Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/01/24

Edi Ramës i plas një tjetër skandal, del videoja pornografike e një kryetari të njohur të bashkisë socialiste në mes të tavolinës së zyrës

 Nuk kanë fund skandalet e kryetarëve të bashkive që ka caktuar kryeministri Edi Rama. Këtë herë nuk ka të bëjë me zbulimin e krimit dhe drogës siç jeni mësuar shpesh të dëgjoni për të besuarit e kreut të qeverisë. Po qarkullon privatisht një video skandal-seksual për një nga kryebashkiakët e tij më të njohur. E quajmë skandal pasi çdo gjë është filmuar në zyrën e tij të punës. Kryetari i bashkisë socialiste shfaqet duke kryer seks oral me një nga punonjëset e bashkisë.


Ndryshimet në kabinetin e Ramës u diktuan nga ‘skandalet e qeverisjes’

Kryeministri Edi Rama riformatoi për herë të tretë brenda dy vitesh kabinetin qeveritar, por analistët politikë vlerësojnë se lëvizjet janë kozmetike dhe nuk e ndryshojnë imazhin e sistemit të ngritur prej tij.

Kryeministri  shpalli para ca ditesh ndryshimet në shtatë poste ministrore në fund të një fjalimi të gjatë përpara Asamblesë së Partisë Socialiste, pa shpjeguar motivet e riformatimit të kabinetit të tij.

Ai vendosi të largojë nga kabineti i tij ministren e Jashtme, , atë të Bujqësisë,  dhe ministren e Arsimit,  – ndërsa përsëriti premtimin se nuk do të mbrojë askënd që do të përballet me drejtësinë.

Ky ishte ndryshimi i tretë dhe më i madhi në qeveri prej kohës kur Rama mori një mandat të tretë qeverisës në vitin 2021.

Një vit më parë, ai shkarkoi zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, i cili aktualisht është në arrati i akuzuar nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion dhe pastrim parash në dosje të lidhura me aferën e inceneratorëve.

Në korrik, Rama shkarkoi edhe ministrin e Brendshëm, Blendi Çuçi si përgjigje ndaj zemërimit publik përballë një tjetër skandali që përfshiu Policinë e Shtetit dhe familjarët e afërt të ish-deputetit të Krujës, Rrahman Rrahja.

Të paktën dy nga ministret e larguara këtë javë kanë qenë gjithashtu në shenjestër të akuzave publike.

Ish-ministrja Xhaçka ka edhe mandatin e deputetes në pikëpyetje për shkak të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, që pasoi përfitimin nga bashkëshorti i saj i statusit të investitorit strategjik, ndërsa Krifca ikën nga Bujqësia pak muaj pasi Bashkimi Europian njoftoi pezullimin e fondeve IPARD në bazë të dyshimeve për korrupsion. Çështja është aktualisht nën hetim nga Prokuroria.

Ndryshimet e fundit në qeveri janë të lidhura sipas analistëve politikë me skandalet në qeverisje dhe hetimet që po kryhen aktualisht nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.

, një nga drejtuesit e medias online, Lapsi.al,  i tha BIRN se këto ndryshime reflektojnë nevojën e kryeministrit Rama për të ndërmarrë një akt “pas dhjetra skandaleve që kanë rrënuar imazhin e tij”.

“Pikërisht skandalet dhe çështjet e nxehta të abuzimeve dhe vjedhjeve në dhjetëra milionë euro e kanë detyruar Ramën të bëjë lëvizjet e fundit, me shpresën se ato mund të krijojnë perceptimin se tani diçka po ndryshon dhe kohës së keqpërdorimeve po i vjen fundi,” tha Shkullaku.

Por Shkullaku vlerëson se korrupsioni në qeverisjen e Ramës “nuk është një çështje e emrave të përveçëm, por e një sistemi të tërë”.

Edhe , drejtor i televizionit informativ News 24, i tha BIRN se arsyeja kryesore pas ndryshimeve lidhet konsumimin e qeverisjes dhe hetimet e SPAK.

“Ajo që gjykoj në këto rrethana është një lëvizje për të ulur koston e figurave të konsumuara në qeveri,” tha ai.

