Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/11/29

Prend Buzhala (1 nëntor 1951-)



Prend Buzhala.jpg

Prend Buzhala u lind më 1 nëntor 1951 në Çabiq të Klina.

 Filloren e kreu në Ujëmirë, gjimnazin në Klinë, fakultetin filologjik (gjuhë e letërsi shqipe) në Prishtinë.

 I ndoqi edhe studimet postdiplomike, po për shkak të burgosjes politike më 1982, iu ndërprenë nga regjimi i kohës, ashtu siç iu ndalua edhe botimi i shkrimeve dhe e drejta e punësimit. 

Shkrime letrare botoi prej vitit 1967. 

Shkruan poezi, prozë, kritika e studime letrare, publicistikë. 

Gjatë tri dekadave të fundit ishte i angazhuar në lëvizjet nacionale, politike e kulturore të kohës. 

Për këtë arsye, për dy dekada rresht u përndoq nga organet shtetërore të ish Jugosllavisë e sidomos nga ato serbe, kështu që gjatë viteve '90 të shekullit që e lamë pas, u arrestua e u keqtrajtua dhjetëra e dhjetëra herë nga milicia e paramilitarët serbianë. 

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, raportonte nga zonat e luftës për disa media. 

Punoi profesor i gjuhës e letërsisë shqipe në shkollën e mesme të Klinës (1976-1982, 1992-1996), drejtues i arsimit komunal të Klinës (1995-1999), redaktor në gazetat “Fjala” (1990) e “Bashkimi” (1991) të Prishtinës, korrespondent i gazetave “Bujku” e “Rilindja” (1995-shkurt 2002), pastaj te “Epoka e re”, Radio Rilindja, “Express” i Prishtinës, redaktor i faqeve të kulturë në të përjavshmen “Focus” të Prishtinës (2006-2008). 

Punoi edhe zyrtar arsimi (2001-2003). 

Ishte drejtues i Bibliotekës Publike “Kongresi i Manastirit” në Klinë. 

Ka qenë ndër themeluesit e themelues i disa revistave lokale të Klinës, si “Jehona e Dukajginit “ (vitet ’70 e këndej), “Ylli”, “Synimet”, “Tribuna”, “Profili” etj. 

Redaktojë  e recensojë  qindra botimeve në dy dekadat e fundit.

Librat e botuar nga Prend Buzhala : 

1. O Amë, o Amë, 1995.
2. Për kë bie kambanë e re, 1998.
3. Shtatë seanca pranë Apokalipsit, 1998.
4. Këpucët e rënda të lirisë, 2010, botimi II, 2012
5 .Çaste lirike (1-90), vëllimi i parë, 2014

KRITIKA, STUDIME MONOGRAFIKE, VËSHTRIME:

6. Metafora e vendlindjes, 1999. Botimi II 2012.

7. Përqasje estetike, 2000.

8. Ex libris – I, 2003.

9. Odeoni i fjalës, 2003.

10. Shkrimtari pranë buzëqeshjes.

(Studim monografik për letërsinë për fëmijë të Ali Huruglicës, 2005. Botimi II 2012).

11. Muza e zemrës, 2006. Botimi II 2012.

12. Temë dhe tekst, 2006.

13. Muza e Kujtesës, 2007. Botimi II 2012.

14. Aty ku krizat i besohen engjëllit,
(Ndërkomunikime estetike: arti – literatura – lufta, 2008. Botimi II 2012).

15. Res Publica e shkrimtarit, (Ese, trajtesa), 2008. Botimi II 2012
16. Kode poetike të mbijetesës shpirtërore
( Mbi romanet për të rritur të Anton Nikë Berishës, Argeta LMG, Tiranë, 2009).

17. Gjenitivi i lirikës (Poezia e Mirko Gashit), studim monografik, 2009.

18. Të folurit e kryqëzimit shqip/ poezia e sotme shqipe, 2011

19. Amëza e rrëfimit – Shkrime kritiko-letrare / proza e sotme shqipe, “Rozafa”, Prishtinë 2012.

20. Dëshmia për plagën e ftohtë,
(libri dokumentar, shkrime metakritike, ese, 2012

21. Klasiku modern i tekstit –Letërsia e Ramiz Kelmendit
(studim monografi), 2013. Botimi II, 2014.

22. Në mbrojtje të imagjinatës
(Nga letërsia shqipe për fëmijë), 2014

23. Gjakimi i bukurisë
( Letërsia e Ramadan Mehmetit) , 2014


ROMAN, PROZË

24. Moisiu fluturonte me Qerren e Zjarrtë, roman, 2003.

25. Tregime të shenjta, Shkup, 2014, Botimi II, Prishtinë 2014.

PUBLICISTIKË HISTORIKE

26.Lartësimi i lirisë
(Monografi për mësuesin dëshmor Ismet Rrahmani, 2002).

