Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/17

Ku e ka vëllanë sijamez -Vuçiçin, Edvin Kristaç Rama ?

 

Mbi 300 qytetarë të Kosovës janë bllokuar në Serbi që nga mesnata ka bërë të ditur Zyra e Kosovës në Serbi.

Pamjet e shpërndara tregojnë autobusët me targa të Kosovës në resht të cilat, ndodhen jashtë kufirit të Serbisë dhe nuk i lejojnë të lëvizin. Sipas një qytetari të Kosovës, kanë 12 orë që presin dhe brenda autobusëve ka fëmijë e familjarë, të cilët kërkojnë ndihmë, pasi nuk po e përballojnë dot këtë lodhje.

“Ndodhemi në doganën e Serbisë, sapo kemi kaluar doganën e Serbisë por është dhënë urdhër që autobusët e Kosovës të mos kalojnë. Këtu janë autobusët plot me pasagjerë. I lutemi shtetit shqiptar të na ndihmojë sepse ka 12 orë që ne presim në doganë. Ju lutem, ka kalamaj, ka familje, kemi probleme. Shikoni autobusët, 12 orë që presim, ju lutem na ndihmoni, na kanë bllokuar këtu dhe nuk kalojmë dot. Shikoji njerëzit dhe autobusët. Ka njerëz që në 8 të mëngjesit ditën e djeshme që nuk udhëtojnë dot. Nuk e di se çfarë problemi është. Autobusët janë me kalamaj dhe njerëz. Autobusët me targa të tjera kalojnë, kurse autobusët me targat e Kosovës nuk kalojnë dot”, shprehet një qytetar.

Ku e kijë skizofren vëllanë sijmezë-Aleksandër   Vuçiqin-Edvin Kristaç Rama ? 

2024/04/16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas votimit në Asamblenë Parlamentare, ku kërkesa për anëtarësimin më Këshillin e Europës mori një ‘po’.

 Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës votoi me mbi dy të tretat e të pranishmëve për Kosovën anëtare të Këshillit të Europës.Begaj u shpreh se e përshëndet vendimin e sotëm dhe falënderon të gjithë ata që kanë punuar dhe kanë mbështetur kërkesën e drejtë të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

 Bajram Begaj:

Përshëndes vendimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE).

Falenderoj të gjithë ata që kanë punuar dhe kanë mbështetur kërkesën e drejtë të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Tashmë pritet vetëm hapi final në maj, i cili shënon edhe mometin e merituar për të festuar.

Albin Kurti : 

Asambleja Parlamentare i thotë PO Kosovës. Jemi edhe një hap më afër dhe vetëm një hap larg anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Faza e radhës dhe e fundit që na pret është ministeriali në muajin maj. Meqenëse që nga viti 1951, Komiteti i Ministrave nuk ka marrë vendim ndryshe nga Opinioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, besojmë që edhe faza e ardhshme do të përmbyllet me sukses. Megjithatë, puna jonë do të vazhdojë.

Nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, fiton demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut. E me Kosovën aty, Këshilli i Evropës fiton një demokraci të re e të gjallë, ku sundon ligji e respektohen të drejtat e njeriut.

Faleminderit të gjithëve. Urime të gjithëve!


Sali Berisha : 

Të dashur qytetare dhe qytetarë, qëndrestare dhe qëndrestarë, misionare dhe misionare të shpresës, dinjitetit, lirisë së individit dhe shoqërisë shqiptare.

Ju përshëndes me shumë mirënjohje, me shumë nderim, ju dhe oratorët tuaj.
Por sonte dua të përshëndes në emër tuaj dhe të PD, një ngjarje historike për Kosovën dhe kombin.
Sot, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës votoi me mbi dy të tretat e të pranishmëve për Kosovën anëtare të Këshillit të Europës.
Për Kosovën e lirë dhe të pavarur.
Të dashur miq, kjo është një arritje historike, është realizimi i një ëndrre fisnike të madhe të presidentit Ibrahim Rugova.
Realizimi i një ëndrre të mijëra e mijëra vajzave dhe djemve të Kosovës që ranë për t’u bërë të pavdekshëm për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe evropiane.

