Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/11/13

AKADEMIK PROF. AS. DR. ELIZABETA SUSAJ

Elisabeta Susaj

Ka filluar pune ne IPP, Tirane ne vitin 2002, pas nje periudhe te gjate e pervoje te ure pune me perimet ne disa ish-ekonomi bujqesore te Matit. Ka drejtuar punen kerkimore shkencore ne fushen e permiresimit gienetik, teknologjise se kultivimit dhe prodhimin e farerave ne bimen e kastravecit. Aktiviteti dhe arritjet e saj kerkimore jane pas ne artikuj shkencore e divulgative dhe ne libra e broshura shkrijies se IPP ne vitin 2006, vazhdon pune ne QTTB, Fush Kruje, si punonjese e kerkimit shkencor dhe divulgimit;nete nie kohe eshte edhe Pergjegjese e Sektorit te Menaxhimit te fe Mban graden shkencore “Doktore e Shkencave Bujqesore”


Elizabeta Susaj ,është Profesor i Asocuar në Universitetin  ‘’Fan S. Noli’’ (2014); PhD në  Universiteti Bujqësor të  Tiranës (2006);
Master Shkencor në “Gjenetikën e Hortikulturës dhe Bioteknologji”: Mediterranean Agronomic Institute of Chania, Crete, Greece (MAICh) (CIHEAM) (2004);Master Shkencor në Hortikulturë: Universiteti Bujqësor i Tiranës (2003)

 Studimet universitare i kreu  në Universitetin  Bujqësor të Tiranës (1989)

EKSPERIENCA E PUNËS

 Lektore dhe Përgjegjëse e Departamentit të Mjedisit në Universitetin POLIS (2015 e në vazhdim);  Drejtore e Drejtorisë së Monitorimit të Tregut dhe Shërbimeve, Agjencia e Mbrojtjes së
Konsumatorit, Bashkia e Tiranës (2012-2015); Përgjegjëse e Sektorit të Menaxhimit të Integruar të Fermave në Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Fushë Krujë (2006-2012);
 Kërkuese shkencore në Institutin i Perimeve dhe Patates, Tiranë (2002-2006);Inspektore e Farave dhe Fidanëve dhe specialiste e Shërbimit Këshillimor në Drejtorinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Mat (1993-2002); Drejtuese dhe specialiste në serrat e prodhimit të perimeve në Ndërmarrjen Bujqësore,Mat.

 Prof.  Elizabeta Susaj është angazhuar në procesin e mësimdhënies si pedagoge e ftuar/me kohë të pjesshme, pranë disa universiteteve publike e private (2009-2015)

Ajo  ka marrë pjesë në shumë trajnime afatshkurtra dhe afatmesme, ku ndër më të rëndësishmet janë ato në Greqi, ShBA, Egjipt dhe Republikën Çeke (2003-2012).

 Ka qënë bashkëpunëtore dhe drejtuese në shumë projekte studimi (2002-2016).

Është anëtare e Bordit Editorial të disa revistave shkencore ndërkombëtare,si Online International Interdisciplinary Research Journal (OIIRJ) (IF 3.113)


 Anëtare e Bordit Këshillimor të International Education E-Journal (IF 3.017)

 Anëtare e përhershme e Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave  dhe e disa shoqatave shkencore
kombëtare e ndërkombëtare si Science Research Association, BALOWIS, B.EN.A (Balkan
______________________________________________________

FUSHAT E INTERESIT / LENDET

 Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis (VNM)
 Shërbime Publike – Manaxhimi i Mbetjeve
 Dendrologji
 Vlerësim Strategjik Mjedisor (VSM)
 Mjedise akuatike

AKTIVITETE / PUBLIKIME TE ZGJEDHURA

 Është autore e bashkëautore e 10 librave shkencorë e profesionalë të botuar(Bioteknologjia e Bimëve 1 dhe Bioteknologjia e Bimëve 2, etj) dhe 1 monografie

 autore leksionesh dhe udhëzues praktikash (7)

 autore dhe bashkëautore e 15 artikujve shkencorë me faktor impakti, 2 nga të cilët meThomson Reuters IF, dhe 21 artikujve me Indeks Koperniku, ISSN, ISBN etj,

 autore dhe bashkëautore e 35 artikujve pjesëmarrëse në konferenca dhe simpoziume.

