Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/09/13

LIBRA Vrasjet e Ahmet Krasniqit, Ilir Konushefcit e Hazir Malës duhet të zbardhen / U vranë në pabesi në Shqipëri

: PROF.DR. KOÇO DANAJ 


Rreth librit “Ilir Konushefci-simbol i bashkimit dhe i trimit dardan” të prof.Dr. Mehdi Hysenit

Ilustrim nga ceremonia e rivarrimit të ministrit të Mbrojtjes Ahmet Krasniqit

Pasi mbarova së lexuari librin e akademikut dhe mikut tim Mehdi Hyseni, para se të shkruaja këtë parathënie nuk munda të mos mendoja: Është një libër i një lloji të ri-leksikon monografik, i dokumentuar me fakte dhe me fotografi apo është një libër i veçantë. Nëhttp:// këtë libër pleksen në mënyrë të natyrshme rrëfimet e anëtarëve të familjes së Ilir Konushefcit, të bashkëluftëtarëve, të bashkideologëve, të bashkëmendimtarëve dhe të bashkithtarëve lidhur me gamën e veprimtarisë së tij të guximshme dhe këmbëngulëse luftarake si themelues dhe si organizator i shquar i UÇK-së.Merita e veçantë e Mehdi Hysenit në këtë libër filozofik, politik, patriotik, individual është harmonizimi i të gjithë këtyre nocioneve dhe, për këtë arsye në këtë libër e gjen dhe, duhet të gjejë veten e tij çdo shqiptar në emigrim apo në mëmëdhe, i vendosur deri në fund të jetë një “Ilir Konushefc” apo i dyzuar nga kënaqësitë e jetës personale.

Prandaj, ky është një libër për të gjithë shqiptarët. Në këtë libër secili do të gjejë diçka nga e djeshmja e tij, nga e sotmja e tij, por shumëçka edhe nga e ardhmja e tij në raport me atë nocion që quhet Atdhe ose Shqipëri Natyrale Etnike.

Ndërthurja e shkëlqyer që autori u ka bërë ideve të Konushefcit me doktrinën e Bashkimit Kombëtar, është një meritë e tjetër e librit. UÇK-ja ishte, është dhe, do të mbetet një nga epokat më dritëdhënëse, jo thjesht nga heroizmi i pjesëtarëve të saj, jo thjesht nga Epopeja e Jasharëve etj. etj., por për më shumë se kaq. Do të mbetet e pavdekshme për nga idetë e saj. Ide të cilat Betimi i Luftëtarit të UÇK-së i çonte deri në Bashkimin Kombëtar.

Është një meritë e veçantë e autorit që, idetë e tij mbi bashkimin kombëtar janë të zhveshura nga çdo lloj shovinizmi, nacionalizmi apo përbuzjeje ndaj fqinjëve. Përkundër Platformës shoviniste të Ilija Garashaninit apo Janis Koletis, idetë që përcjell autori janë racionale, të drejta, realiste, demokratike, janë paqësore, duhet mbështetur nga opinioni demokratik kombëtar dhe ndërkombëtar ”.

Ja disa mësime të çmuara të këtij libri të llojit të veçantë-homazh kushtuar heroit Ilir Konushefci

Shqiptarët kanë të drejtën të pohojnë se paqja reale në rajonin e Ballkanit, stabiliteti real dhe jo ai i karakterit të protektoratit, do të vendosen duke riparuar padrejtësinë ndaj shqiptarëve. Prandaj, edhe ky libër është një ofertë për paqe, stabilitet, progres dhe mirëqenie që u ofrohet fqinjëve të shqiptarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare. Përgjatë një shekulli shqiptarët kanë derdhur aq shumë gjak sa do të mund të ishin bashkuar 5 herë. Epopeja e fundit quhet UÇK. Tani, shqiptarët kanë zgjedhur rrugën e paqes, të demokracisë dhe të dialogut. Të mos e pranosh këtë ofertë paqeje, stabiliteti dhe progresi, do të thotë se mendon të kundërtën dhe se përgatitesh për të kundërtën. Do të thotë se në vend të Pëllumbave të Paqes, preferon akoma shigjetat e Luftës.

