Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/24

Pas bisedës me Vuçiqin e Dodikun, Irinej çështjen e Kosovës e lidh me situatën në botë


Pas bisedës me Vuçiqin e Dodikun, Irinej çështjen e Kosovës e lidh me situatën në botë
Opinioni serb ka mbetur pa një informacion konkret mbi rezultatin e bisedimeve dyorëshe midis presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryesuesit të Kryesisë treanëtarshe të Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik, me Këshillin e Shenjtë të Kryepeshkopatës së Kishës Ortodokse Serbe, që u mbajt me kërkesën e Patrikut serb Irinej, në Beograd, raportojë mediat serbe.

Mewgjithatë ata kanë vlerësuar se takimi ishte "frytdhënës" dhe "i dobishëm". Patriarku ka deklaruar se janë informuar për dëshirat e kishës dhe dashurinë ndaj Kosovës, porse "mbrojtja e Kosovës varet nga situata në botë".

"Kemi konstatuar se gjendja në Kosovë është shumë e rëndë dhe duke pasur para sysh rrethanat në të cilat ndodhemi, është fare e pasigurt si do të mbyllet kjo çështje dhe si do të gjendet zgjidhja për Kosovën e Metohinë", citohet të ketë deklaruar Irinej, duke prezantuar qëndrimet e Këshillit të Peshkopatës.

"Dëshira jonë e lidhur për Kosovën e Metohinë është dashuria ndaj Kosovës, por fatkeqësisht është si puna e asaj vajzës , të cilës i thotë prindi "Dëshiroj që të martohesh për djalin e mbretit, por të tjerë po sillen rreth shtëpisë", është shprehur figurativshit patriku serb.

Ai ka thënë se do të luftojë dhe se nuk do të lëshoj pe për "mbrojtjen e Kosovës".

"Sa do t'ia dalim, të shpresojmë në Zotin, në historinë tonë dhe ndihmën e miqve tanë se diçka do të bëjmë, e sa, mbetet të shihet, varësisht gjithnjë nga situata në botë dhe nga ata që na mbështesin neve dhe ata që i mbështesin ata nga pala tjetër", ka shtuar Irinej.

Kreu shtetëror e kishtar serb: Serbia në situatë shumë të vështirë, por për pavarësi të Kosovës s’ka dialog

Kreu shtetëror e kishtar serb: Serbia në situatë shumë të vështirë, por për pavarësi të Kosovës s’ka dialog
Zyrtarët më të lartë serbë, presidenti Aleksandar Vuçiq, kryeministrja Ana Bërnabiq dhe shefi i diplomacisë Ivica Daçiq kohë më parë janë takuar me shefin e Kishës Ortodokse Serbe, patriarkun Irinej dhe me anëtarët e Sinodi të KOS-it.

Ata kanë biseduar më shumë se një orë për, siç thotë rts , “rrezikun që sjell Platforma e Kosovës për dialog me Serbinë” .

Pas takimit, presidenti serb Vuçiq ka thënë se “situata në të cilën gjendet Serbia, është e rrezikshme, porse populli serb dhe shteti serb nuk do të mbeten në baltë.

“Kemi pasur mendim të njëjtë për problemin dhe për mënyrën se si të reagojmë”, ka thënë patriarku Irinej.

"E kemi sjellë tekstin e Platformës që shqiptarët e Kosovës e kanë miratuar për nevojat e ndërprerjes së dialogut dhe i kemi njoftuar me të gjitha aksionet e Prishtinës dhe për ato që ata kanë bërë- që nga moszbatimi i marrëveshjeve të Brukselit, vënies së taksave dhe të kësaj Platforme e cila ka dëshmuar se sa ata njerëz e duan shkaktimin e krizës dhe jo zgjidhjen e problemeve", ka thënë Vuçiq.

Sipas tij, “problemi është prezantuar pikë për pikë”.

"Ia kemi arsyetuar patriarkut serb dhe i kemi thënë se ç’rrezik sjell Platforma dhe sa e vështirë është situata në të cilën sot gjendet Serbia ", ka thënë Vuçiqi i cili e ka akuzuar bashkësinë ndërkombëtare pse nuk ka reaguar ndaj Platformës.

