Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/26

Populli dhe UÇK-ja na solli Lirinë !!!



Flori Bruqi - Wikipedia

Flori Bruqi


Djemtë ,vashat,pleqët , plakat  dhe  fëmijtë e Kosovës martire përjetuan  nga hordhitë fashiste serbe  mizoritë më çnjerëzore të fund shekullin e XX-të .

Shumë prej tyre  dhanë jetën e tyre për Lirinë që ne gëzojmë sot.

Heroikisht në luftën e përgjakshme të Kosovës u vranë mbi 15.000 përsona nga të cilët 2400 luftar të UÇK-së e të tjerët qytetarë të thjeshtë.


Fotografia e Ekrem Gegë Gërvalla


Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara(mbi 1600) .

U vranë heroikisht  nga bandat udbeske serbe  Herojt e Lirisë :
Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka,Bardhosh Gërvalla, Enver Hadri (17 janar 1982) Zair Pajazati,Edmond Hoxha,Hakif Zejnullahu
(31 janar 1997). 


Imazhi mund të përmbajë: 1 person, mjekër

Heroi i Lirisë : Adem Jashari 


Një vjet më vonë heroikisht në logun e lirisë  u vra një  familje e tërë e Shaban Jasharit ,në Prekazin Heroik.

U vranë heroikisht Mujë Krasniiq, Luan  dhe Shkelzen Haradinaj, Rrustem Bruqi , Fehmi Muhamet Lladrovci ,Sali Çeku, Agim Ramadani, Bekim Berisha  e qindra heronjë tjerë në betejat e lavdishme të Kosovës   për çlirim e bashkim. 

Duhet t´ua shpjegojmë  të rinjve rëndësinë e këtyre betejave, ku luftëtarët tanë e thyen me vullnet politik e ushtarak ushtrinë Jugosllave e cila për  nëntë dekada kombin tonë e kishte  përgjysmuar. Ajo  ka  pa ndarë familje e individë, komunitete e ekonomi, por nuk ka arritur të ndajë kulturën, gjuhën dhe aspiratat tona.

Në ato beteja ranë shumë dëshmorë, shqiptarë nga Kosova por edhe nga trojet e tjera.  Gjaku që derdhën dëshmorët e martirët, nuk shkoi kot. Sakrifica e tyre sublime e përshpejtoi Kosovën në rrugën e çlirimit dhe faktorët ndërkombëtarë perëndimorë, respektuan dëshirën e shqiptarëve për liri.

 Aleatë të mëdhenj, ShBA, NATO, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar,Italia e Franca e shumë vende të tjera ishin bashkuar në ndërhyrje, në ndihmë të luftës sonë.

I kujtojmë me nderim dëshmorët e  Prekazit Logjës,Koshares, Llapushnikut ,Pashtrikut ,Karadakut,Gollakut etj. dhe nuk ua harrojmë idealin. E veteranëve të atyre   betejave  e shumë betejave të tjera, iu premtojmë se do ta mbajmë luftën të pastër dhe ashtu do t´ia përcjellim gjeneratave të ardhme, sepse ideali i luftës  është themeli politik i jetës sonë. 

Pa luftën, vetëm mbijetonim, edhe atë jo të gjithë, e sigurisht pa liri e me dinjitet të shkelur. Me luftën, ne sot mund të jetojmë. Ata pak njerëz të papërgjegjshëm që duke dashur të përfitojnë prej luftës rrezikuan ta përlyejnë kujtimin e saj, fatmirësisht janë pak dhe nuk mund të dëmtojnë më.

Lavdi luftëtarëve , lavdi ushtarëve të UÇK-së.

 Ata na sollën lirinë. Le të jenë shembull udhëheqës për ne,  si popull, në betejat tona moderne e paqësore, që synojnë zhvillimin dhe forcimin e shtetësisë, ekonomisë dhe shoqërisë së Kosovës, derisa ta arrijmë barazinë mes shqiptarëve dhe kombeve të tjerë në rajon.(Flori Bruqi) 

******


BEDRI HALIMI | Radio SHARRI - Dragash

Bedri Halimi


Falë luftës së UÇK-së, ndërhyri NATO ...

Duke dëgjuar ato çka i kishte thënë ky njeri në opinionin publik, çdo njeri normal do të vinte në këtë përfundim: ose Shkelzen Gashi është shumë i informuar dhe ka guxim të flet, ose Shkelzen Gashi është vënë në shërbim të dikujt thënë më së buti. Cila do qoftë kjo, duhet dhënë përgjigjje. Përgjigjje të tretë nuk ka, dhe nuk mund të ketë. Përgjigjja e tretë do të ishte vërtetimi i konzoliumit të psikiatërve se ky njeri nuk është normal. Falë luftës së UÇK-së, ndërhyri NATO dhe falë të dyjave, Serba nuk është më në Kosovë.
Shkelzeni pas lufte ka shkuar pa frikë në studime, sepse Serbia nuk ka qenë prezente për të penguar në mbarvajtjen e studimeve të tij. Duke i marrë disa nota të larta, Shkelzeni u dashurua në vetvete. Madje u dashurua tepër shumë, sa që si duket, të gjithë pjestarët e UÇK-së atij i janë dukur miza. Duke menduar kështu, Shkelzeni filloi tu ‘vëjë nota UÇK-së dhe pjestarëve të saj’, duke harruar që ta shoh veten në pasqyrë, pale pastaj për ta vlerësuar edhe me notë vetveten. Shkelzeni filloi të gjejë të meta, mangësi në çdo gjë dhe ndaj gjithkujt. Ukshin Hoti do të thoshte: ‘Shkelzeni filloi ta ndaj qimen përgjysëm’. Dhe Shkelzeni me entuziazmin e tij provoi ta ndaj edhe qimen, edhe pse nuk doli asnjëherë me rezultatin e ndarjes së qimes. Për shkak se ka lindur me vonesë (duke u bazuar në pretendimete tij) dhe e ka ndjer sindromin e mangësisë së madhështisë, po ky Shkelzen, i jep kosës herë në të djathtë e herë në të majtë. Askush nuk është i sigurt që të qëndroj afër tij, sepse nga cilado anë që të qëndrosh, mund të jesh i rrezikuar nga kosa e tij qoftë e pa mbrehur fare. Por ja që Albini ka zgjedhur një kostar të dobët. Është e drejtë e tij. Dhe këtu nuk i vëj ndonjë faj. Por Shkelzeni me këto qëndrime doli pas krijimit të tribunalit, pas deklarimit të Dick Martit, pas qiftes në krah të Carla Del Pontes, pas Bllacës dhe bllacave të tjerë që të deklaroj më shumë se të gjithë këta. Ky i dha vetes të drejtë që në një emision televiziv të deklaroj se: UÇK- i ka vra 1000 civil serbë. Ku deklaron pastaj “Ku unë them se Dick Marti nuk është antishqipëtar, ai e ka publikuar një raport ku flitet për krimet që pjestarët e UÇK-së i kan kryer ndaj pjestarëve të pafajshëm” për të vazhduar pastaj “Dyshohet sepse njerëzit janë të vrarë, i kemi 1000 serb civil që janë vrarë, shumicën dërmuese i kan kryer pjestar të UÇK-së, se skan mujt me qenë pjestar të shoqatës kulturore artistike Hajdar Dushi”. Dhe jo vetëm kaq, por duke vazhduar më tej “por për fat të keq shumë prej këtyre pjestarëve që kanë qenë të implikum në këto krime kanë qenë në pozita udhëheqëse, komandant zonash, ose antar të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së”. Së pari, kush është Shkelzen Gashi? Së dyti, nga e din ky njeri, që Dick Marti nuk është antishqiptar? Cili është argumenti i këtij njeriu që deklaron me kaq paturpësi se Dick Marti është proshqiptar? Ose më qartë, cili është kontributi proshqiptar i Dick Martit sipas Shkelzen Gashit? Shkelzen Gashi duke qenë këshilltar i Kryeministrit të Kosovës deklaron se “Dik Marti e ka publikuar një raport ku flitet për krimet që pjestarët e UÇK-së i kanë kryer ndaj popullatës civile të pafajshme”. Si këshilltar që është, kjo dmth. që Shkelzen Gashi din shumë, pra dijenia e tij paska arritur deri te pretendimet se din edhe për krimet që pjestarët e UÇK-së i kanë kryer ndaj popullatës së pafajshme! Nëse është kështu, atëherë përse Shkelzen Gashi ka heshtur deri më tani? Përse deri tani nuk i ka përkrahur (publikisht) akuzat e Dick Martit? Nëse nuk është kështu, atëherë në bazë të cilave të dhëna Dick Marti ka publikuar një raport, dhe për të cilën sipas Shkelzen Gashit Dick Marti nuk është antishqiptar? Në bazë të cilave “fakte” Dick Marti përpiloi raportin e tij? Shkelzen Gashi nuk e dimë a e ka ndier luftën në mish apo në këmish, pra nuk e dimë edhe a e ka ndier okupimin serb dhe si e ka ndier, por e dimë që deklaron se “kemi gati 1000 serb të pafajshëm që janë vrarë”. Dhe jo vetëm kaq. Shkelzen Gashi deklaron: “Shumicën dërmuese i kanë kryer pjestarët e UÇK-së, duke ironizuar se skan mujt me qenë pjestar të Shoqërisë kulturore Hajdar Dushi”. Jo vetëm në bazë të fizionomis së Shkelzen Gashit por edhe në bazë të veprimtaris së deritashme të tij, nuk mund të flitet për ndonjë afinitet artistik të Shkelzen Gashit: as në recitim, as në këndim, as në vallëzim. Prandaj edhe nëse s’ka qenë në UÇK nuk e ka plotësuar asnjë kriter për të qenë edhe në “Hajdar Dush”. Prandaj Shkelzen Gashi duhet ta sqaroj nëse jo publikisht të paktën atje ku duhet, në organet e drejtësisë, se vërtet meqë i ditka se këto krime i ka kryer UÇK-ja, atëherë të dëshmoj se kush nga UÇK-ja ka kryer cilin krim ndaj cilit pjestar të komunitetit Serb? Dhe sërish jo vetëm kaq! Shkelzen Gashi duhet që të jap llogari pse këto “fakte” që i paskësh ditur, deri tani i ka mbajtur brenda vetes dhe nuk i ka deponuar para organeve të drejtësisë, pra atje ku duhet. Dhe adresat e deklarimit për Shkelzen Gashin kanë mundur të jenë tri: organet e Kosovës, ekipi i Dick Martit dhe organet e Serbisë. Çeshtja e lirisë së shprehjes ja lejon që të deklarohet në ndonjërën nga këto adresa. Në këtë drejtim, edhe Albin Kurti jo vetëm që duhet të distancohet publikisht nga deklarimet e pa përgjegjshme të këshilltarit të tij, që janë në esencë deklarime antikombëtare por duhet edhe ta shkarkoj nga detyra, duke kërkuar madje vet kryeministri në detyrë, që çeshtja e deklarimit te Shkelzen Gashit të trajtohet nga organet e drejtësisë në Kosovë. Edhe Albin Kurti besoj se e din, siç duhet ta dinë të gjithë, se në të ardhmen nuk do të ketë dokumentar, punim të ashtuquajtur shkencor apo edhe emison rreth kësaj teme, ku nuk do të merret si pikë referimi “Guximi” i deklarimeve të tilla, edhe pse të thëna në formën e prostitucionit politik të Shkelzen Gashit. As i paguar po të kishte qenë, kaq poshtërsisht nuk do të kishte ditur të deklarohej.( Bedri Halimi)

