Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/02/13

Profesori i fakultetit Filozofik të Beogradit, deputet i Grupit Parlamentar Partia Liberal Demokrate – Lidhja Socialdemokrate e Vojvodinës – SDA Sanxhak, Zharko Koraq thotë se Kosova kurrë s’ka qenë në fakt pjesë e Serbisë

Deputeti i Serbisë thotë se Kosova kurrë s’ka qenë në fakt pjesë e Serbisë


Deputetët e Kuvendit të Serbisë, Zharko Koraq dhe Dragan Shormaz, kanë folur në lidhje me çështjen e Kosovës në emisionin e ri të serisë “Kosinus”, emision ky që realizohet nga agjencia serbe e lajmeve “FoNet” dhe merret pikërisht me çështjen e Kosovës.

Profesori i fakultetit Filozofik të Beogradit, deputet i Grupit Parlamentar Partia Liberal Demokrate – Lidhja Socialdemokrate e Vojvodinës – SDA Sanxhak, Zharko Koraq, ishte shumë i ashpër kur foli për atë se çfarë do të thotë për të personalisht Kosova. Thotë se atë territor Serbia e ka humbur historikisht, territor i cili, sipas mendimit të tij, në të vërtetë s’ka qenë kurrë pjesë e vërtetë e Serbisë.

“Ndodh që shtetet të humbin një pjesë të territorit të vet sepse nuk ia kanë dalë, ta them një fjalë neutrale, ta përvetësojnë atë. Serbët gjithmonë kanë pasur një raport shumë negativ ndaj shqiptarëve, ka pasur racizëm. Tek ne fjala ‘shiptar’ nënkuptonte një punëtor fizik, të paarsimuar, e kjo për një shqiptar të arsimuar është shumë e vështirë të pranohet”, vlerëson Koraq.

Ndërkaq, deputeti i Partisë Përparimtare Serbe, partia e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Dragan Shormaz thotë se për të, sa i përket Kosovës, rëndësi ka populli serb dhe se dëshiron që asnjë serb të mos e lëshojë më Kosovën.

“Nëse është e mundur të kthejmë sa më shumë që të jetë e mundur, sepse kjo është mënyra e vetme që të vazhdojmë të themi se është e jona, dhe natyrisht të mbrojmë trashëgiminë tonë historike dhe kishën ortodokse serbe sepse edhe ajo, pa popull, vështirë se do të mbrohet”, deklaron ai.

Për sa i përket referendumit, Koraq thotë se beson që as që do të ketë një të tillë, edhe pse, sipas tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, vazhdimisht premton. Po ashtu mendon se edhe nëse do të ketë, formulimi do të bëhet në atë mënyrë që për njerëzit do të jetë e paqartë se çfarë po votojnë.

Shormaz thotë se qytetarëve serbë duhet t’u bëhet “kristal e qartë” se çfarë fiton e çfarë humb Serbia me marrëveshje me Kosovën.

Për sa i përket ulëses së Kosovës në OKB, profesori Koraq thotë se një ditë do të ndodhë kjo dhe Serbia thjesht nuk do ta ngre dorën kundër këtij vendimi.

“Nëse arrihet marrëveshja, Serbia do të detyrohet të mos e ngre dorën kundër – pra, s’do të votojë as pro as kundër, por do të jetë pasive. A do të jetë Kosova një ditë anëtare e OKB-së? E dini, në OKB është Palestina, e cila e kontrollon territorin e vet më pak sesa Kosova”, tha ai.

Kurse deputeti i partisë së Vuçiqit, Shormaz, tha se nëse Kosova do të bëhet pjesë e OKB-së, Serbia duhet të fitojë diçka.

“Nuk mund të thuhet që Kosova të ketë ulëse në OKB, e Serbia nga kjo të mos përfitojë asgjë”, tha ai.

Të pyetur rreth konfliktit të ngrirë mes Kosovës e Serbisë, profesori i fakultetit Filozofik të Beogradit, Zharko Koraq thotë se për Serbinë opsioni më i keq do të ishte ky konflikt, për çka, thotë ai, “insiston një pjesë e politikanëve në Serbi, e insiston, si duket, edhe Rusia”.

