Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/02/16

Ambasadorit Richard Grenell : Kosova për dialogun kërcënohet, kurse Serbia ledhatohet

Rexhep Torte
Rexhep Torte


I nderuari z. Richard Grenell, e dini shumë mirë se diplomacia është si shtëpia që duhet ndërtuar nga themelet e jo nga çatia.

Më shumë se gjysëm shekulli ndodhem në valët e gazetarisë, i kam lexuar edhe tre librat voluminozë të Historisë së Diplomacisë dhe jam duke i ndjekur me vëmëndje zhvillimet gjeostrategjike e politike të kohës.

Rezultati i imazhit për richard grenell

Richard Grenell, emisar i Presidentit Donald Trump për dialogun Prishtinë-Beograd

Në janar dhe shkurt të vitit 2020 patën jehonë të madhe lajmet për linjën ajrore dhe linjën hekurudhore e autostradave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me theks se kjo do të jetë në të mirë të Kosovës dhe Serbisë, me çka do të forcohet ekonomia dhe do te hapen vende të reja pune.

Kemi përshtypjen se me këto veprime zgjidhja e problemeve ka filluar nga bishti e jo nga koka.

Rezultati i imazhit për milosheviqi
E dini fort mirë se Serbia në vitet 1998/99 kreu agresion gjenocidal në Kosovë duke vrarë e masakruar më shumë se 13 mijë shqiptarë të pafajshëm, në mesin e tyre gra, pleq e fëmijë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pirë qumësht në gjoksin e nënës. Serbia dhunoi në mënyrën më makabre 20 mijë femra shqiptare, rrëmbeu 1660 shqiptarë të të gjitha moshave dhe gjinive fati i të cilëve ende nuk është zbardhur. E bëri shkrumb e hi tërë Kosovën dhe shkaktoi eksodin e më shumë se 1 milion shqiptarëve.

Rezultati i imazhit për milosheviqi

Mendojmë se normalizimi i shëndoshë i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mund të vijë vetëm pasi që Serbia të kërkojë falje publike për krimet e kryera, ti dënojë kriminelët serbë për krimet e kryera, ta njeh Kosovën shtet të pavarur dhe sovran dhe ti paguajë dëmet e luftës.

Zoti Richard Grenell, nuk mund të vihen në një rafsh Serbia agresore gjenocidale dhe Kosova viktimë. Këmbëngulja e juaj që Kosova ta heqen taksën ndaj mallrave të Serbisë i ngjan futjes tinëzare të kalit të Trojës në mes të Kosovës.

Taksa duhet të hiqet vetëm pas njohjes së Kosovës nga Serbia, ose pas marrjes së garancive të sigurta se Serbia do ta njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran, dhe se nuk do ta bëjë regresimin e mallrave për ti eksportuar në Kosovë me çmime më të ulëta, me të vetmin qëllim për ta dëmtuar ekonominë e Kosovës.

Deri më sot nuk kemi dëgjuar që ndaj Serbisë të jetë caktuar ndonjë kusht si pasojë e krimeve të kryera në Kosovë.
Rezultati i imazhit për milosheviqi

Linjat ajrore, hekurudhore dhe ato të autostradave do të ishin të mirëpritura vetëm pas faljes publike që do ta bëntë Serbia për krimet e kryera në Kosovë dhe pas njohjes së shtetit të Kosovës. Ndryshe këto linja të komunikimit do të shërbenin më shumë për lëvizjen e lirë të kriminelëve serbë nëpër Kosovë, të cilët ende nuk janë nxjerrë para drejtësisë.

Serbia dhe lidershipi i saj me në krye Alkesandër Vuçiqin, bashkëpunëtorë të kriminelit Sllobodan Millosheviq, në vazhdimesi po kërkojnë që në dialogun Kosovë-Serbi, edhe Serbia të merr diçka nga ky dialog, edhe pse e dijnë mirë se me agresionin gjenocidal në Kosovë, Serbia mori shumë nga Kosova, dhe e dëmtoi maksimalisht Kosovën.

