Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/16

Epidemiologu Akademik Prof.Dr. Isuf Dedushaj,Ph.D: Në fund të prillit, pandemia dobësohet në Kosovë





Epidemiologu i njohur shqiptar Akademik Prof.Dr.Isuf (Isuf) Dedushaj, ka thënë që shpreh keqardhje për familjarët që kanë humbur të afërmit nga sëmurja - Coronavirusi Covid-19.

Shkencëtari Dedushaj ka paralajmëruar se pritet që të ketë akoma të vdekur si pasojë e pandemisë  SARS -CoV -2 në Kosovë.

“Shpreh keqardhje dhe ngushëllimet e mia familjarëve që i kanë humbur më të dashurit e tyre . Në Kosovë dhe rajon pritet të jenë shumë më shumë   të vdekur gjatë prillit dhe majit të këtij viti.
 Ka shkallë relativisht të lartë të vdekshmërisë, sidomos te personat e moshuar mbi 65 vjetë.

Në Itali edhe në vendet tjera kanë vdekur njerëz të moshës më të re, por që kanë pasë edhe ndonjë sëmundje tjetër”.

“Një javë ose 10 ditë para se të paraqitet rasti i parë në Kosovë, është marrë qëndrim të mbyllen të gjitha  shkollat.

 50 % e popullsisë  kosovare janë në izolim.Tash më Urdhëresat e reja të MSH është izolimi dhe vetëizolimi  shumë më shumë. E vetmja metodë e suksesshme në Kosovë, ka qenë ndalja e shkollave dhe tubimeve masive. Edhe prijësit fetarë i janë përgjigjur thirrjes që t’i ikin ceremonive fetare”.

Akademik Dedushaj ka theksuar se Kosova ka një përvojë të hidhur me sëmundjet ngjitëse, ndërsa thotë që është i kënaqur me angazhimin

“Ajo që më ka lënë përshtypje është angazhimi i stafit mjekësor, të cilët kanë punuar në mënyrë të jashtëzakonshme dhe i kanë zbatuar me përpikëri masat e marra nga Qeveria kundër përhapjes së pandemisë Covid-19 ”.

Epidemiologu në pension Akademik Prof.Dr.  Isuf (Isuf) Dedushaj jep shpresa se pandemia do të kalojë me kohën e verës 2020.

Isuf (Isuf)  Dedushaj  thotë se maksimumi java e fundit e prillit, fillimi i majit  do të fillojë rënia e numrit të infektuarve me coronavirus Covid 19  në Kosovë.

“Këto sëmundje që përhapen me spërkla janë si kashta kur ndizet. E arrin kurbën dhe pastaj shuhet. Mendoj se edhe kjo sëmundje është duke arritur kurbën”.

Ai thotë se në bazë të hulumtimeve matematikore COVID-19 është 20 herë më i rrezikshëm se gripi i zakonshëm.

Epidemiologu thotë se gjatë muajve të verës ky virus është vështirë të mbijetojë në temperatura të larta.

“Edhe nëse vazhdon gjatë verës, shpresoj se do të ketë raste shumë të pakta”, tha ndër të tjera epidemiologu  Akademik Prof.Dr.Isuf (Isuf) Dedushaj.

Flori Bruqi

Paralajmëron infektologu Prof.Dr.Sali Ahmeti : Në fillim të majit, do të filloj tërheqja e koronavirusit


Salih AHMETI | MD. PhD. | Medical Faculty

Prof.Dr.Sali Ahmeti ,Ph.D 

Infektologu i njohur shqiptar  Prof.Dr.Sali Ahmeti thotë se nëse koronavirusi i ri ndjekë një zhvillim normal, në fillim të muajit maj 2020 do të fillojë të tërhiqet.

Ai thotë se nëse bëhet një krahasim me viruse e tjera që janë shfaqur në Kosovë si i etheve krime-kongo, ka treguar virulencë më të madhe dhe ka qenë më patogjen në raport me koronavirusin. Ahmeti thotë se tash për tash në Klinikën Infektive është e rëndësishme që edhe stafi mjekësor të mos preket nga koronavirusi.


