Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/10/20

Gabimet në përkthim dhe pasojat e tyre







                                Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri


 

       Si shkak për hedhjen në kompjuter të shënimeve në vijim, u bë përkthimi i një fjalie, të shkëputur nga reagimi i zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, ndaj deklaratës së Kryeministrit Rama për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Reagimi i saj ishte botuar në disa portale.

       Ja cila është fjalia:

“Ne presim një reagim të përshtatshëm nga mentorët perëndimorë të projektit të shtetndërtimit të Kosovës ndaj këtij provokimi të pacipë” (Citohet sipas: Zaharova: “Deklarata e Ramës për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë e papranueshme për Rusinë”. Faqja e internetit “Teuta”. 11 tetor 2021).

       Ky përkthim haset po në faqen e internetit “gazetaexpress” të po kësaj date. Po i njëjti përkthim përcillet edhe në Platformën mediatike analitike në youtube “Pamflet” të së njëjtës datë.

       Më bëri përshtypje shumë të keqe dhe madje më revoltoi togfjalëshi “provokim i pacipë”, prandaj thashë me vete:

       “Kryeministri Rama ka plotësisht të drejtë që ministrinë ruse të punëve të jashtme ta paditë në një gjykatë evropiane për fyerje publike, sepse deklarata e tij për bashkimin e dy shteteve shqiptare nuk përbën absolutisht “provokim të pacipë”.

       Mbiemri “i pacipë”, sipas Fjalorit të gjuhës shqipe të vitit 2006, do të thotë: që nuk ka fare turp”.

Megjithatë, më lindi një hije dyshimi për saktësinë e përkthimit të këtij togfjalëshi. Prandaj vendosa “të shtegtoj” nëpër portale të tjera, ku hasa në një tjetër variant përkthimi, si ky në vazhdim:

 “Presim reagimin e duhur nga kujdestarët perëndimorë rreth projektit për ndërtimin e kombit të Kosovës, që është një provokim i pastër” (Citohet sipas: “Deklarata e Ramës për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, reagon Rusia”. Faqja e internetit “alsat”. 11 tetor 2021).

Gjithsesi, për t’u bindur përfundimisht për dyshimin që më lindi, duhej bërë krahasimi me fjalinë e tekstit origjinal të deklaratës së Maria Zaharovës. Ja fjalia, e nxjerrë nga teksti origjinal.

       Рассчитываем на адекватную реакцию западных опекунов проекта косовской “государственности” на эту откровенную провокацию (Citohet sipas: Koment i zëdhënëses së MPJ të Rusisë M.V. Zaharova lidhur me deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë E. Rama”. Faqja e internetit e MPJ të Rusisë “mid.ru”. 10 tetor 2021).

Dyshimi im paskej qenë me vend. Togfjalëshi i gjuhës ruse откровенная провокация”, në përkthimin fjalë për fjalë, do të thotë “provokim i hapur”. Në portalin “alsat” është përthyer shumë bukur - “provokim i pastër”. Atëherë lind pyetja: po portalet “Teuta”, “gazetaexpress” dhe “Pamflet” nga e shpikën mbiemrin “i pacipë”, nga ç’gjuhë e kanë përkthyer? Cili ka qenë ai përkthyes i papërgjegjshëm, i cili “i ka thënë këmbës dorë”? Sepse me mbiemrin “i pacipë”, për mungesë të theksuar etike, akuzohet rëndë padrejtësisht ministria ruse e punëve të jashtme dhe, po padrejtësisht, fyhet keq Kryeministri Rama.

       Në përkthimin e fjalisë së sipërcituar, ka edhe  pasaktësi të tjera. Në fjalinë e përkthyer në të katër portalet e mësipërme, është shmangur qëndrimi i njohur antishqiptar i politikës ruse kundër Kosovës, si shtet i pavarur. Në të tre portalet e para, fjala e origjinalit në gjuhën ruse “государственность”, është përkthyer “shtetndërtim”, kurse në portalin “alsat” - “ndërtimi i kombit të Kosovës”.

