Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/08/14

Letërsia shqipe dhe 6 çështje fundamentale të saj

Rezultate imazhesh për arben prendi
Nga Arben Prendi

Letërsia shqiptare gjatë gjysmës së dytë të shek XX deri më sot, është një periudhë problematike por edhe interesante nga pikëpamja e studimit të saj, ndërkaq është ende një fushë e hapur dhe pa një vlerësim të përfunduar. Mund të themi se përgjatë saj dallojmë nga vështrimi i sotëm disa dukuri, tashmë të bëra objekt diskutimi dhe analizash shkencore vitet e fundit, në studimet tona letrare:


REALIZMI SOCIALIST ÇFARË TË BËHET ME TË

Dukuria themelore e periudhës 1945-1990 është realizmi socialist, që del si ndërhyrje politike e shtetit në procesin krijues të artit dhe letërsisë, ndërhyrje e cila kulmon me shpalljen e metodës së realizmit socialist si e vetmja metodë e lejueshme, gjë që solli mbytjen e lirisë krijuese dhe pluralizmit estetik. Si metodë e detyrueshme për letërsinë tonë 1945-1990, realizmi socialist erdhi më shumë e huazuar nga letërsia e Bashkimit Sovjetik sesa si prirje e brendshme e saj. Në letërsinë shqiptare realizmi socialist u shpall si model i detyrueshëm, në Konferencën e Tretë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, në tetor 1949. Parimet e realizmit socialist në letërsinë tonë vijnë kryesisht nga ligjërata politike e udhëheqësve komunistë të kohës në formën e udhëzimeve, këshillave, orientimeve, kritikës etj. Ato mund të përmblidhen edhe në formën e disa parimeve bazë. Teoricieni kryesor i realizmit socialist qe shkrimtari dhe studiuesi Dhimitër Shuteriqi, njëkohësisht kryetari i Lidhjes në periudhën 1946-1973.

Moment me rëndësi në letërsinë e kësaj periudhe është viti 1961, kur zhvillohet një debat i gjerë kryesisht për poezinë, (por që përfshiu krejt letërsinë), mes krijuesve më të rinj në moshë (që sapo kishin botuar poezitë, apo vëllimet e para poetike) dhe krijuesve më të vjetër. Poetët e grupit të parë ishin për “novatoren”, për më shumë liri artistike në poezi, për fuqizimin e shprehjes figurative, figurës letrare, për ikjen nga skematizmi, dhe për një përdorim më të gjerë të vargut të lirë në poezinë shqipe. Meritë kryesore e këtij grupi është se ata rivendosën kontinuitetin me poezinë e madhe të gjysmës së parë të shekullit XX(Çiraku, Y.2004). Ndërsa poetët e grupit të dytë, kritikonin “shthurjen” që po sillnin në poezi poetët e rinj, mbronin vargun e rregullt, kombëtaren, poezinë “tradicionale”, qartësinë dhe rregullsinë e saj metrike. Sigurisht debati zhvillohej brenda kufijve të lejueshëm për ta pasuruar më tej letërsinë e realizmit socialist dhe si i tillë me miratimin e regjimit i cili e përkrahu fillimisht grupin e poetëve më të rinj duke dhënë shenja të një liberalizimi të përkohshëm. Paralelisht me këto zhvillime vijnë në letërsinë që shkruhet në Kosovë poetët e viteve 1960, poetë që e ngritën poezinë shqipe në nivele cilësore.

Shkrimtarët nën realizëm socialist në mënyrë që të bëheshin të botueshëm ishin të detyruar të bënin kompromise me sistemin politik. Ndaj në vështrimin e sotëm mbi këtë letërsi rezulton, se: një pjesë e mirë e saj është një shkrim me domethënie ideologjike dhe me funksione të varfra estetike. Por kemi edhe raste kur nga të njëjtët shkrimtarë kemi vepra të kritikuara nga censura e kohës. Kjo dukuri shënon të gjithë procesin letrar: vetëdija letrare i nxit shkrimtarët t’i kundërvihen metodës skematike, metoda i detyron dhe i ndëshkon për këtë kundërvënie.

arben prendi foto shkrimiÇështja e rishikimit të letërsisë së realizmit socialist mbetet ende e hapur: Nga pozita e sotme e vlerësimit dhe e gjykimit të kësaj periudhe mbetet detyra e rishikimit në kompleksitetin e saj, duke veçuar çka i përket realizmit socialist dhe çka ndonjë modeli tjetër, si modelit realist, modern apo tjetër fare. Studiuesja F. Dado në studimin Letërsia e painterpretuar (2010) ka mendimin se: “Në marrëdhënien realizëm/realizëm socialist mund të ndodhë që shumë tipare të realizmit socialist janë në sipërfaqe, por realizmi të jetë në brendësinë e konceptimit artistik. … Duke e ndeshur këtë dukuri te disa shkrimtarë, besoj se realizmi socialist është, në të vërtetë, një rrymë më e ngushtë se ç’është menduar”. Pavarësisht se të krijuara nën hijen e realizmit socialist, nuk janë të tilla të gjitha veprat letrare të tilla, kjo tashmë është e qartë. Për studiuesin Sh. Sinani: “Letërsia e realizmit socialist në të vërtetë bashkonte brenda vetes gjithë letërsinë që botohej nga institucionet e shtetit, pavarësisht se një pjesë e saj, sidomos ajo që trajtonte tema mitologjike, legjendare, historike të epokave dhe periudhave të shkuara, shmangej qartë, në mos tërësisht, të paktën pjesërisht, prej “pesë parimeve të metodës”.(Për letërsinë shqipe të shekullit të 20-të. (2010).

Realizmi socialist është mbizotërues në tërësi, në letërsinë tonë të gjysmës së dytë të shek. XX deri në vitin 1990, dhe duhet parë “si dukuri specifike, që i përket realitetit tonë historik dhe kulturor”(Dado, F. 2006)por është rishikuar çështja se në disa autorë kemi vepra që përputhen me parimet e realizmit socialist ashtu siç kemi vepra të cilat, sipas gjykimit tonë të sotëm, shmangen, biles janë një kundërvënie estetike ndaj tyre, pavarësisht se kronologjikisht i përkasin të njëjtës kohë(Çiraku, Y. 2010), etj. Kjo do të ndihmonte për të krijuar një pamje më të qartë të procesit letrar të gjysmës së dytë së shekullit XX, përkundër tendencës së viteve të fundit për të bërë objekt studimi vetëm veprat që i janë shmangur realizmit socialist a thua se ai nuk ka ekzistuar fare ose tendencës që veprat që përshkohen tërësisht prej këtij pseudorealizmi të paketohen si vepra realiste apo deri moderniste etj.