Sali Ahmeti Archives - KosovaPress

Shkencëtari Sali Ahmeti 

Qasja ndaj këtyre pacientëve është një sfidë e veçantë për stafin shëndetësor, duke filluar nga mjekët, infermierët dhe stafit mbështetës, kështu që kanë qasje të afërt me pacientë në të ashtuquajturat repartet e izolimit. Meqenëse, edhe pse ne përpiqemi maksimalisht që t’i respektojmë masat e mbrojtjes personale, megjithatë asnjëherë nuk mund të eliminohet rrezikshmëria e bartjes së infeksionit edhe te stafi.

Pra, rrezikshmëria e bartjes se infektonit të stafi shëndetësor është e mundshme përkundër respektimit maksimal të masave mbrojtëse dhe në rast se kjo ndodh, natyrisht që kjo do të pasojë edhe me zvogëlimin e numrit të personelit shëndetësor.

Infektologu Ahmeti: Nëse rriten rastet me Covid-19, mjekësia ...

Kjo është sfidë e veçantë dhe ne po bëjmë të gjithë të mundshmet që të mos kemi të prekur me këtë virus në mesin shëndetësor dhe natyrisht e them një sfidë e veçantë përkundër se ne i kemi disa përvoja në menaxhim të epidemive edhe të mëhershme.

Por, ky koronavirusi ka krijuar disi një fobi ndaj qasjes së këtyre pacientëve- një panik, ndoshta real deri diku, ndoshta mos të them edhe të tepruar, megjithatë ne tash e kemi kaluar atë krizën, sidomos kolegët që për herë të parë ballafaqohen me të sëmurë të tillë.

Infektologu Salih Ahmeti tregon për gjendjen e të infektuarve me ...

Pak a shumë disa ditë ka pasur një qasje ndaj këtyre pacientëve me një lloj droje apo fobie, por tash jemi ambientuar dhe besoj se çdo gjë po shkon në rregull. Stafi është i motivuar dhe po jepet krejt çka është e mundur për t’ju ndihmuar atyre pacientëve. Ende po arrijmë që t’i menaxhojmë pa ndonjë shqetësim të veçantë.

 Nëse ne, vazhdojmë me trendin aktual të lajmërimit të rasteve, apo më një lakore të sheshtë të paraqitjeve të rasteve, qoftë të atyre në mesin e personave të kontaktimit apo të atyre që kërkojnë ndihmën spitalore, unë mendoj se ne kemi kapacitet dhe staf mjekësor të mjaftueshme që t’i menaxhojmë këto raste. Nëse eventualisht ndodh ndonjë e papritur ose një rritje e pakontrolluar dhe e paplanifikuar e rasteve, atëherë varësisht nga incidenca e personave të prekur, gjërat do të vështirësohen. Shpesh edhe kjo epidemi u ka bërë probleme edhe mjekësive shumë të përgatitura e të avancuara, qoftë të vendeve evropiane të cilat kanë qenë mirë të përgatitura, qoftë me staf mjekësor dhe me infrastrukturë gjegjëse.

Infektologu Salih Ahmeti: Dy pacientët e fundit të infektuar me ...

 Krahasuar me vendet e tjera, megjithatë unë mendoj jemi mirë edhe me numrin e rasteve të konfirmuara në terren, po edhe ato të cilat arrijnë në spital. Nuk duhet lënë anash edhe përgatitje me kohë dhe masat e marra, qoftë edhe nga të gjitha institucionet shëndetësore dhe qeveritare dhe në anën tjetër, duhet falënderuar që edhe qytetarët tonë të cilët kanë përfillur – mendoj ndonjë lëshim do të ketë gjithmonë- por në mënyre mjaft të mirë i kanë përfillur rekomandimet e dhëna nga ekspertët shëndetësorë.

Kështu që masat e izolimit, distancës, higjienës personale, kanë luajtur rolin e tyre. Në anën tjetër, stafi shëndetësor unë besoj se ju ka përgjigjur të gjitha këtyre sfidave me një gatishmëri.

Për gjendjen e të infektuarve me koronavirus, flet infektologu ...

