Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/29

Po ti si thua?


Paketa Anti-shpifje votohet të enjten në parlament, çfarë duhet të bëjnë gazetarët

Qeveria socialiste  e Shqipërisë është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje”e cila kalojë në Kuvend në 19 dhjetor 2019. 

Kjo paketë,  synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë. 

Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative. 

Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake news”, bllokohet për një vit

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë kundër paketës anti-shpifje: Është guri i themelit për një regjim jodemokratik

KOSOVË- Paketa anti-shpifje ka hasur në kundërshtimin e spektrit të gjerë në Shqipëri, si në media dhe në politike. Por sot ka ardhur një reagim dhe nga disa organziata të shoqërisë civile dhe mediave në Kosovë, të cilat shprehen se mbështesin lirinë e shprehjes në Shqipëri dhe të gjithë kolegët e tyre që po luftojnë kundër censurës.

Në një deklaratë të përbashkët këto organizata shprehet se asnjë nga vendet e BE nuk ka sistemtin që po propozon qeveria shqiptare kundër mediave. “Këto projektligje mund të kthehen në një gur themeli për një regjim jodemokratik. Për sa më sipër, organizatat e mëposhtme, mbështesin organizatat shqiptare dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe i kërkojnë Qeverisë së Republikës së Shqipërisë të tërheqë projektligjet”, shtohet më tej.
Featured image of article: Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë kundër paketës anti-shpifje: Është guri i themelit për një regjim jodemokratik


DEKLARATA E PLOTË

Ne, organizatat e shoqërisë civile të Kosovës, Me shqetësimin për rrezikun që i kanoset lirisë së shprehjes në Republikën e Shqipërisë, vërejmë sa më poshtë: Qeveria e Shqipërisë ka propozuar krijimin e një regjimi të kontrollit administrativ të medias online me supozimin se dëshiron të “disiplinojë” median online. Ky është një kuadër regullator i papreçedent për botën demokratike dhe lirinë e shprehjes. Asnjë prej vendeve anëtare të Bashkimit Europian nuk ka sistem të tillë.

Sipas organizatave shqiptare dhe ndërkombëtare të lirisë së medias, këto projektligje nuk duhet të miratohen, sepse cënojnë liritë themelore të njeriut duke vendosur presion të papërshtatshëm mbi mediat përmes dhunës financiare disproporcionale të imponuar në rrugë jashtëgjyqësore. Sipas një deklarate të organizatave të medias, këto projektligje mund të kthehen në një gur themeli për një regjim jodemokratik. Për sa më sipër, organizatat e mëposhtme, mbështesin organizatat shqiptare dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe i kërkojnë Qeverisë së Republikës së Shqipërisë të tërheqë projektligjet.

“Censura dhe vet-censura në Shqipërinë komuniste”.

 Kjo temë bëri bashkë në Akademinë "Marubi" artistë të zhanreve të ndryshme. Arkitekti dhe piktori Maks Velo solli nëpërmjet rrëfimit të eksperiencës së tij personale, se si ndikonte regjimi asokohe tek artistët. Që në krye të bisedës, Velo u shpreh, se që të ekzistojë censura duhet që të ekzistojë liria e krijimit. Censura edhe auto-censura për të janë një kufizim i lirisë së krijimit, që në atë periudhë nuk ekzistonte.

“Liria e krijimit është procesi ku kryhet fekondimi i artit të vërtetë. Realizmi socialist i kastronte artistët pastaj i linte të lirë në jetë. Por nuk mundet që t’i kërkosh një eonuku, përse nuk lind fëmijë, se nuk ka spermë. Realizmi socialist i mungonte sperma artistike edhe nuk kishte sesi të bënte vepra arti... Pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, ne të burgosurit prisnim se ku do të dilte Enver Hoxha për herë të parë. Po e prisnim. Doli tek Galeria e Arteve me artistët. Për këtë janë fotot. Pse e theksoj këtë? Enver Hoxha i kishte artistët, Lidhjen e Artistëve, si peshqir për të lartë duart me gjak. Atje i lau duart, tek Lidhja e Artistëve”, shprehet ndër të tjera Maks Velo.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=80&v=9YpbfJpZkDU&feature=emb_title

