Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/20

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka paditur për shpifje ish-drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar, Rrahim Ramën.



“Ministrja ka dorëzuar të premten padinë për shpifje kundër tij (Rrahim Ramës). Me të do të ballafaqohet në gjykatë”, thuhet në përgjigjen e kabinetit.

Tashmë ish-drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar u shkakruar më 12 maj të këtij viti, ndërsa Haxhiu kishte njoftuar se masa e ndërprerjes së marrëdhënies për punë për Rrahim Ramën, vjen për shkak të “keqmenaxhimit, joprofesionalizmit e mungesës së transparencës”.

Ndryshe, Rama, në anën tjetër para dy ditësh ka dorëzuar ankesë në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës edhe pse ky këshill nuk është funksional.

“Kam dorëzuar në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, ankesën time ndaj Ministrisë së Drejtësisë, përkatësisht Komisionit Disiplinor të qeverisë për Pozita të Larta Drejtuese, i cili në fillim të këtij muaji ndërmori vendim të padrejtë për të më ndërprerë marrëdhënien e punës në AAPKS. Ankesa ime ka të bëjë me vendimin krejtësisht politik dhe arbitrar të këtij komisioni, të iniciuar dhe dominuar gjatë tërë kohës nga ministrja e drejtësisë Zonja Albulena Haxhiu, për të shqiptuar ndaj meje masën disiplinore me datën 05 Maj 2020 për ndërprerjen e marrëdhënies së punës”, ka njoftuar Rama, i cili u shkarkua më 12 maj nga ministrja në detyrë Albulena Haxhiu.

Paralajmëron Luljeta Aliu: Në Kosovë do të ketë trazira

Njohësja e çështjeve politike, Luljeta Aliu, ka paralajmëruar trazira në Kosovë, nëse nuk shkohet në zgjedhje dhe formohet qeveria e re, pa Lëvizjen Vetëvendosje.


Në emisionin Pressing, Luljeta Aliu ka kërkuar që të respektohet Kushtetuta e Kosovës dhe të shkohet në zgjedhje të reja , dhe mos të tentohet të formohet një qeveri, e cila sipas saj, nuk do të ketë legjitimitet politik në Kosovë.

“Do të ketë trazira në Kosovë, nëse vendi nuk shkon në zgjedhje. Njerëzit herdokur kur do të kenë mundësi të dalin në rrugë, do të protestojnë. Nuk mund të vidhet pushteti në këtë mënyrë. Duhet të shkohet në zgjedhje dhe mos të tentohet të formohet një qeveri e cila nuk do të kishte legjitimitet”, ka thënë Luljeta  Aliu.

Reagon Prof.Dr.Milazim Krasniqi: Akuzat ndaj meje gënjeshtra – Tërnava e Sfeçla bashkë në fushatë të pandershme



Akuzës së ministrit në detyrë Xhelal Sveçla, se publicisti Milazim Krasniqi qëndron prapa organizimit të faljes së namazit të Fiter Bajramit në shesh i është përgjigjur ky i fundit.

Sipas profesorit universitar, Milazim Krasniqit, deklarata e Sveçlës është 100 për qind gënjeshtër, shkruan lajmi.net.

“Është e pakuptueshme dhe e turpshme që të gënjejë në këtë mënyrë një zyrtar i lartë i qeverisë”, ka shkruar ai.

Profesori Krasniqi thotë se qenkan bërë bashkë myftiu Tërnava e Xhelal Sfeqla, në një fushatë e ndjekje të përbashkët e të pandershme.

Shkrimi i plotë i  Prof.Dr.Milazim Krasniqit:

Deklarata e Xhelal Sfeqles se gjoja unë qëndroj pas ndonjë thirreje për të falë namaz në shesh është qind për qind gënjeshtër. Është e pakuptueshme dhe e turpshme që të gënjejë në këtë mënyrë një zyrtar i lartë i qeverisë. Asnjë thirrje të tillë, asnjë organizim të tillë nuk kam ftuar, as nxitur asnjëherë. Unë kam shprehur qëndrim publik se duhet të hapen xhamitë, me kujdes e me zbatim të rregullave, sipas modelit të Maqedonisë së Veriut. Ndaj qëndrimit tim BIK ka reaguar me një deklaratë nervoze dhe poashtu të pakuptimtë. Tash qenkan bërë bashkë myftiu Tërnava e Xhelal Sfeqla, në një fushatë e ndjekje të përbashkët e të pandershme. Nuk u bën nder kjo gjë, as njërit, as tjetrit. Edhe nuk mund të më frikësojnë. Ministri Sfeqla dhe qeveria duhet të gjejnë zgjidhje për problemet e rënda ekonomike, shëndëtësore, sociale e gjithfarë që po e rrënojnë vendin e shoqërinë e të mos përhapin dezinformata e gënjeshtra të tilla si kjo e Xhelal Sfeqlës. Thjesht, nuk qeveriset me gënjeshtra. Dështimet e qeverisjes së Kurtit e Sfeqles nuk mund të mbulohen me fushata kundër njerëzve të ndershem. Përkundrazi ato dështime vetëm sa bëhen edhe më të tejdukshme.

Ndryshe, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës e ka akuzuar publicistin dhe profesorin universitar, Milazim Krasniqi, se ka nxitur organizimin e një proteste që është kundër vendimeve të MSH-së dhe rekomandimeve të IKSHP-së.

Sipas tij, kjo protestë është ndërmarrë në dakordim të plotë me Bashkësinë Islame të Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Jam informuar se sot pasdite, një grup “qytetarësh anonimë” po nxit organizimin e një proteste që është kundër vendimeve të MSh-së të marra sipas rekomandimeve të IKSHP-së, dhe në dakordim të plotë me Bashkësinë Islame të Kosovës. Kemi gjithashtu informacione se pas këtyre organizimeve qëndron publicisti Milazim Krasniqi.
I ftoj të gjithë qytetarët të tregojnë maturinë dhe vullnetin e plotë për të mos rënë viktimë e politizimit të riteve fetare”, ka shkruar ai.

Richard Grenell s’e përjashton pjesëmarrjen e Rusisë në dialog



Përfshirja e Rusisë në dialogun mes Kosovës e Serbisë, tanimë është një ide e shprehur haptaz nga Moska zyrtare, dhe e cila nuk po kundër shtohet as nga fuqitë e mëdha perëndimore.

Aktualizimi i temës në fjalë, erdhi pas propozimit të ambasadorit rus në Beograd, Alexander Bothan Kharachenko, për përfshirjen e Moskës në procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë, ndërkaq që në këtë mes, ky shtet do të përfaqësonte interesat e Beogradit, shkruan lajmi.net.

E megjithë qëndrimet tashmë të njohura për Rusinë, SHBA-të dhe BE-ja nuk është se kanë treguar tone të ashpra kundërshtuese për përfshirjen edhe të një akteri në dialog.

Nga zyra e emisarit special të SHBA-ve, Richard Grenell, nuk shprehen kundër involvimit rus në procesin e dialogut.

Në pyetjen e lajmi.net se nëse përfshirja e Rusisë mund të sjellë përplasje në këtë proces, nga zyra e Grenellit thonë se janë të hapur për gjithkë që do të kontribuojë me ide në proces.

“Duke iu përgjigjur pyetjeve të para, ne themi se gjithkush është i mirëpritur që të kontribuojë me ide që mund të sjellin paqe, stabilitet dhe prosperitet për Serbinë dhe Kosovën”, ka thënë Dick Custin, zëdhënës në zyrën e Grenell.

Lajmi.net ka pyetur në zyrën e Grenellit edhe për deklaratat e kryeministrit Kurti, që thotë se emisari i Trumpit është duke kërkuar marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë para shtatorit, në atë formë që kjo të konsiderohet si arritje e administratës amerikane para zgjedhjeve që mbahen atje.

Në lidhje me këto deklarata, nga Zyra e Grenellit thonë se nuk kanë ndonjë koment.

Dialogu mes Kosovës e Serbisë, tash e një kohë është në fazë totale të bllokadës, që nga vendimi i qeverisë Haradinaj për vendosjen e taksës 100% për produktet serbe.

Ky proces nuk ka filluar as pas largimit të taksës, ndërsa që edhe zëvendësimi i saj me reciprocitet nga qeveria Kurti, nuk është mirëpritur nga SHBA-të.

