Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/12/13

DNK -JA GJENETIKE E POPULLIT SHQIPTAR

 

FLORIPRESS

Prej vitesh tashmë, përparimi i teknologjisë së zbatuar biokompjuterike ka mundësuar shfrytëzimin e të dhënave gjenetike për studimin e historisë. Veçanërisht përmes analizës së kromozomi Y, i cili përçohet drejtpërdrejt nga babai te i biri, pa kontribut gjenetik nga nëna, çdo familje apo fis mund të gjurmojë prejardhjen e vijës atërore, apo siç njihet botërisht, haplogrupit. Kurse mbledhja e një kampioni përfqësues rezultatesh gjenetike mundëson edhe hulumtimin e prejardhjes në shkallë krahinore apo vendi.




Nga krahasimet e tyre si me analiza gjenetike të eshtrave të lashta në Ballkan e Europë, ashtu edhe me rezultate nga popujt e sotshëm, dalin qartë disa përfundime të cilat po i paraqesim në mënyrë të përmbledhur më poshtë. Ndërkohë ftojmë çdo familje shqiptare të kryejë një test gjenetik të kromozomit Y dhe të anëtarësohet në projekt. 

Përmbledhje statistikore

Nga drejtpeshimi statistikor i 1322 rezultateve, del se rreth 10 haplogrupet më të shpeshta përmbledhin rreth 94.6% të gjithë linjave atërore shqiptare. Afërsisht një e katërta e rezultateve u takojnë anëtarëve nga Kosova, Maqedonia dhe trevat e tjera shqiptare jashtë Republikës së Shqipërisë. Me rritjen e numrit të anëtarëve në këto treva, sidomos në Kosovë, përqindjet mund të pësojnë ndryshime të lehta, por duhet të mbesin brenda rrezeve të sigurisë 95%. Më poshtë gjeni shpeshtinë e secilit haplogrup:

Në mënyrë të përmbledhur, nga tabela dallojmë se një përqindje e vogël e linjave atërore shqiptare (1-4%) janë të vendosura e të përhapura në Ballkan prej më shumë se 4500 vitesh kryesisht me përhapjen e bujqësisë, shumica prej 72-77% u përhapën rreth 2500 deri 4000 vite më parë me fiset e lashta të ballkanit si ilirët, dardanët, dakët, etj. Vala e fundit që ka lënë gjurmë të rëndësishme gjenetike prej të cilave vijnë 16-19% e linjave atërore shqiptare mbërriti para rreth 1200-1800 vitesh, gjatë periudhës së dyndjeve të fiseve gjermanike, sllave, etj.

Historia e linjave atërore shqiptare

Përtej statistikave të përgjithshme, secili haplogrup ka historinë e tij dhe duhet studiuar në thellësi për të kuptuar kohën dhe mënyrën e vendosjen dhe përhapjes. Prandaj më poshtë paraqesim një nga një periudhat e ndryshme arekologjike dhe historike me rëndësi për kuptimin e prejardhjes së shqiptarëve.

Para Epokës së Bronzit

Mendohet se njeriu modern mbërriti në Europë para më shumë se 30.000 vitesh. Ndër linjat atërore më të vjetra të gjetura në Europë deri në periudhën e Mesolitit janë haplogrupet C, I, F, më pas I1, I2-P37, I2-M223, I2-L596, R1b-V2219, etj. Europianët e kësaj periudhe ishin popuj nomadë që merreshin kryesisht me gjueti, duke ndjekur gjahun nga një zone në tjetrën. Edhe pse ka shqiptarë të cilët bartin disa prej linjave atërore të lartpërmendura, nuk mund të flitet për vazhdimësi gjenetike të tyre në popullin shqiptar sot, pasi pjesa dërrmuese e këtyre linjave kanë lëvizur nëpër Europë derisa kanë arritur të rishpërndahen, në shumicën e rasteve nga Europa veriore ose lindore, duke u vendosur në Ballkan relativisht vonë. Përqindja e paraardhësve atërorë të shqiptarëve që kanë banuar vazhdimisht në Ballkan prej Mesolitit është nën 0.5%.

Perhapja e bujqesise gjate Neolitit perkon edhe me shkallen e afrise gjenetike te linjave femerore te sotme me ato neolitike te nga Lindja e Mesme. Haak et al, 2010.

Prej 7000-9000 më parë, popuj që kishin përvetësuar bujqësinë në Levant filluan të përhapen drejt Ballkanit dhe Europës në përgjithësi. Kjo lëvizje është vënë re prej kohësh në arkeologji, por së fundi kemi mësuar edhe që linjat atërore që mbërritën në Europë gjatë kësaj kohe ishin kryesisht degëzime të haplgrupeve G, E, J1, J2, T, etj. Revolucioni bujqësor, brenda pak vitesh, ndërroi në mënyrë drastike përbërjen gjenetike të Europës jugore dhe qendrore, duke zëvendësuar linjat atërore mesolitike me të ardhurat rishtazi nga lindja. Kështu, haplogrupi G është qartazi mbizotërues në gjithë gjetjet neolitike në studime shkencore në Ballkan, ndërsa haplogrupe të tjera të gjetura në Ballkan përfshinin degëzime të caktuara të J2a, J1, etj. Sot haplogrupin G e mbartin më pak se 2% e shqiptarëve, kurse linjat e tjera qartësisht neolitike gjenden edhe më rrallë. Në Toskërinë veriore dhe lindore kjo përqindje është pak më e lartë por gjithesi nuk kalon 5%. Duke marrë parasysh faktin se një pjesë e këtyre linjave mund të jenë vendosur edhe në periudha më të vona nga drejtime të ndryshme, mund të themi me siguri se më pak se 4% e gjithë paraardhësve atërorë të shqiptarëve gjendeshin ndër popujt neolitikë (pra, para-ilirë) të trojeve të sotshme shqiptare.

