Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/10

Skender Rizaj (1930-)


Rezultate imazhesh për skender rizaj

Skender Rizaj u lind në Pejë më 14 mars 1930. Pasi që rrjedh nga një familje autoritare hoxhallarësh të asaj ane, të cilët njihnin mirë gjuhet orientale, arabisht, persisht, osmanishte.

Në Shkup e ka kryer Fakultetit Filozofik - Dega e Historisë (1956); në Beograd provimin shtetëror për profesor të gjimnazit (1960); në Sarajevë studimet pasuniversitare dhe doktoratën (1965).

Në moshë 17-vjeçare angazhohet në ilegalitet, ku mbante pseudonimin ”Fishkëllima” dhe i takonte organizatës ilegale “Besa Kombëtare”. 

Gjykata e Qarkut në Prizren në nëntor të vitit 1946 (si nxënës) i shqiptoi dënimin me 1 vit burgim të rëndë, në bazë të nenit 3/1 të ligjeve të atëhershme në fuqi (Shih: Arkivi i Kosovës, Fondi: Gjykata e Qarkut në Prizren, Lënda Penalja nr. 20).
Ndër kontributet më të çmueshme, veçojmë:

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumente angleze, Prishtinë, 1978

Kosova gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII - Administrimi, ekonomia, shoqëria dhe lëvizjet popullore, "Rilindja", Prishtinë, 1982

Historia e Përgjithshme Koha e Re (1453-1789), Prishtinë, 1985.(tekst universitar).

Burimet osmane nga shekulli XV deri ne shekullin XVIII për banoret e Deçanit dhe te rrethinës (kumtese), Simpozium Ndërkombëtar me teme "Deçani dhe arti ne shekullin XIV ne boten bizantine" (Beograd dhe Deçan 10-15 shtator 1985) (organizuar nga Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve si dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës). Publikimi i kësaj kumtese do t’i kushtoj me largimin nga puna ne universitet, por jo edhe me largimin nga shkenca, prof. S. Rizaj assesi nuk do të demoralizohet, por përkundrazi ai do të vazhdojë edhe me intensivisht të merret me punën e vet kërkimore shkencore në fushën e historiografisë shqiptare.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1877-1885) dy vëllime-dokumente/The Albanian League of Prizren (1877-1885), Prizren, 1998

Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1877-1885)/The Albanian League of Prizren (1877-1885), Prizren, 1998.

E drejta historike e shqiptarëve për vetëvendosje / The Albanians' Historical Right to Self-Determination, Prishtinë, 2005.

Falsifikimet e historiografisë Serbe / The Falsifications of Serbian Historiography, Prishtinë, 2006.
prof. S. Rizajt me shprehjen kenediane “Mos pyet se çdo të bëjë atdheu për ty, por pyet ç‘mund të bësh t’i për të”), atëherë pa mëdyshje do të konstatojmë prof. S. Rizaj del ballëhapur në këtë përvjetor para popullit të tij me kontributin shkencor dhe pedagogjik. Ka punuar dhe ende po vazhdon të punojë duke shkruar dhe publikuar monografi, një numër i dorëshkrimeve të cilat po presin dorën bujare të ndonjë donatori. Prof. S. Rizaj ende po vazhdon të jetë aktiv dhe shumë konstruktiv në udhëheqjen e kandidatëve në doktoratura nga fusha e historiografisë.


Ejup Statovci(1940-1997)


Rezultate imazhesh për ejup statovci vdiq

Ejup Statovci është lindur më 16 prill të vitit 1940 në Fshatin Prugovc të Prishtinës.Vdiç në Prishtinë më 19 tetor 1997.

 Shkollën fillore e ka kryer në Fshatin Besi të Prishtinës, kurse Shkollën Normale e përfundoi në Prishtinë në vitin shkollor 1959/1960.

