Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/11/30

Dauti Dauti (1960-)


Rezultati i imazhit për daut dauti"

Dauti Dauti është lindur më 1960 në Kokaj të Gjilanit. 

Shkollën fillore e kreu në Prishtinë kurse të mesmen, gjimnazin, në Gjilan. Ka kryer fakultetin juridik në Universitetin e Prishtinës, kurse studimet post diplomike i kreu në Thames Valley University të Londrës – në degën e Unionit Evropian.

Shkrimet e para i ka botuar në Bota e Re, pastaj ka vazhduar të shkruaj në revistën javore Zëri, për të cilën, nga viti 1994 e deri më 1999 ka qenë korrespondent nga Londra.

Gjatë vitit 1999-2001 ka punuar redaktor në IWPR (Institute for War and Peace Reporting) në Londër, dhe ka themeluar zyrën e këtij instituti në Prishtinë. 

Nga viti 2000 deri në fillim të vitit 2002 ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i SHGK (Shoqata e Gazetarëve të Kosovës), organizatës së parë të pavarur të gazetarëve në Kosovë. Gjatë kësaj kohe (2000 – 2002) ka qenë edhe anëtarë i pavarur në KQZ (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve). 

Gjatë vitit 2002 ka qëndruar në Dayton, në Kettering Foundation, ku ka bërë hulumtime shkencor në lidhje me medien dhe demokracinë. 

Që nga kjo kohë, duke qenë anëtar shkencor (International Fellow) i këtij instituti të rëndësishëm amerikan, ka hulumtuar dhe botuar një varg studimesh në fushën e gazetarisë, politikës dhe atë të shkencave juridike.

Gjatë vitit 2005 ka punuar si këshilltar për media i kryeministrit të Kosovës, Bajram Kosumit dhe zëdhënës i kësaj qeverie.

Kohëve të fundit ka punuar në zyrën për informim të IOM (International Organisation for Migration) në Londër. 

Poashtu, gjatë këtyre viteve, në Londër ka vazhduar të paraqitet me shkrime dhe ka debatuar për çështjen e Kosovës në forume dhe media të ndryshme britanike dhe në media tjera botërore. 

Poashtu, është angazhuar edhe si këshilltar për informim dhe çështje të Ballkanit për organizata dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare.

Kohëve të fundit, në medien e Kosovës, është paraqitur edhe si analist – kritik i procesit politik në Kosovë.

Daut Dauti është i angazhuar në programin e hulumtimeve në University of Leeds në Britani të Madhe. 

Në Shkollën e Historisë të këtij universiteti, mbrojti disertacionin PhD me temën: The British Foreign Policy and the Albanian Question 1876 – 1914 (Politika e jashtme britanike dhe çështja shqiptare 1876 – 1914).

Daut Dauti është autor i këtyre librave:

Reflektime Shqiptaro-Britanike;

Lufta për Trepçën;

Unioni Evropian – Nga Ideja në Realitet;

Building an Independent Media in Kosova - Ngritja e mediave të pavarura në Kosovë

Assamblies and Ancient Deliberation According to Code of Lek Dukagjini;


“Çështja shqiptare në diplomacinë britanike, 1877 – 1880”. 2012, Shkup, shtëpia botuese Logos-A, 

Daut Dauti ka botuar një numër të konsiderueshëm të artikujve dhe punimeve shkencore në gazeta dhe revista  me impaktmë  faktorëndërkombëtar në  vende të ndryshme anglosaksone dhe më gjërë në Evropë dhe botë.

Flori Bruqi

Bejtullah D. Destani (1960-)


Rezultati i imazhit për bejtullah destani"


Bejtullah Destani ka lindur më 13 gusht 1960  Blaç  të Opojës në Prizren. Destani është studiues shqiptaro-britanik.


Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje. Më 1980 ka filluar studimet në shkencat politike në Beograd. Më 1986 ka publikuar në Beograd, librin e tij të parë, ‘Bibloigrafi e Zgjedhur e Librave mbi Shqipërinë 1850-1984’. Për shkak të situatës gjithnjë e më të rrezikëshme në vendlindjen e tij Kosovë, në 1991 emigroi në Londër-Mbretëria e Bashkuar, ku jeton dhe sot.


Destani ia ka dedikuar jetën e tij studimeve shqiptare, në veçanti kërkimeve mbi marëdhëniet kulturore britaniko-shqiptare dhe ka bërë zbulime të rëndësishme për historinë shqiptare, në bibliotekat dhe arkivat britanike, gjermane, austriake, italiane, turke e më gjerë. Në tetor 2008 u emërua Sekretar i Parë i Ambasadës së Republikës së Kosovës, të sapohapur në Londër dhe në nëntor 2009 emërohet Ministër Këshilltar, pozicion të cilin e mban akoma dhe sot. Destani shumë shpejt për bordin e shoqërisë që themeloi, ia arriti të përfitojë emra të shquar rreth kulturës dhe historisë shqiptare.

Bejtullah Destani është njëri ndër studiuesit dhe hulumtuesit e mëdhenj të historisë shqiptare në arkivat e Britanisë së Madhe, e Vatikanit në Itali, Turqisë, dhe ka publikuar ose ka qenë bashkautor i disa librave të botuara jashtë Kosovës, në Britani të Madhe.

