Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/01/19

Holter Ritmi(EKG HOLTER 24/48H OSE HOLTER RITMI)


Çrregullimet e Ritmit dhe Çrregullimet e Përçimit të Impulsit në Zemër përfaqësojnë një grup të konsiderueshëm dhe të rëndësishëm në bashkësinë e Sëmundjeve Kardiake (të Zemrës). Për të diagnostikuar llojin e e Çrregullimit të Ritmit (Aritmisë) apo Çrregullimit të Përçimit të Impulsit, duhet monitorimi për një kohë të caktuar i funksionit elektrik të Zemrës. Ky monitorim realizohet me anë të vendosjes së një aparati specifik. Ky aparat është i përbërë nga:

Regjistruesi, i cili në të shumtën e rasteve nuk e kalon madhësinë e një aparati celular.
Disa elektroda, të cilat ngjiten në zonën e toraksit (gjoksit) të pacientit.

EKG Holter 2448H ose Holter Ritmi

Aparati kryen regjistrimin e potencialeve elektrike të Zemrës për 24 ose 48 orë, si dhe në raste specifike deri në 7 ditë. Regjistrimi shkarkohet dhe përpunohet me anë të programit kompjuterik që shoqëron aparatin. Më pas është Mjeku Kardiolog i specializuar, që e përpunon dhe e kontrollon më tej deri në arritjen e diagnozës përfundimtare.



Gjatë mbajtjes së Holterit të Ritmit pacienti duhet të kryejë aktivitetin normal ditor, por duke qënë i vëmendshëm për të mos dëmtuar aparatin dhe për të mos hequr elektrodat. Gjithashtu, pacienti duhet të shmangë ekzaminimet me rreze X (si grafitë e ndryshme), dhe duhet të qëndrojë larg voltazheve të larta apo e fushave magnetike. Është e këshillueshme që pacienti të mbajë një ditar gjatë periudhës së regjistrimit, ku të përshkruajë në mënyrë kronologjike aktivitetin fizik dhe mendor të ditës, si dhe të gjitha shqetësimet që mund të ndjejë. Ky informacion do t’i shërbejë Mjekut në saktësimin e diagnozës përfundimtare.

ÇRREGULLIMET E RITMIT TE ZEMRËS OSE ARITMITË


Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.


Sëmundjet që kanë të bëjnë me Çrregullimet e Ritmit të Zemrës janë disa nga sëmundjet më të vështira për t’u diagnostikuar dhe trajtuar.

Çrregullimet e Ritmit kanë të bëjnë me dëmtimet apo sëmundjet e vetë zemrës, por mund të jenë pasojë e sëmundjeve apo shkaqeve të tjera, të cilat nuk lidhen direkt me zemrën. Për këtë arsye është e rëndësishme të përjashtohen të gjitha ato sëmundje, përtej atyre të zemrës, të cilat japin aritmi.

Fibrilacioni Atrial

Fibrilacioni Atrial


Shkak i çrregullimeve të ritmit mund të jenë:

Abuzimi me pijet alkoolike, në mënyrë sistematike dhe të tepruar.
Konsumi i duhanit.
Përdorimi i substancave narkotike.
Çrregullimet e funksionit të Gjëndrës Tiroide.
Çrregullimet e funksionit të Gjëndrës Mbiveshkore.
Mosha e tretë është, gjithashtu, e favorshme për aritmitë, sidomos për – i cili nëse nuk diagnostikohet dhe trajtohet me hollues gjaku, mund të bëhet shkak për tromboza në tru, paraliza dhe/ose tromboza të ekstremiteteve. Këto lloj çrregullimesh janë pasojë e ndryshimeve fiziologjike që ndodhin në zemër me avancimin e moshës.

Ankesat:

Ndjenja e lodhjes.
Në disa raste mungesa e frymës.
Ndjenja e mbytjes dhe e ndalimit të Zemrës.
Marrje mëndsh.
Në disa raste rrahjet janë shumë të shpejta.
Në disa raste rrahjet mund të shoqërohen me palpitacione në kraharor.
Mund të regjistrohen rrahje deri në 250/min.
Diagnoza:

EKG

Elektrokardiograma ose regjistruesi i ritmit të zemrës, i cili bën të mundur regjistrimin e një çrregullimi të momentit. Në këtë mënyrë mund të vendoset një diagnozë paraprake për çrregullimin.

