Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/03/08

Prapaskenat, pse Princ Leka regjistroi me video sherrin me Elian?

 

Prapaskenat, pse Princ Leka regjistroi me video sherrin me Elian? 

Gazetari Andi Llabuti ka dhënë detaje në lidhje me publikimin e videos së Princ Lekës gjatë përplasjes me Elia Zaharinë.

Regjistrimi i videos nga Leka në momentet e përplasjes sipas tij nuk është bërë me skenar por për vetëmbrojtje.

Elias i dha rezidencën dhe ka kërkuar edhe më tepër. Ky është një inat që është akumuluar pas lajmeve që dolën para incidentit për lidhjen e re të Princit. Ajo video që ne pamë ishte shpërthimi i të gjithë mllefit që mbante tashmë familja Zaharia. Për sa i përket pamjeve të dhunës, që është dhunuar princi  dhe që zoti Zaharia del me një shpatore prej druri në dorë duke zbritur shkallët këtë video me çfarë kam lexuar në një status nga princi, thoshte kam denoncuar te policia dhe policia pabesisht nxjerr pamjet. Kërkoj që pamjet të largohen nga çdolloj rrjeti.

Ne të gjithë e dimë se ne shqiptarët jemi gjaknxehtë. Princi të jep një respekt sa të vë në siklet. Jo më të përdorë dhunë e aq më tepër te e ëma e fëmijës. S’do donte kurrë të dhunonte nënën e fëmijës në prezencë të fëmijës. Do ishte një traumë për të.

Dëgjoj lart e poshtë që ishte skenar. Duke e ditur shumë mirë se ata njihen që para 15 vitesh, duke njohur temperamentin e saj ka thënë po i bëj një video se kushedi çfarë do shpifë për mua. Nuk është skenar por vetëmbrojtje.”-tha Llabuti.

Shkruar nga Fadil Lepaja : Epopetë e (pas)luftës: Haga përballë Prekazit

 

Epopetë e (pas)luftës: Haga përballë Prekazit


Po të mos kishte ekzagjerime, pas luftës kuptohet, lidhur me meritat për çlirimin e Kosovës, do të kuptohej shpejtë  përse makinerisë vrastare të Serbisë, asokohe, mund t’i bënte ballë vetëm NATO- ja ndërsa UÇK-ja ishte veç një përpjekje e penguar, e pazhvilluar mirë dhe si e tillë edhe duhet të vlerësohet, të respektohet dhe pasqyrohet në librat tonë të historisë dhe në shoqëri. Kjo e bën të mundur një marrëdhënie të sinqertë me vetveten dhe me miqtë...

Sërish erdhi marsi. Nuk ka lajme nga Haga. Është bërë përditshmëri. Më saktë, absurd. Grackë logjike. Për të dëshmuar pafajësinë, disa çlirimtarë u  duhet të mohojnë gjithë të vërtetën për luftën. U duhet ti quajnë ekzagjerime. Bëhet fjalë për të vërtetën e shkruar nëpër kujtime, të përfolur nëpër fushata parazgjedhore, apo ndeja publike. Bëhet fjalë për lirinë e çlirimtarëve dhe lirinë e qytetarëve. Sa i përket popullit, ka vetëm një problem. Nuk duhet ngatërruar lufta dhe paslufta.

Çdo luftë herët a vonë kryhet. Por, politika, gjithnjë e vazhdon  luftën me mjetet e veta. Shumë militantë, duke mos pranuar të vërtetën dhe duke e zbukuruar realitetin, sidomos duke arkëtuar me vota apo pasuri, kontributin e tyre të (pas)luftës, sollën qytetarët në një gjendje konfuze. Tu besojnë syve të vet apo fjalëve të pasluftës. I bënë qytetarët të dyshojnë në vetvete. Disa çlirimtarë shkuan edhe më tej. Thanë se ky popull nuk i meritonte sakrificat e këtyre çlirimtarëve. Sidomos kontributin e të gjallëve. Kishte nga ata që pa e quanin popullin “narod” dhe ja bënë haram gjakun e heronjve, vetëm sepse populli nuk i votoi. Populli e kishte kuptuar gabimisht mesazhin: u sollëm lirinë dhe tani mund të votoni sipas dëshirës. Gabon edhe populli.

