Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/10

Premieri në detyrë Albin Kurti nuk e sheh më partner koalicioni LDK-në


Rezultate imazhesh për albin kurti

Premieri në detyrë, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se për partinë e tij është dyfishuar mbështetja që nga 6 tetori i 2019-ës.

Albin Kurti ka thënë se tani për tani nuk mund të deklarohen se kush mund të jetë partner i tyre në koalicion.


“Më duhet të them që prej 6 tetori, mbështetja për LVV është dyfishuar. LVV është me fuqishme së kurrë, pas mocionit të mosbesimit nga LDK është e pamundur të thuhet se këta do të jenë partnerë të koalicionit. Ne nuk mund të themi se ky është partneri ynë, por ky dyfishim na ka bërë të mendojmë se mund ta forcojmë Qeverinë me deputetë shtesë, mirëpo jo parti”.


Poashtu Albin Kurti ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është nxituar me kërkesën e tij që LVV të ketë mandatarin e ri për formimin e Qeverisë.

Premieri Kurti ka thënë se zgjidhja më e mirë është të bëhen të gjithë bashkë në luftën ndaj coronavirusit, e më pas të shkohet në zgjedhje.


“Nuk do ta lëmë presidentin pa përgjigje, por nuk do të nxitohemi. E kemi prioritet pandeminë e coronavirusit. Zgjidhja më e mirë është të bëhemi bashkë në luftën kundër cornavirusit dhe pasi të kalon kjo të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Është për të ardhur keq që presidenti ka shpallur planin për një qeveri të re, duke na ftuar liderëve në të njëjtën ditë, që kjo paraqet shkelje të kushtetutës”.

Kryeministri në detyrë tha se presidenti është dashtë ta ftojë në takim vetëm atë, e më pas liderët tjerë politik.

“Pra, besoj që është nxituar ka gabuar por nuk do ta lëmë pa përgjigje”

2020/04/09

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, tha se Agim Veliu, i cili ishte kundër një koalicioni me LVV-në, nuk është dashur të jetë pjesë e Qeverisë.


Kryetarja e Kuvendit Prof.Dr.Vjosa Osmani, i ka reaguar nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu, pasi ky i fundit e ka quajtur Vjosa Osmanin përkthyese e  presidentit HashimThaçit, që nuk guxoi të garojë për kryetare të Mitrovicës as Prishtinës.

Osmani përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se, Kosova po kalon nëpër dy pandemi, të COVID-19 dhe politikanëve të papërgjegjshëm duke iu referuar  Agim Veliut.


Vjosa Osmani sot viziton Prizrenin - Lajmet e Fundit
Por ajo thotë se, Veliu, jo vetëm që u bë pjesë e Qeverisë, por u bë zëri kryesor i LDK-së, ndonëse nuk mori pjesë fare në zgjedhje.


Vjosa Osmani takohet me Grenell në Berlin | Bujanoci.Net - Këtu ...

“Ardhja deri te mocioni, nuk mendoj se mund të reduktohet vetëm në momentet e fundit të mocionit. Është një histori më e gjatë. Brenda një partie ka zëra të ndryshëm. Por, rreth çështjes së koalicionit me LVV-në, kemi qenë një numër i madh i njerëzve që kemi besuar se partitë që ishin deri në atë moment në pushtet, vërtet e kishin sjellë Kosovën buzë humnerës. 

LDK vendim skandaloz: Vjosa Osmani dhe 4 ish- deputetë ...

Këtë qëndrim e kishte edhe kryetari i LDK-së. Shkaku i shumë keqpërdorimeve nga ato parti, na mbeti vetëm bashkëpunimi me LVV-në. Nuk ka pasur asnjë pikë në legjislacionin e kaluar që s’kemi diskutuar bashkë me LVV-në. 


Vjosa Osmani takon senatorin Johnson – AktivPress

E kjo ma ka betonuar përshtypjen që këto janë dy parti që synojnë reforma të thella, e kanë seriozisht luftimin e kapjes së shtetit. Unë dhe shumë të tjerë s’kishim si ta shihnim gjendjen ndryshe përpos një qeverie mes LDK-së dhe LVV-së.


inFokus - Lajmi i fundit në Kosovë, Rajon dhe Botë...

Ishim të interesuar ta kishim një qeveri që s’do të varej as nga votat e PAN-it e as nga Lista Serbe. Ne tashmë e kishim këtë qeveri. U ndërtua jo vetëm një pritje shumë e madhe tek qytetarët, një shpresë që s’e kishin parë tepër gjatë, një qeveri që përfshinte njerëz tejet profesionistë, me të cilët pjesa dërmuese e qytetarëve, janë ndier krenarë.


Osmani ndryshon mendim për Mustafën, nga jo legjitim ai u bë dera ...

Lamtumirë Isë, po shkojë të  VV !!!

 Pra e kishim një qeveri që nuk varej as nga votat e PAN-it e as nga ato të Listës Serbe. Programi qeverisës është hartuar në masë të madhe nga njerëzit e LDK-së. Por, u rritën përpjekjet për të prishur bashkëpunimin mes LDK-së dhe LVV-së. 


LDK e Isa Mustafa nuk 'tërhiqen' karshi Vetëvendosjes për ...

Problemi eskaloi kur zërat që ishin kundër një koalicioni të tillë, u bënë zëri themelor në LDK. Po flas për Veliun dhe të tjerët. Përkundër faktit se s’kishin marrë pjesë fare në zgjedhje, dhe përkundër që s’kishin ndihmuar në zgjedhje, ata u bënë zëri kryesor. Kur u arrit marrëveshja me LVV-në, ata që e kundërshtuan koalicionin, tani kërkonin që të kishin rolin themelor brenda qeverisë. Unë isha kundër sepse e dija se kjo s’çon në bashkëpunim të sinqertë. Nëse e kundërshton konceptim e një qeverie dhe partnerin qeverisës, pse duhet të jesh ti aty, për mua është përtej imagjinatës. 


