2021-04-09

Mary Edith Durham (1863-1944)

 Mary Edith Durham (1863-1944) ishte një udhëtare, artiste, shkrimtare britanike që u bë e famshme për shkrimet e saj antropologjike rreth jetës në trojet shqiptare, në fund të shekullit të XIX dhe fillim të shekullit të XDurhami ishte më e madhja nga 8 fëmijët. Babai i saj Arthur Eduard Durham ishte një kirurg i njohur në Londër. Edukimin e mori në mënyrë private dhe shfaqi talent në ilustrime si edhe në përdorimin e ngjyrave të ujit, talent ky që bëri të mundur pjesëmarrjen në Royal Academy of Arts (Akdemia Mbretërore e Arteve). Ajo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në paraqitjen dhe pikturimin e detajuar të një numri të madh amfibësh dhe reptilësh që u paraqitën në volumin Cambridge Natural History (Kembrixh Historia Natyrore) i publikuar  1899.


 Pas vdekjes së babait, Editit i’u desh të kujdesej me vite me rradhë për nënën e sëmurë që rezultoi si diçka shumë e lodhshme. Në moshën 37 vjeçare, e këshilluar edhe nga doktori i saj, ajo ndërmori një pushim jashtë vendit për t’u qetësuar. Me anë të detit, duke u nisur nga Anglia deri në bregun e Dalmacisë, duke udhëtuar nga Trieste në Kotor, më në fund zbarkoi në Cetinje, ish kryeqyteti i  Malit të Zi.Malit të Zi. Kjo pjesë e vogël e harruar e botës do t’i lente asaj mbresa të thella për të gjithë jetën.

Për 20 vjet ajo udhëtoi dendur nëpër Ballkan duke u fokusuar më shumë në çështjen shqiptare, që atë kohë ishte një nga zonat më të izoluara e të prapambetura të Evropës. Ajo punoi gjerësisht duke pikturuar, shkruar dhe duke mbledhur artin dhe folklorin e zonave nga kaloi. Pavarësisht nga kjo, vetëm shkrimet e saj do t’i jepnin famë të madhe. Ajo shkruajti 7 libra rreth çështjeve të Ballkanit, nga të cilët High Albania (Shqipëria e Epërme) e shkruar në vitin 1909 është më e njohura dhe më e arrira. Ky libër akoma edhe sot e kësaj dite është një udhërrëfyes i mirë i kulturës dhe traditave të malësorëve të Shqipërisë Veriore. Është për t’u theksuar që artikujt e saj për revistën Njeriu (Man)e bëri atë një pjesëtare të njohur të Institutit Mbretëror te Antropologjisë (The Royal Anthropological Institute).1899.

Zonja Durham u njoh shumë afër dhe përkrahu çështjen shqiptare për pavarësinë dhe bashkimin e shqiptarëve. Por kjo bëri që të fitonte një reputacion të keq prej etnocentrikeje dhe më vonë do të kritikohej dhe ri-kritikohej nga përkraheshit e shtetit Serb, të cilët synonin shkëputjen e plotë të territorit të Kosovës të banuar kryesisht nga shqiptarë, nga territoret shqiptare për t’a futur në territoret sllave. Edit Durham rrjedhimisht u kthye kundra politikës së Serbisë, duke denoncuar me termin “Krimbi serb” me që nuk kishin krijuar një Jugosllavi të madhe, por thjesht po arrinin qëllimin e vërtetë në realizimin e “Serbisë së Madhe”, duke vazhduar akuzat se njerëzit nën këtë regjim vuanin një diktaturë më të egër se më parë. Për më tepër, intelektualë angleze që përkrahnin Çështjen Serbe kanë kritikuar rëndë Editin dhe pikpamjet e saj. Rebecca West (Rebeka Uest) e përshkroi Durhamin në librin e saj “Black Lamb and Grey Falcon” si një udhëtare që kthehet nga Ballkani me idenë se ata janë gjithmonë të pafajshëm dhe se gjithmonë janë ata që masakrohen dhe jo masakratorët. Historiani i njohur R. W. Seton-Watson (një përkrahës i flaktë i idesë së përçarjes së Perandorisë Austro-Hungareze) komentoi, “Ndërkohë që gjithmonë denoncohet “mentaliteti i Ballkanit”, edhe ajo vetë është po e njëjta me fjalët që thotë”.


Shqiptarët e nderojnë akoma edhe sot Editin dhe kanë respekt për të. Ajo sipas shqiptarëve është “Mbretëresha e Malësorëve.” Ajo u mirëprit nga malësorët shqiptarë dhe gjatë kalimit të saj në këto vise nuk pati asnjë keqtrajtim edhe pse ishte një femër e vetme. Përshtypje të mbetura nga Shqipëria ishte tradita e “Burrneshave Shqiptare”, që ishte një zakon ku femrat visheshin si burra dhe kishin një pozitë të qartë në shoqëri.



Mbas vdekjes së saj në 1944Mbreti Zog i Shqipërisë i dha merita të larta asaj. Mbreti Zog ka shkruar për të : “– Ajo na fali neve zemrën e saj dhe fitoi si këmbim vëmendjen e malësorëve tanë.” Ajo vazhdon të nderohet si “Heroinë Kombëtare” dhe në 2004 në një deklaratë të presidentit shqiptar, Alfred Moisiu e cilësoi atë si një nga figurat më të spikatura të Shqipërisë të shekullit të kaluar.