Ampelografia (autorë:Dionis Çakalli,Lush Susaj,Elisabeta Susaj(red),Tiranë:Toena,2004.


Flori Bruqi.

Prof.Dr.Muharrem Carrabregu(1945-2017)


Rezultati i imazhit për Muharrem Carabregu

Prof. Dr. Muharrem Cërabregu u lind më 14.02.1945 në Pejë, ku kreu shkollen fillore dhe të mesme. Fakultetin Filozofik, dega e Gjeografisë , e kreu në vitin 1968 në Prishtinë, ndërkaq studimet pasuniversiatre i mbaroi në Fakultetin e Shkencave Mtemetike - Natyrore në Zagreb në vitin 1971. 

Gjithëashtu në këtë fakultet mbrojti edhe tezën e doktoraturës në vitin 1975 nga sfera e hartografisë. Punën e filloi si asistent në fakultetin Filozofik , Seksioni i Gjeografisë , në vittin 1970, pastaj u zgjodh ligjërues, docent dhe në vitin 1982 profesor inordinar për lëndën Hartografia, Gjeografia Matematike dhe Aero kozmo foto interpretimi.

Si bursist i fondacionit të Fulbrightit dy vite shkollore ( 1977/78 dhe 1984/85) qëndroi në SHBA me qëllim specializimi nga fusha e hartografisë dhe aerokozmofotointerpretimit. Ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore dhe profesionale në qendrat ballkanike, evropiane dhe amerikane me punime dhe kumtesa.

Muharrem Cërabregu ka botuar më se 90 studime dhe artikuj dhe disa tekste universitare dhe botime të veçanta nga lëmia e hartografisë dhe e gjeografisë shoqërore.


Publikimet e tij më të rëndësishëmme janë:

Kosova në hartat e vjetra – kontribut gjeografisë historike të kosovës ( 1977),


Hartografia( 1978),

Aero kozmo foto interpretimi (1983),

Gjeo dhe hartolinguistika (1990),

Historical geography of Albania-kosova-Çamëria ( 1997),

Distortinism in Historiography (1996), etj.


Prof.Dr.Muharrem Carrabregu , si   gjeograf dhe hartografi ishte kundërshtues i madh i versionit të tanishëm të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.



Vdiq gjeografi  Muharrem Carabregu

Për vdekjen e  Akademikut dhe profesorit të mirënjohur   Muharrem Carrabregu  u organizua  mbledhje komemorative me datë 05.05.2017, në ora 11:00, në lokalet e Fakultetit.Ishte i cili u varros në Prishtinë  më datën  04.05.2017  në ora 13:00.


Flori Bruqi

Akademik Prof.Dr.Rifat Gjota(1939-)

Dr. Rifat Gjota është zbulues shqiptar. Shkencëtari dhe pedagogu i mirënjohur është lindur në Pejë më 5 maj 1939 në një familje të njohur zejtare. Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në vendlindjen e vet. 

Në vitin 1965 ka diplomuar në Fakultetin Elektroteknik të Universitetit të Shkupit, në vitin 1977 ka magjistruar në Fakultetin Elektroteknik të Universitetit të Zagrebit, kurse në vitin 1985 ka doktoruar në Fakultetin Elektroteknik të Universitetit të Prishtinës. Prej vitesh dhe aktualisht punon si profesor në Fakultetin e inxhinierisë elektrike në Prishtinë.

Mbi njëzet vjet punoi në zbulimin e elektromotorit me veti shumë më të përparuara se ai i gjertanishëm, i cili kursen energjinë elektrike në përqindje të konsiderueshme, sikurse edhe sasinë e bakrit të nevojshëm për ndërtimin e tij. 

Zbulimet e veta i regjistroj (patentoj) në Amerik me emrin “US Patent 4710661 - Winding arrangement of a stator and/or rotor of a three-phase generator or electromotor with improved performances”, kurse mënyra e ndërtimit të këtyre elektromotorëve quhet “rifatizim”. 

Në vitin 2005 botoi librin “Makinat Elektrike Komplementare-Komplekse“. Kontrata për ndërtimin e këtyre motorëve është nënshkruar me firmën boshnjake “Elir” nga Tuzlla.

 Zbulimi i fushave elektromagnetike rrotulluese komplementare, nga ana e Dr Rifat Gjotës e ka plotësuer edhe më tutje shkencën e fushave elektromagnetike rrotulluese. 

