2022-05-09

Librat më të mirë për lexim në të gjitha kohrat

 







Shkruan Akademik Prof,Dr.Flori Bruqi,PH.D


Një botë e tërë jeton brenda dy ballinave. Libra mund të gjeni sa të doni, mjafton që të keni dëshirë për lexim.

Autorë që shpalosin rrëfimet e tyre dhe e thonë me fjalë atë që mezi imagjinohet, tashmë vijnë edhe në gjuhën shqipe.

Aventurat i përjetoni edhe jashtë librit, por vështirë se ka aventurë më të këndshme sesa të keni në duar një libër që tashmë është bestseller në botë.

Agjencioni "Floripress " dhe Revista "Drini" ju sjell disa nga veprat letrare që kanë arritur kulmin e lexueshmërisë e janë përkthyer në disa gjuhë të botës, të cilat mund t’i gjeni 

në  gjuhën  shqipe.


1.Svetlana Alexievich – “Zëra nga Çernobili”


IMG_8077

Me këtë libër, autorja bjelloruse Svetlana Alexievich rrëmbeu Nobelin e vitit të kaluar për letërsi. Ajo është gazetare hulumtuese e cila shkruan në rusisht, e këtë roman e ka shkruar në vitin 1997. Ka shkruar për krizat historike, për luftën Sovjetike në Afganistan, për katastrofën nukleare në Çernobil dhe për kolapsin e Bashkimit Sovjetik, nga zërat e individëve ordinerë.

“Në vetvete, ngjarja çfarë ka ndodhur, kush është fajtori, sa ton rërë dhe beton është dashur për ta ngritur sarkofagun mbi vrimën e djallit, nuk më interesonte. Unë doja ndijimet dhe ndjenjat e individëve që e kanë prekur të panjohurën”, thotë Svetlana.

 

2.Ismail Kadare – “Kukulla”

IMG_8132

Libri i fundit i autorit Ismail Kadare është “Kukulla”. Kushtuar tërësisht nënës së tij, ky libër i Kadaresë është përkthyer edhe në frëngjisht. Ai flet për marrëdhënien e tij të brishtë me nënën, me të cilën s’është kuptuar asnjëherë plotësisht.

Titulli “Kukulla”  simbolizon figurës e së ëmën së tij, figurën e së cilës e përshkruan si fjalëpake dhe pothuaj të padukshme.

 

3.R.J Palacio – “Mrekullia”

IMG_8136

Një novelë për fëmijë që përshkruan jetën e një djaloshi i cili ka lindur me deformitete në fytyrë. Ai nuk shkon në shkollë deri në një moshë të caktuar, por gjithçka ndryshon kur prindërit e dërgojnë në një shkollë private.

Frymëzimi për ta shkruar librin vjen nga një histori personale e autores me të birin. Novela ka marrë pëlqimin e lexuesve nga e mbarë bota dhe vlerësimi ka qenë pothuajse maksimal.

 

4.Jonathan Franzen – “Korrigjimet”

IMG_8141

Amerikani Franzen shkruan për një familje pothuajse tradicionale amerikane – për Lambertët.

Në librin “Korrigjimet”, botuar në vitin 2001, fëmijët e familjes Lambert largohen nga shtëpia dhe secili vazhdon jetën e re në lindje të vendit.

Shkrimtari është cilësuar si njëri ndër autorët më të mirë amerikanë që e përshkruan shumë bukur konstruktin shoqëror në Amerikë.

 

5.Harper Lee – “Shko vër një rojë”

IMG_8123

Shumë e dashur dhe e famshme me librin e saj të parë “Të vrasësh zogun përqeshës”, Harper Lee vjen në shqip me librin e saj të botuar vitin e kaluar “Shko vër një rojë”.

Novela e dytë dhe e fundit e saj trajton një temë interesante me nuanca fiksioni, ku element është edhe racizmi.

 

6.Daniel Kahneman – “Të menduarit shpejt dhe të menduarit ngadalë”

IMG_8145

Psikologu izraelito-amerikan, fitues i Çmimit Nobel në Ekonomi, sjell një vepër që u shndërrua në bestseller që nga viti 2001.

“Të menduarit shpejt dhe të menduarit ngadalë” është një libër i shkruar pas disa dekadash hulumtimi nga autori.

 

7.Charles Duhigg – “Fuqia e shprehisë”

IMG_8065

Libri më i ri nga reporteri i gazetës New York Times vjen në shqip dhe sjell eksplorimin e shkencës se si i krijojmë shprehitë dhe si manovrojmë me to si njerëz. Ai tregon nëse shprehitë mund t’i ndryshojmë dhe çka ndodh me individin kur ai arrin t’i ndryshojë ato.

 

8.JoJo Moyes – “Vajza që le pas”

IMG_8149

Një histori dashurie. Në ngjarjen që zhvillohet në Francë në vitin 1916, artisti Edouard Lefevre lë prapa gruan e tij të re Sophie për të luftuar në frontin kundër gjermanëve.

Kur qyteti i tyre pushtohet nga gjermanët, portreti që Edouard i ka bërë asaj i bie në sy Komandantit i cili e do pikturën me çdo kusht. Më pas zbulohet se vlera e pikturës është shumë e madhe dhe aty fillon beteja.

 

9.Khalil Gibran – “Profeti”

IMG_8110

Poeti libanez Khalil Gibran tashmë është përkthyer në 40 gjuhë e padyshim vepra e tij më e njohur është “Profeti”.

Libri është i konstruktuar në 26 proza poetike që flasin për çështjet kryesore të jetës së njeriut: Punën, Dashurinë, Martesën, Veshjen, Tregtinë, Kohën, Harenë, Dhimbjen, e të tjera.

 

10.Cheryl Strayed – “Shpirti i Egër”

IMG_8114

Përshkruan krejt rrugëtimin e saj deri te shërimi. Libri autobiografik i amerikanes Cheryl Strayed vjen në shqip me tregimin për udhëtimin e gjatë 1500 kilometërsh nëpër rrugët e Amerikës për të gjetur paqe me veten dhe për ta harruar dhimbjen. Libri tashmë është bërë edhe film, kurse aktorja që luan rolin kryesor, Reese Witherspoon, në vitin 2015 ishte nominuar për çmimin Oscar për rolin kryesor.