Shumë nga punët e Durhamit i janë dhuruar akademive të koleksioneve pas vdekjes. Në ditët e sotme, dokumentat e saj mbahen nga Museum of Mankind (muzeu i njerëzimit) dhe Royal Anthropological Institute (Instituti Mbretëror Antropologjik) në Londër, ndërsa koleksioni i saj me bizhuteri të grumbulluara në Ballkan ndodhen në Pitt Rivers Museum në Oxford (Oksford) dhe Bankfield Museum në Halifax (Heilfaks). Muzeumi Bankfield gjithashtu ka një monstër presentative rreth jetës dhe veprimtarisë së saj.


Veprat e Edit Durham

Veprat e saj të famshme për Shqipërinë janë :

  • High Albania 1909 (Shqipëria e Epërme)
  • The burden of the Balkans 1905 (Brenga e Ballkanit)
  • Through the Lands of the Serb 1904 (Përmes tokave të Serbisë)
  • The struggle for Scutari 1914 (Përleshja për Shkodrën)
  • Twenty Years of Balkan Tangle (1920) (Ngatërresa ballkanike 20 vjeçare)
  • The Serajevo Crime 1925 (Krimi Sarajeva)
  • Some Tribal Origins, Laws and Customs of the Balkans 1928 

  • (Disa dëshmi te fiseve ballkanike, dokumente ligjesh dhe të kulturës së Ballkanit).

  • Albania and the Albanians: selected articles and letters, 1903-1944, ed. by Betjullah Destani (I. B. Tauris, 2001) 

  • (Shqipëria dhe Shqiptarët : Artikuj dhe letra të zgjedhura, 1903-1944 nga Betjullah Destani (I. B. Tauris, 2001)


  • Lufta per shkodren

Vepra të tjera 

  • Kastriot Frasheri: "Mary Edith Durham-Nje zonje e madhe per Shqipërine", Geer, Tirane, 2004
  • Kastriot Frasheri : "Mary Edith Durham- A Grand Lady for Albania", Geer, Tirana, 2004
  • Mary Edith Durham (2016). Nella Terra del Passato Vivente. La scoperta dell'Albania nell'Europa del primo Novecento. Introduzione, traduzione, note e appendice
  •  di Olimpia Gargano. Lecce, Besa.

2021-03-22

Armend (Kadri)Mehaj është ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës .



Me profesion ushtarak, Mehaj ka lindur në Kosovë, për të shërbyer më pastaj në ushtrinë norvegjeze.

Ai ka lindur në vitin 1981 në Kosovë dhe aktualisht jeton në Oslo të Norvegjisë.

Në nëntor të vitit 2012, Mehaj është dekoruar nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë me medaljen “Për shërbime të veçanta”.

Kapiten Armend Mehaj ka lindur në vitin 1981 në fshatin Isniq,  Kosovë dhe aktualisht jeton në Oslo, Norvegji.

 Në vitin 1999 i është bashkuar forcave të armatosura Norvegjeze, për të shërbyer më pas në misione të ndryshme paqeruajtëse si në Kosovë, Irak, Afganistan, Çad dhe Afrikën Qendrore.

Me gjërsisht do të mësoni për Kapietnin Armend Kadri Mehaj,në versionin e mbremjës, kur e marrim biografinë e tij nga axha i tij Besim(Ali )Mehaj .

2021-03-12

AKADEMIK PROF.DR..SKENDER KODRA: jA SI JANË NË U.S.A. POLITIKANËT SHQIPTARË




Shqiptarët në USA janë një komunitet i organizuar dhe çështjen kombëtare e kanë gjithmonë për zemër.  

Nëse je shqiptar në territorin e USA-së dhe ke nevojë për ndihmë, rrjeti i bashkëatëdhetarëve të Akademisë Shqiptaro-Amerikane(AAAS) vihet në lëvizje dhe gjithçka merr rrugën e zgjidhjes në dobi të nevojtarit.

Por një qëllim madhor që i mbledh bashkë profesorë dhe njerëz të njohur, është ngritja lart e imazhit të kombit shqiptar dhe përmirësimi i imazhit të shqiptarëve kudo janë. Një ndër njerëzit më të angazhuar në dobi të çështjeve të shqiptarëve në Amerikë, është Akademik  Prof. Dr. Skënder Kodra.

Akademiku shqiptaro-amerikan Prof. DR. Skender  Kodra, është shqiptar i Republikës së Kosovës, nga Burimi(Istogu) i emigruar herët në USA., kryetar i Akademinë Shqiptaro-Amerikane(AAAS), 



Skendër Kodra ju jeni kryetari historik i Akademisë Shqiptaro-Amerikane. Çfarë kujtoni nga fillesat e saj?

Në fillim ishte e vështirë pasi për të formuar Akademi duhet të kishe gradën Doktor. Në atë kohë vetëm dy shqiptarë e kishin këtë gradë, Akademik Prof.dr.Sami Rrepishti dhe i ndjeri Akademik Prof.dr. Arshi Pipa....

 Unë vendosa të vë themelet e një akademie me qëllimin që edhe kombi ynë të radhitet në standardet e 120 kombeve që ishin në atë kohë në USA.. Pati skeptikë që thanë se për çfarë duhej kjo akademi, por unë e kisha vendosur dhe shkova të bisedoj në atë kohë me ambasadorin e Shqipërisë në Amerikë, Pëllumb Kulla. 

Kam pasur një princip të cilin e kam ndjekur gjithmonë: në çdo aktivitet apo nismë konsultohem me ambasadorin e Shqipërisë. 