Kjo e fundit tanimë po kërkon me ngulm që në mes të Kosovës dhe Serbisë mos të ketë barriera që mund të ndikojnë në pengimin e procesit të dialogut.

Gjuha e urrejtjes vazhdon të jetë e pranishme, ani pse një gjë e tillë është e papranueshme, sidomos kur bëhet fjalë tek një komb.


Një video tjetër ku radikali katolik, Anton Zefi i njohur tashmë nga të gjithë për skandalet e tij, shihet teksa ofendon rëndë qytetarët e Republikës së Kosovës, është duke qarkulluar në rrjete sociale.


E kosovarët, e kanë marrë me shqetësimin gjuhën e këtij personi, pasi që ai ofendon dhe fyen rëndë edhe komandatin legjendar Adem Jashari, një nga figurat kyçe, që flijoi gjithë familjen për lirinë e vendit tonë.


Ai gjithashtu fyen besimtarët e komunitetit mysliman në Kosovë, duke i quajtur ardhacakë.

I njëjti nuk mjaftohet më pas vazhdon edhe në gjuhën serbe.


Shefi i inteligjencës kombëtare amerikane John Ratcliffe “thyen heshtjen” lidhur me origjinën e Covid-19-të


Drejtori i inteligjencës kombëtare, republikani John Ratcliffe, i përzgjedhur nga presidenti amerikan Donald Trump për hetimin mbi origjinën e koronavirusit në Kinë, u mor sot në pyetje nga senatorët për pikëpamjet e tij në lidhje me hetimin e komunitetit të inteligjencës.

Republika e Teksasit u përball me pyetje nga Demokratët dhe Republikanët nëse ai do t’i ofronte shërbime inteligjente një presidenti, i cili mund të mos e dëgjojë atë, shkruan CNN.

Nëse konfirmohet si drejtor i inteligjencës kombëtare, Ratcliffe do të drejtojë 17 agjencitë që përbëjnë komunitetin e inteligjencës si drejtues i Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, e cila u krijua pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Ratcliffe tha se përqendrimi i tij kryesor për komunitetin e inteligjencës do të ishte në ndikimi i koronavirusit në të gjithë botën, si dhe pyetjet në lidhje me origjinën e tij në Wuhan, Kinë.

Ratcliffe tha se ai e shikon Kinën si “akterin e kërcënimit” për Shtetet e Bashkuara, duke përmendur rolin e Kinës në shpërthimin e koronavirusit, së bashku me problemet e sigurisë në internet dhe të teknologjisë.

Të gjitha rrugët të çojnë në Kinë, “tha Ratcliffe.

I pyetur nëse kishte parë prova se koronavirusi e ka origjinën në një laborator siç sugjeroi Donald Trump, Ratcliffe tha se ende nuk kishte parë diçka të tillë.

Zgjedhjet e reja janë opsioni më real që të dilet nga kjo bllokadë, sepse çdo opsion tjetër do ta vazhdonte agoninë politike në Kosovë.





SHBA-ja dhe BE-ja të bashkëpunojnë për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës

Burns: SHBA-ja dhe BE-ja të bashkëpunojnë për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës

Diplomati amerikan, Nicholas Burns ka thënë se SHBA-ja dhe BE-ja duhet të bashkëpunojnë për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës.


Bashkëpunimin mes dy fuqive ai e ka kërkuar përmes një statusi në Tëitter, me ç’rast e ka falëndëruar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për bisedën me studentët e Universitetit të Harvardit.


Burns, profesor dhe moderator i kësaj bisede të së hënës ka shkruar:


“Faleminderit kryeministër Albin Kurti që takove studentët e Harvardit sot. Kosova është e pavarur. SHBA-ja dhe BE-ja duhet të punojnë bashkë për ruajtjen e integritetit territorial dhe ta bëjnë atë anëtare e OKB-së në një Evropë të lirë, demokratike”, ka shkruar ai.



Ambasada amerikane në Kosovë ka lëshuar një reagim për vendimin e  Gjykatës Kushtetuese, për masë pezulluese deri më 29 maj 2020  ndaj dekretit të presidentit  Hashim Thaçi për propozimin e Prof.dr. Avdullah Hotit për kryeministër.

