Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/17

Mosharrim : “Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë 1990-1991”.



Lulzim Etemaj Archives - GazetaBlic

Publicisti  i njohur shqiptar zt. Lulëzim Etemaj, njëri ndër pesë nismëtarët e pajtimit të gjaqeve , nxorri kohë më parë  nga shtypi monografinë “Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë 1990-1991”.

Fahri Xharra - Verrat e Lukës 1990, epoka unike shqiptare ...

Në fakt, ky është aktiviteti i vetëm shënues i këtij përvjetori, duke qenë se nga institucionet e shtetit nuk është paraparë të ketë ndonjë organizim për këtë Lëvizje, që ia arriti t‘i pajtoi mbi 1000 gjaqe.


Historiku i pajtimit të gjaqeve; shtrira; drejtimi; efektet e tij primare edhe në zhvillimet e mëpastajme historike të Kosovës, janë përfshirë në librin e Etemajt.



Shtëpia Botuese Armagedoni - Bejegyzések | Facebook


“Monografia e ka për bazë konceptin e paraqitjes së historikut të pajtimit të gjaqeve. Nisma, zhvillimi i tij i shpejtë, pavarësisht pengesave të forcave serbe, nga aksioni në lëvizje gjithëpopullore; shtrirja e tij në nivel Kosove; tubimet më të mëdha; gjaqet e para të falura dhe tri kuvendet, janë disa nga segmentet e tij”.


veprimtariaac1

Prof.Anton Çetta 

30 vite më parë Kosova ishte e pushtuar. Si nismëtarët, veprimtarët ashtu dhe ata që falnin gjaqe nuk shiheshin me indiferencë apo tolerancë nga forcat e Serbisë. Përkundrazi. Ndiqeshin, kërcënoheshin, mbylleshin e torturoheshin.


Monografia e pajtimit të gjaqeve, si u bashkuan shqiptarët për ...

Verrat e Llukës 

 Por, Serbia nuk ia arriti ta ndalë pajtimin e shqiptarëve. Nuk mundi t‘i ndalë as tubimet e tyre madhështore për faljen e gjaqeve. Pjesëmarrja masive në to, tregonte mosbindjen shqiptare. Guximin kundërshtues ndaj saj. 

Verrat e Llukës” përfshihen në Listën e Trashëgimisë Kulturore për ...

Bacë Adem Legjendari 

Prandaj u organizuan tubime madhështore, ku morën pjesë mbi gjysmë milioni pjesëmarrës, shqiptarë nga të gjitha trojet, siç ishte tubimi te Verrat e Llukës, i mbajtur më 1 maj 1990. Aty u falen dhjetëra gjaqe, plagë e ngatërresa.





Është fatkeqësisht në përputhje me natyrën shqiptare. Vonesa është njëra nga anët tona të errëta si komb. Pritja ka qenë që një monografi të tillë ta bëjnë njerëzit që i kanë profesion shkencat historike. Mungesa e një libri të tillë, të vlershëm për historiografinë shqiptare, por edhe evropiane, ka qenë për mua motivi kryesor për ta shkruar këtë libër. Ka qenë gjithsesi edhe obligim i imi që të shpreh edhe një herë mirënjohjen dhe falënderimin publik, si njëri nga pesë nismëtarët, por edhe si qytetar ndaj të gjithë atyre që na i hapen jo vetëm dyert e kullave dhe shtëpive, por edhe të zemrës. Ata iu përgjigjën pozitivisht ftesës sonë për pajtim, hoqën dorë nga gjakmarrja dhe çfarëdo hakmarrje tjetër në interes të Kosovës.

Grabovci: Aksioni i pajtimeve të gjaqeve pati krijuar terenin për ...


Adem Grabovci 

 Qëllimi i bërjes së monografisë nuk është as përmbysja e as rrënimi. Si fati i njërës, si tjetrës, po ashtu edhe i ngritjes së një versionit të qëndrueshëm, varet plotësisht nga përmbushja e parakushteve që shtron historiografia e mirëfilltë shkencore: mbështetja në fakte konkrete të qëndrueshme, e që në këtë rast janë të dorës së parë.

