2020-12-25
Nacionalizmi i Fishtës përballë tradhtisë së Enver Hoxhës
Prof.dr. Eshref YmeriNacionalizmi i Fishtës përballë tradhtisë së Enver HoxhësMë 30 dhjetor 2020, mbushen 80 vjet që kur u ndanga jeta Atë Gjergj Fishta, njëra ndër figurat mëemblematike të kulturës dhe të nacionalizmit shqiptar. Sinjë intelektual i shquar, i cili studimet e larta i kishtepërfunduar shkëlqyeshëm në Kroaci për filozofi dhe përteologji, tërë jetën e vet ia kushtoi njohjes nga afër të jetësdhe të formimit psikologjik të banorëve ku punoi dhemeshoi për vite me radhë.Në mesin e banorëve të viseve veriore të vendit tonë,ai njohu nga afër gjendjen tyre të rëndë ekonomike, e cilanuk i pengonte që ata të shpërfaqnin forcën e karakterit tëtyre, bujarinë karakteristike, mikritjen tradicionale,fisnikërinë e shpirtit, besnikërinë ndaj normave të koditzakonor, trimërinë dhe qëndresën burrërore para çdopadrejtësie në jetën e përditshme. Aty ai u njoh methesaret e gjuhës shqipe, me pasurinë e saj të pamatëleksikore, e cila do të gatuhej aq mjeshtërisht në “magjen”e krijimtarisë së tij artistike1
Si njohës i pesë gjuhëve të huaja, ai erdhi e u kalit menjë kulturë të gjërë në disa fusha të dijes, duke dhënë njëkontribut të shquar në lëmin e letërsisë artistike, nëpublicistikë, në arsim, në estetikë, madje edhe në pikturë.Në të njëjtën kohë, ai ka luajtur një rol të rëndësishëm sipolitikan, duke ngritur zërin e tij të fuqishëm në mbrojtjetë interesave kombëtare.Intelektuali i njohur i Diasporës shqiptare në Australi,zotëria Federik Radovani, një intelektual ky i formati tëshkëlqyer nacionalist, gjatë gjithë vitit 2020, të vlerësuarprej tij si Viti Fishtian, ka dhënë një kontribut shumë tëçmuar për nxjerrjen në pah të veprës madhore të Fishtës,si penë e shquar e përmasave evropiane në kulturënshqiptare dhe si politikan me dinjitet të lartë kombëtar.Lexuesit atdhetarë i janë shumë mirënjohësintelektualit Federik Radovani, i cili, një vit më parë, patibotuar në internet Fjalimin e famshëm të Fishtës nëKonferenmcën e Paqes në Paris, të mbajtur më 20 qershor1919, fjalim që titullohet “Shqiptarët e të drejtat e tyre”.Lidhur me veprën kriminale të shovinizmit evropian,i cili, për shkak të përçarjes ndërshqiptare, nën ndikimin efuqishëm të politikës dhe të diplomacisë tradicionalishtarmiqësore ruse ndaj kombit shqiptar, trojet tona etnike icopëtoi në mënyrën më të pamëshirshme për interesat egrekosllavizmit, në atë Konferencë Fishta i Madh, si asnjëpolitikan shqiptar pas shpalljes së pavarësisë dhe deri nëditët tona, gjatë Fjalimit të vet emblematik, shprehu një2
qëndrim fort burrëror, i cili me kohë duhej të qe shkruarme shkronja të arta në historinë tonë kombëtare. Në atë Fjalim, tashmë në rolin e një politikani mevetëdije të lartë kombëtare, Fishta deklaroi:“Po qe se përnjimend parimi i autodeterminacionitasht marrë prej Konferencës së Paqes si karakter themelorpër trajtimin e shteteve si dhe përcaktimin e kufijve tëtyne, e drejta e lypë që Shqipnia të qitet shtet më vetepërmbrenda kufijve të vet etnikë dhe gjeografikë…Konferenca e Paqes kishte me ba nji paudhni tëpërgjakshme, po nuk e nxuer e nuk ua ktheu Shqipnisë atotoka që, Konferenca e Londonit, kundra çdo gjyqi edrejtsije, në vitin 1913 ia shkëputi Shqipnisë, për me ualëshue grekve dhe serbve”. Kur lexojmë këtë deklaratë të Atë Gjergj Fishtës nënjë forum të lartë ndërkombëtar, siç ishte konferenca nëfjalë, bindemi plotësisht se ai është burrëria dhe lavdia ekombit shqiptar, ai është dinjiteti, nderi dhe krenaria enacionalizmit shqiptar. Ai është burim i pashtershëmfrymëzimi për të gjithë shqiptarët me vetëdije të lartëkombëtare. Kur lexuesi njihet me përmbajtjen e atij Fjalimi, përforcë të ligjit të antitezës, vetvetiu i lind në kokë ideja përtë bërë ballafaqimin e qëndrimit të nacionalistit të madhFishta në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919, meqëndrimin e kryetradhtarit Enver Hoxha në Konferencën ePaqes në Paris në vitin 1946. Në këtë Konferencë uparaqit një rast ideal që Enver Hoxha të kërkonte3
ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Në Fjalimin e vet,Enver Hoxha pati sulmuar amerikanët, të cilët, sipasbindjes së tij prej tradhtari të kombit shqiptar, paskeshinpërkrahur pretendimet greke për Epirin e Veriut. Lidhurme reagimin në atë Konferencë të shefit të misionitamerikan Jakobs ndaj akuzës së Enver Hoxhës, është bërësqarimi sipas hulumtimit në vijim:“Shefi i misionit amerikan u përpoq t’i shpjegonteatij se SHBA, asnjëherë, nuk kishin përkrahur kërkesatgreke për “Epirin e Veriut” dhe se, duke votuar për futjene kërkesës greke në rendin e ditës të Konferencës, “nethjesht kemi ndjekur politikën tonë për ruajtjen epavarësisë së Shqipërisë, duke dhënë një vlerësim ndajçdo kërkese për rektifikime kufitare. Kjo mund të bëhejvetëm në një konferencë paqeje dhe se, duke votuar përfutjen e kësaj çështjeje kufitare në rendin e ditës sëkonferencës, kjo në asnjë mënyrë nuk nënkuptonpërkrahjen e SHBA për këtë kërkesë”. Pastaj, duke kaluarnë kundërofensivë, Jakobsi preku një çështje delikate. Aie pyeti Hoxhën, se cili do të ishte reagimi i tij, në qoftë seShqipëria do të kërkonte futjen në axhendën eKonferencës së Paqes të kërkesës për rajonin e Kosovës,dhe në rast se Delegacioni i SHBA do të votonte kundërsë drejtës së Shqipërisë për ta diskutuar këtë kërkesë nëKonferencë. “A nuk mendoni ju se, të paktën, kërkesa juajduhet të diskutohet dhe të studiohet?” - kishte pyeturJakobsi. Kësaj pyetjeje E. Hoxha iu përgjigj në njëmënyrë të turbullt dhe mohuese. Ai i tha përfaqësuesit4
amerikan se “kjo nuk përbën një rast analog, sepse ne nukjemi duke shtruar kërkesën për rajonin e Kosovës ngaaleatja jonë, Jugosllavia”” (Citohet sipas: Prof.dr. BeqirMeta. “Tensioni greko-shqiptar 1939-1949”. GEER.Tiranë 2002, f. 515-516). Pra, Jakobsi, siç duket, ishte i informuar me kohë përfigurën e Enver Hoxhës, si një argat besnik i Beograditdhe ai, paraprakisht, ishte plotësisht i bindur për një gjë tëtillë. Prandaj i drejtoi Enver Hoxhës pyetjen-kurth lidhurme qëndrimin e tij ndaj Kosovës, në mënyrë që tapranonte edhe publikisht para asaj Konference se ishtekundër ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë.Domosdo që tradhtari Enver Hoxha nuk mund takërkonte një ribashkim të tillë se ai, si i rekrutuar me kohënë shërbim të serbosllavizmit, ia kishte shitur shpirtinshejtanit. Në dallim nga Fishta, i cili serbosllavizmin ekishte vënë në tehun e “bajonetës” së vet letrare dhepublicistike, Enver Hoxha kishte rënë në gjunjë para tijdhe ishte gati që Shqipërinë ta kthente në koloni tëJugosllavisë, nën maskën e një republikë të shtatë. Por, nëtë njëjtën kohë, Atë Gjergj Fishta është edhe shuplaka mëe rëndë për të gjithë besëprerët, dallkaukët, hajdutët,mercenarët dhe tradhtarët e kombit shqiptar, të cilët, nëkrye të politikës shqiptare, deri edhe në ditët tona,shenjtërinë e të qenit shqiptar, nacionalizmin shqiptar, ekanë nxjerrë në breg të pazareve grekosllave dhe tëbrukselizmit në përkrahje të tij. 5
Rreth një vit më vonë pas Konferencës së Paqes nëParis, argati Enver Hoxha, si kryefalsifikator i historisë sëmarrëdhënieve të popullit shqiptar me sllavët, do tëdeklaronte fare paturpësisht:“… Dashuria e popujve të Jugosllavisë emareshallit Tito dhe e gjithë udhëheqësve tëJugosllavisë për popullin shqiptar është shumë e madhe.Ne kemi fatin e madh e të lumtur që kemi në kufirintonë të veriut një aleate e nje mike kaq të fortë, kaq tësinqertë siç është Jugosllavia... Po të studiojmëhistorinë e vërtetë të popullit tonë dhe jo atë tëshkruajtur prej agjentëve të imperializmit, do të shohimse populli ynë, pa qenë një popull sllav, ka pasur njëlidhje të ngushtë dhe të përzemërt me popujt sllavë…Këtë miqësi nuk mund ta errësonte shërbëtori iimperializmit dhe i fashizmit italian, shovinisti AtGjergj Fishta me “Lahutën e Malësisë”...” (Citohetsipas: “Pse u masakrua Gjergj Fishta”. Pjesë të fjalës sëEnver Hoxhës para një grupi të rinjsh që morën pjesë nëPleniumin IV të rinisë popullore. Marrë nga faqja e internetit“Peshku pa ujë”. 06 dhjetor 2012).Kjo deklaratë prej tradhtari të regjur të kombitshqiptar, në të cilën Enver Hoxha shpif për Fishtën,duke e etiketuar si shërbëtor të fashizmit italian,dëshmon për dy gjëra:Enver Hoxha ose ka pasë qenë kaq keq i verbuarnga tradhtia në shërbim të serbosllavizmit, saqë nukpaska qenë në gjendje absolutisht t’i hidhte një vështrim6
të kaluarës historike të marrëdhënieve të popullitshqiptar me popujt sllavë, ose ai, për shkak të kulturësgjysmake, nuk e ka ditur fare se ku binte me adresë ajoe kaluar historike. Sepse dihet që serbosllavët kanë pasëushqyer urrejtje shumëshekullore kundër popullitshqiptar.Profesori Hakif Bajrami citon priftin serb NikollajVelmiroviç, i cili në vitin 1942 ka deklaruar: “Atë që po bën sot Hitleri kundër hebrenjve, atë e kabërë Shën Sava D(1169-1236) në mesjetë kundërarbanasëve, që nuk donin të konvertohen në sllavë”(Citohet sipas: Pro.dr. Hakif Bajrami. “Pse Serbia sotështë në ofensivë defaktorizuese ndaj Republikës sëKosovës”. Faqja e internetit “Agjencioni Floripress”. 11dhjetor 2020). Për t’u njohur më me hollësi me strategjinë eserbosllavizmit për shfarosjen e popullit shqiptar dhesidomos të popullit shqiptar të Kosovës, nostalgjikët eEnverit (e propaganduesit të marrëdhënieve “miqësore”me popujt sllavë) në Shqipëri dhe në Kosovë, sidomosenveristë e Ferizajt, le të kenë parasysh “Naçertanien” eIlia Garashaninit të vitit 1844, gjenociditn serbosllav qëshpërtheu në krahinën e Nishit pas vendimeve kriminaletë Kongresit famëkeq të Berlinit të vitit 1878, periudhën eluftrave ballkanike, le të lexojnë dhe të rilexojnë për këtëperiudhë artikullin me titull “Kush e vërtetoi vrasjen e 500mijë shqiptarëve nga serbët, si u gjet libri i austriakut?”, tëbotuar në faqen e internetit të gazetës “Bota Sot” të datës 187
mars 2018, le të sjellin në kujtesë elaboratin e shkrimtarit tëtërbuar shovinist Ivo Andriç dhe të akademikut gjakatarÇubrilloviç në prag të Luftë II Botërore, për t’u njohur medoktrinën shtetërore serbe për zhdukjen e popullit shqiptar.Të gjitha këto të vërteta historike, tradhtari i Kosovësdhe i mbarë kombit shqiptar Enver Hoxha, i anashkalonteme të vetmin qëllim, që të zhdukte nga kujtesa e njerëzveemrin e Gjergj Fishtës. Enver Hoxha, siç e pati karakterizuarfort bukur Mustafa Kaçaçi në Konferencë e Labinotit tëmarsit të vitit 1943, kishte qenë “askushi” deri ditën ku filloizhvillimi i punimeve të asaj konference. Dhe ky “askush”, ikomanduar në krye të partisë me “patericat” e Miladinit dhetë Dushanit, kërkonte të bëhej “dikushi” se s’bën. Por gjatëpërvojës së popujve të ndryshëm, jeta ka vërftetuar se“askushi” mund të bëhet “dikushi” vetëm përmes ushtrimit tëterrorit të egër kundër popullit të vet. Prandaj kryekrimineliEnver Hoxha nuk u mjaftua vetëm me hedhjen e baltës pahesap mbi emrin dhe veprën e ndritur të Fishtës së Madh. Ai,si agjent i regjur i serbosllavizmit, urrejtjen e papërmbajtur,deri në egërsi shtazarake, e shfreu edhe ndaj eshtrave të tij,duke dhënë urdhër për zhvarrosjen e tyre dhe flakjen nëlumin Drin.Dhunimin e eshtrave të Fishtës, Petraq Kolevica, e kavajtuar me një art të rrallë poetik në poezinë me titull“Vigani që prehje nuk gjeti”, të botuar në vitin 2006.Lexuesit mund ta gjejnë në internet.