PËRGARTITI PËR SHTYP

28. Tekstament letrar

(Mendimi kritik për veprën e Ramadan Mehmetit, me komente, Prishtinë 2008.

29. Të kuvendosh nën shenjën e Euterpës

(Intervista të Akil Mark Kocit dhënë mediave 1976-2008, Prishtinë 2009).

30. Kurorë lirie (përzgjedhje nga poezia e poetëve të komunës së Deçanit, FOCUS, Prishtinë 2012).

Etj.

Flori Bruqi

Abdullah Troshupa ( 26 nëntor 1953 -)

Fotografia e Ismail Sahiti


Abdullah Troshupa lindi më 26 nëntor 1953 në Ribar të Madh të Lipjanit. 

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen dhe Fakultetin e Filologjisë, Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, në Unversitetin e Prishtinës. 

Me krijimtari letrare ka filluar të merret që nga viti 1972.

Shumicën e vjershave i ka botuar në gazeta dhe revista të Republikës së Kosovës dhe të asaj të Shqipërisë.

Ka botuar këto vepra:

1.“Porosia e vëllait”, poezi për fëmijë dhe të rinj, Prishtinë, 1995

2.“Dallgët e shpresës”, 2006

3.“Cigareshitësja”, dramë për fëmijë, 2008

4.“Kush më solli në jetë”, 2011

5.“Një det kujtimesh”, 2016

6.“Ora e gjyshit”, poezi për fëmijë e të rinj, 2017

Është kryetar i klubit letrar “Fazli Grajçevci” të Lipjanit. 

Është redaktor i revistës letrarer “Aurora”. Është profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në SHFMU “Hasan Prishtina” të Llugaxhisë së Lipjanit.

Agim H. Berisha ( 01.01.1950 -)

Rezultati i imazhit për agim h.berisha"


Agim H. Berisha lindi me 01 janar 1950 në fshatin Berishë të Drenicës.

Ka mbaruar gjuhën e letërsinë shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

Ka punuar në disa shkolla të mesme në Ferizaj.

Deri tash ka botuar vëllimet poetike:


1.Heshtje e vrare, poezi, SHB “Rilindja”, Prishtinë, 1994

2.Diçka është ngatërruar, poezi, “Gutenberg”, Prishtinë, 1997

3.Ku takohen stinet, poezi, Gazeta “Rilindja”, Prishtinë, 1998

4.Etje e kallur, poezi, SHB “Gjon Buzuku”, 2007

5. Buzëqeshje për ty, poezi, LSHK, Prishtinë, 2011

Jeton dhe vepron ne Ferizaj.

2019/11/28

Nebih Bunjaku(1947-)


Rezultati i imazhit për nebih bunjaku"

Nebih Bunjaku lindi më 15 maj 1947 në fshatin Poliçkë të Dardanës, ku kreu ciklin e ulët të fillores, kurse, pas shpërnguljes nga vendlindja dhe vendosjes në Malishevë të Gjilanit, pas tri vitesh pauze, kreu tetëvjeçaren.

 Në Gjilan kreu shkollën e mesme ekonomike, ndërsa studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i mbaroi në Fakultetin Filozofik në Prishtinë. Më 1960 familja u vendos në Prishtinë. 

Si student filloi karrierën arsimore shkollën fillore në Banjën e Siarinës, në Gjimnazin e Dardanës, në Shkollën Teknike të Gjilanit, në Shkollën fillore të Banullë-Gllogofcit, në Gjimnazin e Lypjanit, në Shkollën Teknike të Kastriotit.

Nga fundi i shtatorit 1991, si kryetar i një Komisioni votues për mbajtjen e Referendumit për Pavarësinë e Dardanisë, u burgos dhe u dënua me 60 ditë burg të cilin e mbajti në Prishtinë.

Më 1993 lidhi marrëdhënie pune me Gjimnazin e Filologjisë “Eqrem Çabej” në Prishtinë, ku ligjëroi letërsi shqipe dhe botërore. Pas tri vitesh u zgjodh drejtor i këtij gjimnazi dhe punoi gjerë në çlirimin e vendit.

Gjatë punës shumëvjeçare në arsim mbi 20 herë mori mirënjohje për punën profesionale, por edhe për aktivitete të ndryshme kulturore. 

Në këtë gjimnaz nxori revistën “Filologu i Ri”, ku botoheshin poezi në shqip, anglisht dhe gjermanisht.

Nebih Bunjaku, jo vetëm që ishte njëri nga organizatorët e Protestës së Maturantëve të Prishtinës kundër dëbimit të nxënësve shqiptarë nga objektet e tyre shkollore, që u mbajt më 1998, por doli në ballë të saj në zemër të Prishtinës.