Kështu është hapur një shteg të ri për mënyrën e pështjelljes së makinave elektromagnetike rrotulluese. 

Esenca e zbulimit të Dr Rifat Gjotës qëndron në plotësimin e pështjellave me një pështjellë shtesë të çfazuar për 90 shkallë në hapësirë dhe në kohë. 

Me këtë arrihet zvogëlimi i forcave të harmoniqeve të kundërta dmth se lakorja e fushës rrotulluese i afrohet më tepër ideales. Kjo në praktik i bije kursim i mbi 5% të energjisë.

Motori i parë me fuqi 400 KW është duke punuar në elektroekonominë e Kosovës. 

Edhe shumë motorë të tjerë janë të ripshtjellur(rifatizuar) dhe punojn nëpër shumë fabrika dhe punishte të Kosovës. 

Puna e Dr Rifat Gjotës në lëmin e Sferizimit është gjithashtu i rëndësishëm dhe hap një kapitull të ri në studimet matematikore e hapsinore të të gjithë asaj që ekziston në Hapsirën e pafundëme.
Është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York.

Punimi i profesor Gjotës(patenti mund të shkarkohët këtu: http://www.freepatentsonline.com/4710661.pdf


Flori Bruqi

Akademik Dr.Ali M.Prebreza (1963-)




Dr. Ali M. Prebreza u lind më 15.II.1963 në Bardh të Madh, Fushë-Kosovë. Rrjedh nga një familje atdhedashëse dhe arsimdashëse. Të gjithë vëllezërit ishin të kyçur aktivisht në ilegale ndërsa babai i tyre është “fajtori” kryesor pse të gjithë djemët e tij (katër ) e kryen fakultetin e deri në doktor shkencash anipse ai ishte gjysmanalfabet. 

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen dhe fakultetin e mjekësisë drejtimi i stomatologjisë në Prishtinë, studimet postdiplomike në lëmin e kirurgjisë orale poashtu në Prishtinë. 

Para lufte punoi si arsimtar i kimisë-biologjisë në shkollën fillore të Bardhit. Luftëtar aktiv i ilegales dhe luftës së hapur kundër okupatorit serb nga ditët e para të daljës në dritë të UҪK-së.

Pas lufte nga dhjetori i vitit 1999 u emrua drejtor i shtëpisë së shëndetit në themelim, nga viti 2001 punoi në KK Fush-Kosovë si zëvendësdrejtor e më vonë nga 2003 deri në shtator të 2011 ishte drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “dr. Fatmir Krasniqi” Fushë-Kosovë, tani kryen detyrën e udhëheqësit të shërbimit stomatologjik në QKMF si kirurg oral.

Anëtar, kryetar dhe redaktor i grupit letrar “Shkëndiat e Arta”, Bardh i Madh. Tani është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës si dhe kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Naim Frashëri”, Fushë-Kosovë.Është anëtar i rregullt i Akademisë së shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane,New York,Tiranë,Prishtinë dhe Shkup.

Vargjet dhe tregimet e Ali Prebrezës janë botuar nëpër shumë gazeta dhe revista.

Me shkrime është marrë që nga klasa e gjashtë. Ka pasur fatin e keq që krejt krijimtaria e paraluftës i është djegur. Pas lufte ka botuar dy vepra: një përmbledhje me poezi për të rinj dhe të rritur dhe një tufë me pjesë skenike për fëmijë. Po ashtu në bashkautorësi ka të botuar edhe një libër me poezi të bashkatdhetarëve. Ka të botuara disa libra:

  1. “101 vjet vetmi”, poezi për rini dhe të rritur, 2005
  2. “ Flamuri në gërshet”, pjesë skenike për fëmijë, 2009
  3. “Morri te doktorri”, poezi për fëmijë, 2016
  4. “Përtej dhimbjes”, poezi për të rritur, 2016
  5. “Kokёkashta”, poezi pёr fёmijё, 2017
  6. “ Mirani ecёn pёrsёri”, tregime pёr fёmijё, 2017
  7. “ Nё Prekaz lindi kёnga”, poemё epike, 2017
Etj.



Jeton me familje në Bardh të Madh.

