Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/01/22

FANTAZMAT E HITLERIT, MILLOSHEVIQIT DHE PUTINIT I PRALAJMËROJNË SHQIPTARËT PËR DRIDHJE TË REJA “TEKTONIKE”

 




                          Akademik Prof Dr Hakif Bajrami,PHD


                                                         

Zajednica nuk është asociacion  kushtetues i Republikës Kosovës, por është derivat i Dejtonit  për një Republikë sebe numër 2 në Ballkan. Lidhur me këtë, deri sa Eskobar ta sheh Zajednicën si zgjidhje e jo asociacionin kushtetues puro serbian brenda Kosovës, duke kërkuar në të njejtën kohë TRI zajednica  jo njënacionale në Serbi: një në Luginën e Preshevës, një në Sanxhak dhe një në Vojvodinë, duke ia venë në të njejtën kohë Vuçiqit pagesën e REPARACIONEVE të luftës, Beogrdai nuk dinë të ndalur dhe nuk e kupton se kohërat e Kongresit Berlinit, Konferencës së Londrës dhe “Paqës” së Versajit kanë shkuar në arkiva. Bëri e u ngajllën si ide, ato ideatorin do ta diegin vet, sepse  ka gjasa që do të digjen edhe ata që i kanë ideuar si kryqzatë mesjetare antishqiptare. Po shtrohet pyetja çka do të propozojë Eskobar neser në Maqedon apo në Greqi, ku shqiptarët nuk kanë kurrfar autonomie.

Shumë llogati i kishte qitur në letër Hitleri më 1923, por kur i hyri punës për t` i bërë reballansin atyre llogarive më 1939-1945, atëherë duhej për ta kërkuar birën e minit. Edhe Milloshi, dihet se nepër mitinxhet e “jogurt rrevolucionit” i kishte qitë eshtrat e princ Lazarit për t` i shetitë, gjithëandej kah është një varr serbian”, por më në fund nuk pati varrë as për veti as për familjën e tij dhe u gjykua si krimienl, edhe pse denimi mbeti i pashqiptuar.

Putini shumë ka premtuar dhe shumë ka viellë zjarrë deri me tash sa që me mija e miliona nëna ruse po e mallkojnë se si një ditë do ta shoqërojnë në çemdninë, do ta shohin si Milloshin kah trasferohet në Hagë, ose do të arratiset duku në Hilandar aty ku Kisha Serbe i pati premtuar Hitlerit strehim më 1945, ndoshta në të njejtën dhomë, por pa pasë të drejtë t` ia siellin një sasi droge, deri sa t`i shkruaj kujtimet.

Bota sot po bëhet e vogël edhe për ata që posedojnë arseanl nuklear, sepse përdorimi i tij nuk do t` i kursente edhe ata që e përdorin apo posedojnë. Së këndejmi në rastin Kosovë –Serbi kemi të bëjmë me dy shtete armiqësore që nuk kanë aramtim nuklear. Por, ardhja e një amerikani, një gjermani, një frncezi, një italiani dhe një shefi Sllovak që nuk e njeh Republikën e Kosovës, pa një përfaqsues britanik do të thot diçka misterioze, jo që shkakton frigë në Kosovë, por ngjallë dilema të reja në Beograd, sepse Beogradi i frigohet gjuhës së përbashkët të Perendimit. Së këndejmi, a e ka ndarë mendimin Londra lidhur me shqiptarë sikurse më 1913, do të tregoi fjalori i Gabriel Eskobarit për “zajednicën". Diçka pra ka ndryshuar por ende nuk po tregohet se kush është shefi, ai i BE-s apo ai i SHBA-s. Për shqiptarë është krejtë e njejtë. Kemi deshirë të jetë ai i Amerikës, por ne jemi popull shumë i vogël e t` ia caktojmë fatin veti. Vaj Vatani e mjerë mileti…

Sa i takon relacionit armiqësor Ukrainë-Rusi, dihet se Rusia është fuqi nukleare. Ndërsa Ukraina është një shtet që ka arseanl armesh ndër më të ndryshmet. Atje, Rusia nuk guxon të humb, Ukraina nuk guxon të fitojë, sipas kutit politik dhe ushtrak rus. Por, sipas kutit historik, Ukraina deri me tash është një humbëse teritori dhe humbëse e një pjese popullsie, sepse lufta po zhvillohet në territorin e saj. Por Ukraina sot është fituese morale, madje edhe fituese e motivit për luftë sepse është kah bën luftë drejtë si  dje Kosova. Ndoshta do të fitojë si ne më 1999. Por!    

                                                                       I

                      ASPIRATAT RUSE PËR FITORE NË UKRAINË JANË ILUZION

Rusia me agrsion klasik e ka sulmuar Ukrainën, kuptohet pasi që e ka okupuar me anshllus Krimenë më 2014. Lidhur me këtë shtrohet pyetja, nëse e fiton Rusia luftën (?), duhet të dihet se në radhë janë Moldavia, Rumunia Lindore, Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia Verilindore. Në këtë luftë imperialiste nuk është largë mendjës se Rusia në këtë dilirium të triumfit, do t` ia mësynte edhe Gjeorgjisë dhe Kazakistanit një ditë. Krejtë kjo fushatë është e mundur të ndodhë nëse Kremlini ka vëndosë ta shkatrrojë Botën në luftën nukleare.

NATO, dihet se ka nxituar për t` u zgjëruar në ish republikat sovejtike, por tani kur Ruisa është kah e vrenë nga “bregu” se çka i ka ndodhë me shembjën e komunizmit, sikur është kthyer për t` i përtrirë kufijtë i fundit të shekullit XX. Me gjithë këtë, nga shkrimet zyrtare ruse vrehet se shumë më rëndë Kremlini e ka përjetuar antarësimin e Finaladës dhe Suedisë në NATO se sa antarësimin e disa ish republikave sovjetike Balltike. Prandaj, nuk është largë realitetit se sulmi me raketë mbi teritorin e Polonisë më 15 nëntor 2022, është një vrejtje për ta kompenzuar humbjen si paralajmërim në Ukrainë, me rastin e largimit nga Krahina e Holmsit, por sipas të gjitha informatave, raketa ishte bredharake nga vetë ukrainasit. Ky fakt u pranua edhe në NATO, dhe çështja pushoi.

Agresioni rus pas Luftës Dytë botërore është i njohur si dukuri, dhe mbetët vrejtje për popujtë e vegjël. Ja shembujt historik.1.Sulmi i Rusisë në Hungari, ku një popull i tërë u kthye në kamp përqëndrimi deri më 1955; 2.Sulmi i Rusisë në Çekosllovaki më 1968, me që rast Rusia hapur e shpalli doktrinën e “Sovranitetit kufizuar”, për çdo shtet që nuk i bindet ideologjisë komuniste. Atëbotë pasojë vetdiegja e Jan Palahut dhe Rusia sovjetike disi mbeti me një turp në historinë e saj agresive; 3. Rroli i Rusisë në luftën Irako-Iraniane, është për studim sepse 65 agjentura ruse vepronon në Irak, ndërsa 66 agjentura vepronin në Iranë, gjithëmonë duke nxitur që lufta mos të pushojë e duke iu shitë armë tinzisht të dy palëve, deri në vetshkatrrim. Dihet se kjo luftë përfundoi  në kufijtë që ishin caktuar më parë; 4. Sulmi i Rusisë në dhejtor 1979 në Avganistan është një ndër mizoritë më të egra që i ka ushtruar imperializmi rus në ndonjë popull.  Ajo luftë pushoi vetëm atëherë kur populli rus e pa në TV, që qeni i Avganisatnit ia hante mushkritë ushtarit rus që ishte vrarë në fushëbetej. Vetëm  atëherë erupcioni antiluftë erdhi nga brendia e Rusisë, dhe lufta imperialiste disi pushoi.

