Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/26

Gjykata Kushtetuese në Turqi ka thënë se bllokimi i qasjes në enciklopedinë online, Wikipedia


Bllokimi i Wikipedia-s në Turqi përbën shkelje të lirisë së shprehjes
Bllokimi i Wikipedia-s në Turqi përbën shkelje të lirisë së shprehjes
Ky vendim hap rrugën për largim të kufizimit të kësaj faqeje, e cila është vënë më 2017 për shkak të teksteve në të cilat Turqia akuzohej për lidhje me organizata terroriste.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu ka thënë se vendimi i gjykatës është miratuar me një shumicë prej 10 votave.

“Gjykata Kushtetuese ka vendosur se janë shkelur të drejtat në rastin tonë për Wikipedia”, ka thënë një avokat që përfaqëson këtë trup, përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.


Përfaqësues të gjykatave nuk kanë komentuar vendimin.

Kjo faqe ishte bllokuar në prill të vitit 2017 kur një vëzhgues i telekomunikimeve ka cituar një ligj që ka lejuar kufizimin e qasjes, me arsyetimin se ajo përbën kërcënim për sigurinë kombëtare.

Kur do të ndodh takimi kokë më kokë i dy politikanëve që urrejnë njëri-tjetrin?



I pari i shtetit, i propozon Kuvendit kandidatin për kryeministër, mirëpo, kjo pasi që fillimisht konsultohet me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë.


Kur do të ndodh takimi kokë më kokë i dy politikanëve që urrejnë njëri-tjetrin?

Mediet e kanë  pyetur Zyrën e Presidentit se kur Hashim Thaçi do të nisë konsultimet me Albin Kurtin, të nominuarin për kryeministër, por të njëjtit nuk ende kanë kthyer përgjigje.

Dy politikanët që urrejnë njëri-tjetrin ende nuk dihet se kur do të takohen saktësisht.

Por një gjë dihet me siguri: Kandidati për kryeministër, në këtë rast, Albin Kurti jo më vonë se 15 ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e qeverisë së re para Kuvendit të Kosovës, dhe kërkon miratim nga ana e Kuvendit.


Nëse kjo nuk ndodh Kushtetua e parasheh hapin e radhës

“Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë”, thuhet në Kushtetutë.

“Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre”, thuhet në nenin 95 të Kushtetutës.


Ndryshe Albin Kurti dhe Isa Mustafa ende nuk janë dakorduar për marrëveshjen e bashkëqeverisjes.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur pas konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.


Albin Kurti: Vepruam ndryshe – sigurisht se do të takohemi me Isa Mustafën
Siç ka thënë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, kanë vepruar ndryshe nga herat e kaluara dhe nuk e kanë zvarritur procesin e konstituimit të Kuvendit.

Kreu i VV’së ka thënë se me siguri që do të takohet me Isa Mustafën duke potencuar se janë në kontakt të rregullt.


“Do ti kalojmë pengesat dhe do të kemi qeveri të re ashtu qysh patëm Kuvend të ri. Jemi në kontakt të rregullt. Sigurisht që do të kemi takime, bashkëpunim e takime”, është shprehur kreu i VV’së.

Ndërkohë për propozimin dhe zgjedhjen e Glauk Konjufcës në postin e kryetari të Kuvendit, Kurti ka thënë se një gjë e tillë s’ka qenë befasi.

“Po shikoni unë nuk e di kush sa ka qenë në dijeni. Por nuk besoj se ka qenë befasi”.

Amerika uron Konjufcën, ka një kërkesë urgjente për aLBIN Kurtin dhe Isa Mustafën


Ambasada Amerikane në Prishtinë ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e Glauk Konjufcës, Kryetar të Kuvendit.
Amerika uron Konjufcën, ka një kërkesë urgjente për Kurtin dhe Mustafën

Përmes një njoftimi, nga ambasada kanë kërkuar nga lideri i LVV-së, Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa që të punojnë që sa më shpejtë të krijohet qeveria e re.

“Ambasada e SHBA-së mirëpret konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe uron kryetarin Glauk Konjufca dhe anëtarët e tjerë të kryesisë së Kuvendit”.