Pajtimi i Gjaqeve në Kosovë, akti i solidaritetit me anë të ...

Pajtimi i gjaqeve bashkoi popullin për luftë 

 Nuk kishte një njeri të vetëm, as si nismëtar dhe as si drejtues. Kishte një trup drejtues në nivel të Kosovës. Ajo përbëhej nga pesë nismëtarët e pajtimit të gjaqeve: Have Shala, Myrvete Dreshaj, Adem Grabovci, Brahim Dreshaj dhe Lulëzim Etemaj. Për këtë kishte vendosur Kuvendi I i Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve, i mbajtur më datë 19 maj 1990 në Strellc të Deçanit, ku krahas përfaqësuesve të shumtë të këshillave të pajtimin, pjesëmarrës në këtë kuvend kanë qenë edhe Anton Çetta, Zekeria Cana, etj. 

Gjaqet faleshin për atdheun', 29 vite nga nisma për pajtimin e gjaqeve


Çdo vendim, ashtu si kur ishte vendosur të fillohej me pajtimin e gjaqeve, merrej pas diskutimeve të shumta dhe në pajtim të plotë të çdonjërit prej tyre. Pikërisht kjo frymë demokratike është njëri nga parakushtet themelore të suksesit të saj. 

Hava Shala – Oral History Kosovo

E konsideroj të rëndësisë së veçantë mbështetjen e madhe të Anton Çettës, të profesorëve dhe intelektualëve të tjerë, si dhe të qëndruarit e tij krah nesh. 


Ramiz Kelmendi nuk vdes, e mbrojnë veprat e pavdekshme të lëna ...


Lëvizja që ndryshojë historinë

Me njohjen e gjerë të kulturës dhe traditës shqiptare si dhe urtësinë e tij, prof. Anton Çetta ia ka rritur peshën dhe respektin Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve. Kjo ka ndikuar pozitivisht edhe në suksesin e saj. Kishte një gërshetim të shkëlqyeshëm të energjisë, vizionit, vendosmërisë dhe përkushtimit rinor, me urtësinë dhe maturinë e tij.

Falja e gjaqeve 1990 (Arkivi) - YouTube

Monografia e ka për bazë konceptin e paraqitjes së historikut të pajtimit të gjaqeve. 

Pajtimi i gjaqeve bashkoi popullin për luftë çlirimtare

Nisma, zhvillimi i tij i shpejtë, pavarësisht pengesave të forcave serbe, nga aksioni në lëvizje gjithëpopullore; shtrirja e tij në nivel Kosove; tubimet më të mëdha; gjaqet e para të falura dhe tri kuvendet, janë disa nga segmentet e tij. 

Promo Arkivi Falja e gjaqeve 1990 MP3 Free Download

Mospërfshirja e çfarëdo emri, pajtimi të gjakut, plageje, ngatërreseje, tubimi a zhvillimi, nuk është bërë me qëllim nënvlerësimi. 

Bahen 27 vjet nga nisma për pajtimin e gjaqeve | Rrokum.TV



E vlerësoj lartë çdo veprim, çdo akt si dhe çdo person, që me angazhimin e tij ka bërë që suksesi i Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve të jetë madhështor.


Hava Shala – Oral History Kosovo

Anton Çeta me bijat sokolesha të Kosovës

 Nuk gjendet edhe një rast i vetëm në historinë e popullit tonë kur brenda një viti të jenë falur 1169 gjaqe. Që të gjitha faljet janë bërë mbi bazën vullnetare, pa asnjë imponim, pa dënim apo dëmshpërblim.

Si e bindi Ramiz Kelmendi djalin me fale gjakun, duke folur per ...


 Ku femra shqiptare jo vetëm që ka qenë veprimtare e pajtimit, por e ka thënë edhe fjalën e saj, duke marrë pjesë në vendim apo dhe vendosur vet për faljen e gjakut.