Shqiptarët janë duke formuluar një Kod të Ri Etik në marrëdhëniet me njëri-tjetrin, një kod të ri politik, që do të thotë se, para se të jesh pjesëtar i kësaj apo i asaj partie politike, je shqiptar. Një Kod të Ri Fqinjësor, duke mos lejuar më përbuzjen apo racizmin ndaj askujt.Shprehja aq e përhapur:-“Oh sa mirë me qenë shqiptar”! -Nuk është romantizëm apo folklorizëm, por një ofshamë gjëmëmadhe, një kundërvënie dhe, një mbrojtje ndaj dhunimit të qenies nacionale dhe të paqes nga dikush apo nga disa fqinjë dhe segmente fqinjësh.

Shqipëria Etnike është një Nocion progresiv civilizues evropian. Ndërsa bashkimi i shqiptarëve është një garanci për stabilitetin e vetë Evropës ku bën pjesë.

Drejtësia ndaj shqiptarëve është e vonuar, por ajo nuk duhet të jetë e cunguar si deri më sot

Mirëpo, “nëse përsëritën gabimet dhe padrejtësia e dikurshme ndaj shqiptarëve, sot apo nesër, atëherë nuk mund të thuhet se është fjala për gabim, por për moralin e atij, që e bën këtë gabim”. (Akademik Mark Krasniqi, “K. Sot”, 1992:37).

Për shembull: Disa thonë se kombi shqiptar nuk ka nevojë të bashkohet, por duhet të ndjekë shembullin e Gjermanisë, të Zvicrës dhe të Austrisë. Është një tezë kundërhistorike dhe kundërshqiptare. Është kundërhistorike, sepse kur në vitin 1291, përfaqësuesit e kantoneve të Urit, të Shëycit dhe të Untervaldenit vendosën themelimin e Konfederatës Helvetike, në Gjermani jetonin akoma fise gjermane, por pa shtet. Kur Austria në vitin 1815, pas disfatës së Napoleonit u bë kryeqendra e Koncertit të Vjenës, duke u dhënë tonin për gati një shekull marrëdhënieve ndërkombëtare, Gjermania akoma nuk ishte e bashkuar. Ndërsa më 28 Nëntor 1912, ata politikanë shqiptarë që u mblodhën në Vlorë, ishin jo vetëm nga gjithë hapësira e kombit shqiptar, por edhe shpallën Pavarësinë e Shqipërisë Etnike në kufijtë e saj natyrorë, që shtrihej në 4 Vilajetet e atëhershme otomane.

Por, modeli që na ofrohet, është edhe kundërshqiptar. Mbledhja famëkeqe e Ambasadorëve të Londrës e vitit 1913 i copëtoi shqiptarët në 5 pjesë mbi bazën e logjikës koloniale, duke shpërblyer me territore shqiptare shtetet fqinje, që u konsideruan fitimtarë të dy luftërave ballkanike apo që kishin mbështetjen e kësaj apo asaj Fuqie të Madhe.

Por, a ka një model evropian që duhet të ndiqet edhe për kombin shqiptar? -Ka, dhe është shumë i freskët. Dhe, ky është shembulli gjerman. Gjermania në vitin 1945 u nda në katër pjesë dhe më vonë në dy pjesë për të kënaqur fitimtarët e Luftës së Dytë Botërore. Pas 45 vitesh, kjo padrejtësi koloniale mori fund dhe Gjermania u bashkua. Ky është shembulli që vlen edhe për kombin shqiptar. Përndryshe, kemi të drejtë të pohojmë se përballë kombeve dhe çështjeve të tyre kombëtare, bashkësia ndërkombëtare aplikon dy standarde. Segmente të ndryshme të BE-së shprehen se në rastin e Gjermanisë kjo ndodhi pasi Gjermania Perëndimore e kishte sanksionuar në Kushtetutë bashkimin kombëtar. Po edhe shqiptarët e kanë të sanksionuar në Kushtetutë bashkimin kombëtar, madje në Preambulën e saj. Dhe, pasi këtë Kushtetutë e miratuan shqiptarët, e konsideruan të drejtë edhe juristët e nderuar të Komisionit të Venecias, edhe ekspertët e NATO-s.

Na thonë se tani, që po shuhen kufijtë, nuk ka nevojë të bashkohen shqiptarët. Shuarja e kufijve, nuk e ezauron bashkimin e shqiptarëve, përkundër e shtron si imperativ të dorës së parë. Sa më shumë shtohet qarkullimi i lirë i njerëzve, aq më shumë lind nevoja e forcimit të shteteve në territoret e të cilave ndodh ky qarkullim. Dhe, kjo për të garantuar cilësinë e këtij qarkullimi të lirë dhe për të parandaluar kaosin e rrëmujën. Sa më shumë shtohet qarkullimi i lirë i ideve nga një vend në tjetrin, aq më shumë forcohen identitetet kombëtare të vendeve të ndryshme. E, kjo për arsyen e thjeshtë se, qarkullimi i lirë i ideve nuk do të thotë shuarjen e identiteteve nacionale, por përkundrazi forcimin e tyre. Sa më shumë shtohet qarkullimi i lirë i mallrave, aq më shumë po bëhen përpjekje për forcimin dhe për përkrahjen e asaj që quhet sipërmarrje kombëtare.

