2020-10-23

Pas zgjedhjeve të Tetorit 2019, Inteligjenca Ruse-Serbe është infiltruar në Administratën shtetërore të Kosovës

Hisen Berisha 1. Diskrepancat politike rrezikojnë sigurinë nacionale. Ajo që ka rëndësi tani për të futur Kosovën në rrugën e identifikimit si shtet sovran e i pavarur dhe që qon drejtë njohjes edhe nga vet Serbia, është miratimi ligjeve të nevojshme për implementimin e “deklaratës së zotimeve” përkatësisht Marrëveshjes së Washingtonit. Siguria e Kosovës është fragjile. Këtë po e dëshmon edhe përforcimi i trupave të KFOR-it në Kosovë. Provokimet e Serbisë përmes agjenturave të saja në Kosovë, si heqja dhe poshtërimi i flamurit të Shqipërisë në Koshare, hyrja brenda territorit të Kosovës në lindje, pastaj provokimet e Lajçak me deklarimet në Beograd janë veprime që nuk i kontribuojnë stabilitetit dhe çdo ditë e më shumë po e zbehin besimin në organizmat e BE ndaj të cilave shqiptarët me arsye historike edhe ashtu s’kanë pasur besim, me përjashtim të ndonjë shteti të veçantë si Gjermania. Një tjetër fenomen permanent që rrezikon sigurinë nacionale është diskrepanca politike doktrinare në politikbërje, e partive politike në pozitë e opozitelë, veprimet destruktive si dalja në rrugë me kauza fiktive etj. Kërkesa insistuese e bashkësisë ndërkombëtare për implementim të marrëveshjeve të arritura në Bruksel edhe e vet asociacionit me krehjen kushtetuese dhe reagimet kundër, janë shkak i mjaftueshëm për ndezjen e situatës e destabilizimin me pasoja afatgjate në proces. Shto kësaj gjendjen ekonomike, mosmiratimin e ligjit të pagave, vonesa e implementimit të pakos së mirëqenies, largimi i ambasadës së SHBA-ve prej zgjedhjes së anëtarëve të këshillit prokurorial, etj. janë shkaqe për destabilizim dhe impakt në sigurinë nacionale. Të gjitha këto forma të veprimit të luftës speciale të Serbisë realizohen përmes agjenturave të shumta e bashkëpunëtorëve që i ka. Të gjitha rastet destabilizuese si vjedhja e domave të sigurisë së larte; Ndërhyrja në sistemin shtetrorë të pagesave nga thesari dhe BQK (Banka Qëndrore e Kosovës); Shtrirja e rrjjetit të komunikimit përmes MTS Serbia që është analog me MTS Rusia, e do ofroj shërbime në telekomunikim si, shërbimet e rrjetit fiks publik: shërbimi i telefonit zanor, shërbimi i vlerës së shtuar, shërbimi i linjës me qira, shërbimi i transmetimit të të dhënave (aksesi në internet), shërbimi i shpërndarjes së përmbajtjes mediatike dhe shërbimet e rrjetit publik celular: shërbimi i telefonit zanor dhe shërbimi i transmetimit të të dhënave. Kjo ka një shtrirje tashmë edhe jashtë teritoreve të komunave të banuara me serb dhe shumë shpejtë do të behet joshëse për çdo qytetarë të Kosovës me koston simbolike që ka ky rrjet. Pretendimet për shitjen e PTK dhe fibrit optik si neuroni i komunikimit të përgjithshëm brenda dhe jashtë vendit si dhe frekuencave mediale, do të na fusin sistemin e komunkimit të Republikës së Kosovës nën kontrollin e Beogradit dhe Moskes. Mosveprimi i qeverisë e topitë edhe veprimin e AKI-së, ngase qeveria e dobët s’mund i aktivizon mekanizmat e sigurisë nacionale. E dinë se i kanë agjenturat e BIA-s, ngase AKI e informon por qeveria nuk mund vepron se ka hendikep, kur s’mund kalon ligje në parlament. Atëherë kemi qeveri jo efektive që nuk mund e mbron shtetin. Çështja shtrohet se si të dilet nga situata? Se janë infiltruar shërbimi inteligjent rus e serb në administraten shtetrore e kam paralajmëruar menjëherë pas zgjedhjeve të Tetorit 2019 në TV Dukagjinë. Zhvillimet e më vonshme nëpër institucione weverisëse por edhe operative si Forca, Policia, Inteligjenca, Telekomunikacioni në PTK, Sistemi bankar dhe Thesari, ndërhyrja në arkivat e shtetit me dokumentacion të kategorizuar si i kualifikuar në aspektin e sigurisë, janë burimi i zhvillimeve devalvuese në fushen e sigurisë nacionale sot e tutje. Mekanizmat e mbrojtjes dhe sigurisë të Kosovës, bashkë me Policinë e Kosovës, duhet të analizojnë situatën e të konstatojnë ku jemi dhe të hartojnë planin e daljes nga e njëjta. Nuk ka nevojë të krijohen mekanizma paralel, brenda qeverisë ta zëmë ndaj AKI, PK e FAK, sepse nuk ka nevojë. Shteti i ka mekanizmat por duhet të jetë efikase politikisht vet qeveria. Kërcënimet e Serbisë për ndërhyrje ushtarake janë veç (shashka) për tërheqje të vëmendjes së opinionit dhe të krijohet hapësirë për veprim diversiv të BIA-s që të krijohet ndjenjë e pasigurisë tek qytetarët. 