Nga Epoka e Bronzit deri në Antikitet

Pas disa mijëravjeçarëve zgjerimi të bujqësisë dhe linjave atërore të popujve që e shpërndanë, me fillimin e Epokës së Bronzit nisën edhe dyndjet masive të indo-europianëve. Në vendorigjinën e tyre në Stepat e Euroazisë, kjo popullsi me strukturë shoqërore patriarkale merrej kryesisht me bletori, dhe kishte përvetësuar edhe përdorimin e kuajve dhe më vonë edhe të karrocave, dhe kishin fituar imunitet të lartë ndaj sëmundjeve të kafshëve dhe tolerancë ndaj laktozës. Nga zona e Stepave, indo-europianët u përhapën në të gjitha drejtimet, duke u shtrirë në pak breza nga Europa perëndimore deri në Kinë e Indi. Grupet e mëdha gjuhësore të Europës së sotshme, si grupi i gjuhëve latine, i atyre gjermanikët, sllave, keltët, ashtu si edhe shqipja e greqishtja, kanë rrënjë të përbashkët pikërisht nga gjuha që fliste ky popull. Mbërritja e indo-europianëve në Europën qendrore dhe në Ballkan është e mirëdokumentuar jo vetëm gjenetikisht, por edhe në arkeologji.

Jamnaja ishin grupi kryesor i indo-europianeve qe u perhap drejt Europes dhe Azise qendrore e jugore. Narasimhan et al, 2019.

Ndër popujt e Stepave që lëvizën drejt perëndimit gjatë Epokës së Bronzit, haplogrupi kryesor ishte R1b-M269, kurse haplogrupe të tjera përfshinin R1a-Z93, I2-M223. Ka shumë mundësi që zgjerimi drejt trojeve të sotshme shqiptare mos të ketë qenë një lëvizje e njëtrajtshme, por një seri zhvendosjesh që nisin nga Epoka e Bronzit e vijojnë deri në Antikitet, duke asimiluar e përfshirë edhe popuj të tjerë në këto dyndje. Linjat atërore kryesore të shqiptarëve që janë vendosur në Ballkan prej kësaj periudhe nga veriu dhe verilindja janë R1b-PF7562, J2b-L283, E-V13, R1b-CTS9219, I2-L701, etj.

R1b-PF7562 dhe J2b-L283, në pjesën dërrmuese të tyre, janë vendosur në trojet e sotshme shqiptare prej Epokës së Bronzit. Për prani mbi 3000 vjeçare flasin si gjetjet nga lashtësia, ashtu edhe diversiteti i linjave modern. J2b-L283 është gjetur edhe në eshtra ilire nga Epoka e Bronzit dhe e Hekurit në Dalmaci, Slloveni dhe Vojvodinë, nga Epoka e Hekurit ndër mesape të Puljas, dhe në Antikitetin e vonë në Moezi dhe Dardani. Në përputhje me këto gjetje, në databazën e Projektit Rrënjët, vërehet se nëndegët e R1b-PF7562 ndër shqiptarët e sotshëm janë veçuar prej 3400-4000 vitesh, kurse ato të J2b-L283 prej 3100-3600 vitesh. Sot R1b-PF7562 gjendet në dendësi të ngjashme (3-4%) në gjithë trojet shqiptare, kurse J2b-L283 gjendet shumë më dendur në veri (15-30% sipas zonës) se në jug (7-10%). Këto dy linja atërore përmbledhin rreth 20% linjave atërore shqiptare.

Disa grupe indo-europiane u vendosën fillimisht në pellgun panonik, prej ku, pasi asimiluan popuj vendas, vijuan më në jug drejt Ballkanit perëndimor.

Për linjat atërore E-V13 dhe R1b-CTS9219, ka më shumë mundësi që vendosja në Ballkanin perëndimor ka nisur nga veriu, me gjasë nga zona mes Alpeve Europiane dhe Karpateve, duke filluar nga fundi i Epokës së Bronzit e përgjatë Epokës së Hekurit deri në Antikitet. R-CTS9219 është gjetur në kufi të Dardanisë së periudhës romake, kurse linja të afërta me të janë gjetur edhe në Vojvodinë nga Epoka e Bronzit. Për këtë linjë atërore, pellgu panonik duhet të ketë qenë ndalesa mes Stepave dhe Ballkanit. Kurse E-V13 ishte një linjë e rrallë atërore e mbijetuar ndër pasardhësit e popujve bujqësorë që indo-europianët i gjetën në Europën qendrore e lindore, por përhapja e saj nisi gjithashtu gjatë Epokës së Bronzit. Gjetja e linjave të afërta në Ballkanin verior dhe në Hungari, dhe prania masive e vetë E-V13 në Moezi dhe në kufi të Dardanisë në periudhën e vonë romake dhe më rrallë në kulturat kelte të Europës qendrore, gjithashtu tregon se në trojet e sotshme shqiptare duhet të ketë mbërritur kryesisht nga veriu e veri-lindja. R-CTS9219 gjendet e përhapur me dendësi të njëtrajtshme (14%) në trojet shqiptare, kurse E-V13 ka shumë nëndegë, secila me shpërndarjen e saj të veçantë. Si nëndegët e sotshme shqiptare të R-CTS9219, ashtu edhe ato të E-V13, kanë lidhje gjenetike rreth 2500-3500 vjeçare me linja atërore jashtë ballkanit, kryesisht në Europën qendrore. Pra vendosja e këtyre dy linjave në trojet e sotshme mund të hamendësohet rreth fundit të Epokës së Bronzit ose gjatë Epokës së Hekurit. Këto dy linja atërore përbëjnë rreth 40-45% të gjithë linjave atërore shqiptare.

Përveç linjave të lartpërmendura, edhe nëndegë të I2-L701, R1b-L51, J2a-M410 dhe J1-M267 mund të jenë vendosur në trojet e sotshme shqiptare mes Epokës së Bronzit dhe Antikitetit. Në përmbledhje, me të dhënat e deritanishme, rreth 75% e gjithë linjave atërore shqiptare duhet të kenë qenë në Ballkanin qendror e perëndimor prej asaj kohe, duke qenë edhe pjesë e fiseve ilire.

Antikiteti i vonë dhe Mesjeta e hershme

Me dobësimin e Perandorisë Romake, fise të ndryshme nga Europa veriore e lindore filluan të depërtonin kufinjtë perandorak, duke vërshuar rregullisht edhe drejt Ballkanit. Ndër dyndjet më të famshme mund të përmendim ato të gotëve, hunëve, vandalëve, avarëve, sllavëve, etj. Elementi i lashtë ballkanik arriti t’u mbijetojë këtyre vërshimeve, por duke përthithur edhe prurje të reja, diku më rrallë e diku më dendur. Një studim i fundit mbi trashëgiminë gjenetike të ballkanasve të lashtë dhe dyndjeve sllave, vlerëson se shqiptarët dhe grekët u prekën nga këto lëvizje më pak se serbët, bullgarët, rumunët e kroatët.