Rakipllari vlerëson megjithatë se ministret e shkarkuara ndajnë profile të ndryshme.

“Xhaçka është një nga ministret më serioze dhe me bilanc në drejtimin e politikës së jashtme, ndërsa Krifca u pompua si figurë e re menaxheriale, por që nuk rezultoi e tillë,” shtoi Rakipllari.

‘Ndryshime kozmetike'

Në pushtet që prej vitit 2013, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer vartësit sa herë që pushteti i tij është tronditur nga skandale korrupsioni apo pakënaqësi popullore në rritje.

Ekipi i tij politik i vitit 2013 është zëvendësuar pothuajse tërësisht nga zyrtarë të profilit teknik – pa ndonjë lidhje të dukshme me Partinë Socialiste.

Në të njëjtën linjë, Rama promovoi në tre postet kyçe të kabinetit të tij ish.zv.ministrin  si ministër të Financave, diplomatin  në postin e ministrit të Jashtëm dhe Albana Koçiun në Ministrinë e Shëndetësisë.

Sipas Shkullakut, këto janë ndryshime kozmetike, pa asnjë risi për sistemin e ngritur tashmë nga Edi Rama.

“Qeveria Rama është duke prekur fundin e saj dhe nuk besoj se këto ndryshime do të prodhojnë ndonjë performancë çudibërëse,” tha Shkullaku. “Sistemi që Edi Rama ka ngritur është e pamundur të thyhet me ndryshime kozmetike, për më tepër kur ai vetë nuk ka vullnetin apo fuqinë për ta ndryshuar,” shtoi ai.

Mungesa e një analize qeverisjeje dhe vendimmarrja vetjake pa konsultim me organet drejtuese të partisë, tregon sipas Shkullakut, se PS është kthyer në një “repart ushtarak që thjesht ngre dorën për çdo vendim të kryeministrit”.

Shkullaku e shikon fjalimin e kryeministrit Rama si tregues të distancimit të tij nga emrat qeveritarë të akuzuar për korrupsion, duke mbrojtur sistemin e ngritur prej tij.

“Pikërisht në këtë tentativë për të shpëlarë sistemin që ai vetë ka ngritur, Rama projektoi dhe ndryshimet në qeveri, duke larguar disa emra të akuzuar për abuzime dhe futur disa të tjerë që kanë qenë larg kupolës drejtuese të Rilindjes,” analizoi ai.

Rakipllari mendon gjithashtu se emrat e rinj e forcojnë rolin dhe protagonizmin e Ramës në qeveri.

“Risia e vetme janë emrat e rinj teknikë, surprizë të zgjedhur nga Kryeministri, për të cilët nuk ka akuza apo vlerësim negativ,” tha Rakipllari, ndërsa shtoi :” me ndonjë përjashtim, ata nuk ofrojnë ndonjë garanci si në aspektin menaxherial, ashtu edhe politik”.

Ku i iku Arben Ahmetaj ?



Radhën e ka  ....


Madhësia e tekstit:


TIRANE

Kryeministri Edi Rama edhe në këtë dalje publike të fundit për këtë vit para mediave nuk i ka kursyer ironitë për gazetarët, pasi u pyet në lidhje me ndryshimet në qeveri dhe si për ‘përplasje me klane në PS’.

Kreu i qeverisë përfshiu në këtë ‘konspiracion të madh’ kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe ish-ministrin Fatmir Xhafaj.

Pyetja e gazetarit të ‘News24’& ‘BalkanWeb’ Klajdi Bodlli: Zoti Rama a ishin lëvizjet në qeveri një lëvizje e detyruar për të ulur përplasjet mes klaneve në PS dhe a kishte një pakt midis Erion Veliajt dhe Fatmir Xhafajt për të goditur elemente të caktuar brenda PS duke përdorur Policinë e Shtetit dhe Forcën e Ligjit. Si rastet e Arben Ndokes, Çukos dhe Dakos?

