Agjencioni floripress.blogspot.com
2024/04/18
Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë të vetëpërmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, dhe ka thënë se pret lirimin e menjëhershëm të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.
2024/04/17
Serbia ka ndaluar sot 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë nuk janë liruar ende
Baerbock dhe Cameron në Izrael për bisedime diplomatike
-
TEL AVIV, 17 prill /ATSH-DPA/ – Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock dhe ministri i Jashtëm britanik David Cameron ishin sot në Izrael për bisedime diplomatike të krizës.
Cameron foli në favor të një reagimi të matur nga Izraeli ndaj sulmit të fundit të Iranit.
Ai shpreson se ‘’vendi do të përgjigjet në një mënyrë që është e zgjuar, si dhe e ashpër, por gjithashtu bën sa më pak të jetë e mundur për të përshkallëzuar këtë konflikt”.
Cameron tha se ishte më e rëndësishme të fokusohej në lirimin e pengjeve izraelitë, dërgimin e ndihmave në Rripin e Gazës dhe arritjen e armëpushimit atje.
Ai synon ta diskutojë këtë temë me qeverinë izraelite dhe Autoritetin Palestinez.
Baerbock dhe Cameron u takuan me presidentin izraelit Isaac Herzog dhe planifikuan të zhvillonin bisedime të mëtejshme me zyrtarë të lartë izraelitë.
Baerbock u takua gjithashtu me ministrin e Jashtëm izraelit Israel Katz gjatë vizitës, e shtata që nga sulmet vdekjeprurëse të 7 tetorit në Izrael të udhëhequr nga grupi militant palestinez Hamas.
Serbia po hakmerret pas votimit të Këshillit të Evropës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas ndalimit të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe dhe nuk janë lejuar të qarkullojnë për disa orë në kufirin Serbi-Kroaci dhe Serbi-Hungari.
Osmani në një postim në “X”, ka shkruar se Serbia po hakmerret pas votimit të Këshillit të Evropës.
“Serbia po hakmerret ndaj qytetarëve të Kosovës, një ditë pas votimit të Këshillit të Evropës në APKE (Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës), duke mbajtur peng shumë prej tyre në pikat kufitare, duke i frikësuar, konfiskuar dokumente dhe duke i privuar nga ushqimi. Një njeri është përgjegjës për këtë: Vuçiq. Ashtu siç bëra gjatë gjithë ditës, u bëj thirrje partnerëve tanë për veprim të shpejtë”, ka shkruar Osmani në X.
Donika Isuf Gërvalla: Nuk e dimë sa qytetarë janë liruar, por Vuçiçi nisi t’i jetësojë kërcënimet
-
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz ka thënë se Serbia shkeli masivisht të drejtat e qytetarëve kosovarë për lëvizje të lirë. Ajo tha se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka nisur t’i jetësojë kërcënimet e tij pas votimit të së martës Asamblenë Parlamentare për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Gërvalla në një konferencë për media tha se nuk mund të japin informata të sakta se a janë liruar të gjithë apo ka ende qytetarë kosovarë duke u mbajtur nëpër vendet e ndryshme të Serbisë.
“Jemi dëshmitarë të deklaratave kërcënuese të presidentit serb, Vuçiq gjatë ditëve dhe javëve të kaluara, i cili ka kërcënuar jo vetëm jo vetëm Kosovën, por edhe partnerët dhe mbështetësit e Kosovës që vota pozitive në Këshill të Evropës do të ketë pasoja. Vuçiqi ka filluar që t’i jetësojë kërcënimet e tij, në këtë kontekst e shoh unë ndalimin e sotëm të udhëtarëve, jo vetëm në autobus, por edhe në vetura. Dhe sidomos ndalimin e shumë zyrtarëve të policisë”, tha ajo.
Gërvalla tha se të ndaluarit iu nënshtruan bisedave informative për vitin 1999 dhe për anëtarë të UÇK-së.
“Një numër i madh i tyre i është nënshtruar edhe atyre që ne jemi mësuar t’I quajmë biseda informative. Shumë prej atyre që janë marrë në pyetje kanë pasur si qëllim të flitet për vitin 1999, anëtarë të UÇK-së. por për këto jam shumë e sigurt që institucionet tona të sigurisë, në momentin që i kemi plotësuar të gjitha të dhënat do të bëhen publike”, tha Gërvalla.
Ajo po ashtu tha se nuk ka shifra të sakta se sa qytetarë kosovarë janë liruar nga autoritetet e Serbisë.
Gërvalla fillimisht foli për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Gërvalla ka theksuar se më meritorët në këtë janë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD), Kreshnik Ahmeti.
Turpi i grave shqipatre është banorja e Big Brotthe zonja Rgla Ceno !
Në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live” ka qenë vëllai i Eglës, banores së Big Brotther Beso Ceno.
I pyetur lidhur me fjalët që kanë qarkulluar ditëve të fundit për jetën e saj private, ku thuhet se në gjendje civile është e martuar me një italian, vëllai i saj shprehet se kjo gjë nuk është e vërtetë.
Beso: Nuk është e martuar, për të fituar letrat në Itali ka qenë në martesë fiktive nuk jam shumë i sigurt po nuk është e martuar, një mik i ngushtë është ofruar ta ndihmojë unë e di që motrën e kam të pamartuar nuk e di si figuron në gjendje civile po e di që nuk është e martuar…
Erjona: Paloma ish-banorja ka thënë se është e martuar me një italian me emrin Françesko.
Beso: Po është e saktë më kujtohet është një mik i ngusht në fillimet e saj kur ka filluar letrat … me sinqeritetin më të madh do ishte injorancë e madhe që vëllai nuk do dinte diçka… jemi njerëz të lirë të themi çfarë duam…
Liami dhe Lidi janë dy banorët që do të shkojnë ‘kokë më kokë’ në televotim, rezultatet e të cilit do të dalin të shtunën. Gjashtë banorët që mundën t’i shpëtonin televotimit të sotëm janë Egla, Romeo, Meritoni, Jetmir, Erjola dhe Françeska.
Njësia Taktike e Patrullës Kufitare të Operacioneve Speciale të Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA (BORTAC) për policinë kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës javën e kaluar në Korçë.
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