       Së pari, fjalën “государственность”, që do të thotë “organizim shtetëror” (le ta pranojmë si variant përkthimi edhe kompozitën e shqipes “shtetndërtim”), zëdhënësja e ministrisë ruse të punëve të jashtme e ka vënë në thonjëza, çka do të thotë se Moska shprehet ironikisht për organizimin shtetëror të Kosovës, sepse ajo nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, duke e konsideruar si pjesë të Serbisë. Prandaj kompozita shtetndërtim duhej dhënë në thonjëza.

       Së dyti, me shprehjen “ndërtimi i kombit të Kosovës”, përkthyesi i ka lejuar vetes tri gafa:

a. shprehjen duhej ta jepte në thonjëza.

b.  fjalën “государственность” duhej ta përkthente “organizim shtetëror”, jo “ndërtimi i kombit”. 

c. fjalën “komb” e ka shpikur nga xhepi, duke sajuar një “komb kosovar” të paqenë, çka është në përputhje me falsifikimet historike të serbosllavizmit dhe të mercenarëve në shërbim të tij në Prishtinë, si Profesor Nexhmedin Spahiu e disa të tjerë, sipas të cilëve banorët rrënjës të Kosovës “janë komb më vete” që “nuk kanë lidhje” me kombin shqiptar.

Këto tri gafa dëshmojnë për mungesë të theksuar të formimit profesional të përkthyesit dhe për horizontin e tij kulturor gjysmak.

       Në këndvështrimin  tim, varianti më i goditur i përkthimit të fjalisë, që është nxjerrë nga një tekst i natyrës politike nga fusha e diplomacisë, do të ishte ky në vijim:   

“Jemi në pritje të reagimit të duhur nga ana e kujdestarëve perëndimorë, që ndjekin nga afër zbatimin e projektit për “organizimin shtetëror” të Kosovës, ndaj këtij provokimi të pastër”.

Portalet që përkthejnë materiale nga gjuhë të tjera, duhet të punësojnë përkthyes të talentuar, të cilët e zotërojnë gjuhën e huaj në mënyrë të përsosur. Në të kundërt, do t’i lejojnë vetes t’u shpëtojnë gafa të rënda, si ato që përmenda më lart, çka do të thotë se përkthyesi, sipas asaj fjalës së urtë, “është marrë nga dhitë dhe është vënë zabit”.

Në të njëjtën kohë, portalet duhet të kenë edhe redaktorë të talentuar, të cilët duhet të jenë jo vetëm të formuar nga ana profesionale, por edhe të pajisur me një horizont të gjerë kulturor. Por, me sa duket, portalet, fatkeqësisht, nuk kanë fare redaktorë, prandaj edhe u kanë shpëtuar gafat që përmenda më lart.

Herë tjetër, lexuesit e nderuar do t’i njoh me gabime në përkthim në praktikën botërore të komunikimit, gabime që kanë shërbyer edhe si skena humori, edhe si arsye për ndonjë ndëshkim të rëndë, edhe si shkak për pasoja tragjike të përmasave të mëdha.

San Diego, Kaliforni

18 tetor 2021

 

 

 

Ish ambasadori Lulzim Riza Greiçevci rikthehet në Hagë, do të jetë pjesë e ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit


Hashim Thaçi

Media ka zhvilluar një intervistë me ish ambasadorin e Republikës së Kosovës në Hagë, Lirim Greiçevci, lidhur me shkarkimin e ambasadorëve, proceset gjyqësore në Hagë dhe dialogun me Serbinë.

Z. Greiçevci, ju jeni ndër 12 ambasadorët e shkarkuar së fundi, si e keni përjetuar këtë vendim?

Greiçevci: Vendimet për emërime dhe tërheqje të diplomatëve, në këtë rast të ambasadorëve, janë e drejtë ligjore dhe kushtetuese e institucioneve përkatëse në Kosovë. Mirëpo, në sisteme demokratike, vendimet nuk merren në mënyrë grupore, arbitrare dhe për nevoja të ngushta politike të qeverisë aktuale. Emërimet e ambasadorëve direkt nga cilado qeveri aktuale janë të rregulluara me ligj. Askund nuk thuhet në ligj që një qeveri, ose president, kur e merr detyrën, mund të bëjë kësi largime stihike. Në ligj parashihen kushtet kur mund të bëhet tërheqja e parakohshme. Ato janë injoruar në tërësi në rastin tonë, dhe tërheqjet nuk janë bërë në frymën e ligjit, duke dëmtuar kështu edhe raportet bilaterale me shtetet përkatëse.