Rama: Përsa i përket konspiracionit. Ka një komplot në PS. Jam i shqetësuar për këtë. Është një lëvizje konspirative. Jemi duke menduar për një gjyq popullor edhe për dënime të rënda, shumë të rënda. Internime, punë të detyruar, dhe nuk diskutohet që koka e këtij komploti është kryetari i bashkisë së Tiranës. Ai është në krye të komplotit, mbështetur nga ish-ministri (Xhafaj). Ka edhe emra të tjerë, por po hetojmë për këto lidhje. Dyshohet shumë edhe për përfshirje të institucioneve të tjera në këtë konspiracion. Ka të dhëna që ka edhe një studim shkencor të Monika Kryemadhit për goditjen me sukses të konspiracionit. Më vjen keq që më kapët gafil. Veliaj mund të dalë në tv sa herë të dojë, të mbjellë pemë, por ndonjë ditë do të varet tek ato pemë. Kjo do të pasqyrohet edhe në veprën time 21. Dhe një kopje të tyre do jua dedikoj juve të News24.


Edi Rama Rama largon pas 10 vitesh Suela Bedenin nga SHISH, Blend Çobani emërohet Inspektor i Përgjithshëm

 

Suela Bedini do e gjunjezojë kryeministrin shqiptar ngase ka informata të sakta për korrupsionin e Edi Ramës!

Rama largon pas 10 vitesh Suela Bedenin nga SHISH, Blend Çobani
Suela Bedeni

Kryeministri Edi Rama ka larguar Suela Bedenin nga posti i inspektores së Përgjithshëm të qeverisë në Shërbimit Informativ të Shtetit.

Me një vendim të marrë sot nga qeveria, bëhet me dije se në këtë post do të emërohet Blend Çobani. Ky i fundit është me një karrierë të gjatë në SHISH.

Sulea Bedeni largohet nga ky post pas 10 vitesh. Në vitin 2013 ishte vetë Rama që njoftoi emërimin e saj. “Suela Bedeni ka kaluar një procedurë të gjatë specifike seleksionimi mes shume kandidaturash dhe ka marrë sot pëlqimin e Këshillit të Ministrave. Gjatë intervistës së fundit që sipas procedurës duhet të bënte edhe mua, më la një mbresë të fortë për pasionin me të cilin fliste për këtë fushë që në imagjinatën tonë është kaq e largët me rolin e gruas. Koha do të jetë edhe në këtë rast gjykatësi më i mirë për drejtësinë e zgjedhjes së një gruaje në një "punë burrash", por për sa më takon kam besimin e plotë se kjo pedagoge e re universitare është zgjedhja e duhur për një detyrë ku inteligjenca dhe integriteti bëjnë diferencën”, shprehej Rama.

A do të jetë McGonigal fundi i Edi Ramës?

A do të jetë McGonigal fundi i Edi Ramës?

Edi Rama dhe McGonical 

Rasti McGonigal është prova e madhe dhe e pakundërshtueshme se qeverisja e Ramës është e paligjshme dhe këto skandalet e tjera qe SPAK po heton sot janë rrjedhojë e të njëjtit sistem, themelet e të cilit janë tek informacionet e rreme të dala nga zyra e Edi Ramës, kundër një opozite që atëherë e kishte kundërshtare të fortë...

Nëse mënyra se si po funksionon SPAK për t'i dhënë fund korrupsionit në Shqipëri do të vendoset si standard, atëherë Edi Rama duhet të ishte burgosur me kohë e dënimi të qe, burg përjetë. 

E themi këtë duke iu referuar rasteve korruptive që janë aktualisht në syrin e ciklonit, por edhe të opinionit publik dhe atyre që janë aktualisht në burg ose në prag të tij.

Akuzohet Ilir Beqaj për koncencionin e Sterilizimit, edhe pse nuk ka një pjesëmarrje (firmë e vulë) të drejtpërdrejtë në proces. Vetëm me prova dytësore (me logjikë po e po) vërtetohet që afera korruptive është drejtuar prej tij.

Akuzohet Sali Berisha se ka influencuar si Kryeministër i kohës, që dhëndri i tij të përfitonte pronat e familjes dhe miqve te vet biznesmenë për të ndërtuar më pas kulla, por përfshirje të drejtpërdrejtë me firmë e vulë nuk ka gjëkundi.