******

Fotografia e Nijazi Halili


Nijazi Halili 

As në ënderr nuk e kisha besuar!

Me pas pa ënderr se Kosova, një ditë do të shkëputet nga shtetit hegjemonist serb, e do të bëhet shtet i pavarur, e demokratik e i njohur nga shtetet më të fuqishme të botës, të them të drejtën kurr nuk e kisha besuar, pika do të më kishte ra në zemër, por falë UÇK-së dhe të gjithë atyre që ranë në altarin e lirisë dhe aleatit tonë historik SHBA në krye me NATO-n, sot jemi të lirë, e marrim frymë lirshëm!

UÇK kishte ideale dhe ishte e pastër si loti, edhe pse kishte shumë tendenca për ta njëllosur luftën e sajë , për liri nuk ja dolën , sot kemi Ushtrinë e Kosovës, e cila e mbron dhe ruan integritetin e sovranitetin e vendit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Krejt për fund çdo njëri që fletë shqip , duhet të ruaj në memorien e tijë, se pa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kurrë, Kosova nuk do të ishte çliruar nga kthetrat e shkaut!(Nijazi Halili) 

******
Fotografia e profilit të Ekrem Gegë Gërvalla 

Ekrem Gërvalla

Simfonia e tenxhereve 

A po i dëgjoni kambanat e alarmit?
Ju oligarkë të vendit më të varfër në Evropë, dilni sonte në ora 20:00 në ballkon e dëgjoni melodinë e mjerimit, dilni aty ku zakonisht, pas intrigave e lezetit të errësirës e pini kafen e mëngjesit, aty ku tymosni puro nga Kuba e Fidel Castros, hashash të sulltanit turk dhe pini verë të kuqe franceze. Dilni nga vilat tuaja super luksoze, dilni e dëgjoni thirrjet e invalidëve dhe veteranëve të luftës, rrëfimin e Vasfies dhe të 20 mijë nenave, motrave e vajzave tona të përdhunuara nga barbarët serb (ato nuk ishin motrat, nënat e bijat tuaja, sepse tuajat gjatë gjithë luftës ua ruajti Fatos Klosi në haremin e Rognerit në Tiranë). Dëgjojeni dënesën e fëmijëve të mitur të cilët bartin mbi supet e tyre të njoma thasë ambalazhesh nga drekat e darkat tuaja të majme për ta siguruar kafshatën e gojës për vete e prindërit gjytyrym! Dilni e dëgjoni kërkesat e mijëra punëtorëve që bredhin rrugëve pa punë e pa shpresë, të qindra e mijëra të rinjve me diploma fakulteti të cilët ju shërbejnë nëpër restauronte ju o të pangopur. Dëgjojeni vajin e shumë vajzave që janë të shtrënguara t’ju zbavitin ju, me valle ekzotike e përlyerje nderi pas darkave e drekave që i hani mbi shpatullat e kërrusura të popullit të zhvatur që për një lëpirje ashti i detyroni t’ua shesin votat! Dilni e dëgjojeni trokëllimën e lugës në tenxhere e pjata të zbrazëta të qindra e mija prindërve kosovarë që s’kanë as drekë e as darkë për fëmijët e tyre! Hapni veshët vetëm njëherë e dëgjoni rënkimin e gjysmës së kombit që e shpërndatë nëpër botë si zogj qyqeje. Këto goditje nuk janë thjeshtë lugë tenxheresh boshe, janë tinguj gishtash që godasin në ndërgjegjen tuaj duke ju bërë thirrje të zgjoheni nga agonia sa nuk janë shndërruar në goditje grushtesh!
Por, ju nuk doni të dilni në ballkon, sepse mbrëmja është e ftohtë për ju! E keni mirë në sarajet tuaja të grabitura, në shilte pashallarësh plot pupla, me këmbët mbi tavolinë, celular në vesh e biseda të stërzgjatura me miqtë tuaj kombëtarë e ndërkombëtarë duke thurur intriga së si ta rrëzoni qeverinë e zgjedhur nga populli fukara i ngopur deri në gogësimë me gënjeshtra tuaja pikante... dhe tringëllima e tenxhereve bosh është e frikshme për ju sepse ato barqe të thata, që për 20 vjet nuk u ngopën me fjalët tuaja boshe, druani, se një ditë do t’ua hanë kryet!
Kambanat po bien çdo natë. Edhe pse ju, si struci kokën e mbani në zall për mos ti dëgjuar, ato vazhdojnë të bien për ju dhe kundër jush! Po bien për ju njerëz të zi, më të zi se terri. Dilni e dëgjojeni simfoninë e tenxhereve! Kjo simfoni, përzier me melodinë e barkut bosh, për mjerimin është me e mirë se simfonia e nëntë e Bethovenit, sepse është simfoni zgjimi nga vuajtjet që ia shkaktuat këtij populli për njëzet vite me radhë!(Ekrem Gërvalla)


******



AKADEMIK DIBRAN FYLLI - Klina.info

Dibran Fylli



Drenica flamurtare e lirisë


Kjo trevë kreshnikësh në antikë njihej me emrin Klapotnik. Kur përmendet ky emër, nuk mund të mos kujtohet historia e lavdishme kombëtare dhe emri Drenicë. Kjo trevë gjithmonë ka qenë, është dhe do të mbetet tmerr për armikun. Është fole trimash që u bë sinonim i rezistencës dhe i qëndresës mbarëshqiptare për liri dhe pavarësi kombëtare.