“Ne inkurajojmë liderët politikë që menjëherë të formojnë qeverinë e re, e cila duhet të angazhohet për të përmbushur premtimet e dhëna për votuesit. Ne mezi presim që të punojmë me qeverinë e re në çështjet e ngutshme që lidhen me paqen, drejtësinë dhe prosporitetin”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Bashkimi Europian ditë më parë ka kërkuar që sa më shpejt të bëhet konstituimi i Kuvendit. Kërkesë kjo që e kanë mbështetur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

ZAKONET QË ULIN NIVELIN E INTELIGJENCËS TE NJERËZIT


Edhe pse në pamje të parë duket se nuk kanë asnjë lidhje me inteligjencën, është vërtetuar shkencërisht se zakonet e përditshme megjithatë kanë një efekt të madh në qelizat e trurit.

Zakonet që ulin nivelin e inteligjencës te njerëzit

Shumica prej nesh i zbaton këto zakone çdo ditë. Ato janë të lidhura me stilin e jetës dhe studimet kanë treguar se aktivitete të caktuara që një person i përsërit sistematikisht, ndikojnë në aftësitë e tij njohëse.
Zakonet që ulin nivelin e inteligjencës te njerëzit


Konsumi i yndyrës së ngopur

Këto yndyra gjenden në produktet e qumështit dhe mishin yndyror. Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ushqime të tilla ndikojnë negativisht në sistemin kardiovaskular, pasi rrit nivelin e “kolesterolit të keq” në gjak, gjë që dëmton sistemin e gjakut.


Si rezultat, qarkullimi normal i gjakut i një personi është i dëmtuar, gjë që çon në mungesë të oksigjenit në tru dhe ngadalëson funksionimin e tij.

Për më tepër, shumë procese të tjera të sistemit nervor qendror shqetësohen, duke ndikuar në gjendjen mendore dhe duke shkaktuar shfaqjen e emocioneve negative siç është trishtimi.

Multi-tasking


Neurokirurgu Earl Miller nga Instituti i Teknologjisë në Massachussets kreu një studim duke u përqendruar në efektet e trurit të njeriut në mënyrën e shumë detyrave.

Rezultatet tregojnë se truri i njeriut nuk mund të funksionojë siç duhet në kushte të ngarkimit të shumëfishtë. Duke marrë parasysh shkallën e ndikimit të multi-taskingut në nivelin e inteligjencës, kostoja është shumë e lartë.

Shikoni tepër TV


Shikimi i TV është mënyra më e lirë dhe më e lehtë për të lehtësuar veten tuaj dhe për t’u çlodhur, pasi shikimi i një programi nuk kërkon ndonjë përpjekje fizike apo mendore. Sidoqoftë, pasojat e kësaj mund të jenë shumë serioze, transmeton KosovaPress.

Zakoni i të ulurit para një ekrani blu për një kohë të gjatë zvogëlon nivelin e inteligjencës. Si rezultat, jo vetëm që bëheni një vëzhgues pasiv, por funksioni juaj i trurit është i dëmtuar.


Mungesa e gjumit

Gjumi i mirë është një nga zakonet më të mira që kontribuon në funksionimin normal të trurit. Pas kësaj, personi ndjehet i pushuar, plot energji dhe më i përgatitur për ditën e re.

Studimet tregojnë se njerëzit që nuk flenë mjaft shpejt lodhen, bëjnë më shumë gabime dhe karakterizohen nga paqëndrueshmëri emocionale në rritje. Ata janë më irritues dhe kanë tendencë të mërziten në shqetësimin më të vogël.

Mos e nënvlerësoni fuqinë e një gjumi të mirë. Hulumtimet tregojnë se përmirëson ndjeshëm kujtesën.

Futja e një sasie të madhe sheqeri në trup

Një pjesë e madhe e sheqerit gjithashtu ndërhyjnë në funksionimin normal të trurit.

Studimet në Universitetin e Kalifornisë Los Anxhelos kanë treguar se nëse një person konsumon sasi të mëdha sheqeri për 6 javë, ata kanë vështirësi në përpunimin dhe ruajtjen e informacionit.

Fakti që demenca është më e zakonshme te njerëzit me diabet, nuk është rastësi.

SHKENCËTARËT PARALAJMËROJNË: NJERËZIMI KËRCËNOHET NGA VALËT EKSTREME TË NXEHTËSISË


Valët e mëdha të nxehtësisë po marrin një numër të madh në vendet e pasura dhe të varfra.

Shkencëtarët paralajmërojnë: Njerëzimi kërcënohet nga valët ekstreme të nxehtësisë

Shkencëtarët paralajmërojnë: Njerëzimi kërcënohet nga valët ekstreme të nxehtësisë

Sipas Indeksit Global të Rrezikut të Klimës, botuar nga Qendra Kërkimore Ekologjike Jerman Woch, Japonia ishte vendi më i prekshëm në vitin 2018 dhe u godit nga nxehtësia ekstreme e verës, shirat e dendur dhe tajfuni më i fortë në një çerek shekulli, njofton Reuters.