“S’është kombi që nderon njerëzit e shquar, po janë ‘ATA’që ia rrisin vlerat dhe nderojnë KOMBIN!”*
Vilhelme Vrana Haxhiraj
Urime në përvjetorin e lindjes Frazologut, Prof.Dr. Eshref Ymeri!
Fragment i shkëputur nga libri im,“ Elitat e Mhuara...” F.404- 411
MIKU YNË, ESHREF, GËZUAR DITËN E LINDJES!
FESTOFSHI DHE KAQ VITE TË TJERA!
Mirënjohje:“S’është kombi që nderon njerëzit e shquar,
po janë ‘ATA’që ia rrisin vlerat dhe nderojnë KOMBIN!”*
Akademiku elita gjuhëtari e frazeologu i shquar, Prof.dr.Eshref Ymeri, është një personalitet dhe individualitet i veçantë i kulturës kombëtare. Ai njihet si një erudit , zotërues i shumë gjuhëve, që ka dhënë vlera të pallogaritshme në fushën e gjuhësisë, të përkthimeve, si dhe në publicistikë, veçanërisht dallon për analizat e situatave politike në vend, në rajon dhe në Evropë...Për vlerat e veçanta për pasurimin e gjuhës shqipe, në hartimin e disa fjalorëve frazeologjik, (Italisht -Shqip-, Rusisht- Shqip dhe Anglisht-Shqip), me mbi 25.500 shprehje frazeologjike secili, pa droje unë e quaj frazeolog. një emërtim që për fat të keq nuk njihet nga institucionet e gjuhësisë në Shqipëri.
Prof.Ymeri është autor bashkëkohor, i cili ka vënë një gur të rëndë në kolanën e artë të kulturës kombëtare, duke na dhuruar krijimtari dhe art real shqiptar. Prandaj, me vullnetin që e ka karakterizuar në punën e tij të palodhshme e ka renditur veten në elitat e kombit.
“Prindërit e Eshrefit nuk jetojnë më,
por një amanet i lanë,
që ta dojë jetën dhe vatan!
Biri i tyre me ndërgjegje kombëtare, thotë:
“Gjuhën shqipe kam NËNË DHE BABË!”
Me punën e tij sistematike qysh kur nisi të mëltojë ABC dhe gjithë jetën, me etjen për dije e kulturë, Eshref Ymeri e ka quajtur veten gjithmonë nxënës. Gjithë jeta e tij është shkollë. Për të njohur personalitetin e këtij gjuhëtari të palodhur në pasurimin e leksikut të gjuhës shqipe, gjatë 60 viteve pune studimore të pallogaritshme . Interesi për njohjen e vlerave të rralla të Eshref Ymerit nuk duhet të jetë jo vetëm nga individët që e adhurojnë veprën e tij, por veçanërisht duhet të interesohen institucionet shtetërore të shkencës dhe të kulturës. Së paku të lexojnë analizat e bëra nga ekspert të gjuhtarisë dhe përkthimit për veprat studimore të tij, si:“Përkthimi, një histori pasioni”(2015); “Arti i përkthimit gojor”(botim i vitit 2018), apo rreth fjalorëve frazeologjik, (Italisht -Shqip-, Rusisht- Shqip dhe Anglisht-Shqip), si: Mira Meksi, Prof:Dr.Hajri Shehu, prof.asoc.dr. Alba Frashëri, Abdurrahim Myftiu dhe Prof.Dr.Rahmi Memushaj etj...
Këto vepra mbartin vlera të mëdha njohëse dhe shërbejnë si një shkollë e vërtetë për të gjithë ata përfaqësues të brezit të ri që kanë pasion t’i futen punës me zell në fushën e leksikografisë dhe të përkthimtarisë.Ato e meritojnë të zënë vendin që u takon në thesarin e kulturës kombëtare.
Cilido ka të drejtë të pyesë: Çfarë ka bërë ky njeri që meritoka një vlerësim të tillë?
Po e nis me jetën, arsimimin , rritjen apo aftësimin profesional dhe vlerat e tij të padiskutueshme...
Jeta dhe arsimimi i Eshref Ymerit
Eshref Ymeri lindi në Smokthinë, më 25. dhjetor 1938. Është i biri i Hasan Ymerit (1890-1970), veteran i Luftës së Vlorës, i dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë me medaljen “Për veprimtari patriotike”, me nr. 4040, datë 14 korrik 1965, me këtë motivacion:
“Për trimërinë, guximin dhe vetëmohimin që tregoi në luftë kundër pushtuesve imperialistë italianë më 1920 për çlirimin e Vlorës”.
Gjyshja e Hasan Ymerit nga i ati, Kale Hodja, ka qenë e bija e Hodo Ali Nivicës, njëra nga figurat e shquara (përkrah Zenel Gjolekës dhe Tafil Buzit) të kryengritjeve antiosmane në mesin e shek. XIX.
Stërgjyshërit e Hasan Ymerit, Lulo dhe Muk Bajrami, kanë qenë bashkëluftëtar të Bilbilenjve legjendarë të Progonatit, të cilët, me urdhër të pashait, i varën në Rrapin e Janinës.
Në një këngë të vjetër, kënduar asokohe, thuhet:
“Hodo Ali hane-hane
Varet nga shkëmbi asdrane (në krye të malit të Smokthinës),
Varet Hodua për Smokthinë,
Të takojë parësinë,
Vetë Lulo Bajram Smokthinë,
Se ka lidhur miqësinë,
Ka dhënë vajzën për të birnë.”
Në një libër me këngë, të botuar para disa vjetësh, të repsodit nga Smokthina, Xhevit Zeneli, figurojnë edhe këto dy vargje:
“...Lulua me Muk Bajramë
Gji në gji se ç’e dhanë xhanë...”
Në vazhdim po japim kronologjinë e jetës së Prof.dr. Eshref Ymerit.
-25.12. 1938 - lindi në Smokthinë, prefektura Vlorë.
-1947 - 1955 - përfundon shkollën 7-vjeçare në Smokthinë.
-1955 - 1959 - përfundongjimnazin “Ali Demi”, Vlorë.
-1959 - 1961 - student në Shën Peterburg (ish-Leningrad).
-1962 - 1966 - përfundon studimet e larta për gjuhë dhe letërsi ruse në Fakultetin e historisë dhe të filologjisë të Universitetit të Tiranës.
-1966 - 1977 - pedagog i gjuhës ruse në Fakultetin e historisë dhe të filologjisë të Universitetit të Tiranës.
Prej 17 majit, deri më, 10 tetor të vitit 1975, Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste pranë Komitetit Qëndror të Partisë së Punës të Shqipërisë e dërgoi me shërbim në Republikën Popullore të Kinës, ku, në kryeqytetin Pekin, ndoqi nga afër botimin në gjuhën ruse prej 1000 faqesh të vëllimit II të veprave të zgjedhura të Enver Hoxhës.
Më 1977 (shtator).Universiteti i Tiranës e qarkullon padrejtësisht në Kukës. Rri pa punë deri më 25 mars 1979. Ndërkohë, Shtëpia botuese “8 nëntori” e aktivizoi gjatë kësaj kohe si përkthyes të jashtëm të veprave të Enver Hoxhës në gjuhën ruse.
Më 26 mars 1979 - 31 korrik 1981 - përkthyes efektiv në Shtëpinë Botuese “8 nëntori”.
-01 gusht 1981 - 31 tetor 1989 - shef i Redaksisë së botimeve në gjuhë të huaja në Shtëpinë botuese “8 nëntori”.
-01 nëntor 1990 - 31 dhjetor 1991 - përkthyes efektiv në Shtëpinë botuese “8 nëntori”
-01 janar 1992 - 31 gusht 2003 - pedagog i gjuhës ruse në Fakultetin e gjuhëve të huaja të Universitetit të Tiranës.
- 01 shtator 2003 - shkëput marrëdhëniet me punëm,pasi del në pension.
Fakulteti i gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, në kuadrin e programit TEMPUS, më 02 dhjetor 2001, e përfshiu në një grup pedagogësh të përkthimit nga gjuhë të ndryshme (si anglishtja, frëngjishtja, gjermanishtja dhe italishtja), të cilët i dërgoi në Britaninë e Madhe, pranë Universitetit të Uestminsterit, ku qëndruan një javë për shkëmbim përvoje nga fusha e përkthimtarisë.
Aktiviteti pedagogjiko-shkencor
Eshrefi është autor i teksteve mësimore që janë botuar ndër vite:
Më,1968. Tekst mësimor për zhvillimin e gjuhës së folur të studentëve të kursit të parë të gjuhës ruse (botim i Shtëpisë botuese të librit universitar).
Më,1972. Tekst mësimor për zhvillimin e gjuhës së folur të studentëve të kursit të dytë të gjuhës ruse (botim i Shtëpisë botuese të librit universitar).
Më,1974. Tekst mësimor për gramatikën e gjuhës ruse për të katër kurset e studentëve të gjuhës ruse(me grup autorësh, botim i Shtëpisë botuese të librit universitar).
Më,1981. Analizë teksti për studentët e kursit të parë dhe të dytë të degës së gjuhës ruse(me bashkautor, botim i Shtëpisë botuese të librit universitar).
Më,1982. Tekst me tema bisedimi në ndihmë të zhvillimit të gjuhës së folur për mësuesit e gjuhës ruse (botim i Institutit të studimeve pedagogjike).
Më,1984. Formula bisedore. Tekst në ndihmë të mësuesve të gjuhës ruse (botim i Institutit të studimeve pedagogjike).
Më,2002. Gjuha e folur ruse. Tekst mësimor për studentët e të katër kurseve të degës së gjuhës ruse (botim i Shtëpisë botuese të librit universitar).
Lëndët mësimore praktike
Gjatë kohës që ka punuar si pedagog në Fakultetin e historisë dhe të filologjisë dhe në Fakultetin e gjuhëve të huaja, ka dhënë:
-Lëndën e gjuhës së folur ruse në të katër kurset.
-Lëndën e gramatikës praktike të gjuhës ruse në kursin e parë dhe të dytë.
-Lëndën e analizës së tekstit në të katër kurset.
Kurse leksionesh
-Leksionet e stilistikës së gjuhës ruse (bashkë me seminaret).
-Leksionet e gjuhësisë së përgjithshme.
-Leksionet e letërsisë ruse (bashkë me seminaret).
-Leksionet e përkthimit (bashkë me ushtrimet e përkthimit).
Artikuj metodiko-shkencorë dhe shkencorë
Artikuj të tillë janë botuar në gazetën “Mësuesi”, në revistën “Studime filologjike” dhe “Gjuha jon ë” gjatë viteve 1970-1980.
Përkthime të letërsisë politike
Në Shtëpinë botuese “8 nëntori”, gjatë viteve 1978-1990, ka përkthyer 3200 faqe letërsi politike nga gjuha shqipe në gjuhën ruse.
Përkthime artistike
Gjatë viteve 1998 e në vazhdim, ka përkthyer dhe botuar vepra të shkrimtarëve:
Aleksej Prijma:“Edgar Kejsi” (Sh.B “OMSCA”, Tiranë 1999).
F.M. Dostojevski:“Një zemër e dobët” (Sh.B “OMSCA”, Tiranë 1998 dhe Sh. B “ABC”, Tiranë 2008).“Sozia” (Sh.B. “OMSCA”, Tiranë 2000).“Pollzunkovi” (një roman me nëntë letra) (Sh.B.“OMSCA”, Tiranë 2000). “E zonja e Shtëpisë” (Sh.B “OMSCA”, Tiranë 2001). “Një grua bote dhe një burrë poshtë shtratit” (Sh.B. “OMSCA”, Tiranë 2002).