TTE

Ekokardiografi Trans-Torakale Triplex (2D, Color, Doppler) ose e njohur ndryshe si Eko e Zemrës. Ky ekzaminim kryhet për të parë nëse ka sëmundje të valvulave të zemrës, vrima në zemër, ngushtim të enëve të mëdha të gjakut, etj. Të gjitha këto sëmundje janë faktorë të mundshëm për aritminë.

Ekografi e Tiroides

Ky ekzaminim kryhet për të kontrolluar gjëndrën e tiroides, si shkaktare të mundshme të aritmisë.

TSH, Ft3, Ft4

Analizat laboratorike të hormoneve të tiroides. Analiza gjaku të cilat kontrollojnë parametrat e gjëndrës së tiroides.

EKG Holter

I njohur ndryshe si holter ritmi 24/h ose 48/h. Ky ekzaminim bën regjistrim elektrokardiografik të vazhdueshëm duke ndihmuar në përcaktimin e llojit të aritmisë. Është një ekzaminim i vlefshëm edhe për trajtimin me medikamente.

Prova Ushtrimore

Ekzaminim i Zemrës gjatë efortit duke përdorur tapet lëvizës ose biçikletë. Ky ekzaminim kryhet për të konstatuar:

Nëse aritmia shpërthen nga sforcimi.
Nëse ekstrasistolat (rrahjet jashtë rradhe të zemrës) shtohen/pakësohen nën sforcim.
Trajtimi:

Me medikamente, specifike kundër Aritmisë.
Me ndërhyrje kirurgjikale direkte në zemër, nëpërmjet djegies me elektroda të posaçme, të rrugëve jonormale të përcjelljes së impulsit. Kjo ndërhyrje varet nga diagnostikimi i saktë i aritmisë.
Parandalimi:

Çrregullimet e Ritmit të Zemrës nuk mund të parandalohen. Gjithsesi, me anë të ekzaminimeve instrumentale, të kryera që në moshë të hershme mund të përjashtohen Sëmundje të Lindura të Zemrës, të Gjëndrës së Tiroides, të Gjëndrës Mbiveshkore. Sëmundje të cilat nëse mjekohen dhe/ose trajtohen herët pakësojnë mundësinë për të vuajtur nga aritmia.

Shmangia e faktorëve të tjerë të rrezikut si duhani, alkooli, substancat e ndryshme narkotike, mbipesha dhe jeta sedentare bëjnë të mundur gjithashtu uljen e mundësisë për të vuajtur nga aritmia.

SËMUNDJET E LINDURA TË ZEMRËS TEK FËMIJËT

Defekt Interventrikular i paoperuar me Hipertension Pulmonar.             
Pamje të kapura me TTE: 



Defekt Interventrikular i paoperuar me Hipertension Pulmonar.


Me anë të TTE vëzhgohen shumë mirë vrimat në Zemër, duke përfshirë:
Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.


Sëmundjet e lindura të Zemrës janë të shumta në numër. Për efekt përqëndrimi të informacionit në do të përmëndim ato që hasen më shpesh, siç janë vrimat e lindura të Zemrës si dhe ngushtimet e enëve kryesore të gjakut. Disa prej tyre janë:

Defekti Interatrial – vrimë në ndarësen midis dy veshoreve.
Defekti Interventrikular – vrimë në ndarësen midis dy barkusheve.
Kanalet Atrioventrikulare – vrimë në planin valvular.
Ngushtimet e arterieve kryesore të zemrës si:
Stenoza e Aortës.
Stenoza e arteries së mushkërive.
Koarktacioni i Aortës – Ngushtimi i theksuar i Aortës jashtë Zemrës.
Tetrada Fallot – një vrimë e madhe midis barkusheve dhe një ngushtim i rëndësishëm i enës që çon gjakun në mushkëri.
Në sëmundjet e lindura të Zemrës klasifikohen edhe sëmundje të tjera që janë mjaft të komplikuara, më të rralla, të cilat në shumicën e rasteve nuk arrijnë të zgjidhen në mënyrë përfundimtare.
Ankesat:

Fëmijët që kanë vrima në Zemër, zakonisht nuk shprehin ndonjë shqetësim, dhe diagnostikimi i tyre mund të bëhet krejt rastësisht.
Për këtë arsye është e domosdoshme që çdo fëmijë të kryejë një TTE (Eko të Zemrës) pas lindjes për të përjashtuar një sëmundje të lindur të zemrës.
Disa nga këto sëmundje, si vrimat në veshore, nuk japin as zhurma kur zemra dëgjohet me stetoskop. Për këtë arsye TTE (Eko e Zemrës) është vendimtare.
Në rastet me Tetradë Fallot, fëmija përveçse ka zhurmë të shprehur në zemër kur dëgjohet me stetoskop, mund të ketë edhe:

Nxirje të buzëve.

Nxirje të gishtave dhe thonjtë si “xham sahati”.

Marrje fryme.

Lodhje.

Qëndrimi në nje pozicion të caktuar – “galiç”.

Ndryshime në analizën e gjakut.

Diagnoza:

TTE

Ekokardiografia Trans-Torakale Triplex (2D, Color, Doppler) ose e njohur ndryshe si Eko e Zemrës. Ky është ekzaminimi bazë dhe i domosdoshëm për të diagnostikuar këto sëmundje.

Pamje të kapura me TTE:

Defekt Interventrikular i paoperuar me Hipertension Pulmonar. Defekt Interventrikular i paoperuar me Hipertension Pulmonar.
Me anë të TTE vëzhgohen shumë mirë vrimat në Zemër, duke përfshirë:

Pozicionin e tyre.

Madhësinë.

Ndikimin në madhësine dhe funksionimin e zemrës.

Me anë të TTE mund të vëzhgohen dhe vlerësohen:

Valvulat e Zemrës.

Enët e gjakut që dalin nga Zemra.

Enët e gjakut që hyjnë në Zemër.

Nga rezultati i TTE varet edhe trajtimi i mëtejshëm i fëmijës. E rëndësishme është se, sa më shpejt të diagnostikohet një sëmundje e lindur e zemrës aq më efikas është dhe trajtimi.

Trajtimi:

Trajtimi varet gjithmonë nga diagnoza. Ai mund të jetë:

TTE periodike.

Trajtim me medikamente.

Ndërhyrje kirurgjikale – e cila konsiston në:

Qepjen e vrimës.

Mbylljen e saj me arnë (copë nga cipa e zemrës së vetë femijës).

Zgjerimin e ngushticave.

Në disa raste, vendosjen e valvulave artificiale.

Në rastet kur diagnoza vendoset me vonesë, fëmija mund të bëhet i pa operueshëm. Kjo mund të ndodhë për shkak të rritjes së presioneve të gjakut në anën e djathtë të zemrës dhe në mushkëri. Në rast se nuk operohet në kohën e duhur, gjëndja vjen duke u përkeqësuar, pavarësisht trajtimit me medikamente.

Në disa raste mund të përballemi me sëmundje të lindura edhe tek të rriturit. Këta mund të jenë pacientë të diagnostikuar vonë dhe që nuk kanë pasur probleme serioze ose i kanë neglizhuar ato. Në këto raste mund të vazhdojë ecuria natyrale e sëmundjes, ose mund të ndërhyhet me rruge kirurgjikale, gjithmonë nëse vlerësohet e mundur.

Parandalimi:

Parandalimi ka gjithmonë lidhje me Mjekun Obstetër Gjinekolog, si dhe me Mjekun Kardiopediatër që kryen Eko të Zemrës së fetusit (Eko Kardiake intrauterine – para lindjes së fëmijës).
Ka të bëjë gjithashtu me ndërgjegjësimin e gruas shtatëzanë për të mbajtjur një regjim të caktuar para dhe gjatë shtatëzanisë si dhe kryerjen e një sërë analizave dhe ekzaminimeve gjatë gjithë periudhës së shtatëzanisë.

EKO KARDIAKE TTE DHE TEE

Ekokardiografia (ose Eko e Zemrës) është një ekzaminim me ultratinguj i Zemrës dhe Enëve të Gjakut. Me anë të këtij ekzaminimi Mjeku Specialist vizualizon në mënyrë të detajuar strukturat e Zemrës, formën, përmasat dhe lëvizjen e saj. Nëpërmjet efektit Doppler me Ngjyra, Mjeku Specialist merr të dhëna të plota për funksionin e Zemrës dhe Valvulave brënda saj.



