Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/28

Shihni çfarë ndodh në tregun e “viruseve”, 10-fishohet shitja e lakuriqëve



Të pajisur me maska, doreza dhe veshje mbrojtëse për të mbuluar çdo centimetër të lëkurës së tyre, studiuesit kanë filluar kërkimet në shpellat ku jetojnë lakuriqët e natës, për të parashikuar pandeminë e radhës.


Me fenerë për shkak të errësirës, ata vendosin rrjetat e tyre në hyrjen e errët të shpellës së mbingarkuar me pemë bambuje, e cila është pjesë e një sistemi të gjerë të shpellave gëlqerore në provincën e Yunnan në Kinë, raporton CNN.

Ata presin që të bjerë mbrëmja, në mënyrë që lakuriqët të fluturojnë për të kërkuar ushqim, dhe do të bien drejt e në rrjetat e tyre.

Shkencëtarët mbledhin rrjetat dhe i i bëjnë anestezi lakuriqëve të natës, përpara se të marrin gjaklun nga trupi i tyre. Gjithashtu ata mbledhin dhe pështymë dhe fekale.

Deri më tani shkencëtarët kanë mbledhur më shumë se 15 mijë mostra, të cilët çuan në identifikimin e 500 koronavirusëve të rinj.



Një nga ata, i gjetur në një shpellë në vitin 2013, ishte një paraardhës i mundshëm i COVID-19, raporton CNN.

Para pandemisë SARS në vitin 2003, hulumtimi mbi koronaviruset nuk kishte vëmendjen e duhur. Vetëm dy koronaviruse njerëzorë ishin identifikuar deri në atë kohë, të dy të zbuluar në vitin 1960.

Në vitin 2009 u themelua “Predict”, që financohet nga USAID dhe drejtohet nga Universiteti i Kalifornisë Davis, së bashku me Eco Health, Institucionin Smithsonian, Shoqërinë e Konservimittë Jetës së Egër dhe Metabiota, një kompani kaliforniane që merret me gjurmimin e epidemive.

“Predict” operon në 31 vende, duke hulumtuar në të gjitha zonat që dyshohet se lakuriqët mund të jenë transmetues të koronaviruseve te njerëzit.




Qen, mace dhe kafshë të rralla vazhdojnë të shiten në një nga tregjet më të famshme të mishit në veri të Indonezisë. Tomohon Extreme Market është tregu ku mund të gjesh lloje të ndryshme kafshësh dhe përzierja e tyre në të nxehtë dhe lagështi rrit shumë rrezikun e përhapjes së viruseve.
Shkencëtarët mendojnë se nga një treg i tillë në Wuhan shpërtheu Covid-19. Punonjës të PETA-s vizituan këtë market në fillim të prillit dhe panë kushtet e këqija higjienike në të cilat tregtohej mishi.
Por, tregtari i lakuriqëve të natës, Stenly Timbuleng tha se pandemia nuk ka ndikuar në shitjet e tij: “Shes 50-60 lakuriqë nate në ditë, siç kam bërë gjithmonë. Në periudha festive, shes edhe 600”.
Themeluesja e PETA-s, Ingrid Newkirk shprehet se ky treg duhet të mbyllet për të shmangur rrezikun e një tjetër pandemie: “Pandemia e radhës po pret që të shpërthejë, nëse ne vazhdojmë të grumbullojmë në të njëjtin vend kafshë të keqtrajtuara, të sëmura dhe të stresuara”.
Gripi i derrave, gripi i pulave, SARS apo lopa e çmendur janë të gjitha sëmundje që kanë shpërthyer nga mbajtja e kafshëve të mbyllura dhe të rritura për ushqim.

Infektologu Prof. Matteo Bassetti, konfirmon numrin e gabuar të vdekjeve në Itali dhe papërgjegjshmërinë e OBSH për imunitetin e të infektuarve





Midis të sotmes dhe të nesërmes, dorëshkrimet që përmbajnë të dhënat e mbledhura nga grupi im në COVID-19 do të dërgohen në revistat shkencore më prestigjioze ndërkombëtare. Ne arritëm falë bashkëpunimit të jashtëzakonshëm të të gjithë kolegëve nga San Martino dhe Universiteti i Xhenova për të përgatitur 5 artikujt e parë për aspekte të ndryshme të infeksionit. Të dhëna mbi vdekshmërinë, shërimin, ndikimin e terapive të ndryshme antivirale dhe anti-inflamatore, seroprevalencën, etj.