Edhe pse heronjtë e kanë thënë fjalën e tyre të fundit është pikëpyetje e madhe kush ka të drejtë të flasë në emër të tyre: populli apo politika? Varësisht nga përgjigja që i jepni tregoni përse është luftuar: për liri apo për pushtet.

E pra, njëra palë thotë se “disa çlirimtarë” kishin kryer krime, e tjetra thotë ...kemi ekzagjeruar, menjëherë pas lufte. Madje edhe dëshmitarët e prokurorisë e pranojnë se ishte eufori, kishte ekzagjerime, edhe me akuzat. Tash, qytetarët, pra, të gjithë e kanë të qartë, ata që kërkonin pushtet në emër të luftës dhe heronjve, paskan ekzagjeruar. Aq më tepër ata e pranojnë vet, sa herë që u nxjerrin si dëshmi fjalët e tyre. Pra, e qartë, ata ndodheshin kryesisht “larg llogoreve të luftës”. Edhe dëshmitarët që kërcënonin nëpër media se do të flisnin nëse nuk u jepnin poste, tash e pranojnë se kanë ekzagjeruar me deklaratat. Edhe dëshmitarët duhet të dëshmojnë se kanë gënjyer. Nëse nuk kanë gënjyer, përse i morën postet?

Qytetarët , si zakonisht edhe atëherë edhe tani, mbeten dyshues. Në fakt, duan të besojnë por më nuk e vënë dorën në zjarr për askënd. Ata që besojnë, edhe kur ekzagjeron, janë avokatët. Më së shumti besojnë ata që paguhen më mirë. Ata të mbrojnë me çdo kusht. Mjafton që shteti t’i paguaj. Ndërsa prokurorët dyshojnë, sipas detyrës zyrtare. Mjafton të  akuzojë dikush publikisht apo të lavdërohesh vet. Në këtë rast futesh në rrugë pa krye. Nuk shpëton dot nga akuzat pa e dëshmuar se ke gënjyer, se je mburrur kot, se ke ekzagjeruar. Aq më keq, kjo duhet bërë me fakte. Nuk të beson kush pa i bindur se di të gënjesh. Në rregull, të gjithë e dinë se politika gënjen, por çlirimtarët ... lëre fare, është absurd. Ishte vetëm ekzagjerim.

E pra, po të mos kishte ekzagjerime, pas luftës kuptohet, lidhur me meritat për çlirimin e Kosovës, do të kuptohej shpejtë  përse makinerisë vrastare të Serbisë, asokohe, mund t’i bënte ballë vetëm NATO- ja ndërsa UÇK-ja ishte veç një përpjekje e penguar, e pazhvilluar mirë dhe si e tillë edhe duhet të vlerësohet, të respektohet dhe pasqyrohet në librat tonë të historisë dhe në shoqëri. Kjo e bën të mundur një marrëdhënie të sinqertë me vetveten dhe me miqtë.

Ndërkaq, historia shkruhet për të mos u harruar, ndërsa mësohet për të mos u përsëritur... Epo, është ekzagjeruar o njerëz, me shkrim dhe me gojë...epopeja e të gjallëve ishte vetëm interpretim politik i (pas)luftës. Heronjtë nuk flasin, nuk argumentojnë me fjalë, ata u bënë urë, themel, simbol, kuptim. Prandaj, mos flisni në emër të tyre. Ata e kanë thënë fjalën e tyre të fundit. Për ta marsi do të vijë gjithnjë i njëjtë.

Marsi duhet të ketë arritur edhe në Hagë, nga andej nuk ka ndonjë lajm. As portalet më nuk i kapin më fjalët. Vetëm televizioni shtetëror e kryen këtë obligim. Asgjë çka flitet, më nuk përbën lajm. Më as shkuarja eventuale e Edi Ramës, nuk do të përbëjë lajm. Nuk ka epope që nuk e zverdhë përditshmëria. Pastaj, është mësuar mësimi i madh: koha e pasluftës dhe luftës nuk futen dot në të njëjtën fletë të historisë.

Laert Skiroi : Kush nuk njeh një fëmijë, mbron një burrë

 

Kush nuk njeh një fëmijë, mbron një burrë



 Si u harrua fëmija në përleshjen princërore?!

