Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/25

Nga Flori BRUQI : ...Kanë dalë përsëri të verdhë, të kuq, soj i çuditshëm...

naim kelmendi

Akademik Prof.Dr.Naim Sali Kelmendi, Ph.D 

Lindi më 10 shtator 1959 në Ruhotin e Pejës.Rrjedh nga një familje e njohur për tradita patriotike në Rrafshin e Dugagjinit.

Ëshë biri i nacionalistit të mirënjohur Sali Ramë Kelmendi nga Haxhaj -Rugovë. Për të parët e familjes së tij është shkruar edhe në “Lahutën e Malësisë” së Gjergj Fishtës duke përmendur të parin e kësaj familje -Rrustëm Ukën…


Babai i Naimit,Salihu ishte i ndjekur dhe i burgosur nga shovenistët serb në kazamatat jugosllave(Bugun e Nishit etj).


Deri më vdekje babai i tij mbeti konsekuent ndaj çështjës gjithë kombëtare.

 Naimi, për disa vjet ka punuar në gazetën “Bota sot”. Gjatë luftës çlirimtare në Kosovë, ishte reporter në vijën e frontin , në  luftën famoze të Kosharës ( 1999) prej nga lexuesi shqiptar njoftohej për luftën heroike të vashave dhe djemëve shqiptarë. 


Poashtu ai njoftonte opinionin mbarë kombëtarë për të bëmat e lavdishme dhe heroizmin e kësaj beteje të lavdishme, por më vonë Naim Kelmendi shkroi edhe mjaftë radhë, artikuj , intervista, reportazhe ,libra  etj,për një tjetër betejë të lavdishme-Betejën e Loxhës në gazetën “Pavarësia News” etj.


Naim Kelmendi tërë jetën e tij e deri më sot ia kushtojë çështjes  kombëtare . Penda e tij prej floriri nuk pushojë kurrë së shkruari poezi , prozë,romane për Kosovën dhe popullin e robëruar të sajë , dhembjet e të cilit do t’i përjetojë rëndë në shpirt, njësojë sikur mallin për babanë e tij, ngrohtësinë dhe zërin e ëmbël të të cilit nuk e shijoi kurrë në jetë. 



NAIM kELMENDI POET I LIRISË DHE KRENARISË KOMBËTARE


Naim Kelmendi edhe tash vazhdon të shkruan poezi, të këndojë dhe t’i thurë këngë lirisë së fituar me aq shumë gjak, do të këndojë bashkë me popullin e tij të cilit i thuri aq shumë vargje, dhe për lirinë e të cilit ishte i gatshëm të sakrifikohet në çdo çast.

Poetët janë zëri më i bukur i një populli, janë këngëtarët më të mëdhenjë që i këndojnë lirisë, janë bilbilat më të bukur të botës që ia thonë këngës në çastet më të vështira kur të tjerët vajtojnë, vetëm e vetëm që ta mbajnë të gjallë shpirtin e popullit kur ai kërcënohet me zhdukje, siç ishte rasti para një decenie me popullin ,të cilit i takonte  edhe vetë Naimi. 



Poezi nga Naim KELMENDI: Në gjeografinë e kombit....

Për këtë ai deri më tani ka botuar dhjeta  përmbledhje poezish, ka shkruar me mija  punime publicistike dhe gazetareske, është marrë me aktivitete të shumta kulturore, qoftë në Kosovë (Pejë , Ruhot,

Prishtinë) në Zvicër, Shqipëri etj.

Naimi ishte redaktor i disa revistave shqipe në diasporë si “Top-Kultura” , “Mërgimtari”, etj. si dhe ka organizuar me qindra  takime kulturo-artistike dhe mbrëmje letrare, promovime librash.




Prof.Dr.Naim S.Kelmendi Ph.D(1959-)

Ishte pra gjithmonë ndër të parët në front, në ate intelektual dhe ate të luftës, nuk i frikësohej as vdekjes, sepse trimërinë ia kishin lënë trashëgim të parët e tij nga Rugova, gjysh e stërgjysh, denbabaden deri në ditën e kijametit.

Veprimtaria letrare e Naim Kelmendit , siç na është e njohur mirë përveç vlerave të larta letrare, stilistike, ka edhe vlera pozitivisht të theksuara gjuhësore.