Ambasadat janë të shtetit të Kosovës dhe jo të asnjë qeverie aktuale të Kosovës. Në këtë aspekt, ato hyjnë në rang me institucione shtetërore si ushtria, policia, inteligjenca dhe të ngjashme. Ato u shërbejnë të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim: qeverisë aktuale, opozitës, shoqërisë civile, diasporës.

Unë mund të flas për vetëveten, në të gjitha pozitat shtetërore që kam pasur, si këshilltar kryeministri, pjesë e ekipit negociator për Dialogun me Serbinë, dhe së fundi si ambasador në Holandë, Mbretëri të Bashkuar dhe Irlandë, asnjëherë nuk kam vepruar në interes të grupeve të ngushta, por në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim. Në fakt, asnjëherë, askush, asnjë zyrtar shtetëror ose partiak, nuk ka kërkuar nga unë që të anoj në një anë ose tjetër. Jo që do të pranoja edhe po të kërkonte dikush, por dua ta bëj të qartë këtë gjë, dhe t’i falenderoj publikisht dy presidentë, katër kryeministra, pesë ministra të jashtëm, të partive të ndryshme politike, me të cilët kam punuar, që nuk kanë bërë asnjëherë kërkesa të tilla.

Është paralajmëruar nominimi i z. Dren Doli si ambasador i ardhshëm i Kosovës në Holandë? Çfarë mendimi keni për kandidimin e tij dhe çfarë sfida e presin atë në misionin e tij atje?

Greiçevci: Mendoj se është zgjedhje e mirë. Në fakt, unë jam takuar me z. Doli në Kosovë, për ta informuar lidhur me marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Holandë dhe hollësi të tjera të funksionimit të misionit diplomatik atje. Unë jam i interesuar që ai të ketë sukses dhe do të jem në dispozicion të tij për çdo këshillë, për t’ia lehtësuar ushtrimin e funksionit të tij. Sfidat kryesore do të jenë, natyrisht, avancimi i raporteve Kosovë-Holandë (në veçanti liberalizimi i vizave) dhe proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Shpresoj se, pas përmbylljes së procedurave të nevojshme, ai do mund të dislokohet sa më parë në Hagë, në mënyrë që ambasada të ketë përfaqësim të duhur.

Ju keni përmbyllur misionin tuaj në Hagë më 30 gusht, çfarë jeni duke bërë aktualisht?

A mund të na jepni një koment tuajin lidhur me proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë?

Greiçevci: Unë nuk e kam komentuar publikisht punën e Dhomave të Specializuara asnjëherë gjatë mandatit tim si ambasador i Kosovës në Hagë. Mendoj se zyrtarët shtetërorë duhet të përmbahen nga komentimi i vendimeve gjyqësore. Ndërsa, aq më pak do ta komentoj tani që jam akredituar si pjesë e një ekipi mbrojtës. Por, mund ta them këtë gjë, në cilësinë e qytetarit të Kosovës: bashkëpunimi i Kosovës me drejtësinë ndërkombëtare është i pashembullt kudo në botë. Asnjë pjesëtar i UÇK-së, i cili është kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare ose vendore, nuk iu ka shmangur asaj. Dhomat e Specializuara janë mekanizmi i katërt i ndërkombëtarëve për ta hetuar dhe gjykuar UÇK-në, një forcë vullnetare për çlirimin e Kosovës, aleate e NATO-s dhe e Perëndimit.