Gjurme gjenetike te dyndjeve qe preken Ballkanin ne shek 3-7 sipas Olade et al 2021.

Linjat atërore që u bashkuan në këtë periudhë me ata banorë të Ballkanit që u mbijetuan dyndjeve janë I1-M253, R1a-CTS1211 e R1a-M458I2a-Y3120, N-P189.2, etj. Të gjitha këto mugojnë në gjetjet e lashta deri në periudhën perandorake romake, dhe linjat moderne që gjenden ndër shqiptarë zakonisht lidhen me linja nga Europa veriore dhe lindore në rreth 1400-2000 vjet. I1-M253 është e lidhur më ngushtë me lëvizjet e fiseve gjermanike, N-P189.2 me ato të popujve të Euroazisë (avarët, magjarët, etj.), kurse R1a-CTS1211, R1a-M458 dhe I2-Y3120 me ato të sllavëve. Megjithatë, nuk përjashtohet që ndonjë nëndegë e veçantë e R1a ose I2-Y3120 të ketë lëvizur me fiset gjermanike, ose ndonjë degëzim I1-M253 me ato sllave. Sot I1-M253 është më e përqendruar në treva malore si Kurveleshi, Puka dhe zona mes Matit e Mirditës, kurse R1a-M417 dhe I2-Y3120 gjenden më shpesh në treva fushore. Gjithë këto linja së bashku përbëjnë rreth 16-19% të linjave atërore shqiptare sot, ndër të cilat rreth ¾ kanë mbërritur me fiset sllave, kurse pjesa tjetër kryesisht me fiset gjermanike.

Etnogjeneza arbërore

Pas kalimit të trazirave nga rënia e Perandorisë Romake, dyndjeve të njëpasnjëshme barbare dhe epidemive të ndryshme, popujt e sotshëm të Ballkanit filluan të ravijëzohen gjatë Mesjetës së Hershme. Populli arbër, i cili del në dokumente nga shekulli i XI, arriti të ruajë një gjuhë që rridhte nga gjuhët e lashta të Ballkanit. Edhe në rrafshin gjenetik, vëmë re se shekujt e fundit të Antikitetit ishin periudhë e vështirë për paraardhësit tanë, pasi shumica e linjave tona kanë kaluar efektin bottleneck (rrallim i degëzimeve të linjës atërore) gjatë kësaj kohe.

Albanian haplogroups
Haplogrupet atërore ndër shqiptarë sipas qarqeve/komunave (përmasat e rrathëve sipas numrit të rezultateve nga secila njësi)

Shqiptarët e sotëm të të gjitha linjave atërore, në tërësi janë pasardhës i asaj popullsie të tkurrur me prejardhje në kryesisht paleo-Ballkanike dhe trashëguese të një gjuhe të lashtë, që u mbijetoi përmbysjeve të shekujve 3-7. Në përputhje me këtë vërejtje, një studim i vitit 2013 thekson se shqiptarët janë populli më homogjen në Europë, dhe shumica vijnë nga paraardhës të përbashkët që përbënin një popullsi të vogël por kompakte para rreth 1500 vitesh.

Përfundim

Si përfundim, duhet theksuar se gjenetika e popujve është disiplinë e re e në zhvillim, prandaj ky artikull do të zgjerohet dhe përmirësohet vazhdimisht, si me rritjen e kampionit të shqiptarëve të sotëm, ashtu edhe me daljen në dritë të rezultateve të reja nga eshtra të lashta. Nga ana tjetër, numri i rezultateve te sotshme e të lashta na lejon tashmë të përmbledhim me siguri prejardhjen e linjave atërore shqiptare në tri grupe kryesore: (1) një pakicë shumë e kufizuar, nën 4%, që mund të jetë pasardhëse e popujve neolitikë në të njëjtat troje si sot; (2) një pakicë e rëndësishme, rreth 20%, që vjen nga fiset që u vendosën këtu mes shekujve 3 dhe 7; dhe (3) shumica dërrmuese, rreth 75%, që vjen nga fiset e lashta ballkanike që mbërritën mes Epokës së Bronzit dhe Antikitetit.

Informacion më të hollësishëm rreth secilit haplogrup mund të gjeni këtu: https://rrenjet.com/linjat-aterore/. Për pyetje apo ndonjë paqartësi, mund të kontaktoni një prej vullnetarëve të projektit përmes faqes në Facebook ose adresave të email-it që gjenden këtu: www.rrenjet.com/rreth-nesh.

2022/12/12

Skandali i italianës zonjës Federica Mogherini që tronditi Unionin Evropian ,që dha dorëheqje pasi disa zyrtarë europianë, përfshirë sisa eurodeputetë dhe vetë nënpresidenten e Parlamentit Europian, Eva Kaili



Federica Mogherini

Policia belge i ka vënë në rrjetë zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian. Ish-shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini, ka dhënë dorëheqje nga një OJQ të shtunën. Ajo për shumë vjet ishte ndërmjetëse në dialogun Kosovë – Serbi dhe është emri që bie më së shumti në sy në raportimet për skandalin që e ka tronditur Europën.Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ka lënë pak punë të kryera në Bruksel me angazhimin e saj si ndërmjetëse në dialogun Kosovë – Serbi.

Emri i Mogherinit u kthye të përmendet këto ditë, pasi ajo dha dorëheqje nga bordi “Fight Impunity”, një organizate joqeveritare me njerëz të njohur në përbërje. Dorëheqja erdhi pasi disa zyrtarë europianë, përfshirë sisa eurodeputetë dhe vetë nënpresidenten e Parlamentit Europian, Eva Kaili, u akuzuan se kanë pranuar shuma të mëdha parash nga një vend i Gjirit që raportohet se është nikoqir i Kupës së Botës, Katari.

close
volume_off

Doha i ka mohuar akuzat, por skandali mori dhenë. Përveç Mogherinit, dorëheqje nga bordi “Fight Impunity” dha edhe ish-kryeministri francez, Bernard Cazeneuve, ish-komisioneri europian për Migracionin, Dimitris Avramopoulos, ish-eurodeputetja Cecilia Wikstrom dhe eurodeputetja isabel Santos. Ata u larguan pasi akuzat u drejtuan edhe kah themeluesi i këtij bordi, ish-eurodeputeti italian, Pier Antonio Panzeri.Federica Mogherini, që tani është rektore e Kolegjit të Europës, do të shihet nëse preket direkt nga ky skandal, por ‘shefi’ i saj në bordin “Fight Impunity”, Panzeri u arrestua të premtën nën akuzat për ryshfet dhe ndikim nga Katari.

