Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/01/11

Lulzim Basha -"Brava"njoftoi ndërkombëtarët për dhunën e 8 janarit 2022, befason prof.dr.Sali Berisha: Edhe unë e kam gati raportin për dhunë të Demokratëve të Bashës

 


Basha njoftoi ndërkombëtarët për dhunën e 8 janarit,

 Lulzim Basha ka njoftuar ndërkombëtarët për zhvillimnet e fundit në PD. Ish-kryeministri Sali Berisha  tha se Basha do t’i bëjë për të qeshur ndërkombëtarët.Ai paralajmëroi se të njëjtën gjë është duke bërë edhe Komisioni i Rithemelimit, duke përgatitur një raport me të cilin thotë se do t’i informojnë se çfarë ka ndodhur më 8 janar.

“Ne po përdorim të gjitha kontaktet. Do  t’i bëjë me qesh Basha kur tu lajmërojë përjashtimin tim dhe protestën, do ti bëjë me qesh. Pa diskutim edhe ne kemi informuar dhe do  të informojmë. Shumë prej tyre lëshuan vlerësime objektive u bënë thirrje palëve të vetëpërmbahen dhe kjo ishte deklarata e BE, e ambasadorit italian e gjerman… etjKur të shofin të gjithë këtë baterdi që u bë atë ditë, do bëj dhe unë raportin. Do i lajmërojmë zyrtarisht, ne jemi një institucion, Komisionit të Rithemelimit që komunikon me përfaqësues të vendeve mike dhe partive simotra”.

Berisha tha se mbështetja që i bëhet Bashës është goditje ndaj pluralizmit në Shqipëri.“Komunikimi ynë s’ka qëllim mbështetjen por informimin, sepse një protestë pavarësisht se këtu ndodhin çudira mbështetja që i jepet Bashës është goditje hapur ndaj pluralizmit politik në Shqipëri dhe unë e them këtu s’është vetëm ndaj pluralizmit por ndaj të gjithë gjeneratës së re të politikanëve shqiptarë.

Sepse Lulzim Brava doli në krye të opozitës dhe po e mbyll mbas 8 vitesh në mënyrën më të turpshme i rrethuar nga bandat dhe banditë në mes të Tiranës por që është akt kriminal për të cilin duhet të hetohet”, shtoi Berisha.

2022/01/10

Deputeti Edmond Spaho : U vërtetua që Lulzim Basha me Edi Ramën janë në një aleancë

 


Deputeti: U vërtetua që Basha me Ramën janë në një

Ish nënkryetari i PD, Edmond Spaho ka folur për situatën që po kalon Partia Demokratike dhe për protestën e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha në 8 janar 2022.

Ai theksoi se “u vërtetua që Basha me Ramën janë në një aleancë tashmë fare të dukshme e cila ka filluar që nga viti 2017”. Spaho foli edhe për rikthimin në parlament në 17 janar ndërsa nënvizoi se gjithçka do të jetë në përputhje me objektivat që ka dhënë Kuvendi.

“Gjithçka do të jetë në përputhje me objektivat që na ka dhënë Kuvendi, që të rithemelojmë PD, të jetë e fortë, e bashkuar që të krijojmë një opozitë të vërtetë për të rrëzuar Ramën. Sjellja në Kuvend do të jetë në funksion të këtyre principeve”, u shpreh Spaho për Vizion Plus.

Presidenti ILIR Meta flet për herë të parë pas protestës në selinë blu: Përgjegjësia për dështimet e opozitës i takon Bashës. Ja lëvizja e presidentit në raport me Bullgarinë

 

Presidenti Ilir Meta ka komentuar zhvillimet e fundit në kampin demokrat, ku së fundmi Prof.Dr.Sali Berisha zhvilloi një protestë në selinë blu, ku u shënuan incidente të dhunshme. 

Në një intervistë për TV21 Maqedoni kreu i shtetit tha se Lulzim Bashës i takon përgjegjësia për dështimet e opozitës.