Pas përfundimit të Shkollës Normale, 14 muaj ka pununar si mësues në Shkollën Fillore në Besi. Në vitin shkollor 1961/1962 është regjistruar në Fakultetin Juridik të Zagrebit, ku është diplomuar më 30 mars të vitit 1966. Pas kësaj, ai ka lidhur marrëdhënie pune së pari në Shërbimin e Kontabilitetit Shoqëror në Prishtinë, dhe më pas ka kaluar në Sekretariatin Krahinor të Financave (Seksioni për marrëdhënie pronësore – juridike). Në vitin 1968 Ejup Statovci si jurist i diplomuar, u zgjodh Asistent i Fakultetit Juridik-Ekonomik të Prishtinës për Lëndë Civile. Në vitin Akademik 1970/1971, Ejup Statovci qe autorizuar të mbajë ligjerata nga lënda: “Pjesa e përgjithshme e të Drejtës Civile dhe e Drejta Sendore”, si dhe ligjerata nga “E Drejta Private Ndërkombëtare”. Në vitin 1971, është zgjedhur Docent. Në vitin shkollor 1968/1969 është regjistruar në studimet post-diplomike në Fakultetin Juridik të Zagrebit/Kroaci. Ka magjistruar më 26 qershor të vitit 1971. Me vendim të Pleqësisë Shkencore – Pedagogjike të Fakultetit Juridik të Lublanës/Slloveni të datës 24 shkurt 1972, Ejup Statovcit i është pranuar Tema për disertacionin e Doktoraturës, të cilën e mbrojti me sukses më 19 qershor të vitit 1974 dhe me këtë fitoi shkallën shkencore doktor i shkencave juridike. Në vitin 1975 është zgjedhur profesor inordinar për lëndën: “Pjesa e përgjithshme e së drejtës civile dhe e drejta sendore”. Në vitin 1980 është zgjedhur profesor ordinar në Fakultetin Juridik të Prishtinës. Prof. Dr. Ejup Statovci ka qenë Kryetar i Pleqësisë së Fakultetit Juridik, drejtor i Studimeve Postdiplomike për gati katër vite. Pastaj, Dr. Ejup Statovci ushtroi edhe detyrën e Drejtorit të Institutit të studimeve juridike të Fakultetit Juridik.



 Në vitin 1989 si Drejtor i këtij Instituti i organizoi dy simpoziume shkencore dhe botoi dy monografi për statusin kushtetues të Kosovës. Prof. Dr. Ejup Statovci ka qenë anëtarë i Pleqësisë së Universitetit të Prishtinës. Ka qenë anëtarë i Komitetit organizativ të Seminarit Ndërkombëtar “Universiteti Sot” në Dubrovnik/Kroaci. Prod. Dr. Ejup Statovci ka ushtruar edhe detyra të tjera. Ka qenë sekretar i Redaksisë së “Buletinit të Fakultetit Juridik të Prishtinës”; ka qenë anëtar i Këshillit Botues të Revistës “Përparimi” dhe anëtarë i Redaksisë së revistës – publikacionit “Universiteti Sot”. Ka qenë Kryeredaktor i Revistës “E drejta – Pravo” dhe Kryeredaktor përgjegjës i “Përmbledhjës së punimeve” të Fakultetit Juridik.
Rezultate imazhesh për ejup statovci vdiq
Prof. Dr. Ejup Statovci përdorte gjuhët Frenge dhe Ruse, kurse Gjuhën Angleze e zotëronte mirë.

Me qëllim përsosjeje shkencore e profesionale, në Vitin 1976 Dr. Statovci ka qëndruar 6 muaj në Universitetin e Kembrixhit (Cambridge University) në Britaninë e Madhe. Për qëndrim studiues ka qenë në Oksford, në Tiranë e Paris, ku ka qëndruar një kohë të caktuar. Si bursist i Fullbrajtit, Prof. Dr. Ejup Statovci gjatë vitit 1979/1980 qëndroi në Universitetin e Harvardit (SHBA) në cilësinë “Visiting Scholar". Ndërkaq, në periudhën prej 1 prillit deri më 30 qershor të vitit 1985 Dr. E. Statovci qëndroi në Universitetin e Kembrixhit (Angli), ku qe i nderuar duke u zgjadhur anëtarë i Fakultetit Juridik. Për punën e tij shkencore Prof. Dr. Ejup Statovci në vitin 1980 ka marrë shpërblimin e Dhejtorit.

