Agjencioni floripress.blogspot.com
2022/03/16
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka urdhëruar Moskën të ndalojë menjëherë pushtimin e Ukrainës.
Vladimir Putin thyen lapsin gjatë bisedimeve për Ukrainën duke shfaqur ankthin e tërbimin e fshehtë

Lideri rus është kapur në kamera duke thyer lapsin gjatë bisedimeve për Ukrainën në Bjellorusi në vitin 2015 kur ishte dhe hera e fundit që Rusia kreu operacione ushtarake para përfshirjes së Krimesë në Rusi.
Zhvillimi i kujtuar së fundmi nga mediat ndodhi kur Vladimir Putin ishte në bisedime me Gjermaninë, Francën e Ukrainën në 2015, që sipas komentatorëve tregon tërbimin e tij ‘të brendshëm’ për çështjen.
Liderët e kombeve kishin arritur marrëveshjen e armëpushimit pas 17 orë bisedimesh në shkurt të atij viti në Minsk, Bjellorusi, pas konfliktit të fundit që përfundoi me përfshirjen e Krimesë në Rusi.
Asokohe presidenti francez François Hollande tha se marrëveshja përfshinte të gjithë çështjet e debatuara si kontrolli kufitar, decentralizimi dhe rivendosja e marrëdhënieve ekonomike, por kjo duhet të ketë pasur pasojat e saj pasi u pa që Putin theu lapsin në tavolinë.
Komentuesit e fushës së psikolinguistikës thonin se liderit rus i dukeshin qartë venat në ballë, që tregonin ankthin për fatin se Rusia “po i përulej” Perëndimit.
Analisti Anders Ostlund, i qendrës ‘European Policy Analysis’, komentonte asokohe: “Ankth? Putin thyen lapsin në bisedimet e #Minsk.”
“Kjo, plus venat në ballin e tij!” shtonte një komentues.
Një tjetër person shkruante “shfaqje klasike e kompleksit të Napoleonit.”
Asokohe kancelarja Angela Merkel, e cila ndërmjetësoi marrëveshjen së bashku me Hollande, thoshte se “tani kemi një fije shprese”, por liderët nuk kishin besë dhe thonin se “ka ende shumë punë për të bërë”, sipas britanikes Daily Star.
“Nuk ishte mbrëmja më e bukur e jetës time, por arritëm të biem dakord për gjërat kryesore megjithse negociatat ishin të vështira,” tha Vladimir Putin pas takimit në 2015.
Incidenti i para shtatë viteve është rishfaqur teksa Ukraina thotë se është gati të negocjojë për gjetjen e fundit të konfliktit të përgjakshëm, por pa u dorëzuar ose pranuar ultimatume.
Top Channel
Lideri çeçen thotë se Elon Musk është ‘tepër femëror’ për t’u matur me Putin

Kreu i republikës ruse të Çeçenisë ka quajtur së fundmi Elon Musk “tepër femëror” duke thënë se pronari i Tesla nuk do të mund të matej kurrë në një dyluftim trupor me Vladimir Putin.
Dje Musk kishte bërë një ofertë të pazakontë ku tha se donte të luftonte një duel trupor me liderin rus, për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë.
“Elon Musk, një këshillë të vogël. Mos u mundo të masësh forcën tënde me atë të Putin. Jeni në dy kategori të ndryshme,” tha lideri çeçen Ramzan Kadyrov në një postim të gjatë në rrjetin social Telegram .
Pasi quante Musk “femëror,” Kadyrov sugjeronte se themeluesi i Tesla duhet të stërvitet fillimisht në fakultetin e forcave speciale ruse, në klubin e dyluftimit Akhmat Fight Club dhe më pas të tentonte përleshjen hipotetike.
“Ti do të ktheheshe nga repubika çeçene një person krejt tjetër ‘Elona’, desha të them Elon,” shkruante Kadyrov, duke përdorur me ironi një version femëror të emrit të Musk.
50 vjeçari Musk, tashmë njeriu më i pasur në botë, sipas mediave, sfidoi 69 vjeçarin Putin në një “duel të vetëm trupor” në rrjetin Twitter.
“Si trofe është Ukraina,” shkruante Musk.
Zyrtrët e Kremlinit reaguan duke e quajtur Musk një “rosak” dhe “djall i vogël.”
Më herët zv. kryeministri i Ukrainës i kishte kërkuar kreut të SpaceX të “dërgojë Putin në Jupiter.”
Mirënjohje që nuk shterrë kurrë
Shkruan:Flori Bruqi
Përkitazi
librit antologjik të Dibran Fyllit “Ujëvarë fjalësh artistike”, Press liberty,
Prishtinë 2021.