Panzeri, ish-kryetar i nënkomisionit për të drejtat e njeriut të PE, siç raportojnë mediat ndërkombëtare, njihte disa njerëz të fuqishëm – dhe me sa duket i përdori ata për interes të tij. Ai e njihte Mogherinin, për shembull, përmes anëtarësimit të tij në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian. Më pas Panzeri, i cili u largua nga Parlamenti në vitin 2019, e caktoi atë për t’u bashkuar me bordin e Fight Impunity, sipas një ndihmësi në Kolegjin e Europës, ku Mogherini aktualisht është rektore.Njerëzit përreth Mogherinit mohojnë se ajo ka ndonjë përfshirje në skandal, ndërsa konfirmuan se ajo u largua nga kjo OJQ të shtunën.

Një seri prej të paktën 16 bastisjesh nga policia federale belge të premten hodhi në rrjet pesë persona. Raportohet edhe për të tjerë të arrestuan, ndërkaq që ata të deritashmit akuzohen për “anëtarësim në një organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion”.

Në këtë rast “dyshohet se pagesa e shumave të mëdha parash apo oferta e dhuratave të rëndësishme palëve të treta me pozicion politik dhe/ose strategjik brenda Parlamentit Europian, ka ndikuar në vendimet e këtij institucioni”.Skandali nxiti shumë reagime. Për këtë sot foli edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Akuzat janë jashtëzakonisht shqetësuese, shumë serioze”, tha ajo, duke theksuar se propozon gjithashtu krijimin e një organi të pavarur të etikës për t’i mbikëqyrur institucionet e BE.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka shprehur gjithashtu shqetësimin e tij për zhvillimet në lidhje me skandalin që ka prekur Parlamentin Europian dhe kjo pritet të zë vend edhe në diskutimin në Këshillin e Ministrave të Jashtëm.

"Antologjia e poezise shqipe bashkekohore

 Bashkim Kuçuku, ka lindur në Konispol dhe po aty kreu shkollimin fillor dhe të mesëm. Studimet e larta i ka kryer për gjuhë shqipe dhe letërsi, në Universitetin e Tiranës.

Kritik letrar e studiues, redaktor në gazetën letrare "Drita" (1974 – 1985), kryeredaktor i gazetës "Camëria "  – vatra amtare" (1991 – 1995), kryeredaktor i revistës "Universi Shqiptar i Librit" (1997 – 2001), është profesor i letërsisë shqipe në Universitetin e Tiranës (1986).

Ka botuar dhjetëra artikuj e studime në revista shkencore e letrare në shqip, si dhe në gjuhë të huaja, ka kumtuar në Konferenca Shkencore Kombëtare dhe Ndërkombëtare, në hapësirën shqipfolëse dhe jashtë saj, në Greqi, Itali,Rusi ,Bosnjë etj. 


Poezia shqipe bashkekohore vjen tashme me nje kendveshtrim te ri. "Antologjia e poezise shqipe bashkekohore", me autor Prof. Dr. Bashkim Kucukun mundeson pikerisht, johjen e ketij kendveshtrimi dhe vecanerisht njohjen e poeteve aktuale, qe shkruajne poezi cilesore dhe shkruajne ne gjuhen shqipe. E per kete arsye, duket se kjo eshte antologjia e pare e poezise bashkekohore, qe i kalon kufijte territoriale te Shqiperise, ne kerkim te vlerave. Autori i kesaj antologjie eshte njekohesisht njohes i thelle i letersise bashkekohore shqiptare, te cilen e studion prej disa vitesh edhe permes punes si profesor i letersise ne Fakultetin e Filologjise. Ne menyren se si Prof. Kucuku e sheh poezine bashkekohore, ai eshte ne gjendje fare mire te shprehet edhe per zhvillimet e fundit te saj, por edhe tendencat qe mund te kete ne stilin e te shkruarit. E vecanta e antologjise se botuar vetem pak kohe me pare, ne nje format teper serioz te shtepise "Onufri", qendron edhe ne perfshirjen kohore, qe i behet poezise. Ay gjenden disa nga poetet me cilesore te letersise shqipe, qe pas viteve '40 duke sjelle ne menyre te vetvetishme nje krahasim te poezise se para viteve '90, me ate te sotme.



Profesor, cili ka qene qellimi kryesor i hartimit te nje antologjie per letersine shqipe bashkekohore?


Qellimi kryesor i kesaj permbledhjeje antologjike ka qene, qe te tregohet dhe te argumentohet se sa e pasur eshte poezia shqipe ne stile. Per shkak te rrethanave, ne te shkuaren ka pasur trajtime te njeanshme, mohuese dhe perjashtuese, qe nuk jane te pershtatshme per letersine. Gjithmone kam pasur bindjen, qe poezia shqipe eshte e larmishme. Nuk eshte e pavlere edhe nje pjese e poezise, qe u botua gjate realizmit socialist. Poezia shqiptare e realizmit socialist ka vuajtur nder te tjera edhe mundesite e pakta te komunikimit me lexuesin dhe faktin qe nuk njihej. Ne kete kuader, nje tjeter synim, qe mendoj se realizohet permes kesaj antologjie eshte te tregoje vlerat e poezise se botuar para viteve '90 , por edhe te asaj poezie, qe u shkrua dhe nuk u njoh gjate atyre viteve.


Kur flasim per nje antologji, cfare vlerash sjell ajo per lexuesin dhe kujt i drejtohet?


Kjo varet nga menyra se si e koncepton, ndaj edhe antologjite jane te shumellojshme. Une kam menduar per disa lexues. Per shkrimtaret dhe akademiket, per studentet e deges se letersise, ne menyre qe te marrin me shume shije letrare, pasi ne auditor nuk mund te marrin gjithcka. Kam menduar per nxenesit, qe pergatiten per te hyre ne universitet, ne menyre qe te mesojne poezine cilesore, por edhe per te gjithe adhuruesit dhe intelektualet, qe kane shijen e poezise dhe qe ne Shqiperi nuk kane munguar. Permes kesaj antologjie, synohet te krijohet nje koncept i perbashket per poezine me cilesore ne 50 vjet, sepse ne te vertete ky eshte kuptimi i antologjise.