Drenica në historinë kombëtare, mbetet territor i qëndresës shqiptare, që secilit pushtues i rezistoi me armë. Që nga Beteja e Kosovës (1389) e deri më sot, nga kjo trevë dolën njerëz që me pushkë e me penë qëndruan për çlirim dhe pavarësi kombëtare. Në Betejen e Kosovës, Millosh Nikollë Kopiliqi (ishte nga fshati Kopiliç i Skënderajt) e plagos për vdekje Sulltan Muratin I.

Drenica ua fuste frikën armiqve. Edhe vet Sulltanin nuk e linte të qetë në Stamboll. Terë Ballkani dhe Evropa ishin qetësuar, kurse në Drenicë ende s’kishte pushtet të plotë turk, edhe atëherë kur provuan ta vejnë pushtetin, më 1891, dështuan, Saraji Hamidije në mes Llaushës, Palacit e Prekazit u rrënua plotësisht, kurse kajmekami me gjithë nëpunësit e tij u dëbua nga Drenica brenda natës.

Drenica përfshin një territor kodrinor ndërmjet Fushës së Kosovës në lindje prej Goleshit e Qyqavicës, maleve të Carralevës në jug, malit Mokna në veri dhe Rrafshit të Dukagjinit në perëndim. Drenica paraqet një territor kompakt, një tersi gjeografike, në të cilen gravitojnë mbi 100 fshatra. Në pikëpamje administrative është e copëtuar dhe fshatrat e saj u takojnë disa qendrave komunale: Skënderajt, Gllogofcit, Klinës, Lypjanit, Vushtrrisë dhe Malishevës.

Pushteti borgjez serb ia kishte frikën aq shumë kësaj treve, sa që e quante “Vend grejzish”. Edhe në elaboratet e ndryshme që gatuheshin nëpër kabinetet e krerëve dhe akademikëve serb për shpërnguljen dhe zhdukjen e shqiptarëve, Drenica parashikohej si vendi më i rrezikshëm prej nga duhej dëbuar popullsia vendëse shqiptare. Vetë Mbreti Aleksandër kishte propozuar që ky territor të shkatërrohej plotësisht. Borgjezia serbe mendonte se me djegien e fshatit të fundit dhe me vrasjen e fëmijës së fundit në Drenicë, do të hiqet nga rendi i ditës çështja shqiptare…

AHMET DELIA DHE BETEJAT E TIJ

Atëherë kur xhandarmëria e Pashiqit kishte filluar reprezaljet nëpër disa fshatra të Drenicës, Ahmet Delia, i vetëdijshëm për qëllimet e Serbisë, mblodhi krerët e Drenicës në kullën e tij, dhe së bashku me trimat, bënë edhe një Kuvend duke kujtuar besën e dhënë!

Në fillimin e janarit të vitit 1913, veprimet kriminale e të dhunshme të xhandarmërisë serbe po shtrëngonin dhe po ashpërsonin rrathët e krimeve mbi popullin e Drenicës. Aty ishte dhënë edhe një herë fjala e burrave se do të rezistojnë me të gjitha mjetet e mundshme, pa e kursyer as jetën në mbrojtje të tokave dhe të popullit shqiptar, duke i dalë në mbrojtje vëllai vëllait, fqinji fqinjit, fshati fshatit…

Një grup prej 13 xhandarësh serbë, pak ditë pasi që ishte dhënë “besa e burrave”, në kullën e Ahmet Delisë, kishin mësyrë Prekazin, duke terrorizuar dhe plaçkitur dy-tri shtëpi në Prekaz. Lajmi kishte shkuar tek Ahmet Delia, i cili lëshoi zërin e mobilizimit, por ai nuk priti as sa të mblidheshin trimat! I vendosur dhe pa humbur kohë, mori sëpatën dhe i lëshoi zë të birit, Murselit, që të shkonin në mbrojtje të fqinjit të tyre, Halilit!

Ahmeti me të birin Murselin, i marrin sëpatat shpejt e shpejt dhe pa hezituar i shkojnë ne ndihmë fqinjit të tyre. Në derë të oborrit, takohen në rojën serbe dhe aty fillon beteja në mes pushkës se çetnikëve dhe sëpatës se Ahmet Delisë, e cila doli fitimtare duke e lënë në vend rojën serbe.

Në brendësi të oborrit, Murseli ia nxjerr pushkën një serbi dhe fillon të godasë, me ç’rast vret disa xhandarë. Ahmet Delia mësyn kullën, Në të hyrë të saj, në shkallë ndeshet me një tjetër

xhandar dhe e godet me sëpatë. Përleshja ishte e ashpër. Ndërkohë Ahmeti plagoset rëndë, kurse trimat e tjerë të Prekazit, si Ramë Islami, Xheladini, Jetullahu, Hajredini e shumë trima të tjerë të pushkës, kishin rrethuar vendin.

Në këtë qëndresë heroike të burrave që kishin lidhur besën për ta mbrojtur atdheun, ra në altarin e lirisë, Ahmet Delia, kurse nga ekspedita e xhandarëve, 12 mbetën të vrarë, shpëtoi vetëm Jovani.

Organizimi luftarak për çlirimin e atdheut në Drenicë, nuk u shua asnjëherë. Përpjekjet për çlirim vazhduan nën udhëheqjen e trimit të shquar Shaqir Smaka, ndërkaq pas rënies së tij, Lëvizjes i priu Azem dhe Shotë Galica. Gjatë tërë kohës së rezistencës për çlirim kombëtar, Murseli, i biri i Ahmet Delisë, ishte ndër luftëtarët më të shquar në çetën e Azem Bejtë Galicës dhe njeriu më i afërt i tij.

Murseli nuk e hoq për asnjë çast pushkën nga krahu. Ai vdiq në vitin 1930, në rrethana misterioze në një spital të Shkupit. I vetmi trashëgimtar i Murselit, nga gjinia mashkullore, mbeti i biri i tij, Zeneli, i cili nuk jeton më. E tërë veprimtaria e Ahmet Delisë ishte në shërbim të organizimit të rezistencës për çlirimin e atdheut.

BETIMI I AZEM GALICËS

Në pranverën e vitit 1915, Azemi vendosi ta formojë çetën e vet luftarake. Bashkë me dy vëllezërit dhe disa trima nga fshatrat përreth që u grumbulluan në Galicë, nën hijen e Qarrit qindravjeçar (Lisi i varreve), e shtruan sofrën dhe u ulën rreth saj. Nëna Sherife ua solli flamurin kombëtar, që e kishte ruajtur në fundin e arkës dhe pasi e shpalosi, e shtroi mbi sofër. Trimat me dorën e majtë në zemër e me të djathtën mbi flamur njëzëri u betuan: “Betohemi në këtë flamur të shenjt se sa të jemi gjallë do të luftojmë për lirinë e këtyre trojeve. Betohemi dhe bëjmë be se për Kosovë japi jetën sikurse me le”.