Serbia dhe lidershipi i saj 20 vite radhazi janë duke kryer një agresion tashmë diplomatik dinak në arenën ndërkombëtare kundër Kosovës përplot me demagogji dhe gënjeshtra, për ta mashtruar botën duke i fshehur krimet e kryera, dhe për ta dëmtuar imazhin e Kosovës dhe të shqiptarëve paqedashës që ishin viktimë e këtij agresioni gjenocidal.
Rezultati i imazhit për milosheviqi
Me mospranimin e Kosovës në UNESCO, Serbia mundohet ti përvetësojë kishat dhe manastiret në Kosovë që janë shqiptare e jo serbe. Me këtë qëllim Aleksadër Vuçiqi e vizitoi edhe Vatikanin për ta keqpërdorur për këto kisha dhe manastire në Kosovë.


I nderuari z. Richard Grenell, pakica serbe që jeton në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Serbia dhe populli serb në fundshekullin e 20-të kryen agresione gjenocidale në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë, duke vrarë, masakruar, dhunuar e dëbuar qindra mijëra njerëz të pafajshëm, vetëm e vetëm për të okupuar territore të huaja.
Rezultati i imazhit për milosheviqi
Serbia dhe lidershipi i saj synojnë që fuqitë e mëdha ta pranojnë diktatin e Serbisë agresore gjenocidale fashisoide, që dialogu të zhvillohet dhe të përfundojë mbi bazën e arritjes së një kompromisi, i cili shpreh qëllimin e Serbisë që përkundër të gjitha krimeve që kreu në Kosovë të del fituese.

Serbia pretendon ti përvetësojnë kishat e manastiret në Kosovë të cilat janë shqiptare, sepse ka patur dhe ka edhe sot shqiptarë të besimit orthodoks në Kosovë, dhe se këto kisha dhe manastira kanë ekzistuar para se Serbia ta pushtojë Kosovën. Me këto pretendime Serbia synon ti mbajnë sërish nën kthetra shqiptarët autoktonë shekullorë në Kosovë.

Rezultati i imazhit për milosheviqi
Nëse do të lejohet një gjë e tillë kundër Kosovës, do të jetë mëkat i madh dhe padrejtësi e radhës që u bëhet shqiptarëve duke filluar që nga Kongresi i Berlinit 1878, Konferenca e Ambasadorëve në Londër 1913 dhe Konferenca e Paqes në Paris 1919.

Në Berlin, Londër e Paris në këto tre data historike, për tia plotësuar orekset hegjemoniste Serbisë, u copëtuan trojet dhe populli shqiptar, që sot më shumë se gjysma trojeve dhe e popullit shqiptar ndodhen në shtetet fqinje dhe shteti amë Shqipëria ka mbetur si molle e kafshuar nga të gjitha anët.

Serbia është mbështetëse e idesë së kriminelit Sllobodan Millosheviq, që kufijtë e Serbisë të shtrihen gjer ku jeton edhe një serb i vetem.

Serbia dhe serbët historinë e tyre e mbështesin në gënjeshtra dhe në hegjemoninë serbe.

Trashëgimia kulturore dhe shpirtërore në Kosovë është e Kosovës dhe shqiptare, dhe nuk është e serbëve.

I nderuari z. Richard Grenell, serbët në Ballkan kanë ardhur në shekullin e 6-të nga Kaukazi, dhe në Ballkan sollën vetëm egërsinë njerëzore të cilën e demonstruan gati 13 shekuj radhazi, vetëm duke vrarë e dëbuar popujt vendas.

Serbia në historinë e saj nuk ka asnjë periudhë kohore që të ketë jetuar në paqe me popujt e tjerë.

Serbët me ardhjen e tyre në Ballkan nuk sollën asnjë të mirë jetësore, por vetëm tmerre, mëri dhe urrejtje për cilindo që u dilte para, e sidomos ndaj shqiptarëve fisnikë e paqedashës, pasardhës të vetëm të Ilirëve.


Serbët me ardhjen e tyre në Ballkan fillimisht u vendosën në afërsi të Beogradit të sotëm, dhe me luftëra të përgjakshme i zgjeruan territoret, duke e vrarë dhe dëbuar popullin vendas.

Në arkivat e Stambollit ekzistojnë dokumente historike dhe tapi se shqiptarët si pasardhës të vetëm të Ilirëve kanë jetuar gjer përtej Nishi.

Serbët në të gjitha periudhat historike më së shumti i kanë sulmuar, vrarë, masakruar e dëbuar shqiptarët që kanë jetuar në trojet e veta shekullore.

I nderuar z. Richard Grenell, në ËEB faqen e gazetës kombëtare “Bota Sot” në rubrikën e lajmeve, më datë 26 shtator 2019, u botua teksti me titull “Libri i austriakut: Kur serbët vranë gjysëm milioni shqiptarë në vitin 1912”, lidhur me romanin “Golgota shqiptare” e shkrimtarit Leon Freundlih.