Më 28 Nëntor 1998, të ftuar nga sektori i Kulturës së UÇK-së, Grupi i Recituesve “Lasgush Poradeci” në këtë përbërje: Valmirë Çitaku, Shpëtim dhe Berat Hyseni, Venera Dërvodeli, Krenare Thaçi, Genc Jaha, Vlorë Durmishi dhe Liridonë Krasniqi, në krye me drejtorin Nebih Bunjaku, profesorin Muharrem Kastrati, dr. Emin Kabashi, Flora Brovina, Misim Fidani dhe dy të tjerë, nëpër flakë të luftës dhe shtigjeve ilegale arritën në Prekazin heroik, ku për nder të Ditës së Flamurit, Ditëlindjes së Komandantit Legjendar – Adem Jasharit dhe Betimit të ushtarëve të rinj, jehonin malet nga deklamimi i vargjeve të “Poem Kosovar” të Mitrush Kutelit: “Jam Shqiptar/ E kosovar/ Zot e bujar/ Mbi këtë Dhe/ Ç’e kam si fe/ e përmbi fe/ E kam Vatan/ E kam Atdhe...”

Krahas veprimtarisë edukativo-arsimore, u mor edhe me krijimtari letrare dhe bashkëpunoi me shumë gazeta dhe revista shqiptare, ku botoi poezi me motive të ndryshme.

 Disa prej tyre janë shpërblyer me vendin e parë, të dytë dhe të tretë në konkurse të ndryshme letrare. Cikle poezish i janë botuar turqisht, anglisht dhe polonisht. 

Nebih Bunjaku është prezantuar edhe në disa libra të quajtura antologji. 

Përpos poezi, ai botoi edhe shkrime të ndryshme publicistike për shëmbëlltyra të ndryshme shqiptare, si për Mulla Idriz Gjilanin, Lotë Vakun etj. Bunjaku u dallua edhe si lektor i mirë i mbi 300 librave letrarë, publicistikë, shkencorë etj.

Përpos punës me nxënës, Nebih Bunjaku ka botuar edhe këto vëllime poetike:

1.“Dalje nga balada” (1994), 

2.“Gramatikë zemre” (2004),

3. “Terapia e dashurisë” (2005),

 4.“Një samit për një simit” (2007), 

5.“Prushimë buzësh” (2008),

6. “Zemra nuk ka dimër” (2009),

7. “Testamenti i lotit” (2012), 

8.“Kopshti i shpirtit”(2013, ribotuar më 2015),

 9.“Elegjia e qyqes” (2018), 

10. “Nektar shpirti” (2019).








Zef Pergega(1957-)



Rezultati i imazhit për zzef pergega"

Zef Pergega lindi  në Lezhë ( 1957). Shkollën fillore e kreu në Rubik,të mesmën në shkollën  “7 Nendori" në Tiranë, ndërsa fakultetin    për Gjuhë dhe Letërsi shqipe e kreu  në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. 

Zefi,  punoi në gazetën e parë të pavarur “Koha Jonë”(1990 dhe më pas 1998 -1999).

 Ishte  kryetar e më pas zv- kryetar i këshillit botues te saj. 

Redaktor në ATSH(Angjensia Telegrafike Shteterore e lajmeve në Tiranë ,1993-1998) .

Nga viti 1990 -1993 ,ishte  gazetar i jashtëm per gazetën “Rilindja Demokratike” në Tiranë,  si dhe botues i gazetës periodike “Kaltersia” në Lezhë. (1994).

Në mars të vitit 2002, Zef Pergega themeloi në Detroit “Albanian-American Institute” të cilin e drejton me objektivin e qartë, promovimin e vlerave kuturore të të dy popujve tanë.

Është  President i “Albanian-American Institute” 2002 ,në Amerikë. 

Botues i gazetës “Kalterisa” 1994 Shqiperi. Botues periodik i Buletinit “Shqiptari” 2004 ne Amerike si dhe nga  vitit 2004 është anëtar i organizatës botërore për liri dhe të drejta njerëzore “Amnesty International”



 Botoi revistën periodike “Shqiptari” ne Amerike. Është në bordin e gazetës shqiptaro-amerikane “Illiria” dhe redactor i revistës “Trojet Tona” New-York. 

Zef Pergega ne televizionin e shqiptarve ne Detroit ACTV drejton programin “Ora Shqip”  si dhe  anëtar i “Amnesty International”.

Prej 18 vitesh rubrikën editoriale dhe emisionin shqip “Jetë mërgimi” ne Albdreams TV. 

 Mban dekoratën e lartë “Naim Frasheri” në Shqipëri  si dhe “Pontifika” nga Shteti i Vatikanit, Itali si dhe vlersime e çmime te tjera. 


Bashkepunetor i ngushte me “Floripress” Prishtine. 