Pra, meqë këta kopukë janë boll të mençur sa për të mos lënë gjurmë të pastra dhe nëse do ta pastrojmë Shqipërinë nga hajdutët kështu, sa kohë i ka mbetur Edi Ramës?

Në edicionin e djeshëm, Zëri i Amerikës publikoi dokumente të reja që e përforconin bojën e vulës se çështja McGonigal është një skandal i financuar nga Tirana zyrtare.

Në zbulimet e reja citohet një agjent i FBI-së që i shpreh dyshime shefave të tij se, çfarë vlere ka të hetohet çështja e lobimit të një partie opozitare të një vendi tjetër (Shqipërisë), kur institucioni nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të hetuar çështje shumë më të rëndësishme dhe që kërcënojnë realisht sigurinë e SHBA. Dosja e stisur e hapur dhe nxitur nga McGonigal u mbyll sapo ky i fundit doli në pension.

Çështja është e pastër, me të zezën mbi të bardhë si rrallë herë.

Agron Neza dhe Dorian Duçka (këshilltar i Ramës), pasi ia sollën Kryeministrit të Shqipërisë, McGonigalin në Tiranë, paguan njëri 225 mijë dollarë për zyrtarin e lartë të FBI-së e tjetri dëshmitarët që dëshmuan në Amerikë kundër rivalëve politikë të Edi Ramës.

Çfarë interesi paskan pasur këta dy biznesmenë kundër Partisë Demokratike për të lobuar kaq lart dhe larg për ta shkatërruar atë?

Edi Rama nuk ka gjëkundi as firmë as vulë në këtë çështje, mund të thotë dikush. Kjo është e vërtetë, por Rama nuk e mohon dot qe e ka takuar McGonigalin në zyrat e shtetit dhe pasi e quajti publikisht "mik" nuk e vërtetoi dot se nga mbiu kjo "miqësi", rrjedhojë e të cilës ishte hapja e një çështje, flluskë sapuni për amerikanët, por dëm i jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Të mos harrojmë që bëhet fjalë për vitin 2017 pasi Rama kishte kaluar mandatin e parë dhe donte dëshpërimisht një të dytë. Më një opozitë të shëndetshme ai, por edhe çdo njeri me dy para mend në kokë, e di se do ta kishte shumë të vështirë të qeveriste.

Pra Edi Rama ka kryer një krim. Jo vetëm kundrejt Luzim Bashës dhe karrierës së tij politike. Kjo duket e parëndësishme sot. Edi Rama ka kryer një krim kundër demokracisë dhe një sistemi të tërë shtetëror duke e nxjerrë jashtë funksioni, çka i dha mundësinë atij të qeverisë i qetë si t'ia donte qejfi.

Rasti McGonigal është prova e madhe dhe e pakundërshtueshme se qeverisja e Ramës është e paligjshme dhe këto skandalet e tjera qe SPAK po heton sot janë rrjedhojë e të njëjtit sistem, themelet e të cilit janë tek informacionet e rreme të dala nga zyra e Edi Ramës, kundër një opozite që atëherë e kishte kundërshtare të fortë./

FBI amerikane se shpejti do te zbarkoje ne Tirane per ekstradimin e Edi Rames i cili do të hetohet nga Drejtesia amerikane

 

Zëri i Amerikës: Agron Nezaj, pika e lidhjes mes Ramës dhe

Agron Nezaj

Në Tiranë, Agron Nezaj, një prej personave kyç në çështjen e ngritur në Shtetet e Bashkuara ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, për lidhjet e tij me Shqipërinë, u thirr të hënën në Prokurorinë e Posaçme, ku qëndroi për afro 6 orë. Ai nuk pranoi të jepte deklarata apo komente mbi çështjen për të cilën ishte thirrur. Dokumenta të Drejtësisë amerikane të para nga Zëri i Amerikës, vënë në dukje se në gjysmën e parë të vitit 2018, shqiptaro-amerikani Nezaj u bë një burim konfidencial i FBI-së, për hetimet e saj mbi kontaktet dhe lëvizjet e zotit McGonigal në Shqipëri.