 

====================

 

Librat që muajve të fundit më së shumti janë shitur në librarinë “Buzuku” në Prishtinë janë “Zëra nga Çernobili” (Svetlana Alexievich), “Faji në yjet tanë” (John Green), dhe “Profeti” (Kahlil Gibran).

“Fituesi i çmimit Nobel në Letërsi gjithmonë bëhet më i kërkuari, është sikurse çmimi Oscar për film, të gjithë duan ta shohin filmin fitues. ‘Buzuku’ e ka botuar librin dhe ka shitur rreth 1500 kopje të ‘Zëra nga Çernobili'”.

“Kurse moshat më të reja e kanë kërkuar shumë ‘Faji në yjet tanë”, libër të cilit i dha famë edhe filmi. Por, edhe ‘Profeti’ hyn në mesin e veprave më të kërkuara gjatë muajve të fundit”, thotë Edon Zeneli nga kjo librari.

IMG_8077

 Fotografitë për libra të realizuar nga  : Haris Alia,Prishtinë.

********************

 11.“Ana Karenina”, e shkruar gjatë viteve 1873-1877 prej shkrimtarit të madh rus Leon Tolstoi. Vepra hapet me një citat madhështor: “Familjet e lumtura janë të gjitha njësoj, ndërsa familjet fatkeqe, janë fatkeqe ndryshe nga të tjerat.” Kjo novelë është një kryevepër e dashurisë tragjike të Ana Kareninës me kontin Vronski, të dy këta pre e një dashurie, që nuk do të marrë kurrë miratimin nga shoqëria ruse e kohës. Kurorëshkelësja Ana Karenina ndjek një rrugë të pashmangshme të shkatërrimit shoqëror dhe shpirtëror. Ajo që e bën librin kaq të pëlqyeshëm për publikun, është aftësia e Tolstoit për të balancuar historinë pasionante të Ana Kareninës dhe jetës familjare të Levinit, personazhit që kryen një martesë të thjeshtë, që është besnik ndaj Zotit dhe që i pëlqen të merret me bujqësi. Fillimisht autori u ofron lexuesve mëkatin e ëmbël të Anës dhe më pas i edukon ata me virtytet e Levinit.

13. “Lufta dhe Paqja”, është një roman me katër vëllime, i botuar në vitin 1869 prej Leon Tolstoit. Ai është libri i tretë më i famshëm dhe i lexuar, sipas klasifikimit të revistës prestigjioze “Time”. Mark Tuein është shprehur për këtë libër: “Tolstoi ka harruar të përfshijë vetëm një garë me varka, sepse çdo gjë tjetër që ka lidhje me pushtimin e Rusisë nga Napoleoni në vitin 1812 është këtu.” Tolstoi është ekspert në vizatimin e duhur të skenave të betejave, pasi ai përshkruan ndjenjat personale të qindra karaktereve nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Ajo që e bën librin kaq të dashur, është se mes morisë së madhe të personazheve janë edhe tri përshkrime fantastike të princit Andrei, Natashës dhe Pierit, të cilët luftojnë me dashuri dhe përpiqen të gjejnë një mënyrë të duhur për të jetuar.

14. “I madhi Getsbi”, është romani stoli i epokës së xhazit, që pikturon një portret të paharrueshëm të ditëve të kaluara mes muzikës xhaz, xhinit, pakujdesisë dhe pasurisë së vënë lehtë. Ky roman është ndoshta legjenda më e madhe e kërkimit të “ëndrrës amerikane”, e shkruar ndonjëherë. Xhej Getsbi është një milioner i vendosur të fitojë përsëri zemrën e vajzës, të cilën ai e dashuronte dhe e humbi. Në këtë mënyrë ai kthehet në ikonë të mallit e romantizmit, teksa narratori Nick Carroway, në mënyrë brilante, ndriçon periudhën e fundit të Luftës së Parë Botërore dhe mbarimin e pafajësisë amerikane.

16. “Middlemarch”, nga Xhorxh Eliot. Dorothea Brooke është një vajzë e re idealiste, të cilën dëshira për të përmirësuar botën e çon drejt një martese me pedantin e inatosur Kasaubon. Ky gabim e udhëheq atë drejt rrethanave të dhimbshme në kërkim të lumturisë. Novela tregon për kufizimet që shoqëria u bën grave dhe për jetën e mjerueshme të fshatit. Rrëfimi vjen si një kronikë e qytezës së Middlemarch në Angli dhe portretit të një gruaje. Eliot shquhet për analizimin e momenteve të krizës dhe bën që lexuesit të ndiejnë thellë gjendjen e ankthit dhe ndjesinë e zgjidhjes së problemit të personazhit. Simpatia e Dorothea Brooks për personat e papëlqyeshëm e drejton moralin e saj më shumë nga bamirësia sesa nga përbuzja dhe armiqësia.

17. “Aventurat e Hakëlberri Fin”, i shkruar nga Mark Tuein, është romani i një fëmijërie të lumtur për të gjithë ata që e kanë lexuar në vegjëli. Heminguej shprehet: “Çdo roman modern amerikan vjen prej Hakëlberri Fin”. Për disa ky është romani i aventurave të dy çapkënëve, njëri i abuzuar nga prindërit dhe tjetri një skllav i arratisur, të cilët përpiqen t’u shpëtojnë ligjeve të shoqërisë duke udhëtuar drejt Misisipit. Për të tjerë ky është romani i ashpër satirik, të cilin Tuein e ka shkruar për të treguar ligësinë e diskriminimit racial, fanatizmin fetar, hipokrizinë, lakminë dhe shpërfilljen e shoqërisë ndaj nevojave kolektive. Thjeshtësia e personazheve bën kontrast me jetën e kollarisur dhe kapitaliste, që shoqëria e kohës përpiqej të bënte.

18. “Hamleti”, është drama më e famshme e kohërave e shkruar prej dramaturgut të papërsëritshëm Uilliam Shekspir. Hamleti tregon historinë e një princi të ngarkuar me peshën e rëndë të hakmarrjes për vrasjen e të atit nga duart e xhaxhait të tij, i cili më pas u martua me të ëmën e Hamletit dhe u bë mbret i Danimarkës, duke rrëmbyer kështu fronin e personazhit kryesor. I detyruar nga rrethanat e vrasjes dhe i shtyrë prej fantazmës së të atit, Hamletin e shohim të përfshirë në probleme të rënda të ekzistencës, të cilat Shekspiri i ka pasqyruar aq bukur në shprehjen e famshme: “Të rrosh a të mos rrosh, kjo është çështja!”.

