Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/12/24

Shqiptarët me Berishën po përpiqen të mos ripërsërisin historinë e Enverit

.



Duhet të ketë ndodhur kështu edhe 77 vite më parë, kur Enver Hoxha, pasi me gënjeshtra e intriga u ngjit në krye të partizanëve, nisi të krijojë realitetin më të rremë për një popull të tërë. Për të realizuar kafazin që ëndërronte, bëri disa hapa që të mos kishte dëshmitarë: Duhet të zhdukte njerëzit me mend në kokë, aleatë, shtete, që logjikonin skandalozisht me kokën e tyre dhe gënjeshtra nuk i hynte që nuk i hynte në mendje. Ishin të rrezikshëm njerëzit që kishin studiuar jashtë, ata që kishin krijuar një mirëqënie, pasi dija dhe mirëqënia të japin liri dhe për një gënjeshtar që synon të bëhet sundues, kjo gjë nuk shkon: gënjeshtra dhe manipulimi nuk ngjisin aty ku ka dije dhe liri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia me gjithë ndihmën në kohë të luftës, ishin tepër të rrezikshme dhe ato: Liria dhe demokracia ishin një ves që nuk mund të pranohej dhe i dëmshëm për të pasur ushtarë pa ligjikë dhe mendje. Pastaj se si shkuan punët, sidomos ne që jetuam në atë kohë e dimë, të rinjtë mund të shkojnë e të informohen në muzeumet e shumta që kemi sot.

Sali Berisha, që në ditët e para të ngjitjes së tij në pushtet u përpoq të bënte të njëjtat gjëra: eliminim kundërshtarësh, nënshtrim të drejtësisë, përkëdhelje pa kufi për mbështetësit, krijim klani dhe sulme të egra ndaj kujt nuk pranonte bindje. Dhe taktika i funksionoi për 30 vite. Njeriu me më shumë mëkate të pagjykuara asnjëherë, vazhdon të ketë edhe sot humusin e tij personal që në rrethana të tjera do ta bënte një Enver të dytë.

Sharra në gozhdë i ngeci vetëm nga amerikanët, ata “Imperialistët” e Enverit të tij, nuk dihet ende për ç’arsye magjike, e panë lakuriq. Diçka, ende e paqartë për ne të gjithë, bëri që SHBA-të të shohin te ky dashnor i tolitarizmit, më të eturin dhe të egrin njeri politik. Dhe vetëm pas këtij vizioni, që për mrekulli u përputh me ëndrrën dhe dëshirën e shumicës së shqiptarëve për ta parë larg vendimmarrjeve dhe drejtimit një individ të tillë, po bëhet mrekullia në Shqipëri: Të gjithë Berishën dhe të tijët, po i shohin lakuriq! Sikur, të njëjtat rrethana të kishin ndodhur në Shqipërinë e 1944, nuk do të kishim pasur diktaturën më të egër të ish- bllokut socialist.

Alba Malltezi 

Jeta sekrete e Enver Hoxhës, zbulohet puna si kamerier dhe orator në varrime

 


Enver Hoxha


Enver Hoxha kthehet në Shqipëri. Pas dështimit të studimeve në Francë dhe Belgjikë dhe heqjes nga puna si kancelar në legatën shqiptare në Bruksel, i riu Hoxha nis “karrierën” e re në vend: Atë të oratorit nëpër varrime, kryesisht të patriotëve.

Paralelisht punonte edhe si kamerier. Kështu shkruhet në librin e rrallë për Enver Hoxhën nga autori francez me origjinë hungareze, Thomas Schreiber, nga i cili Gazeta “Panorama.al” ka përkthyer dhe sjell për lexuesit e saj pjesët më interesante nga jeta rinore e atij që do të bëhej diktatori i ardhshëm i Shqipërisë.