“Nuk do ta harrojmë popullin tonë në Kosovë” ka thënë Vuçiqi ndërsa duke e analizuar Platformën ka thënë:

”Nëse këto janë kushtet për bisedime, të mos humbasim kohë. Dialogu me të cilin Serbia duhet ta njohë pavarësinë, të formohet Gjykata që do t’i dënojë serbët, t’ua japim ambasadat tona, pasurinë tonë, trashëgiminë kulturore... Ç’është kështu me ju?”

Ka shtuar se së pari duhet të hiqet taksa e pastaj të shikohet a do të ketë vazhdim dialogu ndërsa ka përfunduar se Kisha do të njoftohet me të gjithë hapat e ardhshëm shtetërorë.

Patriarku Irinej ka thënë se situata është gjithnjë e më e vështirë porse me shumë rëndësi sipas tij, është që Kisha dhe kreu shtetëror për Kosovën janë në anën e njëjtë .

Kryetari i Partisë Liberale Demokratike Çedomir Jovanoviq: KOS-i s’e ka tapinë për Kosovën, po e lë Serbinë në konflikt me të gjithë




Jovanoviq: KOS-i s’e ka tapinë për Kosovën, po e lë Serbinë në konflikt me të gjithë

Kryetari i Partisë Liberale Demokratike (Liberalna demokratska partija-LDP) Çedomir Jovanoviq ka thënë se Kisha Ortodokse Serbe (KOS) duhet të pushojë së përzieri në vendimet politike dhe se me përfshirjen e vet po e rëndon edhe më shumë pozicionin e Serbisë në bisedat me Kosovën.

Jovanoviq ka thënë se "mitomania e të gjitha tubimeve të KOS-it , mungesa e ndjenjës për realitet, mungesa e brengosjes për jetët e njerëzve dhe projektet e nacionalizmit serbomadh që kanë ende strehim në Kishë, po e lënë Serbinë në konflikt të ngrirë me të gjithë fqinjët.

"Vendimi për problemin e Kosovës nuk është tapi e Kishës dhe e zyrtarëve të saj, ata as që kanë më shumë të drejtë se çdo qytetar tjetër në Serbi kur bëhet fjalë për vendimin e përbashkët për një gjë kaq të rëndësishme", përcjell beta kumtesën e shkruar të Jovanoviqit .

Ai ka theksuar se KOS-i po sillet sikur pas dyerve të mbyllura ta ketë mundësinë të marrë vendime që duhet të na detyrojnë.

Jovanoviqi ka thënë se secili “duhet të shikohet në pasqyrë e të shohë cili është çmimi i përkrahjes në politikën katastrofike e cila Serbinë e ka dërguar në margjina të qytetërimit bashkëkohor dhe të pyetet ku ka gabuar".

"LDP nuk pranon që kishtarët të udhëheqin politikën, që Kisha të tërheqë ndonjë “vijë të kuqe” dhe as që përmes qëndrimeve të saj të nxjerrë ndonjë dokument që na detyron ne të gjithëve", ka thënë Jovanoviqi.

Ai ka përfunduar me fjalët se “çdo herë arkitektet e njëjtë të shkatërrimit serb po riparaqiten me ide të njëjta nga të cilat Serbia pothuajse u zhduk si shoqëri.


Jovanoviq patriarkut Irinej: Zgjidhja për Kosovën s’arrihet duke shikuar në qiell, por duke i shikuar në sy shqiptarët

Lideri i Parisë Liberale Demokratike të Serbisë Çedomir Jovanoviq ka kritikuar ashpër qëndrimet e kreut të Kishës Ortodokse Serbe patriarkut Irinej ndaj Kosovës duke ai përkujtuar atij betimet që Kisha serbe kishte bërë ndaj kriminelëve serbë të luftës.

Jovanoviqi ka thënë se Serbia nuk ka nevojë për leksionet politik të Irinejit e të presidenti të Rusisë Vladimir Putin.