“Përgjegjësia ekskluzive për dështimet e opozitës i takon Lulzim Bashës”, tha mes tjerash presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, raporton “TV21”.

Presidenti shqiptar zt.Ilir Meta thotë se si shtete duhet t’i shtojmë përpjekjet për të shkuar bashkë drejt kësaj rruge dhe për të gjetur zgjidhje me Bullgarinë dhe që çështjet bilaterale të mos bëhen pengesë për aderimit e ndonjë shteti në BE.

Kreu i shtetit u shpreh se së shpejti do të vizitojë presidentin bullgar Rumen Radev dhe do të bisedojë për të parë se çfarë mund të bëhet për zgjidhjen e kontestit maqedono-bullgar.

Meta foli edhe për “Ballkanin e Hapur”, për të cilën tha se nuk mund të bëj avokatin e një nisme që deri më tani 3 herë e ka ndërruar emrin. Nisma nuk është gjithëpërfshirëse, më shumë ka pasur debate mbi këtë nismë se sa rezultate, u shpreh kreu i shtetit shqiptar.

Mes të tjerash u diskutua edhe për tryezën e partive shqiptare të Maqedonisë, për të cilën tha se do të bisedoj me të gjithë subjektet politike shqiptare për të mbajtur të gjallë zotimen në atë tryezë.

Presidenti Meta do të qëndrojë për vizitë 3 ditore në Shkup. Nesër do të takohet me kreun e shtetit Stevo Pendarovski si dhe me kryeparlamentarin Talat Xhaferi.

Edvin Kristaq Rama dhe atavizmi i tij politik

 



Prof.dr. Eshref Ymeri


 

Rama asnjëherë nuk ka qenë një njeri i vetëmjaftueshëm. Ai gjithmonë ka pasur nevojë për një armik ose për një skllav për të arritur vetëvlerësimin. Por kjo nuk është gjë tjetër, përveçse kompleks inferioriteti. Por po të marrim parasysh përcaktimin “tip kriminal” që e ka përpunuar psikiatri i shquar italian Çezare Lombrozo (Cesare Lombroso - 1835-1909), atëherë mund të themi se ai i përshtatet Ramës pothuajse në një mënyrë ideale.

       Sipas Lombrozos, veçoria e parë e “tipit kriminal”, është aftësia për të hyrë “nga porta kryesore”, për t’iu përshtatur natyrshëm gjendjes shpirtërore të çdolloj grupi. Dhe në këtë mes kemi të bëjmë gjithashtu me tipare të tilla si pabesia, fryma e dyshimit, ndjenja e hakmarrjes, ruajtja e inatit, mungesa e plotë e shpirtmadhësisë, egoizmi i skajshëm, etja për pushtet dhe fodullia e neveritshme, egërsia, pedantizmi (që gjithçka të bëhet ashtu siç i teket atij), natyra gënjeshtare, mbizotërimi i interesave materialopushtetore në një formë nga më të vrazhdat, natyra ziliqare, ndryshimet e menjëhershme dhe të furishme të gjendjes shpirtërore, prej “keqardhjes” së zjarrtë deri në distrofi dhe natyrë hakmarrëse inatçore, hiperseksualiteti, tipare këto që nuk zhduken madje edhe me ardhjen e pleqërisë dhe që shoqërohen me arrogancën në rritje me kalimin e moshës. 

       Veçoria e dytë e “tipit kriminal”, sipas Lombrozos, është mungesa e bashkëpërjetimit, domethënë e mundësisë për ta vënë veten mendërisht dhe emocionalisht në vendin e tjetrit, mungesa e aftësisë për keqardhje, shpërfillja ndaj ndjenjave të tjetrit.