Ndërkaq Shormaz thotë se marrëveshja është zgjidhja e vetme, si për serbët, ashtu edhe për shqiptarët.

Për zgjidhjen e kompromisit, profesori thotë se është i mundshëm, një kompromis që përfshin gjithçka. “Natyrisht se shqiptarët nuk do të heqin dorë nga pavarësia, dhe kjo është jashtë kompromisit”.

Kurse deputeti Shormaz thotë se për kompromis, të dyja palët duhet të heqin dorë nga diçka.

“Për të arritur kompromisin, duhet që të gjithë ne të heqim dorë nga diçka. Kjo heqje dorë të jetë humbja më e vogël e mundshme, si për njërën ashtu edhe për palën tjetër”, thotë Shormaz.

Deputetët u pyetën edhe për demarkacionin (shkëmbimin e territoreve). Profesori Koraq thotë se kjo ide ishte një gënjeshtër, sepse asnjëra palë nuk do të humbasë pjesë të territorit të vet.

“Ideja për demarkacionin është një gënjeshtër, dhe mendoj se asnjëherë që nga fillimi i saj s’ka qenë reale. Sepse as shqiptarët e as përfaqësuesit e Republikës së Serbisë nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga një pjesë e territorit të tyre”, tha profesori.

Kurse Shormaz tha se do të donte që e tërë Kosova “të mbetet” pjesë e Serbisë.

“Ka qenë një ide për kompromis të mundshëm. Por, a është në tavolinë ende, nuk është pyetje për mua. A më pëlqen mua si ide apo jo, ju them se unë do të doja më së shumti që Kosova të mbetet krahinë autonome brenda Serbisë”, tha Shormaz

Branislav Kërstiq,gazetar serb mbështet idenë e Kurtit për dialog me serbët e Kosovës

Gazetari serb mbështet idenë e Kurtit për dialog me serbët e Kosovës
Dialog poshtë-lart, përkatësisht dialog me serbët e Kosovës ka premtuar kryeministri Albin Kurti, para se të arrijë marrëveshje me Serbinë.

Inicimin e një dialogu të tillë e mirëpret Branislav Kërstiq, i cili është gazetar dhe analist që vepron në Mitrovicën e veriut, komunë kjo e cila popullohet me shumicë serbe dhe udhëhiqet prej Listës Serbe.

“Qytetarët e rëndomtë serbë në veri e kuptojnë se me qasjen ‘partizane’ të Prishtinës nuk mund të ketë integrim. Kujtoj rastin e presidentit Thaçi, i cili vitin e kaluar erdhi dhe lundroi nëpër Gazivodë, në veri duke ‘kërcënuar’- me shefin e policisë dhe inteligjencës. Mendoj se Albin Kurti e ka kuptuar se kjo nuk është qasja që duhet aplikuar në raport me serbët”, ka thënë Kërstiq ..

Ai ka shtuar se Kurti do të duhej ta vizitonte veriun pa ndonjë bujë të madhe, pa spektakle me ushtri e polici.

“Asnjë kryeministër për 20 vjet nuk ka ardhur në veri të bisedojë me qytetarët. Shumë serbë janë arrestuar prej regjimit të Beogradit. Për ata qytetarë Kurti është i mirëseardhur. Ne aktualisht jemi veç monedhë kusuri, me të cilin Vuçiqi bën pazare”, ka theksuar Kërstiq. “Kurti deri tani nuk ka çuar sinjal se do të vjen me polici apo ushtri. Nëse dikush tenton ta kërcënojë apo ta sulmojë, kjo do të ndodhte vetëm me direktivat e Vuçiqit. Fatkeqësisht tërë veriun e kontrollon regjimi i Vuçiqit. Por sa e njoh, Albini nuk ka pasur frikë as në kohën e Milosheviqit, duket se nuk ka frikë as tash. E ka rrugën çel për ta vizituar veriun”.

Në prezantimin e programit para deputetëve, Kurti nuk ka treguar nëse do ta vizitojë veriun. Por është shprehur i gatshëm t’i udhëheqë bisedimet e ardhshme me Serbinë, duke thënë se do të ketë një ekip gjithëpërfshirës për bisedime, në kuptimin politik, etnik, shoqëror dhe profesional.

