Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/10/17

Në Prishtinë përurohet libri i Flori Bruqit"Leksikon enciklopedik " i AAAS-it.

 


U përurua  libri akademik “Leksikon enciklopedik” – Për herë të parë në trojet shqiptare, me një punë të palodhshme në fushën e shkencës, letërsisë, artit, doli nga shtypi libri enciklopedik.

Nga Flori Bruqi

Për herë të parë në trojet tona shqiptare, me një punë të palodhshme në fushën e shkencës, letërsisë, artit, doli  më 23 mars 2020 nga shtypi libri enciklopedik me titullin “Leksiokon enciklopedik”, botim nën siglën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptare-Amerikane – Dega në Prishtinë (Botues dhe finansues  Flomed SHPK, Prishtinë).
Libri ka një vlerë të veçantë për kohën dhe që trajton shkencën, letërsinë dhe artet në të gjitha hapësirat shqiptare, në në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi edhe në diasporë.
Bashkëpunëtoret e Enciklopedisë janë studiues të njohur nga trevat shqiptare ( Akademik Flori Bruqi, Akademik Dibran Fylli, Akademik Hakif Bajrami,Akademik Naim Kelmendi,
Akademik Nijazi Halili, Mr.Sci.Fatmir Halimi,Prof. Abdullah Troshupa) të cilët përbëjnë bordin e Librit. Kjo enciklopedi është e para e këtij lloji në hapësirën shqipfolëse.
Ky është një projekt ambicioz në kuadrin e Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA, kur ne e dimë se Shqipëria ende nuk e ka enciklopedinë e saj.
Ka pasur një fjalor të hershëm enciklopedik dhe në vitin 2019 ASHAK, botioi ”Fjalorin enciklopedik” me dy vëllime…, ndërsa Enciklopedia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve – Dega në Prishtinë, do të ketë disa vëllime… dhe përfshinë kontributin e 352 shkencëtarëve, shkrimtarëve, artistëve në fusha të ndryshme.



