Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/04/14

“Lady Makbeth”, fuqia më e errët në 70 vjet. Enveri e kuptoi…


Nusja e Enverit, Liliana Hoxha , tregon se pasi provoi publicistikën, ku përmes dy librave të saj ajo tregoi marrëdhëniet e ndërlikuara brenda familjes Hoxha, por dhe rolin e agjenturave të huaja në Shqipëri, ajo ka zbuluar edhe prirjen e saj në pikturë.

lili

Ajo ka portretizuar Nexhmije Hoxhën duke e cilësuar “Lady Makbeth” apo duke e stigmatizuar në një tjetër portret si “Lëngata shqiptare”. Ajo e shpreh qartë në intervistën e saj, atë çfarë ka dashur të thotë për portretet.

“Nexhmije Hoxha mbetet prova e gjallë e aktivitetit agjenturor, që ka uzurpuar Shqipërinë, qoftë e fundit për nga politikat europiane, që automatikisht minimalizojnë rolin e tyre. Ndaj, e kam projektuar në art jo si person, por si fenomenin më të rrezikshëm që ka punuar nëndheshëm për vetasimilimin e shqiptarizmit”, shprehet Liliana Hoxha.


“Nexhmije Hoxha nuk përfaqëson vetëm veten, por fuqinë më të errët çubriloviçiane, përmbi 70 vjet, nga ‘41 deri sot. Sa të jetë gjallë, mbetet kryeeksponenti, së paku nyjë, në mos fuqi ekzekutive e agjenturës. Mbetet prova e gjallë e aktivitetit agjenturor që ka uzurpuar Shqipërinë, qoftë e fundit për nga politikat europiane, që automatikisht minimalizojnë rolin e tyre. Ndaj, e kam projektuar në art jo si person, por si fenomenin më të rrezikshëm që ka punuar nëndheshëm për vetasimilimin e shqiptarizmit. Por, në fund, Enveri e ka kuptuar për mënyrën si e ka trajtuar kur ishte i paralizuar”.

Duro Shehu : U qëllua me armë pasi e helmuan, kush e dha urdhrin

Mehmet dhe Duro Shehu
“Mehmet Shehu është helmuar dhe pastaj është qëlluar me dy plumba”. Kështu është shprehur i vëllai i ish-kryeministrit Mehmet Shehu, në lidhje me vdekjen ende misterioze të Mehmet Shehut. Sipas tij, urdhri është dhënë nga Enver Hoxha, por këmbëzën e pistoletës e ka shkrepur Kadri Hazbiu.


“Cili është njeriu që ka qëlluar mbi të? Në fillim dukej se çështja ishte e koklavitur, por unë kam bërë hetimet e mia dhe kam pyetur shumë njerëz. Nga të gjitha këto, kam dalë në përfundimin se urdhri për ekzekutimin e tij është dhënë nga Enver Hoxha, ndërsa këmbëzën e ka shkrepur ‘Jagoja’, Kadri Hazbiu.


Por, në marrjen e vendimit, ka qenë edhe një i tretë, ‘Hrushovi’, Ramiz Alia. Unë theksoj atë që kam thënë edhe herë të tjera: Të gjithë shqiptarët, jo vetëm ata që jetonin kur ishte Mehmet Shehu gjallë, por dhe që kanë lindur pasi ai u vra, kam bindjen po t’i pyesësh (se do u kenë treguar nënat, baballarët, gjyshërit) mbi këtë çështje do të thonë se mbi Mehmet Shehun nuk mund të vinte dot dorë njeri, pa lejen e Enver Hoxhës”, është shprehur ai për gazetën “Dita”, një vit më parë.

Sipas tij, “Shumëkush mund të mendojë se urdhri u dha për shkak të fejesës së djalit të tij, Skënderit, me një vajzë nga Turdinjtë, familja e së cilës kishte biografinë me probleme. Por nuk është kështu”. Ai tregon se urdhri për eliminimin e tij është shumë i largët, pasi përpjekjet për eliminimin e tij kanë filluar që në ’48-n. “Ishte Koçi Xoxja me klanin e tij. Pra nuk ishte e rastit vrasja e Mehmet Shehut. Plani për eliminimin e tij ka filluar që në atë kohë”, thotë Duro Shehu.

KUJTIMET

Vite më parë, Duro Shehu botoi një libër kujtimesh “Mehmet Shehu, im vëlla”, (“Bota Shqiptare”), ku ndër tjera rrëfen për ditën e vetë/vrasjen së Mehmet Shehut, takimin me Fiqretin, të bijtë, shërbyesen, etj. Duro Shehu thotë se oficerët e Sigurimit që kishin mbushur vilën e Kryeministrit të vdekur, nuk e kishin lënë t’i afrohej trupit të pajetë të të vëllait, për të parë se si e kishte marrë plumbi.

Në librin e tij, ai rrëfen: “Sa hymë në shtëpi, pyeta Fiqretin se si ndodhi, ç’ngjau? Ajo nuk foli fare, por vuri gishtat e duarve te veshët si për të thënë se shtëpia përgjohej dhe nuk duhej të flisnim. Pyes Vladimirin, djalin e madh të Mehmetit, dhe ai më thotë: “Xhaxhi, nuk dimë gjë. Unë dhe Bardha (gruaja) nuk fjetëm tërë natën. Dhomën e kishim ngjitur me atë të babit, por nuk dëgjuam asgjë”. Pyes Farien, punëtoren që kishte shërbyer 30 vjet në shtëpinë e Mehmetit.

Ajo tha: “Shoku kryeministër ishte shumë mirë, para një jave i kërkoi leje shokut Enver të shkonte për gjah në Elbasan. Vajti në mëngjes dhe erdhi në darkë. Më parë shkonte të shtunave dhe kthehej të dielave në darkë. S’di ç’të them! Kryeministri u vra. Më tepër nuk di ç’të them…”. E pyeta prapë Farien se kush ishte me shërbim mbrëmë këtu. Unë isha në shtëpi, tha. Me shërbim ishte një vajzë e re, ajo që pe ti para se të shkoje në Vjenë, por ajo vajza iku natën, iku natën, nuk e di ku e çuan…

Pyeta Ali Çenon, truprojën kryesore të Mehmetit dhe ai më tha po ato fjalë që ka deklaruar edhe në shtyp: Unë, sipas grafikut të shërbimit, isha në shtëpinë time. Më kërkuan të vija dhe erdha. Pashë që nga dhoma e shokut Mehmet doli Kadri Hazbiu me një çantë të zezë në dorë…

Sipas Gani Kodrës, përgjegjësit për sigurimin e Mehmet Shehut, Kadri Hazbiu në gjyq i kishte mohuar thëniet e Ali Çenos, duke thënë se atë natë ai kishte qenë në ditëlindjen e Elit, sekretares së tij, në Laprakë. Eli e mohoi. Kadriu tha se tek Eli vajti me vonesë… Ku ishte vonuar Kadriu? Në dhomë ku kishin vendosur trupin e Mehmetit ishim ne të shtëpisë që bëheshim gjithsej dhjetë veta që po rrinim dhe 20 e ca oficerë të Sigurimit që rrinin në këmbë e na përgjonin ne.