Unë mendoj se nëse virusi ndjekë një zhvillim normal apo natyror të viruseve të ngjashme nga familja e tij, unë mendoj se ne nga fillimi i majit do të filloj ky virus të tërhiqet, natyrisht që gjatë muajit maj ne duhet të kemi numër shumë më të reduktuar të rasteve. Kjo është një logjikë e natyrshme e zhvillimit epidemik të viruseve nga familja e koronavirusëve dhe viruseve të tjera respiratore edhe pse virusi ka të panjohura të shumta. [Virusi] ende mbetet enigmatik dhe në rastet e tilla, mund edhe të na befasojë, por ato do të ishin përjashtime të veçanta të këtij virusi.

 Krahasuar me viruset, ne në vazhdimësi jemi përballuar edhe me shpërthime epidemike. Për shembull ne kemi pasur hepatitin A, në fund të vitit 99 me mbi 20 mijë raste.

Sali Ahmeti – Gazeta Koha Jone

Kemi pasur shpërthimin epidemik 2003 të tularemisë. E kemi pas në vitin 2017-2018, epideminë e fruthit, meningjiti ceroz-viral në vitin 2016, por ne jemi vend endemik për ethet hemorragjike virale në mënyrë të veçantë ato të krime-kongos, të cilat janë sëmundje me kontagjezitet të lartë që barten në mesin e njerëzve dhe të stafit shëndetësor dhe shkaktohen nga një virus i cili është patogjen.

Unë mendoj, gjykuar në bazë të rasteve tona, duke krahasuar një përvojë klinike, ne mes të atyre pacientëve dhe tash, mund të them se virusi i etheve krime-kongo, ka treguar virulencë më të madhe, ka qenë më patogjen në raport me koronavirusin.

Kryesisht atje janë prekur moshat të reja dhe në prekjen më të madhe dhe vdekshmërinë më të madhe e kemi pasur të moshat e reja 20 deri në 40 vjeç.

Ahmeti: Nëse rriten rastet me COVID-19, mjekësia kosovare do të ...

Ndërsa virusi COVID-19, është një virus që në raport me atë ndoshta ka një agresivitet më të pakët. Një numër i konsiderueshëm i rasteve shkon me forma asimtomatike dhe të lehta.

Format e rënda, sidomos në patologjinë e deritashme tonën janë të rezervuara kryesisht për moshat mesatare apo moshat e shtyra, të cilat krahas infeksionit me koronavirus kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruese, që në rastet tona kanë rezultuar prej 1 deri në 4, 5 prekje të sistemeve me rëndësi vitale të cilët kanë qenë probleme kronike, në mënyrë të veçantë të diabetikët, pastaj edhe bronkitit dhe sëmundjet e mëhershme kronike mushkërore.

Infektologu Sali Ahmeti: Presim që në muajin Maj të kemi rënie ...

Ndërsa, moshat e reja, ne kemi pasur edhe këtu një fëmijë të moshës 5 muajsh dhe tjetri 5 vjeç, por kanë kaluar sëmundjen pa ndonjë komplikim të veçanta dhe ne para disa dite i kemi liruar në shtëpi të tyre në gjendje të mirë.

Po, kjo çka e bën më të veçanta është patogjeniteti i lartë i këtij virusi, do të thotë se aftësia për bartje inter-humane në mesin e personave, një arsye shumë e madhe për kundërvirulencë më të ultë në raport me virusin e etheve hemorragjike krime-kongo.

Dy fytyrat e LDK’së



Imer Mushkolaj


Vjosa Osmani dhe Agim Veliu janë kthyer në dy fytyrat e LDK’së. E para përfaqëson votën e elektoratit më 6 tetor 2019 , i dyti linjën e bashkëpunimit dhe flirtimit me PDK’në dhe Hashim Thaçin. Vullneti i votuesve të LDK’së sërish mund të tjetërsohet. Ata votuan t’ia ndërrojnë fytyrën partisë, por dikush po do t’ua marrë fytyrën. Sërish.

Akuza dhe kundërakuza janë shkëmbyer ditët e fundit ndërmjet përfaqësuesve më të denjë të “dy LDK’ve” – asaj të Vjosa Osmanit dhe tjetrës së Agim Veliut. E para konsideron se, si bartëse e procesit zgjedhor të 6 tetorit 2020 , ajo e ka të drejtën morale dhe obligim ndaj votuesve të partisë që mos e tjetërsojë atë vullnet. I dyti, duke e quajtur të parën “përkthyese të Hashim Thaçit”, thotë se ajo nuk ka vend në LDK, sepse nuk po e përfill vijën partiake.