Enciklopedia ka si specifikë se mbart elementë vlerësues për çdo autor; çfarë ai përfaqëson, cilat janë tiparet, profili i tij, nga se çmohen veprat e tij qoftë nga shkencat ekonomike, shkencat e mjekësisë, shkencat e historisë nga të gjitha trevat shqipfolëse.
Është bërë një sistemim i plotë, i ngjeshur i vlerave që ka krijuar shkenca, letërsia, arti shqiptar në shekuj.
Veprat e realizimit socialist janë pjesë e Enciklopedisë dhe historisë dhe nuk mund të veçohen. Ka pasur bota pjesë të errëta dhe përsëri shkruhet për to…
Ashtu edhe ne, kemi qenë ky popull që jemi, kemi pasur këtë kulturë dhe kjo do të thuhet në këtë libër.
Më i vështirë është aspekti historik, se njerëzit janë akoma gjallë, konfliktet janë ende të freskëta, por është gjë e madhe krijimi i hapit të parë.
Ndërsa në rastin tonë unë kam një lloj përgjëgjësie se është botim akademik, bëhet nga njerëz që kanë nivel të lartë akademik për këtë punë dhe çdo gjë kalohet me përgjegjësi në një sitë profesionistësh.
Të dhënat dhe botimet, suplementet e artit, të dhënat e reja, që dalin edhe në shtypin periodik, do të shfrytëzohen sigurisht.
Çfarë janë botimet për shkencën, letërsinë, artin do të kalohen të gjitha në filtër. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë gjëra të reja.
Enciklopedia… i ka kaluar te gjitha fazat e vlerësimit akademik për botim, ngase bëhet fjalë për një vepër me rendësi kombëtare.
Lexuesi dhe studiuesi shqiptar dhe ai i huaj do ta lexojë dhe studiojë këtë libër, për dhembjen tonë dhe të të gjithë atdhetarëve, për të pasur mundësi të gjykoni… vlerësoni, …por ka edhe të tillë, që e gjykojnë librin akoma pa e lexuar.
Më datën 28 Nëntor të vitit 1995, në Amerikë gjegjësisht në Nju Jork u shënua një këthesë e madhe historike në themelimin e Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane në New York.T
hemelues të Akademisë janë :
Prof.Dr.Skendër Kodra,
Dr.Ulvi Vehbiu,
Dr.Adem Harxhi,
Dr.Namik Shehu,
Mentor Mata,
Sanie Selita etj.
Akademia në fakt është një institucion mbarë kombëtar ngase ka anëtar nga Prishtina dhe Tetova e Presheva,nga Tirana,Shkodra ,Gjrokastra…, dhe Diaspora.
Bashkarisht në këtë Akademi organizuam një së si aktivitetesh shkencore dhe kombëtaresi fjala vjenë Konferenca kushtuar 600 vjetorit të lindjës së Heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeut , 70 vjetorit të lindjës së shkrimtarit të shquar Ismail Kadare.
Konferenca për gjuhën e njësuar shqipe, ku senator i gjuhës dhe kultures kombëtare prof.Peter Prifti mbrojti me argument origjinale rëndësinë historike të Kongresit të Drejtëshkrimit në Tiranë 1972, kundër qëndrimeve subjective, politike dhe antishkencore të profesor Arshi Pipës.
…Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptare Amerikane në Nju Jork punimet e tyre shkencore i kanë botuar në revistën shkencore të Akademisë “Dituria”.
Ndërsa në vitin 2019 kjo Akademi i botoi dhe përuroi në Prishtinë dy libra të autorëve nga Kosova: Akademik Dibran Fylli”Tokë e mbjellë në Varre”(Krimet Serbe në Kosovë 1998-1999) si dhe libri i Akademik Jahja Llukës “Përmbledhje shkrimesh”.
Është botuar në muajin janar t vitit 2020 libri i parë “Leksikon enciklopedik”, i cili sadopak do ti plotësojë zbrazëtësirat që janë hetuar në zhvillimin e shkencës,letërsisë, artit, kultures etj.ngase një dorcak i tillë biografik dhe bibliografikë deri me tash nuk ka ekzistuar.
Shkencëtaret dhe shkrimtarë tanë etj., edhe pse jetuan dhe krijuan në rrethana të caktuara, ata identitetin e tyre kombëtar e dëshmuan me veprat e tyre,me përmbajtjet e veprave,me personazhet,me ambientin, e madje edhe me deklaratat e tyre së janë shqiptarë.
Gjatë shkrimit të këti doracaku për 4 vjet pandërprerë na kanë përcjellë edhe probleme të ndryshme në grumbullimin,verifikimin dhe sistemimin e të dhënave.
Rritja në numër e anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit me seli në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup, ka sjellë prej kohësh nevojën e një enciklopedie ku të pasqyrohet kontributi i anëtarëve të kësaj Akademie që jetojnë në trojet shqiptare dhe në Diasporë.
Libri “Leksikon enciklopedik” vjen si një sihariq dhe kontribut i çmuar i kësaj akademie që nga themelimi i saj vitin 1995 e deri më sot.
Pas një pune të mundishme dhe të suksesshme autori më bashkëpunëtoret e tij ka arritur që t`i japë lexuesit Enciklopedinë biografike dhe bibliografike të akademikëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit si dhe disa intelektualëve tjerë që kanë lënë gjurmë në shkencë,letërsi , art, kulturë dhe biznes kombëtar dhe ndërkombëtar.
Në këtë mënyrë kemi një tablo të plotë dhe të larmishme të shumë autorëve dhe veprave të tyre në Shqipëri dhe Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit, Çamerisë dhe në Diasporë.
Autori së bashku me Stafin redaksional ka punuar për katër vjetë me dashuri dhe përkushtim në mbledhjen e biografive dhe bibliografive të këtyre njerëzve të shquar të trojeve shqiptare dhe të Diasporës.
Shumë prej tyre nuk rrojnë më, ndaj dhe marrja e informacionit ka paraqitur vështirësi.
Mirëpo këmbëngulja e tyre ka bërë që asnjë prej këtyre studiuesëve të mos mungojë, madje të mos mungojë asnjë vepër e tyre.
Kjo tregon seriozitet dhe përgjegjësi, kur merr përsipër të shkruash vepra të përmasave të tilla madhore.
Nuk kanë hyrë në “ Leksikon enciklopedik” ata që nuk kanë vepra shkencore, letrare, publicistike,artistike, filmografike,teatrale etj., qofshin ato të botuara , skenuara etj.,si dhe ata që nuk i kanë dërguar më kohë biografitë dhe bibliografitë e tyre në redaksinë tonë.
Njerëzit e interesuar do të kenë mundësinë të njihen jo vetëm me shtrirjen gjeografike ku veprojnë këta autorë, por dhe prurjet shkencore që ata kanë sjellë në të gjitha fushat e dijes njerëzore.
Libri ”Leksikon enciklopedik: do t`u vijë në ndihmë mësuesve dhe nxënësve, pedagogëve dhe studentëve, kërkuesve shkencor , si dhe të gjithë atyre që janë të interesuar të thellojnë dijet e tyre shkencorë nga fusha të ndryshme.
Bashkëveprimi dhe shtrirja gjeografike ku veprojnë këta autorë ka sjellë një përbashkim të vlerave të krijuara, kanë nxitur njëri-tjetrin për t`u thelluar më tej në fushat ku ata krijojnë apo hulumtojnë .
Rezultatet kanë qenë të kënaqshme dhe lexuesi do të shohë prurjet e secilit autor në fushën përkatëse, sidomos në mjekësi,inxhinieri , shkenca ekzakte, letërsi , albanologji, artin teatral, filmik, vizatimor etj., të cilat lidhen drejtpërdrejtë me identitetin e kombit tonë i cili në rrjedhë të mijëvjeçarëve ka lënë gjurmën e tij.
Ka qenë dhe është detyrë e anëtarëve të kësaj Akademie të thellojnë punën kërkimore shkencore në fushë të Shkencave ekzakte , mjekësisë ,teknologjisë informative , albanologjisë , ekonomisë, jurispondencës etj., duke shkuar në thellësi të shekullit XXI .
Kjo Enciklopedi është hartuar në mënyrë të tillë që nga lexuesi i zakonshëm e deri te studiuesit e fushave të ndryshme të kenë mundësinë që të njihen me arritjet e secilit autor dhe të përzgjedhin prej tyre atë që ata kërkojnë.
Artikujt dhe studimet e këtyre autorëve përfshijnë figurat më të rëndësishme historike që u kanë dhënë emrin e tyre ,të ngjarjeve më kulmore të historisë sonë të ndritur brez pas brezi.
Kjo enciklopedi përfaqëson një vepër shkencore. Në kumtesat dhe studimet e këtyre autorëve do të gjesh botën shqiptare në të gjitha dimensionet historike, që nga lashtësia deri në ditët e sotme.
Kjo vepër ka identitet të spikatur kombëtar. Autorët që përfshihen në këtë botim enciklopedik kanë sjellë kontribute të rëndësishme në fushën e dijës .
Një nga figurat qendrore të kësaj akademie ka qenë kryetari i saj prof. dr. Skëndet Kodra,Ph.D i cili mundi të përbashkojë dijen shqiptare dhe më gjerë, të shtrirë në pesë shtetet ballkanike ku shqiptarët janë pjesë e rëndësishme e tyre dhe në Diasporë dhe që ky kontribut shqiptar po ngrihet vazhdimisht drejt nivelit botëror.
Tashmë Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Artit me seli në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup është bërë epiqendra e mendimit skencoro- akademik që prodhohet në trojet etnike shqiptare duke sjellë gjallëri dhe freski në fushë të artit dhe shkencave kudo në botë.
Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve është mbështetur fort mbi arritjet e deri tanishme të dijetarëve shqiptarë, i ka parë kontributet e tyre akademike si arritje të çmuara dhe i ka vlerësuar vazhdimisht.
Por çdo arritje është njëkohësisht pikënisje nga ku fillon e ngrihet një arritje tjetër.
Në këtë kuptim, duke ruajtur vlerën e arritur, janë bërë përpjekje për arritje të reja dhe që këto – kontribute akademike janë të rëndësishme sidomos në fushë të Mjekësisë , Albanologjisë etj.
Albanologjia ende nuk e ka thënë fjalën e saj përfundimtare, sepse kërkohen studime të thelluara në gjuhësi dhe antropologji, në histori dhe arkeologji, në besimet pagane që emërtohen pellazgjike dhe që kanë bashkëjetuar me shqiptarët deri në ditët e sotme.
Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, si akademi e trojeve shqiptare dhe e Diasporës u ka dhënë një ndihmesë të çmuar shkencave ekzakte dhe atyre shoqërore, veçanërisht në fushë të Albanologjisë, ku gjithnjë e më shumë, anëtarët e kësaj akademie kërkojnë të depërtojnë në atë histori që nga historianët quhet parailire.
Nëse për grekët historia para helene apo pellazgjike është e dokumentuar prej autorëve të antikitetit dhe helenët nuk kanë patur asnjë lidhje gjenetike me pellazgët; shqiptarët e sotëm ruajnë tradita dhe zakone që e kanë zanafillën nga ajo periudhë që autorët e antikitetit i emërtojnë pellazgjike siç është adhurimi për lisin e shenjtë apo adhurimi për malin e Tomorit që kanë qenë rite që kanë përcaktuar identitetin e asaj popullsie që quhej pellazgjike.
Disa nga studimet që janë marrë me periudhat para ilire janë të nivelit akademik dhe përbëjnë arritje të këtij institucioni në botën akademike shqiptare.
Disa nga arritjet e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve, kanë prekur në thellësi sferat e dijes njerëzore, aty pasqyrohet qartë identiteti ynë kombëtar, autoktonia e shqiptarëve në trojet e veta, marrëdhëniet me popujt e tjerë prej të cilëve ka dhënë dhe ka marrë çfarë shoqëria njerëzore ka arritur në shkencë dhe arte dhe që kanë shërbyer për një ecje të sigurt të njerëzimit drejt progresit dhe përparimit shoqëror.
Aty do të gjesh të pasqyruara marrëdhëniet e popullit tonë nga qytetërimet e lashta mesdhetare deri në ditët e sotme.
Në studimet e autorëve që janë marrë me historinë e shqiptarëve dhe të trojeve të tyre del në dukje se uniteti i shqiptarëve ka patur në themel tolerancën dhe harmoninë midis tyre, tipare që janë manifestuar në të gjitha fushat e jetës.
Në këtë enciklopedi do të gjesh autorë me veprimtari të gjerë dhe me vlera të spikatura në fushën e mjekësisë, teknologjisë ,biznesit , gjuhësisë të cilat konsiderohen studime të mirëfillta shkencore duke i dhënë një shtysë të mëtejshme shkencës shqiptare në veçanti .
Raportet e gjuhës shqipe me gjuhët e popujve fqinj, që nga antikiteti deri në ditët e sotme janë dëshmi e sigurt e ekzistencës së shqiptarëve në trojet ku jetojmë sot që nga kohët parahistorike.
Këto studime gjuhësore janë shoqëruar me një dokumentacion të pasur dhe me burime të drejtpërdrejta nga autorë shqiptarë dhe të huaj që janë marrë me origjinën e shqiptarëve dhe gjuhës shqipe.
Letërsia shqipe është gjetur në këto vitet e fundit në kuota të lartësuara që qëndrojnë denjësisht përkrah letërsisë botërore.
Ajo shkruhet brenda trojeve shqiptare, por dhe jashtë tyre në Diasporë.
Pavarësisht se ku shkruhet dimensioni i saj artistik ka rrokur gjithë dimensionin e hapësirës botërore.
Ajo troket në çdo portë ku brenda saj ka një qënie njerëzore që lufton për ta bërë botën më të bukur dhe më të mirë.
Mjekësia, letërsia shqipe , historiografia, arkeologjia , mikro dhe makroekonomia etj.i ka kapërcyer kufijtë e trojeve të saj, çmohet e vlerësohet ngado, në çdo veprimtari që ka brenda saj përmasën botërore.
Personazhet e mjekësisë janë Nobelista , ata të letërsisë shqipe etj., e individualizojnë njeriun e shtrirjes gjeografike ku ata jetojnë dhe veprojnë, po aq lehtësisht u përgjigjen vlerave universale që mbart njeriu i kohëve moderne.
Veprat e artit, sidomos piktura, kanë shtegtuar anë e kënd botës dhe kanë përcjellë botën e pasur shpirtërore të shqiptarit, model nëpër kohra i shpirtit paqësor dhe liridashës.
Në këtë “Leksikon enciklopedik” ku janë përfshirë 352 autorë në të gjitha fushat e dijës njerëzore janë nga trojet tona shqiptare dhe Diaspora
Do të gjesh personalitete të spikatura me kontribute shkencore dhe artistike që janë ngritur vazhdimisht drejt nivelit evropian dhe botëror.
Duke lexuar bibliografitë e këtyre autorëve lexuesi do të gjejë fushën e interesit të tij, do t`u drejtohet lehtësisht biliotekave dhe librarive.
Duke lexuar këtë libër enciklopedik do të vijë më e plotë pamja e gjithë arritjeve shkencore dhe artistike të deritanishme të realizuara nga Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe e Arteve dhe të gjithë atyre shkrimtarëve dhe studiuesve që kanë bashkëpunuar me këtë institucion prestigjioz të trojeve shqiptare dhe në Diasporë.
Një falenderim të veçant ka Stafi botues akademik i cili më përkushtim kryen punën e tyre më shumë sukses në këtë Libër akademik.
Prishtinë, 10.10.2020.