LETËRSIA E PABOTUAR DHE E NDALUAR

Dukuria e parë solli dukurinë e dytë,letërsinë e ndaluar dhe letërsinë e pabotuar. Në valën e parë të dhunës së shtetit komunist do të bien intelektualë dhe shkrimtarë. Komunikimi me disa shkrimtarë të rëndësishëm të traditës u ndërpre. Vepra e tyre letrare u hoq gradualisht nga qarkullimi dhe studimi. Se sa komplekse ishte letërsia nën diktaturën komuniste e shpreh edhe përcaktimi tjetër i studiuesit Sh. Sinani, në studimin Për prozën e Kadaresë: Kishte shkrimtarë e artistë të dënuar për arsye të lidhura drejtpërdrejt me veprën e tyre- ose me një vepër të vetme. (Rasti i Visar Zhitit). Por kishte edhe të tjerë të dënuar për arsye joletrare, – vijon ky studiues, – që megjithatë ishin shkrimtarë të dënuar me vepra të dënuara (K. Resuli, K. Trebeshina). Kishte shkrimtarë të padënuar me vepra të dënuara (I. Kadare). Kishte shkrimtarë shqiptarë që jetonin në Perëndim dhe nuk botoheshin në Shqipëri, duke zhvilluar një proces letërsie krejt të ndryshëm nga ai i realizmit socialist (Camaj, Pipa, B. Pogoni, Isuf Luzaj, B. Xhaferri). Kishte një letërsi “alternative”, edhe kjo “e realizmit socialist”, që zhvillohej në Kosovë, letërsi që ribotohej me përzgjedhje edhe në Shqipëri, më e lirë ideologjikisht. Kishte shkrimtarë të realizmit socialist që përpiqeshin të arrinin maksimumin e cilësisë, pa cenuar kornizën e përgjithshme të realizmit socialist. Kishte një letërsi brohoritëse të shkrimtarëve mesatarë të realizmit socialist, të cilët me vullnet të plotë, me bindje të padiskutueshme shkruanin në përputhje me kërkesat e partisë. Ka ekzistuar edhe një letërsi që megjithëse drejtpërsëdrejti dukej konformiste dhe më e partishme se partishmëria, në fakt me ekzagjerimin, shkaktonte përqeshjen e sistemit politik. (Kadare, Agolli etj.).

Gjithashtu nuk u lejua komunikimi me veprën letrare të disa autorëve të rëndësishëm të periudhës, që të arratisur nga Shqipëria, e botuan veprën e tyre jashtë vendit: Martin Camaj në Itali e Gjermani, Arshi Pipa e Bilal Xhaferri në SHBA etj. Ndërkaq për shkaqe ideologjike të ndërhyrjes së shtetit komunist, gjatë kësaj periudhe kemi edhe fenomenin e letërsisë së “sirtarëve”, ose të letërsisë së shkruar në burgjet komuniste nga disa autorë, si: Arshi Pipa, Kasem Trebeshina, Pjetër Arbnori, Visar Zhiti, Astrit Delvina etj., apo autorë të tjerë që veprat i mbajtën në sirtar, si: Zef Zorba, Primo Shllaku etj.

Nga pozitat e sotme të vlerësimit dhe gjykimit vazhdon të mbetet detyra e integrimit të autorëve të ndaluar, apo edhe veprave të ndaluara të autorëve të “lejuar”. Shembulli më domethënës i këtij integrimi është vepra letrare e M. Camajt, poet e prozator, por edhe e K.Trebeshinës, B. Xhaferrit etj., autorë për të cilët tashmë kemi artikuj studimorë, punime doktoraturash, monografi etj.

Si pasojë nga kjo periudhë vijojmë të kemi një gjendje komplekse: a) letërsinë e botuar, nga autorë të pranuar nga sistemi, por që ka vlera të dyshimta estetike: letërsia e realizmit socialist b) letërsinë e botuar, nga autorë të pranuar nga sistemi, por me vlera të mirëfillta estetike c) letërsinë e pabotuar, – nga autorë të pranuar dhe të përjashtuar, e cila ka vlera të mirëfillta estetike por ka mbetur pjesërisht e paintegruar, c) letërsinë shqipe që shkruhet në degët e saj: letërsinë shqipe në Kosovë, në Maqedoni, dhe në Malin e Zi, dhe te arbëreshët e Italisë ç) letërsinë shqipe në diasporë.

QARQET LETRARE SHQIPTARE

Me dukurinë e parë, – realizmin socialist – lidhet edhe komunikimi i zbehtë me degët e tjera të letërsisë shqiptare bashkëkohore. Ky komunikim për arsye të brendshme ideologjike, por edhe për arsye të jashtme deri në vitin 1990 është i vakët ose tërësisht mungues. Kështu vetëm nga vitet 1970 kemi një përpjekje për ta bërë të njohur edhe në Shqipëri, letërsinë shqiptare që shkruhej në Kosovë, kryesisht përmes disa përmbledhjeve poetike të disa poetëve. Vlen të veçohet fakti se shkrimtarët shqiptarë në Kosovë e kundërshtuan importimin e realizmit socialist nga Shqipëria, megjithëse gjurmë të tij janë të ndjeshme në këtë letërsi, në vitet 1950-1960. Kundërshtim i ngjashëm me terma të tjerë është në Shqipëri debati i viteve 1961(Çiraku, Y.2010). Ky kundërshtim u shpreh veçanërisht në artikullin me titull “Vox Clamantis in Deserto” botuar në gazetën “Rilindja” në vitin 1971. Jo rastësisht në këtë kohë forcohet kërkesa për shprehjen artistike dhe gjuhën artistike të veprës letrare kërkesë e cila sjell frymën dhe ndjeshmërinë moderne; një ikje nga komunikimi masiv dhe i thjeshtë i gjuhës së drejtpërdrejtë drejt një gjuhe me nivel më të ulët komunikimi dhe që i drejtohet një lexuesi më elitar(Çapriçi, B. 2005). Madje për letërsinë e këtyre viteve në Kosovë mund të flitet edhe për prirje avangardiste(Islami, N. 2004) brenda tipareve moderne të kësaj letërsie.

Ndërsa lidhur me shtrirjen dhe përkatësinë gjeografike dhe etnike të letërsisë shqipe (kuptohet edhe kjo e Pasluftës së Dytë Botërore) mendimi i mbizotërues në studimet tona është se duhet përfshirë në objektin e studimit e gjithë krijimtaria letrare e shkruar nga autorë shqiptarë, pavarësisht vendndodhjes së tyre. Pra, letërsia shqipe nuk duhet t’i drejtohet një lexuesi shtetëror(Sinani, Sh., 2015)por mbarë lexuesit shqiptar.

Edhe gjatë gjysmës së dytë të këtij shekulli dhe dekadës së parë të shekullit XXI letërsia kombëtare shqiptare vijon t’i ruajë ende disa forma të qarqeve letrare. Këto qarqe u krijuan në kontekste të ndryshme kulturore dhe politike. Një histori e përbashkët e letërsisë shqiptare, kudo që krijohet prej shqiptarëve,një njësim i vazhdueshëm i sistemit letrar shqiptar(Jorgo, K.,2005), pavarësisht veçorive e dallimeve që ekzistojnë për shkak edhe të realiteteve dhe konteksteve të ndryshme, në të cilat është krijuar apo krijohet kjo letërsi, është në të mirë të kulturës dhe letërsisë sonë, nëse në të ardhmen nuk do të na duhet të pyesim: “Sa letërsi shqiptare kemi?”(Jorgo, K.,2005). Praktikisht mungon uniteti në zhvillimin e degëve të letërsisë kombëtare. Kjo mungesë sa vjen e bëhet më problematike sidomos me mundësinë për krijimin e një identiteti të ri letrar për pjesën e letërsisë shqipe,tashmë në shtetin e ri të Kosovës, e cila për ndonjë studiues do të duhet të fillojë me Pjetër Bogdanin(Shala, Kujtim M.,2009).Vazhdon të jetë e pranishme dukuria e qarqeve letrare, përsëri për arsye kryesisht politike dhe paaftësisë për të realizuar këto integrime por sa kohë që ato janë të tilla, duhen parë edhe si pasuri e letërsisë shqipe(Çiraku, Y., 2010).