19. “Novelat e Çehovit”, u shkruan përgjatë viteve 1860-1904. Djali i një robi rus të liruar, Anton Çehov, u bë një doktor, i cili shpesh i kuronte pacientët pa pagesë dhe që më pas do të njihej si shpikësi i novelës ruse. Deri më tani letërsia ruse ishte njohur me mënyra të ndryshme të shkrimit, përgjithësisht të zbukuruara dhe të tepruara. Çehov, nëpërmjet novelave të tij, reflektoi ndodhitë dhe krizat e jetës së rëndomtë. E gjitha kjo nëpërmjet stilit të tij origjinal, imagjinatës së përzier me mëshirën dhe nëpërmjet përshkrimit të paarritshëm. Ai mbetet një mësues i madh dhe një njeri i mençur, vëren Alan Gurganus për “Novelat e Çehovit”, të cilat akoma dhe sot frymëzojnë dhe turbullojnë mendjet njerëzore.

20. “Në kërkim të kohës së humbur”, është një roman me shtatë vëllime i Marsel Prustit. Është puna e tij më e shquar e njohur si për gjatësinë e saj, ashtu edhe për kujtesën e pavullnetshme. Fitoi famë kur në vitin 1992 u përkthye nga frëngjishtja në anglisht prej D.J. Enright nën titullin “In Search of Lost Time”. Prust, me stilin e tij të jashtëzakonshëm, hipnotik dhe të paimitueshëm, arrin të përshkruajë në mënyrë unike ndodhitë e romanit të tij më të njohur.

Në një kategorizim të autorëve më të shquar të të gjitha kohërave, të hartuar prej 125 shkrimtarëve dhe kritikëve të njohur të kohëve të sotme, të cilët vlerësuan me një sistem pikësh secilin shkrimtar, del kjo renditje e autorëve më të famshëm të të gjitha kohërave:

 Leon Tolstoi, i vlerësuar si shkrimtari më i madh botëror me 327 pikë. Ndonëse në kohët e sotme është kaq shumë i çmuar, jeta e tij në periudhën kur jetoi, pati shumë dhembje dhe moskuptim. Ai ishte i pambështetur prej familjes dhe miqve prej pikëpamjeve të tij të ndryshme mbi jetën, fenë, dashurinë dhe mënyrën e ndërtimit të shoqërisë. Në vitin 1910, në moshën 81-vjeçare, si shenjë e revoltës së tij dhe për të mbrojtur më së miri ideologjinë që predikonte, Tolstoi u largua nga shtëpia dhe vdiq në ndërtesën e stacionit të trenit të Astapovos prej sëmundjes dhe pleqërisë.

 Uilliam Shekspir, dramaturgu, poeti dhe shkrimtari më i njohur anglez, me shumë mister që e rrethon, është vlerësuar prej kritikëve me 293 pikë. Ai e bëri botën të qajë e të qesh me dramat dhe komeditë e tij të papërsëritshme. Është shkrimtari më i lexuar në botë, me 4 miliardë libra të shitur. Talenti i tij në depërtimin e botës së çdo personazhi dhe mjeshtëria e gjuhës, e bëjnë Shekspirin “Lordin e shkrimit anglez”. Shekspiri realizoi gjithsej 37 vepra: 13 tragjedi, 10 drama dhe 14 komedi. Tragjeditë e tij më të famshme janë “Hamleti”, “Henri IV”, “Makbeth” dhe “Romeo e Xhulieta”. Te komeditë përmendim “Shumë zhurmë për asgjë” dhe “Nata e dymbëdhjetë”.

 Xhejms Xhojs, është i akuzuar prej shumë kritikëve si shkrimtari irlandez me stil të pakuptueshëm, të vështirë dhe monoton. Në listën e shkrimtarëve më të mirë botëror, renditet i treti me 194 pikë. Xhejms Xhojs konsiderohet si një nga autorët më me ndikim të shekullit XX. Ai është i njohur për romanin e tij “Uliksi” (1922), me veprën e shumë të diskutuar “Zgjimi i Fineganëve” (1939), për përmbledhjen me tregime të shkurtra “Dublinasit” (1914), si dhe për romanin gjysmë autobiografik “Portreti i artistit djaloshar” (1916).

Vladimir Nabokov, shkrimtari rus i famshëm për romanin e tij tërësisht tronditës për shoqëritë e të gjitha kohërave, “Lolita”, është vlerësuar me 190 pikë prej kritikëve. Karriera e tij filloi pas përkthimit të veprave në anglisht, ku u bë shumë i njohur sidomos me romanin “Lolita”, i cili është realizuar shumë herë në filma, ku përmendet filmi i vitit 1997 aktruar nga i madhi Xheremi Ajrons dhe Melani Grifit.

 Fjodor Dostojevski, shkrimtari, filozofi dhe eseisti rus, është i njohur për veprat e tij madhështore. Në këtë klasifikim është vlerësuar me 177 pikë. Veprat e tij hulumtojnë thellë në psikologjinë njerëzore nga pikëpamjet politike, shoqërore dhe shpirtërore të Rusisë së kohës. Ai është themeluesi i ekzistencializmit të shekullit të 20 në Rusi. Për Dostojevskin thuhet se është ndër shkrimtarët më të mëdhenj dhe më me influencë të të gjitha kohërave.

 Uilliam Folkner, shkrimtari i rëndësishëm që prej natyrës së tij të tërhequr ishte gati-gati i panjohur për lexuesit, derisa në vitin 1949 mori çmimin “Nobel” për letërsi. Ai është vlerësuar në këtë listë si shkrimtari i gjashtë më i shquar me 173 pikë. Vepra e tij, që korri më shumë sukses dhe që i dha emër, është “Një trëndafil për Emilinë”. Në fjalën e tij, gjatë marrjes së çmimit “Nobel”, ai tha: “Është veç një fjalë goje të thuash se njeriu është i pavdekshëm, vetëm sepse ai do të mbijetojë, kur të ketë kumbuar tiktaku i mbramë i fundit të botës, pasi të jetë shuar me shkëmbimin e sprasëm e krejt të pavlerë të përshkëndritjes së mbrëmjes së fundit, edhe atëherë do të ketë mbetur kumbi i një zëri: kumbi i mezindier, i pashtershëm i njeriut që ligjëron ende.”