Italo Kalvino:“Përralla italiane” (Sh.B. “Deas”, Tiranë 2000).
Nikollaj Kolada:“Nishani”. Dramë. Vënë në skenë në Teatrin Kombëtar, më 2003.
Ludmilla Razumovskaja:“E dashur Elena Sergejevna”. Dramë. Vënë në skenë në Teatrin kombëtar në vitin 2007.
Zheni Kostandinova:“Vanga” (Sh.B.“OMSCA”,Tiranë, 1999).
Zhorzh Amadu:“Zonja Flora dhe dy burrat e saj” (Sh.B.“OMSCA”,Tiranë, 2001).
Kobo Abe:“Gruaja e burgosur në rërë” (Sh. B.“Bota shqiptare”.Tiranë, 2012).
Leonid Grossman:“Pushkini në kulturën ruse”. Sh.B. “Bota Shqiptare”. Tiranë, 2014.
Përkthime nga shqipja në rusisht
Vath Koreshi:“Porta Eva”. Skenar filmi, prodhim shqiptaro-rus. Regjisor: Albert Minga. Producent: Aleksandër Mihajllov. U xhirua në Shqipëri në vitin 2000 dhe doli në ekran në vitin 2001).-“Ky është profeti Muhamed, i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin” (përgatiti për botim dhe botoi Instituti shqiptar i mendimit dhe i qytetërimit islam (Tiranë 2008).
Fjalorë:
“Fjalor i termave të mbrojtjes kundërajrore” (me bashkautorë, botim i Akademisë ushtarake, Tiranë1990).
“Fjalor frazeologjik italisht-shqip” (me bashkautor,Sh. Botuese “Afërdita”, Tiranë 1997).
“Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe” (me bashkautorë,Sh. Botuese “TOENA”, Tiranë 2002).
“Fjalor i madh frazeologjik italisht-shqip” (me bashkautorë, Sh.Botuese “EDFA”,Tiranë 2007). “Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe” (i pasuruar dhe i ripunuar) (me bashkautorë, Sh. botuese “EDFA”, Tiranë 2007).
“Fjalor frazeologjik rusisht-shqip” (Sh. Botuese “Bota shqiptare”. Tiranë 2015).
Redaktime fjalorësh:“Fjalor rusisht-shqip” (grup autorësh, Sh.Botuese“EDFA”, Tiranë 2005).
“Fjalor shqip-rusisht” (autore prof.as.dr. Mukades Mançe) (Sh. Botuese “EDFA”,Tiranë 2007).
Publicistikë
Prej vitit 1991 dhe deri tani ka botuar 1237 artikuj publicistikë në mbrojtje të çështjes kombëtare, veçanërisht në mbrojtje të Çështjes Kombëtare të Kosovës, të Çamërisë, të popullit shqiptarë në Maqedoni, kundër qëndrimeve shoviniste të grekosllavizmit dhe sidomos kundër politikës shoviniste rusomadhe në raport me kombin shqiptar, kundër pushtimit të kishës sonë ortodokse nga kisha shoviniste greke. Vend të veçantë zënë edhe artikujt e tij kritikë, me vlerësime për vepra artistike të autorëve të ndryshëm. Krahas intelektualëve të tjerë nacionalistë, ka ngritur zërin e tij tëfuqishëm për ribashkimin e trojeve tona etnike. Në publicistikën e tij kanë rënë në sy edhe artikuj me tema shoqërore apo edhe artikuj polemikë.
Botime të tjera
“Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse” (me bashkautor, Shtëpia botuese “TOENA”, Tiranë,2006).
“Antologjia e kryqëzimit: Rusia dhe çështja shqiptare 1878-2012”(me bashkautor. Universiteti “Iliria”. Prishtinë 2012).
“Përkthimi, një histori pasioni” (Sh.B.“OMSCA-1”. Tiranë 2015).
“Arti i përkthimit gojor” (Botim i studios “Intergrafika”. Tiranë 2018).
Kualifikimi shkencor
16. 12. 1989. Merr gradën shkencore “Kandidat i Shkencave” (me vendim nr. 208 të Komisionit të Lartë të Atestimit).
14. 12. 1994. Grada “Kandidat i Shkencave”, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 351, datë 30.06. 1993, konvertohet në gradën shkencore “Doktor”.
13. 12. 1994. Merr titullin “Asistent Profesor” (me vendim nr. 11 të Komisionit të Lartë të Kualifikimit Shkencor).
11. 05. 2001. Merr titullin “Profesor” (me vendim nr. 53 të Komisionit të Lartë të Kualifikimit Shkencor).
Përkthyes gojor
Si përkthyes nga rusishtja në shqip dhe nga shqipja në rusisht, ka marrë pjesë:
a. në të gjitha konferencat e Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Vendeve të Detit të Zi (PABSEK), të zhvilluara në Tiranë.
b. në disa aktivitete të Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar të zhvilluara në Tiranë;
c. në disa aktivitete të UNICEF-it dhe të IOM-it të zhvilluara në Tiranë.
Si përkthyes, ka shoqëruar:
1. Delegacionin e Parlamentit Shqiptar, të kryesuar nga Kryetari i tij, zoti Pjetër Arbnori, gjatë vizitës së tij:
a. në Shën Peterburg, ku ishte i ftuar nga Universiteti i atij qyteti për të marrë pjesë në një sesion shkencor në përkujtim të 5-vjetorit të vdekjes së albanologes së shquar ruse Desnjickaja (01 qershor 1995);
b. në Moskë, ku u zhvillua konferenca e radhës e PABSEK-ut (04-07 qershor 1995).
2. Delegacionin e parlamentit rus, të kryesuar nga zëvendëskryetari i tij, zoti Sergej Baburin, i cili zhvilloi një vizitë në vendin tonë nga data 17 deri më 19 mars 1999. Gjatë qëndrimit në Tiranë, kryetari i delegacionit rus zhvilloi bisedime me:
a. Presidentin e Republikës, prof.dr. Rexhep Meidani;
b. Kryetarin e parlamentit, prof.dr. Skënder Gjinushi;
c. Kryetarin e Këshillit të Ministrave, zotin Pandeli Majko;
ç. Zëvendësministrin e punëve të jashtme, zotin Maqo Lakrori.
d. Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Shqiptar, zotin Sabri Godo, bashkë me anëtarët e atij komisioni;
dh. Kryetarin e opozitës, prof.dr. Sali Berisha.
3. Delegacionin e Parlamentit të Armenisë, të kryesuar nga Kryetari i tij, gjatë vizitës që bëri në vendin tonë më 28 qershor 2000, kur filloi punimet edhe Konferenca e radhës e PABSEK-ut.
4. Delegacionin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit gjatë vizitave që bëri në Armeni:
a. në tetor 1998;
b. në shkurt 1999.
5. Delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga ministri Safet Zhulali, gjatë një vizite që ky bëri në Ukrainë prej 24 deri më 27 shkurt 1997, me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes së Ukrainës, gjeneral Kuzmuk.
6. Një grup gazetarësh nga Ukraina që vizitoi kampet e refugjatëve kosovarë në Durrës dhe në Tiranë më 13-15 qershor 1999.
7. Tre grupe gazetarësh nga Ukraina që vizituan Kosovën në korrik, në shtator dhe në dhjetor të vitit 1999. Përshtypjet e veta nga Kosova, gjatë shoqërimit të grupit të parë të gazetarëve ukrainas (korrik 1999), i botoi në shtyp me titull “Kur Kosovën unë e pashë” (Gazeta “55”, 26-27 gusht 1999).
8. Një grup gazetarësh nga Federata Ruse që vizitoi Kosovën në nëntor të vitit 1999. Përshtypjet e veta për shoqërimin e gazetarëve rusë i botoi në shtyp me titull “Dertet e një përkthyesi” (Gazeta “55”, 4-10 dhjetor 1999). Të gjitha këto grupe gazetarësh e vizituan Kosovën me sponsorizimin e Zyrës së Shtypit të NATO-s në Bruksel.
Vlerësime
I. Shoqata kulturore atdhetare “Labëria”, me Kryetar Prof.dr. Ago Nezha dhe Sekretar Xhemil Çeli,me vendim të Forumit të saj, të datës 31 mars 2013, e ka nderuar me Diplomën “Personalitet i shquar i Labërisë”, me këtë motivacion:
“Profesor doktor, gjuhëtar i shquar, me kontribut të çmuar në zhvillimin e gjuhës shqipe dhe njohjen e saj në rrethe të larta intelektuale në Evropë dhe në SHBA. Një nga bijtë e Labërisë, që me veprën, jetën e sjelljen e tij nderon trevën e lindjes dhe mbarë kombin shqiptar”.
II. Me propozim të Bordit dhe të Senatit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Shqiptaro-Amerikane Nju Jork, Prishtinë, Tiranë, Shkup, më datën 27 prill 2017 është pranuar anëtar i kësaj Akademie.
Cilido që ka pyetur, pasi njeh jetën dhe veprën e tij, jo vetëm hesht, por e miraton vlerësimin e tij të merituar dhe të fituar me punë: Akademik, Prof.Dr.Eshref Ymeri një Elitë Kombëtare, e ka vendin në Panteonin Kombëtar, ashtu si dhe 89 personalitetet e tjera të përfshira në librin “Elitat e Mohuara , Krenari Kombëtaret”.
GËZUAR DITËLINDJEN,MIKU YNË I MIRË!
Urimet më të përzemërta Prof.Dr.Eshrefit nga Familja Haxhiraj!
Miku ynë i nderuar, ESHREF, Ju urojmë jetë të gjatë dhe sa më shumë pasuri vlerash për gjuhën shqipe!Të rroni bashkë me Znj.Hava që të gëzoni fëmijët me bashkëshortët e tyre si dhe nipat e mbesën! Zoti Ju gëzoftë me një dhuratë tjetë të vyer nga Kesi!
Me respekt he dashuri vëllazërore!
Bashkë me ditëlindjen Ju urojmë Gëzuar Vitin e Ri 2021! Qoftë Vit i Mbarësisisë dhe kthesës së madhe në gjithë botën!Kalofshi dhjetëra ditëlindje dhe përjetofshi sa më shumë Agime Vitesh të Gëzuara!
Vilhelme Vrana & Fitim Haxhiraj, bashkë me 8 zemrat tona
Vlorë,24.12. 2020
vo: * Citatin për Elitat e kam vendosur në fillim të librit tim studimor “Elitat e Mohuara, Krenari Kombëtare”, që i takon të 90 personaliteteve të përfshira në libër...
2020-12-22
“Pse dështoi Presidenti Donald Tramp?