Lamtumirë Dragoi Kuqezi

 

Ish kryetari i Alencës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, përmes një postimi në facebook, ka shprehur hidhërimin për lajmin e ndarjes ngaj eta të mikut të tij, publicistit të njohur Nuri Dragoi. Duke vënë në pah cilësitë dhe veprën e jashtëzakonshme që Dragoi la pas, Spahiu shpreh pikëllimin për pamundësinë për të qenë në funeralin e gazetarit.

Postimi i plotë: Sot në mëngjes, pushoi së rrahuri zemra e bashkë-themeluesit të Aleancës Kuqezi Prof. Nuri Dragoi, për shkak të Covid-19.

Nuri Dragoi nuk ishte kurrë deputet, por ishte autor i mbi 30 librave për çështjen kombëtare! Nuri Dragoi nuk ishte ministër, por kishte mbi 200 publikime për Shqipërinë Natyrale. Nuri Dragoi nuk kishte pasaport diplomatike, por ishte kërcënuar me vdekje nga qarqet greke dhe Athina

Nuri Dragoi nuk ftohej në televizione, por ishte themelues i medias së lirë dhe gazetës së parë. Nuri Dragoi nuk ishte i pasur në para, por pena e tij i thuroi perla historisë së patriotizmit shqiptar.

Me Nuri Dragoin shkruam së bashku “Kontratën Kuqezi”, dhe marshuam në çdo fshat dhe qytet të Shqipërisë.

Sot ne humbēm mikun, shokun, shkrimtarin, diplomatin, studiuesin, publicistin dhe nacionalistin modern. Sot ëndrra e Nuriut u shua. Ai nuk mundi ta shoh as Shqipërinë e Bashkuar dhe as kauzën kuqezi të fituar.

Mijëra rreshta ka shkruar për Shqipërinë, Kosovën, Iliridën, Camërinë dhe mua më duhet ti rilexoj sot i pikëlluar dhe i përlotur nga pamundësia, për të qënë atje.

Sot do doja ta mbuloja me flamurin kuqezi, për të cilin u përkushtua gjithë jetën e tij. Sot nga larg dhe në pamundësi për ta përcjell në banesën e fundit, legjendën kuqezi, po i shkruaj këtë ngushëllim familjes e cila duhet krenohet me këtë burr fisnik, të Shqipërisë Etnike.

Lamtumirë Dragoi Kuqezi

“Mua edhe mund të më vrasin, por gjuhën dhe kombin shqiptar nuk do të mund t’i vrasin kurrë”


Me 14 tetor të vitit 1929, derisa po kthehej nga Prizreni në Zym, aty rreth muzgut, Shtjefën Gjeçovi u sulmua në një pritë nga xhandarët serbë. Me dhjetëra plumba u shkrepën mbi të. Vdekja ishte e menjëhershme. Vendimi për vrasjen e tij ishte marrë ne Beograd. Nga viti 1921 Gjeçovi, në mënyrë të hapur dhe aktive, i ishte kundërvënë politikës serbe, e cila synonte deshqiptarizimin total të Kosovës. Kudo që shkonte e predikonte, Gjeçovi fliste hapur kundër kësaj politike. Ai ishte një intelektual tipik i Rilindjes Kombëtare, që besonte se feja ka vlerë vetëm për aq kohë sa i shërben mirëqenies së kombit.





Si një lexues pasionant i dijeve sociologjike të kohës, ai e dinte se identiteti i një kombi është kontratë me të parët e tij, një rigjetje e rrënjëve të tij të mbulura nga stuhitë e historisë. Kështu, ai i vetëm i hyri një pune të madhe: gjetjes së këtyre rrënjëve. Sapo përfundonte liturgjitë fetare, ai shndërrohej në arkeolog dhe etnolog, për t’u dëshmuar bashkëatdhetarëve të tij dhe botës rrënjët evropiane të popullit shqiptar.

