Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/10/13

Kosova nuk ka nevojë të shndërrohet në koloni për mbulimin e gjenocidit serb 1807 -1999, me mjegullën e quajtur “Mini Shengen”

       Shkruan : AKADEMIK  HAKIF BAJRAMI, PH.D.




                                          (pjesa e dytë)

  • Kosova nuk ka nevojë të shndërrohet në koloni për mbulimin e gjenocidit serb 1807 -1999, me mjegullën e quajtur “Mini Shengen”

Mini Shengeni Ballkanik, është agjenturë e vjetër si ide antishqiptare dhe ka për qëllim ekstrem zhbërjen e “makro shëngenit” shiptar, bashkimin e shqiptarëve në një treg dhe shtet nacional.

Ndërkaq, bashkimi i sllavëve të jugut, ku serbët do të ishin “gazda” (zotëria) për interesa të politikës së Naçertani-es, për herë të parë u lajmërua në Beograd më 1868 nga Princi Mihajllo, me qëllim që ta paralizojë themlimin e Vilajetit Shqiptar më 1869 (pra i pralajmëruar për një vit më vonë), të cilin sulltani njëherë e lejoi e pastaj e “suprimoi”, pa u themeluar fare . Ndërsa, ata që duan ta kuptojnë se çka është Mini Shëngeni sot, patjetër se duhet të mësojnë se çka ishte “Antanta e Vogël” ( Apro Entante) nga 26 shkurti 1920, kur një gazetar i korruptuar Hungarez e lansoi idenë që të ndërtohej një “lidhje organike” në mes  Mbretërisë SKS dhe Çekosllovakisë. Këtij “dueti” në vijim do i bashkohet Rumunia, që tregon se Franca me çdo mjet po luftonte ta dekompozojë (zhbënte) çdo lidhje të Austrisë me Hungarinë. E kur të kryhet ky proces, e tërë godina e Antantës Vogël si e riorganizuar t` i vihet në kundërshtim ekonomisë gjermane në eskpansion ushtrak dhe financiar.

 Në lidhje me riorganizmin e Antantës së Vogël, duhet të kujtohen takimet në Pragë më 1922, në Sinaia më 1923, në Beograd më 1924, në Lubjanë më 1924, në Bukuresht më 1925, në Temishvar më 1926, në Bled më 1926, në Jachimovë më 1927, në Gjenevë më 1928, në Bukuresht më 1928 dhe 1929, në Beograd më 1929, në Pragë më 1929, në Shtrbsko Pleso më 1930, në Siana dhe Bukuresht më 1930, në Bukuresht më 1931, në Metreux më 1932, në Beograd më 1932. Këto kontakte mbaheshin në bazë të Statutit që ishte aprovuar.

E vërteta, Shqipëria e as Republika e Kosovës, nuk duhet të kyqet në «Mini Shëngen» pa u studiuar mirë kontaktet dhe “rezultatet” e dalura nga tubimet në qytetet e përmendura, sepse ato dy vite një grup i historianëve ia ka përgatitë Vojvodës A. Vuçiq , e pastaj vizën ua ka lejuar V. Putini. Por në miniaturë, më duhet të them se Shqipëria në të gjitha kontaktet kur u publikua, ishte në “tyrezë” krejt me qëllim se si do të arrihet që një derivat i këtyre kontakteve të zbulojë qëllimin e forcimi të Mbretërisë Jugosllave si ide dhe treg i ideve nga viti 1929. E forcimi serbizmit integral dhe homogjen, u vërejt se u poq kur Mbreti Aleksandër më 1933 i filloi kontaktet sekrete me Italinë për ndarjen e Shqipërisë përmes aksionit :Shpronësim, Shpërngulje dhe Shfarosje të Shqiptarëve të Jugosllavisë, për t` u pasuar në vijim tokat e Shqipërisë Bregdetare.

Letrat për këtë plan kolonial do të zbulohen më 1935 , duke plotësuar çdo kosto financiare nga Mbretëria Jugosllave , që e informoi Rumaninë dhe duke kërkuar aprovimin nga Çekosllovakia. Edhe më qartë dhe zhveshur, çështja e “patates së nxehtë shqiptare në Jugosllavi” mendohej se u mbyll me akordimin e Konventës Jugosllavo -Turke më 11 gusht 1938.

Si rezultat i saj, në Anadolli duhet të shpërnguleshin të gjithë shqiptarët mysliman deri më 1944. Pra, shqiptarët: shpronësohen, shpërngulen dhe shfarosen në Anadolli. Ndërsa ata shqiptarë që ishin të krishterë, katolikë dhe ortodoksë, duhej të asmilioheshin në jugosllav duke i vendosur nepër oaza: katolikët në Banovinën e Savës, ortodoksët në Banovinën e Zetës dhe Moravës.

Mini Shëngeni  ka të bëjë tërthorazi me zhbërjen e pengesave për  “korrigjimin e dështuar të kufinjve”,  në mes Serbisë dhe Republikës së Kosovës gjatë viteve 2018-2020, me mjete të tjera misterioze, që opinioni “duhej ta dinte vetëm kur do të nënshkruhej diçka “madhështore në Vashington” ), prej kah shqiptarët nuk do të kishin hapësirë për asnjë reagim solid.

E për këtë, fajtori numër një nëse dështon duhej të adresohej jo vetëm nga Beogradi por edhe nga Tirana të ishin (më 2020):  VETVËNDOSJA  dhe Ramush Haradini  me disa profesionistë që vijën kufitare Kosovë-Mali i Zi ashtu si është ratifikuar në Podgoricë e kanë argumnetuar me fakte se është ei gabuar. Madje edhe Kuvendi i Kosovës, që e kishte “ratifikuar” me politikën e sajuar me “fajde”, sepse i janë premtuar vizat!

Ku janë vizat i pyes ata dhe këta të «mizave» sot?. Por edhe idenë e “këmbimit të territoreve me dhëmbje shumë të mëdha, ose korigjim të kufinjëve”, e kanë emruar se është një përpiekje për  “ta zgjidhur çështjën e Kosovës”. Lidhur me këtë, Beogradit pas dështimit të këtij PAZARI, që Edi Kristaq Rama e mbanë në “xhep”, të përkrahur atëherë nga Frederika Mogerini, që humbi si fluska e sapunit dhe tani më 2020/21, po mendon se i erdhën “PESË” minutat vijuese me nismën ideore të Rusisë, e cila ia siguroi virusin ideor A. Vuçiqit, për ta dytësaur çështjen e agresionit në Krime. Parndaj, Serbia zyrtare  e lansoi e para IDENË E MINI SHËNGENIT Ballkanik, duke u bazuar në të gjitha “antantat” historike, duke shpresuar se do ta kthej Kosovën në vitin e “mbrapsht’ 1989. Me këtë thikë me tre teha pas shpinës së Kosovës, së pari, Vuçiqi e futi në lojë nëntokën ruse në Mal të Zi, me një hije rreligjioze , pastaj deshti të bëjë grusht shtet në Maqedoninë Veriore. Këtë Pazar e din fare mirë edhe një politikan shqiptar nga Maqedonia Veriore.

Së dyti, me këto ide Vuçiqi e futi në lojë Maqedoninë Veriore, që është me pavarësi e pa të, sepse Kisha Ortodokse Serbe nuk e pranon Kishën Ortodokse Maqedone, e si pasojë as Maqedoninë e Veriut, de fakto. Po, bota e qytetëruar duhet ta kuptoj se  jo vetëm në Serbi por edhe në Rusi:, “pa të pranuar KOS nuk je shtet”! Kjo marri politike dhe rreligjioze,është realitet edhe në Vatikan, edhe në Teheran, mjerishtë me  fuqi  “qiellore”.  Pra, me Mini Shëngenin Beogradi po provon t` i paralizojë shqiptarët e Maqedonsië duke ua lidhë “të dy duartë”, por e paralizoi në gjysmë invaliditeti edhe shtetin që quhet  Mali i Zi. Me këto dy poteza Edi Rama fikalli vetëm është duke e luajtur rolin e “Kalit të Trojës’, pa shqiptarët e Shqipërisë Bregdetare dhe pa Kosovën, Shqipërinë Kontinentale.

Po, kjo filozofi as për Shqipërinë e as për Kosovën,  nuk ka rëndësi fare.

MINI SHËNGENI është me rëndësi për  Rusinë dhe Serbinë , sepse po e izolon dhe defaktrizon Republikën e Kosovës, së cilës për çdo ditë i shkakton barriera në kufi, duke mos llogaritur se taksa 100% nuk ka teori që do të hiqet me Albin Kurtin në ball të shtetit të Kosovës pa reciprocitet, që do të thot pa pranimin e Republikës së Kosovës nga Serbia, pa larguar  Serbia në Kushtetutë se “Kosova është pjesë e Serbisë”.