Jemi ndalur kryesisht në tri vitet e studimit në Monpelie (Montpellier), biseksualitetin e tij, transferimin në Sorbonë dhe më pas në Belgjikë, ku nisi punë si kancelar. “Enver Hoxha – sulltani i kuq” është biografia e ish-udhëheqësit komunist që u botua në vitin 1994 nga Schreiber, nga ku sot po ndalemi në një tjetër kohë nga jeta e tij: rikthimin në vendlindje. Si arriti ai që të dallojë ndër bashkëkohësit, duke bërë një jetë të dyfishtë si zyrtar i regjimit dhe si revolucionar komunist… “Komunizmi i Hoxhës nuk është ai i linjës së ashpër. Ai e konsideron revolucionin si lëvizje sociale, do që ta ngrejë edhe në anë nacionale, që do ta bëjë vendin e tij një shtet modern. Përpjekjet e Hoxhës i sjellin frytet në vitin 1938 gjatë zgjedhjeve vendore në Korçë, ku miqtë e tij dolën fitimtarë.

Por Hoxha ngelet ende një njeri në hije, ose më saktë ai nuk i deklaron hapur idetë e tija. Duke nisur nga ky moment, duhet thënë se ish-studenti bohem i Parisit, kancelari i Brukselit, bën zgjedhjen e tij. Të flasësh për lidhjen e tij me marksizmin është gabim. Pasi kishte dështuar me projektet e tij për shkollim, ai e përdori komunizmin për të ardhur në pushtet. Mund të konstatonim se ky njeri i ardhur nga një familje e mirë nuk ka asnjë lidhje me proletariatin”, konstaton ndër të tjera biografi Schreiber, ndërsa në fund të librit ka të detajuara të gjitha referencat se ku është bazuar për nxjerrjen e konkluzioneve. Sakaq, autori radhit edhe një sërë çudish lidhur me Hoxhën, siç është marrja në mënyrë të papritur e një diplome për Tregti si dhe shndërrimi i tij në një biznesmen.

“Në fakt, shoku Enver që nuk i kishte harruar kafenetë e Parisit dhe Brukselit bëhet pronari i kafene “Florës”, në qendër të Tiranës. E vetmja fotografi e marrë në këtë vend dhe që përdorej nga historianët është e retushuar. Aty është fshirë cigarja që Enveri mbante në buzë me një buzëqeshje narcistike”, shkruan Schreiber, duke vijuar më pas me infiltrimin e Hoxhës në grupet komuniste, ku edhe u dashurua me femrën që do të bëhej gruaja e tij e ardhshme, Nexhmije Xhunglini. Për të zbuluar më shumë rreth kësaj lidhjeje, duhet të lexoni deri në fund…

***

Pranvera e vitit 1936 shfaqet e trazuar. Hitleri avancon në frontin e tij, në Francë fiton Fronti Popullor, në Spanjë nis lufta civile. Por këto ngjarje nuk e trazuan jetën e Enver Hoxhës dhe as praninë e tij në kancelarinë e Brukselit. Por si çdo gjë që e ka një fund, gjithashtu dhe jeta e bukur e tij. Enveri është i detyruar “të bëjë bagazhet”. Pak a shumë në të njëjtin moment në Bolonjë, një tjetër i ri shqiptar i ndërpret studimet, edhe pse premtues, për t’iu bashkuar brigadave ndërkombëtare dhe të shkonte të mbështeste republikanët spanjollë.

Emri i tij ishte Mehmet Shehu, një emër që do të qëndrojë gjatë në kujtesë. Hoxha parapëlqen më mirë të kthehet në Gjirokastër pranë shtëpisë së tij, sesa të rrezikojë jetën në revolucion. Pas kthimit, ai kujdeset që të japë variantin e tij për largimin nga Brukseli dhe nuk merr pjesë në asnjë aktivitet politik. Deri në momentin kur Ali Kelmendi, njeriu që krijoi grupin komunist shqiptar në fund të viteve ’20 në Moskë, shkon në Gjirokastër. (Kelmendi nga Peja e Kosovës erdhi në Shqipëri në vitin 1920. Veprimtar i shoqërisë demokratike Bashkimi, pjesëmarrës në Revolucionin e Qershorit 1924. Pas vitit 1930.