LAJMET - Elajm - Gazeta Elektronike

S’ka asnjë kuptim të jesh në qeveri dhe të kërkosh çdo natë rrëzimin e saj. Po flas edhe për intervistat e zotit Hoti. Ia kam thënë disa herë që nëse nuk beson në këtë qeveri, ka njerëz që i besojnë. Këto kanë qenë momentet e tensioneve brenda LDK-së”, u shpreh Osmani në KTV.

Agim Veliu: Oferta e fundit e LV-së nuk është diçka serioze

Osmani foli edhe për gjendjen me koronavirus, ku tha se ky virus i ka barazuar të gjithë, sepse sfida është e njëjtë në mbarë botën. Ajo tha se fatkeqësisht, sistemi shëndetësor në Kosovë ka pasur shumë pak investime, dhe tha se pjesë e programit qeverisës ka qenë edhe investimi në shëndetësi.

Demi Rose heq çdo rrobë nga trupi, pozon për 12 milionë ndjekësit ...

“Të gjithë në sistemin shëndetësor kanë bërë një punë të mrekullueshme. Investimi në shëndetësi nuk është shpenzim. Mendoj që ka pasur një punë të shkëlqyeshme të institucioneve, MSH-ja, ministria e Infrastrukturës, FSK-ja, e të tjera. Sot u informova se në Qeveri, edhe pas konsultimeve që i kemi pasur me ekspertë të së drejtës kushtetuese, vendimi është që të kemi vendime veç e veç për komuna, jo nga qeveria, por me rekomandim të Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo do t’i japë në ndërkohë hapësirë Kuvendit për të ndërmarr masa për amandamentimin e disa ligjeve”, tha kryetarja e Kuvendit.

Heshtja e çuditshme e Vjosa Osmanit – Lajmi.net

Ajo tha se synohet që edhe përtej 13 prillit të vazhdohet me masat që janë ndërmarrë deri më tani nga Qeveria.


Vjosa Osmani jep lajmin e fundit se çka po ndodh me koalicionin VV-LDK

Duke folur për çështjen e amandamentimit të legjislacionit në fuqi për pandeminë, ajo tha se është përgjegjësi e secilit deputet që të ndërmarrë të gjitha masat për lehtësimin e situatës në të cilën gjendemi.

Fell i ka shtije hundtë njëfarë Agim Veliu?

Vjosa Osmani është Angela Merkel e Kosovës - Gazeta Express


Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka reaguar pas deklaratave të kryeparlamentares Vjosa Osmani, e cila mbrëmë ka thënë se Qeveria e Albin  Kurtit nuk varej nga votat e PAN-it e as nga Lista Serbe, por që përpjekjet për të prishur bashkëpunimin LVV-LDK, u shtuan dhe se zëri kryesor për prishjen e koalicionit u bë Agim  Veliu, që nuk kishte marrë fare pjesë në zgjedhje.

Veliu uron Grenellin për postin e ri: Kam besim se angazhimi i tij ...

Fell i ka shtije hundtë njëfarë Agim Veliu? 

Agim Veliu në reagimin e tij ka thënë se Vjosa Osmani nuk ka guxuar asnjëherë të garojë në zgjedhje në komunën e Mitrovicës.

Vjosa R. Osmani - Edhe një aktivitet shumë i mirë sot me... | Facebook

“Fitoret radhazi në zgjedhjet lokale dhe nacionale flasin më së miri. Përkthyesja e Thaçit, e cila asnjëherë nuk ka guxuar të garojë në zgjedhje në komunën e saj dhe as në degën e saj, po ia konteston legjitimitetin qytetar një fituesi të 15 palë zgjedhjeve të njëpasnjëshme. LDK-ja i kishte ofruar Vjosa Osmanit fillimisht të jetë kandidate për kryetare të Komunës së Mitrovicës, prej nga vjen, por kishte refuzuar. Po ashtu në zgjedhjet lokale të vitit 2017 i është ofruar kandidatura të garonte për kryetare të kryeqytetit, që apriori e kishte refuzuar, duke u arsyetuar se nuk ka kohë”, ka shkruar  Agim Veliu në Facebook.

100 mjekë vdesin nga coronavirusi në Itali

Coronavirusi ka marrë edhe viktimën e tij të 100 në mesin e mjekëve, njoftoi sot shoqata mjekësore italiane Fnomceo.

Viktima e fundit është një mjek 62-vjeçar nga qyteti Mire në provincën Veneto.


Italia është e përmbytur me viktima të pandemisë vdekjeprurëse dhe ka numrin më të madh të viktimave nga të gjitha vendet, me stafin mjekësor që paguan një ‘haraç’ të dhimbshëm brenda dhe jashtë spitaleve për mungesë të pajisjeve mbrojtëse siç janë dorezat dhe maskat për fytyrën.

Të shtunën Carlo Palermo, presidenti i Unionit të Mjekëve të Assomed Anaao, tha se kishin vdekur rreth 120 infermierë, përfshirë 80 mjekë dhe 40 infermierë dhe kujdestarë.

Italia ka konfirmuar rreth 140.000 raste në total deri më tash, nga të cilët gati 10 për qind ose 13.522 janë staf medicinal.

Eurodeputetët letër të hapur premierit në detyrë Albin Kurtit: Pas krizës zgjedhjet e reja mund të jenë rruga e duhur për të ecur përpara




Një grup deputetësh dhe ish-deputetë të Parlamentit Evropian i janë drejtuar kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti me një letër të hapur, ku kanë theksuar se po bëjnë përpjekje të vazhdueshme që Kosovës t’i sigurohet liberalizimi i vizave.

Në këtë letër, thuhet se ata janë të bindur se Kosova ka nevojë për qeveri funksionale në kohë krize, por që pas krizës zgjedhjet e reja mund të jenë rruga e duhur për të ecur përpara në përputhje me kushtetutën.