Censura e heshtur ushqen spiralen e mosndëshkimit



Vjosa Gërvalla

Kur flitet për të drejtat e lirisë së shprehjes, menjëherë kërkojmë ndihmë apo mbështetje pranë Deklaratës Universale të Drejtave të Njeriut (UDHR), sepse liria e shprehjes nuk është vetëm e rëndësishme në vetvete, por gjithashtu thelbësore për ushtrimin e të drejtave të tjera të njeriut.
Në nivelin personal liria e shprehjes mbetët thelbësore për zhvillimin dhe dinjitetin e çdo individi. Falë kësaj lirie, individët janë në gjendje të kuptojnë më mirë mjedisin e tyre dhe shoqërinë në të cilën jetojnë. Falë kësaj lirie ata mund të shkëmbejnë lirisht idetë dhe informacionet e ndryshme të përditshmërisë së tyre. Fuqizimi i lirisë së shprehjes ndërton një shoqëri paqësore, në të cilën shkëmbehen lirisht të gjitha informacionet në lidhje me mjedisin e tyre. Prandaj edhe pohohet se niveli i lirisë së shprehjes tregon pashmangshmërisht për cilësinë e një shoqërie. Ajo tregon gjithashtu sa ndihen të sigurt dhe të respektuar shtetasit kur shprehin mendimin e tyre. Pa dashur të analizoj çështjen e rëndësisë së lirisë së shprehjes për një popullatë, dua të cek se kjo liri bëhet edhe më thelbësore kur bëhet fjalë për përmirësimin e cilësisë së qeverisjes dhe progresit qoftë ekonomik apo social të një vendi.

Në një demokraci niveli i debatit të lirë në dhe ndërmjet personave me ide fetare të ndryshme zbulon pikat e forta dhe dobësitë e një shoqërie. Pavarësisht ndjeshmërisë së temës, siç mund të jetë ekstremizmi fetar, cenimi i lirisë së mendimit dhe shprehjes në lidhje me fe nuk mund të jetë e pranueshme nga një shoqëri. Nëse të gjithë mund të shprehin atë që mendojnë pa frikë dhe nëse mediet janë të lejuara të raportojnë se çfarë po zihet në një shoqëri, atëherë shpresa për një zhvillim të mirëfilltë shpëton.

Pra, i ashtuquajturi “treg i ideve apo opinioneve” duhet të mbetët i hapur, pavarësisht rrethanave dhe kurtheve ekstremiste. Me trajtimin e lirshëm të dukurive politiko-fetare dhe pasojat e tyre qoftë pozitive apo negative, mediet kontribuojnë në artikulimin dhe ndriçimin e tyre. Ato gjithashtu lejojnë gazetarët dhe aktivistët të nxjerrin në pah çështjet që lidhen me të drejtat e njeriut dhe shkeljet e të drejtave të njeriut dhe shtyn bindjen e qeverisë për të ndërmarrë veprime përkatëse.
Për të gjitha këto arsye, liria e shprehjes dhe liria e informacionit janë të njohura nga komuniteti ndërkombëtar si të drejtat themelore të njeriut që duhet mbrojtur po aq sa çështjet kombëtare.

E drejta e lirisë së shprehjes nuk mund të vlejë vetëm kur informacionet apo idetë në përgjithësi konsiderohet se janë të dobishme apo të sakta për një grup. Ajo gjithashtu përfshin temat e ndjeshme apo tronditëse. Fakti i thjeshtë se ajo pengon një pjesë të shoqërisë dhe se konsiderohet e pasaktë nga një pjesë e shoqërisë, nuk mund të justifikojë censurën.

Pothuajse të gjithë i drejtohen medieve (të cilët nganjëherë konsiderohen nga politologët si një organ mbikëqyrës publik) për të kuptuar më mirë dukuritë e shoqërisë së tyre. Prandaj, edhe albinfo.ch luan një rol kyç në ushtrimin e lirisë së informimit dhe lirisë së shprehjes. Me paraqitjen e dosjes së saj “Kurthi i xhihadit”, albinfo.ch është ballafaquar me ngurtësinë e disa familjeve të prekura nga ky fenomen, të cilat flasin për frikën e tyre nëse u tregojnë medieve rrethanat në të cilat djali, vajza apo vëllai i tyre ka rënë peng i mekanizmave të rekrutimit të xhihadit. Me trajtimin e një dosjeje të tillë, në dy meomente, albinfo.ch u detyrua të veprojë në kundërshti me politikën redaksionale të sajë (për sigurinë e disa kolegëve). Kjo dëshmon dhe vë në pah se censura e heshtur mbretëron në lidhje me këtë fenomen. Pasoja? Kufizimi i çdo forme ndikimi apo veprimi të shoqatave, qeverive dhe opinionit vendor. Familjet e prekura nga ky fenomen duket të jenë të shtypura seriozisht nga tirania e mendimit, e paragjykimit dhe e përjashtimit të tyre nga shoqëria.

Shtypi mbetët një nga burimet më të vjetra dhe më të përhapura kur bëhet fjalë për informacionin dhe debatin. Në qoftë se një shoqëri pranon kufizimin e saj, atëherë cenimi i heshtur i pavarësisë së mendimit dhe besueshmërisë bëhet i pashmangshëm.

Censura të tilla ushqejnë në afat të mesëm një spirale të mosndëshkimit si dhe në afat të gjatë, pse jo edhe sulmet e dhunshme kundër individëve, të cilët përpiqen të vënë në pah dukuritë shqetësuese të një shoqërie. Pra, të mos anashkalohet debati rreth lirisë së shprehjes, sidomos kur bëhet fjalë për zhvillimet ekstremiste/radikal në gjirin e një shoqërie, një luftë e heshtur që duhet të përditësohet rregullisht si kusht i fuqizimit të një demokracie.