Por Gjeçovi nuk kishte shije të sofistikuara vetëm për arkeologjinë, etnologjinë e gjuhësinë. Ai kishte edhe një sens të hollë për zhvillimet politike të kohës. Ai i kuptonte me një qartësi të mahnitshme ngjarjet politike rreth tij, lojërat dhe intrigat që luheshin në kurriz të shqiptarëve. Në vitin 1921 kryeministri dinak serb, Nikolla Pashiq ia kishte dalë ta mashtrojë kapedanin e Mirditës Gjon Marka Gjonin, duke e bindur atë se qeveria e Tiranës ishte thjesht një qeveri islamike e se ai duhej ta shpallte shtetin e tij të pavarur nga shteti shqiptar, të ashtuquajturën “Republika e Mirditës”.

Pashiqi i kishte premtuar se Serbia do ta njihte menjëherë pavarësinë e Mirditës dhe do të ndikonte që edhe Lidhja e Kombeve të bënte të njëjtën gjë. I mashtruar Gjon Marka Gjoni u nis për në Prizren, aty ku ishin bërë përgatitjet për shpalljen e Republikës së Mirditës. Shtjefën Gjeçovi, që ato ditë ndodhej në Zllakuqan, e morri vesh lajmin. Tronditja e tij ishte e madhe. E la në gjysmë liturgjinë që po udhëhiqte, hyri në dhomën e tij private, morri një flamur kuq e zi që e mbante gjithmonë afër vetës dhe i tha ndihmësit të tij se duhej të niseshin menjëherë për në Prizren.

Një gjamë e madhe po i gatuhej kombit dhe ai nuk mund të rrinte duarkryq. Kur arriti në Prizren, kapedani i Mirditës kishte kohë që ndodhej aty. Gjeçovi i kërkoj takim sy me sy për t’ia hapur sytë e çorruar nga mashtrimi i Pashiqit. Gjeçovi i tha kapedanit të Mirditës se ka ra në kurthin e Pashiqit, se qeveria e Tiranës nuk është qeveri antikatolike, por një qeveri kombëtare shqiptare, se qëllimi i Pashiqit është të nxisë luftë ndërfetare midis shqiptarëve dhe kështu të shkatërroj shtetin e sapo krijuar shqiptar dhe pas kësaj t’i bindë fuqitë e mëdha për një ricoptim të tokave shqiptare. Kapedani i Mirditës s’po u besonte veshve, çfarë ishte duke dëgjuar. Gjeçovi u ngrit të dilte nga takimi dhe në derë ia tha fjalët e fundit : “Kjo rrugë që ke marrë është rrugë e tradhtisë kombëtare”.

Një njeri që nuk kishte tjetër mjet në dorë, përveç fjalës, nuk mund të bënte më shumë. Gjeçovi u nis për t’u kthyer në Zllakuqan, por fjalët e tij ndikuan shumë që mashtrimi i Pashiqit të demaskohej dhe turpërimi i Mirditës të përfundonte me pak pasoja. Natyrisht, këtë dhe shumë veprime të tjera, qeveria e Beogradit nuk do t’ia falte kurrë Gjeçovit. Pasi kishte shkatërruar lëvizjen e armatosur antiserbe në Kosovë, kjo qeveri tani i ishte kthyer shkatërrimit edhe të atyre pak individëve që po përpiqeshin për një rezistencë shpirtërore kundër sundimit brutal serb në Kosovë.

Sigurisht i pari që duhej të goditej ishte Shtjefën Gjeçovi dhe kjo gjë ndodhi në muzgun e 14 tetorit të vitit 1929. Gjeçovi, një mendje iluministe dhe guximtare, që po përpiqej të ndriqonte në natën e madhe të robërisë së Kosovës, u shua atë ditë në shpatijet e Zymit nga plumbat e xhandarëve serbë. Pas mbetën fjalët e tij profetike : “Mua edhe mund të më vrasin, por gjuhën dhe kombin shqiptar nuk do të mund t’i vrasin kurrë”.


Shtjefan

 

Shtjefën Gjeçovi, Shenjti i shuar nga kriminelët
Shtjefën Gjeçovi, Shenjti i shuar nga kriminelët16.10.2019 | 10:23
Nga: Gani Qarri
 
Një shërbyes fetar me gjithë punën që bënë, nuk mund dhe nuk duhet të quhet "shenjtë", nëse ai nuk është atdhetar!
 
Kështu do të shprehej edhe para tytave të vdekjes, korifeu që plotësoi në përplotëni edhe kushtin e lartcekur jetik, për tu quajtur  "Shenjt" i kombit, i pavdekshmi At Shtjefën Gjeçovi.
 
Ai u lind më 12 korrik të vitit 1874, në Janjevë ku edhe kreu vitet e para të shkollimit fillor, për  ti vijuar ato nga mosha 10 vjeçare, në kolegjin fetar të Troshanit pran Lezhës, ndërsa studimet do ti mbaronte në Bosnjë e Hercegovinë. 
 
Në vitin 1892, Shtjefni u anëtarësua në kuvendin françeskan të Fojnicës, për ti vijuar studimet e filozofisë në Kuvendin e Dërventës, Banjallukës dhe Livnos, po në Bosnjë.
 
Megjithëse Shtjefën Gjeçovi pothuajse të gjitha mësimet do ti merrte në shkolla fetare, patriotizmi i tij i flakët dhe dashuria e madhe ndaj kombit e atdheut, do ta bënin atë njërin ndër atdhetarët më të denjë shqiptar.
 
Madje edhe pse në vend të huaj dhe me mision fetar, Gjeçovi përveç mësimeve fetare edhe nga ajo distancë me atdheun, studioi në hollësi dhe me pasion të thellë çështjen kombëtare shqiptare si dhe gjuhën tonë amtare, duke u bërë mysafir i rregullt i leksioneve të "Tolocit" në Kreshevë,ku shpjegohej origjina e gjuhës shqipe dhe lashtësia e shqiptarëve.
 
I frymëzuar nga të njohurit e gjuhës dhe malli ndaj atdheut, Shtjefën Gjeçovi do të fillonte të shkruante edhe poezi në gjuhën e tij amtare, ndërsa pas një kohe ai botoi edhe një libër me poezi prej 350 faqesh i cili asokohe u deponua në manastirin Kreshevës.
 
Mësues dhe Meshtar
 
Pas mbarimit të studimeve teologjike Shtjefën Gjeçovi nga fundi i qershorit të vitit 1896 mori titullin meshtar françeskan dhe sipas shënimeve nga monografia e Shtjefën Gjeçovit,të shkruar prej autorëve Ruzhdi Mata e Rrok Zojzi ,ai po atë vit (1896) që më 25 korrik, do të shugurohej prift në fshatin Zllakuqan afër Klinës.
 
Se Shtjefën Gjeqçovit, vërtetë gjithmonë i rrahu zemra fort për gjuhë, komb e atdhe, e dëshmojnë edhe autorë e monografisë së tij, të cilët thonë se kudo që At Shjefni punoi, në vend të kumbimit të kambanave të kishës, do të jehonte fort zëri i tij kombëtar me organizimin dhe dhënien e mësimit për nxënësit shqiptar në gjuhën amtare shqipe.
 