Prokuroria e Posaçme shqiptare u vu në lëvizje nga një padi e deputetit demokrat Gazmend Bardhi, ku kërkohej të zhvilloheshin hetime për përfshirjen e mundshme të kryeministrit Edi Rama, i cili ishte takuar disa herë me zotin McGonigal, në Tiranë dhe Shtetet e Bashkuara. Shqiptaro-amerikani Nezaj, rezulton të ketë qenë pika e lidhjes mes ish zyrtarit të FBI-së dhe kryeministrit shqiptar. Ky i fundit ka deklaruar se zotin Nezaj “nuk e kam njohur më parë asnjë herë. Nuk kam shkëmbyer as letra, as interesa dhe asgjë tjetër, por e kam takuar vetëm në praninë e ish zyrtarit të lartë të FBI-së”. Në takimet mes tyre, ka qenë i pranishëm dhe zoti Dorian Duçka, i cili po ashtu përmendej në aktakuzën ndaj zoti McGonigal. Zoti Duçka, një ish-zyrtar i qeverisë, ka shërbyer më pas, siç ka deklaruar dhe vetë zoti Rama, si këshilltar i jashtëm i tij.



A do të jetë McGonigal fundi i Edi Ramës?




Zoti McGonigal, pranoi në shtator fajësinë për 225,000 dollarë të marra nga zoti Nezaj. Kishte qenë vetë McGonigal ai që në gusht dhe më pas në shtator të vitit 2017 i kishte kërkuar Nezaj nëse mund t’i siguronte një sasi parash, të cilat ky i fundit ia dha përgjatë vjeshtës së atij viti në tre episode të ndryshme.

Zëri i Amerikës ka lexuar dokumentin që prokurorët e Departamentit të Drejtësisë i dorëzuan më 5 janar 2024 gjykatës. Ata kërkojnë 30 muaj burgim dhe 95 mijë dollarë gjobë “për shkelje të rëndë të besimit të publikut”.

Në dokument shpjegohet se zoti McGonigal i ka kërkuar paratë me justifikimin se i duheshin për shkak të presioneve financiare dhe shpenzimeve për universitetin për fëmijët e tij dhe i kishte thënë shqiptaro-amerikanit Nezaj se do t’ia kthente ato. Zoti Nezaj priste që në të ardhmen të bashkëpunonte me zotin McGonigal për biznese fitimprurëse.

Sipas prokurorëve të çështjes, zoti McGonigal jo vetëm nuk deklaroi marrjen e parave, por avancoi interesat e biznesit të zotit Nezaj dhe gënjeu FBI-në për aktivitetet e tyre të përbashkëta, duke fshehur kështu faktin që ai kishte konflikt interesi dhe interesa financiare private.

“Kjo përbën në thelb korrupsion që minon transparencën dhe besimin në integritetin e Degës Ekzekutive të qeverisë. I pandehuri ishte betuar se do të hetonte dhe parandalonte krimet kundër Shteteve të Bashkuara dhe jo t’i kryente ato”, thuhet në dokument.

Pranimi i fajësisë u bë në shtator, në gjykatën federale në Uashington, në bazë të një marrëveshjeje mes prokurorëve dhe avokatëve të zotit McGonigal. Ai pranoi fajësinë për një prej pikave të aktpadisë, atë për fshehjen e provave materiale, dhe prokurorët hoqën dorë nga tetë pikat e tjera.

Zoti McGonigal ka pranuar të gjithë akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet me kryeministrin Rama dhe zotin Duçka. I pyetur nga gjykatësja Colleen Kollar-Kotelly, nëse më 25 nëntor, ai kishte “informuar Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë … për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm ‘për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama’, zoti McGonigal u përgjigj “Po”.

Në akt-padi nuk identifikohet lobuesi amerikan dhe as partia shqiptare.

Por më 14 nëntor të vitit 2017, lobisti Nick Muzin, depozitoi në Departamentin e Drejtësisë, ndonëse me vonesë, dokumentet mbi aktivitetin lobues të disa muajve më parë për llogari të PD-së.