Piter Pomerancev: Në botën e post-fakteve e ardhmja zhduket



Питер Померанцев: Демагозите и популистите на гледачот му нудат непријатели, заговори или имигранти како непријатели. Фото: СПФМ

 “Verifikimi i fakteve kundrejt lajmeve të rrejshme”


....Me të vërtetë më vjen keq që nuk mund të jem me ju sot. Për fat të keq, gjithë familjen time e kapi fruthi dhe unë jam i vetmi që mund të kujdeset për tre fëmijët tonë. Mirëpo, më lutën që t’ju flas për idenë e gazetarisë në epokën e post të vërtetës. Post e vërteta, siç ndoshta shumica prej jush e dini, është një fjalë e re, aktuale, që është futur në fjalorin e Oksfordit, dhe nuk ka të bëjë vetëm me gënjeshtrat, por (nuk kuptohet) edhe me diskursin në të cilin faktet nuk janë të rëndësishme, në të cilin liderët sikurse Vlladimir Putini ose Donald Trampi nuk thonë gjëra që janë shumë të pavërteta dhe nuk përpiqen t’u bindin se e flasin të vërtetën, mirëpo thonë se faktet nuk janë të rëndësishme. Ata gënjejnë haptazi dhe nuk turpërohen për këtë. Nuk ata nuk ndjehen keq kur u bëhet e qartë kjo, ata vetëm, e dini, demantojnë se ndonjëherë kanë thënë diçka ose edhe më shumë e mbrojnë atë që e kanë thënë, si duket nuk është me rëndësi.

Që ta kuptojmë se si të veprojmë në këtë botë të re, të çuditshme duhet ta shohim historinë e propagandës së gazetarisë dhe ta shohim se si erdhëm deri këtu. Jo vetëm ta shohim simptomën, por edhe të përpiqemi t’i kuptojmë shkaqet për këtë situatë. Le të kthehemi disa dekada më pas, në Luftën e ftohtë. Gjatë Luftës së ftohtë, të dyja palët kanë gënjyer veçanërisht sovjetët kanë qenë të njohur për gënjeshtrat e mëdha për shoqërinë e tyre. Mirëpo, ata kanë tentuar të shtirren se gënjeshtrat e tyre në fakt janë të vërteta. Domethënë, sovjetët trillonin shumë gënjeshtra për atë se si ekonomia e tyre lulëzon, mirëpo të gjithë mund ta shihnin se e kundërta ishte e vërtetë, mirëpo ata kanë tentuar, së paku në letër, të bëjnë të duket sikur u shkon shumë mirë. Ka një anekdotë të njohur në Bashkimin Sovjetik – “ne shtiremi se punojmë, e ata shtirren se na paguajnë”. Fjala kyçe këtu është “shtirret”. Të gjithë janë shtirur, kanë tentuar të dëshmojnë diçka. Mirëpo, mendoj se kjo nuk është e rastësishme. Mendoj se gjatë Luftës së ftohtë, të dyja palët, edhe kapitalistët demokratë edhe komunistët, në një farë mënyre kanë qenë pjesë e traditës së ndriçimit, të dyja palët kanë tentuar të dëshmojnë se vizioni i tyre për botën, vizioni i tyre për përparimin është më i mirë, se komunizmi ose marksizmi shkencor janë vizioni i vërtetë për të ardhmen, shkencore ose racionale.



FAKTET JANË PJESË E BISEDËS PËR PËRPARIMIN

Pra, ju duheshin argumente që ta dëshmoni këtë. Ju duheshin fakte që ta dëshmonit se shkoni diku. Në përgjithësi, faktet nuk janë gjë shumë e këndshme. Faktet thonë se do të vdisni, faktet tregojnë se nuk jeni shumë të bukur, se keni peshë të tepërt, se bashkëshortja u ka lënë ose jo. Mirëpo, (nuk kuptohet) sidoqoftë. Faktet janë të nevojshme kur përpiqeni të arrini diku, kur përpiqeni të ndërtoni shtëpi të re ose shoqëri të. (nuk kuptohet) Lufta e ftohtë përfundon, dhe në njëfarë mënyre e keni fundin e historisë, mirëpo fundi i historisë megjithatë është ide për të ardhmen, tashmë ka një të ardhme, një farë versioni të demokracisë liberale, të globalizimit, dhe ne një farë mënyrë të gjithë ne shkojmë atje, pastaj e kemi revistën “The Economist”, si një lloj vizioni për atë se ku duhet të shkojmë, me Bashkimin Evropian, me lëvizjen e lirë të njerëzve, të fuqisë punëtore, të mallrave dhe ideve. Dhe njerëzit përpiqen ta dëshmojnë se janë duke shkuar atje. Po, se bëhen më të pasur.