Gjithashtu edhe lidhja me letërsinë bashkëkohore arbëreshe gjatë kësaj periudhe është një lidhje e vakët, fare pak njihet dhe publikohet në Shqipëri, me ndonjë autor si Zef Skiro di Maxho apo Vorea Ujko (Domeniko Bellizi), Xhuzepe del Gaudios apo në ditët e sotme Karmine Abate e ndonjë tjetër. Ndërsa për arsye të kuptueshme deri pas ’90-ës është i ndaluar komunikimi me letërsinë shqipe në diasporë, autorët e së cilës ishin automatikisht të padëshiruar.

 VËSHTIRËSIA E EMËRTIMIT ME TERMA STILISTIKË

Periudha 1945- deri më sot duhet dalluar për shumë arsye nga letërsia e mëparshme. Për qëllim studimi letërsinë e shkruar dhe të botuar në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë dhe në dekadën e parë të shekullit XXI, mund ta ndajmë në dy periudha: 1) periudha e parë: 1945 -1990 dhe 2) periudha e dytë: 1990 – deri më sot. Kjo prerje është konvencionale sepse nga pikëpamja stilistike edhe pas viteve 1945 kultivohen tipare të letërsisë së mëparshme, si: sentimentalizmi, romantizmi, realizmi, elemente moderniste, dhe këto elemente janë të pranishme edhe pas viteve 1990, kur realizmi socialist nuk është më i detyrueshëm. Në studimet tona letrare, termat më të përdorur për ta emërtuar këtë periudhë janë: “Letërsi e sotme”, “Letërsi bashkëkohore”, “Letërsi e Pasluftës së Dytë Botërore”, “Letërsi e gjysmës së dytë të shek. XX” apo “Letërsi e modernitetit bashkëkohor”. Asnjëri nga këto emërtime nuk është i natyrës teorike/estetike, por ka karakter përcaktues kohor, kështu që çështja e emërtimit teorik mbetet një çështje e hapur(Vinca, A.,1996).

Do të shtonim sepse kjo periudhë është e pamundur të cilësohet as si letërsi realiste, as e realizmit socialist, as moderne dhe as postmoderne, në kuptimin që rryma letrare, stili, poetika të jetë mbizotëruese mbi një grup autorësh, mbi një brez letrar apo mbi një periudhë kohore sado të shkurtër. Megjithëse ka studiues që kanë shprehur mendimin se në periudhën 1945-1990, kemi të pranishme elemente të poetikës realiste dhe moderne, përveç realizmit socialist (brenda Shqipërisë) që u bë modeli mbizotërues. Në studimin “Periodizimi i letërsisë shqipe” (1973), studiuesi R. Qosja, konsideron, se: kemi të bëjmë me letërsi realiste sociale, në periudhën nga vitet 1934-1960; ndërsa nga vitet 1960 deri 1973, me letërsi të realizmit integral, një term i krijuar nga studiuesi. Studiuesi I. Rugova në studimin “Çështje praktike të romanit bashkëkohor” (1987) duke analizuar veçoritë e romanit vlerëson se “…del në planin e poetikës së romanit, kryesisht të romanit tonë bashkëkohor aplikohet prosedeu realist dhe prosedeu modern”.

Studiues të tjerë si B. Kuçuku, shpreh qëndrimin se në letërsinë shqipe, në vitet 1930-1990, kanë bashkëjetuar metoda, struktura dhe stile të ndryshme, si realizmi, realizmi socialist dhe moderniteti bashkëkohor[1](Kuçuku, B., 2004).Listës që bën ky studiues me vepra realiste, moderne, mund t’i bashkëngjitim edhe lista me kryeveprat e realizmit socialist. Ndërsa studiuesi S. Hamiti në studimin Shkollat letrare shqipe(2005) dallon gjatë kësaj periudhe:shkollën socrealiste, shkollën disidente dhe shkollën moderne në Kosovë. Studiuesi Robert Elsie në tekstin Historia e letërsisë shqiptare (1997)për paraqitjen e letërsisë nga vitet 1945 e tutje përdor herë kritere politike-historike, herë letrare, herë kronologjike.

 LETËRSIA E PAS ‘90-ës

Pas përmbysjes së regjimit komunist më 1990, bie edhe realizmi socialist si metodë e detyrueshme në letërsinë shqiptare. Në dhjetëvjeçarin e fundit të shek XX dhe në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit XXI, krahas autorëve të mëparshëm vijnë në letërsinë shqiptare autorë të tjerë, prozatorë dhe poetë të brezit më të ri, si: A. Tufa, R. Dibra, B. Shehu, A. Kyçyku, B. Blushi, K. Rrahmani, R. Gjini, E. Dones, L. Lleshanaku, E. Hatibi, L. Dushi,A. Leka, L. Kola etj. Në letërsinë e shkrimtarëve pas 1990, funksioni parësor i veprës letrare është rikthimi i funksionit estetik. Letërsia e tyre nuk është propagandë, nuk është edukim moral, as brumosje, por kënaqësi estetike dhe larmi përjetimesh emocionale, meditim apo shqetësim artistik për njeriun dhe botën ku jeton, shprehje e kompleksitetit të qenies njerëzore etj. Ajo nuk i drejtohet lexuesit për ta manipuluar, ajo i jep lexuesit një këndvështrim interesant mbi natyrën dhe problemet e shoqërisë e në mënyrë të veçantë të individit, i cili në këtë letërsi mendoj se ka një vend të posaçëm. Në këtë drejtim mund të themi se letërsia e autorëve që shkruajnë pas viteve 1990 është një çlirim i madh estetik dhe shpirtëror është edhe një arritje për letërsinë shqiptare e cila tashmë është e hapur ndaj përvojave të letërsisë europiane e më gjerë. Koha dhe studimet letrare do të verifikojnë vlerën estetike të kësaj letërsie e cila simbolikisht për arsye studimi por edhe për arsye estetike duhet dalluar nga letërsia e mëparshme.

Për ndonjë studiues që i referohet një grupi poetësh që u shfaqën në këtë kohë, letërsia shqipe e viteve 1990 lindi si një lëvizje tipike avanguardiste (Marku, M., 2004) ndërsa për ndonjë studiues tjetër letërsinë e avangardës së viteve ’90 e krijuan autorë të afirmuar më parë, ashtu edhe të tjerë më të rinj, që u afirmuan më pas(Jakllari, A., 2004) etj. Faktikisht një prerje agresive nuk mund të ketë por, disa prozatorë dhe poetë që vijnë nga letërsia e para viteve 1990, janë në përpunim të mëtejshëm të veprës letrare dhe stilit të tyre edhe pas vitit 1990.