Ndërkaq, Tribunali i Hagës për ish Jugosllavinë kishte akuzuar dhe gjykuar gjashtë pjesëtarë të UÇK-së, prej tyre pesë qenë liruar të pafajshëm. Ky numër kaq i madh i të shpallurve të pafajshëm është tregues shqetësues për nivelin e dëshmive që janë përdorur për t’i akuzuar ata. Secili prej tyre ka humbur shumë vite të jetës në paraburgim në Hagë. Ndërsa UNMIK-u dhe EULEX-i kanë gjykuar me dhjetëra raste në Kosovë. Nëse i shtojmë edhe rastet e ish pjesëtarëve të UÇK-së të cilët i ka gjykuar Serbia, si dhe ato nga gjyqësori i Kosovës nga viti 2018, kur i mori për herë të parë kompetencat për krime lufte, atëherë i bie që gjashtë mekanizma të ndryshëm gjyqësorë, deri më tani, e kanë ndjekur dhe gjykuar UÇK-në. Kjo nga shumëkush në Kosovë dhe jashtë saj shihet si përndjekje, si terror gjyqësor, ndaj një struktureje vullnetare, vetëmbrojtëse, e cila kishte qëllim të vetëm ndalimin e dhunës serbe në Kosovë, njëjtë sikur edhe NATO.

Ju keni qenë pjesë e ekipit negociator të Kosovës kur pati filluar ai më 2011, a mund të na jepni një vlerësim për qasjen e Qeverisë Kurti lidhur me dialogun të ndërmjetësuar nga BE?

Greiçevci: Z. Kurti ka qenë në opozitë një kohë të gjatë, duke kundërshtuar çdo gjë, shpesh me mjete të dhunshme, dhe shihet qartë që nuk e ka as përvojën dhe as gatishmërinë për t’u përballur as me sfidat e qeverisjes, e lëre më me Dialogun me Serbinë. Mohimi i çdo përparimi të bërë gjatë dy dekadave të fundit dhe rritja artificiale e pritjeve të qytetarëve, mbart me vete rreziqe të zhgënjimeve të mëdha. Kjo edhe u pa në zgjedhjet e fundit lokale, ku partia në pushtet doli pothuajse e përgjysmuar.

Ndërkaq, lidhur me Dialogun me Serbinë, unë kam qenë pjesë e ekipit negociator të Kosovës më 2011, kur pati filluar Dialogu për herë të parë, dhe mund të them se të ulesh përballë palës serbe është një gjë shumë e pakëndshme. Janë njerëz që sillen si viktima, pas gjithë atyre luftërave dhe krimeve që kanë shkaktuar në ish Jugosllavi. z. Kurti e pret një sfidë, aspak e lehtë, por, përmbyllja e këtij Dialogu me njohje të ndërsjellë, është obligim i çdo kryeministri dhe qeverie të Kosovës. Prandaj, z. Kurti duhet të sillet përgjegjshëm dhe të jetë palë e angazhuar. Serbia, më shumë se çdo gjë tjetër, e lakmon ndërrimin e pozicioneve: që ajo të hiqet si palë konstruktive, që do dialog, që do rezultat, ndërsa Kosova jo. Kjo nuk guxon të ndodhë. Kosova është shtet i pavarur, është fitimtare e luftës me Serbinë, prandaj duhet të sillet si e tillë, me besim në vetëveten dhe në ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së.

Ja kush fiton në garën për Prishtinën

 Shumë komuna të Kosovës kanë shkuar në balotazh në zgjedhjet lokale të mbajtura me 17 tetor 2021.

Në mesin e këtyre komunave bën pjesa edhe Prishtina, ku në balotazh do të përballen kandidatët e LVV-së dhe LDK-së, Arben Vitia dhe Përparim Rama.

GAZETA  “Bota sot” ka realizuar një sondazh se kush duhet të jetë kryetar i Prishtinës.

Në përballjen e tyre pas një muaji do të shohim se cili nga të dy do të dalë fitues nga votat e qytetarëve.

Votuesit e këtij sondazhi nuk përfaqësojnë votuesit e Komunës së Prishtinës por janë vota nga lexuesit e gazetës "Bota sot" këtij sondazhi, 60.15 për qind janë pro Arben Vitisë apo 2442 vota.








2021/10/18

“Demokracia dhjetoriste” brenda shinave të Ramiz Alisë

 



Akademik prof.dr.Eshref Ymeri ,AAAS 

Ka shumë të drejtë intelektuali i njohur Mentor Serjani për gjithçka që shkruan në analizën e shkurtër, me titull “Kishim nevojë për demokraci, por humbëm virtytet”, të botuar në numrin  e sotëm të Portalit “Fjala e Lirë”. Në atë analizë ai shpërthen me trishtim:

“Demokracia nuk erdhi nga poshtë, nga populli, por nga lart, nga individët”.