Votuesit e partisë janë vënë në lajthitje sërish. Më 6 tetor ata votuan kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmanin, të cilën partia me dëshirë e vuri në ballë të betejës. Ajo kërkoi vota gjithandej vendit me premtimin se do të bënte koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Pas shumë zvarritjeve ashtu edhe ndodhi, pavarësisht se kundërshtari më i madh i kësaj bashkëqeverisjeje ishte pikërisht Agim Veliu, që u bë edhe pjesë e kabitetit qeveritar.

Tash kur secili e di se çfarë ka ndodhur javët e fundit, kanë shpërthyer akuza brenda partisë. Osmani, e cila kundërshtoi mocionin për rrëzimin e qeverisë, mbështetet publikisht nga një numër i vogël deputetësh. Nuk ka si të jetë ndryshe, pasi që është paralajmëruar mundësia e krijimit të një koaliconi të ri ndërmjet LDK’së, AAK’së e Nismës Socialdemokrate dhe në të tilla raste deputetë e zyrtarë të tjerë partiakë tregohen më konformistë se asnjëherë më parë.

Ndërkaq Veliu, i cili u shkarkua nga Albin Kurti, vazhdon të tregojë fuqinë që brezi i vjetër e ka brenda partisë, duke e eklipsuar të ashtuquajturin “brez i republikës” që deri tash është shquar për dëgjueshmëri ndaj kastës së vjetër partiake – kastës që nuk përton të bashkëpunojë me Hashim Thaçin kurdo që ai dëshiron.

Kështu po ndodh edhe kësaj here, por ironia qëndron në faktin se, ata që po e etiketojnë Osmanin si “përkthyese e Hashim Thaçit” në fakt janë bashkëpunëtorë të tij dhe të njëjtët që e zgjodhën atë president.

* * *

Votuesit e LDK’së ia dhanë votën partisë dhe Vjosa Osmanit më 6 tetor me premtimin se nuk do të bëjë në asnjë mënyrë koalicion me PAN’in. Pak muaj më parë, kryetari i partisë Isa Mustafa kritikonte pikërisht partitë e PAN’it se i kishin prishur urat e bashkëpunimit me BE’në dhe SHBA’të. Ndërkaq, një deputet i partisë deklaronte plot vetëbesim se veç LDK’ja ishte parti, kurse partitë tjera nuk ishin gjë tjetër veçse grupe kriminale.

Tash kur LDK – pas inicimit të mocionit dhe rrëzimit të qeverisë, me arsyetimin se Albin Kurti po i prish marrëdhëniet me Amerikën – po synon të krijojë një koalicion të ri qeverisës, shumë hipokrizi e pak parimësi po del në sipërfaqe.


Mbase vetëm Isa Mustafa, Agim Veliu dhe të tjerët si këta e dinë formulën se si mund t’i riparojnë marrëdhëniet që thonë të jenë prishur me SHBA’të, me njerëz që i akuzonin vetëm para pak muajsh se ishin fajrorët kryesorë për një gjë të tillë. Vetëm ata mund ta dinë se si mund t’i përmirësojnë këto marërdhënie me njerëz që gjenden në “listën e zezë” amerikane. Ose, vetëm deputetë fort konformistë mund ta arsyetojnë vendimin që LDK të bëjë koalicion me “grupe kriminale”, siç ishin cilësuar të gjitha partitë me përjashtim të LDK’së. Dhe, mbase, vetëm ata mund ta arsyetojnë edhe njëherë tjetërsimin e vullnetit të votuesve të LDK’së.

* * *

Këta që tash nuk e kanë problem të tjetërsojnë këtë vullnet, janë të njëjtët që vazhdimisht bënin thirrje që të votohet LDK’ja sepse nuk do të bënin asnjëherë koalicion me PDK’në e SHIK’un dhe kur i merrnin votat, përfundonin “në shtrat” me Hashim Thaçin. Janë të njëjtit që gjatë gjithë fushatës zgjedhore drejtonin gishtin drejt PDK’së për vrasjen e aktivistëve partiakë pas luftës dhe përfundonin në bashkëqeverisje me “partinë e krimit”, siç e quanin dikur. Janë të njëjtit që bashkë me PDK’në arrinin marrëveshje që të kapin borde e institucione, ndërkohë që premtonin depolitizim e luftim të korrupsionit. Janë të njëjtit që ende nuk kanë dhënë përgjegjësi institucionale për Fondin e Trepërqindëshit, të njëjtit që ngarendnin t’ia bëjnë Hashim Thaçit votat për t’u zgjedhur president dhe të njëjtit që tash po e luajnë lojën e Thaçit, duke mos e lëshuar nga goja Amerikën.