2. Lajçaku përfaqëson anormalitet të mendimit politik Bashkimi Europian u tërhoq nga deklarata e Lajçak. Kjo e arsyeton edhe qëndrimin jo pranues dhe mosbesues nga lidershipi kosovarë, ndaj tij që në momentin e nominimit në këtë detyrë. Republika e Kosovës sapo të kaloj njohja dhe të abrogohet Rezoluta 1244, të anëtarësohet në OKB dhe të mare obligimet shtetërore si subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtare, kushtetuta aktuale nuk i mbulon obligimet e saja si shtet. Por, nuk mund të ndodhin ndryshime kushtetuese në këtë fazë. As edhe shengeni me këtë situatë nuk mbulohet nga kushtetuta aktuale. Ndryshimet kushtetuese sipas idesë së Lajcak, në këtë fazë, e shkatërrojnë shtetin ekzistues. Pra, kjo ndodhë natyrshëm pas pranimit të Kosovës në OKB. Edhe pse Serbia është nënshkruese e marrëveshjes së Brukselit, tani po provon të ndryshoj ketë asociacion. Përmes këtij asociacioni Serbia ka provuar ta zhbëj Kosovën si shtet. E kam thënë menjëherë pas zgjedhjeve apo me formimin e qeverisë Hoti se duhet implementuar marrëveshja e asociacionit sipas kushtetutës. Po të krijohej me kohë tani s’do ta kishte alibi Serbia. Por ne vrapuam të shtyhemi kush po bëhet më patriot me thirrje rrugëve dhe e kallem Kosovën që të mos kaloj. Tani Serbia e ka “Joker” në dorë që ta pengoj shtetin e Kosovës. “Roma ende i vuan pasojat e djegies”. Sa më shumë të zgjatë kjo veç pengesë është. Institucionet duhet ta krijojnë komisionin për hartim të statutit të asociacionit sipas vërejtjeve të Gjykatës Kushtetuese. Mbi gjykatën kushtetuese të një shteti nuk ka tjetër mekanizëm. Secili shtet e ka kushtetutën si vullnet i shumicës së popullit të atij shteti. Kosova s’mund ta ketë kushtetutën si vullnet i Lajcakut apo kujtdo që përfaqëson anormalitet të mendimit politik. Serbia po tenton pikërisht përmes tij të ndikoj në stërkeqjen shtetërore të Kosovës. Krijimi i asociacionit sipas dy marrëveshjeve të nënshkruara në vitin 2013/’15 dhe vendimit të gjykatës kushtetuese, assesi nuk guxon të filloj të implementohet përpara inkuadrimit të Republikës së Kosovës në të gjitha mekanizmat euroatlantik ndërkombëtarë si KS OKB, NATO, BE etj. 3. Dhomat speciale, mekanizëm arbitrariteti e jo drejtësie Situatat që kanë ndodhur që pas publikimit të propozim aktpadive për presidentin dhe kryetarin e PDK- së deri në arrestimet e fundit i kanë treguar këto dhoma si mekanizëm arbitrariteti e jo drejtësie, kjo është shqetësuese. Ku është arbitrariteti? Mos sqarimi i mandatit të saj ka apo s’ka? Kjo pyetje nuk është ngritur nga koluare gazetareske por nga institucionet shtetërore nga presidenti te kryeparlamentarja, pastaj në gjykatën speciale. Akti juridik i presidentit nuk duhet të vlerësohet nga dhoma speciale. Kuvendi nuk ia ka transferua interprtimin kushtetues dhomës së gjykatës as për rastet siç janë vendimet politike të kuvendit e të presidentit, pikërisht nga tendeca e keqperdorimit sllav. Serbia e Rusia janë hartueset e krejtë dosjeve të cilat shqyrtohen në Hagë Prokurori i millosheviçit bashkëhartues i aktakuzave. Kjo tashmë është e lexueshme. Para arrestimeve është dashur përgjigja në pyetjen e Presidentit. Deklaratat e avokateve të licensuar shqiptarë, po flasin për shkelje të drejtave te të arrestuarve dhe intervistuarave nga gjykata speciale. Kjo është ende ma shqetësuese. Pretendimi i tyre se i ka krijuar parlamenti i Kosovës por i shfuqizon vetëm Parlamenti Evropian, është arbitrariteti tjetër edhe me i rrezikshëm se të gjitha këto tjerat. Dhomat speciale të Republikës së Kosovës në Hagë, i janë përgjigjur jo zyrtarisht por deklarativisht kërkesës së presidentit si një tendencë për ta penguar punën e Dhomave speciale apo TSK (Tribunali Speciali për Kosovën). Kjo është përgjigje politike e cila nuk i lejohet asnjë dhomë kushtetuese gjyqësore. Përgjigja ndaj kërkesës së presidentit duhet të i referohet saktë neneve të kushtetutës së Republikës së Kosovës. Nuk guxon dhoma kushtetuese e TSK ti përgjigjet me deklarate politike aktit zyrtar të presidentit të Republikës së Kosovës. Nisma për suprimimin e tyre duhet të filloj jo nga presidenti, ngase ay përfaqëson politiken e jashtme por komisioni parlamentar të inicioj ketë përmes qeverisë e pastaj qeveria të shtyj në veprim ambasadoret në vendet e Parlamentit Europian. Pra ambasadoret duhet të takojnë qeveritë e vendeve ku janë të atashuar dhe t’iu sqarojnë detajet e konfliktit e të kërkoj që të iniciohet suprimimi i kësaj gjykate në PE aty ku edhe është iniciuar imponueshëm formimin e sajë. Diplomatet kosovar (ambasadorët) e Republikës së Kosovës duhet të fillojnë iniciativën diplomatike duke i shfrytëzuar edhe euro parlamentarët shqiptarë, që vet Parlamenti Evropian ti shpërbëj dhomat e specializuara në Hagë dhe të krijoj gjykatë kredibile që do i gjykoj gjenocidin dhe krimet serbe në Kosovë dhe kundër njerizimit të kryera gjatë periudhës,1912 e deri më 12 Qershor 1999, të kryera nga të gjitha palët ndërluftuese. 