Edhe këtë herë shkova tek ambasadori shqiptar, i cili u shpreh shumë i gatshëm. Kontaktova edhe me profesor Luigj Vebihun dhe prof. Adem Harxhin. 

Të dy pranuan të jenë pjesë e nismës sime, e kështu krijuam Akademinë Shqiptaro-Amerikane në New York. Në fillim vendosëm edhe ura bashëpunimi me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe të Kosovës, megjithëse aktivitetet e përbashkëta nuk kanë qenë në lartësinë e duhur të qëllimit të këtij bashkëpunimi.



Në çfarë gjendjeje është Akademia sot tash?

Sot kemi të antarësuar 32 akademikë shqiptarë me gradën Profesor dhe Doktor dhe 18 amerikanë që kanë shprehur dëshirën të jenë pjesë e


akademie duke kontribuuar për çështjen kombëtare shqiptare. Profesioni dhe aktiviteti im kanë bërë që pranë kësaj akademie të afrohen shumë profesionistë dhe të kemi një rrjet ndihme për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen.






Ne jemi të interesuar për çdo gjë që ndodh me shqiptarët në territorin e SHBA. Reagojmë fort kur ka probleme kombëtare siç e kemi bërë në rastin e enciklopedisë së Maqedonisë, e cila i përbuzte shqiptarët. Ngrejmë flamurin në mes të Mahnatanite në Time Square dhe mblidhemi mbi 1 mijë veta kur në Amerikë vjen një personalitet nga Shqipëria.

Ju thatë që ndihmoni çdo shqiptar. Si?

Ne kemi krijuar rrjetin tonë të ndihmës. Unë vetë si kryetar i Akademisë jam një urë mes atij që ka nevojë dhe atij që ka mundësi. Mund t’ju tregoj një shembull: Një grua më merr në telefon një herë pasi kishte mbetur pa asgjë në një aeroport në Amerikë dhe nuk dinte ku të shkonte. Kam telefonuar një anëtar të akademisë dhe ai ka shkuar dhe e ka ndihmuar këtë zonjë që më telefononte nga një shtet tjetër të Amerikës. Kështu ne interesohemi për çdo gjë që ndodh me shqiptarët. Në shumë raste më shumë na lajmërojnë ne si akademi sesa ambasadën shqiptare. Pra, kur vjen puna për çështjet shqiptare, kemi mjekë, avokatë, struktura që ndërhyjnë duke bërë çfarë është e mundur që të gjendet një zgjidhje.

Çfarë ka ndryshuar me shqiptarët që vijnë në USA?

Në kohën kur kam shkuar unë kishte pak shqiptarë dhe duhej kohë për t’u inkuadruar në jetën amerikane. Në kohën e themelimit të Akademisë kishte ende shqiptarë që ishin larguar për politikë ndërsa sot në Amerikë vijnë shqiptarë për studime, nëpërmjet Llotarisë Amerikane dhe janë kryesisht intelektualë. Shqiptarët janë shtuar shumë dhe niveli i tyre. Në universitetin që unë kam dhënë mësim, “Mercy College” në Neë York sot vazhdojnë studimet 120 studentë shqiptarë. Ky universitet është ndër më të mirët në Amerikë. Pra imazhi i shqiptarëve në Amerikë ka ndryshar gjithmonë e më shumë për mirë.




Ju keni zgjedhur një ndër profesionet e vështira siç është psikologu klinik, ku edhe keni arritur gradat më të larta shkencore. Si vazhduat në këtë drejtim të psikologjisë?

Unë kam pasur një të kaluar të vështirë e me probleme. Kur isha i ri të gjithë më thonin se jam budalla dhe unë vendosa të gjej veten. Kur gjeta veten në profesion pashë që budallenj ishin ata që më quanin mua të tillë. Kam punuar në universitete të rëndësishme dhe kam përgatitur studentë për të gjitha spitalet psikiatrike në botë. Kam shkruar e botuar 7 libra në fushën e psikiatrisë. Vetëm një prej tyre e kam shkruar në shqip, pasi nuk e njoh shqipen sa duhet. Sekreti i suksesit tim është se unë i angazhoj shumë studentët e mi.

Ju në fakt keni lindur në Istog por familja ka jetuar edhe në Shqipëri…

Po, jeta e familjes sime është mes Kosovës dhe Shqipërisë. Familja ime ka jetuar në Mamurras e në Shijak. Prindërit e mi janë martuar në Shijak. Sa për mbiemrin mendoj se Kodra ka qenë shumë i përhapur për shkak se lidhej me vendin e qëndrimit.


Në periudha të vështira ju keni qenë në Shqipëri e Kosovë. Çfarë mbani mend nga ajo kohë?

Në Shqipëri kam punuar për 2 vjet tek spitali 5 në vitet 92-93 ku ishte hapur Shqipëria. Ruaj përshtypjet më të mira. Jam rikthyer në kohën e luftës së Kosovës. Djali im iu bashkua UÇK-së. Ishte detyrim ndaj vendit tim. Unë qëndrova në Tiranë në spitalin Ushtarak ku edhe kam dhënë kontributin tim. Kam shkuar në Kosovë e kam parë territore të tëra të djegura. Ndërkohë, djalin e kishin burgosur maqedonasit. Arritëm të dalim nga kjo situatë dhe të largohemi për në Amerikë.

Nuk është se na ka vlerësuar kush për atë që bëmë, por as nuk presim. Vazhduam jetën normalisht atje dhe atë që bëmë, e bëmë për kombin tonë.

