Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/11

Ali Baba nga mbrapa.....që po u vjedh edhe të ardhmen.

Liderët e frustruar të bllokut humbës do të marrin përgjigjen e ...
Si çdo ngjarje tjetër që ngjall interes, edhe kjo e Berlinit ishte një rast që nuk mund të humbej. Jo për të përfaqësuar denjësisht Kosovën, por për të mbushur aeroplanin e për të marrë ca mëditje të mira. Ky vërshim tipik kosovar është ilustrimi më konkret i një pushteti që moton e vet e ka-ZHVATJEN. 


albinkurti Instagram Hashtags. 1,202 Posts Photos and Videos ...


Kabinetet respektive, Presidenca, Kryeministria, ministri i Jashtëm etj., pa kurrfarë nevoje kanë dërguar një batalion zyrtarësh, që bëjnë shpenzime të kota në kurriz të taksapaguesve të vendit. Kjo nuk është hera e parë e as e fundit, që abuzime të tilla ndodhin në shtetin tonë të varfër. 
pashtriku - opinione - kimete berisha: hashim thaҪi - shqiptari i ...


Ky delegacion masiv e ka një simbolikë për vitet e humbura në dialogun me Serbinë. Ky proces ka qenë gjithnjë i improvizuar ku liderët tanë me ekipet respektive kanë shkuar me duar në xhepa. 

Hashim Thaçi: "T'i shkurtojmë kufijtë" - Limit.al

Me rëndësi për ta ka qenë akomodimi në hotele të shtrenjta, drekat e darkat pa fund, shëtitjet me biznes klasë. 

Thaci karikature | Bota Press
Më vonë, gjërat u përkeqësuan, sepse tashmë nuk diskutohej më për luksin e negociatorëve tanë, por për fatin e kryenegociatorit.


I shqetësuar për të ardhmen e pasigurt të tij, që prej themelimit të Gjykatës Speciale, ai nuk ka lënë gur pa lëvizur, që të kurorëzojë një Pazar të rrezikshëm me Serbinë, duke prekur territorin e Republikës. 
Kosova në tavolinë – Thaçi, Vuçiq e Rama e bëjnë copë – copë

Samiti i Berlinit është parë si një bllokadë e këtij plani, prandaj kreu i shtetit u mobilizua me vasalët medialë e politikë, që ta bombardojë Gjermaninë në çdo aspekt. 

Lufta e re për Kosovën - Gazeta Online INSAJDERI

Duke zbehur raportet me BE-në, krerët e Kosovës e kanë betonuar izolimin e vendit edhe për një kohë të papërcaktuar dhe ky është një dëm i jashtëzakonshëm që po ia shkaktojnë qytetarëve kosovarë.


 Fatkeqësisht, me Ali Babën në krye e dyzet hajdutët nga pas, Kosova vështirë se do të shohë ndonjëherë ditë të bardhë. Prandaj, sa më tepër njerëzit heshtin dhe e ulin kokën, aq më i egër do të bëhet regjimi i despotëve.(Flori Bruqi)

2

****
Edi Baba me 40 hajdutë”, instalacioni i protestuesve të opozitës ...


Në kohën kur hajduti të shan se tregove se ai ka vjedhur, biles ka vjedhur shumë nuk duhet të shkruash më apo të flasësh më, por të reagosh që ta ndalësh hajdutin i cili ashtu si dhelpra do të bëjë vrima të tjera rrotull tokës tënde që të të kafshojë ato pak shpendë që ke rrethuar brenda telave.


bujar kapexhiu - Hapur

Ne këtu kemi një hajdutllëk qeveritar që ka lënë edhe dhelprën në hije, por edhe ujkun në zgavër, çakallin e ka hedhur për tokë, dhe po konkurron hajdutin e tmerrshëm më pamje njeriu, Ali Baba me 40 hajna. Ky është Edi Rama me 40 ministrat e tij që ka ndryshuar në 6 vjet qeverisje.


Kaq ministra duhet të ketë ndërruar qysh kur ka marrë mandatën e parë të qeverisjes së zezë së tij për të mos bërë asgjë të mirë për shqiptarët.

Bujar Kapexhiu (9) – Shqiperia.com
E zeze më shumë se boja që ‘thuthuqi’ Paloka ja dha surratit në ditën e Shën Valentinit si shenjë e dashurise së madhe të opozitës por edhe të shqiptarëve për kreun e qeverisë ose ‘Skenderbeun’ e Spiro Palit.


Karikatura/ Zjarri opozitar, deputetët djegin mandatet – Dosja AL

Iku Beqaj, ishte i mirë thanë



Bujar Kapexhiu me 9 kushtet gjermane ndaj kryeministrit Rama


Iku Damiani, ishte i miri po thonë, po i bie unazës duke shkuar në drejtim të posteve të tjera në parti...


Iku Arbeni, ishte i mirë thanë, inceneratoret akoma nuk u është hedhur një tullë.

Bujar Kapexhiu - Posts | Facebook

Iku Siamiri, ishte i mirë, ministër i jeshilllëkut

Iku Fatmiri, edhe ky i mirë ishte, skafet nuk i iknin pa leje.

Iku Lindita, edhe kjo cilësore ishte, beri një ligj të arsimit të lartë që nuk e kupton as vetë, por vilen ama e ka të kompletuar mirë.


Bujar Kapexhiu vendos në “lojë” Edi Ramën, “mbërrin” dhurata nga ...


Iku Mirela edhe kjo kualitave në të lexuar se për kulturën ku vret rrufeja.


Iku e iku, u ndryshuan, por hajdutëria ngeli, ndërroi dorë, u shtua derisa u kap me presh mes shalësh me Unazën e Re.