A mund te flasim per tendenca te reja ne poezine tone bashkekohore?


Nuk mund te flasim per tendenca te reja, por per zhvillime tendencash te pjesshme apo pak te zhvilluara ne te shkuaren. Ajo, qe vlen per t'u theksuar ne kete aspekt lidhet me faktin, qe ndryshe nga me pare tani, cdo autor ka krijuar personalitetin e tij dhe ka gjetur vetvten.


Po ne stile, si vjen poezia jone sot?


Poezia bashkekohore eshte risore dhe ne shkallare cilesore nga me te lartat, mjaft e pasur ne lende dhe me larmi te madhe ne stilet e vjersherimit. Edhe autoret e rinj shqiptare, shkruajne brenda stileve te pergjithshme te poezise bashkekohore. Stilet duan shume kohe te krijohen dhe ne bote stilet, qe perdorin poetet tane jane njohur me kohe. Per kete arsye ne raport me te shkuaren ndoshta nuk eshte e sakte te themi, qe ka ndryshime stilesh, por ka prurje te reja. Pikerisht keto prurje te reja, bejne qe te mbizoterojne stilet moderne. Poezia e brezave te rinj eshte teresisht e natyrshme, pa shformime prej rrethanave jashteletrare, pasi eshte shkruar pa censure. Ata priren te ushtrojne lloje vjersherimi dhe stile te ndryshme, ne radhe te pare, ato qe ne hapesiren e shtetit shqiptar me pare nuk lejoheshin, e per pasoje ishin pak ose aspak te njohura. Keshtu, qe levrimi i tyre perben risi.


Cfare vecorish mund te veme re ne poezine bashkekohore, ne raport me ate te realizmit socialist?


Ajo qe vlen te citohet ne poezine e sotme ne raport me ate te realizmit socialist, lidhet me ligjerimin. Nese me pare ekzistonte ligjerimi i drejtperdrejte, i kuptueshem prej kujtdo, ne dhjetevjecaret e fundit gjithmone e me teper po merr perparesi ligjerimi abstragues, simbolik, eliptik dhe ezoterik. Por dua te shtoj se ne ditet e sotme krijojne krahas njeri-tjetrit, kater-pese breza poetesh, qe nga ata, qe risuan poezine shqipe ne vitet '60-70 dhe deri tek brezat me te rinj te viteve '80-90 me dhunti, prirje dhe formime te ndryshme, me njohje e pelqime te vecanta per poezine moderne, pasmoderne, klasike, italiane, frenge, ruse, anglo-amerikane, serbe, kroate, greke, etj. Kur u botuan "poezite e sirtarit", apo te ndaluarat ka qene nje ekspozite e plote stilesh dhe vjersherimi, motivesh e perjetimesh nga me te ndryshmet dhe me te kundertat, sepse ne sinkroni u nderfut edhe pjesa e panjohur e diakronise.


Thame, qe ne poezine shqiptare mbizoterojne stilet moderne, por ku eshte ajo, ne raport me poezine evropiane?


Poezia jone i permbledh te gjitha llojet e stileve, qe nga klasikja tek modernia dhe brenda kesaj ka variacione. Por pavaresisht, qe ne pikepamje te stileve poezia jone eshte afruar mjaft me poezine perendimore, duket se ne aspekte te tjera, ajo shfaq ndryshime. Kjo edhe per shkak se numri i krijuesve ne bote eshte shume me i madh ne rapot me krijuesit e poezise ne gjuhen shqipe, gje qe mundeson larmishmerine. Sidoqofte, ndalemi ne faktin, qe kemi te bejme me nje poezi cilesore dhe kjo eshte baza per ndertimin e nje antologjie.


Antologjia e poezise bashkekohore, se shpejti edhe ne serbisht


Pavaresisht njohjeve te tij per letersine shqipe, duket se motivi kryesor, qe e ka shtyre Prof. Kucukun te mendoje per nje atalogji, ka qene nje kerkese e Akademise se Malit te Zi per nje pune te tille. Por perpara se t'i drejtohej nje lexuesi te huaj, ai mendoi ne fillim per lexuesin shqiptar. Dhe tashme, pasi ka pare driten e botimit ne Shqiperi, "Antologjia e poezise shqipe bashkekohore", shume shpejt do te jete ne treg e perkthyer ne serbisht, e pershtatur nga poeti Qazim Muja. "Antologjia e poezise shqipe bashkekohohore", eshte e dyta, qe pas viteve '90. Nje tjeter antologji eshte e shkruar nga Ali Aliu. Megjithate vlen te theksohet, se ne nje permbledhje antologjike, secili prej autoreve shfaq kendveshtrimet e tij, por duke synuar te sjelle krijimet me cilesore ne nje hark kohor te caktuar. Por me tej, Prof. Kucuku shprehet, se ne te vertete antologjia e poezise shqipe, ka lindur ne nje forme me te vogel, gati nje vit me pare. Atehere, nje numer i revistes me 700 faqe,"Fletoret e Sarajeves", iu kushtua poezise ballkanike. Dhe krahas poezise greke, serbe, kroate, etj., vendin e saj e kishte edhe poezia shqipe e perfaqesuar me 16 autore.


48 autore shqipfoles


Antologjia e poezise, se Prof. Bashkim Kucukut permban 48 autore, te cilet ndonese nuk kane jetuar te gjithe ne Shqiperi, kane shkruar shqip. Mes tyre gjenden emrat e Ismail Kadarese, Dritero Agollit, Mimoza Ahmetit, Visar Zhitit, Ervin Hatibit, por edhe te tjere qe nuk kane jetuar brenda kufijve, si Martin Camaj, Karmine Abate, Basri Capriqi, Karmell Kandreva, Mihal Hanxhari, etj. Disa prej autoreve kryesore jane shoqeruar edhe me portretin perkates, gje qe per Prof. Kucukun, duket se ka qene edhe pjesa me e veshtire, qe natyrisht eshte fryt i nje pune te gjate studimore. "Kur shkruaj une jap trajtimin tim, nuk huazoj", shprehet ai.

Poezia në Italinë veriore

Akademik Flori Bruqi ,PHD 

 Në Italinë veriore lindi ndërkohë një letërsi interesante vulgare me karakter didaktik që frymëzohej si nga tradita provencale që përfshin enueg-un dhe plazer-in, ashtu dhe në traditën bibliko-apokaliptike, dmth. letërsi eskatologjike të shek. të XII dhe XIII. 