Madje edhe Rusia, e cila tentoi ta minojë gjithë sistemin nga brenda (nuk kuptohet), duke thënë jozyrtarisht “ne jemi duke u bërë pjesë e ardhmërisë më të madhe të globalizuar”, dhe kryetari Medvedev, ky ishte përafërsisht mesazhi. Ata deshën të bëjnë një rrugë të tyre të çuditshme sovrane, mirëpo megjithatë kishte një ide ata shkojnë një drejtim të caktuar, me atë që, anëtarësimi në BE gjithmonë ka qenë drejtimi drejtë të cilit duhet shkuar. Domethënë kishte një ide për të ardhmen, e cila tashmë nuk ishte aq konkurrente, mirëpo ekzistonte, prandaj, njerëzit vazhdonin të bisedonin për shoqëritë e tyre, se në fakt kanë pasur zgjedhje të lira dhe të drejta, madje edhe atëherë kur kanë qenë të kurdisura, sikurse në rastin e Rusisë, ose se ekonomia e tyre është duke u përmirësuar.

Tani, pas krizës së vitit 2008 dhe pas, supozoj, luftës në Irak, kjo ide për ardhmërinë, ardhmërinë e globalizuar, ardhmërinë e demokracisë liberale, demokracisë liberale globale, sikur dobësohet dhe më nuk është tërheqëse për një numër të madhe njerëzish. Mirëpo, ndodh e kundërta, kjo fillon të duket e rrezikshme dhe shumë shqetësuese, derisa ideja për të ardhmen të mos zhduket krejtësisht nga diskursi publik. Kjo është shumë e fuqishme në Rusi, pasi Kremlini, pasi Putini erdhi përsëri në pushtet në vitin 2012, ai e eliminon çdo lloj diskursi për të ardhmen, dhe e zëvendëson atë me fantazi të nostalgjisë, të perandorive të humbura. Në Amerikë, Donald Trampi nuk flet për të ardhmen, por thotë “Ta bëjmë Amerikën madhështore përsëri”, ndërsa në Britani e kemi Brekzitin. Të gjitha këto janë ide që fitojnë shtytje nga nostalgjia, dhe vetë nostalgjia për nga natyre e saj është një ëndërr sikur realiteti virtual, ajo është një impuls joracional, një mënyrë joracionale e diskutimit. Ideja për të ardhmen është ajo që zhduket, dhe kur të zhduket ajo, faktet duhet t’i kthehen kësaj ideje, pasi faktet janë pjesë e bisedës për të ardhmen, për përparimin, për të arritur diku. Nëse nuk përpiqeni të arrini diku, atëherë nuk ju duhen fakte që të dëshmoni se jeni duke shkuar atje.



ÇKA PAS HYRJES NË BE?

Kur flasim për botën e post-fakteve, në fakt flasim për botën ku ideja për të ardhmen është zhdukur, ku ideja për përparimin është zhdukur. Mund ta shihni se kjo është shumë e fuqishme në Evropën Lindore. Përderisa vendet e Evropës Lindore… tani Qendrore, sikurse Polonia ose Hungaria, (nuk kuptohet) kishin ide të qartë për të ardhmen, të hyjnë në BE, ato kishin një diskurs të shëndoshë dhe racional politik ku faktet ishin të rëndësishme. Ato duhej të dëshmojnë se i reformojnë ministrisë e tyre, se janë duke e respektuar legjislacionin e Bashkimit Evropian (acquis communautaire) që të hyjnë në BE. Pasi u futën në BE, ideja për të ardhmen u zhduk, pasi që problemi me BE-në qëndron aty se procesi i hyrjes është një proces i shkëlqyeshëm, mirëpo pasi të jeni futur, nuk është e qartë se çka duhet të bëni pastaj. Me hyrjen në BE ideja për të ardhmen zhduket, dhe pastaj paraqiten politikanë konspirativë, nostalgjikë, post-fakt politikanë, sikurse Kaçinski ose Orban.

E tani si është kjo e lidhur me gazetarinë, për shkak se një pjesë e pyetjes këtu ka të bëjë me filozofinë politike dhe, e dini, gazetaria nuk duhet të futet aty. Mendoj se ndoshta deri diku, vetëm për kolumnistët ose gazetarët e ideve apo ndoshta politika redaktuese e ndonjë gazete apo stacioni televiziv mund t’i kushtohet gjetjes së mënyrës për përparimin e shoqërisë. Mirëpo, e dini se jo të gjithë gazetarët mendojnë për këtë kur zgjohen në mëngjes, e dini se ne bëjmë tregime, me vite të tëra kam bërë filma dokumentarë, dhe nuk zgjohem në mëngjes duke menduar për të ardhmen, mendoj për storjen time, kjo është një gjë shumë praktike. Mirëpo, mendoj se ka të bëjë me punën e përditshme, praktike të tregimit të storjeve në gazetari. Mendoj se ka të bëjë me atë se ku e vendoni veten tuaj në raport me lexuesin. Nëse lexuesit tuaj i flisni me nënçmim, ju në fakt nuk i ndihmoni ati të arrijë diku, në qoftë se thjesht e bëni këtë, apo bëni gazetari të balancuar, që sipas mendimit tim janë gjepura të kota, të stilit, për shembull pesë minuta për Hitlerin dhе pesë minuta për hebrenjtë, dhe në qoftë se kjo është gazetari e balancuar, atëherë ju nuk i ndihmoni lexuesit të arrijë diku.



