Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/12/26

84 për qind të popullatës botërore të vitit 2010, kur kishte 6.9 miliardë.


Nga Flori Bruqi


 Problemet më të shumta në Shqipëri social-politike dhe një nga trigger-ët e zakonshëm të përplasjeve është Ateizmi dhe pasuesit e tij. Ateizmi është mungesa e besimit ndaj Zotit. Sidoqoftë egziston Atheismi implicit (i nënkuptuar, i dobët), i cili i referohet mungesës së besimit deistik pa hedhje poshtë të Zotit në mënyrë të ndërgjegjshme si p.sh, që vërehet tek fëmijët që nuk e njohin Zotin, pra, pa vetëdije. Egziston Atheizmi explicit (i qartë, i fortë), që i referohet më shumë një përcaktimi të mosbesimit të ndërgjegjshëm ndaj Zotit, p.sh, tek njerëzit që e dijnë se ka Zot, por nuk e pranojnë. Ka plot korifej të Ateizmit që nga kohët e lashta e deri në ditët e sotme. Në kohët e vjetra, Ateizmi ka qenë në kulturat e Hinduizmi dhe të Budzmit, në filozofinë greke pre-sokratike, gjatë periudhës romake kuptimi ateist ndryshoi. Paganët romakë quanin ateistë të krishterët që nuk besonin në polideisëm, në rilindje europiane njihen Emanuel Kant (si agnosticist), dhe D. Hume që bazohej tek empirizmi dhe logjika e thjeshtë; nga fundi i viteve të shek 19 kishte plot filozofë ateistë që kundërshtonin Zotin si Ludwig Feuerbach, Arthur Schopenhauer, Max Stirner, Karl Marx, and Friedrich Nietzsche. Atheizmi si filozofi mbizotëroi tek filozofët materialistë Marksistë, përfshi Marksin, Engelsin, Leninin, Stalinin dhe Enver Hoxhën dhe Mao Ce Duni, të cilët e vunë në praktikë këtë filozofi....Pas rënies së murit të Berlinit, boshllëkut shpirtëror dhe zhgënjimit nga filozofia e rreme marksiste leniniste, u pa një vërshim i Islamit, i cili u përpoq të mbushte këtë boshllëk ateist. Sidoqoftë, zhvillimi i madh teknologjik e shkencor dhe lëvizjeve të tjera për liritë dhe të drejtat e njeriut nxori në krye lëvizje të shumta por në thelb ateiste, të cilat justifikonin veprimet jo normale të shoqërisë njerëzore. Sidoqoftë ateistët më të shumtë ishin nga rradhët e ish besimtarëve kryesisht mormonët, çifutët, protestantët dhe katolikët, të cilët u quajtën gjithashtu dhe ateistë dhe agnosticistë.
 
Në 2012, lëvizja `Gratë në Laicizëm` mbajtën një konferencë në Arlington, Virxhinia, me fokus gratë jo-fetare. Jennifer Mçreight, në gusht 2012 themeloi lëvizjen e njohur si Atheizëm plus në të cilën përfshiheshin lëvizjet feminist atheiste Në 2013 monumenti i parë ateist në pronën e qeverisë amerikane u inagurua në gjykatën e Floridës, Konteja Bradford ku ishin gdhendur fraza të Thomas Jefferson, Benjamin Frankli, Madalyn Murray O`HairAtheizmi i Ri i shekullit 21 sot, përfaqësohet nga filozofët Sam Harris, Daniel C. Dennett, Richard Dawkins, Victor J. Stenger, and Christopher Hitchens. Sipas Gallup, Treguesi Global i Religjiozitetit dhe Atheizimi i matur në vitin 2012 kishte rritje të madhe kryesisht në vendet ish komuniste (me përjashtim të Rumanisë, Armenisë dhe Maqedonisë): China (47%), Japan (31%), the Czech Republic (30%), France (29%), South Korea (15%), Germany (15%), Netherlands (14%), Austria (10%), Iceland (10%),  Australia (10%) and the Republic of ireland (10%).  Kurse 10 vendet më religjioze ishin: Ghana (96%), Nigeria (93%), Armenia (92%), Fiji (92%), Macedonia (90%), Romania (89%), Iraq (88%), Kenya (88%), Peru (86%), and Brazil (85%).(http://en.wikipedia.org/wiki/Atheism). Në një studim tjetër për të vlerësuar religjiozitetin e grupeve të ndryshme të popullatës nga American Association for Advancement of Science gjetën se ½ e shkencëtarëve (51%) besojnë në një fuqi të lartë, ose Zot; pra praktikisht 33 % besojnë tek Zoti, 18% besojnë në një shpirt universal ose fuqi të lartë. Kurse 49% nuk besojnë. Në Shqipëri sipas Censusist të 2011 ateistë llogariteshin 2.5% e banorëve, dhe 13.79% nuk preferojnë të përgjigjen, dhe besimtare pa cilësim (?!) 5.49%. Pra, në total 21% nuk janë besimtarë apo individë të ndonjë komuniteti të krishterë .
 
