Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/17

Një fushatë e pazakontë, ka shpëthyer në rrjetet sociale, kundër kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili u përdor si vegël e Edi Ramës, për të shembur Teatrin Kombëtar.


Organizata politike, ka stampuar fytyrën e Veliajt në objekte të ndryshme. Krahas fytyrës së Lalit, shfaqet mbishkrimi “Pēshty këtu”.

Të njëjtën thirrje bëri edhe shkrimtarja e njohur, Flutura Açka, me anë të një statusi në rrjetet sociale.

“Mbajeni mend këtë fytyrë! Ç’e ke gjithë këtë vrap, o qyq? Asgjë nuk do të marrësh me vete, ta siguroj unë, veç damkën e shembësit të Teatrit Kombëtar dhe shqyesin e zemrës dhe të kujtesës së Tiranës. Mund të ndërtosh një teatër të ri, por gëzimi yt dhe i të ngjashmëve të tu, do të jetë një stoli e ftohtë, së cilës do t’i gëzohesh vetëm në burgun tënd moral. Emri yt nga sot e tutje do të jetë një pështymore!”, shkruan  shkrimtarja e njohir shqiptare me reputacion ndërkombëtar z. Flutura Açka.



Kryetari i Partisë Demokratike, është ulur në Bulevard dhe ka bërë thirrje që qytetarët të dalin masivisht në rrugë dhe të refuzojnë regjimin e Edi Ramës.



Lulzim Basha bëri thirrje që veçanërisht të rinjtë të dalin në protestë.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës të dalin masivisht. Derdhuni në rrugët e Tiranës sonte, duhet të tregojmë se Tirana nuk bie, Tirana ngrihet!”, tha Lulzim Basha.



Ndërkohë Monika Kryemadhi ka bërë thirrje për mosbindje civile, duke kërkuar që qytetarët të mos paguajnë taksat, energjinë dhe ujin.

“Uluni aty bllokoni rrugët! Thirrje shqiptarëve, mos paguani dritat e Edi Ramës, mos paguani taksa, mos paguani ujin e Lali Erit, mos paguani asgjë. Largohuni nga burgu i Edi Ramës, mos ju nënshtroni!”, tha Kryemadhi.

“Nuk e njoh fare Edi Ramën dhe ligjin e Edi Ramës”, shtoi ajo.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, përmes një postimi në Facebook, shprehet se kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe eksponentë të tjerë të mazhorancës nuk duan një teatër të ri, por kulla të reja.



Sipas numrit dy të selisë blu, talebanët e rilindur duan të grabisin tokën publike për të pastruar paratë që na kanë vjedhur

“Edi Rama, Erion Veliaj, Taulant Balla dhe çeta e tyre e hajdutëve nuk duan një teatër të ri. Ata duan kulla të reja. Talebanët e rilindur duan të grabisin tokën publike për të pastruar paratë që na kanë vjedhur, në mënyrë që të na vjedhin sërish. Duhet të tregojmë sot se ne e meritojmë lirinë, e meritojmë demokracinë dhe jemi të denjë për shoqërinë europiane”, shkruan Bardhi.


Share

Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëkohësisht Doktori i Filozofisë, diplomuar në Rumani, Taulant Balla, ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar, një plan i shefit të tij Edi Rama, zbatuar nga shërbëtori i Bashkisë, Erion Veliaj.


Balla, i njohur ndryshe si “Sokrati i Librazhdit”, thotë se ndërtesa “karakatinë” nuk durohej më shumë se 50 vjet.

“Siç thanë aktorët dhe regjisorët: “nuk përballojmë dot më as edhe një kokërr loti krokodili në mexhelis për teatrin tonë!



50 vjet në atë ndërtesë-karantinë dhe të harruar nga politika na dalin e na teprojnë!

Ne dhe brezat e aktorëve e regjisorëve pas nesh meritojmë një Teatër dinjitoz, që të na shërbejë jo vetëm neve, por edhe publikut teatërdashës”.