Image
Ilir Konushevci dhe dr.Hazir Mala

Ky libër i autorit është një shembull i shkëlqyer se si duhet shkruar historia, për më tepër ajo kombëtare.

Deri më sot shumica e historisë shqiptare është shkruar nga shovinizmi fqinj, prandaj edhe është e shtrembëruar e falsifikuar. Ndërkaq, libri që po i jepet lexuesit është shkruar nga një mendimtar i shquar shqiptar pa më të voglin denigrim për fqinjët. Por vetëm me një qëllim. -Dinjitet reciprok, respekt reciprok, por secili në shtëpinë e tij.

Ja një shembull për lexuesin. Mbledhja famëkeqe e Londrës 1912-1913. Takimet e ambasadorëve të 5 fuqive të mëdha, të Italisë, të Francës, të Gjermanisë, të Austro-Hungarisë, të Rusisë nën drejtimin e ministrit të Jashtëm britanik Edward Grey, nuk përbën bazën e mjaftueshme për të qenë një konferencë. Për më tepër, nuk përbëjnë bazën për të qenë një konferencë zyrtare. Cilat janë argumentet në favor të tezës së lartpërmendur:

1-I pari, të cilin e pohon vetëdrejtuesi i mbledhjes ish-ministri i Jashtëm britanik Grey në Kujtimet e tij. Ja pohimi i tij lidhur me këtë çështje: “.......Ne ishim gjashtë: Lichnowsky, Mensdorff dhe Imperiali, përkatësisht ambasadorët e Gjermanisë, të Austrisë dhe të Italisë; Cambon dhe Benckendorff, ambasadorët e Francës dhe të Rusisë, dhe unë për Britaninë e Madhe. Më takoi përgjegjësia e drejtimit, por ne vendosëm t’i thjeshtojmë procedurat dhe të bënim një Komitet Miqsh, ashtu siç edhe ishim. Ne mblidheshim pasdite, zakonisht rreth orës 4 dhe diskutonim deri rreth orës 6 ose shtatë me një pushim të vogël çaji. Konferenca vazhdoi deri në gusht 1913, por ne mblidheshim vetëm kur e kërkonin rrethanat dhe raportet e miqësisë që ne kishim, nuk i pengonim debatet të vazhdonin në afat të papërcaktuar në mënyrën më të bezdisshme...”. ( Edward Grey, “Memoires”, Payot, 1927, f. 248).

2-Në këto takime që zgjaten 6 muaj, territoret shqiptare u përdorën për t’i qetësuar dhe kënaqur palët ndërluftuese, që ishin fqinjët e Shqipërisë. Vetë Grey e pranon një gjë të tillë. Ai pohon në Kujtimet e tij se: “.... Aleatët ballkanikë ishin të verbuar nga fitorja; Serbia donte të kishte dalje në Adriatik, dhe, kishte shumë mundësi që ajo dhe Mali i Zi dëshironin t’i merrnin disa rajone të Shqipërisë, duke i konsideruar pjesë të plaçkës së luftës.....”. (Po aty, Edward Grey, f. 246).

Për të kënaqur Greqinë, krahina shqiptare e Çamërisë iu aneksua asaj, megjithëse shumica dërrmuese e popullsisë ishte shqiptare. Sipas Memorandumit të qeverisë shqiptare të Vlorës në vitin 1913, “ në Çamëri jetonin 75 mijë shqiptarë nga të cilët 18 mijë sish të greqizuar, të cilët ishin vendosur në kazanë e Reshadijes (Igumenicës); 16 mijë shqiptarë në kazanë e Margëllicit; 25 mijë shqiptarë; në kazanë e Filatit; 20 mijë shqiptarë në kazanë e Paramithisë; 13 mijë shqiptarë në kazanë e Luros 100 për qind shqiptarë…..”. (Memorandumi i Qeverisë së Vlorës, drejtuar Konferencës së Ambasadorëve të Londrës, firmosur nga Mehmet Konica, Rashih Dino dhe Filip Noga).

