Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/04/18

SJELLJA SKANDALOZE E QEVERISË SË KOSOVËS NË VERI








Shkruan Xhafer Shatri 

Në fund të vitit të kaluar, pa folë për instiotucionet, çdo person i mirinformuar parashihte ashpërsimin e gjendjes në veri të Kosovës. Ky ishte interes i qartë dhe krejt i dukshëm i Serbisë.
Ndërkaq, për habinë e të gjithëve, organet e Kosovës, në vend që të jenë maksimalisht të kujdesshme dhe të mos bien në kurthin e tejdukshëm të Vuçiqit, e bënin të kundërtën. Ia bënin argatin Serbisë.
Menagjimi skandaloz i problemit të targave nga qeveria e Kosovës, prej fillimit, e sidomos në fund, kur u hodh poshtë, e me rrapëllimë, propozimi pajtues amerikan, çonte ujë drejtpërdrejt në mullirin e Vuçiqit.
Arrestimi i ish-funksionarit të policisë së Kosovës mu te Dogana në veri, ishte një akt jo vetëm i pamenduar por edhe krejtësisht joprofesional. Si mund të arrestohet kushdo qoftë, kur ata që arrestojnë nuk mund ta dërgojnë të pandehurin as në burg, por detyrohen ta mbajnë në lokale administrative, në kufi...?
Me këtë akt budallë organet e Kosovës i dhanë Vuçiqit shkasin për t'i vënë në veprim rreth 600 serbë të Kosovës që Serbia i kishte stërvitur paraprakisht në Rashkë, për diversione në Kosovë.
Vazhdimi dihet: barrikadat dhe futja e Kosovës, edhe me fajin e dukshëm të qeverisë së saj, në lajmet alarmuese të medieve botërore.
Siç e kanë pranuar edhe analistë serioz serbë, ushtarët e Vuçiqit nëpër barrikada, dhe jo vetëm ata, ishin të sigurtë se ky ishte grushti më serioz që i jipej integritetit territorial të Kosovës qe pas Luftës e këtej.
Në kulmin e krizës me barrikadat, Xhelal Sveçla, i dërgoi njësitë speciale të policisë 100 km larg veriut, në Hoçë, për të penalizuar një serb për shkak të prodhimit ilegal të verës. Ndërkohë që, në këtë rast, do të mjaftonte një nëpunës i administratës për të marrë informacionet dhe vendimet e nevojshme.
Me këtë veprim të rrezikshëm e të dyshimtë plotësohej mozaiku propandastik i Vuçiqit, i cili teatralisht derdhte lotë krokodili për gjoja rrezikimin kolektiv të serbëve në Kosovë.
Për habinë e çdo njeriu normal, për këto veprime të rrezikshme kundër Kosovës, askush nga institucionet e saj as nuk dha e as nuk kërkoj përgjegjësi.
Më 10 prill 2023, në orat e vona të natës, u përhap lajmi se një serb, shofer taksie, ishte plagosur me armë zjarri në veri. Menjëherë pastaj mediet serbe (jo ato shqiptare!!!), kërkuan sqarime nga policia për këtë rast. Dhe zyrtarët policor deklaruan se policia as nuk ka dijeni dhe as nuk ka dorë në këtë plagosje.
Pas disa orësh, Petar Petkoviq, povereniku i Serbisë për Kosovën, e akuzoi drejtpërdrejt policinë tonë për këtë akt. Organet e Kosovës heshtën si peshku.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, si duket i informuar për implikimin e policisë në këtë plagosje, kërkoi me shumë mirësjellje nga organet e Kosovës që ta zbardhin këtë rast. Pra ata kryejnë detyrën e vet!
Çatipëve të Xhelal Sveçlës iu deshën 10 orë të zgjohen nga gjumi dhe ta konstatojnë një të vërtetë që e dinin edhe zogjtë: prapa plagosjes se taksistit serb qëndronte policia e Kosovës!
Përpjekja e Sveçlës për ta akuzuar taksistin e shkretë se nuk qenkësh ndalur, prandaj polici është detyruar ta ndalë me plumba, është një cinizëm i lig që Kosova nuk guxon as ta besojë e aq më pak ta përbijë.
Më sa po shihet në qeverinë e Kosovës janë dy rryma, njëra që po përpiqet seriozisht ta vendosë rendin dhe ligjin në veri dhe një tjetër që po e bën të kundërtën dhe, mjerisht, në emër të organeve të rendit.
 