GAZETARIA TË BËHET RELEVANTE

Mendoj se ka mënyrë për të qenë gazetar, duke bërë hulumtime, kritika, e dini, të pushtetit, për të qenë rigorozë dhe të udhëhequr nga faktet, duke e vendosur veten në raport ndryshe me shikuesin duke i kuptuar në mënyrë të vërtetë storjet për të cilat kanë nevojë shikuesit që të përparojë në jetën e tij/saj, duke u bërë (nuk kuptohet) mik me shikuesin dhe duke u përpjekur që ta kuptojnë se, për shembull, një storje për reformën e tatimeve, se si ajo do të ndikojë personalisht mbi ta, kush janë ata që përpiqen t’ua bëjnë jetën mjerim duke mos i reformuar tatimet dhe si ata mund të shkojnë përpara në arritjen e reformës më të mirë tatimore. Një lloj i gazetarisë, e cila ndoshta nuk bëhet aktivizëm, mirëpo ndoshta (nuk kuptohet) ndonjëherë si një aktivist, mirëpo ajo që është më me rëndësi, e merr pozitën e shikuesit dhe u ndihmon atyre të ecin përpara në jetën e tyre. Për disa njerëz këto janë “lajme konstruktive”, “lajme të bazuara në zgjedhje”, mirëpo janë mënyrë për t’u bërë relevant dhe për t’i rikthyer faktet në bisedë, për shkak se kur përpiqeni të dëshmoni diçka, përpiqemi t’i ndihmojmë lexuesi të ecë përpara, atëherë faktet bëhen përsëri të rëndësishme.

Ky është mendimi im për atë se si gazetaria duhet të ndryshojë dhe të përshtatet, të ndryshojnë me të vërtetë shumë ide që ndërlidhen me shërbimin publik, radiodifuzionin. Në Britani, BBC-ja gjithmonë ka qëndruar anash, kjo ka qenë gjithmonë pozita e saj, dhe mendoj se kjo duhet të përfundojë. Mendoj se me të vërtetë duhet të kuptohet shikuesi, të kuptohet audienca dhe t’u ndihmohet atyre që të kalojnë nëpër mjegull dhe nëpër konfliket që gjenden përpara tyre. Atëherë bëheni relevantë për ta, dhe atëherë mund ta riktheni bisedën e vërtetë të udhëhequr nga faktet, dhe ta merrni hapësirën në të cilën deri atëherë kanë vepruar demagogët dhe populistët, për shkak se në momentin kur ata thonë se janë në anën e shikuesit, ata nuk ofrojnë zgjidhje, ata i ofrojnë atij armiq, ata ofrojnë konspiracione, ose emigrantët si armiq, që ta bëjnë shikuesin të ndjehet mirë në njëfarë mënyre. Atë që e bëni ju është diçka tjetër, ju akoma jeni gazetarë, akoma kritikoni, akoma hulumtoni, akoma tregoni storje, mirëpo mendoni nga një këndvështrim pak më ndryshe. Sidoqoftë, le ta diskutojmë këtë ide.

Mediet e robëruara: Censura e zbulon të vërtetën


censura2_thumb
“Censura nuk përfundon asnjëherë. Ajo gjithmonë mbetet e fshehu”, thotë një plakatë nga fushata e organizatës braziliane të lajmeve. Kjo ndoshta është kështu në Brazil. Ka vende ku edhe nuk ka nevojë të fshehet. 

Goditja më e turpshme për gazetarinë profesionale është ajo kur për çdo ditë redaktorët shkruajnë demante për lajmet që nuk i kanë publikuar.

Shkruan: Еroll Rizaov

Jetoj dhe punoj si gazetar në kohë të absurdeve kur në mediet e robëruara censura në mënyrën më të mirë e pasqyron të vërtetën. Kjo është periudha më e turpshme e gazetarisë në këto katër dekada që kur jam futur në këtë profesion, pothuajse njësoj në të dy sistemet shoqërore-ekonomike dhe politike. Osea ta them më thjeshtë, harxhova 20 vite të jetës duke e kritikuar njëmendësinë dhe komunizmin dhe 20 vite të tjera shkuan për shpresat e tradhëtuara nga kapitalizmi dhe marrëzia.