***
Dihet që Monodeizmi apo besimi tek një Zot e solli shoqërinë njerëzore drejt një zhvillimi të ngadaltë dhe plot sakrifica sidomos në përplasjet e mëdha Shkencë-Fe, derisa erdhëm në ditët e sotme, ditë në të cilat përparimet e mëdha shkencore e teknologjike po lehtësojnë jashtëzakonisht punën e popullsisë, përmirësojnë vazhdimisht jetesën, krijojnë vende punë, lejojnë lëvizjen e popullatës dhe eksportin e kapitaleve duke zhvilluar vendet e të gjithë botës drejt një Globalizmi dhe integrimi të përbashkët, duke e bërë botën ashtu sikundër thotë një shkencëtar, një fshat të madh ku informacioni është i menjëhershëm, lufta kundër sëmundjeve është në qendër të vëmendjes. Krahas përparimeve të mëdha vërehen dhe efektet negative, të cilat janë në drejtimet e mëposhtme, në të cilat po preket shoqëria njerëzore- Prishja e familjes nëpërmjet divorceve, bashkëjetesës.
- Rritja e numrit të beqarëve si pasojë e frikës ndaj martesës, e cila ka detyrimet ligjore e religjioze `derisa vdekja të na ndajë`.Ulja e lindjeve tek vendet ku gratë janë të arsimuara mirë. 
 - Shtimi i lindjeve tek gratë e paarsimuara si pasojë e ndikimit fetar kryesisht atij islam për të dominuar botën. 
- Migrimi brenda vendit dhe jashtë vendit i popullatës krijojnë anarki dhe çoroditje në drejtim të zbatimit të ligjit, por dhe të mos respektimit religjioz. 
 - Ekstremizmi fetar. Degjenerimi moral dhe etik, si p.sh., kërkesat aspak të drejta dhe normale të kontigjenteve LGBT, të cilat në justifikimin dhe kamuflimin e organizatave për liritë e të drejtat e njeriut, kërkojnë legalizimin e martesave të tyre që nuk janë aspak natyrale. 
 - Rritja e numrit të ateistëve dhe e organizmave që mbështeten dhe përkrahin mos besimin ndaj Zotit.
 
Një nga kulturat filozofike që vazhdon një përhapje të gjerë sot duke zëvendësuar në një formë metaforike paganizmin, por me të tëra anë negative të paganizmit sepse në këtë zhvillim të shoqërisë njerëzore si nga teknologjia e lartë ashtu dhe nga përparimi i arsimimit dhe i kulturës, njerëzit që e përfaqësojnë këtë filozofi bëjnë dy herë gabim; njëri për shkakun që e njeh rrezikun e mosrespektimit të moralitetit dhe normave shoqërore përfshi etikën, deontologjinë njerëzore, dhe duke përfshirë këtu dhe hapjen e rrugës së LGBD, të cilat sipas deizmit janë jo normale e për pasojë të dëmshme për shoqërinë njerëzore me përfundime jo normale dhe degjeneruese. Nga ana tjetër gabimi i dytë përfshin mos veprimin ndaj njohjes së këtij gabimi....