Nuk njihja asnjërin prej tyre. I them pas një copë here përgjegjësit të tyre: “A mund ta shoh ku e ka marrë plumbi Mehmetin?” “Jo, më thotë. Në asnjë mënyrë. Rri e përgjoje. Vetëm kaq”. Po ta kisha parë plagën e Mehmetit, si ushtarak që isha, mund të kuptoja diçka më shumë, pavarësisht se nuk isha ekspert kriminalist.

* * *

Pak pasi kisha pyetur përgjegjësin e oficerëve të Sigurimit për të parë plagën e Mehmetit, vjen një oficer tjetër i Sigurimit, më nxjerr në dhomën tjetër e më thotë: “Duro, kam urdhër të të them se që tani duhet të shkosh në shtëpinë tënde”.. Mbi varrin e Mehmetit foli Vladimiri, djali i Mehmetit, ndërsa nga Kryeministria nuk u tha asnjë fjalë, nuk u vendos asnjë lule, asgjë.

Nuk u lejuan të merrnin pjesë në varrim të afërm të tjerë të familjes, as miq e shokë që Mehmeti i kishte pasur me shumicë. Ishin marrë masa shumë të rrepta në Tiranë, por sidomos në zonat jugore të vendit. Në Tiranë nga shtëpia e Mehmetit e deri në varreza ishin bërë gardh njerëzit e Sigurimit e të Policisë, të cilët nuk lejonin askënd, jo të kalonte atë gardh të tyre, por as të shikonte”.

INTERVISTA

Pas botimit të kujtimeve të tij “Mehmet Shehu, im vëlla”, Duro Shehu ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën “Panorama”, përmes së cilës ai rikthehet në kohë, duke kujtuar veprimet e para që bëri menjëherë pasi mori vesh vetë/ vrasjen e të vëllait-kryeministër. Duro Shehu, oficer, kishte mundësi të komunikonte me emrat më të pushtetshëm të kohës.

“I telefonova Veli Llakës për të ma sqaruar më mirë lajmin që më kishte dhënë pak çaste më parë. ‘Të lutem, i thashë, më ndihmo të takohem me Kadri Hazbiun’. Në atë kohë ai bënte detyrën e ministrit të Mbrojtjes. Veliu, pasi më tha se Kadriu ndodhej në zyrë, më premtoi se do t’ia transmetonte kërkesën time. Prita në çaste të tëra në ankth. Shpresoja shumë se kontakti me të do të më orientonte për shumë gjëra. Kishin kaluar gati 40 minuta, kur më telefonoi Veliu e më tha se më priste në zyrë ministri i Mbrojtjes. U nisa me një frymë.

Rrugës sillja ndërmend lloj-lloj dilemash e qëndrimesh për atë që kishte ndodhur. Kadri Hazbiu që do të takoja kishte qenë një nga miqtë më të afërt të Mehmetit dhe familjes sonë. Fakti që pranoi të më takonte, më lehtësoi disi për gjëmën që parandieja. Po, çuditërisht, këtë radhë do të takoja një Kadri tjetër…”, tregon Duro Shehu.

Sipas tij, Hazbiu i kishte thënë vetëm se Mehmeti ishte vetëvrarë dhe arsyeja ishte e bija e Turdive. “Aty për aty, gati pa vetëdije, i thashë se nuk dinim gjë përse bëhej fjalë, po Kadriu, që mesa dukej nuk fliste vetëm në emër të tij, kaloi nga momentet e sqarimit për atë që kishte ndodhur, te porositë zyrtare për atë që duhej të bënim ne familjarët pas këtyre çasteve.

‘Tani, më tha, lajmëro vëllezërit dhe shkoni në shtëpi, te xhenazja. U thuaj se Partia nuk do ta varrosë. Është vetëvrarë, e kjo do të thotë tradhti. Pastaj, me ato që ka bërë për atë fejesën, mund të dalë se ka qenë armik’. Këmbëngula për t’i kërkuar edhe diçka tjetër, me bindjen që tek ai, pavarësisht këtyre rrethanave, nuk mund të ishte fshirë çdo gjë nga lidhjet shpirtërore me Mehmetin, por ishte e kotë.

Atë çast Kadriu u çua në këmbë, hoqi syzat dhe m’u drejtua përmbledhtazi: ‘Është urdhër. Kështu duhet bërë! Mirupafshim!’”. Ai kujton se Hazbiu e kishte porositur që ai vetë, si komunist, nuk duhet të merrte pjesë në varrimin e të vëllait, por vetëm të shkonte në shtëpinë e tij për të përgjuar trupin e pajetë. I ndjekur nga njerëz të Sigurimit ai u drejtua për në shtëpinë ku kishte rënë zia.

“Ishte një urdhër që të linte të kuptoje se ishte pleqëruar me majën e kupolës. Deshifrimi i tij më shkoqur do të thoshte se ceremoninë mortore do ta bënim vetëm ne familjarët. Lajmërova vëllezërit dhe aty nga mbrëmja u nisëm për te banesa e Mehmetit. E gjithë rruga për aty ishte blinduar me policë e roje të armatosura. Në afërsi të vilës, dy autoblinda të Gardës ishin vënë në pozicion luftimi. Në të gjitha godinat përreth, pushkatarë e roje të armatosura vigjilonin si në momente luftimi.

Kaluam mes tyre dhe u gjendëm në banesë. Arkivoli me trupin e pajetë të Mehmetit ishte vendosur në mesin e dhomës së madhe. Anash tij në karrige rrinte e shoqja dhe djemtë. Në shpinë të tyre disa njerëz të panjohur me revole në brez. Një pamje e rëndë, shumë e rëndë, me një heshtje torturuese, kishte pushtuar tërë mjedisin”, është shprehur Duro Shehu

Mehmet Shehun e vranë, si i ruan Nexhmija letrat e dashurisë me Fiqiretin dhe djemtë

 Në vijim të rrëfimit të saj për gazetën “Panorama”, nusja e Enver Hoxhës, Liliana Hoxha, tregon prapaskenat që bëheshin në majën e kupolës së shtetit komunist pa dijeninë e Enver Hoxhës, por nën regjinë e Nexhmije Hoxhës dhe Ramiz Alisë.

