Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/08/20

Nga Flori Bruqi : "Luftë" apo" Paqë" edhe pas 21 vjetëve të Luftës më Serbinë!

Rezultate imazhesh për nato ne kosove

Aleanca Atlantike nuk do të ndërmerte qoftë dhe një hap, për të ndërhyrë Ushtarakisht në Kosovë, nëse Shqiptarët si popull etnik i atyre trojeve, nuk do të ishte ngritur në luftë për liri e pavarësi. 

Ishin përpjelkjet luftarake të UÇK-së dhe sakrificat e Shqiptarve të atij vendi, ata që sollën NATO-n në Kosovë, duke realizuar një bashkëveprim jo drejtë për drejtë, por të shoqëruar me një heshtje të arsyetuar nga diplomacia vepruese e padukëshme. 


Rezultate imazhesh për nato ne kosove

Para dhe gjatë sulmeve ajrore e sidomos tani në pas luftë, si rrallë herë, elementë destruktiv që vazhdojnë të ushqehen financiarisht nga Beogradi, e trajtojnë atë luftë si një konflikt ndëretnik, të imponuar nga një varfëri e tejskajshme ekonomike. 


Imazh i ngjashëm

E tjerin këtë lëmsh, për të justifikuar më tej padronët e tyre, jo vetëm për krimet që ata kryen, gjatë atyre ditëve të përgjakëshme, por më tepër e bëjnë atë, për të tjetërsuar vlerat e pallogaritura të asaj lufte heroike, të popullit Shqiptar të Kosovës, për liri e pavarësi kombëtare.

Por e vërteta qëndron ndryshe, në anën e fituesit dhe ata janë UÇK dhe SHBA. Lufta e Shqiptarve të Kosovës, ishte dhe mbeti një luftë e gjatë politike, me synime të qarta e të sakta, për realizimin e misionit historik kombëtar, fillimisht të pjesshëm e më vonë atë përfundimtar, objektiv që u realizua nëpërmjet asaj lufte që u shkrua me gjakun e atij populli, për të mbetur historikisht si Epopeja e Lavdishme e UÇK-së. 

Aleanca Atlantike nëpërmjet veprimit të sajë strategjik, realizoi objektivin e vet gjeopolitik, ndërsa UÇK-ja nëpërmjet këtij ndryshimi cilësor të rielievit politikë në gadishull e kontinent, brënda strategjisë të më të fortit, arriti të të realizojë ëndrrën shekullore të popullit të vet, çlirimin njëherë e përgjithmonë dhe përfundimtar të tij, nga vargonjtë e hekutrt të skllavërisë koloniale serbe.




Rusët e serbët në panikë, SHBA-të dhe NATO po ndërtojnë fushëbetejë në Kosovë


Analisti ushtarak serb, Viktor Baranec shprehu shqetësimin e tij rreth formimit të Ushtrisë së Kosovës dhe beson se SHBA dhe NATO nga Kosova po të ndërtojnë një fushëbetejë të mundshme.

“Kjo Kosovë amerikane është një dhëmb i thyer në trupin e ish-Jugosllavisë, por fatkeqësisht, ajo përsëri mund të bëhet epiqendra e luftës dhe fituara kurrë nuk do të zgjidhet”, tha Baranec për Sputnik.


Ai shtoi se Amerika jo vetëm që thellon rrënjët në Evropë, por edhe rekruton shtete të reja, të cilat kanë dalë me shkeljet më të rënda të së drejtës ndërkombëtare, transmeton lajmi.net

Aleksandër Pivovarenko, bashkëpunëtor i Institutit për Studime Sllave të Akademisë Ruse të Shkencave, tha se shqiptarët në disa vende të rajonit po punojnë në formimin e strukturave të reja ushtarake ose një prani më të madhe të atyre ekzistuese.

Pivpvarenko tha për “Sputnik” se formimi i Ushtrisë së Kosovës mund të vihet në të njëjtin nivel me ngjarjet në Maqedoni, ku reforma të rëndësishme ligjore u zhvilluan në fillim të vitit, ose u miratua platforma e Tiranës, e cila ndër të tjera rrit praninë e shqiptarëve në forcat e armatosura të Maqedonisë, raporton lajmi.net.

Duke pasur parasysh se Kosova është në kufi me veriun e Maqedonisë ku jetojnë shumë shqiptarë, Pivovarenko thekson se krijimi i Ushtrisë së Kosovës mund të çojë në një ndryshim në situatën ekzistuese në Maqedoni.

“Ky është gjithashtu një hap jo-miqësor ndaj Serbisë e cila patjetër do ta përkeqësojë situatën”, tha ai.

Pivovarenko shton se Moska është e orientuar drejt hapave të Beogradit dhe prandaj Rusia nuk mund të reagojë më agresive ose në përgjithësi të jetë më vendimtar sesa lidershipi serb.

“Në parim, Moska mbështet Beogradin dhe tani është e gjitha për lidershipin serb dhe qasjen e saj ndaj (jo) njohjes së Kosovës”, tha ai, transmeton më tutje lajmi.net.

Pavel Kandelj, një bashkëpunëtor shkencor dhe ekspert për konfliktet etnike të Institutit Evropian në Akademinë Ruse të Shkencave, tha se nga deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, por edhe reagimi i Brukselit, duket se Perëndimi nuk është me të vërtetë i përgatitur për hapin e formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Ai vlerësoi se në aspektin ushtarak në këtë moment dhe në të ardhmen e afërt, formimi i Ushtrisë së Kosovës, nuk do të thotë asgjë sepse krijimi i Ushtrisë së duhur kërkon kohë dhe burime të mëdha, të cilat nuk varen nga Kosova por nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO.

“Nëse financuesit e duan, ushtria do të bëhet, sipas buxheteve të NATO-s, për vetëm dhjetë vjet. Por nëse nuk duan dhe sipas deklaratave dhe mesazheve të Stoltenberg që vijnë nga Brukseli, duket se nuk kanë qëllime serioze, atëherë themelimi i kësaj ushtrie është vetëm për hir të ngritjes së pluhurit dhe shtrëngimi të situatës në rajon”, tha Kandelj.

Ai ka thënë se duke formuar Ushtrinë e Kosovës, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është vendosur në akull të trashë.


Rezultate imazhesh për bashkesia evropiane
Të gjashtë partnerët nga Ballkani Perëndimor, përfshirë edhe Republikën e Kosovën, janë të ftuar të marrin pjesë në një takim joformal të ministrave të Jashtëm të BE në Helsinki në fund të gushtit për të diskutuar bashkëpunimin rajonal.

Shefja në largim e diplomacisë evropiane Federica Mogherini ftoi zyrtarisht kokat e diplomatëve të Kosovës dhe BeH të marrin pjesë në një takim joformal të Këshillit të Ministrave të BE-së, i cili do të mbahet në Helsinki më 28 dhe 29 gusht 2019.


Rezultate imazhesh për bashkesia evropiane

“Partnerët nga Ballkani Perëndimor janë ftuar në një takim joformal të ministrave të Jashtëm në Helsinki në fund të muajit për një diskutim të rëndësishëm se si të ecim përpara në bashkëpunimin rajonal,” tha një zëdhënës i BE-së për Tanjug.

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq e përshkroi lëvizjen e Mogherini si një “precedent”.

“Natyrisht, në fund të mandatit të saj, ajo dëshiron të tregojë se bëri diçka për Kosovën, por kjo nuk është e drejtë për Serbinë,” tha Daçiq.


Rezultate imazhesh për nato ne kosove

Përfaqësuesi i një prej shteteve të fuqishme anëtare në NATO në skenarin e tashëm nuk e ka përjashtuar mundësinë e një konflikti të “armatosur”.

Diplomati perëndimor ka theksuar se KFOR-i e ka detyrën ti mbajë forcat serbe sa më larg Kosovës, transmeton lajmi.net.

Sipas Novosti, ky nuk është kërcënimi i parë që i bëhet Serbisë.

Krerët e Serbisë janë të vetëdijshëm se çfarëdo plani për ndërhyrje të forcave të saj nuk do të zgjojë reagim vetëm të Prishtinës, por të gjithë shteteve më të fuqishme anëtare në NATO.

“Krerët e Serbisë janë të vetëdijshme. Prishtina, e vetëdijshme për inferioritetin e saj ushtarak, gati asnjëherë nuk hyn në aksione vetanake, por sipas marrëveshjes, me konsultime me forcat e huaja ndërkombëtare dhe krerët e tyre politik”, thuhet në çarkun e sigurisë




Perëndimi Serbisë: Po u nise në Kosovë, do të kesh luftë

Nëse Serbia për çfarëdo arsyeje merr vendimin që me forcat e veta të ndërhyjë në Kosovë, do të hyjë në luftë të hapët, jo me forcat policore të Kosovës por me njësitet e KFOR-it e të NATO-s, ka qenë kërcënimi i këto ditshëm nga NATO.