Sipas shënimeve biografike të tij, Shtjefën Gjeçovi pak pasi kishte kaluar një vit shugurimi si prift, më 15 shtator të vitit 1887, hapi shkollën e parë në gjuhën shqipe në fshatin Zllakuqan afër Klinës, që ishte edhe shkolla e parë shqipe në Kosovë.
 
Pra përveç punës si meshtar edhe ai, njëjtë si dëshmori i gjuhës Papa Kristo Negovani, do të hapte një por shumë shkolla për mësimin e gjuhës shqipe, ndërsa mësues i parë i shkollës së parë shqipe në Kosovë  ishte vet at Shtjefën Gjeçovi.
 
Pas shumë vitesh të kaluara në vende të ndryshme në Shqipëri e deri në Zar të Kroacisë nga viti 1926, Shtjefën Gjeçovin do ta gjejmë me shërbim në trojet shqiptare nën pushtimin jugosllav.
 
Mësuesi i talentuar kombëtar, i cili që në moshën 23 vjeçare, përveç shërbimit në kishë, petkun fetar diti ta shndërronte edhe në "uniformë" të arsimtarit në të gjitha shkollat me mësim në gjuhën shqipe, kudo që ai punoi me nxënësit shqiptar, të cilët me aq dëshirë e pasion të lartë, mësonin nga ai, në gjuhën amtare. 
 
Ndaj shkolla e fshatit Zllakuqan në shenjë nderimi për kontributin që dha ky burrë i madh i kombit edhe sot krenohet e punon e stolisur me emrin e tij, emrin e patriotit Shtjefën Gjeçovi.
Studimet etnografike
Në vitin 1899,Shtjefni u dërgua të shërbente në Laç,ku krahas shërbesës fetare, do të merrej edhe me studimin gjeografik të rajonit si dhe mbledhjen e folklorit dhe fjalëve të urta popullore të atyre anëve, popullsia e të cilave jetonte në varfëri të skajshme.
 
Mjerisht në gjendjen çfarë ata ndodheshin, atyre nuk u ndihmonin më as fjalët e ëmbla të priftit, madje as atëherë kur ai mundohej t`ua lehtësonte vuajtjet dhe nga dhembja para mjerimit të rëndë që i kishte kapluar, detyrohej tu thoshte, se "ashtu e kishte shkruar zoti të jetonin" dhe se ata " duhej të shpresonin për jetën në amshim".
 
At Shtjefni kishte marrë për detyrë të shkruante për gjendjen dhe traditat sipas të cilave ata jetonin dhe t`ua dokumentonte edhe brezave të ardhshëm virtytet e larta, bashkë me vuajtjet e papërshkrueshme të asokohshme të tyre.
 
Shtjefën Gjeçovi, shkrimet e tij, prej vitit 1900,deri më 1902, do ti botonte tek revista "Albania",dhe në të njëjtën kohë ai do tu drejtonte edhe shumë apele, të gjitha organeve të kohës për gjendjen tejet të rëndë ekonomike të banorëve shqiptar në ato mote të vështira.
 
Por edhe përkundër të gjitha vështirësive, me dëshirën që të paktën ti arsimonte dhe rriste vetëdijen e shqiptarëve kudo që arrinte, ai nuk kufizohej në të angazhuarit vetëm si fetar por më tepër si intelektual i këtij populli të varfër, i cili me ndihmën e konsullatës Austro-Hungareze në Durrës, do të arrinte të rihapte sërish shkollën në Laç.
 
Aktiviteti i pareshtur kombëtar do ta njihte Shtjefën Gjeçovin me shumë personalitete historike të kohës, por edhe vizitoi shumë vende të njohura në trojet tona etnike, përfshi malin e Tomorit, të cilit pas përshtypjeve të krijuara nga madhështia e këtij mali, do t`ia kushtonte edhe disa poezi. 
 
Ndërsa njëra nga Poezitë më të shquara të at Shjefën Gjeçovit ishte "Beja e Shqiptarit" botuar në vitin 1902,nën pseudonimin "Lkeni i Hasit" në revistën Albania, gjë që dëshmonte se sa shumë e donte dhe ishte i lidhur me mish e me shpirt me Hasin.
 
Aktiviteti Pedagogjik i Shtjefën Gjeçovit
 
Siç del nga e tërë veprimtaria e tij e bujshme, At Shtjefën Gjeçovi, për detyrë të veten përkushtuese dhe jetësore, kishte marrë me vullnetin e tij personal edhe arsimimin e gjeneratave shqiptare,ndaj kudo që dërgohej me shërbim fetar, ai zhvillonte edhe aktivitet të dendur kombëtar.
 
Kështu që, është me shumë rëndësi të përmendet fakti historik, se gjatë qëndrimit të tij në Laç e rrethinë, kohë kur shqiptarët deri në fund të vitit 1908, ende nuk kishin alfabet të vetin zyrtar, për nevojat pedagogjike të shkollës që kishte hapur ,Shtjefën Gjeçovi do të tubonte 12 shenja të kodeve të moçme shqiptare dhe format e vjetra ekzistuese të shkronjave shqipe, duke arritur të bënte shkrirjen dhe përshtatjen e tyre në një alfabet të përkohshëm, për përdorim në vendet dhe shkollat ku ai mbante mësim.
 
Po në këtë kohë ai filloi të shkruante edhe veprën e tij më madhore "Kanunin e Maleve" i cili pothuajse do të bëhej kryevepra e At Shjefën Gjeçovit. 
 
Në vitin 1906,nga Laçi ai u transferua në Zar të Kroacisë, ku do të punonte si mësues i kurseve të gjuhës shqipe që mbaheshin atje, por për shkak të disa mospajtimeve me udhëheqjen françeskane të Kishës, në shenjë proteste pas gjashtë muajsh At Shjefni do të largohej nga Zara.
 
Për fatin e Shjefën Gjeçovit, Austro-Hungaria ishte shteti i cili kishte përgjegjësin e mbrojtjes dhe të mbikëqyrjes së të drejtave të pjesëtarëve të besimit katolik, gjatë kohës së sundimit otoman në Shqipëri, dhe konsullatat e saj përkujdeseshin edhe për kishat dhe emërimet e meshtarëve të tyre në trojet shqiptare në koordinim me Vatikanin. 
 
Ndaj Konsulli Austro-Hungarez, i cili kishte marrëdhënie të mira dhe çmonte lartë inteligjencën e at Shjefën Gjeçovit,pas largimit të tij nga Zara, do të kujdesej që në vjeshtën e vitit 1906, ai të emërohej drejtor i shkollave françeskane për vajza dhe djem në Shkodër, të cilat financoheshin nga Austro-Hungaria.
 
Qëndrimet e tij kombëtare, bënë që më 1 maj të vitit 1907, ai të organizonte një protestë, në formë shetie me nxënës në Shkodër.
 
Por veprimtaria kombëtare e at Shjefën Gjeçovit e pengonte Kishën françeskane , ndaj kjo edhe u bë shkak që me kërkesën e Kishës, at Shjefën Gjeçovi, nga qyteti Shkodrës, të transferohej në një vend si Gomsiçe.
 
Megjithatë pa mbaruar muaji i parë, me ndihmën e Konsullatës Austriake, Gjeçovi ynë i shenjtë edhe aty do të hapte një shkollë në gjuhën shqipe.
Mbledhës i Folklorit dhe zbulimeve arkeologjike.
 