Ish zyrtari i FBI-së informoi Departamentin amerikan të Drejtësisë për këtë rast, më 25 nëntor, “pasi një ditë më parë ai kishte marrë informacion mbi lobistin amerikan nga personi B”, i identifikuar si Dorian Duçka.

Në atë kohë, pikërisht dy ditë më parë, më 22 nëntor, BIRN, kishte bërë publik faktin se Muzin kishte deklaruar se kishte marrë 500 mijë dollarë nga Partia Demokratike.

Ndërsa në janar 2018, ish zyrtari i FBI-së, merr sërish informacion, këtë herë nga shqiptaro-amerikani Nezaj. Ky i fundit, sipas aktakuzës, e ka marrë informacionin nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë. Kur vitin e kaluar foli në parlament për këtë çështje zoti Rama tha se “koha së cilës i referohet ky moment, përkon me ditët pasi skandali kishte dalë në media këtu dhe unë apo zyra ime, nuk kishim asgjë tjetër lidhur me këtë, përveç informacioneve të dala në media se po t’i kishim, si do i mbanim, të fshehura?”, duke shtuar se “po të kisha patur çfarëdo informacioni, më shumë se ato që dolën në media, për faktin e tmerrshëm që rusët financonin opozitën më të madhe të këtij vendi për të rrëzuar qeverinë, do t’ia kisha përcjellë kujtdo që të mundja, pa asnjë diskutim, nga organizatat partnerë të ndjeshme për këto çështje dhe FBI-së patjetër, të parës fare”.

Por në fakt, në atë kohë, nuk ishte folur për financime ruse. Shkrimi i botuar nga BIRN nuk merrej fare me këtë çështje, e cila doli në dritë më vonë, në mars 2018, pas dyshimeve të ngritura nga një shkrimi i botuar nga revista amerikane “Mother Jones”.

Nga ana tjetër, kryeministri nuk ka dhënë asnjëherë shpjegime se përse Nezaj dhe Duçka u angazhuan drejtpërdrejt në këtë çështje, i pari duke u bërë burimi konfidencial i FBI-së për këtë rast, dhe i dyti, këshilltari i zotit Rama, duke sponsorizuar udhëtimet e dëshmitarëve nga Europa për takimet e tyre me FBI-në.

Nga ana e tyre, dokumentat e siguruar nga Zëri i Amerikës, dëshmojnë se hetimi ishte hapur në shkurt të vitit 2018, për disa mospërputhje në plotësimin e dokumentave të FARA-s, ligjit për regjistrimin e lobistëve dhe se kishte ngjallur pikëpyetje dhe te vetë personeli i FBI-së.

Pikëpyetjet e zyrtarëve të FBI-së lidhur me kërkesën për hetimin e lobistit

Në mbështetje të këtij fakti, prokurorët bashkangjisin një letër të një agjenti të FBI-së ku janë redaktuar disa të dhëna identifikuese. Letra mban datën 16 mars 2018 dhe zyrtari që e shkruan pyet se “pse në kushtet e burimeve të kufizuara dhe faktin që shumë zyra në terren kanë vështirësi të hetojnë kërcënime” më serioze, zyra e Nju Jorkut kërkon hapjen e një hetimi për të meta në regjistrimin si FARA, duke e paraqitur këtë si kërcënim për sigurinë kombëtare?”

Më tej, zyrari shkruan se kërkon që të jetë në gjendje t’u përgjigjet eprorëve nëse lindin pyetje. “Do të doja t’ju shpjegoja atyre se pse po punojmë për një çështje SIM/FARA të lidhur me Shqipërinë, kur çdo ditë unë luftoj për burime për disa çështje të sigurisë kombëtare që kanë lidhje me disa vende që paraqesin kërcënim të lartë si..”, thuhet në letër ku emrat e vendeve të tjera janë të fshira.