Librat best-seller

 “Bota e Sofia-s”, nga Jostein Gaarder  

Prej shumë dekadash vazhdon te jetë një roman best-seller që gjithmonë arrin të na udhëheqë drejt rizbulimit të filozofisë nëpërmjet syve kuriozë dhe ëndërrimtarë të një vajze të re. Një libër ideal për t’i afruar lexuesit me mendimin filozofik dhe shërbestarinë e tij për jetën dhe refleksionet ndaj saj.   

“1984”, nga George Oruell

Një përfaqësim i kthjellët dhe tronditës i totalitarizmit dhe njëri nga librat më të mirë të shkruar ndonjëherë për politikën, komunikimin njerëzor, propagandën dhe të ardhmen e njerëzimit.  Një libër i domosdoshëm, sidomos për njeriun shqiptar.  

“Don Kishoti” nga Migel Servantes. 

Përtej historisë së dashurisë dhe bëmave kalorsiake të autorit, ky roman është monumenti i përjetshëm që Servantesi ka dashur të ngrejë për të dëshmuar krizën e besimit jo vetëm të kohës së tij, por të të gjitha kohrave, për njerëzit e kulturës dhe fisnikërisë që përballen dhe rrëzohen përpara një bote që nuk cmon dhe vlerëson më idealet.     

“Përtej së mirës dhe së keqes”, nga Fridrih Niçe

Pavarësisht se “Kështu foli Zarathustra” është libri më i madh i Niçes, kryevepra e tij e mendimit, që e pasqyron tërësisht botën e tij filozofike karshi botës dhe kombeve të Europës, konsiderohet pikërisht ky libër. Për autorin, të gjitha doktrinat filozofike gjenden të shtrënguara në darën e moralit. Zgjidhja që ai jep është një filozofi që nxit dhe promovon shpirtërat e lirë. 

“Bashkëpirja” nga Platoni

Në dukje një vepër e kushtuar erosit dhe dashurisë, e në veçanti  qasjeve të ndryshme ndaj tyre, ky dialog nga më të famshmit e Platonit, vendos në qendër konceptin e retorikës, të kuptuar jo thjesht si një art. Përkundrazi, vlera e veprës qëndron më shumë nëse arrin të na bëjë të kuptojmë sidomos dinamikat interesante ku ngërthehen tema të tilla universal si pushteti dhe konsensusi. 

“Moderniteti i lëngshëm”nga Zygmunt Bauman

I shndërruar sot në njërin nga termat objektivisht më të njohur dhe domethënës, moderniteti i lëngshëm është një koncept i krjuar enkas nga sociologu polak për të përshkruar epokën tonë.     

Bëhet fjalë për një teori brilante, që sintetizon të gjithë karakterin e paqëndrueshëm dhe gati relative të kohës ku po jetojmë prej dekadash, ku ndryshimi është e vetmja gjë e qëndrueshme dhe pasiguria, e vetmja siguri.

“Arti i të dashuruarit” nga Erich Fromm

Njëri nga librat më ndikues të psikologjisë që njihet si një kod i pashkatërrueshëm për ta jetuar dhe brendësuar dashurinë si një komponent zhvillues për jetën e çdo njeriu në raport me shoqërinë.  E kjo për faktin se të dashurosh do të thotë të mos posedosh, të lësh të lirë e të ndihmosh në zhvillimin total të personalitetit të tjetrit, brenda një plotërie të gjithanshme dashurie në të gjitha dimensionet.   

“Inteligjenca emotive”, nga Daniel Coleman

Njëri nga autorët më përfaqësues të kohës në fushën e psikologjië, Coleman ka arritur të frymëzojë njerëz në të gjithë botën për të zhvilluar një ndërgjegjie akoma dhe më të lartë emotive për të përmirësuar kështu marrëdhëniet ndërpersonale të njerëzimit. 