Kelmendi: Lavdinë e Kosharës nuk mund ta zbehin, ata që vranë ...


 I lindur e i rritur në Ruhot, ai si një fëmijë e më vonë si një djalë e veçmas më vonë si nxënës dhe student vërejti se të folurit e Rugovës ka një veçori të vetën e cila po të mbledhet e të ruhet, jo vetëm që do të jetë një thesar i paçmuar për gjuhësinë, por edhe burim e leksik i pashterrshëm për letërsinë, posaçërisht për poezinë.



Qysh në përmbledhjen e parë të poezive me titull “Shtreza në fjalë” është hetuar tek ai se adhurimi i tij është shumë i fortë për leksikun autokton rugovas dhe se ato fjalë të vjetra do të mund të shfrytëzohen pafundësisht në poezi. 


Kjo prirje e tij vazhdoi të thellohet edhe te veprat e tjera, deri tek ajo e fundit. 



Mund të thuhet se Naim Kelmendi një numër të madh fjalësh të leksikut rugovas e futi me gjeturi në poezi, ia gjeti vendin e përshtatshëm aty dhe ashtu e mbetur ajo u ngulit aty edhe më tej nga bashkëfrymëzuesit e tij, kështu që në saje të meritës dhe të pasuesve të tij, gjuha jonë e ka rinuar një numër fjalësh e shprehjesh të vjetra, ua ka rigjeturur vendin aty dhe aty kanë mbetur e do mbesin përgjithmonë si pasuri edhe e leksikut letrar. 

Një meritë tjetër e Naim Kelmendit si poet e prozator e ka edhe për gjetjen e neologjizmave (fjalëve të reja), për krijimin dhe formimin e tyre, duke i dhënë një kontribut të madh neologjisë shqiptare.

I dhënë pas letërsisë, ku e ka gjetur strofullën shlodhëse për shpirtin dhe ndjenjat e tij, ai si gjuhëtar tërthorazi ia begatoi leksikun gjuhës së vet, e cila në penën dhe gjeturinë e tij, gjeti një mjeshtër kulmor për ruajtjen e të vjetrave dhe krijimin e fjalëve të reja sipas dhe në saje të mendjes dhe syrit shigjetues të tij (Nyja e Gordit).


Rugova art - Posts | Facebook
 

Nga leksiku popullor Akademiku i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Nju JOrk,Prishtinë, Tiranë Shkup,  Prof.Dr.Naim Kelmendi ,Ph.D ia doli të fusë në përdorimin letrar me dhjetra e dhjetra fjalë, të cilat, jo vetëm që nuk ia ulnin vlerën letrare asaj gjuhe, por, përkundrazi ia ngrisnin, ia larushonin dhe ia mbushnin me poezicitet. 

Natyrisht se një vlerë të tillë nuk mund ta ketë çdo fjalë e leksikut popullor, prandaj ai arriti mjeshtërisht të zgjedhë ato fjalë që në vetvete kishin bukuri fjale, bukurtingëllim, veçanësi emërtimi ose shënjimi(Pse ashtu Pandorë).


Nga sa u tha, Naim Kelmendi në lëmën e leksikut ka sjellur një pasuri leksiku jo vetëm me brumin vetanak por edhe duke e rikthyer në jetë një numër fjalësh të gjuhës sonë, të cilat poezisë i japin hijeshi, gjerësi kuptimi e sidomos melodicitet autokton.


Fjalët e reja të qëmtuara nga veprat, shkrimet dhe shënimet e tij mua më kanë hyrë në punë si lëndë e pakapërcyeshme në punën time gjatë hartimit të FJALORIT TË FJALËVE TË REJA


Ndër krijuesit më të frutshëm të fjalëve veçohet i dalluar edhe Naim Kelmendi ashtu si Azem Shkreli , Ramiz Kelmendi,Ymer Shkreli .


Prej pendës së Naimit kam qëmtuar dhe shënuar me dhjetra fjalë të tipit të neologjizmave.


 Naim Kelmendi këngën e ka ndërtuar me fjalë ngjyrimesh të ndryshme ndër të tjera edhe me përmbledhjen me poezi “Nyja e Gordit” .