Shkruan Aademik Eshef YMeri
Lexova me shumë kërshëri analizën e ushtarakut tënderuar në pension, Kolonel Dilaver Goxhaj, të botuar nëPortalin “Fjala e Lirë” të datës 18 dhjetor 2020. Analizatitullohet “Pse dështoi Presidenti Donald Tramp? (Sipasnjë bisede në mesenxher me një mik në SHBA)”.Portali “Fjala e Lirë” të befason me larminë ematerialeve që shpalosen në faqet e tij, çka ka ngjallurinteresimin e madh të lexuesve. Kjo për arsye semoderatori i këtij Portali, Prof.dr. Fatmir Terziu, njëintelektual i njohur ky, si përfaqësues i shquar i Diasporëssonë në Perëndim, udhëhiqet nga kulti i së vërtetës, nuk injeh absolutisht anësitë ndaj ngjyrimeve politike dhe ndajpersonaliteteve të ndryshme, kushdo qofshin ata. Për këtëpersonalitet të shquar të kulturës shqiptare në Perëndim,institucioni i faktologjisë është ylli i karvanit nëveprimtarinë e tij intelektuale, si moderator i këtij Portali.Analizën e vet, Koloneli Dilaver Goxhaj e kashtjelluar në 11 pika, ku ka zbuluar në një mënyrë1
shteruese shkaqet e dështimit të Trampit në zgjedhjet e 03nëntorit. Për dijeninë e lexuesve të nderuar, Kolonel DilaverGoxhaj ka qenë ushtarak i lartë i Forcave të Armatosura tëRepublikës së Shqipërisë. Gjatë luftës në Kosovë, ai dhanjë kontribut të shquar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare tëKosovës. Gjatë asaj lufte, në të cilën mori pjesëvullnetarisht, si shqiptar me vetëdije të lartë kombëtare, aika qenë zevendës i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm tëUshtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë periudhës mars-qershor 1999, njëkohësisht dhe oficeri që bashkërendoimrekullisht bashkëveprimin midis Ushtrisë Çlirimtare tëKosovës dhe Aviacionit të NATO-s për rreth 10 000operacione ajrore brenda 78 ditëve, nga 36 000operacione gjithsej që kreu NATO-ja gjatë asaj lufte. Në përfundim të asaj lufte, Hashim Thaçi, të cilinZonja Vjosa Osmani e ka pasë cilësuar me shumë të drejtësi faqen më të zezë të vendit, Kolonelit trim DilaverGoxhaj nuk i lidhi pensionin që i takonte, si veteran nëradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Analizën e vet, Koloneli Dilaver Goxhaj e kambështetur në një mori faktesh të pakundërshtueshme, metë cilat dëshmohet fare qartë, se cilat qenë arsyet edështimit të Trampit në zgjedhjet e 03 nëntorit. Jetaamerikane i ka vërtetuar bukur mirë ato fakte. Mbi bazëne tyre rezulton se Trampi, në sytë e botës mbarë, e patiulur në mënyrë të ndjeshme autoritetin Shteteve tëBashkuara të Amerikës dhe pati ndikuar që ky vend i2
madh dhe simbol i demokracisë, të mos e luajë më rolin eliderit në skenën e politikës botërore. siç pati theksuardikur edhe Kancelarja Merkel. Megjithatë, për mënyrën eqeverisjes së Trampit dhe arsyet e dështimit të tij, mesiguri që do të shprehen edhe vetë analistët amerikanë dhemjetet e informimit masiv. Ata, me siguri, do t’ishpjegojnë masës së gjerë të lexuesve se si qe e mundurqë Shtëpia e Bardhë, për herë të parë në historinë eShteteve të Bashkuara të Amerikës, të etiketohej siShtëpia e Gënjeshtrave, si qe e mundur që, për herë tëparë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,gjatë fushatës së fundit zgjedhore, presidenti foli përvjedhje votash, vjedhje kjo që ka qenë dhe vazhdon tëmbetet një praktikë e rëndomtë në Rusinë putinianeneocariste dhe në Shqipërinë neokomuniste? Gjithsesi, amerikanët i zgjidhin vet punët e tyre.Prandaj lexuesit me vetëdije të lartë kombëtare, janë mëshumë të interesuar të dinë arsyet e qëndrimit antishqiptartë Trampit ndaj Kosovës dhe, rrjedhimisht, ndaj mbarëkombit shqiptar. Për herë të parë, në historinë emarrëdhënieve shqiptaro-amerikane, një presidentamerikan pozicionohet hapur kundër kombit shqiptar dhenë përkrahje të Serbisë, mikeshës tradicionale të Rusisëcariste dhe neocariste dhe sulmon publikisht PresidentinKlinton për kontributin e jashtëzakonshëm që dha përçlirimin e Kosovës. Në këtë mënyrë, Trampi fyu rëndëmbarë popullin shqiptar të Kosovës dhe mbarë kombin3
shqiptar, duke shkelur mbi lumenjtë e gjakut që i shkaktoiegërsia shtazarake e bishës fashiste serbe.Ku i ka rrënjët ky qëndrim armiqësor i Trampit ndajKosovës dhe ndaj mbarë kombit shqiptar? Po t’i ndjekëshme kujdes ato rrënjë, me siguri që ato duhet të të çojnëdiku. Herë tjetër do t’u flasë lexuesve me fakte konkrete.4
USHTRIA ÇLIRIMTARE DHE KOSOVA SËRISH NË GRACKAT E TË HUAJVE DHE TË LDK-së Ku jemi dhe kah po shkojmë?
Akademk Prof. Dr. Hakif Bajrami
Ku jemi dhe kah po shkojmë?
Politikanë, është momenti i fundit të mblidhni mend, në prag të dekadës Tretë të shekullit XXI; t` u pret sëpata në një vend, në interes të shëndetit të Republikës Kosovës, duke respektuar gjakun e derdhur për çlirim dhe mirëqenie të popullit. Kombit i kemi borxh të gjithë pa dallim, kombi nuk na ka borxh asgjë. Ligësitë që po ia servoni kombit, duke favorizuar nepotizmin dhe korrupsionin, jeni kualifikuar në një ofensivë të egër për grabitjeje dhe vjedhje të djersës popullore. Reflektoni kah ju thërret KOMBI. Shumë kujt i ka ardhur thika te fyt nga intrigat dhe varfëria. Nëse kombi jeton në varfëri, kokën ia keni vu në cung të druve.
Asnjë lloj mjegulle, nuk largohet pa e shkrirë dielli. Pra, popull imitoje diellin dhe rreshtohu me vetëdije kah sakrifica dhe dëlirësia, kundër punëve të pista, në mënyrë që varësia dhe varfëria në Republikën e Kosovës, të largohen nga vatrat tona si mjegulla para diellit!
Para opinionit e shtroi këtë pyetje: Ku ka popull dhe forcë ÇLIRIMTARE që ia fshehë okupatorit dhe hafijeve të tij krimet; ku ka institucion shtetëror në botë që agjenturat e okupatorit ia sjellin dokumentet në zyre dhe ato dokumente t` i përdorë për “humanizëm”; ku ka person publik shtetëror që arrestohet për një detyrë që së pari është dashur të dihet se kush i ka sjellë Dosjet në tërë zingjirin në kryesinë e OVL UÇK, NUK KA. Por Kosova le të dihet se është ende një koloni moderne prandaj ka sjellje të këtilla, aq më parë që dosjet janë ardhur me paramendim, sepse e kanë ditë organizatorët qëndrimin e OVL UÇK. E modelit të luftës së UÇK-ës BE e sidomos Rusia dhe Serbia po i frigohën.
Njëqind pesëdhjetë vjet intriga dhe PROGRAME serbe për shfarosjen e shqiptarëve (1836-1999), në stilin përsërite dhe vetëm përsërite intrigën dhe krimin, sepse diçka nga ky zanat antinjerëzor do të mbetet shembull dhe mbeturinë për të vepruar edhe nesër. Dhe çka është këtu politikë brutale anticivilizuese, është fakti se po përsëritet akuza për të njëjtën pasojë e që është realizimi i një pozite koloniale mbi një popull që nuk është ardhacakë ,siç janë serbët, por është autokton siç janë shqiptarët. Nuk ka dilemë, Rusia me Serbinë është kthyer në një aksion të turpshëm politik dhe diplomatik, sa që më shumë është kah investohet për ta sulmuar shtetin e njomë të Kosovës, se sa politika pansllaviste të mbrohet nga mundësia e Luftës Tretë Botërore. E ndaj kësaj fushate të egër ruso-serbe, në Perëndim më shumë po bëjnë sehir, sepse po klithin: “asgjë nuk është për të bërë drejtuesit e UÇK-ës një burg të gjatë, sepse kemi luftuar 78 ditë për çlirimin e vendit të tyre”. Këso shprehjesh apologjie ke mundur të dëgjosh nëpër Evropë nga viti 1924 e deri më shpërthimin e Luftës Dytë Botërore më 1939, atëherë kur shumë kujt i doli gjumi për rrezikun që i kanosej botës, por çdo reagim atëherë ishte i vonuar. E vërteta, për mizoritë e Luftës Dytë Botërore janë shkruar vëllime të tëra studimesh, por nuk është pranuar publikisht ende një fenomen: deri sa në tërë Evropën po ndiqeshin HEBRENJËT, Shqiptaria atyre të përndjekurve u gjeti strehim. Në realitet, në Shqipërinë Bregdetare atë humanizëm po duan ta përvetësojnë duke na identifikuar me politikën e Xhafer Devës dhe të Regjimentit “Kosova”. E po të hulumtohet detalisht çështja hebreje në viset shqiptare, atëherë më tepër janë shpëtuar hebrenj në Shqipërinë Kontinentale, jo më pak se për 1792 persona, madje edhe të atillë të sjellë nga Greqia. Faktet lidhur me këtë pushojnë në një arkiv afër Fariburgut, por kush t` i botoi, sepse një pjesë e historianëve shqiptarë që janë shkolluar në Vjenë, më tepër kanë prirje t` ia kthejnë pushkën veti, se sa ta zbardhin të vërtetën. Po çfarë informate mund të jetë kur një diplomat e viziton në trevë kombëtare për dy ditë dhe ta mësoi tërë historinë(!). Këta dhe ata së pari duhet ta dinë se Herman Nojbajer e ka ideuar Divizonin SS “Skenderbeg”, për t` i mbrojtur kufijtë etnik të Shqipërisë linguistike në 1004000 kilometra katror, sipas hartës së vitit 1876. E Divizioni SS “SKENDERBEG” në asnjë veprim kurrë, kurrë nuk ka pas punë me Hebrenj. (Studione në detale këto njësi: A “E”, grupin luftarak “BREDOV” (Krahina e Gjilnit), grupin luftarak “LLANGER” (Krahina e Llapit), Grupin luftarak “SHOLLC” (Vija rrugore Shkup-Prishtinë-Mitrovicë), grpin luftarak “Skenderbeg” që bërë luftë në trevën e Kollashinit herë me çetnik e herë njësitë e rregullta të Millan Nediçit. Po historia e Qeverisë Millan Nediqit (1941-1944 si kuislingu më stabil në Evropë), qysh më 1942 e botoi lajmin se “Serbia është pastruar nga Hebrenjtë”. (Burimi: Fondi i M Nediq në AVIIB; “GLLAS SRPSKE CRKVE 1941-1944, detajisht se si hebrenjtë nuk guxojnë as nëpër autobus apo tramvaje të lëvizin me serbian). Këtë histori provojnë serbët për dy shekuj ta përdorin kundër shqiptarëve. Pra te ky qëllim mbështet Serbia që i përpiloi 35 programe për të na shfarosë (1836-1999).
Tani po i kthehem një plage që po më dhemb sikur me më i vu thikat e helmuara në kurriz. Evropë dyfytyrëshe, Perëndim i admiruar, SHBA të respektuara me tru e të dashura me zemër, ju nuk e dini fare historinë e popullit shqiptar, si populli më i vjetër i Ballkanit dhe Evropës, në përgjithësi. Po, Evropë e gjashtë Fuqive të Mëdha (1877-1946) kundër Shqiptarisë nuk ke lërë intrigë nga korpusi i Makiavelit që nuk e ke provuar me thika, zjarr dhe topa kundër një populli vetëm pse në shekujt XIV-XVI e pranoi ISLAMIN, krejt me qëllim për t` u shkëputur nga pansllavizmi, për ta pamundësuar politikën e serbizimin, sepse më as popi e as “vllastelini”, nuk mundeshin ta detyrojnë që ta ndërrojmë origjinën, sikurse provuan në Perandorinë NËNTË Vjeçare të Car Dushanit (1346-1355).
E vërteta ai islamizim i shqiptarëve, në fillim ishte shpëtimtar dhe më tutje edhe pse religjioni filloi të identifikohet me okupatorin, prapë se prapë dihej në bazë të një tradite se deri ku duhet t` i thuhet bukës bukë e ujit ujë. E vërteta, okupatori osman (po i shmangëm Epokës Kastriotit dhe Pashallëqeve shqiptare: të Janinës dhe të Shkodrës që u fikën më 9 gusht 1830 duke ua këputë kokat 500 deri në 800 politikanëve shqiptarë, që i kishin shkuar Pashait për iftar në Manastir. Nga kjo kohë më nuk ka pas as miqësi njerëzore, e as religjioze me Stambollin. Metamorfoza, në bazë të tri Elaborateve që ruhen në Arkivin e Vjenës (1853?!), u përgatit me shumë kujdes, gjithnjë për të fol shqiptaria me një zë dhe për të jetuar për një ZOT, për një FLAMUR dhe një shtet. Kjo ide pasi që kishte qarkulluar në popull për dy dekada, u plasua në DIVANIN e Sulltanit më 1869, dhe për tre muaj u pranua se: “SHQIPTARIA duhet ta ketë një VILAJET, që për një kohë do të jetë dora e djathtë e Babadovletit”.(Dokumentin e keni në Arkivin e Stambollit).
Pas shuarjes së mundësisë që: “FEJA E SHQIPTRIT TË JETË SHQIPTARIA” më 1871, kur Gjermania e shpalli BASHKIMIN në një pallat të Parisit ( VERSAJ, sepse e kishte okupuar pjesën më të madhe të Francës), Stambolli nga ky transformim në Evropë do të trembët dhe çështja e themelimit të një vilajetit shqiptar jo që do të ndalohet të propagandohet, por kundër shqiptarisë do të fillojë një luftë speciale në tri fronte: kundër çdo padrejtësie lokale, kundër çdo ndërhyrje nga Stambolli në viset shqiptare dhe kundër çdo politike se “Arnautët janë besnik por sllavët serbian na janë më të zemrës sepse edhe nëna e sulltanit është sllave -ruse).