LDK mund ta krijojë qeverinë me një pjesë të PAN’it, por nuk do t’ia dalë ta ruajë besimin e votuesve të vet. Besimin e atyre që ia dhanë votën Vjosa Osmanit, por fituan Agim Veliun. Të atyre që deshën t’ia ndërrojnë fytyrën LDK’së, por dikush po do t’ua marrë fytyrën. Sërish.

Lufta për pushtet në Kosovë ka edhe një dimension ndërkombëtar


Mediat gjermanishtfolëse i kushtojnë vëmendje krizës politike në Kosovë e rrëzimit të qeverisë pas mocionit të mosbesimit. Thuhet se që me krijimin e qeverisë shpërtheu një luftë e ashpër pushteti mes Thaçit e Kurtit.

Podcast Chinesisch Presseschau Symbolbild (picture-alliance)

Gazeta "Neue Zürcher Zeitung" në një artikull me titull "Rrëzohet qeveria e Kosovës - SHBA marrin situatën në dorë" nënvizon se që të rrëzohet një qeveri në mesin e krizës së coronës, konsiderohet edhe në Ballkan si veprim i marrë. "Motivi që doli në krye ishte një grindje për menaxhimin e duhur të krizës së Coronës. Kreu i qeverisë, Kurti refuzoi të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, si e kërkonte presidenti Thaçi. Por realisht që me krijimin e qeverisë ka shpërthyer një luftë e ashpër pushteti mes të dyve, që e pengon edhe më shumë aftësinë vepruese të shtetit të brishtë në një situatë krize."

"Neue Zürcher Zeitung" thekson armiqësinë mes Thaçit e Kurtit që nga fundi i luftës për pavarësi në vitin 1999. Por kjo luftë për pushtet ka edhe një dimension ndërkombëtar, analizon gazeta zvicerane. "Këtu bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, që edhe 20 vite pas luftës ende përmban potencial të madh konflikti. Po kaq gjatë kanë qenë të një mendimi edhe SHBA e Europa në çështjet kryesore.[...] Parë më me hollësi ka qenë Uashingtoni, ai që ka ecur përpara në politikën e Kosovës. Dhe europianët i kanë shkuan pas mbas një farë kohe. A është edhe tani ky rast?...Thaçi mbështetet nga i ngarkuari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë dhe i afërt me Trumpin, Richard Grenell. Ambasadori amerikan u shpreh i gëzuar për zhvillimin e mocionit të mosbesimit të mërkurën.[...]Nga ana tjetër kemi BE-në që me shumicë është e mendimit, që qeveria e Kurtit duhej të vazhdonte punën."

Kurse gazeta gjermane "taz" -"Die Tageszeitung" në një artikull me titull "Kosova sërish pa qeveri" thekson se vërtet ndodhi. Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua, e me këtë dështoi një eksperiment, me të cilin do duhej të ndërmerreshin shumë projekte për reforma. Taz e sheh arsyen e rrëzimit të qeverisë tek presioni i madh i qeverisë amerikane për një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. "Kosova duhej të hiqte tarifat 100% të doganave. Këtu Kurti do të bënte lëshime. Por në sfond bëhet fjalë për një shkëmbim territoresh me Serbinë mbi bazën etnike. Këtë e refuzon Kurti dhe një masë e madhe e opinionit në Kosovë. Presidenti Trump kërkon në vitin zgjedhor, pas një serie dështimesh në politikën e jashtme, të paktën në Europë një sukses në politikën e jashtme. Një vendim paqeje mes Serbisë dhe Kosovës mund t'i nevojitej Trumpit."