Ekokardiografia ndahet në dy lloje:

Ekografi Kardiake Trans-Torakale ose TTE.
Ekografi Kardiake Trans-Ezofageale ose TEE.


Pamjet e mëposhtme tregojnë të njëjtën Zemër të kapur me TEE dhe TTE:

Eko e Zemres


Eko e Zemres


Pamje me TEE




Eko e Zemres

Eko e Zemres


Pamje me TTE



Eko e Zemres TTE



Ekografi Kardiake Trans-Torakale ose TTE



Eko e Zemres TTE

TTE është një ekzaminim bazë në fushën e Kardiologjisë. Ky ekzaminim është jo invaziv dhe realizohet nëpërmjet një sonde me ultratinguj e cila lidhet me aparatin kryesor të Ekografisë. Sonda vendoset mbi kraharorin e pacientit, në dritaren ekokardiografike ku projektohet Zemra. Kjo sondë mund të lëvizet në disa pozicione duke i dhënë mundësinë Mjekut Specialist për të marrë imazhe të ndryshme.



Personat që duhet të bëjnë TTE përfshijnë personat që vuajnë nga:

Sëmundje të Valvulave të Zemrës.
Sëmundje të Enëve të Gjakut.
Sëmundje të Lindura të Zemrës.
Sëmundje të Muskulit të Zemrës.
Sëmundje të Enëve Koronare, Infarkti Akut i Miokardit, Ishemia.
Sëmundje të Cipës së Zemrës, Perikarditet Akute dhe Kronike.
Tumore të Zemrës.
Çrregullime të Ritmit të Zemrës.
Çrregullime të Përçimit të Impulsit.
Sëmundje kronike të Mushkrive.
Trombozat Akute të Mushkrive.
Presioni i Rritur i Gjakut në Mushkri.


Ekografi Kardiake Trans-Ezofageale ose TEE.

Eko e Zemres TEE

Eko e Zemres TEE

TEE është një ekzaminim invaziv dhe më i rrallë i Zemrës. Ky ekzaminim realizohet me anë të një sonde Endoskopike me ultratinguj e cila futet në Ezofag nëpërmjet Gojës. Sonda është fleksibël dhe lidhet me të njëjtin aparat Ekografik që kryhet TTE. Imazhi i përftuar është shumë më i detajuar dhe nëpërmjet tij mund të shihen struktura shumë më të vogla të Zemrës të cilat nuk shihen me TTE. Ky ekzaminim mund të kryhet me Sedacion ose jo. Në çdo rast është e nevojshme një parapërgatitje nga ana e pacientit. Ajo përfshin:

Në momentin e ekzaminimit pacienti duhet të ketë të paktën 6 orë pa konsumuar ushqim dhe 4 orë pa konsumuar lëngje.
Do të kryhet biseda informuese paraprake me Mjekun, si dhe plotësimi i formularëve të konsensusit.
Orofaringu (Fyti) do të mpihet me një lëndë Anestetike lokale.
Mund të aplikohet proçedura e Sedacionit, nëse pacienti do ta kërkojë.


TEE indikohet nga Mjeku Kardiolog në rastet e mëposhtme:



Kur pamja në TTE nuk është e qartë për shkak të problemeve kronike të Mushkrive, Dhjamosjes, Diafragmës së ngritur, apo cikatriceve të mëdha në lëkurë.
Për të konfirmuar indikacionet për ndërhyrje kirurgjikale tek personat që vuajnë nga Sëmundje të Valvulave të Zemrës.
Për të konfirmuar indikacionet për ndërhyrje kirurgjikale tek personat që vuajnë nga Sëmundjet e Aortës.
Për të konfirmuar diagnozën e saktë dhe indikacionet për ndërhyrje kirurgjikale tek personat që vuajnë nga Sëmundjet e Lindura të Zemrës.
Për të konfirmuar diagnozën e saktë tek fëmijë ose të rriturit që dyshohet për Vrimë në Zemër.
Për të parë funksionin normal të Valvulave Artificiale të Zemrës, tek ata pacientë që i kanë ndërruar ato me ndërhyrje kirurgjikale. Në ata pacientë që dyshohet për keqfunksionim dhe/ose infeksion të këtyre valvulave TEE është Domosdoshmëri.
Për të zbuluar praninë e trombeve (mpiksje të gjakut) brënda në Zemër, tek ata pacientë që pësojnë Paraliza.
Për pacientët që vuajnë nga Tumore të Zemrës.
Për pacientët që kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale si Riparime të Valvulave të Zemrës.
Për pacientët që vuajnë nga sëmundjet Koronare, apo ata që kanë kaluar Infarkt.
Për pacientët që vuajnë nga dëmtime primare të muskulit të Zemrës.