Riza Krasniqi – Oral History Kosovo

 Si rrjedhojë e kësaj përfshirjeje, ka plotë oda shqiptare dhe mjedise patriarkale ku femra shqiptare ka hyrë për herë të parë në oda të tilla, të dedikuara sipas traditës ekskluzivisht për burra.

Gjonaj-Pajtimi-gjaqeve-1990 - PrizrenPress - Portal informativ

 Nuk më është e njohur të ketë pasur një lëvizje të tillë të pajtimit të gjaqeve as te popujt tjerë evropianë.

11 vjet pa Zekeria Canën, harresa institucionale e “Luanit” të ...

Prof.dr.Zekeria Cana

 Përderisa Kuvendi I e rikonfirmojë drejtimin e Lëvizjes nga pesë nismëtarët e saj, Kuvendi II caktoi periudhën njëvjeçare 1990-1991, si periudhë veprimi të saj, të realizimit të misionit human dhe kombëtar si dhe të përfundimit të saj.



Grabovci kujton 27-vjetorin e faljeve të gjaqeve – Klan Kosova


 Origjinali i procesverbalit tetë faqesh të Kuvendit I, ashtu si dhe shumë dokumente dhe fotografi tjera, botohet për herë të parë në libër.

Adem Grabovci – Oral History Kosovo

 Kjo indiferencë nuk e zbeh aspak vlerën historike të Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve. Është në përputhje të plotë me moskujdesin dhe mosrespektimin e vlerava tona kulturore historike. 

Verat e Llukës në listën e aseteve të Trashëgimisë Kulturore ...

Në cilin drejtim qëndron shoqëria dhe shteti ynë më mirë? Në asnjërin! 

Pajtimet e Gjaqeve neper Kosove 1990 (Dokumentar "Kurr më") - YouTube
Madje as sa i përket luftës çlirimtare të UÇK-së, heronjve, dëshmorëve, përgjithësht viktimave të gjenocidit të kryer nga shteti i Serbisë në Kosovë, thotë mes tjerash autori i librit  për medie zt. Lulëzim Etemaj.

Përgatiti :Flori Bruqi

Mbingarkohet sistemi elektronik i Administratës Tatimore të Kosovës për pajisje me certifikata të të punësuarve


Suspendohet nga puna, Safet Krasniqi , zyrtar i ATK-së | INFOLINE NEWS
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit se sistemi elektronik “EDI” është duke funksionuar, mirëpo për arsyeje të mbingarkesës për tu pajisur me certifikata të të punësuarve, janë duke u shfaqur pengesa në këtë sistem.


“Vetëm brenda 3 minutave në sistemin ‘EDI ‘janë mbi 5 000 kërkesa, andaj ATK-ja kërkon mirëkuptimin tuaj, pasi që jemi duke punuar në rritjen e kapaciteteve, në mënyrë që secili nga ju të ketë mundësin, që në kohë reale të nxjerr certifikatën e të punësuarve sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë Nr. 226/IV/2020, datë 14.04.2020, për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse në komuna të Kosovës”, ka njoftuar ATK-ja.

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) Mimoza Hajdari ,sqaron se si duhet të veprojnë bizneset nga një komunë në tjetrën.


MEPTINIS, duke i reaguar Odës së Afarizmit, thotë se ndërmarrjet që janë të lejuara për të vepruar sipas NACE kodeve, vendosin se cilët nga punëtorët e tyre të kenë leje për mundësinë e lëvizjes për ushtrim të veprimtarisë.


“Të gjithë operatorët ekonomikë, respektivisht ndërmarrjet që janë të lejuara për të vepruar sipas NACE kodeve, vendosin se cilët nga stafi i ndërmarrjes të kenë leje mundësinë e lëvizjes për ushtrim të veprimtarisë. Kjo mundësohet me formularin e konfirmimit nga ATK- sistemi EDI”, thuhet në sqarimin e MEPTINIS-it.