                        5. Rusia më 1989/91 fillon epokën e shpartallimit

Sistemi komunist në fund të shekullit XX tregoi se nuk i përballon dot kërkesës teknologjike në nivel global. Prandaj, solucioni më i mirë për të gjithë ata popuj që ishin të ngushtuar në te, provuan të lirohen nga pesha e pushtetit qendror, që zakonisht ai separatizëm i drejtë ishte i dirigjuar nga populli shumicë. Kështu filloi shkapërderdhja e Rusisë Sovejtike, dhe e shumë shteteve që ishin themeluar në epokën e imperializmit si: Çekosllobakia, Jugosllavia etj. Në këtë aspekt dy shtete do të mbesin me “vajë në buzë”, pse u prishën planet e tyre të denacionalizimit të popujve që i robëronin. Në Rusi u ndanë: Estonezët, lituanezët,Letonezët, Azerët, Armenët, Moldavët dhe shumë popuj tjerë që nuk janë rus e ku prijnë Ukrainasit, me siperfaqe dhe pasuri shumë lakmuese për çdo shtet imperialist. Në këtë frymë së pari Rusia e shkrepi fuqinë e saj në Krime më 2014, krejtë me qëllim që ta zotërojë një pjesë të konsideruar të Detit Zi, dhe njëherit  t` i tregoi Ukrainës se është fuqi e madhe tokësore dhe eknomike, por edhe t` ia përkujtojë Turqisë se ëndrrat e vejtra nuk janë shuar për ta zotëruar Rusia Bosforin. Mu për këtë, Ruisa më 24 shkurt 2022 e sulmoi Ukrainën, për t` i treguar NATO-s se nuk do ta durojë që t` iu afrohet kufijëve stratetgjik jugor, ashtu si e lejoi  në Veri, në rastin estono-lituano-letonez. E vërteta, në Rusi mendohej se Ukraina do të okupohet për një kohë fare të shkurtër, dhe se pastaj nuk i dihej a ishin në radhë shtetet tjera sepearatiste. E ato shtete duhej ta dinin dhe e dijnë se Ukraina po lufton edhe për sovranitetin e tyre. Kështu pas dhjetë muaj luftimesh dhe humbjesh në njerëz dhe ekonomi, Rusia ka arritur që të shkaktojë një KRIZË ekonomike  globale , sidomos në vendet e Evropës po edhe më gjërë. Por, nuk i dihet qëllimi se në fund të tetorit 2022 u paralajmërua terhekja nga një pjesë e territorit okupuar Ukrainas ku përfshihet tërë  Krahina e Hersonit.

                    8. Rusia në aspektin taktik terhiqet nga Krahina e Hersonit

Tani për tani nuk dihet se kjo tërhiekje a është taktike apo pasojë e humbjes në fushat e betetjës. Por një fakt dihet, se në Rusi nacionalizmi po vlon që të gjejë model për ta rrëxuar Putinin  nga pushteti i fashizuar deri në çmenduri sa që mund të shkaktoj luftë nukleare në botë, që do të thot se Vladimir Putini nuk është njeri normal.

Në realitet, Rusia në Ukrainë nuk guxon ta humbë luftën, por nuk mundet as ta fitojë. Kjo do të thot se lufta do të jetë shumë e gjatë dhe me humbje të pafriparueshme nënjerëz dhe në eknonomi në përgjithësi, sepse edhe bota jashtë kësaj treve ndërluftuese është përfshirë në një inflacion të tmerrshëm global.

Tani lufta në Ukrainë ka kaluar në një fazë të re. Viti 2023 po trrgohet se do të jetë më i vështirë për rusët, sepse dimri i truegua paksa dorëlirë për të varfurit dhe të shtypurit nga dora e kapitalit mishngrënës.

                                                                  II

   SERBIA ME LUFTË E KA HUMBË KOSOVËN DHE KA NËNSHKRUAR KAPITULLIMIN MË 1999

                   Nuk ka shansë teorike që Kosova të reintegrohet në Serbi

Serbët kanë dëshirë të janë ekscitatio- në vëmendje sidomos të Evropës, sepse Franca dhe Anglia është dashur ta plasojnë në humbës më 1919. Nga ajo kohë kur u krijua Serbia e Madhe, ky popull me nxitëje të kishës provon ta palsojë Rusinë në Adriatik. Prandaj, i mveshur me këtë politikë, kurrë nuk do të pushojë, deri sa të detyrohet t` i PAGUEJ REPARACINONET-dëmet e luftës, që ua ka shkaktuar të tjerëve me gjenocid nga viti 1878 e deri më 1999, në rend të parë shqiptarëve. Pra vetëm atëherë serbia do të ia thot mendjës se çka ka bërë për dy shekuj sidomos ndaj shqiptarëve.

 Faktori i dytë, që e vetëdijëson pushtetin nazifashist serbian, është kur popujt për rreth të fuqizohen ushtrakisht dhe atëherë Serbia do të japi “eselam”, në të katër anët. Rrugë të tretë nuk ka.

                          “Konflikti i ngrirë në Kosovë” shprehje serbe që kërcnon

 Me gjithë këtë, Serbia e konsideron Luftën në Kosovë më 1998/99 “konflikt të ngrirë”. Kjo do të thot se Serbia “kur të dojë sipas Grenellit dhe Eskobarit që po kërcnohet me “zajednicë” brenda Kosovës, mundet duke i fjetur “disa njerëz të tjerë” ta ndryshojnë  gjininë”, thue se nuk e dijmë se sa e kush është arratisë nepër Evropë e SHBA dhe ka ndryshuar identitet, pale mos po i krijon Serbisë një shansë të re e për ta kthyer parap këmbëkryq në XHANDAR të Ballkanit. E këtë pozitë do ta fitonte me ato metpda duke vrarë shqiptarë e duke i kauzuar shqiptarët pale mos po plasë në mes tyre lufta qytetare. E ky realitet i mundshëm ma kujton kohën e R. Hollbrukut ku me tërë gurmazin kërcnohej se “jeni terroristë”. E Baca Adem si njeri joinferior në atë sqena të dnesjeve dhe brengave i kundervihej duke i thënë: “Kemi vendosë me vdekë për liri. Ne jemi populli i okupuar, prandaj fjalëve të askujtë nuk ju frigohemi. Mos na ndihmoni Ju lutëm në këtë mënyrë sepse mikun e dijmë se si është e sa peshon në ditë të vësnhtira. Madje ne kemi kanale tjera dhe do ta njohtojmë Zonjën Sekretare Madlen Ollbatjt dhe Presidentin Klinton”. Pas këtyre fjalëve, Hollbruk zbutej dhe zverdhej paska për t` u kërcnuar sërish, por pak më but. 

Serbia me të gjitha mjetet ushtrake, policore dhe politike, duhet të dihet se kanë provuar ta shfarosin popullin shqiptar në Kosovë, për dy shekuj, pa ndërprerëje. Strategjia e Serbisë parafashiste, fashiste dhe neonazifashiste,ishte dhe mbetëtë konstantë që ta spastrojë Kosovën nga 93% shqiptarë, dhe të përgatitë rrethanat për ta kolonizuar me sllavë sikurse Sanxhakun e Nishit (Shipni e Vjetër e quante populli-HB) më 1877. Pstaj, Ushtria serbe shpreson për të shpërthyer në Durrës, dhe shpertheu, në fund të vitit 1912. Në vijim, Serbia e programoi luftën për ta okupuar Maqedoninë, për të dominuar në Rrugën e Vardarit, deri në Selanik më 1913. Këto ide u panë të realizueshme në Beograd, Paris dhe Petrogradi, jo vetëm në Luftën e Parë Ballkanike (1912), por sidomos në të Dytën (1913), kur Ruisa duke e pasë Bullgarinë aleat të sigurtë, që do t` i ndihmojë për ta okupuar Stambollin, ia mbajti krahun Serbisë, duke e ndarë paksa nga Franca dhe Anglia. E vërteta, këto aspirata, do të kurthohen me Luftën e Çanakalas më 1916, kur Franca dhe Anglia e humbën luftën për dominim në Bosfor dhe Drdanele. E faji për atë humbje iu mvshej shqiptarëve trima (1916), realitet ai që Londra dhe Parisi do t` i hakmerrën Shqiptarsië më 1919 në Versaj, duke e krijuar Serbinë e Madhe, me emrin Mbretëria SKS (1919-1929), përkatësisht Mbretëria Jugosllave (lexo serbiane 1929-1941). Mbretëria SKS do të trimërohet sidomos me hekjën e Halifatit nga Mustafa Kemal -Ataturku më 1924. Kjo për faktin se për shqiptarë u hapën pazaret “nëntokëosre”, që të deportohen në Anadolli.  Ato pazare shqiptaro-turke nuk munguan dhe u forcuan me marrëveshje suksesive si: në Lozanë më 1923, në Satmboll më 1933, në Beograd më 1934, në Ankara më 1938 dhe në Split më 1953. Me këto marrëveshje parashihej nga Shtabi i A. Rankoviqit dhe K. Cervenkovskit  që Kosova dhe Maqedonia të serbizohën deri më 28 qershor 1969. E vërteta, Plenumi i Brioneve i LKJ-ës ua prishi synimet, të cilat Tito i kishte skucuar si strategji nga vitit 1959, por jo pa ndihmën e Flotës Gjashtë të SHBA-ve.