Veprat

Në 1997, Bejtullah Destani themelon Qendrën bamirëse “Qendra për Studime Shqiptare”, në Londër dhe ka arritur, si kreu i kësaj Qendre, të publikojë apo ripublikojë një numër të konsiderueshëm të veprave më të rëndësishme për studimet shqiptare si:



“Shqipëria dhe Kosova, Kufinjtë Politikë dhe Etnikë, 1867-1946”, Dokumenta dhe Harta, nga Bejtullah Destani, Slough (sot Cambridge Archive Edition-Cambridge University Press) 1999

“E Vërteta mbi Shqipërinë dhe Shqiptarët, Çështje Historike dhe Kritike”, nga Vaso Pasha, Londër 1999

Harry Hodgkinson: “Skënderbeu”, Londër 1999

Faik Bej Konica: “Korespondencë e zgjedhur 1896-1942”, Londër 2000; Wadham Peacock: “Shqipëria e Egër”, Londër 2000

M. Edith Durham: “Shqipëria dhe Shqiptarët, Artikuj dhe Letra të Zgjedhura, 1903-1944”, Londër 2001

Bejtullah Destani (editor): "Mali i Zi-Kufinjtë Etnikë dhe Politikë 1840-1920” (2 vëllime), Londër 2001

Dayrell R. Okley-Hill: “Një Anglez në Shqipëri, Kujtimet e një Oficeri Britanik, 1929-1955”, Londër 2002

Bejtullah Destani (editor): “Minoritetet Etnike në Ballkan, 1860-1971”, (6 vëllime), Slough 2004

Duncan Heaton-Armstrong: “6 Muaj Mbretëri-Shqipëria 1914”, Londër 2004

Bejtullah  D. Destani (editor): “Minoritetet në Lindjen e Mesme, Minoriteti Izraelit në Vendet Arabe, 1841-1974”, (3870 faqe të përmbledhura në 6 vëllime), Slough 2005

Bejtullah Destani (editor): “Komunitetet Fetare në Jeruzalem dhe Minoritetet në Izrael, 1843-1974”, (2900 faqe të përmbledhura në 4 vëllime), Slough 2005

Gjergj Fishta (përkthyer nga Robert Elsie): "Lahuta e Malësisë", Londër 2005

Robert Elsie: "Historia e Letërsisë Shqipe", Londër 2005

Bejtullah  Destani (editor): “Komuniteti Kurd, 1918-1974”, (4 vëllime) Slough 2006

Bejtullah Destani (editor): “Komuniteti Druzh, 1840-1974”, (4 vëllime), Slough 2006

Owen Pearson: “Shqipëria në Shekullin e Njëzetë: Një Histori”, (3 vëllime), Londër 2006

Bejtullah Destani (editor): “Minoritetet Myslimane në Vendet Arabe”, (4 vëllime), Slough 2006

Clarisa de Waal: “Shqipëria sot”, Londër 2007; Bejtullah Destani (editor): “Minoritetet Kristiane në Lindjen e Mesme", (10 vëllime), Slough 2007

Arthur Evans: "Iliria e Lashtë", Londër 2007

Bejtullah Destani dhe Robert Elsie (editor): "Eduard Liri në Shqipëri”, Londër 2008

Fatos Lubonja: “Ridënimi”, Londër 2009

Anna Di Lelio: "Beteja e Kosovës", Londër 2009; Bejtullah Destani dhe Jason Tomes (editor): Miku më i Madh i Shqiptarëve-Aubrey Herbert dhe Krijimi i Shqipërisë Moderne", me parathënie të Noel Malcolm, Londër 2011

Sir Arthur Evans: “Letra Shqiptare: Nacionalizmi, Pavarësia dhe Lidhja Shqiptare", Londër 2011.

 Më 9 korrik 2015,  në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë janë përuruar 3 librat të edituar nga studiuesi i mirënjohur shqiptar,  Destani dhe Prof.dr.Ethem Çeku, dekan i Fakultetit të Edukimi në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina". 

Ky promovim librave  ishte i organizuar  nga “Qendra për Studime Shqiptare në Londër” si dhe “Instituti i Çështjeve Kombëtare” në Tiranë: 

 „Komiteti Qendror Shqiptar“ i Korfuzit- dokumente historike 1883 – 1885;

 „Shqipëria në prag të Konferencës së Paqes” – dokumente historike nga Departamenti i Inteligjencës Politike Britanike;


Gjeneral G.F. Phillips dhe Komiteti „Mbrojtja Kombëtare e Kosovës“ – dokumente historike nga Arkivat Britanike 1913 -1921.

Në muajin maj të vitit 2018 në  Muzeun Historik të Shqipërisë u publikuan dy libra me vlera për historinë e vendit: “Letra shqiptare” nga Arthur Evans dhe “Kosova – një Histori përmes dokumenteve”, që u përgatit nga Robert Elsie dhe Bejtullah Destani. Libri mbi Kosovën përmban një mori dokumentesh nga Lufta Ballkanike deri në Luftën e Dytë Botërore.




Destani tha se “me porosi të fundit nga i ndjeri Robert Elsie, ai do të përgatisë edhe vëllimin e dytë të librit Kosova përmes dokumenteve, nga viti 1945 deri në ditët e sotme.

“Robert Elsie ishte një punëtor i madh i historisë së Shqipërisë. Pak para se ndërronte jetë, ai më tha se kishte ende edhe 50 libra për temat shqiptare. Ai u shkroi shumë institucioneve në Tiranë dhe Prishtinë, por nuk mori përgjigje”, tha Destani, bashkëpunëtor për shumë vite i studiuesit Elsie.

Librat sjellin mundësinë për të studiuar mbi historinë e Shqipërisë dhe Kosovës mbi bazën e dokumenteve origjinalë, duke lënë mënjanë mitet, spekullimet dhe legjendat.