Shoqëria shqiptare po shkon drejt integrimit dhe globalizmit në të cilën tregtia e lirë, komunikimi masiv, punësimi jashtë vendit, gjuhët e huaja me të cilat komunikojmë, janë deri diku pozitive përsa i përket mirëqenies dhe ecjes përpara të shoqërisë njerëzore. Por këto përparime nuk janë të njëjta dhe efektive si në një vend të vogël si Shqipëria dhe njëlloj si vendet e tjera të mëdha, të cilat në rradhë të parë përfitojnë po ato që përfiton Shqipëria por në një sasi dhe cilësi ndoshta më të madhe. Shtetet e mëdha dhe kombet e mëdha kanë më tepër mundësi amortizuese për të shmangur nga asimilimi traditat e tyre, kulturën e tyre qindra vjeçare, këngët, vallet, heronjtë kombëtarë etj, etj. Përkundrazi, shtetet e vogla nuk e kanë mundësinë e amortizimit të `goditjeve` të integrimit dhe globalizmit, dhe kanë më shumë mundësi që të dobësohen dhe të shuhen në të ardhmen traditat, kultura nacionale, historia, heronjtë
 
***
Pse ateizmi është më i rrezikshëm për shoqërinë shqiptare? Për mendimin tim, një nga anët negative që pati pasoja të rënda në shoqërinë shqiptare të post komunizmit ishte ateizmi i shkaktuar me dhunë nga shteti i vetë quajtur ateist shqiptar. Pavarësisht një përqindjeje relativisht të mesme (21 %) të Ateizmit në Shqipëri, anarkia dhe qëndrimi larg kulteve fetare, shkollimi jo vetëm laik por dhe nxitja e kulturës perëndimore, edhe në grup-moshat fëminore, duke ngatërruar edukimin shkencor, edukues dhe argëtues me atë të çoroditjes kulturore, me futjen e programeve për të rritur tek fëmijët, ndikimi jo korrekt i mediave në nxitjen me pretekstin e njohjes së seksualitetit, të kulturave seksuale dhe mos kontrollimi i jetës jashtë shkollore të fëmijëve, shtimi i përdorimit të drogave, mungesa e ligjshmërisë dhe mosrespektimi i ligjit janë kryesisht pasoja të ateizmit të ashtuquajtur anarkik që ndodhi e po ndodh në Shqipëri. 
Të shtatë faktorët negativë që po shkatërrojnë shoqërinë shqiptare dhe familjen, së bashku me emigracionin dhe papunësinë, janë pasoja të një prej faktorëve të shumtë që ndikojnë në mos stabilitetin ekonomiko-social por dhe politik të Shqipërisë. Dikush mund të komentojë se si ka mundësi që edhe Rumania dhe Armenia me Maqedoninë që kanë një popullatë me përqindje të lartë religjioze përsëri kanë probleme politike dhe ekonomike, pavarësisht se Rumania është në BE, Maqedonia është jashtë strukturave të organizatave të mëdha ushtarako-ekonomike, dhe Armenia sapo u bashkua me EEU (Bashkimi Ekonomik Euroaziatik), sidoqoftë këto shtete janë shtete ku shoqëria është kompakte, zbatohen ligjet dhe emigracioni është më i vogël se në Shqipëri, papunësia është më e vogël, problemet ekstremiste religjioze janë më të pakta se në Shqipëri, nuk kanë mungesa ekuilibri politiko-ekonomik etj.
Atëhere del pyetja se përse Shqipëria ka mungesë stabiliteti politik, i cili është reflektuar me revolta popullore si në 1991-1992, 1997-1998, 2007, pra brenda 23 viteve plot 4 apo 5 çrregullime social-ekonomike, të cilat kanë patur reflektimin politik në formën e një lufte të ashpër politike, duke e lënë vendin në anarki të plotë, duke qenë larg kërkesave të BE për integrim. Shumëkush nuk e ka harruar diktaturën që mund të quhet si një nga diktaturat e majta ekstremistë më të rëndat në vendet ish komuniste të Europës qendrore dhe lindore. Krahas represionit politik në të cilin u fut në burg dhe në syrgjyn rreth 1/5 e popullatës, edhe ajo që mbeti gjatë viteve të diktaturës kaloi një periudhë të rëndë nga të cilat dallohet periudha kur PPSH e shpalli Shqipërinë si shtetin e parë ateist në botë, që nga 1967 deri në 1990 kur ndryshoi sistemi. Kjo periudhë e largimit me dhunë nga besimi fetar, la pasojat e veta së bashku me varfërinë dhe dhunën. Dalja në Demokraci e anoi balancën nga ana tjetër: nga dhuna në anarki dhe egzaltim. Politika djallëzore e ish Liderëve të PPSH krijoi një demokraci jo funksionale, e cila më tepër rëndoi problemet dhe deri në 2011 kur u realizua konsensusi, Shqipëria mezi realizoi dy detyrat e lëna nga BE: inventarin e Pronave dhe inventarin e Popullsisë, por pasojat e rënda të ateizmit apo më mirë të një mungese besimi të plotë ndaj Zotit, por edhe mos respektimit të ligjeve ishin:
 