Sigurisht, demokracia në Shqipëri duhej të vinte nga poshtë, pas atij terrori dhe sundimit të egër të diktaturës së përbindshme të kryekriminelit Enver Hoxha, të cilën populli e pati hequr mbi kurriz për gati gjysmë shekulli. Por një gjë e tillë ishte e pamundur. Sepse ajo diktaturë  kriminale, me atë kryekriminel në krye, e pati depersonalizuar popullin  në maksimum, e pati  zhveshur tërësisht nga dinjiteti personal, ia pati shuar krejtësisht aftësitë vetorganizuese, duke e shndërruar në një robot në shërbim të shportës së karavidheve, të mbyllura brenda Bllokut famëkeq që mbrohej nga bajonetat e Gardës së Republikës.

Në këto kushte, ishte kotashpresë ta mendoje se demokracia mund të vinte nga poshtë. Prandaj ajo erdhi nga lart, duke ndjekur piketat që pati vendosur krimineli Ramiz Alia në dy fjalimet e veta, të mbajtura në mbledhjet e Byrosë Politike të nëntorit 1989 dhe të 13 dhjetorit 1990. Ideja themelore që shprehte ai kriminel, përmblidhet në rreshtat në vijim:

“… brenda dy-tre legjislaturave, do të arrijmë që nga Klasa Komuniste të krijojmë Klasën Kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në Pushtetin Politik të së Ardhmes, që e kemi planifikuar dhe po e përgatisim Vetë. Të jeni të sigurtë që e Ardhmja do të jetë e Jona. Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme...”.

Duke pasur parasysh pikërisht këto orientime të kriminelit Ramiz Alia, lëvizjen e dhjetorit 1990 dhe ngjarjet që pasuan pas saj, në analizat e mia i kam vlerësuar dhe vazhdoj t’i vlerësoj si demoshëmti dhjetoriste. Nisur nga fakti se ç’individë u katapultuan në pushtet pas demoshëmtisë dhjetoriste, e cila, në përputhje me piketat e vendosura nga krimineli Ramiz Alia, s’ishte gjë tjetër, veçse zëvendësim i pushtetit të komunistëve veteranë me pushtetin e neokomunistëve, populli duhej të kishte reaguar nëpërmjet votës, për të mos lejuar që ligjin ta bënin pasardhësit e nomenklaturës komuniste. Por, për arsyet që u parashtruan më lart, populli, i robotizuar në maksimum në diktaturë, iu përshtat plotësisht neodiktaturës, çka do të thotë se varfëria dhe vuajtjet e shkaktuara prej saj gjatë diktaturës, qenë bërë pjesë e pandarë e formatit të tij shpirtëror, me gjurmë të thella në vetëdijen e tij, pra, edhe në kushtet e neodiktaturës. Që lexuesit e nderuar të binden plotësisht se varfëria, me pasojat e saj të dhimbshme, qe rrënjosur në formatin shpirtëror të popullit tonë, le të sjellin në kujtesë deklaratat publike të atyre dy grave (të cilat nuk e meritojnë t’i quash zonja), militante të partisë socialiste në Berat dhe në Vlorë. Ajo beratasja, duke iu drejtuar Fatos Nanos dhe Ilir Metës, deklaroi:

“Ne nuk duam as ujë, as drita, vetëm ju të dy të shkon i mirë me njëri-tjetrin”.

Kurse ajo vlonjatja lëshoi një deklaratë edhe më të fortë:

“Edhe pa bukë të mbetem, për partinë socialiste do të votoj”.

Këto dy deklarata dëshmojnë më së miri se militantizmi partiak majtist është aq i verbër, saqë, në raport me mirëqenien, parapëlqen vuajtjen, varfërinë.

Duke pasur parasysh që elektorati i majtë përbën shumicën në radhët e popullit tonë, dy deklaratat e mësipërme, kohë pas kohe më sjellin në kujtesë dy personalitete të njohura të kulturës ruse, shkrimtarin Fjodor Dostojevski (1818-1881) dhe shkrimtarin dhe publicistin Ivan Shmelov (1873-1950).