Pikërisht më 1875 do të filloi të montohet një politikë kriminale serbe kundër shqiptarisë. Ishte fjala për hedhjen e kokave të derrave nëpër medrese dhe xhamia, e njëherit duke i akuzuar vëllezërit katolik shqiptar nëpër tërë Vilajetin e Kosovës. Kjo akuzë bëhej krejt me qëllim që në mes shqiptarëve të vjen deri te lufta qytetare. Çështja pati shkuar aq larg më 1877 sa që Principata serbe do t` i propozojë Stambollit që të kërkojë hapur që: “Arnautët e religjionit islam t` ua bojkotojnë mallin të gjithë tregtarëve katolikë”. Ky fenomen zgjatë për dy muaj sa që shumë vëllezër katolik kishin përgatitë çdo gjë që të largohen nga vatrat e veta stërgjyshore. I pari ndër të parët që ngriti zërin e ndërgjegjes ishte Myderriz Ymer Prizreni: ”VLLAZËRIT KATOLIKË NUK JANË ATA që po i vejnë kokat e derrave nëpër medrese dhe xhamia, por që janë pikërisht disa “hoxhallarë” të ardhur nga Rusia me leje të nënës Sulltanit, që ditën i falin pesë vaktet e natën po pinë raki me popat serb mu në qendër të Prizrenit”. Kjo fjali shpërtheu si vetëtima nëpër tërë Perandorinë e sëmurë në Bosfor. Mu për këtë veprimtaria e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me asgjë nuk u kundërshtua në fillim. E vërteta, për tre muaj të gjitha familjet shqiptare katolike më 1881 e furnizuan Ushtrinë e Sulejman Voshit me bukë dhe djathë e kos Dukagjini.
MYDRRIZ YMER PRIZRENI BABAI I SHTETIT MODERN SHQIPTAR 1877-1886
Myderrizi famëlartë Ymer Prizreni, në maj të vitit 1877 kur Rusia po shënonte shenjat e para se do ta fitojë luftën, kundër Perandorisë Osmane me përqendrim në Pleme të Vogël (Bullgari) , ai lëshoi një kushtrim nga xhamia e Prizrenit se SHQIPATARISË I DUHET ITIFAKU, sepse jemi në rrezik, jo që i dhimbsej Padishahu, por e dinte si profesor i Medresesë në Kushumli se Sanxhaku i Nishit (Shipnia e Moçme) do të shfaroset në stilin e luftës kryqëzatë nga viti 1688-1690, kur treva e Kosovës u bë shkrumb e hi herë: herë ne emër të kryqit, herë në emër të dinit islam.
Pra mu në kushtrimin e lëshuar më 10 maj 1877 duhet kërkuar rrënjët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të “cilat kurrë nuk i absorbon toka arbërore”, do të shkruaj famëlarti Bedri Pejani më 1909, kur kishte rifilluar të mendohet për një finale shqiptare të luftës së drejtë për çlirim. Në vitin pasues, në kohën “kur të bjerë dushku prej rremit”, duke imituar kështu Revolucionin Francez, Bedriu –Babushi, e tha këtë sepse një vit më parë, KUVENDI më i madh ndonjëherë shqiptar, kishte filluar punimet pikërisht më 14 korrik 1908 në Ferizaj, tubim ky që ia dridhi themelet shtetit që ishte konservuar të prishet mbi damarët e shqiptarisë.
Ishte pra kjo kohë (1908-1912), a të merret për MODEL të luftës për të dalë Shqipëria në vete përmes revolucionit amerikan (nacional dhe social) apo francez(çlirim social), gjithnjë duke u specifikuar nga mendjedëlirësia shqiptare, e cila u përcaktua për modelin social. Çka do thotë kjo. E vërteta, modeli social i bërjes së shtetit shqiptar ka qenë i pranishëm edhe në Konferencën e Paqes në Londër. Por ky model u aplikua sepse ndryshe, nëse do të forcohej edhe modeli nacional, atëherë Shqipëria duhej të bëhej minimumi ajo e katër vilajeteve . E këtë model Evropa kurvë nuk e pëlqente sepse donte për t` i ushqyer këlyshët e saj, e që ishin fqinjët e shqiptarëve vet. Edhe më konkretisht, dihet fare mirë se çfarë karakteri kishte Revolucioni amerikan (çlirim nacional dhe social) e çfarë karakteri kishte ai francez ( çlirim social). Pra mendjendritësia shqiptare shpresonte se së pari duhet dhuruar kombit çlirimin social, e pastaj “rrezet e çlirimit shpresohej që të vijnë më lehtë dhe më me pak gjakderdhje”, e pikë së pari modeli francez është dashur të aplikohet për faktin se Shqiptarët ishin në TRI RRELIGJIONE, e IMEDIATIVISHT u duhej parulla; EGALITE- FRATERNITE-LIBERTE (Bashkim, Vëllazërim, Çlirim-liri). E vërteta, në këtë starllim historik ka pas edhe hilexhi edhe fajdexhi që me asnjë provë nuk kishte fuqi që i ndanë nga Stambolli. E këtu diku pushon edhe tradhtia që nuk ka fare ngjyrë religjioze, sepse kishte dyfish më shumë shqiptarë agjentë të Padishahut se sa ata të religjionit islam. Është fjala për bajraktarë dhe klerofanatik të beneficioneve të garantuara ortodokse, po edhe katolike. Socialja kërkohej pikërisht nga Myderriz Ymer Prizreni sepse asnjë komb i Ballkanit nuk ishte çliruar për njëherë nga Padishahu. Historianë shqiptarë, hulumtoni dorëshkrimet e Myderriz Ymer Prizrenit se mjaftë keni “pjekë petulla në ujë”!
Pas një pune intensive deri te tubimi qendror (pas një serë tubimesh nëpër të gjitha nahijet e Vilajetët e Kosovës sidomos-hb) më 10 VI 1878 në Prizren do të shënohet kurorëzimi. Aty do të lind edhe kjo fjali: “Ne mbesim miq me Padishahun, por nga kjo ditë OXHAKU JONË TYMON DHE THRRET EZAN (kushtrim) SHQIP PËR SHQIPTARI PA DALLIM FEJE E KRAHINE”. Nuk ishte lehtë ta paralajmërosh lindjen e një shteti të ri, aq më parë kur të gjithë fqinjët, e sidomos Fuqitë Evropiane (Anglia, Franca dhe Rusia që themeluan një bllok; Austro- Hungaria, Gjermania dhe Italia që themeluan bllokun a pakënaqur) që ende nuk kishin filluar të sheshohen se do ta organizojnë Luftën e Parë Botërore, prandaj në atë rrugëtim ishin të gatshëm të vejnë thika pas shpine, nga çdo pozicion, atyre që i pengonin. Edhe në këtë drejtim, Myderriz Ymer Prizreni që u zgjodh drejtues i Kuvendit Prizrenit, e më vonë edhe drejtues i Qeverisë, duke e ditur se asnjë fuqi evropiane nuk ishte që të lindët një shtet “mysliman në Rumeli”, do të klithë kur e pyetën: “Cili është qëllimi i fundit i Kuvendit? Myderrizi i urtë dhe i ditur do të përgjigjet: “JEMI HU VETËM. Pra jemi me Zotin dhe me fuqinë tonë, me adetet tona, me armët tona, me vëllezërit tanë që nuk janë islamizuar, por që do të na bashkohen rrugës, sepse rruga jonë është edhe rruga e tyre, e cila kur t` peshon forca jonë e miletit në një vend, do të jemi më të fuqishëm, se sa që dukemi tani. Kështu edhe Zoti e ka be emër të jemi dhe AI na ndihmoftë”.(Cituar sipas Mulla Mustafë Brainës më 1910 në Kulinë, ku krisi TOPI I PARË SHQIPTAR PËR LIRI DHE ÇLIRIM. Pra topi nuk ka krisë në Prishtinë, si këndon Dervish SHAQA i famshëm, por në Ngushticën e Llapit, që quhet Maja e malin Kulinë, ku edhe ADEM DEMAÇI e pati lënë AMANET që të varroset, por kush ta dëgjoi porosinë e tij, kur pikërisht disa laro shqiptar sidomos në Llap, propoganduan mos t``i shkojnë BACËS as në varrim. Ata laro nuk e dinë se ishte Adem Demaçi ai që bashkë me patriotin Sami Peja e patën varrosë Prof Dr Fehmi Aganin; ata laro nuk e dinë se kur e grabitën në qytet Bacin, disa policë dhe oficerë, në stacionin e policisë në Lagjen e Muhaxhrëve në Prishtinë, një policë me cinizëm e pyeti: “ku e ke Ibrahim Rugovën”? E Baca iu përgjigj (rrëfim i Motrës së Bacit), si prej pushke: “UNË JAM IBRAHIM RUGOVA, më vrani rrugaçë, por Ibrahim Rugova nuk do të vdes kurrë”. E ju të LDK që jeni skajuar dhe përgojoni si politikanë të verdhë si lakra, ku ishit për ta mbrojtur ‘presidentit e juaj historik’; pse përgojoni sot, kur Baca ka pasë dëshirë që Presidenti si quhej Ibrahim Rugova, t’i mbathë ÇIZMET dhe ta komandojë UÇK-ën si drejtues suprem, për çka sot do të ishim së pakut anëtar të OKB-ës, me të drejta të plota. Këtu janë fajet e juaja karrieristë prej fajdexhinjsh politik, por jo vetëm këtu.
Edhe një fakt. Po, unë e di, se kur është diskutuar DEMOBILIZIMI I UÇK-ës, Gjeneral Ramush Hajredinaj nuk është pajtuar me asnjë çmim që USHTRIA FITIMTARE të ÇARMATOSET. Aty është diku hapi i dytë i gabimeve që janë pranuar, dhe prej kujt dhe dihet se sa do të na kushtojë. E vërteta, po ai Ramush Haradini nuk shkoi sikur tre musketarët e LDK në Vashington për HAFIELLËK, por shkoi dhe e mori BEKIMIN e GJENERALIT MATIS: BËRËNI USHTRINË, DHE U BË, e pengesat dhe kërcënimet dihet se të cilit nivel ishin, ishin të nivelit të BE-s dhe të Rusisë me Serbinë, në aksion intrigash. E ju të LDK mos na shitni patriotizëm dhe ‘institucionalizim’, sepse jemi zhgënjyer nga yrneku se si Kryetari juaj ia mbathi me avion të Italisë sikurse Zogolli me qeza dhe tri makina bartëse kur ia mbathi për Greqi e gjetiu më 1939. Jo, jo trimat dhe patriotët ndalën pranë popullit dhe i shërbejnë atij dhe nuk luftojnë për ta sunduar popullin e vet, so provoni ju në çdo etapë historike të kohës më të re.
E vërteta, unë prapë lëshohem në histori. Erdhi momenti që të themelohet një Qeveri provizore (1881) dhe nga ajo të krijohet një mundësi që edhe shqiptarët mund të krijojnë shtet gjithëkombëtare, fakt ky që tregojnë emrat që e kanë firmosë shpalljen me një krye një burr famëlartë që quhet Myderriz Ymer Prizreni. Në lidhje me këtë, duke i konsultuar dokumentet gjermane (austriake) del sheshazi se: “Shqiptarët me këtë i kanë zbuluar letrat e tyre, dhe do të gjendën para një presioni të egër nga tërë Evropa”. Gjithnjë në lidhje me këtë forcë të bashkuar, shqiptare 1878-1881, nga Rusia do të vjen kërkesa drejtuar Jovan Ristiqit se: “Lidhjen e Prizrenit nuk mundet ta ndalë Stambolli e asnjë kongres Evropian. Por me të gjitha mjetet duhet nxitur luftën ndërshqiptare me karakter religjioz dhe vëllavrasës. Për fillim, qendra e kundërthënieve, sipas instruksioneve ruse, duhet të jetë Vilajeti i Kosovës, aty ku elementi aranut mysliman është 92%, aty ku “IMAMË” janë shumë priftërinj ortodoks me orgjinë ruse. Dhe për ta nxitur elementin kundërshtues religjioz, duhet nxitur urrejtjen në mes tyre. Ajo urrejtje nuk duhet të duket se po e urrejmë ne, e as që po e nxitim ne rusët, por gishti islam duhet drejtuar kah popullsia krishtere, që bashkëjeton me ta dhe janë të një gjaku. Urrejtja, duhet të nxitet në mes shqiptarëve mysliman dhe shqiptarëve katolik, që janë në minorancë absolute në pjesët veri lindore të Aranutllëkut. I njëjti fenomen i nxitjes së luftës religjioze, duhet të nxitet në viset jugore të Aranutllëkut, por dallimi është se shoqëria islame në jug është më e brisht se ajo në veri, prandaj atje duhet të kanë përparësi për t` i luftuar të krishterët ortodoks (?). Bota evropiane, në lidhje me këtë, do të shkruaj diplomati rus, duke instrukcionuar Beogradin (UPUT RADA SA ARANUTIMA), instinktivisht do të anojë kah latiniteti shqiptar. E natyrshme. Por, si të arrihet ky nivel i hasmërisë brenda shqiptarëve është çështje që duhet mësuar edhe nga politika e Stambollit, mbi ta në stilin: Një javë bukë njërës palë, dy javë helm palës tjetër, bukën duhet dhuruar të krishterëve që mos të na zbulojnë, e helmin duhet përplasur myslimanëve që t` i arrijmë dy efekte: t` i joshim të krishterët me bukë, duke amortizuar akuzat e latinitetit evropian, dhe të i helmatisim myslimanët e të i mjegullojmë ambiciet ruse dhe urrejtjen evropiane ndaj tyre. Pra, me këtë e zbulojmë se Rusia ka për ambicie viset tona, kurse Evropa ka për bazë urrejtjen dhe provon që Ajasofinë ta konvertoi sërish në kishë, të ritit të Papës. E pikërisht këtu fillojnë intrigat dhe kundërthëniet aty ku ishin në MESJETË. Pra, asgjë nuk ka ndryshuar. Kanë ndryshuar kohërat dhe personat që i prodhojnë, por shkolla dhe zanati janë duke u mësuar nga i njëjti USTA-Rusia dhe…..