Leo Freundlih,hebre austriak, autor i librit me titull “Golgota shqiptare”, paraqet protestën si shkrimtar kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga ushtria serbe në vitet 1912-1913, duke dhënë fakte të gjalla se ushtria serbe vrau mbi gjysëm milioni shqiptarë të pafajshëm.

Libri i Leo Freundlih “Akuza që ulërijnë”, është dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të shqiptarëve, të një populli evropian para atij hebreik.

Siç shkruan në libër, më shumë se 250 mijë shqiptarë u masakruan vetëm në veriun e Shqipërisë gjatë vjeshtës së vitit 1912.

Kopja e vetme e librit të Leo Freundlih “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës që nuk reagoi në mbrojtje të shqiptarëve gjatë zhdukjes masive të pjesës më të madhe të popullit shqiptar në Ballkan, u gjet në vitin 1982 në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA nga studjuesja Safete Juka, me banim në SHBA.

Shkrimtari hebre Leo Freundlih me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e paktë që ruajti koleksionin e të gjitha gazetave prestigjioze të kohës, që tregonin për shfarosjen e së paku gjysëm milioni të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.

I nderuari z. Richard Grenell, po Ju paraqesim disa fragmente nga ky libër që ta trishton shpirtin:

“Me qindra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundën tu shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të altilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plum kokës. Më zi e pësonin ata që fsheheshin në shtëpite e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe therreshin si delet. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, më pas lidheshin, bëheshin kapicë, mbuloheshinn me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se gratë ishin shtatzëna, u çahej barku me bajoneta dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në maje të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therrjes mblidhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”.

Masakrat mizore serbe ndaj shqiptarëve Leo Freundlih i përshkruan në librin “Golgota shqiptare”, Vjenë 1913, si vijon: “Afër Shkupit, 2000 shqiptarë myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan nga ushria serbe. Shumë fshatrave u ishte vënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjeshtë, edhe pse kurrfarë armë nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duheshin zhdukur e çrrënjosur. Ata pohonin se kjo është mënyra më efektive për ta qetësuar vendin”, shkruan në këtë libër.

Mos harrojmë pa përmendur edhe Luftën e Dytë Botërore ku Serbia nuk e respektoi Mbledhen e Bujanit ku sëbashku me komandantët shqiptarë u vendos, që pas çlirimit të vendt nga nazifashizmi shqiptarët do të mund të vetëvendosnin vetë për fatin e tyre. Serbia në këtë mënyrë i tradhëtoi shqiptarët dhe me masakrën e Tivarit në vitet 1944-1945 në pabesi e me tradhëti u vranë mijëra e mijëra të rinj shqiptarë të paarmatosur.

Mos harrojmë pa pëmendur edhe represaljet, burgosjet e vrasjet që i përjetuan shqiptarët me dekada nga UDB-ja e Ish Jugosllavisë në krye me Aleksandër Rankoviqin.

I nderuarz. Richard Grenell, Serbia dhe serbët janë edhe falsifikatorë të paturpshëm të historisë. Këtë më së miri e dëshmon edhe përvetësimi që serbët i bëjnë Luftës së Kosovës në Gazimestan të vitit 1389 kundër Perandorisë Osmane.

Këtë më së miri e dëshmon edhe Harta e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817, në të cilën sipas viteve që shënohen në këtë hartë duket sa shtet i vocër ka qenë Serbia në ato vite.

Image

Faksimile e hartës së Enciklopedisë ruse që tregon kufijtë realë të Serbisë në vitin 1817


Kjo tregon qartë se një Serbi aqë e vocër në vitin 1817, nuk ka patur mundësi të merr pjesë në Luftën e Kosovës në vitin 1389, për të cilën Serbia mburret e krekoset se e ka mundur ushtarakisht Perandorinë Osmane aqë të fuqishme.

Serbia me luftëra të përgjakshme e ka okupuar edhe Kosovën, duke i përvetësuar edhe kishat e manastiret orthodokse që kanë ekzistuar në Kosovë para se të vijnë serbët, sepse dihet që ka patur dhe ka edhe sot në Kosovë shqiptarë të besimit orthodoks.