“Ne jemi të bindur që Kosova ka nevojë për një qeveri funksionale, veçanërisht në këtë situatë krize. Pas kësaj krize, zgjedhjet e reja mund të jenë rruga e duhur për të ecur përpara në përputhje me kushtetutën tuaj. Ne anëtarët e Parlamentit Europian jemi gjithmonë në anën e qytetarëve të Kosovës. Ne në vazhdimësi avokojmë për liberalizimin e vizave me Këshillin Europian për qytetarët e vendit tuaj, pasi ne fuqishëm besojmë që e meritoni. Dëshirojmë t’iu inkurajojmë juve që të vazhdoni luftën kundër çdo keqpërdorimi të krizës së coronavirusit. Kjo mund të japë vetëm argumente shtesë atyre që janë ende duke punuar kundër Kosovës”, thuhet në letër.

Kjo letër i është drejtuar Kurtit, të enjten e 9 prillit, në ditën e Kushtetutës së Kosovës, të cilën e kanë nënshkruar Tanja Fajon, deputete, Slloveni; Tonino Picula, deputet, Kroaci; Andreas Schieder, deputet, Austri; Evin Incir, deputete, Suedi; Viola von Cramon-Taubadel, deputete, Gjermani dhe Knut Fleckenstein, ish-deputet, Gjermani.

Më poshtë keni të plotë letrën e eurodeputetëve drejtuar Kurtit:

Letër e hapur për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

I dashur kryeministër Kurti,

Para së gjithash duam të shprehim solidaritetin tonë në luftën tuaj të vështirë kundër pandemisë së coronavirusit. Të gjithë jemi duke kaluar kohë të vështira, dhe është mirë të shohim që ju jeni duke ia dalur në mënyrë adekuate me situatën.


Qeveritë e shumë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian janë shprehur më 1 prill këtë vit si në vazhdim “Në këtë situatë të paprecedent, është legjitime që shtetet anëtare të marrin masa të jashtëzakonshme për të mbrojtur qytetarët e tyre dhe për të tejkaluar krizën. Ne jemi shumë të shqetësuar rreth rrezikut të shkeljes së parimeve të sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave themelore, të cilat janë duke u rritur që nga vendosja e masave emergjente.”

Duke qenë mbështetës të fortë të parimeve të sundimit të ligjit dhe demokracisë, ne jemi shumë të shqetësuar për situatën politike në vendin tuaj pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, dhe deklaratën e presidentit për interpretimet e mundshme kushtetuese. Askush nuk mund të keqpërdorë krizën aktuale për lojëra politike. Dhe ne ende shpresojmë që ka frymë bashkëpunimi në Prishtinë.

Ne po ashtu dëshirojmë t’iu falënderojmë për heqjen e tarifës për mallrat e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës. Ne e kuptojmë që ky hap i nevojshëm tani duhet të inkurajojë disa shenja të vullnetit të mirë nga ana e Serbisë.

I dashur kryeministër,

Ne jemi të bindur që Kosova ka nevojë për një qeveri funksionale, veçanërisht në këtë situatë krize. Pas kësaj krize, zgjedhjet e reja mund të jenë rruga e duhur për të ecur përpara në përputhje me kushtetutën tuaj. Ne anëtarët e Parlamentit Evropian jemi gjithmonë në anën e qytetarëve të Kosovës.

Ne në vazhdimësi avokojmë për liberalizimin e vizave me Këshillin Evropian për qytetarët e vendit tuaj, pasi ne fuqishëm besojmë që e meritoni. Dëshirojmë t’iu inkurajojmë juve që të vazhdoni luftën kundër çdo keqpërdorimi të krizës së coronavirusit. Kjo mund të japë vetëm argumente shtesë atyre që janë ende duke punuar kundër Kosovës.

Tanja Fajon, anëtare PE, Slovenia

Tonino Picula, anëtar i PE, Kroacia

Andreas Schiender, anëtar i PE, Austria

Evin Incir, anëtar i PE, Suedi

Viola von Cramon-Taubadel, anëtare e PE, Gjermani

Knut Fleckenstein, ish-anëtar i PE, Gjermani

Akademik Prof.Dr..Hakif Bajrami :POLITIKANËT ME TRI FYTYRA

Historiani Hakif Bajrami: Vajza e presidentit Wilson ishte e ...



Kosovën e nxjerrin nga kriza që e kanë vënë partitë politike, pa përjashtim, vetëm përmes zgjedhjeve parlamentare që duhet të mbahen, e ku duhet të marrin pjesë 75-85% ,e elektoratit, e jo vetëm anëtarësia e partive. 

Është realitet i hidhur se në votime qe 20 vite po marrin pjesë 42-53% e zgjedhësve dhe po na imponohen sunduesit e jo qeverisësit e ligjit.

AKADEMIA E SHKENCAVE DHE ARTEVE SHQIPTARO-AMERIKANE NGA NJU JORKU ...

Për ta paralizuar të drejtën e Kosovës për shtet sovran, çarqet e qendrave të fuqive të mëdha  për vitin 2020 kishin programuar një filozofi meskine që ta defaktorizojnë kombin shqiptar si mentalitet shtetesh e pastaj lehtë synojnë të kthehet “ania shqiptare” në kohën totalitare, kur më tepër mësohej për ideologji se sa për shëndetin ligjor dhe fizik, të mbarë kombit. 

Së këndejmi, me shumë mjeshtri u mendua Mini Shëngeni për Shqipërinë në Serbi (Novi Sad), me qëllim që Tirana të vihet në binar ku ekonomia serbiane do ta gëlltitë në të gjitha nivelet ekonominë shqiptare,  me qëllim që mos të mirret fare me Kosovën. 

E Shqipëria ishte ajo që më 1975 nuk e nënshkroi Helsinkun dhe kur u prish BRSS, Jugosllavia, Çekosllovakia, kur me të drejtë u bashkua Gjermania, u forcua BE,Helsiku u bë copë e grimë. 

Këtë fakt duhet mësuar, pse Shqipëria i tha Helsikut jo, sepse ishte dhe duhet të jetë për bashkim kombëtare, që sot e propogandon si ide VV. 

Çka ka të keqe këtu nga aspekti i të drejtës Ndërkombëtare, që edhe GJND më 2010 tha hapur se:

 “Shpallja e pavarësisë së shtetit Kosovës nuk e rrezikon të drejtën ndërkombëtare”. 