Libri “Letrat shqiptare” i Artur Evansit përmban tema mbi nacionalizmin, pavarësinë dhe Lidhjen Shqiptare dhe u përgatit nga Bejtullah Destani dhe Jason Tomas.

Librat janë të dy në gjuhën angleze dhe synojnë që të mbërrijnë auditorët e lexuesve dhe studiuesve anglishtfolës dhe janë një nderim për autorët Artur Evans dhe Robert Elsie.

Librat përmbajnë prova dhe fakte të sakta, dokumente origjinalë për disa nga ngjarjet më të rëndësishme të Ballkanit, Shqipërisë dhe Kosovës, material që forcon dhe ndihmon në seriozitetin e historiografisë shqiptare.


Flori Bruqi

Gani Halilaj(1958-)


Rezultati i imazhit për Gani Halilaj"
Gani Halilaj  lind më 07.06.1958 në Tërdec te Drenasit.Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Drenas. Studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës i përfundoi në vitin 1984. 

Specializimin në fushën e Neuropsikiatrisë i përfundoi në Tiranë në vitin 1993, kurse studimet e doktoraturës i kreu në Tiranë në vitin 2014,në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike,me temën “PTSD tek popullata e Drenicës 13 vite pas luftës dhe korrelacionet me depresionin dhe nivelin e cilësisë së jetës’’.
Ka punuar mjek i përgjithshëm në Shtëpinë e Shendetit në Drenas deri në vitin 1993.


Pasi përfundoi specializimin punoi si specialist neuropsikiatër në Shtëpinë e Shëndetit në Drenas deri në vitin 1997. 

Në vitin 1998 i bashkohet radhëve te UÇK-së, në Sektorin e Shëndetësisë në cilësinë e mjekut dhe Udhëheqësit te sektorit të Shëndëtësisë për Regjionin e Drenicës deri në përfundim te luftës.

Gjatë shërbimit në UÇK, dr. Ganiu tregoi vlera te larta humane e profesionale n ëshërbim te ushtarëve te UÇK-së dhe popullatës civile duke u dalë në ndihmë jo vetëm në spitale ushtarake por edhe në terren ku paraqitej nevoja.

Pas gjendjes post traumatike në popullatën e asaj treve, dr. Ganiu nuk kurseu mundin prej profesionisti e humanisti, duke filluar me trajtimine veteranëve të UÇK-së, popullatën civile dhe personave te dhunuar gjatë luftës duke u ofruar trajtim mjekësor falas.

Pas përfundimit të luftës ishte drejtori QKMF në Drenas, nga viti 2000 deri në vitin 2004.Kurse nga viti 2004 deri në vitin 2007,ka ushtruar pozitën e nënkryetarit të Komunës së Drenasit.

Pasi mbaron mandatin në atë pozitë dr. Gani Halilaj,nga viti 2007 e deri në vitin 2012 punoi përsëri drejtori QKMF-së në Drenas.

Gjatë periudhës 2012-2014 punoi në pozitën e Udhëheqësit te Zyrës për Shëndet Mendor në Ministrinë e Shëndetësisë kukontribuoi në zhvillimin e infrastruktures ligjore dhe në Startegjinë Afatgjate për Shëndetin Mendor në Kosovë.

Nga viti 2014 emërohet Drejtor i Institutit të Psikiatrisë Forenzike,ku puna e tij shquhet në ngritjen e kapaciteteve profesionale e rregullative prej themelimit te Institutit e deri sot, duke u vlerësuar pozitivisht nga shumë organizma monitorues vendor e ndërkombëtar. 

Eshte autori Monografise me te njejten te me dh etitull sikur i temes se Doktoratures:”Ptsd te kpopullata e Drenices 13 vite pas luftes dhe korelacionet me depresionin dhe nivelin e cilesise se jetes”.

Në vitin 2016 shpallet drejtori më i suksesshëm dhe Instituti i Psikiatrisë Forenzike institucioni më i suksesshëm nga QKUK si dhe profesor në universitetin privat në UBT,  në Prishtinë

Bibliografia

Ka  një numër te konsiderueshëm punimesh shkencore dhe pjesëmarrje aktive në Konferenca vendore e ndërkombëtare :


“Anger ,hyperactivity,conduct ,self-esteem ,hopelessne
ssandsuicidality at oneclinicaladolescentsample” .
EurChildAdolescPsychiatry 22(Suppl2):S81-S86,DO1 10,1007
/s00787-013-0426;

Healthcare: Kosovocase. WPA XVII Word CongressofPsychiaty, 08- 12 October 2017, Berlin.

“Djemtë kundërvajtës dhe me problem  të sjelljes. Konferenca e dytë e adiktologjisë ,Tiranë.

YouthsWithconductproblems. EuropeanPsychiatry, Volume 41, Supplement 1, Page 1 http:/dx.doi.org/10.1016/j.eurpsy.
2017.01.2010.

“Adolesescentoffenders profile inoneKosovocorrectionalcentre“,5th EFCAP Congress,AssociationforChildandAdolescentPsychiatry ,10-13.05.2016;Porto Portugal.

Estabilishment ,issuesandproblems ;5thEuropeanConferenceon Mental Health ,September ,14-16,2016;Prague ,CzechRepublic,
htpp/www.ecmh.eu/wp-content/uploads/2014/12/ECMH

“Benefitsof the compulsorytreatmentformentallyillpersonsw
hocommitoffences in IPFK” ,WPA co sponsorisedInternational
ConferenceonForensicPsyhiatry ,October 13-15,2016,Ohrid ,Macedonia .http/www.pzmak.com/wp content/uploads/2016/10/
SCIENTIFIC –PROGRAMME

“Profesionet; Komplementariteti dhe Konkurrenca ;5thAlbaniaPsychiatricAssociation“.