Të gjitha poezitë dhe tregimet janë të
seleksionuara nga Stafi redaktorial,dhe ato që i kanë përmbushur kriteret
letrarë janë të botuara në këtë libër antologjik që është përgatitur mjaft mire
nga Akademik
Dibran Fylli.
...Poetët japin pa kursim gjithçka për lexuesin e tyre,pa e pritur ata që atyre t’u
kthehet kjo mirënjohje.
A ka më të bukur, se sa shkrimtarët t’ju
thurin vargje poetike fëmijëve,prindërve, atdheut
dëshmorëve, natyrës, që ata të shpërblehën sadopak më -Durtrokitje frenetike !
Këtë gjë po e bëjmë sot më këtë libër antologjik me poezi dhe tregime , për herojtë, për nënat dhe ballarët tanë, luftën e lavdihsme të UCK–së , e cila Dardanisë ia solli në panetonin e vet Lirinë!
Kjo dashuri transmetohet në këtë Libër antologjik me poezi dhe
tregime më shumë Lule erëmirë duke na falë buzëqeshjen e ditës dhe ëndrrën e
bukur të natës.
Gjithmonë në ndjenjn tone krijuese,së pari ndërlidhemi nga leximi.
Leximi i
poezive dhe tregimeve sjellë shumë argumente të reja në pasurimin e ndjenjës së të lexuarit.
Ajo që më ka bërë shumë përshtypje në këtë analizë antologjike është edhe fakti se është moderuar më mjaft përkushtim letraro-artistike të 80 autorëve që flasin më një gjuhë ,më një vlerë përgjithsuese më shëmbuj konkretë të disa poetëve të mirënjohur : Bilall Xhaferi(më poezinë “Kosova”,faqe 51 ; Dritëro Agolli,”Tespiht e Idriz Seferit,’’faqe 56; Fatos Arapi, me poezinë “Atdheu”,faqe 60; Havzi Nela më poezinë”Nusja e flamurit”, faqe 71, Iljaz Prokshi ,,më poezinë”Çyqavica”,faqe 76., Jusuf Gërvalla, më poezinë”Do të kthehëm, nënë” faqe 83; Lulzim Hajdari më poezin “Plisi’’. Faqe 90; Leonora Bruqaj më poezinë “Mallkimi”, faqe 92, Namik Selmani me poezinë “Me duart nga varret e pagjetur”
faqe 104; Nuhi Vinca “ Tre lisa” faqe 111,; Qerim Ujkani,me poezinë "Populli i di të gjitha”, faqe 112;Trandafile Molla Baja,''Liria ka një emër’’, faqe 125, Zef Pergega, me poezinë” 150 vjet të lem prej FIshte” ,faqe 132, Zef Mulaj, me poezinë Anatomia e atdheut tim”,faqe 138, si dhe shumë tregime si fjala vjen : Asllan Qyqalla-Lani”Vjeshtë e mall në Prishtinë", faqe154, Bedri Tahiri,” Vorret e murtajës’,faqe 163,Dibran Fylli, “Medaloni I luftës hyjnore”, faqe 175;
Mevlyde Mezini Saraci’Cdo grua është zonjë e shtëpisë së vet’ faqe 224; Reshat Sahitaj “ Dita me e lumtur e Azem dhe Shotë Galicës, “ faqe 235; Jahja LLuka''A ki nevojë për ndonjë gjë", tregim faqe 196, Mehmet Kajtazi"Pse shpeshtohën grevat?" tregim faqe,220 e shumë të tjerë .
Tek i lexojmë poezitë dhe tregimet
në pak rreshta që përcillën më një domëthenie sociale forte e thellë që nuk mund
të mos bijshë në mendime shpresëdhenëse
dhe shpresëdëshpruese të disa autorëve në këtë Antologji që punët nuk shkojnë bukur mirë në ketë rruzullimin
tonë poetik. Varfëria si një sëmurje ngjitëse ,nuk po u shqitët nga jeta e
njerëzve.
Në një poezi të vietve 80’-ta poeti i ynë Dritëro Agolli, në një varg të
tillë, në të cilin, duke ju drejtue një fshatari,shprehë një urim në adresë të
tij”t’u bëftë gruri dele”, kurse në një poezi
tjetër të po atyre viteve, kur bënë fjalë për ca vajza, që janë duke
mbledhur fasulë në një kooperatvë bujqësore, thotë””mblidhni vajza, mblidhni,
por kujdes mos vidhni.'"
