Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/11

Arun Chaudhary ishte një nga strategët e premierit të Kosovës zt.Albin Kurtit në videokomunikimet me qytetarët e Kosovës gjatë fushatës.


Arun Chaudhary, hebreu që ndihmoi Albin Kurtin të bëhej ...

Albin Kurti dhe Arun Chaudhary

Arun Chaudhary, i cili ishte drejtori i New Media Road në fushatën presidenciale të Barak Obamës në vitin 2008, aktualisht është i përfshirë në fushatë në kampin e Bernie Sanders kandidat për president të SHBA-së.

Arun Chaudhary, the White House Videographer - The New York Times

Arun Chaudhary, hebreo-amerikani me origjinë indiane, i cili punoi për fushatën e ish-presidentit amerikan, Barak Obama, dhe ishte videografisti zyrtar i videomesazheve të Shtëpisë së Bardhë (2009-2011), ishte një nga njerëzit që ndihmoi Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit në Kosovë, e që rezultoi me fitoren e Vetëvendosje dhe zgjedhjen e Albin Kurtit në krye të qeverisë.


Arun Chaudhary Archives - InLajmi

Arun Chaudhary ishte një nga strategët e Kurtit në videokomunikimet me qytetarët e Kosovës gjatë fushatës.

Arun Chaudhary - Wikipedia

45-vjeçari Arun Chaudhary, me baba indian dhe nënë hebreje, i lindur në Nju Jork (1975), është i njohur për aftësitë e tij për të sjellë artin në botën e fushatave politike. Ai është një nga personazhet më influence në politikën moderne të komunikimit.

Bio - Arun Chaudhary | House of Beautiful Business

Arun Chaudhary ka publikuar fotografitë e Albin Kurtit  gjatë parakalimit pranë gardës së FSK-së, duke shkruar se është e mundur që të krijohet një botë më e mirë.

Best Advice: Arun Chaudhary - CNN Video

Ai tutje ka shkruar se kishin menduar se nuk është e mundur që kjo të ndodhte në Kosovë.


Rezultatet e kërkimit

Rezultate nga uebi

The First Cameraman: The son of an Indian immigrant recounts his ...

Arun Chaudhary

, i cili ishte drejtori i New Media Road në fushatën presidenciale të Barak Obamës në vitin 2008, aktualisht është i përfshirë në fushatë në kampin e Bernie Sanders kandidat për president të SHBA-ve, ashtu si edhe në vitin 2016.
Flori Bruqi

Nis parashkrimi i veprave për të akuzuarit për Fondin e 3-përqindëshit

Dyshoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, lirohen nga ...
Pak më shumë se një vit ka kohë Gjykata Themelore në Prishtinë të përfundojë gjykimin e aktakuzës së ngritur për dyshime për keqpërdorime për Fondin e 3-përqindëshit. Në aktakuzën e ngritur në vitin 2017 të akuzuar janë ish-kryeministri në ekzil, Bujar Bukoshi, asistenti i tij, Atdhe Gashi, e ish-deputeti i LDK-së, Naser Osmani.




Nga kjo aktakuzë ka mbetur vetëm një vepër penale për t’u gjykuar në këtë rast. Kjo pasi që janë parashkruar disa vepra penale për të akuzuarit. Parashkrimi ose vjetërsimi i lëndës bëhen në ato raste kur sistemi i drejtësisë nuk arrin ta përfundojë një lëndë para kalimit të dyfishit të kohës së paraparë për dënim për veprën penale që akuzohet personi.

Për dy të akuzuarit, Naser Osmani e Atdhe Gashi, vjetërsimi ka ndodhur për pikën 3 dhe pikën 5 të aktakuzës.

“I pandehuri Naser Osmani në periudhën kohore prej vitit 2008 -2013, në cilësinë e personit të punësuar në UFORK me qellim të shmangies pjesërisht apo tërësisht të pagesës së tatimit, tarifave apo kontributeve të tjera që kërkohen me ligi, nuk i ka përfshirë të dhënat lidhur me të ardhurat e tij të fituara përmes transaksioneve, në emër të pagave dhe të hyrave të tjera, i njëjti ka qenë i obliguar që këto të ardhura t’i deklarojë në Administratën Tatimore të Kosovës, shuma e shmangies nga i pandehuri dëmtimi i buxhetit të ATK-së - Republikës së Kosovës është 3,510.00 euro, me këtë ka kryer veprën penale shmangie nga tatimi nga neni 249 par. 1 të Kodit të vjetër Penal si ligj më i favorshëm (KPK)”, thuhet në aktakuzë.