Anton Çehov, konsiderohet si novelisti më i madh dhe më i shquar jo vetëm rus, por mbarëbotëror. Ai vlerësohet me 165 pikë nga kritikët e sotëm. Çehov u diplomua në Mjekësi, por me shaka shprehej: “Mjekësia është gruaja ime, ndërsa letërsia dashnorja”.

Përmbledhja e novelave të tij është një nga librat më të shitur dhe më të vlerësuar të të gjitha kohërave, thellësia që pasqyron Çehov në novelat e tij, të magjeps dhe njëkohësisht të fut në kolapsin e shoqërisë ruse të shekullit të 19.

 Gustav Flober, është një nga novelistët më të njohur francezë të shekullit të 19, kohë kur po lulëzonte romantizmi i Hygoit dhe miqve të tij. Ndjenjat që ushqente ndaj zonjës Eliza Shlesinzher e orientuan drejt formës më origjinale dhe më të thellë të romantizmit europian. Disa nga veprat e tij më të njohura janë: “Zonja Bovari”, “Tundimet e Shën Andonit”, “Salambo” dhe “Një zemër e thjeshtë”.

 Xhejn Ostin është shkrimtarja e vetme që arrin të përfshihet në listën e shkrimtarëve më të mirë botërorë, pavarësisht se shumë femra të tjera kanë dhënë kontributin e tyre në letërsi. Që më 1787-n, Xhejn filloi të shkruante poema, histori dhe drama për zbavitjen e vetes dhe familjes së saj. Xhejn më vonë përpiloi kopje të 29 prej këtyre punimeve të hershme në tri blloqe, tashmë të quajtura “Juvenilia”, që përmbanin pjesë të shkruara mes 1787-s dhe 1793-shit. Veprat e saj të mëpasshme janë frymëzim i shumë filmave hollivudianë, tepër të ndjekur dhe të lexuar. Ajo është një autore që nuk do të harrohet për veprën e saj “Krenari dhe paragjykim”.


Nën çadër, mund të lexosh vjedhurazi dhjetëra tituj librash të cilët të intrigojnë. Ka edhe nga ata që, kush e di që kur i ke lexuar (sa mirë të vjen që ia mban mend historinë atij libri fije për pe), por ka edhe tituj që do të doje t’i lexoje me një frymë. Propozimet e këtij sezoni janë të ndryshme, por ato që vërtet nuk duhet t’ju mungojnë i sjell për Class drejtuesja e shtëpisë botuese “Pegi”, Loreta Berhami.

 

“Posta”, romani i parë i Charles Bukowski-t, një ish-nëpunësi të rëndomtë poste, u botua më 1971 dhe tronditi fort Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç do të ndodhte për pothuajse gjithë prozën e tij, protagonisti është alteregoja legjendare e Bukoëski-t, Henri Çinaski. i lindur dështak, me një profesion pa rrugëdalje, i cili nuk i jep asnjë kënaqësi personale e megjithatë, me mjaft vetëdije sa për të dalluar absurditetin e situatës së tij, Çinaski është emblema e njeriut të zakonshëm.

 

"Historia e vajzës së humbur" është vëllimi i katërt dhe i fundit i "Mikeshës gjeniale", sagës që e ngriti autoren në shkallën e një prej shkrimtareve më të mira në botë. Në këtë sagë rrëfehet historia e një miqësie midis dy grave, pole vërtet të kundërta të së njëjtës forcë. Ato takohen dhe përplasen, ndikojnë mbi njëra-tjetrën, largohen e sërish gjenden, zilepsen dhe admirojnë shoshoqen. Ky vëllim i katërt dhe i fundit përmbyll një vepër letrare jashtëzakonisht pjellore dhe frymëzuese, një vepër e pranuar ndërkombëtarisht si një prej më të mirave të kohës sonë.

 

A mund të matet lumturia? Rreth kësaj pyetjeje është ndërtuar romani “Indeksi mesatar i lumturisë” i shkrimtarit portugez David Machado. Ky roman trajton çështjen e vjetër të lumturisë, të arsyeve për të qenë të lumtur dhe hedh pikëpyetje mbi rolin e arritjeve e të sukseseve, ato që botërisht njihen dhe quhen të tilla, në jetën tonë.

 

“Dashuria mbi gjithçka” është titulli i parë i koleksionit Fluturëzat. Ky koleksion do të përmbajë romane të lehtë dhe të ëmbël, për të rinjtë e të rejat që kanë ende kohë të ëndërrojnë e të përhumben pak përmes rreshtave të dashurisë. “Dashuria mbi gjithçka” është një histori dashurie ngacmuese për të na kujtuar emocionet e fshehura, por jo të harruara, të drithërimave të para.

 

Te “Gruaja e togerit frëng”, Çarls Smithson, një i ri në prag martese dhe me një pozitë shoqërore për t'u pasur zili, njihet krejt rastësisht me Sara Udrafin, teksa ajo vështron detin, e vetmuar. Që në faqen e parë, është tejet e qartë, që rrugët e Çarlsit dhe Sarës do të puqen. Një histori magjepsëse që vë në lojë, me shumë delikatesë, paragjykimet e personazheve dhe të vetë lexuesit.


Prihstinë,5.9.2022.

Comments



2022-05-08

Libra për lexim gjatë verës në plazhë

 

    Pushimet dhe plazhin, nuk mund ta nisësh asnjëherë pa të paktën një libër me vete. Duke bërë valixhen, shumica nga ne vihet shpesh në dilemë edhe për librat që do të marrë me vete. Veç të gjithë aksesorëve të domosdoshëm, bashkë me trendet e rrobave të banjës, në valixhe duhet të ketë patjetër hapësirë edhe për librat dhe titujt e rinj.

Nën çadër, mund të lexosh vjedhurazi dhjetëra tituj librash të cilët të intrigojnë. Ka edhe nga ata që, kush e di që kur i ke lexuar (sa mirë të vjen që ia mban mend historinë atij libri fije për pe), por ka edhe tituj që do të doje t’i lexoje me një frymë. Propozimet e këtij sezoni janë të ndryshme, por ato që vërtet nuk duhet t’ju mungojnë i sjell për Class drejtuesja e shtëpisë botuese “Pegi”, Loreta Berhami.