Karikatura Bujar Kapexhiu (4) – Shqiperia.com

Tani duket se është sërish radha e Rëmës dhe këtyre adoloshentëve që ka në qeveri për të bërë batërdinë e fundit ne pasuritë e shqiptarëve.



Mysafiri i Mengjesit Prof. Bujar Kapexhiu 21.10.2015 - YouTube
Asnjë projket nuk është realizuar në 6 vjet qeverisje, po asnjë i vetëm. Vetem PPP-të kanë lulëzuar e paratë e qytetarëve shqiptarë, akuzon opozita, herë nga pak e herë nga shumë po përfundojnë në parajsat fiskale me emra të koduar.


Suksese në jetë' titullohet karikatura e fundit nga Bujar Kapexhiu ...


Premtoi aeroporte në çdo qytet e as te Kukësit që ishte i mbaruar nuk e hapi dot.



Podiumi – A fiton PS pa LSI, zgjedhjet? Ja çfarë mendon artisti ...

Premtoi rrugën e bregut të detit, por as rrugën e Elbasanit të mbaruar, nuk e mbylli dot, ti bënte rrethimin metalik ose vijat e bardha për të cilat është specialist.


Premtoi Air Albania por na doli një mashtrim si të tjerët, solli vetëm dy dronë për policinë edhe këto dhurata nga partnerët.

Rama: Tirana ka mbetur pa bashki. Kapexhiu, karikaturë për ...



Premtoi ujë e drita, i gjeti gati të gjitha, e thjesht u rriti çmimet.

Premtoi. Premtoi.....


Bujar Kapexhiu vë në lojë Ramën, ja ''arsyeja e vërtetë'' për ...


Së fundi shkoi edhe në Lezhë e u tha banorëve për hërë të 15 –të se rruga e Torovicës do të bëhët.....


Tallje e hapur me qytetarët shqiptarë

Eh... ministrat u ndryshuan. Të gjithë ikën se punuan mirë, ishin përfektë, ishin të qeshur. Por edhe qanin ndonjëherë, njerëz me emocione, se merziteshin nga akuzat e opozitës por në mënyrë të veçantë mërziteshin se merzitej “shefi”.


Bujar Kapexhiu bën doktor ministrin Ilir Beqja | GAZETA SHËNDETI
Por merzitja e tyre e pashpjgueshme nga të bertiturat gjithë ‘kulturë’ të Edi Ramës, se po vjedhin pak, e kishte shpjegimin, mashtro e zbato pa fjalë e kokëulur, porositë e shefit.

Që të gjithë e dinë kodin e komunikimit të kreut të qeverisë e nuk është nevoja t’i përsëritësh është berë publik që nga koha që drejtonte Bashkinë e Tiranës. Ik more ..., ik moj ... na çave.... na e solle në majë të hundës, të vjen era ..., Me ropt e shpisë, të bëfsha këtë, e të bëfsha atë.


Bujar Kapexhiu e 'bëri' Kryeministër, shikoni reagimin epik të ...

Ky është modeli i komunikimit të atyre me të cilët qeveriste dhe qeveris Rama e të gjithë e thonë, por nën dhmbë, që është me probleme serioze por askush nuk e pranon publikisht.


Fajin e ka tepsia.


Tweet Albania on Twitter: "#karikatura nga Bujar Kapexhiu http://t ...

Erdhi në pushtet me sopatë në dorë por korri e bloi vetëm për mullirin e tij të propagandës dhe të vjedhjes së pasurive të shqiptarëve.



Bujar Kapexhiu (15) – Copy – Shqiperia.com

U akuzua nga OSBE për 200 milionë euro dhe direkt pas kësaj solli ne atdhe të vëllain e tij për të menaxhuar varfërinë që kishte kaluar në SHBA.


U akuzua për tendera korruptivë të sistemit shëndetësor dhe e mbajti me dhunë Ilir Beqajn ministër deri sa nuk mbante më, e deri sa bëri, chekap e ketchap gjithë sistemin. Të varfërit i rropi e të pasurit u lumturuan.

Tha do rrisë pensionet e ua nxiu jetën shqiptërve më sigurime e gjoba.


Tërhiq e mos e këput' - nga Bujar Kapexhiu - Syri | Lajmi i fundit

Do ulte taksat e ua nxiu jetën shqiptarëve me taska


Do ulte energjinë, eshtë rritur dyfish.

Për këto arsye e shumë të tjera qytetarët nuk duhet të kene frikë të protestojnë kundër hajdutit, hajdutëve dhe hajdutërisë.

Sepse nese nuk e bejnë, ai do të vijojë të vjedhë përsëri, deri sa nuk do mbetet asgje në këtë vend.

Ristrukturim shkodran'/ Kapexhiu tall Ramën - Syri | Lajmi i fundit

Ose deri sa të gjithë të bëhen si ai, ose te ikin nga ky vend. Se kështu bënte edhe Ali Baba, vidhte e vidhte e pastaj me ata që u kishte vjedhur shtonte radhët për të vjedhur të tjerët, i kishte në dorë, u kontrollonte varfërinë dhe vesin.


Bujar Kapexhiu - Transparencë qeveritare | Facebook

Por sot po rallohen ata që mund te vidhen dhe në mënyre që të mos ngelet bosh ky vend duhet protestuar që hajdutët të shkojnë atje ku e kanë vendin e ata që duan të jetojnë me ndershmëri në këtë vend të shikojne të ardhmën e fëmijëve të tyre ndryshe.... jo me valixhe në krah duke rrotulluar sytë nëse kanë ndonjë Ali Baba nga mbrapa.....që po u vjedh edhe të ardhmen.(Flori Bruqi)

3.