Rezultate imazhesh për nato ne kosove

Këtë kërcënim të drejtpërdrejtë e të rreptë lidhur me tensionet e fundit në Kosovë, e ka thënë në bisedë me zyrtarët serbë një përfaqësues i lartë i njërit nga vendet më me ndikim të NATO-s në Beograd, përcjell portali serb “novosti”

“Ky diplomat ka qenë shumë i interesuar të dijë se si i sheh Beogradi situatën e sigurisë në Kosovë”, citon kjo gazetë e Beogradit të ketë thënë një bashkëbisedues i saj të cilin ajo nuk e identifikon.

Në po atë takim është shfaqur pakënaqësi e hapët lidhur me ngritjen e shkallës së gatishmërisë së luftës të forcave të armatosura të Serbisë.

Përfaqësuesi i këtij shteti s’e zbuloi mundësinë e konfliktit por ai tha se detyrë e KFOR-it është që forcat serbe t’i mbajë larg Kosovës.

Sipas kësaj gazete, ky nuk është kërcënimi i parë që nga Perëndimi i bëhet Serbisë.

Rezultate imazhesh për ushtria e kosoves
“Çdo paralajmërim i Serbisë se do ta mbrojë popullin e vet në Kosovë, përcillet me pakënaqësi të vendeve perëndimore dhe me vërejtjen për Beogradin se do të ketë punë me NATO-n sikur në vitin 1999”.

Gazeta thekson se Serbia në planin e sigurisë nuk ka probleme me Kosovën, madje edhe nëse asaj i bashkohen forcat ushtarake të Shqipërisë, porse Kosova është nën ombrellën e NATO-s.

Këto ditë në Beograd qëndron shefi i NATO-s Jens Stoltenberg, ndërsa nga 8 deri më 11 tetor në Serbi mbahen ushtrimet e NATO-s për reagime të shpejta në situata emergjente në të cilat marrin pjesë 40 vende me 1000 ushtarë.


Rezultate imazhesh për ushtria e kosoves

Republika e Kosovës e painteresuar t’i hyjë garës për armatosje

Ditë më parë, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë u betuan 337 rekrutët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si pjesë e operacioneve të transformimit të FSK-së në Ushtri, që pritet të bëhet në 7 deri 10 vjetët e ardhshme.

Autoritetet e Kosovës kanë thënë se Ushtria e ardhshme, nuk do të pajiset me armatim të rëndë, por vetëm me atë mbrojtës.

Zëvendësministri në detyrë në Ministrinë e Mbrojtjes, Burim Ramadani, tha  se transformimi i FSK-së në Ushtri, po vazhdon sipas planit.
Rezultate imazhesh për ushtria e kosoves

Ai tha se veprimet e institucioneve të sigurisë në Kosovë, nuk varen nga veprimet e Serbisë, e cila kohëve të fundit ka shtuar sasinë e armatimit të blerë nga Rusia.

Ramadani tha se Kosova e ka planin e vetë me partnerët strategjikë dhe se po vazhdon transformimi në ngritjen e kapaciteteve operacionale.


Imazh i ngjashëm

“Ndërtimi i institucioneve të sigurisë se Kosovës, nuk është ndërtim reagues, por është ndërtim i konsolidimit të shtetit të Kosovës. Deri më tash, zhvillimi i proceseve, ndërtimi i mandatit ushtarak është në përputhje të potë me planin dhe si i tillë, kjo është një përparësi shumë e madhe për Kosovën”, tha Ramadani.

Armatosja e Serbisë, kryesisht në dy vjetët e fundit, me kontingjente armatimesh të ndryshme nga Rusia, duhet të jetë shqetësuese, jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin, vendet e të cilit ose janë pjesë e aleancës së NATO-s ose kanë prezencë të kësaj aleance, vlerëson Plator Avdiu, hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë.


Rezultate imazhesh për ushtria e kosoves

Avdiu tha  se Serbia po bën garë të armatimit në Ballkan, duke u armatosur nga Rusia.

“Kjo gara e armatimit që po vërehet në rajon, sidomos Serbia që po e bën. Kjo garë duhet të shikohet në disa dimensione. Nën një është që Serbia ose Rusia përmes Serbisë, dëshiron të tregojë njëfarë lloj supremacie në raport me organizatat ndërkombëtare, veçanërisht me NATO-n, e cila tash e ka një prezencë goxha të shtuar në Ballkan”, tha Avdiu.


Imazh i ngjashëm

Përmes kësaj armatosjeje, sipas Avdiut, Serbia po tenton ta mbajë nën presion Ballkanin gjithmonë.

“Duke e treguar në këtë mënyrë edhe një varësi shumë të madhe nga Rusia. Në anën tjetër, dihen qëllimet e Serbisë, që përmes Rusisë të tentojë ta destabilizojë rajonin e Ballkanit dhe ta mbajë gjithmonë nën presion. Sigurisht që kalimi i ligjeve për Ushtrinë në dhjetor të vitit të kaluar, është një shtysë e madhe për Serbinë, që edhe më tutje të mundohet ta tregojë forcën e vet, duke marrë armatim nga Rusia”, tha Avdiu.



Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, i cili përgjatë viteve të 90-ta ka qenë i angazhuar ekskluzivisht në ngjarjet politike dhe konfliktet në Ballkan, ka thënë se NATO-ja duhet që të rrisë praninë e saj ushtarake në Republikën e Kosovës dhe në Bosnje për shkak të diskutimeve që po bëhen për lëvizje të kufijve.

“Rekomandimi im për NATO-n dhe BE-në është që të rrisin praninë e forcave ushtarake në Kosovë dhe Bosnje, për shkak të paqëndrueshmërisë që ky diskutim mund të shkaktojë”, ka shkruar në twitter Bildt, teksa ka komentuar idenë për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Shqetësimin e Biltd, e kanë pasur edhe shumë ish-diplomatë të BE-së, të cilët kanë thënë se ideja për lëvizje të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë , mund të shndërrohet në precedent edhe për shtetet tjera të rajonit duke përfshirë këtu Bosnjën dhe Hercegovinën, e cila sfidohet vazhdimisht nga “Republika Srpska”.

Nga "Tirana post": Po kthehej me këmbë në shtëpi, gazetarja tregon çfarë i ndodhi në mes të Tiranës

Po kthehej me këmbë në shtëpi, gazetarja tregon çfarë i ndodhi në mes të Tiranës
Gazetarja Mira Kazhani, në një shkrim të bërë publik në “Tirana Post”, ka treguar sesi “shoferi i Benz-it, burri që i përplaset në krahë, e maniakët”, nuk të lejojnë të ecësh në këmbë natën në Tiranë, për t’u kthyer në shtëpi.

Kazhani ka treguar se çfarë i ka ndodhur një mbrëmje teksa kishte vendosur që të kthehej në shtëpi në këmbë, duke mos e marrë makinën.

Më poshtë është një pjesë nga shkrimi i saj:

“Të ecësh e lumtur në qytetin për të cilin flasim gjithë ditën dhe e shohim nga makina. Minutat e para mendon se Tirana është yll, se jemi pak të fiksuar me makinën dhe fundja rrugët janë ndriçuar, Lana nuk gulçon aq si dikur dhe bliret e lulet e çelura të pranverës bëjnë punën e tyre. Papritur, ndjen se një makinë përkarshi teje ecën me marsh të parë. As tre metra larg teje është një pervers, që e di shumë mirë se gruaja që ecën në trotuar nuk do ta kthejë kokën. Por ai, që edhe provën e ka si trofe, ka një papërmbajtje që ngjan me qentë e lodhur por që ende dihasin e duan të kafshojnë, ama në fund largohen.


Rezultate imazhesh për mira kazhani

Ikën dhe shoferi i Benz-it. Mendon që mund t’i rikthehesh shëtitjes tënde të kthimit në shtëpi dhe se ishte veç një kombinacion i keq. Fundja qëllon të rastisë njeriu edhe ndonjë pervers kudo. Ia falim!

Është ora 11 e 34 minuta. Jo aq vonë për t’u trembur dhe përgjatë rrugës ka me shumicë kalimtarë të të gjitha moshave dhe gjinive. Je duke ecur, kur një tip vjen dhe të përplaset qëllimisht në shpatull dhe largohet.

Pyet veten: pse duhet ta bëjë një burrë këtë? Pse duhet të karambolohet me krahun tënd kur gjerësia e trotuarit tek Nëntëkatëshet ka vend të kalojë një marsh me burra e gra? Një zot e di, burrin e vetmuar, që po ta shohësh paradite mund ta marrësh edhe në punë, se duket tip normal. Akoma pa shkuar në vend rrudha e këmishës pas përplasjes, dy të tjerë, pak metra më tutje, i dëgjon tek thonë fjalë seksi por që nuk ngjajnë me seksin.