Kelmendi mbajti që në fillim kontakte me Kominternin dhe ishte figura më me autoritet). Në Gjirokastër, Kelmendi flet për fjalët e KOMINTERN-it duke iu afruar klasës punëtore dhe artizanëve, që në atë kohë kishin nisur të organizoheshin. I impresionuar nga kjo figurë, Hoxha e ka takuar Kelmendin, që në atë kohë i flisnin me nofkën “Malësori”. Dy burrat kanë folur për të ardhmen e Shqipërisë dhe nevojën e grupimit të gjithë kundërshtarëve me gjithë përfaqësuesit e Shkodrës, ku ishte një përzierje mes leninistëve, trockistëve dhe anarkistëve.

Gjithnjë i kujdesshëm, Hoxha prezantohej si një “demokrat progresist” dhe merr pjesë vetëm në protestat që vetë regjimi i Zogut mund t’i toleronte. Kështu, me kërkesën e mësuesit të tij Thoma Papapano, ai pranon të mbajë një fjalim gjatë ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të luftëtarit Bajo Topulli. Enveri u zgjodh pasi ishte i ri dhe “të vjetrit” e konsideronin si një djalë inteligjent dhe një orator të zotin. Dy muaj më pas, ai merr pjesë në ceremoninë e rivarrimit të shumë patriotëve. Në Shkodër, nga ballkoni i Bashkisë, ai i drejtohet popullit gjatë ceremonisë në kujtim të Çerçiz Topullit. E zgjedhin sërish atë për t’u bërë homazh patriotëve të rënë për liri. Hoxha u bë i kërkuar për shkak të oratorisë së tij, si nga përfaqësuesit e bashkive ashtu dhe nga kundërshtarët, të cilët dukeshin se donin të lëshonin pe. Por oficeri i varrimeve të patriotëve nuk kishte një punë. Prandaj Hoxha vendos të shkojë në Tiranë në fillim të vjeshtës.

Miq të shumtë të fëmijërisë së tij, shumë prej tyre të pasur, nuk flasin përveçse për pasuri dhe për Mbretin që i nderon për këtë shkak. Më vonë, të gjithë këta sipas Hoxhës ishin bërë kolaboracionistë gjatë pushtimit. Për momentin, Enveri ftohej shpesh për dreka e darka. Ai pranon me kënaqësi se gruaja e profesorit Nexhat Peshkëpia është e lidhur me familjen e tij. Ai lidhet dhe me Manushin, vëllain e profesorit, një punonjës banke. Enveri është i kënaqur që pritet nga ky mjedis antizogist dhe antiitalian. Për fat të keq, edhe këta, si shumë shokë të tjerë, gjatë luftës ndjekin rrugën e tradhtisë. Përfundimisht Enveri nuk di të zgjedhë miqtë: të gjithë do të eliminohen pas vitit 1945.

 

***

Situata ekonomike e Enverit do të përkeqësohet dhe kërkimi i tij për punë bëhet një odise e vërtetë. Ai pranon që të bëhet dhe kamerier. Ish-kancelari është në hall. Dhe ja ku nis sërish kërkesa për Ministrinë e Arsimit, në mënyrë që të marrë emërimin si mësues i shqipes apo frëngjishtes.  Por kërkesat mbeten pa përgjigje. Enveri troket sërish në dyert e Ministrisë së Drejtësisë për t’u bërë sekretar në një gjykatë. Për këtë ai përmend eksperiencën e tij në Francë dhe në Belgjikë, por kundërshtohej pasi nuk kishte diplomë. Sipas tij, edhe të diplomuarit nuk gjenin punë, pasi regjimi u druhej të arsimuarve. Edhe pse injoranca dhe analfabetizmi kishin pushtuar vendin, justifikimi i tij nuk dukej i besueshëm. Me ndihmën e disa miqve – të cilët do të pushkatohen më vonë – ai nis punë si mësues zëvendësues në një nga gjimnazet e Tiranës. Në kujtimet e tij, ai nuk flet për eksperiencën e tij pedagogjike. Aty lexohen vetëm ankesa të përsëritura. I paguar me orë, ai nuk kishte mundësi që të përfitonte pushime apo të ikte me leje. I pakënaqur nga puna në Tiranë, vendos të kërkojë punë në Liceun e Korçës.