- Emigrimi 1.4 milion banorë.
- Divorcet që u shtuan disa herë aq sa raporti sot është pothuajse 1:1.
- Dhuna ndaj gruas.
- Nxitja e LGBT dhe e anomalive seksuale nën pretekstin e të drejtave dhe lirive të njeriut.
- Papunësia.
- Korrupsioni.
 
Në përfundim mund të jap një krahasim tjetër në të cilën politika e rëndon edhe më shumë gjendjen duke disinformuar publikun nëpërmjet mediave; tv, gazeta, radio, përsa i përket edhe disinformimit për komunitetet fetare, të cilat faktikisht janë të ndara nga shteti, por dikush nga ato përkëdhelet e dikush vazhdohet të goditet padrejtësisht. Një shembull i trishtueshëm është dhe një shkrim i këshilltarit të Presidentit Ndriçim Kulla, i cili aludonte për mungesën e Autoqefalisë në ditët e sotme në Shqipëri, duke e krahasuar larg e larg me mungesën e autoqefalisë në Peshkopatën e Ohrit në Maqedoni, mungesë e cila është e hershme që pas vitit 1769. Po ky këshilltar harroi të shkruajë në atë shkrim për luftën kundër fesë dhe heqjen e saj nga 1967 dhe dëmin që i solli popullatës shqiptare gjatë komunizmit, por tregoi se në Peshkopatën e Ohrit në Manastirin e Sh. Naumit janë vjedhur vepra të shqiptarëve, duke aluduar se drejtuesit grekë dhe serbë dëmtuan rëndë këtë njësi religjioze jo autonome duke aluduar se edhe kryetari i komunitetit ortodoks që është i huaj, këtë do të bëjë dhe në Shqipëri. Një ide bizarre dhe aspak me kulturë aq më tepër kur ky shkrim u bë pikërisht ditën e një festë të rëndësishme religjioze. Ja deri ku shkon veprimi jo normal ateist.
 
Të shpresojmë që të paktën nëse i identifikuam pasojat e këtij dëmtimi social nga ateizmi por dhe nga fenomene negative të tjera, të paktën si intelektualë dhe si shoqëri të përpiqemi të ruajmë kulturën, traditat, dhe identitetin tonë shpirtëror dhe shtetëror, nga efektet negative të Globalizmit, e Ateizmit.



Më shumë se 8 në 10 njerëz identifikohen me një grup fetar.






Një studim gjithëpërfshirës demografik në më shumë se 230 vende dhe territore, i kryer nga Pew Research Center, vlerëson se janë 5.8 miliardë të rinj dhe fëmijë të lidhur me religjione në tërë botën , duke përfaqësuar 84 për qind të popullatës botërore të vitit 2010, kur kishte 6.9 miliardë.




 Në vitin 2010, në tërë botën ishin 2.2 miliardë të krishterë (32 %  e popullatës botërore), 1.6 miliardë myslimanë (23%), 1 miliardë besimit hindus (15%), afër 500 milionë budistë (7%) dhe 14 milionë hebrenj (0.2%) .





Më shumë se 400 milionë njerëz (6%) ushtrojnë forma të ndryshme të traditave fetare, përfshirë religjionet tradicionale afrikane, ato popullore kineze, religjionet e amerikanëve autoktonë dhe ato të aborigjinëve në Australi.




Rreth 58 milionë, pak më pak sesa 1 % e popullatës botërore , i përket religjioneve të tjera si besimi Baha, Jainism, Sikhism, Shintoism, Taoism, Tenrikyo, Wicca, Zoroastrianism etj.