Ai me një “daltë fjale” në dorë këndoi edhe kur shkroi përmbledhjen me poezi “Përballje me vdekjën” me atë formën më të bukur që dinë poetët të bëjnë mjeshtërinë e fjalëve (Eklipsi i diellit,Albanoi,Nyja e Gordit,Pse ashtu Pandorë,Kohë për të folur gurët,Sipërfaqja e padukshme etj). 


Për krijimtarinë letrare e publicistike të shkrimtarit tonë të mirënjohur Naim Kelmendi kanë shkrur  Basri Çapriçi ,Iljaz Prokshi ,Fatos Arapi , Azem Shkreli , Agim Vinca , Shyqri Galica, Abdullah Konushevci , Rushit Ramabaja ,Skënder Buçpapaj , Arbër Ahmetaj ,Januz Fetahaj , Elida Buçpapaj , Hasan Mujaj , Sejdi Berisha , Shefqet Dibrani , Shaban Cakolli, Ali D. Jasiqi,Flori Bruqi ,  Sinan Gashi , Rrustem Geci ,Avni Nezaj, Rexhep Elezaj , Nazmi Lukaj , Ndue Ukaj , Prend Buzhala, Shahbaze Vishaj , Sarë Gjergji ,Valdet Hysenaj , Sali Bashota etj.


Publicisti Naim Kelmendi ka shumë libra dhe vlejnë t’i veçojmë disa prej tyre:


1.Shtreza në fjalë,poezi,Prishtinë ,1984.

2.Albanoi,poezi,Prishtinë,1986.
3.Nyja e Gordit,poezi,Prishtinë,1987.
4.Ç’ të bëj me dhembjen,poezi,Prishtinë,1987.
5.Pse ashtu Pandorë,poezi,Prishtinë,1989.
6Përballje me vdekjën,poezi,Prishtinë,1993.
7.Eklipsi i diellit,poezi,Prishtinë,1993.
8.Vrasja e deputetit,monografi,Prishtinë,2003.
9.Shqiptari vdes duke kënduar,poemë për Adem Jasharin,Prishtinë,2003.
10.Kohë për të folur gurët,poezi,Prishtinë 2004.
11.Sipërfaqja e padukshme,poezi,Prishtinë 2005.
12.Beteja e Kosharës,monografi,Prishtinë,2008.
13.Pikëpamje dhe reagime ,2008.
14.Në një jetë pas Krishtit,2010
15.Esenca,2010
16. Shqiptari vdes duke kënduar,botim i dytë,2010
17.Antologjia e dhembjes poetike,2012
18.Është vetëm kujtesë,2012
19.Po i flisja vetës,2013
20.NJë gjurmë intelektuale përgjatë një jete,2014
21.Kronika e një vrasje të paralajmruar,2014
22.Fjala e dhembjes,2015

Etj.


Naim Kelmendi është njëri nga publicistët që, me penën e tij, i doli përballë krimit që mbiu në Kosovë menjëherë pas përfundimit të luftës, pjesëmarrës i së cilës ka qenë edhe vetë si reporter lufte në Koshare.


Për këtë guxim të tij, për këtë përpjekje në funksion të ndërtimit të një shteti të mirëfilltë ligjor, për vizionin e tij për një Kosovë demokratike-ishte për një kohë të gjatë i kërcënuar nga grupet kriminale që u konvenonte anarkia, për ta shfrytëzuar këtë (anarkinë) për pasurim brenda nate.


Naim Kelmendi krejt çka mendoi për zhvillimet e pasluftës në Kosovë, e tha haptaz. Prandaj, vlera e shkrimeve të tij qëndron jo vetëm te ana cilësore e tyre, por edhe te guximi për t’i thënë me emrin e vërtetë të bardhës e bardhë dhe të zezës e zezë.


Në shënjestër të shkrimeve të Naim Kelmendit, ndër të tjera, ka qenë edhe politika e “re” e Beogradit dhe lëvizjet e saj të vazhdueshme për ta frenuar procesin e pavarësimit të Kosovës.


 Çdo lëvizje anti Kosovë nga ana e kësaj politike, publicisti në fjalë bën përpjekje ta demaskojë në sytë e opinionit tonë.


Njëkohësisht, i analizon edhe politikat ndërkombëtare në raport me Kosovën dhe, sa herë sheh të meta në të, bën thirrje që ajo të mos bjerë viktimë e taktikave të reja të politikës së “re” të Kalimegdanit kundër pavarësisë së saj. 


