Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/02/05

Fshatin e Tuizmit Rural po e kercnon kucedra


Zhulatit te Historise, te Papa Zhulit dhe Idris Sulit, te keshtjelles Mesjetare dhe te vendbanimeve dhe pikave arkeologjike te prehistorise e te periudhave te tjera, te pa germuara dhe studiuara, te rrugeve antike qe kane jehone me Jul Qezarin, e ne vazhdimesi, te lidhjes se Bregdetit me zonat e brendshme, fshatin te bukurive natyrore dhe te peisazhit, te blegetoreve dhe te staneve qe vazhdojne te jetojne, do e bllokoje Kucedra.

Ku e gjeten kete bukuri qe edhe ne planin e qeverise eshte nje nga 100 fshatrat turistike te ja falin dreqit (djallit) dhe shkaterrojne me Hecet, qe jane bere gangrene dhe shkaterrim i natyres dhe burimeve jetesore e turistike .

Bashkia Gjirokaster po bashatiset ne menyre te frikshme nga banoret e saje, nje nga fshatrat qe mbahet me blegtori e turizem Zhulati, po i vihet ferra.

A mendohet qe te kete gjallese (jete) ne keto vendbanime apo per hire te Kucedres Hec te boshatiset vendi nga popullsia.

Sot shoqatat dhe institucionet qe kane detyrim te ruajne pasurine dhe jetesen ne kete truall duhet te thone fjalen e tyre.

Kush po na perze nga toka dhe trualli ateror!

Vjosa Osmani tregon kushtin për t’u larguar taksa


Kryetarja e Kuvendit, Prof.Dr.Vjosa Osmani, pas takimit me ambasadorin gjerman, Christian Heldt, ka folur për heqjen e tarifës për produktet serbe.

Ajo ka thënë se për të ndodh kjo duhet edhe Serbia ta ndalë fushatën e saj kundër Kosovës, konkretisht njohjeve.

“Në radhë të parë për t’u larguar tarfia, s’është taksë, ashtu siç e ka thënë edhe ambasadori amerikan në Berlin, Rechard Grenell, ne pajtohemi që për t’u larguar tarifa Serbia duhet ta ndërpres fushatën kundër njohjeve të Kosovës. Nëse Serbia nuk e bën një gjë të tillë pa asnjë kusht tjetër, as Kosova nuk do të kishte arsyetim për ta suspenduar tarifën”, ka deklaruar Osmani.

Ajo më tej tha se Serbia duhet patjetër ta ndërpres fushatën e ç’njohjeve, që është fushatë siç tha e bërë nëpërmjet mjeteve dhe metodave ilegale, fushate që e ka minuar dialogun mes dy vendeve.

“Ne s’kemi qenë pengesa, por brenda Kuvendit do të bëjë çmos të punoj me të gjithë deputetët që të jenë të përfshirë, të informuar, të kemi transparencë të plotë për këtë proces, sepse vetëm kur ka transparencë dhe përfshirje të opozitës mund të presim që të kemi sukses në një proces kaq të rëndësishëm për Kosovën. Shpresojmë që bashkë të punojmë që interesi i vendit tonë të mbrohet në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka deklaruar Osmani.

Osmani tha se siç e ka thënë edhe Kurti në seancën e Kuvendit me 3 shkurt 2020, por edhe siç kanë deklaruar para qytetarëve tarifa duhet të zëvendësohet me reciprocitet

Familja Kurti

Ky është babai dhe këta janë vëllezërit e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në paraqitjet mediale flet shumë pak për familjen e tij.

Ai në fushatën e fundit zgjedhore ka qenë pak më i hapur ku ka folur për gruan e tij Ritën, dhe vajzën e tij të cilat i ka marrë thuajse në të gjitha tubimet kryesore zgjedhore.