Dokumentet sekrete serbe vërtetojnë se tërë ky programim do të mbahet në sirtarë të Gjneralshtabit serbian deri me shpërthimin e luftës përbrenda Jugosllavisë  më 1991-1995, kur synimet serbomëdha dualën publikisht para opinionit. E lufta që do të zhvillohet  në: Slloveni,  Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë, tregoi se në rendë është Kosova e pastaj Maqedonia. Në këto republika jugosllave Serbia më 1991, i pati themeluar tri republika serbe, me emra të ndryshëm: një në Srem, një në Knin dhe një në Bosnje-Hercegovinë, pa egzistuar kurrë. Ndërsa, në Kosovë çdo gjë u kthye që të frymoi në çirilicë.  E vërteta, S. Millosheviqi dhe F. Tuxhmani në Dedinje do të zhvillojnë pazarin e “shekullit” (1992), për ndarjën e Bosnjës, prej së cilit pazar doli Republika sebiane në Bosnje, pa qenë kurrë ajo njësi shtetërore, të paktën si njësi administrative e veçant. Por, tani për tani nuk dihet Republikën Serbe në Bosnje a e krijoi Marrëveshja sekrete Millosheviq-Tuxhman, si derivat,  apo politika amerikane më 1995 në Dejton të Ohajos. Pra, ajo Republikë serbe brenda Bosnjës, që frymon edhe sot (2023), që është një errësirë krininale e foramtit ri sllavo-serbina, krejtë me qëllim për ta krijuar Serbinë e Madhe, është një rinxitëje serbe për dhunë të formateve të reja, siç po sillet mafia e Beogradit sot në Kosovë, me metoda makivalesite, me barikada e me trillime se “shqiptarët do ta vrasinnjëri tjetrin”, si pikënisje e luftës së shkrirë. Kjo do të thot, se në luftën e fundit (1991-1995), SHBA e kanë ndihmuar Serbinë edhe duke e kursyer nga pagesa e reparacioneve,  pra më shumë se çdo vend tjetër. Por serbët, e kritokojnë Amerikën, për t` i mshefë qëllimet para rusëve dhe iranianëve.  Sot, ç` është e vërteta, në saje të asaj ndihme që iu servirë në Dejton më 1995, Serbia i kontrllon lumenjët kryesor të Ballkanit si: Danubin, Drinën, Tisën, Savën, Drinën, Moravën. Dhe, prap Serbianët janë prorus deri në nazifashizëm eklatant. Në këtë reshtim, Serbia dhe aspiratat e saj, kurrë nuk do të pushojnë, sidomos për t` i okupuar të Dy Drinat shqiptar, sepse synon të dali në brigjet e Adriatikut shqiptar, për t` ia hapur Rusisë bazat strategjike për eskpansion. Ky synim e spjegon faktin, se Serbia e ka të programuar që kur ta krijojë shansën, ta fshinë Shqipërinë nga harta e shteteve sovare. Në këtë programim është në fokus të saj edhe Maqedonia dhe Mali i Zi, ku tani për tani, Kisha e ka në dorë  mindilin e vallës përgjakur. Ndërsa një shqiptar mendjelehtë dhe kokëpocerk e kanë caktuar t` i prijë valles që fundin mund ta ketë të përgjakur.

 Ja, lexues të ndruar, kjo është gjeostrategjia e Palnit serbian: “Depërtimi në det” i përpiluar qysh më 1881. Ky plan u detalizua nga Millutin Grashanini më 1886 me titull: “Zgjërimi i Serbisë në Kosovë dhe Maqedoni”. Pas këtij plani më 1910 Beogrdai nxorri në plan të parë programin: “Çka don Serbia”. E çka donte Serbia, u pa në Luftën e Parë Ballkanike (1912), ku “definitivisht” sipas saj e okupoi Kosovën, për t` iu afruar Durrësit, dhe me Luftën e Dytë Ballkanike(1913), ku sipas saj, definitivisht e okupoi Maqedoninë, për t` iu afrua Selanikut. Në këtë politikë Beogradi jo gjithëherë e ka pasë ndihmën e Moskës. Por, duhet të mësohet se Serbia e ka luajtë lojën e saj të “madhe”, pa ndërprerëje me ndihmën e Francës dhe Anglisë.  Ky realitet duhet të publikohet sot dhe ta dinë populli anglez dhe populli francez në detale, sepse i kanë dokumentet e pazareve në arkivat  e tyre.

Cari i Rusisë me ultimatumin e 1 jnarit 1916 në anën tjetër u kërcnohej Parisit dhe Londrës, si aleatë të Entantës që ishin se: “Ose e ndihmoni ushtrinë e rraskapitur dhe të shkatërruar Serbiane në Durrës dhe Shën Gjin, ose ne Rusët do të bëjmë Marrëveshje separate me Gjermaninë”. Me këtë politikë të Makiavelizmit, nuk ka rëndësi a: “është maca e kuqe apo e zezë, me rëndësi është a e hanë minin”. Pra ideologjia politike pansllaviste nuk përjashton nga “loja” si mjet publik ushtrak, por me ngjyra rreligjioze plasohet në ekscitatio- që Serbia të jetë në vëmendje . E mësimi i kësaj politike, sidomos për shqiptarë është me peshë, sepse shqiptarët nuk dijtën të mprohen dje, por sot dhe  nesër, duke i mësuar gabimet nuk guxojmë të deshtojmë, sepse i dijmë aspiratat nazifashiste serbane në detale. Pra e këshillojmë Zotëriun e nderuar Gabriell Eskobar që ta konsultojë urtësinë dhe mos të na krijojë Republikë serbe në Kosovë, sepse koha e Dejtonit (Ohajo) dihet se ka proddhuar paqe, por kanë ngecur plagët e pasheruara. Prandaj, le të dihet: ASOCIACION në bazë të Kushtetutës dhe Marrëveshjes 2015 Po, kurse “Kushtetutë e Ahtisarit PLUS” JO.   