Në të njëjtën kohë përpiqet të vihet në kontakt me kundërshtarët. Mes të rinjve gjirokastritë të vendosur në kryeqytet është edhe Tahir Kadare, i dalë nga Shkolla e Oficerëve të Rezervës, i cili i flet për lëvizjen komuniste. Por Hoxha nuk i beson historitë e shokut të tij të ri, edhe pse ky i fundit i flet sipas mënyrës së tij për grushtin e shtetit të verës së shkuar. Hoxha e dëgjon pa e marrë shumë seriozisht. Siç ndodhte zakonisht, mendimet e tij ishin gjetkë. Në muajin mars të vitit 1937, atij i komunikohet transferimi në Korçë. Ai kurrë nuk e tha se kush e ndihmoi për këtë emërim. Komenti i tij qe lakonik: “Për mua ishte një sukses, një ngjarje që do të ndikonte në të ardhmen time”. Në ditët e para të prillit, Enveri ndodhet në Korçë, duke sjellë ndërmend kujtimet e adoleshencës. Pritja në Liceun që ai e njeh mirë, ishte simpatike. Drejtori Xavier de Courville e ngarkon që të japë mësime frëngjisht dhe, ajo që është më e habitshme, të jepte dhe edukatën morale. Kështu, “një revolucionar i rrezikshëm” nën regjimin e Zogut t’u mësonte të rinjve të vendit, pasi në Liceun e Korçës shkonin fëmijët e funksionar ëve të lartë të regjimit.

***

Më në fund ai gjen një punë, por është i keqpaguar, pasi vazhdon të paguhet me orë, në pritje të një emërimi që nuk bëhet për shkak të mungesës së diplomës. Enveri shprehet i lumtur që u kthye në Korçë. Gjatë orëve të mësimit ai diskuton shumë me nxënësit dhe u jep shumë rëndësi debateve, duke evituar çështjet politike. Sipas vajzës së ish-mësuesit të tij, André Brégeault: Enveri, adoleshenti i turpshëm, tashmë është bërë krenar dhe i painteresuar për çështjet politike dhe të ndryshme nga mjedisi që e rrethon. Shtëpia e prindërve të zonjës Brégeault është e hapur për të, edhe pse bisedat fillojnë të bëhen pak agresive. “Ju do të përfundoni në minierat e Siberisë. Ja çfarë fituat me bolshevikët”, i thoshte Brégeault. Hoxha iu përgjigj aty për aty: “Proletariati do triumfojë. Borgjezët do shtypen. Populli do marrë pushtetin”.

Çfarë ndodhi? Deputetja në Kosovë i derdh gotën e ujit në fytyrë ministrit të Bujqësisë: Ti je rrugaç

 



 Një situatë pazakontë ka ndodhur ditën e sotme mes politikanëve në Kosovë. Gjatë raportimit në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, deputetja e PDK-së Ganimete Musliu i ka derdhur në fytyrë një gotë me ujë ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit.

Kjo situatë e pakëndshme ka ndodhur pas debateve mes dy politkanëve, ku ministri e akuzoi Musliun si të korruptuar.



“Ti përfaqëson me gjuhën e përfaqëson krimin. Qajo pjesa e krimit në Ministrisë së Bujqësisë ka një mbështetje politike dhe kjo pi bije që je ti ajo zyrtare që je në prapavijë”, ka thënë Peci.

Ndërkohë ministrja teksa i ka derdhur ujin në fytyrë e ka quajtur ministrin rrugaç.

“Ti je rrugaç bre, mbylle rrugaç, idiot, kështu e meriton”, tha Musliu.

“Ti je shumë e kulturume, po shihet ajo pjesa e kulturës” ia ka kthyer ministri Peci.

Pas këtij incidenti ka ardhur edhe reagimi i ministrit Peci, i cili ka deklaruar se sa të jetë ai në detyrë, askush nuk do të mund të vjedhë në Ministrinë e Bujqësisë.