 1 në 6 njerëz në glob (1.1 miliardë ose 16%) nuk kanë lidhje me ndonjë religjion.(ateist)





Grupi i të painkuadruarve në ndonjë grup fetar, kësisoj, paraqitet si i treti më i madh në botë, pas të krishterëve dhe myslimanëve dhe pothuaj në masë të njëjtë me popullatën katolike.

vajza e presidentit amerikan Woodrow Wilson ishte e martuar me Nuredin Vlorën (veprimtar i çështjes kombëtare)





Duke folur për marrëdhëniet e Fan S. Nolit me presidentin amerikan asokohe Woodrow Wilson dhe ndikimin e tij në çështjet shqiptare, historiani i njohur shqiptar më përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare akademik prof.dr.  Hakif Bajrami thotë  se vajza e presidentit Woodrow Wilson ishte e martuar me Nuredin Vlorën (veprimtar i çështjes kombëtare)

“E them për herë të parë. Woodrow Wilson që ne i thurim lëvdata dhe duhet t’i thurim dhe e tha një fjali për shqiptarët, ndërsa për serbët katër faqe e për malazezët pesë. 

E ku ishte problemi? 

Më takon mua të them. Bija e Woodrow  Wilson ishte e martuar me Nuredin Vlorën”, deklaroi historiani Akademik prof.dr.Hakif Bajrami.

 Tutje, historiani  Akademik Prof.Dr. Hakif Bajrami tha se ndonëse deklarata e tij mund të duket e pabesueshme, ka dokumente për ta argumentuar atë që po e thotë.

“Kka studiues që  janë të rinj, kanë mundësi të hulumtojnë ende. Mua të mos më besojnë. Unë po e them para opinionit dhe jam i gatshëm të shpalos argumente. Kjo letër është bërë në Dibër dhe e kam marrë nga arkivi diplomatik”, potencoi më tej historiani  Hakif Bajrami.

Në “Debat Plus” u  diskutua  edhe për figurën e Hasan Prishtinës dhe ndikimin e tij në shpalljen e pavarësisë në nëntor të 1912, e gjithashtu edhe për figurën e Isa Boletinit e Bajram Currit.


Flori Bruqi

2022/12/25

Mentor Bajraktari.sot e liroi terrorist serb Dejan Pantiqin



Prokurori special Afrim Shefkiu kërkoi zbutjen e masës së sigurisë ndaj ish-policit Dejan Pantiq dhe kjo u aprovua me vendim të gjyqtarit te procedurës paraprake Mentor Bajraktari.

Ky i fundit të martën u zgjodh nënkryetar i Gjykatës Themelore të Prishtinës. Të dy e habitën kryeministrin Kurti se si një i dyshuar për terrorizëm mund të lihet në arrest shtëpiak.

Ish-zyrtari policor serb, Dejan Pantiq, është arrestuar më 10 dhjetor në pikëkalimin kufitar në Jarinjë në veri të Kosovës. Por, Pantiq nuk e vuajti paraburgimin në burg, ai gjatë gjithë kohës qëndroi në veri dhe për shkak të tij u ngritën mbi 10-të barrikada atje. Përkundër tensionve që shkaktoi, Pantiqit sot iu zbutë masa e sigurisë.

Në aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, theksohet se Pantiqit iu zëvendësua paraburgimi me arrest shtëpiak deri më datën 9 janar 2023.Me këtë vendim, urdhërohet Policia e Kosovës që ta marrin Pantiqin nga Jarinja dhe ta dërgojnë në shtëpinë e tij.

Por, kryeministri i vendit Albin Kurti u shpreh i habitur me vendimin e gjykatës për Pantiqin.

“Mirëpo kur kemi akuzë për terrorizëm të dërgohesh në arrest shtëpiak.. , unë jam shumë kureshtar ta marr vesh se cili është ai prokuror që kërkon arrest shtëpiak e cili është  ai gjyqtar  i procedurës paraprake që e aprovon”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

Propozimi i prokurorit të shtetit Afrim Shefkiu për zbutjen e masës së sigurisë për ish-policin Pantiq u bë me arsyetimin se janë duke u zhvilluar hetimet ndaj të pandehurit.

Ky propozim është aprovuar nga gjyqtari i procedurës paraprake Mentor Bajraktari, duke u vlerësuar si i bazuar.

Bajraktari ka “vlerësuar se edhe me masën e arrestit shtëpiak do të sigurohet prezenca e të pandehurit në procedurë dhe nuk do të dëmtohet zbatimi me sukses dhe i rregullt i procedurës penale. Prandaj zëvendësimi i masës së paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak është i arsyeshëm sepse edhe me këtë masë do të arrihet që të sigurohet prezenca e të pandehurit në procedurë”.

