Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/20

Unioni Ndërkombëtar Demokrat shpreh shqetësimin e thellë mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe dënon shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë si një akt antidemokratik dhe arbitrar të autoriteteve qeverisëse.


“Veprimet e mëngjesit të së dielës, në mes të pandemisë Covid -19, janë një tjetër shembull i brutalitetit të Qeverisë Rama, që bie ndesh me sundimin e ligjit dhe nëpërkëmb mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Kjo nuk është hera e parë që aktet e Qeverisë Socialiste të Shqipërisë kryhen për përfitimin e një grushti njerëzish dhe në dëm të shoqërisë civile. Sëbashku me Partinë Popullore Europiane dhe Partine Europiane Konservatore dhe Reformiste, IDU dënon këtë dhunim flagrant të të drejtave të qytetarëve në Tiranë. IDU ju kërkon me forcë organeve të rendit në Shqipëri të ndalin dhunën dhe arrestimet arbitrare.

Shembja e Teatrit Kombëtar në Tiranë është një shembull tjetër i rrënimit të vazhdueshëm të demokracisë nga Kryeministri Rama. IDU i kërkon të gjithë anëtarëve të saj të mbështesin protestat kundër këtyre akteve dhe të mbështesin rivendosjen e lirisë dhe demokracisë në Shqipëri.

* IDU është organizata më e madhe botërore e partive të qendrës së djathtë dhe të qendrës, e cila kryesohet nga kryeministri kanadez, Stephen Harper. Anëtarë të IDU janë edhe dy blloqet më të mëdha politike të Europës, Partia Popullore Europiane EPP dhe Partia Europiane Konservatore dhe Reformiste ECRP.

Bashkë me Teatrin Kombëtar ra çdo iluzion për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri


Gjykata e Tiranës shqyrtoi sot masat e arrestit për 8 të ndaluarit në protestën e të dielës, një tubim spontan pas shembjes së Teatrit Kombëtar mëngjesin e asaj dite.

Prokuroria kishte kërkuar që 2 prej tyre të mbaheshin në arrest shtëpie dhe 6 të tjerë të hetoheshin në gjendje të lirë pas akuzave për tubim të paligjshëm dhe kundërshtim të policisë.

Gjykata vendosi masat për Erik dhe Endrit Mërtiri me arrest në shtëpi me afat deri më 3 qershor, detyrim paraqitje Bojken Abazi, Kastriot Qema, Romeo Lilo, Ledion Xhoxhaj, Burim Tafilica dhe Sokol Ndoja.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi se “të gjitha arrestimet, ndalimet dhe procedimet për mbrojtjen paqësore të Teatrit Kombëtar janë vetëm politikë dhe duhen liruar”.

Zoti Meta i bëri këto komente kur tetë të arrestuarit gjatë protestës të të dielës dolën para Gjykatës së Tiranës për masën e sigurisë.

Presidenti Ilir Meta, deklaroi se “shembja e Teatrit Kombëtar asgjësoi përfundimisht çdo iluzion për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri”.



Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po organizon një tjetër tubim proteste në orët e pasdites, duke kërkuar hetime për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe për dhunën ndaj pjesëtarëve të saj, që u përpoqën të shnagur rrëzimin e ndërtesës deri në dialog për restaurimin e ndërtesës historike.

Protestave të qytetarëve u janë bashkuar edhe partitë e opozitës me veprimtarët e tyre nën parrullat “Poshtë Diktatura!”, duke akuzuar qeverinë se po shfrytëzon masat e mbylljes prej pandemisë për të kryer akte arbitrare, duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet.

Kryeministri Edi Rama mohoi që të ketë patur dhunë nga policia dhe shtoi se nuk ka ndonjë arsye për të patur hetime as për Teatrin as për forcat e rendit.

Socialistët kanë premtuar një teatër të ri në truallin e Teatrit historik Kombëtar, ndërsa për Aleancën e Teatrit kjo është një aferë e madhe korruptive, prapa të cilës qëndrojnë grupe ndërtuesish për të ngitur kulla në qendër të kryeqytetit.(Ilirian Agolli) 

Kosova është në pritje të një vendimi nga Gjykata Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi, i cili mandatoi Avdullah Hotin e LDK-së për të formuar qeverinë e re.


Kosovë, ministrja e Drejtësisë anulon provimin për noterët e rinj
Një deklaratë e ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se nuk mund të përgjigjet me po ose jo nëse do ta respektojnë vendimin e Kushtetueses, ka ngjallur reagime të shumta në vend.

Albulena Haxhiu, derisa u pyet nëse do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth dekretit të kontestuar të Presidentit, ka thënë se nuk mund të përgjigjet me po ose jo nëse do ta respektojnë.

“Pyetje shumë e vështirë… Megjithatë unë po them që nuk mund të përgjigjem me po ose jo, sepse gjithmonë parapëlqej të flasim për përmbajtje”, ka thënë ministrja Haxhiu.



Ministrja e Drejtësisë e quan “pyetje të vështirë” nëse VV do ta respektojë vendimin e Kushtetueses



Por a paraqet përgjegjësi penale mosrespektimi i vendimit të Kushtetueses?