Liberale Demokratike (Liberalno-demokratska partija- LDP) ka kumtuar se nuk e pranon thirrjen e patriarkut Irinej që të shikohet në qiell dhe të pritet nga car Llazari që të zgjidhet çështja e Kosovës, porse, ka thënë, duhet shikuar në sy shqiptarët dhe me ta të arrihet marrëveshja që do të garantonte paqe.

„Për këtë na duhet edhe përkrahja e Kishës, e cila nuk do të glorifikonte vetëm udhëheqës ushtarakë, luftëra e humbje, por do ta respektonte paqen si vlerën më të madhe shoqërore. Në shoqërinë demokratike që e synojmë, nuk ka vend për leksionet e patriarkut, Dodikut ose të Putinit, por për synimin që shoqëria rreth nesh të demokratizohet dhe evropianizohet njësoj sikur dhe ne. E vetmja mënyrë që këtu të kemi sukses, është ta përkrahim njëri-tjetrin në këto procese“, theksohet në kumtesën e partisë së Çedomir Jovanoviqit të cilën e përcjell gazeta “danas”.

Në kumtesë shtohet se shoqërisë serbe nuk i nevojite bashkimi kundër armikut të jashtëm, ashtu siç po frikëson tash e shumë herë kisha, por asaj i duhet dialogu serioz dhe vendimi se ç’shoqëri dëshirojmë dhe si të reformohemi“.

„Deklarata e shumta politike të patriarkut Irinej nga intervista e tij në ‘Politika’, kanë për qëllim lidhjen e duarve e të këmbëve të atyre që e duan Serbinë dhe rajonin në Evropë dhe në Perëndim. Serbisë tani i nevojitet më shumë se kurdoherë arsye dhe përgjigja racionale për krizat me të cilat ballafaqohemi”, thuhet në kumtesë.

Nëse patriarku Irinej, i cili duke folur për Greqinë e Maqedoninë , nuk është i gatshëm ta urojë marrëveshjen historike me të cilën iu vu pikë mosmarrëveshjeve deceniesh dhe konflikteve, por i interesojnë vetëm mospajtimet në kishë, është e qartë që vëmendja e tij është e drejtuar në konflikte e ndërmjet tyre e jo tek e mira dhe interesi publik, ka shtuar LDP.

„Komentet pa vend të patriarkut për protesta në Banjallukë janë vetëm vazhdim i politikës së Kishës Ortodokse Serbe me të cilat nxiten përçarje e konflikte në vendet e rajonit. Kurrë kisha jonë nuk është penduar për bekimin e “Shkorpionëve” dhe të kriminelëve të tjerët ndërsa sot po vazhdon bekimin dhe përkrahjen e secilit që ka rol destruktiv dhe që përpiqet t ta ndalojë Malin e Zi, Bosnjë e Hercegovinës, Maqedoninë, Kosovën, e edhe Serbinë në rrugën për t’iu bashkuar Perëndimit”, përfundon kumtesa.


“Nëse Kisha tashmë ka vendosur të ndodhë ngrirja në hapësirë e kohë, nuk e ka të drejtën të kërkojë diçka të tillë edhe nga qytetarët në këtë vend, e as që kemi kohë të humbim në konfliktin e pakuptimtë me shqiptarët e Kosovës, që ka rrënuar këtë vend”, ka theksuar Jovanoviq në një deklaratë me shkrim.

Ai ka shtuar se Serbia nuk ka potencial as ekonomik, as njerëzor për të ndjekur “imagjinatën e atyre në SPC” dhe se Kisha tash tri dekada mbështet atë që është e dëmshme për popullin.

“Nuk na duhen klerikë që bekojnë dofarë njësish të reja paramilitare, meqë një luftë e re shihet qartë si alternativë e kompromisit me shqiptarët”, është shprehur Jovanoviq.

Ai ka shtuar se pushteti duhet të pozicionohet qartë ndaj ithtarëve të ideve serbomëdha që shfaqen sa herë që flitet për Kosovën, Bosnjë e Hercegovinën dhe Malin e Zi.