Serbët kishin vendosur kusht lirimin e Pantiq për heqjen e barrikadave dhe nuk dihet nëse lënia e tij në arrest shtëpiak ua plotëson apetitet për heqjen e barrikadave.

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se kriminelët po e sfidojnë ligjin në veri dhe po synojnë destabilizimin e rajonit dhe cenimin e integritetit territorial të Kosovës, të shtyrë nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

2022/12/24

Dy punime me vlerë të veçantë për studiuesin shqiptarë, nga studiuesi shqiptar profesor Sefedin Krasniqit

 





Falë angazhimit të Sefedin Krasniqit, profesor i gjuhës franceze, lexuesit dhe studiuesit shqiptarë po ia ofrojmë dy punime të një rëndësie të veçantë, Pellazgët dhe Testamentin e Komnenëve (shkarkoni versionin pdf në vegzat e mëposhtme).


EngjellKomneni

https://www.ballikombetar.info/wp-content/uploads/2022/08/EngjellKomneni.pdf


dhe:


Pellazget

https://www.ballikombetar.info/wp-content/uploads/2022/08/Pellazget.pdf


ENI TA VAJTOJMË SHQIPËRINË

 Havzi Nela asht poeti i fundit i varun nga diktatura komuniste në Shqipni. Babai i kryeministrit aktual, ish krimineli komunist me damkën e antishqiptarit, Kristaq Rama, e dënoi poetin me vdekje për shkak të veprës së tij letrare.


HAVZI NELA

Fragment…

Eni ju o motra, eni ju o gra,
Eni ju o vasha, që dini me qa
Eni ju reçjanka, vajtimtare n’za
Eni t’marrim vajin, sot hije na ka
Eni gjithë s’bashku, le t’a shpallim zinë
Me gjamë e me kujë t’a vajtojmë Shqipninë
Le t’a qajmë me lot, ta qajmë pa pushu
Me afshin e zemrës, të rrëzojmë gur e dru
Le t’a qajmë këtë nanë, le t’a qajmë këtë bijë
Le t’a qajmë këtë nuse, pa foshnje në gji
Le t’ia heqim vellon, stolisjet e kota
Le t’ia zbulojmë shtatin, t’a shohë gjithë bota

Nda e përçundue, larg prej shoqesh tjera
Shikoni si dergjet, si lëngon e mjera
Mundohet qyqanja, rron me shpirt ndër dhambë
Banditët e vendit, e kan vu nën kambë
E mposhtën, e shtruen, me hekur e zjarr
Neronët e kohës, ia banë jetën vorr
E veshën me gjemba, me tela e therra
E kyçën nga brenda, se lanë as te dera
N’derë, as n’dritare , se lanë me pa fare
Ia kane kepë sytë, per faqe t’zezë e marre

Lidhun me zinxhirë, shkoqun krahë e fletë
Në ditën plot diell, në lumë e terr ka mbetë
E thithen shushunjëzat, i ligu – mizori
E thanë , e ç’nderuen , epshori e horri

A e dini shqiptarë, n’ç’greminë kemi rà
Hangrëm njeni-tjetrin , u mbytëm vëlla me vëlla
Hangrëm njeni-tjetrin, me kurthë e t’pabesë
Me thasë e intriga, shamata rri ndeze

O Zot , çka po hjekim , çfare na shohin sytë
S’na gëzohet mbramja , as kur zbardhet dritë
S’na tremb burgu, plumbi e as litari
Kur na shkel me kambë , na zhagmit zuzari
Ngrehuni o vllazën, ngrehuni o shokë
Ngrehuni shqiptarë, sot të gjithë në kambë
Nuk rr’nohet me zor , nuk lihet kjo nanë
A lulëzon dheu, pa diell e hanë?
Jo, jo , nuk durohen, sarhoshët e marrë
Banditët e vendit, ti shporrim sa mà parë
Selinë e pergjakun, ta bàjmë rrafsh me tokë
Ngrehuni o vllazën , ngrehuni o shokë

A jeton shqiponja, e shembun pertokë
Thye krahë e pendë, lidhun kamb e kokë?
A jeton kjo zonjë, në llum e batak
Në lëngim e vaj, e mbytun ne gjak?

Ku e keni trimninë, krenarinë e parë?
A jeni sot të denjë, të quhemi shqiptarë?
A do ta lemë veten, Shqipninë në kafaz,
Në det plot stuhi, me dallgë me u përplasë?