Dallimet ndërmjet këtyre autorëve janë më shumë të stilit individual sesa të lidhura me momentin kohor, por është e kuptueshme që brezi më i ri letrar ka më shumë kërkesa për të eksperimentuar me formën, me gjuhën artistike të veprës letrare duke asimiluar lirisht përvojat e letërsisë moderne e postmoderne por sigurisht nga një kërkesë e tillë nuk përjashtohen edhe disa autorë të mëparshëm. Sikurse shprehet studiuesi S. Hamiti, vitet 1990 nëse nuk janë vite të thyerjeve të mëdha janë vite të vetëdijesimit të madh letrar dhe se zbulimi apo sprovimi më i madh i këtyre viteve është të sprovohet autenticiteti duke u provuar me universalitetin. Do të thotë komunikimet letrare zhvillohen me të njëjtin intensitet në të gjitha pikat e vlerave të kësaj letërsie, në një anë; dhe komunikimi i këtyre vlerave me vlera të letërsive e kulturave të tjera (Hamiti, 2005).Një kufi simbolik në një periodizim të ardhshëm sigurisht që duhet vendosur këtu.

 LETËRSIA SHQIPE NË GJUHË TË PARË, GJUHËN E HUAJ

Një dukuri tjetër lidhet me dekadën e parë të shekullit XXI, se si duhen vlerësuar veprat letrare të autorëve shqiptarë të shkruar prej tyre në gjuhë të huaj dhe jo në gjuhën shqipe ose në gjuhën shqipe, por në mërgim, larg lexuesit shqiptar. Sikurse shprehet studiuesi Sh. Sinani, duke qenë një letërsi dygjuhëshe, në shumë raste dhe vetëm në gjuhë të huaj, kjo letërsi gjendet para pyetjes nëse është pjesë e rrjedhave dhe jetës kulturore shqiptare apo duhet parë brenda një sistemi tjetër, nëse është në periferi të letërsisë shqipe dhe mbetet gjithashtu në periferi të letërsive të tjera, me të cilat i bashkon vetëm gjuha(Sinani, Sh., 2015). Do të shtonim edhe pyetjen se si duhet t’i qasemi kësaj letërsie të panjohur? Duke e lexuar në gjuhë të huaj apo si letërsi shqiptare të përkthyer?!

REZULTATI I LETËRSISË SHQIPE TË GJYSMËS SË DYTË TË SHEK. XX

Pavarësisht prej çështjeve të mësipërme të cilave mund t’u shtohen edhe të tjera, nga kjo periudhë vlen të veçohet fakti i “çudive” të letërsisë bashkëkohore shqiptare, e cila nga zymtia dhe burgu i diktaturës më të egër të perandorisë komuniste,i dha letërsisë evropiane një shkrimtar të përmasave botërore si Ismail Kadare (kandidat për çmimin Nobel prej shumë vitesh), i përkthyer sistematikisht në gjuhët evropiane, prej vitit kur boton romanin që e bëri famshëm “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963). Ndërsa nga ana tjetër, nga kahu i kundërt, nga bota europiane perëndimore ku jetoi, pas vitit 1990 iu kthye letërsisë shqipe, lexuesit të parë të saj, vepra letrare e shkrimtarit Martin Camaj, pak i njohur në publikun perëndimor dhe aspak në publikun shqiptar, e cila me vlerësimin e njëzëshëm të studiuesve zuri përfundimisht vendin që i takon në historinë e letërsisë shqiptare, duke e tejkaluar kohën e humbur. Megjithëse në kushte krejt të tjera,edhe në rrafshin gjuhësor, këta autorë sjellin arritjet kulmore të gjuhës standarde (Kadareja) arritjet kulmore të variantit të gegërishtes (Camaj), çka do të ishte një çështje tjetër e hapur lidhur me ligjërimin artistik të veprës letrare në gjuhën shqipe.

2019/08/12

Pantina: 66 mijë eurot janë arsyeja pse Besnik Bislimi nuk guxonte të gjuante gaz lotsjellës

Deputetja nga radhët e PSD-së, Shqipe Pantina, ka hedhur akuza të rënda ndaj zyrtarit të VV-së, Besnik Bislimit, shkruan Insajderi.

Pantina përmes Facebook ka thënë se Bislimi nuk ka pranuar të hedhë gaz lotsjellës në kuvend ngase nuk e rrezikonte dot rrogën prej 5500 euro në muaj ndërsa ajo ka rrezikuar edhe të burgoset për ish-partinë e saj, VV.

“PSD-së i kërkon të garojë e vetme në zgjedhje por ai vet u përfshi në listë të deputetëve vetëm duke qenë numër 5 që i mundësonte fitoren e sigurt si deputet, ndërsa në komunën e Prishtinës ku vërtet do mund të kontribonte si Drejtor nuk qëndroi as për dy muaj”, ka shkruar Pantina.

Deputetja e PSD-së, ka thënë se Besnik Bislimi ka pranuar të bëhet nënkryetar i VV-së ndërsa në anën tjetër, ka hartuar program për një parti krejtësisht të djathtë.

“Epo 66 mijë euro nuk janë pak. Pse jo do thoshte dikush). 

Si deputet i LVV e shkoi për më shumë se katër muaj në SHBA për arsye private, pra interesi personal më i rëndësishem se përgjegjësia publike.”, ka përfunduar Shqipe Pantina.

Pra,sipas znj.Shqipe Pantina i bije që deputeti Besnik Bislimi, e ka rrogën vjetore : 66.000 euro.

Kësisoji, paguhën edhe deputet tjerë(120 deputet x66.000=
7,920.000 euro në vjet ).

F.B

Bekim Berisha - Abeja, ushtari shqiptar që vlente sa 1000 ushtarë


Nga Abedin Sogojeva - Komandant Dini



Fotografia e Abedin Sogojeva - Komandant Dini



U benë 20 vite nga rënia heroike e ushtarakut, Bekim Berisha – Abeja. Atë e kujtojnë me mall, të gjithë bashkëluftëtarët në Kroaci, Bosnje dhe në Kosovë.

Abeja ka qenë njëri nga heronjtë e heshtur i cili është shfaqur pothuajse nga anonimiteti, duke u bërë mit i madh i luftës për liri. 

Vetëm me insistimin e ushtarëve kroatë, emri tij është bërë i njohur.

Bashkëluftëtarët e mbajnë mend si shumë modest dhe vetëmohues, i cili pati filluar si ushtar i rëndomtë, por, që shumë shpejtë u kthye në gjithçka jo vetëm të rëndomtë.

Në mënyrë të pavarur ka shkuar në vëzhgime dhe ka kryer diversione, rreth të cilave nuk ka folur shumë.

 Bashkëluftëtarët e tij kanë dëshmuar se si ai thjesht dhe pa ndonjë shpjegim ka shkuar në territore të armikut, ka kryer detyrën dhe është kthyer.

Rruga luftarake e Abesë nuk përfundon në Kroaci dhe Bosnje, ai vjen në Kosovë, e cila ishte përfshirë po ashtu nga lufta, dhe bëhet njëri nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bekim Berisha u lind më 16 qershor 1966 në Graboc të Pejës. Në Kosovë e quajnë “Abeja”.

Ka qenë i arsimuar, ndërsa ka folur pesë gjuhë të huaja. Kjo tregon mjaft se për çfarë personaliteti bëhet fjalë.

Ai jep jetën gjatë aksionit heroik, në Betejën e Junikut.