4. Posti i presidentit nuk është post noteri as shoferi Në dijeninë time nuk kam dëgjuar që një shtet të zgjedh dy presidentë. Ose të ketë një të ri në gatishmëri e një në detyrë. Pretendimi rreth aktakuzës po ngjan si të jet posti shoferit që bën ndeshje dhe arrestohet aty për aty. Është president ky! Nëse unë do pyetesha si individ a intelektual do t’ia vazhdoja mandatin deri në nënshkrimin e marrëveshjes finale me Serbinë. Nëse dikush pretendon serish të ngris hipotezën e planit për ndarje e ndryshim kufijsh e çka jo tjetër atëherë dua ta theksoj se këto plane përfunduan me Boltonin dhe largimin e tij nga shtëpia e bardhë. Qenia e Vucic palë e nënshkrimit të marrëveshjes së paqes, nje ish shegert i Sheshelit dhe minister i propagandës së luftës në qeverinë serbe gjatë luftërave në ish Jugosllavi dhe Kosovë alias Gebelsi i Milloshevicit, është njëjtë sikur Gebelsi apo ministri i propagandës fashiste të udhëhiqte procesin e paqes, pas përfundimit të luftës dyte botërore për vendosjes se paqes Në raste se BE, Amerikën nuk i pengon lidershipi i Vucic e Dacic, ministra të milloshevicit që i ka bombardua për krime, nuk duhet të na pengoj Hashimi njeriu që me aq sa kemi pasur force ju ka kundërvu po të njëjtit eshalon të krimeve në Kosovë. Për mua është e pa logjikshme që ministri i milloshevicit në pozitën e presidentit të Serbisë të nënshkruaj marrëveshje në Washington për Kosovë, sot kur ende i kemi rreth 2000 të pa gjetur, pikërisht prej asaj lufte që këta njerëz e kanë përkrah e drejtua, që nuk është e largët si histori. Për mua presidenti aktual do të ishte njeriu i qëlluar ta nënshkruaj ketë marrëveshje. 5. Kosova rrezikohet nga okupimi modern politiko-ekonomik sllav Me dt.10 Tetor, në emisionin e TV Dukagjini kam deklaruar se qeverisje stabile në Kosovë, pas rezultateve zgjedhore të Tetorit ’19, mund të krijohet vetëm duke formuar një qeveri gjithëpërfshirëse të të gjitha partive politike shqiptare pjesëmarrëse në ato zgjedhje. Qeveri kjo me mandat dy vjeçar që do kishte për detyrë reformën zgjedhore dhe miratimin e sajë në parlament; luftimin e krimit të organizuar në Kosovë dhe zhvillimin e bisedimeve përfundimtare me Serbinë. E pastaj organizimin e zgjedhjeve të lira dhe partia fituese të formoj qeverinë. I këtij mendimi jam dhe sot! Detyrat që na presin janë me peshë sa shkaktojnë destabilitet qeverisës pavarësisht kush e formon sot. Për mua stabiliteti në qeverisje, nuk janë numrat e votave në atë kuvend por mundësia për të implementuar ligjet që miratohen në kuvend. Si dhe mundësia tjetër të krijoj konsensusin e gjere kombëtare për problemet që kanë shqiptarët në Kosovë. Prandaj në vlerësimin tim abstenimi i PDK nga qeverisja, me arsyetimin se populli na nxori ne opozite, është arsyetim i pa mjaftueshëm, për mua dhe i paarsyeshëm ngase Kosova aktualisht po kalon nëpër një situatë shumë më të rrezikshme se ajo e viteve ’97, ’98, kur këta djem që sot e drejtojnë PDK, rrokën armët ta shpëtojnë ketë vend e popull nga okupimi klasik ushtarak sllav. Sot, kur Kosova rrezikohet nga okupimi modern politiko-ekonomik sllav, burrat e PDK e kanë obligim moral që edhe njëherë ti dalin zot shtetit që vet e krijuan me djersë e gjak, e forma tjera të përpjekjes njerëzore. 6. Serbia mbahet mend si humbëse e luftërave, në kujtesën e historisë ka mbetur vetëm për krime e gjenocid ndaj popullatës civile të pambrojtur. Objekti Koshares si pjese e memorialit duhet të shpallet i rëndësisë së veçantë dhe të ruhet. Provokime të tilla nuk duhet të ndodhin më atje se do eskalojnë në dhunë. Është akt antiligjor se takon në kompleksin memorial. Në Kosovë dënohet çdo veprimtari që nxitë urrejtje dhe incidente ndëretnike. Ai është vend tejet emocional dhe mund të ndikoj në prishje të këtyre raporteve. Ne kemi kapacitete ta ruajmë si ish luftëtarë por kjo duhet të jet përgjegjësi e shtetit. Kjo është njëjtë sikur të hiqet flamuri në muze kombëtar apo objekt të qeverisë. Pra, duhen siguruar dhe duhet vendosur edhe flamuri i Kosovës si trashëgimtare e lirisë. AKI ka mund të jet në survëim të ekipit fakt mbledhës për të zhdukurit në Koshare, tërë kohën sa janë mare me shikimin e terrenit atje, deri në kryerjen e aktit nga të supozuarit klerik të manastireve ortodokse të Kosovës. Në momentin kur kanë provuar të dhunojnë e poshtërojnë flamurin e shtetit të Shqipërisë, Policia e Kosovës e informuar nga agjentë të AKI, është dashtë ti ndaloj, shoqëroj në komisariate, procedoi penalisht dhe ti dëboj si persona non grata. Megjithatë ky ishte veçse një akt qyqar dhe barbar serb siç edhe e kanë kodin e tyre gjenetik, përndryshe po të ishin popull me dinjitet, populli dhe kleriku i tyre fetar “popi”, “gazetari amerikan” apo çetniku kriminal serb, është dashtë ta heq flamurin kur e vumë me pushke. Atëherë është matur trimëria e jo sot në paqe. Autogolat e pretenduara që gjoja ka bërë Serbia me aktin e Koshares, nuk qëndrojnë si kualifikim i tërë kësaj, sado i mundshëm në interpretimin pragmatik duken, përkundrazi me këtë, dua të them se Serbia ka provuar të dëshmoj jo funksionalitetin e shtetit tonë dhe mekanizmave të sigurisë në vend. Po ashtu ka dashur të krijoj një ndjenjë pasigurie dhe defetizmi të qytetarëve ndaj shtetit dhe sistemit të sigurisë në vend.