Për të kënaqur Serbinë, krahina shqiptare e Kosovës me mbi 90 për qind popullësi shqiptare iu dha Serbisë.

Vetë Grey e pohon një gjë të tillë, duke folur me përbuzje për trojet shqiptare. Në Kujtimet e tij ai pranon se “....ne nuk mund të bënim luftë për disa fshatra si Gjakova....”. (Po aty, Edward Grey, f. 249).

Përkundër kësaj fryme me të cilën ka qenë ushqyer edhe opinioni publik i rajonit të Ballkanit, por edhe ai botëror, autori Mehdi Hyseni sjell një libër me peshë objektive dhe realiste për drejtësinë, për humanizmin, për paqen dhe për Shqipërinë Etnike Natyrale, për Ilir Konushefcin dhe për UÇK-në, por pa urrejtje për fqinjët.

Prandaj, ky libër fillon të të futë në mendime të thella, edhe pasi ta kesh mbaruar së lexuari.

Pra, në një kuptim, ky libër fillon edhe në faqen e fundit të tij.

Tiranë, më 31 janar 2021 Prof. Dr. Koço Danaj

(Instituti i Prognozave Politike Rajonale, Tiranë)

HYRJE

Që në fillim dua të theksoj se ky libër, në asnjë formë nuk pretendon të luajë rolin e ndonjë avokati apo gjykatësi, por, thjesht është një thirrje racionale, etike, njerëzore, humane, kombëtare dhe atdhetare shqiptare, drejtuar ndërgjegjës së titullarëve të drejtësisë dhe të politikës së qeverisë së Shqipërisë, që të fillojnë procedurën ligjore për hetimin dhe për nxjerrjen përpara ligjit të atentatorëve të vrasjes së kolonelit Ilir Konushefci dhe të Dr.Hazir Malës ( 9 maj 1998), si dhe të kolonelit Ahmet Krasniqi në Shqipëri, më 21 shtator 1998. Edhe pse Ahmeti nuk është objekt shqyrtimi i këtij libri, vrasja e këtij heroi të Kosovës, duhet të zbardhet, ashtu sikurse vrasja e heronjve Ilir (Halit) Konushefci dhe Dr. Hazir (Avdyl) Malaj, të cilët u vranë në pabesi në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Duke qenë se kanë kaluar 23 vjet (1998-2021) nga vrasja politike e këtyre heronjve, tanimë është koha, që institucionet përkatëse të drejtësisë së Tiranës, të fillojnë procesin gjyqësor për nxjerrjen në dritë të së vërtetës, se kush dhe, pse i vrau Ilir Konushefcin, Dr.Hazir Malën dhe Ahmet Krasniqin brenda territorit të Shqipërisë.

Ndryshe, sistemi i drejtësisë së Shqipërisë do t’u mbetet borxh heronjve dhe familjeve të tyre, historisë, drejtësisë kombëtare, si dhe të drejtës humanitare ndërkombëtare sipas së cilës mbrojtja dhe respektimi i të drejtave dhe i lirive të njeriut përbëjnë detyrim dhe përgjegjësi për çdo shtet-anëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Me qëllim që t’i rikujtojmë shtetit demokratik shqiptar, se vrasja e këtyre heronjve të Kosovës nolens volens duhet të zbardhet nga ana e institucioneve dhe e organeve të drejtësisë, shkrova këtë kërkesë “telegrafike” me titull “Drejtësi për heronjtë e Kosovës, Gjeneralmajorin Ilir Konushefci dhe Dr. Hazir Malaj”, të cilën përmes adresës elektronike (emailit) dhe Facebook-ut ua dërgova disa kryeliderëve politikë të Shqipërisëdhe të Kosovës, por asnjëri prej tyre nuk ktheu të paktën një përgjigje, qoftë edhe negative! – “Arsyen”, do të duhej ta dinin vetëm ata, që me heshtjen e tyre ndaj këtyre vrasjeve terroriste politike, dëshmuan se në Shqipëri dhe në Kosovë nuk funksionon si duhet sistemi i shtetit të së drejtës, kur është fjala për mbrojtjen dhe për respektimin e të drejtave dhe të lirive themelore të njeriut.