“Nuk ka me vjedh askush sa të jam unë ministër. Ndaç gjuni me ujë, ndaç me plumba qysh keni gjujt në të kaluarën, nuk ka birë nane që e ndal Faton Pecin. Sa të jem unë, nuk munden me vjedh dostat e Ganes”, deklaroi ai.

'Zgjoi' drejt nominimit për Oscar 2022, filmi kosovar mes 15 më të mirëve ndërkombëtarë! Historia e Fahrie Hotit që humbi bashkëshortin në luftë

 


 

Filmi artistik nga Kosova, “Zgjoi” (Hive) me regji të Blerta Bashollit është futur në listën e ngushtë për nominim për Çmimin prestigjioz Oscar.

“Zgjoi” është përzgjedhur  mes 15 filmave ndërkombëtare për edicionin e 94-të të Çmimit Oscar.

Filmi "Zgjoi" është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes.

Përpjekjet e saj vështirësohen, teksa gruaja përballet me një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia e gruas për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Por asgjë nuk e ndaloi Fahrijen në misionin e saj, gjë që e intrigoi Bashollin që të realizojë një film të bazuar në jetën e saj. Rolin e Fahrijes e luan aktorja kosovare, Yllka Gashi.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e quajti sukses të jashtëzakonshëm futjen në listën e ngushtë për nominim të filmit "Zgjoi". Ky film është shpërblyer me çmime të shumta përfshirë edhe tri çmimet kryesore në Sundance Film Festival.

Nëse fiton nomimin për Oscar, “Zgjoi” do të bëhej filmi i dytë nga Kosova që do ta arrinte një gjë të tillë, pasi më 2016, filmi “Shok” me regji dhe skenar të një regjisori britanik përfaqësoi kinematografinë e Kosovës në Oscar. Edicioni i 94-të i Çmimit Oscar mbahet më 27 mars, 2022.


Filmi kosovar “Zgjoi” është pjesë e listës së nominimeve për çmimin Oscar 2022. Ky lajm i bukur është përshëndetur edhe nga këngëtarja Dua Lipa, e cila shprehet se ishte lajmi më i mirë për të nisur ditën.

“Lajmi më i mirë për t’u zgjuar”, shkroi Lipa në InstaStory.

Kujtojmë që Dua ishte e pranishme pak javë më parë në premierën e “Zgjoi” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka takuar nga afër regjisoren Blerta Basholli, aktoren Yllka Gashi dhe ekipin realizues.

Postimi i Dua Lipes

Filmi artistik nga Kosova, ‘Zgjoi’ më pranë nominimit për Oscar

 


Pamje nga filmi 'Zgjoi'


Filmi artistik nga Kosova, “Zgjoi” (Hive) me regji të Blerta Bashollit është futur në listën e ngushtë për nominim për Çmimin prestigjioz Oscar.

“Zgjoi” bën pjesë në listën e ngushtë të 15 filmave ndërkombëtare për edicionin e 94-të të Çmimit Oscar.



Filmi "Zgjoi" është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes. Ajo e fillon këtë angazhim duke u përballur me një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Ta luash dhimbjen e Fahrijes

Askush dhe asgjë nuk e ndaloi Fahrijen në misionin e saj. E pikërisht kjo gjë e intrigoi Bashollin që të realizojë një film të bazuar në jetën e saj.

Rolin e Fahrijes e luan aktorja kosovare, Yllka Gashi. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e quajti sukses të jashtëzakonshëm futjen në listën e ngushtë për nominim të filmit "Zgjoi". Ky film është shpërblyer me çmime të shumta përfshirë edhe tri çmimet kryesore në Sundance Film Festival.

Nëse fiton nomimin për Oscar, “Zgjoi” do të bëhej filmi i dytë nga Kosova që do ta arrinte një gjë të tillë, pasi më 2016, filmi “Shok” me regji dhe skenar të regjisorit britanik Jamie Donoughue, i luajtur nga aktorë të Kosovës, i xhiruar në Kosovë, ishte filmi i parë që përfaqësoi kinematografinë e Kosovës në Oscar.