Ivani i Tmerrshëm, emblema e sunduesit sadist, etrit mizorë të historisë dhe paranoja e frikës




Çdo vepër e ligë, mizori dhe barbari, çdo pjellë e territ të zemëratës dhe trazimit të shpirtit e përfaqëson atë. Ai ndoshta nuk i bëri të gjitha përsa nam të keq fitoi në kujtesën e njerëzimit, por nuk i’a kurseu vetes monstruozitetet dhe makabritetet më të përbinshme. Ai ishte një monark paranojak, i sëmurë, ishte një identit i mraztë, një vetëdije e molepsur nga natat e kohëpaskohëshme që e vunë përfundi që nga fëmijëria deri në zotërimin e pushtetit të tij të frikshëm, duke e shndërruar në një Ivan të Tmerrshëm, i cili vuante më shumë ngase hiqnin viktimat e tij. Edhe përvojat artistike që u përpën të ravijëzojnë aspektin fizik dhe shprehinë e tij shpirtërore përmes elementeve kumtues estetik, janë në të njëjtat qasje, njëjtë si nami i keq që pati si ai Car i Rusisë.

Faktet tregojnë se ai e transformoi Rusinë në një shtet shumëetnik dhe shumëfetare, duke e shtrirë në një territor prej 1 miliardë hektarësh. Ivani u bë i pari Car i të gjithë rusëve. Eshtë thënë se ishte një figurë komplekse: vuante nga sëmundje mendore; por diplomat i aftë; mbrojtës i arteve dhe tregtisë; mjaft popullor mes njerëzve të thjeshtë; i tmerrshëm për shtresat e larta.

Ivani i tmerrshëm, i njohur gjithashtu si Ivani IV, ishte Cari i Rusisë në vitet 1533-1584. Që fëmijë, ai kishte një natyrë gjakatare. Abuzonte me kafshë të tilla si qentë dhe macet. Ai filloi të vriste njerëz që në vitet e adoleshencës, pasi kjo ishte për të si sadist, “zbavitëse”. E gjithë kjo urrejtje dhe ky helm, gjithë kjo masakër dhe pamëshirë supozohet se i kishte rrënjët në fëmijërinë e tij të hershme. Jo vetëm sjelljet sadiste, por edhe ajo çfarë rëndoi mbi të, u bënë ajo lëndë e ngjeshur terri dhe hidhërimi që duke u fermentuar do të shndërroheshin në një vepër të denjë për çdo demon.

Flitet ka shumë për të këqijat që bëri, duke filluar që nga rrëmbimi i shtëpive dhe tokave. Shkatërroi qindra fshatra dhe qytete. Mbi të rëndon përgjegjësia për masakrën e Novgorodit, ku u torturuan dhe vranë mbi 60.000 njerëz. Ai krijoi dhomën e vet të torturës, dhe dënoi familje të tëra, të cilat besonte se ishin armiqtë e tij.

Ai mbante një ari, ndërsa urdhëroi që shumë njerëz të shqyheshin nga arinjtë dhe ujqërit. Ivani kishte një obsesion të tillë me njerëzit që vdisnin, saqë kur ai urdhëronte dënimet me vdekje, zakonisht ulej para skenës së ekzekutimit dhe vëzhgonte. Pranë tij gjendeshin prindërit, që shihnin torturimin dhe ekzekutimin e fëmijëve të tyre.

Disa ekzekutime zgjasnin deri në 15 orë! Ai u hiqte njerëzve brinjët përmes darëve të nxehta, ndërsa përdhunonte vajza. Pasi u martua për një ditë, ai e vrau gruan e tij. Ivani e rrahu thjeshtrën e tij shtatzënë, sepse besonte se rrobat e saj ishin të papërshtatshme, dhe vrau djalin e tij duke e qëlluar në kokë pas një zënke. Ai ishte një vrasës serial.

Me vdekjen e tij më 28 mars 1584, Rusia nuk u nda përgjithmonë nga përvoja makabre e etërve sadistë, përkundrazi, Ivan të Tmerrshëm e çeli serinë e udhëheqësve të sëmurë, despotëve mizor, diktatorëve satrap, liderëve paranojakë. Ajo dukej se ishte e destinuar të ishte nën zotërimin e udhëheqësve të këtij kalibri, nënshtruesve dhe sunduesve që i lejojnë vetës çdo ligësi si formë udhëheqjeje.