Riza Smaka: Postoji mogućnost da u Vladi Kosova ne bude Srpska ...


Njohësi i Kushtetutes,Prof.Dr. Riza Smaka duke folur për lajmi.net ka thënë se është obligim shprehimor me Kushtetutë që vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të përfillen nga të gjitha institucionet. Derisa shtoi se në Kushtetutë nuk shkruan se mospërfillja paraqet vepër penale.

“Është obligim shprehimorë me Kushtetutë që vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë finale, nuk mund të atakohen, si të tilla merren ekzistuese dhe duhet të përfillen nga të gjitha institucionet edhe individët, është obligim kushtetuese. 

Në Kushtetutë nuk shkruan së mospërfillja e akteve vendosëse të Kushtetuese, se qenka vepër penale, krim, akt penal. 

Nuk shkruan por, tash varësisht ka shkelje të lehta ka shkele të rënda, ka të qëllimshme ose të paqëllimshme etj. 

Gjithsesi do të ndryshohen në procedurë, se motivi livemotivi pastaj pasojat e mundshme etj”, ka thënë  profesor Smaka

Mirësevini! - Constitutional Court


Smaka ka apeluar nga institucionet që ta përfillin vendimin e Gjykatës Kushtetuese

“Gjithsesi kisha apeluar nga institucionet tona që ta përfillin vendimin e Gjykatës kushtetuese edhe te veprohet në atë mënyrë që mos të krijohen probleme të cilat na morën fytyrën në opinionin ndërkombëtarë. Unë i ndjeki këto gazeta rregullisht jashtë, besoni se tepër jemi të nënë vlerësuar, pra qeveria, Kuvendi, këto manglatura udhëheqëse që në rrethanat e pandemisë globale bëjnë spekulacione të pahijshme në Kuvend me mocion mosbesues etje”, ka thënë Smaka.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Thaçit deri më 29 maj 2020 derisa të marrë vendim për ligjshmërinë e këtij vendimi.

Ja qëllimi i fshehtë i Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës për rrëzimin ...

Vendimi i  Hashim Thaçit ka ardhur pas rrëzimit të qeverisë, tashmë në detyrë të udhëhequr nga  Albin Kurti, përmes një mocioni të organizuar nga LDK-ja.

Agim Veliu kryeministër i qeverisë LDK-AAK-NISMA - Albanews

Në mesin e arsyeve për mocion, kjo parti kishte përmendur dëmtimin e lidhjeve të Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara dhe shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm.

Agim Veliu: S'mund të na caktohet neve se kur t'i dërgojmë ...

Pas këtij vendimi, Hashim Thaçi dhe Albin  Kurti kanë shkëmbyer një varg letrash, mirëpo në asnjërën prej tyre nuk është prezantuar emri i mandatarit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për formim të qeverisë së re, siç ka kërkuar presidenti i Kosovës.

PDK - LDK, rivalë dhe partnerë
Më 22 prill 2020 , presidenti  Hashim Thaçi ka konstatuar se Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, përkundër pesë thirrjeve të tij, nuk e ka shfrytëzuar mundësinë kushtetuese për propozimin e mandatarit, kështu që këtë të drejtë ia ka kaluar LDK-së.


Kosovë: Qeveria Kurti në rrezik pas shkarkimit të ministrit Veliu ...

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese, gjatë ditës së djeshme ka dënuar ashpër, atë që e ka konsideruar ndërhyrje në pavarësinë e këtij institucioni, teksa ka përmendur se po ndjek me shqetësim “diskursin politik kërcënues që po zhvillohet ditëve të fundit nga presidenti dhe kryeministri në detyrë, si dhe bartës të tjerë të funksioneve institucionale dhe politike”.
Mustafa announces sanctions against Osmani; accuses Kurti of ...

Sipas kësaj Gjykate, këta zyrtarë duke akuzuar njëri-tjetrin për presion ndaj Gjykatës Kushtetuese nga pala tjetër, po mundohen të ndikojnë apo paragjykojnë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e dekretit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për caktimin e mandatarit për krijimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Një grup shkencëtarësh të NASA-s që po punojnë në një eksperiment në Antarktidë kanë zbuluar prova të një universi paralel – ku rregullat e fizikës janë të kundërta në krahasim me neve, sipas një raporti

Koncepti i një universi paralel ka qenë që nga fillimi i viteve 1960, por tani një eksperiment i zbulimit të rrezeve kozmike ka gjetur grimca që mund të jenë nga një sferë paralele, ku dyshohet edhe nga ka ndodhur Big Bang, raportoi Daily Star.

Ekspertët përdorën një tullumbace gjigante për të mbajtur antenën kalimtare të Antarktikut të NASA-s, ose ANITA, lart mbi Antarktidën, ku ajri i ngurtë dhe i thatë siguroi mjedisin perfekt për të ofruar gjetjet, shkruan New York Post.

Një “erë” e vazhdueshme e grimcave me energji të lartë arritën vazhdimisht në Tokë nga hapësira.

Neutronet me energji të ulët, subatomike me një masë afër zero mund të depërtojnë nëpër Tokë, por objektet me energji më të lartë ndalen nga lënda e ngurtë e planetit tonë, sipas raportit.