5499543396_449a22e921_b


Tashmë, publiciste e njohur, zonja Hoxha ka botuar dhe dy libra, “Tanët” dhe “Pushtimi i brendshëm”, ku ajo tregon marrëdhëniet e komplikuara në familjen Hoxha dhe në Bllokun e drejtuesve të PPSH-së dhe aktivitetin agjenturor në Shqipëri. 

Duke insistuar se Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha punon për interes të UDB-së jugosllave, zonja Hoxha tregon se si u sabotua nga Ramiz Alia hapja e Shqipërisë me Landin e Bavarisë, kur Kryeministër ishte Shtraussi, kur Enver Hoxha ishte ende gjallë. Në lidhje me vdekjen e Kryeministrit Mehmet Shehu, zonja Hoxha shprehet se atë e vranë interesat e UDB-së, pasi ishte planifikuar ndërhyrje ushtarake e Shqipërisë në mbrojtje të Kosovës.


 Për Enver Hoxhën, vdekja e Mehmet Shehut, e treguar nga goja e nuses së djalit të tij, ishte një gjëmë e madhe, ndërsa për pjesëtarët e tjerë të familjes, Nexhmijen, por dhe djalin tjetër, Ilirin, ajo ishte një ditë gëzimi dhe çlirimi. Liliana Hoxha flet dhe për disa dosje tepër sekrete që Nexhmije Hoxha mbante të fshehura për Ismail Kadarenë, por dhe për Fiqirete dhe Mehmet Shehun, familjen e të cilit partia e internoi dhe e dënoi si armiq të popullit.

Në atë kohë është folur se kanë qenë reforma të ndërmarra nga qeveria dhe kryeministri i asaj kohe, Mehmet Shehu?!

Nuk e di cilën reformë ka ndërmarrë Mehmeti, por asnjëherë pa aprovimin drejtpërsëdrejti të Enverit, që në planifikimin e reformës. Më duken më shumë thashetheme abuzive ndaj kryeministrit, kur vullneti, gjoja i Enverit, shprehej nëpërmjet Nexhmije Hoxhës e Ramiz Alisë, ndërsa pushtetin nuk mund ta arrinin kurrë pa vrasjen e Mehmet Shehut edhe për interes të UDB-së. 

E vranë në momentin kritik, kur me urdhër të Enver Hoxhës ishte përgatitur mësymja ushtarake në mbrojtje të Kosovës me strateg Mehmet Shehun. 

Kështu i hapën rrugën drejt pushtetit Ramizit e Nexhmijes, me pengesë vetëm Enver Hoxhën, edhe ky në trajtim mjekësor vdekjeprurës. 

Me siguri them që, tufëzimi është ideuar nga Instituti Marksist-Leninist i Nexhmije Hoxhës, nga studiuesi Harrilla Papajorgji sipas modelit sovjetik, ndërkaq punonjës i Institutit dhe anëtar i Komitetit Qendror. 


Kush mund ta ketë bindur Enverin për këtë reformë, kjo është pyetja e duhur, kur ai, i shqetë- suar, më ka thënë: “Si moj Lilianë, a mund të jetojë fshatari pa një pulë?!” Di shumë shembuj që ajo e mashtronte hapur Enverin edhe në sy tonë, e sigurt prej presionit që na bënte, që nuk mund t’i tregonim Enverit.

 Por rasti më i rëndësishëm i sabotimit dhe ndrydhjes së Shqipërisë përfundimisht në izolim, ishte çështja Shtraus. I ndodhur krejtësisht i vetëm në ’82, Enver Hoxha vendos të mbështetet te Perëndimi, konkretisht me Landin e Bavarisë me kryeministër Shtrausin. 

Pala gjermane ishte e gatshme dhe përshëndeti iniciativën e Enverit për hapjen e Shqipërisë me çdo kusht, pra me lëshime edhe politike. Ramiz Alia ndiqte negociatat.

 Personalisht, unë nxisja bisedën me Enverin duke u mbështetur në lajmet që vinin për këtë temë të bujshme në Agjencinë Telegrafike ku unë punoja. Enveri, në prani të Nexhmijes, që nuk i ndahej kurrë, fliste me entuziazëm, por shprehte çudinë që, megjithatë, çështja po vonohej, dhe pse vonohej?! 

Kur Shtrausi ishte krejtësisht i gatshëm. Kjo çështje u sabotua nga Ramizi e Nexhmija, teksa Enveri iku nga jeta me këtë plagë në zemër. 

Qëndrimi zyrtar shqiptar, shumë i vonuar pas vdekjes së E.Hoxhës, ishte: Gjermania jep çikërrima dhe na kërkon të lejojmë fenë. Shtrausi dhe djemtë e tij reaguan duke akuzuar palën shqiptare, drejtuar nga Alia, që ishin bërë pengesë me lloj-lloj sanksionesh ndaj Gjermanisë deri edhe për reparacionet e luftës kur sa ishte E.Hoxha gjallë, qëndrimi zyrtar ishte hapje me çdo kusht.

Është shprehur me ju apo me familjarët për rastin e Mehmet Shehut? Çfarë mendonte Enver Hoxha për vrasjen apo vetëvrasjen e Mehmet Shehut?

Ai na tha mua dhe Sokolit se kjo ishte një gjëmë për Shqipërinë. Unë dhe Sokoli e kemi përjetuar si gjëmë edhe për Enverin. Familjarët e tjerë të Enverit qeshnin, gëzonin. 

Nexhmija, atë ditë, shkoi në zyrë si pa gjë të keq, ndonëse duhet t’i rinte Enverit afër se ishte shumë i mërzitur nga akti i Mehmetit.

Po raporti sinoptik për Mehmet Shehun, që iu lexua popullit dhe lidhjet e tij me agjenturat e huaja?

Mendoj se Enverit i ofruan shumë argumente, si për të gjitha grupet armiqësore antiparti, të cilat s’mund t’i ndiqte personalisht dhe i besonte “partisë”.

 Siç ndodhi që M.Shehu dogji Beqir Ballukun apo Ramiz Alia e Nexhmije Hoxha dogjën Kadri Hazbiun. “Partia” i dha informacionin Enverit që CIA donte ta helmonte nëpërmjet M.Shehut. 

Personalisht mendoj që Mehmeti këtë gjë nuk do ta bënte kurrë. Me dashje apo pa dashje, Mehmeti e respektonte Enverin dhe pushtetin pas tij e kishte të sigurt, për më tepër edhe legjitim. Më thellë nuk mund të bëj hipoteza. Gjithsesi, Enveri duhet të thoshte diçka para popullit.

