2021-11-24

Qyteti imagjinar do të bëhet realitet/ Tetëkëndëshi që do të notojë në Detin e Kuq (Pamjet mahnitëse)

 




Një qytet në formë tetëkëndëshi që do të notojë në Detin e Kuq do të ndërtohet së shpejti, ka njoftuar Arabia Saudite.

Sipas mediave të huaja, ndërtimi i propozuar, i quajtur Oxagon, pritet të jetë i vendosur në skajin e rajonit më të ri të vendit në veriperëndim,  Neom.

Neom, projekti kryesor i princit të kurorës Mohammed bin Salman, është një qytet-shtet i planifikuar që do të mbulojë 10,000 milje katrorë të provincës Tabuk të Arabisë Saudite, pranë kufijve të saj me Jordaninë dhe Egjiptin.

Neom është një kombinim i fjalës greke neos, ose ‘i ri’, dhe mustaqbal, arabisht për ‘e ardhme’.

Ai supozohet të jetë pjesë e një plani ambicioz për të larguar Arabinë Saudite nga varësia nga nafta dhe për ta transformuar vendin në një qendër teknologjike si Silicon Valley, duke përfshirë gjithashtu qytete, qendra kërkimore, zona arsimore dhe atraksione turistike.

Por ndërtuesit nuk kanë zbuluar ende se sa do të kushtojë projekti ose si do të lundrojë “Oxagon”.

Planet për Neom tregojnë se do të jetë 33 herë më i madh se qyteti i Nju Jorkut dhe do të ketë një qytet në qendër të tij, i quajtur gjithashtu Neom.

Neom postoi një video në Tëitter të martën e kaluar, ku pretendon se Oxagon do të jetë “shtëpia e portit të parë plotësisht të automatizuar në botë dhe qendrës së integruar të logjistikës”.

Projekti financohet nga fondi sovran i pasurisë së vendit, Fondi i Investimeve Publike, kryetar i të cilit është Princi i Kurorës.

“Neom është një përshpejtues i përparimit njerëzor dhe një vizion se si mund të duket një e ardhme e re”, sipas një njoftimi nga janari.

Planet përfshijnë taksi fluturuese, një park argëtimi të stilit Jurassic Park me dinosaurët robotikë dhe dendësinë më të madhe të restoranteve me yje Michelin në botë.


Depresioni te meshkujt/ Sëmundja që shteron shpirtin dhe fik jetën

 

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se rreth 1 në 4 shqiptarë preken nga depresioni të paktën një herë në jetë. Moshat e prekura nga simptomat e depresionit janë nga 20-55 vjeç. Për një kohë të gjatë, depresioni në vendet postkomuniste siç është edhe Shqipëria, konsiderohej me pa të drejtë si dobësi e karakterit, sidomos tek meshkujt.

Një dokument i ISHP-së mbi përhapjen e depresionit në vend, nënvizon faktin se ajo është shumë herë më dërrmuese në mesin e të rriturve në Shqipëri, për vetë faktin se njerëzit nuk flasin për të dhe nuk marrin trajtimin e duhur. Ky dokument tregon se rreziku i depresionit është më i lartë mes femrave, por nuk mbeten pas as meshkujt.

Si manifestohet depresioni tek të dy gjinitë
Gratë dhe vajzat e prekura nga depresioni kanë simptoma të ndryshme. Në vija të përgjithshme ato përjetojnë trishtim, mërzi, të qara dhe kaplohen nga ndjenja tejet negative. Meshkujt nga ana tjetër, ndonëse mund të kenë rënë në dëshpërim, nuk e shprehin dot lehtë trishtimin dhe mërzinë. Meshkujt e tregojnë depresionin nëpërmjet zemërimit, irritimit dhe agresivitetit.

Ata janë implusivë, apatikë, kanë vetëvlerësim të ulët, fajësojnë gjithmonë të tjerët, izolohen nga shoqëria. Meshkujt që bien në depresion, kanë një nevojë të madhe të jenë nën kontroll të gjërave. Ata mund të kenë edhe tendencën të konsumojnë lëndë narkotike, të luajnë bixhoz dhe të tregojnë një sjellje të rrezikshme seksuale. Të gjitha këto simptoma shërbejnë si mburojë për trishtimin e brendshëm. Përjetimi i depresionit tek të dyja gjinitë bashkohet nëpërmjet disa simptomave të përbashkëta siç janë: mungesa e energjisë, përqendrimi i dobët dhe humbja e interesit.

Ndikimi i depresionit tek trupi i një mashkulli
Çrregullimet me humorin nuk janë vetëm një problem emocional. Ndikimi fizik është i fortë. Meshkujt që bien në depresion, ankohen më shpesh për dhimbje koke, probleme me tretjen dhe dhimbje të tjera të trupit. Depresioni prek direkt fjetjen dhe ushqyerjen. Përpos të tjerave, meshkujt e kanë të vështirë të diskutojnë për çështje emocionale dhe kanë më pak gjasa të kuptojnë efektet fizike të depresionit.

Si trajtohet depresioni tek burrat dhe djemtë?
Një mashkull vështirë të kërkojë trajtim mjekësor për depresionin. Këtu hyn në lojë, familja, bashkëshortja, fëmijët dhe miqtë, të cilët duhet ta mbështesin dhe ta inkurajojnë. Një nga këshillat bazë në diskutimin e çështjes me një mashkull të dëshpëruar është që të mos përmendet fjala ‘depresion.’ Këshilla e dytë është që duhet të keni shumë durim dhe të jeni inkurajues.

