mbaj

Sikur lotët që bëhen bashkë
Dhe pikojnë plotë mall
Si vrapuesja e Prizrenit
Pres një ditë me u çmallë.




FOTOGRAFI E VJETËR


Asgjë s`dua që të kujtojë
Se po më shtohet harresa
Në një libër pa asnjë fjalë
Më mbanë gjallë shpresa

Në fotografitë pa ngjyra
As vetën më s`po e njoh
E vogël sa furka e nënës
Mezi me syza po e shoh

Aty është e gjithë jeta
E mbyllur në kornizë
Si një këmishë e vjetër
Që shuan mallin e rinisë

A thua kam harruar
Ku më shkoi atëherë jeta
Në gjithë këto fotografi
Qenka shpërnda e vërteta

Tani dhe vetës i bëjë foto
Dhe buzëqeshi kur të dua
Po asnjëherë si në ato foto
Ku gëzimi im ka mungua.


DITËLINDJA PA BUZËQESHJE

Jemi larg dhe jemi afër
Sikur lulet në një saksi
Koha vjen e nuk ndalet
Malli më shtohet veç për ty

Jemi larg dhe jemi afër
Këngë e vaj i kemi bashkë
Në djep të njëjtë kemi ëndërruar
Në vend nëne ty të kam dashtë

Jemi larg dhe jemi afër
As në ditëlindje më nuk vjen
M`le pa fjalë e pa buzëqeshje
Zëri yt tek ti më shpien

Jemi larg dhe jemi afër
Nga Prizreni në Prizren
Unë do të vij se jam më e vogël
N`zemrën time aty ke vend

Jemi larg dhe jemi afër
Ditë për ditë po shtohet vetmia
Këngë e vaj prapë i bëjmë bashkë
Le të mbretërojë dashuria.

2019-03-05

Në kuadër të "Epopesë së UÇK-së" LSHK ndau tri çmime për Konkursin letrar "Ora e lirisë "

Fotografia e Lidhjae Shkrimtareve e Kosoves


Nën patronatin e LSHK me Kryetari Prof.Dr.Shyqri Galica si dhe të Kryesisë së LSHK-së sot  në Bibliotekën  kombëtare të  Kosovës "Pjetër Bogdani", në Prishtinë, në kuadër  të "Epopesë së UÇK-së" u mbajtë "ORA E LIRISË". 



Kryetari i LSHK-së Shyqri Galica 


Punimet në formë anonime Juria letrare (Prof. dr. Shefkije Islamaj, Prof. dr. Fadil Grajçevci dhe Prof. dr. Adem Zejnullahu) i ka përzgjedhur 30 punime letrare nga të gjitha trojet shqiptare të konkursit anonim  dhe, ndër to, tri punime  fituan  çmimet letrare - I, II, III.

 Punimet janë vlerësuar pa emra të autorëve (anonimë për jurinë).

Për tri punimet më të mira - Komisioni letrar i ndau  3  çmime letrare.


Vendin e parë,për"Orën e Lirisë"  e zuri poeti Ramë Oraça ,poet dhe profesor  nga Podujeva ,të dytin  e fitojë poetja brilante nga Tirana Akademik Mrs. Raimonda Maleçka ndërsa  të tretin  e fitojë profesoresha  Naxhie Kastrati,poete nga Peja. 


                         
                             Çmimi i - I - rë   : Ramë Oraça 

Fotografia e Lidhjae Shkrimtareve e Kosoves




 Çmimi i - II-të  :Rajmonda Maleçka 


Fotografia e Lidhjae Shkrimtareve e Kosoves

                          


Çmimi i - III-të :Naxhije Kastrati

Fotografia e Lidhjae Shkrimtareve e Kosoves





Fotografia e Flori Bruqi



FloriBruqi

MARSI I NGRIRË NË SHPIRTIN ARBËROR

(Rënies heroike të famlijes Jashari)

Marsi i ngrirë shkriu borën përjetshëm
Era frynë e shpirti i pamposhtur bie theror
Nga dhembja e pa fjalë deri në palcë të tokës
Që shpon dhe gurin në kujtesën e etnisë

Luleborat paralajmëruan pranverën
Pas Njëqind vjet të historisë së ngrirë
Mbi shpirtin e plagosur të gjakut arbëror

Me thonjë shqiponje
U varros robëria
Në kujtesë të etnisë
Krejt shenjtas i fal gjakun e vet përjetësia

Pa maraz
Ç ‘ bëhet,na thuaj
Po vdesim të gjithë
Nga thundra e huaj!
Jo,
As dhembje
As lotë
As fund idilik
Marsi po shkrinë
Rruga e frymëmarrjes po frynë
Pranverën askush më smund ta ndalë
Në zemër të gurit Lulebora do çelë
Dhe n’ shpirtin e gjakut arbëror farën do mbjellë


Isniq : 08 .03. 1987

(Flori Bruqi , Poezi e pabotuar e  përzgjedhur  dhe e lexuar në “Orën e lirisë”,të LSHK-së,  sot më dt. 5.3.2019).


Fotografia e floripress.blogspot.com Flori Bruqi




Fotografia e floripress.blogspot.com Flori Bruqi
Fotografia e floripress.blogspot.com Flori Bruqi


Fotografia e floripress.blogspot.com Flori Bruqi



Fotografia e floripress.blogspot.com Flori Bruqi



Fotografia e floripress.blogspot.com Flori Bruqi



Fotografia e floripress.blogspot.com Flori Bruqi


Fotografia e floripress.blogspot.com Flori Bruqi


Fotografia e floripress.blogspot.com Flori Bruqi


Fotografia e floripress.blogspot.com Flori Bruqi


Fotografia e floripress.blogspot.com Flori Bruqi








Fotografia e floripress.blogspot.com Flori Bruqi

Fotografia e floripress.blogspot.com Flori Bruqi



Fotografia e floripress.blogspot.com Flori Bruqi



Fotografia e floripress.blogspot.com Flori Bruqi


Fotografia e floripress.blogspot.com Flori Bruqi

Fotografia e floripress.blogspot.com Flori Bruqi

Fotografia e floripress.blogspot.com Flori Bruqi
Fotografia e floripress.blogspot.com Flori Bruqi


Fotografi nga aktiviteti letrar "Ora e Lirisë ". 


Teksti dhe fotografitë : Flori Bruqi

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...