Midis autorëve më të shquar përmendet kremonezi Gherardo Patecchio, që shkroi një poemth me udhëzime morale të titulluar Slanamento de li proverbi de Salamone dhe një listë në njëmbëdhjetë rrokësha mbi bezditë e jetës me titullin Noie, Uguccione da Lodi autor i një Libri të shkruar në gjuhën venete dhe në monorimë me vargje aleksandrine që trajton gjykimin hyjnor, Giacomino da Verona që shkroi në dialektin veronez një poemth të ndarë në dy pjesë, De Ierusalem celesti dhe De Babilonia civitate infernali që konsiderohen midis burimeve të Komedisë hyjnore të Dantes. 

 Por midis shkrimtarëve më të aftë dhe rëndësishëm të shekullit të XIII që shkruan në gjuhën lombarde përmendet Bonvesin de la Riva për poemthat e tij të lidhur me nevoja didaktike, kontratet e tij me karakter alegorik, por mbi të gjitha për Libro delle tre scritture të shkruar rreth vitit 1274, të ndarë në tre pjesë që ka për subjekt Ferrin (scrittura nigra), Pasionin e Krishtit (scrittura rubra) dhe Parajsën (scrittura aurea). 

Teksti konsiderohet i pari në letërsinë vulgare në dialektin lombard dhe autori midis pararendësve të Dantes. 

 Në gjysmën e dytë të Dyqintës u përhap në Italinë veriore një letërsi në gjuhën vulgare në formën e baladës, kryesisht anonime, të shkruar mbi të gjitha nga xhularët dhe e përbërë nga ankesat e vajzave të reja që duan të martohen, nga gra të keq martuara dhe nga këngë dasmash.

Nga Mantova ka mbërritur një këngë anonime për kërcim, ndërsa nga Milano ose nga Pavia shembulli i parë i satirës në gjuhën vulgare kundër fshatarit të keq e titulluar Detto e Matazone da Caligano

Ndërsa nga Venetoja ka mbërritur Lamento della sposa padovana dhe nga Emilia si dhe nga Romagna sirventesi të ndryshme me subjekt politiko-qytetar.

 Nga Toskana kanë mbërritur tre krijime: një tenzone me argument politik, një parodi e Pasionit dhe një epitaf 'sermone' të atribuara xhularit Ruggieri Apuliese

 Me vdekjen e Frederikut të II dhe të të birit Manfredi u asistua në perëndimin e fuqisë zveve si dhe shterimin e poezisë siçiliane. 

Pas betejës së Beneventos (1266) aktiviteti kulturor u zhvendos nga Sicilia në Toskanë, ku lindi një lirikë dashurie, pikërisht lirika toskane, e ngjashme me atë të poetëve të oborrit siçilian por e përshtatur për gjuhën e re vulgare dhe e përzier me klimën dinamike dhe konfliktuale të qyteteve 'komunalë': në planin tematik të dashurisë oborrtare iu shtuan përmbajtje të reja politike dhe morale.

 Rimeren kështu në Toskanë temat e shkollës siçiliane dhe kërkesat për stil dhe metrikë provencale me pasurimin e dhënë nga pasionet e reja të kohës komunale. Poezia e poetëve toskanë pasurohet kështu si nga këndvështrimi tematik ashtu dhe gjuhësor edhe pse munguon "ai nivel aristokratik formal të cilit siçilianët përgjithësisht i përmbaheshin" 

 Në grupin e poetëve toskanë bënin pjesë Bonagiunta Orbicciani nga Lucca, Monte Andrea, fiorentini Chiaro Davanzati, Compiuta Donzella dhe shumë të tjerë nga të cilët më i njohur është Guittone d'Arezzo (i njohur edhe si Fra Guittone dal Viva da Arezzo).

 Prijësi i poetëve toskanë konsiderohet Guittone del Viva d'Arezzo, i lindur afër vitit 1235 në Arezzo dhe i vdekur në vitin 1294, te i cili mund të gjesh, siç vëren Alberto Asor Rosa "... një koncept të funksionit të poezisë më i artikuluar nga ai i praktikuar nga siçilianët dhe, ndoshta, nga vetë provencalët".

 Guittone ka lënë një përmbledhje të gjerë rimash (të përbëra nga 50 'canzoni' dhe 239 sonete) te të cilat pasqyrohen dy mënyrat e tij të ndryshme të jetesës, dhe në këtë mënyrë edhe vepra e tij ndahet në dy pjesë: e para, ku imiton poetët e shkollës siciliane, që ia kushton dashurisë dhe armëve, ndërsa e dyta me përmbajtje fetare dhe morale. Guittone-s i atribuohet shembulli i parë i 'canzone-s' politike (Ahi lasso, or è stagion de doler tanto) e shkruar në vazhdim të humbjes që guelfët fiorentinë pësuan në vitin 1260 në betejën e Montapertit nga gibelinët, ku, me tonin energjik dhe të vrullshëm do të rigjendej në disa faqe të Dantes, ai ankohet për paqen e humbur duke përdorur dhe alternuar sarkazmën me 'diskutimet' dhe ironinë. Por poeti i vërtetë kuhet kërkuar te rimat e tij me karakter fetar dhe vecanërisht te 'le laude' (lavdet), si në atë kushtuar Shën Domenikut e shkruar me skemën e betejës së shenjtë, të krijuar po nga ai. Guittone d'Arezzo i atribuohet edhe një Trattato d'amore në 12 sonete dhe rreth tridhjetë Lettere. Midis poetëve më interesantë të shkollës së Guittone-s, mbetet lukezi Bonagiunta Orbicciani të cilit Dantja në këngën XXIV të Purgatorit i beson detyrën e përcaktimit të mënyrës së re të vargëzimit, me emrin 'stilnovo'. Në të njëjtën kohë, lindën në Pistoia, në Piza dhe në Firence, shkolla të tjera në mënyrë pak a shumë të përpiktë me Guittone-n. Përmenden Chiaro Davanzati, që në Canzoniere e tij paraprin motivet stilnoviste, guelfi Monte Andrea, të cilit i atribuohet trobar clus-i më i vlerësuar fiorentin, dhe Dante da Maiano, që shkroi një Canzoniere në një stil të ndërmjetëm midis atij siçilian dhe atij guittonian. Nuk është provuar ekzistenca historike e poeteshës Compiuta Donzella të cilës i atribuohen, vetëm nëpërmjet një dorëshkrimi, tre sonete.