Mendoj se mjeti më frytdhënës i krijimit të konfliktualitetit shqiptaro–shqiptar, është aktualizimi i pasojave të hedhjes së kokave të derrit nëpër xhamia, vetëm se tash ka koka të derrave që duhet paguar më “shtrenjtë” dhe Dosjet e atyre që e kanë spiunuar popullin shqiptar, në kohën kur i njëjti virus me plumba, thika dhe topa e zjarr po vriste gra e fëmijë, pleq e plaka nëpër shtëpia, tani po hedhë helm në mes partive dhe tarafeve për të i vu thika pas shpine njëri tjetrit, krejt me qëllim për ta kthyer Serbinë neofashite këmbëkryq edhe një herë në Kosovë. Pra sot (2020) nuk ka hedhje të kokave të derrit nëpër xhamia, por ka hedhje të dosjeve në pikë të ditës, në zyrën e punës, përtej së cilës nuk ke ku të shkosh. Dhe i njëjti okupator modern të akuzon dhe të burgosë, madje me një brutalitet të përsëritur në kohën e luftës për serbizimin e Kosovës (1989-1999). Në këtë skenar nuk ka llogaritë askush në Kosovës, por ja qe, historia po përsëritet si fantomë tragjedie, me fajin kryesor të partive tona të plaçkës së popullit dhe pasurisë tij.
E vërteta, tani nuk ka hedhje të kokave të derrave nëpër medrese dhe xhamia, sepse aty tani nuk po kujdestarojnë talebet, dhe hedhja e emrave të krijuesve të DOSJEVE, në zyrën e OVL UÇK-ës, do të zbulohet një ditë, se kush ishin hedhësit. Por ka intrigantë të paguar qysh kishte më 1981 e tutje dhe më thellë në lashtësi, që kohën e zbulimit do ta prolongojnë sa të mundën. Për fat, koha nuk punon më për atë përrallë tragjike, le ta dinë fare mirë të gjithë. Këtë dukuri të kurdisjes së luftës fetare që sot është konvertuar në luftë partiake speciale (të trafeve-partive politike) si dukuri të tillë e zbulojnë dokumentet serbe më 1884, pikërisht kur në Prizren, Gjakovë dhe Pejë, si vende të zgjedhura ishin planifikuar pasoja që pretenduesve të okupimit të trojeve shqiptare do t` u sillnin pasoja pozitive për planet e tyre të programuara në “Naçertani1844” edhe pse kemi edhe një “Naçertani1988” siç është “Programi jugosllav për Kosovën 1988”, tash me bazament neokolonial, por me dyzen dhe dizajn modern. Pra më 1884 u zgjodh treva ku ka popullsi arnaute të konfesioneve të ndryshme, jetonte në harmoni, pra në rastin vijues u zgjodh shtresa e popullit që më 1993-1999, u përcaktua për ta derdhë gjakun për liri, e dikush ka sabotuar dhe nuk ka lërë intrigë pa përdorë për ta komprometuar atë përcaktim civilizues. Kjo për faktin se edhe atëherë (1884) konsiderohej që sektat islame në Prizren, Rahovec dhe Gjakovë, do të prijnë në “përçarje” antikatolike-anishqiptare, kjo planifikohet sot kur treva e Llapit dhe e Drenicës, janë treva “fanatike të bashkimit me Shqipërinë, edhe pse trevat tjera nuk mbesin prapa, por nga armiku nuk zgjidhet që të sulmohet tërësia, sepse detali duhet sulmohet e tërësia duhet frikohet”. A nuk është kjo politikë në mes partive sot më se e saktë dhe më vrasëse se sa dje koka e derrit. E sot (2020) koka e njeriut “modern” nën hetime, si “kriminel” iu duhet të njëjtëve programues. Pra, ngjyra religjioze (bibrrizmi i kundërthënieve ) e intrigave është kthyer në ngjyrë ideologjike të akuzës që duhet të prodhojë pasoja de faktorizuese për Republikën e Kosovës. Të mos e zgjasim: A e tha hapur Albin Kurti, si drejtues partie se: e ëndërroi dhe kam simpati për revolucionin AMERIKAN, e jo për modelin revolucionar Francez, sepse revolucioni Amerikan ka karakter nacional dhe social”. E kah u bë Albini “antiamerikan”?!. Këtë e kanë ditur dhe trilluar vetëm ata që nuk kanë lexuar asnjë normë se si duhet të sillesh ndaj sinqeritetit, por vetëm prindi vagabond e rrahë fëmiun dhe pastaj edhe e akuzon sepse ai (prindi) do të mbetet padroni i një jete në rritje të sigurt . E çka kur të ngjanë rrita, ju them atyre që rritën e kanë në perspektivë, mos u sillni ashtu si janë sjellë dhunuesit me juve. E pata pyet Bacin Adem Demën: Pse nuk i urreni serbët? U përgjeggjë si rrufe: “Sepse nuk e meritojnë as urrejtjën time”!
Pra a do të kemi zbulues të hedhjes së DOSJEVE në zyrën e OVL UÇK-s, pas 10-15 vjetësh, madje të tërë skenarin që është kurdisë me vite kundër Kosovës. Jam i sigurt se po. Po, plagët do të shërohen, por vragat do të mbesin. E këtë po e sqarojmë me pakë filozofi. Pse plakët njeriu, dhe pse intrigat dhe vragat konfliktuoze janë përsëritë dhe do të përsëritën. Sepse në përtëritjen e miliarda qelizave, është e nevojshme njëra të gaboi në konvertim-ripërtëritje, pra të intrigohet, dhe aty qelizat tjera marrin në thua, dhe teposhtëza pastaj është e sigurt, si nata dhe dita, vetëm koha nuk vdes kurrë!.
Myderriz Ymer Prizreni e zbulon zingjirin e ‘atentatorëve’ nëpër xhamia
Nga një dokument që ruhet në Arkivin e Serbisë mësojmë se ”Profesor Ymer Prizreni, i pari e kishte drejtuar gishtin kah popi serbian, që është organizator i hedhjes së kokave të derrit në tri xhamia: në Prizren, në Gjakovë dhe në teqe të Rahovecit”. Lidhur me këtë, Valia nuk ishte i interesuar fare që të gjendet ai që i kishte hedhë kokat e derrit, por për dy javë në bashkëpunim me kadiun e torturuan imamin (Myderriz Ahmet Kabashin) e xhamisë për ta pranuar se: “katolikët shqiptarë janë ata që kanë hedhë kokat e derrit nëpër xhamia”. Imami për çmimin se do ta varin, nuk e pranonte, sepse myezini i tij e kishte parë popin duke sjellë kokën e derrit në një thes nga leshi i deles. Madje imami Ahmet Kabashi kishte shumë miq shqiptarë katolik dhe gjithmonë u drejtohej: Mirëdita or vëlla i dashtun. Më gjithë këtë, pas tre muaj të qëndrimit në burg, Myderriz Ahmet Kabashi do të dënohet me varje, ditën e mërkurë në ora 12. Por, nja tri orë para se të varej, Imamin famëlartë e nxjerrin nga burgu tre kreshnikë të Murat Gjakës (muhaxhir) dhe e skajojnë në katundin Shajkofc të Llapit. Myderriz Ahmet Kabashin e vendosin në detyrë të imamit xhamisë, me mundësi që ta paguaj populli e jo pushteti, sepse do të zbulohej. Në ndërkohë akuzohet për herë të dytë Myderriz Ymer Prizreni, se “ka treguar rrejshëm se disa imamë ishin me origjinë ruse, jo vetëm në Nahinë e Prizrenit, dhe mu për këtë shkak Myderrizi për t` i shpëtuar më të keqes, do të kërkojë azil në Mal të Zi (në Ulqin, ku edhe vdes më 1886 . Vdes pra Kryetari i Qeverisë së Parë Shqiptare, pas kohës së Kastriotit, e ne e kemi injoruar dhe me tendencë mjegulluar rrolin e tij). Myderrizi vdes, por nuk vdesin vuajtjet, e nuk vdes kurrë krenaria që i duhet populli ta kultivojë për punën e tij dhe të shumë shembujve që e trashëgojnë.
Më 1890 kur vritet në derë të konsullatit konzulli serbina Lluka Marinkoviqi në Prishtinë, prapë me tendencë hetohet dhe gjykohet njeriu i gabuar, sepse atentatorë ishin tre kreshnikë muhaxhirë dhe jo ata që u akuzuan. E pse erdhi deri te atentat që nuk ishte i organizuar në Prishtinë më 1890. Erdhi sepse konsulli dhe shteti i tij ishin FAJTOR për një tragjedi që e kishin përjetuar 714 katunde dhe 6 qytete shqiptare të Sanxhakut Nishit (Shipnia e Moçme) në dimrin 1877/78. Por jo vetëm për atë tragjedi, por më shumë për faktin se konsulli serbiani planifikonte tragjedi me plagë edhe më të mëdha dhe plus publikisht po i provokonte muhaxhirët e shkretë që frekuentonin pranë zyrës së tij në rrugën kah shkohet për Gërmi, në Lindje të qytetit Prishtina. Edhe sot, ata që kanë shkaktuar tragjedi 1989-1999, plus po provokojnë dhe janë kthyer përkohësisht në një ofensivë agresive, do të varrosën vet në te, por vragat mbesin.
Edhe vrasja e Haxhi Zekës, sipas dokumenteve austriake nuk është kryer nga Zajmi, por nga një gjysmë pop që shërbente në Patrikanën e Pejës. Rasti zbulohet më 1936, kur gruaja e vrasësit e shtyrë në moshë i drejtohet Princ Pavlit: “Dua të më shpërbleni se burri jem e ka vrarë Haxhi Zekën dhe për atë vrasje plani është bërë në Patrikanë. Aty janë dokumentet, dhe vërtetë ato u plasuan më 1937 në Dosjen e Partikut, në signautrën S.14.
Po çetnikët që e kishte organizuar një qetë çetnikësh të veshur me rroba kombëtare shqiptare, frekuentonin në tërë Vilajetin e Kosovës (1907-1914), vrisnin serbianë të pafajshëm, dhe pranë kufomave fotografoheshin si vrasës shqiptar me emrin: “Arnautska çeta”. Kjo zejtari kriminale serbe ka zgjatë deri më 1999. Tani e shtrojmë pyetjen, pse disa shqiptarë që kanë punuar në UDB 1981-1990 nuk i zbulojnë se kush ka qenë rrënues i varrezave serbe. Në Arkivë të Kosovës, pati filluar të arrin tinëzisht një Dosje nga ky arsenal kriminal, me qëllim për të na matë qëndrimin: a po i ndalin ato dokumente këta kuadrot shqiptare. E Vërteta, ato dokumente i fotokopjonim dhe “origjinalin” e ftonim një UDBASH që na syrvejonte dhe ia dorëzonim ato dokumente që tregonin se: “Janë serbët ata që vet po rrënojnë varre e vet pastaj po akuzojnë shqiptarë”. Për fat kam ndie se ish sigurimis është gjallë dhe jeton diku në Evropë. Fol more burrë, laj mëkate. Hulumtoni ose dilni ish UDBASHË të tjerë që është Kosova plotë, dhe lani mëkate, pse jo, sepse askush sot nuk ju trazon, shih për padrejtësitë që i keni toleruar. Mos u frikoni, flisni sepse kombi ju thërret në rrëfim dhe sigurisht do të falënderojë!
Cila është analogjia e hedhjes së kokave të derrit nëpër xhamia më 1884 me rastin tragjik te të rinjve serbianë në kafenenë “PANDA” në Pejë më 14 dhjetor 1998?!