Ivani i Tmerrshëm nuk ishte i vetmir mizor i historisë së njerëzimit, kujtesë ngjethëse e cila nis serinë e etërve demonë me Qin Shi Huang, i cili sundoi nga viti 247 – 210 para Krishtit. Ai ishte i njohur si vrasës i dijetarëve, me idetë e të cilëve nuk pajtohej, dhe digjte librat “kritikë”. Për të vazhduar Caligula 37 – 41, i cili eliminoi rivalët e tij politikanë, duke detyruar prindërit e tyre të bëheshin pjesë e ekzekutimeve, dhe veten e shpalli si Zot i gjallë. Sipas historianit romak Suetonius, Caligula kishte marrëdhënie seksuale me motrat e tij. Ai përdhunoi dhe vrau shumë njerëz, ndërsa kalin e tij e bëri senator. Pjesë e kësaj panorame tmerri është edhe Attila i Hunëve, sundoi nga viti 434-453. Ai pasi vrau vëllanë e vet, Attila u bë lideri i Perandorisë Hune, që ishte e vendosur në Hungarinë e sotme. Ai e zgjeroi Perandorinë e vet deri në Gjermani, Rusi, Ukrain e deri ne Ballkanin e sotëm. Serinë e vijon Wu Zetian, 690-705. Kur ishte 14 vjeç arriti të bëhet perandoreshë e Kinës. Në mënyrë të pamëshirshme eliminoi kundërshtarët e saj duke i dëbuar ose ekzekutuar, madje edhe kur ata ishin pjesë e familjes. Lista është e gjëtë dhe mizoritë janë të pashembullta, ajo vijon që nga Xhingis Han që sundoi nga viti 1206-1227, Tomas de Torquemada, 1483-1498, Timur, 1370-1405, Vladi III, Princi i Vllahisë, 1448-1476, apo Vampiri siç quhej ndryshe, u shpall sunduesi i principatës së Vllahisë. Ai i kishte ftuar të gjithë rivalët e tij në një banket, ku ai i kishte therur dhe masakruar . Historinë e urizë sadiste të zotërimit dhe pushtetit e pasuron Mbretëresha Maria I që sundoi në periudhën ndërvitase 1553-1558. Pasohet nga Kontesha Elizabet Bathory de Esced, 1590-1610, Maximilien Robespierre, 1789-1794, Mbreti Leopold II i Belgjikës, 1865-1909, Mehmet Talaat Pasha, 1913-1918, Vladimir Lenin, 1917-1924, Benito Musolini, 1922-1943, Jozef Stalini, 1922-1953, Adolf Hitler, 1933-1945, Mao Ce Duni, 1949-1976, Augusto Pinochet, 1973-1990. Lista vijon ende, sepse etja për gjak dhe mizori e njerëzve e pushtetit është po kaq e epshme dhe babëzitëse sa dhe uria për para dhe zotërim. Ivani i Tmerrshëm ishte njëri prej tyre dhe të gjithë janë unikë në mënyrën se si i qasen pasurimit të ekspozesë së frikës dhe terrorit që mbjellin.

Bota sot është më e iluminuar, më e vetëdijshme, më e qytetëruar, por do të ishte naivitet të thuhet se është më pak gjakatare dhe më pak e ekspozuar ndaj krimit si pasion pushteti dhe zotërimi. Ivanë të Tmerrshëm kanë udhëhequr dhe vijojnë të jenë zotë të fatit të njerëzve përgjatë gjithë historisë së ekzistencës, kjo nuk ka ndryshuar dhe nuk ka gjasë të çlirojë njeriun prej maktheve të frikës dhe paranojës. Progresi, shtytja në caqe të paimagjinueshme të zotërimit njohës, përmirësimi i skajshëm i cilësisë së jetës, pasurimi i marrëdhënies dhe komunikimit përmes teknologjisë që synon të sfidojë çdo limit, nuk kanë mundur ta shpëtojnë njeriun nga barbarët, nga mendjet prej terri dhe pasionet e gjakut.

Ata thjeshtë janë shndërruar në Ivanë të Tmerrshëm të një modeli të ri. Kirimet e tyre janë më të rrafinuara. Shprehja e sadizmit kohështrihet dhe ka pësuar larmi. Ata ishin, janë dhe do të jenë etër të fateve tona.

Duket se njeriu ka pranuar so zot dhe njohur at, frikën, dhe nuk ka lejuar të jetë i sunduar prej asgjëje tjetër veç prej liderve të sëmurë, paranojak, sadistë dhe mizorë. Si në prehistori, në mesjetë dhe në modernitet, pushteti dhe sundimi, kanë joshur gjithnjë mendje të errëta dhe identitete gjakatare, nga një zell i epshëm i ndjenjës së frikës dhe nënshtrimit, përsekucionit dhe diskriminimit.(Albert Vataj)

Skender Mulliqi : Praktikat e totalirizmit?

Praktikat e totalirizmit?


Te gjithë ata qe të cilët nuk e luajnë lojën sipas rregullave pushtetare , edhe nese e ngrisin zërin apo bëjnë zhurmë të madhe, kurgjë askujt , të gjitha po i merre era. E gjithë ajo që na ka mbetur janë frustrimet individuale deri të frustrimet e përgjithshme.Ata të cilët këtyre poshtërsive nuk ju përballojnë, po detyrohen të largohen nga Kosova.Dhe, gjithnjë po bëhën edhe më shumë.Është shkruar ne media bukur shumë për një fenomen të tillë të theksuar të largimeve masovike , por pushteteve te deri tashme kjo nuk po ju ka bërë përshtypje. Kjo edhe është porosia e tyre , së nuk dëshirojnë ndonjë zgjedhje tjetër ! Po bombardohemi më shtrembërime të realitetit ,e me licemerizëm të llojit të vet . Për këtë klasë politike është problem shumë I vogel mos funksionimi I sistemeve për shumicën. Nuk ju intereson së kemi shkelur në shekullin 21, dhe kemi mbetur mbrapa jo në shekullin e kaluar , por edhe më mbrapa! Pa përspektiva që e krijuan në Kosovë po ndikon edhe në natalitet , që është problem serioz për çdo shtet.Po na promovojnë shunde dhe stereotipe ,në vend të promovimit të vlerave.Mos të flasim për interesimin e tyre për hapjën e vendeve të reja të punës.!Po na krijojnë çdo ditë e më shumë situata politike , ekonomike dhe morale pa rrugëdalje. Nuk interesohet kush që të formojmë mekanizma përkatese , të daljës nga kriza e përgjithshme! Qytetarëve ju ka mbetur hapësirë e vogël , që të bëhën të lumtur ?! Kjo qasje dhe këto keqpërdorime , gjithëqka kanë shëndrruar në utopi.

Ata që në zgjedhjet e fundit dolën fitues, edhe filluan më qasje reale karshi zgjedhjes së problemeve te grumbulluara, për të ndërtuar institucione dhe shoqëri si duhet. Por këto i stopuan forcat regresive, të posa sa rëna nga pushteti .Dhe, për të qenë poshtërsia e shekullit, e zgjodhën kohën e pandemisë vdekjeprurëse që ta rrezojnë qeverinë ! Sigurisht ,së kjo do të mbetet unike , në historikun e shteteve demokratike, madje edhe të shtetet ku sundojnë diktaturat! Janë duke I këputur një nga një hallkat më popullin e vet!