Kurse Oda e Afarizmit të Kosovës përmes një shkrese adresuar ministres në detyrë të Ekonomisë, Rozeta Hajdari, i kishte shprehur shqetësimin për propozimin që të merret vendim për ndalim të qarkullimit të të punësuarve nga një komunë në tjetrën.

Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, i është kundërpërgjigjur ashpër Isa Mustafës.



Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, i është kundërpërgjigjur ashpër kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa.


Mustafa gjatë ditës së sotme kishte reaguar ndaj Pacollit, duke thënë se, “është kulmi i idiotësisë e mungesë edukate, të thuhet për nënën e Haradinajt, se qenka shëruar me para të shtetit, kështu duke ia përmendur edhe sulmin me molotov dhe atë me zollë ndaj Kuvendit të Kosovës”.

Kurse, përmes një shkrimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”,Fitore Pacolli ka thënë se nuk është turp të thuash të vërtetën, turp është të shfrytëzosh të mirat e shtetit vetëm për veten dhe familjen e afërt.




“Turp është kur nën qeverisjen tënde e të partisë tuaj keni lejuar e kontribuar në degradimin e sistemit shëndetësor. Pa rrugëdalje shumë prindër mbushnin sheshet me megaphonë e rrjetet sociale me lutje për të kërkuar ndihmë për shërimin e fëmijëve të tyre. Fëmijë të këtij vendi, jeta e të cilëve varej vetëm nga vullneti i zemërmirëve. Shteti i rrënuar, për rrënimin e të cilit bartni edhe ju një pjesë të përgjegjësisë, nuk mund t’i ndihmonte”, ka shkruar ndër të tjerash  Fitore Pacolli.

Reagimi i plotë i Fitore  Pacollit, pa ndërhyrje në Facebook.

Mustafa, nuk është turp të thuash të vërtetën. Turp është të shfrytëzosh të mirat e shtetit vetëm për veten dhe familjen e afërt.

Turp është kur nën qeverisjen tënde e të partisë tuaj keni lejuar e kontribuar në degradimin e sistemit shëndetësor.

 Pa rrugëdalje shumë prindër mbushnin sheshet me megaphonë e rrjetet sociale me lutje për të kërkuar ndihmë për shërimin e fëmijëve të tyre. 

Fëmijë të këtij vendi, jeta e të cilëve varej vetëm nga vullneti i zemrëmirëve. Shteti i rrënuar, për rrënimin e të cilit bartni edhe ju një pjesë të përgjegjësisë, nuk mund t’i ndihmonte.


Nëpër spitale njoftimet në hyrje se u mungojnë medikamentet bazë sikur përshëndetnin pacientët.

 Kjo ishte një mënyrë që mjekët tu kërkonin pacientëve të varfëruar deri në palcë se duhej ti blenin ato nëse e duan shërbimin.

 Ata nuk kishin vend tjetër përvec shtetit të tyre që i kishte braktisur.

 Por, Ju kishit mundësi të tjera. Mund të mjekoheshit edhe jashtë shtetit.


Nuk po di se kujt po i mungon edukata familjare dhe e traditës kombëtare, mua apo juve?

Mua që flas për mungesën e një sistemi publik shëndetësor që ofron përkujdesje cilësore për të gjithë apo juve që po arsyetoheni se nuk keni pasur nevojë të pyesni askënd për mjekimin tënd jashtë shtetit të cilin ju e keni udhëhequr për një kohë?

Mua që po kërkoj përgjegjësi tek ata, përfshirë edhe juve, që na mohuan të drejtën të kemi sistem publik të zhvilluar shëndetësor apo juve që kërkesën time për përgjegjësi po e quani logjikë fashiste?

Për ju qenka logjikë fashiste. Për mua është detyrë e përgjegjësi e secilit që zë pozitat udhëheqëse të punoj për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të këtij vendi.