Ky libër me tematikë historiko-politike dhe kombëtare kryesisht ka karakter publicistik, që flet për jetën dhe veprën e Ilir Konushefcit, që nga mosha e re si nxënës, student, pjesëmarrës në demonstrata, aktivist dhe trim i dalluar në veprimet ilegale me bashkëmendimtarët dhe me bashkidealistët e tij në kuadrin e celulave të para të UÇK-së në Zonën e Llapit dhe të Prishtinës, si dhe në organizimin dhe nëbashkërendimin e veprimtarisë politike dhe ushtarake në terren, që nga Llapi, Drenica, Dukagjini deri në Tropojë, në Kuks, në Tiranë dhe në Golem të Kavajës (1992-1998).

Për më tepër, ky libër krahas dëshmive përkujtuese të famlijes së ngushtë dhe të bashkëluftëtarëve të Ilirit, përfshin edhe disa trajtesa të autorëve të tjerë akademikë dhe publicistë të njohur, që përbëjnë tërësinë e një APELI të përbashkët njerëzor, human, kombëtar, ndërkombëtar dhe atdhetar, që thërret ndërgjegjën e përgjumur qytetare dhe shoqërore politike dhe juridike, që të ngrejë zërin për drejtësi, sepse këtë ua kemi borxh të të gjithë dëshmorëve dhe heronjve, mbase ata ia sollën lirinë Kosovës, të cilën po e gëzojmë sot (2000-2021). Kjo është detyrë e pashmnagshme e çdo qytetari shqiptar qoftë në hapësirat brenda Shqipërisë Etnike, qoftë jashtë saj në gjithë mërgatën shqiptare në botë.

Ne, si humanistë, pedagogë, shkrimtarë, poetë dhe akademikë, kemi të drejtë dhe për detyrë, që ndër të parët ta ngremë zërin për mbrojtjen e drejtësisë dhe të së vërtetës. Të paktën, edhe postmortem për heronjtë dhe për dëshmorët-vlerat e luftës së UÇK-së, që pas 100 vitesh robërie nën sundimin e egër kolonial dhe gjenocidal të Serbisë, ia sollën dritën e diellit-lirinë dhe pavarësinë Kosovës së Shqipërisë Etnike.

Fundja, zbardhja dhe mbrojtja e së vërtetës është MISIONI dhe PARIMI PARËSOR i HUMANIZMIT dhe i SHKENCËS. Prandaj, çdo devijim nga ky PARIM shpërfytyron vlerat e HUMANIZMIT, të SHQIPTARIZMIT dhe të SHKENCËS.

Përmbajtja e kësaj monografie, në asnjë formë nuk paragjykon “aktpadi” kundër askujt, sepse autorët e saj nuk janë gjykatës hetues, as prokurorë e as avokatë të askujt, por kanë vetëm një APEL TË NJËZËSHËM-ZBARDHJEN E VRASJES SË TRE HERONJVE DËSHMORË TÊ KOSOVËS, ILIR (HALIT) KONUSHEFCI, Dr.HAZIR (AVDYL) MALAJ DHE AHMET (HAJRIZ) KRASNIQI, të vrarë brenda territorit të Shqipërisë, më 1998.

Pra, veç pasqyrimit të ngjarjeve dhe të veprimeve kryengritëse, që ndërlidhen me emrin dhe me veprën luftarake, kombëtare atdhetare të Ilir Konushefcit për çlirimin dhe për lirinë e Kosovës, mesazhi thelbësor i këtij libri është kërkesa për zbardhjen e vrasjes së Ilirit dhe të Hazirit, drejuar autoriteteve kompetente qeveritare të Kosovës dhe të Shqipërisë, që sa më parë të jetë e mundur të fillojnë procedurën gjyqësore për zgjidhjen e kësaj çështjeje tejet të ndieshme dhe shumë të dhembshme dhe tragjike më se 20-vjeçare.

Vështruar në aspektin e humanizmit dhe të drejtësisë, kjo është e drejtë e çdo njeriu-qytetari të kërkojë nga institucionet e drejtësisë dhe nga autoritetet qeveritare të Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe nga ato ndërkombëtare, që t’i respektojnë dhe t’i mbrojnë të drejtat dhe liritë elementare të njeriut sipas ligjit, kushtetutës dhe sipas konventave ndërkombëtare.

Prandaj, konsiderojmë se, edhe apeli jonë përmes rreshtave të kësaj monografie për zbardhjen e “enigmës” së vrasjes së Ilirit, të Hazirit dhe të Ahmetit , është i arsyeshëm dhe, në përputhje me instrumentet ligjore vendore dhe me ato juridike ndërkombëtare siç janë: rezolutat, konventat, deklaratat, protokollet dhe marrëveshjet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të lirive elementare qoftë individuale, qoftë kolektive, të miratuara nga Kombet e Bashkuara, si dhe të sanksionuara në parimet, në normat dhe në rregullat e së drejtës ndërkombëtare publike dhe të asaj humanitare ndërkombëtare.