Këta po na lënë pa frymë kur po shohim edhe angazhimin e praktikave totalitare , kur bëhët fjalë për deliktet verbale.Të tjerët skan të drejtë më qelë gojën për njerëzit e pushtetit, kurse këta kanë çdo të drejtë .Liria e shprehjës për shumicën është e kufizuar ,kurse për këta nuk ekzistojnë kufijtë e tillë. Ideologjia e tyre karshi medieve dhe në përgjithësi, që nuk janë në krahun e tyre, është rrënuse, është ndjekëse , duke i vu këto medie nën kontroll të rreptë. Këto janë praktika të totalirizmit?!Çfarë shteti është ai kur cungohen liritë dhe të drejtat elementare të shprehjës?Kan zgjedhur dhe po e preferojnë formatin medial propagandisitik.Këto janë idiotizma ! Si të kuptohet ndryshe,rrëzimi I qeverisë në kohë pandemie , dhe idiotizmi së në gjendje pandemia nuk bënë të mbetet Kosova pa qeveri! Dhe, marrëzia e radhës , së situata në veri ka dalur nga kontrolli I qeverisë në dorëheqje, kur këtë situatë jashtë kontrollit e kemi plotë që 20 vite.. !

Skender Kapiti : Nuk është tradhti ta tradhtosh tradhtinë. Kujtesë për LDK-në

Nuk është tradhti ta tradhtosh tradhtinë. Kujtesë për LDK-në

Njerëzit lindin të lirë dhe e gjithë jeta njerëzore është përpjekje e vazhdueshme për lirinë.

Liri do të thotë edhe të ndryshosh mendim, të mos i rrish besnik e fanatik pandryshueshmërisë. Të jesh dhe ta përqafosh të renë dhe ndryshimin që është për në të mirë dhe që imponon koha dhe realiteti nuk është tradhti por eshte emancipim , progres dhe zhvillim.

Kur traditat dhe përvojat e vjetëruara qofshin ato edhe politike bëhen të dëmshme dhe kur raliteti verteton se edhe ato tradita që janë të dëmshme dhe të këqija, ato duhen braktisur, por traditat e mira dhe të dobishme duhen mbajtur,ruajtur e trashëguar.


Kundër të resë dhe ndryshimit janë pushteti dhe politika të cilat duan të ruajnë status quon-ë dhe për ta ruajtur pandryshueshmërinë i akuzojnë të tjertë për tradhti dhe shpifin intriga, organizojnë komplote dhe i akuzojnë për herezi ata të cilët nuk pajtohen me të vjetrën dhe që kërkojnë ndryshimin e përmirësimin. E tillë është elita politike shqiptare sepse ajo i dëshiron pushtetit dhe privilegjet përgjithmonë, duke mbrojtur madje edhe korrupsionin, injorancën, tradhtinë dhe zullumet e tjera të saj.E vjetra politike synon që ta bejë pronë së saj organizatën politike, partinë, duke mos lejuar demokracinë e brëndshme të partisë dhe duke e mbajtur partinë nën ligjin e hekurt të autokracisë dhe të interesave të saj. Kështu funksionojnë partitë politike shqiptare.

Po, çfarë është tradhtia?


Tradhti është kur bën pabesinë. Tradhti në demokraci bën politikani që tradhton publikun, kur tradhton dhe spekulon me interesat kombëtare, kur nuk mban fjalën, kur mashtron, kur hipokrizon dhe kur gënjen e premton për të mashtruar.

Tradhti është kur merr drejtimin e partisë dhe kur lidershipi saj harron, braktis dhe tradhton idealet,programin, vizionin dhe premtimet e saj; tradhti është dhe kur e shfrytëzon dhe manipulon me partinë për interesa e përfitime personale; kur spekulon dhe matrapazon me votat e votuesve dhe me besimin e tyre.

Pra, kjo është tradhtia dhe amoraliteti politik, dhe ta tradhtosh e të mos jesh palë me këtë tradhti nuk je tradhtarë, pra nuk është vlerë t’i qëndrosh besnik të keqes, mashtrimit ,gënjeshtrës dhe pabesisë së tradhtarëve e spekulatorëve që kapin e privatizojnë partinë dhe e shfrytëzojnë atë për interesa personale.

Të etiketosh p.sh. Vjosën se po bën tradhti, pse ajo thotë të vërtetat të cilat tashmë i dinë publiku; pra të thuash se po bën tradhti kur ajo i qëndron besnike vetes së saj së pari, dinjitetit dhe personalitetit intektual e politik të saj; ta etiketosh dhe akuzosh për tradhti dikë që i qëndron besnik marrëveshjeve, vizionit dhe premtimeve që LDK dhe ajo kane bërë para elektoratit dhe popullit gjatë fushatës elektorale kur kandidonte për kryeministre. Ta akuzosh tjetrin për tradhti pse ka guximin intelektual, politik e patriotik për të thënë dhe mbrojtur të drejtën, të vëtetën, parimet dhe premtimet elektorale, interesat publike e kombëtare kundër tradhtisë dhe pabesisë, kunder krimit e korrupsionit; pra ta akuzosh pse tradhtohet tradhtia, kjo është avokatia më e madhe që i bëhet tradhtisë.

Ata që tradhtojnë tradhtinë nuk janë tradhtarë, por tradhtarë dhe më të këqinj se tradhtarët janë ata të cilët i qëndrojnë me vetëdije besnik dhe i nënshtrohen me servilizëm tradhtisë dhe ata që shiten per interesa personale te tradhtia.