Mbi të gjitha, duhet të jeni dëgjues të mirë, ta ndihmoni të ushqehet mirë, të kryejë aktivitet fizik dhe të angazhohet në shoqëri. Vendosni objektiva ditorë që mund të arrihen lehtë dhe ndihmojeni t’i arrijë ato. Lëni një takim tek një mjek, me të cilin një mashkull e ka më të lehtë të diskutojë për simptomat fizike të depresionit. Kini kujdes. Meshkujt e prekur nga depresioni janë shumë herë më të prirur të kryejnë vetëvrasje.

Gratë përpiqen, ndërsa meshkujt ia arrijnë
Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në vitin 2016, numri i vetëvrasjeve prej depresionit në vendin tonë arriti në 235.

Seks me vajza të showbiz-it? Getinjo e thotë troç!

 Këngëtari i njohur Getinjo edhe pse nuk është shpesh aktiv në tregun muzikor arrin të bëjë bujë sapo lançon ndonjë projekt të ri.




Ai arrin të tërheqë vëmendjen edhe me e tij në rrjete sociale! Shpesh reperi është përfolur në media për flirtimet e tij me vajza të njohura të showbiz-it dhe këtu përmendim, Megi Pojanin, Ana Lleshin, modelen Endi Demneri e të tjera. E si pasojë e këtyre flirteve, është krijuar përshtypja se ai ka patur shumë marrëdhënie me të famshme.

Mirëpo, reperi iu është përgjigjur troç ndjekësve, teksa këta të fundit e kanë pyetur për marrëdhënie seksuale me femrat shqiptare të njohura, ndërsa ai në fakt na habiti pak me përgjigjen e tij duke u shprehur se nuk ka patur kurrë diçka me to!

“Duhet të jesh patjetër VIP-e që të bësh seks me ty?”, e pyet ndjekësja, ndërsa Getinjo i përgjigjet: “Pasha krijuesin, s’kam pas sex me asnji që është VIP”.

2021-11-23

Kthimi për në shtëpi u kthye në tragjedi, itinerari i udhëtimit të turistëve shqiptarë në Stamboll

 Një udhëtim i nisur të premten e 19.11. 2021.nuk ishte menduar se do të kthehej në tragjedi për turistët e nisur nga Shkupi drejt Stambollit.

Agjencia Besa Trans ka ndarë në rrjetet sociale foto dhe video nga i gjithë itinerari i cili ka nisur pikërisht mbrëmjen e të premtes.


Gjatë udhëtimit, 50 turistët që ishin përfshirë në këtë tur kanë bërë edhe një shëtitje në det duke kërcyer ne ritmet e muzikës shqiptare.Kthimi ishte parashikuar mbrëmjen e djeshme nga Bullgaria, por diçka nuk ka shkuar mirë dhe autobusi ka shpërthyer në flakë në Bullgari.Për pasojë kanë ndërruar jetë 45 persona, shumica e të cilëve me origjinë shqiptare. Mes viktimave janë edhe dy shoferët e autobusëve.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur tre ditë zie kombëtare, për të nderuar 45 viktimat e tragjedisë në Bullgari.

Kryeministri Zoran Zaev, në një postim në rrjetet sociale bën me dje se ditë zie janë shpallur 23, 24 dhe 25 nëntori, ndërsa flamuri do të jetë gjysmë shtizë. Kryeministri thekson se të gjitha ngjarjet publike do të shtyhen dhe mediat duhet të përshtatin përmbajtjen e programacionit të tyre.






“Qeveria në seancën e sotme të jashtëzakonshme shpalli tre ditore zie në territorin e gjithë vendit, për aksidentin tragjik në Bullgari, në të cilin humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë.Ditë zie janë shpallur 23, 24 dhe 25 nëntori (e martë, e mërkurë dhe e enjte), ndërsa gjatë ditëve të zisë flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe përfaqësuesit diplomatik të vendit jashtë vendit, do të jetë gjysmë shtizë.

Të gjitha ngjarjet publike shtyhen dhe mediat duhet të përshtatin përmbajtjen e tyre në përputhje me zinë e shpallur tre ditore,” shkruan Zaev. 

Kompania “Besa Trans”, autobusi i të cilës u shkrumbua në rrugën Struma në Bullgari ku u dogjën 45 udhëtar nga Maqedonia ka katër padi penale për mos respektimin e protokolleve të Covidit në vitin 2021, transmeton Almakos.

Për mediat këtë gjë e vërtetuan nga Inspektorati shtetëror i transportit. Prej atje thuan se gjatë këtij viti në vendkalimet kufitare janë kryer katër kontrolle të inspektorëve në bazë të respektimit të masave ndaj autobusëve të kësaj kompanie dhe në të gjitha rastet janë dhënë padi penale.

Ligjërisht, veprat janë trajtuar penale pasi që gjatë kohës së pandemisë është kërkuar respektim i protokolleve kundër Covid 19, por në autobus gjithmonë ka pasur numër më të madh të udhëtarëve sesa ka qenë e lejuar, gjegjësisht e shënuar në momentin.Nga Inspektorati thuan se “Besa Trans” i ka të gjitha licencat dhe lejet e nevojshme për transport të lirë ndërkombëtar, ndërsa në mënyrë transit më shpesh e ka shfrytëzuar vendkalimin kufitar në Deve Bair.