Akademik Tahir Shabani(1961-)

Rezultate imazhesh për Tahir Shabani


Tahir Shabani, i lindur në Kosovë 5 maj 1961, me shtetësi kosovare, shqiptare dhe franceze, i martuar me dy fëmijë, një jurist, diplomat, aktivist të të drejtave të njeriut, pedagog universitar, një veprimtare me kontribute reale në shërbim të politikës, diplomacisë, paqes dhe humanizmit për kombin shqiptar. Zoti Tahir në vitin 1980 kryen shkollën e mesme në Ferizaj, dhe prej vitit 1992 - 1996 kryen Fakultetin Histori - Filologji, i diplomuar në degën e gazetarisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 1995 kryen specializimin pranë Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqe në Gjenevë. Më pas, në vitin 2002, trajnohet pranë Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve Gjeopolitike, në 2007 dhe 2009 në kryen studime pasuniversitare në Akademinë Diplomatike Shqiptare, Tiranë. Në vitin 2018 për kontribut akademik certifikohet në Universitetin "Hasan Prishtina". Pjesëmarrës në disa simpoziume shkencore i vlerësuar në Universitetin "Hasan Prishtina", "Kadri Zeka", Kolegjin "Iliria", Kolegjin e UBT-së, Kolegjin "AAB", Kolegjin "Universum" mbi marrëdhëniet Kosovë - Francë - Zvicër dhe perspektivat e integrimit. I vlerësuar me certifikata mirënjohje nga Shoqata e Artistëve Figurativ “Gursel Sylejmani”, nga Federata e KICK BOX-it në Kosovë, nga Shoqata e personave të pagjetur “Zëri i Prindërve”, Radio Televizioni i Kosovës, nga Plus Televizion, nga Komisioni për Buxhet dhe Financa - Kuvendit të Kosovës, nga Komuna e Vitisë, Hanit të Elezit, Gjilanit, Podujevës, vlerësime këto që flasin për një angazhim të gjerë të zotit Tahir Shabani në jetën akademike, institucionale dhe kulturore sportive në Kosovë dhe jashtë saj.

Në vitin 2004 kryen Kursin e plotë të perfeksionimit të gjuhës Angleze si dhe dy vite më vonë, trajnime për Njohjen e Procedurave Civile dhe Juridike pranë Fakultetit të Drejtësisë, në qytetin e Lyonit, Francë. Trajnimet e specializuara pranë Redaksisë së kulturës në Radio Tirana, pranë Redaksisë së informacionit në televizionin publik shqiptar, pranë Organizatës «Reporterët pa Kufi» në Paris, pranë Klubit Zviceran të shtypit në Gjenevë, i kanë dhënë hapësira për të shfaqur kontribute reale në shërbim të komunitetit shqiptar, brenda dhe jashtë Kosovës dhe Shqipërisë.