2022/12/10

Britania e Madhe: Sanksionet kundër Radoiçiqit, Veselinoviçit dhe Teshiqit

 






Kriminelet nga Veriu i Kosovës 

Lexoni çka shkruajnë gazetata(portalet serbe) dhe amerikano -britaneze për Mafinë serbe të Kosovës : Država i mafija – Sankcije iz SAD

https://www.vreme.com/vreme/4577994/

Për shkak të aktiviteteve kriminale, Britania e Madhe vendosi sanksione ndaj nënkryetarit të ish Listës Serbe , biznesmenit Milan Radoiçiq, pronarit të kompanive të ndërtimit Zvonko Veselinoviq dhe tregtarit të armëve Slobodan Teshiq.


Kumovi sa severa Kosova 4

Vitin e kaluar, vëllezërit Zharko dhe Zvonko Veselinoviq, Milan Radoiçiq dhe disa serbë të tjerë nga veriu i Kosovës u etiketuan në Washington si anëtarë të rrjeteve korruptive të lidhura me krimin e organizuar ndërkombëtar dhe ju vendosën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 Nën regjimin e këtyre sanksioneve u vendosën edhe kompanitë në pronësi të vëllezërve Veselinoviq, gjë që nuk ishte pengesë për ta për të vazhduar punën e tyre në Serbi.

“Kumbarët nga veriu i Kosovës” tani janë sërish në qendër të vëmendjes së publikut për shkak të dyshimit se në mënyrë të paligjshme kanë përfituar fitim të madh material për kompanitë e tyre ndërtimore, gjegjësisht ryshfet, korrupsion dhe keqpërdorim të ndikimit të tyre .

 

Televizioni N-1 raporton se në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, ministri James Cleverly njoftoi një valë të re sanksionesh që synojnë "aktorët e korruptuar dhe ata që shkelin dhe abuzojnë të drejtat e njeriut, si dhe autorët e dhunës seksuale në konflikt. “

Sanksionet zbatohen në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, dhe arsyeja e valës së re të sanksioneve është festimi i Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit dhe Ditës së të Drejtave të Njeriut.

 

Sa i përket Serbisë, sanksionet britanike janë të drejtuara kundër Milan Radoiçiqit, një biznesmen i angazhuar në aktivitete ndërtimore dhe ish nënkryetar i Listës Serbe.

 Ai dyshohet se ka siguruar kontrata fitimprurëse me shtetin për kompanitë e tij të ndërtimit nëpërmjet lidhjeve politike dhe abuzimit me ndikimin politikë.

 

Nuk u përmendën politikanët që e bënë të mundur.

 

Në korrik të këtij viti, Radoiçiq, i parruar dhe i veshur me një bluzë ngjyrë gri, në rrjetet sociale ka njoftuar se është kthyer në Kosovë. "Unë jam këtu dhe ju e dini se çfarë do të thotë kjo," tha ish  nënkryetari i Srpska listës  në videon e postuar më  kryqnë kodrën Kamilja.

 

Zvonko Veselinovic 


Në protestën e fundit të serbëve në Mitrovicë, Radoiçiq, në mungesë të tij, mori duartrokitje të mëdha nga të pranishmit si një patriot i vërtetë që lufton për mbijetesën e jetës serbe në vatrat shekullore.

 

Aty ku është Radoiçiq, është edhe Zvonko Veselinoviq, “biznesmen i industrisë së ndërtimit nga Kosova”, i cili sipas Ministrisë së Jashtme britanike, përdor kontrata publike për të përvetësuar fondet shtetërore.

 

Personi i tretë i sanksionuar nga Serbia është tregtari i armëve Slobodan Teshiq, i cili, siç thuhet, akuzohet se ka dhënë ryshfet ndaj kryeprokurorit të shtetit të një shteti tjetër.

 

Faqja e internetit e Ministrisë së Jashtme Britanike thekson se paketa e sanksioneve mbulon individët e përfshirë në "një gamë të gjerë aktivitetesh kriminale - duke përfshirë torturimin e të burgosurve, mobilizimin e trupave për përdhunimin e civilëve dhe mizoritë sistematike".

Këto sanksione, thotë ai, demonstrojnë përkushtimin e MB. për të mbrojtur shoqëritë e lira dhe të drejtat e njeriut të të gjithëve dhe kudo.

https://www.vreme.com/vreme/4577994/


F.B

Kush mund ta parandalojë Vuçiqin, BE-ja apo ShBA-të..?


Dedë PreqiNGA DEDË PREQI 

Aleksandër Vuçiq

Ngjarjet dramatike dhe kriminale që po ndodhin në veri të Kosovës, janë të natyrës politike dhe skenare të Aleksandër Vuçiqit, të cilit i pëlqen ideja se mund të bëjë çka të dojë me Kosovën, apo sipas ëndjes së tij, dëshiron të luaj me fatin e dy popujve, të serbeve dhe shqiptarëve.Vetëm brenda një jave në veriun e Mitrovicës, shkakëtohen më se gjashtë shpërthime dhe ato shumë të rrezikshme, që bëhët fjalë për mjete të rrezikshme shpërthyese, të cilat do të shkakëtonin vdekjen e shumë njerëzve, si edhe shkatërrimin e gjërave materiale.

Qeveria e Kosovës, në bazë të ligjeve kushtetuese respekton dhe trajton çdo komunitet të saj në mënyrë të barabartë, dhe diçka më shumë se garantia e një bashkëjetese të pa trazuar, ndërsa komuniteti serb, në veçanti në pjesën veriore, sikur është shdërruar një pjesë e tyre në kriminel, të cilët po i përdor Vuçiqi dhe vetëm me një trysni të jashtme, në veçanti e SHBA-ve, ndoshta mund të krijohet një atmosferë paqe.

Duhet ti falenderojmë vendet e Kuint-it në Kosovë, në veçanti ato të SHBA-ve, të Gjermanisë, të Britanisë dhe vendeve tjera mike, të cilat kujdesen në çdo hap të gjendjes së Kosovës, poashtu edhe përkujdesja e tyre ndaj situatës në veriun e vendit, mirëpo, qeveria e Kosovës, në kordinim me presidenten e shtetit, me gjitha përpjekjet e tyre për të mos e përkeqësuar gjendjen, kanë lëshuar pe, për çështjen e targave, tani edhe për zgjedhjet e katër komunave serbe dhe ku do të ndalen tani, kur dalin përpara fakte që nuk mund të vihen nën kontrollë, dhe sikur ato anestizohen dhe bëhën të pa rëndësishme.