Po ashtu është bashkangjitur edhe vendimi për mbylljen e hetimit, që mban datën 25 korrik 2019, pas daljes në pension të zotit McGonigal, ku thuhet se “zyra e FBI-së e Nju Jorkut nuk ka arritur në përfundimin se —- (emër i redaktuar) ka kryer aktivitet kriminal ndërsa përfaqësonte një forcë politike të huaj dhe se kishte plotësuar dokumentacionin e duhur për FARA-n në Departamentin e Drejtësisë”. Në këtë vendim përmendet me emër Partia Demokratike e Shqipërisë.

Prokurorët e Departamentit të Drejtësisë i kanë kërkuar gjykatës, dënimin e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal me 30 muaj burgim dhe një gjobë prej 95 mijë dollarësh, “për shkelje të rëndë të besimit të publikut”, siç thuhet në memorandumin lidhur me akuzat e për rastin e Shqipërisë.

Ish-zyrtari i lartë i kundërzbulimit të FBI-së, pranoi në gusht fajësinë dhe në një gjykatë në Nju Jork lidhur me akuzën për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë, duke punuar pas daljes në pension për oligarkun rus Oleg Deripaska, të cilin më parë ai e kishte hetuar./SPAK

Dosja “McGonigal” në Shqipëri është kthyer në një novelë. Kryeministri i vendit, Edvin Rama mund të ekstradohet nëse është i implikuar në këtë dosje.

 

SPAK nisi hetimet për 

 Opozita  shqiptare ka nxituar me qëndrimet e saj në lidhje korrupsionin e Edi Rames më agjentin e FBI-se “McGonigal” !

“Procedura është që verifikon, pasi bëhet denoncimi, bëhet verifikimi i denoncimit.

Meqë problem është me Edi Ramën, tate po e verifikojnë.  Çështja penale kryesore ka filluar në Uashington. 

Ju si mendoi nëse del i implikuar Edvin Rama ata nuk do ta ekstradojnë? 100 % që po. 

Hetimi nuk nis këtu sepse do prova.

 Ku i gjeti provat FBI për Kryeministrin  e Shqipërisë Edvin Kristaq  Ramen? 

Këta nxitohen kot. Instituti i akuzës ka të drejtë të kërkojë provat. FBI-ja është polici sekrete. 

Tani drejtuesi i FBI-së takon këtë të dojë…SPAK do të fillojë të punojë atëherë kur të marrë, ish-kryeministri apo ish-ministra në padi penale”

Kujtojmë që dje SPAK njoftoi se ka nisur hetimin për dosjen Edvin Rama-McGonial, pas kërkesës nga deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Ndërkohë duke u ndalur te gjyqi në Apel për vulën e PD,  thuhet se është Sali  Berisha ai që mban peng partinë. 

“Gjykata i ka hedh në lojë, Saliu është ai që mban peng PD. 

Tani ka nxjerrë, Rama i tha McGonigal, ambasadorja ka pasur takime. Por përse nuk I bëhet pyetja çfarë ka ambasadorja me ju? Duhet të dalin prova që kanë qenë në bashkëpunim, por jo përse kanë zhvilluar takime”

 Avokati i njohur shqiptar Spartak Ngjela tha se ata që kanë frikë nga drejtësia e re janë me Moskën. 

 “Çështja mund të zgjasë edhe në dy vite. Deri në tre e kemi ne, pastaj ka edhe kërkesa për afate.

Korrupsioni lartë shtetëror sot është me Moskën. Ata që janë të trembur nga anti-korrupsioni, me Moskën i keni. Ata që kanë rënë nga pushteti. Ata që janë trembur…”, nënvizoi ndër të tjera avokati Ngjela.

“…Çfarë mendoni se do të ndodhë në Ballkan, nëse ne ikim nga Ukraina dhe lejojmë që Rusia të jetë në gjendje të vazhdojë kasaphanën? Çfarë mendoni se do të ndodhë në Poloni, Hungari?” – citohet Biden.

 


Gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë këtë të premte, presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar se braktisja e Ukrainës, do të zhvendoste konfliktin në Ballkan, Poloni, Hungari.

“…Çfarë mendoni se do të ndodhë në Ballkan, nëse ne ikim nga Ukraina dhe lejojmë që Rusia të jetë në gjendje të vazhdojë kasaphanën? Çfarë mendoni se do të ndodhë në Poloni, Hungari?” – citohet Biden.