Faton Mehmeti : A u shkarkua Rashit Qalaj si hakmarrje për arrestimin e Haki Rugovës, apo për përformancë të dobët

Rashit QalajMegjithatë, kur bëhet një shkarkim, që edhe mund të jetë për shkak të përformancës, megjithatë ministri në të tilla raste mban konferencë për shtyp ku edhe tregon shkaqet, rëndit arsyet (dështimet), të cilat duhet të jenë të provuar. Erdhi krejt papritur lajmi për shkarkimin e Drejtorit të Policisë së Kosovës Rashit Qalaj. Kryeministrit Hoti njoftoi për shkarkimin e Qalajt me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu. Ka shumë që këtë shkarkim e lidhin me arrestimin e Haki Rugovës, gjë të cilën e mohoi ministri Veliu, duke e lidhur këtë shkarkim me përformancën e dobët. Megjithatë, ministri nuk tregoi asgjë konkrete, se ku ka çaluar puna e policisë, me të cilën u lavdëronte për rastin e Karaçevës. Madje, duket pak i besuar arsyetimi i ministrit Veliu. Kur jemi tek besimi, është vështirë të besohet arsyetimi i ministrit, me besimin që në këtë vend është degraduar si kurrë më parë. Megjithatë, kur bëhet një shkarkim, që edhe mund të jetë për shkak të përformancës, megjithatë ministri në të tilla raste mban konferencë për shtyp ku edhe tregon shkaqet, rëndit arsyet (dështimet), të cilat duhet të jenë të provuar. Nëse nuk e bën një gjë të tillë, ministrit Veliu vetëm sa përforcon idenë e atyre që këtë shkarkim e quajnë hakmarrje, për shkakun e arrestimit të Haki Rugovës, nënkryetarit të partisë të cilës i takon edhe ministri Veliu. Kur jemi tek hakmarrja, nuk është për tu habitur, tek ne ka ndodhur shumë herë raste të tilla të hakmarrjes, duke mos e përjashtuar as në këtë rast një gjë të tillë. Megjithatë, nëse Veliu nuk është bindës me fakte për shkarkimin e Rashti Qalajt, e ka të vështirë të mbrojë këtë vendim nga kritikët, nga opozita, të cilët do të jenë edhe më bindës në arsyetimin e tyre për këtë shkarkim, me epitetin e “hakmarrjes”. Prandaj, ministri Veliu është dashur të mendojë fare mirë para së të bëj një veprim të tillë, gjithashtu edhe kryeministri nuk guxon të merr vendime pa pasur bazë të mjaftueshme, të cilat momentalisht nuk po i shoh. Mbetet të shihet nëse do të këtë argumente të forta për këtë shkarkim, apo do e kalojnë në heshtje. Sips burimev diplomatike performanca për gjneralin e policisë Rashit Qalaj ka qenë mjaftë e mirë(Floripress).