Librat e tij janë në fondin e Bibliotekës së Kongresit Amerikan  si dhe në shumë biblioteka të botës së lirë përfshirë,  Bibliotekën e Vatikanit, të Bavarisë së Gjermanisë, Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës  etj.

Shkrimet e tij janë botuar në shtypin botëror në disa gjuhë si anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht etj. 

Është recensues i disa librave të krijuesve në diasporë, Kosovë, Malësi e Madhe dhe në trevat e tjera shqiptare. 

Jeton në Detroit të SHBA-ve  nga  viti 1999


Librat e botuar:

1.“Deti dhe Peshku” Fabula. 1998. 

2.“Vigan në Krisht e vatan". Monografi, kushtuar Mons. Dr. Zef Oroshit,2003.

3. “Këmbana e mërgimtarit”. Publicistikë në Amerikë, 2003.

5. “Simbolikë në Michigan” Publicistikë, 2004. 

6.“Dheu i Atit” ,poezi , 2006.

 7.“Sarajat”( Vështrim historiko-letrar për kapedanët e Mirditës), 2008.

8. “Kallnori në Detroit", poezi, 2009. 

9.“Djepi i thyer"( Vështrim historiko-letrar për vendlindjen),  2010. 

10.“Ylberet e Shêjzave” (Vështrim letraro-historik), 2010( kushtuar Prof . Ernest Koliqit e Martin Camaj).

11. “Lerëni kohën të flasë”,poezi, 2011. 

12.“Zjarri shqip regetin” , publicistikë, 2011.

13. “Zëri im Prishtinë” ,publicistikë 2012.

14.” Ora e Rodit" Publicistikë .

 15.Triptik “Prilli në Bronx” ,tregime.

16. “Përtej lotit”. 

17. “Valesi i Delfineve”(Poezi të zgjedhura)

 18."Fabula". 2013.

19. “Kristale Dukagjini” 2010 

20.Vështrim letraro-historik kushtuar Dom Prek Ndevashaj.

21.“Çamëri moj Çamëri”. 


22.“Krahu i Shqiponjes”2014.

23. “100 Vjet shqitar në Amerike”  2014.

24. “Dritë Françeskane” (në Malësi të Madhe) Vështrim letraro-artistik, psikologjik dhe religjioz.2014.

 25.“Shqiponjat fluturojnë lartë” kushtuar vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri dhe 40 martirëve te fesë, 2015.

26. “Vokacioni i Premtuar”, 2016. 

27.“Malesoret” 2017.

28. Vështrim etno-kulturor kushtuar traditës së malësoreve në Mal të Zi dhe në Amerikë.

29. “Lisi i Tamlit”, 2019. 

30.“Mrizet e lotit” poezi dhe skica poetike .

31. “Arkemortja e ishullit mbi gjak” kushtuar përsekutimit të shqiptarëve në trevat e tyre në Mal të Zi.

31. “Abat Doci nje djalë Shypnije” kushjtuar veprimtarisë se Abatit te Mirditës Prend Doci , kryesisht në Newfoundland të Kandasë (1883 -1888)

 32.“Nanat lindin kapidana” kushtuar figurave të kapidanve të Mirditës Gjon Marka Gjoni. 

 33.“Bijte e Pajtores” , kushtuar veprimtarive fetare e patriotike në Detroit.

34. “Mendja bletë nën kësulë te mirditorit” 

35.“Shtrebat” (roman që ka temë emigracionin).

36.“Diçka gdhenda me emrin tënd”( kushtuar poetit Ded Shkurti).

37. “Pergega në Floripress” ,publicistikë për Kosovën.

39.“Dheu i salvimit” Nje studim mbi krishterimin ne trevat shqiptare ne Mal te Zi, etj .

40.“Doktor Theologu” krijimtari poetike dhe ppublicistike e Mins. Dr. Zef Oroshit. 

 Ne këte portal informativ (Floripress)  që është mjaft i lexuar në Kosovë, Shqipëri,diaspor dhe Amerikë  autori Pergega  botoj rreth  850 shkrime, analiza, komente etj .