Nga 26 nëntori 1991 e deri më 31 dhjetor 1997, Prof. Dr. Ejup Statovci ishte Rektor i Universitetit të Prishtinës. Gjatë asaj kohe u angazhua me tërë qenien për shpëtimin e Universitetit të Prishtinës nga mbyllja e tij nga okupuesi Serb. Ai me punën e tij kontribuoj shumë në vazhdimin e punës, në organizimin, në institucionalizimin juridik të Universitetit duke nxjerrë Dekretligjin mbi shkollimin e lartë dhe duke nxjerrë Statutin e Universitetit; duke e transformuar atë në një Universitet të kohës sipas përvojës evropiane dhe botërore, duke e afirmuar dhe pranuar atë brenda dhe jashtë si Intitucion shtetëror. Prof.Dr. Ejup Statovci pa kundërshtim është arkitekti kryesor i ndërtimit të Universitetit të Prishtinës gjatë gjashtë viteve të tij nën okupim. Universiteti jo vetëm që mbijetoj, por e mundi okupatorin e egër klasik. Unversiteti e ndërtoi vetën dhe shtetin e Republikës së Kosovës. Kjo është një punë e madhe të cilën do ta vlerësojë Historia; do ta vlerësojë mendja krijuese.

Për punën e tij të madhe dhe vetmohuese, për Kontributin e veqantë që dha si Rektor i Universitetit të Prishtinës Prof. Dr. Ejup Statovci, më 15 shkurt 1999 shpërblehet me “Mirënjohje” të Universitetit të Prishtinës. Ishte kjo koha sa ende jetonte. “Mirënjohje” post Mortum “për kontributin e veqantë për rifillimin e punës së Universitetit të Prishtinës dhe për udhëheqjen e tij në kushte të jashtëzakonshme në periudhën 1991-1997”, iu nda edhe me rastin e 30-Vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, më 16 maj 2000.

Tituj të veprave

Parashkrimi - Trajtimi i tij në praktikën gjyqësore dhe administrative me rastin e zbatimit të Ligjit mbi Uzurpimet Artikull, "Përparimi" nr. 5, Prishtinë 1967 - 1957.



Ramadan Qehaja(1942-)

Related image

Ramadan Qehaja, u lind me 16 shtator 1942 në Roganë të Dardanës, nga prindërit, babai Bahtiari, dhe nëna, Hazbia. 

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën e mesme të Nënoficerëve në Sarajevë të Bosnes e Hercegovinës, ndërsa shkollën e Oficerëve në Beograd…

Në vitin 1958 Qehaja, nè moshën 16 vjeçe e morri rrugën e panjohur për Akademi Ushtarake. Në Kosovë aso kohe ishte varfëri ekstreme. 

Në shkollën e Nënoficerëve në Sarajevë nuk ishte e lehtë të mbijetoje, ishte shqiptar dhe eprorët nuk e trajtonin sikur të tjerët. Mirëpo, jeta është heroi i të gjithë heronjëve

Eprorët serbë të ligjëratave ishin të ashpër ndaj tij dhe i kërkonin disiplinë të veçantë prej tij , edhe pse ishte kadeti më i zgjuar në tërë gjeneratën e tij. Fizikisht ishte i pamposhtur, moralisht e kombëtarisht shqiptar i mirëfilltë.

 Mirëpo, shkollimi në shkollat ushtarake për shqiptarët ishte i vështirë, dhe gati i pamundur. Pjesëmarrja e shqiptarëve në këto akademi ishte simbolike. 

Sepse, pikat e disiplinës për shqiptarë ishin të pafund. Ramadan Qehaja nuk u dha, i përballoi gjitha pengesat dhe provokimet që ia bënin eprorët. Fal mbështetjes së tij në libra dhe në dije, dhe në zgjuarsinë natyrore, Qehaja arriti të ecë rrugës së tij.