Flori Bruqi

Digjet autobusi, humbin jetën 46 turistë, shumica shqiptarë

Nga Flori Bruqi 


Qeveria e Maqedonisë ka marrë vendim që të shpallë tre ditë zie për shkak të aksidentit të autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 persona. Flamujt shtetërorë para qeverisë tashmë janë ulur në gjysmështizë.

Përveç familjes me katër anëtarë me dy fëmijët 4 vjeçar binjakë që u shua, në këtë tragjedi humbën jetën edhe 5 nxënës të shkollës fillore “Ismail Qemali” në Shkup. Nxënësit në këtë udhëtim ishin së bashku me familjarët e tyre


Drejtori i përgjithshëm i policisë bullgare Stanimir Stanev në një prononcim për Deutsche Welle ka deklaruar se në autobusin e përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm po udhëtonin 52 pasagjerë.

Ai ka deklaruar se 50 pasagjerët kanë qenë me origjinë shqiptare ndërsa dy shoferët ishin me origjinë maqedonase.

“Sipas informacioneve të para 52 pasagjerë ishin duke udhëtuar me autobusë, përfshirë dy shoferë me kombësi maqedonase dhe 50 pasagjerë me kombësi shqiptare”, ka thënë ai.Kryekomisioneri nuk ka komentuar shenjat e rrugëve por thekson se deri më tani ajo që dihet është se zjarri mund të ketë nisur në tubat ose depozitat e naftës.

Duket se ka informacione se ka pasur depozita apo tuba të naftës shtesë. Me shumë mundësi bëhet fjalë për një mosfunksionim teknik nëse ka ndodhur para aksidentit. Nëse është nga aksidenti, është krejt normale, duke pasur parasysh mungesën e disa parmakeve, të ketë shkëndija, për pasojë autobusi ka marrë flakë”, tha ai.

45 janë viktimat me origjinë shqiptare nga Maqedonia nga aksidenti tragjik që ndodhi në Bullgari. Mes tyre është edhe i riu Visar Aliti, ndërsa i ati i tij ka arritur që të shpëtojë. “Sipas informatave te familjareve ne aksidentin e tmerrshem qe ndodhi naten e kaluar kan qene edhe dy bashkfshatar tone njeherit edhe Mergimtar nga Belgjika.Edhe nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Bullgari kanë konfirmuar për bTV se shumica e pasagjerëve në autobusë ishin nga Maqedonia e Veriut. 

Orhan Aliti i cili fatmirsisht i ka shpetuar aksidentit dhe eshte mire me shendet si dhe djali i tij Visar Aliti i cili per fat te keq nuk arriti te shpetonte.Lusim Allahun familjes tia shtoj sabrin” shkruan Zhurnal, që bazohet te postimet në rrjetet sociale të miqve dhe familjarëve të viktimave që janë tronditur nga tragjedia “Te Allahut jemi dhe tek Ai te gjith do te kthehemi

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullatës, kryekomisioneri Nikolaj Nikolov në një intervistë për mediat vendase është shprehur se dy janë shkaqet kryesore të tragjedisë me 45 viktima në Bullgari, ku dyshohet se shumica janë shqiptarë nga Maqedonia.

Sipas tij një ndër dyshimet kryesore është se ngjarja mund të ketë ndodhur pas përplasjes së autobuzit me pengesat pasi në një hapësirë prej 20-30 metrash mungojnë parmakët të cilat dyshohet se autobusi i ka marrë me vete rreth 100 metra larg, nisur nga gjurmët e frenimit.

Ndër të tjera ai thekson se deri më tani numri i viktimave është 45 dhe pse në disa raportime thuhet se numri shkon në 46, Nikolov thekson se numri i saktë i viktimave do të dalë pas largimit të trupave, pasi aktualisht duhet dhe të konfirmohet nëse gjatë udhëtimit ka pasur transferim të udhëtarëve nga një autobus në tjetrin. Drejtori i policisë bullgare: 50 pasagjerët në autobusin që u dogj ishin me origjinë shqiptare.Pasagjerët që arritën të largoheshin nga autobusi u larguan vetë. sipas tij disa nga viktimat janë gjetur grumbull në derën e autobusit si përpjekje për të shpëtuar, mes të cilëve dhe një nënë me dy fëmijë në krahë është gjetur para derës se autobusit.

Dyshimet e para janë se dy shoferët kanë humbur jetën të parët ndaj dhe nuk kanë mundur që të hapnin dyert e autobusit që të dilnin pasagjerët.

Presidenti Ilir Meta ka shprehur trishtim për ngjarjen e rëndë të ndodhur Bullgari ku si pasojë e shkrumbimit nga flakët një të autobusi me turistë nga Maqedonia e Veriut ku humbën jetën 45 persona, ndërsa 7 ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Meta shprehet se ndjen hidhërim të madh për humbjen e jetës së shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut duke i uruar shërim të shpejtë të mbijetuarve.

“Hidhërim i madh dhe trishtim i thellë për humbjen aksidentale tragjike të jetës të bashkëkombësve tanë nga Maqedonia e Veriut.




Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Autobusi me targa nga Maqedonia e Veriut mori flakë në një autostradë bullgare dhe si pasojë humbën jetën 46 persona mes tyre 12 fëmijë.