Lajmet qLajmet që servir Rama dhe ajo që shohin shqiptarët

 

Nga Hysni Gurra - 

Këtë fushatë partia që qeveris vendin, prej 10 vitesh, lajmin e bën me mbjellje pemësh. Tamam si kryebashkiaku i Tiranës që të gjitha lajmet këto 8 vjet i ka me mbjellje pemësh, por në realitet mbijnë kulla.

Betoni ka mbuluar Tiranën.

Edhe pemët janë për të mbuluar problemin më të madh që ka Shqipëria, betonizimin jo vetëm në kryeqytet, por edhe në bregdet dhe në qytetet kryesore.

Problem tjetër i madh për shqiptarët është përballimi i jetesës. Kostoja e jetesës ka çuar shqiptarët në vitet ‘80-‘90, kequshqehen sepse nuk ia dalin të blejnë mish, djathë, bulmet, madje as qepë.

Veçanërisht vitet e fundit, kush jeton me rrogë, llogarit ditën e rrogës vetëm pak ditë pasi e ka marrë atë.

Çmimet e larta, inflacioni dhe mungesa e konkurrencës po e bëjnë jetën të papërballueshme.

Çfarë lajmesh prodhon Rama dhe qeveria e tij përballë këtij mjerimi?

-Premtime për rritje rrogash. Nuk ka ditë që nuk poston “njoftime” se sa e ka rrogën sot dhe sa do e ketë mot rrogëtari i shkretë, dhe këto “lajme” merren copy- paste nga rrjeti social i kryeministrit dhe shiten si “lajme” në televizonet kombëtare.

Si rrjedhojë e mjerimit, afërsisht 1 milionë shqiptarë kanë ikur nga sytë këmbët, por cili është lajmi që u servir qeveria? “Miliona turistë” po shijojnë pushimet në Shqipëri.

Por ironia nuk ka kufi me këtë qeveri.

Edhe pse janë 10 vite në qeveri, premtojnë sikur të jenë në opozitë.

Zotimi më flagrant u dëgjua dje, kur kryeministri tha se “nuk do të ketë tendera për ata ndërtues që nuk kanë kontrata pune dhe rroga të mira për punonjësit”.

Kush e ka penguar deri më tani të ndërmarrë një masë të tillë???

Premtojnë rritje rrogash, ujë 24 orë, gjelbërim dhe gjithçka, a thua se nuk janë këta që qeverisin prej një dekade?!

Për një gjë u duhet njohur merita: ja kalojnë edhe Nastradinit me nastradinllëqet, sidomos në fushatë elektorale.

Shqiptarët janë në hall se nuk përballojnë dot jetesën, por nuk janë budallenj- Nastradin Rama i merr për budallenj.

Dritan apo Abazoviq?

 

Dritan apo Abazoviq?


Nga Driton Lajçi - 

Sot Dritan Abazoviqi është një ndër figurat qendrore në Mali të Zi. Ardhja e tij në kreun e Qeverisë së Malit të Zi për shumëkënd ishte befasi për shkak të mbështetjes nga boshnjakët, malazezët, serbët dhe shqiptarët. 

A gaboi me trajtimin favorizues ndaj Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi? Për këtë partia e Milo Gjukanoviqit kaloi mocionin e votëbesimit në parlamentin malazez ndaj qeverisë së udhëhequr nga mandatari Dritan Abazoviq dhe u caktua data e zgjedhjeve parlamentare. 

Kalkulimet e Gjukanoviqit, se duke goditur Dritan Abazoviqin dhe koalicionin e tij për raportet me Kishën Ortodokse Serbe në Mal të Zi dhe promovimin e orientimit te Milos si properëndimor, nuk “pinë ujë”, madje as te malazezët. Partia e Gjukanoviqit ka lënë gjurmë në Mal të Zi me vendime të guximshme, por këtë herë gaboi me kandidatin për president i cili nuk e kuptoi se koha e tij kishte ikur. 

Mos të presim nga Dritani se ai do të jetë patriot shqiptar që do të ecë sheshit të Podgoricës si Isa Boletini në Vlorë. Ai sot është udhëheqës popullor, karizmatik dhe gëzon simpati nga malazezët, serbët, boshnjakët dhe shqiptarët. Këto raste janë të rralla në Ballkan.

