Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/01

Ndoshta s'ka rendesi...

 

FLORI BRUQI

Humor

Lante gruaja femijen ne legen. Mbush legenin dhe kap femijen per veshi dhe fillon ta zhyse ne uje. Ne ate moment hyn i shoqi dhe i cuditur e pyet:
“-Cfare ben ashtu moj, ia shkule veshin”.
“- Po pra, hajde futi ti duart ne uje te vluar.”

Pret autobusin polici me te shoqen dhe me djalin e tyre 5-vjecar. Autobuzi s’po vinte dhe femija merzitet dhe fillon te pyese te emen:
-Mami kur vjen autobuzi.
-Ja bir, sa ta laje xhaxhi autobuzin se eshte bere pis.
Pas 10 minutash:
-Mami kur vjen autobuzi.
-Ja bir sa ta pastroje xhaxhi.
Pas 10 minutash:
-Maaaaaaaaaaaaaaaaaamiiiiiiii, kur vjen autobuuuuzi…
-Ja bir sa ta lyeje xhaxhi.
Ne kete moment nderhyn polici:
-Po ai zog kurve, tani e gjeti ta lyeje autobuzin?

Shkojne nje cift tek nje familje jevgjish me shume femije per te adoptuar njerin. Jevga fishkellen dhe te 18 mblidhen dhe vihen ne rresht. Cifti i afrohet me te voglit dhe pyesin te emen:
-A mund ta marrim kete?
-Jo ate te lutem. Ai eshte me i vogli dhe e dua me shume.
- Mire..
Ecin me tej dhe ndalin para nje vajze te vogel:
- A ta marrim kete?
- Mos ate ju lutem, ajo kendon me bukur nga te gjithe dhe me duhet.
Vazhdojne ata me zgjedhjen dhe ndalen para nje femije tjeter:
- Ky na pelqen, a ta marrim kete?
- Jo, as ate ju lutem. Ai i bie shume bukur klarinetes.
Dhe arrijne tek me i madhi:
- Po kete? As kete nuk mund ta marrim?
- Jo, ate merreni se ai m’i ka bere gjithe keta te tjeret.

Polici rrugor ndal nje shofer qe po ecte me shpejtesi:
- Fryj ketu! – i thote shoferit duke i dhene pipin per testin e alkoolit.
- Nuk mundem se jam me astme- i thote ky.
- Mire, hadje me mu ne laborator me te marre gjak.
- Nuk mundem se jam me hemofili.
- Epo mire atehere, ec ne kete vijen e bardhe.
- Nuk mundem se jam i dehur.

Hyn nipi ne dhome dhe sheh gjyshen qe po shihte nje film porno ne tv dhe ky i cuditur i thote: “Uuu gjyshe, cfare po shef ashtu? Ato s’jane gjera per ty”.
Dhe gjyshja ia kthen: “Jo mor jo, vetem du me pa a kane me u marre ne fund kta te dy.”


Para deres se parajses presin nje prift dhe nje shofer. Shfaqet te dera Shen Pjetri dhe lejon te futet brenda vetem shoferin. Hidhet prifti i indinjuar:
“Zoti Shen Pjeter, po si ka mundesi qe lejoni ate e jo mua qe jam njeri i shenjte???”
Shen Pjetri: “Shiko i dashur: ndersa ti ke mbajtur meshe, te tjeret kane fjetur, ndersa kur ky ka nisur makinen te tjeret jane lutur.”

Fluturojne Bush, Putin dhe Meta me avion. Avionit i prishet motori dhe atyre u duhet te hidhen, por ka vetem nje parashute. Atehere e hedhin ne vote se kush do ta marre. Fiton Meta, merr parashuten, i pershendet dhe hidhet. Putin i thote Bushit: Do te hidhemi pa parashute. Beme votime te fshehta dhe ai fitoi. S’kemi c’bejme.
- Mire, - i thote Bush – por, nuk e kuptoj si eshte e mundur qe ai fitoi 1700 vota me teper.

Pyetje: Perse bjondet nuk flasin kur bejne dashuri?
Pergjigje: Sepse mami u ka thene qe te mos flasin me
personat e panjohur.

Koriozitete

 

Nga FLORI BRUQI




Syri i nje struci eshte me i madh se truri i tij.



Ne trurin e maceve ka 32 muskuj.



Seul (kryeqyteti i Korese se Jugut) ne gjuhen vendase do te thote kryeqytet.



Ne SHBA 1/3 e zezakeve mes 20-29 vjeç jane ne burg ose nen hetim.



Nje mashkull harxhon mesatarisht 3350 ore duke u rruajtur e qethur.



Kur thyhet nje xham disa copeza shperndahen me shpejtesi 3000 milje ne ore.



Bethoveni para se te kompozonte fuste koken ne uje te ftohte.



Planeti Uran mund te shihet me sy te lire.



Ajsbergu me i madh i matur deri me sot ka qene me gjatesi 200 milje dhe gjeresi 60 milje, ai ka

pasur nje siperfaqe me te madhe se Belgjika.



Dallga me e madhe e regjistruar deri me sot ka qene ne vitin 1971 ne Ishullin Ishigaki, Japoni, me lartesi 85 m.



Ne nje nate te kthjellet mund te shihen rreth 2000 yje me sy te lire.