Gjnerali shqiptar Ramadan Qehaja në librin e tij “Të bësh një karrierë ushtarake“ thotë “… Ishte paksa i çuditshëm gradimi im. 

Në Shkollën e Nënoficerëve në Sarajevë, po edhe më vonë në Shkollën e Oficerëve në Beograd kushtet ishin të njëjta si me të burgosurit.Kot bëjmë tualet për t´u zbukuruar, ose për t´i fshehur hallet. Historinë s´mund ta detyrojmë të ecë më shpejt. Atë asnjë popull deri më sot nuk e ka mundur. E kaluara është mjaft e gjerë për ta njohur të sotmen, tshkruan gjenrali në pension Ramadan Qehaja.

Ramadan Qehaja ishte nxënës me nota të larta në shkollë, në çdo drejtim dallohej nga të tjerët. Për këtë eprorët e shikonin me sy jo të mirë. Në shkollën e Nënoficerëve në Sarajevë, po edhe në shkollën e oficerëve në Beograd, ai lexoonte fshehur realitetin në ushtri, dhe atë që e mësonte e mbante të fshehur, ndryshe s´ do të mbijetonte . Mirëpo, fal kujdesit të tij, punës së përpiktë dhe aftësisë profesionale ai ia dola të ngjitet në karrierë.

Grada e gjeneralit për te ishte jashtë ëndrrës së ti. Fal Kushtetutës të vitit 1974 pas shumë sprovash dhe provokimesh, fal çelësit nacional të gradimit, dhe notave të shkëlqyera, graden gjeneral e rrëmbejë në saje të punës titanike, dhe të fshehjes së emocioneve të tijë prej shqiptari.

Martesa e tij me shqiptare të vendit të tij ishte përcaktim i tij me kohë, se ishte bir i Kosovës, bir i vuajtjeve të vendit të tij. Shërbimi sekret i ish Armatës Jugosllave ishte i shqetësuar për vendimin e tij për martesën me shqiptare. Sepse një pjesë e oficerëve shqiptarë në ish Armatën Jugosllave karrierë bënin në saje të martesave të përziera. Në këtë drejtim ai fare nuk kishte hamendje. 

Bashkëshortja e tij Nazmija, nga Komuna e Dardanës, ishte krah në të gjitha betejat e tij në jetë. Me të ai ka krijuar një familje solide; 4 vajza dhe 2 djem. Në të gjitha vendet ku ka shërbyer epror, më thotë Gjeneral major Ramadan Qehaja, çdo shqiptar ka qenë i sigurtë për jetën e tij, dhe i pa shantazhuar. Në ish Armatën Jugosllave në çdo gjeneratë regrutësh kanë shërbyer rreth 40 mijë shqiptarë.

Kapja e kreut të Armatës Jugosllave nga politika hegjemoniste serbe, nisi me vrasjen e ushtarëve shqiptarë. Ushtarët shqiptarë në APJ vriteshin fshehtas dhe në pusi. Ata vriteshin vetëm për shkak të përkatësisë shqiptare. Me këtë ai thotë se, në Armatë nisi shkërmoqja ose shpërbërja e ish Jugosllavisë, dhe më pastaj luftërat e përgjakshme që pasuan.

Natyra ku ka lindur gjenerali , në Roganë, është epike. Është rritur në një ambient ku zemërimi kryengritës ka qenë përherë i gjallë. Në Roganën e vendlindjes së tij kurrë s´janë mundur kryengritësit, si Hamdi Beha, Nevzad Balë Kryeziu, Selver dhe Emin Kryeziu, dhe dhjetëra kryengritës të tjerë, si në UÇK, ashtu edhe në UÇPBM.

Në Roganë u strehua dhe u nderua patrioti Gjon Sereqi. Me këtë ai thptë se Rogana në 100 vjetët e kaluara,Lirisë së Kosovë i dha 75 dëshmorë, dhe 2 Këshilltarë, bashkëpunëtorë të Bajram Currit.