Nuk ka mbështetje historike e logjike që pakica serbe e cila sot jeton në Kosovë ti ketë ndërtuar të gjitha ato kisha e manastire orthodokse, që sot Serbia petendon se janë të saj.

Kralët e Serbisë për qëllimet e tyre okupuese edhe në Luftën e Parë Botërore i kanë sulmuar trojet shqiptare për ta okupuar edhe bregdetin shqiptar për të dalë në Detin Adriatik.

Vetëm NATO me ndërhyrjen e saj 78 ditore nga ajri kundër caqeve ushtarake serbe në vitin 1999 e detyroi Serbinë që përfundimisht të tërhiqet nga Kosova.

Në Kosovë dhe në të gjitha trojet shqiptare në gërmimet arkeologjike gjenden vetëm artefakte dhe relikte Ilire pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët, që tregon se shqiptarët janë populli më i vjetër autokton në Ballkan.

Kjo është pasqyra e vërtetë e Serbisë dhe e serbëve, që tregon se serbët janë armiq shekullorë të shqiptarëve, dhe se nuk është aspak e vërtetë ajo që po propagandojnë me demagogji e gënjeshtra Serbia dhe lidershipi i saj.

Kosova është e larë me gjakun e shqiptarëve, dhe shqiptarët nuk kanë okupuar as edhe asnjë pëlllëmbë toke të huaj.

I nderuari z. Richard Grenell, nëse djalli Ju mashtron ta dëmtoni Kosovën, kujtojeni Zotin, ruajuni djallit dhe mos kryeni mëkate ndaj Kosovës.

Zoti u bekoftë Juve, familjen Tuaj, shtetin Tuaj dhe popullin Tuaj.


Kosovë, Urime 12 vjet Pavarësi!






 Salihe Salihu- PhD kandidat

SALIHE SALIHU- PHD KANDIDAT




Kosova po feston 12-të vjetorin e pavarësisë duke shënuar rrugëtim me synime të qarta por me procedura të komplikuara. Në përshkrim nga këndvështrimi i brendshëm, Kosova ka aspirim që të ndërton shtetin dhe të pranohet anëtarë në Unionin Europian dhe në instancat tjera ndërkombëtare, Organizata e Kombeve të Bashkuara, Këshilli i Europës etj.

Kjo aspirate e shtetit të Kosovës është ndeshur me hezitime e ngurtësi, pasi që arritshmëria dhe përmbushja e kësaj aspirate ishte e mbushur me X-a dhe Y-na që na shkaktonin hezitim, nëse po menaxhojmë mirë me këtë proces. Nuk mungonte as ngurtësia kur viheshim në rrethana të panjohura.


Pos kësaj, jo rrallëherë qasja drejt ketij udhëtimi ishte ambivalente sepse nuk ishim 100% këmbngulës për ti kryer detyrat e shtëpisë dhe për t’iu përgjigjë kërkesave të parashtruara.

Nga ky hezitim, ngurtësi dhe ambivalencë humbëm në intensitetin veprues për të qenë përballë rrethanave e proceseve kohore. Deshtëm apo nuk deshtëm ta pranojmë ky ishte udhëtimi i prolonguar i shtetit të Kosovës në procesin për anëtarësim në Unionin Europian. Dhe kur Kosova i shpejtoj hapa në këtë udhëtim proceset kohore i ndryshuan rrethanat ndërkombëtare në disfavor të shtetit të Kosovës.


Po të shikohet ky përvjetori i 12-të i shtetit të Kosovës nga këndvështrim ndërkombëtar dalin edhe më qartë vështirësitë e Kosovës për të arrit drejt finalizimit të aspiratave të veta. Këto ishin pengesa të shkaktuara nga faktorë të jashtëm.

Në fakt, që në zanafillën e shtetësisë së Kosovës u paraqitën sfida që dukeshin qartazi me qëllime tendencioze dhe kërcënuese. Këto tendenca dhe kërcënime burojnë drejpërdrejt nga Serbia por që u përkrah nga Rusia. Në vazhdimësi puqja e interesave të Serbisë me të Rusisë u njësuan dhe vepruan pa-ndalur me ofanzivë diplomatike kundër pavarësisë së shtetit të Kosovës.

Zhurma diplomatike e Serbisë dhe Rusisë që 12-vjet e pengoj shumë dhe e vështirësoj avancimin e shtetit të Kosovës por nuk arritën ta zhbëjnë pavarësinë e shtetit të Kosovës. Të gjitha sfida i përballuan dhe i sfiduam, mirëpo njëkohësisht jemi koshient se ky sukses u arrit me ndihmën e faktorit ndërkombëtarë, të aleatëve tanë Perëndimor.