Vetem mushkonjat femra piskojne.



Lindjet vjetore ne Indi, e kalojne popullsine e Australise.



96% e sallatorit, eshte uje.



Ne 1 kg limon ka me teper sheqer se ne 1 kg luleshtrydhe.



Shteti me me teper rruge te asfaltuara eshte Franca.



Ajnshtajni deri ne moshen 9-vjeçare nuk fliste normalisht.



Nje shqiponje mund ta shohe prejen e saj qe 3000 metra larg.



Kuajt mund te qendrojne deri ne 1 muaj ne kembe.



Eshte e Nuk mund te teshtish pa i mbyllur syte.



Fluturat shijojne me ane te kembeve.



Delfinet flene me nje sy hapur.



Nje njeri qesh mesatarisht 13 here ne dite.



Minjte mund te durojne pa uje me teper se devete.



Ne trupin e nejriut muskuli me i forte eshte gjuha.



Pavaresiht nga madhesia dhe trashesia nje flete nuk mund te paloset me teper se 9 here.



Femrat i perpelitin syte 2 here me shume se meshkujt.



Nje ari i rritur mund te vrapoje po aq shpejt sa nje kale.



Shpejtesia e drites eshte 186,000 milje/seconde.


Drites i duhen 8min e 17 sec per te udhetuar nga dielli ne siperfaqen e Tokes. .



Ne tetor te vitit 1999 lindi personi i 6 bilionte. .

10% e gjithe njerzve te lindur gjate koherave, jane gjalle ne keto momente.



Toka rrotullohet me nje shpejtesi 1000 milje per ore dhe udheton permes hapesires

me shpejtesi 67000 milje per ore. .



Cdo vit, Token e trondisin mbi nje milion termete.

.

Kokra me e madhe e bresherit qe ka rrene ndonjehere ka qene mbi 1 kg dhe ky bresher rra ne Bangladesh ne 1986.



Cdo vit rrufete vrasin 1000 njerez.



Ne Tetor te vitit 1999 nje ajzberg (iceberg) me madhesine e Londres lundroi i lire ne Anktartik.


Te gjitha atomet e hidrogjenit ne trupat tane u krijuan rreth 12 bilion vjet me pare, gjate Big Bang-ut.


Toka, Hena dhe Dielli jane 4.56 bilion vjet.


Merimangat e zeza, femra, hane burrat e tyre pas ciftezimit.



Nje te milionten, e te miliontes, miliontes, miliontes, se miliontes se sekondes pas Big Bang,



Universi kishte madhesine e nje dardhe.



Struktura e DNA-se u determinua (?) fillimisht nga Watson dhe Crick ne 1953.



Ne 1997 shkencetaret krijuan kromozomin e pare sintetik njerzor.
.

Termometri u krijua nga Galileo ne 1607.



Lupa zmadhuese, u krijua nga anglezi Roger Bacon, ne 1250.


Alfred Nobel shpiku dinamitin ne 1866.



Cmimi i pare Nobel ne fizike u fitua nga Wilhelm Rontgen, ne 1895, pasi ai shpiku rrezet X.



Pema me e larte ka qene nje eukalips australian, i cili ne vitin 1872 ishte 435 kembe.



Ne 1967, Kristian Barnard beri transplantimin e pare te zemres - pacienti i tij jetoi vetem 18 dite.



Majmunet mund te kuptojne rreth 300 shenja te ndryshme.


Virusi Ebola vret 4 nga 5 njerzit e infektuar.


Gjirafat flene vetem 20 minuta ne 24 ore. Ato nuk shtrihen asnjehere.



Kripa perdoret akoma si lek rreth nomadeve te Ethiopise.



Ne nje periudhe ushtaret Romake jane paguar me gripe dhe nga kjo vjen dhe fjala rroge (salt - salary = anglisht, salarium - latinisht).

Gjithashtu kur u krijuan monedhat, ne to ishte shtypur nje shenje e cila tregonte se sa kripe mund te nderrohej me to. Shenja quhej "hallmark" duke ditur se ne greqisht "hal" qendron per kripe.



Ideja qe molekulat kane forme tre-dimensionale ka qene e Luis Pasteur, i cili ne 1844 e mbrojti kete ide duke u mbeshtetur ne faktin se solucione te perbera nga dy perberje kimike me perberes te njejte nuk mund te thyejne rrezen e drites ne drejtime te kunderta.



Greket e Lashte, kane pas ujitur arkat me vere te quajtura ne ate kohe "kratere". Ata besonin se alkooli safi, mund te perdorej vetem nga barbaret.



Jo shume larg nga Flagstaff, ne Arizone, ndodhet nje krater 1.2 km i gjere dhe 200 m i thelle.



Ai eshte krijuar gati 50000 vjet me pare, kur nje meteor goditi Token.



Duke supozuar se shpejtesia me te cilen meteori udhetonte ishte rreth 17.5 km per sekonde.


Në tokë ekzistojnë 4 oqeane dhe 56 detëra që së bashku e formojnë “Detin Botëror” I cili përfshin 71% të sipërfaqës së përgjithshme të tokës (316 mil.km2)

Për nga sasia e kripës më së shumti ka deti I Kuq ndësa më së paku deti Baltik

Oqeani më i madh është oqeani i Qetë, pastaj oqeani Atlantik, oqeani Indian dhe oqeani i Ngrirë i Veriut.