Sipas Kurtit, dialogu do të zhvillohet për çështjet e raporteve bilaterale dhe të fqinjësisë së mirë, përfshirë këtu çështjen e të pagjeturve, reparacioneve të luftës e okupimit, suksesionit të ish-Federatës Jugosllave, në të cilën Kosova ishte element konstituiv, si dhe për njohje të ndërsjellë midis dy shteteve.

Analisti Kërstiq thotë se, shumica e serbëve janë kundër ndarjes dhe dëshirojnë të jetojnë brenda shtetit të Kosovës.

“Ky nuk është një mendim vetëm i imi, por edhe i njerëzve që janë të befasuar se si Beogradi duke e kontrolluar veriun me mafinë e tij, luan lojëra me serbët, ndërsa Prishtina nuk reagon”, ka theksuar Kërstiq, i cili deri në vitin 1999 ka jetuar në Gjakovë. Por, sipas tij, të pashmangshme do të jenë temat që prekin asetet strategjike të Kosovës, siç është Gazivoda, përkatësisht rrjeti energjetik në veri.

Deri tani nuk ka pasur konsensus rreth temës që ka dominuar agjendën e qeverive të kaluara, duke shkaktuar madje përplasjet më të mëdha. Po ashtu, nuk dihet cili do të jetë roli i presidentit Thaçi, i cili prej vitesh ka lansuar idenë e korrigjimit të kufijve me Serbinë.

Edi Rama, Aleksandër Vuçiqit për Masakrën e Reçakut: Si mund të mohohet një krim lufte i dokumentuar mirë


Rama, Vuçiqit për Masakrën e Reçakut: Si mund të mohohet një krim lufte i dokumentuar mirë

Foto: EPA


Rama, Vuçiqit për Masakrën e Reçakut: Si mund të mohohet një krim lufte i dokumentuar mirë
Pas deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili e quajti masakrën e Reçakut si një histori të trilluar nga ish-Ambasadori i OSBE-së, William Walker, ka ardhur edhe një reagim nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Shefi i qeverisë shqiptare i bën me dije Serbisë së realiteti i Kosovës është tashmë i qartë “si kristali”, ndërsa kërkon prej saj që të punojë për ta bërë rajonin tonë një model për të ardhmen, ku të gjithë të jetojnë me paqe dhe me prosperitet.

“Aleksandar Vuçiq, si mundet dikush ende të mohojë në ditët e sotme një krim të mirëdokumentuar lufte! Përse është kaq e vështirë të kuptohet se përderisa Serbia do të jetojë duke mohuar realitetin e qartë si kristali të Kosovës, fantazmat e së kaluarës do të vazhdojnë të rrezikojnë rrugën e Serbisë drejt së ardhmes. Miq! Mjaft mohuat një luftë të pistë që një regjim i vjetër i përgjakshëm në Beograd e ka kryer! Ecni përpara! ‘Lejoni të vdekurit t’i varrosin të vdekurit’ dhe të bëjmë së bashku atë që pritet nga ne ta bëjmë: të ndërtojmë paqe dhe prosperitet për të gjithë fëmijët tanë dhe të fillojmë ta bëjmë rajonin tonë model”, shkroi Rama në Twitter.

Ngjashmëria e marrëveshjes izraelite me atë të Kosovës, të hartuar nga i njëjti ekip i Donald Trumpit




Ngjashmëria e marrëveshjes izraelite me atë të Kosovës, të hartuar nga i njëjti ekip i Trumpit

Plani për Lindjen e Afërme i prezantuar ditë më për në Shtëpinë e Bardhë ka shumë pika identike si ai i përgatitur për Serbinë e Kosovën, shkruan Borisllav Kashanski në “Republika” të Beogradit.

Sipas informatave të Telegrafit serb nga qarqet diplomatike, planin për zgjidhjen e kontestit shumëdekadësh ndërmjet Izraelitëve e palestinezëve e kanë hartuar njerëzit e njëjtë që kanë vizatuar konturat e strategjisë amerikane për zgjidhjen e raporteve midis Beogradit e Prishtinës, që këto ditë nis të realizohet nga i dërguari special i Trumpit, Richard Grenell.