Kam përpara dy lajme të tmerrshme:

Njëri lajm thotë se në shtëpinë e Princit të Shqipërisë, Leka, kur u përleshën gruaja, burri dhe babai i gruas, aty nëpër këmbë ndodhej edhe një fëmijë, një vajzë e vogël me emrin e Mbretëreshës mahnitëse të Shqipërisë, Geraldinë.

Kush nuk njeh një fëmijë, mbron një burrë

Pas këtij lajmi nuk mund të flasësh se ç’traumë të rëndë ka pësuar ai fëmijë. Ka parë gjyshin me statujë në dorë duke dashur t’i vrasë të atin; ka parë të atin duke u mbrojtur nga dy banorët e shtëpisë; ka parë të ëmën duke ulëritur kundër të shoqit: ‘ti more të më rrahësh babain!, ti more!’...

Një pjesë e shoqërisë sonë ‘shkrimtare’ ka vërshuar nëpër media sociale, pa mundur ta shikojnë vajzën e vogël, e cila ishte strukur diku nën qilim. Për fat të keq, këta nuk e konsiderojnë fëmijën, por marrin në mbrojtje ‘babain Zaharia’. Një burrë në moshë, i pjekur mjaftueshëm që të mos ushtrojë dhunë në prani të një fëmije dhe të mos luajë si një ‘i fortë’ që i tregon vendin edhe mbretit. Ky është Gjergj Zaharia, babai i nuses së Princit, e cila është divorcuar nga Princi.

Kam lexuar me tmerr se si shkruajnë: “Uau!, sa keq më erdhi për Gjergjin, babain e ish gruas!’. Për fëmijën, asnjë fjalë. Kam parë se disa të njohur që ‘harrojnë’ fëmijën në përleshjen princërore të vendit, janë njerëz që nuk e njohin fëmijën. Nuk e njohin, edhe pse kanë jetuar nën hijen e të fortit (kur ky është edhe babai ose shefi); nuk e njohin fëmijën edhe pse nuk kanë lindur e rritur kurrë fëmijë. Është e rëndë, por nuk është aspak e thënë që ‘nëse nuk ke lindur e rritur fëmijë’ të mos dënohet dhuna ndaj tyre.

Sipas OKB për Fëmijët, dhuna psikologjike e dhunshme përfshin "përdorimin e agresionit verbal, kërcënimeve, frikësimit, denigrimit, talljes, fajit, poshtërimit, tërheqjes së dashurisë ose manipulimit emocional për të kontrolluar fëmijët". Më së shumti, të gjithë këtë shtypje e provoi vajza e vogël e princit. Të tjerë mbajnë anën e dhunuesit.

Lajmi i dytë i tmerrshëm:

Ku ka frikë popullore, aty ka më pak dhunë ndaj fëmijës. Kuba, p.sh, shteti që nuk u kthye kurrë në ‘demokraci’, ndodhet në fundin e listës së shteteve të botës mbi dhunën ndaj fëmijëve. Shifra e dhunës ndodhet diku te 36 %, teksa vendi i parë është te 93 %. Kjo të frikëson. Sepse duket se ‘liria i nxjerr dhe i çmend njerëzit e dhunshëm’. Këta edhe po të ndodhen në Pallatin Mbretëror nuk e përmbajnë dot dhunën ndaj të dobëtit. Fëmija ka rënë viktimë e mospërballimit të lirisë.

Skandali i dhunës, i afërmi i familjes mbretërore tregon lëvizjen që mund të bëjë Princ Leka

 

Skandali i dhunës, i afërmi i familjes mbretërore tregon

Kreu i Lëvizjes së Legalitetit, Ekrem Spahia u shpreh se princi dhe Elia po shkonin drej divorcit në mënyrë instituiconale por situata po agravohej dhe princ Leka u largua nga rezidenca mbretëore duke ia lënë tërësisht Elias dhe familjes së saj. 