Sipas peshkopit Grigorije, Vuçiqi pret mëngjesin kur do të thuhet se 'Kosovën s'e kemi më'

Sipas peshkopit Grigorije, Vuçiqi pret mëngjesin kur do të thuhet se 'Kosovën s'e kemi më'


Peshkopi serb i Diseldorfit dhe Gjermanisë, Grigorije, deklaroi se nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kur erdhi në Patrikanë (në Beograd -v.j.) ku po mbahej Kuvendi i Kishës Ortodokse Serbe për Kosovën, nuk pati rastin të dëgjojë ndonjë plan të tij për Kosovën, e këtë nuk e ka dëgjuar as ndokush tjetër në sallën ku po mbahej mbledhja, i ka thënë të përjavshmes "Vreme" të Beogradit.

Siç është shprehur peshkopi, në lidhje me Kosovën "Presidenti ka thënë se rastin historik e kemi humbur dhe se mund të krenohemi edhe për një kohë me idenë se Kosova është e jona, dhe se pastaj në një mëngjes do të na zgjojë dikush dhe do të na kumtojë të vërtetën e hidhur, ashtu siç ndodhi me Malin e Zi".

"Pala shqiptare, ka shtuar, e ka ndihmën e padiskutueshme të vendeve të perëndimit, ndërsa negociatat janë kthyer në një mundim të vërtetë meqë gjatë negociatave jo rrallë thuhen fjalë të rënda, dhe merre si ta marrësh, sipas fjalëve të tij, është çështje kohe se ku e në çfarë mënyre do të shpërthejë ai i thatë i dhembshëm", ka shpjeguar peshkopi Grigorije se çfarë ka thënë Vuçiq kur e ka pyer nëse kishte ndonjë plan se si të dilet nga situata aktuale kur bëhet fjalë për Kosovën e Metohinë, shkruan "Vreme".

Aleksanar Vuçiq entuziast për “Shengenin” ballkanik, të shtunën takim në Ohër me Edvin Ramën e Zoran Zaev


Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq e konsideron dialogun e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara si themelin e bashkëpunimit ekonomik në rajon.

Gjatë një interviste për televizionin shtetëror të Serbisë, presidenti serb është ndalur edhe tek iniciativa për krijimin e Shengenit ballkanik dhe tek takimi i radhës qe do të ketë në Ohër me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë te Maqedonisë se Veriut Zoran Zaev.

Përfaqësuesi Special për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell ka një energji të jashtëzakonshme dhe ka ide për ngritjen e gjendjes ekonomike në të gjithë Ballkanin. Një gjë e tillë mund të jetë një bazë për negociata shumë më serioze edhe për marrëveshje. Ndaj është e rëndësishme që të bisedoj me Edi Ramën dhe Zoran Zaevin, në mënyrë që të krijohen raporte sa më të mira në rajon, është shprehur Vuçiq.

Tre liderët do të takohen në Ohër për të konkretizuar hapat e radhës për marrëveshjen e Shengenit ballkanik, që u nënshkruar në Novi Sad ditë më parë.

Nisma synon të lehtësojë bashkëpunimin ekonomik mes vendeve të rajonit duke hequr barrierat doganore dhe duke mundësuar lëvizjen e lirë të njerëzve.

Koha.net rikujton se Kosova është shprehur kundër kësaj nisme që rrezikon krijimin e një ish-Jugosllavie që e dëshiron Serbia për të mbisunduar në të.

Avokati Spartak Ngjela:Albin Kurti i mund ta rrëzojë Ramën me një rezolutë në parlament



Avokati Spartak Ngjela u shpreh se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mund të rrëzohet me një rezolutë të Parlamentit të Kosovës, pas nismës për Mini-Schengenin Ballkanik.

Në një bisedë për televizionin shqiptar A2, Ngjela theksoi se kjo nismë është një gabim politik i kryeministrit të Shqipërisë, pasi përçan shqiptarët në Ballkanin Perëndimor.