 

“Posta”, romani i parë i Charles Bukowski-t, një ish-nëpunësi të rëndomtë poste, u botua më 1971 dhe tronditi fort Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç do të ndodhte për pothuajse gjithë prozën e tij, protagonisti është alteregoja legjendare e Bukoëski-t, Henri Çinaski. i lindur dështak, me një profesion pa rrugëdalje, i cili nuk i jep asnjë kënaqësi personale e megjithatë, me mjaft vetëdije sa për të dalluar absurditetin e situatës së tij, Çinaski është emblema e njeriut të zakonshëm.

 

"Historia e vajzës së humbur" është vëllimi i katërt dhe i fundit i "Mikeshës gjeniale", sagës që e ngriti autoren në shkallën e një prej shkrimtareve më të mira në botë. Në këtë sagë rrëfehet historia e një miqësie midis dy grave, pole vërtet të kundërta të së njëjtës forcë. Ato takohen dhe përplasen, ndikojnë mbi njëra-tjetrën, largohen e sërish gjenden, zilepsen dhe admirojnë shoshoqen. Ky vëllim i katërt dhe i fundit përmbyll një vepër letrare jashtëzakonisht pjellore dhe frymëzuese, një vepër e pranuar ndërkombëtarisht si një prej më të mirave të kohës sonë.

 

A mund të matet lumturia? Rreth kësaj pyetjeje është ndërtuar romani “Indeksi mesatar i lumturisë” i shkrimtarit portugez David Machado. Ky roman trajton çështjen e vjetër të lumturisë, të arsyeve për të qenë të lumtur dhe hedh pikëpyetje mbi rolin e arritjeve e të sukseseve, ato që botërisht njihen dhe quhen të tilla, në jetën tonë.

 

“Dashuria mbi gjithçka” është titulli i parë i koleksionit Fluturëzat. Ky koleksion do të përmbajë romane të lehtë dhe të ëmbël, për të rinjtë e të rejat që kanë ende kohë të ëndërrojnë e të përhumben pak përmes rreshtave të dashurisë. “Dashuria mbi gjithçka” është një histori dashurie ngacmuese për të na kujtuar emocionet e fshehura, por jo të harruara, të drithërimave të para.

 

Te “Gruaja e togerit frëng”, Çarls Smithson, një i ri në prag martese dhe me një pozitë shoqërore për t'u pasur zili, njihet krejt rastësisht me Sara Udrafin, teksa ajo vështron detin, e vetmuar. Që në faqen e parë, është tejet e qartë, që rrugët e Çarlsit dhe Sarës do të puqen. Një histori magjepsëse që vë në lojë, me shumë delikatesë, paragjykimet e personazheve dhe të vetë lexuesit.

100 Librat më të bukur të të gjitha kohërave

 