Gjithashtu San Martino dhe Universiteti i Xhenovas do të kenë fjalën e tyre në nivelin italian dhe ndërkombëtar. Kështu që më në fund do të arsyetojmë në fakte dhe të dhëna dhe jo në fjalë dhe supozime.

Sidoqoftë, duke parë të dhënat e OBSH mund të vërej disa gjëra.

Vdekshmëria italiane për COVID-19 është më e lartë se i çdo vendi tjetër në botë, madje edhe i atyre ku njerëzit vdesin në rrugë pa kujdes shëndetësor. Bërja e disa llogaritjeve:

– Vdekshmëria Itali: 13.7%

– Vdekshmëria në Evropë: 9.1%

– Vdekshmëria në të gjithë botën pa përfshirë Italinë: 5.4%

Pse në Itali pothuajse vdesin 300% më shumë për COVID-19 sesa në Uganda, Kinë, Venezuela, Ukrainë apo Tajlandë?

Pse sistemi ynë i kujdesit shëndetësor po funksionon më keq sesa në këto vende, ose pse kemi gabuar të gjithë për të llogaritur vdekjet?

Në dy muajt e fundit, kushdo që vdiq me në bazë të të dhënave të tamponit u quajt i vdekur automatikisht nga COVID-19.

Kjo nuk është mënyra se si përcaktohet shkaku i vdekjes, thjesht lexoni çdo model të ISTAT të përdorur për të vërtetuar vdekjen.

Për më tepër, vdekshmëria ei raportuar sot është mbivlerësuar qartë sepse (dhe duhet ta bëjë këtë) nuk merr parasysh të gjitha rastet e COVID-19 përfshirë ato asimptomatike dhe ato që trajtohen në shtëpi. Një artikull shkencor i botuar në Sëmundjet Infektive të Lancet nga Volmerre dhe Bommer thotë se në Itali kemi diagnostikuar vetëm 6.9% të të gjitha rasteve reale të COVID-19.
Prandaj, sipas këtyre kolegëve, në Itali do të kishte pak a shumë 3 milion raste sot.
A do të përpiqemi të llogarisim përqindjet e vdekshmërisë?
Rezultati? 0.8%. Një përqindje shumë e ndryshme nga ajo që po lanccohet nëpër botë.

Pasqyrimi i fundit ka të bëjë me atë që OBSH tha në lidhje me imunitetin për COVID-19, duke pohuar pa ndonjë element shkencor që të kesh antitrupa nuk do të ishte në gjendje të shmangte një infeksion të ri SARS-coV 2.
Nuk jam dakord sepse deri më sot nuk më duket se ata që bënë infeksionin dhe zhvilluan IgG janë infektuar përsëri. Prandaj, organizatat më prestigjioze shkencore ndërkombëtare duhet të jenë të kujdesshëm në dërgimin e mesazheve të tilla të rëndësishme.

“Ia bëmë vetë vetes”- Shkencëtari amerikan: Koronavirusi rezultat i ndërhyrjes së njeriut në natyrë, zgjidhja është…



Kurt Farka 



Tregtia e gjerë e paligjshme e jetës së egër dhe ndërhyrja e tepërt e njerëzimit në natyrë është fajësia për pandeminë e koronavirusit, sipas një shkencëtari kryesor amerikan që thotë se “kjo nuk është hakmarrja e natyrës, ne ja bëmë vetë vetes”.


Shkencëtarët po zbulojnë se dy deri në katër viruse të reja krijohen çdo vit, si rezultat i shkeljes së njeriut në botën natyrore, dhe cilido prej tyre mund të shndërrohet në një pandemi, sipas Thomas Lovejoy, i cili shpikur termin “diversiteti biologjik” në 1980 dhe shpesh përmendet si kumbari i biodiversitetit.

“Kjo pandemi është pasoja e ndërhyrjes sonë të vazhdueshme dhe të tepruar në natyrë dhe tregtisë së gjerë të paligjshme të jetës së egër, dhe veçanërisht, tregjet e kafshëve të egra, tregjet e lagura, të Azisë Jugore dhe tregjet e mishit të Afrikës … është shumë e qartë, ishte thjesht një çështje kohe para se diçka e tillë do të ndodhte, “tha Lovejoy, një anëtar në Fondacionin e Kombeve të Bashkuara dhe profesor i shkencës së mjedisit në Universitetin George Mason.