“Mole offendersandyouthwithcondentsproblems “,WPA  XVII,WorldCongressofPsychiatry ,8-12;11.2017,Berlin Germany.

“PTSD in Kosovo ,thirteenyearsafter the war”Europian
CongresofPsychiatry ,MunichGermany ,2017.

Ismet Krasniqi(1951-)



Rezultati i imazhit për ismet krasniqi


Ismet Krasniqi, lindi me 16 mars 1951 në Drenoc Komuna e Malishevës.
Është i pensionuar e  jeton në Klinë.

U diplomua në Fakultetin Filozofik Dega  Filozofi-Sociologji, ka punuar në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë, proesor i lëndëve filozofike e sociologjike. Pjesën më të madhe të jetës është marr me veprimtari artistike, kulturore e letrare, ka qenë drejtor i Shtëpisë së Kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë.

Është aktor profesionist i teatrit, filmit dhe humorit.

Ka mbaruar Akademinë e Arteve Dega e Aktrimit, klasa e prof. Enver Petrovcit.

Është antar i LNPSHA “PEGASI” dhe kryetar i degës në Klinë.

Është antar i Lidhjes e Shkrimtareve e Kosovës.
Antar Nderi i Ansamblit “Trojet” Winterthur Zvicër.

Nga Federata e paqes univerzale a shpall  AMBASADOR FOR PEACE

I takon radhës së atyre krijuesve që zhvillojnë veprimtarinë e tyre në disa fusha kulturore, letrare e artistike..

Ka të botuara këto vepra letrare:

1.“Qesh e Qaj jetën tonë” - humor, f. 234, Klinë, 2005.
2.“Folklori art i pavdekshëm” -Kronikë festivalesh, f.2007, Klinë, 2006.
3.“Lindja e Luftëtarit”, dramë, f.57, Klinë, 2008.
4.“Dasma e Lulanit” – Komedi, f.123, Klinë,2008.

5.-“Rrezet e reja”- poezi në frymën popullore, botuoi KSH “VoreaUjko” Klinë( 2011 ) f. 66, autor Ismet Krasniqi, redaktor Gjon Gjergjaj, recenzentHajdin Morina, lektor Ali R. Berisha dhe Albana Krasniqi, ballina-dizajni Halil Bekaj, redaktor teknik Mahir Morina, realizimi kompjuterik Arianit Krasniqi,

6.-“Shekuj zgjojnë nga gjumi”-dueti Salih e Feriz Krasniqi, botoi “Epoka e Re” Prishtinë ( 2012 ) f. 287, autor Ismet Krasniqi, për botuesin Muhamet Mavraj, redaktor letrar e gjuhësor Prend Buzhala, recensues Prof. Dr. Sabahajdin Cena dhe prof. Dr. Xhavit Aliçkaj, ballina Skënder Behramaj, redaktor teknik Arianit Krasniqi,

7.-“Porosia e gjyshit” - poezi për fëmijë, botoi KSH “ VoreaUjko” Klinë  ( 2012 ) f.78, autor Ismet Krasniqi,editorPrendBuzhala, redaktor Mahir Morina, recenzent Gjon Neçaj, ilustrimet në liberIdriz Berisha, lektor Albana krasniqi, ballina KlajdMiraçi, realizimi kompjuterik Kaltrina Krasniqi, fotografit autori,

8.-“Rrugëtim nëpër Amësi”- botoi KSH “VoreaUjko” Klinë ( 2013 ) f. 124, autor Ismet Krasniqi, redaktor PrendBuzhala, recensent MikelGojani, lektor Mahir Morina, Perkujdesja artistike e ballinës Idriz Berisha, redaktor teknik Kujtim Millaku, për botuesin Gjon Gjergjaj, dizajni Klajd Miraçi,

9.-“Këndvështrime kulturore” - botoi KSH “VoreaUjko” Klinë ( 2013) f. 202, autor Ismet Krasniqi, redaktor Sejdi Berisha, recensent PrendBuzhala, lektor MikelGojani, Ballina-piktura SanijeDreshajZenunaj, dizajni KlajdMiraçi, redaktor teknik Kujtim Millaku,

10.- “FrrokHaxhia, ky bard i Folklorit Kombëtar”-monografi,  botoi “Rozafa Prishtinë ( 2014 ) f. 203, autor Ismet Krasniqi, Biblioteka “Konica”, redaktor SaliBashota, konsulent Sejmen Gjokoli, resensentëHajdin Morina e PrendBuzhala, lektor MikelGojani, perkujdesja artistike Idriz Berisha, dizajni KlajdMiraçi, redaktimi teknik Kujtim Millaku.


11.-“Zogu dhe Loni”-poezi për fëmijë, botoi  KSH “ VoreaUjko” Klinë (2015), f. 76,autor Ismet Krasniqi, për botuesinGjon Gjergjaj, Redaktor PrendBuzhala, RecensentIdriz Berisha, KonsulentRamadanMehmeti, lektorMikelGojani, ballinaLuan Jakupi, ilustrimet në libërArsim Berisha, redaktor teknikKujtim Millaku,

12.-Libri “ Ne hapsirat e artit”, botoi “Rozafa” 2016, f. 144, autor Ismet Krasniqi, editorRamadanMehmeti, redaktor SaliBashota, redaktimi letrar e gjuhësor PrendBuzhala, ballina Endrit Aliu,


13.- “Foleja e shqipes” (poezi) SHKL “Tafil Kelmendi” Malishevë 2017 f. 66, autor Ismet Krasniqi, redaktor Mehdi Krasniqi, recensent Izet Shala, ballina Gani Sadiku, dizajni ArditGashi.