‘Do të shkonin në një proces divorci të dakordësuar mes të dyve. Fatkeqësisht kjo situatë pasi ishte nënshkruar dhe noterizuar, situata agravoi dhe para disa muajve princi për të mos lënë asnjë mundësi për përkeqësim u largua nga rezidenca dhe e gjitha ka qenë në dispozicion të vajzës, zonjës Elia dhe gjithë familjes Zaharia. Sipas kontratës Princi kishte të drejtë të shkonte çdo ditë të takonte vajzën nga dy orë. Por kohët e fundit krijoheshin lloj-lloj pretekstesh për të mos e takuar. Kjo nuk ishte normale kur kishin rënë dakord për takim të përditshëm. Dhe sikurse thashë u përkeqësua.’, tha Spahia.

Spahia zbulon se atë ditë princi po shkonte të takonte të bijën siç ishte parashikuar në kontratë, por e pengoi gjyshi i saj, babai i Elias.

Pronari la shtëpinë e tij dhe në momentin që princi shkon për ta takuar rreth orës 15 e 15 ka qëlluar gjyshi i princeshës dhe ka ndërhyrë dhe i thotë princi me shumë qetësi nëse ka mundësi sipas kontratës kam dëshirë ta takoj vajzën pa praninë tuaj. Dhe ai i thotë jo të dal unë por duhet të dalësh ti nga dhoma e nga shtëpia. Kjo nuk është aspak e denjë për një prind dhe aty ka filluar agravimi dhe ka zbritur nga kati i dytë në katin e parë. Dhe pastaj videon nuk kam çfarë them.’, shton Spahia.

Sipas Spahisë edhe kamerat e shtëpisë i ka në dispozicion Elia, por kur ato të vihën në dispozicion të policisë do dalë e vërteta se princi u dhunua.

Këtë video, sepse dhuna ka vijuar edhe pasi ka dalë nga aty, dhe fatkeqësisht zonja Zaharia ka vazhduar edhe në ambientet e jashtme, ditën e djeshme policia ka dërguar shkresë ku kërkon vënien në dispozicion të kamerave. Kjo do të jetë rasti më i mirë që të dalin pamjet. Dhe dua të dini që kamerat i ka në dispozicion Elia. Rezidenca e familjes mbretërore është një rezidencë që ka një pasuri në kuptimin kombëtar, ka sende me vlerë të jashtëzakonshme. Edhe ka status për një muze armësh aty.’, u shpreh Spahia.

Por Spahia nënvizoi se "Princi mund ta tërheqë padinë për dhunën".

Sherri ‘mbretëror’, miku i Princ Lekës tregon telefonatën pas ngjarjes: Ishte në spital

 

Sherri ‘mbretëror’, miku i Princ Lekës tregon

Një prej miqve të Princ Lekës ka folur lidhur me ngjarjen e shumëpërfolur mes tij dhe Elia Zaharisë duke treguar se ka patur edhe një bisedë telefonike me princin pas ngjarjes.

Andi Llabuti, ka treguar se kur e ka telefonuar princin pas ngjarjes, ky i fundit i ka thënë se ndodhej në spital pasi kishte marrë lëndime në trup.

“Fola më të dhe më tha që ‘jam në spital dhe po marr trajtim se kam dëmtime të rënda në trup dhe te këmbët’. Mesa duket goditjet kanë qenë të forta, ose të lehta me atë objektin e fortë, dhe e ka bërë për spital Princ Lekën”, tha ai.

Megjithatë sipas mikut të princit, ky sherr mund të ishte shmangur. Ai gjithashtu tha se edhe Elia mund të ketë patur ndikime nga jashtë.

“Mendoj se nga ana e Princit mbase po. Por edhe Elia mund të jetë ndikuar, mund të ketë ndonjë ndikim të jashtë, dmth jashtë çiftit. Mund të jetë nxitur, nxitje prindërore. Por nëse do të hidhnin sytë nga e vogla e tyre, mund të shmangnin çdo gjë”, shprehet miku i tij në një intervistë për Top Channel.
Ai gjithashtu tha se krisja mes çiftit ka nisur pas lindjes së vajzës, por nuk ka detaje.

Skandali i dhunës, i afërmi i familjes mbretërore tregon lëvizjen që mund të bëjë Princ Leka

 

Skandali i dhunës, i afërmi i familjes mbretërore tregon

Kreu i Lëvizjes së Legalitetit, Ekrem Spahia u shpreh se princi dhe Elia po shkonin drej divorcit në mënyrë instituiconale por situata po agravohej dhe princ Leka u largua nga rezidenca mbretëore duke ia lënë tërësisht Elias dhe familjes së saj. 