VV nuk e ka asnjë faj që Serbia vet e paditi  Kosovën në GJND dhe mori AUTOGOLË. 

E ne pastaj, me persona të paditur dhe jo profesional, por me dituri të partive injorante, atë realitet e kthyem në fusnotë ,dhe pazare me territore, herë me Malin e Zi e herë me Serbinë, i cili pazar i mbeti ashti në fyt italianës  Mogerini. 

Një ditë pas Novi Sadit, në Beograd, A. Vuçiqit i jipet ultimatumi nga Grenelli: “PranoneKosovën, ose do të keni sanksione”. 

KështuTrumpi i bëri copë e grimë planet e Putinit për Mini Shëngenin, që e refuzoi me elegancë Kosova. 

Megjithë këtë, për Kosovën ishte një diagnozë krejtë tjetër e Putinit dhe e filozofisë serbiane, në stilin e njohur: “Të gjithë serbët në një shtet”

Me këtë “stil”, një pjesë e Kosovës do të quhej: “Shqipëri Veriore”, kurse Kosova Veriore do t` i takonte Serbisë fashiste.

 Pra në rend të parë, Kosova duhej të ndahet në stilin se: 

“Ne duhet të fitojmë diçka”, thua se Kosova është në pazar, sepse janë mësuar për të fituar toka shqiptare më 1878 në Berlin, më 1913 në Londër,më 1919 në Versajë, më 1946 në Paris. 

Fjalët se marrëveshja: “Do të jetë e dhimbshme” e vërtetojnë pohimin tonë.

Tash shtrohet pyetja, a ka dallim filozofia shqiptare e “BASHKIMIT KOMBËTAR”, me çka synohet të prishet “PLEQNIA” në Konferencat e sipërshënuara, me filozofinë: “TË GJITHË SERBËT NË NJË SHTET”, sepse këto dy rreshtime për dike janë rrezik për paqën në Ballkan.

 Për ta kuptuar dallimin rrënjësor duhet t` i referohemi historisë së dy shekujve XIX dhe XX, për ta kuptuar se në shiqim të parë është fjala për të njejtin koncept.

 Por, kur të analizohën çështjet më thellë, me argumente shkencore, del se këto koncepte nuk e kanë asnjë lidhje organike të përbashkët, sepse koncepti serbian është IMPERIALIST, ndërsa koncepti shqiptar është kthimi në një realitet historik, i vjetër për 3000 e më tepër vjetë, që lirisht mund të çuhet se çdo luftë apo politikë që bëhet për këtë koncept është ÇLIRIMTAR

E pse na duhet historia për kët, sepse duam t` i shmangemi forcës ushtarke, nuk duam të pësoi më tutje popujt dhe shtetet. 

“Të gjithë serbët në një shtet”, promovohet me shkrimin e Vuk Karagjiqit më 1836, me porosinë psikolgjike :”SVI SRBI SVUDA- Të gjithë serbët kudo”, e inicuar nga Kopitari.

 Pra,Vuku intelegjent nuk e shtronte implicite bashkimin, por e shtronte për fillim çështjën, që kudo që jeton serbi të njihet se është fjala për një RILINDJE serbiane, duke e kthyer trurin popullor te ‘Carevina” e Dushinit. 

 ‘Carevina” e të cilit zgjati vetëm 9 vjet (1346-1355) e që quhej zyrtaisht “Car Srba, Arbansa i bugara”. 

Por apetitet imperialiste serbe, do të shtrohën edhe më 1844 nga Ilija Garashanin me “Naçertaninë”, do ta tregojë qëllimin.

 Aty hapur propogandohet bashkimi tokave që nuk kishin qenë kurrë serbe, as në Perandorinë NËNTË VJEÇARE të Dushinit si: “Car i serbëve, arbansëve dhe grekëve”, duke vizatuar edhe shtrirjën e “tokave serbe”

Dhe lufta për këtë “hapësirë jetësore kishtare”, do të fillojë, për të shpërtheyr më 1853 duke e sigamtizuar Kosovën si: “Serbi të Vjetër”

Ky term nuk ishte dëgjuar asnjëherë   më parë në asnjë shkirim apo hartë gjeografike.

Fashizmi serbian ndaj shqiptarëve me këtë ishte në stilin: ose krejtë, ose asgjë.

 Dhe përshpejtimit për t`u realizuar “Naçertania” i dha krah Marrëveshja sekrete Vjenë-Peterburg më 15 janar 1877 në Budapesht. 

Aty u arrit pajtimi që Vjena ta përkrahë Beogradin për zgjërim kah Kosova. 

Ndërsa Peterburgu (Rusia) u zotua me shkrim se do ta përkrahë Bullgarinë e Madhe, me shtrirje deri në Shën Naum, duke e përthekuar edhe vijën stratrgjike Shkup- Elbasan.

 Për ta realizuar këtë program Rusia menjëherë do t` i shpallë luftë Portës së Madhe , dhe pas disa muajëve do t` i afrohet Stambollit. 

Lidhur me këtë me që Serbia e kishte humbur luftën me Portën më 1876, do t` i duhet Vjenës një kohë më e gjatë për ta bindur Millosh  Obrenoviqin t` i shpallë luftë Serbisë.

 Pas përgatitjeve intenzive, Serbia do t` i shpallë luftë Portës më 1 XII 1877, dhe për një muaj divizonet e saj të ndihmuara nga oficerët EVROPOIAN, do të gjindën me Shtab në Graçanicë, me synim drejtë Selanikut, (jo drejtë Durrësit sepse ishte rezervuar tërë bregdeti Lindor i Adriatikut për Vjnenën-H.B. 

(Për këtë veprim imperialist vienezo-rus shiqo:AV. Tejet sekret përgjithëmonë 1878, nr. ½ në gjermanisht, Dosja “JovanRistiq”!).

Shqiptarët kur e shfaqën për herë të parë idenë e BASHKIMIT KOMBËTAR. 