Jeni në dyshim se çfarë të lexoni? Këtu i keni titujt e 100 librave më të bukur të të gjitha kohërave nga Virxhinia Woolf, transmeton Almakos.
100. “Kryezoti i Unazave” nga JRR Tolkein
Auden mendoi se kjo përrallë me krijesa fantastike që kërkonin për stolitë e humbura do të ishte një ‘kryevepër’.
99. “Të vrasësh zogun përqeshës” nga Haper Lee
Këndvështrimi i një fëmije për paragjykimet raciale në Alabamën e viteve 30’.
98. “Shtëpia dhe Bota” nga Rabindranath Tagore
Një fisnik i pasur nga Bengali jeton i lumtur derisa shpërthen një revolucion radikal
97. “Rruga e Hitchhiker në Galaksi” nga Douglas Adams
Toka po shkatërrohet në zbulim të një rruge të re në hapësirë. Nuk duhet t’ju zërë paniku.
96. “Një mijë e një net”, anonim
Nusja e re e një mbreti persian tregon përralla për ngadalësimin e melankolisë pas aktit seksual.
95. “Zhgënjimet e të riut Werther” nga Johan Volfgang von Gëte
Werther e dashuron Sharlotën, por ajo është e fejuar.
94. “Fëmijët e mesnatës” nga Salman Rushdie
Fëmijët e hinduve të varfër dhe myslimanëve të pasur shkëmbehen në lindje.
93. “Kallajxhiu, rrobaqepësi, ushtari, spiuni” nga John le Carre
Ninullat e fëmijëve zbulojnë emrat e koduar të spiunëve britanikë të dyshuar për tradhëti.
92. “Ferma e Ftohtë” nga Stella Gibbons
Satira komike e romancave rurale. Diçka ‘e keqe’ vihet re në raftin e druve.
91. “Përralla e Genjit” nga Lady Murasaki
Jeta dhe dashuritë e djalit të një perandori. Dhe ndoshta novela e parë botërore.
90. “Nën rrjetë” nga Iris Murdoch
Marrëdhënia e një pseudo-shkrimtari dhe një ylli filmash. Kombinim i komedisë dhe filozofisë.
89. “Blloku i artë i shënimeve” nga Doris Lessing
Lessing e konsideron komunizmin dhe lirinë e femrave në atë që Margaret Drabble e quan “hapërisa e brëndshme fiksionale”.
88. “Eugjen Onjegini” nga Aleksandër Pushkin
Pasion, poezi dhe pistoleta në këtë roman dashurie
87. “Në rrugë” nga Jack Kerouac
Gjenerata e djemve që kanë si qëllim “të digjen” si qirinj të bukur të verdhë romanesh.
86. “Xha Gorioi” nga Honore de Balzak
Një dozë zhgënjyese e realitetit. Anti-heroi u bë një legjendë në ngjitjen e pamëshirshme të shkallës së shoqërore.
85. “E kuqja dhe e zeza” nga Stendhal
Heroi që lufton kundër materializmit dhe hipokrizisë së shoqërisë franceze nëpërmjet qëndresës
84. “Tre musketjerët” nga Aleksandër Dumas
“Një për të gjithë e të gjithë për një” : motoja e tre luftëtarëve të njohur
83. “Germinal” nga Emile Zola
E shkruar për të arritur ndryshimin shoqëror, “Germinal” dokumenton urinë e minatorëve francezë.
82. “I huaji” nga Albert Kamy
Francezi që vrau një shok arab në Algjeri dhe pranoi indiferencën e botës.
81. “Emri i trëndafilit” nga Umberto Eko
Nxjerrja në dritë e një vrasjeje në një manastir italian të shekullit 14.
80. “Oskar dhe Lusinda” nga Peter Carey
Një trashëgimtare australiane vë bast me një prift anglikan se nuk mund ta lëvizë xhamin e kishës për 400 km.
79. “Deti i gjerë i Sargasos” nga Jean Rhys
Zëri human drejt gruas së çmendur në papafingo
78. “Aventurat e Lizës në Botën e Çudirave” nga Levis Carroll
Logjika e Carroll-it bën të mundur besimin në 6 gjëra të pamundura përpara mëngjesit.
77. “Kapja-22” nga Joseph Heller
Yossarian ndjen një impuls prej vrasësi për armët e të huajve
76. “Procesi” nga Franc Kafka
Jozef K deklaron se është i pafajshëm kur papritur arrestohet. Por”I pafajshëm për çfarë”?
75. “Cider me Rozin” nga Laurie Lee (Cider*-pije alkoolike me limon)
‘Pijet e fshehta’ të protagonistit ndodhen në një kamionçinë
74. “Në pritje të Mahatmas” nga RK Narayan
Komedia e butë në të cilën një indian i inspiruar nga Gandi shndërrohet në një ekstremist anti-britanik.
73. “Asgjë e re nga fronti i perëndimit” nga Erik Maria Remark
Horrori i Luftës së Madhe e parë nga një ushtar adoleshent
72. “Darkë në restorantin e vendlindjes” nga Anne Tyler
Prindërit që ndikojnë në mënyra të ndryshme tek tre fëmijët e tyre.
71. “Ëndrra e dhomës së kuqe” nga Cao Xueqin
Depërtimi i thellë në shoqërinë kineze të shekullit 18.
70. “Leopardi” nga Xhuzepe Tomazi di Lameduza
Këmishëkuqtë e Garibaldit ndërhyjnë në Siçili për të rrëzuar fisnikërinë.
69. “Nëse në një natë dimri një udhëtar” nga Italo Calvino
Mashtrimi ndërkombëtar i librit që u ekspozua në periudhën postmodreniste.
68. “Përplasja” nga JG Ballard
Ish-shkencëtari i televizionit që predikoi “një sektualitet të ri, të lindur nga një teknologji perverse.
67. “Një hark në lumë” nga VS Naipaul
Indiano-afrikani lindor udhëton në zemër të Afrikës dhe arrin në përfundimin se bota është ajo që është.
66. “Krim dhe ndëshkim” nga Fjodor Dostojevski
Djali që takohet me fajdexhiun. Djali vret fajdexhiun me një sëpatë. Faji, avaria, Siberia, shpengimi
65. “Dr Zhivago” nga Boris Pasternak
Idealizmi romantik i doktorit të ri që u shkel nga mizoritë e Revolucionit Rus.
64. “Triologjia e Kairos” nga Naguib Mahfouz
Ndjek tre breza të jetës në Kairo nga Lufta e Parë Botërore deri në vitin 1952.
63. “Rasti i çuditshëm i Dr Xhekill dhe Z. Hyde” nga Robert Louis Stevenson
“Përralla me lugatë” i doli Stevenson-it në ëndërr.
62. “Udhëtimet e Guliverit” nga Jonathan Swift
Satira e Sëift-it rreth përrallave të udhëtuesve
61. “Emri im është e kuqja” nga Orhan Pamuk
Një piktor vritet në Stamboll në vitin 1591.
60. “Njëqind vjet vetmi” nga Gabriel Garsia Markez
Miti dhe realiteti shkrihen në mënyrë magjike sëbashku në sagën e familjes kolumbiane.
59. “Fushat e Londrës” nga Martin Amis
Një novelist i dështuar vjedh ditarin e një gruaje që po komploton vetëvrasjen.
58. “Detektivët e egër” nga Roberto Bolano
Bandat e poetëve amerikano-jugorë udhëtojnë nëpër botë, flenë kudo dhe sfidojnë kritikat me duele.
57. “Loja e perlave prej qelqi” nga Herman Hesse
Intelektualët tërhiqen nga jeta e tyre për të luajtur një lojë me rregulla matematikore dhe muzikore.
56. “Daullja e llamarintë” nga Gunter Grass
Kujtimet e një shtëpie gjatë Luftës së Dytë Botërore. Tekst kyç nga realizmi magjik europian.
55. “Austerlitz” nga WG Sebald
Novela në të cilën një historian i lindur në Çeki rikujton historinë e tij gjatë Holokaustit.
54. “Lolita” nga Vladimir Nabokov
Obsesioni seksual i profesorit me një vajzë adoleshente komplikohet nga pasioni që mamaja e vajzës ka për profesorin.
53. “Përralla e bërë me duar” nga Margaret Atwood