                                  Serbia nuk ka hiekur dorë nga lufta imperialiste

Krejtë në lidhje me këtë që u tha më lartë sot (2023), dalja e përfaqsuesëve serbian nga puna në Republikën e Kosovës (nëntor 2022), është prova më eklatante se Serbia nuk ka hiekur dorë nga orinetimi i saj që ta riokupojë Kosovën, qoftë edhe përmes dizajnit inhibitativ “Open Balkan”, ku së pari provon ta shtrojë për dhe shqiptarinë ekonomikisht, e pastaj ushtarakja pason më lehtë sepse “devret”, shpreson se do të ndryshojnë. Kështu Beogradi ka zgjidhë mundësinë që përmes largimit të deputetëve serbë nga Kuvendi i Kosovës, përmes largimit të policëve, gjykatësve, prokurorëve dhe nëpunësve tjerë serbianë nga puna, ta krijojë një atmosferë politiko psikologjike të atij dimenzioni, që kinse këtu po ngjanë diçka e ngjashme, se ‘lufta e ngrirë” mund të shkrihet; se sikurse janë siellë serbët me shqiptarë më 1990/91/, duke i larguar nga puna me dhunë shtetërore, të gjithë, historia mund të përseritet. Të paktën Serbia, po provon që të lërë përshtypje, të krijojë vëmendje (ekscitatio)  në botën Perendimore, se situata është e njetë me vitet 1989/91, dhe dikush do t` u  besojë. Madje,  këtë idiotizëm dinë ta shprehë “politikisht” njëfar Dardan Molliçaj edhe në televizion! Sigurisht këtë pozitë e ka mësuar nga Kina apo Irani. Poshtë ka rënë katundi, thonë në Llap dhe Drenicë. E ndoshta jo vetëm për këtë atmosferë, por paksa për hatër të saj, reaguan si ide së pari francezët e pastaj, asaj qerrëje politike iu bashkuan edhe gjermanët, të cilët ende dridhën nga obligimet që patën duke i paguar dëmet e Luftës Dytë Botërore, edhe atyre që patën bërë pakt ushtarak (serbët) me ta, siç ishte Mbretëria Jugosllave, në mars 1941, duke lansuar në opinion Planin Gjermano-Francez për Kosovën (nëntor 2022). E lidhur me këtë në këtë Plan, do të japi jo vetëm mednim, por edhe sugjerim që Qevera e Republikës Kosovës ta refuzojë kategorikisht, nëse ai plan implikon shembullin e “dy Gjermanive”. Kjo për faktin se plani nuk u botua në emër të ruajtjës nga opinioni. Por kur iu lexua në gjep krijuesëve të tij, atëherë  Parisi dhe Berlini e shpikën spjegimin se: Plani është operacional dhe ka të bëjë me dy etapa të impelmentimit: E pra, është zgjatja e tabelave të veturave për dhjetë muaj. Faza e dytë ka të bëjë me zgjidhjën përfundimtare. E ky spjegim i ri lexohet kështu me dy fjalë: Franca dhe Gjermania si pleqnare luftojnë me blerë kohë. Por SHBA kohën nuk ua blen pa e qitë në shishë e në  sitë sepse nuk ju beson, jo për hatër të shqiptarëve, por për kriterium të drejtësisë.

            Pazari i dy Gjermanive për Kosovën është provë që e kthen Kosovën në Serbi!

Gjatë nëntorot 2022, Frnaca dhe Gjermania lansuan planin për zgjidhjen e kundërthënjeve në mes Serbisë dhe Kosovës, në atë mënyrë që për atë zgjidhje do të vlente shembulli i dy Gjermanive 1946-1990. Ide e pamundur, ta them menjëherë. Së pari, problemi Kosovë-Serbi është kunderthënje në mes dy popujve të ndryshëm. Së dyti, realisht Serbia e ka okupaur Kosovën me luftë më 1912, dhe e ka humbë me luftë me 1999, të cilën luftë Serbia e ka pasë si rezervë të politikës nazifashiste për ta shfarosë popullin shqiptar, nëse është e mundur me shpërngulje në Anadoll.  Ndërsa, kur të sosën këto mundësi të shfarosjës së shqiptarëve (Lexone Qubrilloviqin etj-hb) të pasojë lufta që me çdo kusht të realizohet plani i “tokës së djegur dhe varreve që duhet të rrafshohen thue se në të, nuk ka pasë shqiptarë kurrë”. Pra plani embrional serbian, për shfarosje të shqiptarëve është i vitit 1853, dhe është zbatuar së pari në Sanxhakun e Nishit më 1878.(shiqo: Plani i popit Dionisije Deçanski, më 1890, i zbulon të gjitha metodat që janë zbatuar dhe ato që duhet përdorë. E kam botuar më 1990!). Nuk dua të elaborojë mëtej.

Ndërsa, çështja gjermane ka qenë pasojë e një lufte imperialiste të cilën fuqitë ngadhnjyese e kanë ndarë si denim dhe si “pronë” të fitorës mbi armatën nazifashiste. E vërteta, Gjermania Federale kurrë nuk ka sajuar asnjë lloj programi që ta shfarosë Gjermanin Lindore, sepse është fjala për popull të njejtë. Së treti, Kosova kurrë nuk ka qenë e denuar, sepse nuk ka bërë luftë pushtuese ndaj askujt. Së katërti, nëse Gjermania Federale ka qenë e denuar për faktin se është e denuar t` i paguaj reparacionet, Serbia as që dëshiron t` i paguaj reparacionet ndaj Kosovës, dhe as që mednon dikush t` i thot këtë që duhet të ia thot, sepse deri më 1912 shqiptarët kanë jetuar të okupuar së bashku nën Perandorin Osmane. Së pesti, Gjermania Lindore ka qenë e denuar të ndërtojë sistem sovjetik, sepse i është përcaktuar t` i takojë sferës sovjetike, sepse Rusisë i janë bërë dëme të mëdha në njerëz dhe në ekonomi 1941-1944. Së gjashti, Kosova duhet të ndihet se çdo marrëveshje mos të shpresojë askush se një ditë do të ketë bashkim me Serbinë, sikurse ka ngja me dy Gjermanitë, sepse në rastin gjerman, është bashkuar një popull që ka qenë i bashkuar dhe ai bashkim e ka gëzuar përkrahjen civilizuese globale. E zgjidhja më e mirë do të ishte në rastin e Kosovës, që të thuhet në Planin Gjermano-Francez se:  “Republika e Kosovës, pas një, dy e tri dekadash, do të ketë të drejtë të votojë populli me një refrendum; a dëshiron të jetojë si Republikë e Kosovës; a dëshiron t` i bashkohegt Shqipërisë”, pasi që 93% e popullsisë në Republikën e Kosovës është shqiptare.            

                         ‘Sa përzihet Rusia në Serbi për aq duhet të përzihet Amerika në Kosovë’

 Këtë fjali që e  plasuam si titull, do të shkruaj popi serbian Fillaret më 28 qershor  1999. I njejti pop do të shkruaj se: “katër armiqë janë sot të shqiptarisë:Shpërngulja, vdekjet, nataliteti  dhe nëse u imponohet lufta në të cilën do të humbin  përgjithëmonë. Kjo për faktin se Evropa nuk e do popullin shqiptar në asnjë variantë, si na donë neve serianëve”.

Prandaj, mendoi se Plani Gjermano-Francez është një atentat siu geneisë i përgatitur nga qarqet “globaliste”, që këshillojnë në Beograd si ai që është nga Toni Bleri, A. Sorrosi etj. Prndaj, francezo- gjermanët kanë zgjedhë edhe si të tyre, sepse këtë Plan, së pari e pati belbzuar  seriozisht Vollgang  ISHINGERI, dhe e refuzoi fuqishëm me katapulkt dipmomatik Adem Demaçi, legjenda e të gjitha fitoreve të Kosovës, duke i thënë në sy Hollbrukut  se: “Kjo ide është e Millosheviqit. Këtë kaçamak shqiptarët nuk e hanë, aq më parë kur vjen nga rusët dhe Irani”!. Asgjë nuk do të përfundojë si planifikon Serbia, na pati sugjruar Baca Demë edhe pas takimit me Ishingerin, ku isha prezent si këshillatar diplomatiko-historik.

E pra, shqiptarë, mos e harroni faktin se më 14 nëntor 2022, Asamblea e OKB-ës e akuzoi Rusinë me Rrezlutë që t` i pagoi të gjitha dëmet e luftës në Ukrainë. Rezolutën e votuan afër 100 shtetet më të fuqishme të botës. Nga kjo praktikë, duhet të dridhet edhe Serbia dhe çdo agresor në tërë globin, aq më parë kur një ditë ky obligim që t` i paguaj reparaconet i dedikohet edhe Serbisë okupatore mbi viset shqiptare. Kjo për faktin se më 15 nëntor 2022 Donallt Tramp e shpalli kandidatutrën për Presidentë të SHBA, që do të thot se as Demokratët nuk do të ndalen në luftën e tyre për t` u treguar se janë në pushtet të Superfuqisë numër NJË në Botë. E një shqiptar i rendomët, këto ditë, sikur iu përgjegjë D.Trampit kur tha se: “ Baci Tramp do ta dërgoi Amerikën në Mars”. Prandaj shqiptari shtoi Ai: “Nëse Republikanët e drgojnë Amerikën në Marës, që ua urojë nga zemra, atëherë Demokratët do ta dërgojnë Amerikën natyrshëm, në çdo plagë sheruese  ku e ka bota sociale  këtu, e pastaj në Hënë do të shpallin sovranitet të diturisë dhe urtisë njerëzore, dhe kjo begati do t` u takoi edhe shqiptarëve të Marsit sigurisht sepse Amerikën e duam sikurse vetën tonë!”.

                                                       SHQIPTARË!

