Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/07/06

Publicisti dhe analisti i njohur në Mbretërinë e Bashkuar, Tim Judah ka folur për idenë e korrigjimit dhe të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.




Në një intervistë të dhënë për TV N1, analisti thekson faktin se kjo ide nuk është më në tryezën e diskutimeve, sepse beson fort se ajo u ndalua përfundimisht në Samitin e Berlinit i mbajtur pak ditë më parë nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

“Kjo nuk do të thotë se tema e ndryshimit të kufijve nuk do të kthehet një ditë, sepse ajo është përmendur përgjatë 30 viteve të kaluara. Por, mendoj se aktualisht ajo është stopuar”-theksoi ai. Kjo ide (shkëmbimi i territoreve) sipas analistit shoqërohet me analiza të ndryshme, ku theksoi se ka edhe prej atyre që e mbështesin.
Ai shton se një shkëmbim i mundshëm territoresh do të kishte pasoja për të gjithë rajonin e Ballkanit.

“Mendoj se nuk ia vlen të preken kufijtë, sepse ky është një rrezik i madh. Dhe, aktualisht kjo më nuk është në opsion”,-shtoi ai.

Qëndrimi i Kishës Fashiste Serbe ndaj kombit shqiptar që në programin e tyre prioritet kanë zhdukjen e shqiptarëve.

Faqaja ‘Albanian Orthodox – Shqiptar Ortodoks’ ka denoncuar Kishen Shqiptare të kapur nga grekët, të cilët kanë ftuar në Durrës, popin serb Igor Zirojevic, të këndojë në kishën shqiptare.

Dihet shumë mirë qëndrimi i Kishës Fashiste Serbe ndaj kombit shqiptar që në programin e tyre prioritet kanë zhdukjen e shqiptarëve.


“Është antikishtare dhe antishqiptare që t’i lejohet një prifti nacionalist serb të këndojë në kishën tonë në Durrës, në meshën e sotme atje. 

Nuk është thjesht nacionalist, por klerik antishqiptar, sepse mohon krimet kundër shqiptarëve në Kosovë, siç duket në postimet që shpërndan në profilin e tij”, thuhet në deklaratën e faqes që ndjekë frymën e Fan Nolit.

Eurodeputetja e parë shqiptare në histori, Arba Kokalari,ka dalur haptazi kundër partive ekstreme që po përfaqësohen në Parlamentin Europian



Eurodeputetja e parë shqiptare në histori, Arba Kokalari, ka qenë e pranishme në seancën e parë prej zgjedhjeve të majit.

“Prej sot jam zyrtarisht një anëtare e Parlamentit Europian”, ka thënë Kokalari.

Kokalari ka dalur haptazi kundër partive ekstreme që po përfaqësohen në Parlamentin Europian. Ajo thotë se nuk e kupton se si këtyre “komunistëve” u jepet hapësirë në Parlament.


“Është e paarsyeshme që partitë e majta të trajtohen sikur demokratike. A është demokratike të mbështeten diktaturat në Venezuelë? A është demokratike të mbrohet Rusia që sulmon vendet fqinje? A është demokraci të zhduket prona dhe ndërmarrja e lirë?”, ka shkruar ajo në Facebook.

Tutje ajo ka shtuar se partitë e krahut të majtë, së bashku me ekstremizmin e krahut të djathtë, e kërcënojnë demokracinë në Europë.

“Është koha që të ngrihemi kundër ekstremizmit për një Europë më të mirë”, ka thënë Kokalari.

Fotografi të rralla nga jeta në Kosovë nga fotoreporterja greke Fanny Sarri, në vitet e 90-ta



Fanny Sarri një fotografe e njohur greke kishte vizituar Kosovën, në vitin 1992 duke realizuar një set të fotografive me subjetkt mënyrën e jetesës së shqiptarëve në atë vit.

Ajo kishte realizuar foto në disa lokacione të Kosovës, si në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Podujevë dhe Pejë.
Qëllimi i fotografes greke ishte të pasqyronte mënyrën e jetës së shqiptarëve në ish Jugosllavi. 