Për tu informuar mbi komplikacionet e mundshme lidhur me këtë ekzaminim ju lutem konsultohuni me Formularin e Konsensusit për TEE.(Floripress)

Kirurgjia bajpas



Çfarë është operacioni koronar bajpas?
Operacioni koronar bajpas është operacion i zemrës. Përdor enë gjaku që mirren nga pjesë tjetër të trupit me qëllim që ta urëzojë ose të bëjë bajpas të pjesës së bllokuar ose të ngushtuar të arterieve koronare (të zemrës). Operacioni i ndihmon njerëzve, arteriet koronare të të cilëve janë ngushtuara ose janë bllokuara për shkak të materialit yndyror të ashtuquajtur pllakë. Bajpasi mundëson sasi më të madhe të rrjedhës së oksigjenit nëpër muskulin e zemrës.
Si bllokohen arteriet e zemrës?
Me kalimin e kohës, yndyrat, kolesteroli dhe substanca të tjera që depozitohen nëpër muret e arterieve formojnë pllaka. Kur vjen në shkëputje të pllakës formohet tromb, rrjedha e gjakut nëpër zemër është e bllokuar dhe mund të çojë në parehati në gjoks të ashtuquajtur anginë madje deri në sulm të zemrës.


§  Doktori juaj do të marrë enë gjaku nga kraharori ose nga këmba juaj.
§  Njëra anë e enës së gjakut ngjitet në aortën tuaj (ena më e madhe e gjakut që del nga zemra), dhe ana tjetër ngjitet në arterien koronare nën pikën ku është bllokuar.
§  Tani mund të realizohet rrjedhë e gjakut nëpër kanalin e ri deri në zemër.
§  Mund të keni më shumë se një bajpas të kryer arterial, në varësi të asaj se sa arterie janë të bllokuara.

§  Do të flini gjatë operacionit që zgjat pothuajse 3-6 orë.
§  Pas operacionit do të akomodoheni në departamentin e kujdesit intenziv për disa ditë.
§  Familja juaj do të mund t’ju vizitojë por me kohë të kufizuar në departamentin e kujdesit intenziv.

§  Do të zgjoheni në departamentin e kujdesit intensiv dhe fillimisht mund të ndieni të hutuar.
§  Gjithmonë është dinamike në kujdesin intensiv dhe dritat janë gjithmonë të ndezura.
Është normale që të humbni ndjenjë për kohë.
§  Do të keni tub në gojë dhe në fyt i cili ju ndihmon të merrni frymë. Nuk është e rehatshme dhe nuk do të mund të flisni, por infermieret do t’ju ndihmojnë që të komunikoni.
§  Tubi për frymëmarrje do të mbetet derisa të filloni të merrni frymë në mënyrë të pavarur – disa orë.
§  Do të jeni të lidhur me aparate për monitorim të ritmit tuaj të zemrës dhe tensionin e gjakut në 12 deri 24 orët e para.


§  Do të transferoheni në dhomë spitalore.
§  Do të ndjeni plogështi dhe dhimbje.
§  Do të djersitni natën.
§  Do t’ju japin medikamente.
§  Do të duhet të merrni frymë thellë dhe të kollitni që të pastrohen mushkëritë tuaja nga lëngjet.
§  Do të filloni të lëvizni dhe të ecni pothuajse menjëherë.
§  Mund të hani normalisht dhe do të ndieni gjithnjë e më mirë çdo ditë.