“Komedia hyjnore” nga Dante

E njohur prej më shumë se 7 shekujsh si një kryevepër, aktualiteti i kësaj vepre qëndron në faktin se Dante na mëson gjithmonë të shohim përtej realitetit të jetës dhe për të rrokur brenda këtij realiteti simbolet e asaj që nuk është reale, dhe për të shpalosur kështu një ide, një mendim, një ëndërr. E gjitha kjo na mëson njëherësh edhe se cfarë është në të vërtetë një mëkat dhe se si ne arrijmë të refuzojmë njohjen e së mirës dhe së keqes, si mundësi të vetme të shpëtimit.  

“Lufta dhe paqja”, nga Lev Tolstoj

Magjepsës, unik, i paanë, këto janë disa nga cilësorët që i janë mveshur këtij libri. Megjithatë, ai nuk duhet të konsiderohet si një libër që flet vetëm për Rusinë dhe epokën e Napoleonit. Përkundrazi, ai rrëfen më në thellësi të gjithë përbërësit e luftës dhe të paqes që zhvillohet jo vetëm midis shtresës së lartë, por edhe shtresës së ulët, madje edhe brenda mureve të cdo familjeje. Në këtë perspektivë, ky libër, befasisht, shpjegon shumë edhe diçka për ty, për familjen tënde dhe vëndin e saj në shoqëri. 

“Profeti” nga Kahlil Gibran

Një kryevepër e ndërthurjes së mencurisë filozofike me sugjestionin poetik, Gibran eksploron të gjitha temat universal të njeriut, nga dashuria, fati dhe spiritualiteti, me një ndjeshmëri të thellë dhe me një gjuhë të rrallë e mbresëlënëse. Pa rënë në dogmatizëm, po duke i lënë hapësirë interpretimit të lirë të lexuesit, “Profeti” ka arritur të mbetet një vepër që i drejtohet përjetësisë dhe që në breza do prekë të gjithë kordat më të fshehta të shpirtit njerëzor.

10 libra më të mirë në shqip të vitit 2023

 Familja ime nuk ka pasur bibliotekë, qoftë dhe një raft librash. Bibliotekën e vërtetë e kishte fqinji ynë, që kishte qenë student letërsie në Tiranë në vitet ’70. Ai ishte përjashtuar nga universiteti dhe ishte punësuar në naftë pa dëshirë, në qytetin e vogël të Patosit që mblidhte njerëz të shpërngulur. Më tërhiqnin kopertinat bojëgjaku dhe volumet si artefakte jo të zakonta që krijonte ai njeri. Kopertinat ishin kolazhe surreale, që do t’i gjeja më vonë te dadaistët dhe artistë të avangardave të fillimshekullit të njëzetë.

Në brendësi kishte realizëm: Balzak total me “Komedinë njerëzore” apo Stendal total me “Lysien Lëvenin”, “Vanina Vaninin”, “E kuqja dhe e zeza”, të lidhur në një libër të vetëm. Këtë të fundit sot e ruan familja ime, ndërsa unë ruaj prej asaj biblioteke “Iliadën”, “Odisenë” dhe “Olivier Tuistin”, që nuk puqet fare me kopertinat e “Naim Frashërit” apo me lehtësitë e sotme. Librat me kopertinë artizanale nuk kishin tituj dhe autorë (kishte seri veprash si ajo e Shekspirit, që ai njeri nuk e kishte cenuar).

I zoti i gjente në raft symbyllazi. Kopertinat, punuar me dorë, me karton të fortë, i vishte me një pastiche fragmentesh gjeografike, shtypshkrimi e dizajni, të prera nga revistat, që nuk kishin kurrëfarë lidhjeje mes tyre. Një kaos i organizuar, ashtu si libri i mirë organizon kaosin, kaosin e çdo lloji, brenda dhe jashtë nesh. 

1.Tregimet e Koliqit kanë pasur tek unë efektin e një takimi mistik në Veriun malësor dhe në atë qytetar (“Nusja e mrekullueshme”, “Ândërr e nji mbasditje vere”, “A ta laçë?...”, “Hanë gjaku”). Aty ka një fuqi shortare që tërheq personazhet e të rinjve, të rrëmbyer nga malli për vera të fikuna e stinë të largta. Janë të rinj me shpirt të vjetër. Kjo e bën modern Koliqin. Një tregim si “Kumbulla përtej murit” më ka kursyer dhjetë vjet shkuarje te psikanalisti. Atë efekt shërues kam përjetuar.