Së bashku me disa kolegë të mi gazetarë dhe redaktorë që në vitet e hershme të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar ishim të bindur se sistemi paraprak është model i gabuar historik, edhe pse i dinimmirë dallimet ndërmjet komunizmit jugosllav dhe regjimeve të ashpra të vendeve të Evropës Lindor dhe asaj Qendrore. Kërkonim ndryshime të entuziazmuar nga pluralizmi dhe demokracia perëndimore. Sot, pas atyre kohërave të bujshme dhe interesante, shpeshherë e parashtroj pyetjen se cila është përgjegjësia jonë për mashtrimin e madh dhe për lirinë e premtuar me lehtësi, për glоrifikimin e kohës së re. Jo se do të kishim mundësi t’i ndalim proceset historike, mirëpo do të kishim mundur të jemi më të kujdesshëm në idealizimin e sistemit të ri të pagabueshëm dhe është dashur të jemi më pak euforikë në pasqyrën e krijonim në publik se me pavarësinë dhe me sistemin shumëpartiak do të përfundojnë të gjitha hallet e Maqedonisë dhe të qytetarëve të saj. Маqedonia sot është më pas se sa në vitin 1990 dhe vitet para saj dhe disa vite pas saj, jo vetëm në pushtimin e demokracisë dhe të lirive mediatike, në instalimin e shtetit juridik, por edhe në të gjitha sferat e jetës dhe të punës.

Pa Evropën e kemi më mirë?

Qytetarët e Maqedonisë janë më të varfër, më të pasigurtë dhe më të frikësuar se sa në vitet para ndryshimeve të mëdha historike, cilësia e jetës është më e keqe, ndërsa integrimet prioritare euroatlantike dhe europeizimi si shpresë më e madhe për hyrje në botën e lirë të përparimit, qëndrojnë në vend jo vetëm për shkak të bllokadës dhe ultimatumeve greke dhe rolit të turpshëm të fuqive të mëdha, por edhe për shkak të gabimeve të veta të elitave politike dhe intelektuale në Maqedoni. Gjithnjë e më i qartë është edhe fakti se edhe se anëtarësimi në nNATO dhe në BE nuk do t’i zgjidhë të gjitha e këtyre popujve të përvuajtur, edhe pse ky objektivitet gjithnjë e më shumë keqpërdoret për qëllime politike, se ja nuk shpejtojmë drejt Evropës, kështu e kemi më mirë. Kuptohet, që moti e dijmë se nëse hyjmë në familjen evropiane nuk do të rrjedhë qëmusht dhe mjaltë, derisa vetë të mos i bëjmë punët që duhet t’i bëjnë qytetarët dhe elitat e tyre, të cilat kanë fat ë trashëgojnë një vend edhe atë mu në Evropë. Dy milionë njerëz, që kanë shtet tashmë 70 vite, të shpërndarë në 25 mijë kilometra katrorë tokë të shkëlqyeshme, që është vetëm dy orë larg Parisit, Londrës, Berlinit, Romës dhe Moskës nuk mund të jetojë keq, nëse i respekton 25-mijë viktimat që kanë rënë në luftën atdhetare antifashiste, të cilët e donin me të vërtetë lirinë, demokracinë dhe atdheun e tyre dhe nëse mundet me guxim udhëheqësve të tyre politikë t’u paraqesë kritere për udhëheqjen e suksesshme të vendit.

“Zgjedhja e Sofjes” në gazetarinë e Maqedonisë
Një nga ato parakushte është edhe lirimi i medieve të robëruara.

Nëse në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të 20-të ishte akt heroik të gjykohet keqpërdorimi i pushtetit dhe përdhosja e demokracisë së brishtë, sot në dekadën e dytë të shekullit të 21-të kjo është herezi, akt armiqësor, që mjafton t’u vëndojnë në shtyllën e turpit si tradhëtar, mercenar i huaj, spiun, kodosh… Nëse më parë vetëcensura dhe redaktorët e dëgjueshëm ishin problem i madh i redaksive që përqesheshn në qarqet intelektuale dhe mjediset gazetareske, sot censura ushtarake dhe komisarët politikë në redaksitë dhe shtabet partiake janë gazetarët kryesorë dhe krijuesit e mendimit publik, rojtarët e kabineteve dhe fshehtësive qeveritare, avokatë të pushtetit dhe të partive politike. Gazetarët në këto redaksi të udhëhequra nga redaktorët dhe qendrat partiake zakonisht nuk kanë zgjedhje tjetër – ose duhet ta durojnë torturën për shkak të ekzistencës, ose duhet ta lënë profesionin, për shkak se “disidentëve” gazetareskë, lexo gazetarëve me orientim profesional, u është ngushtuar hapësira për punë. Ata janë të anatemuar dhe për ta nuk ka vend në hapësirën e ndotur mediatike. Disa oaza gazetareske në mes të shkretëtirës janë pak freski ku mund të realizohen gazetarë që duan të punojnë në bazë të normave profesionale dhe etike.