Edicioni i 94-të i Çmimit Oscar mbahet më 27 mars, 2022

Putin: Rusia kërkon garanci 'tani', dhe jo konflikt me Ukrainën! Topi në fushën e tyre

 


Vladimir Putin


Presidenti rus Vladimir Putin tha se vendi i tij dëshiron të shmangë konfliktin me Ukrainën dhe Perëndimin, por ka nevojë për një përgjigje "të menjëhershme" nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj ndaj kërkesave për garanci sigurie.

Ukraina ndodhet në qendër të tensioneve në rritje Lindje-Perëndim. Shtetet e Bashkuara dhe Kievi akuzojnë Rusinë se po planifikon një sulm të ri ndaj fqinjit të saj jugor, një akuzë që Moska e ka hedhur poshtë.

"Kjo nuk është zgjedhja jonë (e preferuar), ne nuk e duam këtë", tha Putin në konferencën e tij vjetore për shtyp kur u pyet mbi mundësinë e konfliktit me Ukrainën.

Ai tha se Rusia kishte marrë një përgjigje fillestare përgjithësisht pozitive ndaj propozimeve të sigurisë që i dorëzoi këtë muaj Shteteve të Bashkuara, të hartuara për të zbutur krizën aktuale. Presidenti rus shtoi se ai ishte shpresonte tek negociatat, të cilat siç tha do të nisnin në fillim të vitit të ardhshëm në Gjenevë.

Por në një përgjigje të veçantë, mbi të të njëjtën çështje, Presidenti Putin i rriti tonet, duke thënë se NATO e kishte "mashtruar paturpësisht" Rusinë me një valë të njëpasnjëshme zgjerimi që nga Lufta e Ftohtë dhe tha se Moska kishte nevojë urgjente për një përgjigje.

"Duhet të na japin garanci dhe menjëherë! Tani!", tha Putin.

Moska i ka hedhur poshtë akuzat e Kievit dhe të Uashingtonit se po përgatit një sulm ndaj Ukrainës i cili mund të ndodhë në fillim të muajit të ardhshëm duke përdorur dhjetëra mijëra trupa ruse, të dislokuara në kufi me ish-republikën sovjetike.

Rusia thotë se ka nevojë për premtime nga perëndimi, sikurse ai për të mos kryer aktivitet ushtarak të NATO-s në Europën Lindore. Moska thotë se forcimi i lidhjeve të Ukrainës me aleancën perëndimore, kërcënon sigurinë e saj dhe se dislokimi i raketave të NATO-s në territorin ukrainas mund të përdoren kundër saj.

"Ne kërkuam që të mos ketë më lëvizje të NATO-s në lindje. Topi është në fushën e tyre, ata duhet të na përgjigjen me diçka", tha Putin.

Tensionet rreth Ukrainës i kanë zhytur marrëdhëniet Lindje-Perëndim në pikën më të ulët në tre dekada që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Grupi i Shtatëshes kanë paralajmëruar Presidentin Putin se ai do të përballet me "pasoja të rënda", përfshirë sanksione të ashpra ekonomike, në rast të ndonjë agresioni të ri ndaj Ukrainës.


Vladimir Putin

Sipas njoftimit të gazetës, në gatishmëri të shtuar janë vënë edhe njësi të tjera, si forcat speciale apo dhe ato për logjistikë. Në rast krize, ato janë gjithashtu të gatshme të lëvizin shumë më shpejt. Përveç përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë, qëllimi është të përmirësohet mbrojtja e aleatëve lindorë të NATO-s. Vendet lindore ndihen gjithnjë e më të kërcënuara nga zhvillimet e fundit në kufirin ruso-ukrainas.



Një zëdhënës i NATO-s nuk deshi të komentojë hapat e fundit. Megjithatë, aleatët e kishin "bërë të qartë" se çdo agresion i mëtejshëm nga Rusia do të kishte "kosto dhe pasoja", tha ai.