Janë dy perversë në të vërtetë, që duhet të kenë gra, të dashura, motra. Gjatë ditës me diell duhet të kenë një jetë dhe ata, kanë miq me të cilët bëjnë pushime, jetojnë në Tiranë dhe kanë jetët e tyre -po ta mendosh, pa neverinë që përhapnin duke ia zbehur natës mrekullinë e saj me ajër, blire, jasmine, kumbulla, muzikë live, pica, sufllaqe, koktejle dhe bori makinash.

Por, të mjerët, duket se janë në orarin kur kthehen nga njeri në qen. Iu lëshohen instinkteve shtazarake dhe të kujtojnë se këta, ai i Benz-it, burri që i pëlqente të karambolonte shpatulla, dy burrat që dinin më shumë fjalë të pista sesa sasinë e lekëve në kuletë; ekzistojnë edhe në Facebook, sidomos aty.

Nata dhe rrjeti e mban gjallë këtë soj. Komentojnë, shajnë, japin mend dhe flasin me siguri edhe për moral. Se ata nuk jetojnë në pyll, jetojnë në kryeqytet, kanë familje, nënë, babë, motra, të dashura, gra, shoqe, që mjerë ato bukuroshe kujt i vënë pjatën e ngrohtë përpara, kujt i falin zemrën dhe djalin në maternitet. Por, secili matet me fatin e vet dhe maniakë e perversë ka kudo.


Rezultate imazhesh për mira kazhani

Vetëm se 15 minuta rrugë njeriu do t’i shijojë për shpirtin e tij dhe mbërrin e neveritur në shtëpi, nga qyteti yt, që ende ka forma mesjetare epshesh, që të bëjnë të ndërrosh mendim dhe të mos dalësh më kurrë pa makinë. Shoqëria i bën qytetet”.

Berisha denoncon: Ja 17-vjeçari i aksidentuar nga Mira Kazhani

Nertil Pëllumbi është 17-vjeçari që aksidentoi pak ditë më parë gazetarja Mira Kazhani në autostradën Tiranë-Durrës. Identiteti i të riut është bërë i ditur nga ish-kryemninistri Sali Berisha, i cili shkruan në Facebook se Pëllumbi ndodhet në gjendje kome dhe po lufton me vdekjen në reanimacionin e e Spitalit të Traumës.


Berisha akuzon policinë se në bashkëpunim me gazetaren nuk njoftuan familjarët për djalin e tyre të aksidentuar, të cilët e denoncuan të zhdukur në polici, ndërsa e kërkuan edhe në komisariatet e Tiranës. Ndërsa rastësisht, duke pyetur në Spitalin e Traumës, kanë marrë informacion se një person me tiparet e djalit të tyre ndodhej në gjendje kritike për jetën në reanimacion.




Postimi i  Prof.Dr.Sali Berishës:

Tejet e rende gjendja e Nertil Pellumbit, 17 vjeçarit te aksidentuar nga Mira Kazhani!

Miq, edhe pas 9 ditesh lufton me vdekjen ne gjendje tejet te rende, kome ne reanimacion Nertil Pellumbi, 17 vjeçari qe shtypi me rrota te para te makines ne autostrade gazetarja e narkoqeverise Mira Kazhani.

Per te fshehur ne menyre te shemtuar e kriminale aksidentin, asnjeri per nje jave nuk njoftoi familjaret per fatin e djalit te tyre.

Familjaret gjate javes qe shkoi kerkuan te dinin per fatin e djalit te tyre dhe pyeten ne komisariatin e narkopolicise nr 3 dhe nr 6 dhe ne drejtorine e narkopolicse por nuk moren asnje informacion per te riun, femijen e tyre qe luftonte me vdekjen ne reanimacionin e spitalit te traumes.

Te premten qe kaloi ata bene denoncimin ne narkopolici per djalin e tyre si te humbur. Vetem diten e shtune duke pyetur me te njohur ne Spitalin e Traumes ata arriten te gjejne njeruin e tyre ne gjendje tejet te rende. Familjaret akuzojne Mira Kazhanin se ajo aksidentoi me rrota te para dhe ne gjendje te dehur djalin e tyre.

Deri diten e shtune ne reanimacionin e Spitalit nuk ka pyetur per gjendjen e 17 vjeçarit ne kome asnje person nga policia, gazetar apo njeri tjeter.

Miq, ketu me poshte ne mesazhet e dhimbshme te familjarit te 17 vjecarit Nertil Pellumbi, zinxhirin e qendrimeve kriminale ndaj ketij aksidenti nga narko policia, vet autorja e aksidentit, rrethi i saj etj. sb

Pershendetje zoti berisha, une jam familjar te djalit te aksidentuar policia u mudua ta feshe njegjarjen ne autostrad te gazetares mira kazani po fal miqve te mi muda ta zbuloj ku nedidhe djali eshte 17 vejecar
Ku nedodhet djali xhaxhajt tim shekova ne polici askush nuk na teregonte per te dhe sot akom nuk ka ardhur kush te iteresinet per te mira kazani ka qen ne durres per derk dhe ka qen tap ne alkol.

Nertil pellumbi quet djali qe u mebajt i feshet Nedodhet ne spital ne gjendje te rende une te peremt shekova te komisarjati numr 3 pyta dhe me than nuk dim gje mora ne tel 112dhe i pyta shekova vet ne drejtori bashk me babain e nertilit se te jemen nuk e ka dhe pytm as aty nuk dinen gje ne komisarjati 2dhe 6 ase ketu nuk dinin gje pastaj bem denocim per te humbur ne komisarjatin numer tre dhe te shunen e gjetm ne permjet miqve ton qe punojn ne spitalin ushtarak
Pyi babaj netilit dhe ata i than qe duro pak sa te felasim me mejekun e remulacjinit qe te japim pergjigje dhe i than ajde shikoje esht nje i pa idedifikuar shikoje mis esh ai
She keshtu e e gjetm ne permjet miqve ton as kush nuk ka ardhur akoma te iteresijet per gjendjen e tij as policia as njedo nje gazetar po qe esht ne dieni per kete negjarje e di i gjith shteti dhe jan te meezitur shum se i esht prishur mira kazanit makin dhe nuk ka me ca i shtyp tani perotestusit

Kush e solli taksën? Përplasjet mes Prof.Dr.Enver Hoxhajt e Dr. Pal Lekajt


Në prag të zgjedhjeve nacionale, drejtuesit e dy partive të koalicionit PDK -AAK, përsëri janë përplasur në mes vete, në tentativë për t’i marrë meritat për njërën ndër vendimet më të mëdha të qeverisë  së zt.  Ramush Haradinaj -2 , atë për taksën ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Ishte fillimisht zëvendëskryeministri  Prof.Dr.Enver Hoxhaj, i cili përmes një statusi në Facebook, edhe njëherë theksoi se propozimi për taksën erdhi nga kabineti i tij.

“Politika për mua është sa betejë për ide kreative në situata komplekse, po aq edhe vendimmarrje shtetërore në mbrojtje të ekzistencës tonë! 

Në çdo pozitë që kam pasur në Qeveri, së pari i kam vënë para vetes interesat e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj, pastaj ato të partisë së cilës krenohem që i takoj, PDK-së. 

Gjatë verës së 2018-s, në kabinetin tim janë përpunuar dy propozime: ai për taksën dhe për masa reciproke ndaj shtetit serb”, ka shkruar Prof.Dr.  Enver Hoxhaj.

Por,Dr. Pal Lekaj, ministri në dorëheqje i Infrastrukturës, që vjen nga radhët e AAK-së, nuk pajtohet me një konstatim të tillë.

Dr.Pal Lekaj është përkujdesur t’i përmendë të arriturat e qeverisë së zt.Ramush  Haradinaj, derisa ka thënë se vetëm këmbëngulësia e këtij të fundit ka bërë që taksa të mbetet në fuqi, ngase për të tjerët ajo kaherë do të kishte marrë fund.

Por, mospajtimet nuk kanë bërë që AAK-ja të ketë vija të kuqe për asnjë parti, ka thënë Dr.Pal  Lekaj.