Megjithatë, tragjedia më e madhe që e bënë mediet e kontrolluara, është se janë në rrugë të mirë që ta ndryshojnë perceptimin e publikut për atë se çka është gazetari e mirë dhe e lirë. Një numër i madh njerëzish në Maqedoninë e partizuar besojnë se gazetaria e mirëfilltë është ajo kur kritikohet opozita, ndërsa lavdërohet pushteti, i cili sundon tetë vite pa asnjë kontroll, se është mirë të korruptohen mediet me reklamim selektiv të fushatave qeveritare dhe partiake, se është mirë që pronarët e medieve të jenë partnerë koalicioni të pushtetit, se është mirë që gazetarët dhe redaktorët të marrin pjesë në tenderët e qverisë, se është mirë që gazetarët t’i sulmojnë kolegët e tyre që a analizojnë qeverinë në mënyrë kritike, se është mirë gazetarët të dënohen, të arrestohm dhe të dënohen në mënyrë drakonike…

Ja edhe disa shembujt të fundit që tregojnë qartëse në çfarë derexheje kanë rënë gazetaria në Maqedoni. Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë paradokohësh solli një vendim të turpshëm se askush nuk është fajtor për atë që më 24 dhjetor të vitit 2012, policia sekrete hyri në parlamentin e Maqedonisë dhe së bashku me sigurimin me dhunë i largoi gazetarët nga vendet e tyre të punës që të mos e inçizojnë dhe të mos raportojnë për rrahjen brutale të deputetëve të partisë më të madhe opozitare dhe largimin e tyre të dhunshëm nga Kuvendi. Shkelja flagrante e Kushtetutës dhe e ligjeve, që e konstatuan edhe ekspertët që e kanë shkruar Kushtetutën, pamundësimi i gazetarëve që ta informojnë publikun nuk kishte asnjë rëndësi për gjykatësit kushtetues. Ata sollën vendim dyfytyrësh dhe si ushtarë partiakë e zbatuan urdhërin. Veprim për të ardhur keq dhe i turpshëm.

Publiko demant pa atë që demantohet

Аgjencia për medie këto ditë bëri presion publik mbi dy televizione, edhe atë 24Vesti dhe Telma, vetëm për shkak se në mënyrë profesionale dhe objektive e informojnë publikun para zgjedhjeve. Ministria e të Vërtetës nëpërmjet agjencisë për medie u përzi drejtpërdrejt në politikën redaktuese të këtyre dy medieve. Për akuzat e liderit opozitar, Zoran Zaev, për korrupsion në partinë në pushtet dhe personalisht të kryeministrit Nikolla Gruevski, mediet e robëruara e informojnë publikun në mënyrë origjinale, të paparë në vendet me demokraci minimale. Nuk publikohet lajmi se çka ka thënë Zaevi, por publikohen demantet dhe çka ka thënë për këtë Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE-ja. Tragjikomikë duken gazetarët dhe redaktorët e televizioneve dhe gazetave të kontrolluara, të cilat për çdo ditë shkruajnë demante të lajmeve që nuk i kanë publikuar. Kështu, ndodh situata absurde kur censura dhe heshtja në mënyrë të qartë e tregojnë të vërtetën, Kush gënjen edhe vjedh thotë populli. Tani është duke u përvetësuar teknologjia e re e leximit të gazetave dhe e shikimit të televizioneve. Një pjesë e publikut, për fat të keq akoma më i vogël, më tepër vëmendje i kushtojnë asaj që nuk do të thuhet dhe nuk do të shkruhet në medie, asaj që fshehet nga qytetarët, e gjithnjë e më pak i besojnë asaj që trumpetoeht me të madhe. Kjo është mirë për një fillim të ri. 

O shqiptar, s`do mend se diçka nuk është në rregull me ty!

Rezultate imazhesh për censura


Përshëndetje të nderuar bashkëkombës, Shqiptarët nuk kanë nevojë për media servile e të dobëta të cilat nuk guxojnë t`i shtrojnë (bëjnë) pyetjet e vështira, prandaj nuk i publikojnë letrat e mirëfillta, që të mos hidhërojnë të pushtetshmit.

O shqiptar, s`do mend se diçka nuk është në rregull me ty!

NgaAurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Rezultate imazhesh për censura


Tragjedia në botën shqiptare nuk është shtypja dhe mizoria e njerëzve të këqij, por heshtja e njerëzve të mirë. Indiferentë. 

Indiferencë që është forcuar shumë edhe për shkakun se midis nesh ka edhe kalemxhinj-shakaxhinj që vuajnë nga çrregullimet e personalitetit, prandaj me shkarravinat e tyre të përditshme nëpër portale, ua kanë prish mendjen lexuesve të pafajshëm, duke i hutuar dhe shastisur me llafe të kota që vendin e kanë në qendrat psikiatrike.

 Prandaj indiferentët nuk dinë saktësisht kush janë autorët e letrave të mirëfillta, prej të cilave do t`u orientoheshin për veprime të menjëhershme, duke ua shkulur veshët hajdutëve dhe tradhtarëve që janë duke i shitur haptas trojet ilire-shqiptare.

***


Rezultate imazhesh për censura

Komentuesit e mirëfilltë janë njerëz me mendim të shpejtë, me mendje kritike dhe me gjuhë të mprehtë, të cilët, duke parë situatën nga një këndvështrim pa konflikt interesi, i afrohen publikut me ato që shohin.

***



Rezultate imazhesh për censura


Burra të çmendur në mediume.

Psikopati është imitues. Kur lexoni për psikopatët, shpesh thuhet se atyre u mungojnë emocionet, kështu që kur ai shpreh emocione nuk është real, por imitim. 

