2020-11-09

Mbi 9 milionë raste me COVID-19 në ShBA

Shtetet e Bashkuara prijnë për nga numri i rasteve me COVID-19 në botë me rreth 9 milionë të infektuar. Ndërkohë të dhënat tregojnë se të premten u regjistrua numër rekord prej 100 mijë rastesh të reja brenda një dite. Në shtete si Uiskonsin autoritetet u kërkuan qytetarëve të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit. “Duhet të ndërmarrim veprime të rëndësishme e kolektive. Duhet të qëndrojmë në shtëpi. Shmangni kontaktin me njerëzit që nuk jetoni”, tha Andrea Palm I Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore në Uiskonsin. “70 nga 72 qarqet e shtetit tonë kanë nivele shumë të larta të sëmundjes. Spitalet janë të mbingarkuara. Dje, një në pesë spitale në Uiskonsin raportoi shkurtim kritik të stafit”, tha Julie Willems Van Dijk, e Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore në Uiskonsin. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në çdo 1.2 sekonda një amerikan rezulton pozitiv ndërsa një vdes çdo 107 sekonda. Vendi i dytë më i prekur në botë është India që të enjten raportoi mbi 8 milionë raste prej fillimit të pandemisë. Ministria e shëndetit tha se ka një rritje prej 50 mijë infektimesh të reja ditore. “Arritëm në 8 milionë infektime sepse njerëzit nuk po respektojnë distancimin fizik. Po ashtu, njerëzit nuk po i lajnë shpesh duart. Kemi shumë pacientë që vijnë pa një maskë në spitale dhe nuk u shmangen turmave”, tha Dr. Pankaj Yadav nga një spital nëDistriktin Moradabad. Ekspertët bëjnë thirrje për kujdes ndërsa paralajmërojnë një valë të dytë të pandemisë. “Nuk duhet ta ulim vigjilencën, sepse mund të vuajmë një valë të dytë. Ajo që kemi mësuar nga sëmundjet SARS dhe MERS, vala e dytë është më e rrezikshmja”, këshillon Prasanna Kumar T, Pulmologe në Spitalin MS Ramaiah. Brazili është vendi i tretë më i goditur pas SHBA-së dhe Indisë, por zë vendin e dytë në botë për nga numri i viktimave me COVID-19. Presidenti brazilian Jair Bolsonaro kritikoi vendet që rikthyen masat e izolimit me qëllim bllokimin e përhapjes së mëtejshme të virusit. Ndërsa numri I vdekjeve rritet, Brazili është kthyer në vendin kyç të testimit të vaksinës kundër koronavirusit si dhe ka miratuar provat klinike të fazës të fundit për katër vaksina./ Voa Flori Bruqi

Arrestohen 7 persona në Francë, jepnin teste false për COVID

Policia Franceze ka arrestuar 7 persona të cilët kishin krijuar një skemë mashtrimi dhe pajisnin qytetarët me certifikata false për qytetarët që kërkonin të largoheshin nga vendi. Pas hetimeve, policia ka zbuluar se banda me 7 anëtarë, 6 burra dhe 1 grua kishin pajisur më shumë se 200 qytetarë me certifikata të falsifikuara për COVID. Mediat ndërkombëtare raportojnë se certifikatë që tregonte se ishe negativ kundër COVID, ishte shitur rreth 300 Euro. Hetimet zbuluan një udhëtar nga Etiopia, i cili kishte marrë raportin tek të arrestuarit, por u zbulua si ai nuk kishte kryer test dhe certifikata ishte false. Po ashtu është zbuluar se të gjitha certifikatat për testin negativ mbanin emrat e laboratorëve në Paris, duke përdorur pa të drejtë emrin e këtyre të fundit. Të arrestuarit do të përballen me akuza për falsifikim dhe bashkëpunim në mashtrim, të cilat mbajnë një dënim maksimal deri në pesë vjet burg dhe një gjobë prej 375,000 €. Flori Bruqi

Rekord viktimash dhe infektimesh me Covid në botë

Koronavirusi duket se ka dalë jashtë kontrollit në shumë vende të botës, teksa në 24 orët e fundit u shënuan rekorde globale infektimesh dhe jetësh të humbura. Sipas Worldometers numri rasteve të reja në mbarë botën shkoi në afro 600 mijë, ndërsa ai i viktimave për herë të parë kalojë shifrën 8 mijë. Situata më e vështirë paraqitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat raportuan mbi 118 mijë raste të reja dhe mbi 1200 jetë të humbura. Por përveç numrit të madh të viktimave, amerikanët i shqetëson pasojat që kjo situatë po shkakton në ekonomi. Presidenti i Bankës Qendrore Amerikane, Jerome Powell e konsideroi situatën veçanërisht shqetësuese për ekonominë, ndërsa bëri thirrje që të ndiqen me rigorozitet këshillat e profesionistëve të shëndetit publik, si e vetmja mënyrë për të ndikuar në rivendosjen e ekonomisë në binarët e rimëkëmbjes. Në Europë situatën më të vështirë po e kalon Franca, ku për herë të parë që nga nisja e pandemisë u regjistruan afro 58 mijë infektime ditore. Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Jérôme Salomon deklaroi se vala e dytë është brutale dhe se virusi po përhapet me shpejtësi, ndërsa bëri të ditur se 1.6 milionë të infektuar në më shumë se tetë milionë persona të prekur në kontinent, i përkasin Francës. Në Itali është kthyer sërish frika e rikthimit të situatës gjatë fazës së parë të pandemisë, kjo pasi në 24 orët e fundit u shënuan mbi 34 mijë raste të reja dhe 428 viktima. Gjithashtu Gjermania kaloi kufirin e 20 mijë infektimeve ditore, teksa të enjten në mbrëmje raportoi për 21 mijë raste ditore. Flori Bruqi