Kur Rama kishte një vit e gjysmë që kishte ardhur në krye të qeverisë, në njërën nga faqet e internetit qe botuar informacioni në vijim:

“Hatire Piciri, 86 vjeçe, sot ndodhet ne burg, se nuk kishte mundësi të paguante energjinë elektrike! Kjo Nënë jeton e vetme dhe nuk ka mundesi të paguajë energjinë, se lekët që merr nga pensioni nuk i dalin per ilaçe! Deri këtu ka arritur qeveria, sa të futë në burg te moshuarit dhe t’u heqë oksigjenin femijëve!” (Citohet sipas: “Hatire Piciri, 86 vjeçe, me 28 shkurt 2015 është futur në burg, se nuk kishte mundesi të paguante energjinë elektrike!”. Faqja e internetit “gazetashqipëriajonë”. 22 janar 2016).

Disa muaj më vonë pas kësaj ngjarjeje të turpshme për Ramën, publiku i gjerë u njoh me një tjetër ngjarje, shumë më të rëndë, madje të kobshme, si më poshtë:

“Pasi e lanë prej muajsh në terr, duke i ndërprerë energjinë elektrike, sepse nuk kishte mundësi të paguante, sot është ndarë nga jeta. Bëhet fjalë për një të moshuar 91-vjeçare nga fshati Fang i Mirditës. Barbulla Pepa jetonte e vetme në kushte të varfërisë ekstreme. Fqinjët e saj e kanë gjetur të vdekur në shtëpinë tejet të vjetër dhe pa kushtet më minimale. Po fqinjët kanë hapur dyert për mort për nënë Barbullën. Rreth një muaj e gjysmë më parë, përmes medias, ajo i bëri apel OSHEE-së t’i rilidhte energjinë, sepse nuk kishte mundësi ta paguante, por thirrjet e 91-vjeçares ranë në vesh të shurdhët” (Citohet sipas:  “OSHEE i ndërpreu energjinë elektrike, vdes nga të ftohtit e moshuara”. Faqja e internetit “Lapsi Lajme”. 11 dhjetor 2015).

Pra, atë plakë të gjorë OSHEE-ja nuk e mëshiroi, sepse zbatoi urdhrin që lëshoi Rama për ndërprerjen e energjisë elektrike, pavarësisht nga rrjedhojat tragjike që mund të vinin më pas. Vdekja e asaj plake të mjerë sigurisht që nuk e ka rënduar aspak ndërgjegjen e Ramës, sepse në qenien e tij është krejtësisht e huaj ndjenja e keqardhjes.

Veçoria e tretë e “tipit kriminal”, - thekson Lombrozo, - është atavizmi psikologjik - shfaqja e tipareve më negative të pararendësve primitivë - dhe, në rastin konkret të Ramës, është atavizmi i të menduarit, një atavizëm ky prej çekisti mendjengushtë, një atavizëm i të menduarit totalitar, prostalinist, proenverist.

       Veç kësaj, situatën e rëndon edhe më shumë fakti që Rama ka zgjedhur rreth vetes njerëz të formimit të tij psikologjik. Pa dyshim që një pjesë e deputetëve të tillë formim ka. Po ashtu, ai ka krijuar armatën e analistucëve, e gazetarucëve dhe të publicistucëve, të cilëve, si qenie të zhveshura nga çdolloj tipari njerëzor, u shtohet jeta kur  zejen e zvarranikut para kryepushtetarit, pavarësisht se ç’krahu të politikës i përket ai, e ushtrojnë me aq pasion të papërmbajtur. Formimi i tyre psikologjik prej zvarranikësh të pështirë, është shpalosur më së miri në sulmet e egra që kanë ndërmarrë muajt e fundit kundër Profesor Berishës, duke dalë në mbrojtje të Bashës, të cilin Rama e pati shndërruar në “eunukun” e vet politik natën e 17-18 majit 2017. Pra, pas ngjarjeve që pasuan pas vendimit që “eunuku” politik Basha mori më 09 shtator kundër Profesor Berishës, armata e lartpërmendur nxori në pah tërë duhmën e plehut ku ajo vegjeton në zvarritjen e saj para Ramës.