Gjenerali gjatë Luftës së Kosovës, por edhe në ditët e para të çlirimit të Kosovës , kontribuoi në formimin e Institucioneve të Republikës së Kosovës. Vlerësimet dhe mirënjohjet për Gjeneral Ramadan Qehajën, janë me dhjetëra. Ai u vlerësua me mirënjohje të shumta nga institucionet e Kosovës, po edhe nga Misionet ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë.

Liria e Kosovës ende është e brishtë, dhe ende s´është tharë gjaku i të rënëve dhe i të pagjeturve.

Në fushën e sigurisë, Kosova e përshpejtoj krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.Ajo pa këtë forcë sigurie, s´mund ta mbrojë tërësinë e vet shtetërore, dhe as lirinë e fituar me aq shumë gjak..
Gjeneral Qehaja është ekspert për çështje të sigurisë. Ai deri tash ka botuar 3 libra nga lëmia e sigurisë, dhe me dhjetëra artikuj shkencor në lëminë ushtarake.

Libri i tij “Të bësh një karrierë ushtarake”(Prishtinë, Shtator 2012), ngërthen në vete ngjarje dhe momente të shumta gjatë periudhave të ndryshme kohore, në të cilat ka jetuar e vepruar Gjenerali Ramadan Qehaja, i cili reflekton shumë ngjarjeve që nga fëmijëria e hershme e tij e deri në ditët e sotit. Në fakt, i gjithë zhvillimi i karrierës së tij kalon nëpër faza shumë sfiduese që ndërlidhen me faktorët social-ekonomik në familje e deri të sfidat politike në ish Jugosllavi,Serbi dhe Kosovë.


Libri “Kosova në gjeopplitikën e Ballkanit Perëndimor” ngërthen në vete një numër vështrimesh analitike të cilat i ka publikuar në periudha të ndryshme të shtetndërtimit tonë, në çështjet gjeopolitike,ushtarake e të sigurisë.

Libri si i tillë përbën kontribut në korpusin e varfur të publikimeve e hulumtimeve të kësaj fushe në Kosovë.

Ka edhe shumë artikuj të botuar në shumë revista dhe gazeta ditore lidhur më çështjës së sigurisë në vend,Ballkan dhe Botë.

Flori Bruqi

Poezi nga gjeniu i vogël - Elisa Bruqi ,Vankuver DC,Kanadë.

Fotografia e Flori Bruqi

PAVARËSI
Unë jam e vogël
Dhe nuk di shumë gjëra ,
Por diçka di flamuri
Ynë është kuq e zi.
Atë Marigona e qëndisi

E Ismail Qemali e ngriti.
Shumë e shumë ne u munduam
Që Shqipëria jonë të bëhej ajo që duam.
Ne e arritëm atë që u munduam,
Dhe gjithmonë do ta duam!



E SHTRENJTË ËSHTË LIRIA JONË

Lirinë e duan të gjithë , lulet, kafshët e sidomos njeriu.
Liria është jeta jone, është bota jonë!
Pa liri nuk ia vlen jeta , pa liri nuk ka buzëqeshje, pa liri
nuk ka asgjë. Kur dëgoi fjalën “LIRI” më gjallërohet
zemra e më gëzohet shpirti.!
Me mijra njerëz ranë për tokë që ne ta kemi këtë lirine
tonë të shtrenjtë!



LIRIA 

Jet’ a vdekje,
Trishtim a lumturi,
Krenari,
kuq e zi!

Ne e duam lirinë
Ashtu si jetën
Pa të jeta
Është trishtim.



FLAMURI KUQ E ZI 

Flamuri ynë
Është kuq e zi
E valon në qiell
Pa asnjë pengesë

Flamurin kuq e zi
Të gjithë e duan
Është jeta jonë
E dashuria jonë


28 NËNTORI 

Fest jonë e dashur
Përsëri na erdhi ,
Flamurin kombëtarë
Të gjithë e përshendesim.

Dita kur
Shqipëria u bë shtet,
E dita kur
E morrëm flamurin.

Të gjitë MARIGONËN
E falenderojmë,
Atë flamur të dashur
Që na e dhuroi!



NËNA IME

Nënën time
Shumë e dua,
Se kujdeset
fort për mua,

Me mëson,
më ledhaton
Për jetë ajo
mua me mëson.