Kurse më 26 mars 2020  ishte gazeta gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" që i kushtoi vëmendje zhvillimeve në Kosovë. "Formalisht pretekstin për mocionin e mosbesimit e ofroi një grindje për mënyrën e veprimit në krizën e Coronës. Presidenti Hashim Thaçi doli si forca nxitëse.[...]Thaçi mbështetet nga Richard Grenell, ambasadori amerikan në Gjermani, që u zgjodh edhe i dërguar i posaçëm për Serbinë dhe kosovën. Grenell kërkon prej javësh që Kosova të heqë tarifat e doganave pa kushte.[...]Kurti ishte kundër kësaj, Kosova mund t'i heqë doganat, nëse edhe Serbia heq barrierat e saj tregtare. Kjo bëri që të ashpërsohej toni mes Shtëpisë së Bardhë dhe qeverisë kosovare. Donald Trump Junior kërcënoi me atë që amerikanët mund të mbyllin edhe kampin Bondsteel, bazën e tyre ushtarake në Kosovë."

Koronavirusi paralizon jetën kulturore

Image result for Besmira Pelushaj


Nga: Besmira Pelushaj


Jeta kulturore në të gjithë botën është pothuajse e paralizuar për shkak të situatës me kronavirusin. Janë me dhjetëra aktivitete që janë pezulluar për një afat të pacaktuar në shtetet ku ka mbërritur virusi për shkak të frikës nga përhapja e tij. Një nga festivalet më të madha muzikore në botë në Coachela, që ishte parashikuar të zhvillohej muajin tjetër në shkretëtirën e Kalifornisë është shtyrë për shkak të shpërthimit të koronavirusit. Po kështu edhe festivali muzikor “South by Southweast” që do të mbahej në Teksas për herë të parë pas 24 vjetësh nuk do të zhvillohet.

Këngëtarë nga e gjithë bota si Madona, Miley Cyrus apo edhe Banda Pearl kanë ndërprerë koncertet apo turnetë e tyre si dhe kanë anuluar udhëtimet për shkak të situatës së krijuar, duke përcjellë mesazhe sensibilizuese për të mbrojtur vetën dhe të tjerët nga virusi me përhapje globale.

E njëjta situatë edhe me premierat e parashikuara për këtë muaj të filmave, apo edhe muzetë dhe shfaqjet e modës, që I janë përgjigjur thirrjes së autoriteteve për shmangie të grumbullimeve në ambiente të mbyllura.

Edhe familja mbretërore nuk mund t’ju shpëtonte këtyre masave. Mbretëresha Elisabeta e Dytë si masë mbrojtëse fillimisht nisi të mbante doreza, ndërsa tanimë ka ndërprerë takimet publike, si masë parandaluese. Në Birgimhan, në zonën ku jeton monarkia 93-vjeçare është konfirmuar një i prekur me virusin covid 19.

Virulenca e koronavirusit SARS-CoV-2 , do të bjerë me rritjen e temperaturave




Prej një jave situata e epidemisë së koronavirusit në Spanjë ka nisur të përmirësohet. Numri i të sëmurëve në urgjenca ka rënë në mënyrë të ndjeshme dhe ata që vijnë në spital nuk vijnë në gjëndje të rëndë.

Por për mjekun shqiptar në Spanjë, i specializuar në neurokirugji dhe radiokirurgji, dr.Kita Sallabanda fakti që është rritur numri i të infektuarve në një ditë nuk është e favorshme

"Në Spanjë ka pasur një rritje me 5 mijë të infektuarve, ndërsa numri i atyre që ka ndërruar jetën ka një rënie të lehtë 523 në krahasim me dje që kanë qenë mbi 560. Nuk arrijmë të kuptojmë pse kemi pasur këtë rritje. Ministria e Shëndetësisë justifikohet se shkak është numri më I madh i testeve që kemi bërë, gjithsesi këto shifra nuk janë të favorshme. Nuk e dimë përse kemi pasur këtë rritje në një ditë,” tha Sallabanda per emisionin "Dite e Re' ne TV Ora.

Deri tani janë 25 mijë punonjës të personelit shëndetësor të infektuar, mjeku shqiptar thotë se situate në Spanjë edhe sa i takon furnizimit të mjekëve me pajisje sigurie është shumë e mirë

“Situate ka një javë që ka nisur të përmirësohet nuk kemi mungesë të mjeteve mbrojtëse. Unë kreva një operacion dhe isha tepër I sigurtë me masat që janë marrë."