       Krejt periudha e qeverisjes së Ramës do të shënohet në historinë e mbarë kombit shqiptar, si periudha e “turpit të Shqipërisë”, si koha e dështimit të Shqipërisë në të gjitha drejtimet. Të gjitha vitet e qeverisjes së Ramës, janë vitet e turpit të “bujkrobërve” të tij socialistë, janë vitet e turpit të popullit shqiptar, janë vitet e heshtjes së turpshme, janë vitet e turpit të inteligjencies shqiptare, e cila, në shumicën e vet, është tërhequr zvarrë para këtij njeriu pa kurrfarë vlere.

                Kaliforni, 05 janar 2022

Dhëmbët e diktaturës neokomuniste të kryetradhtarit Rama

 




Prof.dr. Eshref Ymeri

 


 

Sot Shqipëria është ngrysur

si një Serbi e dytë

 

               Sonila Meço, moderatore

                e emisionit “Task Force”

                                                 të kanalit “Syri Televizion”

 

       Ngjarjet e ditës së djeshme, 08 janar 2022, para selisë së Partisë Demokratike, vërtetuan pa mëdyshjen më të vogël se kryetradhtari i kombit shqiptar Rama, doli me letra të hapura para opinionit publik dhe vërtetoi konkretisht se në vendin tonë ai ka instaluar diktaturën e modelit serbosllavist. Domosdo që puna do të vinte deri në këtë pikë, përderisa Ramën, si kryeargatin e serbosllavizmit, Vuçiçi kishte kohë që e trajtonte sikur të ishte dhëndër i Beogradit.

       Në të njëjtën kohë, ngjarjet e ditës së djeshme dëshmuan edhe për një gjë tjetër, për çka është folur shpesh e më shpesh, sidomos që prej shtatorit që kaloi. Eunuku politik i Ramës që prej natës së 17 majit 2017, me emrin Lulzim Basha, doli nga lëkura e vet dhe u shfaq në mjetet e informimit masiv ështu siç është në të vërtetë - një gjallesë dykëmbëshe pa shtyllë kurrizore, që merr dhe mundohet të zbatojë urdhra nga kushdoqoftë kundër vendit tonë, si detyrë kryesore kjo në ushtrimin e zejes së tradhtisë. Ngjarjet në fjalë nxorën në pah zellin e Bashës, si eunuk politik i Ramës, për zhbërjen shkallë-shkallë të pluralizmit përmes shpërbërjes së pandalshme të opozitës në Shqipëri që prej shtatorit të vitit 2013.

       Mbarë shqiptarët me vetëdije të lartë kombëtare nuk mund të mos e kenë vënë re ecurinë e qëndrimeve tradhtare të Bashës, të cilat, në lidhje me tri çështje themelore me rëndësi kombëtare, kanë qenë në sinkron të plotë me qëndrimet e Ramës, si kryeargat i Beogradit.

       Së pari, Basha ka heshtur si mumje para qeverisjes tradhare të Ramës, i cili, me politikën antikombëtare që ka ndjekur gjatë viteve të ushtrimit të pushtetit, ka bërë që Shqipëria, për shkak të varfërisë që ai ka mbjellë anë e kënd, të shpopullohet në mënyrë të frikshme. Kështu, në një informacion të Institutit të Statistikave, të botuar vitin e kaluar, thuhet se “...nga viti 2011 deri në vitin 2020 janë larguar nga vendi rreth 600 mijë persona... Anketa ka zbuluar se kushtet ekonomike, duke përfshirë varfërinë, papunësinë, të ardhurat e ulëta nga punësimi, kushtet e vështira të jetesës, mbrojtja e kufizuar sociale dhe borxhet janë faktorët kryesorë për emigrantët shqiptarë. Përveç këtyre faktorëve bazë, një tjetër shtysë është e ardhmja e fëmijëve. Përveç tyre, ka edhe faktorë të tjerë, si mangësitë dhe cilësia e ulët e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, strehimi, konfliktet dhe siguria fizike që shkaktojnë stres të vazhdueshëm psikologjik, përfshi cilësinë e ulët të arsimit” (Citohet sipas: “Mbi 600 mijë veta nga 2011-2020 janë lërguar nga Shqipëria”. Faqja e internetit “Ina”. 08 shkurt 2021).