Po ashtu, parashtron fakte të shumta në favor të pavarësisë së Kosovës, e cila edhe u realizua më 17 shkurt 2008.


Shkrimet e përmbledhura në këtë libër janë të shkruara në gazetën “Bota sot”, “Pavarësia”, “Pavarësia news” etj. gjatë viteve të pasluftës.


Në të janë përfshirë vetëm disa prej shkrimeve të tij të shumta të publikuara në këto gazeta. 


Me penën e tij, ishte njëri nga heronjtë e demokracisë në Shqipërinë Etnike .


 Themi Hero për faktin se t’i identifikosh gjërat negative për një shoqëri dhe një komb, kur nata qe bërë kulçedër që i “hante” atdhetarët e Kosovës, është vërtet heroizëm.


T’ua vësh gjoksin përpara grupeve kriminale, që gati sa s’e patën dërrmuar përpjekjen e Kosovës për pavarësi, ishte ana tjetër e atdhetarizmit të Naim Kelmendit, pas përfundimit të luftës. 


Ana tjetër e atdhetarizmit të tij të treguar qysh në kushtrimin e parë për luftë kundër Serbisë.


Shkrimet e publicistit ,shkrimtarit ,gazetarit dhe patriotit Naim Kelmendi do ju shërbejnë gjeneratave te ardhshme se si mbrohet Kosova edhe në liri. Se si liria e merr kuptimin e saj të vërtetë…



Poezi  nga Naim Kelmendi




POR, NE ISHIM

Pa dritat e mendimit…
jemi thjeshtë pjesa e pjesës të pjesëve
diçka që s’do ta shpjegoj assesi
nga erdhëm e kah shkojmë
mor askush s’do ta ndryshojë ligjin
e heshtjes bizare pasi tradhtojnë
dhe veten në fund të fundit

deri këtu kemi ardhur
duke u kapur për një fije t’mendimit
pas betejave të gjëllimit ofshajmë thekshëm

në tërë rrugëtimin tonë vetmitar
ekziston ana e errët që ne s’e shohim
pikërisht aty kemi kurthën
e shpirtit të lënë vishkull

s’është e rëndësishme
nga na vjen gjykimi
ne edhe vetëgjykohemi
për ato që s’ia arritëm qëllimit

tash qetësia ime vajton papajtueshëm

por, ne ishim…
pikëllim fatesh nëpër kohë

RISANI

Aty, vetëm pluhuri
i Ilirisë së madhe

një dhembje
për t’humburën
po ma brente shpirtin

askund mbretëresha
Teutë,
unë - askushi aty
dhe askund
fjala e bukur shqipe

veç kthimi në kohë
dhe një dritë në kujtesë
për luftërat, tmerr i njerëzimit

ika për ta shëruar plagën
atje te lumi Shkurd

PERASTI

Perasti ishte dikur
një pikë në Iliri

tash detit iu kthye
mendimi se është
dikund përsëri si pikë
me bokelët vendas
nga rrënja ilire

me vetëm dy fije emri
ballabanët dhe Lindi

a thua do të Ri-lindin

LUMI SHKURD

Lum shkurti,
po të thellë burimin
po të shkurtër rrugën
po të lashtë rrjedhën

më thuaj kah i del
më shkurt, për t’jetuar
shqip me detin



E PAMUNDSHMJA

Mësa një fije bari
që mund ta dijë për një fije bari tjetër
që ekziston dikund larg në botë

aq e pamundshme është ta dijë
dikush e dikund se ekzistojmë
ti dhe unë në këtë çast, pra

po flas, ja për çka po flas
për të pamundshmen
dijmë vetëm për raca njerëzish e popuj

kufij, luftëra, dhe tragjedi jetësh
por ne s’e dijmë biografinë e secilit

prandaj ne s’e dijmë as pse jemi këtu
e dikush tjetër e atje dikund
dijmë vetëm se jemi dhe në këtë formë

pra, ja për çka po flas
për të pamundshmen e njohur

E PANDRYSHUESHMJA

Ekziston diçka e paarritshme
për ta njohur deri në fund

në botën e kujtesës
qiriu i mendimit rri ndezur
në mua, përreth meje ekziston
e reziston deri në paskajësi

e mjegullt e panjohur
që rrjedhë përditë çdo çast
Panta Rhei, dhe

një ditë që s’do të jemi
më kështu në këtë ajër

po si luan teatër me ne
e padukshmja
e paprekshmja dhe hija
e atij që rrënon dashuritë

ne mbesim veç hijesim, shenja
për t’na çajtur mjerueshëm
pasaktësia nëpër hirin e asgjësë