Shtjefën Gjeçovi, përveç shkollimit të fëmijëve dhe të rinjve shqiptar, në Gomësiçe kishte filluar të studionte edhe shkrimtarët kombëtar dhe të merrej me mbledhjen e folklorit, etnografisë, studimet arkeologjike dhe historinë kombëtare të shqiptarëve, veprime këto që do ti vazhdonte, me gjithë ndërrimet e shpeshta  të vend punimeve të tij, nga kisha françeskane, kudo që ai caktohej të punonte në trojet tona etnike.
 
Pas mbledhjes së gojëdhënave dhe legjendave të moçme, si dhe gjetjeve të besueshme arkeologjike nga ana e At Shtjefën Gjeçovit, faktet e zbuluara autentike, bënë që ai të bindej në plotëni dhe shprehej me argumente se rrënjët e shumë hyjnive të lashta, gjendeshin të ngulitura fort, pikërisht në tokën tonë etnike shqiptare.
 
Për thëniet e veta at Shjefni u bazua edhe në folklorin e mbledhur dhe në këngët popullore të shqiptarëve gjithandej, të cilat siç do të shkruante shumë vite më parë edhe filozofi dhe folkloristi i njohur gjerman Johann Gottfried Herder "Këngët e një populli janë arkiva e lashtësisë dhe thesari i ngjarjeve nëpër të cilat ai ka kaluar dhe mbajtur gjallë historinë e mbijetesës së vet nëpër kohë, gjë që medoemos, duhej të vlente edhe për shqiptarët.
 
Argument ky që fitonte edhe më shumë në peshë, për vet faktin se shqiptarët deri pak para çlirimit nga otomanët, nuk kishin shkrim-lexim as alfabet të vetin zyrtar, që të mbanin shënime autentike mbi të kaluarën e tyre.
 
Institucioni arkeologjik i At Shtjefën Gjeçovit përkundër detyrës së meshtarit, në Gomsiçe punoi mbi shtat vite, që nga fillimi i vitit 1907 deri në vitin 1914, por pas disa zënkave me drejtuesit françeskan dhe parinë e vendit, të cilët e shihnin si pengesë aktivitetin kombëtar dhe patriotizmin e madh të at Shjefnit, ai u përjashtua edhe një herë nga puna e meshtarit.
 
Megjithatë At Gjeçovi jo vetëm që nuk i ndaloi për asnjë moment hulumtimet arkeologjike, arsimimin e të rinjve dhe punën atdhetare, por vijoi me këmbëngulje edhe më tej gërmimet e pareshtura të vendeve historike, në të cilat do të zbulonte se visaret e vërteta kombëtare, gjendeshin të mbuluara thellë nën dheun e tokave shqiptare, kurse historia jonë e pashkruar,vërtetë mbahej e ruajtur vetëm në kujtesën dhe këngët e popullit tonë të robëruar ”!.
 
Kështu që me aktivitetin e vet të pa lodhshëm dhe angazhimin personal Shjefën Gjeçovi arriti të mblidhte mbi 500 objekte dhe artefakte të ndryshme arkeologjike që nga enët prej balte, vegla të ndryshme pune e deri te monedhat e kohës ilire, si dhe materiale të shumta etnografike duke krijuar edhe një institucion në formë koleksioni arkeologjik, të parin dhe vetmin për kohën e tij, në të gjitha trojet tona etnike.
 
(Iacrumitarium) e At Shjefën Gjeçovit
 
At Shtjefën Gjeçovi ishte bërë emër me nam dhe aq i njohur e i respaktuar në të gjitha trojet etnike shqiptare, sa që, atë shkonin ta takonin edhe personalitetet më të njpohura të kohës, duke udhëtuar me orë të tëra këmbë deri në fshatrat më të thella malore ku ai angazhohej vullnetarisht me hulumtime historiko-etnografike, apo dërgohej të punonte.
 
Njëri nga burrat e mëdhenj që do ta vizitonte ishte edhe Faik Konica, i cili do të befasohej me koleksionet e rralla arkeologjike të mbledhura dhe të ruajtura me aq kujdes nga At Shtjefën Gjeçovi.
 
Madje me rastin e vizitës që do ti bënte Shtjefën Gjeçovit në Gomsiçe,përveç tjerash Konica mbeti veçanërisht i habitur kur mbi tryezën e at Gjeçovit, gjeti edhe një enë të vjetër të quajtur "Lotore" (Iacrumatorium), për të cilën vetëm flitej nga më të vjetërit, por për ta gjetur e dokumentuar,deri atëherë, ende nuk kishte mundur askush tjetër përveç At Shtjefën Gjeçovit.
 
Kjo enë- apo lotorja sipas besimeve të hershme dhe traditës së vjetër të shqiptarëve, u vihej të vdekurve te koka, ngase mendohej se edhe ata qanin, ndaj kur varroseshin u vendosej pranë koke që të kishin ku ti derdhnin lotët,për jetën e tyre të kaluar.( Faik Konica, "Ca kujtime mbi At Gjeçovin" Revista "Dielli" 18 Mars 1930.
 
Për aq më tepër, sipas shkrimit studiues të Anton Çetës me titull " Kultura shqiptare në periudhën e Rilindjes", Thesari i zbulimeve arkeologjike të At Shtjefën Gjeçovit, ishte vlerësuar lart edhe nga arkeologë dhe etnologë të njohur botëror si Maruki, Ugolini, Nopça, etj.
 
Po ashtu, shteti shqiptar në shenjë mirënjohje ndaj veprës dhe zbulimeve të tij, në vitin 1962, do ta dekretonte Shtjefën Gjeçovin si Etnografin e par shqiptar.
 
Është tejet interesant dhe duhet të theksohet fort fakti, se at Shjefën Gjeçovi ishte aq atdhedashës e patriot i madh kombëtar, sa që edhe në kapitujt dy-dhe tre të librit "Agimi i Qytetnisë" botuar më 1910 në Shkodër, la Sakrilegjin e tij të pavdekshëm i cili vlen shumë edhe për ditët e sotme ndër shqiptarët kudo, në të cilin shkruante: "Një shërbyes fetar me gjithë punën e mirë që mund të bëj,nuk duhet të quhet “ shenjt” nëse ai nuk është edhe atdhetarë!.
 
Kongresi i Alfabetit
 
Më 23 korrik të vitit 1908, tubimi i mbi 30 mijë bashkëkombësve nga Isa Buletini në Ferizaj dhe ultimatumi dërguar Sulltan Hamitit të dytë, që ose të rikthente kushtetutën ose shqiptarët do të nisnin kryengritjen dhe mësynin Shkupin, detyruan atë, të lejonte mbajtjen e zgjedhjeve të reja,ku do të fitonte partia e turqve të rinj, (xhonturqit) që u kishte premtuar më shumë të drejta kombëtare dhe shkolla në gjuhën shqipe edhe shqiptarëve.
 
Kështu që përderisa u forcuan në pushtet, fillimisht,xhonturqit u detyruan ti mbanin premtimet e dhëna, ndaj nga 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908, në Manastir u organizua kongresi i shkronjave shqipe, ku u vendos për një alfabet të përbashkët kombëtar.
 