Dua të theskojë se reciprociteti në mes Republikës Kosovës dhe Serbisë, duhet të filloj me faktorin e të drejtave të njeriut , si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. Pra, ato të drejta që i kanë serbët në Kosovë, po ato të drejta duhet t` i kenë shqiptarët në Kosovën Lindore (Luginë: Preshevë, Bujanofc dhe Medvexhe), madje edhe shqiptarët dhe Boshnjakët  në Sanxhak, sepse Snaxhaku rrënjët i ka në Kosovë, e jo në Sarajevë.

Tash kur është diegur programi  serbian për shfarosjën e Shqiptarëve në Shqipërinë Kontinentale, kur është djegë çdo shpresë dhe ide dhe për mundësinë e ndarjes së Shqipërisë ( 1913, 1937, 1947, 1997), tash kur është djegur politika  serbiane e ASIMILIMIT të shqiptarëve, Beogradi në akordim me Moskën po provon ta okupojë Shqipërinë Etnike eknomikisht. E  Mali i Zi dhe Maqedonia, Beogradit  i sherbejnë si “makina për të prodhuar mjegull”. Dhe në këtë llogari, Serbia është shumë e sigurtë. Është, sepse MINI SHËNGENI  bazohet në ekonomi të Serbisë, në të cilën po investojnë: Turqia, Gjermania, Rusia, Franca dhe një serë  shtetesh që sot janë në krizë të thellë ushtarake dhe ekonomike, e që quhen: IRAN+Irak+Siri+Libi+Marok (petrodollari), sepse të gjitha këto shtete, BLEJNË ARMË nga Moska përmes Serbisë marionetë, për luftëra qytetare-politike. Pra , mendohet se idea teorike e Mini Shëngenit si zëvendësim i BE-s, ka lindë në Beograd dhe Moskë, e praktika dhe koha kinse punojnë për qarkullim të lirë të mallit, ideve dhe kapitalit është edhe një mbulim i rrezeve me shoshë.

Po, mendimi i lirë, fjala e lirë dhe veprimi i lirë (jo anarkist) e shkatërroi komunizmin si ideologji!

E për këtë planin “C” Ruso-Serbian, duhet të flasin edhe  NATO+BE, sepse treva shqiptare (Shqipëria Etnike) është hapësira më pro NATO dhe më pro SHBA+BE në botë, por edhe më e rrezikuara,  jo edhe  pa fajin e përçarjeve dhe “pehlivanëve politik shqiptarë”.  Pra “Mini Shëngeni” është një trillim serbian për të fituar në kohë; për ta riokupuar të paktën Republikën e Kosovës ekonomikisht e pastaj si pasojë nuk dihet ku  i del falli Kishës Ortodokse Serbe, e cila nëse sillet kështu siç po sillet, një ditë duhet të gjindet në pozitë sikurse me Kishën Ortokse Malazeze me çdo fqinjë në Ballkan, duke i  shtetëzuar madje Republika e Kosovës të gjitha përmendoret e kultit, të cilës do qoftë fe, sepse përndryshe rrezikohet substanca e sovranitetit të shtetit që e aspiron kjo kishë. Edhe  këtu qëndron mikrobi i tërë operacionit politik serbian Mini Shëngen , së pakut si provokim i dyfishtë, sepse Serbia i ka eksportuar mallëra në Kosovë nga 650 e deri në 700 000 000 euro për çdo vit, pra dyfish më shumë se sa në Rusi. Këtu pushon falli i Beogrdait. E të zbritot kjo kuotë në 6 milionë në vit, Mini Shëngeni  konsiderohet si  SOS në “detin” ballkanik pansllavë, plotë stuhi politike dhe religjioze, kinse të gjithë “ballkanasit janë kundër Serbisë”. E Ballkanasit jo serbë, kurrë ma nuk do t` u përshtaten Serbisë e as KOS-it, por në asnjë variant nuk do t` i përshtatën edhe Rusisë me fajin e Perëndimit, që në disa raste bën sehirë për interesa të grimcave të veta, me interes ekonomik. Ardhmëria për këtë politikë imperiale të MINI SHËNGENIT, është bërë MORTUS CREMATORIS, në shikim të parë. E fakti se në MINI SHËNGEN  aspiron të kthehet në dominium Serbia, ku shtetet e NATO-s: Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, plus në Kosovë NATO ka baza, dëshmon se idea nuk është vetëm “Made in Rusia”, por edhe “made in Serbia” e  Aleksander Soros, pale mos po i ndezë ndonjë fat për të shitë armë, diku në Afrikë për interesa të “Krushikut”. Pra, anatomia e rrenëve serbe është e zhveshur plotësisht.

Në këtë shkrim publik, nga filozofia e historisë, e kam një porosi që askush sot, mos ta nënçmojë kurrë konspiracionin e dy politikanëve “kulmor” të Republikës Kosovës. Ndërsa, me A. Vuçiqin nuk duhet lëshuar në etër koncepte “trasantlantike” dhe filozofi frapante që nuk ka “maje bërthamore”. Lufta në dy litar moti, para dy shekujve ka filluar. Por “muskujt” nuk do të ndihmojnë fare, as LDK-ës e as aleatëve të saj, që kanë hyrë aksidentalisht në “trekëndshin e Pitagorës”, pa e njohur alfabetin e diplomacisë, e nëse nuk deshmojnë atrofi të mëtejme në zgjedhje, jo që  do të vetdënohen, por sigurisht do të dalin të lagur nga forcat insufiente politike, të cilat dikush sot me “buri” po i quan “mashtruese”.

Jo, jo kënga politike mund të mësohet lehtë, por në politikë duhet të mësohet më mirë melodia.

Në këtë kaos të inskenuar me taktikë neoleniniste, MINI BALLKANIK (Mini Shëngen), në bazë të projeksioneve që çarkullojnë në Beograd, Albin Kurti (po edhe Qeveria e tij) është vënë në mes TRI zjarreve:

Me një anë është Rusia –Serbia, në anën tjetër është një shtresë politike në SHBA  që drejtohet nga Lobi serbo- grek, i cili përmes “Dorës së frotë” synon ta zgjithë Çështjën e Kosovës definitivisht, me DIKTAT.

Zjarri i tretë që do të provon ta djegë Albinin dhe Republikën e Kosovës është BE- në luftë për “reconcuista”, tërësia e së cilës në sulmet meskine ndahet në dy pjesë.

Pjese e parë janë shqiptarët puthadorë, duke u pyetur nga Brukseli se a janë në gjendje ta mbajnë “pataten e ftofur” që përvëlon në dritë të syrit, duke përdorur APORIET E ZENONIT, sa më ngatë  BE-s me fjalë e shumë më largë për çdo vit me vendime, sidomos për vizat dhe biznesain, e pengesa tjera të kurdisura në proces.

Pjesa e dytë është BE-ja vet, që nuk ka fuqi të dal në atë bregore politike dhe ta shikoj Shqiptarinë me një sy, dhe ta kuptojë çka është Mini Shengeni (Serbian) dhe Makro Shengeni ( i Albinit- me tri detyra: Reparacionet për Serbinë, kthimi i pasurisë së grabitur nga mafia shqiptare dhe Bashkimi kombëtar). Këtë e dijnë në BE (Borel dhe Lajçak, shtetet e të cilëve nuk e pranojnë Kosovën, e këta, kuptohet se flasin fraza, por nuk guxojnë të shkojnë mëtej sepse “gazhda” i ndërron po atë ditë. Pra për çdo ditë ndihen fraza që nuk duan të hyjnë në punë fare, sepse kanë qëllime tjera. E disa tregatrë flamujsh, sidomos për ardhmërinë shqiptare, i komentojnë nepër televizione. Po e them këtë, sepse qëllimi i Mini Shëngenit i përjashton të gjitha INSTRUMENTET realizuese, nëse nuk ka program trasparent që shqipatrët të afrohën të paktën ekonomikisht, sepse bashkimin tani për tani, ua ndalon Kushtetuta. Pra, Albini si politikani më intelegjent duhet të frikësohet nga ata që i kanë dhe u ka  borgj Serbia. Ata duan që Serbia t` ua lajë borgjet, e ato nuk lahen kurrë. E këta faktorizues nuk duan të ndiejnë fjalën Reparacion, e as kthim të pasurisë së grabitur shqiptare, sepse në synimet plaçkitëse “biznesore” (ala A. Soros etj.) mbesin pastaj me gishta në gojë. Këtu duhet të peshon filozofia e Albin Kurtit si hero i fillim shekullit XXI.

Të shohim a do të shpërthej uji për brenda apo nga jashtë. Megjithë këtë, çdo shpërthim i ujit, ai do të mbetet në Detin Shqiptar, me moton: Ani, i fundit, por jo më pak.