Por Kurti nuk ka folur aq shumë për gjithë familjen e tij, prindërit, vëllezërit. Albini është djali i Zaim Kurtit, e të cilin po ashtu rrallëherë e kemi parë në publik. Ai është inxhinier i makinerisë në pension.

Zaim Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dy vëllezër. Ata quhen Arianit dhe Taulant. Arianit Kurti është si asistent profesor në një nga fakultetet suedeze.

Kurse Taulant Kurti njihet më shumë për “problemet” që ka pasur me LDK-në, konkretisht me një mosmarrëveshje me partinë e Isa Mustafës në vitin 2014, ku Taulanti ishte kryesues i vendvotimit 1906 E/02r (Fakulteti Filologjik) në Prishtinë.

Lidhja Demokratike e Kosovës nëpërmjet një kumtese për media kishte akuzuar se vëllai i Kurtit, po i pengon qytetarët për të votuar.

“Nëpërmjet veprimeve të tilla z. Kurti po u mohon qytetarëve të Prishtinës të drejtën e tyre themelore për të marrë pjesë në procesin e zgjedhjeve”, thoshte LDK.

Por, Taulant Kurti kishte reaguar duke thënë se ky reagim i LDK-së është bërë me qëllim që të ushtrohet ndikim ndaj tij, pasi që ai nuk ka lejuar shkelje.

Ai thotë se nuk ka lejuar disa persona që të votojnë për herë të dytë.

“Te 4 persona u vërejt spreji, prandaj edhe nuk lejuam të bëhet shkelje. Secili qytetar ka të drejtë të votojë një herë dhe vetëm një herë”, kishte deklaruar ai.








2020/02/04

HALLI I BABAIT



Babai më në fund e kuptoi, që e bija kish rënë në hall. 

Pasi ai nguli këmbë, vajza i tregoi dukë qarë se do të bëhej nënë dhe se fajin për këtë e kishte një beqar i kamur diku pranë tyre.

I tërbuar nga inati, babai vajti për të kërkuar shpjegime.
Djaloshi e pranoi fajin dhe i tha :

-Po qe vajzë, do i jap vajzës suaj 10 mijë dollarë, po qe djalë... 20 mijë.

-Ashtu, ë, -ra në të thella babai, -po sikur... të dështojë, do i jepni edhe një shans tjetër ?...

Ti je këngë - që ndal dhembjen

JASHAR SALIHU

Veprimet për Atdheun
I kishe argëtim edhe në vetmi
Pasioni për zgjim
Ishte edhe në qiellin e Natës
Ishullin e lumturisë ëndërroje
Mikun se le as në çastin e rrënimit

O shpirt shenjtori
Ti ecën edhe vetëm
Bijtë e trishtimit kërkuan
Të heshtësh e të flasësh
Sytë tu – zjarr në errësirë

Ti ke guxim
Më më shkëlqim se kaq s’ke qenë kurrë
Me ty asgjë nuk harrohet
Zbukurohet vendi me emrin tend

Pa ty – zotrat lahen në gjak
Të vigjirëshave moderne
Në folenë e shpirtit tënd
Ngrohtësi dhe dritë për engjujt
Që se kanë humbur fjalën

Edhe në shtegtimet e vetmuara
Ti je këngë - që ndal dhembjen
Edhe mengjeseve të acarta

Bedri Halimi

DISA FJALË RRETH XHELOZISË



Të gjithë njerëzit që dashurojnë janë xheloz. Dashuria dhe xhelozia është shumë vështirë të ndahen mes vete. Ai që dashuron, në fakt është xheloz dhe këtë nuk e kupton vetëm dëshirë të plotësimit të nevojave fizike, por edhe shpirtërore. Prandaj, dëshiron që partneri apo partnerja të jetë vetëm e tij dhe jo e të tjerëve. Xhelozia ka të bëjë me ndjenjën dhe jo me marëdhënien.