Ju vini shpesh në Shqipëri e Kosovë dhe mund të shikoni sjelljet e politikës në të dy trojet shqiptare. Çfarë ju bën më shumë përshtypje?


Më është dhënë rasti t’i njoh, t’i ndjek e të krijoj një përshtypje për politikën shqiptare. Problemi kryesor i politikës shqiptare sot është se ajo nuk udhëhiqet nga vlera morale. Kombi ynë ka një difekt se, përveç vlerës akademike tek prijësit që zgjedh duhet të konsiderojë qënësor dhe moralin, të cilin sot në të dy vendet nuk po e kërkon askush. Kam ndjekur parlamentin shqiptar ku shpesh edhe familja është pjesë e fjalorit të deputetëve.  Ai nuk mund të quhet parlament. Këta politikanë me ato që bëjnë, ia nxijnë imazhin Shqipërisë kur ne shqiptarët në diasporë mundohemi ta përmirësojmë imazhin dhe kemi bërë shumë hapa para në këtë drejtim.

Po si mund të kalohet kjo gjendje sipas mendimit tuaj?

I gjithë sekreti është tek vota. Një popull kur shitet për një kile miell nuk mund të ketë moral t’i kërkojë politikanëve llogari. Nuk është punuar për ta edukuar popullin për të pasur kujdes tek vota. Zgjidhja është me pas kujdes votën. Populli kur të votojë duhet të zgjedhë më të mirin dhe të gjykojë drejtë pasi nuk mund të ketë një parlament deputetë më të kaluar kriminale. Edhe vetë ambasadori amerikan Lu e tha; dhe kur e thotë një i huaj, çfarë duhet të presim më ne shqiptarët për të reaguar ndaj politikanëve të korruptuar.



Kush është Akademik Prof.dr. Skënder Kodra?

Akademik Prof. Dr. Skënder Kodra u lind në Istog të Kosovës, ku kreu shkollën fillore. Shkollën e mesme e vazhdoi në Gjakovë dhe Pejë. 

Autoritetet qeveritare serbe e burgosen për motive patriotike. Në shumë raste kaloi nëpër burgjet e Prishtinës, Gjakovës, Ferizajt, Suharekës e Beogradit dhe veçanërisht në burgun e Pejës. Më 1969 emigroi në Itali e pas një viti në USA, ku edhe mori statusin e refugjatit politik.

 Në USA  më 1980 mbaron shkollën e mesme. 

Më 1986 përfundon shkëlqyeshëm studimet e larta në Universitetin “Mercy College”, në degën e psikologjisë dhe pas një viti kreu studimet pasuniversitare në “Long Island University” dhe laureohet me titullin Master degry. Në vitin 1991 mbron doktoraturën me temën “Shkaqet që çojnë në skizofreni” dhe merr titullin më të lartë shkencor në USA  PH.D.

 Më tej u specializua në një profil më të ngushtë në fushën e Psikologjisë Klinike. Veprimtaria e tij është e larmishme si profesor, psikolog e shkencëtar.

Ligjëron në tri universitete me studentë nga e gjithë bota. Ai ka një veprimtari të  shquar veçanërisht në Psikologjinë klinike, të cilën e ka pasuruar dhe me përvojën e madhe në spitalet ushtarake të psikiatrisë në Neë York, ku punoi për dhjetë vjet me pacientë të Luftës së Dytë Botërore dhe të Luftës së Vietnamit.


I brumosur me ndjenja të larta atdhedashurie dhe si intelektual i përgatitur në SHBA, Skënder Kodra ka dhënë një kontribut të çmuar dhe për popullin shqiptar. 


Më 28.11. 1995 ai themeloi Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me qendër në Neë York dhe vazhdon të jetë aktiv si kryetar i kësaj Akademie. 

Me ndryshimet demokratike në Shqipëri, Prof.  Dr. Skënder Kodra vazhdoi të kontribuojë edhe në Kosovë dhe Shqipëri.. 

Ai punoi dy vjet në Tiranë si klinicist pranë Klinikës psikiatrike të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ku përgatiti dhe ligjëroi leksione të ndryshme. Me kënaqësi ai i dhuroi kësaj klinike një bibliotekë të pasur me literaturë masive të psikiatrisë klinike amerikane. 


Gjatë kësaj kohe në Radio Tirana ai mbajti një rubrikë të përjavshme me temë nga psikiatria.

Në këtë periudhë Prof. Dr. Skënder Kodra viziton sërish vendlindjen e tij Kosovën, ku zhvillon një veprimtari të dendur shkencore dhe patriotike. 

Pushtuesit serb ia bastisën klinikën dhe e arrestuan për ta detyruar të pajisej me dokumente serbe. Zoti Skënder Kodra nuk pranon dhe largohet i detyruar nga atdheu  KOSOVA E  TIJ E DASHUR.


Në verën e vitit të Luftës në Kosovë, Prof. Dr. Skënder Kodra shkoi në ndihmë të të dëbuarve kosovarë, në kampet e shumta në Shqipëri, si dhe në spitalin Ushtarak në Tiranë.


 Djali i tij Isai, ushtarak dhe i lindur në SHBA, u radhit në radhët e UÇK-së në Kosovë, ashtu si dhe shumë të tjerë nga të afërmit e familjes Kodra.

Personaliteti i Prof. Dr.  Skënder Kodra është i njohur në U.S.A , në vende të ndryshme të Evropës dhe në të gjitha trojet shqiptare. 