Kur jemi te kjo filozofi që peshon shumë seriozisht në ZHVESHJEN e politikës KOLONIALE serbe , një fakt duhet ta pranojë kushdo qoftë: Brukseli apo Vashingtoni, se në Kosovë ka pasë KRIME MONSTRUOZE , madje bartje të kufomave shqiptare nga Kosova e deri në Batajnicë afër Beogradit, krejt me qëllim për t` i humbur gjurmët e gjenicidit, për të cilat Serbia zyrtare nuk ka asnjë plan t` i pranojë, qysh nuk ka asnjë plan ta pranojë kërkim faljen ndaj shqiptarëve, e si pasojë as Republikën e Kosovës, sepse e ka të “vizatuar” në Kushtetutë, prej së cilës tani ka DROE nëse pranohet Kosova shtet, se do ta paditë në Gjykatën e Drejtësisë për GJENOCID, së pari në Toplicë (1877/8-ku atë tokë shqiptare e shndërroi në krematorium-ku nuk  la njeri të gjallë pa e vrarë apo maskaruar, për të vazhduar në Kosovë 1912/1914 duke bartur me 395 anije europiane shqiptare në Anadoll. Në vijim 1918-1941 Jugosllavia (lexo Serbia dhe dinastia e saj, zbatoj politikë të SHPRONËSIMIT, SHPËRNGULJËS DHE SHFAROSJËS së SHQIPTARËVE (SH+SH+SH+SH. Prova: Konventa Jugosllavo-Turke 1938 për shfarosje të shqiptarëve nepër vite 1939-1944, neni 2 dhe 4 i Konventës, i botuar në origjinal).

E tentim SHFAROSJA-Gjenocidi më 1953 me Marrëveshjen Xhentelemene Tito-Kyprili, pasojë e së cilës janë 415000 shqiptarë dhe boshnjak të deportuar në Anadolll (Hulumto: Seksioni i PASHAPORTAVE, që mund të ndodhë që një pjesë janë kthyer?) . Të dhënat zyrtare jugosllave, të MI6 dhe të CIA-s e UDB-ës dëshmojnë se nga viti 1949 janë vrarë mizorisht mbi 14000 civilë shqiptarë, por shpërngulja mbi të gjitha me dhunë dehmohet se ishte afër  1 000 000 shqiptarëve në të katër anët e botës.

Prova e fundit 1998/99 (kampet e përqëndrimit, në: BLLACË, STANKOVEC, në ÇEGRAN dhe KUKËS; varrezat e reja masive nepër Kosovë, ku kjo trevë fatmurge është kthyer , si thot shkrimtari Dibran FYLLI, në TOKË TË MBIELLUR ME VARRE). Pra nga makineria vrastare e pushtetit Millosheviqit u provua GJENOCIDI, por mbeti i pandëshkuar nga Tribunali i Hagës. Këto fakte dëshmojnë se taksa  e gjenocidit, sido të quhet ndryshe, dhe të aplikohët një reciprocitet ndaj Serbisë marionetë, prapëseprap nuk e shterr peshën a fajin. Në esencë, përmbajtja nuk është e njejtë, por rezultati për t` u dëshumuar realiteti se Kosova është shtet sovran, është më i vështirë, për faktin se shumë instrumente shtetërore, Republikës Kosovës i mungojnë, ose instrumentetët janë  të varura nga ata që kanë investuar pasiguri qe  njëzetë vite në këtë “koloni moderne” të KS, OKB dhe BE-s, e mos të flasim për Rusinë që i rri Kosovës me thikë në qafë vazhdimisht, të paktën për të treguar se sovraniteti i Kosovës është i kufizuar, në KS të OKB, me veton e saj, që i ka rrënjët në vitin 1945 nga Jalta e Stalinit, Ruzvelltit dhe Cherchillit (12 shurt 1945, dok. konfidencial, 0/45 trajno çuvati/194

I brengosur për fatin e Kosovës më 1998, sepse: ideatorët e UÇK-ës në tokën shqiptare dhe në diasporë, zbatuesit e luftës së UÇK në trevën e Kosovës, dhe, sabotuesit e UÇK-ës sidomos në Kosovë, më detyruan ta rilexojë filiozofinë e trungut tim arbror, sepse më shumë kishim pengesa (1998) brenda shqiptarëve ,se sa që e shihnim shansën për fitore. E pra, më 28 XI 1968 pata shkruar:!

Por si uji që rrjedh poshtë lumit,

Por si cungu që  digjet n g a   zjarri,

Të sigurtë të bashkuar drejtë trungut,

Tru e zemër në ardhmëri nga hapi i pragut.

Për çdo çdo çast këtë detyrë ta begatojmë,

Në valle të gjithë që Shqipëninë ta ndërtojmë.

E pra kush do na ndalë në atë rrugë plotë shejtëni,

Kushdo qoftë e mendon, truallit tonë i thonë Shqipni.

E pra, nuk ka forcë në këtë marsh më që na NDALON-për

gjithëmonë!

(pa asnjë ndryshim)

Tre studentë që ishim EKSPOZUAR dukshëm në demostrata të 27 nëntorit 1968, u ulëm në dhomën tonë studentore dhe filluam ta analizojmë situatën, gjithnjë nga fuqia jonë modeste intelektuale, sepse asnjë profesor nuk e kishim në anën tonë. Të paktën e formuam bindjen se Jugosllavinë e kemi kompromituar. E bota Evroperendimore nuk e dinte se mbi gjysma e shqiptarëve në atë shtet jetonte në robëri, ishte shndërruar në vendin më të prpamabtur në Europë. E po, ajo Jugosllavi (lexo: Serbi) i dërgoi TANKET kundër neveqë ishim duarthatë, që kërkonim Republikë, sepse mendonim se me atë trasformim, do të përparojmë.

E drejtoja, atë tubim sa ‘naiv’ aq edhe vizioanr që për kokat e tre të rinjve ishte duke u mbajtur në ilegalitet të thellë. Rendi i bisedës ishte kthyer në pajtim të plotë për trekëdshin: Shteti, pushteti dhe Kushtetuta Jugosllave dhe ajo Shqiptare për Kosovën. Aty për aty, pa ndonjë tekst të shkruar, sepse për çdo çast e pritnim burgimin tonë, i shtruam këto pyetje:

Cila është fuqia jonë ideore dhe politike tash e tutje;

Cili do të jetë qëndrimi i Shqipërisë –a do të popullarizohet demonstratat si shprehje diplomatike apo vëndosmëri në përkrahje ideologjike, fakt ai që nuk na hynte në punë;

a do të përkrahet kërkesa Kosova Republikë;

a do të përkrahet bashkimi kombëtar.

Në tubim u shtrua pyetja, pasi që isha afër diplomimit, e dy studentet tjerë ishin fare largë (në vitin e dytë të studimeve), mundësisë që të plasojnë ide dhe rreshtime praktike në pyetjen:

A KEMI FORCË  të luftojmë në dy fronte.

Pra, shtrohej pyetja a të harrgjojmë energji dhe dituri në ndertimin e konceptit Kosova Republikë, pasi që një vit më parë autoritetet kryesore shqiptare në Kosovë (më 1967 publikisht dhe pastaj ishin terheqë , Lexo Mbledhjen e POLITBYROS KQ LKJ më 20 mars 1967 , ku Tito Pyet: “Deri në cilin nivel ka ardhur IDEA KOSOVA REPUBLIKË”, e kam botuar në librin: Kosova prej Buajnit deri në Kaçanik), ishin deklaruar nepër tubimet anti byrokratike dhe anti rankoviqiste, si i quanim, për avansimin e STATUSIT të Kosovës në Republikë. Çështja kishte shkuar deri aty (Rezak Shala) sa që edhe gazeta RILINDJA i kishte botuar ca propozime të tilla.

E ne studentët nuk e dinim atëbotë se me 21 mars 1967 Eduard Kardel në Brezovicë i kishte pyet politikanët shqiptar:

A je për REPUBLIKË?

Përgjigjen e kishin klithuar të gjithë-JO. (Edhe këtë dokument e kam botuar në “KOSOVA PREJ BUJANIT NË KAÇANIK, pa asnjë ndryshim-lexone).

Pyetja e dytë (më 28 XI 1968) ishte a duhet të shfaqim aspirata për bashkim apo t` i bashkojmë dy aspiratat në një front dhe të shkojmë tutje në rrugë paralele. Në këto pyetje e shtruam një aksiomë kryesore, si pyetje:

A do të na përkrahë Shqipëria dhe cilën variant e PREFERON, sespe ne jemi subjekti që imponojmë rreshtim. E dinim pozicionin e PPSH dhe shfaqëm bindjen se nuk do të ndryshojë as ideologji e as kurs, që të na i përkrahë ambicjen tonë.