Shikoni rreth e rrotull, shikoni pranë nesh
Shihni popujt tjerë, me ç’gjuhë mirren vesh
Kanë shpallur miqësine, vini vesh k’saj fjale
Po kapen dorë për dore, po hyjnë në një valle
Asht vallja e re, krejt ndryshe nga tjetra
Asht vallja hirplote, që i shëron plag’të e vjetra

Burrel, shkurt 1977




GEGNISHTJA I KA PASË RREGULLAT E DREJTSHKRIMIT PARA SE ME I PASË SHQIPJA E SOTME STANDARD(DREJTSHKRIMI I GEGNISHTES OSE GEGNISHTJA E STANDARDIZUEME)

 


NGA AUTORI: MEHMET ELEZI

Sapo doli nga shtypi libri me rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe në gegnisht, botim cilësor i Fondacionit ALSAR.

Është hera e parë që botohet një libër i tillë në Tiranë.
Libri u përgatit për botim nga Mehmet Elezi, i cili ka shkruar edhe parathënien dhe e ka pajisur me shenime.

Në vijim një fragment nga parathënia.


Pikëpamjet për gjuhën shqipe të standardizueme i kam shtjellue në disa libra dhe në media. Nji reformim të standardit, pa ia cenue bazën, e shoh jetik. Nji hapje me kritere shkencore për pasunitë e gjuhës shqipe në dialektin gegë, të përjashtueme për arsye jashtëgjuhësore, do ta shëndetësonte gjuhën. Do t’ia forconte imunitetin. Do ta mbushte me energji të reja.

Atëherë pse tashti kjo vemendje për gegnishten e normëzueme?
Gegnishtja dhe tosknishtja janë dy mushknitë e gjuhës shqipe. Si njerëz të lirë, nuk mund t’ia lejojmë vetes “luksin” me shpërfillë qoftë edhe nji shkronjë a tingull të saj. Të shpërndamë në disa shtete në Ballkan, të bamë pikë e pesë nëpër botë, e vetmja që na njajtëson qartësisht si shqiptarë asht fjala shqipe. Pa gjuhë shqipe s’ka shqiptarë.
Vërehet nji prirje me e gjallnue gegnishten. Herë-herë ma fort si vullnet i paorganizuem, sesa si ndihmesë e mirëfilltë.

Disa shkrimtarë po shkruejnë gegnisht. Edhe në Itali e në vende të tjera të zhvillueme njerëz të letrave shkruejnë në dialekt. Në Zvicër përdorimi i dialektit në ligjërimet publike shihet si cilësi elitare.
Do të tjerë shkruejnë në nëndialekt. Dihet se gegnishtja ka katër nëndialekte: shkodranishten, kosovarishten, nëndialektin e Shqipnisë së Mesme dhe nëndialektin e Dibrës, Tetovës e trevave përreth. Edhe tosknishtja ka tri nëndialekte. Gjithkush ka të drejtë me ba zgjedhjen e vet, por nëse nëndialekti paraqitet si dialekt, krijohet pështjellim në gjuhë.

Herë mbas here thuhet se gegnishtja s’ka normë drejtshkrimi. Sa herë e kam lexue ose ndëgjue këtë pohim, jam habitë me guximin e atyne që e shqiptojnë. E errësojnë të vërtetën me qëllim, apo bajnë të ditunin për gjana, që nuk i njohin fare? Me gjasë edhe njana, edhe tjetra.
Gegnishtja i ka pasë rregullat e drejtshkrimit para se me i pasë shqipja e sotme standard.

Kur do të intervenoj NATO-ja për largimin e Barikadave serbe nga Kosova Veriore.

 

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se situata e sigurisë në veri të Kosovës është rënduar.

Andaj ai tha se po presin që KFOR-i të veprojë sa më shpejt, por shtoi se nëse kjo nuk ndodh, Kosova do t’i heqë vetë barrikadat.