Derisa ka theksuar se AAK-ja do të dalë fituese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Mbi kuptimin e saktë të deklaratës së vendeve të Kuintit


Enver Hasani

Prof.Dr.Enver Hasani ,Ph.D


Në fakt, zgjedhjet mund të prodhojnë një qeveri të “guximshme” që e anulon taksën, siç ka prodhuar një të tillë që menjëherë votoi demarkacionin me Malin e Zi. Kosovës dhe përballjes së saj me Serbinë nuk i duhet një qeveri e tillë, aq më pak një qeverisje, por një tjetër që shkon përtej hapave “sot për nesër”, duke prodhuar një strategji vendimmarrjeje që bazohet në politika që kanë për objekt gjërat rreth të cilave mund të arrihet një konsensus i mjaftueshëm

Ata që kanë nisur pazaret me territorin e vendit, deklaratën e Kuintit të para dy ditëve duhet ta kenë parë, dhe e shohin me siguri, si një konfirmim të përkrahjes së idesë së tyre për copëtim të Kosovës, kurse të tjerët, me sa duket, këtë deklaratë po e shohin si shenjë të qëndrimit të shumëpritur unik të perëndimorëve, deri dje të përçarë karshi nesh, qëndrim që dikur dhe në një kohë kishte sjellë pavarësinë e Kosovës. E vërteta është, ndërkaq, se as grupimi i parë e as i dyti nuk e kanë sa duhet të qartë mesazhin thelbësor të deklaratës së Kuintit dhe, për pasojë, qartësisht vërehet se krerët kryesorë të politikës kosovare do të vazhdojnë me avazin e vjetër të “qitjes së petullave në ujë”, siç do të thoshte Fishta, Homeri shqiptar. Krejt pasaktësia rreth mesazhit kyç të deklaratës, gjykuar sipas asaj që po dëgjoj në medie që na thonë liderët dhe satelitët e tyre respektivë, përmblidhet tek halli i zgjedhjeve nacionale në pritje. “Frika” te aktorët në Kosovë është se do të na hidhërohen miqtë sepse nuk mund të veprohet shpejt, ngaqë mbajtja e zgjedhjeve pritet të jetë diku në muajin tetor, nëse vërtet ndodh, me bindje se ato pasohen me formimin e institucioneve të reja qendrore diku në nëntor, nëse nuk ka ndonjë ngërç të ri krejt për shkak të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese (sic!). Kjo “frikë” përbën arsyen dhe “hallin” kryesor të autorëve të deklaratës së Kuintit, në fakt vetë esencën e mesazhit të saj për Kosovën dhe liderët e saj aktualë.

Halli i Kuintit

“Arritja e një marrëveshjeje të qëndrueshme, ligjërisht të detyrueshme dhe gjithëpërfshirëse” përftohet si fjalia që ngërthen mesazhin kryesor të deklaratës. Në këtë formulim lakonik, në dukje ndërmarrje e pamundur dhe iluzore, marrë parasysh mosmarrëveshjet që Kosova ka me vetveten dhe me Serbinë, gjenden procedura dhe substanca e marrëveshjes së ardhshme me fqinjin tonë verior. Procedura këtu fort rëndësi nuk ka, t’i kthehemi substancës. Ajo përbën enigmën më të madhe ndër shqiptarët dhe serbët: si të arrihet një marrëveshje, e cila të jetë ligjërisht e obligueshme dhe të ketë qëndrueshmëri? Këtu spikatin dy aspekte, një politik dhe tjetri juridik.

Në aspektin politik, lloji i tillë i marrëveshjes nënkupton, në rend të parë, pasjen e legjitimitetit të plotë nga ana e atyre që do të flasin dhe nënshkruajnë në emër të Kosovës. Kjo nënkupton, në anën tjetër, që brenda Kosovës duhet të ekzistojë një që quhet “konsensus i mjaftueshëm” (i përdorur nga studiuesit shoqërorë dhe politologët në kontekstin e paqes në Afrikën e Jugut pas Aparteidit; sot përbën një standard të pranuar gjerësisht), me të cilin nënkuptohet pranimi nga pjesa më e madhe e faktorëve kryesorë politikë të substancës së politikave të propozuara. Kjo nënkupton, thënë me fjalë të tjera, që sfida më e madhe për politikëbërjen tonë kundrejt Serbisë është gjetja e një propozimi politik rreth të cilit mund të arrihet një konsensus i mjaftueshëm lidhur me vetë substancën e propozimit të tillë politik. Kjo çon në përvetësimin e një qasjeje strategjike në vendimmarrje që mishëron ushtrimin konstant të vlerësimit të substancës së propozimit politik dhe pranimit të tij nga faktorët kyç politikë. Kjo gjë, ky ”konsensus i mjaftueshëm”, për momentin mungon në Kosovë: forcat kryesore politike kanë rezerva pafund sa i përket idesë së copëtimit, e cila, përtej çdo dyshimi, përbën thelbin e “koncesionit të dhimbshëm” me të cilin pajtohet pala serbe.

A mund të arrihet ky konsensus në Kosovë duke iu përmbajtur në mënyrë të rreptë dispozitave të Kushtetutës së vitit 2008 që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe përfaqësimin e vox popolii? Dizajni kushtetues i Kosovës lë pak hapësirë për projektim të vullnetit të pakontrolluar të shumicës. Në të vërtetë, vetë thelbi i demokracisë kushtetuese kosovare dhe i sistemit të saj zgjedhor ekziston pikërisht për të realizuar të kundërtën, përkatësisht për të shprishur deri në fund çdo projektim të vullnetit të shumicës që majorizon pjesëtarët e komuniteteve pakicë. Mbi këtë bazë dhe mbi këtë logjikë funksion edhe infrastruktura institucionale kosovare, si në nivel qendror ashtu dhe në atë lokal. Në Serbi gjendja është më ndryshe. Ndërkohë që atje respektimi i Kushtetutës has vetëm në një pengesë formale, largimi i emrit Kosovë nga aty, pjesa tjetër e ndërtimit të legjitimitetit negocues është shumë më lehtë dhe ka të bëjë me natyrën e institucioneve shpirtërore nacionale serbe: Kisha Serbe ka pak gjasë të kundërshtojë një pazar copëtimi të Kosovës nëse shteti serb afrohet deri te lumi Ibër, nisur nga fakti që nga aty tanimë ekzistojnë korridoret e lëvizjes së lirë drejt enklavave serbe në brendi të Kosovës, si në perëndim ashtu edhe në juglindje të Ibrit.

Kjo gjendje shtron nevojën e të kuptuarit se në Kosovë zgjedhjet nuk duhet të priten që të prodhojnë një konsensus lidhur me negocimin tonë me Serinë dhe, për pasojë, nuk duhet pritur ndërtimi i institucioneve të reja të Kosovës që do të dalin si rezultat i zgjedhjeve nacionale në pritje. Në dialogun me Serbinë duhet të ndërtohet një konsensus i mjaftueshëm përtej dhe me gjithë dispozitat ekzistuese kushtetuese, të cilat objektivisht nuk mandatojnë ata që deri sot kanë folur dhe bërë pazare për copëtim të Kosovës kuluareve të pallateve perëndimore në të dyja anët e Atlantikut. Ndërtimin e këtij konsensusi të mjaftueshëm e kërkon deklarata e Kuintit, jo respektimin e dispozitave kushtetuese ekzistuese, autorësinë e të cilave e mbajnë vetë vendet anëtare të tij.

Sa i përket anës juridike, sipas asaj që deri sot dihet nga marrëveshjet për paqe që janë arritur në katër anët e botës, mbi gjashtëqind sosh, gjithnjë bëhet fjalë për kohën pas rënies së komunizmit, ekzistojnë tri teknika që prodhojnë tri modalitete për mbajtjen dhe ushtrimin e pushtetit, të cilat e presin Kosovën në fund të krejt këtij procesi. Asnjëri prej këtyre teknikave dhe modaliteteve nuk ravijëzohet për momentin në rreshtat e deklaratës së Kuintit. Kjo është e natyrshme, sepse bëhet fjalë për fazën e paranegociimit, ku çdo gjë është politike dhe e paqartë për palët (jo edhe për ndërmjetësuesit dhe ata që kanë bërë pazare deri dje në emër të Kosovës). Këtyre vendeve për momentin nuk iu intereson asnjëra prej teknikave kah do të dërgohet Kosova: tash për tash, si urgjente paraqitet kërkesa për nisjen e negociatave me qëllim të arritjes së marrëveshjes, modalitetet e së cilës prodhohen vetvetiu me kalimin e kohës. Kjo rinisje e dialogut duhet të bëhet menjëherë: nuk kanë fort rëndësi zgjedhjet dhe rezultati i tyre, jo pse nënvlerësohet vota e popullit kosovar, por sepse ajo votë ka të bëjë me qeverisjen, jo me negocimin me Serbinë dhe për shkak se rezultati i asaj vote dihet që tani ngaqë i paracaktuar është nga vetë sistemi zgjedhor kosovar, kurdo që të mbahen ato.

Tri modalitete që e presin Kosovën

Meqë u pa se zgjedhjet nuk janë zgjidhje dhe nuk prodhojnë “konsensusin e mjaftueshëm” për negocim me Serbinë, atëherë del se negociatat janë punë e kryer – ato duhet të rinisin sa më shpejt. I vetmi segment që zgjedhjet mund të priten me respekt nga vendet e Kuintit është formimi i qeverisë që ka vetëm një detyrë: heqjen e taksës së vënë nga Qeveria Haradinaj. Kaq! Me këtë përfundon roli i zgjedhjeve. Ai “konsensus i mjaftueshëm” që kërkohet për të ndërtuar një marrëveshje të qëndrueshme dhe ligjërisht të obligueshme nuk arrihet me zgjedhje, sepse vullneti politik që reflektohet përmes zgjedhjeve çdoherë do të jetë i atillë që ia mundëson shumicës shqiptare, e cila ideologjikisht është në të njëjtën kohë pakicë në raport me numrin e tërësishëm të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të bllokojë çdo marrëveshje që kërkon shumicën e dy të tretave. Kur kësaj i shtohet edhe bllokimi i çdo iniciative për bisedime për çështjet nga neni 81 .1 i Kushtetutës, gjykuar sipas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, atëherë del qartë se zgjedhjet kanë qenë dhe janë të dobishme për Kosovën dhe demokracinë e saj të re me kusht që të mos ekzistojë fqinji ynë verior. Ai, megjithatë, ekziston dhe aty është e do të jetë: këtë e thotë deklarata e Kuintit, pra se me fqinjin tonë verior duhet të merremi vesh, pa marrë parasysh kufizimet respektive kushtetuese. Ajo marrje vesh nuk ka pos tri forma manifestimi, të realizuara përmes tri teknikave.