Lumi Amazona është i vetmi lum që nuk ka të ndërtuar asnjë urë mbi të.

Një grek maratonist ka vrapuar 42 km pa u ndalur. Më së shumti në bote ka vrapuar për të dytën herë që mban rekordin 42 km e 195 m,

Në Evropë patataja është sjellë nga Amerika në vitin 1536. Në fillim e mbillnin për shkak të lulës së bukër që ka, kurse më vonë filluan ta përdorin për ushqim.

Peshku “Pegava” është lloj ngjallash që mund të qëndrojë vërtikalisht. Kur peshkon, ajo ngritet, kurse me bishtin përforcohet mbi shkëmb ose ndonjë trup tjetër.

Gjethet më të mëdha i ka një lloj pallme e quajtur “Rafia”, rritet në brigjet e lumit Amazon. Gjethet e saj të blerta arrin gjatësi deri 22 metra dhe gjereësi afër 12 metra, kurse bishtin e gjethës e ka 5 metra të gjatë.
Një gjethë e tillë mund të shtrehoj 10 njerëz.

Në Brazil gjatë shek. XX-të është vrarë gjarpëri më i madh në botë, Anakonda, gjatësia e të cilit arrinte ne 35 metra. Për ta vrarë këtë gjigant u desh që të goditej me 500 plumba.

Druri i cili e mban rekordin e trshësisë në botë është “Baobabi”, i cili gjendet në Tan- ganike me moshë rreth 30 shekuj. Ky dru perimetrin e trungut e ka 47 m, lartesinë 22 metra, ndërsa perimetrin e kurorës 145 metra.

Më 1560 kirurgu francez Ambruaz Pare i pari bëri gjymtyrë artificiale të njeriut.

Më 1590 holandezi Zaharijaz Jansen që merrej me optikë, konstruktoi mikroskopin.

Në vitin 1790 në Amerikë është shpikur turleja e parë për shpuarjen e dhëmbëve.

Lumi më i gjatë në botë është Nili me gjatësi 6.671 km. që gjendet në Afrikë.

Kina është shteti më i madh në botë me 1.221,692,000 banorë. Në Mesjetë quhej Katai.

Gjarpëri i ujit që jeton në veriperëndim të Australisë rreth shkëmbinjëve të ujit, është shtaza më helmuese në botë. Helmi i tij është 100 herë më i fortë se helmi i gjarpërit Australian në tokë i quajtur “Tapana e Shkretëtirës” e që konsiderohet gjarpëri më helmues tokësor.

Rusia është shteti më i madh për nga sipërfaqja me 17.075,000 km².

Peshkun trashanik “Siluris Glanis”- shkencëtarët erdhën në përfundim se përkundër kokës së madhe, është peshku më budalla në Botë, sepse në pranverë ku bënë nxehtë, në breg të lumit rriten shelgjet dhe në ujë bien thuprat e këtij druri së bashku me gjethet, peshku trashanik me ngutësi i përbin duke menduar se bie ushqimi I tyre i preferuar. Në lukth këto fije të shelgjes lëshojnë alkool që e bën peshkun të humbur.

Malet më të larta në Ballkan janë Alpet Shqiptare dhe kanë 13 maje me mbi 2.500 metra lartësi dhe sipërfaqe 2.240 km².

Rruga më e vjetër në Ballkan ka qenë “Vija Egnatia” (Vija Egnacia).

Njeriu më i gjatë në botë ka qenë 2.72 metra.

Në trupin e njeriut ka rreth 656 muskuj. Disa prej tyre jane 38 cm, e disa mezi arrijne nje milimetër.

Maja me e larte ne bote eshte Mont Everest me 8882 m, gjendet ne Nepal.

Flutura më e madhe në Botë është 270 centimetra katror.

Qelizën i pari e zbuloi shkencëtari anglez Robert Hooke me 1665 i cili edhe ia dha emrin. Ky është zbulimi më i madh në mjekësi, sepse qeliza është njësia themelore kryesore e çdo organizmi të gjallë.

Novobërda është quajtur Mali I Argjentit e më vonë Kodra e Re e cila ra nën sundimin osman më 1455.

Maja e Korabit është maja më e lartë në Shqipëri.

Romani I parë shqiptar është “Marcja” I Ndoc Nikajt I botuar në vitin 1899.

Në vitin 1530 Prishtina kishte 12 lagje, prej tyre 9 të krishtera katolike shqiptare dhe vetem 3 muslimane. Sot është qyteti më I madh në Kosovë, përkatësisht kryeqytet.

Piktori venecian Marco Basaiti që pikturoi rreth viteve 1500-1530, ka qenë me prejardhje shqiptare.

Në qytetin e Amalfit në Kampani në kishën kryesore të këtij qyteti, në vitin



1506 ngritet përmendorja e varrit të perbashkët të familjës së Skënderbeut me një shqiponjë dykrenare shqiptare.

Katund quhen disa fshatëra në Dalmaci. Gati në të gjithë qytetet e Dalmacisë nga një rruge mban emrin “Rruga Ilire”.