E ta themi hapur se neve edhe pse ishim të ngarkuar deri diku me ideologji komuniste -enveriste, ajo për realizimin e objektivit, u tha aty, nuk duhet të na harrgjojë energjin  fare, pa nevojë.

Pse po e theksoi emrin e Adem Demaçit në këtë shkrim?

Po e theksojë sepse që nga ajo kohë (27 nëntor 1968), çdo lëvizje e shqiptarëve  në lëvizjen për çlirim, ka filluar me emrin e Adem Demaçit. Lidhur me këtë, më 28 XI 1968, meqë i kishim përpunuar kaptinat kryesore të Programit të LRBSH , që i printe nga burgu Adem DEMA  (autor i Programit), konstatum si kulmor një citat që e kisha përgatitë dy ditë më parë: “Se nuk ka rëndësi a na ndihmon Lindja, apo na ndoihmon Perendimi. Me rëndësi është që lufta jonë është e drejtë”.

Me këtë konstatim u pajtuam se po lirohej një energji KOLOSALE, që na lironte nga humbja e kohës në luftë për ideologji. Këtu qëndron gjenialiteti i Bacit DEMË, u tha aty. E theksuam edhe këtë, se ky pozicionim na largon nga ekskluziviteti Marksist- Leninist, por përparësi i dhamë çështjes së Kosovës, çështjes së Shqiptarisë në përgjithësi, sepse ajo pyetje kishte ekzistuar para lindjes së marksizëm -leninizmit. Pra, e theksuam se Adem Demaçi ka të drejtë dhe në këtë kurs duhet punuar një kohë të gjatë, duke e lidhë univezitetin popullor me univerzitetin shkollor, sepse “univerzitetin” e burgjeve politike e kishim të sigurtë, vetëm ishte pyetje e pyetjeve, a do t’i bashkohemi burgut apo do të na bashkohet burgu neve.

Ne atëherë konstaum se të dy shkollat duhet ta kryejnë punën e vet, dhe patjetër me veprime të drejta, të bashkohen në një palë binarë kombëtar!

A kishim fuqi imponuese-JO. A duhet vazhduar puna-PO.

Si përfudim , shtruam pyetjën: a kemi energji  intelektuale që të luftojmë për dy obligime në rrugë paralele: për Republikë dhe për bashkim, duke pasë frikë se nuk do t` ia qëllojmë pozicionimit. PO ishim të bindur se adutet nuk do të ketë tutje fuqi që do t` na i grabitë askush. Në realitet, meqë na mungonte përvoja dhe dituria,  fare nuk e shtruam faktin se cilat adute do të angazhohet të na i grabis okupatori. E okupatori u orientua që të hudhë “çokullada”, duke ndryshuar aktin më të lartë juridik në Kosovë që në shkurt 1969; që Kosova nga STATUTI të avansohet në LIGJE KUSHTETUES (shkurt 1969), por jo me Kushtetutë dhe me Republikë.

E vërteta, orteku i robërisë po lëvizte duke legalizuar Flamurin Kombëtar, për të cilin njerëzit bënin burg, nëse e përdornin; duke e kthyer nominimin nga ‘Kosova dhe Metohija’, në Kosovë; duke themluar Univerzitetin e Prishtinës (1969-1970) dhe transformime tjera në administratë, shkencë dhe kulturë informative, sidomos. Kur u themelua Univerziteti i Prishtinës (1970), ne nuk ishim studentë dhe na kishte përfshi pesha e jetës për  t` u bërë arsmitar. U orientuam më tepër si me u përkushtuar për të pasë kujdes striktiv, sepse më mirë thoshim do të jetë të prodhojmë GJENERATA si profesorë, që do të dijnë më mirë se ne të marshojnë, sesa të bëjmë stazhe burgu, sepse ishim pak, sepse burgjet ishin plotë me idelalistë dhe patriotë shqiptar.

Në një mënyrë na heshti edhe  pozicionimi i Shqipërisë më 1971, kur disi marrëdhëniet u përafraun me Jugosllavinë. Po, jo vetëm kaq. Më 1972 u hapën studimet pasuniverzitare në Prishtinë. Shumë shpejtë e kuptuam se studime të tilla në Tiarnë nuk kishte. Ishte kjo për neve një befasi ideore. Pas magjistraturës u rreshtuam në doktoratura, sespe neve na mundonte ndriqimi i historisë Shqipërisë Kontinentale  (Kosovës…) gati plotësisht. Edhe në këtë rrafsh, ne paksa u larguam nga rruga e përgatitjës së ndonjë demonstrate të re, sepse nuk  e kishim përgatitë as të PARËN (1968). Pas doktoranturës u orientuam në grada shkencore, por jo në politikën zyrtare. Këto AMBICJE disi na AMORTIZUAN NË RRESHTIMIN REVOLUCIONAR, por jo në atë partiotik, ku kishim hapësirë të veprojmë sa të donim. Në një mnyrë ne ishim OPOZITË e LKJ në çdo hap. Për këtë pozicionim pushteti na e kishte droen, edhe pse “opozitarizmi ynë në pamje nuk ishte i rrezikshëm për pushtetin”. Këtë e dinim edhe ne, por e dinin edhe ata, edhe pse nuk lenim përshtypje se në veprime:  JEMI NE DHE ATA. Dhe si të tillë, ishim përkrahës i çdo shkendije që kontribuon në shembjen e Jugosllavisë, si armiku nr. NJË, për tërë kombin tonë. Në këtë rrugëtim na NXORI FYTYRË RINIA KRYENGRTËSE (më 1981), shumicën e së cilës ose i kishim pasë nxënës ose studentë, ose lexues të flakët të librave tanë. E këtij rrugëtimi kulmin ia vuri UÇK, së cilës i takuam nga fillimi e deri në fund, si PROJEKTI më i sukseshëm shqiptar në Kosovë gjatë gjithë shekullit XX; nga Kongresi i Manastrit, Kuvendi i Ferizajit, Kryengritjet 1910-1912, Komiteti i Kosovës, LANÇ, Lufta e Shaban Polluzhës, lufta për mos shpërngulje, LRBSH gjithnjë me Adem Demën në ball, e deri 1981-1997-1999, si kapital kombëtar ku fitohej përvoja politike dhe revolucionare drejtë luftës së aramtosur që u skalit në UÇK, ku nuk është vetëm Kosova, por tërë shqiptaria patriotike. Këtë kapital nuk ishte lehtë ta ruanim atëherë nga bukëpërmbysësit, mercenarët e SABOTERËT, sepse peshonte shumë shtrejntë dhe shumë rëndë, por duhej përkushtim, durim dhe gjakftoftësi , në çdo lëmi, që ta përballojmë rrugën e bashkimit, do të shprehet Adem Dema në Shatbin e tij më 10 VI 1992.

Ndoshta: Last but non leaset– të fundit do të jemi në BE, por jo pa shpresë,  jo më pak se etni e plotë dhe e bashkuar. Vetëm atëherë do ta kemi zërin tonë sovarn në Europën e përçarë që e bashkon vetëm finansa dhe pasuria. E ne shqiptarët, që jemi të varfër, kush na bashkon me këtë kult ndaj  partive dhe individëve bajraktar sot, kur tërë energjinë e kemi deplasuar dhe degenisë e shkapërderdhë në debate të kota ideologjike të shkollës së odave dhe kafeneve, të cilat drejtohen nga ata që “luajnë shah”, por nuk dijnë se si quhen figurat. Edhe qeveritë shpesh dijnë të flasin me programe, por nuk dijnë dhe nuk munden të veprojnë, sepse hargjonë energji duke llomotitë a e ka “zotëria kalin at, apo pelë”. Shikoni se çka llomotisin analistët për politikanët dhe politikanet, për çdo natë në TV-et e Kosovës, dhe kujtone At Gjergj Fishtën. Jo kohën e totalitarizmit për kultin e individit, e kemi tejkaluar për së pakut dhjetë herë.Tani nuk na duhen kurrfar “mini shëngeni i gansterëve”, qoshin të ‘dobishëm’ për një kastë politke, sepse zhvillimi ekonomik dhe  bashkimi  kombëtar është prioritar, e jo të coptuar të futemi në një kurthë që të tjerët do të na kthejnë prapa.

Për ata që synojnë ta kuptojnë më thellë këtë çështje. i udhëzojë: Shikoni vetëm dokumentet që i kanë prodhuar (1997- 1999) Gellbard, K. Hill, miku i Milloshit (Hollbruk)  që u thoshte Shqiptarëve:” Me Milloshin po e kam lehtë, se ai është një drejtues shteti, me  Shqiptartë e kam të pamundur të kuptohem sepse  jeni 2 000 000 kryetarë”.