Shqipëria do të ketë shumë shpejt një Teatër të Ri Kombëtar dinjitoz“, shkruan Balla.

Aktivisti zbulon prapaskenat: Soreka na tha të mos tregojmë se na mbështet! Turp që e drodhe ambasador sOREKA!

Aktivisti Ergys Mërtiri, ka zbuluar disa prapaskena mjaft të pakëndshme në lidhje me takimin që kanë patur aktivistët me ambasadorin Soreke të Bashkimit Europian.



Mërtiri tha se Soreka u ka premtuar mbështetje, por se ka kërkuar që të mos tregojnë publikisht qëndrimet e tij. Sipas Mërtirit ambasadori e ka “dredhur” dhe i ka lënë në baltë edhe pse “Europa Nostra” e mori në mbrotje godinën e Teatrit.

“Zoti Soreka e dredh në mënyrë të paturpshme. Ësht turp për një ambasador. Zoti Soreka na ka premtuar, na ka thënë mos i bëni publike qëndrimet e mia. Na ka thënë do na mbrojë. T’i vijë turp! Kjo është trashëgimi e mbrojtur nga Europa Nostra. Soreca në emër të institucionit ka dalë aty”, tha Mërtiri.



Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, reagoi për shembjen e Teatrit. Në deklaratë thuhet se misioni ndihej i “keqardhur” që nuk u zhvillua dialog.

Mediat italiane: I çmenduri Edi Rama shembi teatrin, protesta të shumta në Tiranë


Pas një beteje dy-vjeçare, Kryeministri shqiptar u rrëzua Teatri Kombëtar historik për të rindërtuar një të ri. “Nuk ishte e rrezikshme”, thonë kundërshtarët që flasin për ndërtimin e interesave prapa vendimit


Përfundimisht buldozerët erdhën për të rrëzuar Teatrin Kombëtar historik të Tiranës. Dhe protestat shpërthejnë në kryeqytetin shqiptar me arrestime të gazetarëve dhe qytetarëve që demonstruan kundër vrasjes pavarësisht nga kufizimet antikovike.

Kështu e nis artikullin për shembjen e Teatrit në Tiranë “Le Iene”, emisioni investigativ në Mediaset, i cili i bashkohet një sërë mediash italiane, që kanë reaguar lidhur me ngjarjet e fundit në Shqipëri.



“Asgjë për të bërë, në dritën e parë të agimit një buldozer hodhi poshtë teatrin historik. Ndërkohë, kryetari i kryeqytetit ka njoftuar se puna për Teatrin e ri Kombëtar do të fillojë në fund të vitit ose në fillim të vitit 2021”, vijon artikullin e tij “Le Iene”.



Ja disa prej mediave përtej Adriatikut që i kanë bërë jehonë shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë.




Isa Mustafa e Hashim Thaçi, dashuri në kohën e COVIDIT 19


Anti amerikanizmi dhe anti europianizmi i Isa Mustafës dhe Hashim ...
Isa Mustafa na tha dje se për shkak të refuzimit të Albin Kurtit që ta heqë pa kushte tarifën ndaj Serbisë, ka vendosur ta rrëzojë “ qeverinë e shpresës”.

Sot, u dakordua për mocionin e mosbesimit me Ramush Haradinajn, mbështetësin e flaktë të mbajtjes së tarifës 100 për qind deri në njohjen nga Serbia.

Kaq sa i takon, hipokrizisë së radhës të liderit të LDK-së.

Prishja e koalicionit nuk është fundi i botës, por jo në këto rrethana emergjente, kur bota është në luftë me një virus të padukshëm, që ka shkaktuar pandemi, vdekje, izolim të popujve dhe dëme të jashtëzakonshme ekonomike.

Sinkronizimi i Lidhjes Demokratike me Hashim Thaçin dhe PDK-në, është veprimi më i rrezikshëm që kanë mundur të bëjnë, në kohën kur Kosova kërcënohet nga një marrëveshje e dëmshme, që parasheh ndarjen e territorit.