14.-“ Çelnaudhë” ( përmbledhje me poezitërejatëautorëveshqiptarëkushtuarShënNënësTereze)botoi “Rozafa” Prishtinë 2017 f. 122, autor Ismet Krasniqi, editor Ramadan Mehmeti, Redaktorletrar e gjuhësorPrendBuzhala, RecensentMilazim F. Kadriu, Ballina Idriz Berisha, pregatitjakompjuterikedhe design Venera Alishiqi,
15.-“Lindja e Luftëtarit” dramë,(ribotim me plotsime) botoi “Rozafa” Prishtinë ( 2018 ) f. 50, autor Ismet Krasniqi, redaktor PrendBuzhala, recensues Sejdi Berisha e Dibran Fylli, Lektor PrendBuzhala, ballina IdrizBerisha,redaktor teknik Dibran Fylli, radhitja kompjuterike Arianit Krasniqi.

16.-URAT E KOMUNIKIMIT KULTUROR
(Kontaktet me diasporënshqiptaretëZvicrës- reportazhe, kronika, recensione), botues “Rozafa” maj 2018 f. 285, autor Ismet Krasniqi, editor Ramadan Mehmeti, redaktorletrar e gjuhësorPrendBuzhala,recensentMuharremBlakaj, ballinaArsim Berisha, dizajniArditGashi.

17. Libri “Shkenderbe Gjergji yne” botues “Rozafa” 2019, redaktor SaliBashota, recensent PrendBuzhala.

18. Libri “ Ylber mbi kala” ” poezi për fëmijë e të rinjë,botues Lena”2019

Libratnëbashkautorsi:

19.-“Dita e Plisit” edicioni I, bashkautor PrendBuzhala e Ismet Krasniqi, botoi KSH “VoreaUjko” Klinë (2014) f. 152, redaktor SejdiBerisha,recensentHajdin Morina, redaktor Gjuhësor MikelGojani, ballina Idriz Berisha redaktor teknik Kujtim Millaku,për botuesin Gjon Gjergjaj.

20.Dita e Plisit edicioni II, bashkautor Ismet Krasniqi e PrendBuzhala Klinë 2015 botues “Rozafa” Prishtinë, f. 127, editorRamadanMehmeti, redaktor SaliBashota, redaktor letrar e gjuhësor PrendBuzhala, recensent MigenaArllati, ballina Idriz Berisha, shtypi “Lena Grafik” Prishtinë.

21Dita e Plisit” edicioni III, në bashkautorsiIsmet Krasniqi e PrendBuzhala,botoi “Rozafa” 2017, f. 227, editorRamadanMehmeti, redaktor SaliBashota, redaktor letrar e gjuhësor PrendBuzhala, recensent Idriz Berisha, ballina Ismet Krasniqi, dizajni Endrit Aliu.


22Dita e plisit” edicioni IV, bashkautor:Ismet Krasniqi e PrendBuzhala, botues “Lena” Prishtinë 2018, f. 294, për botuesin  Sh.B. “Lena”,Recensent BedriTahiri, redaktimi letrar e gjuhësor PrendBuzhala, pregatitja kompjuterike Venera Alshiqi, dizajni-ballina ArditGashi.U shtyp në shtypshkronjen “Lena Grafik” Prishtinë.
“Dita e plisit” IV për botuesin SH.B. LENA, recensent BedriTahiri, redaktimi letrar e gjuhësor PrendBuzhala, pregatitjakompjoterike Venera Alshiqi, dizajni-ballina ArditGashi.

23.-“libri ”Arti i daltuar”  (Arsim Berisha: Gjurmë arti, kulture e jete), në bashkautorsiIsmet Krasniqi e Idriz Berisha, botoi “Rozafa” 2017 f. 282, redaktor PrendBuzhala, recensues Hajdin Morina, redaktor gjuhësor MikelGojani, redaktor teknik Kujtim Millaku, Përgatitja për shtypSkënder Hajdari, editorRamadanMehmeti, shtypi “Siprint“Prizren.

Ka të botuara poezi në antologji të ndryshme si:

Antologji “Idealit të dëshmorit SejdiKrelani Ballisti” autor Ajet Shala, 2015, ( Ismet Krasniqi poezia Dasma e lirisë faqe 186)

“Shqipëri nëna ime” Grup autorësh-Përmbledhje poezish, pregatit nga Rudi Berisha, KL “ ZairPajaziti” Podujevë, 2017 ( Ismet Krasniqi poezia “ Shqipe në flamur” faqe 73)

Libri “Shqipëri” Grup autorësh-Përmbledhje poezish, pregatit nga Rudi Berisha, KL “ ZairPajaziti” Podujevë, 2016 ( Ismet Krasniqi pozia “Flamuri”faqe 90)

Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar SHkup“ TAKIMET NËN RRAP” XXII, përgatiti Kalosh Çeliku( Antologji e krijuesve pjesëmarrës 1997-2017),( Ismetkrasniqi, biografia dhe poezit DRINI I BARDHË E DASMA E LIRISË” faqe 148, 149, 150)