Kur UÇK-e nuk u arrit të shkatërrohet përmes “faktorit brendshëm shqiptar-LDK”: përmes dezertimit (qershor 1998), të grupit oficerëve të FARK-ut, që silleshin në pikë të ditës nëpër Tiranë me armë në brez, për t` u dukur se ja kush janë, sepse merrnin rroga të majme, në realitet ishin disa oficerë, kuptohet të shkolluar pa USHTARË ; pas kërkesës që UÇK të demobilizohet (shtator 1998); pas themelimit (19 nëntor 1998) të Shtabit për ‘hulumtimin e krimeve serbe dhe të vrasjeve ENIGMATIKE’, makineria neofashiste e S. Milloshit do ta organizojë atentatin makabër në kafenenë “Panda” (më 14 dhjetor 1998), duke i vrarë të rinjtë serb, krejt me qëllim që ta akuzojë UÇK-në si organizatë “terroriste”. Analizoni itinerarin e datave dhe do të kuptoni më tepër se sa çka shkruaj unë. Ky organizim kundër UÇK-ës në rastin “Panda”, ishte i jashtëm. Lidhur me këtë, në bazë të dokumenteve që kanë mbet në “bërllokun që UNMIK e planifikoheshin për asgjësim, sipas porosisë së Velko Odalloviqit dhe Zoran Angjellkoviqit” (pra bashkëpunonin me UNMIK-un), vërtetohet katërçipërisht se atentati në Pejë është organizuar drejtë për drejtë nga KOS-i i Millovan Drecunit dhe nga SPB serbe e Odalloviqit.(Lexoni deklaratën e Vuk Drashkoviqit dhe deklaratën për shfajësim të Aleksander Vuçiqit, që në ato rrethana ishte ministër i informatave të kasapit të Ballkanit dhe sot në saje të Rusisë dhe BE, po moralizon dhe po shtihet si viktimë. Pra, kënga e vjetër e intrigave po na këndohet, por ne shqiptarët prapë duke i vu njeri tjetrit thika pas shpine, po shihet se jemi në mjegull për shkaqe politike dhe profit të xhepit. E vërteta, emrat e urdhërdhënëseve në tragjedinë “PANDA” e dinë fare mirë ish prokurori serbian dhe gjykatësja hetuese, urdhëruesja e vrasjes së Familjes Muçoilli nga Drenica, hetuesja e Familjes Jashari në Prekaz të Drenicës e ashtuquajtura sadistja Danica Marinkoviq. Pse kjo grua mizore nuk hetohet, është krim i BE-ës që i akuzon ata që bërën luftë të drejtë, e jo ata që i mbuluan të gjitha mizoritë, çak e mbuluan edhe bartjen e kufomave të shqiptarëve deri në Beograd për një kohë, për t` i bartur për Rusi, për të humbur gjurmë. (Lexone: Viktor Çernomerdinin, Kujtimet në dorëshkrim dhe botimin e redaktuar).
Rasti i sjelljes së DOSJEVE të Prokurorisë së Dhomave të Specializuara në zyrat e OVL UÇK-ës
Ku ka hipokrizi më eklatante në botë e që janë të ngjashme sikurse ato të hedhjes së kokave të derrave nëpër xhamia, dënohet imami (1884), vritet personaliteti shqiptar dhe akuzohet një familje e tërë (1902), organizohet çeta serbe me rroba kombëtare shqiptare (1907-1914), e cila vret serbian dhe fotografohet pranë kufomave të pafajshme serbe (fshatarë të mjerë dhe të varfër) dhe ato fotose shpërndahen nëpër Evropë, duke i akuzuar shqiptarët se “janë terroristë”. Këtë e bënte Vlladan Gjorgjeviq (19071-1914); këtë zanat e bënte Nikolla Pashiqi (1914-1926), këtë zanat kriminal e kryente Bozha Maksimoviq- Kundak, Punisha Raçiq, Toma Popoviq; këtë zanat e vazhdoi Millan Stojadinoviq (1934-1938:Millan Nediq 1938-1943), A. Rankoviq (1945-1966), Oficeri Graçanin që vrante ushtarë shqiptar dhe Stoilkoviq që vriste civilë shqiptarë për çdo vit (1973-1993), për ta marrë bajrakun Jovica Stanishiq (1993-1998) dhe për ta përmbyll urdhëruesi i vrasjes së fëmijëve shqiptarë me libra në dorë; e mos ta harrojmë thyerjen e varrezave serbe nga SPB serbe nga viti 1981 e deri më 1990, e duke ua mveshur gjithmonë shqiptarëve. Po, pse disa ish UDBASHË shqiptarë sot nuk e zbulojnë këtë dukuri të shëmtuar, kur dokumentet i kanë pas vetë në duar. Dilni dhe lani mëkate, sepse kurrë nuk është vonë.
Tani shtrohet pyetja e pyetjeve: kush i solli Dosjet në OVL UÇK në pikë të ditës në Prishtinë. E them publikisht, unë po t` i kisha ato dosje, do t` i botoja menjëherë, jo për të shitur trimëri, por për t` i treguar botës civilizuar se Dhomat e Specializuara janë themeluar me premtime dhe shantazhe monstruoze kinse: “UÇK ka organizuar transplantim të organeve njerëzore në një Shtëpi të Verdhë, afër torishtës bagëtive në Malësi, ku as gomarët nuk kanë pas fuqi ta përballojnë një rrugë plotë hormoqe. Po, komprometimin po luftojnë ta mbulojnë tash duke i burgosë dy drejtues të OVL UÇK-ës pa asnjë faj, mu në stilin kur pushteti i Stambollit, në vend se ta hetojë priftin serbian (1884) për hedhjen e kokave të derrit nëpër xhamia, e dënoi imamin famëlartë shqiptar, krejt me qellim për t` i mbuluar 16000 proceset gjyqësore të organizuar kundër një populli që po luftonte për liri, nën amanetin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit; krejt me bazament se “me serb nuk hapim luftë; i torturojmë arnautët e na frikohet sllavët”.
Ja lexues të nderuar arrestohen dy drejtues të OVL UÇK-ës, kur dihej se ata nuk e pranonin asnjë kompetencë të Dhomave të Specializuara të Republikës Kosovës me seli në Holandë (!!!). E mu për këtë mos pranimin, janë provokuar dhe kanë rënë në grackë të prokurorëve, të cilët e dinë se në çdo vend të botës prokurori urrehet. Në rastin konkret shtrojmë pyetjen: Ku ka shembull të tillë në histori, që një firmë është regjistruar në Ministrinë e Drejtësisë në një shtet, ndërsa Ministria respektive, nuk e ka asnjë kompetencë për te, aq më parë kompetencë nuk ka as Parlamenti që e ka themeluar duke e ndryshuar KUSHTETUTËN; madje kompetencë për Dhomat e faqezezuara… nuk ka as Gjykata Kushtetuese e Kosovës, sepse Dhomat e faqezezuara, kanë themeluar tinëzisht dhe jashtëligjshëm trupa antiligjorë, duke u mbështetë në Konventat ndërkombëtare. Pse për këtë krim të shekullit, Ministria e Drejtësisë Republikës Kosovës heshtë, është pyetja e oportunizmit dhe qyqarisë, sepse së pakut me një dekret mundet për t` i shpallë të jashtëligjshme veprimet e Dhomave…. Tek e fundit, vepra për të cilën akuzohen Hysni Gucati dhe Nesim Haradinaj, nuk janë në kompetencë të Dhomave të Specializuara, e as të EULX-it. Po, kjo ngjanë kur ke një qeveri servile, një staf kuadrosh që e kanë quajtur Bacin Demë çka jo… kur Baca e qiti Jirzhi Dinzbirin si kuferin jashtë zyrës, sepse e quante UÇK-ën TERRORISTE. Jo, unë nuk them se kuadrot shtetëror duhet të sillën me arrogancë me të huajt, por me dinjitet kombëtar dhe shtetëror, pa asnjë dilemë-PO.
Si ranë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli në grackën e Grenellit dhe LDK-ës?
Nuk dua të tautaligjojë asgjë, por si u organizua nëpër terr të natës rrëzimi i Qeverisë Kurti, krejt me prapavijë që: “ kinse Qeveria LDK, do të përkushtohet fuqishëm në shpërndarjen e Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë”. Hipokrizi e llojit paparë. Pra Dhomat e Specializuara u themeluan me intriga kinse: “Republika e Kosovës nuk ka gjyqësi të përkryer për veti e një parlament servil po themelon Gjykatë Speciale me seli në Hagë, sepse dëshmitarët e mbrojtur këtu nuk paska kush t` i mbrojë”. Ky çervish nuk është as për qenë, e lere më për t` ua pështjelluar shqiptarëve trurin. Jo, jo rrogat e majme duhet të harxhohen e jetohen nëpër pallatet e Holandës, së pakut për nja 10 vjet. Këtu diku në therrat e Sibirit pushon djalli; këtu diku pushon çervishi që dikush luftonte e derdhte gjak lum, e dikush i shkollonte fëmijët nëpër Evropë e SHBA, e ata që kishin mbet na quanin të frustuar dhe agjentë të UDB-ës. Histori e humbur për ta. E mu kjo politikë ishte ERË NË SHPINË TRADHTARËVE dhe THIKË NË KURRIZ UÇK-ës.
Cili ishte çmimi i kësaj tragjedie, unë nuk e di tani për tani, por në bazë të standardeve kur janë llogaritë dëmet e Luftës së Dytë Botërore (plus minus 10 miliard), Serbia i ka siellë dëme Kosovës, nga shfarosja e Sanxhakun Nishit 1877, deri te kampet e përqendrimit në: Bllacë, Stankovec, Çegran, Kukës e nëpër tërë Kosovën më 1999 jo më pak se 152 miliardë dollarë.
Por, ishte disi ÇMIM që Abdullah Hot si ekonomist t` ia përplaste me fakte detale e ato fakte nuk mungojnë, por e bëri të kundërtën. E tha pse ta fshehim se: “duhej në draftet e Riçard Grenellit, ta vente një pikë se: ABROGOHEN DHOMAT E SPECIALIZUARA PËR UÇK DHE ÇËSHTJA E KRIMEVE TË FUTET NË FRIGORIFER, për të ardhur deri te pajtimi në mes serbëve dhe shqiptarëve”, kështu disi fjalia e konstruktuar. Lidhur me këtë, a nuk është e rastësishme që një gazetar në TV shkoi deri aty, sa që hapur tha se: “duhet të falën krimet dyanshëm e të pajtohemi me neofashizmin serbian”! Ai gazetar nuk ka fol krye në veti, por e ka marrë porosinë si “kallfë i ustait”. E ustai është diku në Beograd, ose prapa grillave, por miqësia ka mbet, pa u lëkund. E kur dihet botërisht se në mes shteteve dhe popujve që kanë luftuar në mes veti asnjë institucion nuk është i autorizuar për t` i falë krimet, gazetari trim dhe i ditur (!) del në sheshin e ekranit të infektuar dhe kërkon falje të gjakut. Nuk ka falje, por ka pajtim, sepse gjakësori nuk ka pranuar së pari se ka bërë krim. E krimi ka shkuar deri aty sa që më 1999 është kthyer deri në GJENOCID, që dëshmohet me një milionë shqiptarë të deportuar, e krime tjera të çdo lloji nëpër Kosovë.
Tash tërë parabolën e planifikimeve e zbulon sekretari i Hitlerit të Ballaknit, Ivica Daçiqi: se në Vashington tipi i Gebellsit, A. Vuçiqi (ministër i informatave dhe sekretar i radikalëve që nxjerrin syra me pirun!) e paska hedhur si: “të papranuar porpozim draftin e Riçard Grenellit se :Dhomat e Specializuara nuk mund të shuhen”.
Mjaftë kemi bërë pyetje, por korrekt ke shtruar edhe përgjigje. Ja edhe një: A nuk janë KATËR DREFTAT E KRIST HILLIT (1998/99) të ngjashme me KATËR DRAFTET E RIÇARD GRENELLIT (2020), të cilat Presidenti Donalld Tramp as nuki ka parë me sy kurrë. E Them këtë, sepse në momentin final, Presidenti TRAMP në fytyrë dhe grimasa vërehej, se po ‘lexonte’-fliste dhe do të nënshkruante diçka që nuk ishte gjë tjetër përpos një aventurë, bie fjala për hekurudhën. Hej një shtet dhe një kryetar i Kosovës nënshkruante një dokumente ndërkombëtare që: një hekurudhë serbe të kalojë nëpër Shqipëri, pa e pyet askënd atje, është dhe do të mbetet në histori si aventurë speciale. Jo nuk e besoi që së pakut Edi Rama, Baton Haxhiau dhe Hashim Thaçi nuk ishin në dijeni për këtë aventurë që rrënjët i kishte në natën i shtrigave kur u bind një deputet për ta votuar fronin e LDK-ës tani në pushtet. E këtë hekurudhë, pse mos ta themi, e pati refuzuar si propozim Sulltan Andyl Hamiti më 1897, kur të njëjtën gjë e kërkoi për Serbinë Vlladan Gjorgjeviqi (kryeministër i Mbretërisë Serbe).