Pra, është koha (duke qenë se kanë kaluar 23 vjet, e vrasja e këtyre tre heronjve ende nuk është zbardhur ligjërisht), që institucionet përkatëse të drejtësisë të Tiranës dhe të Prishtinës, të fillojnë procesin gjyqësor për nxjerrjen në dritë të së vërtetës se kush i vrau Ilir Konushefcin, mjekun Hazir Malaj dhe kolonelin Ahmet Krasniqi brenda territorit të Shqipërisë. Ndryshe, si Shqipëria, ashtu edhe Kosova, do t’u mbeten borxh heronjve dhe familjeve të tyre, historisë, drejtësisë kombëtare dhe humanizmit si vlerë universale ndërkombëtare.

Këtë e kërkojnë njëzërit kontribuesit e kësaj monografie, ndër të parët anëtarët e familjeve të këtyre heronjve të Kosovës, si dhe bashkëluftëtarët, bashkëkomandantët, zërat intelektualë akademikë, publicistët dhe disa nga liderët politikë, që institucionet e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe në Shqipëri, të thonë fjalën e tyre ligjore përfundimtare për zbardhjen e krimeve terroriste, që kanë marrë jetët e luftëtarëve të UÇK-së (1998), sepse, tanimë kaluan 23 vjet, e familjet e dëshmorëve dhe të heronjve të vrarë ende jetojnë në ankth dhe të shqetësuar, duke pritur verdiktin e ndëshkimit ligjor të vrastarëve dhe të organizatorëve, që barbarisht ua shuan jetën bijve të tyre dhe të Kosovës, Ilir Konushefci, Dr. Hazir Malaj dhe Ahmet Krasniqi.

Heshtja, indiferenca dhe murkullimi 23-vjeçar i vrasjes politike të këtyre tre hernojve të kombit shqiptar, në kuptimin juridiko-ligjor, në kuptimin moral, human dhe kombëtar është i paqëndrueshëm dhe i pajustifikueshëm, pavarësisht nga shkrimet e publikuara gjatë dy dekadave në masmediat e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, ku janë lakuar emra të dyshimtë të disa ish-liderëve politikë, por, deri më sot askush prej tyre nuk ka qenë objekt hetimi dhe gjykimi nga institucionet përkatëse juridiko-ligjore të drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, as të Republikës së Kosovës e as të Tribunalit të Hagës (të themeluar nga OKB-ja më 1993) për krimet e luftës në hapësirat e ish-RSFJ-së (1990-1999).

Kjo monografi botohet në shenjë të përkujtimit të 23-vjetorit të rënies dëshmorë për lirinë e Kosovës, Kolonel Ilir Konushefci ( post mortum: Gjeneralmajor dhe Hero i Kosovës) dhe Dr. Hazir Malaj nga Tropoja e Shqipërisë, i cili krah për krah me Ilir Konushefcin kanë kaptuar male, fusha, lumenj, fshatra, qytete dhe prita të armikut, duke grumbulluar dhe transportuar armë dhe arsenal ushtarak për ta ndihmuar luftën e drejtë çlirimtare dhe antikoloniale të UÇK-së për ta çliruar dhe, për ta pavarësuar Kosovën nga Serbia agresore dhe gjenocidale e kryekriminelit Slobodan Milosheviq (1989-1999).

Heronjtë e UÇK-së, Iliri dhe Haziri-një Flamur i bashkimit kombëtar shqiptar dhe i Shqipërisë Etnike

Majtas, Ilir Konushefci, djathtas, Hazir Malaj

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, në Këshill të Europës kërkon mbështetje që Ballkani të jetë në BE


Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka kërkuar mbështetje për një të ardhme evropiane për shtetet e këtij rajoni në Komisionin për Çështjet Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Pjesë nga fjalimi i Lajçakut nxori edhe Komisioni në faqen zyrtare në Twitter.

Është e rëndësishme që premtimi evropian të bëhet më i prekshëm dhe më i besueshëm në Ballkanin Perëndimor. Ai duhet të përbëjë një ndryshim në jetën e përditshme të njerëzve. Këshilli i Evropës ka një kuti me plot mjete për të ndihmuar”, ka thënë Lajçak.