“Schengeni Ballkanik është gabim politik i Ramës”

“Luan për Shqipërinë apo kundër saj, kjo nuk është arsye e momentit, por është një arsye që i përket historisë. Serbia armatoset rëndë, Kosova ka kaluar në armatë me orientim amerikan dhe me ndihmë amerikane ushtarake. Këtij i kërkojnë të ndërtojë ushtrinë, ky as çan kokën fare dhe bën edhe këtë. Ky është një kryeministër pa asnjë vlerë politike dhe kjo është më e pakta e akuzës ndaj tij, i paaftë! Marrëveshja nuk është aq e lehtë sa ta bëjë kryeministri, por e bën Parlamenti. Mua nuk ma ha mendja se Parlamenti është çmendur të ribëjë përsëri gabimin e vitit 1939 që i dha kurorën Viktor Emanulit. Është e njëjta gjë. Zakonisht, parlamentet anti-kombëtare ndodhin një herë në shekull. Çfarë e detyron Ramën të merret me këto? Nuk ka të sigurt pushtetin”, thotë avokati Ngjela.


Ish-ministri i Drejtësisë, Spartak Ngjela, thotë se Prishtina politike e ka në dorë  Edi Ramën, ndërsa thekson se po ta rrëzonte Kosova Edi Ramën, “do na shpëtonte edhe ne”.

“Tani, Prishtina politike e ka në dorë Ramën. Na shpëton edhe ne. Unë e quaj paaftësi. Ne e konsiderojmë paaftësi maksimale. 

Në një kohë që ata armatosen, në një kohë që Kosova nuk njihet nga Serbia, ai thotë hajde të bëjmë Mini-Schengenin. 

Mosnjohja e një shteti nga një shtet tjetër do të thotë gjendje luftë dhe Kosova dhe Serbia janë në gjendje lufte. 

Nëse Rama nuk e di këtë, atëherë nuk ka vlerë si kryeministër. 

A e di Rama se gjithçka këtu luhet kundër botës shqiptare në Ballkanin perëndimor? 

Nëse nuk e di, duhet ta mësojë, por fakti që nuk e di është i paaftë. Sapo të vendoset parlamenti i ri në Kosovë, një rezolutë e Parlamentit të Prishtinës kundër Ramës, rrëzon Ramën në Tiranë. 

Një rezolutë e tillë me dëmin e madh që i krijoi Kosovës, këtë e rrëzon. 

Kosova është pjesë e Shqipërisë, minimumi 2000 vjet pjesë e Arbërisë.

 Shqiptarët e fituan me sakrifica dhe i kanë bërë këto ndaj serbëve. Kur Serbia është pushtuese e popujve shqiptarë, çështja është që ky po i del në ndihmë.

 Ky quhet gabim politik. Shqipëria ka të ardhura për frymë barabartë me Serbinë, por Shqipëria nuk ka prodhim.

 Shqiptarët kanë eksportuar punë. Ne na mban emigracioni. Paratë e emigracionit do të vijnë të shpërdorohen me prodhimin serb.

 Ata eksportojnë mall. Ai vjen të pushton tregun. 

Ky kryeministër nuk e kupton këtë dhe duhet të flaket. 
Si do iki? Me një rezolutë të parlamentit të Prishtinës. 

Albin Kurti është risi në politikën shqiptare dhe ka trembur shumë Beogradin.

 Kjo është arsyeja politike që Rama mund t’i trembet Kurtit, pasi ka disnivel me Kurtin”, potencoi avokati Ngjela.

“Për Mini Shengenin, Rama nuk e ka mbështetjen e ndërkombëtarëve”

“Rama nuk ka mbështetjen nga ndërkombëtarët. 

Nga Uashingtoni nuk mund të ketë mbështetje pasi është shkatërrim politik për botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Politika amerikane e ka shpresën në Ballkanin Perëndimor te bota shqiptare. 

Është forca e saj që ka krijuar një shtet që është Kosova dhe është forca e saj që po krijon në një shtet të ri me Maqedoninë e Veriut”, deklaroi ai.

“Opozita në Shqipëri s’e rrëzon dot Ramën”

“Opozita aktuale në vend nuk e rrëzon Ramën, nuk ka forcën e analizës politike të nivelit të lartë. 

Nuk e ka aftësinë e optikës së re. Por ky gaboi rëndë.

 Këtu nuk dëmtohet Shqipëria, më shumë se sa izolohet Kosova”, potencoi në fund, ish-ministri i Drejtësisë, tani avokat, Spartak Ngjela.