Zëri i saj,
I ëmbli zë
në vesh çdo natë
më këndon

Sa herë kam nevojë
për ndihmë,
është e para
që vepron.


SHOKU IM I DASHUR 
Kam një shok
E dua fort
Luaj me te
E bashk mësojmë.

Është i menqur
Te habit
Me gjëra të bukura
Për çdo ditë

Me mëson
Me tregon
E me shpjegon
Çdo çudi qe nuk e di

Shkoj në shkollë me te,
Kush është a e di?
Ai është - libri im
shoku më i mirë.



KUR KAM QENË E VOGËL 
Kur kam qenë
E vogël sa
Një gogël çdo ditë
Këndoja e vallëzoja.

Herë këndej
E herë andej
Unë qeshësha
E buzëqeshja....



PERËNDIMI

 Vendin tim i thonë Kosovë
Aty kur Dielli perëndon,
Nga Vankuveri  gjithë natyrën
Ndalem  e shikojë.

Mendojë
Vallë athua Zogjët e Kosovës a janë  duke kënduar,

Po bariu me bagëti,në Bjeshkë...
E era  e Kosovës fryn lehtë,

Ç' mrekulli?


Ndërsa këtu të ne , delfinët vihen në dietë kundër obezitetit
Delfinat kërcejne
Herë pas here,
E bretkosat
Gurë në gurë.


Ato flutura Kosove 
Njëmij ngjyrshe
Herë pas herë
Kërcejnë në Kosovën me  lule. 


VJESHTA 

Zogjtë ikën,
S’ka cicërima,
S’ka më flutura
E as trëndafila!

Toka mbushet me gjethe
Ngjyrash të lloj-llojshme
Nga pema ne tokë
Si fjolla bore.



SHKOLLA IME  NË PRISHTINË

Shkolla ime e dashur
Shumë të falenderoj
Çdo ditë më meson,
E kurrë nuk mbaron.

Ajo zile
Aq e ëmbël
Çdo ditë na cingërron
E na këndon.

Fëmijë – fëmijë
Mësimi po fillon,
Nxitoni sa më shpejtë
Që të mësojmë.


Elisa Bruqi është nxënëse e shkelqyeshme e shkollës së mesme ( klasa 11) në Vankuver DC të Kanadasë.
Është e  lindur në  Vankuver të Kanadasë.Deri vjet ka qenë nxënëse e Shkollës së Mesme "Sami Frashëri"në Prishtinë. 
Përpos suksesit të saj në shkollë, ajo ka vijuar edhe shumë kurse(baleti,muzike ,teatri etj.).

Kjo çdo herë na befason me shfaqjet e saja të mrekullueshme.
E mos ta harrojmë talentin e saj në letërsi, ku qysh ne ditët e para të klasës se parë ajo ia filloi me thurrjen e poezive të saja të para.
Ajo është shumë e talentuar në të dy gjuhet, shqipe dhe angleze etj.
Është këngëtare,imitatore,balerinë dhe manekene e talentuar...
Mori pjesë në shumë festivale ndërkombëtare të muzikës.
Xhaxhi poet Vullnet Mato,nga Tirana ia kushtoj këtë  një poezi disa vjetë më parë talentes së vogël.

VOGËLUSHES ELISA
Moj vogëlushe Elisa,
tani ti je zog në kuvli,
po shpejt do vijë dita
të këndosh dhe në lisa.

Me talentin qysh kur linde,
do nderosh Kosovën nanë,
por dhe Shqipëria gjyshe,
pret shkëlqimin tënd të rrallë!

Xhaxhi poeti Vullnet Mato
qe u befasua nga vargjet e tua.