Antologji “Lulëkuqet e lirisë” autor Dibran Fylli, Prishtinë 2015 ( Ismet Krasniqi, poezia “Emër Krenarie” faqe 122

“Faqeve të pavdekësisë” Përkushtime poetike për mësuesin Bafti Krasniqi pregatit nga RrahmanHyseni, Prishtinë 2015 ( Ismet Krasniqi, poezia “Penda jote atëdhetare”faqe 48

Libri “ NËNËS” grup autoresh, pregatit nga RrahmanHyseni Prishtinë 2017 ( Ismetkrasniqi, poezia “ Këshillimi i nënës” faqe 129)

VJESHTA DHE VARGJET Drenas 2016 Asociacioni i letrarëve dhe artistëve ART CLUB “ RifatKukaj” edicioni i dytë, kryeredaktor IzetAvdyli ( Ismet Krasniqi, poezia “ Dialog me Skënderbeun” faqe 67

Revista Kulturore Periodike Botim i Klubit të shkrimtarëve dhe Artistëve” Tropojë, kryereaktorLulzim Logu Nr.3/1916 ( Ismet Krasniqi poezia “PJETER BOGDANI” faqe 91

Revista Kulturore Periodike Botim i Klubit të shkrimtarëve dhe Artistëve” Tropojë, kryereaktorLulzim Logu nr. 4/2017 ( Ismetkrasniqipoezit “ PISHTAR LIRIE”. “ MËSUES KOSOVE MËSUES SHQIPËRIE” DHE “SHQIPE NË FLAMUR” faqe 26 dhe 27)

24. Libri Dita e plisit edicioni V vellimi V autor Ismetkrasniqi e PrendBuzhala, botues “Lena”2019 faqe 318, redaktor Milazim F. Kadriu, recensent Muhamet D. Rogova.

Pjesëmarrës në themelimin e festivaleve folklorike si “ I këndojmë lirisë” Klinë 2001, Festivali Folklorik “Oda e Llapushës’ Malishevë 2014, Organizator i programeve artistike EtnoFestKukaj, Ideator e organizator i Festivalit Grupeve Amatore  teatrale të Fëmijëve” Klinë, Ideator i Manifestimit “Dita e Plisit” 2014, autor e moderator i emisionit “Oda e Lales” në RTV Fontana., pjesëmarrës në shumë projekte artistike e humoristike.

Ka edhe disa libra të përgatitura për botim.

NërÇmimet  e fiturajanë:

Krijues i vitit Klinë 2012,

U shpall aktori më imirë në Festivalin “Arti pa kufi” Sarandë 2015
Shoqata për Kulturë dhe Letërsi në Malishevë i ka nda Çmimin “ Dr. Tafil Kelmendi”
LNPSHA PEGASI Albania-Kosova i ndajn Çmimin  e Lart Pegasian.

MYRVETE DRESHAJ – BALIU(1996-)


Rezultati i imazhit për myrvete baliu"
MYRVETE DRESHAJ – BALIU  lindi më 1966 në Vrellë të Istogut, Republika e Kosovës. Shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në Pejë.
Në vitin 1984, deri sa ishte maturante e Gjimnazit të Pejës, për veprimtarinë e saj atdhetare dhe pjesëmarrjen në themelimin e grupit ilegal “Ideali” u dënua me pesë vjet burg politik. 


Ndërsa në vitin 1989, për aktivitetin e saj në demonstratën e Qendrës së Studentëve në Prishtinë burgoset prapë dhe dënohet me dy muaj burg.

Në vitin 1990 ishte njëra prej themelueseve të Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve (1990-1992).


Myrvetja  Fakultetin e Filologjisë, Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe,e kreu  në Universitetin e Prishtinës(1989-1993).

Rezultati i imazhit për myrvete baliu"
Po këtu ka përfunduar edhe studimet e magjistraturës dhe të doktoratës(1994-2002) 

Para më shumë se dy dekada ka filluar punën si asistente në Universitetin e Prishtinës(1997-2003: asistente për grupin e lëndëve gjuhë dhe letërsi shqipe në Fakultetin e Mësuesisë të Universitetit të Prishtinës;2002: ligjëruese e lëndës Histori e letërsisë shqipe në Fakultetin e Edukimit ), ndërsa tani është profesoreshë e asocuar në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina”.

Është autore e disa studimeve dhe veprave shkencore, si dhe pjesëmarrëse në disa konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.




 Veprat e botuara: 

1.Pajtimi i gjaqeve 1990-1992, (bashkautore), Instituti Albanologjik i Prishtinës

2.Jusuf Gërvalla - jeta dhe vepra (tezë e magjistraturës)

3.Konteksti i shkrimit (studime dhe ese), Prishtinë, 2004;

4.Pesha e komunikimit (ese) Prishtinë, 2009;

5.Jeta dhe vepra e Jusuf Gërvallës(monografi), Instituti Albanologjik i Prishtinës, 2010;

6.Enciklopedisti i kërkimeve albanologjike (Studimet historiko - letrare të Jup Kastratit) (monografi), Prishtinë, 2014;

7.Letërsia për fëmijë, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2019.

Etj.



Myrvete Dreshajn Baliu , tema e lidhur me emrin e Jusuf Gërvallës, fillim­isht  ishte vetëm me jetën e tij, që e  ka nxitur të merret që kur ishte nxënëse dhe prej saj  ajo nuk ka mundur të lirohem as si gjimnaziste, kur bashkë me disa shokë e shoqe kishim themeluar një grup politik në frymën e idealeve dhe të idealistëve si ai, as si studente kur dijes së sajë , përtej biografisë së tij jetësore, i ishte shtuar edhe biografia e tij intelektuale dhe krijuese. 