Teknika e parë është ridefinimi i shtetit, e dyta zbërthimi i pushtetit dhe, në fund, teknika e dislokimit të pushtetit. Tri këto teknika prodhojnë modalitete të marrëveshjeve paqësore dhe janë të ndërvarura. Ridefinimi i shtetit nënkupton që marrëdhënia në mes të shtetit dhe popullit duhet të ndryshojë, sepse sovraniteti nuk është diçka e dhënë dhe e garantuar, por, siç e thotë Paul Williams, ai është diçka që duhet fituar me meritë, duhet të meritohet për ta pasur. Ridefinimi i shtetit nënkupton, veç kësaj, ngritjen e legjitimitetit të tij në sytë dhe mendjen e atyre që nuk e ndiejnë shtetin si të tyrin. Arsyet pse Kosovën nuk e ndiejnë serbët si shtet të tyrin janë të ndryshme prej arsyeve që shqiptarët e kultivojnë një ndjenjë të tillë: në rastin serb, ato janë arsye metafizike që lidhen me tjetërsimin e tyre etnik, kurse në rastin e shqiptarëve dhe të komuniteteve të tjera arsyet lidhen me atë se vendi shihet shtet i kapur dhe i dështuar ku lirshëm kalëron politika e kriminalizuar. Kjo duhet të ndryshojë dhe do të ndryshojë përmes marrëveshjes paqësore me Serbinë: kuadri kushtetues dhe zgjedhjet nuk janë të mjaftueshme për një gjë të tillë.

Teknika e dytë, zbërthimi i pushtetit, ndodh në nivel institucional: marrëveshjet paqësore bëjnë zbërthimin e pushtetit ekzistues përmes rikonceptualizimit të qeverisjes dhe juridiksionit ekzistues me qëllim të akomodimit të kërkesave të grupit në pakicë dhe të pjesëmarrjes efektive. Në këtë kuptim, marrëveshjet zakonisht parashikojnë një mori rrugësh institucionale, siç janë, ta zëmë, nënndarjet territoriale të qeverisjes, qeverisja konsociacionale, mekanizmi i fortë i sigurimit dhe garantimit të të drejtave të njeriut, dhe kështu me radhë. Ndërkohë që ridefinimi i shtetit ka për qëllim ripërkufizimin e marrëdhënies së popullit me shtetin, zbërthimi i pushtetit synon rikonfigurimin e formacionit ekzistues institucional të shtetit. Dyja së bashku, ndërkaq, synojnë që të veshin shtetin problematik me një legjitimitet të ri, duke ua bërë me dije atyre që udhëheqin se sovraniteti nuk është statik dhe i dhënë, ai duhet të meritohet dhe të fitohet me përpjekje përmbajtjesore për akomodim të të pakënaqurve. Ky zbërthim i pushtetit ekzistues pritet të ndodhë në Kosovë përmes marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme.

Ndërkohë që dy teknikat si më sipër kanë të bëjnë me rregullimin e sovranitetit të brendshëm, teknika e dislokimit të pushtetit i referohet zbutjes së sovranitetit të jashtëm të shtetit ekzistues, duke i futur përmes marrëveshjes së paqes si hisedarë të rinj të shtetit kombin apo kombet e tjera ose duke ua dhënë faktorëve ndërkombëtarë një rol vendimtar: mbajtjen dhe ushtrimin e sovranitetit shtetëror. Në kuadër të vënies së të tjerëve si hisedarë hyjnë mekanizmat si vijon: qeverisja e përbashkët në rajonet kufitare, bartja e kompetencave shtetërore sovrane tek entitetet lokale/rajonale (taksat, arsimi, planifikimi hapësinor, politikat e jashtme që prek interesat e entiteteve, siç janë investimet e jashtme në ato zona dhe kështu me radhë), shtetësia e dyfishtë, parashikimi i mundësive për referendume lokale të komuniteteve pakicë ashtu që shteti i ridefinuar tani e tutje kërkon konsensus të vazhdueshëm etj. Esenca e dispozitave të marrëveshjeve ndërkombëtare për paqe që përmbajnë kësi dispozitash, e që nuk janë të rralla, konsiston në akomodimin e identiteteve nacionale brenda dhe përgjatë kufijve ekzistues në mes të shteteve.

Sa i përket rolit të faktorëve ndërkombëtarë në këtë mes, ai është mjaft i madh dhe reflektohet në pjesën dërrmuese të marrëveshjeve të paqes të arritura pas mbarimit të Luftës dhe Ftohtë: ky rol ka për qëllim kryesor zbutjen e sovranitetit të jashtëm përmes monitorimit dhe ndihmës shtetit që ka nisur ridefinimin, zbërthimin dhe dislokimin e pushtetit ashtu që ai shtet mos të bazohet më verbërisht në unitetin e brendshëm kushtetues dhe sovranitetin e jashtëm, por të synojë me çdo kusht vënien në jetë të qeverisjes jopartizane dhe gjithëpërfshirëse në aspektin territorial dhe të popullsisë që jeton në të.

Për një konsensus të mjaftueshëm, jo për qeveri të “guximshme”

Si të rinisë dialogu sa më shpejt, me ose pa u mbajtur zgjedhjet, dhe pa kushtëzime, kjo është esenca e deklaratës, kurse përmbajtja e marrëveshjes që del nga ky negocim me serbët nuk mund të jetë veçse në njërën prej modaliteteve si më sipër. Në fakt, zgjedhjet mund të prodhojnë një qeveri të “guximshme” që e anulon taksën, siç ka prodhuar një të tillë që menjëherë votoi demarkacionin me Malin e Zi. Kosovës dhe përballjes së saj me Serbinë nuk i duhet një qeveri e tillë, aq më pak një qeverisje, por një tjetër që shkon përtej hapave “sot për nesër”, duke prodhuar një strategji vendimmarrjeje që bazohet në politika që kanë për objekt gjërat rreth të cilave mund të arrihet një konsensus i mjaftueshëm. Ato politika që prodhojnë një konsensus të tillë mund të kenë për objekt secilën nga modalitetet e përshkruara si më sipër, përveç copëtimit të vendit: çdo zbutje e sovranitetit të jashtëm dhe të brendshëm të Kosovës në afat të gjatë vetëm sa e forcon më shumë shtetësinë dhe perspektivën e saj euroatlantike. Duhet provuar akomodimin e diversitetit etnik, fetar, gjuhësor dhe tjetër të atyre që janë pakicë në Kosovë përmes teknikave shtesë që nuk i ka parashikuar Plani Ahtisari, me kusht që copëtimi i vendit nuk del asnjëherë në tavolinën e bisedimeve me Serbinë.

(Autori është ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe Profesor doktor  i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës.)

2019/08/17

Sëmundjet e shkaktuara nga valët elektromagnetike


Ne jeten tone te perditshme, ne ndeshemi me vale te shumellojshme, ndaj te cilave organizmi reagon ne menyra te ndryshme.
Valet e detit zakonisht kane nje efekt relaksues mbi organizmi human, e kundeta ndodh me valet elektromagnetike.
Pervec valeve te drites, ne shtepite tona hyjne edhe vale te prodhuara artificialisht si nga stacionet e radios, televizoret, telefonat celulare, kompiuterat dhe te tjera. Te gjitha keto vale transmetojne energji secila ne mase me te madhe apo me te vogel. Efekti i tyre mbi organizmin eshte i ndryshem (sepse jane vale me karakteristika te ndryshme).
Antenat e ripetitoreve te TV, Radios dhe Telefonave Mobile a jane te demshme? Potenca e nje ripetitori te telefonise se levizeshme eshte shume me e madhe sesa ajo e nje celulari. Por nese telefoni celular do te vendoset anash kokes, kjo do te shkaktoje nxehtesi nga vete aparati dhe praktikisht behet me e demshme se ajo e ripetitorit.
Problemi i elektromagnetizmit qendron sepse eshte nje ndotje e "padukshme", "nuk ka ere", por qe shkakton rrezatim elektromagnetik vecanerisht te rende dhe te demshem, duke rrezikuar per tumore, sidomos tek femijet, dhe ky problem me koshience harrohet nga te gjithe, sepse te gjithe jemi perdorues te kesaj teknologjie (qofte edhe duke perdorur celularin).
"Nese zhvillimi ekonomik duhet te realizohet me fondet e shendetit publik, kjo rrezikon qe te fitohet dicka sot, duke shtuar shpenzimet socio – sanitare ne te ardhmen si pasoje e shtimit te rasteve te kancerit, crregullimeve neurodegjenerative, infertilitetit, pagjumesise, depresionit, alergjive dhe te gjitha problemeve te lidhura me radiofrekuencat". (Shoqata e semundjeve nga intoksikacioni kronik dhe ambiental _ Francesca Romana).
Shtimi i antenave te ripetitoreve te frekuencave, me te vertete qe te ben te lidhesh me shpejt me internetin, televizorin, stacionet e redios dhe te tjera, por kjo mund te beje qe te shtohet problemi i semundeshmerise. Kete kane nenvizuar presidentet e Agjencise Rajonale per Ambientin dhe te Institutit te Larte per Kerkimet Ambientale ne Itali ne Nentor 2011.
 