2. Fëminija nuk mund të jetë parajsë e shkëputur nga bota e të rriturve, bota e gënjeshtrës, e marrëveshjeve të heshtura, që e bëjnë moralin e kafshëve të shkëlqejë para atij të njerëzve, si te “Stina e stinëve - Këngë fëmijërie” e Kasëm Trebeshinës. Kjo novelë, që mund të klasifikohej në zhanrin e “coming of age”, për mua është nga më të arrirat në letërsinë shqipe. Ka nën të një përrua të virgjër sensualiteti për bukurinë e femrës dhe jetës pa turpin e shtirë. Më kujtohen fjalët e djaloshit-narrator: Preka ato pjesë të trupit të saj që nuk ngjanin me të miat. 

3. Shqipëria vuan nga mungesa e një imazhi të saktë për veten. Prandaj, lexuesi që kërkon ta shohë të shëruar këtë vend, le të lexojë serinë e romaneve (2008-2012) të Idlir Azizaj - Nivik, nga të cilat po përmend: “Katër ose një film i fundit mbi komunizmin tonë”, “Gazetarja e kulturës vetvritet, shpirti i saj në drejtim të paditur”, “Ti doje të shkruaje një fugë”, që mund të lexohen si një tekst i vetëm. Gjuha dhe stili shkojnë në harmoni me përmbajtjen, me sindromat parodike shqiptare. E kam përjetuar leximin e kësaj serie si festë të gjallë dhe të egër kulture. 

4. Përtej prezantimit si “vrasëse fëmijësh”, Medea është figura që vazhdoj ta ndjek me kuriozitet në letërsi dhe arte, nga Euripidi, Pasolini, Lars von Trieri e deri tek versioni për skenë i Idlir Azizajt. Por Christa Wolf-i, me rishkrimin mjeshtëror të mitit në romanin “Medea”, bën një kapërcim të mprehtë sa konceptual - me hapësirën që i ka dhënë çdo zëri në histori - aq edhe politik me trajtimin e fajit kolektiv. Krimi është gjithmonë politik edhe kur duket si vetëm krim brenda familjes. 

5. “Vepra në të zezë” e Marguerite Yourcenar-it është historia e Zenonit, një aventurier në kërkim të dijes në shek. XVI, në epokën e përparimit të Turkut, herezisë dhe e mungesës së lirisë së mendimit. Sot, individë si Zenoni janë të kërcënuar nga doktrina e teknologjisë së lartë dhe përparësia e numrit. Thënë me fjalët e Yourcenar-it, vegjëlia mezi pret ta shohë në turrën e druve të ngjashmin e Zenonit dhe “është e rrezikshme të mos ia japësh qenit të stanit kockën që ia ke tundur para turirit”. Leximi i këtij romani më krijoi një urë lidhëse me tmerrin e botës që shfaqet në pikturën e Hieronymus Bosch-it dhe me epokën e Erazmit të Roterdamit, Kampanelës e Xhordano Brunos, dy të fundit të dënuar nga Inkuizicioni. Nga Brunoja kam në dorë aktualisht “La cena de le ceneri”. 

6. “Djathi dhe krimbat. Bota e një mullisi të shekullit XVI” është historia e Menokut, i ekzekutuar nga inkuizicioni për herezi, sepse kishte një kozmogoni të vetën. Shenjtëria ishte për të vetëm një mënyrë jetese e sjelljeje praktike. Ai vlerësonte vullnetin për të bërë mirë dhe besimin se shpirti i Zotit ndodhet tek gjithkush dhe se të duash tjetrin është gjë më e lartë se të duash Zotin. Ai nuk përsëriste si papagall mendimet dhe tezat e të tjerëve dhe frika nuk ia ndrydhi pavarësinë intelektuale. Leximi i këtij libri i bën jehonë jetës në një trup parakristian, thënë ndryshe, jetës pa doktrinë.