Nuk mendoni se mund të ketë qenë vetëvrasje, siç e kanë argumentuar disa bashkëpunëtorë të tij, për shkak të karakterit të fortë, nga sedra apo dinjiteti i lënduar?

Edhe kjo ka të bëjë me detyrimin që ta çonin deri aty. Por fakti që Enveri i tha Ramizit natën e mbledhjes së Byrosë: “Mehmeti e mori kritikën dhe duhet ta falim”, ndërkaq që u “vetëvra” me ngut pa ardhur e nesërmja. 

Gjithashtu, ende pa u gdhirë, agjencia jugosllave e lajmeve, “Tanjug” dërgon lajmin pararendës në favor të autorëve të krimit: “Mehmet Shehu vritet në mbledhjen e Byrosë me armë, në dyluftim me Enver Hoxhën. Syzet e këtij të fundit u mbuluan me gjak”!! 

Pra, del qartë se Mehmet Shehut e keqja i ka ardhur, pikërisht nga Ramizi dhe të interesuarit e tjerë. Retrospektivisht del: Nexhmija paska pasur zakon të ruajë nga koha e komunizmit dokumente nga personalitetet më të spikatura, që ajo i shihte si rrezik permanent kundërshtues të saj. 

Kaq i fortë ka qenë pushteti i saj nëpërmjet fuqisë kulte (agjenturat), sa shpjegon heshtjen absolute të gjithkujt për t’u bërë jo vetëm pjesë e kësaj çështjeje, por që Nexhmije Hoxha të mos përmendet kurrë. Kemi vetëm librin “Zonja e zezë” të Fahri Balliut dhe Kadarenë, që e quan Lady Makbeth. 

Po të vini re, ajo manipulon gjithfarësh për ruajtje e emrit të saj, që, tek e fundit, në histori të jetojë çka i mbetet si gruaja e Enver Hoxhës. Siç i kam vënë në dukje te libri “Tanët”, kam pasur në dorë dosjen e Kadaresë, më vonë dosjen e Mehmet Shehut, që çuditërisht na përfshinte dhe mua, Sokolin e fëmijët tanë. Dosje krejtë- sisht sekrete të saj, që shprehin profilet e fshehta psikike, por sidomos frikën për t’u mbrojtur nga akuzat që e kriminalizojnë posaçërisht.


 Dosja e Kadaresë përmbante letra apo shkrime të tij, me të cilat mund ta luftonte, po qe se ai ngrihej kundër, siç edhe ka ndodhur. Dosja e Mehmetit, në të kundërt, përmbante letërkëmbime shumë miqësore e intime midis Enverit e Mehmetit, Nexhmijes e Fiqiretit e të djemve të tij drejtuar Enverit e familjes së tij. 


T’i ruash këto letërkëmbime dashurie kur i ke syrgjynosur familjarisht, është perversiteti më i madh që na jep historia e letërsia botërore. Pse?! Në rast se dyshohet personalisht për të, siç edhe ka ardhur puna, ajo t’i përdorte, sipas saj, me alibinë qesharake që unë i kam dashur ata.

 Një fakt ky kaq ogurzi, sa zbeh edhe praninë e letërkëmbimit tonë në dosjen e krimit Mehmet Shehu.

 Aty gjenden letërkëmbimi i fëmijëve me ne dhe me Enverin, vlerësime të Enverit për fëmijët dhe mua, foto të mrekullueshme me Enverin që nuk i kisha parë, shkurtimisht gjithç- ka që tregonte lidhjen tonë të fortë me Enverin.

 Kjo na bindi më shumë që pse mua dhe Sokolin na larguan jashtë Tirane në vigjilje të vdekjes së tij të papritur.

Ju flisni dhe për një kardiolog që është zhdukur, si është e vërteta?

Nikolla Shurbani, kardiologu që vizitonte Enver Hoxhën, ishte njeriu më kompetent dhe i pastër pranë shërbimit të tij. Ai ka thënë në ’76, se Enveri vuan pak nga miokardia apo qarkullimi i gjakut, ndërkohë që Enverin e kishin izoluar që në 1974. 

Por kujtohem që me të ardhur Isuf Kalo, janë kufizuar të gjitha vizitat nga mjekët e ekipit, përveç Fejzi Hoxhës dhe Ylli Popës. Nikolla Shurbani nuk u duk më.

Nuk kishte fuqi Enver Hoxha që t’i ndërronte mjekët e tij?

Isuf Kalo u dëbua nga Enver Hoxha kur rrezikoi jetën e Sokolit në ‘76 për arsye krejt banale, siç është apandesiti. Rreth vitit ‘77 risillet me skemë shumë të çuditshme nga vetë Nexhmije Hoxha për të më ndjekur mua për një lodhje të vazhdueshme, pasojë e një sëmundjeje endokrine, që ata e dinin mirë, pa qenë në dijeni unë, Sokoli e Enveri.

 Çka u fsheh në depresion kronik për të vajtur vazhdimisht në Paris për kurim të posaçëm. Kështu më nxirrnin jashtë loje praktikisht nëse qe e mundur, por sidomos ishte pistë për të injoruar zërin tim. 


Gradualisht, Kalo rikthehet tek Enver Hoxha si diabetologu më i specializuar në Paris. Për preferencë të Nexhmijes dhe vullnet të tij, vetëquhet mjeku personal, pa dijeni të Enverit, i cili shprehej se nuk donte një të tillë dhe me vetë Kalon tallej për vanitet intelektualizmi. Enver Hoxha nuk e ka ditur skemën e mjekimit të tij të organizuar në sekret nga Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, Isuf Kalo, e Sulo Gradeci, gjoja në mbrojtje nga rreziku i Perëndimit, e jo t’i besonte shëndetin e tij Kalos.

Dëgjohen shumë shekspiriane këto që thoni…

Më keq se një Lady Makbeth në krye të Shqipërisë. Vetëm për vdekjen e Enver Hoxhës mjafton të shtrosh disa pyetje thelbësore, të cilat mbeten pa përgjigje: -Pse mbulohet sot skema e marrjes së ilaçeve jashtë shtetit vetëm nga Isuf Kalo? 

Pas akuzave tona, Sulo Gradeci kundërshton marrjen e ilaçeve vetëm nga Isuf Kalo! -Pse gënjen Nexhmije Hoxha, kur i kujtojmë që Kalo është zgjedhur prej saj të shkojë i vetëm të blejë medikamentet e Enver Hoxhës?! 