KORI I KORBAVE

Amen, mos ua kopjoni krrokamën
s’thonë gjë prej gjëje
që i duhet bardhësisë
pos zhurmës së korbët

në shumës janë bërë të zhurmshëm
kor i mërzitshëm deri te retë

kur ta vajtojnë fatin e atdheut
janë duke ia sqepuar mëlqitë
pasi ia kanë shtjerrur
tërë qumshtin e nënës

posi, i dalin zot në secilën krizë
së bashku në kor me gjuhën e korbët

NË FOLTORE

Si po djersijnë fjalëve
fytyrave nuri i bardhë

si po ushtojnë kërcëllimës
për t’parin e radhës
askushët sërish te vargu

betohem në verën e kallirit
të thatë, në stinën e verdhë
dyll do të na dalin

veç një herë do t’i shohin
fjalë të zbrazëta prej asgjëje

paskëtaj do t’i takojmë heras
n’peshoren e ndërgjegjes së vrarë

askushët sërish në krye të vargut

NËN DIELLIN TIM

Ecjen e bëj të flashkët
me thirrjet në vetvete

dhe ngrohem
ashtu si di vet
në botën time të vogël

vetëm poezinë e kam
dashnoren më besnike
që s’më lë të vetëm

edhe atëherë kur s’më shohin
edhe atëherë kur s’ më njohin

o ati ynë, bota dhe njerëzit
qenkan një reklamë e madhe
të mërdhijnë hipokrizitë
kur ndeshesh ballëpërballë
me intrigat, laviret e demonët

kujt t’i qahem e kujt t’i besoj
veç poezisë që më mbetet afër
një pikë helmi në dhembje fjalësh

PRAPË DEMONËT

Dje ishin kokë cerberësh
kryerrugës, kryejetës
nëntokës kaliruan me biografitë
e egra prapashpine

plehu i kohëve t’perënduara,
ende ua zbardhë rrugët
e idealit t’një plehurine

në kryejetë në kryerrugë
kanë dalë përsëri
të verdhë, të kuq,
soj i çuditshëm
helmin e gjuajnë kujdesshëm
në kohë tjetër në njeri
dhe prijnë me flamujt
e dufit të tmerrshëm

në krye të radhës
nën dardhë kokrrojnë



Prishtinë, 25 prill 2020.

2020/04/24

Dr.Bashkim Gllareva : Nuk dija si t’i drejtosha bashkëluftëtar apo President.


Doktori që operoi presidentin Thaçi me dedikim emocional për të
Mjeku që ishte pjesë e ekipit që operuan dje presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, Bashkim Gllareva përmes një postimi në Facebook i ka dedikuar disa fjalë prekëse.

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar, kostum dhe tekst
“Nuk dija si t’i drejtosha bashkëluftëtar apo President. Ai më tha jam si çdo pacient tjetër. Jam Hashimi. Edhe pas 20 vitesh, kishte mbetur ai i luftës, i thjeshtë dhe i qëndrueshëm. Gjatë luftës ecnim bashkë në veprime kundër ushtrisë dhe policisë serbe. Ndërkaq, sot përjetova momentin më të rëndësishëm dhe u gjenda para përgjegjësisë më të madhe jetësore dhe profesionale. Jam duke qëndruar pranë bashkëluftëtarit, pranë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ështe ndjenjë e veçantë, emocion i paharruar”, ka shkruar Gllareva.
Fotografia e Hashim Thaçi

Ai ka theksuar se presidenti është trajtuar në Klinikën e Urologjisë në QKUK, si të gjithë qytetarët tjerë të Kosovës.

Fotografia e Hashim Thaçi

“Modestia e tij më bën të ndjehem krenar me njeriun e parë të shtetit tim. Jam shumë i lumtur që pas opermit, Presidenti me plot humor dhe besim, në këmbët e tij u kthy nē shtëpi.

A do të ketë protestë nga VV më 4 maj – Flet Albin Kurti


Militantë e përkrahës të shumtë të Lëvizjes Vetëvendosje po paralajmërojnë protesta pas datës katër maj, kur edhe përfundon kufizimi i lëvizjes.