Duke qenë se bëhet fjalë për një format të veçantë të madhështisë dhe legjendës, për njeriun i cili aq përzemërsisht luftoi kundër Serbisë, duhet të përpiqemi që emri tij mos të harrohet kurrë.

Kryetari i ndjerë i Kroacisë, Franjo Tuxhman, Bekim Berishën e ka përshkruar si luftëtarin që ka pasur vlerë sa 1000 ushtarë.

 Ndërsa, ish komandanti i Bekim Berishës, gjenerali i ndjerë Janko Bobetko, po ashtu ka shprehur dhimbjen e tij të madhe për vdekjen e tij, duke deklaruar se Berisha ka qenë njëri nga ushtarët më të mirë dhe më të besueshëm të cilin ai e ka takuar ndonjëherë.

Ai është njëherazi personi i vetëm që është dekoruar nga tre Presidentë, ai i Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës.

I përjetshëm do të jetë kujtimi për të, ashtu siç do të jetë edhe liria e Kosovës.

Prof.Dr. Murteza Osdautaj: Abeja – epika e një heroi

Portret dëshmori

Fotografia e Murteza Osdautaj

Abeja – epika e një heroi

Kur ishte nxënës ai dallohej për një natyrë të qetë dhe epike, i heshtur dhe krenar thuaja se e fshihte heroizmin dhe sagen e tij të trimësrisë që i vlonte brenda në shpirtë. 

Abeja heroi i shumë luftërave dhe dëshmori i atdheut të tij është njëra nga fytyrat të cilat janë simbol të sakrificës sublime të njerëzve të kësaj toke

Kur iu afrohemi festave dhe kur ato na bëjnë të ndjejmë një formë të quditshme të gëzimit dhe lirisë, nganjëherë para nesh , si në ëndërr, dalin përpara fytyrat e njerëzve të mëdhenjë të ciklëtna dhuruan atë që e kishin më të shtrenjten jetën e tyre. 

Këta njerëz jan paksa të veçantë dhe si të tillë na bëjnë që t’ju kthehemi shpesh me qëllim që ta luftojmë haresën që bie mbi ta apo heshtjen që i mbulon shumë herë.

Bekim Berisha –Abeja, një djalë nga një fshat i thellë i Pejës, për shumë çka është një simbol i së mirës dhe i trimërisë së njerëzve tanë.

Ku ishte nxënës ai dallohej për një qëndrim të heshtur dhe epik. 

Pa fjalë të mëdha, pa ndjenjen e imponimit, kujtojnë shokët e tij, ai fshihte brenda diçka epike, diçka që do t’i shfaqej dikur, mo vonë, atëherë kur kuqedra sllave temtonte t’i gllabëronte liritë e popujve të cilët kërkonin liri.

Dhe ky djalë që u lind në shkozet do të ketë fat luftën dhe heroizmin.

 Këtë fat do ta trashegonte nga i gjyshi i tij Nexhi Selmani i cili për vite të rëra ia kishte v[në pushkën armikut shekullor.

 Pas kryerje së shkollës fillore dhe asaj të mesme në Pejë. Ai do të shtergtojë drejt fatit të tij të madh. 

Do të regjisgttrohet në fakultetin hetelierik në Opati të cilin do ttra kryej me sukses. 

Gjatë studimeve kënaqeësi të madhe do t’i sjellë arti ushtarak në të cilin do të hyjë me një kënaqësi të jashtzakonshme. 

Fati do ta drejtojë drejt njohjes me doktrinat ushtarake të botës ndësrsa diçka e brendshme i thonte se të gjitha këto do t’i bënte në luftën e ardhshme e cila afrohej.

Plasja e luftës në Kroaci dhe në Bosnjë Abenë do ta gjëjë një ushtarak të përgatitur mirë teorikisht dhe fizikisht.

 Dijet e fituara nga studimet e tij ushtarake do t’i shërbejnë shumë në betejat e ushtrisë kroate kundër okupatorëve serbë. Qendrimi i tij heroik, dijet e tij të pashterrshme ushtarake do ta dallojnë atë dhe shumë ushtarakë shqiptarë të tjerë për talentin e tyre luftarak dhe qendrimin prej ushtari të paepur.

Fotografia e Abedin Sogojeva - Komandant Dini

 Si rezultat i kësaj ai do të dekorohet me një varg medalesh lufte dhe në fund do ta fitojë edhe graden e gjeneralit të ushtrisë kroate. 

Ai, pas plasjes së luftës në Bosnje, do të angazhophet edhe atje po me të njejtin sukses derisa ajo luftë përfundoi.

Vitet 1997 dhe fillimi i 1998-ës do të jenë momentet kur atij i zgjohet epika e vjetër. Ajo epika që e kishte dëgjuar dhe njohur i gjyshi. 

Masakrat e bëra në fillim të 98-ës do të jenë momente në të cilat ai do të vendosë përfundismisht që, më një numër të madh bashkëkombasish të tij, të kthehet në tokën e tij dhe të luftojë pët të. 

Në mars të këtij viti Abeja dhe shokët e tij, të veshur me uniformën të cilën e ëndërroj ç’prej se ishte fëmijë, do të hyjnë në Kosovë . 

Pas hyrjes në zjarret e luftës atë do ta vendosin në Açarevë ku me plot vullnet do të angazhohet në përgatitjen e ushtarëve të rinjë të cilët do të bëhen protagonistë të luftëtërave të ardhshme që do të zhvillohen kudo nepër Kosovë. 

Akademia, të cilën ai e udhëhoqi për një kohë, do të bëhet vatër e përgatitjes së kuadrit të ri të UÇK-së.

Ndërsa pas ndezjes dhe masivizimit të luftës në Dukagjin, ai do të kthehet atje.

 Një natë të errët ai do ta vizitojë të emën e tij që se kishte parë për shumë vjet. 

Pastaj së bashku me shokun e tij të pushkës, Bedri Shalën, do të vendosen, së pari në Gllogjan ku do të merrte pjesë në përgatitjen e ushtarëve për luftë, e më vonë, në Junik ku do të angazhohet në mbrojtjen e kësaj zone të luftës.

Kontributi i tij dhënë në mbrotjen e këtij fshati me rëndësi strategjike për luftën dhe qëndrimi i tij prej ushtaraku serioz dhe intelektuali humanist do të lejë gjurmë të pashlyeshme të bashkëluftëtarët e zonës së Junikut dhe banorëve të atjeshëm.

Përgatitja e tij për luftë, dijet e fituara në luftërat në të cilat kishte marrë pjesë, kurajoja dhe guximi i tij dhe i shokëve të tij do të bëjnë që Juniku të zhvillonte një qendresë të pashoqe kundër armikut. Por kjo nuk ishte e thënë të zgjaste.

 Rezistenca e madhe, aksionet e njëpasnjëshme të njësive të tij të UÇK-së, do të shkaktojnë ofenziven e madhe serbe të Gushtit.

Bekim Berisha do të bjerë ashtu siç bijnë heronjt e mëdhenj.

 Në temtim të nxjerrjes së shokut të tij të vrarë, Abeja do të bjerë në fushën e nderit. 

Me 10 gusht 1998 do të bjerë Abeja, heroi i madh, atdhetari dhe njeriu që në zemrën e tij mbante sagen a atdheut.