Lajçak gjithashtu ka ngritur edhe shqetësimin se mosdhënia e një perspektive europiane për Ballkanin Perëndimor krijon hapësirë për modele më pak demokratike.

“Ju parlamentarë, keni një rol qendror në proces, meqenëse jeni në kontakt me njerëzit”, ka thënë Lajçak.

Shaip Kamberi në seancën e Parlamentit të Serbisë për Kosovën: Kosova është e pavarur


Shaip Kamberi

Në Kuvendin e Serbisë është duke u zhvilluar një seancë e veçantë, ku presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, prezantoi “Raportin për procesin e negociatave me institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë”, nga 15 qershori 2021 deri më 1 shtator 2022. Vuçiq u tha deputetëve se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, por se politika reale nuk mund të bazohet në mite dhe se dëshirat e njerëzve janë maksimaliste derisa mundësitë janë të pakta.

“Serbët në Republikën e Kosovës kanë të drejta të shumta të garantuara me Kushtetutë në përfaqësim parlamentar dhe pushtet ekzekutiv, ndërsa shqiptarët dhe pakicat tjera në Serbi jo”, ka thënë Kamberi.

Kamberi theksoi se SHBA-ja pa mëdyshje përkrah dialogun e Brukselit dhe se marrëveshja e fundit për dokumentet duhet të përdoret për të vazhduar dialogun deri në normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve.

Ai theksoi se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është i lidhur me atë çështje dhe se pa progres në dialog, asnjë palë nuk mund të shpresojë për anëtarësim në BE, duke shtuar se BE-ja thotë se dialogu me Kosovën është vendimtar për Serbinë në rrugën e saj evropiane.

Kamberi vlerësoi se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është një nga sfidat më të vështira dhe shtoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është zgjedhur për të udhëhequr vendin dhe për të gjetur zgjidhje për çështjet më të vështira politike.

Ai tha se është obligim i Vuçiqit që ta udhëheq Serbinë drejt zgjidhjeve që krijojnë perspektivë evropiane për të.

Kamberi theksoi se përmirësimi i marrëdhënieve me “armikun e përjetshëm” kërkon aftësi për pajtim dhe se “nuk ka pajtim pa u përballur me të kaluarën”, prandaj Serbia ka nevojë për paqen me shqiptarët sepse e ardhmja e qytetarëve dhe perspektiva e Ballkani Perëndimor varet nga kjo.

Kamberi i tha Vuçiqit se si njeriu që udhëheq Serbinë, ai ka përgjegjësinë më të madhe t’u tregojë qytetarëve të Serbisë për Kosovën “të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, e jo dëshirat boshe dhe ambicjet e papërmbajtura politike”.

Kamberi përkujtoi se SHBA dhe BE po i thonë Serbisë se nuk është çështja nëse ajo shkon në Lindje apo Perëndim, por se ka vetëm një drejtim dhe se Serbisë i takon të vendosë se sa shpejt dëshiron të arrijë atje.

Ai ka vlerësuar se në Serbi ende nuk ka atmosferë në të cilën dikush do të kërkonte falje nga shqiptarët.

Kamberi tha se ata që e shohin Serbinë të lidhur me “perandoritë lindore” po përpiqen të fitojnë pikë politike dhe nuk janë burrështetas, “ata po shkojnë drejt së ardhmes duke u kthyer prapa” dhe nuk duan zgjidhje por vazhdimin e problemit.

Ai ka thënë se zgjidhja nuk duhet kërkuar në “400 armët e policëve serbë” në Kosovë dhe se edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës mendojnë se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është me rëndësi jetike për të ardhmen.

Çka paralajmëroi Albin Kurti: S’është në pyetje arsimi, do ta merrni vesh së shpejti


Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk është në pyetje çështja e arsimit apo të arsimtarëve, megjithatë paralajmëroi se shumë shpejt do të merret vesh se çka është në pyetje.Shefi i qeverisë nuk dha ndonjë detaj se çfarë po dëshiron të thotë me një deklaratë të tillë.

“Një sindikatë që i kërkon 100 euro dhe i ka marrë 50 euro, organizon festë, nuk vazhdon grevë. Në ditët e javët në vijim do ta marrim vesh se çka është në pyetje. Nuk është në pyetje arsimi, nuk janë në pyetje arsimtarët. Tha do të konsultohem me anëtarësinë dhe doli para juve”, theksoi Kurti në konferencë, teksa u pa i nevrikosur për shkak të mos-arritjes së marrëveshjes me këshillin grevist, mëngjesin e së hënës.