-Pse u betonua varri i Enver Hoxhës me urdhër të Nexhmijes, Sulo Gradecit e Ramiz Alisë?! Nexhmije Hoxha nuk përfaqëson vetëm veten, por fuqinë më të errët çubriloviçiane, përmbi 70 vjet, nga ‘41 deri sot. Sa të jetë gjallë, mbetet kryeeksponenti, së paku nyjë, në mos fuqi ekzekutive e agjenturës. 

Mbetet prova e gjallë e aktivitetit agjenturor që ka uzurpuar Shqipërinë, qoftë e fundit për nga politikat europiane, që automatikisht minimalizojnë rolin e tyre. Ndaj, e kam projektuar në art jo si person, por si fenomenin më të rrezikshëm që ka punuar nëndheshëm për vetasimilimin e shqiptarizmit. Por, në fund, Enveri e ka kuptuar për mënyrën si e ka trajtuar kur ishte i paralizuar.

Ju është shprehur Enver Hoxha për këto dyshime?

Po, në mënyrën e tij. Hollësirat i kam shprehur në libër. E kam peng që nuk iu hapa Enverit për çka dinim dhe ndienim unë e Sokoli. Ne, që ishim të interesuar për të vetëm prej dashurisë. Iliri ka qenë i përgatitur për të trashëguar pushtetin bashkë më të ëmën, Ramizin dhe djalin e tij, Arben Alia. Mua kjo tendencë më dukej qesharake, se nuk ishim dinasti. Por nuk ishte qesharake. Ishte një plan shumë më i hershëm se Katovica. Kjo e fundit vetëm sa iu shpërndau pushtetin në disa duar, që do përfaqësonin pozitë-opozitë krejtësisht të kapura prej tyre. Pasi likuiduan të gjitha pengesat, iludoheshin që u erdhi radha atyre. Kush tradhtoi njeri-tjetrin, Ramizi Nexhmijen apo e kundërta, le ta zbulojë kush të dojë. E sigurt është që likuiditetin ekonomik të Shqipërisë e përvetësoi Arben Alia, që punon bankier në Paris.

Ju keni vite që i jeni përkushtuar kësaj çështjeje, madje keni shkruar dhe dy libra. A ia vlejti për jetën tuaj përkushtimi ndaj saj?

Lufta për të vërtetën të martirizon. Siç kam theksuar shumë herë, vrasjen e Enver Hoxhës e shoh vetëm si çështje kombëtare. Nuk do ta bëja dot vetëm për një person. Për këtë nuk ndiej as mburrje, as vanitet, as protagonizëm. Qëllova thjesht një shqiptare e ndërgjegjshme pranë kupolës qendrore të krimit, që duhej zbardhur për interesin e përgjithshëm. Pas librit “Tanët”, ndodhi një tentativë tjetër vrasjeje ndaj meje, por për çudi divine, pa rezultat. Siç thashë, në dosjen e krimit Mehmet Shehu, qëndrojnë bashkë kryeministri me gruan e tij të vdekur e familjen të persekutuar, si dhe Sokoli bashkë me familjen e tij, djali i dytë i Nexhmijes, vetëm për dashurinë që kanë ndaj të atit. Rezulton që ajo, edhe pse me fuqi okulte, është ndierë potencialisht e cenuar vetëm nga Ismail Kadare, Mehmet Shehu e Sokoli me familje. Ndaj, si të mos ia ketë vlejtur lufta ime për të vërtetën kombëtare?! Unë as trembem e as bëhem më e guximshme, se çështja është tashmë më e madhe se unë. Ajo më dikton mua aq shumë sa në mungesën time, (përjashto familjen dhe miqtë e afërt) do ta vazhdojnë shqiptarë si unë, me informacione të mëtejshme përtej domosdoshmërisë për etikë, që deri diku më ka bërë të rezervuar.

Liliana Hoxha zbardh prapaskenat: Kush do e merrte pushtetin pas Enverit, përfitues edhe djali i Ramizit

Nusja e Enver Hoxhës, Liliana Hoxha, flet me detaje për prapaskenat që bëheshin në majën e kupolës së shtetit komunist pa dijeninë e Enver Hoxhës, por sipas saj nën regjinë e Nexhmije Hoxhës dhe Ramiz Alisë.


ramizi

Ajo tregon gjate intervistes se djali i madh i Enverit, Iliri ishte i pergatitur bashke me Nexhmijen per te marre pushtetin dhe ne kete pakt perfitues do te ishte edhe djali i Ramiz Alise.

“Iliri ka qenë i përgatitur për të trashëguar pushtetin bashkë më të ëmën, Ramizin dhe djalin e tij, Arben Alia. Mua kjo tendencë më dukej qesharake, se nuk ishim dinasti. Por nuk ishte qesharake. Ishte një plan shumë më i hershëm se Katovica. Kjo e fundit vetëm sa iu shpërndau pushtetin në disa duar, që do përfaqësonin pozitë-opozitë krejtësisht të kapura prej tyre. Pasi likuiduan të gjitha pengesat, iludoheshin që u erdhi radha atyre. Kush tradhtoi njeri-tjetrin, Ramizi Nexhmijen apo e kundërta, le ta zbulojë kush të dojë. E sigurt është që likuiditetin ekonomik të Shqipërisë e përvetësoi Arben Alia, që punon bankier në Paris”.

Liliana Hoxha: Nexhmija kishte dosje tepër sekrete për Kadarenë, ja çfarë përmbante ajo



Liliana Hoxha, nusja e Enver Hoxhës, flet dhe për disa dosje tepër sekrete, që Nexhmije Hoxha mbante të fshehura për Ismail Kadarenë.




Ajo thekson gjate intervistes se “Nexhmija paska pasur zakon të ruajë nga koha e komunizmit dokumente nga personalitetet më të spikatura, që ajo i shihte si rrezik permanent kundërshtues të saj”.

Sipas saj, kaq i fortë ka qenë pushteti i saj nëpërmjet fuqisë kulte (agjenturat), sa shpjegon heshtjen absolute të gjithkujt për t’u bërë jo vetëm pjesë e kësaj çështjeje, por që Nexhmije Hoxha të mos përmendet kurrë.

hoxha_kadare
Ajo nenvizon me tej se “Kemi vetëm librin “Zonja e zezë” të Fahri Balliut dhe Kadarenë, që e quan Lady Makbeth. Po të vini re, ajo manipulon gjithfarësh për ruajtje e emrit të saj, që, tek e fundit, në histori të jetojë çka i mbetet si gruaja e Enver Hoxhës”.