E Adem Dema i pati thënë, aty për aty-“JO, ne e kemi një PRESIDENT që nuk është vrasës por është njeri i civilizuar, plus shkrimtar për respekt!”.

Po, po, këtë  ia ka thënë Adem Demaçi , i cili sot është pa asnjë PERMENDORE në Prishtinë. Brengosëse. Po edhe ADEM LEGJENDARI-JASHARI nuk e ka asnjë permendore në kryeqytet.

E R. Hollbruk (1998),  pastaj shpërthej se: “Vetëm fuqia politike e Adem Demës më ka bind që mos t` u them më UÇK-istëve- “terroristë”!. Kur e tha këtë,  nuk e dinim se R. Hollbruku, a ka pirë VERË të ZEZË dhe DJATH  Shari diku…..,  si të tjerët atëherë, që së pari vinin ne  Beograd për INSTRUKSIONE , pastaj vinin në Prishtinë për ekskurzione.

E neve në zemr të Europës, Milloshi planifikoi të na shfarosë, madje mbi gjysmën e popullit e DEPORTOI.

Nuk më duket se ka lëvizë as për një centmetër Çështja jonë sot, sepse hapur po dihet se kemi mbetë të hetohemi nga Gjykata Speciale, sepse shqiptarëzinjët në luftën për pushtet kanë dërguar DOSJE në Hagë; në luftën për të fituar AZIL POLITIK po dëshmojnë rrejshëm, sespe në këtë drejtim Beogradi ka dërguar rrena e shpifje dhe dikush i ka lexuar dhe ato rrena po i imitojnë.

E sot ka edhe të atillë që kan spiunuar te Grenelli dhe Borelli, kundër Albin Kurtit, se gjoja është “komunist”.

Mbani në mend, çdo gjë sot dihet, asgjë nuk mbetet për nesër.  Turp ju qoftë. Vetëm pse luftuam për çlirimin e trojeve tona që na janë okupuar më 1877, 1912, 1918, 1945-1999, ne me fajin e tru-pocerkave, kemi mbetë populli më i izoluar në Evropë. E pra, deri  kur do t` i premtoni këtij populli viza e “miza” me “borrela e llajçaka”, që nuk i respektojnë gjërat elemtare diplomatike. Nuk ka aty nuk di, pse e ke pranuar pozitën. Edhe më keq, shikoni se si pozon një “diplomat shqiptar” me gishta, në Vashington?!! E nëse edhe një herë e tradhtojmë luftën tonë të drejtë për dy shekuj e që e simbolizojnë me të drejtë: Adem DEMAÇI e ADEM JASHARI, Zahir PAJAZITI e Adrian KRASNIQI e Tahir SINANI, e të gjithë heronjtë e tjerë, jo vetëm këta do të na mallkojnë. E pra, as xhaku i Ilir KONUSHEFCIT e as amaneti i Fehmi Lladrofcit e Tahir Sinanit, nuk na falë më asgjë. Në realitet, larg kanë shkuar me padrejtësi disa politikanë mendjelehtë ndaj tokës së Kosovës. Po, duke e  marrë për kriterium: PAJTIMIN E ADEM DEMAÇIT ME FADIL HOXHËN, sespe ky i dyti e mori Kosovën me 98% analfabetë, dhe këta ekspertët e partisë  pas 1999 ia shitën 68 fabrikat e Kosovës, e Baca Demë është ai që nuk ka ngjarje patriotike në Kosovën MARTIRE, që nuk ka filluar me emrin e tij nga RNIA, PUNËTORËT dhe populli liridashës. Por lexues i nderuar:  hyri Prishtinës anë për anë, nuk ke asnjë shenjë për BACIN e luftës. Jo, as Mini Shengeni as asnjë ide tjetër, nuk e shfajson klasën politike sot për çdo prapangecje!

Unë nuk kam të drejtë ta mësoi se çka duhet të bëjë Edi Rama për shqiptarinë. Ai duhet ta dinë se me këto siellje pro Beogrdait-Mini Shengenit, po ia bënë argatin vojvodës vrasës    Aleksandër Vuçiq, i cili me uniformë çetniku dhe automatik në gatishmëri kalëronte nepër qytete dhe fshatra të Kosovës së përgjakur, duke vrarë gra e fëmij, pleqë e plaka-civilë pa armë në dorë. Edhe një pyetje (?), opinionit shqiptar, pra edhe Edi Ramës. E kam shtetitë tërë Shqipërinë Bregdetare në fillim të vitit. Kam ndëgjuar në pesë vende (tri në katunde, dy në qytete) kah këndohet serbisht. Nuk është çudi. Ata nuk i dijnë plagët e Kosovës. Por Edi Rama deshti nuk deshti, duhet ta dij se me kend ka punë në zbatimin e Mini Shengenit Ballkanik, të ideuar nga Rusia dhe të zbatuar nga Beogradi.

E vërteta, mos të keqkuptohem, nuk jemi kundër lëvizjes së lirë të mallit, njerëzve dhe respektimit të kulturave. Por, plagët dhe varret e Kosovës (Kosova është e mbiellë me varre të vjetra dhe të reja nga vrasësit serbian) , thërrasin për vënie të gishtit në vetull: Lotorja (lacramantoriumi) nuk na ngushllon, as mendjemadhësia nuk nuk na nderon.

Pra, Mini Shengeni është një kurthë serbiane që ne të mirremi me te, të paktën me “tregti” pa mbarim, gjithnjë për t` ia mbuluar Serbisë plagët e gjenocidit, që e ka bërë me 35 programe (për dy shekuj rresht ,1807-1999), ndaj shqiptarëve.

Pra  Mini Shengeni duhet të refuzohet me të gjitha mjetet politike dhe shtetërore.

Prishtinë, më 10 tetor 2021

Akademik  Profesor Doktor Hakif Bajrami, është njeri prej historianeve më të njohur në trojet tona shqiptare, Diasporë  si  dhe njeri prej historianëve të njohur  në botën akademike globale.. 

U lind më 7 mars 1943, në katundin Balsh të komunës së Besianës, Malësi e Llapit. Shkollimin tetëvjeçar e kreu në Besianë. Këtu e kreu, me sukses shembullor, dhe shkollimin e mesëm, në gjimnaz. Në Prishtinë, pikërisht në Degën e Historisë së Fakultetit Filozofik, i mbaroi studimet universitare. Nga viti 1969 u punësua si arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë në Gjimnazin e Besianës, por do të do të nxirret nga detyra si i “padëshiruar potencial për regjimin”. Më 1970 erdhi në Gjimnazin e Prishtinës, prapë arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë, kurse nga viti 1973 edhe i historisë në Gjimnazin e Prishtinës dhe të paraleles së tij në Besianë, e njëkohësit i vazhdoi studimet pasuniversitare, në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, për të magjistruar më 1975. 

Nga tashti, me gradën shkencor “Magjistër i Shkencave të Historisë” u punësua “Bashkëpunëtor shkencor” në Entin e Historisë së Kosovës, ku i ngjeshi përpjekjet për ngritjen profesionale shkencore dhe më 15 janar 1979 e mori gradën shkencore “Doktor i Shkencave historike”, ndërsa graden akademik e ka fituar  vitin 2020 nga Bordi dhe Senati Akademik i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-AMerikane në New York,Prishinë, Tiranë dhe Shkup( AAAS).

Botime shkencore të AKademik Hakif Bajramit :