DONALD Trump dhe Joe Biden i japin zërin përfundimtar votuesve në debatin e fundit presidencial

Presidenti Trump dhe i nominuari demokrat për President Joe Biden i bënë argumentet e tyre të fundit ndaj votuesve në debatin e tyre të dytë dhe të fundit presidencial, në Nashville, Tenesi, me më pak se dy javë deri në zgjedhje. Kandidati republikan, Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden, mbrëmë simbas Zërit të Amerikës, zhvilluan një debat të fortë, vetëm 12 ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit.:“Për 90 minuta, dy kandidatët shkëmbyen akuza. Ata sulmuan njeri-tjetrin për qëndrimet ndaj masave kundër pandemisë. Ata u pë​rplasë​n lidhur me kujdesin shë​ndetë​sor, ekonominë​, krimin, marrëdhëniet racore dhe ndryshimet klimatike” tha në komentin e saj ZA. Presidenti Trump tha se meritonte një mandat të dytë, pasi "suksesi do të na bashkojë. Kishim ekonominë më të mirë" para se të shpërthente pandemia. Presidenti u zotua ta rikthente në të njëjtën gjendje ekonominë.Nëse fiton rivali demokrat Biden, tha presidenti "do të përjetoni një depresion ekonomik si nuk e ka parë njeri". Zoti Biden, me një​ pë​rvojë​ në​ politikë​ prej afro një​ gjysmë​ shekulli, e sulmoi vazhdimisht presidentin pë​r udhë​heqje të​ gabuar, kaotike dhe u zotua se si president ai do ta bashkonte vendin. "Do të vendosim shkencën mbi trillimet; shpresën mbi frikën," tha zoti Biden. "Këto zgjedhje bëhen në emër të mirësjelljes, nderit, respektit dhe trajtimit të njerëzve me dinjitet që nuk i keni parë prej katër vjetësh,' tha ish-nënpresidenti demokrat. Debati ishte me një format me shumë rregulla strikte, shumë me ndryshe sesa hera e parë që dy kandidatët u takuan në 11 shtator. Mbrëm, me relativisht pak ndërprerje dhe kontrolle më të rrepta në kohën e të folurit. Ngjarja 90 minutëshe u shfaq me segmente 15 minutëshe që prekin COVID-19, politikën e jashtme, ekonominë, garën, ndryshimin e klimës dhe më shumë. Këtë herë, ishte Komisioni i pavarur për Debatet Presidenciale, ai që kishte vendosur ta mbyllë mikrofonin e njerit kandidat, ndërsa tjetri flet për dy minuta në përgjigje të pyetjeve për gjashtë çështje që kishte zgjedhur moderatorja Kristen Welker e “NBC News”. Presidenti, i cili ka mbetur në sondazhe, në një dizavantazh prej 5 deri në 7 përqind mbrojti rekordin e tij në pandeminë e koronavirusit, ndërsa kritikoi Biden për dështimin për të vepruar në një shumëllojshmëri të propozimeve demokratike ndërsa ishte nënkryetar, duke paralajmëruar që përparësitë demokratike do të pengonin ekonominë. "Ju do të keni një depresion të ngjashëm me të cilin nuk keni parë kurrë" nëse Biden zgjidhet, tha z. Trump. Ai gjithashtu solli raporte të kohëve të fundit në lidhje me marrëdhëniet e biznesit të huaj, djali i Biden, Hunter, ndërsa mbronte ndërmarrjet e tij të biznesit të huaj. Biden, nga ana e tij shpërtheu ndaj z. Trump për trajtimin e tij të pandemisë që ka vrarë më shumë se 220,000 amerikanë dhe tha se ai kurrë nuk ishte përfshirë në marrëveshjet e biznesit të djalit të tij, duke i quajtur akuzat e presidentit "malarkey". Ai shpesh kthehej për t'iu drejtuar drejtpërdrejt audiencës në gjatë debatit të natës së mbrëmshme, me ndryshime në mimiken e tij, dhe disa her u duken edhe pasojat e një sëmundje që ka kaluar, ai ndërsa harroi disa here fjalët ose i la përgjysëm . Debati simbas analistëve të këtyre debateve pati 25 gafa, nga këto zoti Trump bëri më shumë sesa rivali I tij Biden. "Kushdo që është përgjegjës për kaq shumë vdekje nuk duhet të mbetet si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës," tha Biden në një moment. "Unë do të kujdesem për këtë. Do ta përfundoj këtë. Do të sigurohem që të kemi një plan." Ndërkohë, zoti Trump nuk u pajtua me këtë argument , madje ai sulmoi zotin Biden, duke ndërhyrë e thënë “ Unë flas që nga Janari, për masat ndaj Koronavirusit nga “fushë-beteja”, ndërsa Biden tha ai flet nga “basement”. Megjithatë, duke pare analizat e komentetet pas debatit të mbrëmshëm thuhet se të dy kandidatët ishin të vetëdijshëm se debati paraqiti mundësinë e tyre të fundit për të paraqitur rastin e tyre para një auditori të madh kombëtar, me vetëm 12 ditë para ditës së zgjedhjeve. Në debatin e mbrëmshëm, kandidatët u përballën për çështje si pandemia, kujdesi shëndetësor, racizmi dhe ndryshimet klimatike. Momentet më kyçe nga debati : Debati filloi me shkëmbimet e argumenteve mbi COVID-19 Biden tha se çdo fuqi e huaj që ndërhyn në zgjedhje "do të paguajë një çmim" Kontroll i fakteve: Trump tha se ne po "rrumbullakosim kthesën" ndaj koronavirusit Biden dhe Trump kërkuan të diskutojnë për ndërhyrjet e huaja në zgjedhjet presidenciale, duke akuzuar të dy Kinën, Rusinë dhe Iranin. Zoti Trump fajësoi Pelosin për mungesë përparimi në faturën e ndihmës koronavirus, në SHBA. Biden tha se për çështjet e emigracionit nga Trump, ndarjet familjare shkelën "çdo nocion se kush jemi ne si komb" Zoti Trump tha se ai është "personi më pak racist në Shtëpin e Bardh që nga koha e Linkolnit" Trump dhe Biden që të dy e kundërshtojnë ndryshimin e