“Ata [KFOR] kanë kërkuar një kohë që ata vetë të bëjnë largimin e barrikadave. Ne tani po presim që këtë angazhim të tyre ta realizojnë. Por, pasi janë bërë 13 ditë dhe ne kemi policë të bllokuar në stacionin policor Jarinjë dhe Leposaviq, ditët që po numërohen, po u vije fundi. Unë besoj se KFOR-i dhe gjithë faktori ndërkombëtar do të angazhohet maksimalisht që këtë ta bëjnë sa më shpejt që të jetë e mundur. Por, për hir të një stabiliteti më të madh, ne po presim që kjo të bëhet nga vetë ata që kanë vendosur barrikadat apo KFOR-i. Por, pritja e ka fundin e saj”, tha Sveçla.

Këto komente ai i bëri gjatë një konference për media në Mitrovicë, duke thënë se kushtet e serbëve, të paraqitura për largimin e barrikadave, janë të nxitura nga Serbia dhe janë për të arritur qëllime politike.

Gjatë protestës në Rudarë të Zveçanit, kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, paraqiti kushtet për heqjen e barrikadave. Ai kërkoi që paraprakisht të lirohen serbët e arrestuar, të tërhiqen “listat sekrete për arrestimin dhe pushkatimin e serbëve” dhe të tërhiqen njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Policia “s’ka lista për arrestimin dhe vrasjen e serbëve”
Sveçla po ashtu hodhi poshtë pretendimet se Policia e Kosovës ka lista përmes së cilave po arreston ish-policët serbë. Ai tha se Serbia po kryen fushatë të dezinformimit sa i përket tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

“Një e pavërtetë që po përdoret në vazhdimësi ka të bëjë me lajmin se kinse Policia e Kosovës ka lista mbi të cilat po arreston ish-policët. Policia e Kosovës nuk ka lista të tilla, nuk ka asnjë listë as për përndjekje, e aq më pak për vrasje të qytetarëve serbë. Kjo është logjika që Serbia ka ushqyer historikisht. Pra, lista bëjnë ata të cilët vranë edhe Oliver Ivanoviqin, e shtypin e keqtrajtojne serbët e padëgjueshëm ndaj Beogradit”, u shpreh ai.

Sveçla njoftoi se ish-polici serb, Dejan Pantiq – arrestimi i të cilit më 10 dhjetor nxiti ngritjen e barrikadave në veri – gjendet në një stacion policor afër Jarinjës. Ai tha se Pantiq është mirë me shëndet dhe po merr trajtimin e duhur.

Ministri Sveçla tha se transferimi i Pantiqit në një qendër paraburgim është prioritet për autoritetet dhe se për këtë kanë kërkuar edhe ndihmë nga partnerët ndërkombëtarë.

“Prandaj për ne mbetet prioritet transferimi i tij përmes bashkëpunimit me partnerët tanë”, tha ai.

“Largimi i barrikadave e mundëson këtë transferim nga Policia e Kosovës, lehtë dhe sigurt”, tha Sveçla, duke shtuar se kërkesa për lirimin e tij është “e papranueshme” për Kosovën.

Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit (EULEX) ka konfirmuar më 16 dhjetor për Radion Evropa e Lirë se ka marrë kërkesë nga institucionet e Kosovës për të ndërmjetësuar transferimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq.

“Në linjë me mandatin e tij, EULEX po monitoron rastin e D.P”, u tha në përgjigje.

Pantiq dyshohet se ka organizuar sulmin e 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Policia po heton informacionet për Radoiçiqin
Partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, ka deklaruar se “bartës i rezistencës” në veri është nënkryetari i kësaj partie, Millan Radoiçiq.

Ai kërkohet nga Kosova për dyshimet se ka frikësuar dëshmitarë në rastin “Brezovica”, ndërkaq është nën sanksione nga SHBA-ja për shkak të dyshimeve se është pjesë e rrjeteve ndërkombëtare të krimit të organizuar.

Por, Sveçla tha se janë duke hetuar të gjitha informacionet lidhur me mundësinë që Radoiçiq të jetë brenda territorit të Kosovës.

“Në momentin që këto informacione konfirmohen, ne do të kujdesemi që secili kriminel, përfshirë edhe Millan Radoiçiqin, të sillen para drejtësisë”, tha ai.

Disa serbë lokalë kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës më 10 dhjetor, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq.

Sveçla tha se pranë barrikadave po rrinë një numër i vogël i qytetarëve.

Për shkak se barrikadat kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë – këto dy pika janë mbyllur për qarkullim.


Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

  Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, PHD Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V” Akademik PHD, Eshref Ymeri Vitin e kaluar, Shtëpia Bo...