Mediat raportojnë se ndihmësit kryesorë të Biden kanë vënë në dijeni anëtarë të Kongresit amerikan, se heqja dorë nga ndihma për Ukrainën, do të mundësonte Rusinë të fitonte luftën në pak javë.

A do të ndezë skizofreni rus Vlladimir Putin së shpejti luftën e ardhshme në Europë?

 




Me këtë pyetje e nis gazeta e njohur gjermane, Bild, një artikull mbi një luftë të mundshme në Ballkan. 

Ekspertët e Ballkanit paralajmërojnë për zhvillimet në Serbi nën presidentin Aleksandar Vuçiç.

“Putini do të krijojë një fushë të dytë beteje në tokën europiane përpara zgjedhjeve europiane në Ballkan” – me ndihmën e presidentit serb, citon Bild aktivisten europiane Kati Schneeberger. Me “fushë beteje të mundshme” ajo nënkupton konfliktin e Kosovës. Sfondi: Serbia zyrtarisht e konsideron këtë rajon si “krahinë autonome”, vijon artikulli.

Bild bën kontrollin e krizës me ekspertin serb Jakov Devçiç, kreu i zyrës së jashtme të Serbisë/ Malit të Zi të Fondacionit Konrad Adenauer, duke renditur disa fakte qe sollen pershkallezim te situtaes se siguriose ne Ballkan

Shtator 2022. Sinjali i qartë: Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministrat e jashtëm të Serbisë dhe Rusisë nënshkruajnë një marrëveshje për bashkëpunimin e ardhshëm – gjashtë muaj pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Dhe: Serbia ende nuk po merr pjesë në sanksionet e BE-së kundër Rusisë.

Maj 2023: Aleksandar Vulin (ish-shefi i inteligjencës) dhe Ivica Daçiç (ministër i Jashtëm) përfaqësojnë Serbinë në konferencën e sigurisë në Moskë.

Devçiç tha: “Ka rryma të qarta pro-ruse në peizazhin politik serb. Të dy ish-shefi i inteligjencës Vulin dhe Daçiç përfaqësojnë pozicione pro-ruse. Moska është e vetëdijshme se si ta irritojë Perëndimin politikisht”.

Derisa Vulin dhe Daçiç janë në Moskë, ka trazira serioze mes ushtarëve të KFOR-it (NATO) dhe serbëve të Kosovës në veri të Kosovës. 30 ushtarë nga aleanca perëndimore u plagosën.

Shtator 2023: Tensionet përshkallëzohen kur 30 paraushtarakë serbë të armatosur rëndë sulmuan oficerët e policisë në veri të Kosovës. Vritet një polic kosovar. Vuçiç ka trupa të dislokuara në kufi – më kërcënues se sa ka qenë prej vitesh!

Eksploziv: Milan Radojçiç (Srpska Lista) merr përgjegjësinë për sulmin, ikën në Serbi, arrestohet, por lirohet pak kohë më vonë.

“Hetimi është ende në vazhdim. Radojçiçit iu ndalua të largohej nga vendi. Është e rëndësishme që BE dhe SHBA të vazhdojnë të kërkojnë një hetim gjithëpërfshirës për atë që ka ndodhur nga pala serbe”, tha Devçiç.

Tetor 2023: Në vend që të shkojë në samitin BE-Ballkan, Vuçiç udhëton në Kinë dhe takohet me Putinin atje – dhe nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë me Kinën në margjinat e samitit të Rrugës së Mëndafshit!

Janar 2024: Serbia shpall rifutjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Një mobilizim?

Një luftë e nxehtë është “më tepër e pamundur”, tha Devçiç, sepse “shumica e serbëve nuk duan ta njohin shtetin e Kosovës në asnjë formë, por gjithashtu nuk janë të gatshëm të hyjnë në luftë për të”.

Konkluzioni: “Situata në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi është shumë e brishtë. Pa më shumë prani perëndimore dhe rrjedhimisht gjermane në veri të Kosovës, nuk do të ketë paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor”, tha Devçiç.

Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...