Liliana Hoxha, ndalet ne dosjen sipas saj teper sekrete qe Nexhmije Hoxha kishte per Kadarene.
Ismail Kadare dhe Enver Hoxha

“Siç i kam vënë në dukje te libri “Tanët”, kam pasur në dorë dosjen e Kadaresë, më vonë dosjen e Mehmet Shehut, që çuditërisht na përfshinte dhe mua, Sokolin e fëmijët tanë. Dosje krejtësisht sekrete të saj, që shprehin profilet e fshehta psikike, por sidomos frikën për t’u mbrojtur nga akuzat që e kriminalizojnë posaçërisht. Dosja e Kadaresë përmbante letra apo shkrime të tij, me të cilat mund ta luftonte, po qe se ai ngrihej kundër, siç edhe ka ndodhur|- thotë Liliana Hoxha.

Jemi përbetuar që me shqiptarët e Kosovës përbëjmë një e vetme, se Kosova është Shqipëri e Shqipëria është Kosovë.


Imazh i ngjashëm


Liliana Hoxha

Jemi përbetuar që me shqiptarët e Kosovës përbëjmë një e vetme, se Kosova është Shqipëri e Shqipëria është Kosovë. 

Nga ana shpirtërore e besoj që kështu është. Po sa konkretisht jemi të tillë?

Nuk mund të jemi, se na ndan politika duke na mbajtur në obskuritet.

Rezultate imazhesh për Liljana hoxha


 Për këtë qëllim, inteligjenca detyrohet të mbetet e munguar. Për fat të keq, por edhe të mirë, vetëm  Sali Berisha qëndron i fuqishëm dhe krejtësisht transparent. 


Aktualisht, duam apo s’duam, ai përfaqëson së paku inteligjencën shqiptare kryesisht për Kosovën, jo vetëm për sot, por që nga viti 1977 kur e kam njohur, aq më tepër si lider krahasuar me truket e të tjerëve maskuar me retorika apo me heshtje për çështje të nxehta si kjo, heshtje që bërtet më shumë se cicërimat e tyre prej trishtili në ‘Twitter’.
Rezultate imazhesh për Liljana hoxha
Për problemin e korrigjimit të kufijve, që realisht është një pretendim apo politikë ekspansive, në krah të Vetëvendosjes, apo të Albin Kurtit, qëndron krenarisht vetëm Sali Berisha prej idealit të përbashkët për çështjen kombëtare, ndonëse njëri përgjithësisht shkon majtas e tjetri shkon djathtas.

Çfarë e pengon qeverinë e majtë shqiptare të mbrojë interesat e Kosovës?

Në koklavitjen e qëndrimeve e politikat aktuale me përmbajtje jo neutrale të Serbisë, Evropës e Rusisë, shqiptarët mbeten në injorancë të diktuar siç e do interesi i politikës. Por, gjithkush mund të ndërgjegjësohet mjaft që ta shqetësojë kjo çështje mbarë shqiptare.
Imazh i ngjashëm
Një referencë cilësore e çastit që po kalojmë është pozicioni informativ, kulturor e tradicional i Berishës në emisionin ‘Opinion’ të Fevziut në 13 shtator 2018.

. Mua nuk më mbetet asgjë për të shtuar veç t’iu rikujtoj shqiptarëve së çështja e korrigjimit të kufijve që mbrohet kaq fort me mënyrat që përmenda, fsheh të vërteta shumë të hidhura që askush nga politika shqiptare nuk i përmend. 

Mitrovica synohet prej serbëve gjoja prej mbipopullatës serbe ndaj asaj shqiptare në atë truall. 
Imazh i ngjashëm
Ndërkaq, serbizimi i Mitrovicës është bërë me qëllim që sot të synohet si pretendim i pafajshëm gjeografik dhe kështu po trajtohet nga politika “inteligjente” e Shqipërisë e Kosovës.


Në fakt, duhet bërtitur fort se Mitrovica ka Trepçën, minierën më në zë në Ballkan, që ishte pasuria kryesore e gjithë ish-Federatës së bashkuar të Jugosllavisë e jo më sot e Serbisë.

 Minierë kjo që nuk shteron dhe e pasosur ndonjëherë prej xeherorëve me përmbajtje e përqindje të lartë të metaleve të rralla apo të çmuara. 

Ndaj serbët nuk do ta njohin kurrë Kosovën pa marrë Mitrovicën. Në vitin 1989 minatorët e Trepçës ngritën krye për të drejtat e tyre. Kjo e tundi në themel ish-Federatën Jugosllave.

Imazh i ngjashëm


 Në atë kohë punoja si zv/drejtore e ATSH-së. Jetonim ditë e natë me minatorët e Trepçës, me prurje lajmesh të nxehta, ndërsa politika shqiptare e Ramiz Alisë, doemos pas vdekjes së Enver Hoxhës, ishte gjoja me kryengritësit njëlloj siç është sot politika shqiptare gjoja me interesin e Kosovës përfaqësuar nga presidenti kosovar Hashim  Thaçi.

Për të mos e tjerr artikullin siç e ka zakon politika e masmedia e saj për të mos thënë realisht atë që duhet, mjafton të përmend:
Rezultate imazhesh për Liljana hoxha
Aleksandar Vuçiç nuk u lejua të hyjë në Drenicë. Shqiptarët e Drenicës kishin zënë sa gjatë e gjerë rrugën me pretendimin sa legjitim aq minimal që t’iu kërkohet ndjesë për masakrat e Drenicës, për gjakun ende të pa tharë të brezave të familjeve të zhdukur nga serbët. 

Ramush Haradinaj, më sensitiv në këtë çështje, e pengon zyrtarisht vizitën e Vuçiqit. 

I tërhequr mbrapsht, presidenti serb Aleksandar Vuçiqi reagon me fjalimin që do të mbetet historik sikur shqiptarët e Kosovës e Shqipërisë të mos harrojnë. 

Deklaratat e tij ishin ekstreme:
– Kosovën nuk do ta njohim kurrë

– Ngriti kultin e Milosheviqit edhe pse Drenica si e gjithë Kosova ishte vepër e tij. Edhe pse Gjyqi i Hagës e ka quajtur “Kasapi i Ballkanit”

– Kundrejt pengesës paqësore në Drenicë, ai nuk mendoi dy herë për të kërcënuar që po të jetë nevoja do të ndërhyjë ushtarakisht.


Sa europianiste janë këto deklarata kundrejt heshtjes së politikës shqiptare?

2019/04/10

Ilir Kastrati : Evropa ka dështuar me Kosovën


Flori Bruqi


Kosova jo vetëm se është vonuar në ndërtimin e një shteti me prosperitet, por edhe është kthyer prapa. Fatkeqësisht angazhimi i udhëheqësve të shtetit të saj, është i ndikuar nga qëllimet e ambicieve personale të vetëpasurimit. Korrupsioni dhe aktivitetet kriminale kanë lulëzuar. 