Ai ka qenë këshilltar pranë Ministrisë së Shëndetësisë në Shtetin e New Yorkut, është anëtar i Shoqatës së Doktorëve në Shtetin e New Yorkut, 

Anëtar i Shoqatës të sëmundjeve psikike “Sigmund Frojd” të Austrisë, nënkryetar i Akademisë së Intelektualëve Shqiptarë të Shkencës dhe Artit në Kosovë, anëtar i Shoqatës së Psikiatërve në Shqipëri, etj.

Figura  e Akademik  Prof. Dr. Skënder Kodra, është kthyer në një simbol për komunitetin shqiptar në U.S.A., Kosovë dhe Shqipëri, si një njeri me energji të pashtershme humane , patriotike  dhe pozitive.

 12.03.2021.                                                                                   

2021-03-10

Shtatë Shaljanët

Shtatë Shaljanët

Shtatë Shaljant mbeten gjithnjë në kulmin e heroizmave shekullor të bajrakut të Shalës dhe të trevës së Dukagjinit.
Akti heroik i Shtatë Shaljanve, erdhi si rezultat i urrejtjes se akumuluar n’dër shekuj. Lufta e zhvilluar në sarajet e Shkodërs në verën e vitit 1816-të [1], është dokument identifikues i bajrakut të Shalës si fis trim, luftarak, atdhedashës dhe i paepur në mbrojtje të të drejtave legjitime të tyre. Historia i ka dhënë kësaj ngjarje vëndin që i takon.
Kuvëndi i burrave të Shalës
Autonomia e Dukagjinit që ishte fitue me tehun e shpatës, me grykën e pushkës dhe të hutës, ishte e padurueshme për pushtuesit Osman Turq. Për këtë qellim, në vitin 1806-të, Veziri i Shkodërs (Ibrahim Pasha) i cili vetëm pak vite më parë kishte trashëguar pushtetin nga Mahmut Pasha i famshëm, por ky ndryshe nga i vëllai, që i kishte liruar malësort nga tatimet dhe rekrutimi në ushtri, si dhe u kishte dhënë edhe të drejtën e bartjes së armëve. Ibrahim Pasha, do t’ua hiqte atyre të gjitha privilegjet e gëzuara deri atëherë, si dhe i ftonte parinë e secilit fis, veç e veç në sarajin e tij për pranimin e heqjes së armëve, me ç`rast ata që nuk pajtoheshin me kushtet e reja të pashait, u priste kryet aty për aty, në mënyrë publike dhe me zhurmë e tellall, në vëndet më të qarkulluara të qytetit të Shkodrës.
Në këtë kohë Ibrahim Pasha dërgon në Shalë Abaz Agën, ku ju kërkon krenve të Shalës dhe të Dukagjinit, të jepnin djem për ushtrin Osmane (gjoja në mbrojtje të vëndit), të dorzonin armët dhe të paguanin të 10-tat, por në asnjë mënyrë krent e Shalës nuk bijen dakort, kështu Vezir Pasha, thrret në Shkodër krent e Shalës për një takim, pra për malësort Dukagjinas, një gjë ishte e sigurt sido që të sillej situata, gjasat për mbijetesë ishin të vogla. Të parët e fiseve asokohe, ose duhej të kalonin jetën maleve si koçak të ndjekur nga pushteti ose detyroheshin të luftonin ashtu si mundnin dhe dinin, për të shpaguar veten dhe të tjerët, prandaj duke mos parë rrugëdalje tjetër para kësaj fatkeqësie, ata vepruan në këtë mënyrë.
…Ne Veziri po na thrret,
Mos me shku koçak na qet,
E me shku t’gjithëve na pret,…
Përzgjedhja e trimave dhe Besa e dhënë;
Shala e bani kuvënd me krent e fisit tek Ura e Shalës, nga ky kuvënd zgjidhen djemt e fisit ma me za, të cilët ata e dhan fjalën dhe ishin të gatshëm për këtë thirrje, pa marrë parsasysh as moshën dhe as jetën e tyne. Pas rrugës së gjatë dhe të lodhshme, në një pushim, në fushën e famshme të Shtoijt dhe pasi biseduan rreth bisedës që do kryhet në këtë takim me Vezirin e Shkodrës, ata parashtruan edhe rrethanat dhe sitatat e vështira që do ju krijohen, e për këtë njëzëri “Shtatë Shaljant” legjendar lidhën besën me “Shoqi-Shoijn”.
Për këtë ngjarje flet edhe kënga shekullore, nga ku ne po shkëpusim disa vargje;
…Shtatë Shaljant kan ra në Shtojë,
I kanë dhanë besën Shoqi-Shojë,
Shoqi-Shojt i kanë dhanë besën,
N’saraj t’Shkodërs po shkojmë të vdesim…
Kështu me rrallë të Shtatë Shaljant vijojnë si më poshtë;
1. Ndre Pepa (Bajraktar i Shalës, Pecaj),
2. Vat Nika (vllaznia Pecnikaj, Pecaj),
3. Marsh Pali (vllaznia Dakaj, Nënmavriq),
4. Hasan Pepa (vllaznia Mëkshaj, Abat),
5. Çun Luci (vllaznia Doçaj, Nicaj),
6. Deli Pjetra (vllaznia Pjolla, Vuksanaj),
7. Ndre Koltona (vllaznia Pjolla, Vuksanaj).
…Lidhi Shala Besën, N’Saraj po shkojmë e desim, Veziri po dridhet, Shala nuk po lidhet…
Lufta në Saraje
“Shtatë Shaljant” të vëndosur me ba dekën si me le, futen në kala ku i priti Veziri, ashtu siç kishte prit edhe krent e tjerë nga Malësia e Madhe e të krahinave të tjera, por në pabesi u kishte pre kryet. Me Shtatë Shaljant këtë rradhë nuk mundi të realizojnë qellimet e tijë, djallëzore dhe gjakpirëse.
Me të mbërritun në sarajet e Shkodërs, Shtatë Shaljant, sipas rregullit tek dera dorzojnë pushkët e krahut por ato të brezit nuk i dorzojnë, gjatë kohës që Shtatë Shaljanët bisedojnë me Vezirin, i cili Veziri po i ofendonte dhe po i shante, situata në një moment nxehet dhe Shtatë Shaljant vrasin Murat Pashën, Ibrahim Pasha (Veziri) me kopili largohet por harron djalin e tij, ku Shtatë Shaljant ja prejn kryet, dhe pushka e Shtatë Shaljanve n’dezë Sarajet në flakë.