§  Bisedoni me doktorin tuaj, me infermieren ose me personel tjetër mjekësor.
§  Bëhuni pjesë e klubit tonë të pacientëve. Me këtë do të keni mundësi të dëgjoni më shumë pyetje mjekësore dhe t’i ndani përvojat tuaja me pacientë të tjerë.(Floripress)


SËMUNDJA ISHEMIKE E ZEMRËS DHE INFARKTI AKUT I MIOKARDIT


Infarkti akut i miokardit është ndërprerja e menjëherëshme e furnizimit të muskulit të zemrës me gjak dhe për pasojë me oksigjen. Infarkti akut i miokardit përbën urgjencë mjekësore.

Anatomia e Atakut Kardiak


Muskuli i zemrës ushqehet me gjak nga arteriet koronare ose “pema koronare”. Këto arterie shtrihen mbi muskulin e zemrës, midis tij dhe cipës që e mbështjell atë, prandaj quhen sub epikardiale.
Ka dy arterie koronare kryesore: e djathta dhe e majta. Ato vazhdojnë më tej në degëzime më të vogla, ku secila nga degët ka emra të veçantë dhe furnizon me gjak një sektor të caktuar të muskulit të zemrës. Këto enë gjaku, pra arteriet koronare kanë një diametër mjaft të vogël (rreth 1- 2.5mm), dhe gjaku do një presion të caktuar për të kaluar dhe për ta furnizuar zemrën në të gjitha drejtimet.
Pakësimi i furnizimit të muskulit të zemrës me gjak ndodh në ato raste kur bllokohen pjesërisht këto arterie koronare nga pllaka yndyrore që formohen dhe shtrihen brënda tyre. Sa më e madhe të jetë pllaka brënda enës së gjakut, aq më shumë pengohet qarkullimi. Në këto raste muskuli i zemrës vuan dhe tek i sëmuri kjo vuajtje shprehet me dhimbje në zonën e zemrës.
Bllokimi i pjesshëm i enës shprehet me ishemi të miokardit. Kur ena e gjakut bllokohet plotësisht dhe menjëherë, kemi infarkt akut të miokardit.
Ankesat:

Dhimbje gjoksi e fortë, e menjëherëshme, e zgjatur, që nuk qetësohet me trinitrinë, mbytëse, me përhapje në nofulla dhe në krahun e majtë, në disa raste me përhapje në dy gishtat anësore të dorës së majtë.
I sëmuri mund të mbulohet me djersë, “t’i priten gjunjët”, të përjetojë gjëndje “të fikëti”, në disa raste dhimbja shoqërohet edhe me mungesë në frymëmarrje.
Kur arteriet koronare janë të bllokuara pjesërisht nga pllaka me yndyrë, atëherë ankesat e të sëmurit shfaqen vetëm gjatë sforcimeve. Kjo gjëndje klasifikohet si: Angina pectoris e qëndrueshme dhe i sëmuri duhet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore menjëherë.
Kur dhimbjet e gjoksit fillojnë të shfaqen edhe në qetësi ose e zgjojnë nga gjumi të sëmurin, kuptojmë rëndimin e sëmundjes. Kjo gjëndje klasifikohet si: Angina pectoris e paqëndrueshme, dhe paraqet urgjencë për ekzaminim dhe trajtim.
Diagnoza:

EKG

Elektrokardiograma ose regjistruesi i ritmit të zemrës ka të bëjë me regjistrimin e potencialeve elektrike të zemrës. Me anë të këtij ekzaminimi shihet nëse ka ndryshime që tregojnë se muskuli i zemrës vuan nga furnizimi i pamjaftueshëm me gjak dhe oksigjen.

TTE

Ekokardiografi Trans-Torakale Triplex (2D, Color, Doppler) ose e njohur ndryshe si Eko e Zemrës, është e domosdoshme për të parë funksionimin e Zemrës dhe lëvizshmërinë e mureve të saj.

Pamje të kapura me TTE:

Infarkt i murit anterior të Zemrës dhe Apeksit, me Tromb në Apeks. Infarkt i murit anterior të Zemrës dhe Apeksit, me Tromb në Apeks.


Infarkt i murit anterior të Zemrës dhe Apeksit, me Tromb në Apeks.           Infarkt i murit anterior të Zemrës dhe Apeksit, me Tromb në Apeks.


Prova Ushtrimore

Është një provë indirekte, funksionale, gjatë së cilës zemra vihet në sforcim duke përdorur tapet lëvizës ose biçikletë. Ka një protokoll të përcaktuar sipas disa stadeve, duke e ndjekur rigorozisht te sëmurin me EKG dhe matje të TA (tensioni).