Autobusi ka udhëtuar me mbi 100 kilometra në orë dhe nuk ka shfaqur asnjë milimetër frenim, që do të thotë se shoferi nuk ka reaguar në mënyrë adekuate. Aksidenti ishte absolutisht rezultat i gabimit njerëzor“, tha për BTV Sekretari i Sigurisë së Pernikut, Vasko Pirgov, i cili mbërriti në vendngjarje me policët dhe zjarrfikësit e parë.

Ai tha se autobusi nuk u përmbys dhe shoferi u përpoq të kthehej majtas, duke shtuar se ka video pamje “të cilat nuk janë të këndshme për t’u parë”.

Pamja është e frikshme. Autobusi është djegur pjesa e përparme, personat në (spitalin) “Pirogov” ndodheshin në pjesën e pasme të autobusit. Autobusit i është thyer xhami i djathtë dhe kanë dalë prej aty, tha Pirgov.




Autobusi ka udhëtuar me mbi 100 kilometra në orë dhe nuk ka shfaqur asnjë milimetër frenim, që do të thotë se shoferi nuk ka reaguar në mënyrë adekuate. Aksidenti ishte absolutisht rezultat i gabimit njerëzor“, tha për BTV Sekretari i Sigurisë së Pernikut, Vasko Pirgov, i cili mbërriti në vendngjarje me policët dhe zjarrfikësit e parë.

Ai tha se autobusi nuk u përmbys dhe shoferi u përpoq të kthehej majtas, duke shtuar se ka video pamje “të cilat nuk janë të këndshme për t’u parë”.

Pamja është e frikshme. Autobusi është djegur pjesa e përparme, personat në (spitalin) “Pirogov” ndodheshin në pjesën e pasme të autobusit. Autobusit i është thyer xhami i djathtë dhe kanë dalë prej aty, tha Pirgov.

Sipas tij, rreth një orë e gjysmë para aksidentit, autobusi është ndalur në një pikë karburanti në autostradën “Struma”, ku pasagjerët kanë shkuar në tualet dhe kanë bërë pushim për rreth gjysmë ore. Ai beson se është e përjashtuar mundësia që shoferi të ketë rënë në gjumë, sepse pompa e karburantit ndodhet 15 minuta me makinë nga vendi i aksidentit.

“Rruga eshte ne gjendje perfekte. Ky është një gabim i shoferit. Nuk ka mundësi që autobusi të ketë rrëshqitur në rrugë, nuk ka shenja frenimi. Autobusi ka marrë flakë nga përpara. Vetë autobusi kishte tuba nafte”, tha Pirgov, duke shtuar se “zjarri ka filluar nga pjesa e përparme e autobusit, me shumë gjasa në sistemin e ngrohjes”.

“Rruga eshte ne gjendje perfekte. Ky është një gabim i shoferit. Nuk ka mundësi që autobusi të ketë rrëshqitur në rrugë, nuk ka shenja frenimi. Autobusi ka marrë flakë nga përpara. Vetë autobusi kishte tuba nafte”, tha Pirgov, duke shtuar se “zjarri ka filluar nga pjesa e përparme e autobusit, me shumë gjasa në sistemin e ngrohjes”.

Familjarët të cilat kanë pas të afërm në autobusin e shkrumbuar në Bullgari ndodhen pranë kompanisë Besa Trans dhe presin informacione për familjarët.

Një qytetar nga Tetova thotë se nuk ka asnjë informacion për bashkëshorten tij dhe bashkëshorten  vëllait të tij, të cilat kanë qenë në autobusin e aksidentuar në Bullgari,ka thënë ai për TV21.

Ndërkaq njoftojnë se kanë kontaktuar edhe autoritetet bullgare, ku vetëm u është thënë se 7 pacientë po trajtohen në spital dhe shpresojnë se një nga to të jenë dhe familjaret e tyre.

Para tre ditëve kemi pas kontaktin e fundit dhe sot marrim lajmin e keq. Ato kanë qenë në autobus pasi Alsat ka dhënë emrat e pasagjerëve që kanë qenë brenda. Ndërkohë 7 persona janë të shtruar në spital por ne nuk kemi asnjë informacion”, ka thënë ai.

2021-11-22

Një fushë e artë e krijimtarisë shqiptare në Kosovë

 

Nga Fatmir Terziu

Në vend të hyrjes

Rrahman Dedaj është një nga penat shqiptare që do të mbahet mend gjatë. Në strukturën e letrave shqiptare në Kosovë, emri i tij është i pranishëm në tërë aspektin global të fushës letrare. Që nga skicimet e deri tek rrëfimet me vlera, që nga artikujt e deri tek drejtimi i revistave. Kështu emri i tij shfaqet edhe në drejtimin e revistës “Jeta e Re”, Rrahman Dedaj në vitin 1973, ishte përpos emrave si Esad Mekuli, Rexhep Qosja, Hasan Mekuli, Ali Jasiqi etj. Por ai është mbi të gjitha poeti që ndikoi bashkë me një grup tjetër poetësh në modernizimin e letërsisë shqipe pas luftës. Bashkë me poetët e tjerë, si Ali Podrimja, Din Mehmeti, ai solli risi të reja. Por a ishte vetëm poet Rrahman Dedaj?