       Së dyti, Basha, si eunuk politik i Ramës, s’është bërë i gjallë dhe të thotë një fjalë të vetme për veprën tradhtare të Ramës, i cili, në bashkëpunim të ngushtë me kriminelin e Dardanisë Vuçiç, me mbështetjen e fuqishme të kryemafiozit politik dhe financiar Soros, pati përkrahur planin ogurzi për ndarjen e Dardanisë.

       Së treti, Basha ka mbështeur në heshtje nismën e kriminelit Vuçiç dhe të Ramës për të ashtuquajturin projekt për Ballkanin e Hapur, i cili s’përfaqëson gjë tjetër, veçse një plan djallëzor për kolonizimin ekonomik të Shqipërisë nga serbosllavizmi.

       Në këto kushte, vetvetiu lind një pyetje normale. Si shpjegohen dhe ku e kanë burimin këto tre qëndrime tradhtare të Bashës, të sinkronizuara plotësisht me qëndrimet antikombëtare, deri në tradhti, të Ramës? A duhet menduar se qëndrime të tilla e kanë burimin vetëm te “krushqia” e fshehtë që Rama lidhi me Bashën natën e 17 majit 2017? Apo mos ka edhe ndonjë burim tjetër?

       Dihet që UNMIK-u, i instaluar në Dardani pas përfundimit të luftës, është një strukturë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila, faktikisht, ka përkrahur dhe vazhdon të përkrahë në heshtje interesat e Serbisë. Dihet që Basha, si përkthyes, ka qenë i punësuar në strukturat e UNMIKU-ut. Atëherë kush na siguron se Basha nuk ka qenë i peshkuar në UNMIK dhe i rekrutuar me kohë nga shërbimi sekret serb si agjent i  Beogradit?

       Lexuesit e ndershëm, për të cilët është e shtrenjtë Çështja Kombëtare Shqiptare, le të lexojnë me vëmendje informacionin  me titull “Lulzim Basha ndjehet i turpëruar që zhduku filmimet e masakrës serbe në Krushë, ku u vranë 240 shqiptarë të Kosovës?!”, të botuar në faqen e internetit “Alpe News”. 22 dhjetor 2019.

       Në atë informacion thuhet:

Milaim Bellanica ka rrëfyer kohë më parë për Insajder, një ndër mediat më serioze në rajon, një fakt të frikshëm, që përfshin kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ai thotë se i ka dorëzuar këtij të fundit filmimet e rralla të masakrës së Krushës, ku 240 shqiptarë u masakruan nga serbët. Basha atëherë ishte përkthyes i UNMIK-ut…

Autor i zhdukjes së këtij materiali filmik kompromentues për serbët është Lulzim Basha…

Fakti që përfituesit nga zhdukja e kësaj prove të masakrës në Kosovë janë serbët, të bën të dyshosh se Lulzim Basha ua ka shitur serbëve pamjet filmike të Bellanicës, që përmbanin vrasjen e 240 burrave, grave e fëmijëve të pafajshëm në Krushë nga serbët.

Fakti që papritur përkthyesi i UNMIK u bë milioner dhe hyri në politikë duke deklaruar se ka 1 milionë euro pasuri, tregon qartë se paratë janë nxjerrë nga shitja e këtyre filmimeve, të cilat janë përvetësuar nga serbët dhe janë zhdukur.

Së pari, Lulzim Basha duhet të përgjigjet se ku kanë përfunduar këto përgjime, kujt ia dha ato dhe përse nuk u bënë asnjëherë publike.

Së dyti, përse Lulzim Basha nuk e ka përmendur këtë fakt asnjëherë publikisht?

Së treti, Lulzim Basha duhet të përgjigjet nëse ka përfituar materialisht nga ato përgjime, duke i shitur?