‘Do të shkonin në një proces divorci të dakordësuar mes të dyve. Fatkeqësisht kjo situatë pasi ishte nënshkruar dhe noterizuar, situata agravoi dhe para disa muajve princi për të mos lënë asnjë mundësi për përkeqësim u largua nga rezidenca dhe e gjitha ka qenë në dispozicion të vajzës, zonjës Elia dhe gjithë familjes Zaharia. Sipas kontratës Princi kishte të drejtë të shkonte çdo ditë të takonte vajzën nga dy orë. Por kohët e fundit krijoheshin lloj-lloj pretekstesh për të mos e takuar. Kjo nuk ishte normale kur kishin rënë dakord për takim të përditshëm. Dhe sikurse thashë u përkeqësua.’, tha Spahia.

Spahia zbulon se atë ditë princi po shkonte të takonte të bijën siç ishte parashikuar në kontratë, por e pengoi gjyshi i saj, babai i Elias.

Pronari la shtëpinë e tij dhe në momentin që princi shkon për ta takuar rreth orës 15 e 15 ka qëlluar gjyshi i princeshës dhe ka ndërhyrë dhe i thotë princi me shumë qetësi nëse ka mundësi sipas kontratës kam dëshirë ta takoj vajzën pa praninë tuaj. Dhe ai i thotë jo të dal unë por duhet të dalësh ti nga dhoma e nga shtëpia. Kjo nuk është aspak e denjë për një prind dhe aty ka filluar agravimi dhe ka zbritur nga kati i dytë në katin e parë. Dhe pastaj videon nuk kam çfarë them.’, shton Spahia.

Sipas Spahisë edhe kamerat e shtëpisë i ka në dispozicion Elia, por kur ato të vihën në dispozicion të policisë do dalë e vërteta se princi u dhunua.

Këtë video, sepse dhuna ka vijuar edhe pasi ka dalë nga aty, dhe fatkeqësisht zonja Zaharia ka vazhduar edhe në ambientet e jashtme, ditën e djeshme policia ka dërguar shkresë ku kërkon vënien në dispozicion të kamerave. Kjo do të jetë rasti më i mirë që të dalin pamjet. Dhe dua të dini që kamerat i ka në dispozicion Elia. Rezidenca e familjes mbretërore është një rezidencë që ka një pasuri në kuptimin kombëtar, ka sende me vlerë të jashtëzakonshme. Edhe ka status për një muze armësh aty.’, u shpreh Spahia.

Por Spahia nënvizoi se "Princi mund ta tërheqë padinë për dhunën".

Ivana Stradner : Sulmet në Kosovë, Putin dhe Vuçiç po qeshin me NATO-n dhe SHBA-në për situatën në Ballkan

 

Sulmet në Kosovë, Putin dhe Vuçiç po qeshin me NATO-n

Vuçiç dhe Putin

Analistja amerikane, Ivana Stradner, përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se Rusia dhe Serbia po luajnë me Uashingtonin dhe Perëndimin.

Reagmi i Stradner erdhi pas deklaratës së këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili ka shkruar në platformën “X” për bisedat që ka pasur me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Sipas saj, Putin dhe Vuçiç po qeshin me ShBA-në, pasi e dinë se Uashingtoni nuk do të ngrejë gishtin. Ajo ka thënë se Serbia dhe Rusia do të testojnë NATO-n në Ballkan dhe se “dobësia trimëron diktatorët.”

“Moska dhe Beogradi po e luajnë Uashingtonin si ‘fyell’. Putin dhe Vuçiç po qeshin me SHBA-në dhe e dinë se Uashingtoni nuk do të ngrejë as gishtin. Do të shihni më shumë testime të NATO-s në Ballkan. Dobësia trimëron diktatorët”, ka shkruar ajo.

Në orët e para të së dielës së 24 shtatorit, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup serbësh duke lënë të vdekur policin Afrim Bunjaku dhe plagosën dy policë të tjerë.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka gjetur arsenal armësh në Manastirin e Banjskës, ku sulmuesit u strehuan.

Autoritetet në Kosovë kanë nxjerrë prova që implikojnë nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiç si udhëheqës të këtij grupi terrorist. Radojiçiç është i sanksionuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...