A do të ketë protestë nga VV më 4 maj – Flet Albin Kurti

Kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti, para medieve deklaroi se nuk dëshiron t’i ndalojë qytetarët të mbajnë protesta.

“Unë nuk jam këtu t’i ndalojë protestat e qytetarëve”, deklaroi Kurti.


Ai shtoi se nuk është përcjellës i rrjeteve sociale dhe nuk di se çfarë bëhet aty.

EDHE NJË MESAZH I MARKO GJURIQIT PËR KONSUM TË BRENDSHËM: DO TA RUAJMË UJMANIN DHE VALLAQIN



“Do të ruajmë Ujmanin dhe Vallaqin, përkundër dëshirave të atyre që nuk kanë ruajtur asgjë dhe të cilët po gëzohen për vuajtjet e vendit dhe popullit të tyre sepse duan ta sulmojnë pushtetin”, ka thënë i ashtuquajturi drejtor i zyrës serbe për Kosovë Marko Gjuriq.
Edhe një mesazh i Gjuriqit për konsum të brendshëm: Do ta ruajmë Ujmanin dhe Vallaqin
Ai këtë e ka deklaruar tri ditë pasi Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit Transmetues (ENTSO) ka votuar që operatori i Kosovës i sistemit transmetues KOSTT mund të funksionojë si i pavarur.

Reagimi i parë nga Serbia ka arritur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq i clii ka porositur: “Nëse dikush mendon se ka ardhur koha që dikush në mënyrë fizike ta merr Valaqin dhe Ujmanin, unë i lus që të mos bëjnë këtë”.

Tani, Gjuriq pretendon se “grabitqarët politikë po duan që Serbia ta humbë betejën për Ujmanin dhe Vallaqin, mirëpo, për fat të keq të tyre, ne do ta fitojmë këtë betejë”.


Gjuriq ka edhe një “mesazh” për ata që e shfrytëzojë çdo rast “që me një shkelje syri të Prishtinës dhe mentorëve të tyre të jashtëm të gëzohen për çdo problem të shkaktuar për Serbinë dhe popullin serb”, mund të porositë vetëm një gjë: “Do të fitojmë”.

Albin Kurti të mandatuarin e LDK për kryeministër, Avdullah Hotin e ka cilësuar të dobët,i cili ka punuar kundër Qeverisë Kurti.


Albin Kurti për Avdullah Hotin: Presidentit i duhet një kryeministër tjetër i dobët

Kurti për Avdullah Hotin: Presidentit i duhet një kryeministër tjetër i dobët

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti të mandatuarin e LDK për kryeministër, Avdullah Hotin e ka cilësuar të dobët.

Në konferencë për media, Kurti është shprehur se pikërisht një kryeministër i dobët i duhet presidentit.

“Ta keni parasysh, as ndër 10 njerëzit më të votuar në zgjedhjet e 6 tetorit 2020 nuk është ky person, nuk bëhet fjalë për demokraci këtu, as për legjitimitet – bëhet fjalë për dëshirën e presidentit që të ketë një kryeministër tjetër të dobët, meqenëse presidenti i Kosovës dëshiron të jetë më shumë se president atij i nevojitet një kryeministër që është më pak se kryeministër, ai do kryeministër të dobët i cili ia mban izen për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, me mua nuk e bën dot këtë”, ka thënë Albin Kurti.


Albin Kurti ka thënë se, ish-zëvendës tij ka punuar kundër Qeverisë Kurti.

“…Por, për ish-zëvendësin tim që u shkarkua me 25 mars 2020 mund të them që gjatë qeverisjes sonë ka qenë destruktiv dhe thua se kishte një kovë me rërë, me zall që rrotave të qeverisë ma të mira pas luftës t’ua hedh dhe të na ngadalësojë ecjen tonë”, ka thënë ai.





Kurti konstaton: Thaçi e shkeli Kushtetutën kur mandatin ia dha partisë së dytë

Kurti konstaton: Thaçi e shkeli Kushtetutën kur mandatin ia dha partisë së dytë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi, e ka shkelur Kushtetutën kur mandatin për kryeministër ia dha Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Se bëhet fjalë për shkelje nuk ka dyshim. Presidenti duhet ta respektojë Kushtetutën dhe jo ta shkruaj atë”, ka thënë Kurti në një konferencë për media, shkruan Insajderi.