Flori Bruqi

Vullnet Mato(1937-)


Rezultati i imazhit për vullnet Mato"


Vullnet Mato , lindi në Sarandë në vitin 1937. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes. Mbaroi Liceun Artistik të Tiranës për pikturë dhe studimet e larta në Fakultetit Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës në degën gjuhë-letërsi shqipe. Filloi te shkruaj ne vitin 1965. U pranua anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë në vitin 1970. Botoi publicistikë dhe letërsi artistike në disa organe të shtypit. Bëri disa skenarë filmash dokumentarë dhe kronika të TVSH. Mori pjesë në festivalet kombëtare të Radiotelevizionit shqiptar ku fitoi disa çmime për tekstet. Dy tregime të tij u botuan në frëngjisht. Disa cikle me poezi të tij u inskenuan të recituara nga aktorë të Tetarit Popullor. Më tej, punoi mësues në gjimnazin e Librazhdi. Me ndërrimin e sistemit u emërua shef në drejtorinë arsimore të këtij rrethi dhe u zgjodh kryetar i degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të këtij qyteti. Vitet e fundit jeton e punon në Tiranë me redaktimin e librave te autoreve të ndryshëm. Romani i tij “Lakmia” U nderua me çmim në konkursin e Ndërmarrjes Botuese “Gjon Buzuku” të Kosovës. I janë përkthyer jashtë shtetit tregime dhe poezi të ndryshme. Revista elektronike në të gjithë botën publikojnë herë pas here krijime te tij në poezi dhe prozë. Disa nga romanet e tij janë tërhequr nga bibliotekat e mëdha të shteteve të huaj. Ka faqe të veçantë në internet: http://krijimtariaime.webnode.com Punoi disa kohë kryeredaktor i gazetës periodike “Domosdova” dhe më pas kryeredaktor i revistës “Obelisk”. Aktualisht redakton libra te autoreve shqiptarë nga vende të ndryshme të botës për disa nga shtypshkronjat e Tiranës. Është autor i vëllimeve poetike: “Tinguj malesh” (1969), “Krahët e erës” (1972), “Ninullat e hekurit” (1984), “Dritaret e prillit” (1994), vëllimit me poema “Katër plagë të Shqipërisë” (1999) poemës “Nënëmadhe Fterra” (2007),“Poezi të zgjedhura” (2010). Ka botuar vëllimet me tregime “E fshehta tronditëse”(1999) “Klithmat e mishit të bardhë” (2006). “Herbare njerezore” (2013), Romanet: “Ujësinor” (1976), “Era e kësaj kohe” (1984), “Lakmia” (2000), “Maturantët” (2002), “Damkosja e engjëjve” (2004),”Vajza e Kyçur”(2007) “Marrëzia e madhe” (2008), "Nenemadhe Fterra" (2012, “Matura e paharruar”(2009). Me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, iu dha titulli: “PERSONALITET I SHQUAR NË FUSHËN E LETËRSISË” dhe “NDERI I LABRISË.



Tituj të veprave
"Tinguj malesh", 1969, V. poetikë.
"Krahët e erës", 1972, V. poetikë.
"Ujësinor", 1976, roman.
"Ninullat e Hekurit", 1984, V. poetikë.
"Era e kësaj kohe", 1984, roman.
"Dritaret e prillit", 1994, V. poetikë.
"Katër plagë të Shqipërisë", 1999, V. me poemë.
"E fshehta tronditëse", 1999, V. me tregime.
"Lakmia", 2000, roman.
"Maturantët", 2002, roman.
"Damkosja e engjëjve", 2004, roman.
"Klithma e mishit të bardhë", 2006, V. me tregime.
"Vajza e kycur", 2007 roman
"Marrezia e madhe", 2008, roman.
"Matura e paharruar" 2009, roman
"Nenemadhe Fterra" 2012, Poeme
"Herbare njerezore" 2013, v.me tregime.

Etj.

Ahmet Maloku



Fotografia e profilit të Ahmet Maloku


Prof. Dr. Ahmet Maloku,PH.D  është i lindur në Lisockë, Komuna e Kamenicës.

Shkollimin fillorë dhe të mesëm e ka përfunduar në Gjilan me sukses shembullor, për të cilën disa herë është shpërblyer. Fakultetin e shkencave të kriminalistikes e ka përfunduar me notë mesatare 9.89 në Universitetin e Sarajevës, në Fakultetin e Kriminalistikës, Kriminologjisë dhe Studimet e Sigurisë, në katedrën e kriminalistikes ku fitoi titullin kriminalist i diplomuar. Fakultetin Juridik (me notë mesatare prej 9.50) dhe studimet master (me notë mesatare prej 9.0) i përfundoi në Fakultetin Juridik të kolegjit “AAB- RIINVEST” të Prishtinës. Për suksesin e treguar gjatë studimeve ishte bursist si student me i miri i gjeneratës në Fakultetin e Kriminalistikës, Kriminologjisë dhe Studimet e Sigurisë në Universitetin e Sarajevës.