Në librin me titull “Ditari i një shkrimtari”, të botuar në vitin 1873, Dostojevski shkruan:

“Mendoj se kërkesa më kryesore, më rrënjësore e shpirtit të popullit rus, është kërkesa për vuajtje, për një vuajtje të përhershme dhe të pashuar, kudo dhe në çdo gjë... Në vuajtje populli rus sikur gjen kënaqësi”.

Në veprën që titullohet “Dielli i të vdekurve”, të botuar për herë të parë në Paris në vitin 1923, Ivan Shmelovi shkruan:

“Rusët janë një popull      që e urren lirinë dhe hyjnizon skllavërinë, i ka qejf prangat në duart dhe në këmbët e veta, i do despotët e vet...”.

       Inteltuali Mentor Serjani i flak tutje ne neveri petët e lakrorit neokomunist me mbulojë socialiste. Ai shkruan:

“Shqiptarët i diskreditoi klasa e tyre politike. Çdo gjë është e krimbur, që nga Partitë, nga lart deri poshtë. Që nga administrata, që nga lart deri poshtë… Pa futur në burg që nga luanët e mëdhenj e deri tek çakejtë e dhelprat, ky vend do vuajë shumë”. 

Duhet të jemi të vetëdijshëm se burgosja që përmend intelektuali Mentor Serjani është një utopi e kulluar. Sepse agallarët e politikës i kanë kopsitur punët për bukuri, duke gëzuar edhe mbështetjen e brukselizmit Një burgosje e tillë mund të bëhej fakt i kryer sikur demokracia të ringjallej nga poshtë, në mënyrë që të kryhej një përmbysje a la francaise, si ajo e vitit 1789. Por kjo është një ëndër në diell. Megjithatë, sikur populli të kishte sadopak aftësi vetorganizuese, kastën politike që e ka krimbur vendin fund e krye, mund ta hiqte qafe fare kollaj: ditën e zgjedhjeve politike askush të mos shkonte të votonte dhe kryeoligarkët e politikës do të shporreshin nga skena politike si me frymën e shenjtë. Po hajde t’u mbushësh mendjen militantëve partiakë të mos shkojnë të votojnë! Rama e njeh mirë psikologjinë e militantëve socialistë, prandaj edhe e ka shndërruarr vendin në domenin e vet.

San Diego Kaliforni

10 tetor 2021

 

 

Më 30 tetor mbahët Festivali ndërkombëtar 'Drini poetik"vetëm në Prishtinë.



Prishtinë,18.10.2021.


Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës është subjekt kulturor i Republikës së Kosovës, që kultivon e afirmon vlerat letrare artistike dhe emancipon vetëdijen estetike, kritike e demokratike në vend .






Sot në mbledhjën e Kryesisë së LIdhjës së Shkrimtarëve të Kosovës(LSHK) e kryesuar nga Kryetari i LSHK-së Prof.dr.Shyqri Galica , u vendosa  që më datën  30 tetor 2021, në Prishtinë , të mbahët Festivali ndërkombëtar i poezisë "Drini poetik", i cili sivjet nuk u finansua nga Qeveria e Kosovës, gjegjë sisht MInistria e Kulturës,në Qeverinë Kurti  2.




Ai do të mbahët vetëm në Prishtinë, e jo në Qytetin e Lidhjës në Prizren si dhe në Qytetin e Kukësit që është mbajt në muajin qershor çdo vit  më datën 9 deri 11 qershor .




Festivali përmban sesionin letrar, Vepra e hapur – përurime letrare, pikat e poezisë Lira magjike, Ora e Lidhjes  si dhe disa  pika muzikore e artistike.








Deri tash janë mbajtur 8 edicione të këtij festivali, ku kanë  marrë pjesë poetë nga Shqipëria etnike e diaspora dhe poetë ndërkombëtarë nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Turqia, Kroacia, Izraeli etj.





Sivjet nuk iu dha asnjë cent - LSHK për "Drinin poetik" e asë për revistën e vetme shqiptare  të LSHK-së "Metafora poetike".