Amerikanët e kanë dërguar Grenellin që të heqë taksën dhe t’ia bashkojë Serbisë veriun e Kosovës.

Kjo është paralelja midis dy marrëveshjeve, e cila duket kështu:

Izraeli - Palestina

1.Ripërcaktimi i kufijve – palestinezët fitojnë shtetin

2.Kryeqyteti i Palestinës Jerusalemi Lindor, ndërsa i Izraelit Jerusalemi

3.Izraeli mban vendbanimet e veta në Bregun Perëndimor

4.Statusi i deritashëm i vendeve të shenjta do të mbetej edhe më tutje i pandryshuar

5.Hebrenjve nuk do t’u lejohej të blinin shtëpitë e arapëve dhe anasjelltas

6.Marrëveshja do të mbështetet financiarisht me miliarda dollarë, në radhë të parë nga SHBA

7.Kufiri në mes të Palestinës dhe Izraelit do të jetë i hapur për lëvizje të qytetarëve dhe të mallrave, do të ndërtohet një tunel që lidhë Bregun Perëndimor me Bregun e Gazës

Beograd – Prishtinë

1.Rikufizimi – Serbisë i mbetet pjesa veriore e Kosovës

2.Mitrovica në njëfarë dore bëhet një lloj Jerusalemi, e ndarë ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, ose do të marrin status special të distrikteve

3.Serbia mban komunat në veri të Kosovës, ashtu sikurse Izraeli të vendbanimeve të veta në Bregun perëndimor

4.Mbrojtja e veçantë dhe statusi eksterritorial për vendet e shenjta serbe jashtë veriut të Kosovës

5.Shqiptarët nuk do të mund të blejnë shtëpitë serbe dhe anasjelltas

6.Pakoja ekonomike, posaçërisht për veriun aktual të Kosovës, para së gjithash për ndërtimin e infrastrukturës dhe të uzinave prodhuese. Të sigurohen para, do të thirret konferencë ndërkombëtare, Amerika sjell investitor të rinj në Serbi e në Kosovë

7.Kufiri midis Kosovës e Serbisë (pjesa veriore e Kosovës) do të jetë i hapur për lëvizje të qytetarëve e të mallrave, pa qëndrim të gjatë

Disa vende të NATO-së nuk dëshirojnë të dërgojnë ushtarë në rast të konfliktit me Rusinë




Cilat vende të NATO-s nuk duan të dërgojnë ushtarë në rast të konfliktit me Rusinë dhe cilët janë popujt më rusofilë


Shumica e qytetarëve të vendeve anëtare të NATO-s e shohin aleancën veriatlantike pozitivisht, këtë e tregojnë rezultatet e një ankete të institutit të famshëm amerikan “Pew Research Center” të publikuara sot. Por shumica e qytetarëve nuk duan të dërgojnë ushtarë në rast të konfliktit me Rusinë. Përballë rrezikut shumica shpresojnë se do të ndërhyjë Amerika. Në Gjermani vetëm çdo i treti qytetar është i gatshëm të dërgojë ushtarë, ndërsa në Holandë 64 për qind, në SHBA 60 për qind, në Britaninë e Madhe 55 për qind. Gjermanët dhe bullgarët, sipas anketës, janë më rusofilët brenda NATO-s.

NATO është themeluar më 1949 si aleancë mbrojtëse. Që nga atëherë NATO ka arritur të mbrojë Europën nga rreziku që i kanosej gjatë ekzistencës së Bashkimit Sovjetik.

Në vitin 1995 NATO sulmoi pozicionet e forcave serbe në Bosnjë, më 1999 për 78 ditë me radhë avionë të NATO-s, kryesisht amerikanë, sulmuan Serbinë me qëllim që të ndërpresin përpjekjen për gjenocid të regjimit të Beogradit në Kosovë.

Pas sulmeve të terroristëve islamikë kundër SHBA-ve më 11 shtator 2001, NATO aplikoi nenin 5 të Marrëveshjes së Washingtonit, i cili thotë se nëse një shtet sulmohet, atëherë vendet e tjera anëtare janë të obliguara t’i dalin në ndihmë. Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia më 2014 NATO ka dërguar në Poloni dhe në vendet baltike 5000 ushtarë.