Armata e shtetit të Vatikanit është armata më e vjetër në botë. Zyrtarisht është themeluar më 21 janar 1506, por fillimet e saj shënohen që në vitin 1400. Përveç se është armata më e vjetër në Botë, ajo është edhe ndër më të voglat, me vetëm 83 ushtarë. Uniformat e tyre kanë qenë të dizajnuara nga artisti gjenial Mikelanxhelo.



Libri I parë I shruar shqip është “Meshari” I Gjon Buzukut. Në parathënje të veprës dëshmon se veprën e kreu nga 20 marsi 1554 deri me 5 janar 1555.
Libri është botuar në kohën e humanizmit dhe të kundërreformës, kur u krijuan kushtet që feja katolike të mësohej e të predikohej në gjuhët kombëtare. Mesharin e gjeti Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova më 1740. Ky libër përmban: Librin e Orëve dhe Librin e Meshës. Me këtë vepër filloi Letërsia Shqiptare e Rilindjës.

Ujëdhesa më e madhë është në Atlantikun Verior me 2.6 milion km².

Gjaku në organizmin e njeriut udhëton shumë shpejte: prej zemrës deri te gishtërinjtë e këmbës arrin për 16 sekonda, deri në tru për 8s, deri në mushkëri vetëm për 6 s.

M 1592 Galileu Galileo zbuloi termometrin e parë, mirpo termometri me I përshtatshëm u punua në Itali më 1654.

Më 1628 shkencëtari V. Harvej nga Anglia I pari dha shpjegimin mbi qarkullimin e gjakut në trupin e njeriut.



Në Turqi gjendet një skulpturë, vepër e natyrës, që paraqitet një grua duke qarë. Lotët e saj rrjedhin me shekuj, por nga burimet e fshehta të ujit që ndodhen nën shkëmb.

Ujëvara më e madhe në Botë është “Engjël” e lumit Karao (Venezuelë). Lartësia nga e cila bie uji është 1.000 m. Kjo ujëvarë është vetëm një nga shumë ujëvarat e larta në këto anë te Venezuelës. Emrin e ka marrë sipas pilotit amerikan Xhimi Engjël i cili në vitin 1933 e ka vizituar dhe vendosur në ditarin e tij.
Ujëvara e dytë është në Republikën Jugafrikane me lartësi 414 m.
Ujëvara e tretë është “Kukenani” në Venezuelë me 610 m, lartësi.

Mali më I lartë në Kosovë është Gjeravica me 2.656 m, lartësi.

Xhejson Pitri nga Mexburgu (SHBA), plot 13 vite nuk bëri asnjë mungesë në shkollë.

Helmi i Meduzës mund ta mbys njeriun nëse është në sasi të mëdha, ndërsa shkencëtarët prej tij po perpiqen të nxjerrin ilaqin për sherimin e sëmundjes së zemrës.

Tomas Jang, fizikan nga shekulli XVIII-të fliste dymbëdhjetë gjuhë kur i kishte vetëm tetë vjet moshë.

Gjatë ndërtimit të kanalit të Panamasë kanë humbur jetën më tepër se 25 mijë njerëz.

Masa e virusit ndaj masës së njeriut mesatar është proporcionale me masën e njeriut ndaj masës së Tokës.

Gjirafa është e vetmja kafshë e cila mund të dalloje ngjyrat, sepse syri i saj është përafërsisht i njejtë me syrin e njeriut.

A e dini se?...

 


Turisti i dytë në gjithësi



Pas Denis Titos, amerianit i cili ishte turisti i parë në gjithësi, më 25 Prill 2002 u nis edhe 28 vjeqari nga Afrika e Jugut, Mark Shuttleworth i cili është një ndërmarrës Interneti, ekonimist me profesion. Milioneri nga Afrika ka udhëtuar se bashku me dy kosmonautë rusë në drejtim të stacionit kozmik “Alpha”. Çmimi që duhet të paguajë është i njejtë me atë të Titos, 20 milion dollarë amerikan.
Kësaj radhe ky turist nuk kishte fluturuar vetëm për të shetitur, por ai atje do të bëjë disa eksperimente në gjendjen pa gravitacion me disa embrione të qelizave të kafshëve dhe se ky zbulim do te ndihmoj në gjetjen e ilaçit për semundjen e Parkinsonit dhe Alcheimerit. Për këtë arsye ekuipazhin treantarësh e kanë trajnuar biologët rusë dhe ata afrikan, të cilët u dhanë këshilla se si duhet të kryhet eksperimenti.

Pilotja më re në Botë



Shtatembëdhjetëvjeqarja Nicola Richardson nga qzteti Esek i Anglisë është ferma më e re në Botë e cila fitoi licencën për pilote, me të cilën mund të fluturojë anembanë Evropës me aeroplanë të vegjël. Ajo filloi leksionet e para në pilotim qysh në moshën 14-të vjeqare, dhe tani është duke punuar për t’a fituar licencën për të pilotuar edhe aeroplanë komercial civil, në linja të rregullta ajrore. I ati i saj posedon një aeroplanë të vogël të tipit “Piper Cherokee”, me të cilin Richardson ka fluturuar shumë herë.

Xhakarta fundoset vazhdimisht



Të dhënat më të reja gjeologjike të vitit 2002 treguan se Xhakarta është duke u fundosur gjithnjë e më shpejtë në det. Është treguar se gjashtë vitet e fundit kryeqyteti i përmendur i Indonezisë është fundosur për 91 cm nën ujë. Si shkaktarë për një rreshqitje të tillë të tokës mirret rritja rapide e ndërtimeve si dhe shfrytëzimi i tepruar i ujërave nëntokësore.