Kjo mund të duket mbase krejt personale, por duke dëgjuar fillimisht tregimet e bashkë­ko­­hësve për misionin e tij dhe duke dëgjuar më vonë rrëfimet e nënës Ajshe për fatin tragjik të familjes së saj, nuk ka  mundur  Myrvetja të mos e ndërtoj edhe  një botë më vete për historinë e tij jetësore, familjare dhe më në fund kombëtare.

 Që nga manifestimet përkujtimore, (të filluara së pari si aktivitet kombëtar dhe së dyti si aktivitet kulturor, që më 1988) kur ajo fillon t’i recitoj poezitë e tij dhe të shkruaj më vonë për veprën e tij (në temën e diplomës së Universitetit të Prishtinës), ngacmimi i sajë  shfaqet  veçmas në çaste ballafaqimi me nënën e tij. 

Nga ajo kishte  dëgjuar, në një qetësi dhe krenari, për fëmijërinë, për fatin tragjik të familjes dhe sidomos për misionin e tij. 

Ishin disa rrëfime, të cilat, në fund të fundit, nuk dilnin jashtë kornizave të baladave e këngëve të lashta, që vinin nga thellësia e botës shqip­tare, duke u përsëritur nga brezi në brez deri në fund të shekullit XX.

Nga ajo që ajo  kishte  dëgjuar nga miqtë, kolegët dhe bashkëveprimtarët e Lëvizjes ilegale për rolin e shum-anshëm të tij në procesin e rezistencës së popullit të robëruar të Kosovës dhe të luftës për liri e pavarësi, biografia e tij më së miri i reflektonte gjeniun e krijuesit dhe ashpërsinë e konfliktit të tij e të popullit të tij me push­tuesin, të cilat realizoheshin njësishëm brenda vetes. 

Për­masa e angazhimit të tij i dilte e shum­anshme: publicist, përkthyes, krijues, veprimtar i shquar i Lëvizjes Kombëtare në Kosovë dhe në mërgatë, si dhe organizues e ide­olog i saj.

Ndoshta mu për këtë, fati i këtij autori dhe reflektimi i jetës dhe i veprës së tij në ndërti­min e kësaj monografie, ndeshen me një element të përbashkët, me kujtesën e sajë dhe me ndikimin e saj në këtë proces krijues. 

Ky element, si shenjë e kujtesës së përbashkët për veprimtarinë brenda së njëjtës Lëvizje, mund të jetë veçoria personale  e Myrvetes , që në këtë rast i bashkojë  si objekt dhe si subjekt.

Në këtë rrjedhë, interesimi i sajë  për t’u marrë me hulumtimin dhe me studimin e veprës jetësore, intelektuale dhe letrare të Jusuf Gërvallës, lidhet me përpjekjen e sajë  për ta rikthyer atë si objekt kërkimi, në kohën kur për studimin e jetës dhe veprës së tij ende mungonte guximi i mjaftueshëm intelektual dhe qytetar ndër studiuesit dhe ndër institucionet tona shkencore.

 Vepra e tij letrare ishte bërë objekt i kritikës vetëm deri në vitin 1979 (Ali Aliu, Emin Kabashi, Teki Dervishi e Sylejman Syla), por pas largimit nga Kosova, në jetën kulturore e letrare ishte kthyer pjesërisht vetëm në Tiranë (Ismail Kadare, Pandeli Koçi, Ramadan Vozga e Lumira Berati), ku ishin botuar edhe dy vepra letrare të tij: Bekimi i nënës (përmbledhje me poezi të zgjedhura) dhe romani Rrotull. Ai do të rikthehet në letrat shqipe në Kosovë vetëm pas vitit 1990, kur do të botohen shumë shkrime rasti, me theks të veçantë për aktivitetin e tij politik dhe kur do të botohen disa prej vlerësimeve më të plota për veprën e tij letrare-artistike nga veprimtarë dhe studiues: Kadri Rexha, Sabri Hamiti, Hydajet Hyseni, Agim Vinca etj.

Pavarësisht nga këto, veprimtaria e tij jetësore dhe sidomos vepra e tij krijuese, ende nuk janë bërë objekt i një studimi më të thelluar apo i një monografie të plotë, prandaj këtë përpiqet ta arrijë studimi  i sajë.

Pas viteve nëntëdhjetë një numër i studiuesve dhe i kritikëve shqiptarë, në vazhdimësi kanë botuar studime në trajtën e monografive për vepra, autorë e çështje të ndryshme të letërsisë shqipe. 

Këto monografi studimore janë kryesisht të trashëgimisë letrare, por më së shpeshti të autorëve të ndaluar për një gjysmë shekulli. 
Studimet, zakonisht kanë karakterin e rivlerësimeve letrare e historike dhe të paraqitjes për njohje, vlerësim dhe vendosje të autorëve e veprave në kontinuitetin e vlerave letrare shqipe. Edhe qëllimi ynë është që në rrjedhat e këtij kontinuiteti të shprishur me kritere jashtëletrare, ta rivendosim edhe Jusuf Gërvallën (me pjesën më të madhe të veprës letrare të botuar dhe të mbetur në dorëshkrim) me një studim që është e zakonshme t’i rrijë pranë veprës. 

Jo thjesht, për të shtuar një emër në listën e shkrimtarëve të përmendur, që bëjnë historinë e letërsisë shqipe, por në radhë të parë, për të hapur për diskutim artin krijues letrar të Jusuf Gërvallës. 