Kjo çetë, e cila më vonë do të bëhet “Nëna e çetave të Kosovës”, menjëherë filloi aksionet e veta luftarake. Kështu nisën edhe ditët e frikshme për xhandarët e postave në Drenicë dhe për spiunët. Gjatë trembëdhjetë vjetëve, sa ekzistoi kjo çetë, arriti t’i zhvillojë mbi shtatëdhjetë beteja të suksesshme e fitimtare.

KOMANDANT SHABAN PALLUZHA

Komandanti Suprem i FBLÇBK-së, Shaban Palluzha, në fillimin e Luftës së Drenicës më 1945, ishte shprehur: “Dominimi i komunizmit në Shqipëri, koalicioni me sllavët si dhe rreshtimi në krahun e Lindjes, në fakt, është njëri prej fataliteteve që shënoi dëmet më të mëdha në historinë e re kombëtare”. Për karakteristikat e Luftës së Drenicës, në vitin 1945, mjetet amerikane të informimit ishin shprehur qartë: “Drenica heroike, nën udhëheqjen e trimave të saj, Shaban Palluzha e Mehmet Gradica, i shpallën luftë ushtrisë jugosllave dhe ideologjisë komuniste, sikurse Pashallëku i Janinës, nën udhëheqjen e Ali Pashë Tepelenës që i shpalli luftë Perandorisë turke”.

TRIMI QË LA TË VRARË 13 MAJIN E PUSHTUESIT SERB

Burri i Dheut – trim i paepur, paraardhës i sakrificës ademjashariane për atdheun, Tahir Nebih Meha u lind, më 10 tetor 1943, në Prekaz të Drenicës, Panteon i dëshmuar i shqiptarizmës. I ndjekur nga i ati, 71 vjeç, Nebihu, Kullën stërgjyshore e ktheu në varr të hapur për pushtuesin jugosllav të tokave shqiptare, më 13 maj 1981. Gjyshi i Tahirit, Emin Lati ishte pjesëtar i Lëvizjes Kombëtare Kaçake të Kosovës, bashkëluftëtar i Azem Bejtës. Ishte Burrë i vendit e i kuvendit, symprehti i Çetës. Pas vrasjes së Azem Bejtës, më 14 qershor 1924, Emini e ruajti pushkën e Azemit me admirim e me krenari dhe, më 1941, ia dorëzoi të birit, Nebihut, që ky ta nderonte shqiptarinë në Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës në Sanxhak, pjesë historike e Shqipërisë. Pushka e Azem Bejtës në dorën e Nebihut shkëlqeu edhe në Luftën e Drenicës, nën udhëheqjen e Shaban Palluzhës dhe në Luftën e Tahir Mehës.

OSMAN GECI (1943-1998)

Osman Geci, i lindur në Llaushë të Skenderajt, ishte biri i Shaban Gecit, daja i Komandantit Legjendar Adem Jashari. Osmani i qëndroi besnik luftës për liri e bashkim kombëtar, si dhe nipave të vet, që nga dita kur Rifati, Hamza dhe Ademi ia kthyen pushkën pushtuesit serb. Dajë Osmani kishte qëndrim burrëror dhe i vendosur në qëndrimet e veta me dukje prej mashkullores. Ishte njohës i shkëlqyer i historisë së popullit shqiptar dhe i luftërave kaçake.

Që nga viti 1981, Dajë Osmani, kudo që ndodhej, nëpër oda, tubime e manifestime ishte ligjërues dhe këshilldhënës se si duhet bërë luftën kundër pushtuesit serb, në fakt ishte kënaqësi ta dëgjoje tek fliste për historinë e lavdishme të shqiptarëve të Kosovës e të Shqipërisë. Për luftën e trimave që kishin luftuar e po luftonin kundër okupatorit serb dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Meqë, pushtuesi serb i kishte rënë në gjurmë, Dajë Osmani që i detyruar t’ia vërë armën krahut dhe t’iu ngjitet maleve të Drenicës bashkë me nipat e tij.

Ky burrë Drenice, shumicën e kohës e kaloi në Prekaz, te nipat e tij, duke u bërë pjesë e pandarë e grupit të parë të armatosur të Adem Jasharit.

Një natë para Epopesë së Lavdishme të UÇK-së, më 5 mars 1998, Dajë Osmani së bashku me nipin e tij Ademin, u nisën prej fshatit Ticë për në Kullën e Qëndresës në Prekaz. Aty, së bashku me dhëndrin e tij, Shabanin, me nipat Hamëz e Adem Jashari dhe anëtarët e tjerë të Familjes Jashari, për tri ditë rresht luftuan kundër makinerisë policore e ushtarake serbe dhe ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë.

ADEM JASHARI (1955-1998)

Më 28 nëntor 1955, Shaban Jasharit, krahas Festës së Flamurit, që e festonte për çdo vit, iu shtua edhe një festë tjetër, Datëlindja e djalit të cilin e pagëzoi me emrin Adem. Ishte e natyrshme që djepin e të porsalindurit ta mbulojë me flamurin e Skënderbeut. Kështu ndodhi atë ditë në familjen Jashari, në Prekazin e Ahmet Delisë. Familjes se Shaban Jasharit iu shtua edhe një pushkë, në Drenicë jehuan krismat e pushkëve për flamur dhe ushtarin e porsalindur të lirisë së Kosovës.

Atë ditë, Flamuri – Lindja – Krisma e jehona ishin lavdi për Prekazin, Drenicën, Kosovën e krejt shqiptarinë. Adem Jashari erdhi në këtë botë me të vetmin ndryshim nga gjithë moshatarët e tij, sepse ky u lind në ditën e fitoreve më të lavdishme të popullit shqiptar, në Ditën e 28 Nëntorit. Shabani ishte i kujdesshëm me të gjithë fëmijët, por ndaj Ademit tregonte një kujdes të veçantë,

ndoshta pse i kujtohej dita e lindjes, i kujtoheshin krismat e pushkës dhe jehonat e përsëritura të atyre krismave në 28 Nëntorin e vitit 1955.

Kështu po rritej Ademi së bashku me vëllezërit e tij, Rifatin dhe Hamzën. Ai kishte një interesim të veçantë për armët, për bëmat e trimave gjatë historisë, e sidomos i interesonte akti burrëror i Ahmet Delisë. Sëpata e Ahmet Delisë, ajo që bandës çetnike ia ndau kokat më dysh, ishte bërë legjendë, legjendë e historisë në mbrojtje të nderit dhe dinjitetit kombëtar. Akti i flijimit të Ahmet Delisë ishte edhe një mësim shtesë për të dëshmuar veprën heroike të bashkëvendësve

që kishin filluar prej kohësh duke kundërshtuar me armë bandat çetnike serbe. Kështu, këtë mesazh më së miri e kuptoi Adem Jashari, i cili që në moshën rinore u angazhua në veprimtarinë patriotike ilegale, duke marrë pjesë aktive në demonstratat e pranverës së vitit 1981. Menjëherë pas kësaj, një ngjarje tjetër që i dha të kuptojë Adem Jasharit dhe familjes së tij se pushteti serb nuk duhet lejuar që të zgjasë sundimin e tij, ishte edhe rezistenca e Tahir e Nebih Mehës kundër forcave ushtarake policore jugosllave. Ky akt i flijimit për atdhe, i Tahir e Nebih Mehës, la mbresa të thella në shpirtin dhe vendosmërinë e Shaban, Adem dhe Hamëz Jasharit, të cilët në ceremoninë e varrimit të këtyre dëshmorëve, u betuan para trupit të Tahir Mehës se, “Luftën që nise ti, do ta vazhdojmë ne, deri në pikën e fundit të gjakut”.