Sipas fakteve kjo filozofi e bashkimit shqiptarëve (duke e lexuar të njetin Elaborat sekret), do të realizohet nga shqiptarët, duke synuar t` i krijojnë dy pashallëqe, që në vijim bashkimi ishte formal, me leje dhe bekim të Portës!!!. 

Pashallëkun e Jugut me qendër në Janinë e promovoi Ali Pashë Janina. 

Ndërsa Pashallëkun Veriut me qendër në Shkodër, e promovuan Familja Bushatliu. 

Fundi i të dy pashallëqeve do të marri fund si realitet   më 9 gusht 1830, kur në Manstir u vra tërë ajka politika shqiptare, madje në iftar nga Guvernatori i Manstirit, i inicuarnag masoneria ortodokse ruse dhe ajo katolike vieneze. Qendra e të tri masonerive ishte në Stamboll (musliamne-ne Fusiysllim; ortodokse dhe katoike-Nefusizëim dhe Nefusimusava-hebrej).

 Pra ky skenar pushoi më 1830, pasi që ishin shkatrruar pashallëqet shqiptare (më 1821, përkatësisht më 1830) dhe më 1836 u lajmrua Projekti i Vukut: “Svi srbi svuda”, për t` u kurorzuar më 1844 me “Naçertaninë” të cilën e e botova në tërësi   i pari në Ballkan, ngase  Vjena e kishte materjalin e dokumentuar  por  të njajti e mbajti në sirtar ngase  me Beogradin kishte krushqi të ngushtë  deri më 1903. 

 Në lidhje me kasaphanën e vitit 1830 në Manastir, për shqiptarinë do të filloi një epokë e re që veqohet me një mori kryengritjsh lokale, të cilat kurrë nuk muarrën veqori të përgjithëshme gjithë popullore e të komandohën prej një qendre, por patën fillim e mbarim karakter oazash regjionale. 

Kjo rrezistrencë i jepte fuqi Portës dhe masonerisë tjetër, që Çështjën shqiptare ta “shuaj më me lehtësi, aq më parë kur çështja nuk e kishte asnjë përkrahje nga jashtë”. 

E vërteta, kurrë asnjë kryengritje shqiptare nuk ka synuar toka të huaja, por vetëm t` i çlirojë trojet ku dominojnë me shumicë apsolute shqiptarët, në të PESË VILAJETET pas vitit 1864 me Ligjin për vilajetet: Kosovë, Shkodër, Manstir, Janinë, Selanik. (shiqo: Arkivi i Serbisë: Fondi “Jovan Ristiq”, Arbansi u ofenzivi i njihovorizorxhimento 1877/8, f 1-52 çirilicë; Shiqo Arkivi i Turqisë, viti 1869 kur Porta shpalli se “DUHET TË THEMELOHET NJË VILAJET SHQIPTAR”, por që Sulltani pas dy maujëve e terhoqi fjalën! 

S. pov. Tajni dok. na arapskom, i përkthyer më 1929 nga agjutanti i Aleksander Karagjorgjeviqit, që ishte i shkolluar në Zvicër dhe Rusi, që u vra më 1934 në Marsej nga masoneria bullgaro-xxxx”, sespe donte t` i shkrijë në “Jugosllavë” të gjithë ballkanasit. 

Këtë politikë e ka ndoqi edhe Tito deri më 1948, duke koketuar me Sofjen, por jo kurrë me Tiranën.

Dok. këtë e shprehim shkoçur dhe pa dilema në Bled.). 

Pra Fuqitë evropiane kanë shitë troje shqiptare, ndërsa SHBA më 1919 e shpëtuan Shqipërinë Bregdetare, ndërsa më 1991-1999 edhe Shqipërinë Kontinentale, por jo edhe pa hisen e Anglisë, Francës e sidomso Gjermanisë. 

Ky pohim është realitet dhe për këtë posedohën argumentet arkivore.

 E këto fakte janë prezantuar, nga viti 1979 edhe nepër simpoziumet ndërkombëtare si dhe tryeza shkencore anë e kënd Evropës.

 Madje Konventa e shfarsoje së shqiptaërve është botuar në “GJURMIME ALBANOLOGJIKE” më 1982, ndrësa “NAÇERTANIA” më 1985 në “VJETAR”

E le të dihet se shqiptarët e të dy HOXHOLLARËVE, sidomso DIASPORA shqiptare e HOXHËS KOSOVËS, ka FINANSUAR DITURINË dhe partiotizmin, ndërsa diaspora serbe dhe shteti i tyre, kanë finasuar spiunazhin që i kishte kaluar koha, kanë investuar në “pevaçica”, prostitiucion dhe armatim, që u vranë vet me te ,dhe mbi te gjatë viteve 1981-1999.

Pra shqiptarët pas vitit 183, ma nuk shiqojnë të konceptojnë shtet në Janinë (Ali Pashë Tepelena), as me qendër në Shkodër (Bushatlinjët), por qendra zhvëndoset në një pikë ku mbështetjën kryesore e ka në Kosovë. 

Në këto kushte e tërë makinera kryqtare e Evropës nga ajo kohë do të kthehet jo kundër Janinës apo Shkodrës, sepse ishin caktuar parametrat me çka të shkatrrohën, dhe ishin shkatrruar, por duhej rrënuar çdo ndienjë kombëtare sidomos në Kosovë dhe Shkodër, që këto krahina kryengritëse shqiptare mos ta merrin Flamurin e shqiptarizmit. 

Lidhja Shqiptare e Prizrenit , ua prishi pleqërinë të gjithëve, e solli Vilajetin e Kosovës në fronin e prijsit të zgjidhjesë së çështjës kombëtare. 

Ky fron vjen për faktin kryesor, se Çështja e MUHAXHERËVE dhe SHFAROSJA E 714 katundeve me 6 qytete ku dominonte shqiptaria-Sanxhaku i Nishit me Pirot, Serbia i SHKATRROI për 38 ditë (1 dhjetor 1877-8 janar 1878).

 Por me një dallim se Pashallëkun e Janinës 1797-1820 e shkatrroi Stambolli. 