Shqiptarë pra pa Amerikën jeta jonë do të ishte llotari dhe mjegull sespe serbia ka aspirata okupuese ndaj tokave tona stërgjyshore. Pra, ua përkojtojë  shqiptarëve një realitet që ka ndodhë para disa vitesh e që quhej: “Pranvera arabe”. Ajo pranverë filloi si farsë e doli si tragjedi, sepse u përzien gishtërinjët e agjentutave ruse që shesin naftë  dhe gas. Lidhur me këtë, po ua përkujtojë se Serbia kurrë nuk do t` i ndalë rrenat ordinere. Shembulli më eklatant është se Serbia ua ka plasuar si statu Princ Lazarin andej Urës Ibrit. Aty ua ka plasuar nominimin se është fjala për një “Car Lazar”!. Këtë rrenë serbët e bëjnë për t` u dukur se në histori janë faktor, janë në qendër të vëmendjës botërore. E them me përgjegjësi të plotë porfesionale, se Princ Lazari kurrë, kurrë nuk ka qenë car, sepse carevina e tyre NËNTË vjeçare ( E Dushanit 1346-1355) ka përfunduar më 1355 edhe ajo si: “Carevinë e Serbëve, Arbansëve dhe Grekëve”. Pra, sidomos ju gazetarët shqiptar, injorone dhe mos e quani princin “car” se nuk ishte. Konsultoni enciklopedinë serbe.

Po mos harroni se këto ditë popat serbian kanë lanësuar rrenën e radhës për Jugosllavinë (Lexo Serbinë) e katërtë, ku do të përfshihet: Serbia (Shumadia), Vojvodina, Republika Serbe e Bosnjës, Sanxhaku, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Si parathënje për këtë plan kanë zgjedhë daljen e të gjithë serbëve nga organet shtetërore të Republikës Kosovës. Këtë plan e ka sajuar një grup popash me disa politikanë që shtihen edhe si shkenctarë, me titull:”Menagjimi i krizave”, që do të thot:  prodhim i krizave, për të fituar: “ujqit në miegull”. E kësaj shkolle neofashiste ia kam pas gjetur emrin qysh më 1975, duke e nominuar me titull sepse intrigat e tyre kurrë nuk kanë pushuar: “ZIERJE TË BRETKOCAVE NË PEZHGVE, pa vaj dhe me krypë në varrë”. Këtë gjellë le të kuptohet, se populli shqiptar nuk e hanë në asnjë variantë .

                                                              PËRFUNDIM

Në një element përputhën Hiteri, Milloshi dhe Putini. Hitleri kur e krijoji Programin e luftës shkruante se do ta themelojë Gjermaninë e madhe deri atje ku ka gjermanë”. Miloshi thoshte se do ta krijojë Serbinë e madhe deri atje ku ka një varr serbian”. Putini do ta krijojë Rusinë deri aty ka ka rus etnik, pa marrë parasysh kufijtë e pranuar ndërkombëtarisht”. E këtë konstatim Putini e thot në bazë të ish fuqisë BRSS dhe të arsenalit berhamor, që luftën nuk guxon ta humbë, por nuk mundet as ta fitojë.

E Milloshi dhe klyshët e tij “Konfliktin e ngrirë” munden ta shkrijnë, por mos të çuditët askush se shqiptarët ma nuk janë ata që do të respektojnë kode dhe besa pa i çliruar trojet që u janë grabitë nepër kongrese e konferenca Evropiane.

Ambasadori i SHBA në Tiranë kohë më parë pati deklaruar: Ju shqiptarët e doni Amerikën. Falem nderit. Por ju nuk e doni vendin e juej! Po i përgjigjem shkurt e shqip: Ne zotëri Donard Lu e duam atdheun tonë dhe për te i kemi bërë mbi 100 luftëra të drejta kundër okupatorëve. E dyta, Ju zotëri ambasador nuk na doni neve sa ju duam ne JUVE. E realiteti në Versaj më 1919 dhe në Paris më 1946 e tregon se ku ishim, ku jemi sot, të ndarë me gërshërë në pesë shtete. Pra e kemi luftuar Bizantin, sllavin dhe osmanlinë, dhe të gjithë ata që u janë mësy trojeve tona gjatë shekullit XX-të. Ne, Shqiptarët jemi i vetmi vend në Evropë që  i kemi ndihmuar Hebrenjët, ne , Shqiptarët jemi i vetmi vend në Evropë që jemi çliruar nga nazifashizmi vetëm me armet tona, me adetet dhe zakonet tona. Në luftën e fundit që e bëri Kosova për t` u çliruar nga nazifashizmi serbian , ia filliam luftës vetëm duke shpresuar në armet tona. Por, ndihma e NATO-s pra sidomos e Amerikës na ka siellë gëzim e dashuri që ta duam edhe lirinë e të tjerëve sepse jemi nxënës të Gjergj Kastriotit Skenderbeut, të Adem Demaçit dhe NËNË TEREZËS. Po mos e harroni Adem Jasharin, që e vuri Jugosllavinë e Tretë për muri me moton: Për fitore të drejtë, sakrifikohemi të gjithë, nga djepi e deri në krroqe. Ne mikun nuk e harrojmë, po ai neve si po na trojton?! U mbushën 23 vjetë. Mjafy më me dredhi dhe premtime. Duam liri, e jo të na trajtoni sikrse vizat. Më 22 janar 2023 Prishtinë.


Redkasia Floriress:

Akademik Profesor Doktor Hakif Bajrami është historian  i njohur shqiptar. U lind më 7 mars 1943, në katundin Balsh të komunës së Besianës, Malësi e Llapit. Shkollimin tetëvjeçar e kreu në Besianë. Këtu e kreu, me sukses shembullor, dhe shkollimin e mesëm, në gjimnaz. Në Prishtinë, pikërisht në Degën e Historisë së Fakultetit Filozofik, i mbaroi studimet universitare. Nga viti 1969 u punësua si arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë në Gjimnazin e Besianës, por do të do të nxirret nga detyra si i “padëshiruar potencial për regjimin”. Më 1970 erdhi në Gjimnazin e Prishtinës, prapë arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë, kurse nga viti 1973 edhe i historisë në Gjimnazin e Prishtinës dhe të paraleles së tij në Besianë, e njëkohësit i vazhdoi studimet pasuniversitare, në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, për të magjistruar më 1975. Nga tashti, me gradën shkencor “Magjistër i Shkencave të Historisë” u punësua “Bashkëpunëtor shkencor” në Entin e Historisë së Kosovës, ku i ngjeshi përpjekjet për ngritjen profesionale shkencore dhe më 15 janar 1979 e mori gradën shkencore “Doktor i Shkencave historike”.