Mjeku na dha dhe një lajm të mirë.

"Instituti Spanjoll i Meteorologjisë dhe Instituti Spanjoll i Epidemiologjisë ka bërë një studim shkencor shumë interesant që tregon se shpërndarja e koronavirusit dhe virulence varet dhe nga temperatura e ambientit. Unë këtë tezë e kam mbrojtur që në fillim bashkë me kolegët e mi dhe kemi thënë që virulenca e virusit do të bjerë bashkë me temperaturën. Tani është e konfirmuar shkencërisht. Me rritjen e temperaturës, në ato vende ku temperature 20- 21 gradë, virulence është më e vogël. Në Murtja, një rajon në jug të Spanjës, kemi pasur 100- 105 të vdekur, në Madrid kemi pasur 6 mijë të vdekur e në Barcelonë 3800 të vdekur. Edhe në Andaluzi numri i të sëmurëve dhe të vdekurve ëhstë 10 herë më i vogël se në Barecelonë" nënvizon mjeku i njohur.

Por kjo nuk do të thotë që duhet të lehtësohen masat kufizuese.

“Dua të paralajmëroj që kjo nuk është justifikim për të liruar masat kufizuese. Kur të vijë koha do i lirojmë. Duhet të vazhdojmë të marrim masat dhe higjienën. Kur të rriten temperaturat atëherë do të mendojmë. Nga mesi i majit parashikojmë një rritje të temperaturave në mënyrë të ndjeshme dhe atëherë mendojmë që do të ketë një rënie të ndjeshme të virulencës dhe të sëmurëve” tha Sallabanda

Populli kinez shpreson sinqerisht që ShBA-ja ta kontrollojë sa më parë përhapjen e epidemisë dhe të pakësojë dëmet ndaj popullit amerikan,

Në gjendjen e tanishme, Kina dhe ShBA-ja duhet të bashkohen për të luftuar epideminë," vuri në dukje Xi Jinping në një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump të premten.

Kjo bisedë telefonike është bërë në dy sfonde: ShBA-ja po përballon gjendjen serioze epidemike, ndërsa disa politikanë amerikanë e kanë politizuar parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, duke përbaltur Kinën, gjë që ka dëmtuar përpjekjet e bashkëpunimit Kinë-ShBA kundër epidemisë dhe ka sjellë pengesa të shumta për marrëdhëniet kino-amerikane dhe parandalimin e epidemisë të botës, shkruan Radio e Jashtme e Kines..

Në një sfond të tillë, kjo bisedë telefonike ka rëndësi të veçantë, si edhe është një reagim për thirrjen e samitit të posaçëm të G20-s për shtimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në bisedë, Xi, duke iu përgjigjur pyetjeve të Trumpit, paraqiti hollësisht masat e Kinës kundër epidemisë, duke u shprehur që Kina e kupton gjendjen e vështirë të ShBA-së dhe është e gatshme të ndajë të gjitha përvojat e informacionet dhe të ofrojë mbështetje brenda mundësive.

"Populli kinez shpreson sinqerisht që ShBA-ja ta kontrollojë sa më parë përhapjen e epidemisë dhe të pakësojë dëmet ndaj popullit amerikan," ka thënë Xi.

CRI shkruan se gjatë bisedës, Trumpi i vlerësoi mendimet dhe propozimet e Xi Jinping-ut në samitin e G20-s dhe u shpreh që do t'u kushtojë vëmendje nga afër punëve përkatëse, për të garantuar që të dyja vendet të mënjanojnë mosmarrëveshjet dhe të fokusohen te lufta kundër epidemisë. Ai e falënderoi Kinën për materialet mjekësore dhe u shpreh që ShBA-ja do të mbrojë mirë shtetasit kinezë dhe studentët kinezë në ShBA.

Këto fjalë janë pozitive dhe njerëzit po presin që ShBA-ja të marrë veprime të shpejta konkrete për të zhdukur "virusin politik" dhe për të krijuar kushte të mira për luftën e përbashkët kundër epidemisë, vijon shkrimin Radio e Jashtme e Kines.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...