Studimet e viteve te fundit kane vene ne dukje se valet e padukeshme te spektrit elektromagnetik, kane nje ndikim te thelle mbi mbi cdo aspekt te rregullimit biologjik. Funksionet biologjike te organizmit tone (te rrahurat e zemres, funksionimi i trurit, reaksionet metabolike qe ndodhin ne cdo qelize, etj), rregullohen nga rryma, pra ne jemi "qenie elektrike".
Ne boten e qyteteruar kryesisht, ne ndodhemi ne nje ekspozim te panderprere ndaj valeve elektromagnetike qe clirohen nga paisjet elektrike te perdorimit te perditshem si frigorifere, televizore, telefona celulare, kompiuter, Wi-Fi, etj.dhe si pasoje detyrimisht qe predispozohemi me pasojat shendetesore te nje lloi apo tjetri, nga veprimi i ketyre valeve.
Sipas Dr. Ann Louise Gittleman, autore e librit Zapped: ne jemi te ekspozuar ndaj nivelit rrezatimit radioaktiv per 100 milion here me shume se stergjysherit tane.
Hulumtuesit ne Institutin Kombetar per Shendetesi kane zbuluar se thjeshte, vetem mbajtja e nje celulari aktiv afer kokes per 50 minuta, prodhon ndryshime te dukshme ne metabolizmin e trurit.
Raporti komplet eshte prezantuar se fundi nga Prof. Girish Kumar i departamentit IIT te Bombay te ingenierise elektrike. Kumar ka thelluar kerkimet e tij mbi radiacionin e telefonise celulare dhe efektet e saj, eshte kunder perdorimit te shpeshte te telefonave celulare,nsepse i shkakton perdoruesve shtimin e riskut te kancerit, tumoreve te trurit dhe rreziqe te shumta te tjera per shendetin.Per femijet kjo eshte edhe me e shprehur.
Wi-fi (interneti pa fije), eshte nje sistem qe krijon fushe elektromegnetike me nje frekuence rreth 2400 megaherz, gati e barabarte me ate qe organizmi absorbon edhe nga celulari.
Valet e emetuara nga telefonat celularë a shkaktojnë kancer?
Fjalë mbi këtë pyetje ka shumë, por pak mund të quhen informacione apo fakte minimalisht të kënaqshme.
Ne vitin 2001 Paolo Vecchia ne Institutin e Larte te shendetit, Rome – ka krijuar klasifikimin e quajtur IARC per vleresimin e aftesise kancerogene te fushave elektromagnetike.
Klasifikimi sipas IARC:
  1. Agjeent kancerogen per njeriun
  2. a) Agjent probabilisht kancerogjen per njeriun
    b) Agjent i mundeshem kancerogjen per njeriun
  3. Agjent jo i klasifikueshem persa i perket kancerogjenitetit tek njeriu
  4. Agjent probabilisht jo kancerogjen per njeriun.
IARC I ka klasifikuar fushat magnetike ELF si te mundeshme kancerogjene per njeriun (Grupi 2B).
Efektet akute teshkaktuara nga cilado fushe radiofrekuence:
  • Absorbim te energjise elektromagnetike
  • Shperndarje ne formen e nxehtesise
  • Ngritje e temperatures se pergjitheshme apo lokale (efekti termik)
Shkenca mjeksore e konsideron si te tolerueshme nje ngritje konstante te temperatures deri ne 1Grade Celcius, qe korespondon me nje vlere prej 4W/kg.
OBSH-ja (Organizata Botërore e Shëndetësisë) në 2011 i klasifikoi telefonat celularë si burim i mundshëm kancerogjen. (Grupi 2B).

Kanceri i penisit në rritje


Penisi është një organ gjenital mashkullor, që gjithashtu shërben si kanal urinar.

Prerje tërthore e penisit.

Pjesët kryesore janë rrënja (radix); trupi (korpusin); dhe epitheliumi i penisit që përfshin lëkurën e boshtit dhe lafshën e penisit, të cilët mbulojnë glans penis. 

Trupi i penisit është i përbërë nga tri shtylla indesh: dy cavernosa corpora në anën dorsale dhe një corpus spongiosum mes tyre, në anën ventrale. 



Diagram anatomik i penisit

Uretra e mashkullit kalon përmes gjëndrrës së prostatës, ku bashkohet me kanalin ejakulues, dhe pastaj përmes penisit. 

Uretra kalon përmes corpus spongiosum, dhe hapjes së tij, meatus, që qëndron në majën e glans penis. Kanali urinar është një pasazh qoftë për urinim dhe për derdhjen e spermës.

Shumica e penisit zhvillohet nga tnjëjtat inde të embrionit nga ku zhvillohet klitorisi te femrat; ndërsa lëkura që mbulon penisin dhe uretra ka të njëjtën origjinë embrionale me labia minora tek femrat.

Një ngritje është ngurtësimi dhe rritja e penisit, i cili ndodh gjatë kënaqësisë seksuale, edhe pse mund të ndodhë edhe në situata jo-seksuale.

Ndonëse rezultatet ndryshojnë sipas studimeve, konsensusi shkencor është që mesatarja e gjatësisë së penisit të ngritur është rreth 12.9–15 cm (5.1–5.9 polç), ku rreth 95 % e meshkujve pas pubertetit kanë një gjatësi brenda intervalit 10.7–19.1 cm (4.2–7.5 polç).



Rrënja e penisit (radix): Ajo është e pjesa e bashkangjitur me trupin, dhe që përbëhet nga bulbi i penisit në mes dhe dy "këmbëzat" e penisit, që gjenden në anë të bulbit.

Trupi i penisit (corpus): ka dy sipërfaqe: dorsale (posterosuperiore në penisin e ngritur), dhe ventrale ose urethrale. Sipërfaqia ventrale është e shënuar nga një ulluk në drejtimin lateral.

Epitheliumi i penisit përbëhet nga lëkura e boshtit, lafsha (prepuci), dhe mukoza prepuciale në brendësi të lafshës dhe që mbulon glans penis. Epitheliumi nuk është i bashkangjitur me boshtin, kështu që ai mund të rrëshqitet para dhe prapa mbi bosht.


Trupi i penisit është i përbërë nga tri shtylla indesh: dy cavernosa corpora në anën dorsale dhe një corpus spongiosum mes tyre, në anën ventrale.

Pjesa e gjerë në fundin e corpus spongiosum njihet si glans penis, e cila mban lafshën, apo prepucin, një palë e lirshme lëkure që në të rriturit mund të tërhiqet për të ekspozuar glans-i.

Zona në pjesën e poshtme të penisit, ku lafsha bashkëngjitet me glans-in, njihet si frenulum. Baza e rrumbullakuar e glans penis njihet si corona.

Uretra kalon përmes corpus spongiosum, dhe hapjes së tij, meatus, që qëndron në majën e glans penis. Kanali urinar është një pasazh qoftë për urinim dhe për derdhjen e spermës.

Penisi i njeriut ndryshon nga ai i gjitarëve të tjerë, duke qenë se penisi ynë baculum, një kockë brenda penisit që ndihmon me ngritjen, dhe në vend të saj e arrin ngritjen me anë të mbushjes me gjak të trupit të penisit.

Madhësia

Ndonëse rezultatet ndryshojnë sipas studimeve, konsensusi shkencor është që mesatarja e gjatësisë së penisit të ngritur është rreth 12.9–15 cm (5.1–5.9 polç), ku rreth 95% e meshkujve pas pubertetit kanë një gjatësi brenda intervalit 10.7–19.1 cm (4.2–7.5 polç).

 Gjithsesi, duhet pasur parasysh që mesatarja e madhësisë së penisit është pak më e madhe sesa mediana (mesorja) e madhësisë (pra, shumica e penisave janë nën mesataren e madhësisë).