Kryhet në të gjitha rastet kur pacienti ka dhimbje të herë pas herëshme gjoksi, sidomos në sforcimet fizike.

Ajo shpreh një vlerësim indirekt të Qarkullimit Koronar, pra të furnizimit me gjak dhe oksigjen të Muskulit të Zemrës.

Përbën një ekzaminim paraprak dhe një urë lidhëse nëse pacienti duhet të kryejë Koronarografi apo jo.

CT Scan ose MRI

Skaneri ose Rezonanca Magnetike me Kontrast e Arterieve Koronare. Ekzaminime radiologjike të rëndësishme për të bërë diagnozën diferenciale nëse kemi të bëjmë me kalçifikime të arterieve koronare.

Koronarografia

Ekzaminimi përfundimtar, me saktësinë më të lartë për vlerësimin e pemës koronare. Quhet grafia me kontrast e arterieve koronare, dhe është ekzaminim invaziv radiologjik i cili shërben për diagnozë dhe trajtim.

Një kateter mjaft i hollë futet nëpërmjet enëve të gjakut periferike deri në arteriet koronare. Më pas lirohet një substancë e lëngshme e cila kontraston të gjithë pemën koronare dhe bën të mundur përcaktimin e ngushticave.
Koronarografia është ekzaminimi përfundimtar që përcakton saktësisht se ku janë të vendosura pllakat me yndyrë, në cilat degë, sa përqind e bllokojnë enën e gjakut dhe nëse ka ndonjë enë gjaku të bllokuar plotësisht.


Trajtimi:

Në vartësi të diagnozës përfundimtare të vendosur gjatë koronarografisë bëhet dhe trajtimi i të sëmurit.

Kur ngushtimi është i rëndësishëm, atëherë ena koronare zgjerohet me një mini balonë dhe më pas vendosen stentë, të cilat quhen ndryshe edhe unaza. Këto të fundit bëjnë të mundur zgjerimin e arteries koronare duke lënë të lirë qarkullimin e gjakut.
Kur ka disa enët e ngushtuara janë në vënde strategjike tek të cilat ka vështirësi vendosja e unazës, i sëmuri i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Ndërhyrja kirurgjikale quhet“By-Pas Aorto koronar”. Me anë të kësaj ndërhyrje realizohet një urë kalimi e cila furnizon me gjak pjesën pas ngushtimit. Kjo urë kalimi realizohet me arterien ose me venën e vetë të sëmurit. Arteria merret nga kraharori ose nga krahu, venat merren nga këmbët.
Në rastet kur nuk gjykohet e nevojshme vendosja e stent-eve, ose kryerja e operacionit, i sëmuri trajtohet vetëm me medikamente.
Në të gjitha rastet të sëmurët më sëmundje të arterieve koronareve ose ata të operuar me By-Pas duhet të ndiqen rregullisht nga mjeku kardiolog. Sipas protokolleve të përcaktuara ndërkombëtare ata duhet:

Të kryejnë rregullisht TTE dhe Provë Ushtrimore për të vlerësuar nëse unazat apo By-Paset janë funksionale.
Të marrin në mënyrë rigoroze medikamentet që hollojnë gjakun, si plaviksin dhe aspirinën.
Të mjekojnë në mënyrë rigoroze faktorët e tjerë të rrezikut, si:

Tensioni.

Yndyrnat.

Diabeti.

Të ruajnë peshën optimale.

Të mos konsumojnë duhan.

Të mos konsumojnë alkool.

Të bëjnë aktivitet fizik të caktuar sipas situatës dhe gjëndjes klinike, që e përcakton mjeku i cili ndjek të sëmurin.


Parandalimi:

A mund të parandalohet sëmundja ishemike dhe infarkti?

Mund të parandalohen duke pasur parasysh objektivat e mëposhtëm:

Ekzaminime rutinë ose Chek-Up i aparatit kardio vaskular (flasim për persona në dukje të shëndetshëm, pa ankesa)
Për seksin mashkull pas moshës 40 vjeç.
Për seksin femër pas moshës 45 vjeç (kur fillon menopauza, ose kur ka menopauze që në moshë të re për arsye të ndryshme).
Në të dyja rastet e mësipërme ky Chekp-Up përfshin:
Lipidograma ose Yndyrnat (Kolesterol Total, HDL, LDL, Triglicerid).
Glicemia, HbA1C (sheqeri, diabeti).
EKG e qetësisë.
TTE (Eko e zemrës).
Eko e Vazave të Qafës.
Provë Ushtrimore.