Pas 12-vjetëve pavarësi shteti i Kosovës është falendëruese për gjithë aleatët besnikë të saj. Prandaj, në këtë përvjetor urojmë që ta ruajmë këtë relacion sepse Kosova duhet të jetë mirënjohëse miqëve të vet ndërkombëtarë.

Duke e ruajtur e forcuar relacionet me miqët tanë dhe duke ecur drejt aspiratave të veta Kosova do të tregoj qëndrushmërinë dhe pacenushmërinë e sovranitetit të shtetit të Kosovës.


Kosovë, Urime 12 vjet Pavarësi!

Dr.Arban Domi,eksperti shqiptar në SHBA flet për vaksinën kundër koronavirusit





Eksperti virolog në SHBA, Arban Domi, i tha Zërit të Amerikës se zhvillimi i një vaksine kundër koronavirusit kërkon shumë muaj punë, por edhe pas kësaj duhet kohë deri sa vaksina të ketë hyrë në prodhim masiv.


Dr. Domi, i cili është drejtor i Departamentit për Zhvillimin e Vaksinave në firmën bioteknologjike GeoVax, pranë qytetit Atlanta në shtetin amerikan të Xhorxhas, i tha me Skype Zërit të Amerikës se virusi i ri përhapet më shpejt se sa gripi, por edhe pse është një virus më pak i njohur, nuk ka vend për panik. Dr. Domi punon prej vitesh në fushën e virologjisë. Ai thotë se është detyra e punonjësve të shëndetit publik që të njohin simptomat e koronavirusit të ri për të sensibilizuar njerëzit.

Astrit Alex Daku,shqiptari që ka gatuar për Bill Clinton rrëfen historinë e tij

Rezultati i imazhit për Astrit Alex Daku

Astrit Alex Daku vendosi të emigrojë nga Shqipëria drejt Greqisë, Italisë në vitin 1998. Pas disa vitesh qëndrim në Itali ai vendosi të emigrojë në Amerikë, ku jetonin dhe disa familjarë të tij.

Në Amerikë puna e parë e tij ka qenë pjatalarës dhe pas disa vitesh Astriti nisi biznesin e tij me restorantin e tij në New Jersey.

Rezultati i imazhit për Astrit Alex Daku

Ai ka gatuar për shumë senatorë, politikanë, personazhe të njohur, si edhe për ish presidentin Bill Clinton. Rrugëtimi i tij drejt Amerikës ka qenë tepër i vështirë, me shumë probleme. Astriti kujton vitin 2007, ku për një gabim të avokatit të tij ka kaluar disa probleme me dokumentat.

Rezultati i imazhit për Astrit Alex Daku

Shqipërinë e viziton 1 herë në vit dhe dëshira e tij është të konkurrojë në “Hell‘s Kitchen Albania”, e ka provuar sezonin e dytë, por angazhimet në Amerikë nuk i’ia mundësuan pjesëmarrjen. Përsëri dëshiron të jetë pjesë në sezonet e ardhshme të “Hell ‘s Kitchen Albania”

Albin Kurti fitoi e Gazmend Gjonbalaj u ‘zhduk’ me milionat e premtuar.




Mërgimtari nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gazmend Gjonbalaj, ka premtuar 50 milionë euro investime në Kosovë për Qeverinë e  Albin Kurtit. 

zt.Gazmend Gjonbalaj e ka harruar tërësisht premtimin, që nëse fiton  zt.Albin Kurti, ai do të vinte dhe bashkë me të do të vinin edhe 50 milionë euro investime. Por nga ajo ditë, Gazmend Gjonbalaj nuk  u duk në rrjetët sociale ,por u zhduk si Fax-i dhe  asnjëherë më nuk i ka përmendur 50 milionet e premtuar.

Gjonbalaj është lajmëruar nëpërmjet rrjetit social Facebook, biznesmeni ka kërkuar ndihmë nga miqt e tij për të ia dërguar një ilaq në Prishtinë.

Gazmend Gjonbalaj, është menaxheri i shumë ndërmarrjeve të njohura, i cili ndër të tjera ka punuar edhe në Bloomberg e NYFIX, para zgjedhjeve kishte dalë në mbështetje të hapur ndaj Albin Kurtit, ku edhe kishte deklaruar se nëse Vetëvendosja e Kurtit i fiton zgjedhjet, do të kthehet të investojë në ekonominë e vendit mbi 50 milionë euro.