Edhe shkencërisht te njeriu xhelozia është në proporcion të dashurisë që sipas shkallës së qytetërimit mund të ndryshojë forma, shfaqja dhe fuqia e kësaj ndjenje. 

Xhelozia lind me dashuri. Xhelozi nuk kanë vetëm njerëzit, por kjo ndjenjë është e pranishme edhe te kafshët si tek pëllumbat, papagajt që i mbajmë nëpër shtëpi e që jo vetëm janë xheloz por edhe hakmerren kundër tradhëtisë si p.sh te lejlekët ku mashkulli ndihmohet nga të gjithë lejlekët për ta mbytur femren që ka tradhëtuar. 

Kjo ndjenjë është edhe te shqiponja. Mjellmat pas vrasjes apo ngodhjes së partnerit, I qëndron afër partneri tjetër deri në vetflijim, duke mos ngrënë asgjë deri sat ë bie përfundisht. 

Po, xhelozia ka gjithmonë bazë seksuale. Madje edhe në mes homoseksualëve ka xhelozi, siç ka edhe te kafshët tjera që u përmendën më lartë. 

Edhe majmunët janë xheloz kur gratë iu afrohen mashkujve të tyre, edhe qentë janë shumë të lidhur me komandanten dhe nuk lejojnë kush tu afrohet e t’ua prekë.

Pra ndjenja e xhelozisë nuk është vetëm njerëzore por universale, dhe nuk ka vetëm përmbajtje seksuale por edhe forma të tjera të pasionit si dashuria prindër fëmijë dhe e kundërta, pastaj shqetësimi dhe vuajtja është edhe te babai kur e sheh vajzën të cilës i sillen rrotull apo në krahët e një burri që e pushton. 

Te gratë thuhet se më shumë e duan burrin e vajzës se sa nusen e djalit. Është temë e gjërë tema e xhelozisë…

(Bedri Halimi)

Disa teknika rreth menaxhimit të stresit




Lule Alidema, psikologe


Në përdishmërinë tonë të “mbi ngarkuar” me punë, obligime familjare, etj, pa dyshim se kemi edhe stresin të pranishëm.

Stresi është i pa shmangshëm nga njeriu, mirëpo në momentin që është i tepruar atëherë përveç që na pengon në punë, na dëmton edhe shëndetin, dëmtime si në aspektin psiqik dhe fizik.

Stresi dëmton ekuilibrin natyror të njeriut dhe ekspozimi i vazhdueshëm ndaj kësaj gjendje jonormale shpie në një mori të gjerë çrregullimesh.Prandaj bëju i/e zgjuar dhe mos lejo që stresi të menaxhoj ty, por ti menagjoje atë.

Bëhu i/e vetëdijshme se nëse jemi të stresuar asgjë nuk shpejtojmë, përkundrazi pengohemi.Disa teknika rreth menaxhimit të stresit:

. Bëje një plan ditor,

. Fokusohu tek e tashmja, çdo moment është i ri,

. Mundohu të gjesh zgjidhjen, nuk ka problem pa zgjidhje,

. Shikoji gjërat nga këndvështrimi pozitiv,

. Bëje një selektim të punëve, fokusoje mendjen në një gjë, njëkohësisht nuk bëhen disa punë, prandaj bëji një nga një,

. Mos e personalizo çdo fjalë të tjetrit, fjalët e tjetrit nuk janë tuajat,

. Mos e mundo veten t’i kesh gjitha gjërat nën kontrollë, lëri natyrshëm disa gjëra të ecin, kontrolli tepruar është iluzion,

. Meditimi, qetëson mendjen dhe trupin, praktikoje shpesh,

. Qesh më shumë,

. Merr frymë thellë,

. Ecja i bënë mirë shëndetit, ec,

. Shfrytëzo natyrën, relaksohesh…

Porosia ime; GËZOHU, GËZOHU….Nëse ti je i/e gëzuar edhe tjetri/a pranë teje ashtu do jetë!

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...