Gjithashtu Pashallëkun e Shkodër 1820-1930 e shaktrroi mafia e Sulltanit.

 Sanxhakun e Nishit dhe Pirotit e shkatrroi Serbia me ndihmë të Vjenës dhe Peterburgut-Rusisë. 

Lidhur me këtë,Lidhjës Shqiptare (Ymer Prizrenin, Abdyl Frashërin, Sulejman Vokshin e Vaso Pashë Shkodranin etj) u shkatrrua nga Fuqitë Evropiane gjatë viteve 1879-1881. 

Edhe Çështja e Ulqinit, Plavës- Gucisë e dëshmon se nuk kishim fare aleatë, sespe Porta sakrifikoi viset shqiptare për ta raujtur Stambollin.

Ka plotë kokëboshë  që thonë se përse kurrë nuk janë lejuar të hyjnë në Arkivin e luftës në Vjenë, apo Beograd dhe Berlin e që thonë:” Na ka ndihmuar Kongresi i Berlinit apo Vjena.. Madje për ta bërë shtetin më 1912”, e merita falso ia atribuohet Vjenës, e prralla tjera për t` ua tymosur fëmijëve dhe studentëve kokat me tamjan, thue se ne kemi bërë sehirë, e nuk kemi bërë kruengritje dhe çliruar çdo pëllembë të Kosovës më 1912, por misonmarët: Vienez, rus dhe francez erdhën në Shkup dhe thanë: "Çfardo rezultati të ketë lufta juej kufijtë e Portës nuk ndryshihen”. 

E pse pati pas dy majve.Kryqzataevro-ballkanike ma nuk mund të maskohet më 1912. Pse këta mercenarë s ena kanë “çliruar të tjerët e na kanë themluar shtet të tjerët”, nuk e citojnë kurrë Marrëvesjën e DYTËSEKRETEBEOGRAD-VJENË më 28 VI 1881 =(Marrëveshja e PARË SEKRETE AUSTRI-RUSI më 15 janar 1877 në Budapesht),ku hapur Vjena zotohet edhe me këtë të dytën (1881), se do ta ndihmojë Serbinë të zgjërohet në JUG, me kusht që Serbia mos t` i përzihet Austrisë në Bosnje, sepse e kishte okuouar më 1875. 

Këtë politikë imperialiste Serbia do ta KONSUMOJË deri më 1903, duke u përkrahur organikisht nga Austro-Hunagria. 

Pas kësaj kohe ploitikaserbiane do të fillojë ta konsumojë filozofinëruse, besnike e së cilës është edhe sot.Enjejta politikë do të ndiqet edhe në Londër (1913), kur diplomacia serbe shkruante për popullsiën shqiptare të Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit, kinse i dërgojnë Konferencës Londrës (17 dhejtor 1912) se: “Kemi origjinë serbe, serbisht falsim në familje”

Se ishte kjo një shpifje vërteton letra e NikollaPashiqitderguar oficerit në Shkup: “Shkruani sa të mundeni se shqiptarët flasin në familje serbisht”!. 

Dhe ajo diplomaci si në kohën e Kryqzatave, diplomatëve serb që rrenindenri në KUPË të qiellin u besoi.

Por,edhe pse Edurad Grei e dinte realitetin e shtrirjës së shqiptarëve me hipokrizithoshte: “E sakrifikuam Shqipërinë, por e vëndosëmpaqën në Ballkan”. 

Këto dokumente, i kam botuar qe 30 vjet dhe dikush fare nuk i ka mësuar. Jo nuk u vëndospaqa fare, por Serbia kur i garbiti 61 400 kilometra katror toke shqiptare më 1912, pas mabrimit të Konferencës Londrës (1913, e ktheu politikën për ta OKUPUAR në të njejtën mënyrë Bosnjën dhe Hercegovinën më 1914, duke krijuar agjentura kriminale atje. 

Për këtë shkak duke e ditur se Vjena po e PENGON
zgjërimin kolinal serbian në Bosnje.

 Beogradi organizoi atentat ndaj sovranit të Austro-Hunagrisë në Sarajevë, dhe kështu fillioi kasaphanja më e madhe në histori- Lufta e Parë Botërore 1914-1918.

 E tash i pyesim pasardhësit e Eduard Greit në Evropë dhe SHBA: A u vëndos paqa në Ballkan më 1913 kur i sakrifikuat tokat shqiptare edhe më 1919 kur e krijuat Jugosllavinë që ishte një Serbi e madhe,”e përberë prej TRI  fiseve”, të cilat më 1929 u konvertuan në Jugosllavë. 

Këtë politikë e kishte në tavolinë edhe krali i kuq-Tito. 

 JO asgjë gati deri më 1999 nuk kishte ndryshuar sepse kanceri ka mbetë në trupin e Ballkanit, madje deri në ditët tona, me fajet që janë bërë nga viti 1878-1999.

 Edhe sot (1-2 prill 2020), Serbia aspirontë SHKËPUTË DIÇKA nga Kosova. 

Çështja e shkëputjës shkaktoi çrregullime në Kosovë, sa që Qeveria më e votuar pas çlirimit RA BINDSHËM në Parlament me 85 vota për shkarrkim më 25 mars 2020, që do të thot se LDK-OPOZITA
+ListaSerbe+minoritarët, ishin me këtë votë.

 Pas këtij tentim grusht shteti në Republikën e Kosovës filloi një fushatë e egër, a të zgjidhet qeveri e re “sipas Kushtetutës”, apo të shkohet në zgjedhje të reja.

 Mendimi im ishte në 31 mars 2020 që vendi duhet të shkoi në zgjedhje, pasi që të shterren të gjitha parimet e Kushtetutës.

Dhe më 1 prill 2020 në TV7 të Berat Buzhalës dhe gazatarit Leonard Përçuku në INTERVISTË ishte Presidenti Hashim Thaçi çdo shkrim ishte “i mjegulluar” me qellim që Kurti të përmbyset edhe fizimkisht. 

Aty u shtruan DY pyetje: a të shkohet në zgjedhje; a të zgjidhet qeveri e re. Në opinion muarën pjesë 83 041 respondentë.