Gjetja nënkupton që këto grimca në të vërtetë po udhëtojnë prapa në kohë, duke sugjeruar prova të një universi paralel, sipas Daily Star.

Gorham, autor kryesor në një letër të Universitetit Cornell përshkruan fenomenin e çuditshëm, duke vërë në dukje se ai dhe studiuesit e tij të tjerë kishin parë disa nga këto “skenarë të pamundur”, për të cilët disa ishin skeptikë.

“Jo të gjithë ishin të kënaqur me hipotezën,” i tha ai mediumit New Science.

Daily Star &New York Post& New Science.

Pamje të ushtrisë amerikane në veri të Kosovës

KFOR-i si forcë ndërkombëtare paqeruajtëse e ka misionin e vet të shtrirë në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Kjo forcë ka publikuar një fotografi të ushtarëve amerikanë në veri të vendit.

Aty shihen ushtarët amerikanë të cilët bëhen gati që të hipin në helikopter.
US Soldiers of Regional-Command East prepare to board a UH-60 Blackhawk helicopter in the northern region of . KFOR, the @NATO led operation, remains a robust and credible force capable of carrying its UN-mandated mission for the benefit of all communities in Kosovo
View image on Twitter


See @NATO - KFOR's other Tweets
Sipas përshkrimit, fotografia është realizuar në pjesën veriore të Kosovës.

Këshilltari shëndetësor i qeverisë kineze, Zong Nanshan tha për CNN se rreziku i valës së dytë të infeksionit të virusit korona është ende i madh.



“Shumica e kinezëve në këtë kohë janë akoma të ndjeshëm ndaj infeksionit të mundshëm me Covid-19 për shkak të mungesës së imunitetit. Ne po përballemi me një sfidë të madhe, unë mendoj se për momentin situata nuk është më e mirë sesa në vendet e huaja”, paralajmëroi Zong.

Ai gjithashtu tha se autoritetet lokale në Wuhan, qyteti nga i cili filloi pandemia, fshehën detajet kryesore për shtrirjen e infeksionit fillestar.

Ai tha se ka vizituar Wuhan më 18 janar 2020  dhe se mjekët dhe ish-studentët i thanë në atë kohë që situata ishte më e keqe sesa thuhej zyrtarish.

Zong dyshon se autoritetet në Wuhan nuk po i thoshin të vërtetën pasi numri zyrtar i pacientëve të rinj në qytet ishte 41 për dhjetë ditë me radhë.

“Unë nuk besoja në ata numra dhe u kërkova që të më jepnin numra të vërtetë,” tha ai.

Megjithëse pranon se Wuhan fillimisht fsheh numrat e vërtetë, Zong kundërshton që fshehja vazhdoi edhe pasi autoritetet qendrore kineze i morën gjërat në duart e tyre.

“Që nga 23 janari 2020, të gjitha të dhënat kanë qenë të besueshme,” tha ai.

Zong gjithashtu iu referua pretendimeve se virusi është krijuar në laborator.

Ai tha se ka pyetur Shi Zengli, një virologe kryesore nga Instituti i Virologjisë në Wuhan dhe se ajo i kishte thënë se me ‘pajisjet dhe ekspertët që kanë aktualisht në dispozicion, ata nuk mund të krijojnë virusin’.

Ndryshe, Kina ka regjistruar pesë raste të reja të koronavirusit, dy prej të cilave janë të ashtuquajturat infeksione të importuara, ndërsa tre raste kanë të bëjnë me transmetimin lokal në qytetin verilindor kinez të Jilin.

Numri i rasteve të konfirmuara të infeksionit në territorin e Kinës tani është 82.947, ndërsa 4.634 njerëz kanë vdekur.

A do ta lëshojë karrigen e kryeministrit nëse formohet Qeveria e re?



Albin Kurti ,i pyetur  kohë më parë nga gazetarët , se a do ta lëshojë karrigen e kryeministrit nëse formohet Qeveria e re pa VV, Albin Kurti ka thënë  se qeveria e re do të formohet vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe sovrane.

“Qeveria e re do të formohet vetëm pas përfundimit të pandemisë dhe mbajtjes së zgjedhjeve të reja”, tha ai.

Sipas tij, çdo vendim tjetër, është devijim nga vullneti i qytetarëve, dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës .

Ai tha se do ta përcjellin me kujdes se çka do të ndodhë ditëve në vijim, dhe varësisht nga zhvillimet  se si do të jap verdiktin e sajë më 29 maj Gjykata Kushtetuese e Kosovës, edhe do të veprojnë.

Formalizmi i deklarimeve të presidentit Thaçi  ka  përfunduar  në Gjykatën Kushtetuese. Presidentit këtë mundësi ia dhanë krerët e LDK-së, të cilët paraprakisht me vullnet braktisën çdo fjalë të thënë e dhënë ndaj qytetarëve e ndaj nesh. Me këso veprime e taktikash shpaloset përpjekja për të blerë ilegalisht kohën të cilën ua shkurtoi vullneti i qytetarëve.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...