Tani instituti i famshëm amerikan “Pew Research Center” ka publikuar rezultatet e një ankete në 16 vende anëtare të NATO-s për të kuptuar disponimin e qytetarëve ndaj aleancës veriatlantike.

Një rezultat është pozitiv: shumica e qytetarëve të vendeve të NATO-s e shohin aleancën pozitivisht. Rezultati tjetër është mjaft shqetësues: shumë qytetarë të vendeve anëtare nuk janë të gatshëm të dërgojnë ushtarë në rast të konfrontimit me Rusinë dhe shpresojnë se këtë punë do ta kryejë Amerika.

Më konkretisht: 53 për qind kanë mendim pozitiv për NATO-n, 27 për qind kanë mendim negativ. Përkrahjen më të madhe NATO e gëzon në Poloni (82 për qind) dhe në Lituani (77 për qind). Në Turqi çdo i pesti ka mendim të mirë për NATO-n, në Greqi çdo i treti. Në Gjermani, siç shkruan “Süddeutsche Zeitung”, NATO-n e vlerësojnë 57 për qind e të anketuarve, ndërsa 33 për qind kanë mendim negativ. Në vitin 2007, sipas “Pew Research Center”, 73 për qind e gjermanëve kanë pasur mendim pozitiv për NATO-n. Përkrahja ndaj NATO-s ka rënë dukshëm me ardhjen e Donald Trumpit në pushtet. Kryetari amerikan disa herë e ka kritikuar Gjermaninë se ndan pak para për buxhetin e NATO-s.

Në pyetjen nëse në rast të një konflikti serioz mes Rusisë dhe një partneri të NATO-s do të ishin të gatshëm që vendi i tyre të ishte aktiv, vetëm në 5 vende ka përgjigje pozitive: Holandë (64 për qind), SHBA (60), Kanada (56, Britani e Madhe (55) dhe Lituani (51). Në Gjermani çdo i treti e përkrahë këtë opsion.

Tre nga pesë gjermanë janë kundër. 60 për qind e qytetarëve të 16 vendeve anëtare të NATO-s janë të bindur se në rast rreziku SHBA-të do të ndërhynin me forcat e tyre ushtarake.

“Pew Research Center” u interesua nëse europianët e anketuar më shumë duan marrëdhënie të ngushta me Amerikën apo me Rusinë. 25 për qind e gjermanëve duan një partneritet të ngushtë me Moskën.

Vetëm bullgarët janë më rusofilë, shkruan “Süddeutsche Zeitung” në numrin e sotëm. 30 për qind duan raporte ngjashëm të mira me Moskën dhe Washingtonin, ndërsa 39 për qind preferojnë SHBA-të.

Bie në sy dallimi i Gjermanisë me shtetet e tjera sa i përket qëndrimit ndaj Amerikës. Në Francë, e cila tradicionalisht konsiderohet si e distancuar apo skeptike ndaj Amerikës, 60 për qind e të anketuarve e preferojnë Amerikën si aleat. Në Spanjë janë 73 për qind.

“Pew Research Center” ka zhvilluar anketën edhe në Suedi, ndonëse ky vend nuk është anëtar i NATO-s. 71 e suedezëve të anketuar duan ta kenë Amerikën aleat kryesor. Në Holandë 82 për qind insistojnë në aleancë me Amerikën, në Britaninë e Madhe 83 për qind.

Kjo përqindje e lartë ka disa arsye: pas rrëzimit të avionit të Malaysia Airlines mbi Ukrainë (me gjasë nga forcat proruse) holandezët e shohin Rusinë me sy shumë kritik. Avioni i Malaysia Airlines po fluturonte nga Amsterdami në Kuala Lumpur, shumë viktima qenë nga Holanda. Britanikët janë kritikë ndaj Rusisë për shkak të dyshimeve se shërbimi sekret rus ka mbytur me helm kritikë të Kremlinit që jetojnë në Britaninë e Madhe. Edhe një rezultat nga Amerika i “Pew Research Center”: 61 për qind e demokratëve mendojnë pozitivisht për NATO-n, te republikanët vetëm 45 për qind.