Me anë të një postimi në Twitter, kjo ambasadë e ka mirëpritur këtë vendim, duke thënë se kjo është tregues i funksionimit të sundimit të ligjit, shkruan lajmi.net.

Kjo ambasadë po ashtu ka mbështetur edhe qëndrimet e liderëve politikë, të cilët u shprehën se do ta respektojnë këtë vendim të Kushtetueses.



Njoftimi i plotë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë

Përgjigja e Gjykatës Kushtetuese për të lejuar kohë për diskutime tregon për funksionimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Ne po ashtu mirëpresim thirrjet e liderëve politikë dhe institucional për të respektuar Gjykatën dhe proceset e saja.



d2v9ipibika81v.cloudfront.net/uploads/sites/133...

Bazimi i Kushtetueses në dokumente “jozyrtare” do të ishte anim, thonë ekspertë të "Punimeve përgatitore”


Bazimi i Kushtetueses në dokumente “jozyrtare” do të ishte anim, thonë ekspertë të Gjykata Kushtetuese mes tjerash do të ketë objekt shqyrtimi nenin 95, pika 5 të Kushtetutës, me rastin e shqyrtimit të dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e Qeverisë.


GJK-ja ka kërkuar edhe dokumentet, të quajtura "Punime përgatitore” për shkrimin e Kushtetutës para më shumë se 10 vjet, të cilat synon t'i ketë udhërrëfyes në këtë rast, por ekspertë që kanë punuar në to, thonë se bazimi në këto dokumente jozyrtare dhe që nuk dihet nëse janë autentike do të ishte “anim për njërën palë”.


Vetëm pasi është sfiduar dekreti për mandatarin në Presidencë, dokumentet i kanë shkuar Kuvendit nga Arkivi i Kosovës më datën 14, që i bie dy javë pas sfidimit të dekretit të presidentit në Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje.


Kush kë po e heton në Kosovë - Shekulli

Dokumenti përgatitor për hartimin e Kushtetutës ku flitet për mandatarin e Qeverisë. 



Pas rrëzimit të Qeverisë dhe kryeministrit, aty i jepet rol i theksuar presidentit për caktimin e mandatarit të ri. Dokumenti e ka vetëm një vulë të Arkivit të Kosovës.


“Nëse është votuar mocioni i votëbesimit për kryetarin e Qeverisë apo Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje dhe kryetari i Kosovës emëron mandatarin e ri në afat prej 10 ditësh”, shkruan në atë “punim përgatitor”.


Heqja e përgjegjësisë nga ana e Kuvendit për autenticitetin dhe vërtetësinë e dokumenteve, dhe mospublikimi i tyre në Gazetën Zyrtare ia pamundëson Gjykatës Kushtetuese që të thirret në to me rastin e nxjerrjes së aktgjykimit.


“Vetëm Kuvendi i Kosovës si autor i Kushtetutës duhet dhe mund ta bëjë një gjë të tillë. Askush tjetër nuk guxon të flet për autenticitetin e tyre. Vetë fakti që qenkan dorëzuar më 14 maj 2020, flet shumë dhe tregon për synimin e Gjykatës për t’i përdorur ato në favor të njërës palë”, ka thënë eksperti i Kushtetutës. 



Ai ka shtuar se këto dokumente nuk janë burim i së drejtës dhe nuk mund të citohen për vendimmarrje. Sipas njohësit të Kushtetutës, ato eventualisht mund të merren si burim ndihmës për ta orientuar Gjykatën kah një vendim i caktuar. “Në të vërtetë, këtë qëllim e ka pasur Gjykata kur i ka ‘gjetur’ këto dokumente, të cilat nuk kanë asnjë identitet, sepse nuk u dihet autori dhe nuk janë miratuar as publikuar asnjëherë nga një organ kompetent – Kuvendi”, ka theksuar ai.


Duke iu referuar letrës së kryeparlamentares prof.dr.Vjosa Osmani, eksperti kushtetues thotë se ajo e bën të qartë se ato dokumente nuk kanë asnjë vlerë provuese.