“Nëse ka zbrastira, nuk i shkruan dot ai. Kjo ishte edhe një shkelje, njëra nga të shumtat”.


Kurti ka thënë se ai ende nuk e ka parë letren e Presidentit Thaçi që ia ka çuar LDK-së.

“Nuk e kam pa tekstin me nënshkrim për partinë e dytë. E kam parë në media, por jo letrën.

“Duhet ta shohim letrën dhe mbi çfarë baze është bërë një ofertë e tillë për partinë e dytë”

Çka zbuloi dokumenti “sekret” prej 25 faqesh lidhur me Koronavirusin?


Vëzhguesit e Bashkimit Evropian kanë identifikuar një “konvergjencë të dezinformimit” midis Kinës, Iranit dhe Rusisë lidhur me pandeminë e koronavirusit.

Koreja e Jugut për herë të parë në 40 ditë, nuk raporton vdekje të reja nga COVID-19

Ata thonë se ato po “shumëfishohen” në një mënyrë të koordinuar, sipas një dokumenti të brendshëm .

Dokumenti, i cili është i datës 20 prill 2020, thotë se temat e zakonshme të dezinformimit janë se koronavirusi është një armë biologjike e krijuar në Shtetet e Bashkuara për të mposhtur kundërshtarët si dhe informacionet që tregojnë se Kina, Irani dhe Rusia “kanë më shumë sukses se Perëndimi” në luftimin e epidemisë.


Dokumenti gjithashtu thotë se udhëheqësit iranianë – të përforcuar nga mediat ruse – vazhdojnë të bëjnë thirrje për heqjen e sanksioneve amerikane kundër Iranit, duke pretenduar se ato po dëmtojnë përgjigjen humanitare dhe mjekësore të vendit ndaj COVID-19.

I njëjti dokument potencon se kjo është pjesë e një “konvergjence” më të gjerë ruse, iraniane dhe kineze që bën thirrje për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë, Iranit, Sirisë dhe Venezuelës.

Të gjitha vendet janë përballur me rritje të sanksioneve ekonomike të SHBA-së nën udhëheqjen e presidentit, Donald Trump.


Në rastin e Sirisë, dezinformimi përdoret “për të përforcuar një retorikë anti-BE, që pretendon se blloku po kryen një” luftë ekonomike” ndaj këtij vendi të Lindjes së Mesme.

Dokumenti prej 25 faqesh është shkruar nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i Bashkimit Evropian (EEAS).

Ky është një përditësim i një raporti të muajit prill që pretendon se Rusia dhe Kina po vendosin një fushatë dezinformimi rreth pandemisë së koronavirusit që mund të ketë “pasoja të dëmshme” për shëndetin publik në të gjithë botën.


Në një raport të muajit mars, vëzhguesit e BE-së akuzuan mediat pro-Kremlin për përhapjen aktive të dezinformatave për epideminë, në përpjekje për të “minuar besimin e publikut” në vendet perëndimore.

Raporti i ri thotë se Rusia dhe në një masë më të vogël Kina, vazhdojnë të fuqizojnë “retorikën e komplotit” që synojnë të dy audiencat publike: në BE dhe më gjerë, në vendet fqinje të saj.

Dokumenti vëren se burimet zyrtare ruse dhe media shtetërore vazhdojnë të bëjnë një fushatë të koordinuar që synojnë dëmtimin e BE-së përfshirë reagimin e saj ndaj krizave, si dhe për të mbjellë konfuzion në lidhje me ndikimet shëndetësore të COVID-19.

Dokumenti gjithashtu thotë se shumica e përmbajtjeve të identifikuara nga EEAS vazhdojnë të shpërndahen në mediat sociale si Twitter dhe Facebook.

Dokumenti pretendon se Google dhe shërbimet e tjera që ofrojnë reklama online “vazhdojnë të fitojnë para dhe stimulojnë dezinformimin duke vendosur reklama me pagesë në faqet e internetit përkatëse.”

Përfaqësuesit e këtyre kompanive nuk janë përgjigjur në kërkesën për të komentuar këto pretendime.