Vilheme Vrana Haxhiraj(1944-)

Rezultati i imazhit për vilheme vranari

Vilheme Vrana Haxhiraj , ka lindur në Kaninë , më 08 dhjetor 1944.
U arsimua me shumë vështirësi.Në vitin 1966 i ndalohet diplomimi vetëm për tri lëndë.I burgosin babanë e xhaxhanë.Internohet dhe i mohojnë ushtrimin e profesionit.Rifitoi të drejtën e studimeve , në degën Histori-Gjeografi ,u diplomua më 1975, por pa të drejtën ushtrimit të mësuesisë. Punoi 25 vjet punëtore e vetëm më 1990-të rifilloi punën në arsim dhe vazhdoi pa punë si demokrate.

Është “Mjeshtre e Madhe e Punës.Është anëtare e ASHASHA(New York)njihet si shkrimtare me shumë kontribute , me krijimtari letrare të bollshme në disa gjini , në studime , publicistikë si brenda dhe jashtë atdheut dhe një vlerë e pamohueshme që nderon kombin.

Vilheme Vrana Haxhiraj i ka dhuruar lexuesit në 23 vite 47 libra në gjini të ndryshme , letërsi për fëmijë , studime dhe publicistikë.

Krijimtaria e Vranarit është e përfshirë në 24 antologji si:
shqiptare,italiane,arbëreshe,Mali i Zi,Kosovë, Rumani,Angli,
Suedi,Greqi etj.,shqip apo në gjuhët përkatëse.

Ajo për krijimtarinë e pasur dhe cilësore është nderuar me 24 vlerësime dhe çmime kombëtare dhe ndërkombëtare,në : Shqipëri,
Kosovë, Mali i Zi,Greqi,Rumani,Itali,Suedi dhe Amerikë.

Vitin e kaluar ajo shkroi librin studiues “Elitat e mohura...,
Krenari kombëtare” që po le gjurmё te intelektualёt e vёrtetё sepse dirigjentja nuk harron tё pёrmendё edhe  të shquarit e sotёm tё intelektualitetit shqiptar tё cilёt sipas  sajë janë : Agim Krajka, Baki Ymeri, Eshref Ymeri, Fatmir Terziu, Flori Bruqi, Italo Costante Fortino, Joseph Dio Guardi, Laura Mersini, Mehdi Hyseni, Rudolf Stambolla, Skёnder Kamberi, Skёnder Kodra dhe Spiro Qirko.

 Autorja merr guximin e paparё pёr t’i sjellё nё kёtё libёr veprimatritё e tyre, veprimtari qё i shёrbejnё veç tё mirёs sё Shqipёrisё dhe shqiptarёve, nё kundёrshtim me veprimtaritё e politikanёve…

Poezi (Loti nuk ka faj, 1996;Të pres, 2000; Rãdãcinile-Rrënjët, shqip/rumanisht, 2009).

Prozë e shkurtër(Mamaja, novelë 2000; Kush e vrau Kaftanazin (skica, tregime, novela, (2001);Rrugë pa kthim,2009.Mamaja, novelë Rumanisht, 2011; Çmimi i Dualizmit, novelë, 2012 ShB Nacional; Një mall i pashuar, novelë, 2014, ShB Nacional)

Romane( Dhembje nëne, 1998; Jetë në udhëkryq, 2001;Ringjallur si Krishti, 2002; Amanti i Arbërisë, 2003;Rrëfim në të perënduar, 2007;Unaza e Prangosur, 2008; Zonja me karafila të bardhë, 2009:
Dritëhijet e medaljes… enigmë, 2010- ShB Nacional ; Vonë tejet vonë, 2011- ShB Nacional ; Ankthi i së Vërtetës, botoi -2011- botoi LULU-USA-2011; "Pa Titull" Ese-publicistikë9 ShB Nacional-2011—Rikthim i Ismail Qemalit, botoi Lulu-USA-2012;Bashkë në dashuri dhe atdhetari-studim-Bukuresht 2012; Rikthim i Ismail Qemalit-botimi i II- Sh.B.Nacional-2012; Ankthi i së Vërtetës, botoi - botimi i dytë, ShBNacional-2013; Bashkë në dashuri dhe atdhetari –botim i dytë- Bukuresht 2014; Loja e Mëkatit- Sh.B.Nacinal- 2015;Unikale - Sh.B.Nacinal- 2015)

Trilogji( Prolog Jete, roman I, 2007;Vështroni Meduzën, roman II, 2005;Dilema e së Nesërmes, roman III, 2006.)