Kanaqeja më e madhe



Taivani ka prodhuar kanaqen më të madhe në Botë. Kanaqeja është e lartë 4.7 metra dhe e gjerë 2.2 metra, ajo peshon 4.4 tonelata dhe në vete përmban 8.460 litra pije freskuese për të plotësuar nevojat e më shumë se 23.000 personave. Deri në këtë rekord të vitit 2002, australianët e mbanin me kanaqen që e kishin prodhuar në vitin 1998.

Skulptura më e shtrenjtë



“Koka e Bronztë e Danaidës”, vepër e skulptorit rumun Konstandin Brankuzi, është skulprura më e shtrenjtë në Botë. Kjo është blerë për 19.9 milionë euro në shtëpinë e ankandeve “Christie`s” në New York, nga një person milionerë anonim. Deri atëherë skulptura më e shtrenjtë në Botë ka qenë kompozicioni i shtatë figurave të femrave po ashtu nga bronzi, e njohur si “La Foret”, e cila ishte shitur 9 milionë euro.

Kamioni më i shpejtë



Kamioni i vjetër i zjarrfikësve amerikanë, i prodhuar në vitin 1940 nga kompania “Ford”, vihet në lëvizje nga dy motorë aeroplanësh të llojit “Rolls Royce 601 Viper” dhe kjo e bënë atë kamionin më të shpejtë të zjarrfikësve në Botë. Ky avio-kamion ka thyer të gjitha rekordet e mundshme të shpejtësisë. Ai u shënua në Librin e Rekordeve të Ginisit me shpejtësinë e shënuar prej 655 km/h, dhe me motorin e fuqishëm 12.000 kualfuqi.

Topi më i shpejtë



Topi i quajtur “Fevernova” nga prodhuesi i njohur Adidas, është topi me preciz dhe më i shpejtë në Botë. Ky top është prezentuar për herë të parë për Kampionatin Botërorë të Futbollit në Kore dhe Japoni më 31 Maj 2002.
Testet e bëra me këtë top treguan se në distancën prej 20 e 25 metrash, topi mund të arrijë shpejtësinë rekorde prej 130 km/h dhe ai mund të godasë me të madhe edhe caqet më diameter prej 20 cm Mundësi të tilla të topit të futbollit janë pasojë e kombinimit të materialeve speciale të cilat përmirsojnë transmetimin më të mirë të forcës nga këmba e futbollistit dhe ruanë për një kohë të gjatë formën e njejtë.
Topi “Fevernova” në mes tjerash përmbanë edhe shtresë të shkumës që edhe e ndihmon në elasticitetin e tij.

Zbulimi i njeriut të Neandertalit



Në vitin 1856 në Neandertal, pranë qytetit Dyseldorf të Gjermanisë, u zbuluan eshtra njerzish që kishin jetuar 100 mijë vjet më parë. Sipas shkencëtarëve, njerëzit e kësaj kohe kishin përballuar ndryshimet e mëdha të klimës dhe kishin mundur tu përshtateshin atyre.
Truri i njeriut të Neandertalit ishte 1.600 gram, gati sa truri ynë.
Njerëzit e kësaj kohe jetonin në grupe pranë lumenjve dhe ushqeheshin me mishin e ariut e të panterës, që i gjuanin me dy shkopinjë të kalitur në zjarr. Ata ishin të parët që zbuluan rregullin e varrosjës së njerëzve të tyre. Njeriu i Neandertalit u zhduk rreth 50 mijë vjet më parë.

Zbulimi i njeriut të Kro-Manjonit



Në vitin 1868 në shpellën e Kro-Manjonit në Dordonjë të Francës, u zbuluan eshtrat e tre burrave, të një gruaje dhe të një femije. Rreth tyre gjendeshin mbeturina eshtrash të kafshëve të egra dhe vegla të ndryshme pune. Këto elemente u shërbyen shkencëtarëve të hedhin dritë mbi jetën e këtyre njerëzve.
Njerëzit e Kro-Manjanit jetuan 40 mijë vjet më parë. Ata ishin të organizuar në grupe dhe endeshin nga njeri vend në tjetrin. Për t`u mbrojtur nga të ftohtët ata kërkonin strehë nëpër shpella, të cilat i rregullonin dhe i zbukuronin. Më pas ata filluan t`i ndërtonin vet vendet e mbrojtura, të futura gjysmë në tokë dhe aty ngrenin çadra me lëkurë kafshësh. Këta njerëz vazhdonin ta punonin drurin për të prodhuar vegla pune. Ata bënin dhe armë me kockë, me dru dhe me brirë. Ndonëse jo të shumtë në numër, ata ushqeheshin me mish kuajsh të egër dhe me disa kafshë të tjera.

Letersia, aritektura dhe skulptura



Zbulimi i shkrimit ndihmoi në hartimin e veprave letrare. Letërsia e Egjiptit dhe e Mesopotamisë, përbëheshin nga mite fetare, himne kushtuar perëndive, shkrime historike dhe novela. Libri “Epi i Gilgameshit” i shkruar në Babiloni rreth vitit 2000 p.e.s., e që përbëhej nga 12 pllakadeltine, është vepra më e vjetër letrare e shkruar dhe e gjetur deri më tani në Botë.