Rritja e përvojës në këto angazhime, është mundësuar nga pjesëmarrja me delegacionet nga Shqipëria në Konferencat dhe Kongreset vjetore të ILO-së, OBSH-së, OBT-së, UIT-së, OBPI-së - Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale, Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë - BSPSH-së nga viti 2009 deri në 2009. Brenda kësaj periudhe, zoti Tahir Shabani aktivizohet si pjesëmarrës dhe koordinator i delegacioneve nga Qeveria e Republikës së Kosovës në Konferencat vjetore të ILO-s/ Organizata ndërkombëtare e Punës në Gjenevë.
Këto angazhime kanë mundësuar shumë funksione dhe mandate përfaqësimi në institucione të ndryshme shtetërore dhe të Shoqërisë Civile, në Kosovë dhe Shqipëri. Prej majit të vitit 2007 deri në 2010, ka kryer funksione si; Këshilltar i Jashtëm – ekspert i së drejtës ndërkombëtare pranë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Qeverisë së Kosovës; përfaqësim pranë Komisionit Evropiane, të BE dhe misioneve Diplomatike në Gjenevë; si përfaqësues i autorizuar për kontakte me delegacionet në konferencat ndërkombëtare të punës dhe vendosje bashkëpunimi me misionet diplomatike në Gjenevë, në interes të Republikës së Kosovës.
Ka ushtruar funksione si Këshilltar i Jashtëm Politik në Kosovë, me kontribute pranë Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO-s); si Këshilli i pavarur mbikëqyrës i Kosovës për protokollin dhe raportet e bashkëpunimit me komisionin Evropian dhe vendet e BE-së, në interes të Kosovës. Zoti Shabani njihet si lobues pranë Organizatës Botërore të Tregtisë me seli ne Gjenevë dhe si autor i Marrëveshjes ndërmjet Francës dhe Kosovës, në lëmin e punës dhe mirëqenies sociale në vitin 2008. Prej vitit 1996 - 2007 ai punon si Bashkëpunëtor i jashtëm për çështje të shtypit dhe pritjeve të delegacioneve, i akredituar nga Ambasadorët e Shqipërisë pranë Misionit Diplomatik në OKB dhe Organizatave të tjera ndërkombëtare në Gjenevë, duke marrë pjesë në samite, seminare, konferenca dhe debate ndërkombëtare për çështjen shqiptare në Ballkan.
Në vitet 1998 - 1999 gjatë kohës së Luftës në Kosovë, zoti Shabani angazhohet në aktivitetet humanitare dhe diplomatike, duke siguruar ndihma, dërgesa humanitare me avion ushtarak në mbështetje të popullsisë së zhvendosur, nën mbështetjen e shtetit të Francës dhe të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit, të mediave dhe diplomatëve të huaj, duke i shërbyer në kohë çështjes shqiptare. Në këtë periudhë të vështirë organizon disa takime e konferenca të shtypit me përfaqësuesit politik dhe ushtarakë të shtetit shqiptar. Në këtë veprimtari diplomatike dhe humanitare ka gjetur mbështetjen, bashkëpunimin dhe përkrahjen e parlamentit, Senatit dhe Qeverisë së Francës, të Komunave dhe Asociacionit të tyre në Annecy – Haute Savoie – Francë.
Angazhimi në shërbim të veprimtarisë së Këshillit të Drejtave të Njeriut, Federatës së Helsinkit dhe organizatave jo-qeveritare, kontributet për Republikën e Shqipërisë në anëtarësimin në OBT; ndihma e pakursyer pranë grupeve të ekspertëve dhe diplomatëve të OKB-së për aprovimin e rezolutave në favor të Kosovës; anëtarësimi aktiv në klubin diplomatik të Gjenevës, të bordit drejtues të personaliteteve me influencë ndërkombëtare në OKB dhe agjencive të tjera ndërkombëtare të specializuara në fushën e diplomacisë Botërore me seli në Gjenevë, etj. i kanë dhënë punës së tij karakterin human dhe paqësor.
Për shkak të trajnimeve dhe aftësive administruese zoti Tahir Shabani, në vitin 1996 e në vazhdim vepron si përfaqësues i Radio Televizionit Shqiptar pranë Institucioneve Evropiane, në veçanti në Francë, radiotelevizionit Zviceran dhe pranë Organizatave Ndërkombëtare në Gjenevë. Statusi dhe përvoja diplomatike në fushën e të drejtave njerëzore i ka mundësuar të jetë në rolin e vëzhguesit ndërkombëtar në fushata zgjedhore në Shqipëri dhe Kosovë.
Si pjesëmarrës në kongresin Botëror të unionit parlamentar në Gjenevë dhe samitin botëror për mbrojtjen e autorësisë intelektuale, organizator i më shumë se 10 aktiviteteve kulturore, tregtare, panaireve, organizatave të bashkëpunimit me faktorin ndërkombëtar, në veprimtarinë e tij të gjerë humane e paqësore, si "Qytetar Nderi" i Këshillit Bashkiak të qytetit Bajram Curri, si anëtar Nderi në disa shoqata brenda dhe jashtë trojeve shqiptare, në Kroaci, Francë, Zvicër, zoti Shabani është zgjedhur i merituar në 9 shoqata dhe borde kulturore, humanitare dhe të specializuara në fushën e të drejtave njerëzore në trojet shqiptare dhe në Europën Perëndimore. Zoti Tahir Shabani zotëron gjuhën Frëngjishte, Italishte, Gjermanishte, Anglishte, Kroatishte dhe Serbisht.
Për këto kontribute ka merituar falënderimet e Misionit të Përhershëm të Shqipërisë në Gjenevë dhe institucioneve ndërkombëtare. Sot zoti Tahir Shabani ka 9 marrëveshje të bashkëpunimit Universitar në Kosovë, duke dhënë kontribute në edukimin akademik të gjeneratave të reja.
Është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.