Dedaj jo vetëm poet



Shkrimtarin dhe poetin e shquar shqiptar, Rrahman Dedaj, jemi mësuar t’a quajmë poet. Poetin më në zë të Kosovës. Jemi mësuar t’a vlerësojmë për poezinë e tij. Kanë shkruar dhe e kanë cilësuar sit ë tillë mjaft studiues, kolegë e kritikë. Por, atij në fakt nuk i është dhënë kurrë e drejta, kurrë nuk i është thënë se vepra e tij për fëmijë e rendit në majat e letërsisë shqipe të të gjitha kohërave, pse jo edhe në piedestalin e letërsisë kontemporane për fëmijë në Botë. Pse e themi këtë me bindjen tonë duke lexuar dhe analizuar krijimtarinë e tij në përgjithësi e sidomos në këtë aspekt. Në analizën tonë do të argumentojmë me fakte dhe me detaje.
Në një nga njoftimet tejet dashamirëse të stacionit televiziv RTK veç lajmit tejet pozitiv “U promovua kompleti i veprave letrare të Rrahman Dedajt” thuhet: “Rrahman Dedaj, e ka filluar, vazhduar dhe përfunduar krijimtarinë e tij poetike, duke shkruar vargje moderne për traditën, kulturën, për thesaret shpirtërore e morale të Kosovës dhe të gjitha trojeve shqiptare.” Edhe kur u promovua vepra e tij letrare thuajse ishte e njëjta rrjedhë. Në promovimin e kompletit të veprave letrare të Rrahman Dedajt, të botuara nga Shtëpia Botuese “Faik Konica” dhe e përkrahur financiarisht nga Ministria e Kulturës, thuhej se pena e tij ishte edhe rrëfimtare e ndjeshme. Kështu mjaftojnë vetëm pak fakte të ndalim hovin tonë për ta kanalizuar krijimtarinë e tij thjesht si të ‘poetit Dedaj’. Vërtet ai ishte dhe mbetet një poet i veçantë, por ai ndërtoi mjaft bukur dhe këndshëm edhe në prozë.

Shkrimtari Rrahman Dedaj krijimtarinë letrare e filloi herët, në kohën kur në Kosovë ishin të paktë njerëzit që merreshin me të. Të gjitha veprat me poezi për të rritur dhe për fëmijë, janë përfshirë në botimin e tplotë të veprës letrare në katër vëllime.

Rexhep Qosja: përvojat që përmbanin historia dhe metodologjia kombëtare, krijimtaria gojore e popullit, përmblidhen në poezinë e Dedajt

Duke shtuar më tej lexohet: “Akademik Rexhep Qosja, tha se përvojat që përmbanin historia dhe metodologjia kombëtare, krijimtaria gojore e popullit, përmblidhen në poezinë e Dedajt, me një thellësi kuptimore dhe me një figurshmëri, pothuajse të paprovuar më parë në poezinë shqipe.” (po aty). Dhe më tej ndriçohet duke cituar, Qosen, që shprehet: “Rrahman Dedaj është poeti, i cili me thellësi dhe figurshmëri të veçantë e ka kënduar fatin e Kosovës, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e saj. E ka filluar, vazhduar dhe përfunduar krijimtarinë e tij poetike duke shkruar vargje moderne për traditën, kulturën, për thesaret shpirtërore e morale të Kosovës dhe më në fund të gjitha trojeve shqiptare” (Qosja, po aty).
Në tërë këtë kuptohet qartë e harruara ose e anashkaluara e arritjeve dhe vlerave të Dedajt në fushën e krijimtarisë prozaike për fëmijë. Po të marrim si shkas vetëm njërin nga tregimet e tij për fëmijë, pikërisht tregimin “Si lindi tregimi” shohim qartë se shkrimtari Rrahman Dedaj, nuk është vetëm poeti që këndon bukur dhe rrjedhshëm, por edhe shkrimtari që vë këngën e tij të mrekullueshme të fjalës shqipe në gjuhën e moshave të ‘urritura’ për stilin e tij. Ja se si shkruan ai në këtë tregim: “Na ishte njëherë një përrallë, e në përrallë një princeshë e vogël. Princesha kishte në kokë një kurorë të argjendë e në gisht një unazë të artë. Thesari i saj më i madh ishte fjala. Fjala e saj ishte e ëmbël. Në këtë përrallë dëshiruan të hynin të gjithë fëmijët e botës. Prandaj s’ka pasur fëmijë që nuk e dinte përmendësh. Secili prej tyre dëshironte të ketë kurorë të argjendë mbi kokë, unazë të artë në gisht dhe të qeshte ëmbël. Por, një ditë ngjau diçka e papritur. Fëmijët më nuk deshën të mendonin për përrallën. E harruan shumë shpejt. Kush ishte fajtor për këtë? A thua, fëmijët i hidhëroi princesha e bukur, apo këta ia kishin zili?! Jo as njëra as tjetra. Por ngjau diçka fare e çuditshme. Në përrallë hynë njerëzit e këqinj-kusarët. Ata deshën t’ian marrin princeshës kurorën e argjendë dhe unazën e artë. Atëherë princesha iku prej përrrallës. Në përrallë mbetën vetëm kusarët…”