Po e bëjmë këtë me qëllim që të mos na ngjajë, si rëndom, që ndaj vlerave krijuese letrare të reagojmë me vonesë.

Pra, projekti i sajë synon që Jusuf Gërvallën ta shpërfaq jo vetëm si veprimtar të shquar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, por edhe si emër të dalluar të letrave shqipe.

Ajo, jetën e tij e shef të arsyeshme që ta paraqesë përmes pjesës së parë dhe brenda tre kapitujve: Jetës, Kulturës dhe Mitit të vrasjes, veprën e tij letrare e shef  të arsyeshme që ta vlerësojë përmes tri njësive: Poezisë, Prozës dhe Dramës.

 Kjo vepër ka edhe një shtojcë që përmban të hulumtuar mjaft shterueshëm Bibliografinë përmbajtësore të botimeve të tij. 

Një numër i madh i këtyre teksteve (kryesisht nga publicistika) nuk kanë mundur të komentohen brenda studimit, sigurisht për shkak se ato nuk kanë ndonjë rol të veçantë për qasjen e tashme, por kanë rëndësi për opusin e përgjithshëm krijues të tij, prandaj bibliografia përmbajtësore e botimeve është dhënë në pjesën e tretë si evidencë e zgjeruar.

 Arsyeja e një paraqitje të tillë ka qenë fakti se sot, përkundër një numri të madh të shkrimeve kryesisht publicistike për Jusuf Gërvallën dhe veprimtarinë e tij, vepra e tij jo vetëm nuk është botuar e plotë, por është e panjohur në disa aspekte të saj. 

Në këtë bibliografi, në interes të krijimit të një pasqyre më të plotë, sidomos të mendimit të tij politik, ajo ka  paraqitur edhe elementet ndihmëse të teksteve, si: mbititujt, nëntitujt, mestitujt, hyrjet ose rezymetë e tyre.

Nuk mund të mos i përmenden edhe  vështirësitë e dala gjatë hulumtimit dhe grumbullimit të materialit që ka bërë studiuesja Myrvete Dreshaj-Baliu.... 

Jeta e tij në shumë aspekte, aq sa ka qenë e njohur, po aq ka qenë edhe e panjohur, pavarësisht se për jetën ka shumë tekste të publikuara, kryesisht në përvjetorët e vrasjes së tij. 

Mirëpo, dokumentet autentike (materialet e Lëvizjes, letër­këmbimi, dorëshkrimet, shtypi ilegal) ishin të shpërndara kryesisht në mërgatë dhe në Tiranë. 

Në diasporë (në arkiva private) gjendet pjesa më e madhe e literaturës që lidhet me veprimtarinë politike të Lëvizjes Kombëtare për çlirim, anëtar i së cilës ka qenë edhe Jusuf  Gërvalla. 

Për këtë arsye ajo ka qenë e  detyruar që të shfrytëzoj disa forma të kërkimit.

 Në Tiranë ajo ka  hulumtuar në Arkivin Shtetë­ror, Bibliotekën Kombëtare dhe në arkivat e disa puno­njësve shkencorë dhe të kulturës; në Prishtinë ka hulumtuar Arkivin e Kosovës dhe Bibliotekën Kombëtare, arkivin e të përjavshmes “Zëri i rinisë”, arkivin e të përditshmeve “Flaka e vëllazërimit” dhe “Rilindja” etj., ndërsa nga mërgata ka marrë kopjet e dokumenteve dhe të shtypit të Lëvizjes: “Zëri i Kosovës”, “Liria”, “Lajmëtari i lirisë“ dhe “Bashkimi”.

Me këtë rast  studiuesja Myrvete Dreshaj-Baliu e ndjenë  të nevojshme t’ju shpreh mirë­njohje të gjithë atyre që në çfarëdo mënyre i kanë dalë në ndihmë për hulumtimin dhe grumbullimin e materialit: ish drejtorit të Arkivave të Shqipërisë prof. dr. Shaban Sinanit, ish drejtorit të Arkivave të Kosovës, dr. Jusuf Osmanit, si dhe punonjësve të këtij institucioni: Ismail Ismailit, Fikrije Berishës, Fatime Sylejmanit; punonjësve të Bibliotekës Kombëtare: të ndjerit Tahir Foniqit dhe dhe të tjerëve; punonjëses së bibliotekës së Institutit Albanologjik, z.Shpresa Krasniqit, studiuesve, publicis­tëve e pjesëtarëve të Lëvizjes ilegale për çlirimin e Kosovës brenda dhe jashtë vendit: Fahridin Tafallarit, Kadri Rexhës, Ibish Nezirit, Hasan Ukëhaxhës, Zymer Nezirit, Reshat Sahitajt, Behare Rexhepit, Musa Berishës, Skënder Blakajt, Xhevë Gërvallës etj.; ndërsa respekt të veçantë ajo ju  shpreh lexuesve të parë të dorëshkrimit: akademik prof.dr. Rexhep Qosjes (kryetar i Komisionit për mbrojtjen e tezës së magjistraturës), prof. dr. Emin Kabashit (mentor) dhe prof. dr. Agim Vincës (anëtar i Komisionit), sugjerimet e të cilëve i ndihmuan t’i jap formën përfundimtare këtij projekti kapital  të  studiuesës Myrvete Dreshaj-Baliu " Jusuf Gërvalla-Jeta dhe vepra".

Flori Bruqi

Njoftim nga Departamenti për informim i AAAS-it (Nju Jork,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup )

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...