7. Ka libra vlera e të cilëve del në dritë për shkak të rrethanave. “Siddhart’ha” e Herman Hesses hyn te kjo listë prej motrës sime. Në vitet e saj të fundit, figura e Siddhart’ha-s ishte si një i tretë mes nesh. Kisha shpresë se ajo, ime motër, do të gjente një lloj qëllimi për t’u çliruar nga ëndrrat e makthit dhe hidhërimi, për t’u prehur me zemër të zbrazur dhe që pastaj t’i zgjohej ai thelb i thellë prej misteri të madh, ashtu si te Siddhart’ha. 

8. Nga vëllimi gjermanisht-shqip “Nuk mund të jetë zi” i Gottfried Benn-it kujtoj poezitë “Radio” dhe “Epo njerëz janë”. Poezinë nuk mund ta tregosh, po aq e vështirë është edhe të thuash se çfarë të ka bërë të përjetosh. Ky libër më kujton saktësisht stinën, vendin, orën kur e kam lexuar me dikë, kokë më kokë, nën dritën e një neoni të vogël. Të dy kemi qeshur dhe i jemi gëzuar humorit të zi të Benn-it, këtij mjeku i bërë poet, nga më të çuditshmit e gjuhës gjermane. Ky kujtim më tërheq sot te këto vargje të Benn-it: “Të mbaj si një plagë/mbi ballin tim, e cila nuk mbyllet/Nuk dhemb gjithmonë. Nuk rrjedh/prej saj zemra sa të vdes./Veç nganjëherë më erren befas sytë/dhe ndiej në gojë gjak.”

9. Leximi i disa veprave të Elfriede Jelinek-ut ndryshoi tek unë kërkesën ndaj librit: çfarë do të thotë “i bukur”; çfarë është “e bukur” në fjalë dhe mendim. Romani i saj “Dashnoret”, që nuk ka të bëjë me melodramën e raporteve intime, kalimtare, të fshehta apo jashtëmartesore, përkundrazi, bën publik përdorimin nga varësitë njerëzore e çdo lloji, qofshin këto natyrale apo jo, si puna, rinia, martesa, fëmijëlindja. Prej këtyre varësive burrat dhe gratë shkojnë bashkë drejt vdekjes së ngadaltë.   

10. Nuk kam lexuar akoma një vepër që ta tejkalojë “Kështjellën” e Franc Kafkës, autor që e kam ndjekur në vite, nga botimet e para në revistën “Nëntori” tek më të fundit. “Kështjella” mbetet për mua një vepër për poshtërimin njerëzor, një lloj poshtërimi ku tjetri nuk është i vetëdijshëm që po poshtërohet, sepse poshtërimi apo shnderimi pa dhunë fizike - ndërkohë që arti i sotëm i mainstream-it e ka të vështirë ta shmange paraqitjen pa dhunë - është forma më perfide për ta asgjësuar njeriun.  


Bozdo: “Shell” u tërhoq nga pusi i Shpiragut, Rama të kërkojë falje për gënjeshtrën stratosferike

Bozdo tha se kryeministri Edi Rama duhet të kërkojë falje për gënjeshtrën stratosferike. Deklarata: A e mbani mend Edi Ramën që, sa herë kishte një krizë në qeverisje thoshte se kompania Shell ka zbuluar naftë në Shpirag? 


A e mbani mend kur bridhte si Enver Hoxha duke hedhur kapelen andej këtej nëpër Shqipëri dhe duke thënë ‘këtu ka naftë’? 