Mjaftojnë këto 3 vargje të Agollit, për të arritur në një përfundim të dhimbshëm rreth marrëzisë komuniste shqiptare pë tufëzimin e bagëtive në fshat në vitët 1980-81, dhe për degrdaimin sitemit kooperativist, që e shpuri në varfëri të skajshme fshatarsinë shqiptare që u mbyll në një katastrofë endemike kombëtare në fund të viteve të 80-ta.
Në një katërvargësh të
poetit Ferit Lamaj, që unë e vlerësojë tej mase si aristokrat i fabulës shqiptare, bëhët një
vlerësim universal ” Që së lashti i vjen e thëna: “Qengji i urtë pi dy nëna”.
Falenderojmë Shtëpinë botuese ,autorin Dibran Fylli si dhe 80 autorët
shqiptar nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora që mundësuan botimin e
librit “Ujëvarë fjalësh artistike”(poezi
dhe tregime më ISBN 978-9951-830-05-8 dhe CIP :821.18-1
821.18-32.
2022/03/15
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar në Hagë dy ish-liderët e kësaj partie, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar për vizitën e tij, të cilën e cilësoi si tejet emocionale.
Kreu i PDK-së shkruan se duke besuar në drejtësi dhe në luftën e pastër e mbrojtëse të popullit të Kosovës, pret kthimin e tyre triumfues sa më parë.
“Të fortë dhe krenarë për rrugëtimin e tyre për lirinë e Kosovës, ashtu si përherë, i pashë dy liderët historikë të Kosovës dhe të PDK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, gjatë një vizite tejet emocionale që pata në Hagë”.
“Ashtu siç besojmë në drejtësi, të gjithë besojmë se ata, bashkë me shokët e tyre çlirimtarë, po mbahen padrejtësisht atje, sepse lufta mbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër, andaj edhe e presim kthimin e tyre triumfues sa më parë. Të fala të përzemërta!”, ka thënë Krasniqi.
ShBA me sanksione të reja për presidentin bjellorus
Shtetet e Bashkuara aplikuan sanksione të reja të martën ndaj presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, i cili ka qenë aleat me Rusinë në luftën e saj në Ukrainë.
Një numër i rusëve të tjerë, duke përfshirë një gjykatës rus, u vunë në shënjestër të sanksioneve për shkelje të të drejtave të njeriut, sipas Departamentit të Thesarit të SHBA.
Sanksionet u aplikuan ndaj Lukashenkos si dhe gruas së tij, Halina. Ata do të bllokonin pronën dhe interesat e tyre në Shtetet e Bashkuara dhe do të ndalonin amerikanët të angazhoheshin në transaksione me ta.
“Përcaktimet e sotme tregojnë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të imponojnë pasoja konkrete dhe të rëndësishme për ata që përfshihen në korrupsion ose janë të lidhur me shkelje të rënda të të drejtave të njeriut”, tha Andrea Gacki, drejtori i Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja.
“Ne dënojmë sulmet e Rusisë ndaj korridoreve humanitare në Ukrainë dhe i bëjmë thirrje Rusisë të ndërpresë luftën e saj të paprovokuar dhe brutale kundër Ukrainës“, shtoi tutje ai, shkruan CNN.
Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë vënë në shënjestër Bjellorusinë me sanksione më parë për rolin e saj në pushtimin rus të Ukrainës, duke përfshirë shtrirjen e politikave të kontrollit të eksporteve në Bjellorusi dhe parandalimin e devijimit të teknologjisë dhe softuerit drejt Rusisë përmes vendit.
Përveç Lukashenkos, SHBA-ja shënjestroi katër individë të përfshirë në vdekjen e sinjalizuesit Sergei Magnitsky, i cili vdiq në rrethana të dyshimta në vitin 2009.
Dr.Rada Trajkoviq e ashpër me presidentin serb Aleksandër Vuçiqin, e quan frikacak dhe qyqar pasi s’po merr vendim për agresionin rus

Politikania e moderuar serbe, Rada Trajkoviq e ka kritikuar ashpër qëndrimin e Serbisë dhe të presidentit Aleksandar Vuçiq për mbajtjen e anës së Rusisë në agresionin ndaj Ukrainës.Ajo e ka quajtur frikacak Vuçiqin, për të cilin ka thënë se po e shtynë qëndrimin për agresionin në Ukrainë deri pas zgjedhjeve.
“Është e padrejtë dhe qyqare të shtyhet marrja e një qëndrimi të qartë për agresionin në Ukrainë deri pas zgjedhjeve. Kjo nuk është një pyetje që kalibrohet nga sondazhet e opinionit publik. Ne kemi nevojë për një lider që në vend që të zhytet në keqkuptime, do t’u thotë votuesve të vërtetën. Zgjojini ata. Sepse ky është lidership”, ka shkruar Trajkoviq në një postim në Twitter.
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...