Vlerat e Dedajt

Duke vazhduar sërrish me vlerësimin ndaj veprës së Rrahman Dedajt, paharruar idetë e reja që përshkojnë poezinë e Dedajt, duhet shtuar dhe vlerësuar se ai e ka sjellë Evropën në poezinë tonë shqipe. Akademiku Sabri Hamiti, shprehet se poezia e Rrahman Dedajt, e shkruar për një gjysmë shekulli, ‘nuk ka ndërrime të mëdha.”. Hamiti shton më tej se “Ajo plotësohet e zgjerohet nëpërmjet varianteve për të dëshmuar një origjinalitet.” Ky identitet poetik përbëhet nga shprehja spontane, ndjeshmëria e figura e parë elementare. Nënvizojmë që poezia e Dedajt nga fillimi deri në fund e ruan karakterin e vet themelor, flet qetë duke figuruar, thotë më thellë duke sugjeruar, kërkon afri e dashuri, e cila kalon nga niveli i mallit në nivelin e mallëngjimit.

Por edhe pse nuk është lënë pa u përmendur edhe krijimtaria për fëmijë e shkrimtarit Dedaj, pjesëmarrësit janë mjaftuar të shprehen, se “Rrahman Dedaj është një nga shkrimtarët serioz të brezit të dytë të shkrimtarëve tanë për fëmijë, brez që bëri përpjekje që krijimtarinë tonë letrare për fëmijë ta barazojnë me atë të letërsive më të zhvilluara moderne për fëmijë.” Dhe këtë nuk mund t’a themi thjesht si një përpjekje të Dedajt. Vepra e tij është arritje dhe vlerë. Ajo flet qartë. Tregimi i cituar në vazhdim përshkon pa dorashka këto vlera, këto arritje në zbukurimin e tij filozofik. Ai është mjeshtër në gatimin e filozofisë që flet bukur edhe për këtë moshë: “Kështu këtë përrallë e harruan fëmijët, por tregimi për princeshën nuk mori fund.
Ajo doli në breg të detit dhe takoi peshkatarët. Ata ishin njerëz të mirë. Ia dhanë një barkë me margaritarë dhe i thanë të jetëojë në mesin e tyre dhe bashkë të shëtisnin në det.

“Ju jeni shumë të mirë. Puna juaj është e ëmbël, rrjetat tuaja janë të dashura, por mua më duhet të shkoj dhe të hyj në përrallën e bukur, që e duan fëmijët”, tha princesha.

Atëherë e mori barkën me margaritarë dhe u nis nëpër detin e kaltër. Peshkatarët e përshëndetën prej bregut të detit me shamia të blerta dhe i uruan lundrim të këndshëm.

Ajo largohej e prej së largu i shkëlqente kurora e argjendtë dhe unaza e artë. Rrezet që binin mbi të, shndërroheshin në ylbera.

Para se të arrinte në bregun tjetër, princesha dëgjoi një këngë. Ajo ishte kënga e tre vocërrakëve të mirë dhe, të armatosur me harqe dhe me shigjeta. Kishin dalë për t’i vrarë kusarët dhe për të shpëtuar princeshën. Kur barka iu afrua bregut të detit dhe zbriti princesha e vogël, vovërrakët i këndonin dhe i buzëqeshnin. Ajo zu të shpërndajë margaritarë dhe t’u flasë me ëmbëlsi:

“Do t’i thërrasim gjithë vocërrakët e botës!”

“Të gjithë do të flasim ëmbël!”, thanë fëmijët.

“Dhe do të këndojnë si ju”, shtoi princesha.

“Kjo do të ishte më mirë se në përrrallë. Ky do të sihte tregimi më i bukur që është shkruar deri më tash”, buzëqeshën fëmijët.

“Në tregimin tonë s’kanë për të hyrë më kusarët, as njerëzit e këqij”, - shtuan fëmijët.

Dhe kështu në vend të përrallës, lindi tregimi i bukur për tre fëmijët e mirë dhe për princeshën me kurorë të argjendtë dhe me unazë të artë. (Dedaj).

Kështu duke u ndikuar dhe mahnitur fuqimisht me leximin e Rrahman Dedajt në këtë fushë, natyrshëm fjala është për vendin e merituar të krijimtarisë së tij. Pra, vepra e tij, më saktë letërsia për fëmijë nuk duhet të jetë shkak për “etërit e letërsisë sonë didaktike”. Ne jetojmë me letërsinë e tij për fëmijë dhe më tej…Jo më kot e kam përfshirë edhe në Antologjinë e vetme poetike në Gjuhën Angleze, “Eagles Voices”, që ndodhet edhe në British Library, këtë figurë të nderuar të krijimtarisë shqiptare.