 Abeja erdhi ngase nuk mund ta harronte atdheun, i dha atij krejt çka mund t’i jipej dhe shkoi në amshim për t’i bërë roje lirirsë. 

Në këtë fundviti dhe fillimviti të ri Abeja është aty, bën roje dhe magjepsë me madhështinë e vetminë e tij. 

Kthimi e tij si në legjendë, vdekja e tij për atdhe dhe dashuria e tij e madhe për njerëzit dhe lirinë nuk mund t’na lënë ta harrojmë Atë dhe shokët e tij. Harrrimi do të ishte mallkim.

(Nga faqja e Facebokut të Murteza Osdautaj, nga Isniqi )

2019/08/11

Heroi do të kthehet !!!


Mos mendoni se karriera e  gjeneralit 
Ramush Haradinajt ka mbaruar që tani

Imazh i ngjashëm

I plagosur dhe nën zjarr në vitin 1998, Ramush Haradinaj rrëmbeu të vetmen gjë që i erdhi në dorë për të ndalur gjakderdhjen.

 Ishte një copë djathi. Një vit më parë, vëllai i tij ishte vrarë nga ushtarët serbë disa qindra metra më tej, teksa po kontrabandonin armë përmes maleve nga Shqipëria.

Imazh i ngjashëm

 Që nga ajo luftë, zoti Ramush  Haradinaj i ka përkthyer aftësitë për të qëndruar gjallë fizikisht në aftësi për të qëndruar gjallë politikisht.

 Manovra e tij më e fundit erdhi më 19 korrik 2019 , kur zoti Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër i Kosovës, duke thënë se tani ishte i dyshuar në një rast të krimeve të luftës.

Imazh i ngjashëm

Truprojë, marangoz, guerilas dhe politikan, kryeministri në dorëheqje zt.Ramush  Haradinaj ka pasur një karrierë më të gjallë se shumica. 

Në një biografi ai flet për përvojën si gueril shqiptar i Kosovës që luftonte ndaj Serbisë plot me dëshirë.

 Në një incident, kur policët serbë të bllokuar po bënin thirrje për ndihmë, ai tha se “u kujdes për ta në një mënyrë precize, nga një distancë e afërt”.

Rezultate imazhesh për ramush haradinaj

Ramush  Haradinaj është përndjekur nga akuzat se ai dhe njerëzit e tij kanë kryer krime lufte, duke vrarë serbë dhe shqiptarë që konsideroheshin si bashkëpunëtorë ose rivalë. Ai gjithmonë e ka mohuar çdo keqbërje ndaj popullatës çfardo qoftë ajo.

Rezultate imazhesh për ramush haradinaj

Dorëheqja e zotit  Ramush Haradinaj sjell një ndjesi deja-vu. 

Në vitin 2005 ai dha dorëheqjen 100 ditë pasi kishte marrë mandatin e parë si kryeministër, pasi u padit nga gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte në Hagë, ku u burgos gjatë gjykimit.

Rezultate imazhesh për ramush haradinaj

 Ai u lirua, por prokuroria pretendonte se ai i frikësonte dëshmitarët, diçka që e ai e ka mohuar. Prokurorët apeluan dhe ai u paraqit përsëri në gjyq, për t’u liruar sërish si i pafajshëm.

Në vitin 2017, ai u arrestua në Francë me një urdhër serb dhe u mbajt atje për gati katër muaj. Pastaj francezët e liruan: arrestimi i tij ia rriti popullaritetin në shtëpi.

Rezultate imazhesh për ramush haradinaj


Më 24 korrik, Haradinaj u mor në pyetje nga një gjykatë e posaçme e Kosovës, e cila u krijua me një staf ndërkombëtar në Hagë pas një raporti të Këshillit të Europës në vitin 2010, ku akuzoheshin disa guerilas kosovarë se kanë kryer krime lufte. 

Rezultate imazhesh për ramush haradinaj dhe bush

Në raport, gjenerali i luftës Haradinaj përmendet vetëm në një shënim, por më shumë përmendet zt. Hashim Thaçi, president i Kosovës.

Rezultate imazhesh për ramush haradinaj

Të dy kanë qenë rivalë prej kohësh. Gjatë vitit të shkuar, zoti  Hashim Thaçi diskutoi një marrëveshje të mundshme me Aleksandar Vuçiç, presidentin serb, e cila mund të përfshinte heqjen dorë nga pjesa veriore e Kosovës e banuar nga serbët në shkëmbim të pjesës së banuar nga shqiptarët në jug të Serbisë.



 Zoti  Ramush Haradinaj argumenton se kjo do destabilizonte të gjithë rajonin. 

Rezultate imazhesh për ramush haradinaj me komandantin e natos

Nëntorin e vitit 2018 , Serbia ndaloi me sukses Kosovës, të cilën nuk e njeh, që të bashkohej me Interpolin për herë të tretë. 

Ramush Haradinaj u hakmor duke vendosur një tarifë prej 100 përqind ndaj importeve serbe, dhe Serbia pezulloi bisedimet. 

Rezultate imazhesh për ramush haradinaj

Me zgjedhjet serbe vitin që vjen, ato nuk kanë gjasa që të rifillojnë deri pas tyre.

Vetëm për shkak se është thirrur për t’u pyetur në Hagë, nuk do të thotë që zt.Ramush Haradinaj do të paditet, theksojnë analistët kosovarë .

Rezultate imazhesh për ramush haradinaj

Shumë  gazetar spekulojnë se prokurorët po thërrasin shumë prej guerilëve të vjetër, duke shpresuar të thyejnë ndonjërin.

 Gjykata e Hagës e ka gjykuar dy herë zotin  Ramush Haradinaj dhe nuk e ka dënuar, nuk ka gjasa që kjo gjykatë të ketë sukses as% tani. 
Rezultate imazhesh për ramush haradinaj

Ramush  Haradinaj ,deri në zgjedhjet e reja të 7-ta me radhë në Kosovën e pas luftës do të jetë  kryeministër në detyrë.

 Nuk duket se mund të mblidhet një qeveri e re, kështu që zgjedhjet ndoshta do të zhvillohen në shtator ose tetor të këtij viti. 

Rezultate imazhesh për ramush haradinaj

 Zoti  Ramush Haradinaj është një mjeshtër i kaluar në rrëmbimin e fitores nga nofullat e humbjes. 

Pavarësisht premtimeve të tij, kosovarët akoma nuk udhëtojnë drejt zonës Shengen pa viza (edhe pse Kosova ka plotësuar kërkesat europiane).

Rezultate imazhesh për ramush haradinaj


Vendimi  i tij për të shkuar në Hagë, e ka kthyer vëmendjen elektorale sërish tek lufta. Ardian Gjini, një aleat i ngushtë, thotë se jo për herë të parë, një sfidë i ka dhënë atij ‘krahë politikë’.

Rezultate imazhesh për ramush haradinaj me komandantin e natos

Mos harroni :Heroi do të kthehet ...

Flori Bruqi 

Adri Nurellari : Shqipëria rrezikon të mos marrë dritën jeshile për nisjen e negociatave në tetor.


Shqipëria rrezikon të mos marrë dritën jeshile për nisjen e negociatave në tetor. Në këtë mënyrë ajo do mbetet pas me grupin e vendeve si Kosova e Bosnja, që kanë probleme të natyrës tjetër.