  • 1. Rrethanat shoqëroro politike në Kosovë 1918-1941, Prishtinë 1981, fq. 365;
  • 2. Aradhja Partizane e Shalës, Beograd 1981, fq. 106;
  • 3. Partia Komuniste e Jugosllavisë në Kosovë 1919-1941, Prishtinë 1983, fq. 238;
  • 4. Aradhja Partizane “Bajram Curri”, Prishtinë, 1985, fq. 244;
  • 5. Bataloni Partizan “Meto Bajraktari”, Prishtinë 1988, fq. 232;
  • 6. Libri i bardhë (në katër gjuhë: shqip Anglisht, frëngjisht, gjermanisht, serbokroatisht), Prishtinë-Tiranë,1992, fq. 106 ( gjithsej 512 faqe);
  • 7. Tragjedia e Tivarit, Prishtinë 1993, fq. 226;
  • 8. Bedri Pejani 1885-1946, Prishtinë, 1994, fq. 205;
  • 9. Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995, Prishtinë 1995, fq. 208;
  • 10. Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi (dokumente), Prishtinë 1996, fq. 506;
  • 11. Mustafë Hoxhë Nishefci 1915-1995, Prishtinë 1997, fq. 338;
  • 12. Kosova prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë 1997. F. 424 ( i ndaluar më 1990 në shtypshkronjë);
  • 13. Programet që shënuan historinë kombëtare shqiptare 1878-1997, Prishtinë 1997, f. 162;
  • 14. Dokumente të institucioneve gjermane për historinë shqiptare 1941-1944, Prishtinë 1998, fq. 302;
  • 15. Ismail Hasan Ajeti-Bushi, Prishtinë 1999, fq. 166;
  • 16. Ibrahim Gjakova shtyllë e Komitetit Kosovës, Prishtinë 2000, fq. 104;
  • 17. Met Podjeva-Babloku, 1888-1976, Prishtinë 2000, fq. 202;
  • 18. Kosova njëzetë shekuj të identitetit saj, Prishtinë 2001, fq. 156;
  • 19. Politika serbe për rikolonizimin e Kosovës me sllavë 1945-1948 (vëllimi i parë), Prishtinë 2002, fq. 634;
  • 20. Programi Kombëtar politik i shqiptarëve, Prishtinë, 2002, fq. 110;
  • 21. Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912 (1), Prishtinë 2003 fq. 230;
  • 22. Dosja Demaçi, Prishtinë 2003 dhe botimi i dytë 2004,479;
  • 23. Naçertania program politik serb për shfarosjen e shqiptarëve 1844 – 1999, Prishtinë 2004, fq, 339;
  • 24. Riokupimi i Kosovës nga Serbia më 1918 (2), Prishtinë 2004, fq. 310;
  • 25. Politika dhe lufta e drejtë shqiptare përballë neofashizmit serb 1989 – 1999, Prishtinë, 2006, fq. 530;
  • 26. Antimemorandum (në gjuhët: shqip, anglisht, serbisht), Prishtinë 2007, fq. 207;
  • 27. Zavere i zloçini UDB-e Jugoslavije prema albancima na Kosovu do 1966, Pristina, 2008, fq. 207;
  • 28. Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe Qeveritë e Tiranës për krimet serbe ndaj shqiptarëve 1918-1941, Prishtinë, 2008, fq. 462;
  • 29. Shqiptarët në mes Lindjes (Stalinit) dhe Perëndimit (Çerqillit), (botuar si fejton ekskluziv në “Kosova Sot”, 2008 (në procedurë për botim në libër);
  • 30. “Si e tradhtoi PKJ udhëheqësin shqiptare rreth çështjes së Kosovës ( dokumente sekrete” – Libër në procedure të botimit;
  • 31. Epoka e Adem Demaçit, Prishtinë, 2009, fq. 68.
  • 32. Peticioni që i shpëtoi shqiptarët në Shqipërinë kontinentale nga fashizmi serb, Prishtinë 2005, fq.73;
  • 33. Shqiptarët në mes dy totalitarizmave 1918-1999, Prishtinë 2010, fq, 357;

Përgatiti : Akademik Flori Bruqi, Ph.D.(AAAS)

2021/10/12

Sa ka gjetur publik prezentimi i filmave nga atdheu në Toronto?



Nora Marku është organizatore dhe programuese me vite përvojë në skenën e filmit, me një përqëndrim të veçantë në filmin kontemporan shqiptar. Ajo ka studiuar Film Production në York University në Toronto të Kanadasë, aty ku edhe jeton prej vitesh. Nga viti 2017 drejton Shoqatën e Filmit Shqiptar, që sjell në ekranin kanadez prodhimet më të reja nga atdheu…

Si lindi ideja për forminin e Shoqatës së Filmit Shqiptar (Albanian Film Association) në Toronto të Kanadasë dhe kur u realizua projekti?

Unë mbarova studimet për film në Universitetin e York-ut gjatë viteve 2011-2015. Gjatë kësaj kohe, filluan të dalin në qarkullim disa filma shqiptarë (sidomos nga Kosova) të metrazhit të shkurtër që kishin shumë suksese nëpër festivale ndërkombëtare, por nuk gjendeshin lehtë online. Isha e zhgënjyer si studente filmi, dhe si shqiptare në Kanada, që nuk kisha as një vend ku mund t’i shihja këta filma. Por bota është e vogël, dhe kisha fatin që gjatë vizitave në Kosovë, si dhe nëpërmjet rrjeteve shoqërore, u njoha me shumë nga këta regjisorë në rajon. Në fund, vendosa ta bëja vet, dhe dhjetor të vitit 2016 e rezervova një sallë në Toronto për nëntorin e 2017-ës, për edicionin e parë të “Albanian Short Film Night”. Gjithashtu mblodha një ekip që përbëhet nga motra ime Hana Marku, dhe dy shoqet që janë aktive në botën kreative të Torontos, Sia Mehilli dhe Borana Makri.

Sa ka gjetur publik prezentimi i filmave nga atdheu në Toronto?

Jemi befasuar për të mirë, se sa shumë njerëz na kanë mbështetur gjatë viteve. Prej sponsorëve që kanë treguar besim në projektin tonë, tek mediat lokale të Torontos që kanë përhapur fjalën, shoqatave shqiptare, dhe bashkatdhetarëve që duan të dalin dhe të përjetojnë artin shqiptar – gjithmonë ngjarjet tona janë praktikisht “sold out”. Edhe pse është koncepti relativisht i thjeshtë, ka shumë punë për të organizuar një shfaqje, por gjithmonë ia vlen kur shohim dhe flasim me komunitetin që vjen dhe na mbështet vit pas viti. Çka është edhe e bukura e Kanadasë, është që çdo shfaqje kemi edhe një përqindje të publikut që nuk janë shqiptarë, por që kanë ardhur me shokë apo partnerë shqiptarë, apo thjeshtë janë kurreshtarë për filmin tonë. Filmi është një platformë shumë e bukur për të ndarë artin dhe historinë shqiptare, dhe për të treguar komunitetit më të gjërë se kush jemi ne.

 Ju vetë komediane, dhe shihet që i përcjellni rrjedhat e kinematografisë në Shqipëri dhe në Kosovë. Sa ka arritur filmi shqiptar pas periudhës së komunizmit të jetë i pranishëm në arenën ndërkombëtare?

Unë me vite punoj në skenën e festivaleve të filmit. Më së fundit kam punuar me Festivalin e Filmit Ndërkombëtar të Torontos (TIFF) për 2 vite. Këtë vit filloj edhe të programoj për Toronto Youth Shorts Film Festival, si dhe bëj pre-screening për DokuFest-in në Prizren, Kosovë. Mendoj që viteve të fundit po shohim pothuajse një “renesancë” të filmit shqiptar, dhe kjo pasqyrohet edhe në prezencën e filmave shqiptare në skenën botërore. Gjenerata të reja të regjisorëve (dhe sidomos shumë grave) po përdorin filmin në një stil më të bazuar në realitetin e përditshmërisë së jetës në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, apo edhe në Diasporë. Dhe mendoj se për shkak se këto tregime janë aq të fuqishme, dhe po tregohen me aq sinqeritet, po kapin vëmendjen e audiencave anë e mbanë.

Në Kanada viteve të fundit, në festivalet ndërkombëtare të Torontos, Montrealit dhe Calgaryt janë paraqitur edhe disa filma nga Shqipëria dhe Kosova. A keni pasur edhe ju rol në këtë mes?

Edhe pse unë kam punuar për Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Torontos, nuk kam qenë pjesë e ekipit përgjegjës për përfshirjen e këtyre filmave. Por kam shfrytëzuar rastin për të takuar regjisorë shqiptarë, kurdo që  kanë ardhur për të shfaqur filmat e tyre nëpër këto festivale. Ja bëj për detyrë vetes, çdo vit, për çdo festival ndërkombëtar që mbahet në Toronto, të shoh listat e filmave të përzgjedhura. Dhe nëse ka ndonjë film shqiptar, aty jam. Kam takuar shumë njerëz kështu, dhe zakonisht gëzohen kur shohin bashkëatdhetarët që vijnë të mbështesin filmat e tyre. E rekomandoj për secilin!

Ekipi juaj ka shfaqur filma nga hapësira shqiptare, duke bashkëpunuar edhe me ambasadat dhe shoqatat respektive këtu. Sa jeni e kenaqur me arritjet?

Vjet ishte hera e parë që zhvilluam një mbrëmje në bashkëpunim me Shoqatën e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze të Torontos. Ishte një nder i madh për ne, të kombinonim fuqitë tona për të krijuar diçka unike për komunitetin tonë. Ishte edhe hera e parë që kishim prezencën e ambasadorit shqiptar në publik, për të cilin ishim shumë të nderuar. Bashkëpunimi mendoj që ka qenë i sukseshëm, dhe besoj që është shumë mirë të shihet nga komuniteti që jemi të bashkuar, dhe që e shohim si diçka të rëndësishëm të mbështesim artin dhe kulturën shqiptare, kudo që jemi.

 Cila është tradiata që tanimë keni krijuar prej formimit të kësaj shoqate?