Figura dhe jeta e krijuesit

Rrahman Dedaj lindi më 1939 në fshatin Penduhe, afër Podujeves, Kosovë. Shkollën fillore e kreu ne Podujeve, shkollën normale dhe fakultetin filozofik ne Prishtine. Me letërsi filloi te merret qysh ne bankat e shkollës. Ka botuar keto vepra: “Zogu dhe Kulla”, “Me sy kenge”, “Simfonia e fjales”, “Balada fshehur”, “Etje”, “Fatkeqesia e urtise”, “Kryqezim hijesh”, (poezi per te rritur). Pastaj përmbledhje të tregimeve “Fshehtësia” dhe “Medaljoni” si dhe përmbledhjen e vjershave për fëmijë “Dy liqej”. Ai është edhe autor i disa tregimeve për fëmijë. Me tregimi për fëmijë “Si lindi tregimi” ai ka kristalizuar edhe një të pathënë për krijimtarinë e tij, duke e rradhitur atë mes emrave të shquar, jo vetëm nëmesin e poetëve shqiptarë, pore dhe në mesin e një mjeshtri të letërsisë për fëmijë. Është parathënë në një nga studimet e Nehas Sopajt se “është vështirë të emërtohen të gjithë, por më të njohur janë M. Kuteli, R. Hoxha, O. Grillo, A. Islami, Rr. Dedaj, I. Kadriu etj, të cilët e kanë pasur horizontin e letërsisë shqipe me përrallat e ritreguara dhe fëmijët i lexojnë me kurreshtje” (Sopaj, 2007:70). (Lexo: Letërsia për fëmijë, Nehas Sopaj, 2007, botim i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Shkupit.)

FLORI BRUQI, INTELEKTUAL I SHQUAR I KOMBIT SHQIPTAR

 