Spartak Ngjela, lindi në Tiranë më 11 korrik  1948 . Është avokat dhe politikan shqiptar.


Edukimi
Universiteti i Tiranës, dega Juridik - 1970.

Veprimtaria profesionale

1970: Zyra e Ndihmës Juridike, Vlorë

1972: Prokuroria e Rrethit Durrës

1973: punonjës shkencor në Institutin e Historisë, Tiranë

1976 dhe 1979-1990: dënuar për "Agjitacion e Propagandë" në burgun e Burrelit

1991 e vazhdim: Avokat në Studion e tij Ligjore

Veprimtaria politike

11.03.1997 - 25.07.1997: Ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar

2001 - 2003: Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë

09.2005 - 04.2006: Kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

12 dhjetor 2008 - Themelon partinë Ligj dhe Drejtësi

Deputet i Kuvendit

2001-2005 Legjislatura:XVI - Zona zgjedhore:38 - Qarku i Tiranës - Nr. i votave:6297 - Përqindja: 51.0%

2005-2009 Legjislatura:XVII - Zona zgjedhore:41 - Qarku i Tiranës - Nr. i votave:5299 - Përqindja: 38.1%

Libra

"Shpella e Vdekjes" (Roman) - 1994

"Helena R" (Roman) - 1999

Reformë shqiptare : shmangia e karakterit tiranik të politikës - 2006

Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010 - 2011

Pesë leksione për konstitucionalizmin - 2015

"Hakmarrja e një gruaje" (Roman) - 2018

‘Mini-Shengen’ në Ballkanin Perëndimor po shkakton një ndasi gjithnjë e më të madhe mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Featured image of article: “Mini-Shengeni” do të shfaq pengesa midis Shqipërisë dhe Kosovës

Nga Flori Bruqi dhe Dibran Fylli 

- Ideja u përfol për herë të parë në tetor kur drejtuesit e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë ranë dakord të hulumtojnë mundësinë e krijimit të një pasaporte dhe zyre pa taksa që do të lejonte lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit midis vendeve pjesëmarrëse dhe të ftuar Bosnja, Kosova dhe Mali i Zi për t’u bashkuar me ta.

Që atëherë, janë mbajtur dy takime të mëtejshme. E fundit ishte në Tiranë, Shqipëri, më 21 dhjetor 2019, ku morën pjesë presidenti malazez Milo Gjukanoviç, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.


Fotografia e Nijazi Halili
Pas samitit, Z. Aleksandër Vuçiç tha se ishin marrë vendime të rëndësishme për të promovuar tregtinë midis katër vendeve.

“Ne diskutuam se si të përmirësojmë tregtinë, të lehtësojmë qarkullimin e mallrave, shërbimeve dhe kapitalit dhe të marrim vendime të rëndësishme. Kjo është me shumë rëndësi për të gjithë rajonin.”-tha z. Aleksandër Vuçiç në një konferencë të përbashkët.

Edvin  Kristaq Rama (Edi Rama) shtoi se Komisioni Evropian është gati të rikthejë zonën Mini-Shengen dhe do të ndajë 1.2 miliardë euro vitin e ardhshëm për ta zbatuar atë.

“Këto nuk janë kredi por grante,” tha zoti Edvin Kristaq Rama.

Kosova deri më tani ka refuzuar të bashkohet me iniciativën, për të cilën kryeministri i saj në largim, Ramush Haradinaj, ka pohuar se është një mashtrim i krijuar për të lehtësuar heqjen e tarifave të larta që Kosova vendosi mbi mallrat serbe dhe boshnjake vitin e kaluar në shenjë hakmarrjeje për refuzimin e tyre të vazhdueshëm për të njohur pavarësinë e vendit.

“Ne nuk kemi nevojë për një Mini-Shengen me Serbinë si kryeqytet. Kjo është bërë për të hequr tarifën, një anashkalim për të hequr tarifën.”- tha ai.


Kjo provokoi një përgjigje të ashpër nga kryeministri shqiptar, i cili e quajti z. Ramush Haradinaj një “gënjeshtar”.