Komente të tij u bënë pas një raporti nga Qendra për Progresin Amerikan ku u argumentua se SHBA-të duhet të rritin përpjekjet për të luftuar tregtinë e kafshëve të egra për të ndihmuar në përballimin e pandemive.

Tregjet e lagura janë tregje tradicionale që shesin kafshë të gjalla (të kultivuara dhe të egra), si dhe fruta, perime dhe peshk të freskët, shpesh në kushte joigjenike. Ato gjenden në të gjithë Afrikën dhe Azinë, duke siguruar mbështetje për qindra miliona njerëz. Tregu i lagësht në Ëuhan që besohej se ishte burimi i Covid-19 përmbante një numër të kafshëve të egra, duke përfshirë dhelpra, minjtë, ketrat etj..

“Zgjidhja është që të kemi një qasje shumë më respektuese ndaj natyrës, e cila përfshin trajtimin e ndryshimeve klimatike dhe gjithë pjesën tjetër, ”tha Lovejoy.

Një epidemi e panjohur në Shqipërinë e 1938! Masat që u morën, nga vendosja në karantinë e fshatrave, mbyllja e kufijve e deri te zhveshja e pasagjerëve


Një epidemi e panjohur në Shqipërinë e 1938! Masat që u morën, nga vendosja në karantinë e fshatrave, mbyllja e kufijve e deri te zhveshja e pasagjerëve

Nga Kreshnik KUÇAJ

Në shekullin e kaluar, bota është goditur vazhdimisht nga epidemi e pandemi të ndryshme, të cilat padyshim që kanë prekur edhe Shqipërinë. Por ajo që duhet nënvizuar është se pasojat mbi Shqipërinë, për një arsye apo tjetër, nuk kanë qenë më pasoja fatale.

Por në shekullin e kaluar, Shqipëria është prekur nga një epidemi globale e emërtuar “Afta Epizootike” apo siç njihej sëmundja e këmbëve dhe gojës. Për herë të parë ky virus u zbulua në vitin 1897 por më pas u shfaq vazhdimisht në vende të ndryshme e vazhdon të shfaqet edhe në ditët e sotme. Virusi prek kafshët, kryesisht gjedhët dhe bagëtitë e imëta.

Për shkak se kafshët jetojnë në tufa, përhapja e tij është e shpejtë dhe shkakton përhapje të gjerë duke dëmtuar rëndë ekonominë blegtorale të vendit. Në raste të rralla janë konstatuar edhe kalime të virusit nga kafsha te njeriu .



Për epideminë e “Afta Epizootike” shkruan gjerësisht doktor Vasfi Samim në revistën Ekonomia Kombëtare të vitit 1939 ku shpjegon fazën e parë të përballjes së Shqipërisë me këtë virus.

Doktor Samim evidenton në artikull se Shqipëria ka pasur raste episodike të këtij virusi në përfundim të Luftës së Parë Botërore, rreth vitit 1918, kur në kohën e administrimit austro-hungarez të një pjese të Shqipërisë, u evidentuan raste sporadike të sëmundjes në Tiranë,Durrës e Kavajë.

Kafshët e importuara nga ushtria austro-hungareze që duheshin si për tërheqje, ashtu edhe për konsum, që ishin marrë nga vende të ndryshme të Ballkanit vlerësohet se kanë qenë shkaqet kryesore të përhapjes së epidemisë në atë kohë.

“Si bujqit ashtu dhe blegtorët e vendeve malësore të prefekturave Kukës e Peshkopi, ashtu edhe fshatarët e Korçës dhe Gjirokastrës e vërtetojnë se në kohët e kaluara Afta Epizootike paska bërë mjaft dëme për kafshët dythundrake të këtyre zonave. Shkurt, 20 vjet e këtej asnjëherë kjo sëmundje nuk është parë në Shqipëri” shkruan Samim.

Nga ana tjetër, në vitin 1928, në Shqipëri ishte krijuar Shërbimi Veterinar dhe ishin bërë vazhdimisht kontrolle në bagëtitëqë ishin në vend pa konstatuar as edhe një rast të vetëm të kësaj sëmundje.

Duke iu referuar epidemisë së vitit 1938, doktor Samim shkruan se epidemia e fundit që e ka origjinën nga Afrika dhe që ka infektuar pas Francës, Anglinë, Gjermaninë e gjithë Europën e Mesme, në vitin 1938 arriti është në kufinjtë e Shqipërisë.