Fotografia e Ahmet Maloku

Prof.Dr. Ahmet Maloku në studimet pasuniversitare ka përfunduar dy doktoratura:

Doktoraturën e pare e ka përfunduar në Universitetin e Travnikut – Bosnje dhe Hercegovine, në Fakultetin Juridik, në katedrën penale, me teme “Bashkëpunimi ndërkombëtar për luftimin e krimit të organizuar transnacional” me Mentor – Prof.dr. Nedžad Korajlić, Studimet trevjeçare të doktoratës i përfundoi me note mesatare 9.71. dhe ka marr titullin doktor i shkencave juridike në fushën penale.
Kurse doktoraturën e dytë e ka përfunduar në Universitetin publik e Sarajevës - – Bosnje dhe Hercegovine, në Fakultetin e kriminalistikës, Kriminologjisë dhe Studimet e Sigurisë, ne katedrën e Kriminologjisë, me teme “Dezorganizimi social dhe karakteristikat e kriminalitetit në rajonin e Gjilanit (Kosovë) në periudhën 2010-2014” me Mentor: Prof.dr. Alisabri Šabani, studimet trevjeçare të doktoratës sy dyte i përfundoi me note mesatare 9.46. dhe ka marr titullin doktor i kriminologjisë, që njëherit behet doktori i pare i kriminologjisë në Kosovë, ne trojet shqipfolese gjegjësisht në Ballkanin Perëndimorë.

Me 13 nentore 2018 prof.dr. Ahmet Maloku ka perfunduar specializimin dhe eshte certifikuar nga Ohio Northern University - SHBA, ne pedagogji ligjore.



Mbi 10 vite është profesor në institucione të ndryshme të arsimit universitar në Kosovë si dhe jashtë Kosovës; Ka punuar profesor në fakultetit juridik në Kolegjin “Gjilani” në Gjilan nga viti 2012, ndërsa dekan i ketij fakultetit juridik ka qene nga 1 tetori i vitit 2013 deri me 30 shtator 2018.

 Po ashtu eshte pofesor universitar në studimet posdiplomike ne nivelin master dhe doktorate në Universitetin e Travnikut, në fakultetin juridik në Bosnjë Hercegovine.

 Nga 1 tetori i vitit 2017 eshte profesor ne Universitetin International te Novi Pazarit dega ne Presheve. Gjitheashtu eshte Profesor nga 1 tetori i vitit 2018 (e tutje) në kolegjin “ILIRIA”- Prishtinë, e që nga 01.12.2018 e tutje e mbanë poziten e Prorektorit në kolegjin “ILIRIA”- Prishtinë.

Anëtar i rregullt (2016) i International Association of Penal Law– AIDP/IAPL. Paris-Francë.

Anëtar i rregullt (2016) i European Society of Criminology - University of Lausanne ESC – ICDP Sorge – BCH – Switzerland.

Anëtar i rregullt (2017) i The International Society of Criminology (ISC) – The International Society of Criminology was established on July 16, 1937 in Rome.

Anëtar i rregullt (2017) i World Society of Victimology (WSV) - In Consultative Status With the United Nations ECOSOC and Council of Europe.

Aanëtar i bordit (2018) i revistës shkencore ILIRIA International Review. Publicher/Verlag. Holzkirchen, Germany.

Anëtar i bordit (2013) i revistës shkencore “Norma”- Gjilan, Botuar nga Kolegji Universitar “Gjilani”- Gjilan (2013).


Fotografia e Ahmet Maloku

Kryetar i Bordit i Institutit për Kriminologji dhe Kriminalistikë – Prishtinë (2011-2012).

Eshte autori librit: Fjalori Terminologjik i Viktimologjise, botues kolegji “ILIRIA”, Prishtine, 2019.

Eshte bashkeautor se bashku me Prof. Dr. Alisabri Shabani ne librit universitar “ Tema te zgjedhura nga patologjia sociale”, Botuese kolegji “ILIRIA”, Prishtine, 2019.

Eshte bashkeautor se bashku me Prof. Dr. Alisabri Shabani ne librit universitar “Sociologjia”, Botues kolegji “ILIRIA”- Prishtine, 2019.
Fotografia e Ahmet Maloku
Eshte bashkeautor se bashku me Mr.sc. Reshat Maliqi “Frika nga kriminaliteti, ndjenja e rrezikshmerise ne Gjilan. Botues Kolegji “Gjilani”. Gjilan. 2013.