Alfabet i cili do tu mundësonte të gjithë shqiptarëve, klubeve të tyre kombëtare dhe shkollave në gjuhën amtare që do të hapeshin me shpejtësi gjithandej ku flitej shqip, të mësonin dhe shkruanin e lexonin me ABC-n, e tyre të njësuar kombëtare.
 
Krijimi i Alfabetit Kombëtar,jo vetëm se do ta gëzonte shumë edhe patriotin e denjë dhe mësuesin e shquar At Shtjefën Gjeçovi, por ai këtë ngjarje me rëndësi jetike për shqiptarët dhe gjuhën e tyre amtare, do ta merrte edhe si grishje për çlirim të trojeve tona etnike, nga sundimit mese 500 vjeçar turk.
 
Shtjefën Gjeçovi luftëtar
 
Në fakt At Shjefën Gjeçovi, që nga viti 1900, kishte lëshuar kushtrimin për lirinë e shqiptarëve me thirrjen “Ngreu Shqypni”:
 
Ndërsa nga momenti kur u miratua Alfabeti,jo vetëm se do të interesohej shumë për studimin e kryengritjeve kombëtare, por ai edhe pse i veshur në petkun fetar, në vitet 1909– 1912,derisa shërbente në Gomsiçe do të hidhej edhe vet në luftën për liri duke marrë pjesë të drejtpërdrejt dhe aktive për afro një javë,me pushkë në dorë në luftimet e ashpra të Gomsiçes, detajet e së cilës do ti përshkruante në shënimet e veta "Djaloshi nga Gojani". 
 
Ja një nga strofat e kushtrimit të At Gjeçovit për lirinë e shqiptarëve; “Ngreu Shqypni”!:
-Ngrihuni burra, çonju trima!
-Për Shqypni ta derdhim Gjakun!
-Në luftë shqyptarë porsi vetima
 -Liri të lypim, të lypi  hakun!
 
Kjo dëshmon më së miri se megjithëqë ai ishte famullitar, kur u vu në pyetje liria dhe fati i atdheut, At Gjeçovi nuk hezitonte ta kapte edhe pushkën për mbrojtjen e tij.
 
Madje, duke përjetuar rëndë robërinë e vendit dhe bashkëkombësve të vet, veçanërisht me rastin e okupimit të Kosovës nga Serbia, At Gjeçovi lëshoi botërisht thirrjen publike:
 
"Atdheu është mbi të gjitha, mbi fetë dhe jetërat!
 
Të cilën e pasuroi me sakrilegjin e tij, të shprehur në formë të kushtrimit kombëtar, se;
 
"Një shërbyes fetar me gjithë punën e mirë që mund të bëj, nuk duhet të quhet “ shenjt” nëse ai nuk është edhe atdhetarë!
 
Ky sakrilegj monumental i at Shjefën Gjeçovit, ndikoi aq fuqishëm edhe te klerikët tjerë kombëtar, sa që të gjithë njëzëri, që atëherë u deklaruan publikisht, se: "Pa atdhe nuk ka fe"!
 
Flamuri i ngritur nga At Gjeçovi mbi Vaun e Dejës
 
Në kohën e tij, vendi përjetonte krajata të mëdha vuajtje e mjerimi, në përpjekjet për liri dhe çlirim.
 
Ndaj përveç faktit se ai nuk hezitoi që edhe me pushkë në dorë të luftonte krah për krah me kryengritësit shqiptar kundër armiqve dhe pushtuesve të atdheut, për të dëshmuar patriotizmin e tij të flakët, pas ngritjes së flamurit në Vlorë, edhe at Shtjefën Gjeçovi do ta ngrinte Flamurin Kombëtar mbi Kalanë e Dejës, duke shpalosur kështu tërë dimensionin e vet të njëmendtë kombëtar!
 
Përpjekjet e at Gjeçovit për shuarjen e gjaqeve
 
Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Shtjefën Gjeçovi, i vuri edhe një detyrë shtesë vetes dhe u mundua me mish e me shpirt për mbylljen e një plage të vjetër të kombit si shuarja e gjaqeve në mes të shqiptarëve.
 
At Shtjefni do të merrej seriozisht edhe me studimin e hakmarrjeve në trojet tona etnike duke shpresuar në gjetjen e "ilaçit" adekuat për shërimin e kësaj plage të rëndë kombëtare.
 
Por fatkeqësisht as kjo nismë e shenjtë,e At Gjeçovit nuk do ti pëlqente qendrës françeskane në Shkodër, e cila vetëm për këtë shkak do të përjashtonte sërish patriotin Shtjefën Gjeçovi nga puna.
 
Madje me gjithë reagimet e mëdha të fshatarëve dhe kërkesat e tyre këmbëngulëse për kthimin e tij, paria pro-italiane françeskane, pa të drejtë, do ta linte At jeçovin gjatë gjithë vitit 1914,pa punë.
 
I lodhur dhe mbetur pa asnjë mbështetje, në vitin 1916, Shtjefën Gjeçovi do të shkonte në pjesën më të varfër, të shkatërruar nga lufta dhe të vërshuar edhe nga sëmundja e kolerës, në Theth ku do të hapte një shkollë shqipe duke bërë jetën e rëndë të skamjes së madhe bashkë me banorët vendor.
 
Për aq më tepër, në mungesë të bukës, ai mundohej ti ushqente fshatarët me dije,në mënyrë që të mësoheshin të luftonin për të drejtat e tyre,një jetë më të begat dhe të ardhme mirë të mirë për ta dhe fëmijët e vet, të cilët mezi u mbijetonin varfërisë dhe kushteve të rënda të jetesës.
 
Hero i shkollave shqipe
 
At Shtjefën Gjeçovi, sapo ishte familjarizuar me jetën e vendit dhe banorët e varfër të Thethit, ende pa përfunduar vitin, nga paria françeskane do të detyrohej të shkonte në një vend jo vetëm të varfër por edhe shumë të rrezikshëm për jetën, si në Prekal ku asokohe vepronin shumë banda dhe grupe të ndryshme haraqegjinjësh.
 
Kështu që në vitin 1917, ai do të vendosej në Prekalin e varfër e të shkatërruar,ku nuk mund të gjente qetësi edhe nga cubat e shumtë që vepronin në ato anë.
 
Madje përveç se pareshtur kishte punë me ta, atij i duhej edhe ti diktonte se cilët kishin marr malin nga zori për të shqyrtuar mundësit e kthimit të tyre në jetën normale, e cilët ishin të nxitur dhe paguar nga bajraktarët e rretheve për të krijuar probleme për llogari të tyre.
 
Por edhe përkundër krejt fatkeqësive që e rrethonin dhe me të cilat ballafaqohej, At Gjeçovi nuk mund të jetonte pa shkollë e pa nxënës ndaj që në shtatorin e vitit 1917, ai do të hapte edhe aty një klasë mësimi, në të cilën do të punonte gjithë ditën pa pagesë,duke jetuar me bukën që i ofronin fshatarët, para dite me djem dhe pasdite me vajzat e fshatit që të mësonin shkrim-leximin në gjuhën amtare.
 