“Z. Haradinaj është një gënjeshtar që ka gënjyer përsëri, ai gënjen për shkak të injorancës ose me qëllim, unë nuk kam qenë në gjendje ta zbuloj këtë dhe nuk e planifikoj, por e vërteta është se ai është një gënjeshtar.“-tha z. Rama.

Deri në kohën kur do të mbahet samiti tjetër për krijimin e zonës Mini-Shengen, në Beograd në shkurt, ka të ngjarë që linja e ashpër Z. Haradinaj i cili dha dorëheqjen më herët këtë vit pas aktakuzës së tij nga gjykata e krimeve të luftës në Hagë. Kosova aktualisht është në proces të formimit të një qeverie të re pas zgjedhjeve në tetor, me Albin Kurti, një ish-udhëheqës studentor i cili drejtoi demonstrata jo të dhunshme kundër Serbisë në Universitetin e Prishtinës në vitet 1990 dhe më vonë vuajti dënimin dy vjet në burg nën akuzat për mashtrim, duke rrezikuar integritetin territorial të Jugosllavisë, që pritet gjerësisht të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit.

Albin Kurti , nga LVV kohët e fundit la të kuptohet se ai do të marrë një qasje të ndryshme për negociatat me Serbinë, duke thënë se negociatat me Serbinë nuk duhet të përqendrohen në territor por në të drejtat e qytetarëve dhe nevojave të komuniteteve.

Sidoqoftë,lideri  i LVV zt.Albin  Kurti i cili më parë ka mbështetur krijimin e një Shqipërie të Madhe, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën e ka minimizuar iniciativën Mini-Shengen duke sugjeruar që Tirana duhet së pari të përqëndrohet në një marrëveshje me Prishtinën.

Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja si dhe Moldavia janë tashmë pjesë e Zonës së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), e cila synon të lehtësojë lëvizjen e mallrave dhe tregtinë e lirë midis këtyre vendeve derisa ato të anëtarësohen në Bashkimi Europian.(Flori Bruqi)

****

Ndërsa  shkrimtari i mirënjohur nga Prishtina,akademik prof.Dibran Fylli në shkrimin e tij të botuar në "Floripress''
(dt.22.12.2019) me titull"AI QË NUK E NJEH DHE NDJENË TRAGJEDINË E KOMBIT TË VET, ËSHTË ARGATI ME I KEQ I MË TË KEQES"shkruan: :

"Edi Rama e solli në Durrës një kriminel, i cili le që i mohon krimet e shtetit të vet në Kosovë, por të parët e tij Durrësin e quanin “serpsko primorje”, por këtij narkomani duhet treguar shkurt e shqip, se ka kush e mbron popullin dhe trojet shqiptare, sepse ky njeri i sëmur psikik nuk ka të drejtën ta përfaqësoj as popullin e Kosovës e as të Shqipërisë. 

Populli është ai që duhet t’ia tregoi vendin këtij klushi të keq i cili po e sjell ujkun n’torishtë!

Një Kryeministër apo një lider shtetëror që nuk e mbron Kushtetutën e vendit të vet, ai është asgjë më shumë e as më pak se një tradhtar! (lexo neni 8 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë).

Edi Ramoviç, po t’i përkujtoi edhe njëherë sesa ishte çmimi i lirisë për popullin e Kosovës (kjo vetëm gjatë viteve 1997/1998/1999):

-Shtëpi të shkatërruara të popullatës shqiptare: 100.589

-Shkolla të shkatërruara me dokumentacion: 358

-Zyra të vendit: 71

-Shtëpi kulture: 30

-Biblioteka publike dhe shkollore: 93

-Objekte shëndetësore: 123

-Objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215

-Kisha katolike: 5

-Objekte ndihmëse - përcjellëse: 88.101.

Pasojat e luftës në njerëz, masakra të mëdha, vrasje e organizuar, madje edhe të familjeve të tëra gjatë periudhës janar 1998 - 12 qershor 1999:

-Të vrarë: 11.840 viktima nga Kosova,

-1.392 fëmijë deri në 18 vjeç.

-296 fëmijë deri në 5 vjeç.