Neve kemi bërë emër për vete si shoqatë me Natën e Filmit të Shkurtër Shqiptar, apo Albanian Short Film Night. Çdo vit nga themelimi i shoqatës më 2017, Nëntor, i cili tashmë është Muaji i Trashëgimisë Shqiptare këtu në Ontario, shfaqim filma të metrazhit të shkurtër që mendojmë janë të një kualiteti të lartë. Siç përmenda edhe më herët, viteve të fundit kemi parë shumë filma nga rajoni që janë punuar bukur, dhe që kanë mesazhe të fuqishme. Dhe shfrytëzojmë kontaktet që i kemi në rajon për të siguruar këta filma nga regjisorët. Kështu që çdo vit bëjmë një përmbledhje të këtyre filmave, dhe i shfaqim totalisht falas për publikun. Çdo vit sallat kanë qenë të mbushura, dhe synojmë ta rrisim dhe ta bëjmë edhe më mirë në vitet e ardhshme. Viteve të fundit kemi filluar të të shfaqim edhe filma të metrazhit të gjatë, dhe kemi mbajtë disa  mbrëmje bamirësie. Këto kanë qenë organizime më të vogla, por shpresojmë në të ardhmen edhe këto të bëhen më të mëdha.

Gjatë periudhës sa po zgjatë pandemia COVID-19 shoqata juaj në rrjetet sociale ka shfaqur filma shqipatarë online si dhe ka komunikiar me aktorë shqiptarë nga e gjithë bota me përzgjedhjet e tyre të filmave. Çfarë roli po luan kjo tek shikuesit shqiptarë në Kanada?

Ah COVID-i! Ne si shoqatë ishim shumë gati për të organizuar evente më komplekse dhe interesante këtë vit, por shëndeti është numër 1, dhe i kemi anuluar të gjithat për 2020-ën. Kjo na ka shtyrë të jemi më aktiv online, duke sugjeruar ku të shohin njerëzit filma shqiptarë online, si dhe duke u lidhur me regjisorë shqiptarë për të diskutuar mbi temat e ditës. Ditëve të fundit, lëvizja anti-raciste ka rrëmbyer vëmendjen e botës, dhe ne donim t’i tregonim publikut tonë joshqiptar, dhe jo-të bardhë, që vijnë dhe na mbështesin vit pas viti, që i përkrahim në lëvizjen e tyre kundër racizmit. Kemi filluar një seri në rrjetet tona sociale, ku regjisorët që i kemi shfaqur në të kaluarën flasin për mendimet e tyre mbi këtë situatë. Sado që është një gjest modest, duam të jemi të kjatë që jemi për barazi njerëzore, dhe që nuk ngurrojmë të diskutojmë edhe për çështjet më të rënda shoqërore.

Të gjithë ekspertët e të gjitha fushave po pajtohen se bota nuk do të jetë njësoj pas pandemisë. Sa po ndikon kjo pandemi në ecejaket e filmit dhe kinemasë?

Është marramendëse sa shumë ka ndikuar virusi në çdo aspekt të jetës, dhe industria e filmit nuk është e paprekur nga ky trazim. Industria e filmit për fat të mirë është kreative, dhe gjen mënyra për të gjetur publik. Por mendoj që për një kohë të gjatë, njerëzit do hezitojnë të mbushin kinematë për të parë filma që mund t’i shohin në shtëpi. Ky është problem i madh për kinematë e mëdha, si për shembull “Cineplex” në Kanada, sepse bizneset e tyre janë tërësisht të bazuar tek njerëzit që vijnë fizikisht në lokalet e tyre. Ka me qenë kohë e vështirë për keto kinema, për një kohë të gjatë. Festivalet e vogla e kanë shumë më lehtë për të shndërruar eventet e tyre në një përvojë “online”, përshfirë edhe shoqatën tonë. Nuk do të zhdukemi, por thjeshtë duhet të bëjmë punën pak më ndryshe, derisa mund të takohemi “live” përsëri!

2021/10/10

Sot 1 vit u përurua vepra shkencore Leksion enciklopedik i akademik Flori Bruqi,PH.D

 1 vjet më parë, më 10 shtator 2020 u përurua leksikoni i parë enciklopedik në trojet gjithëshqiptare:


Leksioni Enciklopedik i Akademisë shqiptaro-amerikane promovohet në Prishtinë

KULTURAOctober 10, 2020 - 13:59

Leksioni Enciklopedik i Akademisë shqiptaro-amerikane të Shkencave dhe Arteve New York-Prishtinë është përuruar në ambientet e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Akademik prof.dr.Hakif Bajrami, me këtë rast ka thënë se shqiptarët edhe pas më shumë se 100 vjetësh shtet nuk kanë enciklopedi,“E ky publikimi më ka gëzuar shumë. Edhe pse ka pasur zëra tendencioz që të na plasojnë në germën Iliria. Ju betohem në gjakun e Adem Jasharit, as s’ka pasur as s’ka komb kosovar”.

“Është një pjesë e tekstit që do ta botoj sepse jam njëri ndër ata, kam përjetuar edhe kërcenim me armë e që sot janë bërë shqipe”.

“Të gjithë popujt me te cilët kufizohemi ne shqiptarët kanë enciklopedi shqiptare. Edhe pas 100 vjet shtetësie ende nuk kemi enciklopedi”.

Ai ka kritikuar politikanët që nuk kanë bërë aq sa duhet për të mirë e popullit shqiptar në përgjithësi, raporto EO.“Vepra leksikon është një fryt i një pune kërkimore. Sa po investon Qeveria në shkence afër zeros. Nuk krijohet arti me poqavra, por me pune me seriozitet dhe modesti e përkushtim”.Veprimtar politik i çështjes kombëtare, Jahja Lluka, tha se kjo është një vlerë e veçantë për kohën që trajton shkencën dhe artet.“Leksikoni është vepër e parë që përfshin 352 akademik. Specifikë e veçantë është se përmban leksikone vlerësuese. Mendoj se këtë punim është bërë një sistemim i plotë. 


Lexuesi dhe studiuesi do të lexojë dhe studioj këtë libër”.Ndërsa autori dhe botuesi Flori Bruqi, theksoi se me datën 28 nëntor të 1995 në New York u shënua një kthesë në themelimin e akademisë së shkencave.Sipas tij, për herë të parë në fushën e shkencës në muajin mars doli leksikoni enciklopedik, raporton EO.“Në kuadër të këtij përpunimi akademia shqiptaro amerikane ka nënshkruar memorandum me shtypshkronjën ku do të publikohen punime shkencore të akademikëve”.


https://www.youtube.com/watch?v=tuO1JVkMDoc

https://www.youtube.com/watch?v=sRGcoAmAopw&t=18s


https://www.youtube.com/watch?v=tuO1JVkMDoc

https://www.youtube.com/watch?v=tuO1JVkMDoc

https://www.sa-kra.ch/leksikonenciklopedigfb.htm



Shkruan: Flori BRUQI

       

LEKSIKON ENCIKLOPEDIK I AKADEMISË SHQIPTARE AMERIKANE

 

 

Librin e autorit Flori Bruqi "LEKSIKON ENCIKLOPEDIK..." mund ta shkarkoni falas në sektorin

 

 

„Literaturë“

 

 

(E falënderoj përzemërsisht autorin dhe Akademinë

Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve)

 

 

 

 

 

PËR LEKSIKONIN ENCIKLOPEDIK TË AKADEMISË SHQIPTARE AMERIKANE TË SHKENCAVE DHE ARTEVE

 

NË VEND TË HYRJES

 

Botimi i parë i “Leksikonit enciklopedik” për akademikët dhe Akademinë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve shpresojmë që do t'i plotësojë zbrazëtirat në zhvillimin e shkencës, kulturës dhe letërsisë shqiptare, ngase një leksikon i tillë nuk ka ekzistuar derimë sot.

Pas tranzicioneve demokratike në trojet shqiptare dhe diasporë, zhvillimi i shkencës, letërsisë, artit etj., mori hov si kurrëmë parë.

28 Nëntori i vitit 1995 shënoi një kthesë historike, pasi që me këtë datë u themelua edheAkademia e Shkencave Shqiptare Amerikane në NewYork. Themelues të Akademisë janë Prof. Dr. Skënder Kodra, Dr. Ulvi Vehbiu, Dr.Adem Harxhi, Dr. Namik Shehu, Mentor Mata, Sanie Selita etj.

Akademia në fakt është një institucion mbarë kombëtar, ngase ka anëtarë nga Prishtina, Peja dhe Tetova e Presheva, nga Tirana, Gjirokastra, Shkodra, nga Çamëria e Malësia dhe nga Diaspora.