Botime

  1. Rrethanat shoqëroro politike në Kosovë 1918-1941, Prishtinë 1981, fq. 365;
  2. Aradhja Partizane e Shalës, Beograd 1981, fq. 106;
  3. Partia Komuniste e Jugosllavisë në Kosovë 1919-1941, Prishtinë 1983, fq. 238;
  4. Aradhja Partizane “Bajram Curri”, Prishtinë, 1985, fq. 244;
  5. Bataloni Partizan “Meto Bajraktari”, Prishtinë 1988, fq. 232;
  6. Libri i bardhë (në katër gjuhë: shqip Anglisht, frëngjisht, gjermanisht, serbokroatisht), Prishtinë-Tiranë,1992, fq. 106 ( gjithsej 512 faqe);
  7. Tragjedia e Tivarit, Prishtinë 1993, fq. 226;
  8. Bedri Pejani 1885-1946, Prishtinë, 1994, fq. 205;
  9. Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995, Prishtinë 1995, fq. 208;
  10. Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi (dokumente), Prishtinë 1996, fq. 506;
  11. Mustafë Hoxhë Nishefci 1915-1995, Prishtinë 1997, fq. 338;
  12. Kosova prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë 1997. F. 424 ( i ndaluar më 1990 në shtypshkronjë);
  13. Programet që shënuan historinë kombëtare shqiptare 1878-1997, Prishtinë 1997, f. 162;
  14. Dokumente të institucioneve gjermane për historinë shqiptare 1941-1944, Prishtinë 1998, fq. 302;
  15. Ismail Hasan Ajeti-Bushi, Prishtinë 1999, fq. 166;
  16. Ibrahim Gjakova shtyllë e Komitetit Kosovës, Prishtinë 2000, fq. 104;
  17. Met Podjeva-Babloku, 1888-1976, Prishtinë 2000, fq. 202;
  18. Kosova njëzetë shekuj të identitetit saj, Prishtinë 2001, fq. 156;
  19. Politika serbe për rikolonizimin e Kosovës me sllavë 1945-1948 (vëllimi i parë), Prishtinë 2002, fq. 634;
  20. Programi Kombëtar politik i shqiptarëve, Prishtinë, 2002, fq. 110;
  21. Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912 (1), Prishtinë 2003 fq. 230;
  22. Dosja Demaçi, Prishtinë 2003 dhe botimi i dytë 2004,479;
  23. Naçertania program politik serb për shfarosjen e shqiptarëve 1844 – 1999, Prishtinë 2004, fq, 339;
  24. Riokupimi i Kosovës nga Serbia më 1918 (2), Prishtinë 2004, fq. 310;
  25. Politika dhe lufta e drejtë shqiptare përballë neofashizmit serb 1989 – 1999, Prishtinë, 2006, fq. 530;
  26. Antimemorandum (në gjuhët: shqip, anglisht, serbisht), Prishtinë 2007, fq. 207;
  27. Zavere i zloçini UDB-e Jugoslavije prema albancima na Kosovu do 1966, Pristina, 2008, fq. 207;
  28. Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe Qeveritë e Tiranës për krimet serbe ndaj shqiptarëve 1918-1941, Prishtinë, 2008, fq. 462;
  29. Shqiptarët në mes Lindjes (Stalinit) dhe Perëndimit (Çerqillit), (botuar si fejton ekskluziv në “Kosova Sot”, 2008 (në procedurë për botim në libër);
  30. “Si e tradhtoi PKJ udhëheqësin shqiptare rreth çështjes së Kosovës ( dokumente sekrete” – Libër në procedure të botimit;
  31. Epoka e Adem Demaçit, Prishtinë, 2009, fq. 68.
  32. Peticioni që i shpëtoi shqiptarët në Shqipërinë kontinentale nga fashizmi serb, Prishtinë 2005, fq.73;
  33. Shqiptarët në mes dy totalitarizmave 1918-1999, Prishtinë 2010, fq, 357;



2023/01/21

“Nga ky vend kemi vetëm një porosi. Na intereson që pas pesë vjetësh të dimë kush e vrau Oliver Ivanoviqin, kush e porositi vrasjen e tij, dhe nuk do të ndalemi së parashtruari këto pyetje”, ka thënë ish-zëvendësministrja nga Lista Serbe Ksenjija Bozhoviq

 


Janë bërë pesë vjet që kur u vra para zyrës së partisë së tij në Mitrovicë të Veriut politikani serb i Kosovës, Oliver Ivanoviq. E ky përvjetor është shënuar me kthimin e akuzave ndaj udhëheqjes së Serbisë se po i fsheh faktet për këtë akt. Për vrasjen e Ivanoviqit janë ngritur disa aktakuza nga Prokuroria Speciale, e disa të dyshuar janë ende në arrati

Pesëvjetori i vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq ka kthyer akuzat e rënda në adresë të Beogradit zyrtar.

Ish-bashkëpunëtorë të Ivanoviqit dhe politikanë e kanë fajësuar udhëheqjen e Serbisë për moszbardhjen e rastit.

Rada Trajoviq, politikane e këshilltare në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, ka shpërndarë një citat të analistit Branislav Kërstiq, ku me gjuhë të videolojërave aludoi se përgjegjësia për fshehjen e fakteve të vrasjes së Ivanoviqit bie mbi udhëheqjen në Beograd.


“A e ka pasur shteti i Serbisë në atë moment, në ditën e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, mbulimin e rrugëve në veri të Kosovës në masën 90 për qind, kurse joysticku (v.j. telekomanda e lojës) dihet se ku ishte, në Beograd. Për këtë, ai që menaxhon me telekomandë në Beograd, sigurisht i ka edhe pamjet e dorasit të Oliver Ivanoviqit”, ka vlerësuar Trajkoviq.
 

Angazhim të institucioneve të drejtësisë ka kërkuar kryeministri Albin Kurti, i cili përmes një videoje ku foli serbisht, tha se vrasja e Ivanoviqit ishte me pasoja për të gjithë shoqërinë kosovare.
 

Të gjithë ata që kryejnë një krim në Kosovë duhet të dalin para drejtësisë, dhe më vjen keq që autorët dhe ata që e kanë porositur këtë krim ende nuk janë nxjerrë para drejtësisë. Nevojitet angazhim i të gjitha institucioneve përkatëse për të gjetur dhe dënuar përgjegjësit për vrasjen e tij. Vrasja e Oliverit ndikoi në gjithë shoqërinë. Ky krim vrau jo vetëm Oliver Ivanoviqin, por edhe pluralizmin politik te serbët, është shprehur Kurti.
 

Të hënën, nga vendi ku u krye vrasja, në Mitrovicë të Veriut, politikanë serbë dhe miq të Ivanoviqit bënë thirrje për zbardhjen e rastit.

“Nga ky vend kemi vetëm një porosi. Na intereson që pas pesë vjetësh të dimë kush e vrau Oliver Ivanoviqin, kush e porositi vrasjen e tij, dhe nuk do të ndalemi së parashtruari këto pyetje”, ka thënë ish-zëvendësministrja nga Lista Serbe Ksenjija Bozhoviq

Ndërsa nënkryetari i Partisë Kombëtare të Serbisë, Miroslav Aleksiq, ka thënë se të shtënat ndaj “Oliverit kanë qenë në fakt të shtëna ndaj Serbisë”.

“Ndaj juve që jetoni këtu në Kosovë dhe të shtëna ndaj neve të cilët jetojmë në Serbinë qendrore. Për më keq, edhe pas pesë vjetësh nuk arrihet të kuptohet e vërteta, kush janë urdhërdhënësit dhe kryesit e këtij akti”, ka deklaruar ai.

Ndriçim të rastit ka kërkuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai zgjodhi ta bëjë këtë nga Kisha e Beogradit, Sveti Sava, ku ndezi qirinj së bashku me ish-partneren e Ivanoviqit, Milena Popoviq, e cila është tash anëtare e partisë së Vuçiqit, SNS. Popoviq së fundmi është emëruar sekretare e Ministrisë së Serbisë për Turizëm dhe Rini.

Si dëshmitare, Popoviq ka marrë mbi 20 ftesa, sipas Gjykatës Themelore në Prishtinë, e pavarësisht se ka komunikuar, sipas gjyqtarëve ajo e ka zvarritur në vazhdimësi dhënien e dëshmisë së saj.

Të dyshuar kryesorë për organizimin e vrasjes së Ivanoviqit janë nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, biznesmeni i përfolur për lidhje me krimin Zvonko Veselinoviq, si dhe ish-shefi i Policisë për veri, Zheljko Bojiq. Në aktakuzën për rastin e Ivanoviqit, tashmë po gjykohen Silvana Arsoviq, Marko Roshiq, Nedeljko Spasojeviq, Rade Basara, Zharko Jovanoviq e Dragisha Markoviq.

Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar 2018, para zyrës së partisë që udhëhiqte në Mitrovicë të Veriut.

Kosova dhe Serbia kanë pranuar një propozim nga zyrtarët evropianë, përmes të cilit synohet të përshpejtohet arritja e një marrëveshjeje mes të dyja shteteve

 

Për intensifikim të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, një delegacion prej pesë zyrtarësh të lartë ndërkombëtarë do të qëndrojë në Kosovë në fund të kësaj jave. Delegacioni i udhëhequr prej emisarëve Miroslav Lajçak e Gabriel Escobar, të premten, do ta vizitojnë edhe Serbinë. Gjatë vizitës së tyre, ata do të takohen me kryeministrin Albin Kurti e presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Me Kurtin e Vuçiqin, Lajçaku është takuar edhe sot në Davos të Zvicrës

Pesë zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të qëndrojnë të premten në Kosovë.