Shkroi dhe botoi mbi 30 shkrime, punime shkencore dhe profesionale. Ka marrë pjesë në disa konfernca nderkombetare, emisione në masmediat kosovare (TV dhe radio). Nga botimet e tij veçojmë:
-  Maloku, Ahmet. “Karakteristikat e organizatave kriminale transnacionale”, punim i publikuar nga Qendra Kërkimore Zhvillimore – Pejë, në Buletinin Shkencor – “Dardania”, nr.5. ISSN – 1800-9794, COBISS.CG-ID 20683538,fq.74, Access online at: http://qkzhpeja.org/konferenca/nentor2016.pdf; Maloku, Ahmet. ”Marrëdhënia ndërmjet veprës penale dhe dezorganizimit social”, punim i publikuar nga Akademia Diplomatike Shqiptare-Qendra për studime ndërkombëtare dhe diplomatike- Tirane-Shqipëri. Revista shkencore periodike Global Challenge, ISSN 2227-8540 (print form), ISSN 2312-5748 (online), Volumi V, Numri 2, fq.113. -Botues ADSH Press, Access online at: http://www.albdiploacademy.com/sites/default/files/applications/Revista%20Global%20Challenge%20Nr%2017.pdf ; Maloku, Ahmet. “Karakteristikat dhe shkaqet e varfërisë në Kosovë”, punim i publikuar nga Instituti për Studime Ligjore dhe demokratike, Republika e Kosovës. Revista Rajonale e Shkencave Shoqërore “REFORMA” nr.4/2016, ISSN 1800-9794-print form, KDU: 364.6 (496.51) fq. 284. Botues ISLD-Prishtinë, Access online at: http://isld-ks.com/wp/Revista-Shkencore-REFORMA-nr.-4-2016.pdf; Maloku, Ahmet. “Nasilje nad ženama u porodici u regionu Gnjilane” punim i botuar nga Nomcentar, Law, Education & Publishing. Revista “Nova naučna edukativna misao” nr.3/2015 ISSN 2334-8631, COBISS.SR-ID NR. 199642636, UDK 33, fq. 32-39. Botues – Nomotehnički Centar- Beograd, Srbija, Access online at: http://journal.nomcentar.com/wp-content/uploads/sites/9/2015/12/3-2015-sadrzaj.pdf; Maloku, Ahmet.”International Legal Regulation to prevent drugs abuse and psychotropic substances”. Punim i publikuar në revistën Balkan Journal of interdisciplinary Research, Vol.1. No. 1/2015. ISSN 2410-759X (print). Fq. 461-472. IIPCCL PUBLISHING, TIRANA-ALBANIA, Access online at: www.iipccl.org; Maloku, Ahmet “Fear of Voilence and Criminality in the Region of Gjilan, Kosovo”. Punimi është botuar në revistën shkencore “Mediterranean Journal of Social Sciences, Special edition. MCSER (Mediterranean Center of Social and Educational Research) Publishing, Rome-Italy, Vol. 6. No. 2, S5, April 2015, fq.29. ISSN 2039-2117 (online), ISSN 2039-9340 (print), index Copernicus, Impact Factor 6.44, Access online at: http://www.mcser.org/journal/index.php/mjss/article/view/6156; Maloku, Ahmet. “Bashkëpunimi Ndërkombëtar Policor në luftimin e krimit të organizuar” Punim i Botuar në Revistën Shkencore Regional Journal of Social Sciences “REFORMA”, Nr. 2/15 shtator, Gjilan, Kosovë. ISSN 1800-9794 (print form) KDU:33 (05) 34 (05) fq. 119. KDU 343.3 / .7 341.24:34.3/7, Access online at: http://isld-ks.com/wp/wp-content/uploads/2015/09/Revista-shkencore-REFORMA-nr.-2-2015..pdf;  Maloku, Ahmet. “Kodi i të burgosurve” Punim i botuar në Revistën Shkencore Ndërkombëtare “Diskutime” Viti i IV-nr. 15 Shkurt, 2015. Tetove-Maqedoni. ISSN 1857-825X (print) ISSN 1857-8543, Access online at: http://www.diskutime.org; Maloku, Ahmet. “Trafficking in human beings as a form  of  transnational organized criminal activity” punim i botuar në International Magazine for Social Sciences. “VIZIONE” Nr. 22/1 në Shkup, Republika e Maqedonisë, me ISSN: 1409 – 8962 – printed form dhe ISSN: 1857 – 9221 – electronic form. UDC 316, 33, 32. Fq. 359-367, Access online at: http://www.klubidemokratik.org/html/vizione22.htm; Maloku, Ahmet. ”Përpjekjet ndërkombëtare për ta përkufizuar krimin e organizuar”, punim i botuar në Revistën Shkencore Shoqërore “VIZIONE”  Nr. 20, në Shkup, Republika e Maqedonisë, me ISSN: 1409-8962, UDC, 316, 33, 32. Fq. 447-458, Access online at: http://www.klubidemokratik.org/html/vizione20.htm ; Maliqi, Reshat & Maloku, Ahmet. Hulumtimi shkencor “Frika nga kriminaliteti – ndjenja e rrezikshmërisë në gjilan”, Katalogim në Botim – (CIP) Biblioteka Kombëtare dhe Universitare  ISBN 978-9951-649-001; me KDU 343.9 (496.51). Botues: Kolegji “Gjilani” – Gjilan; Maloku, Ahmet.  "Krimi i organizuar – trafikimi i substancave narkotike në Kosovë", KDU 347:57 (496.51) Revista Shkencore "NORMA" KDU 338:34 (05). f.75. Botues Kolegji "Gjilani", Gjilan.
______________________________________________________________
Fotografia e Ahmet Maloku
Po ashtu Prof Dr. Ahmet Maloku ka marre pjese ne shume vizita studimore në disa shtete perëndimore dhe te rajonit. Ka qenë panelist dhe pjesëmarrës në disa konferenca shkencore, të organizuara në nivel vendor dhe ndërkombëtar, si në: 