Më së shumti qëndroi ulur



Antonio Gomeshi nga Portugalia, duke qenë pa punë , iu kujtua të konkurojë në rekortet e Ginisit me një mënyrë origjinale të veprimit-duke qëndruar ulur. Ai këtë rekord e arriti pa lëvizur nga vendi plot pesëmbëdhjetë orë e dy minuta. Kështu, Antonio vazhdon të fitojë edhe të ardhura. Kudo që shkon, si njeri i rekordeve të Ginisit, ai rri ulur sa më gjatë të jetë e mundur dhe, në bazë të kësaj, merr edhe shpërblime.

KURTHET E RUSISË NË BALLKAN

 

Manipulime pansllaviste kunder Kosoves, apo KURTHET E RUSISË NË BALLKAN



Zhvillimet e fundit rreth furnizimit me energji dhe të ardhmes së Kosovës janë shenja që tregojnë se sa e bindur është Rusia në përpjekjet për ta dominuar axhendën evropiane. Strategjia e Moskës përballë Bashkimit Evropian përbëhet nga tri elemente kryesore: të pengojë konsensusin evropian, të përfitojë ndikim mbi vendet anëtare kyçe dhe të parandalojë çfarëdo zgjerimi të mëtutjeshëm të NATO-s dhe Bashkimit Evopian.

Në fakt, Moska përfiton në masë të madhe nga mungesa e një qasjeje të artikuluar të Bashkimit Evropian përballë Rusisë. Për Parisin, Berlinin dhe Romën, pragmatizmi komercial tejkalon kalkulimet gjeostrategjike dhe në këtë mënyrë zvogëlon efektivitetin e çfarëdo qasjeje të përbashkët të Bashkimit Evropian. Në anën tjetër, varshmëria gjithnjë e në rritje në Evropë nga energjia e Rusisë zhvlerëson çdo formë të qëndrimeve unike përballë politikave aktuale të Moskës.

Në Ballkan, Kremlini është duke zgjeruar kontrollin nëpërmjet infastrukturave energjetike të Bullgarisë dhe Greqisë, duke vendosur kësisoji edhe një rrjet tjetër për ta vënë Bashkimin Evropian në kurth. (Zgjodhi per shtyp nga http://www.albusa.com/: Baki Ymeri, Bukuresht)





CAPCANELE RUSIEI ÎN BALCANI

Ultimele încercãri ale aprovizionãrii cu energie ºi viitorul Kosovei sunt semne care aratã cât de convinsa este Rusia în încercãrile sale pentru a domina agenda europeanã. Strategia Moskovei faþã de Uniunea Europeanã se compune de trei elemente principale: de a împiedica consensul european, de a obþine influenþã peste þãrile membre cheie ºi de a preveni orice întindere viitoare a NATO ºi UE.

De fapt, Moscova profitã în mare mãsurã din lipsa unei obordãri articulate ale UE faþã de Rusia. Pentru Paris, Berlin ºi Roma, pragmatismul comercial întrece calculãrile geostrategice ºi în acest mod micºoreazã efectivitatea oricãrei abordãri comune ale Uniunii Europene. În cealaltã parte, dependenþa din ce în ce mai mare a Europei de energia rusiei devalveazã orice formã a atitudinilor unice faþã de politicile actuale ale Moscovei.

În Balcani, Kremlin se aflã în procesul extinderii controlului prin intermediul infrastructurilor energetice ale Bulgariei ºi Greciei, punând astfel încã o altã mreajã pentru a pune Uniunea Europeanã în capcanã. (Preluate din http://www.albusa.com/. Traducere de Baki Ymeri)