 Ai/ajo që vendos për shërbimet publike që i ofrohen qytetarëve nuk ka logjikë që vet t’i braktisë e të marrë shërbime tjera më të mira për veten dhe familjen e tij/saj.

Ai/ajo që keqpërdor paranë publike e investon vetëm në projekte ku mund të ndaj tallin e nuk i intereson fare për shërbimet publike e për përparimin dhe avancimin e shtetit nuk mund të udhëheq shtetin.

Me veprimet tuaja ju po shpërfaqni që keni mbetur po i njëjti. 

Ai që hedh gurin dhe fsheh dorën.

Nuk ke nevojë të përdorësh ura lidhëse për tu afruar me PDK-ën. 

Nuk ke nevojë as të derdhësh lot krokodili për ata që dikur i akuzoje për krime.

 Qytetarët tani të njohin mirë. Je po i njëjti, përsëri për interesa tua dhe të dostit tënd tradhëton besimin e qytetarëve, shkruan mes tjerash deputetja e Lëvizjës Vetëvendosje Fitore Pacolli.


Deputeti Daut Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se nuk beson që Fitore Pacolli ka dashur të ofendojë nënat shqiptare, e veçmas jo nënën e tij.


Daut Haradinaj: S’besoj se Pacolli ka dashur të ofendojë nënat shqiptare, aq më pak nënën time

Deputeti Daut Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se nuk beson që Fitore Pacolli ka dashur të ofendojë nënat shqiptare, e veçmas jo nënën e tij.


“Nuk besoj që Fitore Pacolli ka dashur të ofendojë nënat shqiptare e aq më pak nënën time e cila sot ka përvjetorët e dy djemve të saj”, ka shkruar Haradinaj.


Sipas tij deputetja e Parlamentit të Kosovës nuk besoj që e ka pasur me të keq dhe në tone përçmuese deklaratën e saj në televizion. “Aq më pak kur nëna ime është shëruar në shtetin amë Shqipëri. Kur është fjala për nënat tona shqiptare, besoj që të gjithë jemi një”, ka shkruar Haradinaj.

SAK FASLIA ME RUGOVASIT NË MBROJTJE TË PAZARIT TË RI NË FUND VITIT 1941




Në LSHP-ën,organizatë e parë dhe e vetme politiko ushtarake e cila mblodhi bijt e saj më të devotshëm nga Rugova, përfaqësohej nga Bajraktari i saj Sali Jaha e Çelë Shabani. Edhe pse e vogël për nga hapësira e saj gjeografike, ajo më të bëmat e saja të lavdishme nëpër luftëra e beteja,bëri qe emri i saj dhe bijve e bijave qe lindi e rriti të dëgjohet kudo e kahdo, si nëpër arena luftërash ashtu edhe nëpër kuvende të cilat mbanin në duart e veta fatin e Atdheut. Kështu pra Rugova qe nga LSHP-ja e këndej ishte kudo.

Sak-Fazlia-Luftetaret_e_Rugoves1463932643



Rugova si një Krahinë e vogël malore e cila shtrihet në vargmalet e Alpeve Shqiptare në veriperëndim të Pejës,e cila fillon nga Lumë-bardhi dhe kalon përmes kësaj krahine e qe është njëra prej krahinave me të bukura, jo vetëm në viset shqiptare, por edhe me gjerë, është ndër krahinat më të njohurat për luftëra e beteja në mbrojtje te Mëmëdheut. Shtrirja e Rugovës në hapësirën e saj gjeografike, dikur ishte shumë më e madhe,por pushtimet e një pas njëshme bënë qe kjo krahinë të mos lihej e të shtrihej deri atje ku e kishte shtratin e vete atnor.