Kështu thotë për “Floripress ”, drejtori i Departamentit për mardhenie me medie i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro -Amerikane, zt.Flori Bruqi.


Flori Bruqi, autori i 43 librave  dhe bashkëpunëtori i ngushtë i  Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra ,Ph.D. i cili kritikon Evropën për politikat e gabuara të saj ndaj Kosovës. 

Floriu  thotë se ndarja etno-territoriale e Kosovës është projekt i Sllobodan Millosheviqit, dhe para këtij presioni nuk guxon të bjerë Kosova. Sipas tij, e vetmja përfituese e bisedimeve Prishtinë – Beograd, është Serbia.

 Si një parakusht për dialog, BE-ja duhet t'i japë Kosovës liberalizimin e vizave dhe jo ta shpërblejë krejt në fund të procesit.

”Liberalizimi i vizave duhet të jetë një parakusht për angazhimin në negociata politike me Serbinë”, deklaron Flori Bruqi.

Kosova duhet çliruar nga udhëheqësit e përlyer .

Floripress : Si e komentoni situatën e fundit në Kosovë, mes pozitës dhe opozitës, "bllokimin" e herëpashershëm të   Parlamentit  Kosovar ?

Flori Bruqi: Në demokraci, politikanët zgjedhin marrëveshjet e tyre nëpërmjet bisedimeve, jo përmes dhunës. Kosova është demokraci e re. Kultura e demokracisë merr kohë për t'u krijuar, sidomos me shoqërinë civile. Për fat të keq këto incidente kanë ndodhur në Parlament. Me kalimin e kohës, Kosova do të mësojë të zgjidhë problemet në mënyrë paqësore dhe nëpërmjet bisedimeve.


Kosovarët janë pro Perëndimit dhe pro Amerikës. Unë kam shpresa shumë të larta për Kosovën. Por Kosovës i duhet kohë për të realizuar potencialin e saj.

Floripress: Si e shihni rrugëdaljen nga kjo situatë?

Flori Bruqi: Është e rëndësishme që të dalin gjenerata të reja të liderëve, liderë që nuk janë njollosur nga çdo veprimtari gjatë luftës, liderë të rinj të cilët janë të pastër dhe jo të korruptuar, të cilët janë të përkushtuar për shërbim kombëtar dhe publik. Ky brez i ri do të dalë, por i duhet kohë.

Udhëheqësit e Kosovës, vetëpasurimin para kombit

Floripress: Në fakt, tani ky brez i ri, një pjesë dërmuese e tij, po ikën nga Kosova?

Flori Bruqi: Është për të ardhur keq që kaq shumë të rinj duan të ikin nga Kosova. Nëse do të kishte kushte të tilla, si: një ekonomi të mirë dhe perspektiva për të ardhmen, ata do të qëndronin në shtëpi, në punë dhe do të ndërtonin shtetin e tyre. Për shkak të drejtimit që Kosova ka marrë nën udhëheqjen aktuale, këto kushte nuk ekzistojnë dhe si rezultat shumë të rinj po largohen nga Kosova.

Floripress : Çfarë drejtimi është ky që Kosova ka marrë me udhëheqjen aktuale?

Flori Bruqi: Angazhimi i tyre për shërbim kombëtar po ndikohet nga qëllimet e ambicieve personale të vetëpasurimin. Udhëheqësit e vërtetë vendosin kombin mbi çdo individ, ne këtë ende nuk e kemi parë në Kosovë.

Floripress: A e kemi shkatërruar mundësinë për të ndërtuar Kosovën ? 

Flori Bruqi : Kosova ka humbur shumë kohë që nga pavarësia. Por ata nuk e kanë shkatërruar mundësinë. Ajo është vetëm e vonuar dhe ndoshta e kthyer prapa. Por ka ende kohë për të korrigjuar atë kurs dhe të shkojë në drejtimin e duhur.

Floripress : Si e shihni rolin e BE-së në Kosovë në përgjithësi, dhe veprimet e tyre për të zgjidhur problemet e Kosovës?

Kosovës i duhet bashkëpunim më i lartë me SHBA-të

Flori Bruqi: Anëtarët e BE-së janë të paaftë për të rënë dakord mes tyre. Si rezultat, politikat e kaluara, duke përfshirë punën  UNMIK-ut dhe EULEX-it kanë qenë të paefektshme.

Ajo çfarë i duhet Kosovës është pjesëmarrja më aktive nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës . Gjatë vitit të  fundit  SHBA-të janë përfshirë pak më shumë në "bisedime" . 

Administrata e Obama-s  dhe Trumpt  deri me tash nuk ka qenë aqë shumë e interesuar për Ballkan. 

Kosova është një projekt i administratës së presidentit  Bil Klinton që ndaloi gjenocidin e shqiptarëve në Kosovë. 

Pavarësia e Kosovës ishte një projekt i administratës së Xhorxh W.  Bushit. Administrata  e Barack Obamës  nuk ka  patur një projekt për Kosovën ose rajonin. Kjo është shumë keq, sepse gjërat e mira ndodhin kur SHBA-të udhëheqin botën.

Kosova nuk është shteti që dëshiron të jetë. SHBA ka neglizhuar Kosovën. Korrupsioni dhe aktivitetet kriminale kanë lulëzuar.

Floripress: A do të thotë se Amerika ka lejuar udhëheqësit tanë të korruptuar?

Flori Bruqi : Unë nuk kam shumë për të thënë në lidhje me politikanët individualë. Kosovarët  e duan vendin e tyre. Ata duan Shtetet e Bashkuara. Ata nuk janë të kënaqur me atë që Kosova është sot.

Floripress : Por ne kemi udhëheqës shumë të korruptuar, me të cilët bashkësia ndërkombëtare po bashkëpunon, dhe po kërkon nga udhëheqësit e korruptuar të luftojnë korrupsionin. Si e shihni ju këtë?

Flori Bruqi : Ne kemi nevojë për udhëheqësit e Kosovës të tregojnë përkushtimin e tyre për të ardhmen e vendit. Ata duhet të refuzojnë kriminalitetin dhe korrupsionin dhe të kërkojnë bashkëpunim më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës . Për fat të keq politikanët e Kosovës vënë interesin personal para interesit të kombit, e cila është arsyeja pse zhvillimi politik i Kosovës është i mbërthyer.

Floripress : Kohë më parë  , Kosovës iu refuzua edhe anëtarësimi në UNESCO, Interpol etj.. Si e shihni ju këtë vendim?

Flori Bruqi : Dështimi i UNESCO-s , Interpolit  etj. për të përfshirë Kosovën si një anëtare është një i hap i madh prapa. 