Gjermania, një vend tjetër i industrializuar, ishte në vendin e tretë pasi përjetoi periudhën më të nxehtë nga prilli deri në korrik, duke çuar në vdekjen e më shumë se 1.200 njerëzve dhe thatësirës së madhe në vitin 2018.

India, e renditur në vendin e pestë, u godit nga valët më të gjata të nxehtësisë, e cila solli mungesë uji, rendimente të dobëta të korrave dhe rrëmujë, dhe u ekspozua ndaj përmbytjeve dhe cikloneve monsunike.


Në vitin 2018, 138 njerëz humbën jetën dhe më shumë se 70,000 u shtruan në spital për shkak të një valë të fortë të nxehtësisë së verës në Japoni.


Në të gjithë Evropën, shkencëtarët llogaritin se valët e nxehtësisë ekstreme tani janë deri në 100 herë më shumë të ngjarë se një shekull më parë.

Raporti thotë se ndikimi i valëve të nxehtësisë në vendet afrikane mund të nën-përfaqësohet për shkak të mungesës së të dhënave.


Stuhi të forta, ndërkohë, shkatërruan Filipinet në vitin 2018, duke u renditur e dyta në indeksin e rrezikut të klimës, me tajfunin Mangat duke shkaktuar humbje të mëdha.

Madagaskari renditet në vendin e katërt pasi 70 njerëz vdiqën në dy ciklonet dhe 70,000 u detyruan të iknin nga shtëpitë e tyre.

Në Kenia dhe Ruanda, të cilat përkatësisht u renditën në vendin e shtatë dhe të tetë, shirat sezonalë ishin shumë më të bollshëm se zakonisht, duke shkaktuar përmbytje, të cilat shkatërruan shtëpi dhe bagëti dhe nxitën fillimin e sëmundjeve

TRANSPLANTIMI I KOKËS MUND TË KRYHET DERI NË VITIN 2030

Transplantimi i kokës mund të kryhet deri në vitin 2030


Bruce Matthew, ish drejtor i neurokirurgjisë në spitalin e Universitetit Hall, beson se kirurgët nuk do të mund ta transplantojnë vetëm kokën njeriut, por se do të duhet ta transplantojnë edhe gjithë palcës së kurrizit në trup tjetër.

Deri tani disa shkencëtarë, të cilët janë përpjekur ta kryejnë transplantimin e kokës, kryesisht janë fokusuar në metoda të cilat e prishin palcën kurrizore, idenë, të cilën dr. Matthew i cili ka kryer në më shumë se 10.000 operacione, e quan “shumë qesharake”.


Por ky kirurg pretendon se avancimi në neurokirurgji, robotizim dhe transplantim të qelizave amë do të thotë se është e mundur që përsëri të përforcohet e gjithë palca e kurrizit me kokën gjegjëse në trup tjetër. Parashikohet se kjo mund të ndodhë edhe para vitit 2030.


“Në fillim e kishim për qëllim vetëm ta diskutojmë këtë dhe të bisedojmë për këtë ide e cila në “topin e parë” na është dukur si marrëzi, por atëherë kam kuptuar se në të vërtetë nuk është aq marrëzi. Nëse e transplanton trurin dhe mbani trurin dhe palcën e kurrizit bashkë, kjo në të vërtetë nuk është e pamundur. Trurin duhet ta mbani të ngjitur me palcën e kurrizit. Mendimi që kjo bëhet ndryshe, është shumë qesharake. Momentalisht mund të ngjitni një apo dy nerva, por duke falënderuar robotizimit dhe inteligjencës artificiale së shpejti këtë mund të bëjmë edhe me 200 nerva. Është e qartë se është shumë vështirë të nxirret palca e kurrizit pa dëmtime, na duhet një sërë aftësimesh, por besoj se kjo është e mundur të kryhet në 10 vjetët e ardhshme”, ka thënë Matthew.

Edhe pse kjo metodë nuk do t’iu ndihmonte atyre të cilët kanë lëndime të kurrizit, ajo do të ndihmonte personave me sëmundje degjenerative të muskujve.

Matthew ka thënë se ende ekzistojnë dyshimet rreth asaj se sa do të mund të integrohen pjesët e transplantuar me aq ADN të personave tjerë dhe se ndoshta do të duhet të barten edhe bakteret nga zorrët. Ai beson se me transplantimin e qelizave amë mund të pengohet refuzimi eventual i indeve...

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...