Ajo ishte pjesë edhe e Lidhjes se Pejës BESA-BESË dhe nder më aktivet si në Kuvend ashtu edhe në sigurimin e mbarëvajtjes se saj, në krye me Kadri Bajrin,Sadri Elezin etj. Në kuvendin e Verrave të Llukës Rugova përfaqësohej nga Sadri Elezi i Malajve. Rugovasit ishin edhe në Kuvendin e Junikut në krye më Hysë Selimin. Më rastin e ngritjes se Flamurit në Vlorë dhe shpalljes se Pavarësisë se Shqipërisë Rugovasit ishin prezent në krye me Ker Sadrin e Sadri Bardhit, njërin më të kërkuar të pushtetit SKS-es.

Pa Rugovas nuk u mbajt as Kuvendi i Lidhjes se Dytë të Prizrenit,aty ku ishte Sali Rama i Bogve. Përveç Kuvendeve Rugova ishte kudo nëpër luftëra e beteja e sidomos nëpër ato kundër armikut malazias,qe nga luftërat e Moraçës, Beranës, Nokshiqit, Shekullarit, Moknave e sa e sa të tjera të zhvilluara në ato kohëra të lashta e të vështira. Lufta e Nokshiqit ishte lufta e parë në shkallë gjithëkombëtare pas LSHP-ës,aty ku rugovasit ishin nder më të dalluarit, në krye më Sali Jahën, Çelë Shabanin, Kadri Bajrin, Demë Isufin, Rexhë Avdinë, Kajë Galën e tj.

Ishin disa nga të bëmat e shumta të luftëtarëve trima të Rugovës, qe Rugovën e bënë njërën prej krahinave më të njohura të trojeve shqiptare, dhe e sollën deri të Lufta e Dytë Botërore, kur për Kosovën dhe viset e saja shqiptare edhe pse nën juridiksionin e të huajve filloi një jetë pakë sa më e lirë. Përsëri ishin të bëmat e Rugovës Kreshnike qe armiku serbo sllav të përqendrohet më forcat më të mëdha për gjatë kufirit të saj me Malin e Zi,andej ka Rugova,por jo vetëm kaq, këto të bëma ishin qe edhe forcat mbrojtëse të përqendrohen në mbrojtje të këtyre viseve.

Tani më Rugova nuk përfaqësohej më me luftëtarët e lartpërmendur por nga bijtë, nipat e stërnipat, pasardhësit e tyre. Lufta e Dytë Botërore bëri qe në Rugovë tani të dalin në skenë shume luftëtar të tjerë me në Krye Sak Faslinë të nipin e Bajraktarit të Rugovës Sali Jahës,të njohur dhe të emëruar Bajraktar të Rugovës edhe zyrtarisht nga shteti amë Shqipëria. Po Sak Faslia nuk ishte vetëm ai i cili luftoi vetëm për Rugovë dhe në Rugovë por edhe më gjerë. Ja një letërnjoftim i shkurtër për Sak Faslinë, Bajraktarin e Rugovës i cili nuk e ndali luftën kundër armikut serbo-malazias as në Pazar të Ri,krah për krah edhe më një ideolog të çështjes kombëtare Aqif Blytën.

Sak Fazlia-Luftetaret_e_Rugoves1463932643

Sak Faslia lindi në Koshutanin Heroik të Rugovës Kreshnike në vitin 1885. Është i nipi i Sali Jahës ish Bajraktarit të më parshim të Rugovës. Si i ri mori pjesë në Luftën e Beranës 1911 ku edhe u dekorua për guximin e ti heroik kundër armikut. Mori pjesë edhe mbrojtjen e Shkodrës 1912-13. Ishte edhe bashkëluftëtar i Isa Boletinit, pastaj ishte edhe në Zonën Neutrale të Junikut. Më 1. Korrik 1941, emërohet edhe zyrtarisht Bajraktar i Luftës për Rugovë. Më 16. Korrik kur Morina më rrethinë kërkoi ndihmë për mbrojtje nga armiku malazias Sak Faslia emërohet Bajraktar i forcave luftarake vullnetare të Dukagjinit e Potgurit.