Pasi që kjo vepër dyshohet se është kryer në vitin 2013, atëherë i bie që është vjetërsuar në vitin 2019.

Kjo pasi që në Kodin e Vjetër Penal kjo vepër ka qenë e dënueshme me tre vjet. Prej kohës kur është kryer kanë kaluar disa muaj më shumë se gjashtë vjet. Vjetërsimi i veprës penale bëhet kur kalon dyfishi i kohës së dënimit. Nga 2013 deri tani kanë kaluar gati shtatë vjet.

Edhe të akuzuarit, Atdhe Gashi i ka “vdekur” juridikisht një pikë e akuzës.

Prof.Dr.Vjosa Osmani e ka pranuar sot vendimin e plotë të Kushtetueses, nis koordinimin drejt zbatimit të tij



Osmani e Vitia diskutojnë për harmonizimin e veprimeve në raport me vendimin e Kushtetueses

Ditë më parë, Gjykata Kushtetuese shpalli jokushtetues vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes së qytetarëve, si masë për parandalimin e koronavirusit. Vendimi për shfuqizim të kësaj mase do të hyjë në fuqi më 13 prill 2020.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e ka pranuar  vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me masën e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, të vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Përmes një njoftimi të lëshuar nga zyra e kryekuvendares është bërë e ditur se që nga shpallja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes,kryetarja  Prof.dr.Vjosa Osmani është angazhuar për koordinim të hapave që duhet të ndërmerren në bashkëpunim me institucionet relevante në vend.

Me qëllim të një koordinimi sa më të mirë, Kryetarja prof.dr. Vjosa Osmani u  takua me Ministrin e Shëndetësisë, z. Arben Vitia. Temë kryesore e takimit ka qenë bashkëpunimi në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë në drejtim të zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe respektimi i plotë i legjislacionit aktual.


Prof.Dr.Vjosa Osmani e Dr.Arben Vitia diskutojnë për harmonizimin e veprimeve në raport me vendimin e Kushtetueses
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia priti në takim kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, ku u diskutua për rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional për menaxhimin e situatës me Covid-19, bëhet e ditur përmes një njoftimi të MSH-së.

Sipas njoftimit, u diskutua edhe për harmonizimin e veprimeve në raport me adresimin e çështjeve nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Znj. Osmani tha se Kuvendi i Kosovës mbetet i përkushtuar që të bashkëpunojë ngusht përballë këtij ‘armiku të padukshëm’, i cili nuk njeh as ndarje politike e as etnike. Ndërsa ministri Dr.Arben Vitia i falënderoi znj. Osmani dhe znj. Arbërie Nagavci për gatishmërinë e treguar, si dhe i njoftoi për së afërmi me Planin e Veprimit përmes së cilit do të operojnë institucionet e vendit. Ndër të tjera u disktua edhe për harmonizimin e veprimeve në raport me adresimin e çështjeve nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet ndët të tjera në njoftimin e MSH-së.


Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon ka kërkuar që qytetarëve të Kosovës t’iu sigurohet liberalizimi i vizave, gjë kjo për të cilën ka thënë se është dashur të ndodhë qëmoti.

Viola von Cramon (@ViolavonCramon) | Twitter

Viola von Cramon

“Liberalizimi i vizave për Kosovën është dashur të ndodhë moti. Secili e di këtë gjë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ajo ka shtuar Këshilli Evropian duhet t’ia japë dritën e gjelbër qeverisë në Kosovë rreth kësaj çështjeje të rëndësishme, “sa më shpejtë të jetë e mundur”.

“Qytetarët e Kosovës e kanë merituar”, shkruan Viola von


Pas heqjes se taksës, raportuesja për Kosovën në PE shpreson në ...

Viola von Cramon

Viola von Cramon: Votat u vodhën nga të vjetrit sërish, tragjike

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka quajtur tragjike atë që ndodhi  në Kuvendin e Kosovës, ku u rrëzua Qeveria  e Premierit Albin Kurti përmes një mocioni.