Përcaktimi për t’u flijuar për atdhe ishte akti më sublim i Adem Jasharit dhe familjes së tij. Kjo dëshmon se cili ishte orientimi i tij në kërkim të shtigjeve të lirisë dhe se si duhet bërë përpjekje dhe sakrificë për ta çliruar vendin nga dhuna dhe terrori i pushtetit serb. Demonstratat e vitit 1981, ngjarjet e Pranverës së madhe studentore, të cilat u shndërruan në lëvizje të madhe popullore, që me vite mbajtën të ndezur flakadanin e lirisë e të çlirimit të kombit, patën ndikim magjik në brezin që formuan, organizuan dhe udhëhoqën politikisht dhe ushtarakisht

Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Adem Jashari dhe çeta e tij ka qenë dhe ka mbetur bërthama themeltare e UÇK-së.(Dibran Fylli)


******
Fotografia e profilit të Nexhi Baushi


Nexhi Baushi

Harresa!

 Kaq shpejt u harruan burrat, gratë e fëmijet që Serbi i vrau, i gjakosi i damkosi. Kaq shpejt harruan luftën që bënë djemtë e nënave që ranë dëshmorë për liri, kaq shpejt harruan sa i ndihmojë NATO E AMERIKA, sa familje u shuan për atë tokë që Zoti të bekuar e ka. Unë nuk besojë qe ata janë Shqiptarë, janë njerëz të shpërfytyruar dhe të damkosur për jetë. Ngrihuni dhe Bjeruni që nga Mitrovica e deri në Prizeren, që nga Gryka e Rugovës e deri në Kaçanik. Ta dinë se vendi ka Zot e ata janë bijtë e shqiptarisë  me të mirë! (Nexhi Baushi,shkrimtare,Tiranë, 27.04.2020)

2020/04/25

Skizofreni nga Sushica e Istogut fyen familjen e komandantit Adem Jashari



Isa Mulaj, një psikopat nga Istogu vazhdon të fyej rëndë familjën e Adem Jasharit.Ai në shumë postime vazhdon të përdorë gjuhë vulgare jo vetëm kundër Familjes Jashari por edhe kundër presidentit Ibrahim Rugova, duke e quajtur atë “rom”.Ja disa postime të psikopatit Mulaj që nuk mund t’i gjesh as edhe në Serbi, se çfarë gjuhe përdor kundër figurave kombëtare:











QYTETARI NGA ISTOGU BËN 350 KALLËZIME PENALE, AMERIKANËT ANKOHEN SE PO KËRCËNOHEN ME JETË NGA AI


Kosova Sot
 ·
Paraburgim 30 ditë për Isa Mulaj – shpifësin dhe shantazhuesin më ekstrem në 20 vjetët e fundit.

Gjykata themelore në Pejë – dega në Istog ka caktuar 30 ditë paraburgim për të arrestuarin Isa Mulaj nga Shushica, i cili shantazhon dhe shpifë për të gjallë dhe të vdekur duke filluar nga Nëna Terezë, e cila sipas Mulaj "Nënë Tereza është produkt i propagandës mediale dhe s’ka të bëjë asgjë me bamirësi.", pastaj me presidentin historik Dr.Ibrahim Rugova për të cilin kishte shkruar se është “një rom nga Istogu”, ndërsa për heroin kombëtar Adem Jashari që “ka qenë një bujk analfabet nga Drenica”.
Dyshime të bazuara ka se ky Isa Mulaj-shantazhues dhe shpifës nuk është vet, por fshihen edhe persona të tjerë të cilët e paguajnë të shkruaj për individ të caktuar?

Hetimet vazhdojnë…(Radio Istogu,15.3.2020)










Skizofreni Isa Mulaj 


Adem Jashari ka qenë një bujk analfabet nga Drenica, ndërsa Ibrahim Rugova një rom nga Istogu.

Kështu janë cilësuar dy figurat kryesore të shqiptarëve të Kosovës, në 20 vjetët e fundit, nga opinionisti Isa Mulaj, në një shkrim autorial, të publikuar në numrin e sotëm të gazetës “Kosova Sot”, transmeton Klan Kosova.

Në fakt, ai ka zgjedhur këtë diskurs, teksa ka shkruar për një “Platformë për zgjidhjen e krizës së përgjithshme në Kosovë”.

Në pikën tre të këtij dokumenti, Mulaj flet për “ndalimin me ligj të miteve për Adem Jasharin dhe Ibrahim Rugovën”.

“Kosova ka nevojë për ushtri, shkencë, zhvillim ekonomik, e nuk mund të mbetet peng i përrallave për një bujk analfabet nga Drenica dhe ‘filozofinë’ absolutisht mjerane dhe të mbrapshtë të një romi nga Istogu”, thuhet në fjalinë e fundit të pikës në fjalë, njofton Klan Kosova.

Platforma e Mulajt ka 11 pika gjithsej, ndërsa në të fundit, pos tjerash thuhet se “posa të çmontohet miti për UCK-në dhe ‘filozofine rugoviane’, atëherë është e lehtë të anulohen të gjitha marrëveshjet e dëmshme kundër Kosovës… Duhet ndëshkuar edhe mitin e Lëvizjes Vetëvendose! e cila kinse i kundërshton marrëveshjet e dëmshme, por refuzon të gjykojë mitin e UCK-së dhe njerëzve të saj që po i shkaktojnë të gjitha këto të këqija”.


Ky shkrim në këtë faqe nuk shpreh qëndrimet e gazetarëve kosvarë.


Isa Mulaj: Transformimi i Rilindjes

Përpara kanë thënë : Matja dijen e preja damin !






Përbindëshi Isa Mulaj nga fshati Shushicë - Istog që publikisht doli me shkrimet e tij më të turpshme të kohës i cili shkruajti që" Adem Jashari ka qenë një bujk analfabet nga Drenica, ndërsa Ibrahim Rugova një rom nga Istogu." , tani i ka dalë punë edhe me Amerikanë të cilët ankohen se po kërcenohen me jetë nga ai...
https://www.facebook.com/radioistogu/posts/681679035639075/)


Qytetari nga Istogu bën 350 kallëzime penale, amerikanët ankohen se po kërcënohen me jetë nga ai

Faqeziu Isa Mulaj 


QYTETARI NGA ISTOGU BËN 350 KALLËZIME PENALE, AMERIKANËT ANKOHEN SE PO KËRCËNOHEN ME JETË NGA AI

Agron Canolli

Rezultate imazhesh për isa mulaj



Ibrahim Rugova nuk ishte djali biologjik i babait të tij, Ukës.

 Izet Demaj kishte fuqi të kontrollonte gjithçka në Policinë e Istogut dhe në Prokurorinë e Pejës. 

Këto janë vetëm disa nga pretendimet absurde të Isa Mulajt që nuk i dokumentoi asnjëherë.

 Pretendimet e Mulajt janë edhe më shumë. I vetëm Mulaj ka dorëzuar 350 kallëzime penale duke përfshirë, vrasje, masakra dhe raste të tjera. 

Institucionet tona janë duke u marrë ende me pretendimet e tij.

Qytetari nga Istogu bën 350 kallëzime penale, amerikanët ankohen se po kërcënohen me jetë nga ai

Për vite me radhë Policia e Kosovës, prokuroritë dhe Inspektorati Policor i Kosovës, kanë trajtuar hiç më pak se 350 kallëzime penale nga një person i vetëm. 

Isa Mulaj nga rrethi i tij dhe në dokumentet zyrtare konsiderohet si njeri që i nevojitet një ekzaminim mjekësor tek psikiatri është duke e angazhuar ende Prokurorinë e Gjilanit dhe institucione të tjera në Kosovë.


Radio Istogu - Paraburgim 30 ditë për Isa Mulaj –... | Facebook

Prokuroria e Gjilanit është duke u marrë me një rast që Isa Mulaj pretendon se ka shkelje ligjore.

 Kjo prokurori po vazhdon të merret me rastet e Mulajt përkundër që ndaj këtij personi është konkluduar se merret me trillime dhe shpifje ndaj rasteve që kërkon të hetohen, në veçanti policëve dhe prokurorëve.

Prokuroria e Gjilanit në një përgjigje për Insajderin ka konfirmuar se janë duke trajtuar rastin që është paraqitur nga Isa Mulaj. 

Pretendimi i tij i radhës është se ai ka informacione për gjashtë persona që kanë keqpërdorur pozitën e tyre.