Hajro Hajra

Qypi me florinj qe me la babai

Perparim Kapllani 


 Sa here e kam mallkuar veten pse linda i varfer dhe pse pikerisht une duhej te isha protagonist i Brezit te Humbur?! Pse duhej te me binte llotaria pikerisht mua per te marre rrugen e mergimit dhe pse me doemos une shqiptari duhej te hapja doren e me frike te zbuloja letren me vrimen e zeze...Po kam provuar ``Super 7``, ``649``, lloto te tjera dhjetra milione dollareshe..., duke mallkuar fatin tim sterre te zi: ``Te marrte dreqi qe nuk te la breke ne b.... Punon si kale, per te bere nje fare kompensimi...Nejse...Nja dy detaje personale: Babai qe 19 vjeçar u be komunist. Punoi tere jeten per 2500 leke te vjetra ne muaj, gjersa nderroijete ne vitin 1977 ne moshen 43 vjeçare. Pasuria qe me la pas??? ``Asgje``,kam peshperitur shpeshhere me vete, ``asgje``. Gjithnje kam menduar se nuk me ka lene as edhe nje qindarke te vetme, por ndersa shfletoj librin ``Historia e Qeparoit``te Janko Palit, shqiptarit te nderuar nga Himara, kuptoj per here te pare ne jeten time se e kam patur krejtesisht gabim. Ashtu si biri fatlum i Jankos, Petraqi, edhe une paskam patur nje ``qyp me florinj``, te fshehur ne nje valixhe te vjeter dhe te pluhurosur ne qytetin e Elbasanit, ne nje valixhe te mbushur me doreshkrimet e tim eti dhe librat e tij te vyer qe nuk u botuan kurre. Shfletoj librin e babait te Petraq Palit e me duket sikur Jankoja, ky plak fisnik dhe flokebardhe nga Himara, eshte babai im dhe Petraqi vete une, qe i mbledh nje çike e nga nje çike kursimet e mia e nxjerr per here te pare ne drite librat e pabotuar te tim eti. Babai zemerbardhe Janko ishte ai qe hapi shkollen shqipe ne Himare. Ai qe la Francen, ashtu si babai im Mosken dhe u kthye ne atdhe ne vitin e mbrapshte 1960. Simbioze e çuditshme ndodh thelle qenies sime...Perzierje kohesh, njerezish, ngjarjesh, vitesh...Metamorfoze universale qe me ngerthen te terin. Kimera, ajo kafshe hibride, qenie mitologjike me trup dhie dhe koke luani, e me bisht gjarperi e ka marre emrin nga Himara. ``Njihet nje skulpture ne historine e artit e quajtur si Kimera etruske, e derdhur ne bronx``, shkruan Moikom Zeqo, autori i parathenies se librit. Me duket sikur shoh Zeusin shqiptar te Kerauneve ose ndryshe te Malit te Vetetimave, tek mban ne duar vetetimat, Zeusin paragrek, jo ate te Olimpit te Greqise.... Shfletoj librin e Janko Palit e me duket sikur degjoj magjistricen Ircea, tek porosit Odiseun te ruhet nga sirenat. Me duket sikur gurgullon ne veshet e mi perroi i Himares, qe ka patur emrin "Feniks", emrin e shpendit pra, qe rilindte nga hiri. Ul koken dhe pi uje ne Burimin e Argjente te perandoreve bizantine...Aty eshte shpella e Polifemit, birit te Posejdonit, ciklopit me nje sy dhe zotit ngadhnjimtar te detit. Vete deti legjende me vete...Biri i Dyrrahut, te cilin e vrau gabimisht Herakliu dhe e hodhi trupin e tij ne det, i dha vete detit emrin e tij ``Jon``, ketij nipi te dinastise se mbreterve ilire te Durresit. Legjendat himariote ngerthehen me ato elbasanase, me Skampinin e vjeter dhe te lashte, rrapin e Bezistanit,``Ujit qe lahet vete``, ``Spaikorret``, Burimin ku piu uje kali i Skenderbeut,Selviat e Namazgjase, qe gjermanet nuk munden t`i hidhnin dot ne ere, karakaftet e Krastes...., zot i madh!!! Me kap nje ngasherim i brendshem dhe buza me dridhet...Atdheu im eshte kaq larg dhe afer! Ato gricma floriri me sperkasin te terin....Hap syte dhe i verbuar nga gezimi dhe entuziazmi zbuloj se babai im, babai i Petraqit,baballaret tuaj, baballaret tane, baballaret e atyre na kane lene per trashegim secilit nga nje qyp te mbushur perplot me florinj: qypin e mbushur me legjendat e pavdekshme te ATDHEUT! Lavduem qofshin legjendat e baballareve! Amen!

Dieta zvogelon deshirat seksuale

 

Flori Bruqi

Te dobet, te bukur dhe ne forme me cdo kosto? Por kujdes, duhet te dini qe nje diete e forte redukton dhe deshirat seksuale? Kjo vjen pasi eliminimi i ushqimit gjeneron nervozizem dhe irritim. Doktoresha Roberta Rossi, psikoseksologe ka shpejguar qe eliminimi i ushqimit duhet te behet ne nivele te vogla pasi kjo shkakton probleme ne deshirat seksuale.
Ushqimi eshte qetesues natyral, mungesa e tij ben qe te rritet nervozizmi dhe kjo con ne largimin nga cdo lloj kenaqesie, nder to edhe ato seksuale.

Por seksi ndihmon patjeter ne uljen ne peshe, dhe humbjen e shume kalorive.Raporti midis ushqimit dhe seksit eshte shume i lidhur. Deshira seksuale rritet ndjeshem me aromen e ushqimit, kjo eshte dhe arsyeja qe tavolinat mbushen me ushqime te shijshme ne takime romantike.

E keni pyetur ndonje here veten perse takimi i pare behet ne nje restorant shume romantik? Atmosfera dhe aromat e ushqimit kane nje impakt shume te madh seksual, dhe sherben si provokim ne shume raste(Shekulli,24.3.2007)

Albin Kurti, Burgu i Pejës

 