Bashkërisht në këtë Akademi organizuam një sërë aktivitetesh shkencore dhe kombëtare si fjala vjen; Konferenca kushtuar 600 vjetorit të lindjes së Heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, 70 vjetorit të lindjes së shkrimtarit të shquar Ismail Kadare. Konferenca për gjuhën e njësuar shqipe, ku senatori i gjuhës dhe kulturës kombëtare prof. Peter Prifti mbrojti me argument origjinale rëndësinë historike të Kongresit të Drejtshkrimit në Tiranë 1972, kundër qëndrimeve subjektive, politike dhe antishkencore tëArshi Pipës.

Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptare Amerikane në Nju Jork punimet e veta shkencore i ka botuar në revistën shkencore të Akademisë “Dituria” dhe revista tjera prestigjioze. Ndërsa në vitin 2019 kjo Akademi i botoi dhe përuroi në Prishtinë dy libra të autorëve nga Kosova: Dibran Fylli ”Tokë e mbjellë në Varre”(Krimet Serbe në Kosovë 1998-1999), si dhe librin e Jahja Llukës “Përmbledhje shkrimesh”.

Është përgatitur për botim libri i parë “Leksikoni enciklopedik”, i cili sadopak do t'i plotësojë zbrazëtirat që janë hetuar në zhvillimin e shkencës, letërsisë, artit, kulturës etj, ngase një leksikon i tillë biografik dhe bibliografik derime tash nuk ka ekzistuar.

Shkencëtarët, shkrimtarët dhe artistët tanë, edhe pse jetuan dhe krijuan në rrethana të caktuara, ata identitetin kombëtar e dëshmuan me veprat e tyre, me përmbajtjet e veprave, me personazhet, me ambientin, e madje edheme deklaratat e tyre se janë shqiptarë.

Gjatë shkrimit të këtij leksikoni, për 4 vjet pandërprerë na kanë përcjellë edhe probleme të ndryshme në grumbullimin, verifikimin dhe sistemimin e të dhënave.

Rritja në numër e anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit me seli në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup, ka sjellë prej kohësh nevojën e një enciklopedie, ku të pasqyrohet kontributi i anëtarëve të kësajAkademie që jetojnë në trojet shqiptare dhe në diasporë.

Libri “Leksikon enciklopedik” vjen si një kontribut i çmuar i kësaj akademie, që nga themelimi i saj në vitin 1995 e derimë sot.

Pas një pune të mundimshme dhe të suksesshme, autori më bashkë- punëtoret e tij ka arritur që t`i japë lexuesit Enciklopedinë biografike dhe bibliografike të akademikëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit, si dhe disa intelektualëve tjerë që kanë lënë gjurmë në shkencë, letërsi dhe art.

Në këtë mënyrë kemi një tablo të plotë të këtyre autorëve dhe veprave të tyre në Shqipëri dhe Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit, Çamërisë dhe në Diasporë. Autori së bashku me stafin redaksional ka punuar me dashuri dhe përku- shtim në mbledhjen e këtyre biografive dhe bibliografive të njerëzve të shquar të trojeve shqiptare dhe të diasporës.

Shumë prej tyre nuk rrojnë më, ndaj edhe marrja e informacionit ka paraqitur vështirësi. Mirëpo këmbëngulja e stafit tonë ka bërë që asnjë prej anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve të mos mungojë, madje të mos mungojë asnjë vepër e tyre. Kjo tregon seriozitet dhe përgjegjësi, kur merr përsipër të shkruash vepra të përmasave të tilla madhore.

Nuk kanë hyrë në “Leksikon enciklopedik” ata që nuk kanë vepra shkencore, letrare etj., të botuara, si dhe ata që nuk i kanë dërguar më kohë biografitë dhe bibliografitë e tyre.

Njerëzit e interesuar do të kenë mundësinë të njihen, jo vetëm me shtrirjen gjeografike ku veprojnë këta autorë, por edhe me prurjet shkencore që ata kanë sjellë në të gjitha fushat e dijes njerëzore.

Ky libër enciklopedik do t`u vijë në ndihmë mësuesve dhe nxënësve, pedagogëve dhe studentëve, kërkuesve të rinj shkencorë dhe gjithë atyre që janë të interesuar të thellojnë dijet e tyre...

 Akademik prof.dr. Flori Bruqi 

 

Kosova e gatshme të fillojë me dozën e tretë të vaksinës

 Vendimi për aplikimin e dozës së tretë të vaksinës kundër sëmundjes COVID-19 në Kosovë do të merret në kohën e duhur dhe bazuar në situatën epidemiologjike, thonë për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës.

Se qytetarët e Kosovës duhet të marrin edhe dozën shtesë kundër koronavirusit e pohojnë edhe profesori në Fakultetin e Mjekësisë, Sali Ahmeti dhe Hana Xhemaili, specialiste për hulumtime të politikave globale shëndetësore.

Doza përforcuese e vaksinës është rekomanduar edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Vendimi për aplikimin e dozës së tretë do të merret në kohën e duhur dhe në përputhje edhe në rekomandimet e organizatave kredibile ndërkombëtare të fushës së shëndetësisë, parashikimet rreth situatës epidemiologjike dhe ecurisë së vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë dërguar Radios Evropa e Lirë.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha më 23 shtator se në fillim të muajit tetor do të vendosë nëse do të miratojë dhënien e dozës shtesë të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër COVID-19 për të gjithë njerëzit e moshës mbi 16 vjeç.

Qytetarët mbi moshën 65-vjeçare të Maqedonisë se Veriut po marrin dozën përforcuese.








 Pavarësisht se rregullatori evropian ende nuk e ka miratuar dozën e tretë të vaksinës, disa vende të Bashkimit Evropian po u ofrojnë qytetarëve të tyre një mundësi të tillë. Një proces të tillë tashme kanë filluar edhe disa shtete të rajonit. Serbia më herët ka paralajmëruar se është e gatshme për dozën e tretë, kurse nga e hëna, më 27 shtator, edhe qytetarët mbi moshën 65-vjeçare të Maqedonisë se Veriut po marrin dozën përforcuese.

Doza e tretë duhet të aplikohet për kategori të caktuara

 Kjo dozë e vaksinës duhet të aplikohet edhe në Kosovë, sikurse në shumë vende të Evropës dhe botës, thotë infektologu, Sali Ahmeti.

“Ne duhet të përcjellim trendet e vendeve evropiane, padiskutim, meqenëse kemi të bëjmë me kërcënime të përbashkëta dhe doza e tretë duhet të vijë në shprehje edhe te ne, por personalisht mendoj se prioritet duhet të jetë marrja e dozës së dytë. Ndërsa, do të ishte e preferuar edhe gjetja e mundësive për marrjen e dozës së tretë”, thotë infektologu Ahmeti.

Hana Xhemaili, specialiste për hulumtime të politikave globale shëndetësore, thekson se dhënia e dozës së tretë të vakinës në Kosovë është e nevojshme, por kur të përfundon vaksinimi kundër koronavirusit edhe në vende të varfra që nuk e kanë marrë as dozën e parë. Megjithatë, ajo shprehet se kur merren parasysh praktika e vendeve të rajonit, edhe Kosova duhet të diskutojë për këtë çështje.

“Kur e shohim rajonin, Kosova procesin e vaksinimit e ka nisur më vonë se të tjerët. Vaksinimi ka filluar në muajin mars me doza të pakta, ndërkaq deri më tani janë vaksinuar mbi 500,000 persona me dozën e dytë. Kështu që ne duhet të presim nga 6-9 muaj për të marrë dozën e tretë. Në këtë aspekt nuk jemi vonë, por nuk është herët që të diskutohet për mundësinë e dhënies së dozës përforcuese”, thotë Xhemaili.

Rreziqet nga mosmarrja e vaksinës

 Shtetet të cilat kanë filluar dhënien e dozës së tretë të vaksinës e kanë filluar më herët fushatën e vaksinimit dhe doza e tretë është duke iu administruar kategorive të caktuara të shoqërisë, siç janë të moshuarit, personat me sëmundje kronike, ata që janë në qendrat e kujdesit për të moshuar, punëtorët shëndetësorë dhe një kategori e fëmijëve me imunitet të komprometuar.

Infektologu Ahmeti shprehet se nëse autoritetet kompetente miratojnë dhënien e dozës së tretë, prioritet duhet të kenë personat me sistem të dobët imunitar.

“Në këtë proces, me prioritet duhet të jenë personat e moshuar me sëmundje kronike dhe të rinjtë me imunitet të dobët. Patjetër, mendoj se edhe punëtorët shëndetësorë duhet të jenë prioritet sepse janë kategori e rrezikuar. Doza përforcuese duhet të jepet 6-9 muaj pas marrjes së dozës së dytë”, thekson ai.

Në Kosovë nga muaji mars, kur ka filluar procesi i imunizimit, deri më tani janë administruar afër 1.3 milion doza, nga to mbi 513,000 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat kundër koronavirusit.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...