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,Ph.D : Institucionet e gjuhësisë ecin në një hap me klasën politike




Në portalin “Fjala e Lirë” të ditës së sotme,lexova artikullin me titull “Stop gjenocidit mbi gjuhën shqipe”, në të cilin jepet njoftimi në vijim:
“Ditën e hënë, dt. 17 shkurt 2020, ora 12, përpara Akademisë së Studimeve Albanologjike te sheshi “Nënë Tereza”, organizojmë me Fondacionin “Albana” tubimin në mbrojtje të gjuhës sonë amtare nga trafikimi e tjetërsimi i fjalorit të gjuhës shqipe që kryhet nga ky institucion që funksionon si kuzhinë serbe e helmit në zemër të Shqipërisë!”.
Dhe më poshtë vijon një informacion befasues:
“Institucionet zyrtare të gjuhësisë, të përfshira brenda Akademisë së Studimeve Albanologjike punojnë thekshëm kundër gjuhës shqipe dhe tashmë ne mund të numurojmë arritjet e tyre: … Kanë arritur të pranojnë zyrtarisht se shqipja është gjuha me më shumë huazime në botë (93% të gjuhës na e quajnë të huaj)!”.
Së pari, Fondacioni “Albana” duhet falënderuar dhe përgëzuar përzemërsisht për pjesëmarrjen në këtë tubim në mbrojtje të gjuhës shqipe, të kësaj pasurie të vetme të kombit shqiptar, e cila ka mundur të mbijetojë mrekullisht mes rrebesheve të pushtimeve të huaja.
Ja çfarë thonë dy intelektuale të njohura të letrave shqipe:
Shkrimtarja Vilhelme Haxhiraj:
“Të mbrosh çështjen kombëtare në opinion përmes mediave, kur të cenojnë integritetin territorial të kombit, kur të mohojnë gjuhën apo historinë dhe kulturëne e të parëve, është atdhetari dhe asnjëherë shovinizëm”.
Shkrimtarja dhe përkthyesja Mira Meksi:
“Përveçse shumë e lashtë, gjuha e Arbërit është tejet e pasur! E pasur sa gjuhët e mëdha të botës, të cilat lashtazi lëmonin vargjet e soneteve të tyre, kur shqipes i duhej të përleshej me dhëmbë e kthetra me zhbërësit e saj ndër shekuj, që të mbijetonte”.
Për mjerimin e institucioneve zyrtare të gjuhësisë, është e domosdoshme që atyre t’u risillen në kujtesë vlerësimet që kanë dhënë personalitete të shquara evropiane për lashtësinë e gjuhës shqipe dhe të shqiptarëve, me prejardhje pellazgoiliriane.
Një figurë e shquar e kulturës evropiane, dijetari gjerman Leibnici (Gottfried Ëilhelm Leibniz (1646-1716), ka thënë:
“Në qoftë se duam të dimë historinë para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe, duhet t’i drejtohemi gjuhës shqipe”.
Studiuesi gjerman Johan Turhan, në librin me titull “Kërkim në histori”, të botuar në Lajpzig në vitin 1774, ka deklaruar:
“Asnjë popull tjetër i botës, në të cilën jetojmë, nuk është aq i panjohur për Evropën Perëndimore, për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës se shqiptarëve. E megjithatë, ai është populli kryesor i botës së lashtë e të rëndësishme që çdo historian do të donte ta njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëtitë e mëdha në historinë e vjetër dhe të re të Evropës”.
Albanologu i shquar austriak Maksimilian Lamberci (Maximilian Lambertz- 1882-1963) shkruan:
“…historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm kur shqiptarët të marrin pjesë në shkrimin e saj”.
Albanologu francez me emër të madh Robert d’Anzheli (Robert d’Angely- 1893-1966), në veprën e tij të njohur “Enigma”, nënvizon:
“Është një histori e vogël dhe mësimdhënëse e popullit evropian më të vogël të sotëm, por që, në kohën e vet, ka qenë më i madhi i Evropës dhe burim i pothuajse gjithë popujve të kontinentit tonë. Deri sot, për fat të keq, ai iu ka munguar nxënësit, studiuesit, historianëve, letrarëve dhe gjithë publikut të ngritur të gjuhës frënge”.