Kjo tregon se Serbia ka ende shumë ndikim dhe mund të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. 

Kultura është gjithëpërfshirëse dhe tolerante ndaj dallimeve. Kosova duhet të jetë anëtare e UNESCO-s dhe  e Interpolit.

Ndarja etno-territoriale e Kosovës, projekt i  Sllobodan  Millosheviqit

Floripress: Le të flasim për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, arsyeja pse kemi këto situata aktuale. Cilat janë përfitimet që ju shihni nga ky lloj i dialogut?

Flori Bruqi : Marrëveshja e  deritanishme ishin   marrëveshje të keqija  për Kosovën dhe  marrëveshje të  mira për Serbinë. Edhe angazhimet "pozitive " të Marrëveshjeve nuk u përmbushën. Pra, Kosova mbetet vend i ndarë, pa njohje nga Beogradi. Pa njohjen nga Beogradi, Kosova kurrë nuk do të fitojë njohje më të madhe nga komuniteti ndërkombëtar.

Floripress : Cili është sugjerimi juaj Zt.Bruqi ? Kosova ka këtë presion të madh nga BE-ja, për të vazhduar dialogun, nga të cilat Kosova po rrezikon çdo ditë më shumë me ndarjet etno-territoriale?

Flori Bruqi  : Projekti i Millosheviqit ishte gjithmonë për ndarjen e Kosovës. Ndarjet etno-territoriale përfaqësojnë plotësimin e politikave raciste të  Sllobodan Millosheviqit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet të inkurajojnë negociatat që çojnë te ndarja e Kosovës. Kosova duhet të pranohet në BE dhe të bëhet shtet anëtar i  Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

BE-ja po e shtyn Kosovën në drejtim të gabuar

Floripress : Por kjo nuk po ndodh. BE-ja çdo ditë e më shumë është duke bërë presion për të vazhduar këtë dialog?

Flori Bruqi: BE-ja po e shtyn Kosovën në një drejtim të gabuar. Liderët politikë të Kosovës duhet t'i rezistojnë këtij presioni. SHBA-ja duhet të jetë një aleat i Kosovës. SHBA-ja nuk ka një votë në Bruksel, por ajo mund të ndikojë në shtetet anëtare të BE-së.

Në vend që ajo të udhëheqë nga prapa, SHBA-ja duhet të dalë në front.

Floripress: Themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe të Kosovës e shihni ju këtë si rrezik të ri zt.Bruqi ? Një "Republika Srpska" në Kosovë, siç është në Bosnje?

Flori Bruqi: Marrëveshja e Dejtonit përfaqëson një model që serbët dëshirojnë ta aplikojnë diku tjetër. Serbia kërkon të shtrijë ndikimin e saj. Politikanët Kosovarë  mund ta decentralizojnë pushtetin politik, duke i dhënë komunitetit kontrollin mbi qeverisjen e tyre, burimet dhe kulturën e tyre. Por kjo nuk do të thotë ndarje.

Nga dialogu, përfituese vetëm Serbia

Floripress : Kosova ka ngecur, çdo ditë Bashkimi Evropian i bën presion Kosovës në emër të integrimit evropian, të pranojë çdo marrëveshje me Serbinë?

Flori Bruqi: I vetmi vend që përfiton nga dialogu është Serbia. Në bisedime, negociatorët duhet ta dinë se ku duan të përfundojnë. Pra, udhëheqja politike e Kosovës duhet ta bëjë shumë të qartë fundin e rezultatit të këtyre negociatave. 

Në qoftë se Serbia është e gatshme për t'u angazhuar në një proces që forcon normat ndërkombëtare, atëherë negociatat mund të vazhdojnë. As BE-ja dhe as SHBA-ja nuk duhet të mbështesin përpjekjet e Serbisë për të minuar Kosovën apo ta ndajnë atë.

Floripress: Pse BE-ja është duke lejuar Serbinë  ta minojë ose ta ndajë Kosovën?

Flori Bruqi : Sistemi ndërkombëtar gjithmonë shkon drejt stabilitetit, si një prioritet i lartë. Mbajtja e status quo-së në Kosovë është një strategji e stabilitetit.

Floripress : Kosova mbetet vendi më i izoluar në rajon. Regjimi i vizave vazhdon vetëm për Kosovën. Ju mendoni se Kosova e meriton këtë trajtim?

Flori Bruqi: Aspak. Edhe Turqia për liberalizim të vizave nga BE-ja, është e detyruar t’i përmbushë disa kushte nga BE. Pra, si një parakusht për dialog, BE-ja duhet t'i japë Kosovës liberalizimin e vizave. Ajo nuk duhet të jetë një shpërblim në fund të procesit. Liberalizimi i vizave duhet të jetë një parakusht për angazhimin në negociata politike.

BE-ja ka dështuar me Kosovën

Floripress : Pyetje e drejtpërdrejtë: A ka dështuar BE-ja me Kosovën?

Flori Bruqi: Po, BE-ja ka dështuar në Kosovë. Për më tepër, BE-ja si koncept është i dështuar. Dobësitë e një integrimi në BE kanë qenë të ekspozuara si rezultat i krizës së emigrimit dhe refugjatëve. Evropa nuk ndan vlera të përbashkëta.

Floripress : A është emigrimi çështja që BE-ja thotë se ka frikë për të dhënë liberalizimin e vizave për Kosovën. Por izolimi nuk i ndal kosovarët të largohen nga vendi?

Flori Bruqi: Nëse kosovarët duan të emigrojnë ilegalisht në Evropë, ata nuk kanë nevojë për liberalizimin e vizave. Liberalizimi i vizave është vetëm një mënyrë e ndershme për dhënien e një ftese për kosovarët që të bëhen më evropianë.

Floripress : Pse BE-ja ka këtë qëndrim ndaj kosovarëve?

Flori Bruqi: Për shkak të politikave raciste kundër shqiptarëve. Evropa është në thelb një klikë raciste që i nënçmon popujt e tjerë.

Floripress : Pse duhen të jenë racistë me shqiptarët?

Flori Bruqi: Duhet të pyesni evropianët ...dhe vetë zonjën Federica Mogherini-n .

 Po të ishte gjallë  Richard Holbrooke  ,sot, Shtetet e Bashkuara  të Amerikës do të ishin më proaktive, më parimore.


Floripress : Si shqiptar që jeni zt.Bruqi , a jeni i zhgënjyer me Kosovën?

Flori Bruqi : E dua Kosovën dhe Popullin tim ! 
Mjerisht  e themë të vertëten  unë jam i rezignuar  me udhëheqësit tonë  politikë! ....

Tiranë, 10.04.2019                          Prof.dr.Ilir Kastrati

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...