klimës Kandidatët e mbyllen debatin me pytjen e Ditës së Përurimit për votuesit që nuk i mbështesnin ata Në pyetjen e fundit të debatit përfundimtar presidencial para Ditës së Zgjedhjeve, zoti Trump dhe Biden u kërkua që të transmetonin atë që do të thoshin në Ditën e Përurimit për votuesit që nuk mbështesnin kandidaturat e tyre. Zoti Trump e përqendroi argumenti e tij në ekonomi dhe mbrojti normat e ulëta të papunësisë në një shumëllojshmëri të demografive. "Ne duhet ta bëjmë vendin tonë plotësisht të suksesshëm, ashtu si ishte para se të nga godiste “murtaja” që vinte nga Kina," tha ai. Z. Trump pretendoi se përpara se pandemia e koronavirusit të shkatërronte ekonominë e SHBA, demokratët "donin të unifikoheshin". "Suksesi do të na sjellë së bashku," tha ai. "Ne jemi në rrugën e suksesit." Z. Trump paralajmëroi se nëse Biden zgjidhet, "ju do të keni një depresion, llojet e të cilave nuk i keni parë kurrë". Biden, ndërkohë, tha se ai do të jetë një president që përfaqëson të gjithë amerikanët, përfshirë ata që nuk hodhën votat e tyre për të, dhe tha se ai do të vendosë "shkencën mbi trillimin" dhe "shpresën mbi frikën". "Ne do të zgjedhim të ecim përpara sepse kemi mundësi të mëdha, mundësi të mëdha për t'i bërë gjërat më mirë," tha ai. "Ne mund ta rrisim këtë ekonomi, mund të merremi me racizmin sistemik dhe në të njëjtën kohë mund të sigurohemi që ekonomia jonë po drejtohet dhe lëvizet dhe motivohet nga energjia e pastër duke krijuar miliona vende të reja pune. Ky është fakti." Biden përsëriti se "karakteri i këtij vendi" është në votim. "Mirësjellja, nderi, respekti, trajtimi i njerëzve me dinjitet, duke u siguruar që të gjithë të kenë një shans të barabartë, dhe unë do të sigurohem që ta merrni këtë," tha ai. Debati përfundimtar presidencial përfundoi pak para orës 10:40 pasdite, duke e kaluar atë pak më shumë se 90 minuta. Mirëpo, çka është më e rëndësishme, për të cekur është se miliona amerikanë tashmë kanë vendosur në lidhje me zgjedhjet, me më shumë se 43 milion njerëz që kanë hedhur vote here me postë ose personalisht. Kjo është hera e pare në historinë këtyre zgjedhjeve, që një numër kaq i madh votuesish ka votuar me post, ndërkohë që në të kaluarën numëri i votuesve nuk i ka kalur asnjëherë 4 milion votues me postë. Shumë prej votuesve me post kanë thënë se gjatë pandemisë së pakontrolluar të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, ata donin të shmangnin kontaktin me votuesite tjerë në radhët e gjata të pritshme në qendrat e votimit në ditën e zgjedhjeve. Shumë votues demokratë që favorizojnë Biden thanë se dëshironin të ishin ndër tëparët që votuan për të larguar zotin Trump, duke e bërë atë presidentin e tretë në detyrë të Shteteve të Bashkuara në katër dekadat e fundit, që do të humbiste garënpër rizgjedhje për një mandat të dytë. Votuesit republikanë shpesh u kanë thënë anketuesve dhe gazetarëve se ata synojnëtë votojnë personalisht në ditën e zgjedhjeve, siç ka qenë traditë për dekada nëzgjedhjet kombëtare amerikane. Debati i së enjtes mund të jetë shansi i fundit më imirë për zotin Trump, që të ulë epërsinë e zotit Biden në sondazhet kombëtare. Demokrati Biden, në fund u “godit” nga zoti Trump, se ai “me gati një gjysmë shekulli në skenën politike amerikane si senator amerikan dhe nga këto 8 vjet si ish-nënpresident në administratën e ish-Presidentit Barack Obama, mban një përgjegjësi , për atë përse tani mendon t’i zgjidhë problemet? Mbas debatit të dytë dhe të fundit që patën të enjten mbrëma, Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij Joe Biden fillojnë sot një seri aktivitetesh të njëpasnjëshme në 11 ditët e fundit të garës presidenciale. Presidenti Trump do të mbajë dy tubime në shtetin fushë-betejës të Floridës, ku sondazhet tregojnë se gara është e ngushtë. Zoti Biden do të flasë në shtetin e tij Delauer mbi planet që ai ka për nxjerrjen e vendit nga pandemia.

Radios Evropa e Lirë: A po e pret Kosovën një valë e re e pandemisë? Flet Lul Raka

Mikrobiologu Lul RakaMasat parandaluese deri tek zbulimi i vaksinës Kosova aktualisht është në mesin e shteteve të Evropës me numër të vogël të të infektuarve me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen e COVID-19. Kështu tha Lul Raka, mikrobiolog në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë. Sipas tij, Kosova e ka kaluar valën e dytë gjatë muajve korrik e gusht, ku numri i të infektuarve dhe vdekjeve nga kjo sëmundje ka shënuar numër rekord. Ndërkaq, me ftohjen e motit dhe grumbullimin e njerëzve në ambiente të mbyllura, Raka tha se është shumë e rëndësishme që të mbahet distanca, maska dhe higjiena personale, në mënyrë që të mos kemi shtim të numrit të rasteve të të infektuarve me koronavirus. Z. Raka, cili është vlerësimi juaj i situatës aktuale të pandemisë në Kosovë? Lul Raka: Aktualisht Kosova është në mesin e shtatë shteteve të Evropës me numrin më të vogël të rasteve të regjistruara në dy javët e fundit. Pra, jemi me numrin më të vogël të të infektuarve në 100 mijë banorë. Kjo situatë epidemiologjike e favorshme për momentin