Qasja se është Dritan dhe patriot kur nderohet nga komuna e Prishtinës, ndërsa Abazoviq dhe tradhtar kur viziton dhe mirëpritet nga Patrikana e Pejës, është e gabueshme. Këtu duhet ta kemi peshoren në terezi. Mos ta kualifikojm apriori liderin popullor të Malit të Zi, Dritan Abazoviqin, si proserb. 

Prandaj është lajm i mirë që koalicioni i dominuar nga partitë pro serbe në Mal të Zi, tash edhe me presidentin e Malit të Zi, vazhdojnë të mbeten pro njohjes së pavarësisë së Kosovës. Kjo sigurisht se është meritë edhe e Dritan Abazoviqit.

Vizita e Dritanit në Kosovë ishte tregues i vullnetit të tij dhe orientimit miqësor që ka për Kosovën dhe Malin e Zi.
16.04.2023

Testi i drogës, i domosdoshëm për shumë politikanë në Kosovë





Nga Afrim Kasolli 



Skandali "diplomatik" i Valdrin Sahitit megjithate ka hapur shumë dilema tjera. Ai nuk guxon të mbyllet. Por duhet të hetohet deri në fund. Sepse kemi të bëjmë me një person me shume lidhje politke.

Në ndejat e tij, siç dihet kanë marr pjesë shumë politikanë, sikur se presidentja Osmani, Krytari Krasniqi, nënkryetarja Çitaku,  e  ish ministrja e Puneve të Jashtme Haradinaj. Dhe nëse një "diplomat" që ka guximin të mbart substanca narkotike në aeroporte, kur dihet çfarë kontrrolli i rrept i sigurise ekziston, po kush mund t'a dijë se çka ka ndodhur në ndërkohë në atë ambient? Askush? Po ashtu lokali Zone Club eshte një lokal i familjes së tij. Dhe frekuentohet sidomos nga antarët e klanit politik Bon Vivant.

Madje ka qenë vetë deputetja e PDK-se Eliza Hoxha qe e ka potencuar se kryetari i kësaj partie e pëlqen jetën e natës. Çka nëse nëpër këto vende të sipërcekura kjo kastë politke për ta radikalizuar deri në fund pasionin e tyre hedonist konsumon edhe droga psikodelike që  t'i stimulojnë nevojat e tyre psikoaktive?. 

Sepse kemi të bëjmë me një shtresë që jeton me luksit material dhe mjerimit mendor dhe konceptual politik. Dhe kjo diskrepance, siç ka theksuar edhe Frencis Fukujama, sot është bërë një sfidë për rendin post-historik të post-njerezimit.

Prandaj,  që të mos ketë dilema, që qytetarët e Kosovës të jenë sigurt se disa prej politikanëve të tyre janë konform ligjit, eshtë e domosdoshme që asnjë seancë të mos filloje tash e tutje pa e kryer testin e drogës për disa prej politikanëve të parlamentit.





Shqipëria, republikë demokratike apo diktaturë e korrupsionit?!