Vizita e emisarit të SHBA-së, Garbriel Escobar, atij të BE-së, Miroslav Lajçak, këshilltarëve të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, të presidentit francez, Emmanuel Macron, e të kryeministres italiane, Giorgia Meloni, është konfirmuar nga zëdhënësi evropian, Peter Stano.

“Lajçaku do ta vizitojë Kosovën e Serbinë këtë të premte. Në Prishtinë do të takohet me kryeministrin Albin Kurti e pastaj në Beograd me presidentin Aleksander Vuçiq, për t’i diskutuar hapat e ardhshëm në normalizimin të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Në këtë vizitë emisari Lajçak do të përcillet nga këshilltarët për politikë të jashtme të presidentit të Francës, kancelarit të Gjermanisë dhe kryeministrit të Italisë, si dhe nga zv.sekretari amerikan Gabriel Escobar”, ka thënë Stano.

Takime me udhëheqës të Kosovës e Serbisë, i dërguari i posaçëm i BE-së ka zhvilluar edhe këtë të mërkurë.

Në kuadër të Forumit Ekonomik që është duke u mbajtur në Davos të Zvicrës, emisari Lajçak ndaras ka takuar kryeministrin Albin Kurtin e presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Diplomati sllovak tha se me Kurtin ka zhvilluar një diskutim të thellë

“Fillova ditën time në Davos me një diskutim të thelluar me kryeministrin Albin Kurti. Folëm për hapat e ardhshëm në dialog, për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale”, ka thënë Lajçak.

Për takimin me Lajçakun njoftoi edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Tha se situata në rajon e dialogu me Kosovën ishin temat për të cilat u diskutua.

Në vjeshtë të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia kanë pranuar një propozim nga zyrtarët evropianë, përmes të cilit synohet të përshpejtohet arritja e një marrëveshjeje mes të dyja shteteve.

Favorizoi presidentin serb Aleksander Vuçiqin, eurodeputetët ia dhanë një grusht Oliver Varhelyi-t – Ky është lajm i mirë për Kosovën!


Arife MorinaNGA ARIFE MORINA 
Komisionari për zgjerim të Bashkimit Europian Oliver Varhelyi.

Këtë javë deputetët e Parlamentit të Evropës kërkuan të bëhet një hetim ndaj Komisionarit për zgjerim të Bashkimit Europian Oliver Varhelyi. Deputetët shprehin shqetësimin se ai favorizon presidentin serb prorus, Alexander Vuçiq.Ata hodhën dyshime se raportet e progresit kanë favorizuar autokratët në Ballkan, si Vuçiqin.

Në raportin e miratuar gjatë ditë së mërkurë nga Parlamenti i Evropës në Strasburg, eurodeputetët i kërkuan komisionit të BE-së të nisë një “investigim të pavarur dhe të paanshëm” për të parë se a është politika dhe sjellja e Komisionarit për zgjerim Oliver Varhelyi, në kundërshtim me kodin e sjelljes së Komisionit dhe të BE-së.

Në raportin vjetor për zbatimin e Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP), të miratuar të mërkurën me 407 vota pro, 92 kundër dhe 142 abstenime, PE shpreh shqetësimin për informacione që supozojnë se politikani hungarez “përpiqet qëllimisht të anashkalojë dhe minojë reformat demokratike dhe sundimin e ligjit në vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE)".

Po ashtu sipas eurodeputetëve që kërkojnë hetimin, besohet se kreu i Bashkimit Evropian, Komisionari Oliver Varhelyi, po i mbështeste pretendimet e Serbisë ndaj Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi.

Analistët për “Bota sot” komentuan ndikimin e këtij hetimi të Komisionarit evropian në politikat e Kosovës.

Preqi: Zbulimi i Komisionarit evropian Varhelyi do të ndikojë në favor të Kosovës

Image
Opinionisti Dedë Preqi
FOTO GALERI

Opinionisti Dedë Preqi në një prononcim për “Bota sot” komentoi hetimin që PE-ja po kërkon të bëhet ndaj Komisionarit evropian Varhelyi.Fillimisht, ai përmendi faktin se Komisionari hungarez është mbështetës i politikave të kryeministrit Viktor Urban, i cili është nga përkrahësit më të fuqishëm të politikave fashiste të Putinit.

“Nuk është e çuditshme, Evropa mund t’ia sheh sherrin Serbisë, nëse diplomacia e saj do të anonte dhe mbështeste politikat jo parimore dhe antidemokratike, sikur që po veprojnë krerët e saj, duke e mbështetur Beogradin dhe Moskën, apo me një fjalë tjetër, kundër iniciativave parimore evropiane.

Eurodeputetët e Parlamentit Evropian së shpejti do e miratojnë Raportin për themelimin e një komisioni hetimor, të cilët do të zbulojnë veprimet e komisionarit Evropian për zgjerim, Oliver Varhelyi, i cili haptas po bëhet krah i Vuçiqit dhe i Putinit.

Hungarezi Oliver Varhelyi, është ithtar i politikave të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Urban, i cili është ndër mbështetësit e njohur të politikës fashiste të Putinit, që pretendon ta pushtojë Ukrainën, dhe pothuaj se e gjithë bota demokratike është kundër kësaj lufte, në këtë sfond dallohet edhe përkrahja e atyre që e dëshirojnë të kundërtën e demokracisë dhe lirisë njerëzore”, deklaroi opinionisti.Po ashtu, Preqi tha se më së shumti nga vendet e Ballkanit Perëndimor, po e pëson Kosova nga rolet destruktive të disa krerëve evropianë.

Kësisoj, ai e konsideroi kërkesën për hetim të Varhelyi si sinjal për BE-në dhe SHBA-në.

“Komisionari Evropian dhe krerët tjerë të këtij forumi do të duhej të luanin një rol të fuqishëm dhe kyç në mbrojtjen e paqes dhe të integritetit në vendet e Ballkanit Perëndimor, që janë pjesë e familjes së ardhshme evropiane, siç është Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi, mirëpo siç duket komisionari në fjalë Oliver Varhelyi, nuk do të ishte i vetëm, po ashtu edhe më herët kur ishte edhe Federika Mogherini, si përfaqësuese e lartë e BE-së, i bënin trysni Kosovës, duke e mbështetë Serbinë dhe politikat e saj, për ta ndarë veriun e Kosovës”, thotë ai.

Sipas tij Kosova po vazhdon të shantazhohet nga Serbia, për shkak të qëndrimeve destruktive të disa zyrtarëve të lartë të BE-së.“Duke marrë parasysh rolin destruktiv të misionit të disa krerëve evropian, ndër të tjera Kosova, po pëson më së shumti, e cila po kërcënohet dhe shantazhohet përditë nga fqinji i vet verior Serbia, dhe si pasojë e saj, do të pësojë edhe gjithë rajoni. Në këtë mënyrë po shihet qartazi se integrimi i këtyre vendeve në Ballkanin perëndimor po shkon duke u zbehur dhe në shumë raste kjo neglizhencë sikur po sinjalizon një lloj konstrukti, që përjashton aspektin e një vizioni të kthjellët dhe optimist për këto vende, nëse BE-ja, dhe bashkësia ndërkombëtare në krye me SHBA-të, do e lejojnë një gjë të tillë të merr kahje të kundërt”, theksoi ai.

Më tej, opinionisti tha se hetimet ndaj mbështetësve serbo-rusë do të ndikojë në favor të Kosovës, pasi kështu mund të ndalet hovi i veprimeve antidemokratike.“Prandaj, hetimi i një zbulimi ndaj komisionarit Evropian dhe mbështetësve të tjerë të politikave hegjemoniste serbo-ruse, një rrjedhë e tillë e këtyre zbulimeve, do të ndikojë shumë në favor dhe në të drejtat e Kosovës dhe parimet e saj, po ashtu dhe në favor të vendeve të rajonit, dhe me një opsion optimist se aksioneve të tilla, do u ndalet hovi dhe akterët e tillë të ndëshkohen për veprimet e tyre antidemokratike, konkretisht dhe antishqiptare.