Deli Pjetra, Lajmëtari;
Në valën e luftimeve njëri nga Shtatë Shaljant Deli Pjetra (lajmëtari), i cili me gjithë plagët e marra në trup arrin të lagrohet nga kalaja, dhe me ndihmën e një ushtari të kalas nga Kosova ai strehohet në shtëpin e Qatipit (Nënpunës Osman). Babai i Qatipit e strehon në shtëpi kundër dëshirës së të birit i cili kërkonte me ç’do kusht që të vriste Deli Pjetrën. Por Qatipi pas fjalëve të të atit vëndos ta ndihmojë Deli Pjetrën. Lajmi për vrasjet në Kala kishte marrë dhenë. Deli Pjetra mbrrin deri në vëndlindje, tu jepte lajmin e hidhur trevës së Shalës, por nuk pritet mirë nga e ama e tij. Lidhja e Besës në atë kohë, për secilin ishte ligj i pathyeshëm dhe me asnjë kusht nuk mund të shkelej. Ajo respektohej pafundësisht jo vetëm nga burrat por edhe nga grat e Malësis. Thyerjen e besës e përjetonin si turpin më të madh që mund tu ndodhte, mallkim i cili nuk mund të pranohej, ai konsiderohej më i rëndë sesa vdekja. N’daj edhe nëna e Deli Pjetërs me të parë të birin se po vinte, i drejtohet me fjalët;
…Pse ke ardhë ku i ke lanë shokët, Unë për ty bir i prefsha flokët…
Këputja apo n’dukja e flokëve, bëhej në rastet më të rënda dhe në majën e pikëllimit si një namë që nuk mund të shlyhej me asgjë, ishte damka (mallkim) ma e madhe që mund ti vinte një nëne apo një fëmre. Sipas traditave të moçme të Malësisë, në rastet kur detyrohej ti n’dukte flokët, nga ai moment ajo mbyllej përgjithmonë brënda shtëpisë dhe nuk dilte më që ta shihte kush përjashta. Me një damkë si kjo, as me kushtin e shpëtimit të vet jetës së tij, Deli Pjetra nuk mund ta njolloste të ëmën, ai do të quhej tradhtar, pasi ishte larguar nga kalaja (Sarajet) e nuk kishte vdekë së bashku me shokët tij.
Deli Pjetra k’thehet përsëri në Shkodër i vëndosun për të vdekë si burrat, ai takohet me Vuksan Gjonin, i sapo lirauar nga burgjet famëkeqe Osmane, të dy bashkë vëndosin të shkojnë në Kala, nga ku aty ndodh një përleshje e madhe, ata vrasin nja shtatë a tetë vetë, por vriten dhe priten në pabesi.
Mirënjohje dhe Vlerësim
Populli i Dukagjinit dhe i Shkodërs, Shqipëria dhe tanë Kosova e përjetojnë këtë epope historike, ndërmjet këngëve dhe rapsodive, kushtuar Shtatë Shaljanve këtyre trimave legjendë. Në kujtim të tyre është dhe një Memoral Mirënjohje (i gdhëndur në gur), në Breg-Lumi të Shalës (nga ky shesh Shtatë Shaljant nisën rrugëtimin e vështir), ata kujtohen gjithashtu edhe ndërmjet dramës së ideuar nga i biri i Dukagjinit, Artist i merituar Ndrek Luca, dhe realizuar nga Teatri Migjeni Shkodër me titull; “Shtatë Shaljant”. Gjithashtu me vëndim të Këshillit bashkiak të rrethit Shkodër i jepet emri një rruge në këtë qytet, “Rruga Shtatë Shaljanët”, duke i përjetue kështu këta shtatë trima të papërsëritshëm të Dukagjinit, këta shtatë figura legjendë të patriotizmit Shqiptar.
Rapsodi për Shtatë Shaljant
Kënga origjinale e Shtatë Shaljanve;
Marsh Pali hip në thep,
Qetë manxerre tri herë përpjetë,
T’parve të Shalës po na i thrret,
Hajde Shalë të k’jajm adet,
Se Veziri po na thrret,
Mos me shkue koçak na qet,
Janë mbledh Shala kan ra në Shtoj,
I kan dhanë besën shoqi-shoj,
Shoqi-shojt ja kan dhanë besën,
Mos ta lamë sodin për nesër,
N’Saraj t’Shkodërs po shkojmë e desim.
Mirë po flet ai Marsh Pali,
Le të prijnë ai Bajraktari,
Bajraktari boll mirë ka pri,
Te Veziri Shala ashtë hy,
Te Veziri Shala kur shkojnë,
Vezir Pasha t’para u ka dalë,
Tu n’gjatë jeta more Shaljanë,
Po thotë armët me jau marrë,
Ju me armë pse m’keni ardhë,
Marsh Pali boll mirë po flet,
Tu n’gjatë jeta Vezir Beg,
Na s’kem ardhë armët me i hjekë,
Krentë e fisit na i preve krejt,
N’Saraj t’Shkodërs kem ardhë me dekë.
Vezir Pasha kur n’djeu k’to fjalë,
Mos t’merziteni ju Shaljanë,
Jashtë po dalë pak dert po kam,
Begun e vogël mrënë jau kam lanë,
Marash Pali rrept bertiti,
Bajraktar na p’shtoj Veziri,
Mos u n’gut tek asht i biri,
N’daç ja presim n’daç ja mbyti,
Na mbloj flaka na mbloj tymi,
Shtatë Shaljant na i preu Veziri,
Sall i shkretë ai Marsh Pal,
Dymbdhet pushk seç e kan marrë.
Deli Pjetra pllumb i bardhë,
Fluturim ka ra në Shalë,
Lokja t’para na i ka dalë,
Po i thotë Lokja pse ke ardhë,
Ku i lë krenë dhe Bajraktar,
Pse ke ardhë ku i ke lanë shokët,
Unë për ty djal i prefsha flokët,
Nuk kam ardhë Nanë k’tu me p‘shtue,
Por kam ardhë fisit me i kallxue,
Se kem lanë një nam në Shkodër,
I prem Vezirit djalin e vogël.
Deli Pjetra nji sokol djalë,
Fluturim u kthye n’Saraj,
Marsh Palin po e gjënë gjallë,
Marsh Palit t’madhe po i thrret,
S’ta k’thej shpinën kurr pa dekë,
Pushka e tyne mirë po qetë,
Na i kanë vra nja shtatë a tetë,
Shtatë a tetë t’jerë rreth e rrotull,
Nam dhe n’der la Shala në Shkodër.