Një projekt kërkimor, duke përmbledhur dhjetëra studime të kryera nga mjekët e kombësive të ndryshme, tregon se, në mbarë botën, madhësia e penisit të ngritur varion midis 9.6 dhe 16 cm (3.8 dhe 6.3 polç). 

Është sugjeruar se ky variacion në madhsë shkaktohet jo vetëm nga gjenetika , por edhe nga faktorë mjedisorë, të tilla si medikamentet e fertilitetit, kultura, dieta, dhe ekspozimi nga ndotja.


Ngritja është ngurtësimi dhe rritja e penisit, i cili ndodh gjatë kënaqësisë seksuale, edhe pse ajo mund të ndodhë edhe në situata jo-seksuale. 

Mekanizmi primar fiziologjik përgjegjës për ngritjen është zgjerimi autonomic i arterieve që furnizojnë gjakun në penis, çka lejon pompimin e gjakut brenda tre boshtet e indeve sfrungerore të penisit, çka shkakton zgjatimin dhe zgjerimin e tij.

Ngritja e lehtëson marrëdhënien seksuale edhe pse nuk është thelbësore për aktivitete të tjera seksuale

Këndi i ngritjes

Edhe pse shumë penisë të ngritur kanë një drejtim të lehtë nga lart, është e zakonshme dhe normale për penisin e ngritur të ketë drejtim të theksuar nga lart, drejtim të theksuar nga poshtë, drejtim të lehtë nga poshtë ose në pozicion vertikal, në varësi të tensionit të ligamentit mbështetës, i cili siguron mbajtjen konstante të pozicionit gjatë ngritjes.

Penisi më i gjatë i dokumentuar zyrtarisht u zbulua nga mjeku Robert Latou Dickinson. Ajo ishte 34.3 cm (13.5 polç) në gjatësi dhe 15.9 cm (6.26 polç) në cirkumferencë.


Kanceri i penisit është rritur më shumë se 20% gjatë 30 viteve të fundit, por a dini shenja për të parë? Është e rëndësishme të njihni simptomat e kancerit të penisit


Ndërsa shumica e njerëzve njohin të gjitha simptomat e kancerit të prostatës dhe kancerit të testikujve, shumë njerëz nuk janë ne dijeni te kancerit te penisit.



Megjithatë, rreth 550 meshkuj janë diagnostikuar me kancer kërcënues për jetën në Angli çdo vit. Ajo zakonisht ndikon tek meshkujt mbi 60 vjeç, por mund të gjendet tek meshkujt e të gjitha moshave.

Ekspertët besojnë se burrat që mbajnë virusin (HPV) kanë një rrezik në rritje të zhvillimit të kancerit të penisit.

Studimet kanë zbuluar se pothuajse 47% me kancerin e penisit gjithashtu kanë një infeksion të HPV-së – që është virusi që shkakton lythat gjenitale.

Disa shenja paralajmeruese:

Dhimbje koke 

– Leuçemia është një kancer që mund të shkaktojë dhimbje koke për periudha të zgjatura kohore.

Kollë e vazhdueshme – Një kollë e vazhdueshme që zgjat për javë apo edhe muaj është një shenjë e një problemi më serioz. Nëse filloni të shihni gjak pas kollitjes, shikoni një mjek sa më shpejt të jetë e mundur.

Ethe

 – Kanceri e bën trupin tuaj të dobët. Sistemi imunitar nuk do të funksionojë në mënyrë optimale. Bakteret do ta kene më të lehtë për të sulmuar trupin tuaj..

Cngjyrosje te lekures 

– Kjo është një simptomë klasike e kancerit të lëkurës.

Plage që nuk shërohen 

– Plaget e hapura që nuk shërohen kurrë janë një shenjë tjetër e kancerit. Këto plagë do të rrjedhin gjak ,por kurrë nuk do të shërohen. Këto plagë mund të jenë një shenjë e kancerit të lëkurës ose diabetit.

Dhimbja e belit 

– Kanceri pankreatik është një nga kanceret më vdekjeprurëse që mund të merrni. Vetëm 14% e njerëzve që zbulojnë këtë kancer në fazat më të hershme mbijetojnë. Pankreatia është një abdomen që ndihmon në rregullimin e enzimave të trupit tuaj.

Gjatë 30 viteve të fundit numri i rasteve është rritur me më shumë se 20%, ndoshta për shkak të ndryshimeve në praktikat seksuale.

‘Cancer Research UK’ thotë se 95% e kancereve të penisit zhvillohen nga karcinomat e ngadalshëm në rritje të qelizave ‘squamous’, kështu që kapja e kancerit të penisit herët është çelësi i shërimit, por shumë burra nuk e dinë.

Shenjat dhe simptomat e kancerit të penisit

Ju duhet të jeni të vetëdijshëm për ndonjë anomali ose shenjë të kancerit të penisit, duke përfshirë:

1. Një rritje ose lëndim në penis që nuk shërohet brenda katër javëve.

2. Gjakderdhja nga penisi ose nga nën lafshë.

3. Një shkarkesë e urryer.

4.Një ndryshim në ngjyrën e lëkurës së penisit ose të lafshës

6. Një skuqje në penis

Nëse i përjetoni këto simptoma, është e rëndësishme që ato të kontrollohen nga mjeku juaj sa më shpejt të jetë e mundur. Si diagnostikohet kanceri i penisit?

Specialisti do të pyesë për simptomat tuaja, ai gjithashtu mund të marre një test gjaku dhe të kryejë një biopsi.

Si trajtohet kanceri i penisit?

Në rastet e kancerit në situ (CIS), ku preken vetëm qelizat e lëkurës së penisit, pacientët do të trajtohen duke përdorur kremoterapi ose kirurgji lazer.

Trajtimet kryesore për kancerin më të avancuar te penisit janë:

1. Kirurgjia ; 2. Radioterapia ; 3. Kimioterapia

Literatura:


^ Keith L. Moore, T. V. N. Persaud, Mark G. Torchia, The Developing Human: Clinically Oriented Embryology 10th Ed. Elsevier Health Sciences, 2015 ISBN 9780323313483, pp 267-69
^ Richard E. Jones; Kristin H. Lopez (28 September 2013). Human Reproductive Biology. Academic Press. f. 352. 978-0-12-382185-0.
^ Video of gliding action
^ Wessells H, Lue TF, McAninch JW (September 1996). "Penile length in the flaccid and erect states: guidelines for penile augmentation". The Journal of Urology. 156 (3): 995–7. :10.1016/S0022-5347(01)65682-9. 8709382.
^ Chen J, Gefen A, Greenstein A, Matzkin H, Elad D (December 2000). "Predicting penile size during erection". International Journal of Impotence Research. 12 (6): 328–33. :10.1038/sj.ijir.3900627. 11416836.
^ "ANSELL RESEARCH – The Penis Size Survey". March 2001. Marrë më 2006-07-13.
^ Center of Disease Control. "DES Update: Consumers". Marrë më 2013-11-07.
^ Swan SH, Main KM, Liu F, etj. (August 2005). "Decrease in anogenital distance among male infants with prenatal phthalate exposure". Environmental Health Perspectives. 113 (8): 1056–61. :10.1289/ehp.8100. 1280349 Nuk kërkohet regjistrim. 16079079.
^ Montague, Peter. "PCBs Diminish Penis Size". Rachel's Hazardous Waste News. 372. Arkivuar nga origjinali më 2012-03-03.
^ "Hormone Hell". DISCOVER. Marrë më 2008-04-05.
^ Dickinson, R.L. (1940). The Sex Life of the Unmarried Adult. New York: Vanguard Press.
^ Sparling J (1997). "Penile erections: shape, angle, and length". Journal of Sex & Marital Therapy. 23 (3): 195–207. :10.1080/00926239708403924. 9

Magjia e përkthimit të një matrice poetike


Moikom Zeqo

Një libër, një antologji e poeteve modernë amerikanë, një përkthim i përsosur i 73 poetëve të përzgjedhur nga poeti Moikom Zeqo. Përkthime të poezisë anglosaksone e veçanërisht të asaj amerikano-veriore. Të përkthesh një poezi të poetit të huaj do të thotë të përkthesh vetë poetin. Atëhere përkthimi nuk është më një përkthim. Është diçka tjetër që vetë Moikomi e quan “Striptizë poetike” e që mund të thuhet dhe “Striptizë Shpirti”. “Këta poetë janë brenda meje. Ose unë isha brenda tyre” – kështu shprehet Moikom Zeqo për këtë libër që është me tepër se antologjik. Kur e pyetën një njeri të ditur se ç’është poezia, ai u përgjigj:- Eshtë një mister i pashprehur. Po përkthimi i poezisë ? – do shtoja unë. Përgjigjen e gjej pikërisht në këtë libër ku janë përkthyer poetët më të mirë të Amerikës.