Studiuesi i talentuar Çlirim Xhunga, njohës i mirë i disa gjuhëve evropiane, në gazetën “Koha jonë” të datës 31 mars dhe 01 prill 2005, ka botuar një ese shkencore mjaft interesante dhe ka argumentuar shkencërisht se greqishtja e vjetër dhe latinishtja vijnë nga shqipja.
Çuditërisht, sa herë që përkujtohet Kongresi i Manastirit (14-22 nëntor 1908), thuhet se ai u dha shqiptarëve përfundimisht një alfavet “latin”. Me siguri që pjesëmarrësit e atij Kongresi nuk e kanë pasur informacionin e duhur ose nuk janë munduar për të hulumtuar në thellësitë e shekujve se gjuha shqipe ka pasë trashëguar alfabetin ilirik, të cilin romakët e morën nga ilirët.Një gjë të tillë duhej ta kishte thënë me kohë Akademia e Shkencave.
Por atë që duhet ta thoshte dhe ta argumentonte shkencërisht me zë të lartë Akademia e Shkencave, e thotë një i huaj, dhe pikërisht një shkencëtar i shquar romak. Ky është Gaius Plinius Secundus, i njohur si Plini Plaku (23-79 e.r.), një natyralist i famshëm romak ky, që botoi në vitin 77 serinë madhështore prej 37 vëllimesh për historinë natyrore, të titulluar “Naturalis Historiae” (Historia e Natyrës). Në këtë vepër ai shkruan:
“Ilirët (arbërit) kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët”.
Një tjetër shkencëtar i njohur,  profesori hungarez Imre Toth, specialist i sllavistikës, në një libër të vetin që ua ka kushtuar Kirilit dhe Metodit, dy krijuesve të alfabetit të sllavishtes së vjetër, të botuar në Sofje, në gjuhën bullgare, në vitin 1981, thekson se, gjatë punës për krijimin e atij alfabeti, ata u mbështetën në shtatë burime. Mes këtyre burimeve, burimi i tretë (f. 60 e librit në fjalë) ishte staro allbansko pismo (shkrimi i vjetër shqip).Një kopje e këtij libri në bullgarisht gjendjej dikur në bibliotekën e Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë.
Dihet që Kirili dhe Metodi e krijuan alfabetin e sllavishtes së vjetër në shek.IX (viti 860). Ta quash shkrimin shqip të vjetër në shek. IX, do të thotë që “mosha” e tij duhet të jetë mijëravjeçare dhe nuk besoj se profesori Toth duhet të dyshohet për “shqiptarocentrizëm”. Prandaj të gjithë ata njerëz të shkolluar që mendojnë ende se alfabeti ynë qenka “latin”, zbulojnë formimin e tyre të mangët intelektual.Kjo vjen pikërisht për fajin e Akademisë së Shkencave, që nuk ka guxuar kurrë ta thotë publikisht me argumente shkencore se cili është alfabeti ynë. Se në këtë mes ka një paradoks të kulluar: edhe thuhet që gjuha shqipe është një gjuhë e lashtë, por shqiptarët na përdorkan alfabetin latin!!!
Po atëherë si qenka e mundur të thuhet në Evropë dhe në Shqipëri që shqiptarët përdorkan alfabetin latin, kur dihet që shqiptarët kanë një prejardhje shumë më të lashtë sesa romakët?
Pra, faji, si gjithmonë, i mbetet në derë Akademisë së Shkencave për moszbardhjen e së vërtetës.Sepse në krye të saj, pas profesorëve Aleks Buda, historian, dhe Shaban Demiraj, gjuhëtar, me përjashtim të profesorit Muzafer Korkuti (arkeolog), kanë qenë intelektualë që s’kishin lidhje absolutisht me gjuhësinë apo me historinë e kombit tonë, si mjek, inxhinier, sizmolog. Shikoni tani se kush është në krye të Akademisë: politikani i thekur veteran Skënder Gjinushi, matematicien, i cili nuk e di absolutisht se ku bien me adresë gjuha shqipe dhe gjuhësia shqiptare.
Pra, nga sa u citua më sipër, gjuha shqipe, faktikisht, është “Kryezonjë” e gjuhëve evropiane. Prandaj Faik Konica thotë:
“Megjithatë, në rajonin e diskutuar ka një krahinë të gjerë, qëndresa e patrembur e së cilës i ka kapërcyer të gjitha format e organizuara te vrasjeve, mashtrimeve dhe grabitjeve.Kjo është Çamëria, të cilën grekërit e shtrembërojnë në Camuria.(Nuk u vë faj grekërve për këtë shtrembërim që vjen nga paaftësia e alfabetit grek për të riprodhuar gjithë tingujt e gjuhës shqipe dhe të shumë gjuhëve të tjera për këtë çështje).I ndjeri senator Kabot Loxh (Cabot Lodge) në shtypin grek dilte gjithmonë me emrin Kampot Lone”.
Së dyti,institucionet zyrtare të gjuhësisë dhe Akademia e Shkencave, me politikën e tyre gjuhësore me orientim antikombëtar, siç del nga artikulli i lartpërmendur për tubimin që do të organizohet më 17 shkurt, kanë për qëllim zhbërjen e kombit shqiptar, çka është shumë e lehtë për t’u arritur nëpërmjet zhbërjes së gjuhës shqipe, të cilën Naim Frashëri e quante “gjuhë perëndie”. Kësisoj, ato institucione dhe Akademia e Shkencave po ecin në një hap me klasën politike, e cila, që prej vitit 2013, ka punuar dhe vazhdon të punojë intensivisht për zhbërjen e Shqipërisë, çka synohet të arrihet përmes varfërimit të pandërprerë të popullit shqiptar. Pikërisht ky varfërim ka sjellë si pasojë braktisjen e vendit prej gati gjysmë milioni shqiptarësh, gjë që do të thotë shpopullin katastrofik i vendit. Klasa politike e Tiranës tani të kujton klasën politike të kriminelit Enver Hoxha në ndërtimin e marrëdhënieve që vendosi me Beogradin, si argat i regjur i tij.Kjo klasë politike, pa kurrfarë dinjiteti kombëtar, e ka nxjerrë vendin tonë në bregun e pazarit grekosllav.Klasa politike e deridjeshme e Kosovës pati punuar intensivisht për rikolonizimin e saj prej shovinizmit serbokriminal. Klasa politike e Tiranës ka rënë në bark para shovinizmit grekokaragjoz dhe kishës shoviniste greke.
       Ditë më parë, dhe pikërisht më 21 janar, disa miq të mi që kishin bërë një udhëtim në disa zona të Shqipërisë së Jugut, më patën dërguar letrën e mëposhtme:
       “… Të premten pasdite u nisëm për në jugun e vendit.E nisëm nga Llogarai, ku pimë vetëm një kafe.Vazhduam rrugën në Sarandën e shkretuar, pa njerëz, pa dyqane hapur, pa restorante dhe mëngjesore, pa lëvizje, tamam si një qytet i vdekur.Fjetëm në hotel dhe të shtunën vazhduam në Butrint dhe te Syri i Kaltër.Prej andej në Gjirokastër, që ishte pak më ndryshe se, së paku, kishte pak frymëmarrje jete.Të dielën në mëngjes u nisëm drejt Përmetit. Atë bukuri natyre të jashtëzakonshme e përdhosnin kryqet e bardha helene që dukeshin që 2 km larg, që i gjeje përpara në rrugë, në çdo kodër, ku nuk kishte asnjë shtëpi. Kryqet greke dhe tabelat në greqisht ishin bërë zonja të vendit… Në mes të Sarandës, në hyrje të Gjirokastrës, te varrezat e grekëve e në majë të malit, kishin ngritur kisha të reja që nuk kanë qenë kurrë më parë.Kudo valëvitej flamuri grek. Përmeti  ishte thuajse si Saranda. U kthyem të hallaksur e të trishtuar që këtë vend  të begatë ia kanë shitur Greqisë. Nuk ka asnjë arsye që ta lësh të shkretë dhe në mëshirën e fatit, sikur është një truall vakant, pa zot…”.
       Le të shpresojmë që në tokën amtare ka jo vetëm njerëz që rrojnë vetëm për të ngrënë, duke grabitur dhe duke shitur të huajve pasurinë kombëtare, por ka edhe njerëz që hanë për të rrojtur në atë tokë të shenjtë dhe për mos e braktisur kurrë, me qëllim që një ditë të bukur, pasi të vijnë në krye të vendit, të lexojnë para popullit vendimin, sipas të cilit politikanët mëkatarë duhet të dalin para drejtësisë.
       San Diego, Kaliforni
       14 shkurt 2020


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...