Megjithatë, kur bie fjala tek tendenca për të krahasuar Shqipërinë me Kosovën, analisti Adri Nurellari në një shkrim  thotë se shteti tjetër shqiptar është më përpara nesh.


Ja disa prej krahasimeve të tij:

“Janë të shumtë ata në Tiranë, që e quajnë Kosovën njësoj shtet të korruptuar, pa e ditur që aty, ndryshe nga Shqipëria, ka pasur zyrtarë nga më të lartit të akuzuar e dënuar për korrupsion, duke përfshirë kryetarë kuvendi, zv/ kryeministër, ministra, deputetë, kryetarë komunash etj, etj… Po ashtu, ndryshe nga Shqipëria, atje nuk bën vaki që të të kërkojnë ryshfet nëpër spitale për të bërë ndonjë serum, apo të ketë raste të shpeshta të korruptimit të policisë rrugore. Nuk është aspak rastësi që dy institucione, që konsiderohen prej natyrës së tyre strumbullar të korrupsionit në Shqipëri, në Kosovë konsiderohen shumë profesionale, a madje raportet e ndryshme ndërkombëtare i nxjerrin si modele për gjithë rajonin”.

“Kosova qëndron shumë përpara Shqipërisë edhe kur bëhet fjalë për kriminalizimin. Po të shihen të gjitha statistikat ndërkombëtare, duket qartë, se Shqipëria është më afër me republikat ish-sovjetike në fund të listës, për sa i përket numrit të krimeve në nivel evropian, ndërsa Kosova garon me vendet e Evropës Veriore, për nga statistikat. Kështu për shembull, sipas UNODC, Kosova ka pasur në vitin 2016, 1.6 vrasje për 100 mijë banorë, ndërsa Shqipëria 2.7. Edhe po të shihen numrat e të burgosurve del se, në burgjet e Kosovës, aktualisht janë 1601 të burgosur që vuajnë dënimin për vepra të ndryshme, ndërsa në Shqipëri kemi 5.447”.

“Niveli më i ulët i korrupsionit në Kosovë demonstrohet edhe nga fakti që, aty niveli i pabarazisë është më i ulëti në rajon, gjë që nuk ndodh në vende me korrupsion të lartë, ku vetëm një grusht njerëzish me lidhje politike përfiton nga ekonomia. Pra koeficienti Gini i pabarazisë, i Kosovës, i afrohet vendeve skandinave, ndërsa ai i Shqipërisë, i afrohet vendeve latinoamerikane. Sipërmarrësi më i madh kosovar raporton disa dhjetëra milionë euro pasuri, ndërsa në Shqipëri fliten për miliarda. Pabarazia e kufizuar në Kosovë shihet edhe me sy, kur udhëton edhe në zonat më periferike të vendit, e nuk has prani të varfërisë ekstreme”.

“Kur flitet për ekonomi, padyshim që Kosova ngelet ende e varfër, gjë që lidhet kryesisht me trashëgiminë e kostove të aparteidit e diskriminimit ekonomik shekullor, brenda ish-Jugosllavisë, si dhe me pasojat e luftës. Mirëpo, gjithsesi nuk mund të flitet për dështim ekonomik të Kosovës, kur gjatë gjithë dekadës së pavarësisë, Kosova ka pasur rritjen më të lartë ekonomike në rajon dhe që ndryshe nga Shqipëria, ia ka dalë të bëjë investime madhështore në autostrada, duke mbajtur ndërkohë borxhin më të ulët publik në Ballkan. Përpos kësaj, po të shihet klima e biznesit në raportin, Doing Business, të Bankës Botërore, Kosova zë vendin e 44-t, ndërsa Shqipëria atë të 63-të, ndërsa tek raporti Paying Taxes, Kosova zë vendin e 44-t, ndërsa Shqipëria atë të 122-të”.

Nga Bernhard Schulz, Tagesspiegel : Në Tepelenë vlerësohet Enveri, jo viktimat e tij


Gazeta gjermane, Tagesspiegel vjen me një tjetër reportazh nga Shqipëria, duke eksploruar të shkuarën komuniste. “Edhe sot, 28 vjet pas mbarimit të komunizmit, shumë anëtarë të regjimit të vjetër janë akoma aktivë në aparatin shtetëror. Që ata nuk kanë asnjë interes në përpunimin e historisë dhe krimit, kjo kuptohet,” shkruan gazeta. Ajo viziton edhe Kampin e Tepelenës, duke theksuar se nuk ka një memorial për viktimat, por muzeu i qytetit vlerëson Enver Hoxhën




Sheshi Skënderbej, sheshi kryesor i kryeqytetit shqiptar, Tirana, tani është i rezervuar për këmbësorët. Sipërfaqja e gjerë është e mbuluar me gurë natyralë nga të gjitha pjesët e vendit. Në skaj është një xhami nga koha e sundimit otoman, ajo është restauruar nga fonde turke. Paratë, thuhet se vijnë nga arka e Erdoganit.

Diagonal me të është ndërtesa e madhe e Muzeut Kombëtar. Fasadën e zbukuron një mozaik me shumë figura, me një grua energjike me kostum kombëtar dhe pushkën e ngritur në qendër, një luftëtar me flamurin kombëtar në krah, me një shqiponjë dykrenare të vendosur në një sfond të kuq si gjaku. Të tjera figura mishërojnë epoka të tjera të historisë së vendit, mes tyre edhe një banor të shekullit të 19-të. Po punëtorët? Përfaqësuesit e klasës, që gjoja ishin në pushtet për gjysmë shekulli?

Me klasën punëtore, Partia Komuniste nën udhëheqjen e Enver Hoxhës e mori pushtetin në vitin 1944 dhe e mbajti deri në kalimin e thatë në demokraci në vitin 1991. Për ironi, ai nuk kishte nevojë për dashurinë e tyre. Pothuajse ajo nuk ekzistonte. Me të luhej. Ashtu siç luhej me termat demokraci apo pushtet popullor. Në fakt kishte vetëm një sundimtar, fotozhenikun e ri Hoxha, që me zgjuarsi që në moshë të re në vitin 1944, i shërbeu vetes dhe shokëve të partisë nga falimentimi i kolonizatorëve fashisto-italianë. Hoxha mori pushtetin dhe herët a vonë, kundërshtarët dhe bashkëluftëtarët e tij u zhdukën në birucat e Sigurimit- shërbimit të frikshëm të sigurisë kombëtare, ose përfunduan përpara togave të pushkatimit.



Maja e një ajsbergu të përgjakshëm

Turneu informativ, i organizuar çdo vit nga Fondacioni Federal për Përpunimin e Dikaturës, këtë herë i kushtohej Shqipërisë. Ata merren me studimin e trashëgimisë historike në vendet e kontrolluara nga komunizmi deri në fund të viteve 1989/1991. Një javë e mbushur me vizita në vendet përkujtimore dhe me biseda me viktimat dhe zyrtarët- por ajo që mbetet është ndjesia se kjo është vetëm maja e një ajsbergu të përgjakshëm.