***

Letërsia anglosaksone ka ardhur relativisht vonë ne Shqipëri. Fan Noli e hapi portën e saj me Shekspirin dhe me Longfelloun. Pastaj erdhën ” Fijet e barit” të Ëalt Ëitman- it nga Skënder Luarasi dhe “Parajsa e humbur” e Xhon Miltonit përkthyer nga Alqi Kristo. Por poezia moderne kishte boshllek në vazhdimësi deri kur Gentian Çoçoli botoi të përkthyer kolanën komplete me dhjetë poetë amerikanë. Një plotësim boshllëku i ndjeshëm jo vetëm për poetët dhe studjuesit shqiptarë.

***

Moikom Zeqo e filloi këtë punë madhore që në vitin 1996, në Ëashington D.C. , ku ” ethet ” e para u shprehën të botuara në librin e tij “Shtatë ditë të zbulimit të Amerikës” dhe me vonë në librin ” Çfarë i thotë nata varkës se zbrazët” të poetit bashkohës amerikan Ëayne Miller. Ndërsa në librin e parë i dha një dritë inteligjente poetëve të “Beat generation”, shoqëruar me rrezatimin profetik të Ëalt Ëitmanit, në librin e dytë Moikomi na fut në botën e poezisë urbane të ditëve tona në Amerikë.

Po këto nuk mjaftonin për zhveshjen e plotë të shpirtit poetik të tij prandaj solli këtë vepër të papërsëritshme duke u futur në rrymat përçuese të ideve të poezisë së Botës së re moderne.

Një rrugë e gjatë përkthimi, një aventurë elegante në tokat e pazbuluara poetike. Por rrugëtimi i gjatë nuk është e vetmja vështirësi. Poezia moderne amerikane përveç përzgjedhjes së autorëve ngërthen në vetvete mistere të reja , mistere ndryshe nga ato te poezisë eurocentriste. Umberto Eko thotë: ” Përkthimi është një nga gjërat më të vështira por që e bën të njohur letërsinë në botë”. Moikom Zeqo është shumë kërkues në këtë fluks vështirësisë, fluks që tani, me këtë libër të poezisë amerikane është kthyer në një përmendore kuptimplotë.

***

Le të kthehem në boshllëkun që ekzistoi në Shqipëri , mungesën dhe largësinë e poezisë anglo – saksone në Shqipëri. Përse ky fenomen ?- Në Shqipëri u krijua matrica e eurocentrizmit, ngadalë por e plotesuar.- Poezia e poetëve amerikanë nuk mund të perkthehet nga mjeshtrit e mediokritetit. Dhe me të vërtetë Ezra Pound, një nga poetet e mirë amerikanë që guxoi ndermjet të tjerash të përkthejë poetët e mëdhej të Kinës e të Japonisë thotë fare thjeshtë:” Poetët e mëdhenj, përkthehen vetëm nga poetë të mëdhenj”…

I ndodhur në dhomën e mistereve të poezisë amerikane të kohës sonë, Moikom Zeqo ka ditur të orientohet me shqisën “e shtatë”, duke hedhur tej format konvencionale të studimit të poezisë. Antologjija me përkthime të poetëve moderne amerikanë ” Striptizë poetike në Ëashington D.C. “, nën ankthin e së vërtetës jepet me shumë perparesi të cilat po i paraqes të radhitura më poshtë: Eshtë një komplet i gjere poetik me 73 poetë që nga Ëitmani.

– Janë poezi që janë përkthyer vetëm nga Moikomi, çka përbën një veçanti madhore në botën e përkthimeve.

– Eshtë përdorur teknika e kuptueshmërisë së vargjeve me formën e vargjeve te paraqitura në prozë. Kjo është forma e jashtme por që i jep krahë brendësisë për të kapur idenë në mënyrën më të plotë që poeti kërkon të shprehë.


– Ka sensin e estetikës në përkthim, gjë që në shumë përkthyes mungon. Ne se kjo estetikë nuk ekziston, atëhere një poet i madh i huaj duket tepër i rëndomtë.

***

Po të shohim historikisht një nga faktorët e mësipërm, pikërisht përdorimin e teknikës të paraqitjes së poezisë në formë proze, gjejmë si paraardhës Faik Konicën që përktheu disa poetë të mëdhenj.Natyrisht që realizimi me art i kësaj eksperience nga ana e Moikom Zeqos, bazohet në përsosje të vazhdueshme të një pune të madhe edhe si poet origjinal. Ndryshe nuk do të gjendej kjo përshtatje kaq natyrale e përkthimit të poeteve moderne amerikane.Moikom Zeqo sjell poetë të tillë të njohur në gjuhën shqipe si William Blake, Walt Whitman, William Butler Yeats, Thomas Eliot, Ezra Pound, Ëallas Stevens, Silvia Plath, Gregory Corso, etj. Ai ka ditur të përzgjedhë poetët midis detit të madh të poetëve amerikanë, ata poetë që na afrohen me shumë si mesdhetarë por edhe si temperament prej shqiptari. Nga është nisur Moikomi ka bërë këtë përzgjedhje? Në radhë të parë ka qëmtuar vetëm pak poetë dhe në radhë të dytë nga krijimtaria e çdo poeti ka marrë vetëm pak poezi. Qindra vëllime qarkullojnë nëpër botën amerikane me poezi të këtyre poetëve por në antologjinë delikate të Moikom Zeqos “ Striptizë poetike në Ëashington D.C.”, do të gjejmë botën e shkuar të mpleksur me të tanishmen konkrete dhe me të ardhmen abstrakte. Për shembull poeti Charles Simiç në poezinë “ Njeriu i padukshëm”duket sikur e përgjum të tanishmen dëftore dhe e trondit nga e ardhmja e foljeve qiellore….

***

Në këtë antologji lexuesi shqiptar do të gjejë kënaqësinë e intersektimit të botës së sotme amerikane me botët e lashtësisë europiane, me Biblën dhe me Odiseun, me Roterdamin dhe më Afërditën e Luvrit. Poeti nobelist Derek Ëalcot sjell në poezinë e tij “Odiseu” një Odise tjetër , tepër të dëshiruar, por të kohëve tona. Metafora është e qartë.

Moikomi realizon kështu një tablo të munguar në Shqipëri, atë të pasqyrimit të poetëve amerikanë të Botës së Vjetër. Pikërisht këto rikthime të poetëve modernë amerikanë në botën europiane të rrugëve romake, Pompeit, Francisco Goja-s, Paulo Uccelon, Jeruzalemit, Bizantit, Dantes e Karontit, etj e bëjnë antologjinë që po analizoj me vlera të jashtëzakonshme. Në këtë prurje poetike mund të gjejmë përgjigjen në teorinë e “ kujtesës së drurit”. Kujtesa e drurit nuk është thjeshtë teknika e kthimit të pemës në letër tipografike, është shumë më tepër. Është kujtesa e kohës, kujtesa e pemëve jetë gjata që ruajnë në lëngun e tyre ngjarjet e jetës….

Gati gjysma e poetëve në këtë antologji i janë kushtuar Europës.

***

Një vend të posaçëm zë në këtë libër edhe poeti i sotëm Ëayne Miller. Përkthyes i poezive të Moikom Zeqos nga shqipja, ky poet është konsideruar një e ardhme e poezisë amerikane. Përkthimet e para të poezisë së tij u bënë nga Moikomi në vitin 2010 dhe tani e kemi përsëri në grup me poetët e tjerë modern amerikanë. Poezia e tij është një skaner i jetës së qytetit amerikan të sotëm, ku lëvizja në dukje turbulente qetësohet nëpërmjet tre personazheve fëmijë: Justinës, Klarensit dhe Andit. Udhëtimet e tyre imagjinare nën figuracionin poetik tejet modern të Millerit të kujtojnë “Lizën në Botën e çudirave”.Një skenë e çuditshme paraqitet në poezinë “Festival rruge” , poezi e cila është xhirimi i kamerës lëvizëse nëpër rrugët e qytetit: ‘Ku kulmet e palmave janë elektrizuar në flokë-/Ku fishekzjarret bëhen hi nga terri-/ ku dritaret janë copëza muzgu mbi rrugë-/ ku tingulli I dritës i jep zhurma lumit-.” Ëayne Milleri vjen i plotë në këtë libër striptize të poezisë. Duhet ta lexosh që të ndjesh frymëmarrjen e shpirtit të poetit, e bashkë me të do ndjesh dhe tingujt e rrugës, ditën dhe natë, do ndjesh lëvizjen kaotike të njerëzve në trotuaret e Nju Jorkut e në fund do të kuptosh se vetëm kaos nuk ka. Rregullsi jete, po!

***

Libri me poezi amerikane “Striptizë poetike në Ëashington D.C. “ mund të jetë dhe një tekst i mirëfilltë shkolle, që nga arsimi i mesëm e deri te pasuniversitar. Dhe kjo nuk është thjeshtë një dëshirë, dhe as një propozim. Eshtë një domosdoshmëri për të thyer ato korraca të ngurtësuara të teksteve të letërsisë ku vetëm frymëmarrje shpërthyese të poezisë hapësinore s’ ka.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...