Kah po shkon shoqëria Kosovare sot dhe ku duhet të jetë gjatë dekadës e tretë të shekullit XXI?
Në Kosovë 10% e popullsisë sot është e pasur dhe këta do të bëhen edhe më të pasur. Kurse 90% e popullit Republikës Kosovës sot janë të varfër dhe me këtë trend historiko-politik do të bëhen edhe më të varfër. Pra, ngadalë por me hapa “shtetëror” këtu me fajin e politikës grabitqare, po vritet socialja, po vritet historia. Në këtë drejtim pika kryesore për t` u larguar nga varfëria janë investimet e huaja dhe të brendshme, e që të dy së bashku do të sjellin punësim, që si pasojë kanë zhvillimin ekonomik. E lidhur me këtë, pa e mbaruar fonemën PUNËSIM, shtrohet pyetja, a ka siguri i huaji që të investoi në Kosovë. Edhe më konkretisht, pushtetarët e deri tashëm dihet publikisht se po e rrejnë popullin duke i thonë: “vizat do të lejohen këtë muaj, madje edhe këtë datë”. Jo, pushteti duhet t` i thotë popullit se: “Kosova për BE nuk është shtet dhe vetëm ndonjë mrekulli, se viza nuk ka”, pra rrena në Kosove është model për qeverisje nepotiste dhe të korruptuar. E populli do të pyet: a ka anarki, që të përsëritët koha 1989-1999, që të veprohet kush si mundet, ka e ajo po nganë para syve tanë për çdo ditë.
Se ne jemi shtet i kolonizuar nga eksponenti i BE-s siç është EULEX-i u pa me rastin e burgosjes së katër drejtueseve kryesor të UÇK-ës. Madje një arrestim ishte një kopje se si sillej policia e Milloshit e që u kopjua me rastin e arrestimit të Dr Jakup Krasniqit. Të paktën të rinjtë që kanë lindë pas 4 korrikut 1992 do të mësojnë se si është sjellë pushteti ndaj neve. Por mbi të gjitha shtrohet pyetja pse po ndodhë ky fenomen dhe ku është pika start e fajit. Po përgjigjem: pika e vetme e fajit është servilizmi i partive ndaj të huajve, fetishizimi i rrolit tyre duke spiunuar njëra (partitë) kundër tjetrës. Ja shembulli më eklatant. Si përfundim. Riçard Grenell dhe LDK për një kohë fare të shkurtër ia futën thikë pas shpine LVV-ës. Në këtë “thikë” tërthorazi u ngjitën dy premtues duke koketuar me kreun e LDK me moton: “E propozoni ju në një bisedë me Grenellin, abrogimin e Dhomave të Specializuar, ne ju mbështesim në themelimin e qeverisë re, duke e rrëzuar LVV-n”. Në Vashington kur shkuan, delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë, Grenell i kishte në tavolinë KATËR DRAFTE, ashtu si i kishte Kris Hill më 1998/99. Në draftin tretë (jo të katërtin) shkruante se palët pajtohen që të abrogohen Dhomat e Specializuara dhe me këtë hapet shanse që të falen edhe krimet”, edhe pse Grenell e dinte fare mirë se nuk falen. Propozimin e hodhi poshtë nga Gebellsi i Ballkanit A. Vuçiq, dhe me këtë shënoi një përparësi për ta luajtur rrolin e “viktimës”.
Po, në dekadën që do të hyjmë për disa ditë, makineria politike serbe do të pozicionohet se roli i viktimës së Serbisë, u luajt madje nga një deputete Turke në Biundestag, e pse mos ta luajnë këtë rrol edhe ambasadat e Serbisë nëpër botë.
Me gjithë këtë, në Vahington ndryshoi EPOKA dhe politikanët Kosovë duhet të ulën dhe të besatohen se ku do të iu pret sëpata. Pra , jo thika pas shpine njëri tjetrit, dhe së bashku në maratonë e lirisë dhe zhvillimit ekonomik për ta gëzuar çdo qytetar çlirimin nga robëria. E në këtë maratonë publiku duhet maratonistëve politik t` u japi ujë kur kanë nevojë, por jo uji të jepet me hile dhe pa meritë.
Prishtinë dhjetor 2020
Sekretari britanik: Identifikohet një variant i ri i koronavirusit
Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se është gjetur një variant i ri i koronavirusit, që po rritet më shpejt në disa pjesë të Anglisë.
Ai tha se së paku 60 autoritete të ndryshme lokale kanë regjistruar infeksione me koronavirus, të shkaktuar nga varianti i ri, raporton BBC.
Hancock tha se Organizata Botërore e Shëndetësisë është njoftuar dhe se shkencëtarët britanikë janë duke kryer studime më të detajuara.
Ai po ashtu tha se nuk ka “asgjë për të sugjeruar” se varianti i ri shkakton sëmundje më të keqe ose se vaksinat nuk do të funksionojnë më.
“Ne kemi identifikuar aktualisht mbi 1,000 raste me këtë variant, kryesisht në jug të Anglisë”, tha Hancock para Parlamentit britanik.
“Të mos jemi histerikë. Nuk do të thotë se është më transmetues, ose më infektues, ose më i rrezikshëm”, tha për BBC-në profesori Alan McNally, ekspert në Universitetin e Birminghemit.
Agjencitë e tjera të lajmeve, si Reuters dhe AP, raportojnë se Anglia përballet me masa më të rrepta kufizuese, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus, që pjesërisht mund të lidhen me variantin e ri të tij.
Mbretëria e Bashkuar ka numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi në Evropë.
Mbi 64,000 njerëz kanë vdekur atje, ndërsa mbi 1.8 milion janë infektuar në total.
Javën e kaluar, Mbretëria e Bashkuar ka nisur imunizimin e popullatës me vaksinën Pfizer/BioNTech.
Pak ditë pasi ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit Sars-CoV-2, një variant i ri i tij, edhe më përhapës, ka shkaktuar alarm.
Mbretëria e Bashkuar, ku edhe është zbuluar varianti i ri, ka vendosur masa të ashpra izolimi dhe ka lëshuar urdhra për qëndrim në shtëpi, ndërsa shumë vende të tjera i kanë ndaluar fluturimet prej atje.
“Kur virusi e ndryshon metodën e sulmit, ne duhet ta ndryshojmë metodën e mbrojtjes”, ka thënë kryeministri britanik, Boris Johnson.
Varianti i ri është zbuluar për herë të parë në shtator. Në nëntor, rreth një e katërta e rasteve në Londër kanë qenë të këtij varianti; në mes të dhjetorit, afro dy të tretat.
Johnson ka thënë se varianti i ri mund të jetë deri në 70% më i transmetueshëm. Ai ka paralajmëruar se kjo mund ta rrisë për 0.4 vlerën R - një e dhënë që tregon nëse epidemia rritet ose zvogëlohet.
Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock.
LEXONI EDHE KËTË:
Sekretari britanik: Identifikohet një variant i ri i koronavirusit
Varianti i ri mund të gjendet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, përveç Irlandës së Veriut, por është më i përqendruar në Londër dhe në Anglinë Lindore.
Të dhënat nga Nextstrain - një projekt që monitoron kodet gjenetike të mostrave virale në të gjithë botën - sugjerojnë se rastet e variantit të ri të koronavirusit kanë arritur edhe në Danimarkë dhe në Australi nga Mbretëria e Bashkuar. Holanda ka raportuar gjithashtu raste të tilla.
Çfarë dimë për variantin e ri?
Të gjitha viruset dhe koronaviruset bëjnë mutacione gjatë gjithë kohës.
Koronavirusi që është zbuluar për herë të parë në Vuhan të Kinës, nuk është i njëjti që qarkullon në të gjithë botën.
Mutacioni D614G është shfaqur në Evropë në muajin shkurt dhe është bërë forma mbizotëruese e virusit.
Një tjetër variant, i quajtur A222V, është përhapur po ashtu në Evropë dhe është lidhur me pushimet verore të njerëzve në Spanjë.
Shkencëtarët paralajmërojnë mundësinë e një kërcënimi të ri pandemikmë virusin e rinj G4
Derisa vendet në gjithë botën janë ende duke luftuar me koronavirusin, shkencëtarët paralajmërojnë për rrezikun e një virusi tjetër me “potencial pandemik", që është shfaqur në Kinë midis derrave dhe njerëzve që punojnë me derra, shkruajnë mediat botërore.
Ato vënë në pah se nuk është regjistruar ndonjë transmetim i formës së re të virusit të gripit të derrit te njerëzit, por thonë se ekziston rreziku i mutacioneve të tij të mëtejshme, që mund të çojnë në përhapje globale.
Një studim i ri shkencor paralajmëron se forma e re e gripit H1N1 po përhapet në heshtje në mesin e punëtorëve të fermave të derrave në Kinë dhe se ajo duhet të vihet “urgjentisht” nën kontroll, për të shmangur një pandemi tjetër, shkruan New York Times.
Disa veterinarë dhe zyrtarë shëndetësorë duke kontrolluar një derr të ngordhur, me qëllim të parandalimit të gripit të derrave. Foto nga arkivi.
Disa veterinarë dhe zyrtarë shëndetësorë duke kontrolluar një derr të ngordhur, me qëllim të parandalimit të gripit të derrave. Foto nga arkivi.
Forma e re e virusit G4 EA H1N1 është e pranishme në fermat kineze të derrave që nga viti 2016 dhe riprodhohet në organet e frymëmarrjes te njerëzit, thuhet në një studim të publikuar më 29 qershor në revistën shkencore amerikane PNAS (Proceedings of the National Academy of Science).
Deri më tani, shkruan New York Times, virusi është gjetur në disa njerëz pa shkaktuar sëmundje, por ekspertët e shëndetit kanë frikë se kjo gjë mund të ndryshojë.
Varianti euro-aziatik i H1N1 ka qarkulluar në mes të derrave në Evropë dhe Azi për dekada, thotë studimi, por paraqitja e virusit G4 te derrat në Kinë, me simptoma në frymëmarrje, është intensifikuar që nga viti 2014 dhe të dhënat sugjerojnë se ky virus paraqet një problem në rritje në të gjitha fermat. Qarkullimi i gjerë thuhet se do të rrisë edhe ekspozimin e njeriut ndaj virusit.
Një lakuriq i parë në Jordani.
LEXONI EDHE KËTË:
Lakuriqi dhe kafshët e tjera, pjesë e enigmës së koronavirusit
Duke cituar shkencëtarët, New York Times shkruan se hapi kryesor është të përcaktohet nëse ndonjë nga punëtorët e fermave të derrit e ka marrë virusin nga njerëzit e tjerë.
H1N1 është shumë i transmetueshëm dhe ka shkaktuar një pandemi në vitin 2009 me një normë relativisht të ulët të vdekshmërisë, prej rreth 0.02 për qind, shkruan gazeta amerikane.
Për krahasim, në vitin 1918, shkalla e vdekjes nga pandemia e gripit, e cila po ashtu është shkaktuar nga H1N1, ka qenë rreth 2.5 për qind, me rreth 50 milionë njerëz të vdekur.
Studimi, i botuar në revistën PNAS, bazohet në monitorimin e derrave në 10 provinca kineze, nga viti 2011 deri më 2018.
Në tre vjetët e fundit, studiuesit kanë marrë mostra nga 15 ferma të derrave dhe nga 230 njerëz. Është zbuluar se 10.4 për qind e punëtorëve dhe 4.4 për qind e të tjerëve [familjarëve] kanë qenë pozitivë me G4 EA H1N1 dhe se virusi ka qenë më i pranishëm te punëtorët e moshës 18 deri në 35 vjeç - 20.5 për qind.
Studimi është dërguar për rishikim në fillim të dhjetorit, disa javë përpara shpërthimit të koronavirusit në Vuhan të Kinës, që ka tërhequr vëmendjen e botës.
Potenciali pandemik
Shkencëtarët në studimin e ri thonë se virusi i ri i gripit të zbuluar në Kinë ka potencialin të jetë ngjitës të njerëzit dhe se duhet të monitorohet me kujdes në rast se bëhet virus i mundshëm pandemik, edhe pse ekspertët thonë se nuk ekziston ndonjë kërcënim i menjëhershëm, shkruan Reuters.
Studimi në PNAS tregon për rrezikun e viruseve që kalojnë pengesat për transmetim te njerëzit, veçanërisht në zonat me popullsi të dendur të Kinës, ku miliona jetojnë pranë fermave, thertoreve dhe tregjeve të lagështa, shkruan Reuters, për të shtuar se koronavirusi aktual –nga i cili besohet se janë infektuar më shumë se 10.3 milionë njerëz në botë dhe kanë vdekur mbi 500,000 – ka origjinën nga një specie e lakuriqit në jugperëndim të Kinës dhe se mund të jetë transmetuar te njerëzit përmes një tregu të ushqimeve të detit në Vuhan.
Subscribe to:
Posts (Atom)
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...