është lajm shumë i mirë në kohën kur jemi futur në sezonin dimëror, prej fillimit të tetorit dhe kemi edhe sfida tjera që do përballemi. Faktorët të cilët kanë ndikuar në uljen e rasteve Në shumë vende të Evropës tashmë ka rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19, ndërkohë që Kosova po shënon ulje të numrit të personave të infektuar, por edhe të vdekjeve. Si e shpjegoni këtë fakt? Lul Raka: Në uljen e rasteve në dy tri javët e fundit kanë ndikuar dy faktorë të cilët kanë qenë dhe janë përcaktues të situatës epidemiologjike. Në radhë të parë është sjellja individuale, zbatimi i masave nga ana e popullatës. E kemi pa që muajin e fundit kjo zbatueshmëri ka shënuar rritje të ndjeshme. Kemi parë njerëz me maska rrugëve, distancë dhe higjienë të duarve e që është një prej tre faktorëve parandalues. Ndërkaq, faktor tjetër që ndikon drejtpërdrejt në këtë strukturë të përgjithshme të epidemiologjisë, është edhe inspektimi nga autoritetet shtetërore. Në momentin kur njëtrajtësisht edhe popullata i zbaton masat, por ka edhe inspektim strikt nga inspektorati, nivel komunal dhe qendror si dhe nga policia, kemi parë që numri i të infektuarve ka rënë dhe situata epidemiologjike është shumë e favorshme. Gjithashtu kjo ndikon që kapacitetet shëndetësore të kenë kohë të mjaftueshme të përgatiten për faktorët e rritjes së numrit të rasteve siç janë sigurimi i stafit të mjaftueshëm, e që përmes investimeve të Bankës Botërore do të ketë numër të rinj të stafit që tashmë janë rekrutuar dhe do të fillojnë punën javën e ardhshme. Sigurimi i testeve të mjaftueshme e që Kosova do të jetë në gjendje ta përcjell më mirë situatën epidemiologjike në teren duke i identifikuar me kohë dhe duke gjurmuar rastet dhe izoluar ata që janë COVID pozitiv. A është Kosova e përgatitur për rikthimin e rasteve më të mëdha dhe a ekziston rreziku që edhe në Kosovë të rriten rastet me koronavirus? Lul Raka: Mendoj se jemi përgatitur pasi është shfrytëzuar në maksimum kjo situatë epidemiologjike gjatë gjithë pandemisë me COVID-19, edhe me teste edhe me staf edhe me kapacitete shëndetësore, por edhe me vetëdijësim, pasi që e kemi parë që vetëdijësimi është një proces kudo në botë. Vetëdijësimi është faktor i besimit mes popullatës dhe autoriteteve që zbatojnë dhe mbikëqyrin masat, dhe rezultatet nuk do të mungojnë. Gjatë kësaj kohe është shfrytëzuar ngritja e kapaciteteve shëndetësore dhe problemeve që jemi ballafaquar muajt e kaluar, siç ka qenë aspekti teknik si problemi me oksigjen e që ndërkohë është evituar dhe kjo kohë është shfrytëzuar për sigurimin e më shumë shtretërve që të gjitha së bashku sigurojnë që përballja me faktorët që rrezikojnë rritjen e numrave të jetë më i suksesshëm dhe më i menaxhueshëm. Këta faktorë janë tre, pra është rifillimi i shkollave, pra janë më shumë se 300 mijë njerëz në qarkullim, e dyta ndryshimi i motit, me ftohjen e kohës qëndrimi i njerëzve nga jashtë fokusohet në objekte të mbyllura ku shpesh nuk ka ventilim sidomos në kateteri ku ka grumbullim të njerëzve dhe këto janë faktorë favorizues të përhapjes së virusit dhe elementi i tretë është gripi sezonal. Patjetër që një numër i njerëzve do të preken nga gripi. Kur jemi te gripi, masat parandaluese si maskë, distancë dhe higjienë të duarve janë të njëjta që zbatohen edhe të gripi, ndaj me të njëjtën armë mund ta luftojmë njëkohësisht edhe COVID-19 edhe gripin sezonal. Andaj mendoj se është shumë e rëndësishme që jemi futur në sezonin e dimrit me numër stabil të rasteve. Masat parandaluese deri tek zbulimi i vaksinës Meqë tash është koha e gripit sezonal, dhe simptomat me COVID-19 janë të ngjashme, a do duhej të vaksinohet popullata kundër gripit sezonal, dhe pse ende nuk ka filluar ky proces? Lul Raka: Po patjetër, një faktor i rëndësishëm është imunizimi. Andaj kudo që kemi mundësi për parandalim, e kjo mundësi ekziston tek gripi përmes vaksinës patjetër që duhet të shfrytëzohet sidomos tek kategoritë e rrezikuara të popullatës. Dërgesa e parë besoj që do të vjen në fillim të nëntorit. Synimi është që të sigurohen 500 mijë doza, pasi është e rëndësishme, meqë me vaksinë kundër gripit i mbrojmë kategoritë e rrezikuara e që janë potencial edhe me COVID-19 të infektohen. Deri kur do të zgjasin masat parandaluese​? Lul Raka: Masat parandaluese do të zgjasin deri tek zbulimi i vaksinës për COVID-19. Prej rezultateve dhe hulumtimeve të vaksinave në mbarë botën është thënë që periudha optimale do të jetë fundi i vitit, dhe besoj që do të kemi vaksinë, por që procesi i imunizimit do të merr kohë, pasi që është e vështirë që në të njejtën kohë të vaksinohen miliarda njerëz nëpër botë. Shpërndarja e vaksinimit do të merr kohë dhe masat parandaluese do të vazhdojnë deri në mbylljen e ciklit të vaksinimit kundër COVID-19. A mund të pritet mbyllja e sërishme, qoftë e gastronomisë për shembull, apo edhe kufizimi i lëvizjes së lirë të njerëzve? Lul Raka: Nëse do të ketë përkeqësim të situatës epidemiologjike, patjetër që do të ketë masa kufizuese, por nuk besoj që do të ketë kufizim total, siç ka qenë në