Maloku, Ahmet. “Roli i Shkencës në Zhvillimin e Sistemit Ekonomik, Politik, Social dhe Juridik të Vendit”. Konferenca e III-të shkencore e organizuar nga qendra kërkimore zhvillimore- Peja. Access online at: http://qkzhpeja.org/konferenca/nentor2016.pdf




Fotografia e Ahmet Maloku

Maloku, Ahmet. “Rendesia e MSA-se dhe liberalizimit te vizave per rajonin dhe perspektiva integruese evropiane”. Konferenca e V-të Shkencore Rajonale (Kosove, Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mali i Zi). Gjilan, Republika e Kosoves.

 Libri i abstrakteve, ISBN 978-9951-8906-8-7. Access online at: http://isld-ks.com/wp/?p=2745 ; Maloku, Ahmet. “The functioning of the Legal state in the South-Eastern Europe” Presented the paper entitled: “Alcoholism as a pathological social problem in the region of the municipality Gjilan-Kosovo” presented at ICLS 2015, held on 30 October, 2015  in Pristina. In cooperation with AAB College, Pristina Kosovo; Fakultet za kriminalistiku, kriminologji I sigurnosne studije _Sarajevo, BiH; Pravni fakultet, Univerzitet u Travniku. Book of abstracts, ISBN 978-9951-494-54-0. Access online at:  http://aab-edu.net/en/conferences/functionality-rule-law-south-eastern-europe/

Maloku, Ahmet.  “Të arriturat dhe sfidat e shteteve te ballkanit ne rruget e integrimit evropian”. Konferenca e III-të Shkencore Regjinale (Kosovë, Shqipëri, Serbi, Mali i Zi). E organizuar nga ISLD- Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike, Republika e Kosovës. Book of abstracts ISBN 978-9951-8906-6-3. Access online at:  http://isld-ks.com/wp/wp-content/uploads/2015/09/Libri-i-abstrakteve-i-konferences-se-III-shkencore.pdf

 Maloku, Ahmet. “Prevention of hiv transmissions and drugs among resident population in the cross-border area” Gjilan, Kosovo. An EU funded project managed by Europen Union Office in Kosovo. Access online at: www.labirinti-ks.org/Publicationsandresearch.aspx

 Maloku, Ahmet.”Economic Development as a basic to generate new jobs”, Konferenca shkencore ndërkombetare, ku kam marrë pjesë me punimin “Varferia” Organizuar nga kolegji “Pjeter Budi” Book of abstracts ISBN 978-99510429-10-2. Access online at: http://www.pjeterbudi.com/eng/index.php/konferenca/222-international-conference-of-pjeter-budi-23-may

Maloku, Ahmet. International Conference on social sciences, Pristina-10-11 April 2015. Godine, the committee of the conference, organized in partnership of ILIRIA COLEGE, Pristina-Kosovo, EUSER, European Center for science Education and research, ICCV Research Institute for quality of life, Romanian Academy, Bucharest, Romania.-Ahmet Maloku presentation with the paper titled: “Fear of Violence and criminality in the region of Gjilan, Kosovo” Conference Proceedings, 5th ICSS, 2015. Volume I. ISBN 978-88-909163-8-0, Access online at: http://icss.euser.org/index.php/158-5th-icss; Maloku, Ahmet. “The right and the political culture as a factor influencing the construction of the modern state” Konferenca e I-rë shkencore Regjionale (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mal i Zi) organizuar nga ISLD- Instituti per Studime Ligjore Demokratike. Gjilan-Kosovë, Access online at: http://isld-ks.com/wp/?page_id=151

 Maloku,Ahmet. “Efektiviteti i sektorit të sigurisë si parakusht për rritjen e ndjenjës së sigurisë në qytetin e Gjilanit”, Konferencë shkencore, KDU 347:57,  Botues Kolegji "Gjilani", Gjilan. 

Maloku, Ahmet. “Siguria Private në Vendet e Bashkimit Europian” punim i prezantuar në Forumin e Dytë Kombëtar Për Sigurinë Bankare, të organizuar nga Shoqata Shqiptare e Bankave. Tiranë.  Access online at: http://www.aab.al/al/press_release_view.php?id=65

E shumë punime tjera shkencore më faktor kombëtar dhe ndërkombëtar.






Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...