Kjo, për faktin se, Lulzim Basha është një ndër të paktët politikanë shqiptarë, që ka deklaruar se hyri i pasur në politikë, me mbi 1 milionë euro në pasuri. Pasuri kjo, që gjithmonë ka ngritur pikëpyetje, pasi deri atëherë ai kishte punuar fillimisht si kamerier, dhe më pas si përkthyes. Vështirë në fakt, se një kameriero-përkthyes, mund të vinte një pasuri të tillë me rrogë”.

Mendoj se pas masakrimit që iu bë demokratëve ditën e djeshme para selisë së tyre nga shteti i kriminalizuar që ka ngritur kryetradhtari Rama, në bashkëpunim të ngushtë, por të fshehtë, me eunukun e tij politik Basha, krahu i demokratëve të Profesor Berishës, të cilët përbëjnë shumicën absolute të demokratëve në mbarë vendin, duhet të heqin dorë përfundimisht nga selia e hekurishteve dhe e kovaçanës së eunukut Basha dhe, me ndihmën e biznesmenëve dashamirës të tyre, të vendosen në një seli tjetër, për t’u marrë seriozisht me riorganizimin e partisë dhe me përgatitjen për zhvillimin e kuvendit zgjedhor të 22 marsit. Selia e tanishme, ku eunuku Basha dhe rrethi  i lepitkave të tij, si Gaz Bardhi, Ervis Salianji, Grida Duma e të tjerë, fshihen prapa hekurishteve dhe kovaçanës të eunukut Basha, duhet të shihet me neveri nga demokratët e krahut të Profesor Berishës, pasi që prej ditës së djeshme  ajo është ndotur rëndë përfundimisht prej bujkrobërve socialistë të Ramës, si seli e dytë e partisë së tij neokomuniste.

Kaliforni, 09 janar 2022

 

 

 

2022/01/01

Na ka marrë malli boll qe 1 vit e kusur”,thotë babai i ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, zt.Haxhi Thaçi

 


Oda e familjes së ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë, çdo herë me rastin e ndërrimit të moteve ishte e mbushur plot.


Por, për të dytin vit me radhë, festa e Vitit të Ri këtu është më e zbehtë.

Kjo pasi në këto ditë feste, mërzia e malli i babait të ish-presidentit  Hashim Thaçi për të birin që po gjykohet në Hagë, vetëm sa shtohej.





“U kanë ku u kanë, u ardhë. Na jem familje e madhe, u bojshum qitu krejt. Tash qe. Na ka marrë malli boll qe një  vit e kusur”, shprehet prindi i ish-presidentit.

Duke u çmallur me fotografitë e të birit, Haxhi Thaçi ka një urim me rastin e vitit të ri, për të gjithë krerët e UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale.

“Na i presim apet e ishalla vijnë shnosh. Ua urojmë vitin e ri krejtve, Hashimit e shokëve të tij, Jakupit, Rexhepit e Kadrisë, ishalla me shnet. E ishalla lirohen ma shpejtë, të pafajshëm janë”, tha Haxhi Thaçi për RTK-në

Festë e zymtë për Vitin e Ri është edhe në familjen e prof.dr.Jakup Krasniqit. Kjo, në vitin e dytë me radhe që ish zëdhënësi i UÇK-së po mbahet në Hagë.

“Familjet këto momente i presin me gëzim, sado halle brenga që kanë, ka momente që njerëzit i harrojnë dhe dojnë me festu festa të tilla bashkë. Mungesa e tyre e zbeh shumë edhe gëzimin edhe festat e fundvitit, edhe ato ëndrrat që njerëzit mund të kenë për të ardhmen. Është ky realitet si është”, thotë Dardan Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit.

Natën e ndërrimit të moteve gjithmonë e ka pritur së bashku edhe familja Hysni Gucati.

Por, njësojë nuk ka ndodhur tash e dy vjet, kur Hysni Gucati po përballet me akuzat e Speciales në Hage.