Për shkak të stadit zhvillimor Shqipëria ishte një vend me ekonomi të bazuar fort në pasurinë blegtorale. Ndaj edhe një sëmundje që godiste këtë sektor të ekonomisë nënkuptonte një gjunjëzim të saj dhe shumë problematika që rridhnin nga kjo. Kafshët dhe prodhimet e tyre përbënin 50-75 % të eksporteve të Shqipërisë në ato vite.

“Në këtë mënyrë kuptohet lehtazi se në rast se do të hynte Afta në Shqipëri do të paralizohej pjesa më e madhe e tregtisë kombëtare. Një rrjedhim i rrezikshëm i këtij ndalimi do të shkaktonte rënien e çmimeve dhe dëmtimin e blegtorisë e të tregtarëve për mundimin e tyre. Në Shqipëri, lëvrimi i tokës dhe lëvizja e karrocave bëhej pothuajse 90 % me qerre dhe ardhja e kësaj sëmundje në Shqipëri do të sillte të fshatarët mungesën e fuqisë tërheqëse” shkruan më tej Samim.



Duke qenë se virusi nuk ekzistonte në Shqipëri, autoritetet lokale tregoheshin shumë të vëmendshme për ecurinë e sëmundjes në Europë dhe në shtetet e tjera kufitare, me qëllim parandalimin e rasteve të importuara.

Infektimi i Shqipërisë nga afta epizootike mund të bëhej vetëm nga Italia, Jugosllavia dhe Greqia. Rreziku nga ana e Italisë konsiderohej i vogël sepse vendet nuk lidheshin me kufij tokësorë dhe Shqipëria nuk importonte kafshë dhe produkte shtazore nga Italia. Me Italinë, Shqipëria ishte vetëm eksportuese e prodhimeve.

Përsa i përket Jugosllavisë gjendja paraqitej krejt e ndryshme se Shqipëria kishte një kufi të gjatë në Veri dhe Verilindje me të.

Prefekturat e Shkodrës, Kukësit, Peshkopisë, Elbasanit dhe Korçës ishin afër me Jugosllavinë.

Në caktimin e kufijve politikë që nuk respektuan kufijtë etnikë të Shqipërisë, ishte krijuar edhe një situatë anormale. Një pjesë e konsiderueshme e fshatarëvenë zonat kufitare i kishin tokat e tyre dhe kullotat në anën tjetër të kufirit në Jugosllavi e kështu lëvizja kufitare konsiderohej si favorizuese për sjelljen e virusit në Shqipëri.

Në vitin 1934, Shqipëria dhe Jugosllavia kishin nënshkruar traktatin e trafikut të kufizuar që parashikonte lehtësira për fshatarët e zonave kufitare të cilët përmes një leje të posaçme 48 orëshe lejoheshin të shkonin në tokat e tyre për t’i punuar. Sipas këtij protokolli, fshatarët mund të merrnin me vete kafshët për t’i kullotur.

Lëvizja në kufijtë e 5 prefekturave bëhej me 9 sektorë dhe jepte liri deri në 30 kilometra thellësi dhe banorët e qindra fshatrave ishin në lëvizje e sipër.



Kështu pra kuptohet se afrimi i sëmundjes “Afta Epizootika” në kufirin shqiptar e vuri blegtorinë shqiptare në një rrezik, atë të përhapjes në shkallë të madhe ndaj edhe qeveria u interesua për ecurinë e kësaj epridemie në Europë dhe duke pasur një vëmendje të veçantë e të shtuar për Jugosllavinë.

“Karantinimi nuk ka më asnjë kuptim!”, gazetari i njohur publikon pamjet dhe tregon pse duhet të shfuqizohen masat



Gazetari Mentor Kikia nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ka komentuar situatën pandemike të fokusuar tek izolimimi social.

Sipas tij karantina e ka humbur sensin e saj dhe duhet shfuqizuar si masë menjëherë teksa publikon edhe disa foto nga qytete të ndryshmë të Shqipërisë.
Në foto duken qartë turma njerëzish që levizin të pashqetësuar në fundjavë ndërkohë që gjithë javën mbyllemi në shtëpi.
“Nuk e di nëse ia vlejti shkencërisht për të luftuar virusin, por tani karantinimi ka rënë si masë. Në fundjavë të gjithë dynden rrugëve e shesheve. Nëse nuk del burri, del gruaja në turmë, dhe nëse infekltohet ajo, e “ha” edhe burri në shtëpi, dhe po kështu edhe e anasjellta”, shkruan Kikia.