24 mars 2007



Albin Kurti, Burgu i Pejës

https://floart-press.blogspot.com/2007/03/albin-kurti-burgu-i-pejs.html


Dikur politikanët e Kosovës e mbronin autonominë. Tash, politikanët e Kosovës po e mbrojnë pakon e Ahtisaarit. Dikur politikanët e Kosovës besonin se autonomia është mundësi për republikë dhe një hap drejt saj. Sot, politikanët e Kosovës deklarojnë se pakoja e Ahtisaarit është mundësi për pavarësi dhe një hap drejt saj. Autonomia e Kushtetutës së ’74-shit ishte bërë pikërisht që të mos bëhej republika. Pakoja e Ahtisaarit është ofruar pikërisht që të mos bëhet pavarësia. Ajo Serbisë ia ndërton mundësinë e pamundësimit të pavarësisë së Kosovës. Serbia drejtpërdrejtë do të financojë strukturat qeverisëse të 10+1 komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Edhe në rastin më të mirë pavarësia e Kosovës nuk do të mund t’i ngërthejë territoret e atyre komunave. Mirëpo, edhe ky rasti më i mirë nuk është i mundur sipas pakos së Ahtisaarit. Modeli i shumicës së dyfishtë në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës është më se i mjaftueshëm që deputetët serbë ta bllokojnë kurdoherë shpalljen e pavarësisë dhe çfarëdo amandamentimi të Kushtetutës që nuk iu levërdisë atyre. Kjo pako e bën karakterin e sovranitetit të Kosovës etnik dhe bipolar (shqiptaro-serb) dhe realisht ia dorëzon atë Misionit Civil Ndërkombëtar i cili e zëvendëson dhe trashëgon UNMIK-un duke e pasur fjalën e fundit të autoritetit suprem dhe pushtetin intervenues të politikës policore. Ndërkohë, sovranitetin nominal të Serbisë mbi Kosovën kjo pako e lë të paprekur pikërisht duke mos e përmendur.

Pakoja e Ahtisaarit nuk është zgjidhje. Ajo sajon probleme të reja, ndërsa të vjetrat veçsa i ngrin. Sikur Kosova të ishte tashmë shtet i pavarur dhe sovran, implementimi i kësaj pakoje do t’ia zhbënte asaj pavarësinë dhe sovranitetin. Asnjë shtet i pavarur dhe sovran nuk do ta lejonte realizimin e një pakoje të tillë. Neve na e sjellin dhe shtyejnë këtë pako sepse s’jemi shtet dhe që të mos bëhemi shtet.
Negociatorët kosovar flasin vetëm në përgjithësi për pakon e Ahtisaarit në mënyrë që ta shmangin vëmendjen nga detajet e tmerrshme të saj. Njëkohësisht, ata e keqinterpretojnë pakon duke e paraqitur statusin e Kosovës si diçka që ndodhet jashtë pakos. Kësaj i ka kontribuar edhe vetë Ahtisaari duke premtuar se rekomandimi i tij për KS të OKB-së lidhur me termin që përkufizon statusin e Kosovës vjen në fund. Përmes kësaj ndarjeje artificiale, Ahtisaari ua ka hapur shtegun anëtarëve të KS të OKB-së që ta pranojnë pakon e tij përveç asaj fjalie shtesë që erdhi në fund! Nëse fjala pavarësi do të ndodhej brenda pakos së Ahtisaarit, atëherë pakoja do të bëhej kontradiktore. Prandaj, fjalia që besohet ta përmbajë fjalën pavarësi, e që u zbulua si premtim (i negociatorëve kosovar) i premtimit (të Ahtisaarit) është lokalizuar jashtë pakos dhe është spostuar për fund, ashtu që në fund të mund të përjashtohet krejtësisht. Njoftimet për dy dokumente të ndara brenda pakos vetëm sa shpërfaqin dokumentin e dytë si ndajshtesë.

Fjalia e pavarësisë tregon pavarësinë vetëm nëse vjen në fillim. Pavarësia në fund është pavarësi në fund të pusit. Nuk është e rastësishme që lëvizja gjithëpopullore dhe antikolonialiste në Indi, e të cilës i printe Gandhi, për parullë kryesore kishte thirrjen “Pavarësi tash!”. Mbase ishin lodhur e mërzitur duke dëgjuar shumë shpesh dhe tepër gjatë se si pavarësia do të vie së shpejti, në fundin e afërm të procesit që assesi s’mbaron.


From : Vedat Xhymshiti
Sent : Saturday, March 24, 2007 11:55 AM
To : "Vedat Xhymshiti"
Subject : Nje Shkrim i Albin Kurtit

| | | Inbox


--------------------------------------------------------------------------------

Attachment : AlbinKurti.doc (0.03 MB)

Te bashkengjitur ne atachment e keni nje shkrim te aktivistit te burgosur politik, Albin Kurti, shkrim te cilin e ka shkruar nga Burgu i Pejes.
Ju lutem ta shperndani ne adresarin tuaj elektronik, dhe ta botoni ne web faqet tuaja te mundshme.

Sinqerisht!
Vedat Xhymshiti
Tiranë, 24 mars '07
--
====================================
Vedat Xhymshiti - Lëvizja VETËVENDOSJE!
Tiranë: +355 / 68 - 33 60 432
Tel +377 (0) 44 / 679 – 357
www.vetevendosje.org
www.vudi.multiply.com
====================================
njerëz në lëvizje
gjeneratë me shpjegim të ri
komunitet që refuzon të nënshtrohet
drejt vetëvendosjes dhe deri në vetëvendosje!
====================================
Lëvizja VETËVENDOSJE! është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen. Ajo synon arritjen dhe realizimin e vetëvendosjes për popullin e Kosovës. Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet edhe për ndryshime radikale shoqërore e politike që do të mundësonin respektimin e të drejtave të njeriut, të drejtave civile dhe drejtësisë sociale për të gjithë dhe secilin në Kosovë pa kurrfarë diskriminimi.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...