Në Shqipëri kishte shumë kampe, në fakt i gjithë vendi ishte një kamp i madh, ku kishte urdhër për të qëlluar këdo në kufi. Terrori nuk ishte diçka sekrete. Gazetarët e asaj kohe, të vendosura në Muzeun Kombëtar, tregojnë shfaqje gjyqesh të mbajtura në kinema të mbushura plot me njerëz, ku njerëzit duartrokisnin për vendime të marra që në fillim, përpara se njerëzit të dërgoheshin në fusha ku ekzekutoheshin nga afër. Pastaj fitimtarët, duke tymosur cigare, qëndronin pranë kufomave. Ndoshta dyshonin se do vinte edhe dita e tyre dikur.

Në Shqipërinë e Hoxhës mbizotëronte stalinizmi deri në fund, edhe në vitin 1991 ishte i dhunshëm. Hoxha admironte Stalinin dhe e imitoi që nga kulti i personit e deri tek gulagët. Në vitin 1961, kur Shqipëria u tërhoq nga Bashkimi Sovjetik i destalinizuar, e ktheu vëmendjen nga Republika Popullore e Kinës, aparati i terrorit vazhdoi të funksionojë. Kur Kina nuk e përmbushi pritshmërinë ideologjike të Hoxhës, vendi plotësisht i izoluar deri në fund të viteve ’70. Shqipëria ishte jashtë vëmendjes së publikut botëror për një dekadë.

Vetëm se aty brenda ishte e tmerrshme. Poshtë disa pjesëve të sheshit Skënderbej ka një sistem bunkerësh të Ministrisë së Brendshme dhe qendra e kontrollit të territorit. Këto dhoma pa jetë janë pjesë e një ekspozite tjetër për terrorin e regjimit komunist, të quajtur Bunk-Art 2. Asnjë torturë nuk ishte e keqe mjaftueshëm sa për të mos u përdorur. Ekziston një provë e rëndësishme, një listë me shkrim dore, e torturave që nga ato me elektroshok e deri tek uria.



Italia ishte afër, por mbeti e paarritshme

Jo larg nga sheshi Skënderbej ndodhet një ndërtesë, e cila shërbente dikur si klinikë private. Më pas aty u vendos Sigurimi. Kjo njihet si Shtëpia e Gjetheve, pasi këtyre janë mbajtur skedarë të panumërt të shërbimeve sekrete. Shtëpia është e mbushur me teknologji, nga këndvështrimi i sotëm të vjetra, por shumë të efektshme në atë kohë.

Në qendër të Tiranës ka shumë ndërtesa të kohës së sundimit kolonialist italian. Ato duken të ngurta dhe komunistët e Hoxhës i përdorën pa hezitim. Vetë Italia mbeti e paarritshme për gjysmë shekull, duke qenë vetëm në anën tjetër të Adriatikut.

Të përndjekurve nuk u lejohej që të afroheshin pranë brigjeve, sepse regjimi praktikonte bashkimin e fiseve për të gjitha brezat. Kishte kampe për gra e për fëmijë. Në Tepelenë, në jug të vendit, 600 të burgosur ishin të paketuar në pesë kazerma të mëdha. Të paktën 300 fëmijë vdiqën me kalimin e kohës nga kequshqyerja apo sëmundjet e patrajtuara.

Simon Mirakaj mbërriti në Tepelenë në vitin 1945 si foshnje- ai mbeti në mënyrë të paimagjinueshme për 46 vite në përndjekje për shkak të një pjesëtari të familjes. Në kazerma gjenden vetëm muret e jashtme, nuk ka një memorial. Në muzeun vendor ruhen modele të tipareve heroike të heronjve komuniste- dhe shkrimet e Enver Hoxhës, diktatorit që ndoqi dhe shkroi për shembullin e Stalinit. Vendlindja e Hoxhës është këtu afër, në jug të vendit, dhe shumë janë akoma krenarë për të.

Në një kodër në periferitë e Tiranës është edhe Nëna Shqipëri. Monumenti është konceptuar si një model i Mëmëdheut, diçka që ekzistonte në Bashkimin Sovjetik nga Volgogradi deri në Kiev. Përpara saj shtrihen varret e partizanëve që ranë në luftën kundër fashistëve italianë. Çdo regjim ka nevojë për heronjtë e tij. Pllakat e varreve janë të çara, duket sikur ajo nuk është e mirëmbajtur.

Në veriun malor gjendet kampi i burgut të Spaçit. Godinat janë të vendosura guximshëm në shpatet e pjerrëta. Këtu jetuan të burgosurit që duhet të bënin punë të detyruar në minierën e bakrit. Ngjitur qëndroni rojet e sigurimit. Ndonjëherë të afërmit lejoheshin të vizitonin të burgosurit, dhjetë minuta nën mbikëqyrje speciale. Për këtë, ata duhej të bënin në këmbë shtatë kilometra me rrugë të pashtruar.



Kishat dhe xhamitë u shkatërruan

Në kamp janë mbledhur ish të burgosur dhe përfaqësues të shoqatës së viktimave për të festuar përvjetorin e kryengritjes së të burgosurve në vitin 1973. Ishte një akt heroik, por pa rezultat. Mbahen fjalime, të gjithë njerëzit pinë duhan, ndërsa qielli nis të rëndohet prej reve. Lart në shpat mund të shihen ekskavatorët. Qeveria shqiptare ia ka dhënë të drejtën për të shfrytëzuar minierat një kompanie turke. Miniera origjinale rrezikon të zhduket. Edhe sot, 28 vjet pas mbarimit të komunizmit, shumë anëtarë të regjimit të vjetër janë akoma aktivë në aparatin shtetëror. Që ata nuk kanë asnjë interes në përpunimin e historisë dhe krimit, kjo kuptohet.

Në Shkodër, vizitorët gjermanë marrin pjesë në përurimin e një monumenti për viktimat e regjimit komunist. Në bashkinë e qytetit mbahen fjalime emocionuese në një sallë të mbushur plot. Se ky mbaron shërbimi përkujtimor dhe ku fillon politika aktuale, vizitori nuk mund ta vendosë. Mund të jetosh në të tashmen, por si gjithmonë dhe kudo, e kaluara është një barrë.

Muzeu i dioqezës është estetik dhe tregon historinë e persekutimit të Kishës Katolike, e cila dominon në veri të vendit. Në vitin 1967, Hoxha e shpalli Shqipërinë si shtetin e parë ateist në botë dhe shkatërroi kisha e xhamia në mbarë vendin. Katedralja e Shkdorës u kthye në sallë sportive, në fasadë u vendoën portrete zyrtarësh. Tani sundon klasa punëtore përmes partisë së saj, thuhej në mesazh.

Ndërkohë katedralja është restauruar me kujdes. Këmbënat bien herë pas here, kurse nga minarja fqinje tingëllon zëri i imamit. Ata kanë bashkëjetuar për shekuj dhe vazhdojnë ta bëjnë sërish. Shqipëria nuk është një strehë e fanatizmit. Përkundrazi, ata shpresojnë të pranohen në BE. Vite më parë, Shqipëria ishte shumë e korruptuar, na thotë një diplomat që shoqëron procesin e rishikimit të drejtësisë, duke shtuar: tani është vetëm e korruptuar.

Nga rruga, vizitorët nuk shohin bregdetin. Bregderi duhet të jetë i bukur. E kaluara e errët shtrihet në brendësi. Duhet ta kërkosh, e megjithatë ajo është gjithmonë e pranishme.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...