Flori Bruqi

Akademiku dhe Sportisti Ferdinand Jaku

Rezultati i imazhit për ferdinand jaku

Përveç kontributit që jep në mjekësi prej shumë e shumë vitesh, Ferdinand Jakun më së shumti në opinionin sportiv e njohin si presidenti i “Juban Danja”. E ka krijuar të parin ekip të futbollit të femrave në Shqipëri që në vitin 2005 dhe prej atëherë emri i tij është kudo prezent.



Por jo vetëm kaq. Kohë më parë Ferdinand Jaku  mori një inisiativë shumë interesante, atë të mbështetjes së ekipit të futbollit të moshave të komunitetit rom dhe egjiptian në Shkodër.

 E plotësoi me bazën e duhur materiale, u kujdes për t’i krijuar kushte më të mira fjetje dhe ushqimi, arriti t’i rregjistrojë në kampionatin e Ligës Amatore nën logon e “Juban Danja”.


Jaku u lidh ngushtë me këtë kontigjent fëmijësh, aq sa shpeshherë viziton edhe shkollën ku ato mësojnë dhe pyet nëse kanë shkuar në shkollë apo jo sepse ky është “pakti” që ka bërë me ta. Jo vetëm kaq. Në ditën e fundit të ndërrimit të viteve, presidenti Ferdinand Jaku ka marrë edhe një rol tjetër, atë të “babagjyshit”.


Pas ndeshjes së fundit në kampionat, ka shtruar një banket për fëmijët e këtij komuniteti dhe i veshur si “babagjysh” ka shpërndarë edhe dhurata për ta. Ka kontribuar që këta fëmijë të jenë vërtetë të lumtur dhe kjo i ka dhuruar shumë kënaqësi atij.



Ajo që ka rëndësi është se Shqipëria ka nevojë për “babagjyshë” të tillë, për njerëz me zemër të madhe. Prandaj, jo vetëm fëmijët e komunitetit rom dhe egjiptian, por të gjithë ne duhet t’i themi: Falemiderit Ferdinand Jaku!

Ferdinand Jaku është një ndër personat që ka bërë histori në sportin shqiptar. Më 5 shtator të vitit 2005, Jaku ishte i pari që formoi dhe regjistroi një ekip femrash në Shqipëri. Bëhet fjalë për klubin Juban Danja në Shkodër.

Sot, 13 vite më vonë ekipi Juban Danja është ndër ekipet më të forta në Shqipëri dhe konkuron denjësisht në kampionatin e femrave, kjo falë presidentit të klubit.

Në një intervistë për medie Ferdinand Jaku tregon për vështirësitë e të pasurit një klub femrash në Shqipëri, objektivat, si dhe risinë që ai ka sjellësë fundmi, ku ka formuar një ekip me fëmijë të komuniteti rom.



– Zoti Jaku, përse u largua trajneri Nikoll Gjergji nga stoli i Juban Danjës?

Trajneri Nikoll Gjergji është një emër i njohur i futbollit shqipetar. Të ishte për mua ai do të qëndronte ende, pasi është një emblemë e futbollit shqiptar. Por për arsye personale(mosha), Gjergji u largua vetë.

E thashë dhë mësipër, të sihtë për mua do të qëndronte, pasi unë dëshiroj t;i respektoj të gjitha figurat sportive shqiptare.

– Po objektivat e klubit cilat janë?

Objektivat e klubit janë te rreshtohemi në mesin e tabelës , më saktë vend të 3-të apo 4-t.

Ka disa vite që në po rrisim numrin e vajzave të vogla, për arsye se qëndrushmeria e gjinisë femërore ose dhe e rinisë nuk është e sigurtë, duke patur si objektiv largimin nga Shqiperia.

Dhe për këtë arsye promovimi i vajzave të vogla nuk të krijon mundesinë e të qenurit në vendet e para, ka dhe shpenzime financiare më pak.

-Në lidhje me menaxhimin e klubit, ju merreni personalisht me çdo gjë vetë, apo keni dhe dikë tjetër qe iu ndihmon?

INTERVISTA/ Presidenti i risive në futbollin shqiptar, rrëfehet Ferdinand Jaku: Trajneri u largua me dëshirë, për herë të parë në vend do të ketë një…

Pothuajse vetëm, me gjithë mbështetjen e familjes, bashkeshortes Lizanës, apo dhe vajzës Paulës që është pjesë e rëndësishme e ekipit edhe djali, Vaskoja megjithëse është në vit të parë gjimnaz, kontribon në dokumentimin e aktiviteteve, si foto apo filmime.