NGA KOZETA NUSHI

Nëse mer në dorë librin publicistiko – shkencor “POLEMIKA SHQIP” , botuar në Prishtinë, në vitin 2009, librin e intelektualit të shquar të kombit shqiptar, Z.Flori Bruqi, i njohur nga mediet si shkrimtar dhe publicist, po nga unë, Kozeta Nushi, i njohur si shpirti, pasqyra e kombit, zbulon shumë të vërteta rrënqethëse mbi masakrën e Reçakut, aty ku më 1999 u krye krim kundër njerëzimit.
Sipas Z.Flori: KRIMI E KA EMRIN KRIM.
SHPIFJA E KA EMRIN SHPIFJE.
MASAKRA E KA EMRIN MASAKËR.
E KËSHTU ME RADHË.
Në këtë libër jepet gjithashtu një listë e gjatë emrash të të vrarëve shqiptar, me ditëlindje dhe vende ku janë masakruar, apo vrarë, në luftën e fundit më 1998-1999 në Kosovë, ngs ish ushtria, policia apo paramilitarët serb.
Në librin: “GUXIMI SHQIPTAR” – botuar në vitin 2008, në Prishtinë, Z.Flori Bruqi ringjall kombin etnik shqiptar, popullin e lashtë pellazgjiko – iliriko – shqiptar.
Shumë interesant është shkrimi:”NAPOLEON BONOPARTI DHE SHQIPTARËT”
Një mbresë të veçant të lënë shkrimet: ”HERO NË LUFTË, HERO NË PAQE, RAMUSH HARADINAJ.”
“RAMUSHI – VIKTIM E SITUATËS (NEO) KOLONIALE”; “ÇAMËRIA, EPIRI I VERIUT DHE GJENDJA SOT”- është një tjetër tem e fortë që Z.Flori Bruqi prek me penën e tij të fuqishme, duke bërë që t’ju erren sytë, t’ju merret goja dhe të skërmisin dhëmbët shumë shpifës e falsifikator të vërtetash historike.
Z.Flori Bruqi është shumë i drejtpërdrejt, sepse e thellë dhe e fortë është dashuria e tij për kombin. Me duart dhe penën e tij të fortë, Z. Flori Bruqi çan terrin dhe sjell Diellin.
“OLIMPI SHQIPTAR”(PIKËPAMJE, KRITIKË,VLERËSIME,POETIKË)- është një tjetër libër i nxjerrë në dritë.Përmendja e Z.Fatos Arapi në këtë libër, më sjell në mendje një kujtim të fshehur në sirtarin e mendjes sime:
Isha në një panair libri, në Tiranë, ku fatmirësisht merrnin pjesë shkrimtar shqiptar dhe kosovar. Para se të hyja tek porta e panairit të librit, Z.Fatmir Toçi, drejtor i shtëpis botuese “Toena” më fton të ulem së bashku me të dhe me Z.Fatos Arapi, në një tavolinë.
Në momentin që Z.Fatmir Toçi paguan për ne të tre,Z.Fatos Arapi me thjeshtësi më pyet se ku punoj aktualisht. Unë i përgjigjem se punoj si mësuese në Fitore.
- Të pëlqen të vazhdosh të shkruash? – më pyet sërish.
- Po, - i them. – Është një pasion i lindur tek unë dhe më i fortë se unë.
- Si je nga gjendja ekonomike? – më pyet pa më vënë në siklet.
- Jam shumë mirë, po jo aq sa për të paguar publikimin e librave të mi, - i përgjigjem me sinqeritet.
- Atëherë duhet t’i bësh nervat çelik,- vazhdon ai, po me sinqeritet. – Vetëm kështu, talenti yt, në atë mjedis ku jeton, nuk do të shuhet.”
– Këtu mbaron edhe ky dialog, që mua më kujtohet, ndërkohë që lexoj librin: “OLIMPI SHQIPTAR” Të z.Flori Bruqi.
“NËSE KAM DITUR TË GUXOJ” – është një tjetër libër shkronjë art, i këtij gjeniu të letrave shqipe.
Ndër kritikët e shumtë që përmend, gjej dy kritik të drejt e të rrept: - Z.Fatmir Terziu dhe Prof.Dr.Eshref Ymerin, të cilët i njoh më shumë se të tjerët. Ndjehem mirë nga ky fakt.
Shumë kumbon përshkrimi që Z.Flori Bruqi i bën figurës madhore të presidentit historik, Dr.Ibrahim Rugovës.
Nënë Tereza, - nderi i kombit shqiptar, - ringjallet sërish në shkrimet e tij.
Z.Flori gjithashtu shkruan për Z.Naim Kelmendi, i cili më 25 Shkurt, 2014, në orën 2:27 të mbasdites më shkruan: - “Përshëndetje, e nderuara Kozeta! Lexova poezinë tuaj:” KU T’I GJEJ RRËNJËT E TUA KOSOVË?”
Të lumtë për një poezi të arrirë artistikisht. Të përshëndes me përzemërsi Naimi, botues i Rugova Art, Prishtinë, duke ju uruar gjithë të mirat.
Më mbas mar një tjetër urim: - “Suksese në të tjera poezi”,- nga Z.Vladimir Rama. Midis të tjerash ai shkruan:- poezia juaj ka një kuptim të gjerë, atë të një kombi dhe të një flamuri të përbashkët. – Dhe kështu ai më përshëndet fort, sepse sipas tij, është një kontribut i veçantë në realizimin e kësaj dëshire të përbashkët.
Urimet për këtë poezi, që Albania Press e publikoi me flamurin e shtrenjt shqiptar, duke ngazëllyer shumë shpirtin tim të brishtë, janë të shumta.
Në një kohë që Z.Ferhat Ymeri më dhuron një urim shumë fisnik: - “FLUTURIM TË MBARË NË UDHËTIMIN TËND ARTISTIK DHE ATDHETAR!”,- unë ndjehem keq, si një fëmijë i zënë në faj për këtë shkrim të padërguar tek TRIBUNA SHQIPTARE, - ku pashë të publikuara për herë të parë dy tregimet e mia të para internetike.
Mirëpo duke qenë se si tip, kam nevojë për mbështetje, për një urim, për një fjalë të ngrohtë, nga këto urime ndjehem me të vërtet shumë mirë. Lotët e dhimbjes për padrejtësitë këmbehen me lotë gëzimi, nga përkujdesi i fjalëve të zgjedhura nga mirësia e shpirtit në lidhje me personin tim.
Dhe meqenëse mendoj se në jetë është shumë e rëndësishme, ta ndash si bukën ashtu edhe gëzimin me ata që kanë nevojë, po pa e tepruar, se gjella me kripe e kripa me karar- thotë populli ynë i mençur.-
Unë kam dëshir të ndaj me ju, që do të keni mirësinë të lexoni këtë shkrimin tim edhe një mesazh të dërguar nga vëllai im Z.Lirio Nushi: -
- “ E shtrenjta motërza ime e vogël! Më krenon çdo moment, kur shoh që zemra jote fluturon me shqipet, edhe pse je kaq larg atdheut tënd. E di shumë mirë se lutjet e shkrimeve të tua të fundit, janë një forcë universale që bekojnë Shqipërinë tonë të “mizëruar” nga “errësira e padijes” mbi të vërtetat e mëdha të kombit tonë. Dhe krahët e shqipes tënde në Fluturim, janë të vogla të mbështjellin brengat e mëdha të një kombi të tërë që “rënkon i heshtur”. Sepse shqipet e vërteta janë të vetmuara...!
Po jam i sigurt se forca e zemrës tënde, do të marrë fuqi kur t’i bashkohen miliona të tjera në ajri.
Të përqafoj me mall dhe e di sa pak kohë të ngelet për t’i shkruar këto rrjeshta, sepse vogëlushët e tu William e Cesare(Uiliami dhe Çezare) të shpejtojnë frymëmarrjen nga përkujdesja e madhe që duhet t’ju japësh.
Ti je kranaria më e madhe e jetës sime...
Duke dashur të shkëputem nga fjalët e vëllait tim, tre vjeç më të madh se unë, po vazhdoj të shkruaj me pak fjalë për një tjetër libër te Z.Flori Bruqi. Për librin “TRIUMFI SHQIPTAR” .- të botuar në Rugova Art, i cili sjell mjaft të dhëna për krimet dhe tmerret serbe ndaj shqiptarëve autoktonë që nga Sanxhaku i Nishit, deri ku shtriheshin shqiptarët në trojet e tyre etnike.
Shumë i fuqishëm është shkrimi: “ARDHACAKËT SLLAVË, ARMIQ TË PËRBETUAR TË KOMBIT TONË”, apo “PËRPJEKJET SLLAVE PËR SHFAROSJEN E SHQIPTARËVE”
Mirëpo Z.Flori shkruan: “PUTHJA PËR FEMRAT, MË E RËNDËSISHME SE SEKSI”. – Për këtë, si femër, i jap të drejtë.
Me një interes të jashtëzakonshëm për çdo lexues është shkrimi:” KUVENDI I ISNIQIT, NJË SHEKULL MË PARË, SOLLI BESËLIDHJEN SHQIPTARE”.
Ja, kjo është një përmbledhje shumë – shumë e vogël për Z.Flori Bruqi.
Po unë e respektoj më tepër, për respektin njerëzor që tregon ai ndaj kujtdo, që për një arsye ose tjetër, lidhet me të. Pasi, nëse në jetën e përditshme nuk di të sillesh me fisnikëri ndaj personave që të rrethojnë, gjithë ato që shkruan, sado vlerë që të kenë, shumëzohen me zero.

BRESCIA- ITALY

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...