Sipas analizës nga ekipi i monitoruesve të BE-së, dezinformatat në lidhje me virusin po përhapen në mënyrë virale në tregjet e vogla të mediave, brenda dhe jashtë BE, në të cilat gjigantët e teknologjisë “kanë një nivel më të ulët të kundër-masave”.

Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi : Masat kufizuese nuk duhet të largohen plotësisht më 4 maj 2020.

Eksperti i sigurisë: Masat kufizuese nuk duhet të largohen plotësisht më 4 maj
Ministria e Shëndetësisë më 15 prill 2020  vuri në fuqi masa të reja që përcaktojnë lëvizjen e qytetarëve, e ato janë paraparë të zgjasin deri më 4 maj 2020. Pas përfundimit të tyre, institucionet përgjegjëse për shëndetin e qytetarëve, vlerësojnë se cilat veprime duhet të ndërmirren.

 Por ekspertë të sigurisë në Kosovë, po vlerësojnë që masat kufizuese duhet të vazhdojnë edhe pas 4 majit 2020 , ose të njëjtat të zëvendësohen me masa më të lehta nëse bie numri i rasteve me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë u ka përcaktuar qytetarëve lëvizjen, duke i lënë të dalin për 90 minuta në ditë në bazë të numrit të parafundit të letërnjoftimit, ndërkohë që shkollat, qendrat tregtare, lokalet dhe të tjera vazhdojnë të jenë të mbyllura që prej mesit të muajit mars, kur edhe u identifikuan rastet e para me Covid-19.

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi thotë se duhet bërë rishikimi i situatës, se a ka rritje apo zvogëlim të numrit të rasteve që janë infektuar me Covid-19, dhe nëse trendi shkon duke u ulur atëherë ka mundësi të vendosen masa të lehta kufizuese, por jo të tërhiqen plotësisht pas 4 majit 2020.


“Edhe pas skadimit të afatit që është përcaktuar, edhe pas 4 majit  2020 të vazhdohet me masat, në mënyrë graduale zbutjen e tyre por jo heqje të menjëhershme”.

Ai thotë se nëse ka disiplinë e zbatim të plotë të masave, rrjedhimisht edhe ulje të personave që preken nga koronavirusi, atëherë duhet të shikohet mundësia përshkallëzimit të masave.

“Mendoj që duhet të bëhet rishikimi i gjendjes apo situatës se a ka trend në rritje apo zvogëlim, po flasim edhe në nivel të Kosovës edhe në nivel të komunave pasi që disa prej komunave i kemi në karantinë, dhe të shikohet nëse ka zvogëlim edhe në nivel të komunave atëherë duhet që masat të heqen dhe të kthehen në një masë më të butë, mirëpo nëse trendi i rritjeve vazhdon kështu çfarë është, atëherë mendoj që këto masa duhet të vazhdohen edhe pas 4 majit” shton Ibishi.


Ibishi porositë që nëse ka përmirësim të gjendjes, masat të largohen gradualisht dhe lëvizja të bëhet me mjete mbrojtëse, ndërkohë që tubimet publike dhe kontaktet e afërta të shmangen edhe për një kohë në mënyrë që të eliminohet infeksioni.

“Mendoj që kjo është dashtë më herët të futet në sistem, të zbatohet, për arsye se ne kur kemi parë ngritjen e trendit, kemi filluar t’i ashpërsojmë masat, është dashur që menjëherë të fillohet me masa më të ashpra, me qëllim që mos të vjen deri të zgjerimi i saj, dhe normal në ato vende ku është burim i infektimit, mendoj që duhet me reagu më shpejtë, sidomos në nivelin lokal”, thotë ai.

Në Kosovë aktualisht janë 669 persona të infektuar me Covid-19, deri tani janë shëruar 159 dhe kanë vdekur 19 me koronavirus.


Rastet e para u identifikuan më 13 mars  2020 gjë që pasoi me pezullimin e mësimit në shkolla dhe universitete dhe mbylljen e disa veprimtarive, si masa parandaluese për përhapje të koronavirusit.

Qeveria e Kosovës fillimisht vendosi për kufizim të lëvizjes duke e caktuar me orë daljen e qytetarëve në rrugë, vendim ky që Gjykata Kushtetuese e deklaroi si jo në përputhje ketë instancë.

Andaj, nga 15 prill 2020 Ministria e Shëndetësisë vendosi masat e reja kufizuese të cilat janë në fuqi deri më 4 maj 2020.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...