-Sa e vështirë është të drejtosh një klub futbolli në Shqiperi, sidomos një ekip femrash?

Të drejtosh, të mbash, të investosh ne çdo detaj një ekip futbolli, kryesisht femrash është shumë e vështirë, pavarësisht tek pasioni, apo bizneset që kam.

FSHF ka filluar të na mbeshtesë me shumën 1.000.000 në vit, ndërsa institucionet shteterore nuk kanë mbështetur asgjë këto 4 vitet e fundit, megjithëse është në programet dhe projekte një gjë e tillë!

-Kë shihni si rival të fortë në kampionat ?

Ekipe që kanë grup vajzash cilesore, janë Vllaznia, Kinostudio, Tirana AS, Apollonia Fier, AAS.

– Kemi dëgjuar edhe për një risi që keni sjellë ju në futbollin shqiptar, në lidhje me një ekip me fëmijë të komunitetit rom?

Po është e vërtetë. Kam arritur në bashkëpunim me Shoqatën Egjiptiane dhe Rom, të organizoj një ekip fëmijesh U-13. I kam federuar në ligën amatore të organizuar nga FSHF. Është hera e parë që një ekip i tëri me femijë të këtij komuniteti merr pjese.

(Ferdinand Jaku ëshëtë anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë,Prishtinë, Shkup)

Flori Bruqi

Nikolla Spathari(1940-)








Nikolla Spathari,ka lindur në Malësi të Madhe me 5. 12. 1940, ku mbaroi edhe mësimet e para. Në Shkodër bëri shkollën e mesme pedagogjike . Studimet e larta i kreu në Tiranë për matematikë. Ka filluar të botojë në vitet gjashtëdhjetë të shekullit njëzet. Në vitet shtatëdhjetë boton dy librat e parë dhe bëhet një emër i njohur në publicistikën shqiptare. Me botimin e dy librave pranohet anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Por shpejt u ngrit çeshtja e biografisë dhe gjatë rregjimit komunist i është hequr dy herë e drejta e botimit për motive politike, në 1970 dhe në 1975. Ëdhtë interesant se herën e dytë kur ju dha e drejta e botimit ju vu kushti që të mos botojë shkrime kritike, vetëm reportazhe. Për 35 vjet punoi si mësues në fshatrat e largëta të Malësisë së Madhe: Selcë, Zagorë, Reç, Bratosh, Kamicë, Koplik i Sipërm dhe në fund në Grudë të Re, megjithëse familjen e kashte në Shkodër. Por çdo e keqe ka edhe të mirën e vet, sepse për më shumë se tri dekada e sdudjoi me rrënjë jetën shekullore të malësorëve, gjë që u kurorzua me veprat e tij studimore: “ Malësia e Mashe siç e njoha umë “, “ Në këngë është edhe historia “, “ At Benedikt Dema “, “ Malësia e Madhe - tokë e një etnokulture të lashtë “ .Vepëra këto, që kritika i ka quajtur unikale,.
Aq sa lejonte rregjimi nuk e ka kursyer edhe kritikën në revistën “Hosteni “ me fejtone të herëpashershme. Ndërsa në verën e vitit 1990, kur u hap pak drita jeshile, botoi artikullin “ Paaftësia nën vellon e sektarizmit “, i cili në Plenumin e Komitetit Qëndror u quajt “ artikull, që në gazetën e Partisë i kundërvihet Partisë “.
Pas shembjes së rregjimit totalitar ka qenë themelues dhe kryeredaktor i gazetës “ BESA “ në Shkodër ( 1991 – 1993 ) dhe i gazetës letrare “ PENA “ në Durrës ( 2004 – 2005 ). Ka qenë gjithashtu reporter për Shqipërinë i gazetes “Albania Herald” (1991-1996) , që dilte në Amerikë . Nga viti 2009 e në vazhdim është drejtor i revistës
“ Vegime letrare.”.
Me fitorën e demokracisë ka qenë sekretar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Shkodrën (1992-2004 ), sekretar i Shoqatës Atdhetare-Kultirore Kosova 1991-2005, dhe nga viti 2007 është Kryetar i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës.
Eshtë marrë me Çeshtjën Kombëtare Shqiptare dhe në kohën e Genocidit Serb në Kosovë ka kontribuar për të strehuar dhjetra e dhjetra familje kosovare të dëbuara. Por ç’është më e rëndësishmja,” Shoqata Atdhetare-Kulturore Kosova “ bëri në atë kohë 12 orë filmime, me intervista të të dëbuarve , që vërtetonin Genocidin Serb në Kosovë dhe ja dërgoi kasetat Tribunalit të Hagës. Gjithashtu është njeri nga autorët e hartimit të dhjetra peticioneve drejtuar Organizmave Ndërkombëtarë për çeshtjen e Kosovës.
Me 7 dhjetor 2013 është pranuar anëtar i Akademisë Shqiptaro- Amerikane të Shkencave. Ka kumtuar në dhjetra sesione shkencore në Shqipëri, Kosovë dhe Ametikë.
Ka botuar deri tami 26 libra me studime, poezi, prozë, letërsi për fëmijë, publicistikë, etj., Ka në botim veprën e plotë në 16 volume. Tre volumet e para kanë dalë ng shtypi.