P.sh. tradhtarë janë Mustafa, Veliu, Haziri dhe të gjithë ata të cilët deklaroheshin se kurrë kualicion me PAN e me PDK, por që u bënë aleatë dhe bashkë kundër kualicionit qeverisës të LDK-së me VETVENDOSJEN. Ata deklaronin: kurrë aleancë me Presidentin Thaçi por që u bënë jo aleat por madje edhe instrumente e vegla të tij kundër Qeverisë Kurti. Pra ata janë tradhtarë sepse tradhtuan partinë, votuesit dhe elektoratin të cilët u besuan premtimeve për që më keq akoma, u bënë palë me ata të cilët i akuzonin dikur për tradhti, për pazare territori e korigjim kufijsh, për krim, korrupsion e hajni. Dhe të mos jesh me këta që bënë tradhtinë nuk është tradhti, por është dinjitet, burrëri dhe personalitet human, politik, patriotik dhe intelektual. Isa Mustafa me kompani e kanë larguar LDK -në nga rugovizmi, që kur ata rrëmbyen drejtimin e saj, pastaj ai bëri, hyri e bashkëqeverisi me Thaçin, që kur ai edhe e zgjodhi dhe votoi Thaçin President, dhe pra që kur LDK-ja u distancua nga demokraciteti i brendshem i partise, nga tradita e vyer e saj dhe nga parimet dhe program politik i saj .

Dhe sot asgjë nuk i ka mbetur LDK-së nga fizionomija e saj politike deri sa arriti deri aty: sa që të bashkohet e të rrëzojë legjitimitetin demokratik, u bë dhe organizatore e një puçi parlamentar kundër vetevetes dhe kundër verdiktit popullor të 6 Tetorit 2019 , madje arriti sa që edhe e shfrytëzoi pandeminë globale të koronvirusit për të rrëzuar qeverinë legjitime LVV-LDK . Sot LDK-së i ka mbetur si trashëgimi vetëm emri LDK.

Politologu Arsim Haziri : Prishja e koalicionit nga ana e LDK-së ishte projekt sekret

Image

“Rrëzimi i Qeverisë ka qenë hapi më i dëmshëm për të ardhmen e shtetit tonë, rrëzimi i saj ka parandaluar instalimin e një frymë më konstruktive e progresive, duke e stagnuar frymën dekonstruktive e cila ishte instaluar prej kohësh dhe që mbështeste grupacione të ndryshme politike. Kjo qasje duke qenë në bazament social e dobiprurës, u konsiderua edhe si rrezik për forcat tjera politike, duke e iniciuar edhe qëllimin e fshehtë të tyre, përfshi edhe LDK-n për rrëzimin e saj. Qeveria Kurti nuk është rrëzuar për shkak të shkarkimit të ministrit të LDK-s, Agim Veliut, as edhe anti amerikanizmit siç akuzohej ajo së fundi, por është shkarkuar për shkak të orientimit të drejt e racional, për shkak të qasjes deshifruese e dekriminalizuese që ka pas për objektiv t’ua bëjë gjithë qeverisjeve. Duke mos e përjashtuar edhe padinë të cilën ka pasur për t’ia drejtuar Serbisë”, thotë Haziri .


Politologu Arsim Haziri, duke vlerësuar situatën dhe momentin kritik në të cilin gjendet vendi, procesin e rifillimit të dialogut me Serbinë, dhe kushtëzimet që këtij shteti është dashur të ja bëjë Kosova në proces, duke e nxjerr përpara tavolinës së bisedimeve faturën e dëmeve dhe krimeve të luftës që duhet ti paguaj Serbja shtetit të Kosovës, thotë se mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti, është dëmi më i madh madje historik që politika”tradhtare” ka mundur dhe ja ka bërë deri më tani shtetit të ri të Kosovës.
“Është shumë e sigurt dhe e pastër si loti e vërteta e dhimbshme se rrëzimi i Qeverisë Kurti, do të jetë një humbje e madhe e shtetit të Kosovës, një dështim në përpjekjen për ta paditur Serbinë për krimet e luftës, pasi që në programin Qeverisës të kësaj Qeverie, pikë kyçe me prioritet ishte pikërisht trajtimi i dëmeve dhe krimeve të luftës, kushtëzimi i dialogut me Serbinë me pranimin dhe kompensimin e këtyre dëmeve. Nuk po e them këtë vetëm unë por e ka thënë vetë kryeministri duke e dokumentuar edhe në programin e Qeverisë të bërë publik, e pastaj e ka vërtetuar edhe vetë kryetarja e Kuvendit Vjosa osmani e cila ka qenë bashkë hartuese e këtij programi, duke deklaruar se për herë të parë, Kosova kishte Qeveri që në Programin e saj kishte edhe përgatitjen e padisë për gjenocid kundër Serbisë. Për herë të parë, Kosova kishte institucione që flisnin para gjithë botës për vuajtjen e fëmijëve gjatë luftës dhe kërkonte drejtësi për ta dhe insistonte që nuk ka paqe pa drejtësi, sepse Kosova po kalon dekadën e dytë në liri dhe kjo e kaluar e dhimbshme ka mbetur në harresë nga të gjitha qeverisjet e kaluara”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.
Prandaj, sipas Arsim Hazirit, rrëzimi i Qeverisë Kurti e ka kthyer mbrapa Kosovën gati për dy dekada të tjera, gjë që rrezikon edhe ndërtimin e të ardhmes.



Sipas Hazirit, pikërisht, përpjekja për instalimin e shtetit të fuqishëm ligjor, i ka trembur grupet mafioze të fshehura pas politikës, prandaj e rrëzuan Qeverinë Kurti.