Ese-publicistikë( "Pa Titull", 2011;Elitat e mohuara…,krenari kombëtare,2019).

Letërsi për fëmijë(10 Fabula, 2000; Bëmat e Dhelprës fabula, 2002; Ne jemi lulet e jetës fabula, 2003;Vogëlushja Bianka dhe kafshët e saj, përralla, 2008; E dini se ç’emër kam?! fabula e gjëegjëza , 2009;Përrallat e vendit Blu/cikël me përralla:
Kuçedra dhe Dragoi -libri i I- përralla, ShB Nacional-2010;
 Xhuxhi dhe Gjiganti -libri i II-përralla, ShB Nacional 2011;
 Shoku im arushi-përralla - ShB Nacional -2013)

Flori Bruqi

2020/02/12

Ku po shkoni?!

Nga Flori Bruqi


Fotografia e Flori Bruqi

Akademik Prof.Jahja Lluka, kryetar i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve  ka ngritur zërin për tkurrjen e popullsisë shqiptare.

Ai ka thënë se projektet për pastrimin e shqiptarëve ekzistojnë që nga vitet e 1884.

Nuk jemi të pa zot mirëpo jemi të shkapërderdhur dhe nuk jemi të bashkuar asnjëherë kur duhet të jemi. Kjo ka lindur qysh në vitin 1884, ku është bërë projekti për Serbinë e madhe dhe qëllimi kryesor i kësaj ka qenë pastrimi etnik i shqiptarëve sidomos nga Kosova, për shkak se Serbisë iu ka dashtë të rritet dhe gjithsesi të del në bregdet shqiptar, sepse rruga e vetme për të dal në deti ka qenë përmes Kosovës. Mandej kanë fillu edhe shumë projekte tjera të cilat në vazhdimësi kanë qenë për devijimin, pastrimin etnik”, ka thënë akademik Jahja Lluka.

Ai ka thënë se në 21-vitet e fundit mbi 1.5 milionë shqiptar kanë ikur nga trojet shqiptare.

“Ne kemi një largim masiv të shqiptarëve , në 21 vitet e fundit mbi 1 milionë e gjysmë shqiptar kanë ikur nga trojet shqiptare dhe mandej çuditem pse Evropa nuk na do. Nuk janë shifra të vogla 1 milionë e gjysmë shqiptar dhe nëse hapin kufijtë për Kosovën do të ketë largim edhe më tutje”, ka thënë ai.

Lluka ka përmendur edhe vitet 2015/16 ku mbi 150 mijë shqiptarë janë larguar nga Kosova.

“Mos të harrojmë vitin 2015-2016 ku mbi 150 mijë shqiptarë u larguan nga Kosova, dhe aspak nuk është ndërmarrë për t’i penguar këta njerëz ose për t’iu bërë kushtet që të qëndrojnë në Kosovë. Po na ikin mjekët, po na ik intelegjenca kryesore, e gjithë ajo fuqi punëtore e cila është kriju në Kosovë është financu për tu shkolluar , shkojnë dhe punojnë në Evropë”, ka pohuar Akademiku dhe politikani shqiptar  Jahja Lluka (Floripress)


****


Ku  po shkoni?!

Kalendarët siç duket kot nënvizuan data
Kot paskan shënuar fitoret e shekujve
Qielli po qan për ty Rini
Si breshër po bie syve të mi
Shkoni e po lëni Kosovën e shkretë vet
More a ka kund vatër a djep
Për kend luftoj ky komb
Liria u la me gjak e lot
O mallkim heu mallkim i zi
Na more vasha e djemë të rinjë
Na i dërgoni në gurbet
Me mall të babës e nanës vet
Me mall të gjyshit që vdes pa t'pa
Se për herë të fundit ishe i ri
Mendoje veç për pak lekë
Për pak pare bre s'jemi korit
Na jemi bre jemi ata që kemi qenë
Mos na dëno O Zot ma shumë
Se boll patëm luftëra e duruam shumë
Turk e shkja na i dëbuam
Veç me qenë toka jonë
Të bëhemi tok si të parët tanë
Ta bëjmë Kosovën pranverë me lule
Të jetë ashtu si ëndërronin dëshmorët
Ashtu siç duhet të jetë
Se këtu kemi lind e këtu duhet me vdek!