Përkatësisht, psikopati ka mësuar duke vëzhguar njerëz të tjerë, ndryshe nga njerëzit normalë që ndiejnë ndjenja të vërteta.

 Ne njerëzit normalë nuk imitojmë kur shprehim ndjenjat, kur shprehim një ndjenjë, atëherë është diçka që është e vërtetë.

 Ne jemi në gjendje të tregojmë ndjenja të vërteta sepse kemi ndjenja të vërteta, por psikopatët nuk kanë ndjenja të vërteta, kështu që ato imitojnë. 

Ajo që është e frikshme për psikopatët është se ata janë në gjendje të imitojnë ndjeshmërinë në një mënyrë shumë bindëse.

 Ata kanë vëzhguar njerëz të tjerë për aq kohë sa që janë në gjendje të imitojnë çfarëdo, dhe kjo është e frikshme për shëndetin e të sëmurit.

***
Rezultate imazhesh për censura

Rreth personalitetit të kalemxhinjve që vuajnë nga narcizmi

Çrregullimi i personalitetit që vuan nga narcizmi është një diagnozë që ka të përbashkëta të caktuara me psikopatinë.

Disa besojnë se ky çrregullim i personalitetit ndodh si rezultat i përvojave të vështira në fëmijërinë e hershme, por saktësisht si ndodh kjo ka disa teori të ndryshme rreth kësaj. 

Një person me çrregullim të personalitetit narcist duket "i vetë-zhytur", por është një përshkrim sipërfaqësor dhe tepër i thjeshtë.

 Në fakt, personit i mungon një perceptim i qartë i "Vetë" të tij.

Rezultate imazhesh për censura

 Si një përpjekje e dëshpëruar për të kompensuar këtë, personi përpiqet në çdo kohë dhe në mënyra të ndryshme të sjellë ambientin për të konfirmuar ekzistencën e "Vetë" të personit, pasi mënyra e vetme që personi mund të ketë ndonjë të dhënë për ekzistencën aktuale personale është përmes mesazheve nga të tjerët. 

Konfirmimi dhe reagimi nga rrethina është natyrisht i rëndësishëm për të gjithë njerëzit, por për një person me çrregullim të personalitetit prej narcizmi, nevoja është dëshpërimi i egër, i pashpresë, pasi personi do të pushonte së ekzistuari nëse të tjerët nuk do ta kthenin vëmendjen e tyre ndaj të tillëve. 

Sidoqoftë, një personi me atë çrregullim, në një kuptim i mungon mundësia të njohë personat e tjerë si qenie të pavarura. 

Kështu, ata nuk përjetojnë asnjë ngushtësi personale për të treguar respekt ndaj të tjerëve, dhe nuk kanë mundësinë normale të ndiejnë ndjeshmëri dhe sjellja egocentrike bëhet e rëndësishme për të përmbushur nevojën për vetë-afirmim.

 Sjelljet që mund të duken të respektueshme dhe/ose empatike, motivohen nga qëllimet e udhëhequra nga nevoja të vetëdijshme/të pavetëdijshme për vetë-afirmim.

 Kjo do të thotë, sjellja me sa duket e respektueshme dhe empatike e një personi me këtë çrregullim është një instrument i përdorur në mënyrë aktive në një lloj mashtrimi për të manipuluar mjedisin. 

Meqenëse një personi me këtë diagnozë i mungon një perceptim i qartë i vetvetes, personi ka vështirësi të ketë ndonjë kuptim ose mendim për diçka që nuk është drejtpërdrejt e rëndësishme për agjendën e vetë personit. 

Rezultate imazhesh për censura


Prandaj, është e nevojshme të kopjojnë njerëzit normalë sa më mirë që të jetë e mundur kur bëhet fjalë për shfaqjen e cilësive personale. 

Vlerat, mendimet, shijet, mënyrat e të folurit etj., merren (kopjohen) nga të tjerët, dhe personi i sëmurë në vijim kryen atë që supozohet të përfaqësojë shenja të cilësive të mirëfillta, personale.

 Ata kopjojnë atë që ata e perceptojnë si të pranueshëm dhe me cilësi të lartë, sepse kjo mbulon nevojën e tyre madhështore për konfirmim. 

Nga kjo rrjedh koncepti i "vetvetes" së rreme, që është fasada me të cilën rrethohen.

 Kritika zbulon se kjo fasadë është shumë e cenueshme dhe për këtë arsye vlerësohet si e tillë si shkelje serioze. 

Rezultate imazhesh për censura
Shpesh, fjalimet (shkrimet) mund të tingëllojnë si "kopje & ngjitur" dhe duken të panatyrshme, dhe mbase absurde në kontekst "Shfaqja- prezantimi" mund të duket konfuze (hutim) për "publikun",kështu që përshtypja përkeqësohet edhe më tej nga fakti se i sëmuri padyshim nuk vëren mungesë konsistence në deklarata.

Padyshim se ai (ajo) që lëngon nga çrregullimi i personalitetit, nuk duhet të përzihet fare në gjëra që nuk i di fare.



Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...