“Njeri me kanë ap prindin, djalin pa bashkëshortin, është shumë e vështirë. Pasi ai bashkë me shokët e tij, me clirimtarët e tjerë luftuan dhe lanë edhe gjymtyrët e trupit vetëm që na ta gëzojmë lirinë. E sot të mos festojmë bashkë me ta është me të vërtetë shumë e vështirë”, deklaron Musli Gucati.

Përderisa krerët e UÇK do ta vazhdojnë betejën me drejtësinë e Speciales edhe në vitin 2022, në shtëpitë e tyre vazhdojnë të valojnë flamujt e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

F.B.

2021/12/31

Akademik prof.dr.Mehdi Hyseni : Bruxeli nuk zgjidh problemin kolonial të Kosovës, por OKB-ja!

                  

 Politika dhe diplomacia e Kosovës, nuk duhet të humbasin kohë kot, duke shpresuar kot i kotit, se Brukseli i Hashim Thaçit dhe i Aleksandër Vuçiqit, do ta zgjidhë problemin kolonial 100-vjeçar të Kosovës (1912-1999).-Jo, kjo nuk ka për të ndodhur në “Dialogun e Brukselit (2011-2022), sepse problemi nuk është “minoriteti serb” në veriun e Kosovës, por problemi kolonial i pazgjidhur njëqindvjeçar mes Serbisë dhe Kosovës.

Mirëpo, këtë qasje të problemit kolonial të Kosovës nuk e përfillin as Prishtina e as Tirana zyrtare(!?) Por, një shpërfillje e tillë, mund t’u kushtojë shtrenjtë, nëse problemi kolonial i Kosovës nuk ngritet dhe nuk shqyrtohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, mbase deri më sot në Brukselin e Beligjkës, nuk është zgjidhur asnjë problem kolonial në Afrikë e as në Azi (1945-2022).

Prandaj, është e vështirë të parashikohet se çfarë do të jetë epilogu politiko-diplomatik paqësor i “Dialogut të Brukselit” (2011-2022). –Derisa Kosova nuk trajtohet si çështje koloniale (1912-1999), ekziston rreziku potencial që “asët” ultranacionalistë të lidershipit të Serbisë me presidentin e tyre Aleksandër Vuçiq në krye ( i mbështtur direkt nga Moska zyrtare, madje edhe nga Pekini zyrtar), do të ngulmojnë që ta copëtojnë territorin e Kosovës, ose të paktën që ta kantonizojnë sipas enklavave të pastra njëetnike serbe në Kosovë.

Një kompromis i tillë politik i keq dhe i papranueshëm për palën shqiptare, mund të shpërfaqet vetëm nëse do të vinte në shprehje ndonjë ultimatum ose ndonjë diktat i fuqive të mëdha, që po e mbështetin Serbinë, edhe pse kjo do të ishte në kundërshtim flagrant me të drejtën ndërkombëtare, si dhe me Opinionin Këshillëdhënës (që fatkeqësisht nuk është vendim i detyruar për Serbinë, sipas Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të OKB-së) të GJND-së së 22 korrikut 2010, bërë në Hagë, ku thuhet se shpallja e pavarësisë së Kosovës, është bërë në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare.

Karta e Kombeve të Bashkuara e njeh pavarësinë e Kosovës, por jo edhe Moskva dhe Pekini

Pra, fatkeqësia është që, as Kartën e Kombeve të Bashkuara e as të drejtën ndërkombëtare nuk e njohin as Rusia e as Kina, kur është fjala për njohjen e pavarësisë së Kosovës, të cilën deri më tani e kanë njohur mbi 100 vende-anëtare të Kombeve të Bashkuara (2008-2022).