-1.739 femra

-1.882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare.

-1.450 banorë ende janë të pagjetur.

-Janë dhunuar 20.400 femra shqiptare.

Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, nga Kosova ka pasur afro 1 milion refugjatët të dëbuar prej Kosove, gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-së. Vendosja e refugjatëve sipas shteteve ishte:

-443.300 ishin vendosur në Shqipëri;

-247.800 në Maqedoni,

 -69.300 në Mal të Zi;

-21.700 në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Pra, sipas të dhënave të sakta ishte një total prej 782.100.

Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475 refugjatë, duke përfshirë:

-13.639 në Gjermani,

-7.581 në Turqi,

 -5.829 në Itali,

-5.730 në SHBA, pastaj edhe në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael e vende tjera të botës...

Qysh kur është paralajmëruar takimi i liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor janë shfaqur pakënaqësi dhe kundërshtime të mëdha nga populli shqiptarë, sidomos nga popullit i shumëvuajtur dardanë, por kjo as që i bëri përshtypje një Kryeministri të sëmur psikik siç është Edi Rama dhe Compania e tij narkomane.

 Ky njeri i veshur herë si “kuller” e herë si “pasha”, herë me rroba të çuditshme e herë pa to fare, duhet ta dijë, apo e dinë fare mirë së Aleksandër Vuçiçi, që po i shtrëngonte dorën aq miqësisht, ka qenë planifikuesi i zhdukjes, në mos edhe ekzekutuesi i qindra mijëra shqiptarëve të Kosovës gjatë kohës së luftës. 

Edi Rama, ky psikopat i dalë “tefteri” si duket i ka humbë barabarja nga doza e tepruar dhe po bënë sikur po iu dhimbset Kosova, po iu dhimbset populli dardanë, por ja që këtij soji nuk i dhimbset askush, madje as nuk din të vlerësoi ata vëllezër që dje kur që nevoja, ndër të parët iu gjenden në krah për t’i ndihmuar e zbutur sado pak dhembjen...

Të gjitha këto, populli nuk i harron, ashtu siç nuk do t'i harron as ty!?', shkruan Fylli.





Edvin Kristaq  Ramës i mungon mbështetja ndërkombëtare, po kërkon një rrugë të vetën


Një tjetër samit i BE për Ballkanin Perëndimor është caktuar të mbahet në maj të vitit të ardhshëm në Zagreb. Zyrtarisht Këshilli i Evropës në tetor të 2019 -tës  vetëm e shtyu vendimin e tij për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. 

Vetoja e presidentit francez, Emmanuel Macron, thyerje e një premtimi solemn nga samiti i kaluar në qershor, shkaktoi tronditje në rajon dhe pothuajse në të gjithë Evropën. 

Veçanërisht në Gjermani kritikohet fakti, se me refuzimin e tij të ashpër BE ka humbur levën më të rëndësishme për të mbështetur reformatorët pro-perëndimorë në gjashtë vendet jo anëtare të BE në Evropën Juglindore. 

Shumë shpresojnë se Samiti i Zagrebit në maj  të 2020 -tës mund ta rishikojë vendimin e tetorit të 2019-tës , por shpresa është e dobët.

Një Komision i ri Evropian do të përgatisë samitin, dhe raporti i tij bie nën kompetencën e Komisionerit të ri të Zgjerimit, Olivér Várhely. 

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, politikat e të cilit Várhely gjithmonë i ka mbështetur, mbron me forcë zgjerimin e BE në juglindje, por me një agjendë krejt tjetër nga Gjermania.

Viktor  Orbán nuk preokupohet për demokracinë në shtetet e Ballkanit, përkundrazi: ishte ai që shpëtoi nga burgu ish kryeministrin autoritar dhe të korruptuar të Maqedonisë së Veriut. 

Sa më shumë përpiqet Hungaria për Ballkanin, aq më i madh bëhet skepticizmi në Francë, në Hollandë, por edhe në Gjermani. 

Frika është se Hungaria po përdor shtetet e Evropës Juglindore vetëm për të krijuar zonën e saj të ndikimit dhe për të mbajtur larg refugjatët nga Siria.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...