 Edi Rama gënjen njëlloj, si për përfshirjen e vartësve të vet në korrupsion, si për zbulimin e naftës, si për anëtarësimin në BE duke përdorur inteligjencën artificiale. Kompania Shell konfirmoi tërheqjen përfundimtare nga puset e Shpiragut. Fatkeqësisht nuk do të ketë shpime të mëtejshme dhe as një ‘mrekulli nafte’, siç gënjen Rama. Lajmi ishte konfirmuar thuajse zyrtarisht nga shmangia e këtyre muajve e Ramës dhe Ballukut, sa here qe gazetaret pyesnin për këtë çështje. E vërteta është se shumë eksplorime në botë, të Shellit apo kompanive të tjera të mëdha, mund të dështojnë sepse e tille është industria e naftës dhe niveli i teknologjisë se përdorur. Por po kaq e vërtete është qe ne asnjë rast, asnjë kryeministër apo zv/kryeministër, ne asnjë vend te botes nuk dezinformon qëllimisht opinionin publik mbi rezerva nafte dhe pasurie te cilat ende nuk janë konfirmuar përfundimisht dhe zyrtarisht. Ekzaktësisht ne 23 gusht te vitit te kaluar, Rama dhe zëvendësja e tij, deklaruan për shqiptaret se nafta e zbuluar ishte e cilësisë se me te mire e krahasueshme me atë të Arabisë Saudite, dhe se rezervat ishin ne nivelin e Norvegjisë. Sipas Ramës, pas një investimi qe do te shkonte te deri ne 7 miliardë $, shqiptaret do te përfitonin pasuri te paimagjinuara. Dukej sikur Rama dhe Balluku e kishin mbyllur me Zotin dhe Shell-in për puset e naftës dhe problem kishin si ti përdornim qindra e qindra milionë euro ne vit qe Shqipëria do te perfitonte. Rama hodhi edhe një ide ‘origjinale’: paratë e pafundme do t’i përdorte tek pensionet, rrogat, arsimin dhe shëndetësia. Ironike po ta mendosh se janë pikërisht këto sektorë ku qeveria ka dështuar sepse ka vjedhur në forma spektakolare. Kryeministri dhe zëvendësja e tij duhet të kërkojnë minimalisht falje para publikut për gënjeshtrën stratosferike që servirën. Kundër këtij gënjeshtari patologjik dhe vargut të rrenacakëve dhe hajdutëve që ka rreth vetes, qëndron publiku që nuk gënjehet dhe opozita e vendit. Midis braktisjes se Shqipërisë dhe bashkimit në një front të vetëm për të rrëzuar këtë regjim asfiskues, hajdut dhe gënjeshtar, shqiptarët duhet të zgjedhin rezistencën. Partia Demokratike do t’i prijë kësaj beteje dhe do ta fitoje atë. Mblidhemi të premten për tu përballur me një tjetër gënjeshtar patologjik Erion Veliajn dhe bandën e tij të hajdutëve.

 


Bozdo: “Shell” u tërhoq nga pusi i Shpiragut, Rama të

Edi Rama dhe ministrja e energjisë, Belinda Balluku përdorën modelin e vjetër e të shpëlarë pak muaj më parë për të njoftuar suksesin imagjinar të “Shell” në Shpirag.

 Kryedemokrati Sali Berisha, në një postim në rrjetet sociale, shprehet se kryeministri Edi Rama dhe ministrja e energjisë, Belinda Balluku përdorën modelin e vjetër e të shpëlarë pak muaj më parë për të njoftuar suksesin imagjinar të “Shell” në Shpirag.

Shell”, Rama dhe psikologjia e tij anadollake.Të dashur miq, këto ditëkompania botërore “Shell” pasi investoi nga viti 2011 në vitin 2023, 600 milionë euro në kërkim të naftës dhe gazit në zonën e Shpiragut, njoftoi se tërhiqet nga zona. Nuk po ndalem të komentoj vendimin e “Shell”, veçse uroj që kjo kompani gjigande të rikthehet përsëri në Shqipëri. Por këtu do ndalem në modelin e vjetër e të shplarë që Rama - Balluku përdorën pak muaj më parë për të njoftuar suksesin imagjinar të “Shell” në Shpirag. Kështu në verën që kaloi Rama dhe Balluku, njëlloj si Enveri dhe Beqiri dekada më parë dhanë Sihariq mashtrimin e tyre të madh për shqiptaret : Atë të një zbulimi të madh nafte në Shpirag, që do ta bënte Shqipërinë vend të pasur. Kjo pasuri do impaktojë pensionet, sistemin e arsimit, shëndetësisë, mirëqenien e fëmijëve tanë. Ata do jenë përfituesit më të mëdhenj, se ne do ndërtojmë si duhet një fond sovran serioz për mbrojtjen, garantimin dhe fuqizimin e sovranitetit”

Këto deklarata të Edit dhe Belindës, të modelit Sihariq mashtrimit të Hoxhës dhe Ballukut për lugën e artë të socializmit, për çlirimin e dytë të vendit me ndërtimin e Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit për lumturinë e 5 vjeçarëve etj.etj. i mori lumi. Ato dëshmojne jo vetëm injorancën e tyre si qeveritar që nuk mund të bëhen kurrë zëdhënës mashtrues të kompanive private, por prirjen e tyre të lindur për të mashtruar dhe përçmuar qytetarët për brezat e sotëm dhe ata që vijnë njëlloj si parardhësit e tyre gjysëm shekulli më parë.