“Duke u bazuar në pyetjet e referuara nga ana e juaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, ka pranuar dhe është duke trajtuar kallëzimin penal, të parashtruar nga Isa Mulaj, përmes të cilit i njëjti ka pretenduar se gjashtë (6) persona të dyshuar, janë përfshirë në veprat penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘Konflikti i interesit’”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Gjilanit.


Por ky është vetëm një nga 350 kallëzimet penale që Mulaj ka paraqitur tek institucionet e Kosovës.

 Pretendimet e tij janë se i di autorët e masakrës së Banjës së Pejës. 

Policin Izet Demaj që humbi jetën gjatë një grabitje në një bankë në Istog e konsideronte si njeriun që kontrollon gjithçka në Policinë e Kosovës në Istog dhe ka autoritet të plotë tek prokurorët në Pejë.


Kosovari që kërcënon ambasadën amerikane dhe punëtorët e USAID-it

Njeriu që në raportin e veçantë për të cilësohet se merret me trillime, kishte kërcënuar seriozisht punëtorët e Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe punëtorët e USAID-it.

Në fakt që nga viti 2008 për të janë dorëzuar disa kallëzime penale, ku ai dyshohej të jetë i përfshirë në kërcënime, vjedhje dhe raste të tjera.

Në raportin e shkurtit të këtij viti nga Policia e Kosovës, tregohet se Mulaj kishte kërcënuar punëtorët e ambasadës amerikane si dhe kishte këmbëngulur në çfarëdo forme të takohet me drejtoreshën e USAID-it.

Raporti thotë se Mulaj ka tentuar në çfarëdo mënyre për ta takuar drejtoreshën e USAID-it, madje edhe duke shkuar në forume të ndryshme ku shefja e USAID-it gjendet aty.

“Isa Mulaj ende vazhdon të bëjë thirrje telefonike në Ambasadën Amerikane dhe USAID, duke kërkuar takim me shefen e USAID-it. 
Mulaj ka vite që shqetëson, ngacmon punëtorët e misionit të USAID-it amerikan me kërkesa të ndryshme duke thirrur në telefon, duke shkuar në forume të ndryshme në mënyrë denigruese shpifëse kundër zyrtarëve vendor dhe Amerikan të USAID, dhe politikanëve të USAID-it në Prishtinë”, thuhet në raportin e veçantë për Mulajn që ka siguruar Insajderi.

Mulajt përkundër që i është bërë e qartë disa herë se nuk mund të takohet me shefen e USAID-it, ai sipas raportit vazhdon të insistojë në mënyra të ndryshme.

 Në raport theksohet se është person që i duhet një këshill psikologjike, ani pse nga shkrimet e tij vlerësohet me një inteligjencë mbi mesatare.

Insajderi ka kontaktuar Mulajn për këtë rast dhe për pretendimet e tij të tjera. 

Ai shprehet i habitur se për të thuhet se ka kërcënuar ambasadën amerikane dhe USAID-in. 

Ai pretendon se një zyrtar i USAID-it ka marrë para në emër tij.


Thotë se ish-ambasadori amerikan, Christopher Dell e ka futur në burg për shkak se nuk i ka ndalur kallëzimet penale.

“Këtë po e dëgjoj për herë të parë. E vërteta është se unë e kam paditur Luan Gashin dhe një pjesë të personelit të USAID-it për shantazhimin dhe deklarimin e rrejshëm të mbylljes së OJQ-së sime, Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA). 

Luan Gashin që ka punuar në USAID, e kam zënë me pelë për dore duke u marrë me korrupsion dhe përfitim ilegal të fondeve të USAID-it në kurriz timin.

 Atë e kam raportuar tek Inspektori i Përgjithshëm i USAID-it në Uashington dhe ata kanë filluar menjëherë ta hetojnë rastin se keqpërdorimi ka qenë i rëndë”.

“Dellin vazhdimisht e kam kritikuar dhe ia kam qitur të palarat në shesh, dhe për këtë më ka burgosur, pra ata kanë qenë prokurorë, gjyqtarë, ekzekutues të vendimeve dhe kjo punë s’ka lidhje me kanosje”, pretendon Mulaj.

Me kërcënime nga Mulaj kishte hasur edhe një grua nga shoqëria civile. 

Besa Luzha ishte kërcënuar publikisht nga Mulaj vite më parë, ani pse ajo thotë se nuk e di arsyen e qartë. Mulaj e kishte përfshirë Luzhen si një treshe djallëzore.

“Sa kem bashkëpunuar ‘FES’ me ‘KFOS’ dhe ‘Riinvest’ ai e lidhte mua si një treshe djallëzore sipas tij kundër tij. Por unë nuk kam pas asgjë me të. Madje e pata përkrahur një analizë të tij”.


“Por kishte sjellë një hulumtim tek drejtoresha gjermane dhe kur ishte refuzuar ishte vërejtur një sjelle e çuditshme edhe pse i kishim treguar se nuk jemi të interesuar për këtë lloj studimi. 

Ai ishte nervozuar”, ka deklaruar Luzha për Insajderi.

Megjithatë ajo thotë se pasi kishte lajmëruar rastin në Policinë e Kosovës Mulaj nuk i ishte afruar dhe as nuk e kishte kërcënuar më. 

Kishte pasur ndalesë nga Policia e Kosovës që ta komunikonte me Besa Luzhën.

Përkundër se në raportet e Policisë, ceket ankesa e Luzhës, Mulaj mohon pretendimet e tilla. 

Sipas tij ajo është manipuluar nga Muhamet Mustafa.

“Mirëpo, tek ajo shantazhon Muhamet Mustafa, i cili me shpifjet e tij, në mes tjerash, më ka pas denoncuar në policinë e Prishtinës, edhe për veprimtarinë time në Bosnjë, ku ta di unë, se ndoshta gjenocidin atje nuk e ka bërë Radovan Karaxhiqi dhe Ratko Mlladiqi, por Isa Mulaj. 

Me këso marrëzira dhe trillime të Muhamet Mustafës është trulluar edhe Besa Luzha, e cila më thoshte se ‘tash po bindem se ajo që po thonë njerëzit për ty, është e vërtetë!’”, thotë Mulaj në pretendimet e tij.


“Krimet” që i di Isa Mulaj

Isa Mulaj kishte angazhuar për një kohë të gjatë prokurorët. 

Pretendimet e tij ishin se ai din autorët e vrasjes së masakrës së Banjës, ngacmime seksual si dhe për tentim vrasje ndaj tij.

 Pretendimet e Mulajt shkonin edhe më tej duke thënë se Izet Demaj kontrollon Policinë e Kosovës në Istog dhe Prokurorinë e Pejës.

Në vitin 2008 Isa Mulaj kishte pretenduar se ka informacione për gjetjen e një çante me para dhe ajo është marrur nga një polic i Kosovës. 

Sipas tij në atë çantë ishin 30 mijë euro para të gatshme. 

Ky rast që kishte iniciuar Mulaj ishte hetuar, por që Mulaj nuk kishte dhënë dëshmi të mjaftueshme.

Në raportin e veçantë për Mulajn thuhet se ai në këtë kallëzim penal nuk kishe paraqitur asgjë konkrete.

Pretendimet e Isa Mulajt për çantë me para nuk janë vetëm të vitit 2008. 

Ai pretendon se një çantë me para prej 50 mijë eurove do ta merrte polici Izet Demaj nga banka ku u vra. 

Sipas tij, paratë që do t’i merrte polici Izet Demaj po bëheshin për shpëlarje parash.

Kur është pyetur Mulaj se si kishte ardhur tek informatat e tilla ai nuk ka një përgjigje të qartë. Vazhdon ta involvoi policin e ndjerë në ‘krime’.

“E kemi kuptuar përmes çantave me para që qarkullojnë nëpër Istog nga policia e Istogut.

 Njëri prej rasteve është i asaj çantës me 300 000 euro të “gjetur” nga Sami Shala përballë stacionit policor”.