Çka po ndodh me politikat dhe imazhin e Evropës, a duhet t’i merr parasysh këto kërcënime të Vuçiqit, ndaj shtetit të Kosovës, apo kjo tregon se këtij krimineli i është lëshuar kërpeshi përsëtepërmi, që rreziku nuk mund të përkufizohet vetëm në Ballkanin perëndimor, por edhe më gjerë, që mund të ia sheh sherrin tërë Evropa.

Padyshim se, përveq SHBA-ve, Evropa i ka nigerencat e saj dhe mundet që t’a parandalojë Vuçiqin, duke ia ngre frenjët Serbisë, që të mos përzihet në çështjet e brendshme të shtetit të Kosovës, për të parandaluar ndonjë shkëndi zjarri apo konflikti, që po e nxit Vuçiqi, përmes krimineleve serbë në veri të Kosovës.

Bandat kriminale të Vuçiqit, në bashkëpunim edhe me grupet tjera për të cilat flitet se janë edhe nga Rusia, janë të organizuara për t’a trazuar dhe për të mos lënë të qetë veriun e këtij vendi, të cilët këto ditë gjuajnë policinë e Kosovës, në detyrat e veta, duke shkakëtuar plagë vdekje prurëse edhe një polici, i cili gjindej në krye të detyrës në ruajtjen e rendit dhe sigurisë qytetare.Në bazë të ligjit kushtetues dhe me urdhër të kryetares së shtetit, duhet të mbahen zgjedhjet në veri të Kosovës, gjegjësisht për të plotësuar zbrazëtinë të cilën e krijuan vetë serbët lokal në pjesën veriore, të cilët pas dorëheqjes së tyre nga Institucionet e Kosovës, ato vende duhen të plotësohen.

Kosova tani për tani nuk është në gjendje lufte, por duhet të mirret parasysh situata dhe gjendja e saj kritike në të cilën gjindet dhe kërkush në rajon nuk e ka gjendjen më të komplikuar dhe më të ndërlikuar për shkak të përballjes me format e ndryshme të kërcënimeve nga bandat serbe, të cilat i urdhëron Serbia dhe Vuçiqi, për të penguar zgjedhjet demokratike dhe mirëvajtjen e tyre.Apo, çfarë rroli po luan tani BE-ja, ku është rroli i saj ndërmjetësues dhe unifikues për një Evropë të Bashkuar, e cila sikur nuk është në gjendje të realizojë një plan paqe dhe të pajtojë këto dy vende armiqësore në gjirin e saj, duke ditur se politikat e Vuçiqit, janë me plot rreziqe.

Sikur Brukseli, do të kishte vullnet dhe përkushtim më të madh, duke ia bërë të qartë Serbisë me kohë, se e ardhmja e shtetit serb nuk ka rrugë tjetër, vetëm përmes BE-së, ky vend nuk do të kishte marrë kahe të kundërt, apo nuk do të kishte anuar sot nga Rusia e Putinit, duke e përkrahur luftën fashiste të saj, dhe në fakt, presidenti serb Aleksandër Vuçiqi, më shumë është duke u ledhatuar se është duke u qortuar nga BE-ja, duke mbetur në një mënyrë si i pa prekshëm.

Kosova, si shtet akoma në konsilidim do të ishte i pa fuqishëm në përballje të një konflikti me agresorin Serbi, por ku është Evropa, si një bashkësi e gjitha komuniteteve dhe garantuese e të drejtave njerëzore, ku brenda këtij organizimi nuk duhet të ketë dallime, por në mënyrë të natyrshme brenda këtij organizmi, të vihët në rrugë të drejtë edhe për vendet që kanë nevojë për ndihmën e saj, siq është Kosova, në këto çaste.

Prandaj, Evropa do të tregohej e pa drejtë përballë kësaj dukurie të cilën po e inskenon Vuçiqi dhe qeveria e tij ndaj shtetit të Kosovës, duke e trajtuar vetëm nga këndvështrimi i thjeshtë apo i humbjes së respektit si vend i pavarur dhe sovran, të cilin titull e ka fituar me gjakun e dëshmoreve të lirisë dhe këtë titull ia ka pranuar edhe Gjykata Ndërkombëtare, që nuk është vetëm një privilegj, por një vullnet dhe e drejtë sublime e një populli, që ka luftuar shekuj me radhë për liri dhe demokraci.

Kush mundet t’a frenojë sot Vuçiqin dhe Serbinë, që nuk ka pikë dyshimi se përveq Ballkanit perëndimor edhe Evropa, do të përballet me rrezikun e saj, që mund të sjell Serbia, përmes hallkave që janë të lidhura me Rusinë, e cila ka marrë një rrugë pa krye në luftën ndaj Ukrainës, prandaj sikur do të ishte vështirë të arrihet optimizmi i një stabiliteti ndërnjerëzor, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë, dhe në këto rrethana nuk mund të hidhen poshtë pretendimet e Vuçiqit, për ta vazhduar imazhin e Millosheviqit, në Ballkan, nëse BE-ja, dhe SHBA-të, nuk e frenojnë dhe parandalojnë me kohë një rrezik të mundshëm.
















Kush mundet t’a frenojë sot Vuçiqin dhe Serbinë, që nuk ka pikë dyshimi se përveq Ballkanit perëndimor edhe Evropa, do të përballet me rrezikun e saj, që mund të sjell Serbia, përmes hallkave që janë të lidhura me Rusinë, e cila ka marrë një rrugë pa krye në luftën ndaj Ukrainës, prandaj sikur do të ishte vështirë të arrihet optimizmi i një stabiliteti ndërnjerëzor, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë, dhe në këto rrethana nuk mund të hidhen poshtë pretendimet e Vuçiqit, për ta vazhduar imazhin e Millosheviqit, në Ballkan, nëse BE-ja, dhe SHBA-të, nuk e frenojnë dhe parandalojnë me kohë një rrezik të mundshëm.

Amerikanët “zbarkojnë” në Serbi - skenari që do të sjellë shkatërrimin e Beogradit, nëse Vuçiq nuk plotëson dy kushtet e Perëndimit


Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...