muajin prill, sepse mendoj se ajo nuk është zgjidhje. Kjo pasi e dimë faktin që ne duhet të bashkëjetojmë me virusin, këtu edhe më tepër theksohet roli i masave parandaluese sepse duke i zbatuar masat parandaluese dhe duke i mbajtur numrat e të infektuarve nën kontroll, atëherë i mbajmë shkollat hapur, sportin, ekonominë, kulturën, gjithçka. Çfarëdo përkeqësimi i numrave mund të sjellë pashmangshëm një pjesë të masave kufizuese ashtu siç po vepron një pjesë e Evropës. Shumë shtete të Evropës tashmë në dy javët e fundit i kanë mbi 300 raste në 100 mijë banorë. Unë shpresoj që këtij trendi do t'i shmangemi, nëse i zbatojmë masat parandaluese nuk do të kemi nevojë as për kufizime. A e ka kaluar Kosova valën e dytë të koronavirusit? Lul Raka: Me lirimin e masave ne praktikisht e kemi pasur valën e dytë në muajt korrik e gusht. Me lirimin e masave, pra në muajin qershor kur popullata është kthyer në normalitet, dhe nuk ka pasur zbatim të masave parandaluese e as inspektim të duhur. Andaj ka rezultuar me ngritje masive të numrave të të infektuarve dhe mbingarkesë të kapaciteteve spitalore edhe laboratorike. Andaj faktikisht i bie të jetë një valë tjetër, valë e tretë mirëpo kjo valë ndërlidhet me valën e dytë në shumicën e shteteve të Evropës, për shkak të sezonit dimëror./REL

Aktakuzat, hap para në procesin e drejtësisë, thotë Ambasada Amerikane

Dorëzimi i aktakuzës së paralajmëruar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nga ambasada e SHBA-së në Kosovë, është cilësuar si hap përpara në procesin e drejtësisë dhe të pajtimit në Ballkanin Perëndimor. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës nxisin Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e pavarur të Prokurorit të Specializuar për t’ju përmbajtur mandatit të tyre përderisa ky rast vazhdon përmes sistemit të drejtësisë”, është thënë po ashtu nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë. Ndërsa, drejtoresha e “Human Rights Watch” në Bashkimin Evropian, Lotte Leicht, (Lote Lajht) po e cilëson si një hap pozitiv për drejtësinë, faktin që është dorëzuar aktakuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit. “Kjo aktakuzë është një hap pozitiv për drejtësinë përderisa të gjithë këto krime të supozuara kanë qëndruar barrë mbi Kosovën për dy dekada”, ka thënë ajo

Joe Biden apo Donald Trump edhe një mandat president i USA-ve ?

Debati i fundit mes kandidatëve për president, republikanit Donald Trump si dhe demokratit, Joe Biden do të mbahet në Universitetin Belmont në Nashville, Tenesi. Takimi 90 minutësh do të ndahet në gjashtë segmente prej 15 minutave, ku secili kandidat do të ketë në dispozicion nga dy minuta, raporton agjencioni BBC. Luftimi i COVID-19, familjet amerikane, raca në Amerikë, ndryshimi i klimës, siguria kombëtare si dhe lidershipi do të jenë temat e debatit të sotëm, i cili nis në mëngjesin e hershëm të ditës së nesërme(24.10.2020 – 04:00 – sipas kohës sonë lokale.) Këtë herë është një ndryshim i rëndësishëm nga debati i parë, i cili ishte i mbushur me ndërprerje: gjatë këtyre blloqeve dy minutëshe, vetëm kandidati që ka fjalën do të ketë mikrofonin e ndezur – tjetrit do t’i mbyllet përkohësisht. Dhe sa i përket coronavirusit, protokollet e sigurisë pritet të jenë të ngjashme me ballafaqimin e parë Trump-Biden.Kandidatët do të jenë të vendosur në një distancë të sigurt dhe ata nuk do të shtrëngojnë duart. Sondazhi më i freskët i CNN-it: Ja kush e fitoi debatin, Joe Biden apo Donald Trump Sipas një sondazhi të televizionit CNN, kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ishte më i mirë në debatin e së enjtes mbrëma sesa rivali i tij, Donald Trump. Në përgjithësi, 53 për qind e votuesve që e shikuan debatin thanë se Bideni ishte më i mirë, ndërsa 39 për qind thanë se presidenti i tanishëm dhe kandidati republikan, Donald Trump, ishte debatues më i suksesshëm. Një pjesë e madhe e shikuesve apo 73 për qind e pjesëmarrësve në sondazh thanë se kritikat e Bidenit ndaj Trumpit ishin shumë të drejta, ndërsa vetëm 26 për qind menduan se kritikat e ish-nënpresidentit ishin të padrejta. Për më tepër, 50 për qind thanë se sulmet e Trumpit ndaj Bidenit ishin të drejta, ndërsa 49 për qind thanë se ato ishin të padrejta. Rezultati i anketës më të re është më i mirë për Trumpin në krahasim me sondazhin e kaluar të këtij televizioni, kur vetëm 28 për qind e pjesëmarrësve kishin thënë se Trumpi e ka fituar debatin e parë dhe 67 për qind kishin thënë se kritikat e tij ndaj Bidenit ishin të padrejta, shkruan CNN. Shumica e shikuesve të debatit e parapëlqejnë Trumpin më shumë sesa Bidenin, kur është fjala për menagjimin e ekonomisë (56 me 44 për qind), ndërsa pak më shumë e parapëlqejnë Bidenin për president, kur bëhet fjalë për politikën e jashtme (50 me 48 për qind). Joe Biden pati përkrahje shumë më të madhe se Trumpi sa u përket tri çështjeve tjera, menagjimin e pandemisë (57 me 41 për qind), ndryshimet klimatike (67 me 29 për qind) dhe trajtimin e pabarazisë racore (62 me 35 për qind).

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...