 Prej tyre 65 681 ose 75% ishin për zgjedhje të reja. Kurse 21 360 ose 25% të anketuarëve ishin për zgjedhjën e një qeverie të re. 

Kjo do të thot se si kam shkruar më 31 mars 2020, po të mbaheshin zgjedhjet të delën (më 4 prill 2020), do të fitonte Albin Kurti (VV) me 75% të votave.

 Në shkrimin tim kam thënë më 31 mars se do të fitonte 52-54%, sepse kam llogaritur se shumë votues janë në trasn (për shkak të Cov-19) dhe shumë vota do të shpallëshin të pavlefshme.

Për fund,le të dihet se pala serbiane është në ofenzivë agresive. Për Shqipërinë ka bërë skenar që të futët në një MiniShëngen me Serbinë dhe Maqedoninë, ndërsa për Kosovën propogandon ndarje e cila duhej të kurorzohej në Vashington DC në fillim të marsit 2020. 

Marrëveshja do të nënshkruhej në mes Thaçit dhe Vuçiqit. Tash shtrojhet pyetja a prishin Kurti apo Lobi serb mosnënshkrimin koha do ta tregoi.

 Unë mendoi se prishjën e ka bërë Albin Kurti me msoshkuarje në Vashington. Pra votuesit shqiptar kurdo që do të mbahënzgjdhjet Albin Kurtit –VV do t` ia besojnë votën me nja 62-75%. Ku do të mbetet forca e foteleve që e ka bërë tërë pasurinë e Kosovës rrush e kumbulla, një ditë do të japi përgjegjësi penale. 

Këtij verdiki i frigohet koncerni grabitës LDK+PDK+AAK+ LstaSerbe+Nisma+ minoritarët e shantazhaur dhe për këtë kërkojnë qeveri pa zgjedhje.

 Lidhur me këtë situatë, përçarëja e rreshtimit VV me LDK me të tjerët  nuk është e re. Ajo i ka rrënjët dhe buron që nga koha e UÇK-ës. 

Bje fjala në Zyrën Politike të UÇK-ës në Prishtinë erdhën: Fadil Hoxha, Xhavit Niamni, Mahmut Bakalli, Azem Vllasi  etj., dhe të gjithë  këta shprehën gadishmërinë e tyre   për ti dhënë  këshilla në bazë të një përvoje të gjatë politike se me çka duhet ti kundërvyhemi Serbisë, ngase sipas tyre  këta ish [politikan ia dinin të gjitha dobësitë politike dhe ushtarake shtetit serbosllavë.

I vetmi Ibrahim Rugova dhe LDK me disa satelit partishë  të “odave të katundit ”,e kundrshtonin ardhjën në Zyrën Politike të UÇK-ës në Prishtinë-pra ishin kundër UÇK-ës.


 E me çfarë fytyre rreshtohen tash pas ISA Mustafës -LDK-së ,  partitë që e ndihmuan nocionin për rëzimin e Qeverisë Kurti ? !


Lexono vetëm 1 deri 77 Komunikantat e Shtabit Përgjithshëm të UÇK dhe do ta kuptoni se “historia e marrinave po përseritet” me përçarje meskine. 

Madje mosardhjën e Ibarhim Rugovës në Zyrën e Adem Demaçit, e ka kritikuar edhe Hollbruk.

Ju preferojë të dashur  lexues KOMUNIKATAT e Shtabit Përgjithshëm të UÇK-ës nga 1  deri në 77, që i kanë botuar fotot patriotët e pashterrur të DREJTËSISË dhe ÇËSHTJEËS KOMBËTARE: Sejdi GEGA dhe Fazli VELIU, ku ka edhe dokumente tjera në dy vllime, në 1230 faqe.

 Shiqoni ku kemi qenë dhe çfarë PENGESASH ka bërë krahu “institucional”-LDK-së  që e rrente kombin me premtime boshe.

Dokumnentet janë botuar FOTOTIP, pra nuk janë përshkruar fare.

 Jo vetëm kaq, në publikimin e respektuar dhe strikt burimor do të lexoni edhe për makiancione tjera meskine: për likuidimin e plotë të UÇK-ës (qershor 1998), madje duke dërguar edhe misonarë pastaj (shtator 1998) në Drenicë që UÇK të çarmatoset. 

Ai ekip nuk ka shkuar në Drenicë krye në veti, por ka pasë autorizime nga persona të caktuar .
Tutje,si është sjellë  Qeveria në ekzil  dhe vetë  Isa Mustafa me 3% është çështje e gjyqeve...

 Tash e them publikisht dhe pa ekivoke:

Albin qëndro, RINIA 95% është me ty me TRI KUSHTE:REPARACION për SERBINË, KONFISKIM për atë pasuri kombëtare që është plaqkit dhe BASHKIM KOMBËTAR si Referendum evolutiv në BE. 

E ku është rinia, jamë edhe unë. Dhe kurrë mos u ndafsha prej RINISË dhe popullit tim që nuk e meriton këtë traumë në kohën e luftës Tretë Botërore bilogjike që po quhet “C-19”. 

Madje, mos të mendoi ndokush se kam ndonjë interes personal apo familiar për ndonjë parti-asgjë. 

E më bëri edhe më të bindur djali i Hamzë JASHARIT, jo rastësisht kur në TV kur publikisht tha: “TURP, turp ju qoftë politikanë” me tri fytyra. 

 Fundi i fundit, nuk është e rastësishme që në Rambuje u zgjodh përfaqsues DELEGACIONI, delegati i UÇK-ës HashimThaçi,me çka dëshmohej se Kosova ka ushtri, ka të drejtë t` i përmirsojë gabimet e diplomacisë Evropiane 1878-1946. 

Amerika ka dëshmuar se është me këtë qëndrim, për zgjidhje të drejtë të çështjës Kosovës, të cilën shtetet evropiane e kanë shkëputur nga trungu kombëtar më 1878 dhe 1919. 

Tash duket sakrifikuar shumë Albina, që të arrihet së pakut shtruarja e çështjës drejtë, është ushtruar mocioni.