2019/12/09

RECENSIONI I “LEKSIKONIT ENCIKLOPEDIK” NGA AKADEMIA SHQIPTARE-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE ARTEVE NË SHBA


Rezultate imazhesh për nijazi halili

Akademik Prof.Dr.Nijazi Halili,Ph.D(Recensent libri)

Shkrimtari, publicisti, hulumtuesi shkencor, anëtar i rregullt i Akademisë Shqiptare Amerikane për Shkence dhe Arte, Flori Bruqi, kësaj radhe na paraqitet me një libër “Leksikon enciklopedik ",
shumë interesant si rezultat i hulumtueseve shkencor të kësaj akademie në fushat e tyre të thella për shkencën dhe artin.

“Leksikoni Enciklopedik”, i Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve është një vepër kapitale që trajton shkencën si dhe artet në të gjitha hapësirat shqiptare në Shqipëri, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi edhe në diasporë.

Leksikoni Enciklopedik, mbart elemente vlerësuese për rreth 300 autor që përfaqësohen me biografi dhe bibliografi të tyre që janë të përfshirë studiueit e gjallë si dhe studiuesit post mortum të cilët kanë lënë gjurmë në shkencë, letërsi dhe art.

Studiuesit janë përfshirë nga të gjitha fushat siç janë artet figurative, shkencat ekonomike, shkencat e mjekësisë, shkencat e historisë nga të gjitha trevat shqipfolëse, nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, nga Kosova dhe Amerika. Por peshën kryesore do ta mbetet tek vetë autori.

Mendoj që ky ” Leksikon enciklopedik” është i ngjeshur me vlera të larta shkencore, letrare,artistike të autorëve të pakontestuar, tejet të përmbledhur, e shumë konciz.

Në ketë rast autori Bruqi ka patur një lloj përgjegjësie sepse kjo vepër është botim akademik, i cili është bër nga njerëz që kanë nivel të lartë studimor për këtë punë dhe çdo gjë është kaluar me përgjegjësi në një sitë profesionistësh duke bërë seleksionim deri në pikën përfundimtare për secilin krijues.

Të dhënat dhe botimet, suplementet e artit, të dhënat e reja që dalin edhe në shtypin periodik do të shfrytëzohen sigurisht me një përpjekje dhe saktësi duke i përfshirë në ketë vepër.

“Leksikoni enciklopedik” është një vepër me rendësi kombëtare,ku  politika nuk ka patur vend dhe hapësirë për të vepruar, andaj kjo vepër kapitale është e begatuar dhe do mbetet shembull për gjeneratat e ardhshme se si duhet punuar dhe vepruar gjithnjë në interes të dijes dhe shkencë, pasi që një libër i kësaj natyre i ka munguar trojeve shqiptare me vite.

Lexuesi dhe studiuesi shqiptar dhe ai i huaj do ta lexon dhe studion këtë vepër, për dhembjen tonë, të autorit dhe të gjithë atdhetarëve, për të pasur mundësi të gjykoni…

                                  Prishtinë, 9.12.2019                                                  

Arjetë Miftari (1986-)


Arjetë  Miftari , lindi  në Ramun të Pejës më  20 gusht 1986.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje .ndërsa  Shkollën e Mesme të  Artit ‘Odhesie Paskali" ne  drejtimin e pikturës e kreu në Pejë. 

Fakultetin e Arteve në  Universitetin e Prishtinës ,drejtimin e Skulpturës e kreu në Prishtinë .

Pas shkollimit u angazhua ne restaurimin e monumenteve të trashëgimisë  kulturore në  Kosovë .

 Arjeta është  skulptore ,piktore profesionale, fotografe. Ajo është anëtare   e Bordit në  Këshillin e Kosovës përTrashëgimi Kulturore si dhe anëtare e  Bordit  në Këshillin Drejtues ne Galerinë Kombëtarë të Kosovës

Ka  të botuara   brenda dhe jashtë Kosovës  shkrime kritike në media për artin  . Ka qenë pjesëmarrëse në shumë Ekspozita ku edhe është nderuar me çmime.Ajo është prezente  nga viti 2003  e deri me tash ne fushën e Artit dhe trashëgimisë kulturore ne Kosovë dhe jashtë sajë.  

Arjeta ,në vitin 2014 është nderuar me “Çmimin Skulptore e vitit  2014" e morri në fushën  e Artit dhe dheTrashëgimisë kulturore ne Kosovë.