Për aq më keq, mësues Gjeçovi jo vetëm se nuk paguhej nga askush por edhe kërcënohej në vijimësi, për ndalimin e punës së tij si mësimdhënës.
Ndaj duke parë se ai nuk ndalonte punën me mësimin e fëmijëve shqiptar aty, në vitin 1919, pas 36 vitesh të kaluara, At Shtjefën Gjeçovi do të transferohej sërish në Troshan të Lezhës, ku kishte zhvilluar edhe vet mësimet si fëmijë i ardhur nga Kosova. 
 
Gjatë shërbimit në Troshan, ai rifillon edhe një herë studimet arkeologjike të vendit duke studiuar dhe përshkruar me shumë hollësi lashtësitë e këtyre trojeve ku me punën e tij të palodhshme do të mblidhte mbi 500 objekte arkeologjike, nga periudha të ndryshme kohore me vlera të çmuara historike dhe kombëtare.
 
Por për të penguar dhe lënë në gjysmë punët e tij të nisura e rinisura disa herë, në pjesën e dytë të muajit prill të vitit 1920,me shpresën se shenjti At Gjeçovi,do të afrohej me italianët dhe largohej nga çështja kombëtare, do të dërgohej për të shërbyer në Vlorë, e cila atëbotë mbahej e pushtuar nga Italia. 
 
Ndërsa At Shtjefën Gjeçovi, me të arritur atje, do të kërkonte menjëherë lirimin e objekteve fetare nga italianët, për çka ra në konflikt të hapur së pari me kryepeshkopin e Durrësit-Bianki, e pastaj me qendrën françeskane në Shkodër dhe vet Vatikanin.
 
Për këtë arsye, Vatikani urdhëroi kryepeshkopin Bianki, që At Shjefën Gjeçovit,të mos i lëshonte leje pune në Vlorë, duke detyruar edhe qendrën françeskane në Shkodër që ajo të mos i paguante rrogën Gjeçovit,për shkak se komanda e ushtrisë pushtuese italiane ishte ankuar në Vatikan se At Shtjefën Gjeçovi ishte shumë prift nacionalist dhe i pa dëshirueshëm për ta.
 
Akuzat e rrejshme kundër Gjeçovit
 
Përveç asaj që At Shtjefën Gjeçovi, ishte penguar të punonte në Vlorë, ku kishte kaluar dit e net edhe pa ngrënë bukë, nga qendra françeskane në Shkodër pa fije turpi, kishin filluar ta akuzonin këtë patriot të denjë kombëtar edhe si "serb" e hajn?!, megjithëse për disa kohë, ata nuk i kishin paguar atij as rrogë!
 
Madje,përveç mos pagesës së rrogës, ata At Gjeçovit nuk ia kishin hequr as shpenzimet e udhëtimeve të tij nga Shkodra në Vlorë dhe anasjelltas edhe pse vet e kishin dërguar për të shërbyer atje.
 
Ndaj, Faik Konica i madh në shkrimin me titull "Ca kujtime mbi At Gjeçovin" botuar më 18 Mars të vitit 1930,tek revista "Dielli", duke e njohur mirë ndershmërinë dhe karakterin burrëror të At Shjefën  Gjeçovit, i brengosur thellë mbi shpifjet që i bëheshin pa të drejt këtij atdhetari të madh të kombit, do të shkruante me  dëshpërim:
 
At Gjeçovi ishte burrë i ditur dhe shqiptar i kthjellët të cilit i përkiste çdo mirësi....Por në vend të kësaj atij nuk i mungoj asnjë hidhërim dhe asnjë çpifje, edhe nga ato më të çuditshmet, deri te të mohuarit se ai ishte Shqiptar,vetëm se kishte lindur në një kufi ku mbaron Shqipëria e sotme dhe nis një tjetër ...( Faik Konica, "Ca kujtime mbi At Gjeçovin" Revista "Dielli" 18 Mars 1930)
 
Megjithatë, Shtjefën Gjeçovi,ashtu si mundi, do të qëndronte në Vlorë deri në çlirimin e saj, ku mblodhi shënime me rëndësi të luftës dhe kryengritjes kombëtare kundër pushtuesve italian të Vlorës, duke i botuar ato në shtypin e kohës.
 
Kjo do ti kushtonte ndëshkime të reja nga Vatikani dhe paria e Kishës françeskane në Shkodër, At Shtjefën Gjeçovit duke e dërguar atë nëpër vendet më të vështira dhe pothuajse të pa arritshme për shërbim.
 
Kështu që nga Vlora ku, përkundër të gjitha vuajtjeve dhe urisë e punës pa rrogë, ai kishte krijuar shumë miq dhe emër shembullor për patriotizmin e tij të pashoq, pas vetëm 8 muajsh,atë do ta dërgonin për të shërbyer në Rubik të Mirditës, vend në të cilin kishte punuar mbi 20 vite më parë.
Kthimi në Kosovë
 
Shtjefën Gjeçovi, në vitin 1926, përfundimisht do të dërgohej të punonte në Gjakovë dhe nga Gjakova në fillim të muajit korrik të vitit 1928, ai u transferua në Zym të Hasit, ku shërbeu me devotshmëri jo vetëm si prift por edhe mësues, deri me vrasjen e tij barbare në vitin 1929. 
 
Dita e vrasjes së tij, ishte dita më e kobshme si për At Shjefën Gjeçovin, ashtu edhe për shkollën shqipe në Zym e Has, si dhe të gjithë shqiptarët e të dy besimeve fetare që e donin dhe respektonin më shumë se cilindo burrë tjetër në ato anë, megjithëse ai nuk kishte shumë kohë që jetonte dhe punonte në rajonin e Hasit.
 
Vetëm fakti se që nga fillimi i punës në këtë famulli, ai nisi të bisedonte me banorët vendor dhe organizonte rezistencën rajonale kundër shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi , si dhe në shkollat e hapura prej tij, mësonte fëmijët shqiptar të të dy besimeve fetare, përveç hasmërisë së françiskanëve ndaj tij, At Shjefën Gjeçovin e armiqësuanë veçanërisht shumë edhe me okupatorët serb të Kosovës, sa edhe u vra nga xhandarmëria kriminale serbe.
 
Në Zym okupatorët kishin hapur edhe një shkollë në gjuhën serbe, por shqiptarët iknin nga shkolla e pushtuesit dhe shkonin te mësuesi Shtjefën të mësonin në gjuhën amtare të tyre.
 
Ndaj At Gjeçovi vetëm pse u mësonte gjuhën shqipe fëmijëve dhe të rriturve shqiptar kishte rënë në konflikt të hapur jo vetëm me organet shtetrore të pushtuesit por edhe me të dërguarin e tyre aty, të ashtuquajturin "uçitelj"sllav, apo thënë shkurt e shqip, me mësuesin e okupatorit serb, i cili akuzonte At Gjeçovin se po ia merrte nxënësit, të cilët iknin nga ai dhe shkonin te At Shjefën Gjeçovi për të mësuar shqip.

Gjenerali amerikan Wesley Clark plot dinjitet, koherent dhe shumë i qartë

  Akademik Flori Bruqi Çfarë dëshmitari! Dhe çfarë qëndrimi; plot dinjitet, koherent dhe shumë i qartë në çdo fjalë. Argumentues, logjik, i ...