ATSH/ RAI (Radiotelevisione Italiana) dhe Radio-Televizioni Shqiptar kremtuan sot, në videokonferencë, nënshkrimin më të fundit të rinovimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me kohëzgjatje trevjeçare, si hap i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të një veprimtarie e të një marrëdhënie tashmë të konsoliduar prej shumë vitesh, njoftoi sot ambasada e Italisë në Tiranë.

Në mbledhjen e sotme morën pjesë, ndër të tjerë, Marcello Foa, President i Rai-t, Simona Martorelli, drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Çështjeve Europiane (RIAE) nga pala italiane dhe Thoma Gëllçi, drejtor i përgjithshëm i RTSH-së dhe Kleart Duraj, drejtor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në RTSH, nga pala shqiptare. Të pranishëm në takimin virtual, ministrja shqiptare e Kulturës, Elva Margariti dhe ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci.

Prania e Presidentit të RAI-t, Marcello Foa, dëshmoi vëmendjen në rritje të RAI-t drejt Shqipërisë.

Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci, gjatë fjalës së tij përshëndetëse, falënderoi presidentin Foa “që pranoi, që prej ardhjes sime vitin e kaluar si edhe duke shprehur gatishmëri të madhe, ftesën time për të forcuar më tej bashkëpunimin me Shqipërinë. Ky rinovim dhe ky takim virtual hedhin themelet për bashkëpunime të mëtejshme, për një rikthim të RAI-t në Shqipëri në të gjitha fushat, mbi të cilin Ambasada nuk do të ndalojë së punuari me angazhimin maksimal”.

Presidenti Foa shprehu entuziazmin e tij për rinovimin e memorandumit dhe gatishmërinë e tij, edhe personal, në thellimin dhe mbajtjen gjithmonë hapur të kanalit të komunikimit e bashkëpunimit midis Rai-t dhe Shqipërisë. Ai vlerësoi si veçanërisht pozitiv bashkëpunimin e vënë në jetë për kremtimin e tridhjetë vjetorit të momentit kur dhjetëra mijëra shtetas shqiptarë mbërritën në brigjet italiane, një moment historik i përbashkët që televizioni publik italian e ai shqiptar do të mund të kremtojnë e dokumentojnë bashkërisht.

Drejtuesit e RAI-t pranuan me entuziazëm ftesën e ambasadorit italian për zhvillimin e veprimtarisë në fushën përkatëse çka do të mundësojë hulimtimin e bashkëpunimeve të reja e më të ngushta.

Prania e ministres Margariti vuri në pah vlerën kulturore të bashkëpunimit midis Rai-t dhe RTSH-së dhe, teksa nënvizoi punën e kryer nga RTSH-ja në vitet e fundit, shprehu vlerësimin e saj për veprimtaritë rrëfyese të pabesueshme që RAI është në gjendje të transmetojë mbi bukuritë e Italisë, një aftësi për t’u treguar – edhe e mbi të gjitha brezave më të rrinj – rrënjët, historinë, artin dhe kulturën e vendit të saj. “Ky Memorandum është një rilidhje, ndihem si dëshmitare e një martese”, u shpreh ministrja Margariti.

Në fjalën e saj, Ministrja vuri theksin mbi “borxhin që ne të gjithë u kemi brezave të rinj” për të mbështetur shpërndarjen më të gjerë e më efikase të historisë e kulturës sonë, duke vlerësuar në këtë mënyrë të gjitha produktet kulturore që Rai do të vërë në dispozicion për Shqipërinë, por edhe formimi, nga ana e RAI-t, e teknikëve shqiptarë që të mund të punojnë dhe çdo lloj bashkëpunimi në këtë kuptim, në interes të fëmijëve e të rinjve shqiptarë”.