“Një burim tjetër që vërteton se çfarë pushteti kishte Izeti ndaj Prokurorisë së Pejës, është kur pas vrasjes së tij, policia speciale e Pejës, sigurisht me urdhër të Prokurorisë, torturon një fëmijë 12 vjeçar të familjes së Kamer Metajt në Shushicë të Poshtme”, ka vazhduar me pretendime Mulaj në përgjigjen për Insadjerin.

Mes tjerash në një përgjigje të Mulajt ai thotë se kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova kishte festuar vdekjen e Izet Demajt.

 Sipas tij Rugova kishte festuar me raki dhe mish vrasjen e Demajt.

Një rast tjetër të paraqitur nga Mulaj, thuhet se një person ka dashur ta vrasë atë. 

Thotë se personi që deshi ta vrasë është i afërt me dy prokurorë.

Ai thotë se personi me iniciale K.A, kishte dashur ta vrasë për shkak se e kishte paditur për uzurpim të tokës.

“Sepse e kam paditur për uzurpim të jashtëligjshëm të pronës, uzurpim të jashtëligjshëm të ujit të pijes duke i lënë 32 familje të fshatit Mojstir pa atë ujë, për rrahje brutale private shkaku i atij burimi të ujit…”, vazhdon më tej përgjigja e Mulajt.

Mulaj në deklarimin e tij për Insajderin përmend edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës që sipas tij kanë marrë pjesë në masakrën e “Banjës”. 

Por as për këto pretendime Mulaj sikurse edhe për këtë rasti ai nuk ka ofruar asnjëherë dëshmi.

Në raportin e veçantë për Mulajn thuhet se ai vazhdon të merret me shkrime të trilluar. 

Një prej tyre përmendet edhe qëndrimi i tij se Ibrahim Rugova.

 Sipas këtij raporti ai e paraqit familjen Rugova si racë të devijuar.

Pretendimet e tij janë se kinse familjarët dhe kushërinjtë e Rugovës kanë qenë dhe janë racistë kundër ish-presidentit historik të Kosovës për shkak se nuk është nga babai i tij bilogjikisht.

/Insajderi.com

Kritika letrare, në krizë të rëndë



Kritika letrare në Kosovë prej vitesh është e mangët dhe jo shumë produktive. Kryesisht kritikët shkruajnë për veprat e miqve në superlativ, duke mos vënë në dukje mangësitë që ka një vepër. Kjo, ka bërë që letërsia shqipe në Kosovë të jetë larg zhvillimeve botërore.
Fotografia e Flori Bruqi

Në foto:Shkrimtari dhe diplomati Reshat Sahitaj 


Letërsia nuk është në krizë

Shkrimtari RESHAT SAHITAJ * thotë se në Kosovë letërsia shqipe nuk është në krizë, por kritika letrare. 

“Letërsia shqipe nuk është në krizë të thellë sa është kritika e mirëfilltë në krizë të rëndë. 

Për një vepër letrare artistikisht të realizuar nuk është më rëndësi a do të vlerësohet sot, nesër a pasnesër, ngase ajo një ditë do vlerësohet patjetër. 

Në letërsi kemi shumë shembuj kur një vepër letrare ka kaluar në heshtje për vite të tëra e pastaj gjenerata tjetër e ka vlerësuar në superlativ”, shton ai, duke thënë se kritika letrare në Kosovë jo vetëm që është në krizë, por janë shumë të paktë kritikët letrarë, të cilët dinë të vlerësojnë një vepër letrare. 

“Lexueseve tanë shpesh u bie rasti të lexojnë recensione letrare, të cilat nuk janë të kapshme, sepse janë të palogjikshme. 

Objekti i një studimi letrar është analiza e një vepre nga kënde të ndryshme dhe zbërthimi i kodeve të veprës që autori qëllimisht ose në raste të rralla rastësisht i ka përdorur në veprën e tij. 

Shumica e kritikëve tanë (jo të gjithë) janë shabllon dhe ende kanë mbetur në epokën e fillimit të shekullit të kaluar”, thotë publicisti shqiptar Reshat Sahitaj.

Thëniet e huaja

Studiuesi Reshat Sahitaj thotë se edhe ata kritikë që janë mundohen që me thënie të autorëve të huaj të bëjnë kritika letrare. 

“Disa kritikë tanë në recensionet e tyre përdorin thënie të autorëve të huaj, të cilat i gjejnë në botime të veçanta ose në internet, por të cilat nuk kanë të bëjnë asgjë më recensionin që e kanë shkruar. 

Kjo metodë është kontraproduktive dhe tregon injorancën e tyre se ata nuk kanë lidhje me zbërthimin e një vepre letrare”, tha ai.

Ai ngre një çështje që duhet diskutuar, pra kritikët shkruajnë në bazë të miqësisë dhe mirë për ndonjë zyrtar shtetëror. 

“Pjesa më e madhe e kritikëve tanë shkruajnë për t’ia plotësuar dëshirën ndonjë zyrtari që është bërë krijues, ndonjë të dashure të tyre që vetë ua shkruajnë librat, ndonjë “miku” që ka fituar ndonjë tender nga ministria, e në këtë mënyrë ne stagnojmë”, nënvizoi Reshat Sahitaj.

Rezultate imazhesh për flori bruqi

Në foto : Flori Bruqi 

Ndjeshmëria ndaj gjykimit kritik

Ndërkaq,unë medoojë se moskritika e duhur rrjedh nga arsimimi i dobët. Kritika mbetet problem i arsimimit të dobët, gjendjes së rëndë socio-ekonomike të kritikëve në Kosovë, Shqipëri , mungesa e debateve mbi letërsinë në mediet dhe hapësirën shqiptare në TV tona , ndjeshmëria ndaj gjykimit kritik nga ana e krijuesve dhe relacioni emotiv që krijojnë me kritikët, organizimi i dobët i shoqatave kulturore dhe letrare në Kosovë, Shqipëri ,decentralizimi i burimeve të njohjes së veprave letrare, mentaliteti postkolonial që kritikën e konsideron si ‘qortim’, ‘presion’, ‘shtypje’, ‘nënçmim’, etj.

Kur e themi mentaliteti postkolonial e kemi fjalën se kemi të bëjmë me ndikimin e të kaluarës sonë nën sundimin 100 vjeçar serb dhe kritikën e barazojmë me qortimin, sikur kritika të ishte armiqësore(Flori Bruqi)

---------------------------

*Reshat Sahitaj është i lindur më 1952 në fshatin Sopijë të Therandës.

Ka një veprimtari letrare, kulturore si dhe taban atdhetare. Për shkaqe politike, autori qe i detyruar të largohej më 1979 nga Kosova dhe të vendosej në Belgjikë. Në Bruksel ndjek studimet e gjuhes frenge dhe diplomon në Ecole Superieur de l’Etat.

Atje ishte ndër organizatorët e shumë demonstratave kundër terrorit serb në Kosovë.

Me 1983 emërohet sekretar për marrëdhënie me jashtë në Komitetin e Mbrojtjës së të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, me kryetar Enver Hadrin.

Pas vrasjes së Enver Hadrit, vazhdon veprimtarinë politike në Byronë Informative të Republikës së Kosovës deri në përfundim të luftës në Kosovë.

Ka dhënë një kontribut të çmuar në miratimin e të gjitha rezolutave për Kosovën në Paralmentin Europian që nga viti 1989 deri më 1998.

Reshat Sahitaj ishte ndërmjetësues i kontaktëve të para diplomatike në mes të të gjithë personalitetëve kosovare në Parlamentin Europian, Senatin Belg, dhe NATO.

Ne verën e 1998, në lokalet e OKB-së në Gjenevë, Reshat Sahitaj në bashkëpinim me zonjën Anne Marie –Lizin, arriti të organizon konferencë për shtyp të UÇK-së, ku mori pjesë edhe Bardhyl Mahmuti.(etj).Ka botuar deri më tash mbi 30 libra.

Përgatiti Flori Bruqi

Flori Bruqi : Shqipja dhe situata gjuhësore në mërgatën globale (Studim)





Fëmijët shqiptarë në Evropën Perëndimore shqipen si gjuhë të parë e kanë vetëm në vitet e para pasi nisin të flasin. 