Pasi lufta nukleare i la shumë femra sterile, ato pjellore u skllavëruan për lindje.
52. “Gjahtari në thekërishte” nga JD Salinger
Pasi u përjashtua nga shkolla parapërgatitore, adoleshenti antagonist has shumë pengesa në jetë.
51. “Bota e krimit të organizuar” nga Don DeLillo
Nga bejsbolli në mbeturina nukleare, jeta e vonshme amerikane e shekullit 20.
50. “I dashur” nga Toni Morrison
Udhëtimi deri në skutat më të errëta të skllavërisë amerikane
49. “Vilet e zemërimit” nga John Steinbeck
Kërkimi i dinjitetit dhe pagave pas shpërthimit të Depresionit të Madh.
48. “Thuaji malit” nga James Baldwin
Eksploron rolin e Kishës Kristiane në komunitetin afrikano-amerikan.
47. “Lehtësia e padurueshme e të qënit” nga Milan Kundera
Pabesitë e një doktori që stresojnë bashkëshorten e tij. Por nëse jeta nuk ka kuptim, atëherë kjo është e parëndësishme.
46. “Rinia e zonjushë Zhan Brodi” nga Muriel Spark
Një mësuese që tradhëtohet nga nxënësi i saj i preferuar, i cili bëhet murg.
45. “The voyeur” nga Alain Robbe-Grillet
Ishte shitësi ai që e vrau vajzën në plazh. Megjithatë, kush e pa?
44. “Neveria” nga Zhan Pol Sartri
Një historian sëmuret rëndë nga ekzistenca e tij, por vazhdon të jetojë.
43. “Lepuri” nga John Updike
Një ish-yll i basketbollit të shkollave është i pakënaqur me martesën, rolin e babait dhe punës së tij.
42. “Aventurat e Hakëlbërri Fin” nga Mark Tuein
Një djalë dhe një i arratisur largohen drejt Misisipit.
41. “The hound of the Baskervilles” nga Arthur Conan Doyle (Hound* – lloj qeni)
Një i varur nga droga ndjek një qen fantazëm nëpër këneta gjatë mesnatës
40. “Shtëpia e Mirth” nga Edith Wharton
Lily Bart preferon luksin përpara martesës për dashuri. Skandalet e shumta pasojnë
39. “Gjërat thyhen” nga Chinua Achebe
Një udhëheqës lokal ferme në Nigeri tronditet nga vdekja aksidentale dhe arritja e një misionari.
38. “Getsbi i Madh”, nga F. Skot Fixherald
Dashuria e një misteriozi milioner për një grua e fut atë në telashe.
37. “Kujdestari” nga Anthony Trolliope
“Nga të gjithë novelistët në vend, Trollope e kupton më mirë rolin e parasë,” thotë Auden.
36. “Të mjerët” nga Viktor Hygo
Lufta e një ish-të dënuari për të mirën, përfundon keq.
35. “Xhimi fatlum” nga Kingsley Amis
Një pedagog i paangazhuar i historisë përleshet me shefin e tij pompoz.
34. “Gjumi i madh” nga Raymond Chandler
“Burrat e vdekur janë më të rëndë se zemrat e thyera” në këtë vepër kriminale
33. “Clarissa” nga Samuel Richardson
Aventura e heroinës me shefin e shtëpisë publike Robert Lovelace
32. “Vallëzim me muzikën e kohës” nga Anthony Powell
Saga me dymbëdhjetë libra, ku personazhi kryesor vesh “llojin e gabuar të xhaketës”
31. “Suite Francaise” nga Irene Nemirovsky
E publikuar 60 vjet pasi autorja kishte vdekur, këto dy novela paraqesin jetën në qytetin dhe fshatin francez të pushtuar nga nazistët.
30. “Shlyerja” nga Ian McEvan
Fut shkronjën “c” në novelën e qytetit klasik anglez
29. “Jeta: një përdorim manual” nga Georges Perec
Ekuacioni i jetës në apartamentet pariziene. Edhe e dhomave bosh
28. “Tom Jones” nga Henry Fielding
Përvoja e punës si rrobaqepës e një djali përpara se të martohej me vajzën fqinje.
27. “Frankenshtajn” nga Mary Shelley
Përpjekjet e njeriut për t’u tallur me mekanizmin perfekt të Krijuesit të Botës kanë pasoja tragjike.
26. “Cranford” nga Elizabeth Gaskell
Fshatarët e veriut kundër ndryshimeve sociale që shoqërojnë revolucionin industrial
25. “Guri i Hënës” nga Wilkie Collins
Një nga novelat detektive moderne angleze më të mira e më të gjata.
24. “Uliksi” nga Xhejms Xhojs
Kryevepra moderniste që përsërit Homerin me humor. Përmban një nga fjalitë më të gjatë të letërsisë angleze. 4,391 fjalë.
23. “Zonja Bovari” nga Gustav Flobert
Gënjeshtrat e një marrëdhënieje dashurore e çojnë një doktor provincial drejt agonisë.
22. “Një udhëtim në Indi” nga EM Forster
Një akuzë false ekspozon shtypjen raciste të rendit britanik në Indi
21. “1984” nga Xhorxh Oruell
Ku ka ndikim më të keq Big-Brother se tek serialet televizive që ka inspiruar?
20. “Tristram Shandy” nga Laurence Sterne
Samuel Johnson besonte se novela eksperimentale ishte shumë e çuditshme për t’u zgjatur më tej
19. “Lufta e Botëve” nga HG Wells
Tregimi i pushtuesve gjakpirës marsianë
18. “Scoop” nga Evelyn Waugh
Waugh e bazoi novelën mbi reporterin e vogël të pashpresë gjatë farsës gazetareske me ish-botuesin e Telegraph Bill Deede.
17. “Tesi i d’Erbërvilëve” nga Thomas Hardy
Standardet seksuale të dyfishta mbahen ‘të ftohta’ në këtë tragjedi rurale
16. “Brighton Rock” nga Graham Greene
Novela është një triller kriminal në Brigtonin e viteve 30’.
15. “Kodi i Wooster-ve” nga PF Wodehouse
Novela e tretë që flet për Bertie Wooster dhe shërbëtorin e saj Jeeves.
14. “Lartësitë e stuhishme”, Emily Bronte
Novela e Emily-t rreth dashurisë së dy të rinjve, Catherine dhe Heathcliff…dhe ndarjes së tyre.
13. “David Koperfild” nga Çarls Dikens
Borxhi dhe mashtrimi në romanin gjysmë-biografik të Dikensit.
12. “Robinson Kruzo” nga Daniel Defo
Një person që përfundon në një ishull të humbur, arrin të gjejë Zotin.
11. ”Krenari dhe paragjykim “nga Jane Austen
Çdo djalë i klasit të lartë meriton një vajzë të paragjykuar.
10 “Don Kishoti i Mançes”nga Migel de Servantes
Tregimi I aventurave te dy kalorësve që luftojnë me mullnjtë e erës.
9. ”Zonja Dalloway“ nga Virginia Woolf
Vetëvrasja e Septimus nuk e përkëdhel ndërgjegjjen e heroinës tonë
8. ”Turpi” nga JM Kortez
Një profesor anglishteje nga Afrika e Jugut humbet gjithçka pasi josh një studente.
7. “Xhejn Ejr” nga Sharlot Brontë
Pavarësisht se sa e varfër dhe e vuajtur ajo është, zoti Roçester dëshiron të martohet me të ilegalisht.
6. “Ne kërkim te kohës së humbur” nga Marsel Prust
Shtatë volume meditimi në memorie.
5. “Zemrat e errësirës” nga Jozef Konrad
“Pushtimi i botës”, tha Konrad, ”nuk është një gjë e bukur”
4. “Portreti i gruas” nga Henri Xhejms
Një trashëgimtare amerikane ne Europë “përballet me fatin” duke u martuar me një burrë egoist
3. “Ana Karenina” nga Leo Tolstoy
Kurorëshkelësja e Leo Tolstoit lindi nga mjë ëndërr aristokratike.
2. “Moby-Dick” nga Herman Melville
Kapiteni Ahab kërkon hakmarrje ndaj balenës së bardhë e cila i hëngri këmbën.
1. “Mes Marsi” nga George Eliot
“Një nga pak novelat angleze për të rritur”