Ps. “Shell” në vitin 2011 ju bashkua kompanisë “Petromanos” dhe filloi shpimin për naftë rrëzë Shpiragiut, vetëm 45 m larg nga një pusi të braktisur nga “Oxidental Petroleum” pasi kishte investuar aty mbi 100 milionë dollar. Shpimin e parë “Shell” e përfundoi me sukses në tetor të vitit 2013, gjeti në thellësi mbi 6000 m naftë të lehtë në sasi të konsiderueshme dhe vazhdoo me shpimr të tjera. Por rezultatet komplekse ndoshta thellësia e madhe dhe presionet e bënë që “Shell” të vendosë për shfrytëzimin e këtyre rezervave. Për të mbuluar mashtrimin e tyre Rama-Balluku, lëshuan përsëri sot një shashkë të re. Dhe njëherë uroj që “Shell” përsëri të gjejë motive për t’u rikthyer në Shqiperi. E treta e vërteta themi ne shqiptarët!Per me shume per parodine Rama Balluku per Saudine e Shpiragut ju ftoj te lexoni artikullin e gazetares se njohur Ola Xama, https://lapsi.al/.../ola-xama-sa-here-ka-luajtur-rama-me.../

Sali Berisha-Edi Ramës: Ku i ke 7 miliardët e Shpiragut o fa qezi?


Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, kryedemokrati Sali Berisha ka pyetur kryeministrin Edi Ramën se ku i ka 7 miliardët e Shpiragut, pusi i naftës që u braktis nga kompania Shell.

ADVERTISING
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Edi Rama, pasi hodhi poshtë interpelancën në shkelmim të Kushtetutës, tani me Çuçkën e tij refuzon debatin me mocion në parlament, duke i dhënë goditje të dytë fatale parlamentit.

Qytetarë dhe qytetare, durimi ka një fund dhe ky është fundi i durimit. Zemërimi ka një fillim dhe ky është fillimi i zemërimit.

Çfarë presim ne? Rrugët dhe sheshet janë tonat, nga Konispoli në Tropojë e në Vermosh, kudo që jeni, vërshoni drejt Tiranës, vërshoni drejt fitores. Këtu kurrë nuk ka ekzistuar një klikë si kjo mor.

Kjo tejkalon çdo lloj norme dhe tejkalon se ne nuk u tregojmë vendin. Iu bëj thirrje dhe njëherë forcave politike opozitare të bashkohen.

Nuk ka pasur Shqipëria një armik të egër të lirive si Edi Rama, regjimi i tij. Nuk ka pasur Shqipëria një drejtësi të kapur e të korruptuar si Dumani dhe dumanët e kompani.

Njeriu lufton për idealet e tij. Njeriu lufton për qëllimet e tij. Asgjë nuk realizohet pa sakrifica.

Ndaj dhe në traditën më të thellë liridashëse, të ngrihemi kundër pushtuesit, kundër barbarit që vjedh çdo gjë, që përzë shqiptarët, që mashtron shqiptarët.

Këta kanë vendosur një regjim që nuk ka ekzistuar kurrë, nuk ka ndodhur kurrë.

Me një psikologji mizerabël, të turpshme, mashtrojnë çdo ditë shqiptarët.

Ku i ke 7 miliardët o faqezi, që u the shqiptarëve në fushatë elektorale, të Shpiragut? Ku janë o turpi i dheut?

Po nuk ke faj ti, fajin e ka opozita se ti nuk duhet të dalësh kurrë më në atë zyrë.

Berisha-Ramës: Ku i ke 7 miliardët e Shpiragut o faqezi?

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...