Është fakt se Kosova, po vonohet në hapat e saj drejtë integrimeve Euroatlantike, për shkak jo vetëm të neglizhimeve të saj dhe krijimit të kushteve që i kërkojnë rrethanat, por Kosova, po vonohet edhe për shkak të neglizhencës së akterëve Evropian, të cilët janë të fiksuar në një shirit tjetër, që po i josh Serbia, me iniciativat dhe këshillat e Rusisë, që nuk jep shpresa dhe optimizëm për vendet e Ballkanit perëndimor, të ngjitën apo të marrin përcaktimin e tyre në konceptin e materies për të cilën edhe janë orientuar ti bashkëngjiten familjes europiane”, nënvizoi Preqi.

Eurodeputeti holandez Thijs Reuten, i cili ishte nismëtar i kërkesës për ta hetuar Komisionarin Várhelyi për rolin e tij në Ballkanin Perëndimor tha shprehimisht se roli i Komisionit është t’i mbrojë kufijtë e shteteve kandidate për në BE.

“Roli i Komisionit është të mbrojë integritetin territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës, të promovojë demokracinë në Serbi dhe të sigurojë paqen dhe stabilitetin në Mal të Zi dhe Kosovë – jo ta bëjë të kundërtën”, ka shkruar të enjten Reuten në twiter.

Sipas Preqit në këtë mënyrë, politikanët si Varhelyi po e përkrahin Serbinë me qëllim të zgjerimit të saj dhe në krijimin e një «mini» shteti serb brenda shtetit të Kosovës.

“Këtë ndjenjë e ka populli i Kosovës, që e kërkon arsyeja dhe merita e qytetarëve të këtij vendi pa paragjykime dhe dyshime, për të hyrë në këtë familje Evropiane, ndërkaq akterët e krerëve Evropian, që nga radhët e këtij grupi po dallohen shumë, të cilët në një mënyrë, përveç se po i pengojnë këto vende të inkuadrohen në familjen evropiane, në anën tjetër, po ia humbin imazhin dhe rolin e Evropës, së bashkuar, me aktin e akterëve të saj antidemokratik dhe të motivuar në baza selektive apo edhe me tentativa tjera me motive edhe më të ulëta, duke anuar dhe përkrahur iniciativat e Serbisë, në zgjerimin e saj dhe në krijimin e një «mini» shteti serb brenda shtetit të Kosovës, përmes formimit të komunave një etnike serbe, dhe me kompetenca ekzekutive.

Nga do që të nisemi rreth kompleksit të kësaj iniciative të formimit të komunave serbe, Kosova dhe qeveria e saj gjendet në një presion shumë të madh edhe ndërkombëtar, është fjala për një problem shumë të ndërlikuar që mund t’i ndodh Kosovës, në të ardhmen e afërt, sepse formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe me kompetenca të plota, është një plan i gatuar mirë nga Beogradi dhe Vuçiqi, ku në përbërjen e këtij brumi do të dalin edhe shumë «pite» të tjera, të cilat Kosova, kërkohet që t’i përpinë, por në realitet janë të pa gëlltitshme”, përfundoi Dedë Preqi për “Bota sot”.

Nuk është vetëm Varheleyi që hapur ka bashkëpunuar me Serbinë në dëm të Kosovës dhe fqinjëve të saj të tjerë. Më parë këtë e ka bërë edhe Federica Mogherini, si Shefe e Politikës së Jashtme të BE-së, kur kishte vendosur ta pranonte ndarjen e Kosovës.

Edhe Josep Borell, që mban të njëjtën detyrë, pas takimit të fundit në Bruksel të Kurtit me Vuçiqin, mbajti qëndrim të njëanshëm dhe madje fyes ndaj Kosovës dhe institucioneve tona.

Ngjashëm ka bërë edhe ndërmjetësi Lajçak, përfshirë qëndrimin e djeshëm në Prishtinë, dhe veçmas në Beograd, duke e favorizuar Serbinë me retorikën e tij.

Mulliqi: Borell, Lajçak dhe së fundi edhe Varheley, në një farë mënyre i mbështetën barrikadat e bandave serbe ne veri

Image
Skënder Mulliq
FOTO GALERI

Edhe sipas komentuesit Skënder Mulliq në një bashkëbisedim me “Bota sot” jo vetëm Varhelyi ka qëndrimet pro serbe, por edhe Lajçak dhe Borell.

Ai vlerëson se këtyre përfaqësuesve të Bashkimit Evropian nuk po iu intereson situata politike dhe ajo e sigurisë në Kosovë.

“Struktura evropiane e BE-së, deri në kohën e fundit ishte e ngurtë pa ndonjë qasje konkrete e koherente, se si do të përfundonte dialogu Kosovë-Serbi. Në këtë kontest kishim edhe shumë deklarata kontradiktore si të Borell, Lajçak, por edhe të Oliver Varhelyi, Komisionarit të BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim. Madje, këta për çudi me qëndrimet e tyre bukur proserbe më shumë i bën presion Kosovës se sa Serbisë. Borell, Lajçak dhe së fundi edhe Varheley, në një farë mënyre i mbështeten barrikadat e strukturave paralele kriminale serbe në veri të dirigjuara nga Vuçiqi dhe Moska, duke dëshiruar të futen si pykë pastaj në bisedimet e ndërsjella, duke mos llogaritur në tensionimin e situatës politike dhe të sigurisë jo vetëm në Kosovë”, deklaroi analisti.

Sipas tij, lufta në Ukrainë dhe tentativat e Putinit për ta zgjeruar luftën edhe në Ballkan ka bërë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të merren seriozisht me dialogun Kosovë-Serbi.

“Vizitat e shpeshta të zyrtarëve më të lartë të Amerikës, Kosovës dhe Serbisë, shumë i kanë intensifikuar proceset e status-quos nga BE-ja, për arritjen e shpejt të një marrëveshjeje finale, në mes të Beogradit dhe Prishtinës zyrtare. Sigurisht se qëndrimet për zgjerim të luftës nga Ukraina në Ballkan të Putinit, me Vuçiqin, kanë bërë që edhe epilogu i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të këtë përfundim fatlum. Në këtë kontest edhe doli plani franko-gjerman, të cilin nuk e priti mirë Serbia e Vuçiqit, si bazë të mirë për marrëveshje të qëndrueshme midis dy shteteve, pas një kohe të gjatë të bisedimeve. Zaten shovinisti Vuçiq së bashku me Putinin për të kundërshtuar planin inskenuan barrikadat me strukturat kriminale serbe, dhe me grupin terrorist rus, Vagner që qendrën e ka në Nish. Amerika, Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Italia, po e mbështesin planin franko-gjerman. Kjo u pa qartazi në takimet e fundit që u zhvilluan me Kurtin dhe Vuçiqin, në Davosë, dhe në Prishtinë e Beograd”, theksoi ai.

Tutje, Mulliqi hetimet ndaj Varhelyit i cilësoi si shumë pozitive për Kosovën, ku sipas tij tani veçse presioni edhe ndaj Vuçiqit është shtuar edhe më shumë.

“Nëse për shumë kohë iu bë presion Kosovës, presion është duke iu bërë Vuçiqit, i cili edhe ka filluar shumë të djersitet pas takimeve te fundit, me përfaqësuesit special të BE-së, dhe të Amerikës. Ai ka marrë duket edhe ultimatum. Hetimi që do të bëhet ndaj deklarimeve pro-serbe të Varhelyi, të besojmë se do të rezultojnë pozitivisht. Shpesh deklarimet e zyrtarëve të lartë të BE-së, kanë qenë edhe mendime individuale të tyre, se sa qëndrim zyrtar i shtetit nga kanë ardhur, pos kuptohet nga katër shtetet e BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Përfaqësuesit tanë më të lartë të politikës në të kaluarën, ju krijuan shumë favore, Serbisë, e cila edhe na i caktojë agjendat. Qëndrimet e fundit të shteteve të BE-së dhe Amerikës, të cilat kanë dhënë ndihmesë të madhe në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, këtë presion janë duke e adresuar Vuçiqit, me planin franko-gjermanë siç e thash, që është një bazë e mirë, edhe pse nuk parashihet njohja e ndërsjellë”, nënvizoi Skënder Mulliqi për “Bota sot”.

Së fundi, analisti Sadri Ramabaja ka kërkuar, që të hetohet edhe ndërmjetësi Lajçak, për shkak të qëndrimeve të shprehura të premten në Prishtinë, pas takimit të pesëshes ndërmjetësuese me kryeministrin Kurti.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...