Nënkryetari i konferencës së Sigurisë në Munih i reagon Grenellit ...


Boris Ruge

Ajo në një reagim në postimin e Ambasadorit Boris Ruge, zv.president i Konferencës së Munihut, ka shkruar në Twitter, se tash votat janë vjedhur sërish nga të vjetrit.

“Nuk e di se çfarë të them. Një klasë politike totalisht e papërgjegjshme. Vendosin interesat partiake dhe karrierat e tyre para vendit të tyre. Njerëzit e gjorë në Kosovë kanë shpresuar për reforma, sundim të ligjit, drejtësi dhe të ardhme më të mirë. Tash votat janë vjedhur nga të vjetrit sërish. Tragjike”, ka shkruar ajo.

Menjëherë pas votimit të mocionit kishte reaguar edhe diplomati gjerman, që ka shërbyer në disa vende.

“Ata që e rrëzuan Qeverinë e Kosovës midis një pandemie, do të duhet t’iu përgjigjen pyetjeve të përgjegjësisë dhe legjitimitetit. BE-ja, Franca dhe Gjermania janë për t’u përgëzuar për përkrahjen e tyre të fortë për kryeministrin Kurti”, shkruan ai në “Twitter”. “E hidhur të shohësh se SHBA-ja po ndjek një agjendë të veçantë dhe të rrezikshme”, vazhdon ai.

Flori Bruqi 

Letra është nëshkruar nga Tanja Fajon, deputete, Slloveni; Tonino Picula, deputet, Kroaci; Andreas Schieder, deputet, Austri; Evin Incir, deputete, Suedi; Viola von Cramon-Taubadel, deputete, Gjermani dhe Knut Fleckenstein, ish-deputet, Gjermani.Pas krizës, zgjedhjet mund të jenë rruga e duhur në Kosovë

Tanja Fajon: Ideja për shkëmbimin e territoreve është një ide e ...

Tanja Fajon 

Letra e hapur e eurodeputetëve për Kurtin: Pas krizës, zgjedhjet mund të jenë rruga e duhur

Disa ligjvënës të Parlamentit Evropian e kanë këshilluar Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin se zgjedhjet mund të jenë shtegdalja e duhur, pasi që të kapërcehet kriza e lidhur me koronavirusin.


Rezultate imazhesh për tonino picula


                                            Tonino Picula

Përmes një letre të hapur të 9 prillit  2020 , e cila i është adresuar Kurtit, deputetë dhe ish-deputetë të PE-së po ashtu kanë bërë të ditur për përpjekjet e tyre të vazhdueshme në Këshillin Evropian që Kosovës t’i sigurohet liberalizimi i vizave.

Rezultate imazhesh për andreas schieder

                                        Andreas Schieder

Letra është nëshkruar nga Tanja Fajon, deputete, Slloveni; Tonino Picula, deputet, Kroaci; Andreas Schieder, deputet, Austri; Evin Incir, deputete, Suedi; Viola von Cramon-Taubadel, deputete, Gjermani dhe Knut Fleckenstein, ish-deputet, Gjermani.
Rezultate imazhesh për evin incir

Evin Incir

Në vijim letra e plotë:

I dashur kryeministër Kurti,

Së pari, do të dëshironim t’ju siguronim për solidaritetin tonë për betejën e juaj të vështirë kundër pandemisë së koronavirusit. Aktualisht ndodhemi në një kohë të rëndë dhe është mirë kur shohim se me këtë gjendje po ballafaqoheni në këtë mënyrë adekuate.
Rezultate imazhesh për viola von cramon-taubadel

 Viola von Cramon-Taubadel

Qeveritë e shumë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian e kanë shprehur më 1 prill të këtij viti këtë qëndrim: “Në këtë gjendje të paprecedent, është legjitime që shtetet anëtare të ndërmarrin masa të jashtëzakonshme, për t’i mbrojtur qytetarët e tyre dhe për ta tejkaluar krizën. Megjithatë, jemi thellësisht të shqetësuar rreth rrezikut të shkeljeve të parimeve të sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave themelore, gjë që po paraqitet nga miratimi i masave të caktuara të emergjencës”.