Prof. Fadil Bytçi, historian: Me rastin e kalimit në amshim të Prof. Dr. Xheladin Shalës, hulumtues shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës

 

Prof. Dr. Xheladin Shala

Dje ka ndërruar jetë e sot është varrosur në Prishtinë, historian i njohur, eruditi i lëvrimit të historisë sonë kombëtare, Prof. Dr. Xheladin Shala i cili për mbi dyzet vite ishte punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës në departamentin e historisë. Prof. Dr. Xheladin Shalën e mbaj mend si nxënës i gjimnazit “Jeta e Re” në Therandë të cilin e kisha mësimdhënës për lëndën e historisë. Ai ishte “fajtori” kryesor që më cyti t’i rrekem hulumtimeve historiografike, prandaj sot kam një dhembje të thellë për humbjen e tij. Kur vdes mësuesi, thuhet se për nxënsin  emocionet e ndjenjes së pikëllimit janë një dallgë vështirë e kontrolluar. Madje kur vdes mësuesi nga dhembja edhe lisat fillak shekullorë krrusen nga dëshprimi. Megjithatë, mbetet kujtimi në memorien tonë për prof. Dr. Xheladin Shalen si një mësimdhënës brilant, një intelektual dhe një hulumtues i pasionuar në fushën e historiografisë sonë kombëtare dhe raporteve të saja me monarkitë ballkanike të kohës. Me prof. Shalën kam pasur kontakte të vazhdueshme profesionale e intelektuale, që kulmuan në një miqësi të sinqertë. Ishte një këshillëdhënës i devotshëm dhe njëkohësisht një kritik parimor në rrugëtimin tim profesional, ndërsa unë si atëherë kur isha nxënës i tij, e dëgjoja me përulje e respekt. 

Por ja që jeta është e tillë dhe ligjet e natyres e bëjnë të veten, fakt ky që na duhet të ju përulemi. Prof. Shala më nuk do të jet në mesin tonë fizikisht por atë do e gjejm siç e thot Agolli në një poezi ”…,në raft të librave…” me që paska lënë me qindar punime shkencore e libra të botuara nga fusha e historisë kombëtare shqiptare. 

Biografi e Prof.Dr. Xheladin Shales. 

Prof. Dr. Xheladin Shala u lindë në Mushtisht të komunës së Therandës me 3 gusht 1949 dhe vdiq me 5 maj 2022. Shkolën fillore e mbaroi me 1966 ndërsa gjimnazin në Prizren në vitin 1970 ndërsa diplomoi në Fakultetin Filosofik –Dega e Historisë me 1974. Dy vite ka punuar si mësimdhëns i historisë në Gjimnazin “Jeta e Re” në Therandë, ndërkohë që studimet pasuniversitare i ka vazhduar për t’u diplomuar në viti 1977. Nga ky vit e deri në pensionimin e tij ishte punonjës shkencorë në Institutin Albanologjik në degen e Historisë në Prishtinë. Në vitin 1986 mbrojti tezën e doktoraturës me temën “Marrëdhëniet shqiptaro-serbe 1912-1918”. Gjatë viteve 1978-1985 ishte sekretar i redaksisë së revistës shkencore “Gjurmime Albanologjike-Seria e Shkencave Historike”. Nga viti 1986 plot 23 vite ishte kryeredaktor i kësaj reviste ku ka spikatur profesionalizëm dhe parime etike të një morali të lartë intelektual në fushën e hulumtimeve shkencore të problematikave të ndryshme historiografike. Gjatë kësaj periudhe deri sa ishte gjallë ka botuar një ser librash që ju referohet problemit të marrëdhënjeve shqiptaro-serbe të kohës më të vështirë për shqiptarët duke dokumentuar dhe ndriquar tërë spektrin kriminal të një pushtuesi gjenocidal që ka manifestuar Serbia mbi shqiptarët, në veçanti mbi shqiptarët në trevat e tyre etnike brenda ish Jugosllavisë. Ai mes të tjerash botoi librat: “Marrdhënjet shqiptaro-serbe 1912-188”, “Çështja shqiptare dhe diplomacia serbe 1912-1913”, “Kontribut për njëqindvjetorin e pavarësisë”,”Shqipëria në Konferencën e Ambasadorëve 1912-1913”,Monografinë,”Hasan Prishtina”, “Pushtimi i Kosovës nga Serbia dhe Mali i Zi 1912-1915”,”Kryengritja shqiptare e viti 1913”,”Ngjarje dhe personalitete historike”. Pos kësaj prof.Dr. Xheladin Shala ka botuar edhe mbi 1700 faqe tekste me tematika historike në revista të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë Kosovës. 

Dokumentet që lakuriqojnë gënjeshtrat serbe. 

Në opusin e tij që ndërlidhet me hulumtiet shkencore, prof.Shala ka sjellë mijëra dokumente arkivore të cilat me një meteodologji profesionale i ka sistematizuar dhe sintetitizuar brenda narrativit historik të ngjarjve.  Ai hulumtimet e veta i shtrinë në gjerësi dhe thellësi të mendimit shkencorë, ku faktet historike i mbështet në dokumentacionin e kohës të vjelur në arkiavt e ndryshme ushtarake e diplomatike. Përmes këtyre dokumenteve ,prof.Shala ka lakuriquar tërë piramiden e historiografisë serbe që themelet i ksihte në gënjeshtra, misticizëm dhe romantizëm nacional ku glorifikon të bëmat e popullit serb ndërsa destruon ato shqiptare. Puna e palodhëshme intelektuale, shkencore dhe kombëtare, prof.Xheladin Shalën e bënë ndër emrat e shquar të shkences së historisë shqiptare në përgjithësi e në veçanti asaj kosovare. 

Shkuarja në amshim e Prof.Dr. Xheladin Shalës është një humbje për shkencën, kulturën dhe historinë shqiptare, me gjithatë veprat që la pas janë një thesar që do t’a bëjë të pavdekshëm në mbamendjen tonë kombëtare. 

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...