Ja qëllimi i fshehtë i Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës për rrëzimin ...

Qeveria Kurti shumëkujt po i pengonte, përfshirë edhe disa struktura të LDK-së, të mësuara me zhvatje e privilegje. Vetëm për kaq pak kohë, kjo qeveri ndali abuzime të shumta në sektorin publik, ndërsa qartazi vuri në rrezik bizneset e politikanëve të PAN-it dhe asaj pjesë të LDK-së, që bashkëjeton me PAN-in.

Prandaj, duhej gjetur një arsye e pavërtetë-tarifa-për t’i dhënë fund koalicionit në kulmin e një krize që nuk i dihet fundi. Fundja, tarifa ishte përgjegjësi direkte e kryeministrit. LDK si parti e dytë, pse duhej të shqetësohej aq shumë? Apo kishte hallin se mos po e gjen gjë Hashim Thaçin…

Veliu thotë që as Haziri e as Hoti nuk përfaqësojnë qëndrimin e ...

Isa Mustafa u mundua të sillej si një kryeministër paralel. Të dërguarit e tij në qeveri, Avdullah Hoti e Agim Veliu që prej ditës së parë kërcënonin që do të dilnin duke u thirrur në raportet me SHBA-në.

LDK-ja vetë e votoi programin e qeverisë që parashihte shfuqizimin e tarifës dhe zëvendësimin e saj me reciprocitet ndaj Serbisë. Këtë plan e kishin pasur edhe në fushatën zgjedhore. Kështu edhe ishin marrë vesh me VV-në kur negocionin programin bashkëqeverisës.

Ambasadori Grenell takon një delegacion të LDK-së

Por, ç’ndodhi ditët e fundit, pasi Hashim Thaçit iu ngushtua dukshëm rrethi i veprimit?

Mustafa sërish e sfidoi partnerin e tij, kryeministrin Kurti. Duke dërguar Skënder Hysenin në zyrën e Grënellit në SHBA, ai e goditi sërish qeverinë që ironikisht thoshte se e mbështeste.

Sinkronizimi i liderit të LDK-së me presidentin Thaçi, arriti kulmin me rastin e gjëndjes së jashtëzakonshme. Nga zyra e tij në parti, Mustafa vlerësoi në koordinim me Thaçin se duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Pa asnjë argument bindës. Këshilli i Sigurisë u shpreh kundër.

Agim Veliu - Nga një takim i mirë dhe shumë mirëkuptues në ...

Por me rëndësi, ishte për Mustafën ta nxirrte Kurtin para aktit të kryer. Në politikë duhen kapërdirë ca gjëra, por për një politikan si Albin Kurti, poshtrimi dhe nënshtrimi nuk janë të pranueshëm.

Vulën këtij skenari thaçian të zbatuar nga Mustafa&CO, ia vuri ministri i brendshëm Agim Veliu, një politikan sharlatan dhe i papërgjegjshëm që përhapi panik duke thënë se çdo orë rastet me koronavirus po shtoheshin!!

Asnjë rast që prej deklaratës së tij nuk u shënua në Kosovë për fat të mirë.

Por, për fat të keq, Kosova sërish po hyn në një krizë të re politike, ku ata që e kapë shtetin për dy dekada, në emër të partneritetit me Amerikën, duan të na fyejnë sërish, për ta marrë në mënyrë antikushtetuese pushtetin.

Hoti takohet me Grenellin, thotë se Qeveria e re nuk do të ikë nga ...

Autorët e këtij puçi në kohën e pandemisë, e dinë se kurdo që të vijnë zgjedhjet, debakli është i pashmangshëm për ta.

Me gjasë, edhe kryeministri, e ka nuhatur një gjë të tillë dhe në vend që të përpiqet ta shuajë zjarrin e ndezur nga Hashim Thaçi e partnerët e tij, ia hodhi edhe ky ca pika benzinë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...