Duke qenë përkrahës të fuqishëm të respektimit të parimeve të sundimit të ligjit dhe demokracisë, jemi thellësisht të shqetësuar rreth gjendjes politike në shtetin e juaj pas votës së mosbesimit kundër Qeverisë së juaj dhe pasi që lexuam paralajmërimin e presidentit Thaçi rreth interpretimeve të mundshme kushtetuese. Askush nuk duhet ta keqpërdorë krizën aktuale për lojëra politike. Dhe, shpresojmë, që të mbretërojë arsyeja në Prishtinë.

Rezultate imazhesh për Knut Fleckenstein

Knut Fleckenstein


Po ashtu, duam t’ju falëndrojmë për vendimin për heqjen e tarifave për mallrat nga Serbia dhe Bosnja. E kuptojmë se ky hap i domosdoshëm tani duhet të inkurajojë shenja vullneti të mirë nga pala serbe.

I dashuri kryeministër

Jemi të bindur se Kosovës i duhet një qeveri funksionale, posaçërisht në këtë kohë krize. Pas krizës, zgjedhjet mund të jenë mënyra e duhur përpara, në pajtim me kushtetutën e juaj. Ne, anëtarët e Parlamentit Evropian, jemi gjithnjë në anë e popullit të Kosovës.

Jemi duke avokuar vazhdimisht për liberalizimin e vizave tek Këshulli Evropian, për qytetarët e vendit të juaj, pasi që besojmë fuqimisht se e meritoni. Do të donim t’ju inkurajonim ta vazhdoni luftën kundër keqpërdorimit të krizës rreth koronavirusit. Një gjë e tillë vetëm sa do t’ju jepte argumente shtesë atyre që vazhdojnë të punojnë kundër Kosovës.

Sinqerisht

Tanja Fajon, deputete, Slloveni

Tonino Picula, deputet, Kroaci

Andreas Schieder, deputet, Austri

Evin Incir, deputete, Suedi

Viola von Cramon-Taubadel, deputete, Gjermani

Knut Fleckenstein, ish-deputet, Gjermani

15 shoqata nga diaspora i shkruajnë letër Angela Merkelit për gjendjen politike mes pandemisë në Kosovë, i kërkojnë mbështetje

Angela Merkel remains most popular politician in Germany - The Local

Pesëmbëdhjetë shoqata nga diaspora, i janë drejtuar me një letër kancelares gjermane Angela Merkel për gjendjen aktuale politike në Kosovë, mes pandemisë me Covid-19.

Ato apelojnë për një përmirësim të situatës, siç thonë në letër, të tendosur dhe gjithashtu kërkojnë mbështetje nga kancelarja Merkel.

Shoqatat u përkasin fushave të ndryshme si politike, ekonomike, shoqërore e kulturore.
Këto shoqata i shkruajnë  kancelarës gjermane Angela Merkelit se përveç me Covid-19, Kosova fatkeqësisht po përballet edhe me mosmarrëveshje politike që sipas tyre janë bërë tema të ditës.

“Ndërkohë që Qeveria në detyrë është duke vepruar në ngadalësimin e shpërthimit të pandemisë, gjë të cilën e tregoi duke vepruar në ngadalësimin e shpërthimit të pandemisë, gjë të cilën e tregoi duke vepruar herët dhe rreptësisht, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e OBSH-së, nga ana tjetër pjesë të elitës politike janë bërë së bashku për të shprehur dyshimet e tyre për qeverinë”, thuhet ndër tjera.

Sipas këtyre shoqatave në letrën dërguar Merkelit, thonë se “druhen se zanafilla e kësaj mosmarrëveshjeje është diskutimi midis Presidentit të Kosovës dhe Serbisë për një zgjidhje me bazë etnike, duke bërë shkëmbim tokash midis Kosovës dhe Serbisë”.

“Si qytetarë gjermanë me origjinë kosovare, ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar. Prandaj ju bëjmë thirrje: Bashkimi Evropian duhet të veprojë edhe një herë në mënyrë aktive në Ballkanin Perëndimor dhe të mbështesë ato forca politike në Kosovë, të cilat ruajnë dhe mbrojnë parimet tona demokratike, por gjithashtu sigurojnë stabilitet afatgjatë dhe zhvillim të qëndrueshëm në rajon. Negociatat duhet të menaxhohen nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bisedime të tilla duhet të zhvillohen nga forca demokratike të ligjshme, që pasqyrojnë vullnetin e votuesve”, thuhet në letrën e tyre.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...