SHKRUAR NGA SKËNDER KAPITI 




 Shqipëria, republikë demokratike apo diktaturë e korrupsionit?! Problemi më i madh dhe shqetësues për Shqipërinë dhe shqiptarët është dhe vazhdon të jetë korrupsioni, i cili është montuar dhe ka kapur gjithë sistemin dhe Republikën aq sa mund të thuhet se pas diktaturës ë komuniste në Shqipëri u ngrit dhe u instalua Diktatura e Korrupsionit. Pas zgjedhjeve të 14 Majit fillon e shembet regjimi i diktaturës së korrupsionit. 14 Maji 2023, beteja e fundit mes “non grata”-ve të tranzicionit, beteja e egër brenda politikës, oligarkëve, mediave dhe korrupsionit të “Trekëndëshit të Bermudës”përballë të cilëve është Partia Demokratike zyrtare. Pavarësisht se kush fitojnë, që tashmë dihet se janë ata të politikës së vjetër në aleancë me mediat dhe me paranë e korrupsionit, pra kushdo që të fitojë qoftë Rilindësit e Ramës apo Foltore-LSI-ja, dihet se kjo do jetë “fitorja” që do shënojë shumë shpejt dhe pashmangshmërisht fundosjen e tyre. Opinioni publik por edhe ai ndërkombëtar e di mirë tashmë të vërtetën dhe atë se çfarë zullumqarësh dhe se çfarë llumi e kanë qeverisur shtetin, demokracinë dhe shoqërinë shqiptare prej mëse 30 vitesh. E ardhmja e shpejtë në pushtet është PD institucionale dhe euroatlantike e cila ka misionin për demokracinë, shtetin ligjor,antikrimin dhe antikorrupsionin; e cila si parti është në një proces të thellë reflektimi, ndërgjegjësimi, organizimi dhe ringritje të madhe, kjo është shpresa për ndryshimin dhe për të ardhmen; është alternativa euroatlantike dhe partner i besueshëm i SHBA-ve. “Non grata” do të thotë person i padëshiruar dhe a nuk janë jo vetëm të padëshiruar por edhe të urryer të gjitha ata politikanë e shtetarë shqiptarë prej të cilëve shqiptarëve u kanë ardhur gjithë këto të këqija gjatë këtij tranzicioni dhe që janë të ekspozuar edhe sot akoma në politikë e pushtet. Termin Republikë të korrupsionit në këtë shkrim e përdor në kuptimin e asaj për ta moderuar realitetin pasi në fakt në Shqipëri ka një regjim të diktaturës së korrupsionit, kjo pasi gjithë politikën dhe institucionet në Shqipëri në këto vite tranzicion i ka vënë në funksionim dhe ka diktuar korrupsioni i lartë shtetëror, ai juridik dhe shoqëror, fuqia e të cilit ka qeverisur e sunduar gjithçka ne Shqipëri. Republikë do të thotë shtet që u shërben të gjithëve,por republika shqiptare është kapur, privatizuar dhe i shërben vetëm korrupsionit. SHBA, shteti tempull i demokracisë për të ndihmuar luftën në shkallë globale kundër korrupsionit ato me vendosmëri ua imponuan deputetëve të parlamentit shqiptar miratimin e Veting-ut në drejtësi, shpallën dhe pritet që të shpallin individë VIP të politikës të vendeve të tjera persona “non grata”. Pra, Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur "non grata" ish-zyrtarë dhe zyrtarë të lartë, në mbarë botën për shkak të korrupsionit. SHBA nuk ka shpallur persona “non grata” për shkak të korrupsionit vetëm në Shqipëri. Shqiptarët duke qenë se janë shteti më proamerikan në botë për faktin se SHBA-të janë aleati strategjik dhe jetik i shqiptarëve dhe Shqipërisë, dhe prandaj shqiptarët duhet t’u janë mirënjohës SHBA-ve edhe për kontributin e jashtëzakonshëm të tyre në shtetndërtimin modern e ligjor si në ndihmën vendimtare në miratimin e Veting-ut ashtu edhe në shpalljen “non grata” për korrupsion të lartë shtetëror të individëve të ndryshëm pavarësisht se cilës politike e partie politike ata i përkasin, me qëllim për ta rrëzuar e çmontuar regjimin diktatorial të korrupsionit dhe për ta çliruar Republikën që Republika t’i kthehet demokracisë. Të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm ata, por edhe ndërkombëtarët e dinë tashmë se çfarë pasojash të rënda i ka shkaktuar Shqipërisë dhe shqiptarëve korrupsioni në këto vite tranzicion. Tani më në fund kjo politikë që e ka mbajtur peng, në moszhvillim e në prapambetje Shqipërinë është ekspozuar dhe konsumuar tërësisht, pasi realisht kjo politika e vjetër që Lulzim Basha e ka quajtur me të drejtë “Trekëndëshi i Bermudës”, kjo politikë ka instaluar në Shqipëri “Diktaturën e Korrupsionit”, diktaturë e cila do konsumohet e degradohet përfundimisht në këtë muaj të fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të 14 Majit 2023 dhe që do të shembet pas kësaj date. Pra, kjo diktaturë korrupsioni pashmangshmërisht do të çmontohet dhe këtë si mision do e kryejë Partia Demokratike, e cila ka mbështetjen e SHBA-ve. Me 14 Maj 2023 është beteja e fundit e korrupsionit të non gratave, dhe non grata është e gjithë politika e vjetër dhe pas 14 Majit do fillojë të bjerë republika e korrupsionit.