Forca e NATO-s për Reagime (NRF) është një task forcë shumëkombëshe, që mund të zhvendoset shpejt dhe përbëhet nga deri në 40.000 ushtarë. VJTF është pjesë e NRF. VJTF është forca më e shpejtë e reagimit që ka aleanca NATO. VJTF aktualisht drejtohet nga Turqia. Sipas "Welt”, në këtë forcë bëjnë pjesë rreth 6400 ushtarë.

Putin ashpërson tonet

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar me një reagim "ushtarako-teknik" ndaj sjelljes së supozuar "jomiqësore" të Perëndimit. Nëse Perëndimi nuk heq dorë nga "qëndrimi i tij qartësisht agresiv, ne do të marrim masat e nevojshme ushtarako-teknike për hakmarrje", tha ai në Moskë. Rusia do të "reagojë ashpër ndaj hapave jomiqësorë", tha Putin në një fjalim para zyrtarëve të lartë të ushtrisë dhe ministrisë së Mbrojtjes.

Putin siguroi se Rusia nuk dëshiron një "konflikt të armatosur" ose "gjakderdhje", por dëshiron t'i zgjidhë çështjet "nëpërmjet kanaleve politike dhe diplomatike". Por ai përsëri u ankua për mbështetjen e Ukrainës nga SHBA-ja, e cila përfshin trajnime ushtarake dhe ndihma prej më shumë se 2.5 miliardë dollarë. Kjo po ndodh "para pragut të derës sonë", tha Putin.

Presidenti rus ka akuzuar SHBA-në dhe NATO-n për javë të tëra se ato po nxisin tensionet pranë kufirit rus. Deklaratat e Putinit shtojnë frikën se ushtria ruse mund të planifikojë një pushtim të Ukrainës. Rusia ka grumbulluar dhjetëra mijëra ushtarë në kufirin me shtetin e saj fqinj.

Shtetet e G7 dhe Bashkimi Evropian kanë kërcënuar Rusinë me "pasoja masive" në rast të një sulmi. Perëndimi ka frikë se Putini mund të nisë një sulm në shkallë të gjerë në Ukrainë me pretekstin e një provokimi të supozuar. Rusia mohon përgatitjen e një pushtimi të Ukrainës dhe akuzon qeverinë në Kiev, si dhe NATO-n, për provokime. Putini kërkoi kohët e Rusia kërkon garanci të qarta sigurie nga Perëndimi fundit garanci të shkruara sigurie nga SHBA dhe aleanca perëndimore, duke u përmbajtur nga zgjerimi i mëtejshëm i NATO-s në lindje dhe ngritja e bazave ushtarake në ish-republikat sovjetike.

Sipas Kremlinit, Putin ka dhënë "informacione të detajuara" në lidhje me këto kërkesa edhe në bisedën e tij të parë telefonike me kancelarin e ri gjerman Olaf Scholz. Putin kërkoi "bisedime serioze” për garancitë e kërkuara nga pala ruse për çështjet e sigurisë. Scholz, nga ana e tij, ka shprehur "shqetësimin e tij për situatën" dhe theksoi "nevojën urgjente për de-eskalim", njoftoi zëdhënësi i qeverisë së tij.

Bulgaria kundër stacionimit të trupave të NATO-s

Brenda NATO-s ka mendime të ndryshme për situatën. Për shembull, ministri bullgar i Mbrojtjes Stefan Janev kundërshton për momentin vendosjen e trupave të NATO-s në Bullgari. Nuk ka rrethana të nevojshme që mund të justifikojnë një vendim për vendosjen e trupave të NATO-s në territorin bullgar, tha Janev. Nuk ka asnjë arsye për të parë njësitë ruse si një kërcënim të drejtpërdrejtë për Aleancën dhe zonën përkatëse të sigurisë.

Janev konfirmoi këshillimet rreth disa opcioneve brenda NATO-s, duke përfshirë një prani të Aleancës në vendet anëtare të Bullgarisë dhe Rumanisë, që kufizohen me Detin e Zi. Për arsye historike dhe kulturore, shumica e popullsisë së Bullgarisë konsiderohet të jetë miqësore me Rusinë.


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...