Është anëtare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Nju Jork,Prihtinë, Tiranë dhe Shkup.

Ekspozita personale

 Maqedoni, dhjetor ,2004

Prishtë, gusht 2012

Korsikë  ,Pejë,2013

Prishtinë,Prill ,2016 

 Berlin Gjermani,Shkurt 2017

 Klon, Gjermani,Mars 2017

 Paris ,Francë,Dhjetor 2018

 Tiranë, Shqipëri,Shkurt 2019

Etj.

Veçojmë disa nga çmimet e fituara:


1.Çmimi i parë për skulpturë,  në Trento të Italisë,  2009


2Çmimi i parë për skulpturë, Gjirokastër, 2011

3.Çmimi për Ekspeditën me të mirë në Festivalin "Etnos Festë". në fshatin  Kukaj ,2012

4.Çmimi i pare për artin figurativë  për 100 vjetorin e Pavarësisë se Shqipërisë ,Tiranë,  2013.


5. Skulptore  e vitit 2018 , në Tiranë

Etj.

Flori Bruqi 



Nazmi Maksutaj(1976-)

Fotografia e profilit të Nazmi Maksutaj

Prof.Dr.Nazmi Maksutaj , lindi në Deçan më 27 gusht 1976. 

Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në në Deçan.(1994).

Pas kryerjës së gjimnazit "Vëllëzërit"Frashëri, Nazmi Maksutaj  detyrua  të largohem nga Kosova për Shqipëri. Në Shqipëri jetojë deri para fillimit të luftës.

 Ai  u kthye  ne vendlindje duke kontribuar si shumica e të rinjëve.

Studimet Bachelor i  vazhdoi  në vitin 2007   në fushën Ekonomike.

Në vitin 2010  i vazhdoi  studimet Master  në ekonomi  ndërsa studimet e doktorates  në ekonomi i ka filluar ne vitin 2014 ndërsa ato i   përfundoi në vitin 2018 dhe muar   titullin Doktor i shkencave Ekonomike në Marketing dhe Menagjim.

Në vitin 2016 filloi punën si asistent në Kolegjin "Fama" në Prishtinë  ku punoi deri ne vitin 2018.

Më vonë fillojë po në këtë vit(2018)   punën në Kolegjin "Univerzum " në Prishtinë.

Në vitin shkollor akademik   2019 , është  profesor i rregullt në Kolegjin "UBT" në Prishtinë.

Aktualisht është i angazhuar  në Këshillin Drejtues në Univerzitetin "Haxhi Zeka" në Pejë.

Gjithashtu është Kryetar i nënkëshillit shkencor në fushen e Ekonomisë në Ministrinë  e Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT)  në Prishtinë.

Ka marrë  pjesë në disa konferenca shkencore  si dhe ka dhjeta publikime shkencore:

1.Nazmi Makutaj," The Costumares Orientation of Enterprises in Kosovo",from 337-343,year-2017,volume 3,number 1, pages-357


2.Nazmi Maksutaj ‘’The general features of the procedures for dealing with an insured damageInternatioInal scientific conference X-th"

3.Nazmi Maksutaj, "Orientation of the Enterprise to the Market",from 250-271,year 2015,number 14 , pages-327
Political-economic developments in the Western Balkan states during the transition,theHertige" Management and Cooperation of Banks Associations in Kosovo"

4.Internatioinal scientific conference X-th‘’The general features of the procedures for dealing with an insured damageInternational scientific conference X-th

Innovation,education,research and science in function of global development

5.Nazmi Maksutaj,Business Negotiation The Hertige

6.Nazmi Maksutaj,‘’The general features of the procedures for dealing with an insured damageInternatioInal scientific conference X-th


7.Nazmi Maksutaj"Management and Cooperation of Banks Associations in Kosovo",International scientific conference X-th

75

8.Nazmi Maksutaj,Human Resources Management at QKMF Podujevë",Health professionals and challenges in modern health

9.Nazmi Maksutaj "Referral System in Health Institutions in Kosovo"Health professionals and challenges in modern health

Etj.

Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...