“Pikërisht operimi i saj me logjikë shtetërore e konsruktive, është shndërrua në pengesë e problematikë të forcave tjera që tërë politikë bërja e tyre konsiston në fenomene negative. Kosova natyrisht se e ka humbur shansin histori për të paditur Serbinë, duke mos qenë ajo subjekt i gjykimeve për veprimet dehumanizuese që i ka ndërmarr gjate legjitimit të saj, Kosova e ka liruar nga përgjegjësia e politikës fashiste dhe kësisoj e ka epitetizuar si shtet të përmbushur politikisht, duke ia krijuar gjitha mundësitë për integrime nëpër trupat Evropian”, thotë politologu Arsim Haziri për “Kosova Sot Online”.

Kundërshtimi i Qeverisë Kurti është prioritet i opozitës së tanishme

Kundërshtimi i Qeverisë Kurti është prioritet i opozitës së tanishme


Ish pushtetarët e koalicionit PAN, thonë se do të përdorin çdo mundësi, përfshirë edhe protestat për të qenë kritik ndaj premierit Kurti.

 Ndërsa, shoqëria civile kërkojnë që opozita të jetë konstruktive në temat nacionale. ​

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj thotë për KosovaPress, se varësisht prej vendimeve të qeverisë Kurti, ata do të ndërmarrin veprimet.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala kërkon bosht opozitar për të kundërshtuar qeverinë Kurti, derisa thekson se në asnjë moment ata nuk do të jenë aty për t’i shërbyer dhe bërë korumin partive në pushtet.

KosovaPress ka tentuar disa herë që të kontaktojë me disa prej deputetëve të PDK-së në lidhje me këtë çështje, por ata nuk kanë qenë të qasshëm.

E njohësit e rrethanave politike dhe shoqëria civile thonë se opozita në këtë legjislaturë do të jetë e fortë, por kërkuan edhe konstruktivitet nga ana e tyre për tema nacionale.

Analisti politik, Faton Abdullahu nuk përjashton mundësinë që ‘komandantët’ opozitarë të bëjnë edhe veprime jashtë institucionale.



Ndërsa, drejtoresha e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arbëresha Loxha i rendit gjitha arsyet se pse gjitha partitë parlamentare duhet të jenë unike në këtë legjislaturë. 

/KosovaPress/

Tejkalimi i situatës me koronavirus COVID -19 pritet që ta futë Kosovën në një tjetër proces të vështirë të zgjedjeve të parakohshme.


Të enjtën takohen Hashim Thaçi e Albin Kurti - inFokus

Bëhet fjalë, për zgjedhje të parakohshme, e të cilat, në rast se mbahen, pritet të jenë të dytat brenda një viti.

Pse dy “të mëdhenjtë” e PDK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ...


Një e gjë e tillë pritet të ndodhë, pasi Lëvizja Vetëvendosje, partia e parë e dalë në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 , nuk do t`i përgjigjet ftesës së presidentit të Kosovës  Hashim Thaçi, për caktimin e një mandatari të ri.
BBC për zgjedhjet në Kosovë: Partitë e opozitës shpallin fitoren


Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një postim në Facebook, ka thënë se presidenti para se të kërkojë emrin e mandatarit të ri duhet të mendojë për datën e zgjedhjeve.

Nënkryetarët e LDK-së pak para takimit Kurti-Mustafa paraqiten në ...

“Kushtetutëdhënësi e ka bërë të qartë se një mocion mosbesimi i suksesshëm prodhon zgjedhjet dhe jo një qeveri tjetër, me faktin se nuk ka paraparë asnjë procedim tjetër në Kushtetutë, për dallim nga dorëheqja, pas së cilës Kushtetuta ka paraparë që presidenti fillon konsultimet me partinë apo koalicionin fitues. 

Vetëvendosje dhe LDK pajtohen për krijimin e koalicionit qeverisës

Mocioni i mosbesimit i 25 marsit 2020 ishte i llojit destruktiv: synonte rrëzimin e Qeverisë. Kaq. 

LIVE Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj #DebatPernime - YouTubeE konfirmon AAK dhe PDK: Ramush Haradinaj kandidat për ...

Nuk ishte mosbesim konstruktiv me ç’rast Kuvendit do t’i paraqitej njëkohësisht edhe një ofertë e re për qeveri të ardhshme”, ka shkruar ndër të tjerash Kurti.

Kosovë: Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve | Ballkani ...

Në anën tjetër, deputeti nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri, derisa ka kritikuar vendimet e fundit të ekzekutivit ka thënë se nuk mjafton vetëm shkarkimi i Albin Kurtit.

Osmani: Kosova humb 400 mijë euro në ditë nga aferat korruptive ...

“I pakëndellur nga dezertimi që ia shkaktoi vetes, në ditët e fundit të tij në zyre po e tregon formulën absurde të degradimit të vendimmarrjes që i takon një kryeministri. 

Haradinaj i bindur: Koalicioni AAK-PSD do të dalë fitues me 6 ...Sa vota morën Haradinaj e Limaj në Drenas? - GazetaBlic

Vendimi i djeshëm i Albin Kurtit, është vendim aq i ultë, hakmarrës, i dëmshëm, qëllimkeq, i pavend, i paarsyeshëm e absurd, me të gjitha tiparet që i mban vetë vendimmarrësi i tij. 

Osmani në hapjen e fushatës zgjedhore në Prishtinë: Kosova është e ...
Prandaj, për këtë kryeministër të shkarkuar, nuk mjafton vetëm shkarkimi, por edhe zëvendësimi sa më parë i tij, sepse tash kur s’mund të bëjë më dëmet e mëdha, ka filluar të dëmtojë pa fije kontrolli”.