“Siç po shihet, Gjykata i ka ‘zbuluar’ këto dokumente, me qëllim që t’i përdorë sipas propozimeve të asaj kohe, të cilat nuk kanë asnjë autenticitet dhe asnjë autor. Marrja e tyre në posedim nga Gjykata qartë tregon për ndikim në vendimmarrje dhe synimin për të vendosur në favor të një gjoja propozimi kushtetues që i jep të drejtë presidentit për mandatimin e kryeministrit çdoherë kur ka mocion të mosbesimit dhe atë të caktojë afat prej dhjetë ditësh për formim të qeverisë”, ka thënë ai.


29 maji është afati i fundit kur Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë nëse dekreti i presidentit është në përputhje me Kushtetutën.


E në nenin 95, pika 5 të Kushtetutës, ku presidenti  Hashim Thaçi, është thirrur, thuhet: “Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë”.


Presidenti i Kosovës zt.  Hashim Thaçi ka mandatuar Prof.Dr. Avdullah Hotin nga LDK-ja, parti kjo që ka dalë e dyta në zgjedhjet e fundit. VV-ja si fituese pretendon se vetëm asaj i takon e drejta për formimin e qeverisë.


Qeveria  Albin Kurti është rrëzuar me mocion mosbesimi më 25 mars 2020.




Takimi me Jahjagën: Mustafa e Thaçi për zgjidhje, Haradinaj për ...
Pse presione politike nga liderët partiak në Gjykatën kushtetuese  të Kosovës 

Gjykata Kushtetuese dje u ankua për presione politike, por sot në “adresë të saj” ka shkuar edhe një e tillë.

Kryetari i Aleancës Për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se rrëzimi eventual i dekretit të presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Prof.dr.Avdullah Hotin për kryeministër, do të rrezikonte demokracinë në vend.


Gjenerali i Luftës- Heroi i Paqës zt. Ramush Haradinaj, që tashmë ka arritur pajtueshmëri me LDK-në për qeverinë e re, thotë se nuk mund t’i mohohet partisë së dytë krijimi i qeverisë.



Haradinaj: Unë, Kurti, Thaçi dhe Mustafa jemi mashtrues – Lapsi.al


“Unë e shoh si të pamundur me iu mohu edhe të dytit me e bë qeverinë kur i pari nuk e bënë. Sepse rrezikohet krejt demokracia jonë, nga fakti se sa herë që kemi zgjedhje nëse i pari nuk arrin me formu, atëherë do na duhet me shku prapë në zgjedhje. E shoh bukur të vështirë me u shpall dekreti ta zëmë jokushtetues. Ne jemi subjekt politik i qëndrueshëm e funksional, punojmë edhe nuk e kemi shqetësim çështjen e zgjedhjeve sa i përket Aleancës. Shqetësim do të ishte koha në këtë rast, që do ishte e gjatë e humbur dhe në vend që me pas një qeveri që është menjëherë e mandatuar nga parlamenti, në mënyrë që me iu përkushtu temave ekonomike e të tjerave, atëherë kishte me u humb bukur shumë kohë me zgjedhje e pastaj me krijim të qeverisë, kështu që ne do e humbisnim krejtësisht këtë vit, dhe nuk besoj që është kohë e duhur”, ka thënë ish-kryeministri Ramush Haradinaj, përcjell KP-ja.


Ai po ashtu ka mohuar që marrëveshja për presidentin të jetë diskutuar me LDK-në.




Gjykata Kushtetuese pritet që deri më 29 maj 2020  të marr vendim për dekretin e presidentit, të cilin e kundërshton VV-ja si fituese e zgjedhjeve të fundit. VV-ja, thotë se sipas Kushtetutës, i takon vetëm asaj krijimi i qeverisë.


Gati çdo ditë, partitë e përfshira në kë çështje kanë folur "se si presin të jetë vendimi i Kushtetueses", për çka ka shtyrë këtë të fundit të reagoi dje.


Qeveria Kurti u rrëzua me mocion mosbesimi më 25 mars 2020.


Zgjedhjet e reja janë opsioni më real që të dilet nga kjo bllokadë, sepse çdo opsion tjetër do ta vazhdonte agoninë politike në Kosovë.


Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...