“Gjithsejt janë zhvilluar 30 takime, së paku 30 takime ndërmjet qeverisë dhe sindikatave. Sindikatat e filluar grevën me 25 gusht, tetë ditë pas njoftimit të MPB se ligji për paga është proceduar për konsultime paraprake. Projektligji për Pagat në sektorin publik do të dalë në dëgjim publik këtë javë. I kemi marrë për bazë të gjitha kërkesat e tyre. Në këtë projektligj mësimdhënësit do të kenë koeficientin më të lartë ndonjëherë. Do të eliminojë pabarazitë e shumta për psikologët, sekretarët e pedagogët”, shtoi ai.

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka lëshuar urdhërarrest kundër ish-prokurores e EULEX-it në Kosovë, Maria Bamieh, nën dyshimet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

 

Gjykata Themelore në Prishtinë urdhëron arrestimin e ish-prokurores Bamieh

MË: 13 SHTATOR 2022 NË ORA: 09:27
Maria Bamieh

Sipas këtij urdhërarresti, që është lëshuar para disa ditësh, Gjykata urdhëron arrestimin dhe ndalimin e Bamieh, pasi e njëjta nuk është përgjigjur ftesës së Prokurorisë së Shtetit për intervistim, ndonëse kishte deklaruar se do t’i përgjigjet pozitivisht dhe do të bashkëpunojë me autoritet.

Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, prandaj Gjykata ka vendosur që të lëshojë urdhërarrest për ta kapur të dyshuarën, e cila ndodhet akoma në arrati.

Vdes në moshën 91 vjeçare regjisori i cili solli revulucion në kinematografinë franceze

 


Regjisori i filmit Jean-Luc Godard, i cili e nisi i valën e re revolucionare franceze të kinematografisë, ka vdekur në moshën 91 vjeçare.

Godard mori famën e tij me filmin “À bout de souffle” apo “Pa frymë” në vitin 1960.

Puna e tij solli një gjallëri dhe guxim të ri në kinema dhe kishte ndikim tek regjisorët si Quentin Tarantino dhe Martin Scorsese.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Godard “kishte vizionin e një gjeniu”.

“Ai ishte si një shfaqje në kinemanë franceze. Më pas u bë mjeshtër i saj”,ka shkruar Macron në Twitter, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Grupi i pasur i filmave me ndikim të Godardit në vitet 1960 përfshinte gjithashtu Le Mépris (Përçmimi), Bande à Part (Banda e të huajve) dhe Alphaville.

Pse mund të qani gjatë seksit? 12/09/2022

 



Për shumë njerëz, seksi është një akt shumë emocional. Kur bëni seks, mund të zbuloni se përjetoni shumë emocione, nga kënaqësia në gëzim. Disa njerëz madje mund të pushtohen aq shumë nga ndjenjat saqë fillojnë të qajnë.

Gjëja e parë që duhet të dini nëse e keni gjetur veten ndonjëherë në atë situatë është se është krejtësisht normale në shumicën e rasteve. Ndërsa mund të ndihet mesatarisht e sikletshme, zakonisht nuk është asgjë për t’u shqetësuar. Kjo ndihmon për të kuptuar pse ndodhi dhe çfarë mund të bëni për të parandaluar që të ndodhë përsëri.

Më poshtë mund ta kuptoni pse mund të qani gjatë seksit dhe çfarë të bëni pasi të ndodhë kjo:

Pse mund të qani gjatë seksit

Nëse keni qarë ndonjëherë gjatë seksit, pyetja e menjëhershme që do t’i bëni vetes është “Pse?” sidomos nëse duket sikur lotët kanë dalë nga hiçi. Ndërsa e qara është më së shpeshti e lidhur me trishtimin, shumë emocione mund t’ju bëjnë të qani, nga lumturia në zhgënjim, transmeton Klankosova.tv.

Jeni në dhimbje të padëshiruar

Jeni të trishtuar ose në depresion

Ju jeni të lumtur

Keni turp të bëni seks

Ju sapo keni kaluar një orgazëm

Ndiheni të mbingarkuar

Ju po përballeni me trauma të pazgjidhura

Me gjuhën e fakteve për kolonizimin e Kosovës nga serbo-malazezët si dhe për shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre stërgjyshore

Shkruan : Akademik prof.dr. Flori Bruqi, PHD.   Në mesin e vargut të shkrimeve publicistiko-historike në Kosovë, është edhe vepra e publicis...