637 raste të reja me COVID-19 për 24 orë në Kosovë

Në Kosovë vijon trendi rritës për rastet e reja ditore. Sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private janë testuar gjithsej 1 mijë e 712 mostra, prej të cilëve rezultojnë 637 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 324 raste, komuna Gjilan 66 raste, komuna Ferizaj 50 raste, komuna Fushë Kosovë 43 raste, komuna Mitrovicë 25 raste, komuna Podujevë 22 raste, komuna Vushtrri 20 raste, komuna Lipjan 15 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Obiliq 8 raste, komuna Kamenicë 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Junik, Klinë, Mamushë, Novobërdë dhe Skenderaj. Numri total i rasteve pozitive është 24 mijë e 792 raste nga 108 mijë e 482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Ndërkohë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 13 pacientë me COVID-19 kanë humbur jetën. Flori Bruqi

Do të kërkojnë përdorimin gjatë këtij muaji në SHBA

Kompania amerikane Prizer (Pfajzer) dhe partneri i saj gjerman BioNTech (BajoEnTek) deklaruan të hënën se vaksina e tyre eksperimentale kundër COVID-19 është më shumë se 90 % efektive në parandalimin e virusit që ka vrarë mbi 1.2 milionë njerëz dhe ka gjunjëzuar ekonominë botërore. Kompanitë thanë se do të kërkojnë autorizimin për ta përdorur vaksinën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë këtij muaji. Nëse autorizohet, numri i dozave të vaksinës fillimisht do të jetë i kufizuar. “Sot është një ditë e shkëlqyer për shkencën dhe njerëzimin,” tha Albert Bourla, kryetari dhe shefi ekzekutiv i Pfizer, në një deklaratë. Pfizer pret të kërkojë autorizimin e gjerë të përdorimit për njerëzit e moshës 16 deri 85 vjeç. Për ta bërë këtë, kompania do të duhet mbledhë të dhënat e dy muajve për afro gjysmën e 44 mijë personave që iu nënshtruan testimeve. Vaksina u injektua në 2 faza, përgjatë 3 javësh. Shkalla e efikasitetit të saj është shumë më e lartë se 50% e efikasitetit të kërkuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave për një vaksinë të koronavirusit. Por shumë pyetje mbeten pa përgjigje, përfshirë atë se, për sa kohë do të jenë të mbrojtur personat që e marrin vaksinën. Pfizer dhe BioNTech kanë një kontratë 1.95 miliardë dollarë me qeverinë amerikane për të shpërndarë 100 milion doza vaksinash duke filluar nga ky vit. Ata gjithashtu kanë arritur marrëveshje furnizimi me Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë dhe Japoninë. Pfizer tha se pret të prodhojë deri në 1.3 miliardë doza të vaksinës në 2021.

Vendimet e para që do të marrë presidenca e Joe Biden

Prioritet, masat e pandemisë dhe shtimi i testimeve Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden do ta ketë menaxhimin e pandemisë së koronavirusit, prioritetin e tij kryesor menjëherë sapo të nisë detyrën. Ndërsa ka njoftuar vendimet e para që do të marrë Biden në detyrë, skuadra e tij tha se testimet do të shtohen dhe se amerikanëve do t’u kërkohet të mbajnë maska. Biden do të caktojë një task-force me 12 anëtarë, pavarësisht se numërimi i votave ende vazhdon por rrjetet më të mëdha televizive e shpallen fitues të zgjedhjeve. Një tjetër hap do të jetë nxjerrja e disa urdhrave ekzekutivë, që do të synojnë të përmbysin disa nga politikat kryesore të Trump. Sipas mediave më të mëdha amerikane, Biden do të rikthejë Shtetet e Bashkuara në marrëveshjen e Parisit për klimën, do të rikthejë vendimin për të dalë nga OBSH dhe do t’i japë fund ndalimit të lëvizjes me 7 shtetet më të mëdha myslimane të botës. Një tjetër vendim do të jetë ai për dhënien e nënshtetësisë për fëmijët që lindin në Shtetet e Bashkuara nga emigrantë pa dokumente. Në fjalimin që mbajti të shtunën, Biden tha se për Amerikën ishte koha të shërohej dhe se vendi kishte nevojë për unitet në këto momente. Ai dhe zv. presidentja Kamala Harris kanë nxjerrë në treg një faqe interneti për tranzicionin e pushtetit, ku thonë se skuadra e tyre do të fokusohet tek ekonomia, racizmi dhe ndryshimet klimatike.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...