Donacione ju dhanë disa klubeve letrare të turqëve, romëve dhe serbëve në Kosovë, për çka kanë reaguar  edhe vetë shkrimtarët, që janë indinjuar në Ministrin dhe zëvendësministrin e Kulturës në Qeverinë Kurti.





Pas 11 vjetësh Ministria e Kulturës e Kosovës nuk financon revistën e vetme letrare-artistike METAFORA të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, që faktikisht është revista e vetme kësisoj në gjithë hapësirën shqiptare dhe në diasporë!?

Ky vendim absurd me një arsyetim të paarsyeshëm po u pamundëson shkrimtarëve dhe studiuesve të letërsisë publikimin e krijimeve letrare, publicistike e shkencore, që ishte një dritare nga mund të shihej veprimtaria e LSHK-së dhe e krijuesve të gjithë hapësirës sonë. Aty publikoheshin kumtesat, poezitë, prozat, pjesët dramatike dhe shkrime kritike e eseistike të krijuesve më të afirmuar e të atyre që bënin hapat fillestarë në krijimtarinë letrare.

Edhe pse qe njëmbëdhjetë vjet kanë dalë nga tre e katër numra në vit të “Metaforës” dhe është financuar me mjete mjaft modeste, është botuar pa honorarë të autorëve, tani qenka gjetur një “shkak” se gjoja LSHK-ja qenka OJQ dhe nuk iu mundësuaka financimi? Dihet se “Metafora” është shpërndarë gjithandej dhe në manifestime të LSHK-së falas. Por Ministria e Kulturës e Kosovës  “e pa të arsyeshme” ta mbyllë të vetmen dritare të shkrimtarëve, pa të cilët nuk mund të ketë vepra letrare, teatër, film, seri e krijimtari të tjera.

Në orën n letrare "Metafora", do të lexojnë vetëm 30 poetë që poezitë e tyre ata duhët ti dorëzojnë   perosnalisht më dt.30 tetor 2021 deri në ora 12:00 tek  Komisionit letrar i "Metaforës", i cili caktohët aty për aty më datën 30 tetor 2021.




  Do të lëxojnë vetëm  30 poetë  ,të caktuar për lexim nga Kryesia e LSHK-së.




Festivali do të mbahët në Bibliotekën Kombëtare Universitare nga ora 12:00, ku  në fillim do të lexohën disa kumtesa si dhe do të përurhën edhe  disa libra  të shkrimtarëve që janë të të botuara nga shkrimtarët  gjatë këtij viti në Kosovë , më forca vetanake - financiare të vetë shkrimtarëve.

Flori Bruqi


Nuk mbrohet UÇK-ja duke u munduar për ta mundur familjen e simbolit kombëtar, Komandantit Legjendar, Adem Jasharit!...





 Grupet e padrejtësisë të infiltruara përmes partive politike, përmes pafytyrësisë së tyre të organizuara për interesa të veta personale, menduan se fituan në zgjedhjet e lira, në qytetin e Skënerajt, mbi interesin e përgjithshëm kombëtar!...




-Forcat e organizuara politike vazhdimisht, fatëmirësi është për popullin në zgjedhje përmes votës së lirë të fitojnë forcat e organizuara të drejta politike, ndërsa fatkeqësi është për popullin kurë fitojnë në zgjedhje forcat e padrejta të organizuara në parti politike përmes zgjedhjeve të lira, fatkeqësisht kjo ndodhi në Skënderaj!...




-Popull i nderuar mos bieni pre e organizimeve përmes forcave të padrejta të atyre partive politike ku është përfitimi materjal i individëve, e jo interesi i përgjithshëm kombëtar si në rastin e zgjedhjeve të lira në komunën e Skënderajt...




-Komanfanti Legjendar, Adem Jashari, dhe familja e tij për popullin shqiptar është shenjtri!...






Nuk mbrohet UÇK-ja në Hagë duke u munduar për ta mund familjen e shenjt të kombit shqiptar...



-Familja e Legjendarit Adem Jashari është dhe do të jetë në jetë, është dhe do të mbetet në dritë të vërtet, është dhe do të mbetet burim i rrezatimit të dritës për gjithë shqiptarët në tërë rruzullin tokësor, assesi jo vetëm për një komunë!...

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...