Sukseset dhe guximi i ti luftarak bëri qe Sak Faslia për armikun të mbetet mit i pathyeshmërisë se ti në balle të armikut. Për ketë arsye Sak Faslisë i kërkohet dyluftim nga Vukosav Keniqi të cilin Saku e kishte lanë për të vdekur. Të gjitha këto të bëma ishin motive qe me tu dëgjuar zëri i kushtrimit nga Aqif Blyta për mbrojtjen e Pazarit të Ri në krye të forcave rugovase përsëri të jetë Bajraktari i Rugovës Sak Faslia,i cili tashme ishte bërë protagonist i të gjitha luftërave dhe figura më emblematike për luftëtarët e Lirisë.

Si kudo nëpër viset shqiptare Etnike qe behej luftë për jetë a vdekje,ashtu veprohej edhe në Rugovën Kreshnike,të cilës nuk iu ndan luftrat e betejat gjatë gjithë të kaluarës se saj historike si nëpër vijat frontale ashtu edhe nëpër kuvende ku shqyrtohej çështja kombëtare.

Edhe pse për ketë trevë shumë pak u fol dhe u shkrua,për çka edhe të dhënat janë shume të mangëta,një gjë dihet,se kjo krahinë,emri i se cilës në çdo kohë ishte në hyrje,apo thënë ndryshe kryerresht i Lëvizjeve të mëdha Kombëtare, Lëvizje të cilat dridhen themelet e shteteve fqinje,e sidomos atyre shteteve të cilat na mbanin të pushtuar shekuj më radhë qe nga perandoria otomane e këndej.

Ishte Rilindja Kombëtare ,ajo e cila mblodhi bijtë me të devotshëm të Kauzës sonë kombëtare,ata të cilët hodhën mbi supet e veta,barrën me të rendë,ate të çlirimit kombëtar. Viti 1878,ishte viti i kthesave të mëdha historike,kur më 10. Qershor të po këtij viti,në krye me Ajkën shqiptare ishte mbledhur në kuvendin e LSHP-ës,e qe përfaqësohej nga të gjitha krahinat e viseve shqiptare pa dallim të besimeve fetare,në të cilin ishte edhe Rugova në krye me bajraktarin e saj paraardhësin e Sakut, Sali Jahën e Çelë Shabanin.

Rugova ishte kudo,jo vetëm nga kjo kohë e cila në mbamendjën e popullit është e freskët,por edhe nëpër luftëra të tjera të cilat për rugovasit janë të pa harruara qe nga luftërat e Moraçës, pastaj të Beranës,Shekullarit, të Suçeskës në të cilën heroikisht bie-kallet në Kullën e Barutit Zhujë Selmani, njëri prej kamikazëve të parë shqiptar, pastaj në luftën e Nokshiqit ku rugovasit ishin nder me aktiv përsëri në krye me Sali Jahën,Çelë Shabanin, Kadri Bajrin, Demë Isufin, Rexhë Avdinë, Kajë Galën e sa e sa luftëtar të tjerë qe më emrin e tyre sot mburret mbar populli shqiptar.

Rugova ishte edhe në Kuvendin e Lidhjes se Pejës,Besa-Besë,në krye me Kadri Bajrin, Sadri Elezin, Rexhë Avdinë etj. Në Verrat e Llukës në Krye me Sadri Elezin,në Vlorë rugovasit ishin të prirë nga Kerë Sadria, Në Junik Hysë Selimi,në Lidhjen e Dytë të Prizrenit me Sali Ramën e kështu më radhë deri në ditët tona. Vlen të potencohet se për pushtuesit sllav nga kryengritësit shqiptare të pushtetit serbo-kroato-slloven nder më të kërkuarit ishte Kerë Sadria i Sadri Bardhit.

Nga – Fazli Muriq

Fitorja e LVV-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 sipas Exipolit.-

 LVV (Levizja Vetëvendosje) 43.3% 7,535 PDK (Partia Demokratike e Kosovës) 18.4% 3,204 LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës) 12.9% 2,256   AAK...