Fjala e Akademik Prof.Jahja Llukës

Prishtinë,15 shkurt 2020

Pershendetje zonja dhe zotërinj, koleg, miq, familjarë, mirë se erdhët në 30 vjetorin e "Shoqatës për kthimin e Shqiptarëve të shpërngulur nga Trojet e Veta".

Familjarët e juaj kanë dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e shoqatës.

Sonte do t‘i ndajmë edhe disa mirënjohje për Profesor akademik Pajazit Nushin, Muhamet Shukriun, e disa personalitete të tjera.


Fotografia e Flori Bruqi
Ansambil "Shota"

Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, sonte do të ndajë çmimin “Hasan Prishtina”, çmim ky i cili do t’i jepet qytetit të Kukësit, për strehimin e rreth 500 mijë shqiptarëve të Kosovës ,gjatë luftës së viteve 1998-1999.


Fotografia e Flori Bruqi


Kjo mbremje do t’i kushtohet edhe shkrimtarit tonë të njohur Akademik Esat Mekuli, meqenëse në vitet 1937 dhe 1938 ,ngase ai ishte kundër marrëvehsjeve jugosllavo-turke, për shpërnguljen e shqiptarëve. Prandaj do ta kemi mysafir special nga ShBA-të, Xhevat Limanit, me një poemë të Esat Mekulit”.

Gjithmonë ideali, vizioni dhe vullneti na ka mbajtur të bashkuar e pranë njëri tjetrit.


Fotografia e Flori Bruqi

Akad. Prof.Dr.Skender Kodra , Ph.D dhe Akad.Prof.Jahja Lluka


Asgjë nuk ndodh rastësisht e asë ky takim kaq i mirëpritur dhe kaq domëthënës jo vetem për ne si organizatorë por për gjithë ata që në një mënyrë ose tjetër kontribuan në Shoqatë që ajo të rritet dita ditës dhe të arrijë edhe 30 vjetorin e saj më shumë peripeci.
Vendlindja ime Peja ka qenë çdo here një rreze drite për krijimin e shtigjeve në parandalimin e shumë dukurive negative që dëmtojnë vendin tonë.




Pa aleat nuk mund të kemi asnjëherë sukses .

Unë e ndjejë si obligim moral t'i falenderojë të gjithë ata që ishim së bashku dhe përjetuam katrahurat dhe sfidat që i ka kaluar "Shoqata për kthimin e Shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e veta etnike".

Sot në 30 vjetorin e kësaj Shoqate jam i shqetësuar i brengosur dhe aspak i kënaqur me ikjen masive të brezave të rinj,dukuri kjo që po lëndon sejcilin qytetar të Kosovës.

Të gjithë ne , kemi brenga si dhe obligime ndaj vetës familjës dhe shtetit të Kosovës!

Le të provojmë përsëri për të djeshmen krenare,për të sotmen kaluese dhe për të nesërmen plotë sfida dhe suksese me brezat e rinjë!

Fotografia e Flori Bruqi

Ansamli "Shota "

Optimizmi si dhe sakrifica e jonë na bënë të fortë , të bashkuar për të kaluar si shtet më i ri në botë e që po ballafaqohemi pothuaja çdo ditë.

Dhe kjo mbremje këtu me ju më bënë të ndihemi mirë dhe më përkrahjen e popullit dhe juaj do të jemi shumë më shumë të suksesëshëm në parandalimin e shpërnguljeve tona në vende të treta.


Faleminderit nga ju !

Mirë u takofshim herave tjera,tha për të pranishmit Akademiku i mirënjohru Pejan zt.Jahja Lluka.


Floripress,15.02.2020

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...