Postimi i plotë

“Karantina dhe çdo masë tjetër tashmë duhet shfuqizuar!
Nuk besoj(ende) se i gjithë ky makth që po heq njerëzimi është një plan shoqërishë sekrete për të ndryshuar botën. As plan i “Masonëve” për të rrëzuar Donlad Trumpin. As plan i Bill Gates për të seleksionuar njerëzimin. As plan korruptiv i OBSH-se në bashkëpunim me Kinën.
Por besoj se pas kësaj që ne bëjmë në fundjavë, është budallallëku më i madh të mbyllemi gjatë javës në shtëpi, apo të kofizojmë veprimet tona.
Jo, karantinimi nuk ka më ansjë kuptim!
Nuk e di nëse ia vlejti shkencërisht për të luftuar virusin, por tani karantinimi ka rënë si masë. Në fundjavë të gjithë dynden rrugëve e shesheve. Nëse nuk del burri, del gruaja në turmë, dhe nëse infekltohet ajo, e “ha” edhe burri në shtëpi, dhe po kështu edhe e anasjellta.
Ata që kishin liridaljen, mbushën bulevardet plot, sheshet plot, lulishtet plot. Të tjerë, që i përkasin oligarkisë shoqërore, vërshuan në bregdet, meqë policia nuk i ndalon.
Jo, as gjendja e emergjencës, as gjendja e jashtëzakonshme, as karantina e asgjë tjetër nuk kanë më asnjë vlerë “mjeksore”.
Mbyllja e metejshme nuk është më një masë parandaluese, por një eksperiment social.
Fotot jane te dites sotme, ne qytete te ndryshme”.

Rritet numri i fëmijëve dhe të rinjve me simptoma të reja të koronavirusit



Deri më tani, moshat e reja janë lënë të qeta nga pandemia e koronavirusit. Por ditët e fundit mjekët e Emergjencës në Londër dhe qytete të tjera britanike dhe jo vetëm, raportojnë një rritje e jashtëzakonshme tek të rinjtë të disa sindromave të rënda që i shoqërohen koronavirusit COVID-19.



Bëhet fjalë për inflamacione të ndryshme që po çojnë dhjetëra të rinj në terapi intensive. Fëmijët paraqesin probleme gastrointestinale, të vjella dhe diarre, të ngjashme me sëmundjen e Kawasakit.

Fëmijët me këto simptoma nga ky moment do të trajtohen me përparësi, si të infektuar të mundshëm me koronavirus, edhe pse disa fëmijë me këto simptoma kanë rezultuar negativë.

Shumë pak raste fëmijësh me COVID-19 janë regjistruar në botë, ende më pak janë rastet e rënda. Arsyeja është parë në mungesën e sëmundjeve shoqëruese, si dhe në një shëndet më të mirë të mushkërive.

“Kemi folur edhe me kolegë italianë dhe spanjollë, dhe na raportojnë raste të ngjashme”, thotë një mjek në një nga emergjencat e kryeqytetit britanik.

Vjen paralajmërimi i frikshëm nga Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit: – Nëse nuk merren masa, do të infektohen…

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit ka paralajmëruar se një miliard persona mund të infektohen nga koronavirusi në të gjithë botën nëse vendeve të “cënueshme” nuk u jepet ndihmë urgjente për SARS-CoV -2(COVID-19)



Thuhet se “vendet e brishta” si Afganistani dhe Siria kanë nevojë për financim urgjent në mënyrë që të shmanget një epidemi e përmasave të mëdha  nga SARS-CoV -2(COVID-19) .

Gjithashtu paralajmërohet se mbetet shumë pak kohë për të bërë gati një përgjigje të mirë e të fortë ndaj situatës.

Në raportin e përgatitur nga KNSH, i cili bazohet në modelet dhe të dhënat të ofruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
(WHO-OBSH)  dhe Imperial College London, vlerësohet se virusi korona SARS-CoV -2(COVID-19) mund të infektojë deri mes 500 milion deri në miliardë persona në të gjithë globin.

Gjithashtu parashikohet se si pasojë e SARS-CoV -2(COVID-19)
mund të kemi më shumë se 3 milionë vdekje në të gjithë globin.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...