Check-Up i mësipërm mund të realizohet në një moshë më të re kur ka të pranishëm disa faktorë rreziku, si:

LDL kolesteroli në shifra të larta.
Histori familjare për Infarkt Akut të Zemrës apo vdekje të papritur.
Sëmundje nga diabeti që në moshë të re.
Mbi peshë, Obesitet.
Konsumi i duhanit.
HTA (Hipertension) esencial persistent, i pa mjekuar.
Konsumi sistematik i alkoolit.
Jeta sedentare, pa aktivitet fizik.
Stresi emocional i theksuar dhe mbizotërues.
Konsumi i substancave narkotike dhe/ose stimulantëve të ndryshëm.



KUJDES!

Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.(Floripress)

Stendat nuk janë aq të dobishme sa mendohej

Stendat janë në të vërtetë tuba metalikë të vegjël që kanë një strukturë rrjetë, shërbejnë për të thyer ngushtimin dhe shërimin e enëve të gjakut, duke lejuar një rrjedhje më të mirë të gjakut, e cila ul rrezikun e infarktit ose goditjes.




Një studim i ri britanik mbi sëmundjet kardiovaskulare sugjeron mundësinë e ndryshimit të qasjes në terapi, si dhe kujdesin e pacientëve me probleme zemre.
Më e zakonshme dhe forma më e rëndë e sëmundjes kardiovaskulare është sulmi në zemër (infarkt). Shumë pacientë që kanë pësuar një atak në zemër përfshijnë një stendë që zhbllokon arteriet dhe kështu zvogëlon rrezikun e një sulmi "të ardhshëm".


Sidoqoftë, sot stenda vendoset edhe në pacientët me dhimbje gjoksi ose angjina pectoris, një term mjekësor për dhimbje gjoksi, zakonisht i shkaktuar nga formimi i depozitave të yndyrës në arteriet.
Studimi i ri vetëm tregon se pacientët me angjinë pectoris me stendën e futur - nuk kanë pasur një përmirësim të dukshëm në krahasim me njerëzit me angjinë, por pa stendë.
Në studim, kishte 200 pacientë të diagnostikuar me angjinë pectoris, disa prej të cilave kishin stendë të implantuar pas 6 javësh të trajtimit, ndërsa të tjerë ishin duke kaluar nëpër një procedurë simulimi pa stendë.
Këto janë vetëm rezultatet e para të këtij lloji dhe ato mund të jenë bazë për një kuptim më të mirë të angjina pectoris të qëndrueshme. Rezultatet e studimit kanë treguar se përdorimi i stendës nuk ka avantazhe të mëdha në lidhje me terapi të ilaçeve te njerëzit me enë të qëndrueshme të gjakut. Studimi gjithashtu tregon se stenda nuk është e dëshirueshme në rastet kur gjendja e angjina pectoris nuk përmirësohet me përdorimin e ilaçeve.

Rezultate imazhesh për cka jane stendat
Të dhënat tregojnë për rishikimin e udhëzimeve kardiologjike në formën e një rekomandimi për inkorporimin e stendave në pacientët me angjinë pectoris.
Çdo vit, në më shumë se gjysmë milion pacientë në Evropë dhe Amerikë vendosen stenda. Një pakicë e tyre përjetojnë komplikime të rënda për shkak të një stende të tillë si sulmi në zemër, dëmtimi i veshkave, madje edhe vdekja.
Imazh i ngjashëm
Nënshtrimi i këtyre pacientëve në rrezik të panevojshëm është shumë i papërgjegjshëm, sipas autorit të studimit. Më shumë vëmendje përqendrohet në terapinë e barnave dhe përmirësimin e stilit të jetesës.
Së fundi, studimi thotë se megjithëse këto zbulime dhe të dhëna janë me interes dhe meritojnë më shumë vëmendje, kjo nuk do të thotë që pacientët kurrë nuk duhet t'i nënshtrohen vendosjes së stendave për një angjinë pectoris stabile.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...