Eurodeputetja Viola Von Cramon: Nuk do të ketë më zvarritje, liberalizimi i vizave është kryer

Eurodeputetja Viola von Cramon ka thënë në një intervistë për T7 se procesi i liberalizimit të vizave ka përfunduar dhe se tani asgjë nuk mund ta zvarrisë më këtë proces. Ajo po ashtu ka thënë se të gjitha qeveritë e Kosovës kanë meritë në këtë proces dhe se ajo nuk e sheh veten si meritore pasi që i gjithë Parlamenti Europian ka qenë gjithnjë për liberalizim të vizave për kosovarët, por që procesi është stagnuar për shkak të skepticizmit të disa prej anëtarëve të BE-së. “Nuk ka ndodhur për shkak të insistimit tim apo përkushtimit tim por është sepse vendi juaj i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe ka bërë gjithçka të nevojshme që më në fund të marr dritën jeshile”, tha ajo. “Nuk ka qenë asnjëherë problem në Parlament e as në Komisionin Evropian, por Këshilli Evropian dhe disa përfaqësues të shteteve kanë qenë skeptik. Ne tentuam që të flasim me ata në mënyrë që të ndryshojnë qëndrim dhe të shtyjnë procesin në drejtimin e duhur dhe më në fund pamë rezultatin që dëshiruam. Liberalizimi i vizave për Kosovën ka mund të ndodh më herët pasi që populli juaj e meriton, por fatkeqësisht mori disa vite që të finalizohet ky proces”, shtoi Von Cramon. Ajo thotë se është ndjerë mirë dhe se tani është koha që qytetarët e Kosovës të merren me gjëra tjera më të rëndësishme. “Unë jam ndjerë mirë, megjithatë është një ditë akoma më e mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë pritur aq gjatë. Është mirë që kjo ka përfunduar pasi tashmë mund të merremi me çështje të tjera që janë po aq të rëndësishme”, shtoi Von Cramon. Në fund ajo tha se kishte akterë të ndryshëm në historinë e Kosovës që punuan për liberalizim dhe se merita nuk është e një qeverie të caktuar, por për të gjithë ata që kanë marrë pjesë për vite me radhë në ktë proces. “Kuptohet që Bashkimi Evropian nuk ka aq shumë merita. Me shumë mundësi arritja erdhi nga Qeveri të ndryshme, nga akterë të ndryshëm politik të cilët punuan dhe u siguruan që të gjitha kriteret të përmbushen. Kështu që nuk do ti jepja merita vetëm për një Qeveri të caktuar, por për të gjithë ata që kanë marrë pjesë”, tha ajo. “Nuk ka ndonjë gjë që mund të zvarrisë procesin, tani është çdo gjë e përfunduar”, përfundoi Von Cramon.

NASA jep lajmërimin e fortë: Nesër do bjerë një satelit, ka mundësi që tëvrasë njerëz

 

 

NASA jep lajmërimin e fortë: Nesër do bjerë një

Një satelit i prishur i NASA-s do të bjerë nga hapësira dhe do të përplaset në Tokë të mërkurën. Dailymail shkruan se sipas raporteve ka një në 2500 mundësi që mund të vrasë dikë. Agjencia Amerikane e Hapësirës zbuloi se teknologjia prej 600 paundësh e ngjashme me një makinë shitëse, do të rihyjë në atmosferën e Tokës në orën 21:30 dhe pjesa më e madhe e saj do të digjet në qiell.


Por disa komponentë do t'i mbijetojnë zbritjes dhe NASA paralajmëron rreziku i dëmtimit që i vjen kujtdo është... një në 2,467. Se ku do të jetë saktësisht zona e goditjes mbetet e paqartë, me NASA-n që duhet të ndajë përditësime rreth anijes pasi të rrëzohet përsëri në Tokë. Imazhuesi spektroskopik diellor me energji të lartë Reuven Ramaty (RHESSI) kishte për detyrë të vëzhgonte ndezjet diellore përpara se të çmontohej në 2018 pasi NASA nuk arriti të komunikonte me të. Ky do të jetë sateliti i dytë në pension i NASA-s që do të rrëzohet në Tokë këtë vit. E mëparshme ishte një satelitë 5,400 paund që u rrëzua në janar.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...