 E zgjidhja e drejtë e çshtjës Kosovës në fund të shekullit XX-të, ishte LUFTA e drejtë. 

Nënshtrimi ishte “lufta” duke vajtuar me improvizime dhe deklarata boshe.

 Po sot, çudia më e TMERRËSHME është rreshtimi:PDK+AAK+NISMA. 

 E këta janë përgjegjës MORAL për ruajtjën e amanetit dhe gjakut të luftëtarëve të Adem JASHARIT,ZAHIR PAJAZITIT,EDMOND HOXHËS ,VËLLËZËRVE HARADINAJ !

 LDK dihet se dëshiron jo qeverisje por SUNDIMIN .

 Vallë kush e solli arsimin të fundit në PISA, rrënjët nuk janë të sotiti, por shumë të herëshme. 

Kështu është gjendja edhe në shkencë e kulturë, si pasojë e nepotizmit dhe punës korruptive. 

Si është tjetërsuar pasuria shoqërore, dihet. 

Antiamerikanizmi nuk është te Albin Kurti, që nuk ka lidhje me akorrupcionin.

JO, me këtë rreshtim janë partitë politike : PDK+AAK+NISMA !

Po të ishin gjallë do të ishit të  nga Zahiri,    Ademi  ! E Bekim JASHARI ,ju ka thënë troq:  “TURP për momentin politik dhe shëndetësor”. 

Unë nuk e kam kredibilitetin  e Bekim JASHARIT. 

Por e kam nivelin arsimor dhe AMANETIN E BAC ADEM DEMAÇIT  : 
“Mos e rirobëroni Kosovën për interesa ideologjike e materiale". Kjo vlen edhe për VV-ën. 

Sepse Kosova e meriton pavarësinë dhe DEMOKRACINË PERENDIMORE, të cilën e garanton KOMBI SHQIPTAR DHE NATO, nën drejtimin SHBA+GJERMANI, FRANCË, ANGLI. 

Partitë vijnë e shkojnë, por Kosova dhe Shqiptaria, miqësia e dëlirë duhet të mbetët për gjithëmonë”!

Më 1 dhe 2 prill 2020

Luftë spiunësh, kush e solli koronavirusin COVID- 19?

Përhapja e koronavirusit në të gjithë botën nuk i qetësoi aspak tensionet gjeopolitike midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, të cilat, tashmë po rishfaqen më të forta se më parë.


Nëse ndjek të dhënat zyrtare të të dy vendeve, duket se çështja e koronavirusit, më shumë se sa një emergjencë globale shëndetësore shihet si historia më e madhe e spiunazhit të shekullit. Të dy vendet janë të sigurt për fajin dhe qëllimin në lidhje me përhapjen e virusit nga njëra prej dy shteteve. Pekini akuzon Uashingtonin dhe anasjelltas.

Akuzat e kinezëve kundër Uashingtonit

Zëdhënësi i Ministrit të Jashtëm kinez, Zhao Lijian filloi që në 13 mars dhe përmes faqes së tij në Twitter kur publikoi videon e një seance të mbajtur në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA, gjatë së cilës drejtori i Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve pranoi se disa pacientë amerikanë që vdiqën nga gripi para shpërthimit të pandemisë kishin rezultuar pozitive për Covid-19. Me publikimin e kësaj videoje, zëdhënësi kinez akuzoi Shtetet e Bashkuara se kishin fshehur me qëllim këto të dhëna, duke kontribuar në përhapjen e virusit.

Një sistem i tërë akuzues është bërë pjesë e narracionit normal në Kinë ku, midis zërave të brendshëm dhe lajmeve që rrjedhin nga gazetat, virusi u soll në Kinë nga ushtarakët amerikanë që morën pjesë në lojërat ushtarake botërore në Wuhan në nëntor 2019. Mund t’ju duken normale teza të tilla nga një qeveri si ajo e Kinës që shpesh akuzon për komplote botërore, por nuk janë më pak surprizuese edhe akuzat që vijnë nga SHBA.


Donald Trump e quan “virus kinez”

Javët e fundit ka pasur një ndryshim rrënjësor në fjalorin gjuhësor amerikan, veçanërisht në institucionet e tij më të larta. Jo vetëm Sekretari i Përgjithshëm Mike Pompeo, por edhe Presidenti Donald Trump, kanë filluar ta quajnë “koronavirusin”, si “virusi kinez”, ose “virusi nga Wuhani”. Kjo nuk është e paqëllimtë pasi synon të lidhë jo vetëm origjinën gjeografike të virusit, por edhe “fajin” e përhapjes së tij.

“Kina ka shkaktuar këtë plagë në botë dhe duhet të ketë pasoja,” – tha Trump gjatë një interviste të dhënë për Fox News.

Luftë spiunësh, kush e solli koronavirusin?!

Ky ndryshim i fjalorit duket se është shoqëruar me një seri masash kufizuese ndaj kinezëve. Sipas raportimeve nga New York Times , administrata Trump po konsideron seriozisht dëbimin e një grupi të madh të diplomatëve dhe gazetarëve kinezë. Arsyeja? Shtetet e Bashkuara synojnë t’i përgjigjen kështu një lëvizjeje të ngjashme të ndërmarrë nga Pekini, i cili tashmë do të dëbojë rreth 13 gazetarë amerikanë nga vendi.

Ajo që ishte një luftë e thjesht tregtare duket se ka kaluar në një nivel tjetër, duke u shndërruar në një luftë spiunazhi midis dy vendeve që akuzojnë njëri-tjetrin.

Për përgjegjësitë, nëse ato ekzistojnë me të vërtetë, në lidhje me përhapjen e koronavirusit, askush nuk do të dijë kurrë asgjë, duke marrë parasysh sistemin akuzues dhe të dobët të të dy vendeve. E sigurt është se konflikti i deritanishëm tregtar midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, i cili para përhapjes së pandemisë ishte gati të arrinte pikën e tij të zgjidhjes, mund të shpërthejë më i fortë se më parë, pasi të mbarojë pandemia.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...