Vërtet, Rusia, Kina, Spanja, Rumania, Serbia, Greqia, Sllovakia, Qiproja greke nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, edhe pse këto janë anëtare të OKB-së, edhe anëtare të BE-së, me përjashtim të Serbisë. Por, ky qëndrim dhe vendim politik i tyre, është në shpërputhje diametrale me objektivat dhe me parimet e Kartës së OKB-së. Me një fjalë, rreshtimi politik i këtyre vendeve të theksuara kundër pavarësisë së Kosovës, është dhunim direkt dhe indirekt i objektivave dhe i parimeve të Kartës së OKB-së. Rusia nuk e njeh Kosovën, duke dhunuar Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare, mbase mbron Serbinë kolonialiste, si dhe ëndërron që përmes saj (posaçërisht në saje të “Ballkanit të Hapur”) të rikthehet në zonën e dikurshme të sferës influencës lindore sllave në Ballkan, me qëllim të rusifikimit të saj; Kina nuk e njeh Kosovën për shkak të Tajvanit për statusin e të cilit “e fajëson” Amerikën; Spanja nuk e njeh Kosovën për shkak të “separatizmave” në Kataloni dhe në Baski, të cilat me dhunë i sundon si “territore spanjolle”; Greqia nuk e njeh Kosovën për shkak se, duhet t’ua kthejë shqiptarëve Çamërinë, të pushtuar dhe të kolonizuar me gjenocid; Sllovaka nuk e njeh Kosovën, gjoja për hir të “sentimentit më të butë sllav”. Ndërkaq, Qiproja greke nuk e njeh Kosovën për shkak se frikësohet nga “tutori” i saj, Greqia, e cila ka marrë në mbrojtje nga Turqia, si dhe për arsye se, Athina drejtpërdrejt e ka ndihmuar që të integrohet në BE.

Cilat nene të Kartës së OKB-së janë shkelur nga Rusia dhe nga Kina ?

Pikësëpari, Nenin 1, paragrafin 2, që është një nga parimet kryesore të Kombeve të Bashkaura, që të “gjitha kombet të zhvillojnë marrëdhënie miqësore, të mbështetura në respektiin e parimit të barazisë së drejtave të popujve dhe të së drejtës së tyre të vetëvendosjes dhe të marrin masa të tjera të duhura për forcimin e paqes në botë.”

Gjithashtu, kanë shkelur Nenin 55, ku shprehimisht thuhet : “Me qëllim që të përcaktohen dhe të respektohen kushtet e qëndrueshmërisë dhe të mirëqenies së nevojshme për të siguruar midis kombeve marrëdhënie paqësore dhe miqësore, të mbështetura në respektimin e parimit të së drejtave të barazisë dhe të vetëvendosjes së popujve…”, si dhe kanë shkelur Nenin 56, ku thuhet se “Të gjithë anëtarët zotohen të ndërmarrin veprime të përbashkëta ose të veçuara në bashkëpunim me këtë Oranizatë, për të arritur objektivat e përcaktuara në Nenin 55.”

Nga këto dispozita të pasqyruara të Kartës së OKB-së del se njohja e së drejtës së vetëvendosjes së popujve (së këndejmi edhe e popullit shqiptar të Kosovës, ish-koloni e Serbisë, 1912-1999) , është DETYRIM JURIDIK i të gjitha vendeve-anëtare të OKB-së, duke përfshirë edhe : Rusinë, Kinën, Spanjën, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë, Qipron Greke, që veç zhvillimit të marrëdhënive reciproke të tyre, si dhe qëndrimit të tyre ndaj popujve të tjerë (siç është rasti i Kosovës), e kanë për detyrë të veprojnë në përputhje me Deklaratën mbi Territoret Joautonome (KREU XI) dhe me dispozitat e Sistemit Ndërkombëtar të Kujdestarisë (KRERËT XII dhe XIII). Detyrimi i këtij sistemi të qeverisjes së popujve, duke u bazuar në Nenin 1, paragrafi 2, si dhe në nënenet 55 dhe 56 të Kartës, bën të mundur që njohjen e së drejtës së vetëvendosjes popupuje të shtypur dhe të kolonizuar, ta përkufizojmë si një nga parimet më fundamentale të së drjetës ndërkombëtare.


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...