Tituj dhe dekorata
1) Titullin “Mjeshtër i Madh i Albanologjisë.”
2) Titullin “Profesor Doktor”.
3) Medaljem “Naim Frashëri“
4) Titullin “ Mirënjohja e Qytetit të Durrësit”,
5) Titullin “Qytetar Nderi i Malësisë së Madhe”.
Çmime
1) Çmimin “Migjen “
2) Çmimin “Mark Tuen “
3) Çmimin “ Dritero Agolli”.
4) Çmimin “Xha Deradha”.
5) Tre “Çmime të Para” në poezi.
6) Tre “Çmime të Dyta” në poezi.
7) Disa diploma dhe çertefikata mirënjoje.


LIBRAT E BOTUAR:
Vepra Studimore
1) Malësia e Mashe siç e njoha umë - Sh. B. “Idromeno”, 2001.
2) Në këngë është edhe historia. - ars PRINT, Prishtinë 2011.
3) At Benedikt Dema. - Sh. B “Jozef”, 2015.
4) Malësia e Madhe – tokë e një etnokulture të lashtë - Sh. B “Jozef”, 2018.
Poezi
1) Përtej shiut. - Sh. B “Shtjefni”, 20°3..
2) Përkohësisht e Bukur . - Sh. B “Globus R”, 2005.
3) Të shtyhet mëngjes.i - Sh. B “Globus R”, 2007.
4) S’iki dot nga kjo vjeshtë . - Sh. B “Milenjum”, 2014.
5) Bir i Diellit. - Sh. B “Jozef”, 2019.
6) Do të mbtëtet për gjithënjë Homeri (Greqisht). - Greqi, 2017.
7) Përshtatje e e Poemave Satirike të Fishtës - në proçes botimi.
Tregime
1) Kur isha Ministër – Botimet “Toena”, 1998.
2) Aventurë në Xhennet. - Sh. B “Jozef”, 2017.
Romane
1) Djemtë e dikurshëm - Botimet “Toena”, 2004.

Letërsi për fëmijë
1) Një shtyllë elektriku - SH. B. “Naim Frashëri” 1971.
2) Iku nëna u bë kështjellë - Botimet “Ada” 2010.
3) Një javë në përrallë - Botimet “Ada” 2010
4) T’lumtë i them kush e ka gjetur - Botimet “Ada” 2009.
5) Kështjellë edhe nënë - SH. B. “ Fidani” , 2017.
6) Një ditë e largët dimri - SH. B. “Naim Frashëri” 1974.
7) Tom Sojri ( Dramë, sipas motiveve të romanit të M. Tuen).
Vuri në skenë Dhimitër Orgocka , 2913.
Publicistikë
1) Letër me Adresë (Në proçes botimi)
2) Drejt Europës me gomar të Nastradinit. - SH. B. “Idromeno” 2000.
3) Ashtu siç ishte koha (Në proçes botimi)
4) Ata që mbushin vendin me mëngjese (Në proçes botimi)
5) Dyert e hapura të pranverës (Në proçes botimi)
Vepra e Plotë ( Seria)
1) 20 Volume,
2) Botuar 5 volumet e para - Sh. B “Jozef”.
Libra të botuar gjithsej - 26.
Në proçes botimi - 5. dhe 15 volume të veprës seriale.













Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

  Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, PHD Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V” Akademik PHD, Eshref Ymeri Vitin e kaluar, Shtëpia Bo...