Siç shihet në foto shqiptarët bënin një jetë të varfër dhe të prapambetur krahasuar me vendet Perëndimore.






Rugova në vitin 1989 për Der Spiegel: Nëse Serbia nuk ndal dhunën, Kosova mund te bashkohet me Shqipërinë


Është publikuar një intervistë që presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte dhënë për revistën e njohur “Der Spigel” më 26 qershor të vitit 1989, në të cilën ai kishte kërcënuar Jugosllavinë me bashkim me Shqipërinë, nëse Serbia nuk do ta ndalte dhunën .


Intervista e Akademik Profesor Dr. Ibrahim Rugovës ishte ribotuar më 7 korrik të vitit 1989 në gazetën ‘Zëri i Kosovës’, e titulluar “Kur ndonjë popull i vogël ballkanik provonte të jetë superior në Ballkan, pësonte vetë tragjedi”.

Kjo intervistë e tij ishte dhënë në prag të manifestimit serb të 600-vjetorit të Betejës së Kosovës. Manifestimet e tilla të serbëve, Rugova i cilësonte si provokime dhe thoshte se do ta respektonte atë vetëm po të kujtohet si përkujtim historik e kulturor të asaj beteje të rëndësishme për të gjithë popujt e Jugosllavisë.

Atëbotë,presidenti kosovar Ibrahim Rugova thoshte se ishte koha e fundit që të ndërhyhej për të stopuar ofensivën nacionaliste serbe.

“Nëse Serbia edhe më tej shtyp identitetin tonë kombëtarë, atëherë do të plas kryengritje. Unë do t’i paralajmëroja serbët: edhe ata janë popull i vogël. Çdoherë në të kaluarën nëse ndonjë popull i vogël ballkanik ka provuar të imponohet si forcë imperialiste në Ballkan,ka pësuar vetë tragjedi”, thoshte lideri kosovar Ibrahim Rugova.

Dhoma e zbuluar nga ushtarët britanikë, vendi ku dyshohet se gratë shqiptare torturoheshin nga serbët





Kohë pas kohe në mediat sociale qarkullojnë video, të cilat na bëjnë të kujtojmë krimet e tmerrshme serbe mbi popullatën shqiptare gjatë luftës në Kosovë.

Ishin mediat e huaja ato që kanë kapur pamjet dhe kanë shpërfaqur para botës, gjenocidin që është kryer mbi shqiptarët.
Një nga to është edhe një video që ishte realizuar nga një medium i huaj gjatë vitit 1999.


Trupat britanike në vitin 1999, në një stacion të policisë serbe zbuluan një dhomë ku shqiptarët torturoheshin fizikisht. Aty u zbuluan një numër i madh mjetesh të cilat shërbenin për tortura makabre.

Ndër të tjera aty gjenden edhe rroba të brendshme të femrave, që lë të nënkuptohet se aty janë torturuar dhe përdhunuar edhe femra. Mes tyre gjinden madje edhe rroba të fëmijëve.

Në shekullin 21 është e pamundur të imagjinohet se ndaj një popullate është ushtruar një torturë e tillë, thuhet ndër të tjera në video.(Reporteri.net)

LOJA E ADOLESHENTËVE TË VONUAR

Fotografia e profilit të Bedri Halimi
Unë e Ti
Në natën me hënë
Merzisë i bëjmë sfidë
Gruaja misterioze
Luan lojën e adoleshentit
Në një sketerrë qyteti
Pjestari i orkestrës së rrugëve
Megjithatë gjeti fjalë për veten
Te rrobaqepësi
Vetvetës ja kushton ca vargje
E fëmija i papindur
Ra në dashuri mbinjerëzore
Vonë erdhe ti
Filozofi e cekët u fol
Në ujëra të thella
Armata e arteve
I shpalli luftë mërzitjes
Dhe vrau ndërgjegjen e sëmurë
Me fyellin e shtyllës kurrizore
Temë e jashtzakonshme pritet
Me forcën e fjalëve
Kur Kaini hyp mbi tastierë
E don të bëhet Majakovsk

Bedri Halimi

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...