Atë e mësojnë në ambientet familjare. Por kur nisin të vijojnë institucionet edukuese, shqipja pothuajse me automatizëm e humb nivelin e përdorimit dhe kalon në një gjuhë që përdoret në ambiente të ngushta familjare. Nga gjuhë e parë kalon në të dytë.

Referimet e gjuhëtarëve  për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare kanë nxjerrë në pah aspekte të ndryshme të mërgatës shqiptare në raport me gjuhën e vendit prej nga vijnë.


Librat e dialektologjisë janë përmendur të folmet arbëreshe, që janë trajtuar goxha seriozisht dhe detajisht gjatë disa dekadash, pastaj e folmja e arbneshëve të Zarës, e folmja e shqiptarëve të Mandricës, ajo e shqiptarëve të Ukrainës dhe të folmet arvanitase. 

Këto të folme,  janë konsideruar ishuj gjuhësorë të shqipes. Sa i përket Turqisë,  shqipja nuk përmendet as në të dhënat e Librit të Kuq të UNESCO-s për gjuhët e rrezikuara.

Krahas këtyre ishujve gjuhësorë të shqipes, tashmë janë krijuar edhe ishuj të tjerë me tipare të tjera, me habitat tjetër, por edhe me prognozë krejt të ndryshme nga ajo e ishujve të mëhershëm gjuhësorë – kjo është shqipja e brezit të dytë e të tretë të shqiptarëve që jetojnë në Evropën Perëndimore, përfshirë edhe Anglinë.
Fotoja e PERRALLAT E EZOPIT - 5 RREFENJA TE BUKURA - EDUALBA

Sipas të dhënave  në Greqi jetojnë gati gjysmë milioni shqiptarë, shumica dërrmuese nga Shqipëria, të vendosur atje në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar. 

Po kaq shqiptarë besohet se jetojnë aktualisht në Itali, kryesisht nga Shqipëria dhe po me të njëjtën histori, por edhe një numër i konsiderueshëm nga Kosova që kanë emigruar në fillim të këtij shekulli. 

Fotoja e TREGIMET E GJYSHES


Sipas mikrocensusit të vitit 2020, në Gjermani jetojnë qindra mija  persona me origjinë nga Kosova dhe me shtetësi kosovare, pa llogaritur shqiptarët me origjinë nga Kosova që kanë marrë nënshtetësi gjermane, ata që jetojnë atje gjysmilegalisht e pa përfshirë shqiptarët nga Shqipëria dhe ata nga Maqedonia.

Në Zvicër jetojnë rreth  200 mijë shqiptarë nga Kosova ,Maqedonia,Shqipëria,Lugina e Preshevës, Mali i ZI  me lejeqëndrim të përhershëm si dhe me status të përkohshëm, me status të parregulluar ose edhe me nënshtetësi zvicerane.

Dhjetëra mijëra shqiptarë jetojnë në Angli, në Francë, në Belgjikë e në Holandë, si dhe rreth 100 mijë në Suedi e Norvegji.

Fotoja e MAÇOKU ME ÇIZME

“Rrethanat e kultivimit të shqipes janë të ndryshme nga njëri vend në tjetrin. 

Në Suedi shqipja është në mesin e 10 gjuhëve më të mëdha të huaja, dhe bashkë me gjuhët e tjera të huaja, edhe mësimi i shqipes është i institucionalizuar dhe organizohet në kuadër të sistemit arsimor suedez, ku rreth 8 mijë fëmijë shqiptarë ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe.

Fotoja e TREGIME PËR VAJZA


 Sa u përket vendeve të tjera,  nuk ka fare mësim të shqipes ose ai është i organizuar në baza vullnetare, pra jo si pjesë e sistemeve arsimore të shteteve përkatëse.

 Sipas hulumtimeve , dallimet ndërmjet ishujve gjuhësorë të shqipes, për të cilët është shkruar më parë, dhe shqipes në diasporë, shqipes së mërgimtarëve shqiptarë janë të mëdha dhe shtrihen në shumë drejtime.

Fillimisht, përderisa për ishujt e tjerë, duke përfshirë ndoshta edhe Turqinë, mund të flitet si për territore mjaft kompakte ku popullata që flet të folme të shqipes është mbizotëruese, një gjë e tillë nuk mund të thuhet për shqipen që kultivohet në Evropën Perëndimore.

 Në asnjë nga këto zona, shqiptarët nuk janë shumicë dhe shqipja nuk ka status politik. 



Në krahasim me shqiptarët në Kalabri e Sicili, në Zarë e vende të tjera ku komunitetet janë kompakte dhe homogjene, situata nuk është e tillë në asnjë nga vendet e Evropës Perëndimore, ku shqiptarët janë të shpërndarë dhe nuk jetojnë në vendbanime kompakte ku do të mundë të krijoheshin kushte për kultivimin e shqipes.

Fëmijët shqiptarë apo me prindër shqiptarë rriten në kushte bilinguzimi, duke e nxënë shqipen si gjuhë të parë gjatë dy a tri viteve të para të jetës së tyre deri në kontaktet e para socializuese në çerdhe e kopshte, ku zhvillohen më pas si bilingë, me ç’rast shqipja e humb prestigjin dhe shndërrohet në gjuhë për nevoja kollokuiale për komunikim brenda shtëpisë…

Kësisoji shqipja shndërrohet në gjuhë inferiore me të cilën nuk mund të sigurohet status social, punë apo karrierë.

Për shembull një biling shqiptaro-gjerman në shqipen e tij shfaq tipare fonetike që ia imponon gjermanishtja, për shkak se aparati i të folurit i bilingut shqiptaro-gjerman më shumë i përshtatet artikulimit të tingujve të gjermanishtes, dhe kjo pastaj reflektohet në mënyrën e nyjëtimit të tingujve me rastin e përdorimit të shqipes. 

Mimoza Gjokutaj, Irida Hoti, Flora Koleci, Kledi Shegani - Bukinist

Leksiku i shqipes i bilingëve del të jetë jashtëzakonisht i kufizuar dhe kryesisht në domene kollokuiale.

Marrëdhëniet e shqipes me greqishten kanë njohur një dinamikë të re pas vitit 1990, ku gjuhët kontaktojnë në një truall më të gjerë dhe me intensitet më të lartë, drejtpërdrejt dhe ditë për ditë nga vajtje-ardhjet midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Emigrantët shqiptarë jetojnë në kushtet e një bilinguizmi tejet asimetrik, gjë që do të thotë se gjuha shqipe është e kufizuar në sferën familjare kryesisht, apo dhe në kontaktet e përditshme mes emigrantësh të grupmoshave të ndryshme.

Mund të themi se sa më të rinj në moshë shqipfolësit, aq më të lëkundura duken pozitat e shqipes duke u shprehur në zotëruesit pasivë të saj…

 Gjithnjë e më shumë po dobësohet shqipja dhe se greqishtja është duke zënë një pozicion zotërues.

 Fotoja e JETA NE FERME
Mbi 90 për qind e të anketuarve e flasin gjuhën shqipe. Nga të testuarit tregon se varieteti i gjuhës së shkruar është më i përdorshmi.

 Fëmijët e emigrantëve e mësojnë gjuhën shqipe si gjuhë të dytë dhe kryesisht e përdorin atë në mjedisin familjar.


Fëmijët shqiptarë apo me prindër shqiptarë rriten në kushte bilinguzimi, duke e nxënë shqipen si gjuhë të parë gjatë dy a tri viteve të para të jetës së tyre deri në kontaktet e para socializuese në çerdhe e kopshte, ku zhvillohen më pas si bilingë, me ç’rast shqipja e humb prestigjin dhe shndërrohet në gjuhë për nevoja kollokuiale për komunikim brenda shtëpisë…

Fitorja e LVV-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 sipas Exipolit.-

 LVV (Levizja Vetëvendosje) 43.3% 7,535 PDK (Partia Demokratike e Kosovës) 18.4% 3,204 LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës) 12.9% 2,256   AAK...