Osmani: Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të plotë me ...

Dy ditë më parë lidhur me çështjen e mandatarit është deklaruar edhe presidenti Hashim Thaçi.

Etleboro.org - Albin Kurti pos Hashim Thaçin, e 'goditi' edhe Isa ...
 Ai ka thënë se nga e hëna do t’i fillojë konsultat me partitë për mundësinë e formimit të qeverisë së re.


Çfarë porosie po i dërgon Brukseli Albin Kurtit rreth Listës ...

Sipas Kushtetutës, presidenti duhet të kërkojë nga partia fituese një emër të ri për formimin e qeverisë. 

Takimi Kurti-Osmani: Kosova do të dalë nga kriza dhe do të ...

Nëse kjo parti, në rastin aktual, Lëvizja Vetëvendosje, i përgjigjet negativisht kërkesës së Thaçit atëherë kërkesa për mandatarin e ri u bëhet partive të tjera.

Flori Bruqi

Është zbuluar se burimi i koronës së re të virusit mund të jenë gjarpërinjtë - kobra dhe kraiti kinez.


CNN: Gjarpërinjtë me gjasë janë burim i koronavirusit - in7


Virusi  SARS-CoV-2(V0vid-19) u përhap nga Kina në disa vende të tjera, dhe pothuajse në të gjithë botën ka futur masa dhe kontrolle shtesë në aeroporte , vendkalime kufitare, shtete,qytete në mbarë globin.


Është zbuluar se burimi i koronës së re të virusit mund të jenë gjarpërinjtë - kobra dhe kraiti kinez.

Zbulohet origjina e virusit të frikshëm kinez - Abc News

Gjarpri i njohur si kraiti kinez ose kraiti tajvanez është një specie shumë helmuese e gjarprit që gjendet në pjesën më të madhe të Kinës qendrore dhe jugore dhe Azisë Juglindore. 

Zbulohet burimi i infeksionit të virusit të ri? - Shëndetësi ...

Sëmundja u raportua për herë të parë në qytetin kinez Wuhan në dhjetor 2019 dhe që prej asaj kohe është përhapur me shpejtësi në Kinë, si dhe në vende të tjera të botës ,  përfshirë SHBA-në.

Boom teorish", virusi misterioz kinez u përhap nga “supa e ...

Studiuesit përdorën analizën e kodit të proteinave dhe e krahasuan atë me kodet proteinike të një virusi të gjetur në kafshë të ndryshme, si zogjtë, gjarpërinjtë, iriqët dhe lakuriqët, dhe zbuluan se kodet korale të proteinave njerëzore që gjenden te njerëzit janë më të ngjashmet me ato që gjenden te gjarpërinjtë.

Bukan Kelelawar, Sup Daging Hewan ini yang Justru Disebut-sebut ...

Gjarpinj të tillë shpesh gjuajnë lakuriq, dhe sipas disa raporteve, këta gjarpinj shiten gjithashtu në një treg lokal të detit në Wuhan, duke rritur mundësinë që virusi mund të ketë kaluar nga lakuriqët, te gjarpërinjtë dhe më pas te njerëzit, duke çuar në përhapjen e virusit.
Zbulohet burimi i virusit misterioz në Kinë | FOKUSI
Në fillim, sëmundja dukej se përhapet vetëm nga kafshët te njerëzit, dhe ekspertët arritën në përfundimin se kishte prova të transmetimit "të kufizuar" nga njeriu në njeri, por situata ndryshoi.

Murciélagos y serpientes serían el origen y la fuente de ...

Gjithnjë e më shumë raste po shfaqen në mesin e njerëzve që nuk janë ekspozuar ndaj kafshëve të infektuara, me sëmundjen që ndodh si në familjarët ashtu edhe me personelin mjekësor që kujdeset për pacientët e infektuar.

Murciélagos o serpientes habrían sido el origen del coronavirus ...

Në mënyrë që të kalojnë nga kafshët te njerëzit, viruset duhet të përshtaten, domethënë, të fitojnë aftësinë për të sulmuar qelizat njerëzore, t'i shpëtojnë sistemit imunitar, të shumohen brenda organizmave dhe të jenë në gjendje të përhapen.

Las mil teorías más disparatadas sobre el coronavirus: desde su ...
Zhvillimi i vaksinave për koronën e re të virusit do të marrë të paktën një vit, njoftoi të enjten Aleanca Global për Vaksina dhe Imunizim (GAVI).

Carne de murciélago sigue siendo popular en zonas de Indonesia ...
Drejtori i GAVI, Set Berkeley, tha që ekspertët nuk dinin sa duhet për epidemiologjinë e sëmundjes së re për të qenë në gjendje të vlerësonin si duhet rrezikun në këtë kohë.
Foto/ Gjarpërinjtë më vdekjeprurës në botë - Tv Klan

"Lajmi i mirë është se shkencëtarët tashmë kanë sekuencuar dhe botuar gjenomin e virusit, i cili ka lejuar disa organizata në botë të fillojnë të punojnë për vaksinën," tha Berkeley për DPA.

Los chupasangre, murciélagos vampiros que revolotean por todo Colombia

Përveç Kinës, virusi koronë është raportuar në Japoni, Filipine, Korenë e Jugut, Tajvan, Tajlandë, SHBA, Hong Kong , Makau dhe në disa vende tjera të Evropës, Ballkanit(Itaia,Spanja,Anglia,
Gjermania,Zvicra,Franca,Austria,Hungaria,Bullgaria,Rumania,Serbia,Rusia,Shqipëria , Maqedonia,Bosnja dhe Hercegovina,Kroacia,
Kosova,Mali i Zi, Greqia etj).

Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...