Mbi rëndësinë thelbësore të formimit u shpreh edhe drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së Gëllçi, i cili shprehu falënderimin e tij për bashkëpunimin shumë të ngushtë që RAI ka treguar gjatë viteve të fundit.

Memorandumi parashikon bashkëpunimin në fushën e media-s (radio, televizion, internet, etj..), marrjen dhe shkëmbimin e programeve të radio-s dhe ato televizive, të filmave, dokumentarëve, etj., bashkëpunim në trajnimin e profesionistëve dhe në shkëmbimin e njohurive teknike dhe/ose profesionale (konferenca, ëorkshop-e, etj.) në fushën e komunikimit, pjesëmarrjes në festivale dhe evente kulturore radiofonike e televizive, shkëmbimin e eksperiencave nëpërmjet kryerjes së vizitave të planifikuara.

Memorandumi i ri, i përpunuar në vijim të konsultimeve me institucionet shqiptare, ka si përparësi të rrisë shkëmbimin e produkteve kulturore mbi bukuritë historiko-artistike italiane, të produkteve për fëmijë e të rinj, dhe forcimin e vazhdueshëm të programeve argëtuese. Formimi i gazetarëve dhe teknikëve televizivë shqiptarë në Itali, edhe pranë Shkollës së gazetarisë në Perugia (për shembull, teknika të regjistrimit digjital, gazetari kulturore dhe rrëfim i sportit, teknika të filmimit të shfaqjeve televizive, etj.), konfirmohet të jetë një themel tashmë i ngritur, që do të fuqizohet më tej për produkte kulturore specifike (dokumentarë mbi trashëgiminë kulturore).

Gjatë konferencës dhe kontakteve të vazhdueshme midis RAI-t e RTSH-së janë propozuar, gjithashtu, një sërë nismash që RAI mund të realizojë për të kremtuar 30-vjetorin e sbarkimit të anijes Vlora në Bari, ndodhur më 8 gusht 1991. Nismat do të mund të përmbajnë reportazhe dhe emisione të ndryshme, shkëmbime përmbajtjesh dhe kremtime, e do të dakordësohen me Ambasadën italiane në Shqipëri dhe me RTSH-në. Në mënyrë të veçantë, RAI do të mund të propozojë programe, të marra nga arkivat e tij, të cilat tregojnë këtë moment historik.

Sasia e lartë e polenit mund të rrisë rrezikun e COVID-19

 








ATSH-DPA/ – Sasia e lartë i polenit mund të çojë në një rrezik më të madh të infektimit me COVID-19, tregon një hulumtimi i zhvilluar nga shkencëtarët gjermanë dhe i botuar në Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave (PNAS).

Një ekip studiuesish në Universitetin Teknik të Mynihut (TUM) vuri re se sasia më e lartë e polenit lidhet me një numër më të lartë të infektimeve COVID-19.

Megjithatë, studiues dhe ekspertë të tjerë sqaruan se rezultatet, që matën sasinë e polenit dhe infektimeve COVID-19 në 31 vende në pesë kontinente, nuk duhet të jenë shkak për alarm të tepruar.

Sipas studimit, nivelet e infektimit në zonat pa bllokim lokal u rritën mesatarisht me 4%, kur sasia e polenit në ajër u rrit me 100 për metër kub.

Në të dhënat nga disa qytete gjermane, të analizuara në studim, normat e polenit u rritën në 500 për metër kub, kurse normat e infektimit u rritën me 20 %.

Numri ditor i polenit dhe shkalla e infektimeve kanë lidhje në zonat me dhe pa masa bllokimi.

“Ne zbuluam se poleni, ndonjëherë në sinergji me lagështinë dhe temperaturën, shpjegon, mesatarisht, 44 % të ndryshueshmërisë së shkallës së infektimeve. Bllokimi përgjysmoi normat e infektimit nën përqendrime të ngjashme të polenit”, tha studimi.

“Nuk pati asnjë provë që vetë grimcat e polenit në ajër të ishin bartës të grimcave të virusit”, vazhdon studimi.

Një zëdhënës i shoqërisë gjermane për imunologjinë klinike, Joerg Kleine-Tebbe, paralajmëroi se efekti që studiuesit kishin vërejtur ishte vetëm “i përcaktuar në një masë të kufizuar

Ben-Meir:Mos liberalizimi i vizave nga BE po e rritë ndikimin e Turqisë në Kosovë

 

Eksperti amerikan Alon Ben-Meir ka hedhur kritika të ashpër ndaj BE-së për mos liberalizim të vizave për kosovarët.

Ai ka thënë se vendimi i BE-së për të vonuar këtë proces do të luajë vetëm në duart e Serbisë dhe Rusisë, por duke mohuar liberalizimin e vizave në këtë vend, BE po lejon Turqinë të ndikojë në shoqërinë e irrituar të Kosovës.

“Kosova është ende në pritje të liberalizimit të vizave. Vendimi i BE-së për vonimin e këtij procesi do të luajë vetëm në duart e Serbisë dhe Rusisë, por duke mohuar liberalizimin e vizave ndaj këtij vendi, BE-ja po lejon Turqinë të ndikojë në shoqërinë e irrituar të Kosovës”, ka shkruar Ben-Meir.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...